Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 04-02-2011, 18:15   #21
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Te Ura e Sutjeskės

Mark Milani kur kį pį
M' Qafė - Hardhi se aj shtek s' po kį,
Per me dalė me rį n' Guci
Me ato tetė taborre ushtri,
Naten n' terr kurrkush pį e ndie,
Si vu i kisht' Knjazi leēi,
Kah Sutjeska fill kį msy,
Kin' po e gjen shtekun shperthye
E n' Guci po mund i a behė,
Qen as klysh m' te per pą lehė.
Por gabue asht kopilani,
Pse Ali Pasha aty i a rrani
Me dy mi ushtarė tė vet:
Orrl, sokol e kaēabčt!
Ku edhč mirė na janė ngujue
Pushken markut m' i a fillue:
Pį gjak vendin mos m' e lshue.
Edhč pushka ką fillue,
Dielli m' cila at herė tue u ēue.
Lum per Ty, o i lumi Zot!
Se gazep do t' shofim sot,
Ke n' Sutjeskė, nder ata curra,
Na janė ndeshė burrat me burra:
Na janė ndeshė Shqyptarė e Shkjč:
N' mni t' shoshoqit tė cillt lč,
Kan me u gri, besa, e me u prč,
Si njatą derrat me derra:
Kan me metė trimat nper ferra,
Kush pą i kją, kush pą i vajtue,
Pį pasė nget moter as grue,
E as mjeren mori nanė,
Nji fjalé t' amel per m' u a thanė!
Kaq, po, aty potera asht nisė,
Kaq, po, aty pushka asht tue krisė,
Edhe topi tue gjimue,
Gjylja e plumja breshen lshue,
Krisma veshėt me t' i shurdhue,
Tymi syt me t' i verbue:
Qi, po t' keshė ti nja 'i qind krena,
E per krye ka dy parė brena
Me t' vojtė mendja, lum daija,
Se asnji shndosh s' e ēon te shpija.
Porsi n' flakė kerset duhija,
Njashtu rreh <<huta>> e <<novica>>
Nper shkamij, aha e plakrica;
Edhe ushton vigma e piskama:
Si ata mazat neper lama,
Si ata ujqt, lodhun prej zije,
Kur merr plajmi bjeshkė e vrrije:
Por, si rąn cilat e mdhį.
Krisma e pushkės ma aty s' u dą,
Veē se ndej ushtimė tue vlue,
Kurr pą pra, kurr pą pushue:
Porsi ushton breshni tuj ardhė
Bulkut t' ngratė zemren t' i a mardhė.
Ashtu pushka tue kersitė,
Mndershemtopi yue bulritė
Vigma e brima tue gerthitė
Po vjen gjaku edhč t' u zé
E aty - ktu Shqyptarė e Shkjč
Nisin pritat e po i lshojn,
Jetė as dekė ma s' po shikjojn,
Veē po msyjn trimat shojshojn,
Hap mbas hapit t' u hjedhė para,
Si kaēikrrat nper ara.
Se ē' u ndez lufta m' at hera,
Se ē' shunglloi zhurma e potera,
Se edhe pushka ē' ndei tue zi:
Mendt e krčs me t' u perzi!
Me shoshojn idhtė kaperthye
Grykė per grykė me armė t' u msy,
Tuj u msy, e tuj u shty,
I a kan nisė trimat me metė,
Ofshe! nper at rrah tė shkretė:
Si, mo', Zot, ma keq per né,
Qi kem' ndollė n' kufi me Shkjč,
T' cillt, t' pabesė e t' dobė tue kanė,
Trima po i' n są t' duesh me thanė!
Met ma i pari aj zog skyferit
Selimi i Selman Ymerit,
Derė e vjeter n' at Plevi,
Ku kisht' pasė pleme edhe gji,
Kisht'pasė dhen e kisht' pasė dhi,
Tokė nė mal e tokė nė vrri
Si ma i miri nė Malci,
E qi fjalė peng kurr s' pat lanė,
Ashtu ba pat si e pat thanė:
Gjak as varrė s' la kund pa marrė.
Kte tė mjerin pushka e muer,
Kah, tue msy aj si n' terthuer
Rrajės s' njaj bungu desht m' i u fuer.
Mandej met Beqir Haxhija
Larg permendė per kah trimnija,
Larg kerkue per kah urtija:
Bč m' krye t' tij bate Gucija;
Pse as n' Shqypni, jo, as n' Cernagore
S' pat prč mik, s' pat ēartun ndore:
Me gjith mend aj t' u mundue
Hakun m' hak gjithkund m' e ēue:
Veē jetė - shkurtė kisht' pasė qillue!
At herė vrą asht nji i Plevnjanė,
Nji i pą tatė edhe i pą nanė:
Kurt Zeneli i ki' n pasė thanė:
I rą pushka rranzė gebzherrit
E e lshoi dekun terthuer djerrit,
Vendin n' gjak tė tanė tue e lį,
Si t' kisht'kenė tarok a ką:
E vrau Steva i Plevanacit,
Nji haram, ky, nji farė bracit,
M' e pasė randė toka me e bartun,
Veē se kishė qi s' kishte ēartun,
Se per tjeter mbi ket tokė
Gja pą ba s' la m' t'huejė as m' shokė:
Naten vidh, diten plaēkit,
Dike pre, dike kurit,
Tokėt e hueja del e shit.
Ky pą paska Kurt Zenel'
Kah, mbi cup krahcat shpervjelė,
T' u matė ishte aj pushkė me shti
M' nji t' Nikshiqas, djalė tė ri,
Edhe i metka Shkjau m' << novicė>>
Tuj i njitė pak mbi kerthicė,
Tue e hjedhė dekun m' kokerr t' shpinės,
Por asht ngutė i biri i shkinės
Me qitė pushkė, pse Adush Haliti
Me nji plume krčs i a njiti,
E t' i a derdhi trut per tokė
Me <<kapicė >>, kapole e flokė:
I met rrashta shyt si boskė,
Edhč dekun rą n' n' nji prroskė
Por medet ban landė e gśr
Ke kį metė nji Dardhaēuer:
Trim si kjenė trimat dikśr:
Mos m' i a tremė synin as deka:
Ke ka metė qaj Mican Leka!
Burrė ēufrrok, por burrė ēengčl,
Me do flokė ngrehė kaēarrel,
porsi kreshtė derrit bugąr,
Synin gjarpen, mledhė kulįr,
Kurdoherė m' poterė qi rrani
Beli vedin, besa, e bani,
Kah m' i lshohej hasmit m' shpinė
Si skyfčr, si gjeraēinė:
Thue per s' gjalli po e perpin.
Ky pą e paska at Nikė Mihajlin
Ke m' a gjuejtka Zyber Smajlin:
Nji tė Raēas, djalė té ri
Dekun m' tokė tue e karrani;
Edhe m' <<hutė>> i u dredhka Nikės
Fill i a njitka m' zhabė t' bytykės:
Derdhė i a ką pė sheshėt m' livadh.
Bertet Shkjau są ką n' germaz,
E, tue shkue ēapraz m' ēapraz,
Ngerthye kuk, dy duert mbi varrė:
Kah qyqari meē isht' marrė:
Ashtu 'i copet, porsi shul,
Vjen e bjen m' nji hurdhė pingul,
Kambėt perpjetė e kryet nė baltė:
Dy - tri herė trandė i ką shalėt,
Edhč kshtu, kambėt laradash,
Dha aty shpirt, e kthelltė nji pash
Rą, rreziku, n' ujė palmuq:
Krejt prej gjakut hurdha u kuq!
Kur ką pą njaj Juriq Mata,
Nji zgobell me gaqe t' giata
Se ē' gazep bani Micani
M' t' ngratin Nikė, nja as dy s' i a bani,
Edhč trimi asht ēue nė kamė,
Me tagan shterngue nder dhamė,
E m' <<novicė>> tue qitė pą dą,
Fill m' Micanin turr ką ngą
Kin' po e vret Micanin n' pritė,
Kin' aty aj po i a merr kryet.
Si aj ariu, qi ką soditė
Se shpellės s' tij asht tuj i u avitė
Derr' i eger, me t' shkye m' dhamė
Kerleshė kreshten gjatė nji pllamė
Me nji hov jashta flakrohet,
Edhe m' shpinė derrit i lshohet,
Idhtė me te tuj u perlą
T' u dermishė, krejt m' gjak t' u lą:
Kshtu Micani, kur kį pį
Se Juriqi m' te kį msy,
Merthye << huten >>, vu per sy,
Asht ēue m' kambė e n' shesh ką dalė,
Edhe t' dy ashtu ballė per ballė,
Flakė per flakė armėt i kan kallė.
Rį Juriqi m' tokė pikė gjallė.
Met Micani porsį gjallé.
I rį pushka mł m' krahnuer
Tue e lshue djerrit per terthuer,
Nė gjak t' vet t' mjerin tu' e lį
Zemren s' amės dysh tuj i a dį!
Edhč i ngrati Mican Lekė,
Vu duert n' zemer, shtri me dekė,
Kryet mbi stom e kambėt nė vi,
Zanė <<martinen>> per nen i,
Tue i shkue gjaku vi e vi,
Zen e u thotė shokve per bri:
<< Amanet, o shokė tė mi,
Neper Dardhė kur tė kaloni,
Armėt e mija barré t' i ēoni,
N' oborr t' kullés edhe t' m' i lshoni,
Nanės as tatės mos m' u kallxoni
Pse janė t' vjeter e i verboni.
Ne pėrvetėt nana per mue,
Thonijali t' asht martue!
Ne pėvetėt se ē' nuse muer:
Muer nji plume nė krahnuer!
Ne u pėvetėt se ē' darsmorė pat:
Pat tre korba ndejė per ngiat!
Ne u pėvetét se ē' zoja kndojshin!...
Orrla e sorra m' te po rmojshin!...
Qindro, thoni, oj nanė e shkretė,
Se Micani tė ką metė,
Tue luftue me Mal tė Zi,
Qi Tė mjeren moj Shqypni
Po e vorfnon me djelm tė ri,
Ke po i vret hiri e pą hiri,
Gjithku t' jetė djali ma i miri!>>
Edhé a shkimė si shkimet qiri.
Ah! Mican, bre, Mican Leka,
Se ty mirė maną, nanė - shkreta
Tė pat msue, tė pat qortue,
Kur u nise n' luftė me shkue
N' at Sutjeskė, ku rreh shejshana:
<< Pa ndigjo, t' tha, tė pastė nana:
Kur tė bajsh me u gjuajtė me Shkjį,
Amanet, nder mend me t' rį
Se si 'i plakė dikur pat kjį,
Luftė as darsem pį mish s' kį:
Se prandej ky nieri i shkretė
Mundet n' luftė, besa, me metė;
Pse edhe krenat, morč bir,
N' fushė t' mejdanit po ishin lirė.
Por ti lokes s' m' i ndigiove,
Veē jurish mbi Shkjį m' u lshove,
Si ajo bisha nė Kallnduer,
E, tue qitė kryq e terthuer,
Vrave 'i herė Pavlo Serdarin,
Krejt nė gjak tue e zhytė qyqarin;
Mandej Stankun, mandej Jankun,
Mandej prap Veshoviq Brankun:
Veshoviqin, gerxheli,
Qi Nel Gilen t' vrau perbri:
Njat t' Vuthjanin djalė bari,
Qi kisht' lanun dhen e dhi
Edhe dalė kishte n' ushtri
Per me u vrį me Mal tė Zi,
Prandej ty, mor' Mican Leka,
S' kį pse t' dhimet t' rit as jeta;
Se, maną, mirė ké qindrue
Vedin mirė e ké pague,
Marre vendit s' i ké lshue,
Emni i yt kį per t' u kndue
Vonė e vonė m' lahutė t' Malcis,
Si t' i vijė dita Shqypnis.
Mbasi 'i herė Mata e Micani
U ban fli m' at fushė mejdani,
Prap gjimoi topi e havani,
Prap shunglloi << huta >> e <<novica>>,
Prap ushtue kį Brezovica;
Edhe rįn shakull per dhé
Shum do tjerė Shqyptarė e Shkjé,
Ku dy - tre, ku pesė, ku gjashtė,
Kush nė pod e kush mrendė n' ashtė,
Njani i ri e tjetri i lashtė,
Té gjith burra e pika e djalit
Ku ki' n kenė sokola malit:
Me i u dhimėt gurit e drunit:
Si njaj Osja i Shas Alltunit
Zeqir Meta i Metė Xhelilit,
Dy tė bijt e Man Halitit,
Osman Sela 'i zog bylbylit,
Janjiq Mirko e Tomiq Pera,
Rrahman Duli, porsi fjera,
Kryeper krye me at Jeliq Gjuren;
Qi n' Kotorr pat shitė fuguren
Edhé blé pat aj kuburen,
Me tė cillen mandej, Shkjau,
Me dorė m' te Rrahmanin vrau:
Rrahman Dulin, qi pą dekė
Mirė ky Shkjaut kryet i a kį ēekė,
Tuj i a dą dysh me tagan,
Si t' kisht' kenė poē a bastan,
Tė dy trima, s' ké shka u thue:
Njani bishė, tjetri drangue.
Por shka kndon njaj zog i zi
N' ato llugje mbi Guci,
Kah fluturon selvi m' selvi?
<< Amanet, o fushė e male,
Shueni kangė e shueni valle
Shueni vallet per me kjį,
Se n' Krasniqe 'i kob kį rį:
Smajl Arifi, thonė, asht vrį
N' at Sutjeskė t' u gjujtė me Shkja!
Shum do t' bajė e ama medčt,
Kur tė ndiej se Smajli met,
Se met Smajli, aj farė viganit;
Balli i tij nji fushė mejdanit,
Syni i tij agzot havanit,
Shtati ardhė si shti bajrakut,
Vesh e m' vesh dega e mustakut,
S'b^jn ma nanat nji asi djalit!>>
Shuke zį' n, bre zogu i malit,
Se ti s' din shka jé kah thue !
Ti veē din me ēurlikue,
Gem mė gem tue fluturue.
Pse t' a kjajė Smajlin e ama,
Kur, qe, aj trimi Sadik Rama
Smajlin mirė e kä pague:
Dy tė vram e tre t' shitue ?
Por t' kjajė nana Cen Brahimin,
Qi, kur pį kį probatinin:
Njat Sadrin e Ēun Selimit:
Se mu m' parzme e mori pushka,
Aty ēue asht, po, kaptinė - mushka
Edhč vrap asht vu me hikun,
Dekun m' tokė tue lanun mikun
E 'i kori tue i lshue Shqypnis;
Kryet pse Shkjét i a prén Sadris
E i a ngulne, ofshé m' nji hu,
Me ngranė m' te sorrė e falkue,
Edhe nisė kan me u levdue:
Mirė nenshtrasha, or Ali Pasha
Pa vre 'i herė m' ket maje huni
Pse, me giasė, njaj Sadri Ēuni
Dishka ķ fjalė do me t' a thashė:
Do me t' thashė, me giasė, or Pashė,
Se t' ban emer Mark Milani,
Mark Milani Kapidani,
Me i a ndreqė cilen n' Xhami,
Dreken n' Plavė, darken n' Guci,
Ku do 'i herė aj me pushue;
E mandej, per n' kjoftė gjikue,
Dér nė Shkoder me kalue,
Per me i vu Shkoders <<kapicen>>
Per me ngulun <<trobojnicen>>
Mu m' kalį tė <<Rozafatit.>>
Kur kį pį Pasha i Gucķs
Ngulun m' hu kryet e Sadrķs,
E ndie kį si prrallej Shkjau,
Ē' asht perlykė aty si kau,
Me u ndi vigma shkam e m' shkam:
Bini, burra, bre ! ku u kam ?
Se né Shkjau na kį marrue.
Armė e ftyrė na i kį zezue,
Sadri Ēu' n per pį e pague
Dy per nja, si e kem' kanue>>.
Porsi kur atje prej veret
M' ujė a m' mriz bariu ndiell shqeret,
Edhe ihsohen dhen e dhi
Turr e vrap mbas zanit t' ti;
Njashtu burrat e Malcis,
Gjithku kje lulja e djelmnis,
N' bulurimė tė Pashės s' Gucķs
Ata hovin marrė e kan,
E tue krisė top e havan,
Tue zi pushka pį i a dį,
N' dorė taganat tu' u shkelqį,
Me nji brimė, qi kryet me t' ēį,
Fulikare turrė janė m' Shkjį,
Atje, ku m' nji maje hunit
Ngulė isht' kryet e Sadri Ēunit.
A din ti si bleta idhnohet,
Si pėshtiellet, si egercohet
E rreth zgavrrit n' shkam si vrullet,
Kur tė shofė se meēka i hullet
E se do turi' n e ndytė
Nder fashoj mrenda me zhytė ?
Malazezt njashtu egercue
Janė atbotė e krejt terbue,
Kur kan pį Shqyptarėt tue rra:
Ke drangue, ke katalla,
Nja' n ari, tjetrin lua,
Tė gjith trima m' nan e m' za:
Edhč lshue pritat me 'i herė
N' dorė taganat zjarrė per mnderė,
Synin gjak e ftyren vnér,
Dredhė << kapicat >> m' njanin sy,
Ata vetė kan marrė e msy,
Me vikame e me piskame,
E t' janė lshue burrat e dheut
Si ajo lava n' muej tė Shndreut.
Ty, o Zot, tė kjoshim falė !
N' at fushė t' lame kur kan dalė,
Kur kan dalė Shqyptarė e Shkjé,
Se ē' kan nisė atį me u pré
Se ē' kan nisė - o me u shemtue
Krahėsh e krenash tu' u krekcue,
Hundėsh e buzėsh t' u rrumullue,
Fyt - a - fyt m' dhamė t' u kafshue,
Si ata derrat me harusha !
Rī nė gjak asht tė tanė fusha.
Mbi trim trimi hapet, turret,
Lshohet, struket, hidhet, ngurret,
Tash ha shtatin me dredhi,
Tash m' tagan sjellė me furi,
Herė t' u mprojtė, herė vetė tue msye
Jo per t' pshtuem vetė gjallė me krye,
Por per t' lanė hasmin pį krye:
Se mall jeten kush s' po e ban,
Veē seicilli ndjekė m' tagan
Kryet e shoqit: thue, asht bastan
Per t' u kputė me u shitė nė treg,
Ase mollė per t' qitė bejleg.
Ka me topi edhe havani
Kį pra pushka, asht shukun zani,
E veē ndiehen ke rrapllojn
Idhtė taganat ndeshė m' shoshojn
Ndeshė per krena e ndeshė per llana,
Ndeshė per togza e koparana:
Thue janė korrcat tue korrė n' arė.
Shkrabiq Pera 'i trim budallė
T' fortė jurish aj kisht' pa' marrė
Edhe lshue ē' isht' kenė m' Shqyptarė,
Me i perpī, thue, po do gjallė.
Pret Sulė Memen m' hov tė parė;
Nji djalosh prej Lumit t' Bardhė,
Si ajo <<ltina >> e shtatit ardhė,
Sį nisė djali me u burrnue:
Edh"asht turrė kryet m' i a shkurtue,
Dhanti Knjazit me ja ēue;
Por n' ket punė u gjet gabue !
Qerim Ēela, 'i zog petriti,
Me tagan mł krés i a njiti,
Tuj i a ēį dčr m' shtek tė ballit.
I u hap kryet si shegė Tivarit,
Shperthiqė trut i janė livadhit.
Msyn Bozhiqi mizė me mizė,
Do me e pré Qerimin n' kizé,
Si t' kisht kené gjarpen a bollė:
Tagan Shkjaut s' i kisht' pasė ndollė.
Edhe, besa, trimi i trimit,
Ngusht me at kizė i a pru Qerimit,
Ke ktij n' luftė me kizė me u pré
S' i kisht' rį kurr, q' se kisht' lé.
Shka ka thanė qaj Llazo Bjela:
Ah, kadalė , bre Qerim qela !
Se ktu hasė ké m' bubazhela,
Qi t' bajn luften me kortela:
Me kortela, kiza e kmesa:
Gjįll nuk t' lanė me pshtue, qe besa !
Edhe m' kmesė i asht hapun Shkjau,
Njanin vesh me te i perlau,
E t' i a nguli 'i pllamė m' cup t' krahit,
Tue plandosė permys giatė rrahit.
Lshue m' te, at herė Bozhiqi rrfé,
Kį nisė kryet aj m' kizė m' i a pré;
Por s' i doli m' i a rrumllue:
Orrl mbi te ka' tue flut' rue;
Tue i qitė syni zjarm e shkendija;
Burri i dheut Omer Haxhija,
Vojėvoda prej Nokshiqit,
Qi me 'i t' sjellme kryet Bozhiqit
I a kį pré e hjedhė per tokė.
Kį hikė Llazja e a mshefė nder shokė;
Perse pį qi n' luftė s' kisht' giasė,
Me marrė burri teper llasė.
Veē Bozhiqi po kisht' pasė
Nji tė nipin me tri zemra,
T' cillit mrapa s' i muer themra,
As nen gjyle tė havanit,
As nen tef tė prehtė t' taganit,
Kurdoherė duel n' fushė t' mejdanit:
Stojan Rade i ki' n pa' thanė.
Kaprroē burré e i shkathtė zaranė,
Me do sy t' tanė gjak e vnerė;
Ky, kur pą ungjin e mjerė
Shyt per tokė e zhytė nė gjak,
Grizė kį buzen nen mustak
E t' a lshue m' Omer Haxhin,
Thue ' imend m' kambė aj po e perpin.
Por s' perpihej, besa, Omeri,
Qi po isht' kenė nji ari Peshteri
Hijen por m' i a drashtun njeri.
Kryet e tij t' tanė gunga - gunga,
Vetllat strehė porsi dy shllunga,
Me nji parė mustakė tė zez,
Qi me i mrrijtė, po dér mė brez:
Edhč shtatit ardhė viga
Pergjakė sysh si katalla,
Kishte pasė llanen e krahit,
Thue, po isht'kenė nji degė prej ahit,
Tė tanė lesh e toje - toje:
Vet kulshedra me u tremė soje,
Se ky, besa, kur ka pą,
Se po e msyte i mnijti Shkjį,
Vrik prej si aty trimi asht dredhė,
Vrik n' ndesh t' ti aty trimi asht hjedhė,
Si me dashtė me i hi n' gojė gjallė,
E dhamė tue kercnue e tmallė,
Kaq taganin kį vringllue
Sį qi Shkjau zen me u pendue,
Pse aq pį beh turrin kisht' lshue;
Edhč nisė turrin me e ndalė
Nisė me dredhė shtatin si njalė:
Si po t' dote i biri i Shkjaut
Me u futė kund n' ndo ' i bryne kaut:
Kaq, qi mrrudhej lamsh i mjeri
Kur m' tagan hapej Omeri.
E as nuk diej sį kje t' u shty
Per pį hupė aty me krye;
Veē se e pąn dy Malazez:
Njani i remtė, tjetri kermez:
Nehmanj Savo, e Zvekan Pavo:
Se aj n' log Zanash po kisht' rį,
Se me krye shndosh s' isht' t' u dį,
Edhe lshue kan t' dy vetimė
Aty shoqit me i vojtė ndihmė.
Ah, kadalė ! piskati at hera
Jakup Feri, porsi fjera;
<< Se kshtu trimat nuk e kan:
Tre me nji me u pré n' mejdan !
E t' asht lshue burri m' tagan,
Copė e grimé, thue, tash po i ban,
Tash po i ban, thue, copė e grimė.
Vjen Todori sį 'i perbimė,
Me nja dy t' Njegushas t' ri:
Njani musė, tjetri Mili.
Msyn Jakupin porsi rrfé:
Nji me tre po do me u pré,
Si t' u rrahė t' ishin me shtaga...
<< Mos e lsho, bre Jakup aga !
Perlykė asht sį kurr kį mujtė
Alush Smajli i Hotit t' Kuj' t,
E me 'i djalė prej Buzes s' Ujit,
Qi per mik dalun n' Guci,
Kishte rra n' kushtrim me ushtri:
Gjeto preka emni i ti:
Djalė me bré hekur me dhamė:
Synin gacė, qafen dy pllamė:
N' ndihmė Jakupit vrap kan rra.
Porsi breshni me murra
E t' kan nisė burrat me u pré
Fyt- a -fyt perlį me shkjé:
Si zanįt, besa, gjithmonė
Qi e ka pasė malcija e jonė
Ballė per ballė me u pré me shkjį
Idhtė me i bį Shkinat me kjį.
Ata siell e kėta siell,
Njani turru. tjetri ngurru.
hapu, zmbrapu, msyju, shtyju;
Me gjak lį krejt u janė llanat.
U kullojn gjak n' dorė taganat
Rrebtė kah trimat i vringllojn
Idhtė me marrė kah duen shoshojėn.
E kaq nisė a aty potera,
Kaq asht dhanė vigma m' at hera,
Besa, or probe, me t' hi mnera.
Pse edhé tjerė Shqyptarė e Shkijé
Aty msy kan si shkerbé,
E po rrin ata t' u pré
Si per s' tepermi t' ki' n lé.
Lamsh ba gjindja n' at log Zanash,
Si gjarpij n' zgavrra muranash
E thue lé s' kishin prej nanash,
Veē se toket t' zezė shperthye,
Dekė as jetė pa kqyrė me sy
Aty trimat t' janė merthye,
T' janė merthye, t' janė kaperthye,
Njani m' tjetrin rrebtė kan msy:
Shkjau m' Shqyptar, Shqyptari m' Shkjį:
Kush tue sjellė m' tagan pa dį,
Kush t' u rrokė kush t' u perlį,
Me t' u trandė toka nen kamė !
Fyt - a - fyt janė njitė me dhamė,
Ndryshe jo, besa, lum djali,
Veē si qejt me bisha mali:
Edhe s' ngiati e ma se 'i kokė
Rrotullue ka, ofshé ! per tokė,
M' to me ngranė e m' to me krrokė
Korba, sorra e cilikokė.
Met i nipi i atij Bozhiqit
Edhe ' farė Savo Jukiqit,
Me at serdarin e Nikshiqit:
Tė tre i preu Omer Haxhija.
Mandej met Llano Kadrija,
Nji prej Krenėsh sė Dragovis
Edhe aj Myrtja i Can Faslķs,
Qi 'i herė vetė nji Shkjį pat pré;
Por kur m' dytin lshue ka rrfé,
Nji farė Lluko prej Cetinet
M' tagan gati i rri mbas shpinet,
Edhe e len t' ngratin pa krye:
Kte pa krye, t' amen pa sy,
Tjeter djalė pse ajo s' kisht' pasė.
Krenue Llukja edhe trumhasė
Mbasi preu Myrton e ngratė,
Ē' asht zhgjanue, ē' asht hallakatė,
Se edhe hovin ē' e ka lshue
M' Jakup Ferin trim drangue,
Kinse kryet ktij m' i a shkurtue,
Por me t' vetin ka sharrue;
Pse m' tagan kur m' te ka lshue,
Shpejt Jakupi 'i herė asht zmbrapė,
Por ma shpejt mandej asht hapė,
Edhe Shkjaut doren ka kapė
I a ka kapė, po, me do kthetra
Qi i kisht' pasė si ajo kulshedra,
Edhe, rrasė taganin n' planc,
I a ka shkye porsi latrac
M' rreth t' shallvareve e dėr n' gerglac.
Por ka metė, heu ! Basho Jana,
Nji i Merturas, trim si Zana
Vetė, po, nipi i atij Prelė Tulit,
Cilli at vjet kthye prej Mosulit,
Ku ' i herė Mbreti ate e pat tretė
Per nji gjak, qi kti i kish' metė,
Bashkė me Prelen rį nė Gucķ,
Per me u vrį me Mal tė Zķ,
Per me dekun per Shqypni.
Kaperthye ky me nji Shkjį,
T' dy varrue edhe krejt n' gjak lį,
Kah asht hapė m' tagan me i rį,
Kryet dy felesh me ja dį,
Shkjau ma i shpejtė po kisht' qillue,
M' tagan parsmen i a ka shpue.
Dekun m' tokė edhe e ka lshue.
Kur ka pį kumara i tķ
Njaj Balė Gjoni kime - zi,
Se met Basha zhytė nė gjak,
Kurrkund kambės s't' i bani lak
Por vetimė si kokrra e rrfés,
M' kandak t' pushkės i met Shkjaut krés
E t' i a bani pshesh me pshesh,
Kalamłq e lshoj mbi shesh;
Edhe at herė si katalla,
Za Prela Tulit aj ka ba;
Ku jé, Prelė, eh, ti mos kjosh !
Se ti nipin s' e ké shndosh:
Se ty nipin t' a kan pré !
Mo' le, bre, kudo qi jé !
Njat herė Prela shtri per dhé
Kishte pasė nji farė Nikicet,
Kaprroē burrė pre' Andrijevicet;
E t' u matė isht' shi m' at herė
Orrl me u lshue mbi dy Shkjé tjerė,
Kur, qe, ndien Balen tue ulrue,
Aty trimi s' asht hutue,
Kah Bal Gjoni por kį msy,
Ftyren vrantė, vetimen n' sy;
Si taroē, qi tė ketė ndie
Tue u perlykė kund mzat a kį,
Lshohet djerreve tue ngį,
Ka' atij zemra i hjekė me u vrį.
Veē, nji rrahit t' reptė tue rį,
Qe po i del para nji Shkjį,
Hokubét me sy me u pį,
Kryet e tij, po, me mrrijtė m' trį,
Tė tanė kodra e tė tanė neje:
Dredhė mustaqet teje - teje,
Si dy bishta dashsh galana:
Cupi i krahit sa murana:
Mashkull qerrit ishte llana:
Ēelik ndoset giuni e kama,
Me t' thanė mendja se 'i pendė buej
Ate vendit s' mund t' a luej.
Betér shtatit si 'i mullįr,
Kerleshė ftyrės, ngerthye kulįr;
Thue, per t' gjallė do me t' ba gjamen:
Per rrazė vithes pré dollamen,
Zen e i thotė Prelės matrahuli:
Po a ti jé, mor', njaj Prelė Tuli,
Qi kasap jé ba mbi né,
Edhe gjinden po na i pret
Si me pré krena baktish ?
Se un, manį, t' kam lypė nper qiellė
Jo ma tash qi t' hasa m' tokė
Po t' la gjallė me shkue me kokė ?...
Edhč asht lshue m' te si kulshedra,
Thue, po e shtje ndandė pash nen dhé.
Sį shpejt Prela i ka ndeje gati,
Sa mirė pritė e ka m' tagan.
Se ē' kan shkrepė shkendija Taganat,
Se ē' janė kputė, shitofti Zana !
Si t' ki' n kenė dy cokla Drini:
Mollzat veē u kan metė n' dorė.
At herė msy t' a kan shoshojnėn,
E t' janė hjedhė edhe perdredhė;
Shoqishojėn s' po mujn me e rrzue.
Lavd shoshoqit qi i qesin,
Kah po lidhen kah po hidhen,
Atij rrahi kah po i siellen:
Bumllon toka rreth per rreth,
Thue po bin topa per s' largu.
Qet Vasili edhe po i thotė:
Se << Vasil >> Shkjaut i ki' n thané:
Se un, maną, qi atje n' Beranė
Fyt - a - fyt me Turk jam pré:
Qi kam marrė krena n' Babune
Nė Babune edhe nė Shpuzė,
Nė Kernicė e n' Podgoricė,
Kah kujton, or ti Prelė - shkreta,
Se ty kryet s' po t' a hį sod ?
Vall, ē' ka marrė Prela e i ka thanė:
Se ti, beli, or Vasil - zeza,
Dér mė sod me Turk m' jé pré;
Por m' ké marrė krena Harapėsh,
Por m' ké marrė krena Zejbekėsh;
Veē se sod m' ké hasė m' Shqyptįr,
Qi po e kisht' luften zanįt,
Qi po kisht' erz e burrni,
Besen besė, fjalen <<senčt >>,
E qi kryet ka me t' a pré
Si me pré maną, 'i krye berri;
Edhe at t' mjeren grue te shpija:
Njat kercnuen mori shkinė,
Do t' a pshtjellė, besa, nė zi.
E ka lodhė kjo fjala e Prelės;
Sa me idhnim qi po i a kthen:
Qi un Shqyptarin, morč Prelė,
Pasha at Sh' Pjetrin e Cetinės,
S' t' a baj as p' r 'i hundė burrnot,
Edhe e hį, po, dy herė gjallė,
Se na, shndosh kjoftė Gospodari !
Kem' me hi besa, n' Shqypni,
Edhe n' Shkoder kem'me shkue,
E Shqyptarit, qi po m'thue
Se po isht' trim e s' diej shka tjeter,
Do t' i vejm << kapicė>> mbi krye.
Por jo ty, Prelą, mos druej;
Perse kryet ty, manį t' Zotit,
M' arrē tash po t' a pret Vasili,
E t' a ngulė baca m' nji hu
Me ngranė m' te sorrė e falkue:
S' ké me pasė, tham, ma nevojė
As per ksulė as per <<kapicė>>.
Ē' ka qeshė t' madhe Prela at herė:
Se me giasė, or ti Vasil,
Mordja mendt t' i ka trullue
Edhč ktu jé kah flet jerm.
Se un njetash t' kam lshue per dhé
Se un njetash kryet t' a kam pré:
Mau, Vasil, se ngusht e ké !
Mirė janė lidhė me llana t' krahve
Ē' po plandosen trimat krepave,
Ē' po dermishen burrat cungjeve,
Janė tremė bollat e strukė gropave,
Fort bumbullue ka aj rrahi i reptė,
Edhe dushku ē' fershllon malit.
Shkumė e verdhė u shkon prej goje,
U shkon djersa rrkajė e rrkajė,
Kah orvaten, kah rropaten,
Kah per mnderė trimat dihasin
Shoqishojėn veē si m' e marrė.
Por m' e marrė shoshojėn s' po munden:
Kishte hasė, po, sharra n' gozhdė.
Nji telbiz Prela qi isht' kanė
Ka marrė Shkjau edhe i ka thanė:
Maną t' Zotit, mor Vasil,
Mbas do shejesh qi po shoh,
Drue fort mirė punen s' m' a ké:
Se jem' kapė edhe perlį,
Tue na u sjellė a ' i korb i zķ
Edhe krrokė ajrit pa dį:
Me ty e ka, thom, shpendi i keq.
I asht dhanė Shkjaut qiellės me shikjue.
Shpejt i rrin qaj Prela gati,
Shpejt nderkambcen i a ka qitė.
Asht purė Shkjau sa i mullįr dushku,
Asht plandosė rrahit terthuer.
Fort asht trandė rrahi nen kamė.
Ē' ka kercnue Prela me dhamė.
Sa shpejt zjarrė e ka kortelen.
Se mirė Shkjaut i a ka rrasė n' bri:
Gurgullon gjaku vi e vi,
Ē' asht perpjekė at hera Shkjau,
Fort perplasė ka kambė e duer,
Tuj u shkarrafendė per tokė:
Si njaj buelli, kur kanari
T' i a ketė ēue thiken der m' asht:
Me i u dhimtė, besa, mor' burra,
Minit n' mśr e gjarpnit n' gśr.
Por dhimė prela s' po kisht' pasė
P' r atą anmiqt e Shqyptaris;
Prandej kryet i a pret m' kortelė,
Si me pré, po nji krye berrit,
E e len shyt Shkjįn terthuer djerrit
At herė kapė ka aj ata krye
Per njat kaēirubė tė flokvet,
Edhč krah aty i ka dhanė
Tuj u a hjedhė Shkjevet m' llogor:
Si njaj bulku kujdestįr,
Qi bastan tue ngarkue n' arė
Po i erdh n' dorė lladik i kalbun,
U a flakron dirqve edhč derrave,
Qi tue rmue t' jenė n' djerr per bri;
Edhe nisė ka t' u lavdohet:
A po ndien, or Mark Milani ?
Falmeshndet Pasha i Gucis,
Edhe thotė: <<byrmė >> gjithkur t' duesh,
N' daē per cila, n' daē per drekė,
Si nė Plavė, si nė Guci;
Pse e gjen tryezen gjithmonė shtrue:
Plum tė randė, barot tė zi.
Sa per tash, qe ket sherqi...
Po i a ēoj Knjazit dhanti,
Pemė e mirė bi nė Mal t' Zi,
Por kėputė ktu nė Shqypni,
Le t' a dajė me miqasi...
Porsi kur rrugės nji shtektįr,
Qi t' a msyjn qej a zagarė,
M' gur a m' bucė qejt t' i ketė gjue,
Kta nji herė porsi t' terbue,
Turr mbaspeshet kan per t' lshue,
E mandej ma me furi
M" shpinė shtektarit me i u shtri:
Malazezt kshtu rran nji fillit
Per mas krés s' atij Vasilit
Kur flakrue Prela u a kį;
E, si 'i herė ata kan pį
Se Vasil ma nuk po kį,
Lum per ty, o Zot i lum !
Ē' u ka vu aty buza shkrum,
SWe ē' janė hjedhė, se ē' janė perhjedhė,
Ē' janė terbue, ē' janė krepatue,
Idhtė m' Shqyptarė edhe ē' kan lshue,
Shtek as shkrep per pa shikjue:
Kush pa opangė, kush pa <<kapicė>>,
T' gjith m' tagan por e m' << novicė >>,
T' gjith prej sysh shkendija tue qitė,
Tue gerthitė, tue buluritė,
Tuj u derdhė podit e shpatit,
Si atą ujqit e bjeshkės s' Sopatit,
Kur t' i lodhė uja e zalldani.
T' i a dha topi edhe havani,
T' krisi gjylja edhe potera,
T' hypi tymi e t' hypi mndera,
U shuen gjindja neper prroska,
U thyen krenat si t' i' n boska:
Si t' i' n kenė kakryq a goska.
Lshuen Shqyptarėt at herė llogoret
Majten rreget edhe rmoret,
Edhe zun n' at rranzė tė bjeshkės.
Ndersa Shkjau i u rras Sutjeskės,
E t' i a futi zjarmin vendit
Ē' merr prej Uret m' rrugė t' Kelmendit.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:16   #22
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Pater Gjoni

Ē' po vrret Zana e Miliskaut:
Ah ! shue kjoftė kjo fara e Shkjaut,
Qi, qse ra m' Ballkan ma s' parit,
Vardisė asht fisit t' Shqyptarit,
E pa gjygj pa ndo 'i arrsye
M' tokė e m' gja per ditė me i grrye,
M' pushkė e m' top edhč tue e msy,
Nuk e la me ēue kurr krye,
S' e la drité me pa me sy.
E as tė keqen s' i a kį dį:
Marė Shqypnin nė gjak kį lį !
Jo, po, Shkjau asht njaj lugat,
Qi herė s' laegut, herė per ngiat;
Rrin e gjuen pesha m' Shqyptarė,
Mos me i lanė me u sjellė kurr marė:
Gjallė me i ba me hi nen dhé,
Me peng shtruet me dorė mė bį,
Ven Shqyptarėt gśr e kufi
Per me dijtė se ku se ku asht Shqypni,
Ku Serbi, ku Mal i Zi:
Ēohet Shkjau e gurt u a lot,
Thue 'imend aj m' Shqypni asht zot.
Duen Shqyptarėt punen me kapė ?
Ngrifet Shkjau punen u a prapė,
E u a zjerrė tregun prej dore,
E u a merr gjaksit me ndore;
E i pabesė edhé mizuer,
Ftyren zymtė, synin terthuer,
Tjeter n' mend s' shkon tue perblue,
Veē Shqyptarėt aj si me i shue:
Si ate Zoti e pasėt marrue.
N' tokė, e n' gja, e n' djalė, e n' grue:
Hangert vedin, Zot, me dhamė !
Hik, moj Zanė, mos t' rrijm tue namė,
Pse kjo nama isht' arma e t' ligut,
E s' i a tremte sy' n anmikut,
Veē se e bate ajo me qeshė
N' mos me qeshė, po, me u ngerdheshė.
S' e mun luften, besa, nama,
As s' e mun, jo, vaji er gjama,
Dokrrat thį tue perpushė n' hi;
Por nji zemer plot trimni,
Por nji pushkė me barot t' zi,
Por dishiri per liri,
E nji besė e fortė ēelikut,
Mos me u thye kjo m' ballė t' rrezikut,
Mos me u ligė n' sy t' metalikut:
Si e kan pasė besen Shqyptaėt;
Qi s' lanė hasem per pa ēartė
'Kur kta, lidhė me besė tė Zotit,
N' ato kohėt e gjergj Kastriotit
Bijshin n' luftė per atme e Fé,
Ku me Turk e ku me Shkjé.
Pesqind vjet, po, kan kalue,
Se pa zot na kem' kenė lshue
E qi ndihmė pa pasė prej kuej
Gjithmonė gri jem' me gjind t' huej.
Me gjith kta, prap gjallė, se gjallė:
Zhyt e myt e del nė ząll;
Shumkush gojen, po, e pat hapė
Kin' Shqyptarėt aj me i perēapė
Me i perēapė e me i perpi,
Krejt me i hupė me gjith Shqypni;
Por kurrkush s' mujt me i perdi.
Nuk perdihet, jo, Shqyptari,
Me sa gaca ndezun zhari !
S' do t' mujė me i perdi pra, as shkjau,
T' ketė ky bryna, si kį kau.
Po ti as ndien moj Shto - Zot - Vallet !
Si gjimojn prrojet e zallet,
Kah Shqyptarėt janė t' u perlį
Fyt - a - fyt n' Sutjeskė me Shkjį ?
Flutro i herė, moj sy - qershi,
Edhe del m' at Harami,
Per me pą ti e per me ndķ
Si luftohet nė Shqypni
Per Atdhé, po, e per liri.
Jo, po sod, besa, moj Zanė,
N'at Sutjeskė kishe me thanė,
Se shum gjak prap kį me u ba:
Pushka e topi enč s' ka pra.
Shmangė janė, po, Shqyptarėt rrazė bjeshkės
Malazezt janė rrasė Sutjeskės,
Ku po djegin stane e shpija:
Por, me keq s' merret Shqypnija.
S' merr Shqypnin kush cak mė cak,
Pllamė per pllamė per pį e lį n' gjak !
Ke ē ' do mal aty a 'i kalį,
Ke ē' do burrė aty a 'i lua,
Qi msyn vetun njiqind vetė,
N' mos me i marrė, po, per me metė;
Persé jeta pį liri
Per Shqyptarė po isht' mort i zi:
Ma mirė dekė se nė robni,
Edhe kqyr, moj hajmalķ
Moj bel - holla rritė nder gurra,
Kqyr nji herė ti njata burra,
Qi Vermoshit tue kalue
Ashtu hapin kan shpejtue,
A dro janė krushq e darsmorė,
Nisė per nuse me kunorė ?
Jo, prį, s' janė krushq as dasmorė,
Nisė per nuse me kunorė:
Ata janė do Lekė t' Malcis,
Qi n' kushtrim tė Pashės s' Gucķs
Prej Vishnjevet na janė ēue
N' at Sutjeskė n' luftė me u flakrue,
Per me dekė, a per me pshtue,
Si prej Zotit t' jetė gjikue,
Gjallė Shqypnin por mos m' e lshue.
Veē ti a e njef njat guna - zi,
Qi me at ēetė burrash perzi,
Pllojcė litarin lidhė per i,
Kamben zdathė, kryqin nė gji,
E herė mbrapa me vogjli,
Herė perpara me Krén t' vendit,
Hapin thekė kį atij dervendit ?
Aj asht, Zanė, Frati i Kelmendit,
<<Pater Gjoni>> qujtun emnit
Qi, per krah me famulli,
Asht tue dalė aj vetė n' ushtri;
Si detyrė qi e ka 'i bari,
Grigjes s' vet kurr mos m' i u dį
N'asnji shtek e n' asnji vį,
Neper t' cill' n Ora t' a qesė:
Bashkė me te me kndue e me dnesė !
Ky, po, kur kushtrimi u lshue,
N' kishė t' Vishnjevės kisht' pasė qillue,
Tue thanė Meshė, tue predikue,
Tue rrfye gjinden, tue kungue;
Se Vishnjevė e Gjenoviq
At ditė festė lutshin me miq;
Edhč n' kohė t' cilave t' mdhį
Shkue nė kishė ki' n burra e grį:
Famulli e miqasi:
Lį e ndrrue e mirė kandritė,
Tue kėndue e pushkė tue qitė,
Si asht zanati i njasajė ditė.
Kur, qe Mesha at herė tue krye,
Dikush vrret sa kį n' krye,
Mbi Vishnjevė, m' nji curr tė zi:
Kushtrim, djalė, ka nji per shpi
N' at Sutjeskė me dalė n' ushtri
Se asht kah rraset shkjau n' Gucķ !
Edhč shprazė nji pushkė p' r ajrķ.
Aty trimat m' kambė janė ēue,
Kan rrokė armėt e janė bashkue,
Shoq me shoq kan kuvendue:
Si t' i a bajm e tek t' i a bajm ?
A tė shkojm a mos tė shkojm ?
Se, per Zotin, lavdi i Zotit !
Zen e thotė Uc Gjoka i Hotit,
Me nji za porsi tue pallė,
Edhe kshtu s' po jet kush gjallė
Né ket t' mjeren moj Malcķ,
Tuj u vrį me Mal tė Zi,
Herė per dam, herė per hajni,
Ku per shtek, ku per kufi:
Me te vritu nė Kerrnicė,
Me te griju n' Podgoricė,
Preju n' Shpuzė, preju n' Pllanicė,
Sod n' Guci neser n' Pervi:
Na shkoi moti si a ma zi.
Fyt - a - fyt me Shkjį t' u pré,
Si per s' tepermi t' ki' m lé.
Prandej, burra, un kish' me thanė,
Se kjo punė per sod do lanė.
Sod po e kä Turku me Shkjį:
Lpijshin kryet e xjerrshin syt !
A dro shtrejt i kemi blé ?...
T' i hajė dreqi Turq e Shkjé !
Jo, po, ti Uco, mirė po flet,
Vocerr Preēi po i a pret.
Se tė vritna na me Shkjį,
A dro hajr kemi per t' pį ?
Na n' robni se nė robni,
N' robni t' Turkut s' kį ma zi,
Qi né giunin na ma m' bark,
E na repė lkuren pa ēark:
T' repė e t' zdeshė e s' t' len me kjį:
Gjithmonė sherr, gjithmonė belį.
Mirė, mor burra thotė Curr Ula.
Por, si m' dįn neshtrasha mue,
Thom se Turku kį marue,
Edhé giatė, thom, s' kį me shkue
E tash del kund ndo 'i sy - ēark
Qi atij shtjelmat i a ven m' bark
E t' a hjedhė kryepicingul
Jo ma kndej se nė Mosul.
Mjesa Shkjau, po bani e hīni
Nė Shqypni, burra, t' a dini,
Se aj ktij vendi ma nuk del:
Se né 'i herė na ven m' ēengel:
Se kush pshtue t' i ketė ēengelit,
Po t' a ēon mł m' shkallė t' gabelit
Ke s' do t' ketė fis as Atdhé
E as s' do t' ketė aj nji pllamė dhé,
Per me pasė ku me u vorrue,
Eshtnat s' dekni me i pushue...
Vocerr Deda si t' u tallė:
Prit, gomįr, sa t' dale bįr...
Pesqind vjet kan shkue me rend
Se na t' kshtenėt bajm pallė me mend:
Sod shkon Turku, mot shkon Turku:
I asht grisė xhoka, i asht shtjerrė qurku.
Po, por Turku, Turk se Turk,
E me xhokė, besa, e me qurk,
Aj po t' rri ktu mrendė terfurk:
Bįr e ēo me kosha e trina,
Bjeri t' kshtenit sa i ha shpina.
Prandej mirė, thom un, na del
NĖ ket punė mos me u kapė tel;
Por miqsi edhč Famulli
Tash nji herė me shkue nė shpi
E me shtrue petlla e rakķ
Ndo 'i ferlik prap me shkatrrue,
Mbasi festė po kį qillue:
E mandej tash bisedojm
Se a tė shkojm a mos tė shkojm,
M' e lanė kryet per Turk e Shkjį:
Kohė per t' dekė, gjithmonė, tham, kį.
Pater Gjoni, at herė, t' kėcej,
Dejt e ballit ngrefė si hej:
Po a 'i mend burrat e Malcis;
Nami e ndera e t' gjith Shqypnis,
Qi, kur rį u kį me qindrue,
Boten marė kan mrekullue,
Si ata luajt, bre ! tue luftue:
Vendin Shkjaut kan per t' i a lshue,
Pa pushkė t' shtime e ndejė haru ?...
Babat t' uej. po. m' at kufi,
Ku sod Knjazi i Malit t' Zi
Shperthye paska. thonė, me ushtri,
Babat t' uej, burra tė dheut,
Njimend nipa t' Skenderbeut.
Aty vendin n' gjak kan lį,
Ba aty i kan shkinat me kjį;
Edhč vetė trimat kanė metė:
Kan metė trimat rrahit t' shkretė,
Pa kenė kjį pa kenė vajtue,
Me ngranė m' ta sorrė e falkue,
Gjallė por vendin s' e kan lshue;
Ndersa sod, oh vajmedčt !
M' eshtna t' tyne Shkjau po shklet,
E t' u hjedhė e t' u perhjedhė
Porsi atį mazat nper lamė,
Per pa u hi kund ferrė nė kamė,
Kush pa i ndjekė, kurrkush pa i namė,
Po t' i rrasen mrendė Gucķs,
Po t' i furen mrendė Malķs
E askund hovin per pa e ndalė,
M' kalį t' Shkoders kan me t' dalė,
Shqypnis emnin me ja shue,
Shkjį Shqyptarin m' e shartue,
Kanu e besė kėtij me i ndrrue,
M' krye << kapicen >> me i a vu.
Ke sod Lekėt na kan ngurrue;
Edhč n' vend qi n' luftė me rra
Plak, i ri e kalama,
Hovin Knjazit per m' i a ndalė
Vendit t' vet kta zot me i dalė,
Neper shpija duen me u tallė,
Shtri m' njan bri, duhan tue pi
Mendt te miku e te ferliku.
Mendt te lodra e m' shej nder kodra,
Si me u tallė, si me u gervallė,
Si me i pri vallet te logu,
Si me dajtė ma n' shej se shoku:
Thue gja e tyne s' asht Malcija,
Vend i huej, thue, asht Shqyptarija,
E se vllį s' janė turku e i kshteni
Kahdo shqyp flitet ktij vendi !
Ah ! mos t' kish' kryq e konop
Por tė kish' pushkė edhč top
Se un, po, vetė , po 'i Frat, pį fjalė,
Sod n' ushtri do t' kishte dalė.
E tė mjeren moj Shqypni,
E kercnuen moj Malci
Lshue nuk do t' i kish' pa qander.
E pra krushk nuk jam as dhander,
S' kam per t' majtė as bir as bi,
Menden t' kthielltė, fjalen duhi,
Kahdo t' shkoj e baj Shqypni;
Por pse s' due qi Shkjau mizuer
T' na vejė shpoten aj dikur
E tė thotė kryq e terthuer.
Se kur rob u ba Malcija.
Se kur shtrue kje. ofshč ! Shqypnija,
Me thanė shum, nji Lekė s' kje gjetė,
Per ta 'i pushkė me shprazė perpjetė,
Por shka t' baj ? pse as Frati s' vret;
Veē me i namė a kį kush m' pret ?...
Kam me i namė, pra, nemos tjeter;
Me i mallkue pa qiri e leter,
Veē me lot tė syve t' mi:
Lot me gjak e vnér perzi.
Fill po dal, po, m' at kep bjeshke
Edhé sjellun prej sutjeske
Po t' i shuej me arė, me farė,
Po t' i shuej me bjeshkė, me vrri,
Po t' i shuej me dhen, me dhi,
E me rob e me robi,
Plak e t' rij, e grue e fmi,
Tatė e bir e vllį edhč moter:
S'po t' i u la, jo, cara m' voter.
Kshtu tha Frati. e m' kambė u ēue,
Shpervjelė zhgunin e u shterngue,
E me 'i djalė, qi aj vetė kish' msue
N' Meshė te Kisha me i ndihmue,
Me kndue leter e me shkrue,
Fill po merr shpatin perpjetė,
Thue se kambve u ka vu fletė.
Kur kan pį Lekėt e Malcis,
Se Sherbtori i Perendis
Fill kį marrė rrugen kah bjeshka,
Per me dalun ke Sutjeska
E m' i a lshue aj Shkjaut at namė,
Se ē' janė dyndė trimat nė kamė,
Se edhč toka ē' ką marrė gjamė,
Kah janė lshue mbas gjurmve t' Fratit,
Si atą luajt - o t' u njitė shpatit.
Ku vč, Pater - o ! thotė Turk Shabi;
Se pį né s' t'punon ty hapi:
Ty pį né, po, e né pį ty;
Na jem' krye, e ti jé sy:
Kah t' na thuejsh, na kem'' me msy:
Kah t' na prijsh na ké mbas vetit,
N' flakė tė zjarmit, n' ujė tė detit,
M' askjer t' Knjazit, m' askjer t' Mbretit;
Mjaft qi e lirė t' na jesė Malcija
Mjaft qi n' dritė t' na dalė Shqypnija,
Edhč feja tė forcohet,
Besa doret mos tė lshohet.
Faqebardhė mori Malci,
I a dredhė Frati me njerzķ,
Se maną, nė ket Shqypni
S' t' a del kush, jo me trimni,
Me trimni edhe bujari.
Veē shka burra, vetė e dini:
Pse zanąt luften e kini:
Se, madjč, ky nieri i shkretė
Mundet n' luftė edhč me matė;
Luftė as darsempa mish s' kį:
Elé ma lufta me Shkjį,
Ke per sherr trim ka qillue
E rrajn n' luftė, po, burrė e grue:
Prandejpara se t' fillohi,
Bini m' giuj tash e pendohi
Per shka Zotit keni fye,
Q' se marrė kini mend e arrsye,
Edhč un mkatet kam m' u a shlye,
Per pa pasė nevojė me i rrfye
Sod per sod; pse lufta s' pret:
M'armė kushtrimi po na thrret:
Vllazent t' onė i kem' n' siklet !
Aty trimat m' giuj janė ulė,
Kan zhdredhė shall, kan hjekun ksulė
Edhč rį Zotit n' pendim,
Pre' atij t' Lumit n' at blerim
Urė - pervujtė kan lypė perdlim.
Frati, at herė, ēue syt prej qiellit,
Shpnesa nierit prej ka' i kthiellet,
Nisė uraten me prunji:
O ti i Lumi Perendi,
Ki mishrir, deh ! per kta t' mjerė,
Qi ty fye t' kan ma se 'i herė:
Pse n' ket jetė, hiri e pa hiri,
Shtatė herė n' ditė fyen edhé i miri;
Por qi kurr shpinen s' t' a suellen,
As jashtė vathit t' and nuk duelen.
Kan dalė vendit e kuvendit
Kan dalė gjajet e sermajet,
Janė da gjindet e bashtinet,
Edhč marrė kan mal e krep.
Kan shkue motin per gazep,
Diku ngranė, diku pa ngranė:
Mbretin m'shpinė e Knjazin m' shpinė,
Rrejtė prej Krajlash 'dhč tradhtue:
He, atą e zeza m' i pastė mlue !
Pa i diejtė jetės as shtek as vį,
Gjithkuej sherrin tuj i a pį:
Me gjithkta mohit s' t' kan rį
E as kurr lavdin s' t' a kan dį.
Ki mishrirė per ta, pra, o Zot !
E mos len qi hasmi sot
T' i bajė dam; por pshtoj rrezikut
E forcė epu kundra anmikut,
Qi po u rrin shqype mbi krye
E m' ēapoj, gjithmoné n' gjak zhye,
S' po i len dritė me pa me sy.
Edhč aty, mbas ksajė urate,
U kį zgidhun faje e mkate.
Thanė, mande' u ka nieri i Zotit:
M' kambė tash, nipa tė Kastrjotit,
Edhe bini n' flakė t' barotit,
Si Shqyptarėt qi bijshin motit;
Pse e kem' thye Shkjįn me ndihmė t' Zotit !
Edhč trimat m' kambė janė ēue,
Prej Sutjesket janė fillue,
Jo tue hecė, por tue fluturue:
Pater Gjoni tue i trimnue,
Kambė per kambė me ta tue shkue.
Se ē' po u shndrisin m' krah <<martinat>>
Ē' po u flakojn nė brez << calinat >>,
Xhixhė taganat ē' po u xhixhllojn,
Udhės kah hapin po e shpejtojn,
Mos m' e zanė trimat shosho' jn:
Kaq qi atyne mrendė nen gji
Gjak e vnér bashkė u asht perzi,
Kah dihasin me mėnķ,
Per me u ndeshė me Mal tė Zi.
E kur rį kan terthuer shpatit,
Lulash Ndreu, xhakoni i Fratit,
Se edhé kangės aj ē' i a ka thanė,
Tue kėndue malit si Zanė:
Po na thonė se Malit t' Zi
Petrogradi ja dha fjalen
Me hi mrendė nė Shqyptari
Turbull Drini ku rrmen valen;
Edhč m' kambė ushtrin ka ēue
Ke Cetina Knjaz Nikolla
Malet t' ona me i pushtue,
Ku i ban nana djelmt sokola.
Por kush tha Harushes s' Verit:
Nė dorė t' ande a marė Europa;
Dert mos ki per t' drejta t' njerit:
Si t' duejsh daje copa - copa ?
Cilli Zot tha Shkjaut: merr drap' in;
Korr ku s' molle, e miell n' arė t' huaja?
Dér ku t' duejsh ti mate hapin;
Shqyptarija a nder duer t' ueja ?
Ah ! kadalė, cubi i Cetinės !
Pse ti tash ke hasė me burra,
Burra lé per ēark t' martinės:
Do t' rrjedhė gjaku sod si gurra;
Pse Shqyptarėt janė ba me 'i zemer:
A me derdhun t' tanė n' luftė gjakun,
A m' e qitė tė shkyem nen themer
Sod tri bojnash n' llom bajrakun.
A kujton se per dhé t' t' Parit
S' diejn me dekė t' bijt e Kastriotit ?
A kujton se n' dej t' Shqyptarit
S' vlon njaj gjak qi vlue motit ?
A' i falisun ! sod tagani
Me gjak t' and kį per t' a shkrue,
Sod n' Europė ka m' u ndie zani
Se i kuej gjak na a n' dej tue vlue.
Ēohi, o bij tė Skenderbegut
Turq e t' Kshtenė, mos t' u dajė feja !
Ēohi e bini n' fushė t' bejlegut,
Tue gjimue ju porsi rrfeja.
T' i a diftojm, po, Gospodarit,
Qi e lodhė uja ke Cetina,
Se Shqypnija asht e Shqyptarit
Se m' i a prekė nuk len martina.
M' kambė ! Mirditė, ti ndera Arbnore,
Per Shqypni sod me luftue !
Ty Bibė Doda shpatė mizore
Sod prej vorrit t' asht betue:
Me armė n' dorė, me zjarm nė gji,
Si e ké pasė gjithmonė zanat,
Bįll per bįll me Mal tė Zi
Porsi burrat n' luftė m' u matė,
Lshou, Mbishkoder ! Djelmt t' ue ziri
Me luftue sod me Nikollen:
Mbi breg t' Cemit t'pret Viziri,
Qi pat dyndė dikur Stambollen.
Bini ! Toské, ju n' pikė tė vrapit,
Mos t' u ndalin mal as zįll:
Naim Frashri i rį Qitapit
Mos m' e lshue Shqypnin per t' gjįll.
Ju prej Dibret, prej Bishkazit,
Ēohi djelm si shqype t' leta !
Kah gjimon asht topi i Knjazit:
Per Shqypni t' mos t' dhimet jeta.
Ma mirė dekė nen dhé m' u kjį,
Se me marre gjįll mbi dhé;
Per dhé t' vet kush dekė ka rį,
Aj s' kį dekun, por kį lé.
Burri, Leka e Kastriota
Amanet Shqypnin na e lane,
Amanetin e mban bota:
Shqyptari edhé do t' a mane.
Prį vetė ferri m' kambė m' u ēue
Me sa ēeta kį n' at jetė,
Shqyptarin na s' kem' m' e lshue,
M' e diejt t' gjith se kem' me metė.
Para, po, se vendit shkulet
Mali i Shejtit e Rumija,
Se njaj Shkjaut sod t' i perkulet
Rob i shitun Shqyptarija.
Ku janė t' bijt e Skenderbegut,
Ku janė t' bijt e Dukagjinit
Shkjau s' do t' shklasė, jo, njatij bregut
Dér sa t' rrjedhe vala e Drinit.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:18   #23
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Lekėt

Kėshtu Lulashi tue kndue
Shpat mė shpat e prrue mė prrue
Shkapercye kan kodra e male,
Kan lanė mbrapa prroje e zalle
Edhé dalė kan m' krye t' Sutjeskės.
Kur kan dalė m' at krye t' Sutjeskės
E t' kan ndie si n' at rranzė t' bjeshkės
Pushka e topi ishte tue vlue,
E kan pį atį edhč kundrue,
Njegull tymin ajrit ēue
Mbi tė mjeren moj Sutjeskė,
Stane e shpija bamun eshkė:
Edhč ndeshė kan cull e grį,
Kah tue hikė ishin me gja,
T' a kan ba nji vrrimė tė madhe,
Si lavė ujqsh terbue prej mardhe.
Aty shprazė << hutat >> batare,
T' janė lshue trimat fulikare
Poshtė rrmores: thue, 'i buzė malit,
Kputė ndokah, po shamej zallit:
Keq kje krisma e bulurima,
Kah, lshue vrap porsi vetima,
Flakruen n' luftė Lekėt e Malcis.
Asht trandė Zana e Haramis,
Si nper t' kthiellt t' shkrepte duhija.
Jo, po: a n' luftė rrani Malcija,
A po moti ndokah shkrepi,
A se trandė token termeti ?
Pvetė e mira vetė me veti:
Kah prej krismet e poteret
Gjimuen lugjet e humneret
Edhé ushtue kį Vizitori
Zeletini gjamė kah mori.
Ah ! kadalė, cubi i Cetinės,
Se, me giasė, gjygjin kaptinės
Mirė sa duhej ba s' m' i a ké,
Kur jé nisė e dalė m' ket dhé...
Paj ktu po isht' nji vend i eger
E po t' bashin gjindja fleger,
T'' a kesh dhamin ti 'i perēik
Po nuk shkove mbrendė per mik.
Po a s' po shef, mor' kopilane,
Se ē' po bahet m' ushtri t' ande,
Tash qi msyn Lekėt e Malcis:
Si njaj plajmi i njij stuhis,
Qi kah dirgjet Haramis,
Shkon tue shkulė brej e ēatina,
Dermon tbana, shuen bashtina,
Currat rrokullon m' rudina ?
Fjalė i kjoshim t' Madhit Zot,
Ē' kį marrė vendi era barot,
Kah, perlį janė Lekė e Shkjį !
Mush e qit ata pį dį,
Mush e qit e plumja njit:
Derdhun rres, e derdhu shpatit,
Struku podit e livadhit,
Rreku, theku, lshou m' pikė t' vrapit,
Tue rrahė top, tue rrahė havan,
Tue vezllue shkallmė e tagan,
Edhč gjindja tue sharrue
Kush nper prroskė e kush nper prrue.
Mendt e krés me t' u dermue !
Mal Kaculi, 'i djalė prej fisit,
Mirė ngujue per mbas njij lisit
Fort po i vret Shkjét m'<<hutė>>t' Inglizit:
Fill po i kputka per mjedisit.
Lul Rrapuka, qafa - trupi,
Vasil Markun m' vend e hupi,
Tue e marrė is del te cupi;
I u ndez flakė t' mjerit gozhupi.
Ban Gjokė Sava kin' jam trim:
Po i bje rrahit fluturim,
N' dorė <<novica>> tue i qitė tym:
M' at Car Xhaxhen fill kį lshue,
Per m' e pré, per m' e shkurtue,
Si prej Zotit s' kisht' kenė shkrue;
Pse t' a priti Caruk Curi,
Mirė zatetė aj mbas njij guri,
E t' i a njitka mł n' gerglac,
Tue e hjedhė podit si latrac:
I asht mushė goja tė tanė gjak:
Erri syt, e m' vend u pak.
Por gjak - hupės nuk ka shkue Shkjau !
Toma i Ristos, sy' n sa kau,
Mirė Gjo' Mirashit i a njiti
Mu m' shtek t' ballit, edhč e qiti
Palmuq m' tokė mbi kokerr t' shpinės.
Hollė kisht' gjuejt i biri i Shkinės !
U kuell Gjoni dy tri - herė,
E tue hjekun brijsh per mnderė,
Zbardhi syt e dekun rį,
Terthuer djerrit shtri sa 'i trį.
Trim por kenė kisht' Lez Sotiri.
Idhtė si gjarpni neper firi:
Nji hundė - lesh, mustaqe - rudė,
Kryet babune, syt per ēudė,
Qi veē n' anderr me e pasė pį,
Drue se t' pakėt tė kishte rį.
Ky zanė priten nalt n' nji ograjė,
Strukė mbas currit mbredė n' dushknajė,
Ba dam ka ma se 'i Malcuer.
E tue qitė kryq e terthuer
Vret njiherė pre' atij zabelit
Nisho Loshin e Losh Gjelit
Edhé at mjerin Murro Patin,
Kah me marrė po dojshin shpatin,
S' di a me hikė a me qindrue:
Fort tė besės s' ki' n pasė qillue...
Mandej cubi i Cernagores
Gorromisė kį n' fund tė rrmores
Keqo Mashin e Zagores,
Qi tue hecun kambandores,
N' moh po dote aj pushkė me shti
M' nji shoq t' vetin djalė tė ri
Per nji gjak pajtue kahmot.
Por se e vraka i Madhi Zot:
I bje plumja mu m' korriqe
E e len shakull m'' do kalbsiqe.
Cuba Deli, Zot, ē' ka thanė:
Se un qi tatė nuk kam as nanė,
Kam nji nuse, e ate por zanė,
Pse s' i a la Malcis nji nam ?
Edhč asht ēue trimi nė kamė
M' Lez Sotirin fillkį rra,
Tue vikatė si katalla;
Ngurru e turru edhé atij vendit,
Si ato zhytrrat n' ujė t' liqenit,
I ka vojtė Lezos nė pritė,
M' <<hutė>> n' lug t' krahve i a kį njitė,
Dekun m' tokė edhč e kį qitė,
Aty kryet aj i a kį pré,
I a kį hjedhė rrokull nper dhé.
Edhé asht lshue porsi shkerbé
M' at Ilin e Boshkoviqit,
Qi isht' kenė mbajtė nji farė ogiēit
M' nji ēetė cubash t' Karadakut:
I bjen plumja rranxė mustakut
Edhé i del mbi but tė krés
Tue e sodomė si kokrra e rrfés.
Mandej Mhillit i a shtri m' shpinė
Mhill Rodiqit gjeraēinė,
Qi at Ujk Gjerin mbasi vrau,
Vrap me hikė u vete Shkjau;
Mirė por m' <<hutė>> Cubi e perlau.
I rį pushka mu nen sjetull,
Edhč i duel terthuer mbi vetull
Per t' gjatė t' djerrit tue e lshue petull
Me ngranė m' te shqarth edhč vjetull,
Nana e shkretė per t' gjallė m' e kjį,
Tjeter djalė ke ajo s' po kį.
Bogiq Steva nji farė djalit,
Ulė <<kapicen>> m' shtek tė ballit
E tue nga aj terthuer malit,
Cuba Delit m' shpinė i asht vu.
Me tagan nė dorė shterngue:
Kinsč kryet aj m' i a shkurtue.
Ndersa Cubi me nji Shkjį
Fyt- a - fyt ishte perlį:
Me 'i t' Ostrogas trim - belį
Quejtė Miloshi i Radovanit,
Idhtė si tef i preftė taganit.
Por e pį njaj Mashi i Cokut
Ke lshon vrap Shkjau patalokut,
Edhč m' << hutė >> e tereziti,
Mł rranxė veshit krés i a njiti,
Tej - pertej plumen i a qiti.
Mashi i Cokut fort po vrret:
Se un qi qitė e kam me Mbret
E m' a dron sherrin Stambolla.
Kah kujton, 'or Knajz Nikolla.
Se po shtron Plavė e Gucķ
Me Bogiqa e rropulli
Dér sį m' kambė t' jetė kjo Malci ?
Kqyr Bogiqin se ku e ké:
Ngerdhucė syt, si qiri zbé,
Ē' po i plandosė aj Kambėt per dhé...
Se per zotin kjoftė levdue !
Kur t' mė mushet mendja mue,
Per vend t' t' Parvet me qindrue,
Knjazė as Mbret un nuk t' i drue.
Edhé trimi m' kambė asht ēue,
Si aj bajraku m' bįll t' ushtris
Vikatė t' madhe kį Malcis:
Lamtumirė, Malci, se shkova.
Se nuk jemi Lacė Manova.
M' e ba luften nder llogore;
Por jem'nji Malci mizore,
Msue me u pré me Cernagore
Fyt - a - fyt e bįll per bįll:
Nandė me mbetė, nji me pshtue gjįll;
Por jo 'i Shkjį me e lanun gjįll
Mbrendamegjeve shqyptare.
E t' asht lshue m' Shkjį fulikare:
Porsi ujk qi bje nder dele,
Njanen shkyje, bane fele,
Tjetren preje, gjakun pija:
Ban veē dam lukur e kija.
T' u ēue m' kambė at herė Malcija,
T' u shpervol m' tagan djelmnija
E t' u qitė syt zjarm e shkendija,
'T' janė flakrue perposhtė cabokut,
Turr e vrap mbas t' birit t' Cokut,
Si ajo lava n' Vizitor,
Edhč kcye i kan shkjaut m' llogor.
Kur kėcye i kan Shkjaut m' llogor:
Ē' ka ardhė Shkjau e t' asht pshtjellue,
Ē' t' asht perpushė, ē' t' asht krepatue,
Si njaj gjarpni n' zjarm vallue:
E t' asht ndezė zhari Sutjeska,
E t' kį marrė gjamė vrrini e bjeshka,
M' kupė tė qiellės ushtue kį vrrima,
Kah janė ndeshė trimat me trima.
Kah kan nisė ata me u pré,
E t' flakruen krenat nper dhé,
E t' rrodh gjaku porsi shé.
Namin shkinat gśr me gśr,
Shkaf asht Lekė, shkaf asht malcuer,
Tue kundrue, qyqet, n' terthuer,
Ngarkue buken per ushtri.
Se sį djali i Malit t' Zķ
Shyt po bite aty per tokė,
Ka' i kį msy Mashi me shokė.
Mashi i Cokut, trim mbi trima,
Syni i tij porsi vetima,
Zani i tij porsi bumllima.
Kah po lshon e kah po ep
Curr mė curr e kep mė kep.
T' madh po ban aj m' Shkjį gazep:
Po i pret gjinden si t' n skjep.
Llesh Nikė Daka, Pelivani,
Bé mė Zotin trimi bani,
Se pa i marrė nandė krena n' Shkjį,
<<Huten>>hjedhė do t' a kisht' m' trį
E taga' n n' farkė do t' kisht' ēue.
Thikė parmende m' e punue:
Kurr m' log burrash s' do t' kisht' shkue.
E pse Lleshi asht nji farė burri,
Mos me i luejtė fjalės me sį curri,
Jurish djalė mbi Shkjį t' a lshue,
Malazezt aj tue shkallmue:
Si njaj bulku qi m' supatė
Shkallom rrahit cujt e thatė,
Beja e bame duhet mbajtė !
Burrė i mirė Nikė Gjelosh Luli;
Synin gacė, krahin sį shuli
Kah po siellte n' at tagan,
Herė m' serdįr, herė m' kapitan,
Fort po i pritte ato rradake,
Si t' ki' n kenė do poēa Vrake.
Vjen Dodė Preēi si stuhija,
Ē' a ata krye, Zot, nder duer t' tija ?
Kryet e t' mjerit mor' serdįr,
Serdįr Gavros gazepqįr.
Qi, sa falli i pat hecė marė,
Pat vjerrė hoxhė, pat vjerrė haxhķ.
pat djegė taqe edhč xhami,
Bullat shitė i pat n' kaurri:
Larg permendė, po zani i tij;
Por qi, i mjeri, za mbas sodit,
Shtangue shyt aj terthuer podit,
S' mund do t' bajė, besa, mor' shokė,
As me tremė do cirikokė,
Kur m' skep zemren t' hijn m' i a ēokė...
Qaj Dodė Preēi bajraktari:
Po i pret Shkjét si pritet bari:
Burrė ma i fortė s' bahet Shqyptari !
Nana e Llazos n' at sy malit:
Qyqja, bir, si i bahet hallit
Qi ti mue m" ké ndollė n' ushtri
E tash fill, qe, dy djelm t' ri,
Né ēakēirė e nė xhurdi
Kan msy m' ēeta t' Malit t' Zi.
Se kush janė, tobe, n' e die;
Veē ka' i shof si kan marrė turr,
Si po hidhen curr mė curr,
Kish me thanė se janė kulshedra,
Mos me i rrxue pushka as gopedra...
Prite Zot ! me u dalė per ballė,
Pse, kercuna, t' perpijn gjallė !
Jo qi ma m' pushkė e m' tagan
Nuk Té lanė me lypė aman:
Ki' n me m' pru mue ditt e kobit.
Ah ! mallkue, po, njaj bir robit
Qi ma i pari mbi ket dhé
Qiti gjinden n' luftė me u pré:
Shka nuk bajn ujq as shkerbé.
Ate, po, at zemer - cara
Vetė kulshedrat e kan lla,
Q' se, prej epshit me shkelė m' tjerė,
Me rrmye gjan e huej pa nderė,
Nuk pat dert per nana t' mjera,
Qi nper luftė t' i thate vera,
Dhima e fmis zemrat t' u a kpuse.
Mirė po thue, besa, moj nuse,
Por shka t' bajsh nuk ké n' ket punė:
Me qindrue t' duhet perdhunė:
Me ba zemren mije lisit;
Pse edhč jé ti ķ grue prej fisit:
Malazeze sokoleshė:
Vashė, si motit, trimėneshė:
Qi per Fé ti e per liri
Msue ké kenė dalė n' ushtri,
Me lidhė varrėt e djelmve t' ue,
Me u dhanė zemer, me i trimnue
Krena Turqish per t' shkurtue.
Mos t' lshojė zemra, pra, as n' ditė t' sotit
Ke thanė paska kenė prej Zotit,
Me mbetė ti nanė e pa djalė,
Zemra me t' u thį per t' gjallė.
Se mana, moj nanė e mjerė,
keq po m' vjen zemren me t' therė,
Por ty djali tė kį mbetė,
E faj' n, thom, se e ké ti vetė:
Ke sokol djalin kish' rritė,
Mos me zanė trimi kund n' pritė,
Mos m' i u shmangė trimi rrezikut,
Por per ballė me i dalė anmikut
E me te nė log me u pré,
Si me kenė s' dyti tue lé:
Thue se trimit shkallma rrfé
Kryet s' i a rrokullon nper dhé.
Prandej, kur m' tagan Malcija
Ajo rrani, si duhija,
Njaj yt - bir, Llazo Gavrani,
Nja as dy djali s' i a bani,
Veē si gjarpni nalt prej bunget,
T' flakuroi jashta nji cunget,
Per mbas s' cilles vend kisht' zanė.
Pa i a dä m' <<zdragushė>> tue dhanė
E t' u duel lekve nė ndesh,
Hapu, zmbrapsu nper bushnjesh,
Ke pa krye, ke le pa vesh,
Me at tagan, me at armė besnike,
Qi me gjak kurr nuk po u ngike !
Me pasė pį, veē, moj fisnike,
Se s' di kush, jo, me t' kallxue,
Se me ē' turr djali t' kje lshue:
Pelivan e trim drangue !
Preu nder tjerė, po, i biri i botės
Dedel Bubin t'Bub Keēotės,
N' atą Palajt nji "a tė mirin,
Mandej prete njat Ujk Mirin:
Nji tė Vukel, burrė belį,
Qi t' kisht' shitė moter e vllį,
Kund n' ndo' i pare po 'i kisht'' rį:
M' but e m' vesh kryet i a kį ēį,
Derdhė i kį krejt trut perjashta:
Si grreē kjumshtit i mbet rrashta !
E, si aj ujku, qi msyn ftujen
T asht lshue djali prap m' Kolė Cujen
M' njat Kolė Cujen n' <<kacaturrė>>:
Sį per sy, pesė pare burrė,
Por, per zemer e gajret,
Mos me e tremė as Knjazė as Mbret
Kin' aj kryet ktij m' i a shkurtue,
Dhanti Knjazit me ja ēue.
Kur, pa pritė e pa kujtue,
Qe po msyjn dy djelm tė ri:
Nė ēakēirė e nė xhurdi:
Njatą vetė qi, m' at sy malit,
Tuj ankue hallin e djalit,
Ty t' u banė se janė kulshedra
Mos me i marrė pushka as gopedra;
Por qi s' janė, jo, dy kulshedra,
Veē se po, besa, moj Jane,
Dy drangoj tė lemė njaj nane,
Mos me i prė shkallma as tagani:
Bec Patani e Ēul Patani,
Qi kah rranė atij mejdani,
Kah lshuen turrin m' ēeta t' Knjazit,
Thue, dyndė deti prej tallazit,
Po plandosej kund ndo 'i shkrepit:
Kaq pre' atij tė madh gazepit
Aty u dha krisma e rropama,
Aty u ndez lufta e degama,
E t' ushtoi zhurma e potera,
T' u ēue pluhni e t' u ēue era:
E t' u thyen krenat si poēa,
E t' me' n shyt burrat kaprroēa,
T' u dermuen, heu ! do djelmoēa
Do djelmpēa si taroēa,
Me i u dhimėt gurit e drunit,
Jo se ma nanavet t' veta,
Qi i ki' n rritė me gjak tė zemers.
Ah medet per Nesh Jovanin !
Ah' kukś per Nikė Stjepanin !
Mjera nanė per Gjokė Serdarin !
Qyqja moter per Llazarin !
Nuse zeza per Todorin,
T' cillit hapė, besa, Krahnorin
Me tagan Beci i a kį:
Si edhe kryet ky i a kį ēį
Njatij Gjuros, qi per Shkjį
Sho' in ma trim kund s' i a kam pį.
Aty, po, n' at paēariz,
Mbet yt - bir, ofshe ! m' nji driz:
E preu Ēuli per mjedis !
Eh ! mo', Zot, ma keq per né,
Qi na rį kjo namė - rrfé:
Mos me mujtė Shqyptarė e Shkjé
Me ba hije bashkė mbi dhé;
Por me u vrį e por me u pré,
Kudo atą me i qitė neshtrasha.
Por ē' kan malet qi po ushtojn ?
Por ē' kan prrojet qi gjimojn ?
Shka vran vetllat Mark Milani ?
Thonė kį msy Rrushman Hasani !
Njeky Rrushi 'i shpatė e gjallė,
Dredhun shallin rreth per ballė
Vjerrė <<martinen>> per nen krah,
Kthelltė kuburet rrasė n' sylah,
Edhe priēet mbathė per kamė
Per mnderė tue kercnue me dhamė,
Tue lurue, tue turfullue
Si kulshedra neper kneta,
Kį lshue turrin mbi do ēeta
Mbi do ēeta t' Malit t' Zi,
Thue se gjallė do me i perpi.
Lum per ty, o ti Zot i lum !
Ē' i ka vu ktij buza shkrum,
Ē' i ka hypė vneri nder sy
Kur mbi Shkjé trimi ka msy.
S' po e ndalė gśr, nuk po e ndalė shkrep,
Po i kcen prrockat kep mė kep,
Po i pret gjinden per gazep;
Edhe trimi n' gjak asht lį.
Idhtė me Shkjé tuj u perlį,
Ke tue pré, ke krés tue ēį:
Qi me sy ti t' a kish' pį,
Besa, 'or probe, t' kisht' hi mndera.
Ē' t' u perpushen Shkjét m' at hera,
Edhe m' shpinė atij ē' janė lshue,
Me tagana n' dorė shterngue;
Por jo kush atij m' i u afrue
E m' tagan me sjellė per s' ngiatit:
Pse, ka ' i epte Rrushi shtatit,
Me nji hije malukatit,
Friget Shkjét u derdhshin shpatit:
Si ato dejkat, qi lshue m' shpinė
Ndonjaj orrli - gjeraēinė,
Para e mrapa n' ajr tue lvitė,
Plym shkojn shpendin tuj e nzitė,
Por kurr teper, jo, m' i u avitė;
E kur ky t' a msyj ndonjanen,
Ato t' gjitha marrin anen
Edhe derdhen nper ajri,
Si ajo hjedha lshue flauri.
Proh, ti o Zot ! Rrushi ē' po hidhet,
Se ē' po hidhet, ē' po permlidhet,
Se edhe toka fort po dridhet,
Kah po lshon turrin mbi shkjé,
Kah po i hjedhė krenat nper dhé,
Si t' ki' n kenė kokrra bastanit,
Tue i plasė zemren Mark Milanit.
Mark Milani, pika e djalit,
Ndejė kundruell m' at vetull malit,
Kur kį pį se djelm nanash
Shyt po i jitshin m' at log Zanash
Kį qitė t' madhe e kį bertitė:
A thue nana 'i djalė ka rritė
Kį rritė nana 'i djalė si motit,
Xheverxhil e flakė agzotit,
Qi me u lshue nji herė m' tagan
M' at kulsheder, qi aq zalldan
Po m' u nep ushtarve t' mjerė,
Ke tue pré, ke prap tue therė:
Tue m' i ba kortarė per krraba !
Pasha armėt, qi m' i la baba,
Paēė me i vu nishan nė ballė
Paēe me e ba krushk e kumarė
Dy kubure paēė i falė:
Dy kubure shkri nė Shkoder,
Larg me i vrį ato koder m' koder
Mos m' i a pasė kurrkund <<zdragushės>>
Armė tė ngrita dore s' <<Tushės>>
Dymdhetė qese me u ba pari:
Krejt Kandakut t' lame n'' ari.
Mark Milani kshtu ka thanė.
E ka ndie nji Rahovnjanė:
Qaj Mil Spasi, trim si Zanė,
E kį ndie, edhé fulikare
N' p' r ato rrege e n' p' r ato qare
T' ka marrė hov, si aj derri i eger,
Qi m' ke t' hasė veē t' a ban fleger
E t' a shkyen, po, me do dhamė,
Kuk turinit ngerthye 'i pllamė.
Fort asht dridhė toka nen kamė,
Fort flakue i kį n' dorė tagani
Kah ka msy drejt kah Rrushmani.
Se ē' asht gzue qaj Mark Milani,
Se ē' asht hjedhė qaj Dash Galani:
Dash Galani se ē' asht hjedhė
Se edhe shkallmen ē' e ka dredhė,
Fill tye msy kah Mili i Spasit
Si ajo ulkoja krés s' Bishkasit;
Si kurr turrin t' mos kisht' lshue !
Shkjau pse ate t' a kį shkurtue,
Kryet per toké t' i a kį rrokllue,
Edhe nusen t' i a la shkret,
Me ba vaj, me ba medet,
Si ato qyqet nė shkorret:
Kisht' kenė Shkjau 'i drangue i ri,
M' sisė t' kulsheders lla kerthi !
Jo, po Shkjau drangue kisht' kanė
Ke pa krye asht gjindt tu 'i lanė
E tue i lshue dekun m' bushnjesh
Sa kush para po i del n' ndesh.
Edhe trimi dert s' po kį
Pse n' gjak gjinden asht tue i lį,
Zemra nanash pse asht tue thį:
atij giatė veē se asht tue i shkue
M' at Rrushmanin pa tokue:
Pa tokue m' Rrushman Hasanin
Per t' a dį me te mejdanin,
Per t' a vu mė ballė nishanin.
Per t' i njitė kuburet n' brez,
Qi atij Marku burrė kermez
Folė i a kį me besė e fé,
Po mujt kryet Rrushit m' i a pré.
Kur, qe dyndet qaj Kolė Cuja
Lshue mustaqet si dy duja
Edhe vrap, porsi langoni,
Neper zįll e gur t' nji prroni
M' shpinė Mil Spasit zhgjatė kį lshue,
Per t' a pré, per t' a shkurtue,
Shokėt e vet aj per t' pague,
Si prej Zotit s' kisht' kenė shkrue;
Persč Shkjau tek e kį pį,
Ashtu vrap prronit tue ngį,
Nji cara n' dorė kį perlį
E tue ulrue si bishė Parunit,
Me te i metka shi kupės s' giunit:
Pak gja ashtin pį i a thye.
Briti Kola sa pat n' krye.
Edhe asht purė e rį per tokė,
Me t' dy duert giunin kį rrokė,
Tue gjimue, tue kqyrė per shokė:
Pse ma ngusht vedin mbi dhé
S' e kisht njoftė se kishte lé:
Kurr s' kisht' rį n' nji asi zalldani.
E ka ndie Rrushman Hasani,
E kį ndie edhé njoftė nė za.
Aty n' ndihmė trimi i kį rra,
Vrap e vrap si katalla:
Hidhen gurt, po, tue vringllue,
Mbi Shkjį turrin kah kį lshue.
Si 'i larosh, qi, hekrash pshtue,
Kerleshė qymen shpinės per mnderė,
Zhgjetė t'u lshohet qejve tjerė,
Me ta haju edhe perlaju,
Dboju shtekut e hendekut,
Tuj ungruem e tue cingruem,
Hikni qejt nper prroska e lamė,
Shtangue bishtin héll nder kamė:
Njekshtu Shkjét n' p' r at log mejdanit
Hikin podit, derdhen planit
Para ushtimės s' Rrushman Hasanit,
Qi po lshote m' Mil' n e Spasit,
Si kulshedra Lqenit t' Shasit,
Si ajo rrfeja e krés s' Bishkasit.
Fort asht trandė qaj Mili i Spasit,
Kah Rrushmanin shef tuj ardhė,
se edhe buza atij ē' i a zbardhė:
Por se shmangė nuk e kį kamen.
M' njanen i shpervjelė dollamen,
Aty trimi kį ngujue,
Me tagan nė dorė shterngue:
Si njaj derr, qi poshtė - perpjetė
T' a kenė ndjekė langojt e letė
Shpat mė shpat, zabel m' zabel.
Edhe t' shofė se shtek s' i del,
Me pshtue sish, me u strukė nė breshtė,
Kund m' ndo' i lak, kund m' ndonji kreshtė
Synin gjak, turi' n n' ajri,
Tue turfllue me shum mėni,
Zen aj vend e rrin e pret,
Qi t' i hudhen hasemt nget,
Per me ta, mandej me u rrue
Fyt - a - fyt, me u laskarue,
E me mbetė a se me pshtue.
Kur ja behė, qe. Bec Patani,
Ballin gjanė si fushė mejdani,
Vetllat zi si penda e korbit,
Synin zjarm si flakė agzotit,
Si ajo rrfeja neper re:
Dridhė mustakun kacadre,
Shtatit ardhė porsi harbija,
Gishtat drejt porsi namlija,
Veshė e mathė, edhe shterngue,
Trim i ēartun lé drangue,
Me kulshedra aj me luftue:
Mik me t' huej e vllį me shokė,
Nuk i bite, fjalė mė tokė
Si hynér qi e kisht' falė Zoti:
Burrė si burrat qi ishin motit:
Njimend nip i Gjergj Kastriotit.
Ky pį paska Mil' n e Spasit,
Ke flakue ka njatij rrashit
Edhe rra kį nder malcorė,
Me tagan shterngue nė dorė,
Sikur merr pjalmi me borė;
E kį pį por njoftė s' e kį,
Veē se Shkjį si ē' do nji Shkjį,
M' te edhe trimi kį marrė turr
Shtek mė shtek e curr mė curr,
D'r qi ardhė kį e dalė n' at zįll,
Ku njaj Mili shpatė e gjallė,
Idhtė nė dorė shterngue taganin,
Per me u ndeshė m' Rrushman Hasanin:
Por si pitas, ftyret zbé...
Ballė per ballė me te me u pré.
Tek e shef Beci ate e njef,
Edhe turrin vjen tue e ndalė.
Ki' n pasė kenė miq e kumarė,
Gjakun bashkė edhe ki' n pķ
Do vjet para nė Mal t' Zi,
Kur njaj beci n' shpi i pat shkue
Bashkė me Ēulin per me i pshtue
Duhis s' Mbretit, qi u kisht' lshue
Pare t' madhe m' shpinė, me i zanė
Gjallė a dekė, laik u dhanė,
Per njat t' ngratin mor' Bymbash,
Qi kta e lshuekan laradash
Atjč n' Lesh, e e bakan dekun.
Ēuli e Beci, shkrel prej Bzhetet,
Ki' n pasė kenė dy hasem t' Mbretit,
Qi kurr dį s' i a ki' n gazepin:
Herė the xhaden, herė pre telin.
Gjuej zaptit, nizamin vraja.
Nis degame kot se i' n gjallė
Me spahi e me myltazima:
Hashari, djelm kapisuza,
Kahdo shkojshin, kahdo vijshin
Dy gur njite kund nuk i lijshin.
Prandej Mbreti dhanė kisht' emer,
Gjallė a dekė, tė dy me i zanun.
Edhe n' Shkoder Vali Pasha
Ēon e thrret njat Ali Qorrin,
Njat Bymbashin e Dauletit;
E ngerthye vetllat m' shtek t' ballit,
Kshtu nisė idhtė aj me i ligjrue:
Pa ndigjo Bymbash i Mbretit:
Nji turk dini ti mos kjosh,
Ramazanin e njinosh,
Kurr bajramin mos e gzofsh
E haram t' kjoftė buka e Mbretit,
N' kje se ti dér neser mbrama,
Si t' fillojė dielli me marrė,
Gjallė a dekė ktu n' hyqamet
Nuk m' i bjen t' bijt e Patanit,
Qi aq zalldan halis po i apin
M'<<tyrbe>> t' Lezhės e m' Kalį t'Shkoders.
Ali Qorri m' kambė asht ēue,
Mirė asht veshė, mirė asht shterngue,
Mirė dorin e kį shilue,
Edhe m' shpinė a' i kį kėcye:
Fill per lesh rrugen kį msy:
Kį msy rrugen me t' mdhej hapa,
Me treqind sejmen permbrapa.
Kur kan rį atje kah xhamija
T' fortė idhnim kį kapė Alija,
Se fort hjedhė asht <<shah>> dorija:
Shkrepė kalldramizjarm e shkendija:
Ēudė po ban qaj Kajmekami.
Para e mbrapa i shkon nizami:
Ēudė po ban, me pvetė kį ēue:
Ti, Bymbash, kah don me shkue?
M' at anė t' Drinit, n' kjoftė gjikue
M' at anė t' Drinit m' trap tė Lezhes.
Fort po i bin ushtarėt trompetės:
Kį marrė gjamė Kodra e Marlekės:
Se ē' kį ushtue ajo rranxė e malit.
Thue, asht dyndė deti prej tallazit.
Nisė janė topat prej Tivarit,
Per me u rį bijve t' Patanit.
Nana e Bacit del nė derė,
T' dyja shplakėt tue rrahė p' r 'i herė,
Kį lutė Zot e Shejt Shna Ndue:
Dilni, bre, se jem t' rrethue !
Kur kan dalė t' bijt e Patanit.
Si dy ari prej bigės s' njaj planit,
Se ē' i a njiten Ali Qorrit
Me dy plume m' drrasė t' krahnorit,
Tue e hjedhė shakull n' mes t' oborrit:
E nper flakė t' pushkve t' taborrit:
Kan marrė shpatin tue flutrue,
Dér n' vį Bčlaj qi kan shkue,
Ku atį Buenen kan kalue,
Edhe dalė kan n' Mal tė Zi.
Fill Mil Spasi vojtė kan n' shpi.
Edhč Mili pritė i kį,
Bukė e krypė me ta tue dį,
Porsi pasė t' i kishte vllį.
Burrit t' mirė kurr nuk i asht ndalė
Pushka, sofra, e fjala fjalė.
A m' rrejn syt a jé ti, probe,
Milo Spasi ?... se un qi, tobe,
Nuk kam mujtė kurr m' e mendue
Se ktu m' ty kam me u tokue:
Nsį po grihemi n' mjet vetit,
Si ato bishat e shkorretit:
Bec Patani po pėvetė.
Jo, po, Milo Spasi veté
Jam, lum Beci, probatimi
Po ja kthen; n' mill edhé trimi
Qet taganin m' gjak perlye.
I a avitė Beci e t' dy krye m' krye
Janė falė trimat. Po si jé ?
Si t' kį shkue moti n' at dhé ?
Si i ké robt e gjan e gjallė ?
Po e pėvetė Beci me mall.
Gjallė me frymė e sa me thané,
Fjalen Mili at herė kį zanė,
Ngerthye shllungé do vetlla t' trasha.
Veē sa mirė m' qiti neshtrasha
Me t' hasė sot, qi tash kahmot
Kam dishrue, maną, me t' pį,
Si me t' pasė treqind herė vllį !
Thue, me pį ty a t' ka tokue
Si 'i balosh, hekrash shlirue,
M' nieri t' huej lshon si i terbue,
Thue po e ban kortarė - kortarė,
Kur t' a shofė vetun tue ardhė:
Ndersa, kur ktij t' i dalė para
Zoti i shpis ---- miku a kumara ----
Per me i pri m' e ēue te shpija,
Baloshit i shuehet mnija:
Edhe turrin aj tue ndalė,
Lehtas bishtin tue e luhatė
T' huej' t i avitet dalkadalė,
E, si 'i herė t' a ketė njuhatė,
Trok m' trok para vetė i prin,
Si t' isht' klysh ase kalinė;
Njekshtu, po, Rrushman Hasani
Kur kį pį se Bec Patani
Me at Mil Spasin faqe m' faqe
N' mndyrė t' kanus s' Maleve asht falė,
Turrin trimi aty e kį ndalė:
E lavjerrė ato mustaqe
Toje toje e laqe laqe
Toje toje dér m' sylah,
<<Huten>> vjerrun per nen krah,
Llanės per s' t' gjatit tue i shkue gjaku
Synin zjarm, po, sa taraku,
Taganin kį qitė nė mill,
Edhe trimi kį shkue fill
Kah Mil Spasi e doren shtri,
A jé burrė ? si nė habi
I thotė Milit ---- T' paēim, burrė !
A po mahe ? si t' u ngurrė
I a pret shkjau e pijtas ngeci
Se ti, Rrusho, po zen Beci,
Njeky a 'i probatim i emi,
Milo Spasi, qi n' Rahovė
Marė i hecė pushka e kuvendi,
Edhe vrį kį turq manova:
Si me gjujtė poēa a katrova:
Jo qi atje nė Mal tė Zi,
Shka a Shqyptįr e kryqali,
T' a kį ndihmė e krah tė djathtė,
N' bukė e n' krypė, e n' besė tė burravet.
Se un e Ēuli, kur nė lesh
Patem vrį njat Ali Qorrin
E i pį' m rį Mbretit hasi,
Fill kem' dalė e vojtė n' Mal t' Zi,
E per mik kti i kemi shkue
Tri vjet rresht n' shpi i kemi ndejė:
Bukė e mish, rakij e venė.
Shka kį thanė Rrushman Hasani ?
Manį, prį, ti 'or Bec Patani.
Mik tė mirė na paske zanė:
Se edhé ashtu asht si jé tue thanė.
Q' se trimi aq kthelltė kenka shty
Idhtė taganat tue shkelzye:
Gjylja e plumja rrih pa pra.
Sa per kaq s' do me thanė gja.
Milo Spasi po ja kthen
Per t' giatė t' lumit poshtė rrmen
Edhe kunglli: pse kurrneni
I a nep t' shtymen: veē se rendi
Atķ i vjen, besa, dikśr,
Per ndo 'i rrajēė me u thye, a m' ndo 'i gśr.
Aty at herė shqekut t' xhurdinit
Merr e zier Rrushi kutin.
Ka 'i duhan edhe e kan pshtjellė;
E, ndersa Beci po shkrepte,
M' gśr m' unuer. Rrushi po i thotė
Mil Spasit: Ka Zoti 'i djalė
Nja tri vjetsh, qi atje te shpija
Asht kah m' rritet. N' kje se i lumi
Kį premtue, qi shndosh me krye
T' skapullohna kso potere,
M' a don hatri, qi ti m' shkrel
T' vijsh e djalit t' m'i a marrsh flokėt:
Po kam qéf me t' ba kumarė.
Per ket besė edh' un t' kam ardhė,
Po i pergjegjė i rahovnjani;
Edhe zier revolen brezit:
Nji revole Karadakut,
Me << pesė numra>> qi ma e fortė
S' bahet pushka: e falė Rrushmanit
I a ep, me namli prej vedit,
Rrushi at herė nji pip argjant
Ati i fali: pip telishit,
Me 'i ēilibar m' te sa i voe,
Hollė punue nė trajtė t' nji gjarpni
Leqe - leqe, prej t' permendunit
Kujunxhi, Tuke Jakova :
Pesqind grosh tanė pare n' dorė.
Mandej Becit merr e i thotė:
Ndigiņ, Beco : prij tash mikut
Edhe tej llogoresh s' ona
Qite shndosh. Hajdeni: udha e marė !
Edhe u dįn prej shoqisho' it:
Beci e Mili drejt Sutjeskės
Merr Rrushmani lakut t' bjeshkės
Synin zjarm si zharri i eshkės.
Zot, ē' piskati njatij malit ?
Rrustem Ika, djalė i djalit.
Rrustem Uka n' Qafė - Hardhi,
Me nja treqind djelm bari,
Kį zanė pritat Malit t' Zi,
Mos m' e lanė me dalė n' Guci.
Kur, qe, aty po i shkueka zani
Se n' Sutjeskė po bahej nami,
Tue rrahė topi edhe havani,
Ka'e rrethueka Mark Milani,
Me taborre t' Karadakut:
Rrjedhė der m' giu aj shkulmi i gjakut !
Rrustem Uka m' kamb"ė asht ēue,
Der m' Sutjeskė kį fluturue,
Me treqind sokola malit,
Pak gja dielli pa prendue.
Kur ka dalė m' at vetull malit,
Kį britė t' madhe Rrustem Uka,
Sa qi ushtuen male edhe suka:
Ngul, Malci, bre, se t' a rrina,
Me treqind e sa <<martina>> !
Edhe trimat n' luftė janė hjedhė,
Porsi breshni mbi veshtnajė,
N' dorė taganit idhtė tue dredhė
<<Hutat>> n' dorė t' u ndejė tymtajė.
Se fort lamsh trimat janė pshtjellė !
Se shum krenat dheut janė mjellė !
Shum perplasė janė gjindja rrahit,
Kush cur veshit, kush cung krahit !
Gjaku rrkajė ē' po rrmen giatė podit !
Ē' t' i zen syt tymi barotit,
Si veē falė i kjoshna Zotit !
E t' u dha gjama e ulurima,
Vrrima, brima e bulurima,
Kah janė ndeshė trimat me trima;
T' bumbulluen top e havana,
T' shunglluen <<huta>> e shejshana:
Thue po shamej Haramija,
Vizitori e Metohija.
Veē desht Zoti e prendoi dielli,
E u shkref lufta aty nji filli,
U dįn ēetat palė e palė,
Edhe hana nisė me dalė.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:20   #24
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Ndermjetsia

Amanet, o mori hanė,
Ti qi e vjeter ke qillue
E m' i vjen tokės rreth e okolle,
Kah t' u endė shkon rrés s' hyjzueme:
T' cillen gisht i Perendis
T' a ravisi kupės s' Empirit,
Kur me rreze ballin t' ndriti:
Amanet. a din me m' thane,
Se a t' kį rį ndo' i herė me pį
Kund mbi shekull njeksi kobi
Qi po t' bjen me pį tż sande
M' at tė mjeren moj Sutjeskė?
Shpat, rudinė nė gjak blirue
Rrah per tokė gjindja trinue
Njani mbetė. tjetri varrue,
Dikush shyt, dikush cungue,
Ky tue hjekė, aj tue rektue,
Mbi tokė t' zezė shtatin pushue
E asnji gśr, jo, per nen krye:
Garravaxh. mrrudhė kambė e krye:
Kush currue, kush mbetė pį krye:
Kush permys, a praptė mbi shpinė,
Rri e perplasu nper ledinė:
Perplas kambė e perplas duer
Kukzņ shtatin per terthuer:
Si njaj kau i mbajtun n'grazhd,
Kur t' i mrrije thika n' asht.
Qi terhiqet e perpiqet
Edhé ep per t' madh gazep
Kah vjen shpirti per me dalė !
Tż, o Zot. tė kjoshim falė:
Hokubčt me sż me u pį !
Ktu nji i Vuthaj nė gjak lį,
Dekun purė, palmuē m' nji shkjį
Me nji vesh t' curruem nder dhamė:
Ma pertej nji shkjį m' dollamė,
Nji i Njegushas, djalė i ri,
Me 'i Plavnjanė, musteqezi,
Randė shosho' in varrue per dekė
Tue dhanė shpiert e ashtu tue hjekė
Shkelveshė ftyre, hundėsh cungue
Ēurril gjaku rrkajė tue u shkue
M' dhamė dermishen si dy derra,
Si dż shlliga neper ferra,
Tuj u shkarrafendė mbi dhé:
N' mni t' shoshoqit ke atį lé,
Po, edhe at herė, kśr Deka e tmershme
Ka' i dermon asht n' jetė t' perhershme,
Nuk u bahet shpķrt me dhanė
Njani tjetrit pa i a zanė
Frżmen njak, e dekė m' e lanė.
Shum e nana, ah ! kį me kjį,
Shum e motra kį me u thį
Me u thį motra per vėllį,
Edhe nusja veshė nė zķ
Si n' Shqypni si n' Mal tė Zi;
Pse s' e ké n' at fushė mejdani
Nji kaēubė, nji kep carani,
Permbas t' cillit mos t' gjimojė
Ndo' i i varruem, a mos t' eshtojė,
Shtangue cangull, trup i dekun:
Se edhe as kamben ti me thekun
S' mundesh shpatit prej morije
T' gjindes s' mbetne, e qi ma hije
Nuk do t' bajn, jo, permbi dhé.
Lumuē per tokė Shqyptarė e Shkjé,
Shtremtė shosho' in per t' gjallė shikjue
N' at log Deka kį vllaznue:
Ke, herrė krenash, keq shemtue,
Trupent shyt rįn krah per krah
Si stį cujt e zez nė rrah
Ndersa krenat, nper lugina,
Rrokullisun nder rudina,
Po u rrin grumull mbi ledina,
Si ato rosat neper glina:
Se edhe podit, nder plakrrica,
T' janė perzi <<ksula>> e << kapica>>,
T' janė kryqzue << huta>> e <<novica >>
Mjellė asht qarrja me tagana,
Me calina e me shejshana:
Ktu 'i <<sylah >>, atje ' i <<harabi>>
Kndej nji strugė, ende' i xhurdi:
Gjalma, opanga, edhč caruqe,
Strajca buke, zhaba, duqe:
E me poēa, e me matare,
E me faje e zanamare,
T' mbetne shkret neper bunjet:
Me bujrija e lodertija,
E me topa humė nder gropa:
Dyndu tymi re e njegull:
Shemu trį, cungąl e tjegull:
Edhč muret t' u rrenue,
Edhč ulkoja tuj ulrue
Tuj ulrue e tuj ungrue
Mbi tė mjeren moj Sutjeskė,
Qi t' asht ba sod zhiri e eshkė:
Me i u dhimtė minit nė mśr,
Me i u dhimtė gjarpnit nen gśr !
Pater Gjoni, Zot ! ē' u bį ?
Fill te Pasha po kisht' rra,
Edhč i thanka marė e marė,
Tue e ndie Krén e Bajraktarė:
Si, mo' Zot ! ma keq per né,
Qi na me' n t' dekunt mbi dhé
Krye per krye Shqyptarė e Shkjé
Me ngranė m' ta shqarth e shkrabé,
Me ngranė m' ta sorrė e falkue;
Qi edhč ndihen tue gjimue
Tė varruemėt per tokė dermue
Kush shitue, kush keq cungue,
Zemra gjak, po, me t' pikue
Pa mujtė kush nji ndihmė me u a ēue:
Ke perbįll sogjet vendue
Nuk lanė vizen me kalue.
Se ata, burra, nuk janė cuba,
Qi kan mbetun nper kaēuba,
Krye per krye me skraptha e shlliga
Tue kerkue per punė tė liga
Per hajni e per dhuni;
Por janė trimat, qi burrnisht,
Kambė per kambė e gisht per gisht
Me shokė t' vet nė luftė kan rra,
Kush si bishė, kush si lua.
E m' kto rrege e nder kto hije,
Pa u friguem, jeten banė flije,
Per mbas urdhnit, qi kan pasė.
Prį kurrkund, besa, s' kį giasė,
Edhe asht faj, po, para Zotit
E kori perpara robit,
Me i lanė t'dekunt permbi dhé
N' dashtė Shqyptarė, n' dashtė tė jenė shkjé;
Si edhč n' hall t' varruemėt me i lanė,
Pa u lidhė varrėt e ndihmė pa u dhanė.
Prandej vetė kam ba pleqni
Po u duk juve se asht urtķ
E Shqyptarve u a bįn shani
Fill me shkue un te Mark Milani
E nji besė me te me vu:
Qi dér neser, me ferfllue,
Hylli i Dritės mos t' ketė fillue,
Shka a Shqyptar e shkaf a Shkjį
Mos me u ngucė, as mos me u ngį;
Por me rmue t' dekunt nder vorre,
Por me bartė t' shituemėt n' llogore
Nė llogore t' vet se i cilli.
At herė Pasha kuvend ēili:
Besa, Uratė, fort mirė po thue;
Pse per t' dekun e t' varrue,
Gjindja motit besė kan vu
Kurdoherė, si ktu, si njeti.
Prandej merr ke t' duesh me veti:
Krye, Vojvodė a Bajraktįr,
Gjithsi t' vijė puna ma marė:
Edhč shko te Mark Milani
E t' na thuejsh, se, n' kje qi e bani
Vetė kabśll, qi t' mejė zijani
E t' shuej pushka dčr n' sabah,
Me dalė gjindja neper rrah
Pa pushkė n' dorė, pa thikė n' sylah,
Si kanu nė luftė kį mbetun,
Per me bartė t' dekun e t' mbetun,
Na jem' gati me vu besė
Dér me dritė, pa asnji ngatrresė.
Pater Gjoni, njeshė m' litįr:
S' marr Vojvodė, as Bajraktįr;
Por shkoj vetun me rrogtįr
E me t' Lumin, kjoftė levdue !
Qi kurr doret nuk m' kį lshue.
Pse edhe hije per mue kį,
Nder dy hasem n' mjet me rį,
Pushkė e fjalė un per me dį:
Prandej s' mundet kush me shį
Se po lypi ndermjetsi
Prej Shqypnis e Malit t' Zi,
Dér qi drita t' nisė me gdhi.
Edhé Frati m' kambė asht ēue,
Mbathat kambve kį shterngue:
Kį shterngue ijen m' konop
E 'i rubė t' bardh lidhun mbi shkop
Me rrogtįr tė ri mbas vetit,
Kį marrė rrugen poshtė shkorretit,
Per me u pjekun m' Mark Milanin.
Kur kį mrrijtė n' log t' Malazezvet,
Kį ba za sogjes per s' largu:
Pa ndigiņ moj Cernagore,
Qi per trim e deileki
Larg t' kį vojtė tż nami e zani,
A thue ban ti mue me m' pri
Edhe shndosh me m' ēue ktij logu
Dér te posti i Mark Milanit:
Se mue ktu mė kan dergue
Komandarėt e ushtris shqyptare,
Per nji fjalė tė madhe fort
Me i a thanė un Mark Milanit.
Hiqi armėt, per n' kjoftė se i ké,
Edhč fill mbas mejet eja.
Se ktu lajmin kush s' e vret
Kush s' e vret, as kush s' e nget:
S' jemi turq, por Cernagore !
Se kem' besė e kemi ndore:
I a kthen sogja malazeze
Disi vrashtė, e i prini logut.
Kur kan mrrijtė te Mark Milani,
Marku mirė Fratin e priti;
I dha doren, mrendė e qiti
Nė shatorre, e i pruni kafe,
Edhč ēili me te llafe,
Tue e pėvetė me shum njerzi:
Se a isht' shqyptįr a Frat lti,
se kah vite, se kah shkote,
Ē' zihariq te aj e ēote.
I u gjegj Frati marė e marė:
S' jam lti, por jam Shqyptįr,
Edhč jam nji rregulltįr
<< Kallugjer >>, si ju na thoni
Emnit m' quejn mue: Pater Gjoni,
Marrė gjithmonė veē me punė feje;
E ktu dalė kam para teje,
Per me t' lypė n' emen t' njerzis
Edhč n' emen t' Perendķs
Nji tė madhe nderė bujare.
Rrege, stome, brija e ēajre
Plum me t' dekun janė e t' mbetun,
E as s' po mundet kush me u gjetun,
Qi me rmue t' dekunt nder vorre,
Qi me bartė t' shituemėt n' llogore,
Ke perbįll sogjet vendue
S' po lan vizen me kalue:
Edhč kshtu Shqyptarė e Shkjé
Kan mbetė, ofsh ! permbi dhé,
Me ngarnė m' ta shqarth e shkrebé
Orrla, shqype e kaēubeta.
A thue ban, pra, t' u ngiatėt jeta,
Me Shqyptarė me vu nji besė,
Besė si motit: pa ngatrresė,
Qi dér neser, pa fillue
Hylli i Dritės me vezullue,
shka a Shqyptįr e shkaf a shkjį
Mos me u ngucė, as mos me u ngį:
Por me dalė gjindja nper rrah,
Pa pushkė n' dorė, pa thikė n' sylah,
Si kanu gjithkund ka mbetun,
Per me bartė t' dekun e t' mbetun:
N' vorr tė dekunt tue konisė,
Tė varruemėt prap tue mengjisė,
Tue i forcue me shujtė e bare.
Kjo Parija e ushtris shqyptare,
M' a kį dhanun fjalen mue,
Se ket besė gadi asht m' e vu,
Dér me neser tuj ague.
Pade ti, tash, shka po m' thue.
T' ndihmoftė Zoti, 'or i bekue
Qi ksajė punė i a paske hi,
I a kthen Marku me njerzi.
Edhé mue mė ké n' ket besé,
Pa ndo 'i zhibel, pa ngatrresė.
Veē se 'i gja deshta me t' pvetė,
N'kjoftė se hatri s' ka me t' mbetė:
Si kjo punė mundet me kenė,
Qi, ti i kshtenė e na t' krishtenė,
Me kryq n' dorė e me kryq n' ballė,
Turkut n' ndihmė ti me na i dalė ?
A ma mirė ju rob nen turk,
Qi kį kenė gjithmonė terfurk
Me u rį shpinės e me u llomitė,
Mandej gjan jue me u grabitė:
A po ortakė me u ba me né,
Tue rujtė doke, giuhė e Fé,
E tue njoftė per Gospodįr
Knjaz Nikollen, trim bujįr,
Dér diku edhč ky Shqyptįr ?
I a kthen Frati marė e marė
Si kį hije p' r 'i Meshtįr
T' u ngiatėt jeta, Komandįr !
Se kurrkund, besa, s' asht ngaja,
Me hi tash nder kso fjalėsh t' mdhaja:
Pse ka shkue bukur do natė,
E nper shpat t' varruemėt e ngratė
Janė tue u thį, ndoshta, per ujė;
Por at fjalė mue mos m' a thuej,
Mos m' a thuej as mue as kurrkuej,
Se un me turk kam dalė n' ushtri,
Per t' luftuem me Mal tė Zi;
Se s' asht gja, besa, ajo fjalė.
Un, zotni, n' ushtri kam dalė,
Jo me turq, por me Shqyptarė,
Turq a t' kshtenė, si janė gjith marė.
Pse, si t' kshtenė, si muhamedan,
Shqypnin s' bashkut t' gjith e kan;
E prandej t' gjith do t' qindrojm,
Do t' qindrojm e do t' luftojm,
Do t' bahna kortarė - kortarė
Priften, Freten, Hoxhallarė
Per Shqypni. jo, po; as ti vetė
S' ké dyndė top e bajonetė,
Per tė zjerrun turqit << dinit >>;
Por per t' shtruem Shqypnin e shkretė
Pak me thanė dér m'valė tė Drinit.
Sa per kshtu t' ngiatėt Zoti jeten !
Edhč un Frati, tham t' verteten,
Bashkė me turq baj flije vehten:
Varem n' krrabė, lidhem n' vargoj,
E Shqypnin un nuk e lshoj:
Nuk e lshoj, as shum, as pak,
Per pa t' ba tż, Karadak,
Pllamė per pllamė me e lį me gjak
Pale ti: ku thotė Unjilli
Qi nji Frat shqyptįr, i cilli
Tė ketė pį, se nji ē' do Mark
Don Shqypnis m' i a vu giu' n m' bark,
Aj me ngelė si pushkė pa ēark:
Dordolec n' mjedis t' bostanit:
Si me thanė, as i taganit,
As i zoti i fushės s' mejdanit;
Por dishka si huti m' shpardh,
Si njaj poēi vjerrė mbi gardh,
Veē mos t' thohet se nji Frat
Paska ndejė turkut per ngiat
Edhč at herė kur ky me tjerė
Pushken n' dorė, zjarmin nė gjķ
Po luftote per Shqypni
Jo, zotni; pak ma kadalė:
Se s' asht gja, besa, ajo fjalė.
Sa per punė qi ti po m' thue,
Knjaz Nikollės na me i u shtrue,
Burrė i mirė pse ka qillue,
Un nji fjalė diej me t' kallzue:
Me shka m' dįn neshtrasha mue,
N' mos i paēa mendt mbi hatull.
Mali i Zi e ka 'i vorr m' shpatull.
Venu shej ti fjalve t' mija:
Se do t' vijė, po, lum zotnija,
Koha n' t' cillen shqyptarija
Zojė m' vedvedi kį me dalė;
Por, m' fal faj' n ti per ket fjalė,
Mal tė Zi ma s' kį me pasė:
Serbi vllį do t' a humbasė,
Pa kqyrė t' drejtė, pa kqyrė arsye.
Serbin shqype ké mbi krye:
Kį per t' lanė ky 'i ditė pa sż,
Kthelltė nė rrashtė, po, tue t' i grrye.
Se kshtu hecte n' shekull lodra:
Ulu male e ēoju kodra.
Me gjithkta, tha 'i plak n' Balkan;
Fjala mort, as darsem s' ban.
Kshtu tha Frati, e u nis me shkue,
Mark Milani, 'i trim drangue,
Atij doren kį shterngue,
Me fjalė t' mira tue e pershendetė,
Si zotni qi isht' kenė vetė.
U dha urdhni nji herė sogjevet,
U lshue zani mandej logjevet,
Duelen gjindja at hera podevet,
Vorruen t' dekunt, mbetun stomevet,
M' vigj t' varruemit barten rrčgevet,
Shqyptarėt t' vet e Shekjét tė vett,
Gjith se cilli n' llogor t' vet.
Pater Gjoni po i vjen shpatit,
Me at Nikė Gjonin e Kastratit,
N' nįm e n' za ky per mjeki:
Lypė e thirrė gjithkund n' Malci,
Frati rrfč e Nika pré:
Vojņ gjinden Pater Gjoni,
Tė varrumt sherņ nikė Gjoni,
Si tė kshtenė, si muhamedan:
Dlirju varrė, venju mehlem,
Pa kqyrė fort se ku po i dhem:
Per ngut Puna ndryshe s' ban.
Kėshtu Frati tue bekue,
T' gjallė e t' dekun tue ligjue,
T' shituemt Nika tue sherue,
Forcė me fjalė gjithkuj tue i dhanė,
Ulė a ushtrija bukė me ngranė
Staje - staje e ēeta - ēeta,
T' gjith rreshtue mbas fisesh t' veta:
N' krye tė vendit Bajraktarėt,
Mandej Krént, mandej Gjobarėt,
Me djelmni e me Vogjlķ,
Mbas kanunit nė Malcķ
Xueren plloskat me rakķ.
Tue i kaluemun dorė mė dorė:
Xueren bukė, xueren laknorė,
Shpatlla mishi, kurmagjakė,
T' kshtenėt mish derri, trashė nji shplakė
Hudra, djathė e harmagjikė,
Qi nder shtrajca e nder calikė
T' shpis me vedi u ki' n pasė dhanė,
Edhč Zunė atż me ngranė,
Shoq me shoq tue biseduem
Per té vrįm e per t' shituem
E per shka n' at ditė ki' n pį
Kah dermishė ishin me Shkjį,
Si atį derrat me harusha,
Sa qi dridhė i' n mali e fusha.
Si kan ngranė e si kan pķ,
Janė ēue trimat e kan hi
Me ndreqė << tabe >> edhé llogore
Atż - ktu neper terthore:
Me ēilė gropa edhé hendiqe,
Me rrxue landė e me zanė shtiqe:
Trimat mirė tuj u shterngue
Prap n' e nesert me luftue,
Hylli i dritės tue vezullue.
Bec Patani, 'i zog petriti,
Njizet shokė, m' anesh i qitķ
Njizet shokė, hekur me bré,
Zanin pushkė, synin rrufé:
Mos me u a dalė per vrap shkerbé
Edhč u thotė: Na, se kem' lé
Terrnakop s' kem' ngulė kurr m' dhé,
As zanė shtiqe, as ēilė hendiqe,
Ne vu pemė, ne ki hardhija:
Hajrin s' na kį pį kurr shpija:
Veē se vrį me Turk e shkjį,
Edhč ndeshė gjithmonė m' belį,
Kahdo shteku na kį rį;
Jo po him me ēilė llogore
Neper kto tė gristat rrmore
Per me u strukė prej Cernagore:
Thue se vojtė Malcis kį hallķ
Me hi Lekėt nė dhé per s' gjalli.
Se un nji punė e kam pleqnue:
Na 'izčt vetėt, kėtu bashkue,
Fill me dalė tash nė Mal t' Zi,
Me rį plaēkė kund m' ndo' i bagtķ,
Lopė a qé, a dhen a dhķ,
Shkado kjoftė, edhč ndo 'i shtrri:
Gjithsi t' vijė nė terezķ,
Se nuk rrnohet me bukė thatė !
Pse edhe n' pasėt lufta per t" ngiatė
Jo ma shum se 'i dité a dż,
Se né ktu ma kush me sż
S' po na shef, jo ! Pa na msż
Malazezt << tabe >> e llogore,
Qi po ngrefim nper kto rmore,
Me gjith shtiqe edhé hendiqe
Po t' i lshojm me male e suka:
Ke né mbrapa s' na vjen buka,
S' na vjen nozull as tagji,
Porsi ushtris sė Malit t' Zķ.
Malazezt edhč n' ushtri,
Tham, kan dalė tė gjith unji,
Kshtu qi mbetė veē u kan n' shpi
Pleq e plaka e rropulli.
Une vendet edhč i dķ,
Ke do mot, kam ndejė n' Mal t' Zi
Kur paēė rį Mbretit hasi:
Ktu edhč kį kush me punue.
Per Tynzo' n, mirė jé kah thue.
Prijna, Bec - o, pį u vonue:
S' kem' pse t' rrijm ma ktu haru
Zhukė Isufi at hera zu,
Sżnin gacė, mustakun hu.
Edhč trimat p' r udhė janė vu.
Si lavė ujqish neper Paru.
Lanė suka, e lanė kodrina,
Ranė nper rrege e nper lugina,
Duelen ashten, gjeraēina
Ku ban ēerdhen neper stina,
Njethet breu, ahi e ēetina:
Kalojn mrizet e Sutjeskeės,
Shkapercejn majen e bjeshkės
E teposhtė nep' r ato rrmore
Shkojn e bin n' at Cernagore,
Ku kisht' pasun nji terthore,
Nji terthore me 'i fushore.
N' at fushore nji katund,
Isht' katundi si gjithkund,
Shpi e gji e stana. tbana,
Pleme, streme vithna, drithna:
E kah fundi do livadhe:
Mbi livadhe 'i shpi e madhe,
Kullė dy ketnash guri s' dhenun
Dymdhjetė pash giatė ballit endun,
Me katue e me hajat:
Nen hajat ndertue nji shtrat;
Atż flete i zoti i shpis,
Rojė e gjindės edhč e bagtis,
Para shpis, n' kallamoqishte,
Vathi n' llajka rrethuem ishte,
Treqind berre mbrenda kishte:
Treqind gala peshtarake
Me njiqind dhi guracake:
Tridhetė okėsh me ardhė hanori,
Qind okė tamel nė ditė kjori
Qind barrė drithė nė vjetė koteci.
Fill ket shpi mėsye kį Beci
Me shokė t' vet, kur na kan rį
Né Mal t' Zi, edhé kan pį
Per kundruell katundin shkjį,
Njaj fushorje njeshė per anė,
Hija e malit qi kisht' zanė.
Atż trimat kan zanė vend
E t' kan nisė me ba kuvend,
Shoq me shoq tue biseduem,
Si me i rį, si m' e rrethuem:
Kush m' i u avitė, kush me ndejė m' pritė:
Cillit shtek me rį me gja:
Kah me hikė e kah me rra,
Po u puna me hikė.
Cingaret at herė, kan fikė,
E germuq e kamandores,
Kush zabelit e kush rrmores,
<<Kacaturrat>> n'dorė shterngue,
Kan nisė vathit me i u afrue,
Dalkadalė e me shum droe,
Si t' ki' n kenė tue shkelė mbi voe,
Thue po shkojn hapat tue njehė.
Kur, qe, nisin qejt me lehė,
Nji herė t' vogel, mandej t' madhe
Posht - perpjetė np' r ato livadhe.
Sidomos nji qen << larosh >>
N' derė tė vathit lidhė per hu,
Kah ndien gjinden tuj u afrue
T' a kerleshė, t' a krepatue,
T' kį nisė idhshem aj me ungrue,
Turr tue marrė e hov tue lshue.
Si lshon qeni naten m' nieri:
Herė m' kambė t' mbrame ngrifu qiri,
Hunin n' pezm grise me dhamė
Grisi hekuratnper kamė:
Tash rri e hidhu edhč perhidhu
Lsho perpara e bje permbrapa,
Ke lidhė qafet fortė me kllapa,
Kllapa hekrit n' farkė punue
Nuk kį sosh si me shpėtue,
Hasmit m' shpinė aj per m' i u lshue.
Kqyr shka bani aj Bec Patani !
Kur avitė asht vathit t' berr' e,
Ulė kacuk permbas nji ferre,
Me dhamė ksulen aj kį kapė
E tue e mbajtė naltė me grykė hapė,
Ndo 'i vizhvizhe edhč tue ndezė,
Nisė << laroshit >> m' i u ngerdheshė.
Tue e pį qeni, zen e tutet,
E si kij mbrendė stelit futet,
Ku, strukė m' anesh, ndejė kacuk,
Ma as nuk lehi, as jashté s' u duk.
At herė Beci e qaj Stak Breci
Hinė kaleēas nen hajat,
Ku ken ndie se permbi shtrat,
Shtrue 'i lkurė viēi e mlue me plaf,
Fjetė dikush rrin e gerhat:
Nji Shkjį plak, i madh sa 'i trap
Shllungė lshue vetllat permbi sż,
Me nji hundė si shpuer ngerthye,
Qitė << zdragushė >> e <<allti>>nen krye
Vjerrė fyshekėt m' kaptuell t' katheders,
Si atą dhamėt e lmashketė t' kulsheders.
Dy langoj si lshojn m' kapruell,
Kur t' a marrė pushka kundruell,
Dy currilash tue i shkue gjaku:
Kshtu janė lshue Beci edhé staku
M' at tė mjerin morč Shkjį.
Qi gerhitte pa i a dį
E qi as anderr s' isht' tue pį,
Se shka at herė ishte tue e gjetė.
Nji herė Beci, ndersį fjetė
Ishte Shkjau, armėt i a kį tretė
Edhč hjedhė larg n' nji kaēubė.
Zgjohet plaku, don me brité;
Por stak Breci me nji rubė
Gati i rrin, n' gojė tue i a qitė,
E s' e len, jo, me piskatė.
At herė lidhė plakut tė ngratė
I a kan duert me brez mbas shpinės
E tue i grahun m' tundė t' <<martinės>>
E venė para me u ēilė vathin:
N' fishkullim atż edhč thrrasin
Shokėt e vet, e mbasi dashit
Hojn kumonen edhč skjapit,
Dhen e dhi kan lshue prej rrashit,
Dį dż tufėsh e drejt Sutjeskės
I kan nisun hijes s' bjeshkės
Neper halė e neper ah;
Njani prij e tjetri grah,
Rrugė mbi rrugė, e shtek pa shtek:
Si ato bishat nper shkorret,
Kur t' i marrė i ziu ezgjet.
Mbas sish shkjau shkote tue u dridhė,
Me shtupė n' gojė e me duer lidhė,
Dčr qi kapė ata janė n' cak
Tė Shqypnis me Karadak.
Kur kan ardhė e dalé n' Shqypni
Edhé berret paten hi
Bukur kthelltė permbrenda n' breshtė
Prej kah Shkjau s' kisht' pse me u dreshtė,
Bec Patani, nji sż - xhixhé,
Kį thanė plakut: Hallįll, mixhė !
Pse pak sande t' kem' tundue,
Vathin gjajet tue t' shkretnue,
Pa na pasė ti gjak as varrė,
Ne pré mik, ne erzin marrė,
As thye vi, as luejtė kufi,
Veē e pse ti Shkjį ké lé,
Edhč ban hije mbi dhé,
Per shka faj kurrkund nuk ké.
Por mos kap mėni me né
Pse kjo nderė mund tė gjejė gjithkend:
Lpżhen lopėt, po thonė, me rend...
Veē nji punė, po, mbaj n' mend:
Se mund t' rrim na me duer m' i,
Sa her knjazi i Malit t' Zi,
Toēė me venė e me raki
E ashtu jerm edhé kllapķ
Po ngrehė top, po dyndė ushtri
Edhč del e bjen n' Shqypni
Jo per t' marrun dhen e dhi,
Si na marrė t' i kemi tż;
Por per t' shtruemun nji Shqypnķ.
Por per t' qitė Shqyptarėt n' robni:
Jo, per Zotin, lavdi Zotit !
Se s' mund t' ketė n' mjet nesh faré godit
Dér qi m' ēika na mos' t' jesim,
E shosho' it cara' n e voters
Vendit mos t' i a kem' na shkulun,
Edhč mbyllė deren me ferrė!
Kshtu i kį thanė, e e kį shlirue,
Edhé lanė e kį me shkue.
N' ato fjalé qe se 'i djalosh
Del prej shkurrjet me nji kosh
Ngarkue m' shpinė e 'i spatė vjerrė m' krah,
Pa pushkė n' doré pa thikė n' sylah,
E pa ksulė, qyqari, m' krye:
Koparanin brrylash shkye,
Dy kapakėsh n' parzem shperthye:
Plasė shallvar"rt e marrė m' nja' n i
T' pa ilik e t' pa tehri:
Pulpat njeshė tanė gjalma e zhanga,
Shtjerré kėputa e shtjerrė opanga:
Ujė djersitėe krejt llomitė,
Gervishtė duer e gervishtė ftyrė:
Mos me mujtė tė mjerin m' e kqyrė
Zemra n' bark per pa t' u lmeké
Per shka date se kisht' hjekė.
<<More>>! i briten Lekėt p' r' iheri.
Ndore t' uej! pergjegji i mjeri
Brimet t" Lekvet ka' u trishtue,
<<Hutat>>m' parzme q' i a ki' n vu.
Se 'i i Mirditas kam qillue,
Lé nė Mnelė, n' Bajrak tė Spaēit,
Ndejė me shpi n' anė t' Kalivaēit,
Mark Nkollė Gera emnit m' quejn,
Zeza e vedit, jo e tje' rkuej,
Kumari me at Bec Patanin,
N' kje se ndie i a keni zanin:
Qi Ali Qorrin aj pat vrį,
Kur pat dalė ky n' vį t' pa vį
Me ēue Becin lidhė nder pranga,
Por qi sod i kndohet kenga
Ke at ditė m' hutė i punoi ēarku.
Po a thue ti jé, kumarė Marku?
Po i thotė Beci, tue i u afrue:
Kumarės doren kį shterngue,
E ē' janė falė faqe per faqe,
Si asht zanati nder bajraqe
Tė Shqypnis. Mande' e pėveti:
Po ē' t' kį sjellė kėtij shkorreti ?
Shka t' kį hjedhė e pru n' ket dhé
Me sharrue nder ujq e Shkjé ?
Veē rreziku, lum kumara !
Persč sod, me kenė e mara,
Un me u gjetun nė Shqypni
M' okė e m' copė, e m' plang e shpi,
Ku m' la Zoti e t' Parėt e mķ.
Por shka se rreziku i zķ
M' ēoi me u vrį me do shokė t' mi,
Edhč dola e rąsh n' Mal t' Zi,
Ku vendue kjeēė me 'i zotni
E ku shkue e paēė do mot...
Shkue do mot, eh ! ndihmo, Zot !
Por as teper keq, me thanė...
Veē sa mos me mbetė pa ngranė.
Kur, qe, tash, qi lufta u ndezka,
Vin e m' kapin rrezga - bjezga,
Edhč m' venė per mbas urdis,
Per me ēue zahire ushtris:
Nata e dita mue me m' shkue,
Si po m' shef, me kosh ngarkue.
Miré, po, sende un hikė u kam,
Jo pse lodhė e merzitė jam;
Edhč marrė kam gśr e shkam
E pershkue jam nper kto rrmore
Porsi iriqi neper shkorre,
Veē per t' ardhė e me u diftue.
Si Shqyptarė qi kem' qillue:
Se jue Shkjau asht tue u rrethue:
Per mbas beset qi kje vu.
Per tė dekun e t' varrue.
Mark Milani urdhen kį dhanė
Qi me 'i herė ushtrija e tanė
Me u dyndė sande prej Sutjesket;
E tue u shtrimun per rranzė bjeshket,
Para dritės me ndjehė n' Nokshiq,
Per me u shti mandej n' kariq.
Prande', ashtu si m' duket mue,
Duen Thekė kambėt edhč shpejtue,
Punen Krenve m' u a diftue;
Perse ndryshe, vetė po drue.
Se me shkue puna fort vonė
Mund t' sharrojė kjo ushtrija e jonė.
Kshtu tha Marku. Me shosho' in
At herė trimat bisedojn,
Edhe dįjn qi Marku e Beci,
Zhukė Isufi e njaj Stakė Breci,
T' lejshin shokėt me plaēkė permbrapa.
E t' u nisshin me t' mdhej hapa
Per Sutjeskė, e ket dredhi
T' Komandarit t' Malit t' Zi
T' i a diftojshin me nji herė
Ali Pashės e Krenve tjerė.
E pse Marku s' kishte pushkė:
E pa pushkė, si n' mal, si n' fushė,
Sidomos nė kohė tė luftės,
Punė e vshtirė asht me shkue rrugės,
Kshtu i ep staku njat <<zdragushė>>
Me fyshekė e njat <<patllake>>.
Qi 'i herė Shkjaut per nen rradake
I a muer Beci edhe u dha krah
Por qi Staku n' ferrė s' i la:
Pse, tue u nisun shokėt me berre,
Pushkė e allti aj zier prej ferre,
Ku ato Beci 'i herė i treti,
Edhe i merr t' dyja me veti:
Pushken n' krah, alltin n' sylah.
Marku at heré hjedhė koshin n' tokė,
Edhe niset me tjerė shokė,
Neper bjeshkė, me dalė n' Sutjeskė.
Kur n' Sutjeské trimat kan mrri
Te Ali pasha fill kan hi
E i diftojn si Mark Milani
Ushtris s' vet emer aj bani,
Me u nisė naten per Nokshiq,
per me i shti Shqyptarėt n' kariq,
Rruga e shtiqe tuj u zanė,
Tu' u a shti rrethin ané e m' anė.
Ali Pasha m' kambė asht ēue
Krén e t' Parė aj kį bashkue
E t' kan nisė me kuvendue:
Si m' i a ba e tek m' i a ba,
E ne e mbramet edhe kan dį,
Per Nokshiq ata me ēį;
Por tue e lanun nji forcade
Treqind vetėsh n' Sutjeskė dér n' nade,
Me Prelė Tulin, Komandįr:
Terri i natės, thonė, asht trathtįr !
Kėshtu punen dau Parija,
Edhe naten vija - vija
Per Nokshiq u nis ushtrija.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:21   #25
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Tringa

Tż, o Zot, tė kjoshim falė !
Tash, qi zu drita me dalė,
Prej Nokshiqit ē' po veton,
Peja e vogel fort gjimon:
Mark Milani po lufton
Mark Milani, Mark Milica
Po rreh <<huta>> edhé <<novica>>
Prej Nokshiqit lak e m' lak,
Kah Shqypni e Karadak
Prap kan nisė me u lį sod n' gjak!
Se ky Marku, 'i trim i ēartun,
Nat' n ushtrin e paska bartun
E na e qitka kah Nokshiqi,
Shkurres tue u pershkue si iriqi,
Mbasi besa 'i herė kje vu,
Dż ushtrit mos me u trazue,
Hylli i dritės per pa vezllue;
Edhč e derdhka staje - staje
Neper gryka e neper maje,
Prej kah masandej mendote,
Mbasi afati i besės t' marote,
M' shpinė m' i a lshuemun fulikare
N' at Sutjeskė ushtris shqyptare.
Ashtu befas: si prej s' epėrit
Ndo ' i herė orrli i lshohet lepurit,
Kur n' ndo' i driz t' a ketė soditė
Ndejė haru; edhč me i qitė
Shqyptarėt n' rreth, e si n' kariq
Bercakė edhé krapuliq,
Gjallė me dorė Marku me i zanė:
Nji me kthye n' shpi mos me lanė,
Qi me u thanė gjindes n' Shqypni,
Se ē' kob bani Mali i Zi
Mbi Shqyptaré, kur me furi
Aj pat msż Plavė e Guci,
Mbasi dorė Krajlat e Mbreti
I ki' n dhanė me i shtrue nen veti;
Me u a vu << kapicen >> m' krye,
Gjan e mallin me u a rrmye.
Se Shqyptarėt po i qet n' dorė gjallė
Mark Milani, kurrkund mįll
Nuk e baj, besa, ket fjalė:
Se me i qitė n' dorė s' i kį dalė
As vetė Mbreti tė Stambollės,
Jo po i del sod Knjaz Nikollės,
Rreshkė per bukė e ba sylah,
Priēet n' kambė e strugen m' krah.
Veē 'i frigė, po, i mjeri e kam,
Se ky Marku n' at rragam
Tash po e ban Nokshiqin dam,
Ku mbetė tjeterkush nuk kį,
Posė ndo' i cull, do pleq e grį
Sa per t' rujtė shpin e bagtin:
Tym per shpi pse marė burrnimi,
Mbasi u dha n' Nokshiq kushtrimi,
Se n' Sutjeskė shkjau kishte dalė,
Se Shkjaut vendin i a ki' falė
N' at Berlin Krajl edhé Mbret:
Shka a m' shtatė vjet e m' shtatdhetė vjet,
Pushken n' dorė e zjarmin n' gjķ
Nė Sutjeskė rra kan unjķ,
Zot per t' dalun ksajé Shqypni,
Qi gjithmonė hoq keq e zi,
Kah po e kisht' bota lakmi.
Se as ajo ushtrija e jonė,
Prej Sutjesket nisė ma vonė,
Se u nis Marku e muer perpjetė,
N' at Nokshiq s' kį ené prispjetė
Qi atż vendit zot me i dalė,
Edhč hovin me u a ndalė
Ēetavet tė Mark Milanit,
Kur tė bajė me u djergė prej planit
Si lavė ujqish nper rribė t' murranit
Jo qi tham un me mend t' mija.
Se edhč atż po t' ndollte ushtrija
E Shqypnis, fort punė e vshtirė
Se Nokshiqi pshton pa u plirė,
Shpijat djegė e gjaja rrmye,
Me nji Mark shqype mbi krye,
Qi m' i kį nja tetė taborre
Tetė taborre, rrfé mizore,
Derdhė nper maje e strukė nder shkorre:
Njerz tė lém, po, me armė nė dorė,
regjė nė diell, cangllue nė borė,
Tė cillt per nen drrasė t' krahnorit
Kan per zemer ka 'i gśr vorrit !
Atą veē me vrą, me pré,
Me rį plaēkė si ujku n' Shndré:
Me t' a rrmye, po, dhén nen kamė:
Me t' lanė hu si hunin n' lamė;
Pse edhé i moēmi 'i fjalė kuvendi:
Lufton vendi e jo Kelmendi.
Jo, po pra: paska kenė shkrue,
Zi Nokshiqi sod me psue:
Zi me psue, keq me u shkretnue;
Pse sa nisi n' qiellė me ague
Drita e bardhė e besės afati
I maroi, se ē' t' i ndej gati
Mark milani, mustakgiati,
Edhč ushtrin me 'i za lugati
N' at Nokshiq ē' t' a kį ndersye,
Hovin aj ē' t' i a kį shperthye,
Per me vrį, po, e per me pré,
Per me djegun gśr e dhé:
Fill n' Sutjeskė ata me dalė,
Shqyptarėt per me i zanun gjallė,
Me u hjekė armėt, keq me i shnderue,
Knjaz Nikollės rob me ja ēue:
Knjaz Nikollės, po, ke Cetina;
E mandej aj vetė nder shkina,
M' sż <<kapicen>> petull nde,
Dredhė mustakun kacadre,
Me u levdue, fort me u krenue,
Me zanė qiellė e me zanė dhé:
Se ma trim se mue nuk ké,
Kah bjen dielli e hana lé.
Si me krisme e me zhaurrimė.
Me rropame e bumbullimė
Shkputė nji rreshpe vetlla s' malit
Poshtė rrmores shamet zallit:
Kshtu ushton gjama des e planit,
Kah ushtrija e Mark Milanit
Mbi Nokshiq lshon me furi,
Vendit shkaperderdhė flauri:
Si atį korbat nper ajri,
Kur, tue i pį n' kullosė nper arė,
T' ketė qitė m' ta ndo 'i pushkatįr.
E sikśr njetą gjutarė,
Me shumicė qi dalė per gjaje
Krés njaj pylle a njaj ograje,
Larg shoshoqit hallakatė
E tue krisė e tue hukatė,
Zagarėt tue ndersye pį dį,
Per rreth vendin shkojn tue e lį,
Per me tremė bishat nper pisha,
Per me tremė derrat nper ferra
Edhč shokvet, ngujue n' pritė,
Per shej pushke m' shtek me u a qitė:
Malazezt kshtu krés s' Nokshiqit,
Shpirtin ferrė si lkurė iriqit,
Tue vikatė, tue hallakatė,
Hinė me djegun tbana e stana,
Me djegė shpi e me djegun gji,
Me thį vithnat me bakti,
Ēaklat me plaēkitė nper shpi:
Ktu nji ti, atjč 'i kusi,
Kndej nji zhangė, andej nji opangė,
Tlyen e djathė, sheka t' pa rrathė,
Kallamoq, grunė e tagjķ:
Atż - ktu tue vrį ndo 'i fmķ
Rįt nė shtrojė, a ndonji plak,
Qi s' don gjan me lshue pa gjak:
Me u vrį don me Karadak,
Me 'i kubure t' pa kandak,
Njanit sż verbue, krejt mbetė !
Dyndet tymi re perpjetė,
N' flakė e n' shkendija lkuqė rri shpati,
Mnderet m' kambė me t' u ngri shtati !
Tremė baktija marrin malin,
Hikin gjindja marrin zallin,
Ngasin grįt neper errmore,
Djepat m' shpinė e fmin per dore:
T' mjerėt e vocerr tue lotue,
Neper terr tue zanun m' thue,
Ēo e rrxo, po, si njato rikat,
Kur bajn hapin me shpejtue !
Randė me ēakla ngarkue ēikat,
T' giatė ēomagen n' dorė shterngue.
Shkojn tue u grahė, qyqet, bagtivet,
Qi kan mujtė me u pshtuem urdivet
T' Mark Milanit. Qejt e stanit
Para e mrapa me t'mdhej hapa
Shko e eja e gjan avit:
Nja' n avit, tjetren turit,
Reshi tufė, e mandej nzit
Me u grahė kambve, me hitatė,
Qejt bari si e kan zanįt:
Thue se 'imend edhé atą vetė
I' n tue e diejt, po, qejt e shkretė,
Se po mujt tż Shkjau perdhuni
Ndonji herė me t' zanė perfundi,
Aj t' ven m' zemer gśr e krep,
Me gśr t' pushkės lkuren t'' a rep
T' a xjerrė shpirtin per gazep !
Atż - ktu ndo 'i plak i mbetun,
Ba dyfish e m' shkop pėshtetun,
Kaliboē ndo' i kalama,
Shifet rrugės kah hecė tue fsha,
Me nji dem a kįl per lakut,
Brishtun kthetrash s' Karadakut.
Edhč tash e mbasandej
Prej nji fshati n' fshat pertej
Vrrasin grįt, sa kurr kan n'krye:
Ah hik, dhé, se Shkjau kį msye !
E sikur, ndo' i kalama
Tue kthye n' mbramjet n' shpi me gja,
Rrugės shkon lisat m' gur tue gjuejtė
Mbrendė ku strukė t' jenė zogjt me bujtė,
Tremshim zogjt prej lisash dalin,
E nji fushen, nji merr malin,
Neper muzg fershllojn me fletė:
Kshtu Nokshiqasit e shkretė,
Mbrendė nder shpija qillue fjetė,
Kur nper mal zu Shkjau me djegė
Ka' ashtu gjinden ndiejn tue britė,
Koder m' koder tue gerthitė,
Rrezga - bjezga m' kambė janė ēue,
Mbathė e zbathė si kan qillue,
Gjan e gjallė edhé vu para
Vrap nper prroska edhé nper ara
Marrė kan hiken drejt Sutjeskės,
Kah mendojn se terthuer bjeshkės
Kan me ndeshė m' ushtri shqyptare,
Qi me i mbrojtė prejt frotės barbare
T' Mark Milanit, zogut t' shkinės,
Qi u rį befas per mbas shpinės.
Ngasin, vrrasin e dihasin,
Njani tjetrin m' emen thrrasin,
Gjindes s' vet mos me u largue:
Me u grahė kambve, me shpejtue,
Hasmit Shkjį per t' mujtė me i pshtue.
Kur, qe, shkjau, si drita duel,
Ban e shef aj per kundruell,
Se si gjindja vu janė n' t' hikun,
Baktish vithnat si i ki' n shpikun,
Se ē' t' kan nisė at herė me shti
M' gjinde t' ngratė edhé m' bagti,
Si me gjuejtė shkerbé n' lisni !
Ktu vra 'i plak, atjč nji fmi,
Ktej nji grue, pertej nji dhi:
Dikė dekė, dike varrue:
Nja' n lsho m' prroskė e tjetrin m' prrue:
Mendt e krés me t' u dermue !
Lshojn Shqyptarėt bagtin at hera,
Hjedhin plaēkat neper ferra,
Edhč vrap hikin si era:
Njani shkorres, tjetri rrmores,
Kush i urė e kush terthuer,
Pa kqyrė driz, pa kqyrun gśr,
Veē si t' pshtojn prej Shkjaut mizuer.
Se ē' t' u dha brima e ulurima !
Se ē' t' u dha gjama e piskama !
Fmija vrrit, nanat gerthit;
Ēikat kjįj e nuset fshaj,
Fshaj e kjįj pre' atij gazepit !
Herė rri e struku mbas ndo 'i shkrepit,
Mbas ndo 'i stomit, mbas ndo 'i rrapit;
E prap lshou mandej n' pikė t' vrapit,
Shkapercč ledhe e gardhiqe,
Edhč zhduku neper rrmiqe,
Nper rreshpoja, kodra e brigje,
Pushkvet t' Shkjaut veē si me u pshtue.
Turitė gjedhet e terbue,
Bishtin héll mbi shpinė shtangue,
Hidhen, ngasin, marrin shpatin,
Hingllojn mazat, shkrefin vrapin,
Marrin malin dhen e dhi:
E nji pluhen nper ajri
Ēohet njegull, qi, perzi
Me njat tym t' agushtė, tė zķ
Tbanash s' djeguna e mbi krye
Nde, s' tė len me pą me sż;
Si na kurr me sż mos pashim,
Kahdo ardhshim, kahdo rashim !
Ke, qe, sod ofshe ! me pį
Po na duhet, si nji Shkjį
Aj po mujtka me na vrį
Per shej pushke, e flakada
Me na djegun trollin t' onė,
Me na i rrmye dhent me kumonė;
Edhe shkinat e Cetinės
Plaēkat t' ona m' i a vu shpinės,
Porsi mushka, e lak mė lak,
Me i qitė tej nė Karadak:
E t' u tallė shoqe me shoqe,
Ato mrume Kollomoqe,
Me na shį, n' shpotė me na vu.
Njana tjeters t' i u levdue:
Se kaq shpija burri m' dogj:
Kaq Shqypatarė kso jete m' hoq:
S' kį ma trim se njiky em - shoq !
Por nji ēudė un jam tue ba.
Per njat shpi tej n' at shulla,
Mshilė dritsoret, dyert avitė,
Qi si rishtas dįn goditė
E po ndejka tym tue qitė:
Edhé m' paska 'i vathė per bri
Plot me dhen e plot me dhi,
Me 'i qen n' stel, uk i terbue,
Kįl e gjedhe nė katue:
Nji pendė qé lidhė krye per krye,
Bukuri me u pį me sż:
Nji pash brynat hanė ngerthye:
Nuk kį djerr, jo, as nuk kį qerr,
S' kį tavig qi mund t' i thejė:
Pesmdhetė qese blé nė Pejė !
Prap, si 'i mot ē' do tjeter mot,
Grunė n' hambįr, kotecat plot,
Si ma i miri n' Plavė e n' Hot.
Me gjithkta kush s' asht t' u pį,
Poshtė perpjetė atż tue ngį,
As me ēakla m' shpinė ngarkue.
Per me hikė e per me pshtue
Dhen e dhi, lopė edhč qé:
Sado qi tash shkina e shkjé
Asajė shpi fort na i janė qasė:
Shkjét me armė, shkinat me thasė,
E me strajca, kosha e zhaba:
Si zanįt qi u kį lanė baba,
Me mbajtė cullt me gja tė huej,
Dér t' u hecė kunglli mbi ujė.
Porse kunglli, si po thonė,
Aj s' po hecte mbi ujė gjithmonė...
Veē, po, 'i vashė un jam tue pį
Vashė tė ré n' xhubletė tė bardhė,
Me nji rubė rreth ballit ardhė
Qi mje m' vetlla m' i kį rį;
E derdhė flokėt jashta shamis,
Dalė mė paska m' dér tė shpis,
Njanin brryl m' ballnik ngujue,
Ndejka e kqyrka m' kambė haru
Si Nokshiqi rrin t' u kallė,
Plaēkė si bahet gjaja e gjallė:
Si nper prroska, rrgallė e zįll
Jesin dekun grį e fėmij
Per nen plume t' Malit t' Zi.
Por se prap kurrkund neshtrasha
Mue s' a dįn, ka' e shof m' at derė,
Se kį menden me hikė vasha
E me u bį ajo me shokė tjerė,
Per t' pshtuem vetė edhé bagtija,
Pa t' cillat s' kį t' gjallė Malcija.
A thue, Zanė, mos kjoftė premtue !
E ré vasha tue qillue,
Mos tė ket ajo gabue
Me ndo' i Shkjį me u miqasue;
E prandej, n' uzdajė tė mikut,
S' dahet shpis as ēarranikut
E haru m' rri pshtetė ke tbana?
Pse edhé t' mirė po e kisht' ba nana:
Ardhun shtatit si <<breshana>>,
Sżnin hżll, ballin si hana,
Dishka njethė si molla m' rrem,
Si ajo lulja shperthye m' gem:
Qi ke dalė m' kį ashtu te dera,
Sikur ban me ēilė prandvera;
Sikur ban dielli me dalė
Neper aha, brej e halė:
Kaq gja t' mirė Zoti e kį falė !
Mos e thuej, bre burrė, at fjalė !
Se per lila e karajfila,
Per zymyla e per bylbyla,
E per gurra neper curra:
P' r ato hije neper vrrije,
P' r ato flutra neper zalle:
Pasha Orė e Shtozovalle,
Pasha t' rijt e pasha veren,
Per sa bjeshkė e lule bleren.
Ma fisnike 'i vashė s' e ké,
Kah ndritė hana e dielli zé !
Se edhč ndollė, bre, kį shqyptare.
Fisit t' mirė, e deret bujare:
Vetė e bija e Ulė Keqotės,
Kenė gjithmonė ky buka e botės:
N' za per pushkė, urti e fjalė,
Lypė n' kuvend e pvetė n' Xhibįl:
Koritė s' kį, jo, tatė e nanė
Sa kjenė gjallė e shpirt pa dhanė,
Jo koritė kjo sod per s' dekuni
Tatė e nanė tue u kalbė nė vorr !
Qi i kan lanun plang e shpi,
Tokė nė mal e tokė nė vrri,
Vathin tok me dhen e dhi,
Si ma i miri nė Malci.
Se as kend t' vetin Tringa s' m' kį:
Tringė m' i thonė, po, asaj bi malit:
Veē Tynzonė edhé nji vllį,
Njat Curr ulen, pika e djalit,
Po, me i prekun kryet mė trį
Qi ajo e don si sżt e ballit:
E qi as fat me i qitė s' desht vedit,
Virgjineshė por ndejė kį n' voter
T' t' et, per t' pasun vllįn per s' ngiatit,
Qi m' i u ba kjo nanė e moter.
Veē orzezė Tringa m' kisht' lé,
Me i u dhimtė gurit e drunit;
Pse i vllaj vjet, tue u gjuejtė me Shkjé
Atjč n' bjeshkė per punė t'hoqunit
Me dż plume kje varrue:
Edhč tash, qe, mbushet vjeta,
Se rri n' shtroje tue lingue,
Pa mujtė kurr me u ēue m' kambė t' veta.
Natė e ditė motra tue fsha,
S' kursen shtek as s'kursen pare:
I suell mjekėt ku i' n kenė ma n' za,
Blé melheme i kį edhé bare.
Por i vllaj ma mirė nuk bani,
Fill, i mjeri, asht shtri per dekė.
Edhč jerm flet me 'i gjymsė zani:
Veē qi nisé s' kį enč me hjekė.
Marrė mendsh Tringa asi gazepi,
Natė e ditė i rri te kryet:
Si ajo nana fmis ke djepi:
E as kurr, s' mjerės, s' i teren sżt.
S' han, as s' pin, as fjalé nuk flet;
Sa per t' pritė miq e kumarė,
Ndonji shoqe ēon e thrret;
Gjanė raditė neper rrogtarė.
Por, kur drita at herė tue gdhi
Nisė kį Shkjau vendin me ēartė,
Stane e tbana me i ba hi,
Hikė kan shoqet e rrogtarėt,
Vrap tue shkue nder shpija t' veta,
Gjindes s' vet per ngiat m' i u gjetė:
Edhč kshtu tash Tringa e shkreta
Qyqe n' shpi me t' vllįn kį mbetė.
Mendsh si marrė ishte per vllį,
M' kambė dikśr ēohet e mjera,
Edhč del nė derė me pį,
Palč 'i herė se ē' isht' potera.
E kah qiellin shef n' tym mlue,
Kah shef zjarmin poshtė tue zbritė,
Edhe pushken ndien tue vlue,
Shkjé edhčshkina shef tue u avitė:
Shef Nokshiqasit ke ngasin,
Rrege e prroska n' gjak t' u plirė:
Ndien si cullt e grįt gerthasin,
S' epri Shkjau ka 'i gjuen pa mshirė,
Edhč atż me hikė i epet,
Kamben zbathė e sido veshė,
Rrugė pa rrugė me kalue repat,
Me shokė t' vet ajo me u ndeshė.
Por nder mend qe po i bjen vllau:
Si un tash vllįn vetun m' e lanė ?!...
M' shtroje rąt me m' a pré Shkjau,
Pa mujtė kush ndihmė m' i dhanė?!
Edhč hovin ndalė e kį.
Por, kah zhduken fushės e shpatit
Vrap Nokshiqsit tue ngį,
Tė perqethtė atż i bje shtatit:
Pse truē para mendes s' sajė
Shtrohet kobi qi isht' tue e gjetun,
Edhé shef, po, se ma uzdajė
Nė ket jetė per te s' kisht' mbetun.
Shokėt e vet kush hikė, kush dekė;
Zbritu s' epri shkjau mizuer:
Vllau i vetun n' shtrojė tue hjekė;
Qilla e naltė e toka gśr,
Kuej m' i u pshtetė?... kah me shpėtue?...
N' djersė tė ftoftė i rihet balli;
Per urė derės nja' n brryll ngujue,
N' gjak lį i duken mali e zalli.
Don me kjį; me kjį nuk mundet:
Dishka fytin i a zu njak.
Per nen parsme zemra i lkundet,
Prej trishtimit i pikė gjak.
Kah t' i a majė?... shka tė baj e mjera,
Kshtu lshue dore prej gjithkuej?
Zen e yhotė me vedi at hera.
Un veē n' shkosha me u mbytė n' ujė!
Se Shkjau vllįn tash po m' a mbytė:
Drita e sżut per dekė aj shtri!
Mue tash po m' verbon t' dy sżt,
Rob tue m' marrun n' Mal tė zi:
Me turpnue, po, un nanė e tatė,
Nanė e tatė n' vorr me i koritė,
Me zi ftyren vllaut tė ngratė,
Marre fisit un me i qitė !...
Po si mordja me m' harrue ?!
Nanė e tatė tue u kalbė nen dhé !
Vllau, qe 'i vjetė, nė shpi vorrue !
Qyqja moter rob nder shkjé,
Me ba kryq kjo nė tre vend,
Vedit me i a njitun shkinė,
N' gjuhė tė huej me zanė kuvend,
Me sherbye n' Shkjį si robinė !
Si s' u shkputka 'i buzė prej malit,
Per nen vedi mue me m' zanė;
Si s' m' gjoi moti bjeshkės a zallit,
Me t' pshtue erzi, o e zeza nanė !
E qe tash andej pertej
Nper do aha e lisa t' mdhej
Zi nji tym nisė re me u ēue,
Po nisé flaka me vezllue,
Ndihen shkjét si ujq tue ulrue,
Tue vikatė, tue u hallaktė,
Fort tue u dhanė, fort tue u perpjekė,
Kah i a hinė shpijat me djegė:
Edhe shkinat poshtė - perpjetė
Nga nper zalle e nper rrgalle.
Thirr shoshoqes larė e m' larė.
Tue u zgerdhi, tue ba poterė:
Herė tue u shį e herė tue u tallė,
Kah po ndjekin gjan e gjallė:
Qi terbue hikin lak m' lak,
Per me i zanė e me i qitė n' lak
E me i nisė per Karadak,
Ku po hahej bukė e gjak.
Si ajo suta shoqesh dį
E n' blerim t' njethtė ajo rį,
Lshohet zhgjetė e turrshim futet
Mbrendė nė breshtė, tue u dridhė prej tutet,
Kur gjuetari m' te ketė shti,
Per pa mujtė por m' tokė m' e shtri:
Njekshtu bredhė kį Tringa n' shpķ
Zbé si qiri, buzet xi,
Kur kį pį zjarmin kundruell
E kį pį se Shkjau ish' hullė.
Hin me turr, e pa diejt gja
N' at trishtim se ē' isht' tue ba
Me shul deren kį merthye:
Thue s' din Shkjau si m' e shperthye...
Qi kurrgja atij ma per dore
Nuk i vjen, se dyer me thye,
Shpija e tbana me ba rrmore:
E mrrudhėt e m' kambė shtangue,
Djerrun sżt, t' perqethtė tue i shkue
Neper shtat e tue merdhitė,
Si t' isht' plajmi borė tue qitė,
Rrin haru mbrenda shpis s' vet,
Porsi t' ishte nji shauret.
Veē, tue krisė zhurma e potera,
N' lak pertej, sżt hera - hera
Si hajnisht i dredhė kah dera:
Sżt i dredhė e prap i bredhė
Para vedit me shpejti,
Tremshim tu' i rrot' llue np' r ajri,
Ka' ajo shef se e vetmja uzdajė
Me i pshtuem vllau e erzi i sajė,
Po ishin veē njato pak drrasa
T' breme krijet e t' tanė plasa:
E qi as giatė puna s' do t' vete,
E ato Shkjau do t' i shperthete !
Prej t' kobshmit trishtim qi kį,
N' shpi gjithshkafja i duket Shkjį;
Shkjį vargoni, e Shkjį <<carani>>,
Koshi Shkjį, e Shkjį kazani,
Mark Milan ēarku i duhanit:
Magja shkinė, e shekat shkina,
Shkina rraqet vjerrė nper kthina.
E si ngusht kśr gjindet nieri,
Ati i epet si pa hiri
Me thirrė: Nanė ! kshtu Tringes s' shkretė,
Pa kend ndihmė, o zot! n' ket jetė,
Mnderet goja rreshkė e idhnue,
Qyqe vetun n' shpi ngujue,
Me nji vllį fill tue marue
Kaherė ftofė tė mjerit kama !
Atż n' mend po i bjen e ama;
Edhé i bahet se po e shef,
Per urė voters zanė m' nja' n tef
Shi ku ajo zakon dikśr
E kisht' pasė me ndejun, kśr
Mazen m' zjarm me lugė perzite,
E qi Tringės, kur fmi enč i' te,
Aq fort anda pasė i a ki' te.
Edhč nisė disi m' i u njallė
N' shpirt uzdaja, e me i u kallė
Rrezja n' sż e mollza m' ftyrė,
E at urė votre m' nja tue kqyrė
Ah, moj nanė ! po i thotė: ku jé ?!...
As s' po shef se shkina e Shkjé
Po duen Currin me na pré ?!
Por nana isht' t' u kalbė nen dhé !
Kush s' i gjegjė, jo, Tringes s' shkretė,
Veē se i vllaj... me ķ gjamė tė letė !
N' at gjamė zemra i shkrifet n' vįj !
E tue dnesė, lott tue i shkue rrkajė,
Harrue vedin edhé Shkjįn,
S' mendon tjeter veē se vllįn:
Edhe shkon e i rri te kryet.
Puthi ballin, puthi sżt:
Ftyren laja n' lot si rrkaja
Laja n' lot tė sżvet t' ballit !
Aty jemi po i del djalit,
E ka' ashtu ndien tue i pikue
Dishka ftyrės, rrin tue mendue,
Se po asht cirka tue cirkue
E se jashtė isht'tue rį shi,
Me 'i za t' marrėt e si n' merzi
Vedmevedi thotė: Perzčt !
Mori shpija metshi shkret !
Urth e Lmashk per rreth u mlojshin !
Brevė e gjarpen n' jue u perftojshin !
Si kaq shpejt ju me pikue ?!...
M' voter cirken me m' a lshue ?!
Jo, mor vllį, motra i kį thanė,
Se ato cirka shiut nuk janė
Qi nper hatlla pikojn m' voter:
Por janė lott e s' ate moter !
At herė vllau, ba dhé nė ftyrė,
Sż per sż motren po e kqyrė,
Me do sż krejt cangullue!
E letė doren tue i a lmue,
Si n' kllapi i kį ligjirue:
Po ti, moter, pse me kjį ?!
Zemren dżsh pse me m'a dį,
Tash qi m' erdh shpirti me dalė,
Frżma n' zemer tue m' u ndalė ?!
Po a lanė t' paskam me hjekė zi ?
T' paskam lanė pangranė, pa pi,
Veshė e mbathė edhč stoli
Jo si shoqet nė Malci ?!
A se folė t' paskam un randė:
Persč ti 'i ēikė e pa nanė,
Sa valė t' kenka i vetmi vllį,
Huj' per burrė, ndoshta, me t' rį ?!
Motra doren m' ballė i a ven,
Amel fjalen ē' po i a kthen,
Pasten vllaut t' i a strukun krahit:
Amančt, moj njomza e ahit,
Po ku jé ?... shka jé kah thue ?...
Po a kaq jermi t' kį ngushtue ?...
Se tż motra s' t' u martue,
Per pa u kalbė ajo nen dhé !
Kurr ma randė se sod folė s' m' ké !...
Tjeter tatė nuk kam as nanė:
Amanét, mos me m' pasė randė,
Per nji fjalė qi due me t' thanė !
Qżsh, mor vllį qe, tash nji vjetė
Nuk t' u njom ky shtat i shkretė ?!
Qysh s' t' u mkam ky trup nji hera,
Sa me u ēue me dalė ke dera ?!
Si s' t' u thį motra, e thafté vera !
E thaftė vera, si e kį thį !
Po un qżsh shkoj me ndejė rob n' Shkjį !
Vetllat Curri atż kį vra,
E si 'i herė marrtas kį fsha,
Po i thotė moters per nen za:
Po ti, Tringė, shka jé kah flet ?
Rob nė Shkjį tż shka po t' qet.
Na n' Nokshiq, Shkjau n' Karadak ?...
S' tė lshon fisi, jo, pa gjak,
Me t' robitė, me t' ēue nder shkjé,
Edhé pse un t' kalbem nen dhé.
Motra, lott me rubė tue i fshi
Ah, mor vllį ! po i thoté n' dashtni,
Ndoshta jermi s' t' len me ndi
Si vlon pushka n' mal e n' vrri:
Se sod Shkjau n' Nokshiq ka hi.
Ku po ban t' madhe kerdi,
Shpija e stane tue i ba hi,
Tue plaēkitun dhen e dhi,
Tue vrį pleq, e grį, e fmi !
N'at fjalė Curri se ē' asht xi,
E me 'i za me t' zi me u ndi,
Po i thotė moters si n' kllapi:
Paska hi, thue Shkjau n' Malci ?
Po n' Nokshiq, po i thotė e motra
E shi tash zbriti nder kodra,
Ku po djegė aj gśr e dhé !
Atż Curri se ē' asht zbé !
Kthelltė nji herė se ē' kį gjimue !
Per rrshit <<hutės>> sżt i a kį lshue,
Tash nji vjetė n' kuj ajo vjerrė !
Edhé sżt nisin m' i u errė,
Fija e mendes nisė m' i u djerrė:
Po zen fryma me ju ndalé,
Sa me t' zi m' i u ndie kto fjalė:
Zot, ma zi se njekshtu a kį ?...
Ndore t' ande paēa rį !
E sjellė marė, shtrihet per dekė,
Edhé nisė kį atż me hjekė.
Tringa qirin shpejt e kallė,
E xi n' ftyrė, ba karabojé,
Merr e i ban me tė kryq m' ballé.
Tue thirrė Krisht e tue thirrė Zojė,
Dér qi vllaj per t' mbramen heré
Hoq e u dį kso jete s' mjerė.
Ē' po ban Tringa e mjerė t' u lvyrė
Rrokė kį vllįn e ftyrė per ftyrė
Puth e kjįj e me lot lįj;
Dnes e fshaj e shkrifu n' vįj:
Dhimet zemra ka'i pelset,
Per at kob tė zi qi e gjet !
Por, tue kjį, tue dnesė mbi vllį,
Nisė me vedi me mendue,
Se vllau petkash duhej ndrrue,
Se nė vorr aj duhej ēue,
Nanė e tatė ku i' n kenė vorrue.
Veē se prap ajo u mendueka:
Mirė se vllau petkash u ndrrueka,
Por si i bahej me e shti n' dhé,
Jashta Shkjau tue djegė, tue pré,
Shokėt kush mbetė, kush hikė e tretė,
Vetun qyqe un nė ket jetė ?...
E len vaj' n e ma nuk kjįn:
Veē haru tash kqyrė tė vllįn,
Tash kqyrė hatllat, tash kqyrė ēaklat
Para e mbrapa, e tej n' odė tjeter
Ndo' i figure a 'i plis tė vjeter,
Kurrkund sż 'n ajo pa e ndalė:
Herė, haru e ashtu pa fjalė,
Soditė oden fund e maje,
Thue po kį kund farė uzdaje,
Se po asht kush qi me i ndihmue.
Por gjithshkafja n' odė rri shue:
Hije deket e kį mlue,
Si nji vorr tė kisht' qillue.
Nisė atż ajo me u frigue
N' at vetmi, e me mendue
Shka per t' dekun kish' pasė ndie
Tue kuvendė, sa kisht' kenė fmi,
Edhč 'i djersė e ftoftė e mlon.
M' voter flaka kah fershllon,
Kah ndien unen m' zjarm tue ēijzė,
Neper hatlla mijt tue lvizė,
Tė perqethtė asa' i shkon shtatit,
Edhč shpinen ma per s' ngiatit
Murit t' vrashtė i a njeshė. Kahera
Asht tue u matė me u ēue, e mjera,
Me dalė n' ane, ku zanįt
Asht n' Malci me ndejun grįt,
Per me zjerrė petkat e t' vllįt
Por me u ēue nuk asht tue mujtė:
Dishka dron vendit me luejtė.
Shkrumue buzėsh, irnue nė ftyrė,
Dér t' vllįn asht tue drashtė m' e kqyrė.
Harrue kį Nokshiq e Shkjį,
Shpijat djegė, vendin n' gjak lį:
Keq rrethuem e kį mjerimi,
Kaq hypė tmera e hypė trishtimi !
Kśr, qe, 'i vigem ndien perjashta
Nji ēetė shkjé po mlidhshin kashta,
Per me i dhanun zjarm njaj shpije
Pak pertej, nalt te nji hije.
Ndien at vigme e flakron m' kamė.
Friget tue rrapllue me dhamė,
Edhč futet n' ane tjeter,
Ku po kishte 'i kashu t' vjeter,
E mbi trén nalt n' hatlla t' epra
Nji gallushter, ēilė nper qepra,
Aq tė vogel, n' cilla t' mdhį
Me t' zi nieri mbrendė me u pį:
E fluturim ajo tue ngį,
Mbas kashunit shkon me hi,
Kin' me u strukun per rranzė ti
Kin' po pshton prej Malit t' Zi:
Qi nper flakė e tym tė zi
Mi as bunger pa gjetė s' lite,
Jo se ma njerzit s' po i gjite,
Qi nper shpi mund t' strukte ezgjeti...
Por, enč pau ulė, me veti
Zen e thotė: Pįsh t' Lumin Zot,
Persč t' mshifem kėtu kot ?!
Ē' m' duhet jeta sod me sod ?!
Nanė e tatė tue u kalbė nen dhé
Vllau i vetem dekė mbi dhé:
Ē' m' duhet jeta kish t' a di ?!...
A veē sa per t' shkuem n' Mal t' Zi,
Faqe t' zezė vedit me i shkrue,
Fis e giuhė e Fé me ndrrue,
Nanė e tatė un me marrue:
Me i' xi ftyren vllaut tė dekun
Me njiherė porsa kį hjekun?!
Jo, per Zotin! lavdi Zotit !
Se ma Tringa per mbas sotit
Gjallė 'i ēas s' do ajo me kenė.
Por, persé p ' r 'i nieri t' kshtenė
Me mbytė vedin s' e ep Feja,
Vetė do t' dal, po, gjofti rrfeja !
Ballė per ballė me u gjujtė me Shkjį,
Perdhuni m' e ba me m' vrį:
Mue me m' vrį, po, n' gjak me m' lį:
Por jo kurr nė Karadak,
Veē kėtu, shi per nen prak
Tė derės s' eme. Jam bi malit:
S' bįj un marre per s' tė gjallit !
Zot, mishrirė tė keshė per mue,
Per shka vetė mund t' kém gabue
Nė ket jetė, hiri a pa hiri
Shtatė herė n' ditė ku fye edhč i miri !
Ti edhé m' ep forcė e fuqi,
T' mos t' i la vedit kori.
Se un t' rijt t' em nuk po e baj fli,
Per t' m' dalė kanga n' Male t' mdhį;
Por per erz, per Fé, per vllį,
Dekė mbi dhé qi mbetun m' kį,
Me m' i a pré kryet shkjau per s' dekuni,
Mal e fis me na i koritė !
Deh ! Ti doren me m' a njitė
Nė ket t' mbramen per mue ditė:
E mos len, jo, gjallė me m' qitė
Shkjau nė dorė ! E fill n' odė t' burravet
Flakron Tringa, i vllaj per s' dekuni
Ku ishte shtri, e << huten >> s' eperi
Hjekė prej kuj' t per nen sergji:
Mbrendė fyshekun i a kį shti:
Kater tjerė i qet m' nja' n bri;
Per nen rryp njeshun per i:
U ep flokve nen shami:
Edhč para se me dalė,
<<Huten>> n' dorė, ba giunin palė,
Asht ulė, vllįn kį puthė nė ballė,
Ku po merr e i thotė me mall:
Fort mos m' u merzit, mor' vllį !
Pse, kur t' nisė dielli me rį,
Tash po vjen Tringa me t' pį:
Me ndejė bashké moter e vllį:
Prej shosho' it ma kurr me u dį !
Edhé vasha m' kambė asht ēue,
Ndihmo, Zot ! Shejti Shna Ndue !
Vetė me vedi thotė nji hera,
E msżn turr drejt e kah dera.
Sa me huj deren kį hapė !
Se aspak vasha nuk m' a zmbrapė !
Por sż' n zjarm, vetllat ngerthye,
Dredhun ruben urė me sż:
Si selvija shtatit ngrefė,
N' mes t' oborrit i a kį befė,
Per mbas ijet << huten >> mshefė.
Kur qe, se njaj Gjur Kokoti,
Si me e humė qi kisht' nisė Zoti
Unen n' dorė tanė tym e shkndija,
Dirgjet shpatit si duhija,
Tue marrė shtekun me t' mdhej hapa,
Me dy t' Vasoviqas mbrapa,
E ma larg prap me ndo' i shkinė,
Per t' ngarkue ato plaēkat m' shpiné,
Kį msż shpin m' i a djegė Curr Ulės.
Gjuri, menden maje ksulės,
Para shokėsh pak kį shtekue,
M' sż << kapicen >> petullue,
Dollamės polin m' brez ngujue,
Vjerré << novicen >> per nen krah,
Kthellté taganin rrasė n' sylah:
E si 'i bishė dalun prej gurit,
Kur t' a lodhė plajmi me borė,
I asht avitun shpis sė Currit,
Sa hjedhė nieri 'i pashė mbi doré,
Prej kah Tringen aj kį pį
M' kambė n' oborr ndejė para shpis:
Si ajo Zana e bjeshkve t' mdhį,
Si aj flamuri n' ballė t' ushtris:
Edhč hapin e kį ndalė,
Ku habité, po thotė kadalė:
Vall, a asht Ora e Dormitorit ?
A por Zana e Vizitorit,
Ulė e Mira m' kto zabele,
Per me gjetė ndo' i ród sherbele
A ndo' i shpendme giatė luginės:
Se nji vashé ma t' mirė s' e shef,
Pasha Sh' Pjetrin e Cetinės !
Me i rį botės ti tef e m' tef.
Tash po e marr e e ēoj n' Mal t' Zi
Si ré nanės t' m' i ndihmojė n' shpi,
Edhé qeni, i biri i qenit,
Thekė kį hapin atij vendit,
Drejt kah tringa tue sulmue.
Por, kur ba kį me i u afrue,
Sa shpejt Tringa 'i hap po kthen !
Sa shpejt << huten >> po e merthen !
M' parzme Shkjaut se ē' po i a ven !
Hiqi gisht, he bujareshė !
Se 'imend kenke 'i bi prej fisit !
Bjeri Shkjaut, bre sokoleshė,
Mu nė parzme per mjedisit !
E t' a diej Knjazi n' Cetinė,
Se edhé n' qitėt Shqyptarėt aj fare,
Pasha Zotin, n' Shqypni s' hinė,
Dér t' jetė gjallė ndo' i bi shqyptare,
Qi per erz, e Besė, e Atdhé
Kto edhé desin si me lé.
Edhč << huta >> bani << bam >> !
N' kokerr t' shpinės bjen Gjuri m' shkam:
I asht derdhė mulla nper rragam,
Pshesha n' ujė, 'dhe atį haram,
Ēika vendit por s' po lot.
Sżnin kokerr, flakė e agzot,
N' krisme t' pushkés kah shokėt e gjurit
Shef se vrap i' n vu atij gurit,
Sa me turr qi i a kį hjeké
<<Hutės>> fyshekun; veē tue u rrekė
T' dytin mbrendė ajo m' i a qitė,
Vasil Ndreka, nji uk malit,
M' tė <<novicen>>terezitė,
E i a njet shi n' lule t' ballit,
Dekun m' tokė bjen Tringa e mjera
Shta' n n' oborr e kryet te dera,
Mollza e faqes krejt n' gjak lį !
Edhč dielli dheut i rį.
Gjallė por Tringa Shkjaut n' dorė s' rį !
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:23   #26
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Ke Tbanat e Curr Ules

Porsa u shkim tringa n' oborr,
Si ajo lulja, qi, shatorr
Ēilė, prej gemit t' a shkepusė breshri,
Vasil Ndreka sżkerveshni:
Nji hundlesh me thija n' krye,
Qi per tjeter vu s' kisht' sż
Veē me vrį, me pré, me grrye:
Fill prej vathit turr kį msż,
Si ajo reja nper murra,
Dhend e dhi aj per me i rrmye,
Dhend e dhi kertyllė nė vjamė.
Ah ! ku ve', bre t' kjasha t' amė !
Kį vikatė si katalla,
Shllungė mustakun dredhė nji pllamė
Qaj Gjetė Gega m' kep pertej:
Befas trimi ku shperthej
Prej njaj breshte vrap tue ngį,
Tue dihatė e krejt n' djersė lį,
Shi at herė kur Vasili, n' gaqe,
Vu <<novicen>> per nja' n faqe
Gisht po i hiqte, e Tringa u rrxue,
Gjaku rrkajė ballit tue i shkue.
Se Shqyptarėt: kah per rranxė bjeshke
Ushtri vijshin prej Sutjeske,
Ēeta - ēeta e rreshta - rreshta,
Tue u pershkue nper ashta e breshta,
E nper suka, rmiqe e kreshta:
Si kan ndeshun cull e grį.
Pleq e ēika vrap tue ngį:
E kan ndie si hasmi Shkjį
N' moh Nokshiqit i kisht' rį,
Ku po bate aj nam tė zi.
Se ē' janė mbushun me mėni !
Gjak e vnér se ē' u asht perzi !
Atż urdhen ma kush s' priti,
T' parė as t' mbramė ma kush s' soditi,
Veē se u lshuen si bisha malit
Do thik shpatit, do poshtė zallit:
Kush n' e rrmakėt e kush n' e djathtė,
Disa t' ngathtė, disa ma t' shkathtė:
Por gjith sżnin flakė e agzot,
Llagam zemren, mbushé n' barot.
E kah ngasin, kah dihasin,
Njani tjetrit larg ē' po i thrrasin.
Si me u zdatė, si me u tuhatė,
Se ē' bajrak me zanun majet,
Cilli grykat edhč zajet:
Kush me u shtż e kush me msż;
Kush nder logje me ndejė sogje,
Kambėt por shtekut t' gjith me i thekė
Me pshtue askush: tė gjith me dekė,
E Nokshiqin mos m' e lshue,
Dż per nja per pa e pague.
Edhč trimat, zemrat peshė,
Po shkojn malit tue i u njeshė,
Porsi njeshen Koprivnikut
Ato berret e Nikė Sykut,
Kur prej veret n' kullosė t' dalin,
Ashtu plym tue marrun malin.
Qaj Gjetė Gega, kuq si shega
Bajraktari n' za prej Shllakut,
Orė e ēuet e gjith bajrakut,
Drang drangoni tue qillue,
Para shokėsh larg kį shtektue;
Edhé, vrap lshue thep mė thep,
Drejt shpis s' Currit del m' nji kep
Shi m' at herė, kur Tringen vrau
Vasil Ndreka, e u turrka shkjau
Fill prej vathit. Porsa e pau,
Keq me nanė Gjetja ate e shau,
M' te edhe <<huten>> tereziti:
Mu m' grreē t' krés atij i a njiti:
Tamth e m' tamth plumen i a qiti !
Ngordhi sżt Vasili e u purė
M' njanen anė e rį terthuer
Dekun m' shkam. At herė prej millit
Xier taga' n, edhč nji fillit
Msżn me pré atą krye t' Vasilit.
Por t' kisht' pasė Vasili 'i shoq
Per mbas vedi, burrė kaprroē,
Harushan: po, kaliboē,
Besa, 'or probe, me t' bartė m' shpinė
Prej Nokshiqit dér n' Cetinė
Per pa u lodhė aj kurrnji grimé !
Kryet e tij si nji rrajė bunge,
Tė tanė neje e tė tanė gunga
Sżnin vrangtė e hunden cunge;
Derdhė mustaqet si dż shllunga;
Me do gaqe, pak me thanė,
Pesė koshiq miser me i zanė:
Edhé m' kambė aj mbathė do opanga
Lkure s' dhije, tė tanė zhanga,
Lesh e rrypa, gjalma e vanga,
E qi at ditė, kur duel n' ushtri,
Me armé n' dorė, me zjarm nė gji,
Ba i a pat e shoqja shkinė.
Beterr burrė e hardallinė,
Trim, po, shkjau, por ne calinė,
Ne tagan aj nė sylah;
Veē << novicen >> vś mbi krah,
Edhč sżnin gacė prej farket,
Me do duer, ēengela barket:
Millosh Pera aj emni i tij:
N' Vasoviq me plang e shpi.
Ky, kur pį Vasilin vrį,
Edhč pą si curr mė curr
Kishte marrė Gjetė Gega turr,
N' dorė taganin idhtė shterngue,
M' arrē Vasilit per t' shkurtue
Kryet per s' dekuni, << novicen >>
Ven per faqe e, m' sż kapicen,
I hjekė gisht; por nuk e muer:
I vrau pushka si n' terthuer,
Shtatit kah Gjetė Gega u purė.
Ban me i shti fyshekun tjeter;
Por namlija s' po i a ha' .
I mbet mbrendė gazhota e vjeter,
Turr karkllukut ka' ashtł i dha.
Dhamė e tmallė sa fort i shkrepi,
Lshon << novicen >> rranxė nji shkrepi !
E vetimė sypri Vasilit
Flakron trimi, edhč prej millit
Taga' n t' a kį xjerrė, e 'i fillit
Ballė per ballė Gjetė Gegės kä dalė,
N' tagan hovin per m' i a ndalė.
Me ndollė puna se n' lisni
Turr prej shkujkut me furi
Leshohet luani m' nji kapruell
Qi n' kullosė t' i dalė kundruell;
E se, para se m' i u hullė.
Fulikare per poshtė trollit
Po i bje tigra atij kaprollit:
Harrue luani atż at shkrebé.
Tigers m' shpiné lshohet rrufé.
Edhč at heré bishat perlahen,
Idhtė shoqe me shoqe hahen:
E dermishen e shkelvishen
Me do dhamė porsi kortela.
Do ēapoj thue janė ēengela;
E ka' ungrojn, kah ulurojn.
Lvisin bollat zhgjetė nper fusha,
Kapė perpjetė malin harusha,
Hikin derrat, marrin ferrat:
Kshtu Gjetė Gega u lshua mbi shkjį,
Ku edhé trimat t' janė perlį
Ndermjet vedi, e t' kan fillue
Idhtė taganat me i vezllue,
Njani sho' in m' e lanė pa kokė,
Qi me ngranė m' te zogjt sterqokė.
Kśr kan pį shkinat me sż,
Si gjetė Gega e aj millosh pera
Njani tjetrin rrebté kan msż,
Se ē'' piskaté kan ato at hera,
Malazezve tue u ba za,
Per mbas plaēket hutue malit
N' ndihmė Milloshit per me rra:
Qi me e pshtuem prej njatij hallit,
N' t' cill' n e qitte atż neshtrasha.
Millosh Pera, me do llana
Si nji <<mashkull>> qerri t' trasha,
Kishte kenė, po, trimi si Zana,
Me i rį zjarmit, me i rį detit.
Kund pa u tremė aj sżni i ti;
Qi edhč n' lufta me askjer t' mbretit
Shum do bulla pshtjellé kisht' n' t' zi,
Ke aj n' <<novicė>> gjuete fort hollė:
Me te voen me kputė m' krye t' njerit,
Me kputė pipin njitė me mollė,
Fluturim sż' n m' i a xjerré skylferit:
Por, me u pré burras n' mejdan,
S' po e kisht' pasė aj fort zanįt;
Pse as me sé me blé tagan
Dalė s' i kisht' Milloshit t' ngratė.
Krejtbashtina e ti 'i pendė dhé,
S' di a po a jo e ndo' i cung hardhije,
Se ne lopė kisht'pasė ne qé,
Posė ndo' i lukre a ndo' i kambė dhije.
Shpija e tij ngrefun kaēorr,
Thatė permbrenda si ' i shpellė uku,
Me 'i kotec, sa 'i kpurdhė, n' oborr;
Nji gomįr e ndo' i brengė ēuku.
Cullt e grueja nė gazep:
Diku ngranė, diku pa ngranė;
Jeta e tij si e bishės nė shkrep,
Qi prej zije luron m' hanė,
me gjithkta por zogu i shkinės
M' kisht' pasė kenė zemerfisnik:
N' buké e n' krypė e n' kupė tė shllinės,
Lete nderė aj me ē' do mik:
Si gjithmonė, manį, ket jetė
N' shpi tė trimit. per trim njefė.
N' dashtė n' kondosh n'dashtė n' xhokė, ké gjetė
Sofren shtruet e pushken ngrefė.
Se ku gjen trimi bujįr...
Se ku gjen skylferi mish...
I a nisė mbrapshté, puna i del marė;
Sjellė m' tė thatė, e korrė dy fish !
Edhč kshtu ky Millosh Pera
Fort zanįt s' kisht pasé taganin;
Sado trim e idhtė si fjera
Ngurrtas dredhtė n' ajr taganin.
E prandej, sa duel me u pré
Me at Gjetė gegen ballė per ballė,
Shef, pak vonė por, se mbi dhé
S' kishte rį ma ngusht per t' gjallė.
Per ket punė me msy nuk hapej,
Veē se vedin m' tagan mprote:
Vithambraps edhč zmbrapej,
Sa herė turrin Gjetja lshote.
Kshtu dy trimat, t' idhtė si Zana,
Kaperthye atį shoq me shoq,
Tue sjellė rrijshin me tagana,
Thue po korrin kallamoq:
Jo se ma se n' at mejdan
Kryet shosho' t po duen m' i a pré:
Porsi t' ishte kryet bastan.
per gjith treg aj qi me u blé !
E kah rrijn ashtu t' u ndjekė:
Gjetja shtżej, Milloshi prit;
Hapu gjetja m' e ba dekė,
Ngurr Milloshi e njalė lvit:
Kah Milloshi hapa - hapa,
Sżnin m' Gjeton gozhdė ngujue,
Rrqasin leres vithambrapa,
Sjellshem s' Gjetos si me u pshtue,
Don rreziku e themra i hasė
M' trup t' Vasilit, zogut t' shkinės,
Terthuer shkamit dekė perplasė,
Edhé praptė bjen m' kokerr t' shpinės,
Kryet n' teposhte e pa << kapicė >>
Se << kapica >> nper rragam
Rrotullue i kį n' nji plakrricė
Me gjith shkrola hupė nė zdram.
M' te Gjetė Gega t' lshue rrfé,
Me tagan nė dorė shterngue;
Veē persč me hi m' i a pré
Kryet poshtė shkamit vjerrėt shtangue,
Puna do t' a kisht' qitė larg,
E me ngiatė s' isht' tue pasė ngae...
I a kį rrasė taganin n' bark,
Kund nji pllamė perpjetė t' i a ēį.
Mbasandej per kaēirubet
Kryet Vasilit, dekun shtri
Permbi shkam bri njaj kaēubet,
I a kį kapė, e me mėni,
Si kasapi e kį zanįt
Kśr pret mish, aj me tagan
Kį nisė m' arrē me i a cecatė,
Dér qi i jet n' dorė si bastan:
Edhč at herė atż at rradake,
Arrēit t' shkputne, krah nji fillit
E flakron si kungull Vrake,
N' mes t' oborrit, terthuer t' cillit
Mbetė kisht' dekun Tringa e mjerė.
Shkon rradakja rrok mė rrok,
Tamth e m' tamth shporue per mnderė
Tue e pliré n' gjak at patalok;
Dér qi vjen edhé zatetė
Shi te kambėt e tringės. At hera
Nisė me marrė Gjetja perpjeté.
Veē, kqyr, ē' bani Millosh Pera,
Shpirti mirė pa i dalė tė ngratit:
Porsa Gjetja shpinen suell,
Millosh pera i kį dhanė shtatit
E permysė aj si nji buell,
Neper lerė rrshqanas tue u shtri,
N' moh njanės kambė Gjeton kį kapė,
Mys per toké tue e karrani;
M' te m' tagan atż edh' asht hapė,
Per m' e lanė trimin pa krye.
Por me sjellė nuk mujt qyqani;
Pse shi at herė i u err nder sż
E i del shpirti, edhč tagani
I pshton dore e i bjen nen shkam;
E permys aj, sa gjanė - giatė,
Truē bje dekun mbi rragam,
Tue e lané vejė t' shoqen e ngratė
Me tre djem e kater ēika.
Se ē' janė lshue shkinat m' at hera
Mbi Gjetė Gegen' raftu - o - pika !
Janė lshue shkinat si dż fjera:
Njana Stane, tjetra Jane:
Dż kulshedra, njana e tjetra !
Sypri tij purė skrraja Stane
T' shmajten dorė i a kapė me kthetra.
Ndersa Janja, e fortė si mushkė:
Nji korume e zezė, shakshine,
Msue me tjerrė e me qitė pushkė,
Ardhė dika'andej prej Cetine :
Dishką grue kjo mashkullore:
Asht turrė shtriga si shkerbé,
Per m' i a xjerrė taganin dore,
E me te, po, me i a pré
Gjetos kryet, ajo korume,
Nįm tė zi Shqypnis me i lanė !
Edhe, besa, more kume:
Disi marre m' vjen me t' thanė;
Por at ditė e bija e shkinės
E pat pré Gjeton e shkue,
Edhč kryet Knjazit t' Cetinės
Dhanti ajo pat per t' m' i a ēue;
E m' << bisht t' pelės >>, manati i Zotit,
Me na vu, kukś ! Shkjau né;
Me kndue shkinat per t' giatė t' motit,
Jana Gjeton si e pat pré:
Si gjak hupcė s' shkoi Gjur Kokoti:
Si Milloshi s' mbet gjak falė !
Veē se Gjetos i a dha Zoti:
Mbasi vedit zot me i dalė
Ndryshe s' kisht' : edhč me krye
Sa kurr mujt Janes i mbet
Mu m' tureēka, tue i a thye
Hunden cunge. N' at siklet
Jana mendesh, kercuna, u muer;
E mloj gjaku e ma as me pį
S' mujt me sż. Dy fish u purė
Mbi Gjeté Gegen : veē me kja
Shtriga s' kjau. Jo, po, kisht' kenė,
Besa, or kume, nji trimneshė,
Me t' ardhė keq: e kam pa rrenė:
Se at ditė Ora e "coi me u ndeshė
M' atą krye, nji maj qillue.
Ndersa dhimet shkina kmye
Zemers s' frżt rrin t' i u pendue,
Doren m' hundė e kuk ngerthye,
T' kį flakrue Gjetė gega m' kamė.
E gjak sżnin prej mėnije,
Tue kercnue idhshem me dhamė,
T' a kį shkulė nji hu dullije
E t' kį nisė m' te me sjellė m' shkina:
Bjeri Stanes, bjeri Janes:
Gjithsa u hate, perzet, shpina,
Per pa i mbajtun pejė kurrnjanes.
Nisin shkinat me piskatė:
Gjetja m' hu se ē' po u rri gati !
Shaju nanė e shaju tatė,
Dér sa u zhduken brijs s' njaj shpati.
Gjak tagani tue i kullue,
Dy kuburet rrasė n' sylah,
Turr Gjetė gega at herė a lshue
Me marrė << huten >> mbeté mbi rrah,
Ndersa ndej tue u kacafitė
Me dż shkinat. Kur m' <<novicė>>,
Qe, atż 'i shkjį e kį terezitė,
Tue e marrė is pak mbi kerthicė.
E shitoi qaj Kėrrstiq Vuku:
Djalė me bré hekur me dhamė,
Lesht e hundės si qyme uku,
Dredhė mustakun giatė nji pllamė:
N' daē per pushkė, nė daē per krushk
Djalé ma t' mirė s' ké pasė pse lypė:
Lidhė nė tjegull, rritė né dushk,
P' r 'i paré armé, per bukė e krupė
Lete kryet per Knjaz tė vet;
E as Fé e Atdhé s' do t' kisht' mohue,
Me e pasé ba jo beg, por mbret,
N' dorė Misirin m' i a pasė lshue.
Ky, tue u djergė me 'i kį per dore
E me 'i kįl ngarkuet perpara,
Kur kį dalė m' nji sumullore
Mbi do megje e mbi do ara,
E pre' andej trimi kį pį
Vasil Ndreken mbetė pa krye,
Millosh Peren permys vrį:
E kį pį si atż, ngerthye
Shtatit, Gjetja ishte tue shtri
Doren m' <<hutė>> plandosė per lerė,
Se ē' asht mbusshė aj me mėni !
Ē' t' janė perzi atij gjak e vnerė !
Ē' t' i kan marrun flokėt perpjetė !
Edhč kįn lidhė per nji shkorre,
Mbas nji curri vetė zatetė,
T' i mbet Gjetės m' << novicė >> mizorre.
U rrxue Gjetja m' shkam tė gjallė.
Lshon Kėrrstiqi kryet m' i a pré:
Si lshon uku neper rragllė
M' ndonji skjap a m' ndo' i shkerbé.
Shpejt po xjerrė Gjetja kuburen !
Sa me shpejt zjarm qi po i ep !
Mirė m' i a thau, Shkjaut likuren !
Ē' m' i a muer shpiertin per gazep,
Tue i a rrasun shi nė parsem,
Letrac m' lerė tue e hjedhė terthuer,
M' te ēakajt qi me ba darsem:
Aj, qi aq trim m' mbahej dikśr !
N' ate Vuku qi nper dhé
Po plandosej si lug trapi,
Mendsh harlisun nji ēetė shkjé
Palabardhas hap mbas hapi
Thekte kamben nper laskįr,
Pushken n' dorė, nė brez taganat,
T' idhtė si helmi ruejtė n' filtįr:
Hajrin kurr mos m' u a pį nanat :
Kush sżzi, po, e faqezi,
Kush kryet <<gjog>>, e menden <<zog>>,
Njani brac, tjetri kuprrac,
Dikush rob, dikush per kob.
Veē se trima sa t' u thuash :
Si njaj Jozja i Vukadinit,
Matiq Jure nė << zdragushė >>:
Mihajl Bozho i Bozho Ikiqit :
Spiro Neshi gerxheli,
Buka e botės e kuvendtįr :
Jįk Taraba kime - zi,
Derė e parė, e trim bujįr :
Vuksan leka, mejdanxhija :
Dy djelmoēa prej Nikshiqit,
Spiro Zeka e aj Gjoko Ilija.
Njiky Gjokja 'i camerdhok,
As dér m' giu mos me i rį deti,
Kį ashtu rrgalles lshue m' asht trok
Larg m' i lanka shokėt mbas veti:
Edhč, menden maje ksulės,
At herė, djali, fill tue u kapė
Ke ato tbanet e Curr Ulės,
Kį pį m' lerė si bijte prapė
Vuk kėrrstiqi, e shokėt pa prité,
<< Veshk >> prej millit xier taganin
E lshon ngutshem m' i akrasitė
Gjetos kryet, edhč mejdanin
M' i a lanė vedit: qi nder shkjé
Vonė e vonė kanga m' i u kndue.
Por jetshkurtė djali m' kisht' lé :
Nuk i duel si e pat mendue !
Pse, sa muer m' tagan tagan me msy ;
N' stom pertej, qe, kį shperthye
Nper ēetina, si uk malit,
Nji farė Luc gjeloshi, i Grudė ;
Shpi e parė e pika e djalit,
Kaleshan, mustaqe rudé,
T' cillit sod e m' gjet tė parė,
Si n' Malci, si n' Mal tė Zi,
Pushka e fjala i pat hecė marė,
S' i u pré mik, s' i u la korķ.
Ky kur pįka shkjčt tue zbritė
Edhe Gjokun lshue m' pikė t' vrapit,
Miré kį zanė trimi n' nji prité
Mbas nji curri e bri nji rrapit :
E kśr Gjokja, hapė n' tagan,
Kį marrė Gjetos me i u turrė,
Per m' i a kputė kryet si bastan,
Ē' t' i kį mbetė aj n' kacaturrė !
Per nen sjetull mirė i a njiti !
I duel plumja rranzé me vetull.
T' madhe Gjokja atż ē' bertiti,
Edhč lmuē per tokė bjen petull
Shi te kryet e atij Kėrrstiqit,
Me ngranė m'' te, mo', Zo', ma keq !
Qejt e bollat e Nokshiqit :
Kryet, ofshe m' i a lamun grreē !
M' i a lanė grreē, po, njatą krye,
M' t' cillt dikur << kapica >> plite :
Ani kur m' a dridhte m' sż :
Aq fort hije pasė m' i ki' te.
Pra edhé at dité qi duel n' ushtri,
Veshé e mbathė e m' armé shterngue :
Pushken n' dorė, zjarmin nė gji,
N' sż <<kapicen>> petullue :
Bir, m' i thanka nana e shkreté,
Mos ban kryet poē e matare ;
Pse me pasė pa te per t' mbeté ,
S' gjen, jo, treg m' e blé me pare !
Edhč i thanka prap kercuna :
Mos me u shtż teper, t' pasėt nana !
Pse Shqyptarét po ishin, Zo', ruena !
T' idhté si gjarpni e t' rrebtė si zana .
Por, pse i ri djali tue ndollé,
Knjazi mendt i a baka kubel,
Kin Shqyptarėt se s' gjuejn fort hollė ,
Se aj Shqyptarėt do t' i bajė zhubel ;
E prandej, qyqari , muer
Gjith at hov, e as s' i rį shpatit ,
Si me thanė, kryqeterthuer,
Por u lshueka zhgjetė per s' t' giatit.
Po, por Luci hollė kisht' gjujt,
Edhč kryet, manati i Zotit,
Aj t' i a bani kungull ujėt ,
Me e kjį e ama per t' giaté t' motit.
Kur kį mbetun Gjoko Ilija,
Frota e shkjevet ē' t' a lshue turr
Perposht shpatit, si duhija,
Kep mé kep e curr mé curr !
Pushken n' doré, nder dhamė taganat,
Neper driz e neper mret
Ki' n marrė hovin ka' ato tbanat
E Curr Ulės, tė mbetne shkret.
Lucė Gjeloshi, pika e djalit,
Fort po qet m' at <<kacaturrė >> :
Fort po i gjuen shkjét atij malit,
Atż hovin per m' u a ngurrė ;
Veē se plumet e <<martinės>> ,
Qi u fishkllojn per bri rradakesh ,
Mįll s' m' i bajn, jo, zogjt e shkinės,
Porsi t' ishin shtupa takash,
E as m' e ndalé hovin s' ndalin :
Veē, lshue turr e krejt terbue,
me t' mdhej hapa perpijn malin,
T' vramét e t' premėt per me i pague.
kur, qe, dalin do malcoré
prej njaj breshte, si lugeten,
Sikur t' rrahė plajmi me borė :
Lul Rapuka e pllum Gjeloshi,
Sżnin gacė; Baca Luc Dedi,
Burrė i urtė Pjeter Gjokė Toshi,
E aj Muē Hasi e Prelė Mehmeti :
Maēa Grizhi, Shyta Pema ,
Ndoc Gjo' Goci e qaj Prélė Keri :
Do djelmoēa si do dema,
Hijen veē me i u a drashtun njeri !
Si aj Turk Shabi me tri zemra,
Gjeto Marku Flakė e agzot,
Me at Tomé Dacin, t' cillit themra
N' sż t' shkjaut mbrapa s' i merr dot :
Vjen Jus Muēa e Marash Vata,
Shpend Delija me gjith djalė,
Si ajo nata, me shtergata,
Hovin topi mos me u a ndalė :
E t' shperthyen si uq zabeli
Cac Kaēeli, e Voc Cungeli,
Lul Pįl Kiri, e Nishk Djalé Miri,
Dum Buzuku e Col Ēamuku :
Mbandej Brahkol Demushi
Edh' aj Islam Makalushi :
Maēa keqi, ' i varraslķ,
Nė sahat e nė taki,
Veshė e mbathé, e burrė zotni :
Qi atjč n' Lezhe te ēinari
Ku tregtari, edhé shtegtari
Vuejn per ujė dimen e verė ,
Me gja t' vet, fitue me nderė,
Ndreqi kronin me ujė tė gjallė ,
Sjellė nper lerė e neper rrgallė,
Prej njaj kodre nen Kalį :
Qi prandej shpirtin per s' dčkuni
I a bekojn gjindjen me mįll.
Kta si pį ken gjinden vrį,
E t' kan pį si shkjét ki' n msye,
Per t' a lanė Gjeton pa krye,
T' janė lshue trimat turr p' r' iheri
Si lavé ujqish perposhtė Peshteri :
E t' u hjedhun p' r atį curra,
T' na janė ndeshė burrat me burra
Shi ku Gjetja, purė m' nja' n anė,
N' doré kuburen ngrefė si Zanė,
Gadi rrite zjarm me i dhanė,
Zjarm me i dhanė, m' parsme m' i a rrasė
T' parit shkjį qi atij t' isht qasė.
E si ' i herė atż u perpojn,
Se ē' t' kan lshue trimat m' shoshojn !
Se ē' kan nisė trimat me u pré
Ballé per ballé Shqyptarė e Shkjé !
T' janė mberthye, t' janė kaperthye
Njani m' tjetrin terbue shqimit,
Si atį derrat n' muej t' hakrrimit ;
E kah sjellin me tagana :
Thue per s' tepri ba i ka nana :
Kah orvaten e rropaten,
Shoq e m' shoq kah idhté pezaten,
Tue u turitė, tue u drobollitė,
Fytafyt tue u kacafitė :
Dikush rrokė, dikush per tokė
Rri e plandosu kryqterthuer :
Tjetri m' shpinė t' shoqit kaluer,
Zenja frymen njak me duer,
Trandja kryet per lerė e krep,
Xirja shpiertin per gazaep,
Me do kthetra si kulshedra :
T' janė ba lamsh, po, n' at log Zanash
Si gjarpij n' zgavrra muranash :
A, si thonė, njalat n' liqe,
Qi, kah shkrepé moti nper re,
Kah i a ep naten vetima,
Ja ep gjama e bumbullima,
Ndermjet vedi ato kacrrue
Ashtu lamsh me mija e mija,
Shkojn n' fund t' uj' t t' u rrokullue,
Der sa qiellės t' ushtojė duhija.
E si s' epri m' arė nper buca
Kputun rremash bijn fiqt puca,
Ma se ' i kokė, besa, mor'shokė,
Shkepun arrēit rį per tokė,
M' to me ngranė e m' to me krrokė
Sorra'e korba e cilikokė,
Sżt me u a shperthiqė me skep.
Edhč i mjeri, ofshe gazep !
Kryet qi m' tokė atż rį s' parit
Kje shi kryet e nji Shqyptarit :
Kryet e Brahokol Demushit,
Qi, zanė vend n' Mal t' Barbullushit,
Ora e qitte at ditė n' Nokshiq
N' luftė me u pré me 'i t' Vasoviq :
Me at Brankun e Tomo Milit,
Kryet i cilli, besa 'i fillit
I a rrumlloi trimi m' tagan,
Si t' kisht'kenė poē a bastan.
Trupit shyt e n' gjak krejt lį
Brahokoli dekun rį
E u plandos per tokė sa 'i trį,
Zanun parsmen m' lerė perfundi :
Sa qi token, thue, se lkundi
Ka' ashtu trup u sham per dhé.
Me pasė kush ndo ' i gjeth per t' pré
Lopė, a dem, a kį kulari
N' ndonji moje, edhé atypari,
Mbasi repė t' jét gjedhi e dį
Misht n' kortarė, me pasė per t' rį
Gjedhe tjera prej pastrakut
N' shpi tue u dredhė, a se kah dalin
N' kullosė n' nadjet, m' at erė t' gjakut
Tranden t' gjitha: hapin ndalin
E haru rrijn e njuhasin
Kah vjen era : mandej ngasin
Trok ke vendi, ku kje therė
Lopa e kau, e atż m' at herė
kryet per tokė e ēark rreshtue,
Dhén me kambė tue ēukurmue
E me bryna tue e dermue,
Kan per t' nisė t' gjitha njiherit
Trishtueshim me ba nji gjamė
Permbi at gjak derdhun aljerit,
Mnderet nieri me u ngrijtė m' kamė:
Kshtu Shqyptarve, kur okolin
Pįn n' gjak plirė, e Brahokolin
Shul per tokė mbatun pį krye,
U kį hypė vneri nder sye,
Sa me idhnim edhč merthye
Janė me Shkjé ! Ma atż kush jeten
Mįll s' po e ban; si malukaten
Por t' kan msż atį njani m' tjetrin :
Plaku m' t' rin i riu m' tė vjetrin,
Si m' ke t' ndeshte kush ma s' pari.
Mnijet sżt u janė ndezė zhari,
Kallė llagam frż ding u asht zemra :
N' lerė nji pllamė u ngulet themra,
Hidhen gurt nji ditė arė larg,
U shkon buza tė tanė jarg,
Kah po msżjn e kah po shtżjn,
Shoqisho' in kah po e ndersżjn :
Rrin nen kambė toka t' u dridhun !
Maēa Grishi, 'i burrė i lidhun,
Fort po dridhtė trimi taganin
M' at serdarin Llazo Stanin :
Idhtė shosho' it t' cillit kah po i mveshen,
Thue dy curra n' moh po ndeshen !
Matiq Jure, 'i taravol,
N' sż << kapicen >> e nja' n pol
Tė dollamės nen brez aj zanun,
Fort po rrin trimi tue dhanun,
Shum po kį trimi zalldan,
Maēa Keqi kah m' tagan
T' a ven para a askund aman
S' po i len, besa, as me marrė frżmė !
Djerset balli u rrit tanė brymė.
Se ē' po hapet Ndoc Gjo' Goci
Mbi nji shkjį prej Gjurakoci
Lé n' Kosovė ! por qi enč fmi
Paska dalė ky e ngulė n' Mal t' Zi :
Miter Spasi aj emni i ti :
Trim si Zana e belaēi :
M' trį me mrrijtė, po, kryet e ti.
Ky Ndoc Gjoni me tri zemra,
Burrė ēufrrok : shkjaut mos me i rį
As dčr m' sjetull, por qi themra
Mbrapa n' luftė kur marrė s' i kį :
Sżnin gacė, zemren barot,
Lum per tż, o i Lumi Zot !
Se ē' i asht furė n' frymė shkjaut mizuer :
Se ē' po e rrekė kryqeterthuer !
Fort po i hapet m' tagan Ndoci !
Ah ! kadalė, bre Ndoc Gjo' Goci,
Se s' ké pį ti Shkjį me sż !
Se s' po i' n krep me u zanė dejlanash
Neper kneta t' Kakarriqit :
Por po jishin do djelm nanash,
Fort me t' lanė, besa, pa krye,
Po t' zate' n kund n' ndo' i log Zanash,
Si zatetė t' paskan, qe, tż
Nder kto rrgalle tė Nokshiqit !
Ka vikatė, disi tue u tallė,
Gjeto Staka, 'i trim budallė,
Kah shperthen vetulls s' nji ahit :
<< Kacaturren >> m' sup tė krahit,
Rrasė taganin n' fletė t' sylahit
Me do veshė si veshė harushet,
Permndershim kercnue belaja
Ndermjet dż kuburesh s' << Tushet >>,
T' cillat kryet qitė si dż rrshaja,
Larg m' i vritshin koder m' koder :
Dymdhetė qese blé nė Shkoder :
Njeshun vezmet njanes i,
Me atį <<kunguj >> sermit shkri,
Me ato tufa tjerrė tehri :
Qi edhč n' Lesh dikśr pat pré
Sufarin, pse do dit para
Doganisė ky i paska n' Fé
Me do fjalė per burrė t' pamara,
Ndersį aj n' Shkoder, pa armė nė brez,
Per treg endej giat pazarit
Edhe trimi m' Malazez,
Porsi njaj ariu prej Sharit,
Ka lshue turrin fulikare
N' p' r ato rrahe e ato laskare
Idhtė taganin zjerrė prej millit :
Porsi livitė rrfeja kupės s' qiellit.
E si meēka kur t' i hullet
Shpellės me mjaltė, nisė bleta e vrullet
Per rreth bishės e me mėni
M' nja i bje m' thimth, por pa dobi;
Pse, turijt zhytė nder fashoje,
Meēka nuk po tremej soje :
Kshtu kan nisė me u krepatue
Ndermjet vedi e me u ngashtrrue
Cerrnagorasit, kur s' čperi
T' atij rrahi nper t' thepisunat
Brije t' rčpuna, si płlave
Qi u bje shqypja, ngerthye kthetrat :
I trčnuni Gjeto Staka
N' at log Zanash neper ēufėrra
U dorgj turr. Trum trokollisin
Troē m' troē mtruhen, tranden trimat,
mendsh trullue. Lamsh hamullohen
Njani m' tjetrin; matarohen,
Ngiten, nziten, me dorė njiten,
Harakuqen neper rrgallė :
Kush terthoras, kush perballė,
Ēeku qenash, quku krenash,
Llanash laskarou m' tagana :
Pergjak xhoka e xhamadana,
Gozhupė, struga e koporana.
Hapen shkjét m' at Gjeto Staken,
Hapen, zdaten, me sjellė matan,
Vithambrapas trup por zmbrapen
E as me msż zemra s' po u ban,
Kah po shofin si m' tagan
Asht turrė Gjetja, trimi i trimit,
Si ajo rrfeja n' natė thellimit.
Mihajl Draga, 'i burrė si motit,
Shkelveshė sżnin, falme agzotit,
Kaprroē burrė e i fort gazep,
Zanė dollamen njanit skep,
Kį bį zemren gśr e krep
Edhč m' Gjeton t' kį marrė hov,
Si njaj Turku me Moskov.
Gjeto Staka, sż bollshordja,
Se ē' t' i u hap m' tagan: si Mordja
Hapet m' kosė. Qindro, bre Mije e
Mos e lsho ! pak ma pertej
Po i vikatė Vuko serdari.
Por pak vonė; persč qyqari
Fjalėt s' i ndieu ! shi at herė per tokė
M' tagan kryet Gjetja i a hodh
E e la shyt: ma kurr me i rį
N' mend, me kthye te cullt e grueja,
Qi n' Njegłsh po i lodhte uja !
At herė Gjetja, tue vikatė
Tue vikatė, tue u hallakatė :
Thue po shkon me u njitė aj valle !
T' i a lshue m' shpinė Vuko serdarit,
Dorė e djathtė e Gospodarit.
Trim pra Vuku e 'i zog petriti,
Por m' e pritė Gjeton s' e priti:
Veē se u shmang, e neper shokė,
Si njala tue depertue,
Kį marrė shpatin thik perpjetė,
Kin ushtris aj me i ba za
Shkove n' ndihmė atż me u rra,
Msż qi 'i kisht' nji katalla,
Mos m' i u pį, besa, kund halli.
Veē fort nalt s' u njit, zavalli,
Lucė Gjeloshi, pse, zanė n' pritė,
M' <<kacaturrė>> m' te hollė kį shti,
Per rranxė vithes tue i a njitė,
Dekun m' tokė tue e karrani,
Me e kjį e shoqja hollė e giatė,
Si ajo qyqja m' rrem tė thatė.
Porsa dekė u plandos Vuku,
T' kį lshue turr njaj Lul Ēamuku:
Lutra burrė ky prej Merturit :
Si harushė dalun prej gurit :
E tue ngį ashtu troē mė troē,
Merr Gjetė Gegen kaliboē,
E me tė ngarkuet lshon vrap,
Si ven ujku 'i ftujė mbi shpinė,
Dér qi dalė kį te 'i luginė,
Te nji gurrė e nen nji rrap,
Kah Shqyptarėt vijshin tue rra
Porsi breshni me murra.
Atż m' tokė trimi e kį ulė :
I ka dhanun ujė me ksulė ;
Brezin shtatit i a kį zgidhė ;
U kį vu varrve duhan,
Me i zanė gjakun, e i a lidhė
Prap me brez; edhč i a ban
Nji cingare. Gśr e unuer
At herė xier, e si n' t' terthuer
Nisé me shkrepė ; e mbasi muer
Kafi zjarm, me te cingaren
I a kį ndezė. Mandej mataren
Aj kį xjerrė plot me raki
E i a ep atż me pi :
Pse rakija, thonė, ban mirė
Per varrė t' pushkės. Aj prap por xier
Prej terēukut nji kaptinė
Hudre s' thatė, e per nen krye
I a qet Gjetos. Hudra vin
Me pritė shtrigat e per sż
T' keq, si fjalė e lané tė Parėt.
Ndersa Luli m' shpinė kį bartė
Njat Gjetė Gegen e ktij varrėt
Po i a lidhte, ma se 'i kokė
Rrotullue kį, ofshe ! per tokė,
Idhtė ka' ashtu rrijshin tue u pré
Shoq me shoq shqyptarė e shkjé.
Atż, 'i herė, mbet Arif Bishi,
Shyta Pema e Lano Grishi,
Edhč a' i biri i Let Putanit,
M' arrē qi kryet mė tef t' taganit
I a preu Ristja i Savo Sulės
Mu ke tbanat e Curr Ulės.
Gjeto Staka pret Mhill Dragen
Burrė i fortė ky e belaēi
Shkove t' vet qi u a lute shtagen,
Sa herė mbushej mendja atij;
Mandej preu Petko Babiqin,
Tverdko Illin, Trifon Mandiqin,
Edhč Jovo Nevjestiqin :
Ani Jovo, qi djalė tjeter
Pasė s' m' i kisht'kercnua loke !
Po, por Gjetja, bishė e vjeter,
Aq giatė punen s' po e mendoke
Giatė s' po e tierte, jo, gajtan,
Edhč i mbetka atż m' tagan
Mu n' butė t' krés e m' vesh tė shmangėt,
Njanit sż tue e lanė tė mangėt,
T' i a lanė rrashten haptė si boskė,
Largkapola e krés hjedhė n' prroskė,
M' te me lype qejt e Nokshiqit.
Por, maną, 'i farė Vuēeniqit
Atż gjakun mirė i a muer,
Njat Cac Deden, belaēuer,
Shyt per tokė tue e lshue terthuer,
M' te me ngranė orrla e sokola,
Me i ardhė shqarthat rreth e okolla
Neper rreze qi lshon hana.
Kadiq pera, 'i uk zabelit,
Burrė i lidhtė e trim si Zana,
Se ē' t' i a lshue m' shpinė Voc Cungelit !
Se ē' t' i a preu aj t' mjerit kryet !
S'' t' shoqes ē' i a verboi t' dy syet.
Tue e lanė vejė me kater fmi,
Ne stan n' bjeshkė, ne tokė nė vrri :
Me i ankue gjarpen e mi !
Njaj Muēė Hasi, 'i derė bujare,
Ē' t' a kį ba aty aj kryet matare,
Edhé lshue ē' t' asht fulikare
M' shpinė t' atij Jovo Sokolit:
Besa, ky 'i farė taravolit
Me bré, po, hekur me dhamė
Lutra burrė e kryet sa 'i shtamė :
E m' tagan kryet m' arrē qyqarit
Dżsh i a dau si shegė Tivarit.
Atż at herė Pipo Gėrrzhiqi,
Mustak shtupa, flok - iriqi,
Qi at Tungj Pepen la pa krye ,
Kśr kį pį trimi me sye
Kryet dż felesh Jovos thye,
Delli i ballit ē' i kį kcye !
Se edhč m' Muēon idhtė ē' t' kį msye,
Mos me e lanė Jovon gjakhupės;
Shtri mė rrgallė trimi pikė gjallė,
Mbi te sorrat me kcye pupsė !
Gjygjin kokės por kopilani
mirė, sa duhej, nuk m' i a bani,
Besa, atż; pse Lul Kapuka,
Trim mbi trima, m' shpinė i u lshueka
Turr e vrap n' per at mejdan,
Porsi deti ēue tallaz,
Edhé i mbetka, ofshe ! m' tagan
M' arrē tė qafės e dér m' germaz,
por pa mujtė krejt m' i a rrumllue,
Njitun kryet p' r at fije lkurė,
Permbi parsme erdh e i u vuer,
porsi t' ishte strajcė tagjije :
Nper gerglac tue i gurgullue
Gjaku t' mjerit gulfa - gulfa,
Si atį ujėt nper lug t' mullinit.
Ashtu trimat idhtė mberthye
Shoq me shoq e kaperthye,
Kah n' mjet vedit rrin tue msye
Si lutraj si katallaj,
N' bokė pertej nji ēetė shqyptare
Ē' e ka nisė pushken batare
M' nji lavė Shkjé, qi kep mė kep,
Marrun hovin hallagrep :
Do djelm t' ri mendt maje ksulės :
Rrajshin n' ndihmė shokve me u shkue
Ke ato tbanet e Curr Ulės,
Me Shqyptarė ku kta taku,
Rrijshin krenash tue u krekcue :
Thue se lé kishin per s' tepėrmi,
E se ' imend rreth asajė tbane
Po ishte ēilė ndo' i kasaphane
Per mish t' nierit, e prandej
rrin tue sjellė m' shosho' in pa dį !
kur Shqyptarėt m' at bokė pertej
Kan dalė trimat e t' kan pį
Per kundruell, si rrash per tokė
I' n shtri gjindja : kush pa kokė,
Kush varrue, kush keq cungue,
Njani vrį, tjetri prap ēį ;
E t' kan pį si Cėrrnagorasit
Qi aq zanįt e kan mejdanin,
Re me breshen shpatit dirgjeshin,
Pushken n' dorė, nder dhamė taganin:
Zdap, lutra edhe katalla :
Lshue per vrap gjithsa i' n tue mujtė,
Shkove n' ndihmė atį me u rra,
T' i a kan nisė atż me gjuejtė
M' <<huta>> shkjét, per me ja u pré
Rrugen para. Mys per dhé
Shtri janė shkjét n' flakė t' <<kacaturravet>>,
Edhč kryet strukun mbas curravet,
Larg shosho' it derdhė atij shpati
T' u kan ndejė m' <<novica>> gati,
E t' kį nisė pushka me krisė
N' p' r ato repe e n' p' r ato brija,
Si nė zjarm kerset dullija.
Atą qit, e kėta qit ;
Kta levdoju, e atą levdoju ;
Haju, shaju koder m' koder
Thue po duen me ba ndo' i loder :
Jo se ma krenash me u herrė,
Shoqishojt shpiertin m' i a zjerrė,
M' i a zjerrė shpiertin per gazep.
Maēa Grizhi, 'i shqype m' krep :
Ah ! kadalė, moj Cėrrnagore !
Se ktu i thonė Shqypni mizore !
Se s' ké besė as nuk ké ndore,
Per pa t' hjedhė un te Cetina,
Pa t' i herrė treqind kaptina,
N' zi pa t' pshtjellė nja tri mij shkina,
Per njat vashė qi mė ké vrį,
T' rijt e veren m' i a ké thį,
Si punue s' kį Turk as Shkjį :
Trimi pushken me sjellė m' grį !
Gjokė Serdari, 'i sż - harushė :
Byrm, Shqypni, gjithkśr tė duesh
N' plum tė randė n' barot tė zi !
Se ma gadi kurr s' e di,
Maną, vedin se jam gjallė.
Se edhč un ktej, besa, s' kam dalė
As per krushk as per kumarė,
As per t' sjellė un ndo' i punė marė ;
Por me vrį, po, e por me pré,
Por me djegun gur e dhé
N' mal e m' mal e koder m' koder,
Dér qi t' bij nji ditė nė Shkoder :
Edhč atż, po, << trobojnicen>>
T' a zhvilloj m' Kalį, e <<kapicen>>
Tż Shqypni, t' a ve un m' krye,
Tue t' a dredhė disi m' nja' n sye,
Bota marė me qeshė me ty !
Edhč kshtu, herė lavd tue qitė
Shoqish' it, herė tue u shpotitė,
Tuj u shį, me fjalė t' u nzitė,
Ē' janė terbue trimat m' at hera !
Se ē' t' asht dhanė vigma e potera !
Fort po ushtojn <<huta>> e << novica >> :
Kį marrė gjamė larg Drezovica,
Kumarusha e Treskavica !
Mark Milani, trim i trimit,
Kur kį pį si reja timit
Mbi Nokshiq qiellen kisht' mlue,
Si isht' kenė trimi tue pushue,
Mirė m' a njeshė, mirė m' a shternue:
Kį mbathė ēizmet dér mbi giu
M' kambe ushtrin edhč e kį ēue,
Per rreth vedi n' bjeshkė ndalue :
Gjashtė taborre malazez,
Njani i remtė, tjetri kermez,
Kush mustaqet lshua dér m' brez,
Disa pleq, shumica t' ri,
Tė gjith gati n' luftė me u shkri
Per Knjaz t' vet e Mal tė Zi :
Kį zjerrė gjogun pullali,
I a njet fre' n dore sé Ltinit,
I a shkundė shalen telatinit,
I a shterngon me tre kollana :
hidhet gjogu porsi Zana ;
Fort hingllon i biri i atkinės,
Si t' gjith faj' n qi e kį tagija !
I a kį falė Knjazi i Cetinės.
Kur po e niste kah Shqypnija.
Edhé Marku, sż - duhija,
M' zenji kamben, ban me i hypė,
Nper Nokshiq m' shpinė t' tij me zdrypė
E udhė mbi udhė e per nen bjeshkė
Fill m' e qitė ushtrin n' Sutjeskė:
Ku mendon se kį per t' gjetė
Ndejė Shqyptarėt as ēuet as fjetė,
Haru kta tue ba ēudi
P' r at ushtrin e Malit t' Zi :
Kah kį mbajtė, se kah kį rį,
Qi me sż ma s' i' n tue pį.
E atż atbotė aj fulikare
N' shpinė me i ramė ushtris shqyptare,
Ashtu befas: si prej s' epėrit
Ndo' iherė orrli i lshohet lčpurit,
Kur n' ndo' i driz t' a ketė soditė
Ndejė haru : edhč me i qitė
Shqyptarėt n' rreth, e si n' kariq
Mlysha, njala e krapuliq,
Gjallė me dorė trimi me i zanė :
Nji me kthye n' shpi mos me lanė,
Qi me u thanė gjindes n' Shqypni,
Se ē' kob bani Mali i Zi
Mbi Shqyptarė, kur me furi
Ky pat msż Plavė e Guci;
Edhč para rresht me i vu,
Si bagtin, e fill m' i a ēue
Per ma t' madhin morč kob
Knjaz Nikollės t' gjith lidhun rob.
Kur, shi at herė tue i dhanun shtatit,
Per me u hjedhė trimi m' shpinė t' atit,
Po ndien malet tue gjimue
Po ndien pushken flakė tue vlue
Poshtė n' Nokshiq, e prej zenjijet
Kamben hjekė. Krejt prej habijet
Trullue n' mend, asht lshue atż turr,
Edhč daLé kį tej m' nji curr
Ku po rrin e kqyrė n' turbi
Rreth e rrotull mal e vrri;
E kur pį trimi tuj ardhė
Prej Sutjeske ushtrin shqyptare:
Pį Nokshiqin si ishte lbardhė
Me Shqyptarė, e se batare
Atż luften kta ki' n nisė:
Pį si n' diell ndritshin taganat.
E sa nieri ishte permysė
Shyt per tokė atje ke tbanat
E Curr Ulės, se ē' i kį rį
Koshės me dorė ! E porsi mzati
Qi perlyket fushės t' u ngį,
Sa tė madhe atż aj vikati
Atij Mirkos gerxheli,
Kapitanit me kondosh,
N' za per pushkė ky e bujari:
Ku jé, Mirko, eh ti mos kjosh !
Se dikush paska tradhtue !
Shkimja, Zot, hisen e diellit !
Se, pa pritė e pa kujtue
Prej Sutjesket ardhė nji fillit,
Plym Shqyptarėt paskan prispjetė
N' Nokshiq t' gjith n' xhurdi a n' gunė
Tuhatė m' zįll e ē' merr perpjetė,
Si ajo miza per kercunė !
Zgidh, bre Mirko, do taborre:
Gjithku t' jét, po, pika e djalit
E t' mos dijn shka asht besė as ndore:
E me to dirgju poshtė malit,
Ushtris s' onė me i vojtė ti n' ndihmė,
Per mbas plaēkat kjo hutue;
Se, per Zotin, ngusht do t' bijmė,
Me shka m' dįn neshtrasha mue !
Se ē' t' kį krisė at herė bujrija !
Se ē' t' kį rrahė lodra e trompeta !
Mirė shterngue t' asht m' armė ushtrija
Me bukė n' strajcė e peksimeta !
E t' u ngref top e havan
Vetulls s' malit mbi Nokshiq !
Kerkserdįr e kapitan
Ē' t' kan njeshė shpatė e ē' t' kan njeshė klliē !
E sikur, mbasi prej vjeshtet
Zbru t' jét toka shinash s' randė,
Shkputė ndo' i rreshpe buzė njaj kreshte,
Termegshim ban dhén me u trandė,
Kah, tue brishtė me t' rrebtė zhumhśr
Poshtė rrmores, shamet n' fund:
Kshtu ushtoi breshtė e terratuer,
Vetė po, mali thue se u lkund,
Kur ushtrija e Mark Milanit,
Lshue prej s' epri fulikare,
Per mbas Mirko Kapitanit
Turr sulmoi m' ushtri shqyptare.
Lum e lum per t' Madhin Zot !
Kur janė ndeshė Shqypatrė e Shkjé
Kur janė ndeshun flakė e agzot :
N' mni t' shoshoqit atą lé :
Se ē' asht ndezė lufta m' at hera !
Fort t' kį vlue << huta >> e << novica !>>
Ē'' t' kį plasė vigma edhč potera !
Ē' t' janė perzi << ksula >> e << kapica !>>
Edhč topat tue bumllue !
Shprazu gjylet flakė e shkendija !
Larg Trojani ē' t' kį gjimue !
Ē' kį shungllue kjo Metohija !
Nen kambė toka tue lkundé shrregull,
Asht dyndė pluhni re mbi krye,
Muzė asht qiella n' tym e njegull :
Ma Nokshiq s' pį kush me sye !
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:25   #27
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Zana e Vizitorrit

Kshtł n'Nokshiq lufta po vlote,
Zana e Madhe e Vizitorit
Mė kisht'dalė ajo n'nji kep,
Prej ka', e Mira, po kundrote
Si terthores sė Nokshiqit
Rrihte << huta >> edhč << novica >>;
Si flakojshin n'diell taganat
E si grķheshin n' mjet vedi
T' idhtė Shqyptarėt e Cerrnagorasit:
Njė grusht trima kta, qi Mbretit
Tė Stambollės, manati i Zotit,
Pesqind vjet kokerr m' i ndejen
E askurr pushkėn dį s'm'i a kan.
T' lirė nepr krepa tue e shkue jeten,
Si ajo shqypja skepkurreta;
Ndersa Serbi 'i belaēi,
Me Turk nisė kishte krushqi
E po rrite aj me dorė m' ballė
Tue i ba Turkut <<tungjatėjeta>>,
Turkut tue i lį pagė e t' dheta:
Pesqind vjet harap i shitun!
E ashtu ndejė e Bukura e Dheut
M' at t'thepsinen maje kepi,
Rreth e rrotull rrokullote
Synin flakė, si flaka e diellit,
Tue kundruem e, shej tue vum
Se kujė pushka ma hollė vritte,
Kujė ma ters tagani ndritte:
Kush po hapej, kush po zmbrapej,
Kush po ms^yte ma furishem
Malazezet a po Shqyptarėt:
T' cillve n' mnķ, kishe me thanė,
Se edhč fort vehtja i kisht' ardhė,
Q' se atż jeten, sado e ambel,
Kurrkush mįll, besa, s' po e bate:
Rrezja e sżnit, kur, i prirte
Ka' ato tbanet e Curr Ulės,
Ku tė mjeren Tringė per s' dekuni
Kį pį shtri terthuer oborrit,
N' nji hurdhė gjaku kryet sharrue
Shi te praku i derės sė vet.
Pse tė mjeren morģ Tringė
Edhč mirė, maną, ajo e Mira
Njoftė m' a ki'te prej kahmotit:
Q' se kjo, vajzė e enč fėmij,
Flokėt rreth ballit rrumullue
E nder mrize t' Vizitorit
Reshun rrunzat me mrizue,
Bate kputa: a se me shoqe
Brite hijes tue kėcye,
Me u stervitė, po, jetshkurtumja,
Si dikur kjo, vetė, ba nuse,
Me kėcye me nuse tjera
N' ato okollet e Malcķs;
Ase, ulė ruben nen vetlla
E tue ba kinsč po kjate
Mbķ ndoķ rrunzė e cungė shtri para,
Njifte fjalė tue dnesė, tue fsha,
Per me dijtė mandej, si grue.
Me vajtue burrat e dheut,
Ndér qi fisit t' i ki'n lanun
A per gjżgj e per pleqnķ,
A per bukė e bujarķ,
A per besė e per burrnķ,
Per urtķ, per trimėnķ,
Vrį me Turk kta, e vrį me Shkjį;
Jo se kur, per bri ndo'i gurre
A ndo'i ēutrri ujnash akull
Bashkue blegat me u freskue,
I a nisshin atż, ēerdhłkullat,
Me u ngallitė njana me tjetren:
Tash dynd skllafat me shplakė t' dorės
E sterpik ftyren shoshoqes,
A se qite me kambė n'ujė:
Njana tjetres m' shpinė tash leshoju
Poshtė perpjetė stomeve t' blera:
Guga fmijsh, per t' kalue motin,
Verės mbas gjajet m' bjeshkė kur dalin.
Zana e Madhe, strukė nder zgevrra
Gvejsh jetikė, a nper gallushtra
Bigash s' mrazta, ēilun m' karpa
Prej rrufejet bumbulluese,
Rrite e Mira e po i skjyrote,
Krye per krye me Motra tjera,
Me ato t' bukurat Shtozovallet!
Orė e Zana t' Vizitorit:
Fol e qesh kto ndermjet vedit,
P'r ato argtime e lojė fminije,
Krejt pa t' keq e tanė fjeshtsķ.
E kur ndollte sč ndo'i shoqe,
Ftyret Tringen n' moh po e lagte,
Pa rubė m' krye, llanash shpervjelė,
Amel n' gaz tue gurgullue
Si t' kėndojshin n' mal bylbylat,
Edhč ashtu ftyret priskue
N' ujna t' gurravet t' argjenta:
Si e kerthnesta drandofille
Rihet n' voes n' at ag tė Dritės:
E fulqijsh n' ujė bushurdisun,
M' shpinė kjo shoqes vrap vervitej,
Tuj u ndjekė n'p'r ato blerime,
Si dż flutra t' bardha, t' bardha:
Zana e Madhe, kah po e shifte
Ashtu t' njethė e tė kerthnestė,
Bardh e njomė si ajo prandvera,
Edhč fort, po, e Bukra e Dheut,
Maną, knaqej vetė me vedi;
E tue folė me Shtozovallet
Bashkė tue folė, bashkė tue ligjrue,
Merrte, e Mira, edhč po thote:
Pa ndigioni, moj sżgrizha,
Moj pinjolla rritė nder molla:
Pįsh at t' Lum, qi vran e kthiell,
A u kį rį ndo'i herė me pį,
Nen ket hanė e nen ket diell,
Fmij me 'i hije ma tė kandshme
Se Tringė Ulja e Ulė Keqotės,
Burrė i dheut ky, e buka e botės,
N' nįm e n'za nder Male t' Mdhį.
Kqyrnje 'i herė, he i raftė e mira!
Si i ep shtatit m' shpinė ka' i lshohet
Bleges shoqe n'p'r at rudinė;
Si njaj hylli, qi n' natė vere,
Zhgjetė i bjen tė mraztė Empirit.
Tue lanė mbrapa 'i hullķ drite!
Jo, po prį, mirė jé ka thue,
Njana Orėsh fjalen i a kthete:
Sżni i keq veē mos e pįt,
Se kjo mue, manati i Zotit.
Me njat shtat filiz ēetine,
Me ato vetlla si fiskaja
Me atą sye kokrra qershije,
Me atą dhamė si gurt e zallit,
Fķll mbas shiut kur t' u bjerė dielli,
Dishka m' dįn, po, si 'i cirkė voese
M'gjith t' nji lili, kur ma s' pari
T' shkrepė m' te rrezja e nadjes s' ré.
Si veē, Zot, rueja nanės s' vet!
Se, maną. kur t' bahet nuse,
Shoqja kund s' kį per t' i dalė
As n' Malcķ, as n' Shllak, as n' Shalė.
Sa mirė s'Bukures s'Dheut m' i rį,
Per at fjalė qi i foli Ora,
Edhč, e Mira, buzen n' gaz,
Kshtu kį marrė e ligjiron:
Anima, moj Orė e Zana,
Tringen ju fort me m' a dshtė,
Me m' a dashtė, n'kujdes m'e pasė:
Me m'a ruejt si sżt e ballit,
Kurdoherė t' dalė me verue
Nder kto vise t' Vizitorit,
Qi kte shtriga t' mos m' a ngase,
Sżni i keq t' mos m' a peēase,
N' moh m' mnķ kamba t' mos m' i shklase:
Larg <<gojlidhnin>> me m' i a mbajtė
Zhegut t' ditės me m' i ba hije,
Me m' i a ba ju dimnin verė;
Me m' a ruejtė tė njethtė perherė,
Si ato lulet nė prandverė,
Mbasģ lule e falka Zoti.
Se, q'm'at ditė qi e pava s' pari
M'breg t'Gradinės tue u dhanė ujė rrunzave,
E vetė ftyret tue u flladitun.
Mue kjo krejt m' asht njitė per zemer.
Edhč e due, moj, pįsha t' Lumin!
Si driten e sżvet t' mķ.
Se edhč vetė, po, Zana e Madhe,
Kur mė dilte Tringa n'bjeshkė.
Ajo ksajė m' i bahej hije
Kahdo shkote, kahdo vite,
Tue m'i ndejė gjithkund perane
Qi ndo' e keqe t' mos t' i a gjite:
Motra e madhe strehė si i bahet
Njaj ma s' vogle motre s'vet.
Shkrepte reja nalt prej qiellet,
Edhč rrfeja me rropame
Bli'n shinote rremash s'hapun,
Per nen t' cillin, furķs s'mndershme
Per m' i u shmangun t' rrebtė thellimit,
Strukė t' isht' Tringa: sa shpejt gati
Atż i rrite e bardha Zanė,
Edhč, e Mira, me at t' fuqishmen
Dorė tė vet rrfés, po, kokrren
Larg ajo kisht'per t' i a bredhun,
Tuj u a lshuem karmave t' rryeshme.
Msżte ujku m' rrunza t' Tringės,
Jo pse ky kishte qitė ceken
Kund tufė dhensh me vu per vedi
E me u bgatė me to: si nieri,
Qi, ma i fortė tue ndollė, ma t' ligshtit
I mbetė m' qafė, e bishė mbķ bisha.
I a xjerrė shpirtin per gazep
Jo per tjeter, veē per t' himė
N' okė e n' copė tė tij, e barkun
Me e kertylė ma teper n'vjam:
Por, pse zijet n' breshtė molisun,
E rreshkė ujet, barku petull
Per kurrķz i isht' njitė qyqarit,
Tue mos pį kund maje vedit,
Lshote m' rrunza t' Tringės sė ngratė,
Gjallė sa frżmen aj per t' mbajtė:
N' ndesh t' tij Zana per t' dalė kishte,
E atż gojen me i a lidhun,
M' rrunza t' Tringės qi aj mos me prekė.
Edhč ujku, sado i unshem,
Kryet per dhé, bishtin nder kamė
Per t' kaluem kisht' ndermjet rrunzavet,
Per pa i prishė e dam pa i bamė:
Si t' kish' kenė qeni barķ
Tue ruejtė rrunzat bashkė me Tringen!
Kaq fort Zana, Shtozovallet!
M' a kisht' dashtė Tringn e mjerė:
Por qi sod i a bani t' dekun
Vasil Ndreka sżkerveshni!
Prandej, kur m' at maje kepi
Ndejė, e Mira, tue soditun
Si n' Nokshiq po vlote lufta,
I shkojn sżt n' oborr t' Curr Ulės,
Edhč shef: shka ajo me pį
S'do t'kisht' dashtė me sa vedvedin
Errė s' dy sżsh: shef Trinen dekun
Gjatė oborrit shtri terthuer,
Kryet te praku i derės sharrue
N' nji hurdhė gjaku. Mnderet shtati
I u perqeth atż nji herė;
Por, ka' e Mira me mendue
Nuk po don, se ndonji e keqe
Kį mujtė Tringen me i a gjetun,
Sżve t' vet besė s' do me u zanun;
Edhč shplaken, bardh si drita,
Vendue strehė mbķ vetlla t' holla
E dhanė shtatit si n' perpjete
M' at shkam t' gjallė, e ēo e ul kryet,
Ngerthye m' ballė vetllat si rrfeja,
Ma pingul rrexet e sżvet
Po i a lshote. Si ajo mjera
Morģ nanė, sė cilles djalin
N' mal a n' fushė hasmi i a vrau,
Ndo'i rrezik a se i a gjetka:
E qi gjindja, shqymit zemren
S' mjerės me'i herė mos m' i a rrenue,
Si me ndoshta t' zķ kumetin
I a apin s' pari: flakron m' kambė
N'at lajm nana, e rrugės tue thekun
Moshet kamba nisė me i mbetun,
Shkon n' mend vedin tue e mahitun,
Se s' do t'jét, jo, djali i vet
Qi kį mbetė, por ndokush tjeter
Me te 'i emni ndollė si gand:
Amostjetr, se asa' i biri
N" rrezik jete nuk do t' ishte:
Por, kur t' mrrimen n'vend t' shemtuem,
Shef se djalė ma nuk po kį,
<< Ahi !>> gerthet t' madhe me vedi,
Grushta krés tue i rį kercuna,
Dhimet zemra ka' i pelset;
Kshtu gerthitė kį e bardha Zanė,
Kur kį pį se mbetė kisht' Tringa.
Edhč e Mira, nalt prej kepit
Ku kisht' zanė, e thik perpjetė
Nde ajo flatrat e prarume:
Si atą pllumat kur prej s' epėri
Pingul lshohen m' ndo'i lamė gruni:
Zhgjetė n' teposhtė asht lshue n'p'r ajrķ
Drejt oborrit tė Curr Ulės:
Curri dekun shtri te votra,
Dekun shtri n' oborr e motra.
Si ajo nana fmķn, qi gjumi
T'i a ketė zanė prej mremjet n' voter,
E merr pezull para duerve
Edhč e ēon fjetė ke shtroja:
Kėshtś Zana pezull Tringen
Para duerve ajo e kį rrokun,
E nde ēark llanen si bora
Nen krye t' sajė e njanit krah:
Si po t' drote se i del gjumi...
T'amlen pashė edhč shterngue
Mirė per persme, e Bukura e Dheut
Nēohet ajrit tue flutrue
Neper plume e gjyle topash
Drejt kah kreshta e Vizitorit,
Ku m' nji bigė kisht' ngulė e Mira.
Nen at bigė e te nji breshtė
Po kisht' pasun nji rudinė.
Isht' rudina e e gjanė e giatė,
Sa hjedhė nieri 'i pashė nen dorė,
Tanė blerim e lule t' njoma;
N' mes t' rudinės nji shkam i gjallė,
Nen at shkam nji gurrė prej akullit.
Gurra jishte, ujė po kishte,
Sa me blue nji gśr mullini.
Atż dilshin Orė e Zana,
Per me u lį, per me u flladitė,
E neper rreze qi lshon hana
Dorė per dorė valle me u njitė
Me u njitė valle e me lodrue,
Me lodrue, po, e me kėndue
Me kėndue e me vallėzue
Me bylbyla t' verės - ó,
Dér nper ag tė Dritės - ó!
Mbķ at rudinė e te ajo gurrė,
Zana e madhe, Shtojzovallet!
Kį ulė Tringėn n' bįr tė njomė,
Edhč fsha kį ajo tė madhe.
Kur kį fsha nji herė tė madhe,
Kį piskatė fort ma tė madhe:
Ē' kį ushtue bjeshka e Vizitorit!
E kan ndie Motrat e veta,
Orė e Zana t' Vizitorit:
E kan ndie ato e gjithsa kjenė,
Gjithsa kjenė, po, te ku kjenė
Shkaperderdhė gjatė Vizitorit
Neper kerma, currina e krepa,
Luften tue soditė tė Lumet,
I a kan behė ato vetimė,
Disa vetmas, tjerat plimė,
Tue rrahė fletrat nper ajri:
Si atą pllumat, qi prej mbarmjet,
Enč dielli pa prendue,
Shkaperderdhė si t' janė pullazesh,
Nper kopshtije a skaj't t' oborrit,
Kur t' ndiejn zanin e zojės s' shpķs
Se i ndiell m' kokrra, fluturim ajrit
Per t' u lshue kan, tok a dįmas,
Zani i njoftun kah t' i grishe:
E si ato qi s' kan mot t' keq,
Fol e qesh t' Lumet n' mes t' vedit,
Ka' i bijn ajrit tue flutrue,
Por kur mrrķjtė kan mbķ at rudinė
E kan pį shtri m' bįr tė njomė
Trupin dekun t' Tringes s' mjerė,
<<Kuku!>> t' madhe fort gerthiten.
Rrah shuplakė e lviru ftyret.
Lnuru flokėsh fijesh s' mundashit,
Njana dnes e tjetra fshaj:
Fshaj e kjįj e shkrifu n' vįj,
Rį permys rreth trupit t' sajė,
Dhimet zemra gjak u pikė.
Mjaft tash, Varza; meni vajin!
Kem' me pasė se kur me kjį,
Zana e Madhe merr e u thotč.
Se edhe n“ vend qillue po kemi,
Kś rri bari r&i nč lot,
Kś rreth toka &asht mrś me gjak,
Me gjak nierit, e kś, besa,
Nji Shqyptįr, n“dashtė burrė, n'dashtė grue,
Qi per zemer Orė e Zana
T' a kenė pasė, aj, t'thuesh, gjithmonė
Kį hjekė zi, keq kį mbarue:
Q' se kjo e mjera moj Shqypnķ
Kį per bri, nji dreq tė zķ,
E nė gjķ, nji dreq ma t' zķ,
Kį per bri kjo Karadakun,
E nė gjķ kį Turkoshakun,
Qi veē e me agor tė vetin
Hije t' zezė me i lshue ky diellit,
E si vetė aj gjarpin << zilesh >>
Veē me sż dhén me e helmuem.
PorT' i lajm kto fjalė. Tash Tringa
Do ba gati me u rmue n' dhé.
Kjo do lį nji herė ma para,
Mbasandej do veshė per dekė;
Do ēilė vorri. Sa me e lį
Tash po e lįj un vetė; por petka
Deke s' kem' per te. Ndigioni,
Jere Lere, Tere, Gere,
Ti Culinė e ti Dalinė,
Tile, Gile, Tale, Gale,
Bashkė me Donen e Berdonen,
Beken, Ēeken e Cerrleken,
Shpejt me m' endė ju nji kmishė deke
T' bardhė si drita, edhč nji vashė
Si e bįjn varzat e Malcis.
E ju Care, Nare, Dare
Nji rizė t' gjanė, tė bardhė e t" hollė,
Si ato rrezet, per t' m'endė kini
E ma s' mirit me e qendisė,
Per m'i a vu sé mjeres m' krye.
Ti Fatale, Naze, Raze,
Nji << ndjesė >> arit shpejt m' i a shkrini,
Krejt me lajle, shkrola e ftyra
Si i kį kjo, qi bajtė kį n' fyt:
T' lumet sheje t' shpensės s' njerzimit:
E 'i parė vargj, prap, prej florinit,
<< Ndjesen >> m' qafė m' i a vjerrė sė mjeres.
Zhdukė vetimė janė shtozovallet.
Punės se e cilla tuj i a hi
Me kujdes e t' madhe cenė,
Zana e Madhe urdhnue si kishte.
Kur, qe, prap e bukura Dheut
Po piskatė atż tė madhe:
Larg ushtue kį Metohija:
Edhč kthelltė at herė prej breshtet
Nisen vrap dż ulkonja t' murrme,
N' at rudinė t' cillat si mrrijten
E pį kan Zanen e Madhe,
Trok m' trok m' t' katrat tue i rį podit
E andej - kndej bishtin tue i dhanun,
Fķll ka' ajo kan marrė e shkue;
E si kenė t' i'n dż kalina
T' buta - t' buta, per rreth sajė
Nji herė hjedhė janė e perhjedhė.
Tanė gėzim e tanė endire:
Lpżja doren, lpżja kamben,
Ēou m' kambė t' mbrame me i lpż ftyren;
Masandej perpara sajė
Janė ulė t' dyja e ndejė kacuk,
Giuhen jashtė e veshėt currue,
Sż per sż m' te tue soditun
Edhč t' dyja atż tue pritun
Se ē' punė dote ajo m' u urdhnue,
Qi aq tė madhe u bani za.
Edhč e Mira, lott per faqe,
U kį pri e i kį ēue te vendi,
Per krah shkamit n' anė prej diellit
Vorri Tringės ku do t' i u ēilte:
E ku ato, me do ēapokė
N' thoj - ēengela mirė t' forcuem,
Hinė me 'i herė m' te me gropue,
Mje m' brez kthelltė edhč e kan ēue.
Nderkaq mrrijtė kan Orė e Zana
Me pajė deke fringu t' ré:
Endė e mlue, e at herė ba vekė,
Pré e qepė, edhč qendisė,
Si veē Zanat mund t' qenbdisin.
Nazja, Razja e ajo Fatalja
Prune << ndjesen >> įr florinķ,
Me 'i parė vargj per bukurķ,
Arit t' shkrim e t ' trashė sa gishti:
M' njanen faqe 'i Zemer Krishti,
M' tjetren anė nji Shėna Ndue,
Me nji lil nė dorė shterngue:
Imė punue, mķrė sendergjue.
Zotnja Zanė si e kisht' urdhnue,
Edhč, at herė, vetė Zana e Madhe
Shtozovallet n' bjeshkė e n' vrri !
Asht ulė Tringen per me e lį
Me bįr << shkumėz >> e ujė prej gurre,
Ku ajo vetė, e Mira, lahej
Neper rreze qi lshon hana;
Po i ndihmojshin Orė e Zana.
Nder ma t' parat permbas soje,
Tjerat ndejė ki' n rreth e rrotull,
Shkatrrue flokėsh, mollzat n' lot ri;
Disa m' kambė, disa m' ledinė
Ulė nja'n giu, e m' tjetrin duert,
Merthye gishtash, pshtetė kaluer,
Tue dėnesė, dhimshem tue kjį
M' t'ngraten Tringė. Nder to ma e vogla,
Njajo Dardhamoskadale,
Qi m' kisht' kenė shoqe me Tringen,
M' anesh dalė e nja'n sup t' krahit
Njeshė, e njomja, shkamit t' gjallė,
Kjatė, dneste, shkrifej n' vįj,
Dhimet zemra dżsh ka' i dahej;
Ndersa nja dż Motra tjera,
Tue e dashtė mirė, flokėt tue i a lmue,
Kryet nen sjetlla t' i a shterngue:
Tjera lott me riza t' holla,
Lshoi nė dorė urtyta e molla:
Bajshin ē' mos per m' e pajtue
T' mjeren Dardhamoskadale !
Ballehana, e Shtatzarana,
Me at Shtrumoren, e Vathnoren,
Kishin dalė t' mirat per lule,
Me to vorrin per me shtrue,
Trupi i Tringės m' to me pushue.
Edhč Syne, Lore, Loshe,
Mine, Mile, Mele, Groshe,
Para duersh atż po bijshin
Mirė tė lmueme 'i rrasė mermerit.
Gjanė e gjatė per masė tė vorrit,
M' llastra gurit per me e pshtetun
Mbrenda vorrit: dheu qi ftyren
T' mos i a prishte Tringės sė mjerė.
Prap ma jashtė, disķ m' nja' n anė,
Ofshe ! ulkojat vend ki'n zanė,
Kacuk t' dyja, e per nen za
Tuj ungruem tash e ma vonė.
Nji zog vere, m' rrem t' nji lisi
Zanė nder thepa t' shkamit t' gjallė,
Dhimshim rrite tue gurgullue,
Kurr pa pra, kurr pa pushue,
Ujė e shujtė aj krejt harrue,
Kah po dote me i ndihmue
Zanės sė Madhe me vajtue
Hollė e giatė, Tringen e ngratė:
Vasil Ndreka, i patynzoni,
Qi i a vrau, i a thau tė rijt,
I a verboi, oh ! tė dy sżt.
Zana e Madhe, shpervjellė llanash
E dhanė rizės ajo mbas shpinet,
T' mjeren Tringė se mirė po e lįte
Me ujė gurre e lot tė sżvet !
Mirė po e lįte, hollė po e kjįte,
Me i u dhimėt gurit e drunit:
Anģ, Tringė fort m' kenke idhnue,
Qi me sż s' don me m' shikjue
E as nuk flet e as s' qeshė me mue ? ! ...
Po pse kshtu, moj hajmalķ,
Morģ rrezja nper frangķ,
Me m' a marrė gjith ket mėnķ ?
Qi pa tż s' m'kį ēilė prandvera,
Pa tż lules s' m' i erdh era:
S' m' kan argtue jo kangė e valle,
S' m' kan freskue gurrat prej akullit,
As ba dritė s' m' kan sżt e ballit !
Ēili sżt, moj drita e sżvet ! ....
Shka t' kį rį kjo bije e randė ?!...
A s' po shef kush a tue t' lį ?....
Asht tue t' lį, moj, Zana e Madhe:
Ksajė m' i raftė - o 'i pikė e madhe !
Asht tue lį, me ujė prej akullit
E me lot tė sżvet t' ballit !
Se as, kur m' dilshe n' Bieshkė tė Mdhį,
Maną, tejet kurr s' jam dį:
T' kam ndčjė pranesh bjeshkės e vrrķnit,
Si ajo hana per nget hyllit,
Kur ban dielli me prendue.
A t' bjen n' mend, moj rrexigķ,
Si, kur ishe ti enč fmi,
Flokėt rreth ballit rrumullue,
Bajshim zheg na t' dyja bashkė
N' p' r ato mrize t' Vizitorit ?
Ku un, marrė hijen e ndo'i vashe
Me tż shoqe ase kushrinė,
T' msojshe kputat si me nisė,
Si me qapė, si me qendisė ?
E si, kur nper hije t' breshtės
Niste kangen zogu i verės,
Amel - amel tue kėndue:
Si veē aj qi din me kndue:
Mue m' a dashtė, po, ma se 'i herė
Me t' a zanė zogun e verės;
Me t' a zanė t' mjeren e vocerr,
Edhč gjallė n' dorė me t' a pru:
Kah tė kapej mendja tż
Se edhč n' dorė kndon zogu i verės,
E ti s' kishe enč dijnķ
Se s' del kanga nė robnķ ?...
Hajde, Tringė, tash me pajtue !
Ti me folė, me qeshė me mue,
Folė e qeshė si kem ' perhera !
Se tash del, po, prap prendvera,
Prap tash njethen gjeth e lule,
E me u de kį bora malit,
Me rrėmye kan prrojet zallit:
Prap tash kndon aj zogu i verės,
E tash dalin gjaja e bjeshkės,
E tash bijn fej e zamare,
Tash tingllojn linge e koēana,
Tash kėndojn barķ e blega:
Blegt mollzat kuq si shega:
E un e ti prap dora - dora,
Dora - dora bardh si bora
Mriz e m' mriz bashkė me mrizue,
Gurrė e m' gurrė bashkė me u freskue:
Hijes mlidh lule tė njoma,
Mlidh urtyta, dardha e molla,
Lule, lila, karajfila,
Drandofille me zymyla:
Darkė e drekė tamel e borė,
Borė e tamel ciela e zamer:
N' shndet si bryma mbķ rudina
Menden kthielltė e zemren dlirtė,
Mirė me Zotin, mirė me robin:
E n' at t' amlen giuhė shqyptare
Te nji lis a nen ndo' i dardhė
Un kėndo, po, e ti kėndo,
Si kndon zogu i veres - o,
Morģ drandofillja e bardhė !...
Por, e mjera, ē' jam tue pį ?!...
Eh me sż kurr un mos pasha !
Ē' asht kjo njollė, thue, Tringė, mė ballė ?
Qi ndryshe s' po m' dįn nder sż,
Veē si njaj lugat i zķ,
Qi hanen ndo 'i herė zen naten ? ...
Uh << kukś >> per mue kercunen !
Se kjo kenka 'i varrė prej pushket
Varrė prej pushket mu nė ballė
Mu nė ballė shi m' lule t' ballit,
Ku ma fort shpirti po dhimte !
Se Tringen m' a paskan vrį !
Vrį m' a paskan, he i vraftė Zoti !
Edhč thį m' i a paskan t' rijt
Thį tė rijt, verbue t' dy sżt,
Tue i pshtjellė n' zķ gjak e gjinķ,
Tue i mjeruem miq e kumarė:
E Orč e Zana e Shtozovalle
Tue i shkretnuem, tue i pezmatuem,
Sa k&u janč e te k&u janč
M“ Qafė tė Djellit e m' Bisht - Muzhel !
Jo, po, pra, besa, ju Motra,
Se per Tringen ma mbas sodit
Udhė as shtek s' kem' pse kundrojm,
As nper mrize pse e kerkojm,
Koder m' koder za pse i lshojm;
Pse kjo ma morekujé !
S' kį me ba hķje mbķ dhé !
Kį me u kalbė, qyqja, nen dhé !
Kur ndo' i hera n' ate dimen,
Resh sė murrta qiella kthiullun,
E m' ranė t' hjedhme t' ndrise dģellģ,
Kan me dalė t' Bukrat e detit
E giatė bregut, Shtouzovallet !
Kah mue Tringa m' dķmėnote,
Tue flakue ato e tue lodrue,
Njitun valle tue kėndue,
Kan me ģ lodhun sżt, tė Mirat,
Palč a Tringen kund po e shofin ,
Kah reshė lukurt m' kullosė n' megje,
Qi aq per zemer pasė m' a kinin,
E per t' pvetė kį shoqja shoqen:
Vall, po Tringa si s' po shifet ?
A mos rį, ndoshta kund njeti,
Gjan e gjallė me dimėnue ?
Kį me u thanė pulbardha e detķt,
Maną, ju t' Bukrat e detķt,
Sżt per Tringen mos m' i lodhni;
Se ajo dalė kį me dimnue
Sivjet n' bjeshkė tė Vizitorit,
Te nji gurrė e nen nji bli ...
Mbrendé njij vorri, e mjera, shtri,
Tue ngranė m' te skraptha edhč bolla !...
Tash hecė moti, tash ndrron stina,
Tash kthen prap festa e Bajrakut,
E ke tbanet e Curr Ulės
Kan per t' rį miq e kumarė,
Kan per t' rį ndriklla e mikesha,
Vjetė per vjetė si atż kan rį:
E kur t' shofin zjarmin shkimė,
Deren mbyllė , ofshe ! me ferrė,
Kan per t' pvetun shokėt per bri:
Amančt, njehshi t' mirė mot !
Po a Curr Ula shkulė a trollit ?
A thue Tringa na asht martue ?
Faqebardhė, burra tė dheut,
Faqebardha, oj bujaresha,
Miqt e babės qi s' i harruek' i ,
Kan me u thanun shokėt per bri;
Se, maną, Curri kį dekė,
Edhč Tringa na asht martue:
Na asht martue, po, me tokė t' zezė,
Ke qaj blini i Vizitorit ...
E vrau Shkjau, he ate e vraftė Zoti !
Kur u ba lłfta n' Nokshiq.
Mjera un, moj Tringė, per tż !
E ktu lmekė asht Zana e madhe,
Ftyrė per ftyrė kį rį mbķ Tringen.
Orė e Zana at herė nji zani
Se tė madhe ē' kan piskatė !
Kä jehue bjeshka e Trojanit,
Maja e Hekrave e Vermoshi,
E ajo Mokra e Shekullarit.
Idhtė dż ulkojat zun me ulrue,
Pika - pika lott tue u shkue.
Nalt prej shkamit zogu i verės
Cangull m' tokė i vocrri rį:
Dhimet zemra dżsh i u dį:
E rrmej gjak gurra prej akullit.
Ora e bardhė e bjeshkės s' Trrojanit:
Dalė, e Mira, me do Motra
T' veta maje nji carani
T' rryeshemm t' bjeshkės, per me soditun
Si n' Nokshiq lufta po vete:
Kį ndie vigmen e piskamen,
Trishtueshim kah Orė e Zana
Pingrue kan n' bjeshkė t' Vizitorit;
Edhč mirė atż asht kujtue,
Se bel - holla, rritė nder molla,
Zana e Madhe e Vizitorit
Me ato tjerat flok - prarueme
Motra t' veta, Shtouzovallet !
M' shtek tė vshtirė po ki'n takue.
Prande' u thotė shoqeve t' veta:
Besa, pra, morģ ju Motra,
Njajo vigem e piskame,
Qi pingroi kah Vizitori,
Kish' me thanė, se shej hareje,
Maną, s'asht, por shej nji kobi
Tė trishtueshem edhč fort.
S' bajm, tham, keq, kshtu tok si jemi,
Me kalue 'i herė m' Vizitor,
Per me pį, palč, ē'kį ndollė
E a i kem' shndosh Motrat e atjeshme.
Edhč t' mirat - raftu e mira !
Janė lshue ajrit plima - plima,
Tue rrahė flatrat e prarueme
Drejt prej bjeshket t' Vizitorit.
Si m' at bjeshkė vetimė janė kapun
Plantė nde flatrat e prarume:
Si ato shqypet ktheterkuksa,
Kur me sż pingul prej s' eperi
Shkojn tue lį ēufra e zabele,
Per t' rįm pré ndonjaj shkrebeje:
Pezull ajrit zunė tė Bukrat
Me i ardhė ēark bjeshkės s' Vizitorit,
Pingul prirė rrezet e sżve,
Palč a kund po mund dallisin
Orė a Zanė. Kur qe se Orės s' Madhe
Rrezja e sżvet fķll po i shkueka
Mbķ at rudinė, ku Shtozovallet
E bjeshkės s' madhe t' Vizitorit
Po ki' n ndejun rreth e rrotull
Trupit t'Tringės, idhshim tue e lvyrė,
Tue u lnurė flokėsh, e Zana e Madhe
Pakė e lmekė mbķ ftyrė tė sajė,
Dnes e fshaj e shkrifu n' vįj;
Edhč zhgjetė t' Bukurat e dheut
Pingul lshue janė m'at rudinė:
Nė fllad t' amel t' fletvet t' tyne,
Kah po dirgjeshin flaurķ,
Kį ferfllue njaj gjethi i ahit.
E kur rį kan m' at rudinė
E t' kan pį Zanat tue kjį,
Tue dėnesė, ftyrat tue u lvyrė,
E mbķ Tringen ftyrė per ftyrė
Pakė e lmekė Zanen e Madhe:
Edhč fort, maną, tė Mirat
Janė mjerue, janė pezmatue:
Rrkajė volķsh lott u kan shkue.
Ora e Madhe e bjeshkės s' Trojanit,
Ardhė si rrezja e nadjes s'ré,
Me nji hżll t' shkelxyeshem m' ballė,
Shllungės sė flokvet, fijes s' mndashit,
Per mbas shpinet dhanė suvalė:
Avra - avra edhč derdhė shtatit
Veshen bardh si bora shpatit,
Kur t' i bjerė dielli kundruell :
Njeshė nen parzme me 'i trizė arit,
Kamben mbathė n' ndalla t' prarueme:
E si hana katermdheēe,
Nė ndo 'i mbrame t' asajė vere
Qitun ballin, qeth argjani,
Permbķ vetulla t' ndo i' Empirit
Nper mes t' hyjvet bjen madhnueshim;
Rudinės s' blerė, nė lule shtrue,
Kshtu madhnueshim bjen e Mira,
Aq kaleēas kamben matun
Per mbas gjethit tė ndo ķ lili,
Udhės tue ndrrue, porsį m' boēė lulet
Me i perkulė; edhč nji filli
Drejt kį shkue ke Zana e Madhe,
Ku, qitė duert asajė nen sjetulla,
Si perdhuni e ēon mė kambė:
E me t' shmajten llanė eburne
Ēark tue u ardhė lilave t' njomė
T' ijes s' sajė, e mi dashtnķ
Tue e shternguem amel per parzme:
Ndersa e Bekuara me dorė tjeter,
Flokėt, dredhė ballit edhč ēenash,
Me shum mįll po i a shestote
Per nen rezė, kį marrė e i thotė,
Lott poshtė mollzash ka' i rigojn:
Po ti, Moter ... mos kėshtu !...
Qindro pak, he bujareshė !...
Se ti kshtu, manatģ i Zotit,
Cok po e ēueke vedin dam ...
Mjaft tash ma ... tė kjofsha true !
Lene vaj' n nji herė, se plase !
Zana e Madhe, kryet pėshtetun
M' borė tė gjallė t' Motres trojane,
E tue dnesė, dhimshim tue fsha,
Merr e i thotė me fjalė t' kėputuna:
Qyqja, Moter, se ē ' m'kį gjetė !
Se un ma t' gjalltė nuk kam shka e baj !
Se mue Tringen m' a kan vrį !
Se mue t' rijt - o m' a kan thį !
Tė dy sżt m' i kan verbue !
Bjeshkė e vrri m' i kan shkrumue !
Gurrė e prrue m' i kan helmue !
As nuk kam pse t' hi nder valle ! ...
As nuk kam pse t' bij nder zalle !...
Pse t' kerkoj hije edhč mriza...
Pse t' kerkoj gurra e ēurrila...
T' kerkoj lila e drandofille,
T' ndjeki flutra neper shtoja,
Mollakuqe e xhixhilloja:
Tė prigioj un zogjt bylbyla !
Kta per mue, Zot, u farojshin !
Kurr mos kndojshin ! mos vallzojshin !
Kurr mos dalėt per mue prendverė,
Tash qi m' vrįn Tringen e mjerė,
Qi e kam dashtė si sż e ballit:
He mue m' gjoftė moti per s'kthiellti !
Orė e Zana prap piskaten;
Prap ulkojat uluruen :
Bjeshkė e male larg ushtuen.
Ora e bardhė herė tue i a lmue
Me dorė ftyren, herė me rizė
Lott prej sżvet tue i a terun
Se sa amel po i a kthen:
Po ti jo, moj rrezja e bardhė,
Moj shtatrrituna nė mjaltė !
Se tż Tringa nuk t' kį dekė:
Nuk t' kį dekė, moj, pasha veren !
Pasha voesen, qi rigė Drita,
Kur vegon m' at buzė tė malit !
Nuk t' kį dekė, moj, por t' kį lé
Sod per s' dyti: se n' Nokshiq
Shqyptarķs i a la ajo nįm !
Se kur sod nper buzė t'agimit
Krisi pushka nė Nokshiq
E zu shkjau me djegė, me pjekė,
Me vrį gjind, e me rį pré
M' dhen e dhķ e m' lopė e qé:
Si atij p' rherė i a kį hjkė dera:
Cull e mullė, shka i kisht' shpėtue,
U vu m't' hikun, e muer rreget
Rrezga - bjezga drejt Sutjesket,
E as rob nierit s' mbet n' Bajrak;
Veē se Tringa me t' vėllįn,
Me at Curr Ulen shtri per dekė:
Shtri per dekė kah nisė me hjekė.
Anė e kand visesh s' Nokshiqit
Rrihte pushka kurr pa pra:
Stane e tbana i' n flakada:
N' tym t' agushtė qiella merthye,
Mos me u pį shoqi per bri:
Tue lurue shkina edhč shkjé,
Si lavė uqsh zijet nė Shndrč,
Kah robitshin, kah plaēkitshin,
Pleq e cull e grį kah vritshin:
Me gjith kta kjo e bija e botės,
Tringe Ulja e Ulė Keqotės,
Vllaut, fisnikja, nuk u dį,
Dér qi sżt ktij mbyllė s' i a kį.
E kį ndie si Shkjau po rrate
Drejt kah tbani i sajė, kqyr ē' bani
Tringa at herė. Nė kambė asht ēue,
Edhč atż, mbķ vllį tė dekun,
Kį zanė vasha 'i bé tė madhe:
Kį ba Zotin - kjoftė levdue ! -
Gjallė Shkjaut n' dorė se s' do t' i bijte,
Tatė e nanė se s' do t' koritte,
S' do t' koritte vllįn per s' dekuni,
Fisit marre s' do t' i l^te:
Edhč, kapė << huten >> e vllaut,
Fill n' oborr vasha kį dalė.
E kį pį, nji Shkjį kryekcyem;
E kį pį, keq kį mendue,
Fort ma keq desht me punue:
Me e ēue rob per vedi n' shpķ.
Por, kur, qeni i biri qenit,
Kį marrė turrin me e robitė,
Sa shpejt Tringa atż i ndej gati,
Edhé m' << hutė >> po, sokolesha
Mu nė parzme shkjaut i a njiti,
M' rragam dekun edhe e qiti.
At herė shkjét Tringen kan vrį.
Nuk ké, Zanė, pra pse me kjį;
Se, maną, bija e malcores
Kį qindrue si t' gjith fisniket:
Per tė gjallė nuk u dį vllaut,
Gjallė nė dorė nuk i rį shkjaut;
Edhč vedin kį pague
Si ma i miri burrė n' Malcķ;
S'kį koritė as t' parė as t' mbramė:
Shqyptarķs i a la ajo nįm !
Kį me dalė kanga dikśr,
E kahdo qi shqypja t' flitet
- Kjo e mashkulla giuhė hyjnķsh -
Kį me u kndue nder burra t' dheut
Per shka bani e bija e botės
Tringe Ulja e Ulė Keqotės,
Kur pat krisė lufta n' Nokshiq;
E dér rrezja shekllit t' endet,
Emni i Tringės larg do t'permendet !
Shka i kį thanė, vall, Zana e Madhe:
T'paēim, Orė, sa gjith kto male !
Morģ e mbrumja me voesė qiellit,
Morģ, e njeshmja me gjith lilit,
Mirė shartue me rreze t' diellit:
Qi m' a ké sżnin si hżll,
Qi m' a ēilė e qi m' a mbyllė
Si ajo hana neper pyllė:
Se mue shpirtin m' a freskove,
Se mue zemren m' a balēmove
Me kto fjalė, moj, t' u ngjatėt jeta !
Moj pinjolla, vetull - holla.
Se, maną, tash kurrnji grimė
Un per Tringen s'po kam dhimė;
Ke ajo, lule nė ket jetė,
Lule paska shkue n' at jetė,
Edhč faqe t' bardhė Malcķs
Lannė i paska, e 'i nįm Shqypnķs.
Anima, moj Bujareshė,
Tash ti Tringen me m' a veshė,
Me m' a veshė e me m' a njeshė,
Me m' a ba gati per dhé;
Se, maną,zemra s' po m' ban,
M' i a veshė un pajen e dekės.
E kam dashtė, moj Ora e Madhe,
Si driten e sżvet t' mķ !
Sį mirė Ora veshė e kį !
Sa e mirė Tringa atż m' kį dį !
Zana e Madhe se ē' kį kjį !
Edhč ulkojat, maną t' Zotit,
Rrijn e e kqyrin si per mįll.
Mbasģ veshė e kį e stolisė,
Si ato virgjnat e Malcķs,
<< Ndjesen >> arit m' varg florinit
M'fyt i a njet e bukura e dheut.
T' dyja duert mandje mbķ zemer,
Njanen m'tjetren kryq, vendue
I a kį e Mira, e me 'i parė rruza,
rreth per rreth tue u ardhė, i a lidhė:
Si Shqyptarve t' dż mij vjetvet
Doke lanė u a kan tė Parėt.
Nderkaq Zana Shtatzarana,
Me at Shtrumoren e Vathnoren,
Vorrin n' lila e drandofille
E kan shtrue. Si a bane gati
Me e shti n' dhé, kjo Zana e Madhe
Po i bjen sypri, e puth e kjįj,
Dnes e fshaj e shkrifu n' vįj,
Fryma s' mjeres n' fyt ka' i zehet.
Por si Ora e bardhė trojane
Me shum mśnd e kį shkepė soje
E per zemer pshtetė po e mbate,
Orė e Zana Tringen pezull
Para duersh e ēuen, kaleēes
Edhé m' vorr e shtrijn mbķ lule
Drandofille. Zana e vogel,
Njajo Dardhamoskadele,
Tue dėnesė, qyqja, e tue u lvyrė,
Shkon e merr zogun e veres
Dhimet dekė nen shkam rį i vocrri,
E e shtje n' vorr me Tringen bashkė:
Qi per s' gjalli aq fort, e mjera,
Dashtė m' i kishte zogjt e veres !
Aty, Sżne, Lore, Loshe,
Mine, Mile, Mele, Groshe
Kapin rrasen prej mermerit
E e vendojn mbķ llastra gurit
mrenda vorrit rreth per anė
Thikė ngujuemun. N'shej t'Ores s'Madhe
Shpejt dż ulkojat i a kan hi
Mbķ vorr dhén me shamė m' capokė,
Qi edhč e bąne, rrash me tokė,
Ato vetė tue kjį, po, bishat.
Edhč qe se, sypri vorrit
At herė dheu pre' ulkojash lshue,
vjen e vesht vedit n' lule,
Lule t' bardha, t' bardha, t'bardha,
Mos me i prishė as zhegu as mardha.
Ora e Madhe e bjeshkės s' Trojanit
Kur qe urdhnon ato sżgrizhat
Motra t' veta: Bjeshkė e Borė,
Thrake, Dake, Vace, Grece,
Lali. Lice, Like, Dike
E sa jeni Motra t' mija,
Shpejt n' Trojan ju tash me m' shkue
E me shkulė blinin e mrizit.
Ku mrizojn gjaja e Muē Hasit,
Edhé ktu ju me na pru
E t' a ngulni m' krye tė vorrit
Le t' na bajė Tringės hije veres.
Sa shpejt Orėt janė nisė e shkue,
Sa me t' shpejtė ato janė kthye:
Sa veton dż herė me sż !
Edhč e prun blinin e mrizit;
E me 'i t' mshame Shtozovallet
E kan ngulė tre pash nė dhé.
Se sa i madh - o blini ishte,
Sa tė madhe hije kishte:
Me mrizue nja treqind dele !
Kthelltė prej breshtet nji zog vere
Vjen fluitrim e zen mbķ bli,
Ku, me 'i za, si tue vajtue,
I a kį hi me vallėzue
Dhimet n' zemer me t' pikllue.
Zana e Madhe, lott per faqe,
Merr e i thotė ksajė Orės s' Trojanit:
Faqebardhė, Orė e Trojanit,
Faqebardha Motra t' saja,
Qi m' u gjetėt n' ket ditė t' shemtueme;
Se, maną, kan kenė kah m' losin
Dhimet t, zemers mendt e krés !
Veē ndigjoni, oj Orė e Zana,
Se me zanė due bét e mdhana:
Pasha rrezet qi lshon hana !
Pasha voesen mbķ ledina !
Pasha brej, aha e ēetina !
E per mriza e qepariza !
E per gurra neper curra !
E per lila e per bylbyla !
Pasha t' rijt e pasha veren !
Mos e pritsha kurr prandveren !
E as ma Zanė mos m' thaēin mue,
Se un dér neser, pa marrė dielli,
S' e la Tringen pa pague !
Do t' i marr, po, treqind krena;
Treqind shkjé rob kam me i zanun:
Trķ mij ēikė e nuse t' reja:
Po, trķ mij, moj, pasha Zotin !
Trķ mij ēika e nuse t' reja
Para kohės kam me i lanė t' veja.
Me kjį ato, po, si gjith qyqet
Nper kasolla t' Karadakut,
Si ato bubat pshtjellė nė zķ.
Se as e mjera kjo Shqypnķ
Kurr tue pį s' asht dritė me sż,
Ke ksajė Shkjau, ndejė orrl mbķ krye,
Kurr tė keqen s'm' i a kį dį:
Vidh, robit, plaēkit, bje pré;
Kėtu luej gśr e kufi,
Atje vrą bulq e barķ,
Veē pse bajn hije mbķ dhé !
Sod ma teper vraja ēikat,
Nderės e jetės kah zot me i dalun
Duen fisniket ! Mlidhu ēetė,
Dyndu ushtrķ, ngref pushkė e top,
Edhč dil e bje n' Shqypnķ,
Si me rį n' tokė t' Parvet t' vet:
Thue se i Lumi Perendķ
Per Shqyptarė Shqypnķn s'e fali,
Por per Shkjį. Medjč, ma teper
Krajl e Mbret n' kuvend bashkue
N' at Berlin: jo per t'drejtue
A per t' sjellė ndo' i punė per s' mari,
Se kta t' maren ku m'a kan ?!
Kta, qi, shpirtin jahudķ,
Zemren pus, rrenen kanu,
Besė e fé qitun mbas shpine,
S' kqyrin erz, s' kqyrin drejtsi:
E qi n' luftė qesin me u gri,
Ndermjet vedi djelmt e rķ
P'e 'i top basme per dimķ !
Por se i cilli me ngopė barkun
Sa ma ding me gja t' ma t' ligshtit:
Si atą derrat n' kallamoq:
E rri e haju shoq me shoq,
Si ato kurvat n' punė kopilash,
Veē per t' hypė sho'it kaliboē
Edhč shpirtin ktij m'i a xjerrun
Per gazep, po: dorė i dhankan
--He atą Zoti m'i marroftė ! --
Knjaz Nikollės me hi n' Shqypnģ,
Dér ku vendi me Dri:
Dér m' kėshtjell tė Rozafatit
N'at mollė Shkodre, m'krye t' Shqypnķs.
Por nuk hin, moj, emni i Zotit !
Dér t'jét gjallė nji nip Kastrijotit;
Pse Shqyptarėt as sod as motit
Sa me dhunė, s' kį mujtė me i shtrue
Kurr i huej. Po, Mali i Zi
Para hupė -- e hupėt !-- se Knjazit
I bjen n' dorė Shkodra mizore.
Un, po, vetė, un do t' u a kalli
N' zemer burrave t' Malcķs
T' hershem flakė tė trimėnķs
T'besės shqyptare e tė burrnķs;
E s' la kurr e per ket jetė,
Pasha tokė e pasha dét !
Fjalen Krajlave pa u a thye :
Per pa e thy, per pa e poshtnue,
Edhč Tringen pa e pague !
Tė lumėt goja, eh sokoleshė,
Merr e i thotė Ora trojane;
Se edhč mue me vedi m' ké
Me sa Motra kam mbas vedi.
Edhč t' Mirat ēue flauri,
Kan rrahė fletrat nper ajrķ
E sa bredhė aj jehi i zanit,
I a kan behė mbķ bjeshkė t' Trojanit.
Zana e Madhe, at herė, rrfč
Asht lshue ajrit tue flutrue,
Edhč behė kį m' Kapė tė Brojės.
Kur kį behė m' at Kapė tė Brojės
Se ē' piskatė kį ajo tė madhe !
Kan ushtue bjeshkė edhč male,
Kan shungllue fushė edhč zalle.
E kan ndie burrat e dheut:
Atą Lekėt e Malcķs s' Madhe,
Qi aq zanįt luften m'a kinin:
E kan ndie, mirė janė kujtue,
Se n' Nokshiq ushtrija e jonė
Ajo ngusht po kį qillue;
Edhč trimat m' kambė janė ēue,
Kan njeshė armėt, mirė janė shterngue,
E t' kan marrė malin perpjetė
Po fluturojn, thue ti, me fletė!
Mandej dalė kį m' Bigė tė Shalės.
Kur kį dalė m' at Bigė tė Shalės,
Sa tė madhe atż piskati !
Kį shungllue marė Dukagjini.
E kan ndie burrat e dheut,
Shalė e Shosh, Shllak e Temal,
Me Mertśr, Gjaj e Dushman,
Qi aq tė fortė besen m' a kan:
E kan ndie, mirė janė kujtue.
Se n' Nokshiq ushtrija e jonė
Ajo ngusht po kį qillue,
Edhč trimat m' kambė janė ēue,
Kan njeshė armėt, mirė janė shterngue,
Malit thik na janė fillue
Si lavė uqsh nper plajm e borė:
M'sż kapuēat, << hutat >> n' dorė.
Edhč del m' at Qafė tė Diellit,
Se tė madhe atż ē' piskati !
Bjeshkė e vrri se ē' kan ushtue,
Ē' kan ushtue ē' kan shungullue !
E kan ndie Pejė e Gjakovė.
E kan ndie Rekė e Rrogovė:
E kan ndie, mirė janė kujtue,
Se n' Nokshiq ushtrija e jonė
Ngusht ajo po kį qillue;
E t' kan msż Rekė e Rrogovė
E t' kan rra Pejė e Gjakovė
T' kan rra trimat m'armė shterngue.
Sżnin gacė, zemren agzot:
Lum per Tż, o i Lumi Zot !
Kund pa u ndalė, kund pa pushue:
Thue se krushq po janė tue shkue,
Per t' marrė nuse nen duvak.
Jo ma krenash me u krekcue
Ballė per ballė me Karadak !
Kur, qe, nisė era me frż,
Zbardhė asht deti prej tallazit,
Sa shpejt qiellin po e zin reja;
Prej Rumije ze e veton,
Kah Cetina po gjimon.
Shum do t' zajė shiu e shtergata
Shum do t' lshojė, tham, sheu e brraka.
Si mjerė kush tė jét ngushtue
Neser kambė ujė me kalue;
Se, maną, fort un po drue,
Se s' do t' mujė aj me kalue !
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:27   #28
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Gjaku i Marrun

Fort gjimue kan bjeshkė e male,
Fort shungllue kan prroje e zalle,
Prroje e zalle edhč livadhe,
Kur piskatė kį Zana e Madhe,
Zana e Madhe e Vizitorrit:
Ushtoi bjeshka e Durmitorit !
Larg piskamen paska ndie
Ora thepe e Malit t' Zi,
N'Durmitor qi m' a kį, shkina,
Bigen nalt mbrendė nder do stina,
Tanė lėmashk, tanė lerė e rrgallė:
Ku bijtė hala m' shkam tė gjallė,
Hellė, ngallitė, thue po do qiellen
Me pershkuem, e mbķ tė cillen
Ēilė sżzhgjeta shqype zogat,
Ku edhč sutat kerkojn llogat,
E as Shnaprendjet s' dehet bora.
Piskamen kį ndie, po, Ora
N'Durmitor, edhč sa ndora
N' tingell zanin njoftė e kį:
Njoftė e kį, mirė m'te i kį ra,
Se Sżgrizha e Vizitorit,
Si njaj plajmi n' muej t' Brymorit,
Po i bijte ajo rrfé Shqypnķs,
Per t' grishė burrat e Malcķs,
Me i rra ndihmė ushtrķs shqyptare
N'at Nokshiq: ku tash batare
Pushkė e top rri tue vlue,
Gjylja e plumja tue vringllue,
Porsķ breshni me murra.
Edhč kqyr at herė ē'kį ba
Njekjo Ora malazeze,
Vetullreptė e ftyrkermeze,
Njanit sż si e vrangtė, po, shtriga;
Por e fortė, e idhtė si shlliga,
E e pabesė, gjithmonė belį,
Kurrkund halli mos m' i u pį,
Kur po bate mendsh ndojhera
Me u trenue: t' u hodh si fjera
Porsa atż vigmen kį ndie
E kallė zemrėrat me mnķ,
T' asht lshue fluturim n'p'r ajrķ
Kah Nokshiqi, drejt njaj maje,
Shpatit s' cilles, staje - staje
Derdhė nper ēufrra e ndetė mbas lakut,
Forca e urdivet t' Karadakut
Urdhnin pritte t' Mark Milanit,
Me u flakruem trimat rrfé
M' llogje t' grisuna t' mejdanit
E me u vrį atą dhč me u pré
Me Shqyptarė, e n' gjak me u lį:
Si gjithmonė Shqyptįr č Shkjį
Janė lį n' gjak, q' se fati i zķ
Flakė e agzot vuni per bri:
Vu per bri Shqypnķ e Mal t' Zķ !
Maną, pra edhč fort dinake
Njekjo Ora karadake
Qi : kah m' dron se nalt nen re
Me pasė ajrit fletėt me i nde,
Do t'a shifte vetullholla
Zana e Madhe, rritė nder molla:
E se m' shpinė kjo do t' i shtrihej,
Edhč me te rrebtė do t' grihej,
Kudo ajo flutrim t'a ndeshte:
Jo nalt ajrit sypri kreshte
Malesh flatrat valvitė, shkina;
Por nper gryka e nper lugina
T' grisuna, tanė karma e stina
T' Malit t'Zi, tue flutrue
Plantė mbķ lerė e rrgallė e prrue,
Urė per tokė rrashit tue shkue:
Si 'i ēapthime dalė me gjue
Peshk n' liqe, n' ndo 'i glinė hurdhė:
Tinzė kalon e disģ shurdhė,
D'rt qi kapė a ajo dikśr
Mbķ Nokshiq, ku per terthuer
Shpatit tej, si re zhgjetuese,
Isht'perhapė ushtria sulmuese e
Malit t'Zķ; e Mark Milanit
Ku, zentė maje 'i carani:
Si nji shqype e murrtė: n' turbķ
Kqyrte, trimi, si i'n tue u gri
Poshtė n' Nokshiq Shqypatrė e Shkjé,
Me shosho' in krenash t' u pré,
Thue ti, po krasisnin landė.
Ora, at herė, hijen e randė
Marrė tė Petar Njegoshi: motit
N' at Cetinė, n' at falme agzotit,
Kenė Vlladikė, mjekrren dż pllamė,
E qi larg edhč n' ditė t' sotit
Aj permendet rrokullķs
Per njat << Kezen e Malcķs >>:
Kangė hynere, kangė me nįm,
Shkrue me lot e thkndiell barotit:
Edhč avitė asht Mark Milanit,
Ku po 'i flet me 'i fije zanit:
Ndigio, Mark ! Porsģ stuhija
T' a kį msż, maną, Malcija,
E fort drue, se tż Shqyptarėt,
T' idhtė si helmi, kan me t' ēartė
Sa, qi s' dij a pshton me krye;
Edhč ushtrķn kan me t' a thye,
Po nuk lujte ti per s' gjalli.
Ushtue kį, po, bjeshka e zalli,
Kan shunglluem rrgallė e lerė
Nė kushtrim, qi asht lshue kaherė
Malcķs s' Madhe e Dukagjinit,
M' Qafė tė Diellit n' Breg tė Drinit,
N'Pejė, n' Gjakovė, Rekė e Rogovė:
Gjithku a lulja e trimėrķs:
Shka a m' shtatė vjet e m' shtatdhetė vjet,
N' ndihmė n' Nokshiq me i vojtė ushtrķs.
E t' kan rra Shqyptarėt n' at za
Plak, i rķ e kalama,
Kush n'xhurdi e kush nė gunė,
Porsģ miza nper kercunė;
E dér mbrama, pa marrė dielli,'
Tham, ktu t'a kan befė nji filli.
Shka pret ma prandej nuk ké,
M' Shqyptarė por sulmņ ti rrfč,
Me sį ushtrķ tė keshė mbas veti,
Sa enč ktyne s' u prispjeti
Ndihma e pritun. Kshtu tha Ora,
Edhč asht zhdukė atż sa ndora.
<< Braf >> i a bani Marku m' kamė :
Lesht e krés ngrefun nji pllamė,
Porsģ kreshtė derrit bugįr,
E vetllat ngerthye kulįr:
M' kambė, sokola, t' Karadakut!
Kį bulrue me 'i za tarakut;
Perse ju: po n' patėt qillue
P' r' imend bijt e t' Parvet t' ue,
Qi s' kan bartė kurr zgiedhė tė huej,
Pagė e t' dhetta s' kan lį kujė;
Kurdoherė qi edhč n' fjalė t' Knjazit
Janė hjedhė n' zjarm e n'shkulm t' tallazit:
Ju, po, djelm tash fulikare
Me sulmue m' ushtrķ shqyptare,
E dér mbrama pį marrė dilli,
Me m' a thye, e rob me zanė
Shka t' pshtojė gjallė: edhč nji filli
Ju mandej neser me ngranė,
N'saje t' t'Lumit Perendķ,
Cilen n' Plavė, dreken n' Gusķ:
Zamren n' Hot e darken n' Shkoder,
Mu n' Kalį tė Rozafatit,
Perbindsh mndere ngrefė m' at koder;
Pse, shka merr Drinit per s' t' gjatit,
M' Shkam tė Pejės e ku rreh deti,
Atą né, me gisht e leter,
Na e kan falė Krajlat e Mbreti.
Prandaj sod nuk kį zot tjetr
Kjo Shqypnķ kėtu e dér m' Dri.
Per posė Knjazit t' Malit t'Zi:
Knjaz Nikollės rriti, Zot, jeten!
Qi na e duen Krajla edhč Mbreten.
Per bukė tė thatė jue cullt e grueja
Sod te shpija u rrķn tue u ankue:
Qe Shqypnija; asht tokė e juaja,
Mjaft qi t' doni me e pushtue.
M'teni, burra, e mos e lshoni !
Token t' uej sod t' a pushtoni !
Grįt e fmijn zijet shpėtoni !
Kshtu tha Marku. Bjen burija,
Trokllon lodra e rreh trompeta;
Mirė shtergohet m' armė ushtrija,
Dį n' taborre e ēeta - ēeta.
Prijn Vojvodė e Kerkserdarė,
Krah - e - qafė kta pallat qorde,
Qi, kercnueshim ardhė kulįr,
Is u vjeken si bollshorde.
Vendojn majesh Kapitanat
Ktej henikė, andej gopedra;
Ngrefin shpatit t' randė havant
Perhapė grykash si kulshedra.
Mark Milani kį hypė atit:
Nji kįl gjog sa voeja kryet,
Parzmen mal e qefull shtatit,
Vithet drejt, bishtin ngerthyet.
Edhč at herė: po, me at zhumhśr
Qi bajn currat, shkepė s' perpjeti,
Rrgalles hov kah lshohen, kśr
Termegshim t' a trandė termeti
Token : turr urdija e Knjazit
Mbķ Nokshiq kį msż s' termali.
E si skllafat e tallazit
Dyndė, kah s' epėri 'i kep mali
Kulihum brishti m' pellg t' detit,
Shkumet bardh e lshue kurrni,
Gallamrde kthelltė bunjetit
Bregut tė njelmtė tue kaperdi,
Zhbijn, rroposin shka t' gjejn para,
Tbana, gjind e gja tė gjallė:
Njekshtu Shkjau - he atij i hupėt fara!
U rras n' luftė nper mal e zįll.
Porsģ zjarm kur t'marre shpija,
Fjollė nper hatlla tymi s' pari
Deperton: e nper frangia,
Nper balkoj, si gjuhė ndezė zhari,
Ferfllon flaka: por kur t'shamet
Mbrendė pullazi, nalt n'p 'r ajrķ
Flaka rrmen, e si hjedhė lamet
Shkrepin shkndijat: shkulm i zķ
Dyndet tymi nalt si reja,
Ndersa mbrendė n' at furrė gelqeret
Gurt pelsasin porsģ kshteja,
Shamen ledhet, sa qi mnderet
Jeta krejt me t' u trishtue:
Gjindja edhč kah thrrasin, vrrasin,
Vrap shko e eja, kush per t' shue
Zjįrr, tjerėt ēaklat mos t'humasin:
Kshtu e pergjakshme lufta at hera
Erdh tue u ndezė, e t' krisi brima,
T' u dha vigma edhč potera,
Larg e larg ushtoi bumllima
Kah urdija e Mark Milanit
Sulmin lshoj m' ushtrķ shqyptare
N'flakė tė pushkės, n'vetimė t' taganit,
Topąt tue gjimue batare.
Amančt, ti 'or Llesh Nikė Daka:
Qi aq tė madhe m'bane 'i bé
N' urė t' Sutjeskes mbķ ato brraka,
Se nandė krena do t' m' kish' pré,
Do t'm'kish marrė nandė krena m' Shkjį:
Q' se ké lé e dalė n' ket jetė,
Ma ngusht vedin a e ké pį ?
Alush Smajli po e pėvetė.
Hajt, Alush, Lleshi po i thotė;
Se 'i Shqyptįr, zemer ēeliku,
Aj veē ngusht bjen mbķ ket botė,
Pa bukė n' shpķ kur t' a gjejė miku:
Kur t' a ketė, po gruen divane,
Shpķn n' rrugė t' madhe, dre'in kojshķ,
Oren fjetė, pushken jallane,
<< Dorė tė keqe >> mbrendė nė shpķ;
Se, per n' luftė, manati i Zotit,
Porsģ n'darsme e kujton vetin:
Mirė ushtrue nė flakė t' barotit
S't'dron t'shtatė Krajlat, nuk t'dron Mbretin,
Jo ma Knjazin. Na s' kem' dalė
Ktu me vjedhė as me plaēkitun;
Shkjaut por hovin me i a ndalė,
Vendit t' onė larg tue e turitun.
Edhč grethat n' at birucė
Ki'n me ms^y si 'i kalama
Si nji qind, n' shkuen kta me i ngucė:
T'lshojė prį Shkjau kaq edhč ma:
Sa gjithku aj burrė e grue:
Se Shqypnķn na nuk i a lshojm.
Vetė Moskovi m' kambė me u ēue,
<< Kapicė >> m' krye nuk petullojm!
Llesh Nikė Daka, pelivani,
Burrė i urtė e flet arsye;
Paj n' sa lot vendit carani,
N' pellg tė detit div shperthye,
Kur, dyndė mal, vala shkumuese
M'te t' plandoset fulikare,
Me fuqi tė rrebtė, dermuese:
Aq t' kį lujtė ushtria shqyptare
M' sulm t'urdivet t' Malit t' Zi.
Veē t' asht ndezė, po, vendi flakė,
Veē t' kį ndejė pushka tue zķ,
Gjaku i nierit rremej brrakė,
U dridh toka per nen kamė,
Kah janė ndeshė Shqyptarė e shkjé:
Kryet e tyne thue po asht shtamė,
Per gjith treg me dalė me u blé!
Ē't' janė ba lamsh, po neper plan,
Tue i a dhanė m' <<hutė>> e m' <<novicė>>,
Tue i a dhanė mndershim m'tagan
Kush nė ksulė e kush n' << kapicė >>:
Njani ruju, tjetri mtruju,
Kush lshou vrap, kush ndiq per hap,
Aj perpjetė e ky tatpjetė,
Atą shaju kėta ēaju,
Kėtej vritu pertej pritu:
Pritu, vritu idhshim nzitu,
Brit, gerthit e mbush e qit,
Koder m' koder shoqit thrrit:
Thrrit, vėrrit << ah - ha - ha- hį>>
Si atą mazat fushės tue ngį:
Dnes t' varruemt, gjimo t' gjymtuemt,
Turru, gurru, matu, shmatu,
Duku, thuku, struku, zhduku,
Aj pa vesh e ky pa fregull,
Neper karpa, cunga e bunga
N' pluhen pshtjellė e n' tym, qi njegull
Ndehet ajrit shllunga - shllunga.
T' dridhet kmisha m' shtat, taganat,
Kah vezllojn ajrit per mnderė;
Idhtė kur vrrasin Kapitanat,
Thue lavė uqsh po ulron n' Peshtér.
Fort perlyken si taroēa,
Bajraktarėt e Krenėt shqyptarė!
Plasun gjylet plloēa - plloēa,
Lerės vringllojn e nper laskįr;
E keq brima e bumbullima,
I asht dhanė vendit per terthuer,
Kaq vėrrima e shungullima,
E batarja me zhumhśr,
Sį qi topat n' mes poteres
Disģ shurdhė e thatė gersasin:
Si atą gurt nė furrė t' gelqeres
Vapet t' zjarmit kah pelsasin.
Proh ti o Zot, por ē't' janė merthye
Diku atje nalt mbķ Nokshiq
Ē't' janė merthye, ē't' janė kaperthye
Hot e Grud e Vasoviq!
T' dyja palėt, po, trima n' za.
Ka tri zemra atą nen parsem:
Ma se 'i nanė, tham, kį me fsha,
Ma se 'i ēikė me u plakė pa darsem,
Edhč nusja pshtjellė nė zķ;
Kaq asht dhanė atż piskama,
Kaq shum nigu asht nēue n'p'r ajrķ.
E nper nig flaka e rropama!
Qaj Ēun Mula vrret per ēudė,
Shallin dredhė, taganin nė dorė:
Bini, Hot! e bini, Grudė!
Trima, mbrendė! Me dorė! Me dorė!
Idhtė ē' t' a lshue Hoti si fjera,
Ē' t' asht shpervjelė Gruda m' tagan !
Vasoviqt ē'i mloķ potera,
Fort gjimuan top e havan!
Nziten, njiten, kacafiten,
Keq dermishen, idhtė shkelvishen,
Lshohen, vriten, dbohen, priten,
Desin, mesin, prishen, ēprishen
Gjithku ndollė kį pika e djalit
Nder Shqyptarė edhč nder Shkjé,
Me i u dhimėt lisave t' malit,
Me i u dhimėt gjarpnit nen dhé.
Lul Rapuka, 'i arķ shkorreti:
Nji kasap m' asht ba mbķ Shkjį!
Kah po siell Baca Lucė Deti,
Ē' po ban shkinat n' mal me kjį!
Por kur lshon Nikė Gjelosh Luli,
Trim me bré hekur me dhamė,
Qafen trup, llanen sa shuli,
Dridhet toka per nen kamė
Fort turfllon Gjeto Mark Ujka,
Kaq me idhnim qi trimi jep:
N' sulme t' Shkajut vendit s' po luejka,
Me sa lot vendit nji krep!
Alush Smajli, i Hotit t' Kujit,
Sod mbķ Shkjį m' asht ēue lugat
Siell m' tagan sa ku asht tue muejtė,
Si po t' xierte huj nper shpat.
Lulash Nika, n' krye t' gajushit,
Gjithmonė Pashkė, gjithmonė Bajram,
Po i ban za Islam Makalushit:
Hajde, hajde , morč Islam.
Se so' 'i javė, po'n' saje t' Zotit
N' at Cetin kemi me hi,
Me qitė rrojme e, si n' Tuz motit
Prap me u toēė na me rakķ:
Edhč Lłlashi si zhgjeta
Po merr turr e bjen mbķ Shkjį:
Lshon Islami nepr ēeta,
N'dorė tagani tue i shkelqį.
Meēa Grishi, nji kulsheder,
Ē' po m'i lshohet m' shpinė << Milloshit!>>
Nuk kį top, nuk kį gopedar,
Q' i a ndalė hovin Lucė Gjeloshit.
Burrė i fortė Osman Haxhija,
Vojvodė n' Bajrak t' Nokshiqit:
Me do sż porsģ duhija,
Musteqet si shllungė ogiqit:
Fort po rri trimi tue u zdatė,
Me atą Cucajt t' Karadakut,
Qi me pushkė, tagan e shpatė,
T' madh zijan apin Bajrakut.
M' i ndihmon Sadri Mehmeti,
Bajraktari i fortė i Gashit,
Me Adem ēelen djalė mbas veti,
Qi m' bjen m' Shkjį si m'mish tė dashit.
Jakup Feri, 'i Zog Skyferit,
Lshon me Plavė e me Gusķ,
Shkulm si lshon ēutrri Peshterit
Mbas nji shiu rį me stuhķ
Shka kį thanė, Bac Patani,
Ardhun shtatit << xhevrdare :>>
Pa ndigio, 'or Rushman Hasani:
Se kta Zubeit - dalshin fare!
Per Tynzonė, po e ēarsin Shkrelin,
Ke per plume dert s' po kan
E askund kamben nuk po e ngelin:
A t' i msżjm, Rusho, m' tagan?
M' kambė Rushmani ēohet filli,
Si lugat dalun prej vorrit,
Rrfé taganin xier prej milli
E nper reshpe tė Ēakorrit:
Si ajo reja e nji thellimit,
Qi u bjen qiellve tue vetue:
M' Shkjį turr lshohet trimi i trimit,
N'dorė tagani tue vezllue
N'p'r ato rreshpe en'p'r ato rrmore:
Shum do t' kndojė qyqja n' Mal t' Zķ!
Per mbas tij Shkrel e Zagore,
N' za per pushkė e dejlekķ
Me atą Ducajt, Xhaj e Bzhetė,
T' kan msż Zubcit fyt-a-fyt.
Dy Patajt, shqype me fletė,
Ēuli e Beci, zhyt- e- mbyt,
Se ē' po i furen Shkjaut n'aradhe,
Idhtė m' tagan kta tue i a dhanė.
Gjeto Staka, hidra e madhe,
Dhanun vezmeve m'nja'n anė:
Sģ turfllon rosa n' shirok,
Tue rrahė fletrat nepr Dri:
Po lshon trimi trok mė trok,
Per me u pré me Mal tė Zķ.
Marash Vata, 'i drang drangonit,
Shkon e vjen porsģ duhija;
Nuk han bukė ma as s' pin ujė kronit,
Kushdo bje nder kthetra t' tija.
Por Ēakorri ndezė t'a zhari,
Mirė shpervjelė tash qi m' tagan
Msżn Dodė Preēi, Bajraktari,
Me Kastrat e Petrushan.
Kallzit grunit ktej e andej
Si lakohen, kur nper arė
Vrap t' hikė derri, qi pertej
T' a ketė gjuejtė nji pushkatįr:
Frota e Shkjevet kshtu lakohet,
Kah Dodė Preēi n'mes po u furet,
Gjeto Daka m' ta kah lshohet,
Kah m' tagan Voc Keqi puret:
E msżjn, breshen me shtergata,
Vetė Ivani, derė bujare,
Mark Ujkė Vata e Prelė Ujkė Vata,
Si dż plume n' <<xheverdare >>.
Veē kur rran aj Marash Gjeka,
Me at Smajl Mal'n e Buzes s' Ujit,
Thue nper Shkjį pa kalon Deka,
M' kosė t' i a dhanė sa a ajo tue mujtė.
Vall, Kelmendi pse, thue, prani
Pushken tash e ma s' po qet:
Tash qi msż kį Mark Milani,
Me sį urdķ kį sśnd tė vet?
A mos lshoi pritat e hiku
Shģ tash, qi m' ushtrķ shqyptare
Ma kobshin randon rreziku,
Pushkė e top kah rreh batare?
S' asht, jo, fis, qi hikė Kelmendi:
Se atż djelmt i ké sokola
Se sa herė qi e qiti rendi,
Si ajo e lashta kėndon shkrola,
Me luftue me Turk e Shkjį,
Nder t' shtatė Krajlat nįm la vetit:
Bani shkinat idhtė me kjį,
Trazim t' madh i qiti Mbretit;
Veē nji shkjį, Vuksa' Lekė Drava:
Beter burrė, i madh sa 'i trap,
Me do krye tanė rava rava
Varrėsh s'tagani, edhč 'i zdap
I gjatė, m'trį me i prekė, po, kryet,
Me 'i mulla, sa 'i grusht, m' nja' n faqe,
Vetllat shllungė, me i zanė t' dy sżt:
Pré n' terzķ dollamė e gaqe.
Si ma i miri n' Karadak:
Rubė tė bardhė ēue shej per ndore;
N' grusht taganin lį me gjak,
M'krah <<novicen>> vjerrė mizore,
Del m'nji pod e u thotė Kelmendit:
Ju, Kelmend, me shka flet bota
Po ishģ t' pushkės edhč t' kuvendit:
Plot kotecat, shekat t' plota:
A mos ba kį nana 'i djalė
N' Bajrak t' uej, djalė trim rrfé,
Qi mue ktu n'mejdan me m'dalė
E m'tagan burras me u pré?
Me kį pushka. T' flakron m' kamė
Qaj Prelė Mema: sa per sż
Mos me pasė shka e thrret per n' lamė,
As per krushk, as n'luftė me msż,
Aq i hajm e ēufrrak shtatit
Ardhė, e i thįt si cung nė zįll:
Thue ti, po, aj farė maluketit
Shkjaut po e han nja dż herė gjallė.
Por ndollė Prela m' kį 'i farė derrit,
Me trķ zemra e trim si Zana,
Mos me i hikė belįs as sherrit,
Edhč i shkarthtė porsķ zarana:
Ky i del para Shkjaut n'dervend.
Vuksa' Leka fort kį qeshė:
Pįshi Zotin, 'or Kelmend,
Pse m'a qitėt para ket teshė?
A mos doni m'e vendue
Me mue n' rrogė, per t'm' rujtė do lopė
N'Palabardhaj?... Mjaft po drue
Se m'i darė, orė - ligu, n' shkjopė...
Perrēik burrė ky permbķ dhé,
Pįsha Sh' Pjetrin e Cetinės,
S' asht i zoti as me m'a bré,
N' gojė m'i a shtķ gishtin e shllinės!
Shka kį thanė Prelė Mema i Vukel;
Ngul! Vuksan; pse 'i tash si brash
T' a kam hjedhė tż kryet nper ēukel.
Edhč Prela, permledhė lash,
T' flakron m'Shkjį atż, e m'herė tė parė
Kryet e tij sa nji <<karricė>>
Tue e kundrue rreth Shkjé e Shqyptarė
I a hjedhė m' tokė me gjith <<kapicė>>.
Si nji rrap i haptė me gema,
Shkjau plandoset sa gjanė gjatė,
Tue i shkue gjaku rrema rrema,
Shalė e krahė aj tue luhatė.
Zen Prelė Mema n' shpotė me thanė:
Po a m' thue Vuko, or samadak,
Sa rrogė n' vjetė ti don me m' dhanė,
Me t' ruejtė lopėt un n' Karadak?...
Ah ! kadalė, moj Cerrnagore:
Se s'ké pį Shqyptarė me sż!
Se ktu i thonė Shqypnķ mizore,
Fort me t' lanė, besė, besa, pa krye.
Se per dukė s'peshohet burri,
Veē per zemer e trimnķ:
Se mbas hapit matet turri:
Fjala e lashtė duhet perdi.
Mark Milani kur kį pį
Vuksa' Leken shyt per tokė,
Fort a idhnue,veē se s' kį kjį,
E t'kį britė, disģ tue krrokė:
Bini, qena, bre!... Ku jini!
He domuza t' kqķ.... he zgieba!
Shka haru tash ju po rrini?!
Mtani! Pas vam nanu greba!
Po t' ketė nisė n' voter me u shue
Zjarmi, e buzmi nde terthuer
T'rrijė tue ēizė e tym tue ēue:
Zotishpķs, zanė vend per urė
Voters, m'mashna a m'ndo'i unė t' zezė
Turrshim buzmin shkundullitė
N' anė prej kah ky zu me u ndezė,
Tjera dru nen te tue zvitė:
Shkrepin shkendijat n' ajri flaurķ
E pse m' prush, aj frżn pa pra,
Ferfllon flaka e me shpejtķ
Ndezet zjarmi flakada:
Kshtu nė vrrimė tė Mark Milanit
T' u kallė lufta flakė n' dervend,
Kah lshojn turr si uq prej planit
Palabardhajt mbķ Kelmend.
Lum per Tż, o Zot i Lum,
Fort - i trim Vllaho Serdari!
Se ē' kį msż hallakatrum
N' ēetė tė vet gjithmonė ma i pari!
Shungullon Qafa lak e m' lak,
Kah si bisha turret Vllahi:
N' dorė taganin sżnin gjak,
T' trashė mustakun porsį krahi,
Si dż rrfé, qi shkrepė njajė reje,
Pllojcė zhigasin hausit t' qiellit,
Kshtu sulmue t' kan t' thuer njajė deje,
Gjoka i Vasės e Kiku i Mhillit.
Kiku i Mhillit, derė jetike,
Burrė i pushkės edhč i taganit,
M'ki' pa' ndollė me at ēetė fisnike,
Qi, mbas Mirko Kapitanit,
N' at Stolac, n' Hercegovinė,
Vrau Smajl Agen e Ēengiqit:
Ndersa ky, frymen qelbsinė,
Shpirtin lesh, si lkurė iriqit,
Kishte dalė me mledhė haraēin
Neper << rajė >>, e njanin m' shkop
Rrah e mbyt: tjetrit kerbaēin
Njeshja ftyrės e varė m' konop:
Shnjerzo ēika e turpno nana,
Si e kndon kanga gjatė e gjatė
Shka kį thanė vall, Tverrdko Stana:
Hallallė, nanė e hallallė, tatė!
Se, maną, me ē' m' duket mue,
Vshtirė se kthej un ma n' at dhé:
N' shtek tė vshtirė po kam qillue:
Me ksi trimash kurr s' jam pré!
Udri, Tvrdko, Bog te ubijo!
Me nji za sa kį n'gabzherr,
Mbrapa i vret Vukotiq Mijo,
Kah lshon turrin nper nji djerr.
Rakiq Pera, me trķ zemra,
Po bjen n' luftė si nji kulsheder:
Se atij mbrapa si merr themra,
Me e gjuajtė m'top, me e gjuejtė m'gopeder.
Se edhč Pavlo Vuēetiqi
Maną, m' kenka 'i shpaté e gjallė !
Shum do krena Turqsh shperthiqi,
Kur me Turk lufta kje kallė.
Lshon Gjur Draga hallagrep,
Me do krye tanė gunga gunga:
Se m' tagan trimi ē' po i ep,
Thue kund rrahit po siell m' cunga!
Qaj Turk Shabi thotė nji fjalė:
Ndihmo, Krisht, e ndihmo, Zojė,
Ē' po msżn Shkjau suvalė suvalė,
Pushken n' dorė, taganin n' gojė.
Shka po ulron krés s' nji cabokut,
Si harusha n' at bjeshkė t' Krrabit?
Trimi i trimit Mashi i Cokut
Po i lshon za njati Turk Shabit:
M' kambė, Turk Shabi, derr i derrit!
Se nįm t'zķ Shkjau m'né po ban!
S' na ban kryet ma as sa 'i krye berrit,
Po s' i a thyem hovin m' tagan.
Lshon Turk Shabi porsķ fjera;
Msżn Muē Hasi si duhija;
Kaq t' asht dhanė zhurma e potera
Edhč ushtue t' kį Metohija,
Kah lshon turrin Memi i Smailit
Me at Prelė Mirin krah per krah:
Gurgullon gjaku rrkajė poshtė malit,
Shakull gjindja bijn per rrah!
Ujė kovaēi pse taganit
Tė Prelė Mirit dhanė m'i ki'te
Me helm t' shlligės e tamth t' luanit
<<Fjalėt>> tue i thanė qi aj veē por dijte.
Paj ky Prela, maną t' Zotit,
N' at mollė Shkodre nder Parģ
Javė per javė, ē'do javė t'motmotit,
Kį 'i krye Shkjaut ēote dhantķ.
Dedė Ivani: Raznajsh s'vendit,
Qi, nė za per << gojė>> e << gisht >>,
Shkapercete vrap nji rendit
Tre kual rresht, lidhė bisht nė bisht:
Turr ka'a lshue trimi mbķ Shkjį,
Ora thepe e Karadakut
Prej gazepit nisė me kjį,
Rrkajė volķsh tue i shkue lot gjakut;
Mirė ke e diejte, maną, shkina,
Se ku hovin shperthen Deda,
Atż krenat nper ledina
Rrokullisen reda reda,
Qaj Gjokė Marku e qaj Djalė Miri
Sa herė sjellin me tagana,
N' Karadak fiket ka' i qiri,
N'zķ pėshtjellen njaq do nana.
Mashi i Cokut, sżn sa kau,
Kur merr turrin per me lshue,
Se ē' perpushet atż Shkjau,
Si ajo shlliga n' zjarm vallue.
Vigmat, krismat e poteret
Shungullon Qafa e Ēakorrit,
tmershim po gjimojn humneret,
Ushton bjeshka e Pernjavorit.
Kur, qe, s' epėri po lshohet
Nji taborr Bijocash s'rķ:
Si ląpurat poshtė hudhrohet
Rreshmja boret nė malsķ.
Trima t'ēartun, hajna, cuba,
T'idhtė si helm ruejtė n' gastare:
Si atą skrapthat nper kaēuba:
N' luftė t' janė hjedhun fulikare.
Porsģ kur nė flakada
T' hjedhė bariu 'i vandak dullija,
Krepaton flaka pa pra,
Shkrepin shkendijat mija mija:
Kshtu t' u ndez lufta atż zhari,
Kur tue lvitė e tue uluruem
Turr Bijņcasit pik s' pari
Msżn m' Shqyptarė porsi t' terbuem.
Jo, po, besa, more probe,
Veē n' ardhsh vetė ti e t' shifsh me sż
E tė ndiejsh me veshė; se, tobe!
Ne din gjuha me shperblye,
Sa me t' madhe nji uturimė
Janė perlįm Shqyptįr e Shkjį,
Tash qi, breshen me vetimė,
Bijócasit n' luftė kan rį.
Vrrimet t' kobshme, m' nja perzķ
S' fshamesh s'mbetunavet shitue,
Edhč hajke, n' brohorķ
Qi bajn trimat m'luftė tue lshue,
Kthelltė, mjerueshim t' tingllon veshi,
tmeret tė perqethėt t' bjen shtatit;
trandet rrahi edhe bushnjeshi,
Topat kah gjimojn nalt shpatit.
Se kahdo qi sżni t' pritet,
M' mal a m' fushė, a m' shpat a m'lak,
Ké per t' pįm, ofshé ! si pliret
Anė e kand vendi nė gjak.
Atje lshue Shqyptarėt rrfé,
Si zanįt luften qi e kan,
Vu t' kan para nji ēetė Shkjé,
Lehtė tue i ndjekun nepr plan.
Trima Shkjét e ma se guri
T'fortė, kan dyndė kah Kumurasha,
Shqyptarėt pritet. e nper zhuri
M' shpinė po u lshohen si harusha.
Atż - ktu por ma perkrejti
Njanes lagje ke s' po i del
Me thye tjetren ndermjet veti
Mberthye gjindja kacagjel:
Mbrapa kamba kah s' i rrshet
Kujė, veē ndiqen rreth e okolla,
ēeta ēetés rreth po i permveshet,
Si kulaē qi mlidhet bolla:
A si vala e drinit, kśr
T'dehet bora, shkulm tue rrmye
E bardh shkumet, me zhumhśr
M'kamba t' urės t'vijė shul me u thye:
Gallamarde qi tue vlue,
Per rreth vedit rrėmčn gjiri,
Rozafati kthelltė tue ushtue,
Friget m' kambė me ngujue nieri
Edhč kshtu tue u kacafitun
Shoq me shoq, e me tagana
Krahėsh e krahesh tue u krastitun,
Idhshem tue u shemtuem m'shejshana,
Atą ndejen, dér qi dita
Shtekut t'vet nė t' sosun mrrini,
Edhč muzgu, si u muer drita,
T' zezė pelhuren dheut i a shtrini.
Prani pushka e topi lakut,
Shukė asht zani, e i eshtim vorrit
Dhén perlau; nper hurdha gjakut
Veē t' varrumit terthuer Ēakorrit
Atż - ktu tue lvitė rrshanė:
Si ato rrajzat n' pleh: trishtueshim
Fshajn, gjimojn, kush shpķrt tue dhanė,
Kush per ndihmė tue thirrė mjerueshim.
Nderkaq era edhe kį me.
Qi kisht' frż diten dį,
E merthye si isht' qiella n're,
Shiu me rrshekė i a nisė me rį.
Kśr qe nisė muzgut nper shķ
Ushtrķs s' onė ndihma me i ardhė,
Ēeta ēeta e vija e vķ,
Sķ ato ulkojat neper mardhė.
Me ushtrķ t' vet lshue vrap Prelė Tuli
Prej Sutjesket i a prispjeti.
Kulmit t' kreshtės trimi edhč dueli,
Per nen t' cillen ndermjet veti
I'n gri at ditė, si tue qitė adra,
Hot e Grud e Vasoviq:
Preu n' tagana, thue janė badra.
Gjueju m' plumbe, si m' guriq.
Si 'i kulsheder, nder Elbnishta
I a kį befė Malsija e Madhe;
Asht kapė Reka te Kuqishta
Kokrra kokrra e arradhe arradhe.
Dukagjini. porsi rrfeja.
Kį kalue Qafen e Diellit;
Has e Nikaj kah Meteja
Me Mertśr i a mrrijn nji fillit.
Si bjen breshni hova hova
E thįn djersėt e katundarit,
Kshtu t' kan rį Shtrelci e Rugova
Ka' ajo Mokra e Shekullarit.
Rra Postrripa kah Gradina,
Zuni pritat per urė bregut;
Nguli Shllaku kah Marina,
Mveshė janė Gjajt Majes s' Lejlekut:
Zana e Madhe gjithsģ e mira
U kį pri nper at terrinė,
Ke ngujo nder shtiqe t'vshtira,
Njanin m' shpat, tjetrin m' ledinė.
Edhč Shkjaut rrethin i a qiten
Anekend, si mbrendė nder dana,
E me t'zģ tue pritė i'n driten,
Per t' a msż m'pushkė e m' tagana.
Vojtun sogjet rend mbas rendi.
Mark Milani kan diftue,
Si n'Shqyptarė merthye isht' krejt vendi,
Si edhč ushtrija isht' mbetė rrethue.
Mark Milani dredhė mustakun:
Fort kį rį trimi n' kujtim,
E as s' i del me hjekė mendsh Plakun,
Qi e pat pį n' nadje n' vegim...
Si asht mendue ashtu 'i herė me veti,
Ē'e kį hanger buzen m' dhamė!
Se edhe ftyra fort i treti!
Kį marrė trimi e asht ēue nė kamė;
E si shpatit nji barķ:
Kśr ndoj gjedh a dhen a dhķ,
Tufat dį e m' kullosė hutue,
N' mbramjet nuk i kthen n' katue
Ase n' vathė: poshtė e perpjeta
Nper zabele e nper shkorrata
Shkon e vjen, e nper ograja,
Kahdo qi t'a mbajė uzdaja,
Se do t' hasė m' bagtķ tė tretun:
Marku kshtu fillikat vetun,
Ngerthye vetllat shllungė n' mes t' ballit!
Thekatueshim po i bjen malit
Neper terr e shķ me rrshekė
M' nja tue rį, aj per me u pjekė
Me qat Mirkon Kapidanin,
T' cillit ndi i a kishin zanin
Krali i Namses edhč Mbreti;
E mbasģ dikśr e gjeti,
Kį marrė trimi e kshtu po i thotė:
Se, per Zotin, Kapidan,
Q' se kam lé e rį m' ket botė,
S' dij se ngelė kam ma n'zalldan
Se n' ket natė. Neve Shqyptarėt
Ēark na bakan. Fort kam frigė,
Se né ushtrķn kan me na ēart"r;
Pse edhč 'i natė kjo asht fort e ligė:
Si thue hallin i a ba?
Besa, pra, shka t' tham s' po dij,
I a kthen Mirkja si nen za;
Veē, q' se dalė kemi n' ushtrķ
Edhč n' luftė kem' rį n' kto vende,
Jo n' e Marte: si qi motit
Kį kenė doke: por n'e Prende,
Zemra keq, manati i Zotit,
Kaq m' kį ndi, sa s' thohet dot,
E as s' dij se ku kem' me dalė.
Por pse ngaeja s' asht ktu kot
Me ndejė na tue tjerrun fjelė,
Kish' me thanė, lum Komandari,
Si ashtu mendja mue m' a pret,
Se t' del puna ma per s' mari:
Shi njitash, nper shkurre e mret
E tue rrahė shiu e shtergata,
Ushtrķn m' e lshue bregut t' Limit;
Qi nper terr e pa u sosė nata,
Me u rrqasė tinzi, e para agimit,
Urė pa urė e trap pa trap,
Fķll me dalė n' at Qafė Marinė;
E mandej, tue u lshue ne vrap,
Me marrė rrugen per Cetinė.
Se per ndryshe, mana t' Zotit,
Né tash po na hupė ushtrija.
M' shpinė Shqyptarėt e ket farė motit
S' dahna shndosh, tham, lum zotnija.
Marku at herė urdhen kį dhanė,
Mirė ushtrija me u dyndė vendit,
E poshtė malit per m' at anė
Me u nde Limit rend mbas rendit.
Kthye nderkaq pergjysmė kį nata,
Edhč << Shejzat >> ki'n prendue;
Me kį shiu edhč shtergata,
P'r 'i herė gjama edhč asht ndalue.
Kur, qe, 'i re, si pezhgvja zķ.
Niset fķll prej Dormitorit,
Qi, tue i rį qillės me furķ,
Vjen e ndehet kreshtės s' Ēakorrit.
M' Ēakorr reja si kį dalė,
Lum e lum per t' Madhin Zot!
Qi s' kem'kėnė e na kį falė!
Se ē'kį shkrefė stż nji mot,
Se ē't'i a dha flaka e vetima,
Se ē't'i a dha krizma edhč gjama:
Ē' t' i a dha ushtima e bumbullima,
shungullima edhč rropama!
Flakė per flakė, po, e kurr pa dį
Shkrepte rrfeja kryq terthuer,
Aha e brej bjeshkve tue ēį,
E harmote me zhumhśr
Kepash s' eper t' gristat karpa:
Pod e m'pod qi, poshtė rrmorevet
Tue balcue e shperdha m' shperdha,
Kulihum turr gorromiseshin
N' gurrnķ t' prrojevet shkumuese.
E t'u shkref atż 'i stuhķ
Erėsh s'perzijta, shungulluese,
Rriba e s' cilles, me furķ
Kah pershkohej bjeshkés e vrrinit,
Shkulte bungat qindvjeēare,
Si me shkulė ndoj kallm purrinit;
E si kenė t' ishin bazhgare,
Duhmja e dyndte, e me uturimė
T' perfrigueshme, i shakullote
Nder humnere. Nji zhaurrimė
E pa preme bjeshkve ushtote;
Kthelltė termegshim buluritte
Toka, e lkundej shrregull; kreshta
E Ēakorrit flakė zharritte,
Edhč duhmet e rrfésh s' shpeshta,
Njizet pash, po, u sham, e ngeli
Shyt, porsģ nji kyē Gojanit
E u perzhit per rreth zabeli
N' Koprivnik e m'bjeshkė t' Trojanit:
Gjithku kjenė prozhme e dushkanjé,
Hije, pyje e megje t' dįme.
E nji nig e nji tymtajė,
Era surfull, e 'i zhigame,
Nji zhaurrinė, nji suzhė e 'i vapė:
Sa qi shkulm kį nisė me vlue
Liqeni i Plavės, e nalt mbķ kapė
T' Zeletinit, tue vetue
E pa dį tue shkrepė rrfeja,
Merr zjarm ashta, e flakada
Ndezet pylla kah Meteja.
N'at thellim, po, e n' at tufa
Qiella e toka ashtu perzķ,
Kishte thanė, se rruzullimi
N'flaurķ e n' leskra po shkatrrohet,
Edhč n' Kaos t'pa skįj shqimi
Po sodomet e dermohet.
Per mbas malit per nė qiell
Hylli i Dritės si vezulloi,
U shuk plajmi e moti u kthiell,
Si cirkė voese n' perivoj.
Veē se bjeshkėt, po, kthelltė ushtojshin,
Brraka, ēutrra, prroje e shé
Gallamarde ka' u dikojshin
Neper rrash, tanė shkumė e dhé.
Amet Limi kishte dalė
E askund lanė nuk kishte vį:
Si mjerė kush qi nper at valė
T' jetė ngushtue sod kambė me rį...
At herė Drita tuj ague,
Mark Milani, trimi i trimit,
Mirė ushtrķn nė kambė kį ēue,
Edhč pri i kį per urė tė Limit:
Ku, ashtu shurdhė e kush pa e ndi,
tue rrahė dromin me t' mdhej hapa,
Do m'e qitė shndosh nė Mal t' Zķ,
Topa e nozull lanė permbrapa.
Veē se uren mjeshtri motit
T'ngushtė e drunit lshue e kisht' pasė:
Kshtu qi frigė kam maną t' Zotit,
Mos t'a lshojė Markun ndoj drrasė...
Po isht' Shqypnija 'i vend belį,
Ku s'ban kryet ma shtrejt se 'i shtamė:
Vshtirė se Marku kį me u dį,
Pa i u njitė ndoj ferrė m' dollamė.
Pse edhč, qe, tej n' at bįll ure
Vend Rrogņvasit kan zanė,
Menden qi m' a ki'n kubure:
Zog mbķ urė me flutrue s' lanė.
Prandej m' urė kśr mrrini ushtrija,
Ē' ushtoi Mokrra e Shekullarit,
Larg gjimue ē' kį Metohija,
Ē' t' asht tremė kali i Komandarit,
Kaq zu pushka atż me zķ,
Kaq zu plumja me fishkllue;
Si njaj breshni me duhķ:
Malazest per dhé tue i shtrue.
Flakė per flakė ushtria shqyptare,
Rreth e ēark shtri Markut m' shpinė
T'i a kį vu pushken batare
Shpat e m' shpat, luginė m' luginė.
Priten n' bįll e Limin dét,
Prej Shqyptarėsh futė mbrenda 'i rreti,
Kah t' i a mbajė, tash, Marku i shkretė ?
Ē' do t'mendojė, vall, vetmeveti ?
Me qindrue, si e kį zanįt,
Qe shka Marku kį nder mend.
N' Mal tė Zķ luftojn 'edhč grįt
Per lirķ, per fé e per vend:
Jo s'qindron nji Mark Milani,
Derė bujare gjet me gjet,
Larg n'Europė qi i kį vojtė zani,
E i druen sherrin Krajl e Mbret.
Mark Milani, kur kį pį,
Se isht' rrethue n' mjet uj't e shpatit,
Ē'asht berlykė atż si kį,
Tue britė t' madhe maje atit:
M' kambė, sokola t' Malit t' Zķ,
Me ēilė shtek per Karadak !
M' tani, djelm, ju me furķ,
T' rrjedhė sod Limi shkumė e gjak !
Edhč at herė, si 'i gropė gelqere
Atż vendi t' u ndez zhari;
Vojti krisma dér m' pelqere,
Ka' u perlanė Shkjau e Shqyptari.
E papreme 'i shungullimė
Ishte mali, ka'ashtu zijte,
Vlote pushka, e me vėrrimė
Tė shituemve ajo u perzijte.
Edhč Shkjau, ashtu tue msż,
Pa kqyrė shtek pa kqyrė handek,
Bukur nalt aj erdh e u shtż:
Sa, medjč, shum herė u rrek,
Me shperthye neper ushtrķ
E me u nisun kah Cetina.
Ora thepe e Malit t'Zķ
Shum gajret po u epte, shkina,
Malazezve e mirė po i msote.
Shtiju i rķ, herė shtiju plak:
Gjithnji sulmin u a drejtote
Qandra e jonė ku bate lak.
Zana e Madhe ate e kį pį:
E kį pį, 'dhč njoftė e kį:
Sżnin kurr nuk i a kį dį,
Edhč e Mira, n'shllungė tue u strukun
Tė nji reje, asht ba e pa dukun;
Edhč pritte qi t' i vijte
Per nen hov e m' shpinė t' i bijte,
Me te bashkė t' u kacafitte,
Edhe shkinen mos t'a lijte:
Mirė nder kthetra ate shterngue:
Malazezve me u ndihmue
N' at shtek t'vshtirė. Kśr, qe, flutrim,
Tue u ra qiellve nper agim
Ora shkinė vjen e pershkohet
Zhgjetė perpara Zanės. Ē' tķ lshohet
Fulikare Zana m' shpinė:
Si njaj orli - gjeraēinė
Lshon m'bollshorde, si t'két pį,
Se don zogjt n'ēerdhe m' i a ngį.
Kśr kį pį njajosżvrangta
Ora thepe e Dormitorit,
Si ashtu rrfé po i shtrihej mbrapa
Zana e Madhe e Vizitorit,
Se ē'kį nisė ajo me dredhė
Poshtė perpjetė, kryq e terthuer:
Herė n' nji re, herė n'tjetren struku,
Tash mbas malit tash mbas suket:
Rrash per tokė herė rrahi flatrat,
Prap pingul flutro perpjeta,
Veē si t' mujė soje me pshtue.
Por, si pį kį ajo, se vrap
Zanes s' Madhe s'mund t' i hike,
Asht sjellė shtriga e fyt - a- fyt
Me Zanen atż asht perlį:
Sa per kshtu, isht' kenė trimneshė,
Edhč, besa, fort belį,
E pa qander nuk po lidhej:
Me sa asht lidhė ajo ndoj hrė
Q'se zanė vend ka n' Karadak.
Grykė per grykė e flok per flok
Ore e Zana ashtu perlį,
Ē't' janė dermishė shoqe me shoqe!
M' dhamė e m' thoj se ē't'janė lvryė!
Ē'po u shkon gjaku rrkajė nper ftyrė!
Fluturim neper ajrķ,
Idhtė n' mjet vedit kaperthye,
Haju, shaju me mėnķ,
Vrrit, piskat sa kurr ki'n n'krye:
Fort po u ndiqshin e u perpiqshin
Po u shkelvitshin e u llomitshin,
Herė dér m're tue zgjatun shtatin,
Herė tue hi sģ xhixhilloja;
Tash nper tokė, porsģ dż bolla,
Shkarrafendu: mbandej shrregull
Prap nper ajr kacrrue n' mjet vedit,
Porsģ verės dy pilivoesa,
Kśr shoqe me shoqe hahen:
Siell e bje ato njana tjetres,
Me nji pezm, me nji mėnķ,
Mendt e krés me t'pasė merzķ;
Veē kurrnjanes nuk po i del
Me u ngrefė m' shoqe kacagjel.
Por se, qe, neper ajrķ,
Diku andej prej Fushės s'Iballes,
Vijn dż Shtriga, hypė m'dż breshka:
Njena Sutė, tjetra Pasutė.
Ishin breshkat, breshka detit,
Aq tė mdhaja, sa 'i samar;
Ishin Shtrigat si dy grreēa
Kjumshtit hjedhė nen ēarranik:
Koc e lkurė e t'kthyeme kuk,
Si dy drapna ngulė nder hatlla;
Veē se t'idhta e gazepqare
Kurrkund halli mos m'i u pį:
Qi nder shtatė Bajrakėt e Pukės
Lanė nuk ki'n me u shndoshė varrė pushke,
Me gjith hudra, pe e gershanė
Mbķ t' varruemin pezull vjerrė;
Nuk lanė fmij me u rritė per s'mari;
Garravaxh banė djelmt e rķ,
Nuseve edhč lshoju <<zvercen:>>
Bani, qyqet, si ēapini!
Shtatė pash punėt bani mbķ dhé,
E hupi shtatė pash nen dhé:
Si -- Zo', ruena! -- puna e tyne.
Kto i'n kenė nisė per n'nji log Shtrigash
Dika' andej n'Kotorre t' Reja,
E zanė Drita i paska shtekut,
Ke hutue ki'n kenė te shpija,
Tuj u lye, po, me do << gjallė>>
Vetė e breshkat, qi tė mujshin
Pezull ajrit me u pershkue.
Ajrit Shtrigat tue kalue
Breshkave kaluer mbķ shpinė,
Kśr kan rį drejt Metohķs
E per ag t'kuqlimtė tė Dritės
Kan soditė, si Ora shkinė
Edhč Zana e Shqyptaris
Fyt - a - fyt ishin perlį:
Ftyrės e parsmes krejt n' gjak lį,
Fort ka' ipshin m'dhamė e m'kthetra:
Kryet breshkave andej kan reshė,
Ato rrole Shtriga t' vjetra;
Edhč lshue t'janė m'Oren shkinė,
Porsģ kenė t'ki'n dż kulshedra,
Njana, po, ma e idhtė se tjetra.
T'i u hodh Suta per mbas shpinet
Edhč flokve ajo i a njiti:
Arrēit kryet gati i a qiti,
Kah i a ngrifte pa farė dhimet,
Si me shkulė kund li Zadrimet.
Ftyrės Pasuta si kusija,
Me 'i dham n'gojė ngerthye si capė,
Ajrit flokėt lshue leqe leqe
E ardhė shtatit si 'i ngaskeqe,
N' thoj i a njet me njanen dorė,
Mu m'gerglac, m'nja tue u mundue
Me i a zanun frymen njak:
Nsa me tjetren, si m'gerhanė,
Nisė kį trupin me i lmuer
Poshtė perpjetė, kryq e terthuer,
Me do thoj tė mreftė si sorrė,
Per ma t'madhin, mor', gazep.
Ora shkinė se fort po ep
Fort po ep, qyqja, e ē'po vrret,
Se edhč shtjelmat shum po i qet!
Veē se kot; pse Zana e Madhe,
Me njat Suten Pasuten,
Ashtu pezull nper ajrķ,
T'a kan ēue dér m' Vizitor
Shi te vorri i s' mjeres Tringė,
Edhč lidhė t' akan per bli:
Qi ato Orėt e bjeshkės s' Trojanit
Prej nji mrizit tė Muē Hasit
Bartė e paten m' Vizitor,
E qi, t'Lumet, edhč e ngulen
Tre pash n'dhé n'krye t'vorrit t'Tringės.
Mbasģ e lidhen per at bli,
Kį marrė Zana e kthen n'Nokshiq,
Ku po griheshin n'mjet vedit
Malazez edhč Shqyptarė.
Atż, at herė, Suta e Pasuta
T'a kan kapė ka'i gjarpen n'dorė:
Shlligė tė gjallė, tanė helm e vnér:
E me ta t'kan hi me e rrafė
T'mjeren Orė tė Karadakut,
Per pa kqyrė, mor'probja i em,
Se ku i djegė as se ku i dhem.
Lshue m'te breshkat si t'terbueme,
M'dhamė i a grizshin misht e shtatit
Per gazep. Gerthitte Ora
M'kupė tė qiellės, sa gjithku mujte,
Tue i dhanė shtait per me pshtue.
Ah! kadalė, eh pitigonė!
Zen Pasuta si tue e shį;
Se s'tė lshoj, jo per Tynzonė!
Shtatin n'gjak krejt pa t'a lį.
Hider, bre! Ti me i ndihmue
Mark Milanit t'birit t'shkinės,
Qi Shqypnķn aj rreth m'e shtrue
Per nen kambė t'Knajzit t'Cetinės...
Po a kujton, morģ gabele,
Se Shqyptarėt kan dalun fare,
Qi me ardhė Knjazi, me 'i kįl zhele,
Per t'sunduem mbķ tokė shqyptare?
Edhč at herė, me at shlligė nė dorė,
Siell e bjeri, tanė maraz;
Brit, gerthit e ngrata Orė,
Si macė Frorit mbķ pullaz.
Ora shkinė e Durmitorit
Mbasģ lidhė kje ajo per bli,
Lidhė prej Zanet t'Vizitorit:
Njat ushtrķn e Malit t'Zķ
E lshoj zemra gjithunjķ,
E muer hiken. Fulikare
I u shtri m'shpinė ushtria shqyptare,
Me nji brimė qi me t' shurdhue:
Ke tue vrį, ke tue shitue,
Dike krejt tue shkurtue:
Tjerėt nė Lim vojtė e sharrue,
Trķ taborre Mark Milanit
Hupė i kan n'at log mejdanit,
Treqind krena edhč i kjenė pré,
Rob janė zanun treqind Shkjé!
Zana e Madhe ē'po lumnon;
Kep mė kep po fluturon;
Kį marrė kangen e po kendon;
Po kėndon m'kep t'Vizitorit,
Larg me u ndi m' Boka t'Kotorrit:
A t'kam thanė, 'or'Knjaz Nikolla,
Se un, dér sande pa pa marré dielli,
Tringen do t'a kish' pague:
Treqind krena un tue t'i pré,
Treqind rob un tue t'i zanun,
Trķ mij ēika e nuse t'reja
Para kohės tue t'i lanė veja:
Me kjį ato, po, si gjith qyqet
Nper kasolla t'Karadakut,
Si ato bubat pshtjellė nė zķ?
Po m'a pvet njat Mark Milanin,
E aj, po, ty kį me t'kallxue,
Kį me t'dhanė t'zķn zihariq,
Se sa ushtrija t'met n'Nokshiq:
Oren ēuet se e kį Shqyptari,
Qi << Shqyptįr >> vedit i thotė:
Se atje lufta ndezet zhari,
Breshen krenat bijn per tokė,
Kśr t'i mbushet mendja e vet
Me qindrue p'r Atdhé e Mbret.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:28   #29
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Koha e Re

Hej, moj Zanė, tż t'kjosha true,
Si s'po t'bje nder mend per mue,
Punė tė hershme me m' kumtue;
Kangė e valle me m' fillue;
Por mė rrin tue fluturue
Mollė mė mollė e ftue mė ftue
Me ato shoqe tue kėndue,
Me ato shoqe tue vallzue,
Tue vallzue, moj tue lodrue
Nper ledina e nper rudina,
Np'r ata brej, aha e ēetina,
Ku ban ēerdhen gjeraēina,
Bulon molla e lulzon thana
E prijn valle Orė e Zana
Neper rreze qi lshon hana.
Ardhun shtatit si << breshana >>
Rreze diellit dora e llana,
Ftyra shtrue n' fletė t'drandofillit,
Kamba matė per gjeth tė lilit,
Shartue zani m'za t' bylbylit,
Dishka borė e dishka brymė
Si njaj hylli me ferfllimė:
Mori sumlla sumullore,
Mori dardha dimėrore,
Si t' shkoi moti kangė e valle
Kangė e valle e zanamare:
Tash mbas flutrash neper zalle
Tash mbas lulesh nper livadhe
Herė ndiq sutat neper curra,
Zhytu e mbytu neper gurra,
Ngallit shoqet n' shtiqe t' vshtira:
Sķ, perzčt, ty t'raftė e mira!
T' raftė e mira si t'kį rį,
Bjeshkė e vrri qi m' ké shkelqį!
A din shka moj gerxhelķ,
Mori rrezja nper frangķ:
Se mue kripit m' i rį bora,
Se kah m' len asht kamba e dora,
Se edhč as vonė, tham, s' kį me shkue,
N' jetė pertej un pa u kalue,
Prej kah s' lanė kend me u kthye dalė...
Pra ndigjoma ktu nji fjalė:
Leni sod, moj Shtozovallet,
Leni flutrat t' marrin zallet,
Leni sutat t' marrin malet:
Shporru vjollcash edhe lilash,
Shporru gurrash e ēurrilash:
Se, perzčt, kshtu, moj petritė,
Tuj m' u lį, tuj m' u flladitė,
Herė nper hanė e herė nper dritė,
Drue po m' ngrihesh akull - ó
Drue po fikė mue e vedin - ó;
Edhe lshoś prej Dukagjinit,
Ku m' a shkon tė cemtėt e dimnit
Neper biga e zgavrra blinit,
E fluturim neper ajrķ,
Si njaj hylli qi shkėndķ
Shkrepė prej mramjet neper eter,
Behma ktu n'ket lissus t' vjetr,
Ku, larg zhurmet e poteret,
Dola edh' un n'ket buzė Prandveret,
Per me kndue m' Lahutė t' Malcķs,
Se si u end fati i Shqypnis,
Kśr pshtoi kthetrave t' Shkjenķs
E duel zgjedhet tė Turkķs:
Perendija si e kisht' shkrue:
E zojė m' vedi edhe u ndertue,
Mbas sa gjakut qi pat dkue.
Pse kaq njerzit po i'n tė kqķ,
Sa qi askund m' ket shekull t' zķ
Pį shkue gjaku vķ e vķ,
Nuk po gzohej, jo, lirķ.
Prandaj sod tż t' kjosha falė!
Morģ e Mira rritė nė halė,
Dčr nė Lissus ti me m' dalė,
Per me m'vu kangen per fille,
E tue m' ndritė menden me kshille,
E tue m' majtė mbrenda hullķs
Sė burrnķs e t' bujarķs,
T'bajsh qi fjala: e butė herherė
Si njaj flladi nė Prandverė:
Tash e fortė, e rrebtė dermuese,
Si duhija shungulluese:
T'm' rrjedhė e marė e kund pa neje,
Qi t' rysė mendt, zemrat t'theje,
T'i reshė gjinden kah e mara,
Fén e Atdhén t'i lvisė perpara.
Pse, po m'u end kanga per s' marit,
Vonė e vonė fisi i Shqyptarit,
Maną tż kį me t' urue,
Bjeshkė e vrri me t'u lulzue,
Si don vetė moti me t'shkue:
Kangė nper hanė e kangė nper dritė.
Se edhe as ktu s'ké me u merzitė:
Me u merzitė, jo, cok nuk ké,
Ke nė fllad t' ksajė stine s' ré,
N' jetė natyra tue shperthye,
Kėtu gjen shka t' kande tż:
Vezullime e xhixhillime,
Gurgullime edhe blerime,
Me lugina e me kodrina,
Me ledina e me rudina,
Hije, kroje edhč ēurrila,
Dejka, mjellme e n' shtek kojrila,
Vjollca, lila e karajfila,
Drandofille nė bubuqe,
Flutra t' larme e mollakuqe:
Kndo bylbylat nper filiza
Kėcč dhijzit neper driza
Tue blegrua kingjat nper mriza:
Endė hardhija m' qeperiza,
Lulzon pjeshka e zerdelja,
Me u shejė matet m'gem qershija;
Bleron bungu e bleron vidhi;
Shtatorr fiku kokrrat lidhi;
Njethet plepi bregut t' Drinit
Rahį t' mirė ep lulja e blinit,
Kerset fyell e zanamare,
Ushtojn hijes kangė shqyptare:
Qiella kalter, toka blerė
Njeti dimen ktu Prandverė:
Njimend stinė per Orė e Zana,
Me pri vallet, tue ndritė hana,
Mal e m' mal, rudinė m' rudinė,
Jo qi ktu nė ket krahinė,
Ku nper molla gemeholla,
Ku nper male e mriza hale,
E nper zalle e nper hamalle
Shum po i kisht' do Shtozovalle
Shoqe t' ua, qi po kndojshin:
Qi po kndojshin e lodrojshin,
Larg e larg m'i u ndi jehona,
Bane bén, si kah Valbona;
Se ky vend, se mahet n' mend,
Po kisht'kenun nji dervend:
Nji log zanash m' nįm e n'za,
Ku viga e katalla:
Edhč n' kohė para se Iliri
Vend ktu zu Arbnori i biri:
Na i' n ndeshė, na i'n shkelveshė,
Dikśr heret m' dhamė tu' u shkye,
Ma vonė s' largu tuj u msż
Kush me zhgjetė, kush me bačtė,
Njani m' mzdrak, tjetri m' ēomak,
E me lata, e me supata,
Me tagana e pushkė tė gjata;
Edhč rįn shakull per dhé,
Kush per Atme e kush per Fé.
Njani cub, tjetri dishmuer,
Kush gjaksuer, kush simahur.
Jo, po, ktu edhč ké me pa,
Ké me pį, po, njat kalį,
Qi, m' nji koder titanike
Ngrefė mbi ledhe cyklopike,
Per trķ mij e kusśr vjet
T' u kercnue ndei, si shauret,
Mbķ ē' do forca kundershtare,
Qi me mende grabitēare
Deshten ksajt me kalue vįn.
Ké me ndi edhé si kjįn
Vala e Drinit prap n' ditė t' sotit
Per urė vorrit t' Gjergj Kastrijotit,
Shpata e t' cillit dikśr motit,
Vezulloi m' hasem t' Shqypnķs,
Si ajo rrfeja e Perendķs.
Pse dikśr ktu edhč Berdyli
Me gjak hasmesh dhén kertyli;
E ajo Teuta mbretėneshė,
Vashė ilire sokoleshė,
Qi nuk dijte se shka a tuta:
Si ajo Shqypja skepekurrta,
Lshote hovin mbķ Rromakė,
Pį dhimė Adrjen tue pergjakė;
Prap Kliniku ktu e Pleurati,
Hila, Agroni e Genci i ngrati
Kan jetue ktu e kan lulzue,
Mirė a keq atą tue psue;
Kush tue mbetė, kush tue fitue.
Se ktej Gali ka kalue,
Ktej Rromaku, po, asht pershkue,
Sllav e Turq ket truell t' bekue
Me agor t' vet e kan mnerue.
Prandej n'mbramje tue rį hana
Mlidhen tubė Orė edhč Zana,
Edhč kapen dora dora:
Dora dora, bardhė si bora:
Ambel zanin tue dredhue,
Nisin vallen me kėndue,
Tash si t' Parėt na pa'n luftue,
Atą Ilirt e kohės s' kalue:
Tash idhtė fatin tue lotue
T' ksajė sė mjeres moj Shqypnķ:
Se si u pshtuell e mjera n' zķ,
Mbasi Turku mbrendė pat hi:
Turku, shplaka e randė e zotit:
Per mbas deket t'Gjergj Kastrjotit.
E jehojn male edhč zalle
N'ato kangė e n' ato valle.
Pra, po t' kapi tż merzija,
A se t' lodhen kangėt e mija:
Se pa tż, besa moj Zanė,
Vshtirė se 'i fjalė un muj m' e thanė:
Fjalė qi t' jetė n' gojė per t' u zanė:
Ti, po, del naten nper hanė
A nper zheg si t'kape zusha,
E n'daē malit, n' daē kah fusha
Bahe bashkė me shoqe t' ueja,
Edhé atż, at herė, ti thueje,
Kangės e valles sa t' keshė n' krye,
Doradoras tue kėcye,
Gjithsesi tė kandet tż.
Por po deshte ti ndojhera
Me ndjekė suta, e gjaeje tjera,
Me ato shoqe ti, po, del
Nper Molung a se nper Vel;
Se atjč gjeni drej e derra,
Molla, urtyta e mandaferra;
Mjaltė nder zgavrra, e gurra t' ngrijta;
Mrize t' flladta e hije t' rijta,
Me blegrime e me ēokana,
Qi tż aq fort po t' i kisht' anda.
Veē se shka, moj qifteli,
Me t' a vu due 'i porosi,
Per kśr t' dilni ju mė Vel.
Kśr tė dilni ju nė Vel,
Per t' a hasė kini nji shpellė,
N'anė prej Rreje, t' errtė e t' kthellė,
Me nji grykė porsi nji furrė,
Prej sė cilles rrjedhė nji gurrė,
Sa me blue, po nji mulli:
Atż mbrendė ti mos me hi!
Asi uj', jo, atż me pķ!
Pse n' at shpellė qaj Lleshi i Zi,
Nji i Gjomarkaj, Kefalķ:
Vesh e m' vesh mustaku i tķ:
Nji natė gjamt e vetimet:
Me u dridhė toka prej bumllimet:
T' rrebtė kulshedren paska msż,
Edhč m' qafė i a kį merthye
Nji parė dana e t' gjata e t' randa,
Mirė nen allkė aj tue i ngujue,
Qi per t' gjallė me u shkapullue
Mos tė mujtte, edhč e branisė
Poshtė nper shpellė n' do ujė tė kthellė:
Edhč sod ndihen tue krisė
Ato dana, sa herė t' luej
Shta'n kulshedra neper ujė;
Ke i kan mbetun ato dana
Vjerrė per qafė, porsi ēokana
N'qafė t' nji skjapit brynatak.
Prandej shpesh rrjedhė gurra gjak:
Si shum kushi qi e kį pį:
Perč danat, m' qafė tu' e vrį,
S' i a lan varren me u perthį,
Qi i a ēeli Lleshi i Zķ,
Kśr i u turr nper at duhķ.
Asģ uj' ti, jo, me pķ!
Por as n' shpellė, jo, mbrendė me hi;
Pse atż sod, permbrenda shpellės,
Dįjn orok Shtrigat e Kthellės
Me ato Shtrigat e Mirditės,
E me atņ t' Zhubės e t' Selitės,
Kurdoherė duen me u bashkue,
Ndoj déll ujkut per t' fergue,
Qi me ba ndokand gjytrżm;
A me zķ ndoj gjellė nper tżm,
Per tė lye me te ndoj shpķ,
Qi me i lshue dam e morķ
Sķ nder rob, si nder bagtķ:
Mos me lanė me rritun fmķ,
Tuj u ngranė zemrė e mushknķ.
Kurrsesi ti mbrendė me hi;
Persč gjallė k'in me t'perpi.
E po bani e t' kcej dalldķ
Bregut detit me u baritė,
Per me u lį, per me u flladitė,
Per n'mos daē kaluer me shkue
M'bedevķ, qi kem' n' katue:
Bishtalec kripin trimnue:
Janė pulbardhat neper Dri,
Bardh si bora n' Haramķ,
M' shpinė ndonjanes ke me i kcye...
Por, aman tż t' kjosha true,
Per qafė t'sajė mirė me u shterngue...
Se ti jé nji rreze drite,
S' tė kį randė pulbardha tż;
E mbi te mandej vozite
Rrjedhes s'Drinit dér nė dét.
Kśr tė dalish n' ate dét,
Atż bregut ké me pį
Floēka e Kshteza ndejė n' shulla,
Tuj u krefė, tuj u bubitė,
Shoqja shoqen tue ngallitė
Turr e vrap nper ranė tė hjedhne:
Shkaterr flokėsh, rizat e zhdredhne,
Kmishat kapė me triza t' derdhne.
Se ato janė grį tė detit,
Qi, si ushujzat e breshkujzat,
Po jetojshin n' ujė e m' tokė,
E po flitshin si tue krrokė,
Si tue krrokė, si tue gervallė.
Por me pasė per t' i zanė gjallė
E me i mbajtė te shpija niri,
Me folė shqyp zejshin ma s' miri.
Se nji djalė, fisit t' Kelmendit,
Djalė i pushkės edhč i kuvendit,
Si dishmķ bajn gjindja e vendit
Nji kso Floēkash paska zanė,
Edhč n' shpķ e paska ēue:
Ku 'i herė shqyp ate e kį msue,
Mandej marrė e kį per grue,
Me te bashkė kunorė tue vu.
Edhč u baka shpijanike,
Tue rritė fmķ, tue u majtė fisnike.
Me xhubletė e me shtjellak,
Si t' gjith shoqet n' at bajrak.
Veē se shka binķn e sajė
Létas nieri mund t' a dajė:
Ke i kan sżt si picigiatė
Edhč flasin per pį u matė;
Porsģ me branisė zhamella
Ndokund malit neper shpella.
Veē se shka, moj ti belholla;
Ti belholla, rritė nder molla
Ktu edhč 'i punė due me t' kallzue,
Qi kthelltė n' shpķrt kį me t' galdue.
Kį do kohė, qi t' bardhat zana:
Shtozovallet! qi nper thana
T' Elikonės prijn kangė e valle
E pijn ujė n' at Gurrė Kashtalle:
Kan lanė bjeshkė e vrrije e zalle
Tė Grekķs e dalė n' Shqypnķ,
Ku, n' gjuhė shqype - bukurķ!
Herė tue folė, herė tue kėndue,
Kan rysė gjinden me feksue:
Se Shqyptari s' asht gabel,
S' asht shkerbé pjellun n' zabel,
Mos me pasė aj fis e Atdhé,
Veē me shkelė m' te Turq e Shkjé:
Jashtė Shqypnijet se Osmanllija
Duhej dbue: se vetė Shqypnija
Duhej qitė ajo zojė m' vedi:
M' te mos me sundue kurr Mbreti
I Stambollės e se tė huejėt
Do t' shkojn gjuhen tuj e ruejtė
Pijt nder dhamė, per kto punėt t' ona.
Edhč kshtu, njitash n' e vona,
Nisė Shqyptarėt kan me mendue
Per punė t' veta, e shqyp me shkrue:
Shqyp me shkrue, po, e shqyp me msue
Neper shkolla; e pse tė holla
Mendt po i ki'n, e kryet jo shtamė,
Kta per fije janė vu n' lamė
T' ditunķs e t'gjytetnķs:
E medjč, sod prej Turkķs
Janė tue lypė autonomķn:
Se per ndryshe, thonė, lirķn
Me armė n' dorė do t' a fitojn:
Nen kambė t' huej gjallė ma s' rrogojn.
Tashti, un, moj sż - qershķ:
Besa, po: fort mirė e dij,
Se ty t' kandet me kerkue
Mriz e m' mriz e krue mė krue:
M' shoqe t' ua me u takue,
Bashkė me folė, bashkė me ligjrue,
Me u njitė valle e me kėndue:
Me kėndue, po, e me lodrue,
Si mot t' keq qi kurr nuk m'ké:
Prandverė m'Shnjergj e prandverė m'Shndré!
Ani pra, moj rrezagķ,
Morģ rrezja nper frangķ,
Po tė kapi tż dalldķ
Per shoqnķ e leverda:
-- Eh ! po, i mjeri, shka me ba?
Kshtu po i kishe ti do mend:
Mos me t' zanė kurr vendi vend:
Sod nji send, nser nji send---
Del e merr ti fushė e shpat,
Vel, m' Kodhel, e m' Krye - Bushat:
M' Krye - Busha - pllamė e <<dukat>>,
Edhč kapu m' Rozafat,
M' at kalį t' Shkoders mizore:
Ndera e nami i tokės arbnore;
Persč atż Zanat i ké,
Pre' Elikonet bartė n' ket dhé,
Si tė bajė hana me dalė,
Nisin vallet palė e palė
Me ato Motrat e shqypėtare,
Tue rį fżell e zanamare.
Atż njitu edhe ti valle,
E pa dert kund e halle,
tue lodrue ti, e tue kėcye,
Thueja kangės gjith sa t' keshė n' krye.
Veē se prap ti ktu me kthye;
Perse kanga, endė pa tż,
Ajo asht vįj e tyne nder sż.
Edhč kshtu, nper hanė nper dritė
Tuj u argtue, s' ké me u merzitė;
E tż moti kį me t' shkue
Si don vetė, e pa u kujtue.
Qe Lahuta, vjerrė n' sergjķ.
Eja pra, moj sż - qershķ,
Moj bel - holla, rritė nder molla,
Edhč kangėn m' a fillo:
E un kėndo, mbande', e ti kndo,
Si kndo zogu i veres - o!
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:29   #30
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Xhemjeti

Erven Pasha, 'i Xhemjetlķ,
Mledhė mishlizin n' Babi - Alķ,
Edhč u thotė: Zotnķ tė mķ,
Mbasi duel emri i Xhemjetit,
Qi shkaf asht tebajė e Mbretit:
T' jetė kush t' jetė, mashkull a femen:
<< Osmanli >> me u quajtė me emen;
E se t' gjith atą mbas sodit,
Mohit do t'i bishin rodit,
Prej tė cillit kishin dalė.
Ylqja e Mbretit marė n' at fjalė
Uli kryet e pa u trazue,
Fis e giuhė zu me i harrue,
<< Osmanlķ >> tue quejtun vehten.
Edhč kshtu, u ngjatėt Zoti jeten!
U shkrķnė m'nja Turk e Zejbek,
Lacė, Harapė, Armen e Grekė,
Beduģn e Jahudķ,
E sį janė kombe n' Turkķ,
Kush pa u ankue, kush pa ba za,
Thue se 'i nanė t' gjith i kisht' ba.
Veē shqyptarve s' po u hī n'kokė
Me u ba vllazen me tjerė shokė
E << Osmanlķ >> me qujtun vedin.
Kta Turkķn njofin e Mbretin:
Dér diku edhe Xhemjetin;
Por kombsķn nuk duan me ndrrue,
Giuhė as doke me harrue;
E kristjan e muamedan,
Gegė e Toskė, Shqypnija marė
Prap se prap quhen << Shqyptarė >>.
Medjč kta, zotnķ tė mķ,
Njitash s' voni i a kan hī
Me shkrue shqyp libra e fletore,
Me ēilė shkolla n' giuhė arbnore:
E ma teper, sģ nper dhamė,
Posė se s' duen me dhanė nizamė,
Janė tue lypė autonomķn,
Per me qitė m' vedi Shqypnķn,
Edhč Turkut ma mbas sotit
Mos me i lį t' dheta si motit;
Veē me ngrefė ata 'i farė Shtetit:
Po e jo nen hije t' Mbretit:
E m' vedvedi me u sundue,
Pashė as beg mos me ndigiue:
Si t'i a bajm hallit s' e dķ....
Xhavid Pasha, 'i Turk i Rķ,
Kqyr ē' kį marrė trimi e ē' kį thanė:
Nji, per bé, gjallė nuk do lanė!
Se Shqyptarėt po ishin belį,
Hajrin kush kurr mos me u a pį,
Veē se sherrin. S' dķ a e dini,
Se, q' se Turku s' pari hini
Nė Shqypnķ e dér mė sot,
Jo ma pak: po e tham me lot!
Se pesdhetekater herė
M'né Shqyptarėt t' janė lshue poterė
Me armė n' dorė, e t' na kan rį,
Ballė per ballė me né t' u vrį,
Si t' isht' kenė Turku me Shkjį.
Medjč ngusht shum herė na e prune,
Pse zanįt pushken po e kishin.
Prandaj hundėt m' grusht u duen shtypė,
Qi kurr n' mend ma mos t' u bjere,
Pis Arnaut ata tue kenė,
Xhemjetit me i qitė telashe.
Sinan Pasha, 'i plak me mjekerr:
Javash, burra, zen e u thotė:
Se Shqyptarėt janė fis i vjetr:
S' marrin grushta si << manovėt >>.
Katerqind e disa vjet
Janė, qi hīmė na nė Shqypnķ:
Kush kį ba ma shum gajret
Se Shqyptari per Turkķ?
Nė Jemen kan ardhė me né,
N'Sebastopull kan derdhė gjak;
Fyt - a - fyt janė pré me Shkjé:
Kan marrė krena n' Karadak.
N' luftė uxhunin kta e kan ba;
T'mbramėt te hika e t' parėt te meta
Janė pjekė n' diell janė ngrī n' murra:
Per Daulet s' u asht dhimtun jeta.
E po ē'bamė na per Shqyptarė?
Ē' t' mirė na atyne u kem' pertrī?...
Cilla punė, thoni, u kthye marė
Ē' se na gjindemi n' Shqypnķ?...
Na i kem' djegė e i kemi pjekė,
I kem' zjerrė shpijet e toket;
Vjerrė m' konop, i bamė me dekė,
U kem' prishė kanu'n e doket.
I kem' rrahė nper milazima,
Shnjerzue i kem nper agallarė:
I kem' fikė nper myltezima
Repė i kem'nper tasildarė.
Kund ndo'i urė a u kemi lshue?
Se janė rrugat qi u kem' ēilė ?
Ndonji shkollė a u kem' ndertue?
Shtek t' shperthyem a u kem mshilė?...
Kuerdo t' jetė kysmet me i dalė
Turkut dore Shqyptarija,
Posė faltoresh, ku me u falė,
N' Shqypnķ 'i shej a e lan Turkija?...
Pse m' at herė duem qi Shqyptari
Gjithmonė rob tė rrijė nen né,
T' harrojė gjuhen qi i la i Pari,
T' mohojė vendin ku ka lé?
Per me folė kah shpirti del,
Faj Shqyptarit nuk i vīhet,
Pse me Turk sod kapet tel,
Vendi vend pse nuk i zīhet.
Me topuz, mor faqja e bardhė,
Me Shqyptarė nuk ndreqet gja;
Veē me t' amel rreth tue i ardhė,
Per tż e shtżn deken me ba.
Prandej vetė kishe me thanė,
Se s' asht mirė Shqyptarėt me i ngrį:
Le t' a lajm ket punė m' nja'n anė
E mos t' sjellim kot belį.
At herė ēua asht Turgut Pasha,
Streh ngerthye do vetlla t' trasha,
E t' kį nisė me ligjirue,
Mirė tue u matė, fort tue u mendue:
I u ngjatėt jeta zotnis s' uej!
Per mos daēim me mifė n' ujė
E Turkķn m'' e vu n' rrezik,
Qi m' u dį pllamė e perēik,
Kish' me thanė, zotni tė mķ,
Se do shtrue 'i herė kjo Shqypnķ:
Se Shqyptarve m' dru u do hypė
Mirė per veshėsh, edhč, me i zdrypė:
Mirė me i zdrypė e mirė me i shtypė,
Qi m' u a zjerrė at zburth lirije
E at kllapķ autonomie,
Qi pat nisė ka pak me i Zanė,
Qżsh se dorė Mbreti u pat dhanė,
Tash do vjet, me u ba << milet >>:
Kuer Kongresit tė Berlinit,
Stambolla tue kenė rrethue,
Na bīn fjalė per punė t' kufinit
E gaperr Europa u ēue,
Me i a lshue Malit tė Zķ
Hot e Grudė, Plavė e Gucķ.
Jo, po, besa, zotėnķ,
Q' se << milet >> u ba Shqypnija
Edhč dorė dha ksajė Turkija:
Per nji idare masllahat:
Me rrokė armėt me dalė nė shpat
Bregut t' Cemit, e me u vrį
Ballė per ballė me hasmin Shkjį
Si t' kisht' kenė Shteti me Shtet,
Kan marrė, po, Shqyptarėt gajret
Me mendue, se edhe pa né
Mund tė rrnohej gjall mbķ dhé:
Se mos heret, sado vonė:
N' per miq t' vet e hasem t' onė:
Mund t' u shkepshin prej Sulltanit,
Si do tjerė Shteten t' Ballkanit,
Edhč m' vedi me u sundue,
Pashė as beg per pa ndigjue.
E ké t' vshtirė nji herė me reshtė
Harushan me krye n' qyp t' mjaltit;
Se mandej i a shkulė ti veshėt,
Por qypit s' e shkepė per s' t' gjallit.
Prandej vetė kishe me thanė,
Se kjo punė fjetė nuk do lanė.
Se t' bjerė mini nper mjekerr
Anishką, tha 'i burrė i vjetr,
PO mos t' ēilte shtekun tjerve...
Posė Shqyptarėsh: manje mirė n' mend:
Kem' Jemen e kem' Armen,
Kemi Grekė e kem' Zejbekė,
Me Qerkez me Lkurazez,
Me Bulgarė gretha luftarė,
Qi po i lshuem na pe Shqypnķs
N' punė tė gjuhės e tė kombsķs
Veē me dį Turkķn e mjerė,
Se s' jet tjetr tash nji herė.
Pse tė gjitha kėto kombe
Ki'n me lypun Frone e Dhome,
<< Koēobash >> me metun Mbreti...
Tash zotnķ, kjo punė nuk ban.
Pra nuk kį ēajre as derman
Per pa i ēue n' Shqypnķ mizore,
Pak me thanė, njiqind taborre,
Qi nji herė e pikė ma s' parit:
Per me e nisė punen per s' marit:
Sylahin m' i a hjekė Shqyptarit;
Mandej m'te me kapė nji dru
Edhč shpinen me i a zbru,
Qi tė bindet fķll prej vetit;
Persč aj cub tuj kenė shkorretit,
Guzon t' dalė karshģ nji Mbreti:
Karshģ Mbretit e Xhemjetit.
Mbretnķ, do me thanė fuqķ.
Pa fuqķ, nuk ka mbretnķ.
Ma fuqķ, u mkam Turkija;
Pa fuqķ na hupė Shqypnķja:
Hupė Shqypnija e Arabija,
Si na hupi, ofshe! Ballkani.
Turkut m' shpinė i hypė dushmani!
Kshtu kį folė qaj Turgut Pasha,
<< Aferim >>! i thotė Mishlizi,
Komandįr edhč e ka vu
Mbi njiqind taborre t' zgjedhuna,
Per Shqypnķ tue e nisun fill
Qi t' ngushtote shka asht Shqyptįr
Me quejtė vedin << Osmanlķ >>
Per mbas << qefit >> t' Turqve t' Rķ.
Kah merr dielli e hana lé,
Si Shqypnija 'i vend s' e ké,
N' daē per male e per kodrina,
N' daē per fusha e per rudina,
Bjeshkė e vrrķ edhč zallina,
Me kullosa e tokė t' punueme
Me liqej, me prroje e lume:
Kroje fushės e gurra shpatit:
E puthė deti per s' tė giatit:
Peshku plymė nder kalimare:
Gjaja e gjallė reshė shqere shqere:
Endė mėndashi e endė hardhģja:
Ambel sżnin t' mushė robnija:
N' shndet kerthneset marė natyra,
Qiella kthiellet si pasqyra:
Sh' Ndré nė bjeshkė e Sh'Gjergj nė vrrī:
S'kį ma bukur n' rrokullķ.
Me na pasė gjithkush lakmķ.
Por ē'e ban? se sod, or probe,
Me t' a falė Shqypnin, kush, tobe,
N' e shikjon dż herė me sż,
Kaq per kob qi t' a kį msż,
Turgut Pasha, 'i turēelķ
Me njiqind taborre ushtrķ,
Tanė Ēerkez e Lkurazez
Turkoshakė e Anadollakė
Manovė Jevk, Lacė e Zejbek
Me pushkė n' krah, me zjarm n' sylah
Njani n' << fes >> tjetri n' << qylah >>
Toka e zezė me 'i pasė qirah;
Edhč m' shpinė aj i a ka lshue,
Me Moskov, thue, asht tue luftue.
Kacaleci si lshon m' arė,
Fund e maje tue e mshī mbarė,
Kshtu Shqypnķs i u rras asqeri
Ē' merr prej Jugut der ke Veri;
Edhč Pasha Turgut Pasha,
Idhtė ngerthye ato vetlla t' trasha
T' kį ngrefė top, t'kį ngrefė havan,
Edhč qitė kį nji << ferman >>,
E pa i lanė kund kujė derman
Lypė nji herė e pikė ma s' pari:
Sylahin me hjekė Shqyptari
Edhč armėt aj me i dorzue:
Mbasandej mos me guzue
Kush << Shqyptįr >> vedit me i thanė,
As me majtė doke e kanue
As nder shkolla shqyp me zanė;
Shqypen shqyp jo ma m' e shkrue,
Por turqisht: kį lypė ma teper
Qi Shqypnija e poshtme e eper
T' epte asqer, edhč tė late
Pagė e t' dheta e begajate,
Gjithsi isht' emri i Turqve t' Rķ,
Ase e ban vendin fanķ.
Kśr kį ardhė rendi i Malcķs
E t' kan ndie ata Krenėt e Malevet,
Janė bashkue, kuvend kan dalė:
Per jetė t' ande, Pasha i Mbretit;
Fort n' gazep mos me na marrė,
Né 'edhč me na lanė sylahin;
Se kem' ndollė disģ n' kufī
E shpesh po na bje me u vrį
Ku me Urum e ku me Shkjį.
Mbasandej ti po na thue
<< Shqyptįr >> mos me quejtė na vedin
Por m' i a njitun << Osmanli >>,
Edhč shqypen me e harrue.
Vargjeē, Pashė t' ngjatėt Zoti jeten !
Se kto punė n' perde nuk hīnė.
Kśr na t' mbajm ligjen e Mbretit:
Por tė preme per mbas vendit:
E t' lįjm pagė edhč tė dheta,
Mbas zanatit qi kem' pasė
E si t' shifet se Dauleti
Vendin t' onė e ban mahmśr,
E jo kshtu me e lanė harabė,
At herė na, Shqyptarė me gjak,
<< Osmanlķ >> bahna me punė.
Kaq asht mjaft, kishim me thanė;
E kurrkund nuk asht nevoja
T' hījm nder kso maklladesh t' kthella:
Jo << Osmanli >>, jo << turēelķ >>
Ky << Ēerkez >> aj << Jahudi >>...
Po, Shqyptarė jemi, zotnķ,
E Shqyptarė prap duem me mbetė:
Kėshtu, Pashė, na e kemi gjetė,
Perzčt kshtu edhč do t' a lamė.
E per punė, qi lypė nizamė
Na s' kém djelm me ēue n' Jemen...
A si u thonė ylqeve t' Mbretit.
Na ktu vetė vritu me Shkjį,
Djalin ēoe me u vrį me Turk,
Pasha Zotin, more Pashė,
Kurrsesi kjo punė nuk ban.
Ti ké ngrefė top e havan:
Perzčt mshoj, t' lumshin t' dy krahėt;
Se edhč kshtu s' u rrnueka gjallė.
Kėshtu Krenėt kan ligjirue.
Turgut Pasha fort a idhnue,
Fort a idhnue, t' madhe kį britė:
<< Haps qafirat tash me i qitė >>!
E t' a dijn, se nė Turkī
S' kį Shqyptarė, as s' kį Shqypnķ,
Veē kį Mbret e kį Xhemjet!
Haps i banė Krenėt e Malcķs
Qi per Mbret n' kufī t' Shqypnķs.
Ballė per ballė tue u vrį me Shkjį,
Vendin n' gjak krejt e pa'n lį.
At herė Pasha vu leēķ
Mos me ēilė kurrkund n' Shqypnķ
Shkolla shqype, edhč me shamė
Njat tė vetmen qi ishte n' kamė
N' Elbasan, e m' e ba lamė;
E po u gjet kush nder Shqyptarė,
Qi me u marrė me gazetarė,
A me qitė shqyp ndoj fletore,
Tha, pa e ēue nder gjykatore,
Sa gjanė gjatė m' e shtrī n' sokak,
E me e rrahun me dajak,
Dér qi lkura t' i plasė gjak,
Tue i rį fyellit e bylbylit.
Por pse atķ i duhej me u ndollė
Sį ma para nė Stambollė,
Kshtu mbasi mendue kje hollė
Per t'ēue m' vend <<fermane>>e<<irade>>
Hini e zgjodh per veqilade.
Do Shqyptarė: do kallavrade.
Hasem t' lemė tė gjytetnķs,
T' cillėt as emnin e Shqypnķs
Kurr me e ndie nuk kan pasė dashtė:
Pleh i ndżt i mluem me kashtė.
Si, bje fjala, kur terthuer
Jashtė n' sokak me ftyrė per gśr
Shtrīnė t' ngratin Hafiz Myslimin,
Edhč m' dru e rrahen trimin,
Tue krisė lodra e tue ra fyelli,
Dér qi i kambės i u thye kercyelli,
E me gand gjith jeten mbet,
Jo per tjetr << xhinajet >>;
Veē pse pvetė nė hyqamet:
A isht' << Shqyptįr >> a po << Osmanlķ >>,
I pergjegjė me trimėnķ:
Sado qi ishte nji << hafiz >>:
Jam Shqyptįr me gjuhė e fis.
Por edhč kur shtrī m' sakak
E tue i rį ishin m' dajak,
Sa herė pvette kajmekami,
Thuej shka jé? permbysė per dhé
Jam shqyptįr pergjegjte afizi,
Dér qi ashti i kambės s' i krisi.
At herė t' lirė e la me shkue:
Faqe t'ngrītė vedit tue i shkrue.
Mbasi kshtu t' mjeren Shqypnķ
E poshtnoi e e pshtuell nė zķ,
Turgut Pasha, i gjatė e i hollė,
Mori rrugėn per Stambollė,
Ngrefė mustakun, ksulen n' sż,
Tė shtatė krajlat si t' kisht' thye,
E jo ma nji grusht Shqyptarė,
Ndollė t' pį fis e t' pį kumarė:
Thue, plasė toka i qiti jashtė.
Veē se shka, kishe me dashtė,
Turgut Pashės m' i a shtī nė rrashtė,
Se Shqypnija a 'i kashė e lashė:
Me ēue 'i kashtė e me t' dalė gjashtė...
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:31   #31
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Dedė Gjo' Luli

Tė shtatė Krajlat ēue janė m' kamė:
Kah kį rį, medet! kjo gjamė?
N' at Malcķ, n' at Rapshė tė Hotit
Dedė Gjo' Luli, burrė si motit,
Me 'i ēetė Lekė, bisha shkorretit,
Kį nisė pushken m' askjer t' Mbretit!
Dedė Gjo' Luli, 'i shpatė e gjallė,
Shtremon ksulen, del nė shkallė,
Bedri Pashės po i ēon aj fjalė:
Mirė nenshtrasha, or' Bedri Pasha!
Amanet jam tue t' a lanė,
Ket fjalė Mbretit me m' i a thanė:
Se me sodjet, emni i Zotit!
Shka jem'nipash s' Gjergj Kastriotit
E << Shqyptarė >> qi i thomė na vedit,
Ma duva nuk i bajm Mbretit.
E as s' e njofim ma per Mbret.
Rrash po mbushen pesqind vjet,
Qi na i bajm atij hysmet
E per te na thyem rradaket,
Si t' ki'n kenė kto poēa Vraket,
Nji tė mirė pį pasė prej tķ.
Na skoi moti si a ma zķ:
Ngranė pa ngranė, e kryet m' gershanė,
Bje prej sherrit m' taksirįt.
Se aj s' po kisht' tjetr zanįt,
Veē pre e rip, e digj e piq:
Rrxo, rreno, e vendin flligj
Me mehmurė e me agallarė,
Qi 'i punė kta kurr s' kan sjellė marė;
Veē rrah m' shkop, e vįr m' konop:
Vidh, robit, e tokėt plaēkit:
Si mo'Zo'ma keq per né,
Qi a ndopak n' Shqypnķ kem' lé.
Pasha Zotin: kjoftė levdue!
Edhč kshtu s' mujm me durue.
Pushken sod un i a kam vu,
Mandej dalėt si kjoftė gjikue.
Kshtu tha Deda, e si shterngue,
Veshė e mbathė kishte qillue,
Njet << alltķn >> nė fletė t' sylahit
Ven << mauzerren >> mbķ sup t' krahit,
E me 'i ēetė djelmoēa mbrapa
Kä marrė rrugen me t' mdhej hapa:
Si njaj plajmi me duhķ:
Drejt kah Rapsha edhč u kį pri.
Drejt kah Rapsha, Rapsha e Hotit,
Qi, si heret si n' ditė t' sotit,
Kjo po m' ishte 'i falme agzotit:
Se atż vendi t' asht ndezė zhari,
T' janė herrė krenat porsi bari,
Sa herė Lekėt na janė perlį
Grykė per grykė me Turk e Shkjį,
Idhtė tue i ba shkinat me kjį,
Idhtė tue i ba me fsha turkinat,
Kah n' dorė flakė u rrķn << martinat >>.
Kśr janė kapė m' at Brigje t' Hotit:
At herė << Shejzat >> tue prendue:
Dedė Gjo' Luli, flakė barotit,
Marash Ucit n' derė kį shkue
Ku i trakllon edhe po i thotė:
Ēou, bre Masho! Sod s' asht ngaja
As me fjetė, besa, as me u kotė;
Pse me Turk kem' do fjalė t' mdhaja.
Mashi, rįt si kishte kanė
Mbķ lkurė viēi, a ēue mejhera,
E vu krahve 'i gozhup t' randė,
Jashtė kį dalė trimi ke dera:
Po a me msż po do Stambollen
Me kta djelm, 'or Dedė, mbas veti?
Se, kudo qi kėta ndollen,
Atż gjamė muer toka e deti.
Mos mė nguc, Masho, me fjalė,
Se merzitshem kam qillue,
Po i a kthen Deda kadalė,
Mashit doren tue i shterngue.
Edhč m' anesh shmangė pak gja,
Ulun trimat kan zanė vend;
Bajn duhan, e at herė nen za
Kį nisė Deda e ēilė kuvend:
N'at Qafė - Kishė mledhun Parija,
Kuvendishi atż e pa'n dį,
Burrė per shpķ me dalė Malsija
E so' 'i javė Turkut me i rį.
Po; por fort mue asht tue m'u ngjatė,
Edhč mendja m'kapet tel,
Me i rį Turkut shi n' ket natė:
Si, thue ti, puna na del?
Osmanlķs me i rį s' asht heret
Kurr, tha Mashi me fjalė tė mara,
Mos per deret, per penxheret
Do qitė jashtė aj sa ma para;
Me t' a thanė pse due edhč ķ fjalė:
Vetė na, po, e provojm mbķ rrashtė,
Se aj n' Shqypnķ t' kį ngulė, si halė
Qi ngelė n' fyt, e s' zieret jashtė.
Don dajak! ... Mirė se po i bini
Sande askjerit; por nuk dķ
Armė me vedi sa mund t' kini?
Shtatė << mauxerre >> e kjo << alltķ >>
Qi kam n' brez, tha Dedė Gjo' Luli.
Me aq pushkė, thom un, armėt askjerit
T' Rapshės u mirren, Marash Uci
I a kthei Dedės. Un me nji herit
Po kumtoj Shkrel e Kastrat,
Po ēoj fjalė edhč n' Kelmend
Gjas e gjindes me i dhanė shpat,
N' qafa burrat me zanė vend.
M' tani, djelm! se, me ndihmė t' Zotit,
Ksaj herė Turkun e kem' thye.
Zbardhnja faqet gjithkund Hotit!
Briti Mashi, e n' shpķ u kthye.
Ē' janė do pushkė n' at Rapshė tė Hotit?
Dedė Gjo' Luli, si i u lut Zotit,
Sod prej nadjet, pa zbardhė drita,
Me 'izet djelm, po, 'izet petrita:
Sżnin gacė, zemren duhķ,
N' shtatė << mauxerre >> e nė nji << alltķ >>:
M' askjer t' Mbretit kį sulmue,
N'dż << kausha >> kta ngujue:
T' njehun rrafsh gjashtdhetė << nizamė >>.
Fusha e Rapshės se ē' kį marrė gjamė;
Veleēiku fort kį ushtue,
Shtatė << mauxerret >> rrebtė tue vlue,
Kurr pa pra, kurr pa pushue:
Thue 'i taborr po kį qillue!
Se me djelm qi kį mbas veti
Dedė Gjo' Luli, kaēabeti,
S' i kį Krajli, s' i kį Mbreti,
S' i kį toka, s' i kį deti:
Mjaft me thanė Kolė Marash Vata,
Qi, si plajmi me shtergata,
Me at Prelė Kerin kaq t' kan msż
M' dż << kaushat >> n' askjer ndrż,
Thue janė ēerdhe cilikokesh:
Ke aspak gjygjin s' i a bajn kokes.
Kaq kje vrrima, po, e uturima,
Kaq vikama edhč piskama,
Kśr t' janė lshue Lekėt e Malcķs
Mbķ atą t' shkretėt <<nizamė>> t'Turkķs,
N' ato kulla kthelltė ngujue:
Dy tue vrį, dy tue shitue:
Sa qi t' mjerėt zemra i kį lshue
'Dhe malcorve n' dorė u rane,
Me gjith armė e xhebehane.
Mbasi 'i herė ranė nė dorė,
Atż prķ u kan dy malcorė,
E shtek m' shtek e koder m' koder,
I percollen me kthye n' Shkoder.
Nji ē' do burrė, qi din shk' a ndera,
Hasmi armėt mbasģ t' i hjekė,
Faqe t' zezė aj ēon te dera,
Po guzoi m' te ma me prekė,
Mbas kanus s' Lekė Dukagjinit.
Porsķ kśr naten e Sh' Gjinit
Flakadanet shkojn tu' u kallė
Jo p' r 'iherė, por ku ma rrallė,
Ku ma shpesh e dorė mbas dore
Atż - ktu neper terthore:
Kshtu, si zhiri u banė nji herė
Dż << kaushat >> n' Rapshė tė blerė,
Shģ n' e nesre e pushkė pa shti,
Gjith << kaushat >> nė Malcķ,
Urė kufinit me Mal t' Zķ;
Ku ma t' vogla e ku ma t' mdhį:
Nji mbas njij nė dorė kan rį.
Mandej Grudės i a dhanka Zoti
Prej Deēiqit turqit me i dbue;
Krevenicen e muer Hoti;
Hyqameti n' Tuz u rrxue.
Rrethue at herė t' a kan << nizamin >>,
N' Shipshanik qi kisht' ngujue,
Si edhč askjerin, qi << istiqamin >>,
N' Dushkakuq kisht' pasė ndertue:
E s' lanė zog ajrit me dalė,
Jo ma turk me kalue gjallė.
Kshtu, p' r 'i herė, u zhduk Turkija
Q' merr prej Tuzit te Gicija:
Me pushkė n' faqe e dboi Malcija.
Bedri Pasha, kśr kį ndi
Se ē' po bate ajo Malcķ,
Per Lirķ e per Shqypnķ,
Fort a mbushė aj me mėnķ,
Grushta krés, besa tue i rį,
Askjer n' Shkoder ke s' po kį,
Fesatin n' Malcķ me dį.
Thrret mishlizin, bajn shurį:
Si t' i a bajm e tek t' i a bajm?
Kah tė ēajm e kah t' i a mbajm?
Se Malcija asht ēue lugat
Me dalė neser m' Rozafat:
Edhč ktu, po, n' kalį t' Shkodres,
Tue i rį surles edhč lodres,
N' sż t' Europės e t' marė njerzķs,
Me ngrefė flamurin e Shqypnķs:
Shqypnķn m' e qitė zojė mė veti,
Qi ma kurr m' te me urdhnue Mbreti:
Se le Pashė e veqilade,
Le mehmurė e kallavrade,
Qi m' konop tash po t' i vjerrin
Njashtu si per kambet berrin!
Hollė e gjatė si janė mendue,
Si kan folė e bisedue,
Se si punės me i a ba hallin,
S' mbrami t' gjith e kan pleqnue,
Me nji herė me qitė tellallin:
Qi, shk' a turk, me dalė n' Koplik,
Pse po isht' nji i madh rrezik:
Shqypnijet me u dbue Turkija:
Shtet m' vedi me u ngrefė Shqypnija!
N' at mbasdite n' << iqindķ >>
Thrret << tellalli >> sa kį n' krye:
Kush asht turk bashibuzuk,
Me njeshė armėt e n' luftė me dalė,
Malcķs hovin me i a ndalė;
Persč dini a nė rrezik,
Ke s' po kį Shkodra << nizamė >>
Kshtu tellalli. Trup nė kamė
I a kan ba nja dż mij vetė,
Muamedan, e pa marrė dielli,
Vrap: thue kambve u kan vu fletė:
Per bįll t' luftės janė nisun filli.
Ē' po shkojn Turqit tue vikatė!
Tue vikatė, tue u hallakatė!
Kan dalė m' suka tė Moksetit,
Kan pushtue Drume e Deēiq:
Mirė kan ngrefė topat e Mbretit:
Me hjedhė gjylet m' Bukoviq!
N' at Dinoshė na janė ngujue;
Kan ngrefė <<tabe>> edhč <<istiqame>>
<< Maje krahit >> tue kėndue,
Tue pri vallet per gjith mbrame.
Shka kį thanė njaj Dedė Gjo' Luli,
M' kep t' njij shkami dalė s' kundruelli:
Hajde, hajde, o morģ Shkoder
Se na njifna prej q' kah moti;
Se me surle edhč me loder,
S' shtron Malecķ ti, maną t' Zotit.
Na a rreshkė shtati n' flakė t' barotit,
Tuj u gri na e tuj u vrį
Herė me Turk e herė me Shkjį.
Kqyr, t' mos bijsh nper né n' belį;
Se né hajrin s' na kį pį,
Veē kush n' shpķ per mik na rį.
Kshtu tha Deda m' at rragam.
Edhč pushka bani << bam >>.
Falė i kjofshim t' Madhit Zot !
Kśr janė lshue Grudė edhč Hot
N' at Dinoshė m' bashibuzukė,
Ē' kį ushtue mal e ē' a trandė sukė,
Edhč toka ē' t' kį bumllue:
Keq permnershem t' janė perlą,
Si me u gri Turku me Shkjį:
Jo ma t' gjith Shqyptįr -- nji vllį!
Shoq me shoq miq e kumarė,
T' gjith bujarė, t' gjith pushkatarė,
Kundra Shkjaut qi sa e sa herė
Krah per krah kan rra n' poterė,
E s' bashku kan derdhun gjak,
Tuj u gri me Karadak.
Perzet - a, t' dy krahėt na thashin
Né Shqyptarve: << turq >> na thaēin,
<< Ortodoks >> ase tė << kshtenė >>:
Msue gjithmonė qi kemi kenė
A me thye per t' huej'n rradaket:
Edhč hor, pa farė nafaket:
Ase, neper sherr tė tķ,
Ndermjet vedit na me u gri!...
Sido kjoftė, por turqit shkodranė
At ditė thye kjenė nė Dinoshė:
Disį u vrįn, do rob kjenė zanė,
Hiken tjerėt nė gjak perloshė.
Veē nder suka tė Moksetit
Fort ma shum zianė asht ba
Ku mbķ turq ku m' askjer t' Mbretit,
Qi n' Malcķ jyrish kin rra;
Rreth e okolle pse atij shpati
Msż kan Hot, Shkrel e Kastrat,
Edhč lufta, maną, ngjati
Rrash tridhetė e gjashtė sahat.
S' mbrami turqit kjen thye
E m' Rrasė - Fik shkruen me zatetė,
Tue lanė dekun krye mė krye
Kund njiqind e pesdhetė vetė.
Si 'i lavė ujqish, qi mardha e uja
T' a ketė lodhė atjč nė Shndré,
Kndej lshon m' dhen, andej bjen m' ftuja,
Ktu tue shkye, atjč tue pré:
Kshtu, nji herė mbasģ u a dha Zoti
M' u a shperthye turqve << istiqamin >>
Gruda, shlligė, e gjarpen Hoti,
Mbķ Deēiq t' kan msż nizamin.
U kį pri Nikė Gjelosh Luli:
Vesh e m' vesh mustaku i tķ:
Qi veē pį t' a kish' s' kundruelli,
Se edhč shum do tutė t' kisht' shti.
Njitė mbas tij vjen njaj Mark Gjeka,
Trimi n'za Pjeter Nikė Daku,
Maēo Grizhi e Lulash Zeka,
Qi, ku ndodhne, atjč rrmei gjaku.
M' mitraljoz ē' t' i a dha atż askjeri,
Ē' t' i a dha m' pushkė bashibuzuku,
Rrfė kśr msż kį njaj Zef Peri,
Prelė Kolė Shyti e Mirot Ēuku:
Burrė i fortė Pjeter Gjokė Toshi,
Lucė Prelė Nishku e Gjelosh Gjoka,
Prelot Keqi e aj Ujkė Gjeloshi,
Dedė Gjon Ujka e Marash Doka:
Burra lé per ēark t' << martinės >>,
Fjalen fjalė, besen ēelikut,
Ballė per Ballė e jo mbas shpinės
Msue me i rį nė luftė anmikut.
Nikė Gjeloshi m' nja tue msż,
N' nja tue u njitė malit perpjeta,
N' llogor t' turqvet mbrendė kį kcye,
Si kulshedra bjen nder kneta.
Lum per tż, o i Lumi Zot,
Se ē' ką krisun m' at Deēiq,
Idhtė tue u gri turq, Grudė e Hot,
M' pushkė, m' singija edhč me klliē!
Kambė per kambė por me malcorė,
M' Deēiq rra kį 'i djalė i rķ:
Qaj Hilė Mosi, pushken n' dorė,
N' parsme flamrin << kuq e zķ >>.
Se ky Hila, djalė shkodranė,
Per lirķ tė ksajė Shqypnije:
Mbathė e dathė, ngranė e pa ngranė:
T' rķt e jeten ba kisht'flije.
Gjindja ashtu sa i'n tue u coptue,
Tuj u ba atą paēariz,
Asht turrė djali e t' kį flakrue,
Porsģ gjarpen, mu n' mjedis;
E tue i dhanė aj zjarm << alltķs >>
M' nji << manov >> vjellun nga Azija,
Zhvillon Flamrin e Shqypnķs
E vrret t' madhe: Rrnoftė Shqypnķja!
N' at za turqit u vunė me hikė,
Pesdhetė t' vramė tue lanė mbķ dhé,
Djelm tė zgjedhun pikė e pikė:
Per t' shituem pse pvetė nuk ké.
Ofshe i mjeri! por kį mbetė
Vetė i shtatti Nikė Gjelosh Luli,
Trim si aj mos me u gjetė,
Marė Shqypnķn ti n' e kerkosh.
At herė n' qiell prej Veleēikut
Tue lé dielli me madhnķ,
Dishka ushton drejt Shipshanikut:
Shka do t' jetė un kish' t' a dij?
Tue vozitė naten pa hanė,
Diku atjč nė Samoborr:
M' breg t' liqenit per n' m' at anė:
Paska zbritun nji taborr:
Rrash nji mij dyqind nizamė,
N' << peksimet >> e n' armė mberthye;
Djelm me bré hekur me dhamė:
Edhč fķll na paskan msż:
Njani mbathė e tjetri dathė:
N' Shipshanik atą me shkue
N' ndihmė do askjerit, qi si n' vathė
Berret, mbetė kishin rrethue.
Porsģ lshojn orlat m' stervinė,
Hot e Grudė, lshue fulikare,
T' i kan rį nizamit m' shpinė,
Tue i dhanė hiken n'p'r ato qare.
Bedri Pasha, vall, shka kį,
Qi rri e ndukė mjekrren pa dį?
Gjithky idhnim kah thue i kį rį?
Kajmekami i Lezhės asht vrį!
Pushkė e top n' Malcķ tue vlue,
Kajmekami kenka ēue,
Nė Breg t' Matės aj per me shkue:
Me 'i taborr nizamė rrethue,
Ngarkue mushkat n' xhebehane,
N' << peksimet >> e n' << karramane >>;
Edhč dalka n' p'r ato kneta,
Per me mledhė xhelep e t' dheta,
Bregut t' Matės e dér m' Patok,
Pa dhanė vade, afat a orok.
Deda i Cokut, kśr kį ndie
Se prej Lezhjet kaluer atit,
Kajmekami vjen me ushtrķ,
Grue e fmij kį qitė aj shpatit,
E me shokė e me << komitė >>:
Pika e djalit ku isht' qillue:
Ka vojtė trimi e zanė nė pritė;
Mirė ku n' armė atą shterngue,
Kan dhanė fjalen, janė betue,
Pushken Turkut me i a vu,
Prej Shqypnķs Turkun me dbue.
Ē' po shkon ati tue hingllue,
Qafen kuk, bishtin ngerthye,
Shkumė e verdhė nper gojė tue i shkue,
<< Shah >> tue u hjedhė e tue kėcye:
Bardh trķ kambėt, nė ballė << nishan >>;
Kajmekami pin duhan:
Sż'n murtat, menden hajvan:
Para e mbas ushtrķn karvan:
Ngarkuet mushkat varg permbrapa,
Vithet mal, shkojn hapa hapa.
Kśr janė kapun n' nji shej vendit,
Diku andej per ballė Zejmenit,
Bregut t' Matės teposhtė tue shkue,
Prej pusķs, ku isht' kenė ngujue,
T' madhe Deda i bzan askjerit:
Kushdo jush << Shqyptįr >> kį ndollė,
T' shmanget m' anesh me nji herit;
Pse luftė kem' veē me Stambollė.
Edhč pushkėt krisen batare.
Kajmekami u vrį pikė s' parit,
E rį dekun n' do zhavare:
Kurr ma n' mend me i rį qyqarit,
Me lypė t' dheta neper Tale,
Se atą Lekėt po i'n fort havale...
Fort u ndez lufta m' at hera,
Shum u dha zhurma e potera,
Shungullue ē' kį bregu i detit
Kśr malcorėt msżn m' askjer t' Mbretit,
Si ato bishat e shkorretit!
Mbe'n nizamėt e ngratė gardhiqeve,
Mbe'n, po, knetave e hendiqeve,
Vrap kah prroskave edhč shtiqeve
I'n vu m' t'hukun poshtė perpjeta,
N' zķ tue pshtjellė nanat e veta.
At herė mushkat plaēkė u bane
Randė ngarkue me xhebehane,
N'peksimet e n' karramane.
Shum u ba por m' turq zijani,
Llesh Nikė Daka, pehlivani,
Kśr, ngujue n' mjedis t' aljerit,
Nisi pushken kundra askjerit!
Jo, po: mirė m' i kį pague
Nji bślk t' ve'n, kunatė e bķ,
Qi nizami a vrį a shitue
I a pat Lleshit mu nė shpķ.
N' at luftim rane dishmorė
Per Shqypnķ nandmdhetė malcorė;
Prej nizamėsh m' aljer tė thatė
Mbe'n njiqind tetdheteshtatė.
Por, medet e treqind halle!
Punė m' e kjį me lot Shqypnija !
Se nizamit, mbetė nė Tele,
U a muer gjakun n' Durrės <<jallija >>.
Kta malcorėt e Bregut t' Matės,
Per mbas Dedės e llesh Nikė Dakės,
Kenkan nisė per muzgut t' natės,
Poshtė n' at Durrės atą me rį,
Per t' dbuem Turkun, e m' kalį:
Si lidhė besė ki'n me <<jallķ >>:
Me ngrefė flamrin << kuq e zķ >>.
Por n' at Rrushkull si kan mrri,
Atż rį kan nė pusķ:
Isht' kenė ēue << jallija >> m' kamė,
Me t' cillt besė ki'n lidhė e fé,
E ba bashkė me turq nizamė,
Per mbas vedi atż i kį pré.
Po, <<jallija >>, n' besė e n' fé,
Ofshe ! at ditė preu malcorėt udhės,
Per t' a lanė prap Turkun n' Durrės!
Per lirķ tė ksajė Shqypnije
At ditė vedin bane flije:
Kolec Marku, shqype malit,
Njaj Gjokė Doda, pika e djalit:
Zef Harapi, bylbyl n' Shkodrė,
Mirė pa rritė qi shtatin n' votrė,
Rroki armėt e per Atdhé
Mik mbas vedi rrugės u pré:
Prelė Delija, trim rrfé:
Njaj Tomė Gjugji e Mark Prengė Dudi,
Preng Nikollė Gjeēi e Mark Per Zefi,
Me tė cillt Gjekė Marash Haka,
Pelhivana t' fortė si Zana:
Trim mbķ trima Llesh Nik Daka
Si kulshedra me shtatė krena,
Qi turfllon neper bočna.
Ky Llesh Nika shitue randė
Me trķ plume anė per anė,
Shokve t' vet aj m' u kį thanė,
Kryet m' << mauzerre >> e shta'n per tokė:
Amanet, o morč shokė!
Me m' a xjerrė ju ktu nji vig,
E n' kishė t' Fretenvet nė Rrbig
Ju me m' bartė e atjč me m' ēue:
Due me u rrfye, due me u vojue:
N'hije t' kishės due me u vorrue.
E kan bartė e atje e kan ēue.
Pater Pali ē ' asht mjerue !
Me dorė ballit ē'i kį rį:
E po thotė gati tue kjį:
Oj Shqypnķ, e mjera Shqypnķ,
Mjaft po drue, se me krye n' hi
Per gjithmonė per t' mbetun ké,
N' prehen t' and q' se mujn me lé
Ksi gjarpijsh, qi, besė e fé
Lanė mbas dore, me tradhtķ
Mund t' bajn m'vllazen kshtu kerdķ,
Veē per t' lanė tė huj'n n' Shqypnķ:
Nė Shqypnķ Turkun me lanė,
Qi, q' se jeta e sheklli asht zanė,
S' kį ba tjetr veē rrenue,
Prishė, e ēartė e rrotullue
N' ujė t' pa fund, kėtu e gjithkund.
At herė mjekun i a kį pru
Larg prej Dibret, me e sherue
Por jetė - shkurtė Lleshi isht' qillue,
E si u rrfye edhč u ligjue,
Atż trimi kį marue.
Kśr kį dekė e kį marue,
I kshtenė, po, e nip Skanderbeut,
Dalė kį atż fisnikja e dheut:
Me dorė ballin ē' po i a lmon,
Hollė e giatė se ē' po e vajton:
T' janė mledhė miqt prej s' dij se kahit:
Pse m' rri shtri si dru prej ahit?
Ēou nji herė, per me ligjirue;
Ēou, djelmnķn per m'e trimnue!
Folja 'i fjalė babės Nikė t' motnue.
Ty nuk t' tremi gjylja e topit,
Nuk t' ligshtoi duhmija e barotit,
Kśr mbķ turq msyne rrfé motit;
Por, kśr ndeshe nė t' ue vllazen,
Shum bataren mbķ tż shprazen:
Atą s' t' vrįn, por zemren t' plasen!
Dżsh tż zemren t' a coptuen:
Vllį tue t' pasun, tė tradhtuen !
At herė trimin e varruen.
E vorruen m'at maje krepit
Ku << komita >>, lodhė gazepit
T' Shkjaut a t' Turkut, gjejshin mproje,
Strehė, pushim, e prap ndoj koje
Bukė e zemer; e ku Frati
Tė varruemve u rrite gati,
Varrėt tue u a lį edhč tue u a ndrrue:
Krént me kshilla tue i drejtue.
Persč, ē' merr prej Sallsatikut
E del m' Sh' Mark, n' Kuvend tė Rrbigut
E ki'n strofllin t' gjith njatą,
Qi me puplė a me pushkė m' krah,
T' kshtenė a turq, ishin betue,
Jashtė Shqypnķs Turkun m' e dbue:
Kthellė, Mirditė, Kurbin e Krue,
Me Zhubė t' Lezhės e me Zadrimė:
Me Zadrimė, qi me marrė frymė
S' e la Turku; gjithmonė << rajė >>,
Persč e kshtenė, e qi nė vįj
Moti i shkon: por qi n' ditė t' sotit,
Qi po lypet me ngrefė krye
Kundra Turkut, e me msye
Me armė n' dorė, Krén e tė Parė
Tė Zadrimės, sa kjenė gjith marė,
Kan lanė shpijat me hambarė:
Kan lanė kualt atą me shalė:
Shekat plot, kotecat plot:
Drithtė nė arė tė bam me u pré:
Burgun ding me lopė e qé:
Dhen e dhķ, e lesh e li:
Qitu buken n' mal << komitės >>
Struki n' shpija zhegut t' ditės,
Edhč n' mal <<komitė >> kan dalė:
Kush me djalė, kush me mahallė:
Ka rį n' mal, po, Mati Gjoka,
Prenkė Matija, i shpķs s' Milotit,
Qaj Zef Preēi e qaj Lekė Ndoka:
Gjo' Ndue Vokrri, burrė si motit,
Marka Tuku, uk shkorretit:
Mark Pashuku e Shtjef Haberi
Qaj Kin Ndoci e Gjokė Dodė Goshi
Gjoka i Tukut e Ndrecė Leci,
Qi n' Hajmel, Rroboshtė, Kallmet
Shum m' askjer ban do adalet.
Nderkaq n' Shkoder i a kį befun
Turgut Pasha, 'i xhemjetlķ,
Me shtatdhetė taborre t' njefun;
E si mrrini nji herė n' Shkoder,
Bujrķ tue kersitė e loder,
Fjalė malcorve aj u kį ēue:
Krye pesė ditsh, si t' shkojn pesė dit,
Me rį n' Shkoder, me u dorzue
Me gjith armė; ase << gjilit >>
M' shpinė me askjer do t' u kisht' hypė,
Hundė e buzė m' grushta me u shtypė,
Me u zhbi trollin me temel
M' <<cara t' votres >> dér nė stel,
Mos me u kndue ma as pulė as gjel,
E atą me i vjerrė m' ēengel.
Kśr kan ndi Krént e Malcķs
Per lirķ qi tė Shqipnķs
I a ki'n vu pushken Turkķs:
Ded Gjo' Luli, kuvendtįr.
Sokol Baci, mendeqįr,
Marash Luca pushkatįr,
Mehmet Shpendi, bishė dervendi;
Frano Pali e Mirash Pali,
Si dż plume n' << xheverdare >>,
Me at Tomė Niken, harushė mali:
Qaj Lukė Marku, rrfé zhgjetare,
Me at Islamin Makalushi:
Prej Shkodranėsh, Luigj Gurakuqi:
Edhč trimat janė bashkue,
E ashtu m' kambė e pa e ngjatė tortė,
Fjalė Turgutit kshtu i kan ēue:
Perzč, Pashė, boll burrė i fortė
Mbahe e jé; veē shka se na
Kurrkund, besa, s'e kem' n' mend
Me rį n' godi me tż. Na
S' thomė, si 'i palė, prap nė ket vend
Me ndejė Turku; veē, si na
Qi t' kem' qéf, me sundue aj.
Ajo fjalė s' a gja, jo. Na
Duem qi Turku t' hiqet kndej,
E n' Shqypnķ t' jesim veē na
Per me mujtė, kshtu, mbasandej,
Nė Shqypnķ me sundue na,
Gjithsesģ t' kem' qefin na.
Prandej, Pashė, der sa qi ti
Mos t' thejsh zverkun prej ktij vendi,
Godi s' kį, jo, ndermjet nesh,
Me shoshojn pa u ba na pshesh;
Pse na t' njofim kush jé ti.
Turgut Pasha fort a idhnue:
M' kambė ushtrķn aj e kį ēue,
Malcķs m' shpinė 'dhe i a kį lshue:
Njanin krah drejt Veleēikut,
Tjetrin nisė prej Shipshanikut.
Si tallazi, qi, tanė shkumė,
Vjen plandoset per ndoj gumė,
E me ushtimė e me furķ
I dyndė skllafat per ajrķ:
Njikshtu atbotė ushtria e Turkķs
T' i u rras mbrendė ajo Malcķs,
Pushkė e top tue bumbullue,
Mendt e krés me t' u trenue.
Ah ! kadalė, bre Dedė Gjo' Luli,
Se njikjo asht duhmja e Dauletit,
E njikjo asht dita e kjahmetit,
Maje mos me i pį ti vedit.
Po a nuk ndien? a s' shef me sż
Sa nizami, korb i zķ,
Per gjith anėsh tż tė ka msż?
Se kjo s' asht ushtrija e Shkjaut,
Por e Mbretit tė Stambolles:
Qi veē n' hish ti n' bryen t' kaut,
Perse ndryshe halllin kokes,
Maną pra, si i a ban nuk ké.
Turgut Pasha ka ba bé,
Me tė djegė me gśr e dhé:
Fort kį vra ato vetlla t' trasha!
Hajde, hajde, 'or' Turgut Pasha!
Se me ndihmė tė Perendķs,
Tė kam xjerrė, bre, prej Malcķs...
Prej Malcķs edhč Shqypnķs!
S' kį me thanė tash ktu fjalė boshe,
Per shka don me ba adalet:
S' tremet ujku, jo, prej shoshe!
Mshoj, perzet, sa t' keshė kyvet;
Pse edh' asht kjo ma e mbramja e herė,
Qi po t' bje me u pré e me u therė
Me Shqyptarė njimend Shqyptarė,
Qi mohue s' kan fis as t' Parė;
E qi m' tż, besa, lum Pasha,
Kan me xjerrė do dredha t' trasha:
Palč, at herė, ku t' qet neshtrasha.
Msżni Turku me furķ,
Lshoi Malcija me trimnķ,
E ka' u ndeshen me mėnķ,
Veleēiku, thue, u turshi:
Kaq me t' madhe nji uturimė,
Kaq me rrpame e me zhaurrimė
Turr m' shoshojn qi kan sulmue,
Ushtimė pushka atż tue vlue,
Kobshim topi tue bumbullue,
Edhe gjindja tue sharrue:
Tue sharrue per t' madh gazep,
Kush mbķ curr e kush nen krep:
Njani fushės e tjetri shpatit,
Rreshkė per shujtė e rreshkė per ujė:
Ēurril gjaku shkoju shtatit,
Kush fjalė t' ambel mos u thuej!
Aloberta flakė e zhig,
Tranden shtojet kah Vitoja;
Suka e Napllit tė tanė nig,
Veliēiku ushton e Broja.
Kį marrė gjamė larg Bukoviqi,
Tym e njegull maja e Qurkut,
Tue msż Turku kah Deēiqi,
Marrė aj turrin prej Kalturkut,
Prelė Nikė Pretashi prej Kushet
Fort po ban, trimi, gajret;
Qaj Zef Peri, 'i drang harushet,
Se ē' po qet, sa mirė i a njet:
Sa mirė, trimi, krés i a njiti
Atķ yzbashit Saladinit:
Tamth e m' tamth plumen i a qiti
E e la shakull prroskės s' njij vrrinit.
Shka kį than Pjetr Nikė Daku:
Mirė e pat qaj Sinan Aja:
Dy ēurrilash po i shkon gjaku:
Se kthen n' shpķ, s' emban ma uzdaja;
Qaj Prelė Keri, me trķ zemra,
Shkon e vjen porsģ duhija;
Se atij lak nuk i ban themra
As nder plume as nder << singija >>.
Si 'i kulsheder dalė prej detit,
Maēa Grizhi t' madhe bzani:
Bini, djelm, m' askjer tė Mbretit,
Se kį mbetė, ofshe! Dokė Lani.
Qaj Kolė Zefi, e forta skile:
Me sa gjarpnit s' i a dįn gjurmen:
Me Kolė Kurtin zanė m' bratile,
Ē' po e perzķjn n' askjer aj turmen;
Ke pa dhimė nizamėt po i vret
E i lshon rreges dujė e dujė:
Me ba turkut shum medet,
Ke u mbe'n burrat n' dhé tė huej.
Ē' kį qi rreh topi e gopedra
N' at Qafė - Ungrej, zjarr' pa e ndalė?
Gjet' Mark Ujka, si kulshedra,
Thonė kį msż atż me gjith djalė.
Mbaja mirė, topēija i Mbretit !
Ké verbue? as s' shef me sż
Ē' po bahet m' askjer t' Dauletit,
Tash qi Gjetja andej kį msż?
Si nji bślk, qi, gjetė n' hambar
Nji frotė mijsh, kapė n' dorė nji shkop
E me te, ashtu kandar
Tue sjellė m' mij, t' i ban aj skllop:
Gjeto Marku me tė birin
Kshtu po i lshon << manovėt >> per dhé,
Pa i a kqyrė kurrnjanit hirin,
Veē qit m' ta porsķ m' shkrebč.
Por, rrezik! se 'i nishanxhķ
Po kisht' kenė, besa, topēiu;
Pse, vu topin m' terezķ,
Me gjith t' bir' dikśr e mshiu.
Ē' t' kį lshue at herė Gjon Ujk Miculi,
Lulash Zeka e qaj Stakė Breci,
Lik Mirashi e Gjokė Dedė Luli,
Gjon Ujk Ēeku, e Kolė Gjo' Leci;
Lucė Gjeloshi, 'i bishė prej mali,
Dasha Nika e Pjetr Uci,
Smajl Mustafa e Sokol Mali,
Gjokė dedė Luli, e Gjo' Nik Plluci:
Edhč trimat, tue u berlykė,
Si atą demat neper djerre,
T' flakruen m' turq e grykė per grykė
I a kan dhanė atż m' << mauzerre >>.
Ilerģ ! vrret Komandari,
Edhč turqit filikare
Msżnė m' shqyptarė, e aty at herė, zhari
Ndezė, <<mauzerret >> vlojn batare.
M' Samoborr e nė Zagore
Tė tanė vendi a 'i gropė gelqere;
Gjimon mal, ushton terthore,
Shungullojn grykat e humnere.
Fort po rreh topi e havani,
Edhč gjylja derdhun breshen
Diku andejna kah Drogani,
Tash qi turqit m' malsorė u ndeshen.
Et - hem Pasha prej Gucijet
Merr e msżn me askjer Kelmendin,
Nsa Turguti atje prej Spijet
Flakada po e kallė t' tanė vendin.
Tymi dyndet re n' ajrķ,
Shamen trojet me temel;
Kahdo bjen duhmani i tij,
Atż s' kndon ma as pulė as gjel.
Shtżhen para turqit kamė kamė,
Pushtojn vend ka pak ka pak:
Por tue e shtrue vendin n' nizamė,
Pllamė per pllamė por tue e lį n' gjak.
N' mend habitun kqyrė Europa
Si njikjo Malcia mixorre
Veē me 'i pushkė, pa shujtė pa topa,
Mazull mban shtatdhetė taborre?!
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:32   #32
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Lufta e Ballkanit

Franc Jozefi n' divanhane:
Padishah, pįsh jeten t' ande,
Mos me t' keq me i marrė Shqypatrėt,
Mos me u lshue m' qafė Pashallarėt,
Qi me i prishė e kshtu me i ēartė,
Si tash s' voni i a ké hķ
N' at tė mjeren moj Malcķ:
Se, maną, kta po i'n do njerz,
Qi po i more teper terz:
Me shka m' dįn neshtrasha mue:
S' kan me u pritė, jo, pa t' trazue,
Pa t' i qitė do t' ēame krejt.
Se ti kta dije prej mejet,
Fort per hajr. ndoshta, s'i ké.
E ma lirė i shet se i blé:
Se as per hajr, drue, nuk kan lé;
Veē se, besa, sa per sherr
S' ké per t' gjet kund fis ma derr.
Ma kryekcyem e ma belį.
Qi, 'i grusht gjind e fukarį,
Fytafyt kta me u perlį
N'daē me Krajl e n' daē me Mbret,
Si t' u kcejė aj zekthi i vet.
Kėta sod lypķn lirķn,
Lypin t' lirė me pasė Shqypnķn,
E krejt m' vedi me u sundue,
T' huej't mbas sodit jo m' i u shtrue,
Pagė as t' dheta me i pague,
E s' kan faj; pse tash sa mot,
T' thuesh, Shqyptarėt lshue i ké pa zot;
E lshue u ké ti m' qafė xhahilat,
N' krye t' vendit vu u ké katilat,
E as per t' mjeren moj Shqypnķ,
Qi nder lufta per tż asht shkri,
Turk e i kshtenė, po, gja ndertue
S' ké dér m' sod; veē se rrenue,
Djegė e pjekė edhč shkretnue,
Me i u dhimtun minit n' mśr
E atij gjarpnit per nen gśr.
Prandej vetė kishe me thanė,
Se s' ban keq lirķn m' u a dhanė:
Asht ma mirė me i pasun miq
E tė lirė, se rob e anmiq;
Pse dishka edhč jam tue drashtė,
Se kta 'i ditė kan me t' u dashtė
Né mos sod sugure mot:
Dishka ndiej era barot...
Padishai n' at harem:
T' u ngjatėt jeta, 'or miku i em,
Se, maną, mirė jé kah thue:
Ashtu m' dįn puna edhe mue.
Veē a 'i hall, 'or t' u ngjatėt jeta,
Se n' Shqypnķ, tė thuejsh, dż t' treta
Tė halķs janė muamedan;
E prandej kjo punė nuk ban.
Pse edhč as << dini >> nuk e ep,
Per pa pasė nji t' madh gazep,
Nji zalldan, nji farė sikletit,
Me u shkepė turku ylqet t' Mbretit
E me u ngrefė aj davlet m' vedi.
Me gjith kta vedimvedi,
Mirė t' u matė e per kadalė,
Do t' a baj pleqnķ ket fjalė,
Palč 'i herė si mund t' na dalė;
Se me u ngutė s' e kam zanįt.
Sa rrķn Mbreti tuj u matė,
Tuj u matė e tuj u shmatė,
N' at harem aj tue gerhatė:
Si tash s' voni e kį zanįt:
Fjala Carit kį shkue n' vesh;
Edhč besa, ky hundlesh
Nji as dż nuk i a kį ba,
Por t' asht ngrefė si katalla,
E u kį bzį shkjeve t' Balkanit:
Sod a kurr me i rį Sulltanit !
Sod a kurr turkut me i rį,
Turk e Shkjį sod me u perlį;
Se per ndryshe jue Shqypnija
E per rreth Maēedonija,
Me sa turku kį terthore
Ktu n' Europė, kan me u dalė dore.
Krajli i Nemces, nji kryetollė:
Nji kryetollė, por mendehollė
Kį ēue fjalė Mbretit n' Stambollė,
Shqyptarve me u dhanė lirķn,
Zojė m' veti me qitė Shqypnķn.
E po duel Shqypnija m' veti
Atjč n' Beēė si po ishte njeti,
At herė ju, tė gjith si jini
N' at Balkan, per t' ngelun kini
Me ka 'i ngordhe n' dorė, e mue
Hije t' zezė kini me m' lshue.
Me ndollė puna qi n' ndo'i fshat
Epet zani, se nper shpat
A se n' fushė nper ndo'i gajush
Derr tė eger kį pį kush,
Trup nė kambė ēohen fshatarėt,
Rrokun armėt, ndjellin zagarėt,
E shoshojt tue lshue kta za,
Kan, me brimė e me haré,
Kah t' jét dukė ajo shkerbé:
Kshtu Balkanasit atbotė,
Ndermjet vedi lidhė kta frotė,
Rrezga - bjezga m' kambė janė ēue,
Kan njeshė armėt e janė shterngue:
Kan ngrefė top e mitraljoz,
Kan hjekė korsull e bajloz,
Ndermjetsķ as peng nuk priten,
Veē se luftė Turkut i qiten.
Por as Turku nuk ndej fjetė,
Me duer m' ķ, me sż perpjetė,
Se aj per luftė po isht' taravol;
Prandej erdh e t' u shpervol,
Mlodh nizamin n' Anadoll,
Bashkoi Llapė, bashkoi Harapė,
Toskė, Ēerkez, e lkurazez:
Mrefi qordė, mrefi tagan,
E t' i qiti n' log t' mejdanit
Per ballė Mbretneve t' Balkanit.
Maną t' Zotit, morč vllį,
Po t' kisht' qitė shteku me pį
Se si ndeshė janė Turk e Shkjį,
Turk e Shkjį, si janė perlį:
Katalla e malukat
Idhtė m' shoshoqin ēue lugat
T' ishte dridhė, po, kmisha m' shtat!
Kah rreh topi shpat e m' shpat,
Kah vlon pushkė e mitraljoz
Ashtu ushtimė e vijanos:
E kambsķ, e kalorķ
Turr kah lshohet me furķ,
Kush me shpatė kush me singķ,
Tue vikatė, tue hallakatė,
Turk e Shkjį si e kan zanįt,
Marė Balkani ndezė a flakė.
Gjaku i nierit derdhet brrakė:
Tym e pluhun dynden njegull,
Nen kambė toka lkundet shrregull,
Thue po shamen qiell e dhé.
Me t' ardhė keq, po, se ké lé!
Njani hapu, tjetri zmbrapu,
Shkjavi msżj, e Turku shtżj:
Shtżju, msżju, nzitu, lvitu,
Nzitu e lvitu e kacafytu,
kacafytu turk e Shkjį,
Fytafyt tuj u perlį,
Tuj u gri, m'dhamė tuj u shkye,
Shoq mė shoq lamsh kaperthye,
Si ato bollat neper ferra:
A si atą derrat me derra,
Qi dermishen, e shkelvishen,
Tue i a dhanė m' turij e m' dhamė,
Kerleshė kreshten gjatė nji pllamė,
Mneret nieri me u ngri m' kamė.
Ashtu lufta idhtė tue vlue,
Qaj Bulgari fort u idhnue,
Dhamė e tmallė ē' i kį kercnue,
Se edhč t' madhe aj ē' kį ulrue:
Hani! burra, per n' Stambollė!
Trima mrendė! Me dorė! Me dorė!
E si 'i shkam, qi shkrepė prej s' naltit
Tė nji majes s' gristė s' ndo'i malit,
Me zhaurrimė, e shungullimė
Poshtė rrmores shamet turr,
E pod m' pod, e curr mė curr,
Tue balcue, tue u rrokullue
Landė e gśr shkon tue dermue;
Tue turshi shkon ledhe e gjķ,
Dér qi s' mrami me furķ
Mos t' plandoset kulihum
Kund m' ndo'i prroskė a m' ndonjķ lum,
Tue dyndė skllafat n' ajr per mnerė;
Idhtė Bulgari kshtu m' at herė
Perzķ gjak e perzķ vnér,
Synin gacė zemren batare
M' Turk sulmue kį fulikare,
Lum per Tż, o i Lumi Zot!
Kśr janė ndeshun flakė e agzot,
Kśr janė ndeshė Turku e Bulgari,
Se ē' asht ndezė - o lufta zhari
Se ē' kį vlue pushka m' at hera
Se ē' kį krisė zhurma e potera,
Vigma, brima, bumbullima,
Edhč plajmi me stuhķ!
Rrebtė gjķmue kį Deti i Zķ,
Kį ushtue Beēė e Bukureshė,
N' moh dż male si t' i' n ndeshė,
Ngasin, vrrasin Kapitanat,
Hingllojn kualt, turfllojn katanat,
Gjimojn topat e havanat,
Shprazen gjylet breshen lshue,
Si ajo rrfeja tue bumbllue,
Met e krés me t' u dermue!
I u dha zjarmi Rumelķs
'Dhč prej flaket e stuhķs
Ulurojn nierz e shkrebé,
Shamė rroposen rrash per dhé
Ledhe, pleme, fshate e tbana,
Gjytetet janė ba murana.
Me ēilė bollat mrendė dikśr:
Edhe u dha atż nji zhumhśr,
Nji piskamė, nji vikame,
E njķ erė, e njķ poterė,
Vrrimė, e krķsme, edhč zhaurrķ,
N' vend Balkani, thue, u turrshi.
Tė varruemt, trinue per dhé.
Mbetė e lmekė, e ftyren zbé,
N' hurdhė tė gjakut t' vet humue,
Pķjt me dorė rreth tue ravkue,
Tuj u lvitė, randė tue livrue,
Si atą krymalesht m' dru,
Se ē' gerthasin, se ē' piskasin,
Kualt katana m' ta kah shklasin,
Kah tė mathtat rrota t' topavet
Angrra e tru larg u a sterklasin,
Tuj i a njeshun landve e krepave,
Me i u dhimtė gurit e drunit!
Kuq <<Marica>> gjaku s' nieri
Leqe - leqe rrmen kurrne;
Po vlon << Tuna>> gjiri m' gjiri,
Dyndet tymi nalt mbķ re.
Muzė asht qiella; per nen kamė
Trandet toka e ushton nji gjamė,
Thue, termeti shungullues
Po shperthen angrrat e dheut.
Vapa e tymi terratues
Anė e kand kobshim mbertheu
Dy lutrajt e rrebtė t' Balkanit
Trim Bulgarin, Turkun t' eger:
T' cillt pa rra m' at log mejdanit,
Pa i a nisė me u ba atą fleger,
Nji bé t' madhe po e ki'n ba:
M' qitįp Turku, m' Kryq Bulgari:
Se gjallė pushken s' ki'n m' e pra,
Per pa e ndezė Balkanin zhari,
Furrė gelqerje rreth e ēark
Njani shojn pa vu perfundi
Pa i a vumun shtjelmat m' bark,
Shpirtin pa i xjerrė perdhuni!
Si dż re qi 'i natė dimnore,
Njana shkputė prej jugut fķll,
Turr lshue tjetra rribės verjore,
Vin e ndeshen per nen qiell:
E ku t' ndeshen nper ajrķ,
Per mbas rrymet qi i ngarmon,
Si kulshedrat me furķ,
Njana m' tjetren rrebtė sulmon:
Edhč at herė, ashtu t' u bue,
Flakė per flakė i a ep vetima,
Lvitė rrfeja tue vershllue,
Rreh permnershim bumbullima,
Ushton toka, gjimon deti,
Edhč brej, aha e ēetina
Rriba e erės i rrmen me veti
Si ato coklat nper zallina:
T' i a ep breshni edhč shtergata,
Shamen currat gjatė rrmoreve,
Prroje e shé nper gryka t' thata
Gallamarde rrmejn fushoreve:
Kshtu Bulgari e Turku perlį,
Rrijn shoshojn tue e shtż pa dį,
Njani tjetrin n' gjak tue e lį.
Pluhen, flakė e tym i zķ
Rreth per ēark i ką pershi;
E kah hapen me furķ
M' kambė shoshoqin per t' perpi,
Pushka e topi edhč tue zķ,
Kobshim qiella rrin tue ushtue,
Thue mbķ tokė po don me u lshue,
Avra - avra ajo shperthye.
Kśr qe Turku erdh e u thye,
E u terhoq e u vu me kthye
Krejt lį m' gjak e keq shemtuem,
N' at Stambollė per t' u ngujuem.
M' shpinė Bulgari atbotė i u shtri;
M' pushkė e m' top m'te m' nja tue shti,
Dér n' Ēatallxhe qi kį mrri,
Prej kah nieri per nen dorė
Lehtė hjedhė peshen mbrendė n'Stambollė.
Si nji lum qi, dalė prej amet,
Bjeshkve bora ortek kah shamet,
E lshojn prrojet e malcķs,
Deperton gjthkah zallķs:
Kshtu at herė Shkjau i u rras Shqypnķs
M' Kaēanik, e m' Adrjatik,
Veleēik, e Salonik,
Tue ndrydhė vendin nder ēapoj:
Vra, e pre, e lidh n' vargoj,
M' dajak gjinden per dhé shtroj,
Bani plaēkė e trollit dboj;
Edhč lufta ashtu maroi.
Franc Jozefi kśr kį ndie
Se u rras Shkjau mbrendė n' at Shqypnķ,
Se ē' asht mbushė aj me mėnķ,
Se edhč fort ē' erdh tuj u idhnue
E as s' u mat ma as s' u hutue;
Por ēoi m' kambė tetqind taborre,
Mirė e mrefi at shpat mizore,
Mrefi shpaten e mejdanit,
E u ēon fjalė Shkjeve t' Balkanit:
N' krye t' tetė ditvet, tue marrė dielli,
Prej Shqypnķs me dalė ju filli:
A per ndryshe mirė t' a dini
Se. per Zotin, m' shpinė mė kini,
E at herė s' dij se ē' baj mbķ jue.
Rregji i Itales fort asht gzue.
Franc Jozefit fjalė kį ēue:
Se edhč mue me vedi m' ké,
Per t' i rysun kėtą Shkjé:
Kėta slav, qi kan marrė krye,
Edhč m' shpinė duen me na kcye,
Me na lanė t' dyve pa sż.
Se as e mjera moj Shqypnķ
S' kį kend mik as kumarķ.
Qi me hi asaj zot me i dalė
Turrin Shkajut per me i a ndalė
Qi, i terbuem gjithmonė e i eger,
Po don sod m' e ba krejt fleger
Thue se aj zot asht ba m' Europė.
Krajli i Inglizit se ē' asht vra;
Za t' gjashtė Krajlave u kį bį:
Amanet, mos me pritue
Nė London na me u bashkue,
Per me folė, me kuvendue;
Se Balkani asht tym e njegull,
E po ban, prit, Zot! ndoj tjegull
Me na rį krés edhč né...
Prej Balkanit hajr nuk ké!
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:34   #33
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Konferenca e Londonit

Hej, moj Zanė, ti kjosh e bardhė!
Tridhetė herė, mana, rreth diellit
Hausit t' qiellės toka kį ardhė,
E aq herė lulet njethė janė Prillit,
Se ti, purė m' <<Lahutė t' Malcis >>,
N' hullķ menden mbajtė m'a ké,
Qi tė mūjshe vetė nipķs
S' kohve t' vona enč per t' lé,
Me u kumtue me 'i kangė kreshnike,
Si erdh t' u regjė mendja e Shqyptarit,
Prap per t' gzuem lirķn jetike,
Trashigim lanė atij prej t' Parit:
E sa u ba gjaku e medeti,
Sa u tuer rrena edhč tradhtija,
Dér qi duel Shqypnija m' veti,
Si premtue kisht' Perendija.
Por, qe, tash na u kapem m' cak:
Gjatė Parnasit mjaft m' ké rrekun
Mriz e m' mriz, a lak mė lak:
Kangės ktu spiku tash do hjekun.
Veē se po, moj bjeshkatare,
Krah m' krah bashkė na tue kėndue,
Ndertue kemi 'i pomendare,
Rrfé as mot mos m' e dermue.
N' at London, larg n' at dervend
Tė shtatė Krajlat bajn kuvend,
Bajn kuvend me shoqishojn:
Per Shqypnķ po bisedojn:
Ashtū ndejun rend mbas rendit
Me at Inglizin n' krye tė vendit.
Prį, per Zotin, moj Shqypnķ,
Oren ēuet, tham, ti m' a ké!
Nji pllamė vend, nji grusht njerzķ,
Vllį as fis kurrkand mbķ dhé,
Bukė pa bukė, e qe se prap
Té shtat Krajlat ēue ké peshė;
T' cillt po ngasin turr e vrap
N' at London m' shoshojn me u ndeshė,
Per me folė, me bisedue,
Nji zojė m' vedi tż me t' qitė,
Shkjaut e Turkut me t' lirue:
Prap Kunora m' bįll me t' ndritė,
Porsi t' ndriti dikur motit.
Me gjithkta, por larg nuk shkon
E me i vrį kį rrfeja e Zotit
T' shtatėtit, mledhė si janė n' London;
Persč rrumull pesqind vjet
Tė randė Turkun me t' shtypė.
Me t' thį n' shpķrt, dér qi simjet
M' shtjelma Shkjau atij s' kį hypė.
Jo, po, gjaku i bijve t' ue,
Moj lum nana, e njatą lot
Qi ti derdhe, janė tue vlue
E gjżgj lypin prej s' Tynzot.
Krajli i Inglizit, nji telbis:
Me ēį qymen per mjedis:
Veē, me gjasė, pak si i pabesė
Ē' i a kį vū aj gishtin krés
Se edhč fjalėt fort po i peshon,
Kah kį marrė e ligjiron:
Si t' i a bajm e tek t' i a bajm;
Se na pykė, trima, kem' rį
Me Shqypnķ, sa ma nuk kį!
Porsa krisi n' at Balkan
Pushkė, e top, edhč havan,
E i a nisen me u shemtuem
Turk e Shkjį idhtė tue luftuem,
Tue pį Turkun se per ballė
T' Shkjaut, qi luften kishte kallė,
Zot Shqypnķs s' po mund t' i dalė,
E kį ba pleqnķ n' Stambollė
Né Shqypnķn me na e lshue n' dorė,
Qi, pa mbajtė na krah as pajė,
Ktū t' a dįjm fatin e sajė;
A tue njoftė si Shtet tė lirė
E krejt m' vedi: a se ma mirė,
Ndoshta, Shkjaut na tue i a dį,
Si bashtinen -- vllį per vllį,
Si me thanė, nė kater pjesė,
Per mos t' lanė ma asnji ngatrresė.
Pse, medjč, edhč fort po drue,
Se, kokė - fortė shkjau tue qillue,
S' kį me u rysė pa pushkė m' e lshue,
Mbasi aj mbrendė sod kį ngujue.
Prandaj vetė u ēova fjalė
Dér n' London nji herė me dalė,
Na ktū s' bashku me vendue,
Ket Shqypnķ si m' e shestue,
Qi n' dorė Turku na kį lshue,
Me e vū n' sheste sido kjoftė.
He! ate Zoti m' a marroftė,
Krajli i Italis zū t' u idhnue;
Se, per Zotin, kjoftė levdue!
Cok kjo punė kurrkund s' ka gjasė.
Jo ma pak se pesqind vjet
Rresht Shqyptarėt e ngartė kan plasė
Sulltanit tue i bam hysmet,
Kush tue i lį atij pagė e t' dheta,
Kush tue e vūmun kryet n' rrezik:
Jo, per te nuk u asht dhimėt jeta,
E perrēik, po, per perrēik
Me gjak t' vet lį e kan Turkķn:
E qe sod, qi s' po i del ma
Nen zgiedhė t' vet me mbajtė Shqypnķn
Ke aj nji hajr kurr s' e kį ba
E as nuk mbahet n' mend se mkambė
Fis a popull t' ketė mbķ dhé
Veē shka shkelė e ndrydhė nen kambė,
Veē shka djegė, e pjekė, e pré:
N' vend me i dhanė lirķn Shqypnķs,
Para se me u ndeshė me Shkjį,
I a lshon n' dorė diplomacķs,
Veē tė lirė per mos m' e pį!
Vall ē' kį thanė Krajli i Moskovit:
Jo, po pra, Turku i Stambollit
N' daē thuej motit, n' daē n' ditė t'sodit
P'rherė kį kenė rrezik i zķ
Per lirķ e gjytetnķ:
Sa qi thonė, se as bįr s'kį bi
Kahdo shkelė kį kamba e tij...
Por un deshta ktū me u thanė,
Se na s' kem' kurrkund nevojė
Punė Shqypnijet n' gojė me zanė:
Ajo a e ndreqne e hi n' tebojė:
T' a kį ndrequn Shkjau i Balkanit
Me grykė t' pushkės, me taf t' taganit,
Qi ma mirė nuk ké shka i thue,
Q' se, si burrat tue luftue,
Turkut shtjelmat m'bark kį vū
Edhč e lshoi shakull per tokė;
Kū, zavalli rrin tue krrokė,
Si njaj korbi nder sterqokė.
Prej gazepit qi e kį rrokė
E s'po din ma kū asht me kokė.
Jo qi vetė, besa, 'or ju shokė,
Jam tue ba, po, shum ēudķ:
Kah na duel sod kjo Shqypnķ,
S'cilles emni nuk i asht ndie
Kurr n' Europė? Prandaj s' e dij,
Kot pse t' rrahim ujė n' havan?..,
Pse t'i a vem gacen agzotit?...
Se 'i Turkķ kį pasė n' Balkan,
Sod qi Shkjau, berqavera Zotit!
T'a shemtoi, n' gjak t' a kį lį,
Kta e kem dijtė, po; por se kį
Kund Shqypnķ n' fushė a n'rragam,
Kta, vallahi, dijtė s' e kam.
Franc Jozefi ndejė pėshtetė:
N' mos e dijsh t' a kallxoj vetė.
Turku motit njat krahinė
Ē' merr prej Shkodret del n' Janinė
Per urė detit ajo shtri,
N'dorė me pushkė nuk e pat shti,
Si Greqin e njat Serbķn
Cilla asht ēua lugat n' ditė t' sodit
M' Europė marė; por mbas nji godit
Me Shqyptarė, tue lidhė besė
Me i njoftė t' lirė, e n' punė tė Fés,
M'gjūhė, e m' dokė edhč m' kanū
Mos me u prekė, veē me u sundue
Kta krejt m' vedi: si dishmue
Ma se 'i herė vetė Turku e kį:
E si puna flet n' ditė t' sotit
N' at Gegnķ nder Male t' Mdhį,
N'dorė sundimin kū, si motit
E kį vendi: edhč u vendue
Shqiptarėt Turkut n' luftė me i shkue
E ma teper vjetė per vjetė
Me i lį ktķ 'i porez tė lehtė.
E pse Turku dalkadalė
Besen thei e s' u ndei n' fjalė
Ashtū krejt si isht' ba kuvendi,
S' don me thanė, or shoq, se vendi,
N'sż t' arsyes e tė drejtsķs
Kį djerrė tagrin e lirķs,
Qi i kje njoftė prej vetė Turkķs.
Ket krahinė, tash, t' u ngjatėt jeta,
Qujtė Shqypnķ e kį rrotull jeta.
Pra, n'Balkan posė se 'i Turkķ,
Po kisht' pasė edhč 'i Shqypnķ:
Pasha t' Lumin Perendķ,
S'kan per t' lanė kurr Shkjįn me hi,
M' i u ba dhami ktij sa derrit.
Qaj Kreu i Frances, nji farė sherrit
Kenė gjithmonė, kshtū i a kį nisė,
Si nper hundė aj me angllatisė:
Jo, po, ashtū asht kenė puna motit,
Si thue ti; veē se n' ditė t' sotit
Krejt kį ndrrue. At herė e kshtenė
Marė Shqypnija kį pasė kenė,
Qi, per shpķrt, jo veē se vū
S'do t' kisht besė ajo me turki;
Por kulsheder mbķ te lshue,
N' fyt do t' i a kisht' njitė m'tfurk
E si 'i gjarpen, si nji bollė,
Karh me i dhanė n' karadreqollė.
Po, por sod puna kį ndrrue,
Pse n' Shqypnķ t' kshtenėt janė pakue..
Prandej pra; t' ngjatėt Zoti jeten !
Per me dashtė me thanė t' verteten:
Sod me sod njajo krahinė,
Qi prej Shkodret del n' Janinė,
S' kį si quhet ma Shqypnķ:
Si kje qujtun, ndoshta, motit
N' ato kohėt e Gjergj Kastrijotit...
Pse edhč sod t' thuesh, marė Shqypnija
Kį rrokė armėt e n' luftė kį dalė,
E tue rrahė plajmi e duhija,
Shķ e borė edhč tue rį,
S' keqje thį e ba terfurk,
Rrin t' u gri enč me Shkjį,
Veē per t' lanė Shqypnķn nen Turk.
Kta veē tash, qi Bulgarija
Duel n'Ēatallxhe e u thye Turkija,
Varg e vister dalė kan nė Vlonė:
Shtż prej tejet, si po thonė...
E 'i paēaver kuq e zķ
Vjerrė na e paskan per nji hū,
Edhč hunin ngulė m' nji shpķ
T' madhe, niskan me kėndue
Kin demčk po duem Shqypnķ,
Kinsč kshtū na jem' Shqyptarė!
Eh Madhnķ, as na s' hįm bįr;
Na edhč 'i kem', po, met n' kandįr,
E kem' sż edhč me pį...
Rregji i Italis se ē' i asht furė:
Edhč ju Franēezt dikśr
Jeni vrį, po, vllį me vllį;
Shoqishojn -- ofshe edhč grį!
Ndezė i kini flakada,
Edhč jo per tjetr gja:
Per Fé t' lume, a besė t' harrueme,
A per erz t' motres e t' nanės:
Por per t' lanė Inglizin n' Francė!
Po a per kta tash na m' i a hi,
Me dį Francen me kufi,
Per m' u a lshue fqijve per bri?
Jo, Zotnķ; s' asht gja ajo fjalė.
Pse edhč a 'i punė, mor t' u ngjatėt jeta:
Muamedanet nė luftė s' kan dalė,
Veē per t' shitun faculeta
Sa ma shum... si na nji palė
Sod n' Europė; por veē per fé.
Por nder lufta fjesht fetare,
Ti e din vetė, se fis e Atdhé,
Gjūhė a doke s' kqyren fare;
Veē ngallnimi i njaj ideje,
Veē triumfi i njasaj feje,
N' luftė per t' cillen nieri del:
Pra nuk ké pse kapesh tel,
Mos me qitė m' vedi Shqypnķn,
Mos m' i a dhanė asaj lirķn,
Pse muhamedant shqyptarė,
N' daē nizamė, n'daē vullndetarė,
S' kan luftue atą per Shqypnķ;
Por per Mbret e per Turkķ,
Atą me tė cillin Shtet
Mvedvedsue ki' n fén e vet.
Jo qi pasė ka muamedan
P' rherė n'Shqżpnķ, qi shum zalldan,
Maną, hjekė kan prej Turkķs
Per lirķ e nįm t' Shqypnķs;
Dbue, plaēkitė e m' dajak shtrue,
Kush me pushkė, kush me helm shue,
Por mohue Shqypnķn s' e kan:
Jetė e gja e a banė kurban.
Franc Jozefit s' i u durue;
Tryezės me grusht fort i kį mshue,
Se edhč t' madhe ē' kį ligjrue:
Nji qind fjalė, burra, p'r 'i pare!
A me mkambė mbretnķn shqyptare,
A se n' Beēė tash ktheva fill,
E dér neser tue marrė dielli
Lshue i a kam ushtrin Ballkanit:
E me maje t' mreftė t' taganit,
Me ndihmė t' Zotit e t' Taljanit,
I a ve vetė kufijt Shqypnķs,
E s' kį burrė, jo, qi m' i lot.
Se ato fjalė t" Francės e t' Rusķs,
Qi na i qiten ktū per pod,
Ato janė, po, do fjalė t' shkreta,
Thash e thana per gazeta,
E jo per kuvend tė Mbretenvet
Ku do t' dahet fati i Shqiptarvet:
Si njiky kuvendi i ynė,
M' t'cillin bota ngulė kį sżn,
Edhč pret qi na n' Balkan
T' shkrefim pushkė, top e havan,
E me urtķ, e me drejtsķ,
Tue shue rasė, tue shkimė mėnķ,
T' sjellim paq edhč vllaznķ.
Edhč trimi at herė asht ēue,
Kį msż deren per me dalė.
M' kambė Wilhelmi kį flakrue,
Ka dalė para edhč e ka ndalė,
E ka ndalė qaj miku i vet;
Mbreti i fortė i Germanķs;
Cilli u hinė atż ndermjet,
Si me i ardhė qi din burrnķs,
E krye m' krye me Krajl t' Inglizit,
Herė ul Francė, herė ul Rusķ,
Bjeru punve per midisit,
Pajto Nemse edhč Italķ,
Ktij lshoj Zot, atij lshoj orė,
Dér qi s' mbrami i u gjet fija
Edhč t' shtatėtit vūne dorė,
Zojė m' vedi me dalė Shqypnija.
E, kokė - fortė, kśr Knjaz Nikolla:
Kū me pushkė e kū me t' holla
S' po do Shkodren me lirue,
Tė shtatė Krajlat ē' janė idhnue!
Donamet n' Shqypnķ kan ēue,
Kū Admiralat m' breg sa dolen,
Kapė per veshit Knjaz Nikollen,
Fķll prej Shkodret jashtė e zoren,
Edhč i dhanė m' shtjelm Cernagoren.
N'at Shqypni kį nji gjamė:
Padishahi asht ēue nė kambė:
Vall a rrfeja asht tue bumbullue,
A se lufta asht kund tue vlue,
Qi po rrin kshtū tue gjimue
Thue po bahet ndokah nami:
Shka kį thanė Shehyl Islami?
Per jetė t' ende, as s' kį rį rrfé,
As s' asht ndezė kund luftė e ré,
Qi po ndihet gjithkjo gjamė:
Janė Shqyptarėt qi bajn donįm!
N' at London, larg n' at dervend,
Tė shtaė Krajlat mledhė kuvend,
Me shoshojn tue bisedue,
S' mbrami atą paskan vendue,
Shqyptarve me u dhanė lirķn,
Zojė m' vedi me qitė Shqypnķn.
E prandej n' Shqypnķ pa dį
Rrahin topat nder kalį;
Persč flamuri kuq e zķ,
Sod ma s' pari, bukurķ
Porsķ fleta e Engllit t' Zotit,
Po valvitė mbķ tokė t' Kastrjotit,
Si valvit dikśr motit;
E dér m' qiellė ushton brohrija,
Kah gerthet fusha e malcija:
Per jetė t' jetės rrnoftė Shqypnija!
Edhč kshtū, mbas sa mjerimit
Mbas sa gjakut e shemtimit,
E p'r inįt t' Shkjevet t' Ballkanit
Per gazep t' atij Sulltanit:
Si premtue kisht' Perendija:
Prap zojė m' vedi duel Shqypnija.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:38   #34
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Gjuha Shqype

Porsi kanga e zogut t“veres,
Qi vallzon n“blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t“detit,
Porsi gjama errfes zhgjetare,
Porsi ushtima e njij termetit,
Njashtu a“ gjuha e jonė shqyptare,
Ah! Po; a“e ambel fjala esajė,
Porsi gjumi m“nji kerthi,
Porsidrita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtri;
Edhe ndihet tue kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka, i bjen qiellvet tue flutrue
N“t“zjarta valle t“ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqiptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendisė,
Trashigim, s“i a len ai fmis ;
Edhe atij i u thaftė, po , goja,
Qi e pėrbuzė ketė gjuhė hyjnore ;
Qi n“gjuhė t“huej, kur s“ashtė nevoja,
Flet e t“veten len mbas dore.
Nė gjuhė shqype nana t“ona
Shi prej djepit na kanė thanun,
Se asht nji Zot, qi do t“a dona ;
Njatė, qi jeten na ka dhanun ;
Edhe shqyp na thanė se Zoti
Pėr Shqyptarė shqypnin e fali,
Se sa t“enden stina e motit,
Do t“a gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vetė, po pik“ma para,
N“agim t“jetės kur kemi shkue
Tue ndjekė flutra nepėr ara,
Shqyp ma s“pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n“dorė t“Shqyptarvet,
Kah kanė dekė per besė jetike,
Kah kanė dekė kta per dhe t“t“Parvet.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:40   #35
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Shqypnia

Edhč hana do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjana e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg ku asht droja,
Me gaz t' vet ktu i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigaj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrajė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zana,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė reja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prujtė anmiku,
Se asht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mujtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben ku e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhanė jeten ka ba bé.
Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka asht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri asht i lakmueshem.
Po, edhč hana do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:42   #36
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Mrizi i zanave

( 28 Nanduer 1913 )

Oj Zanė, t'kėndojm... t'vajtojm, deshta me thanė;
Pse sot ditė kangėt s'asht pėr mue e tye.
Po ē'gzim kjo ditė ne mundet me na dhanė,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pėlqye
Europės shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanė
E kujt pose Hyut, n'kėtė jetė mos me i shėrbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
.................................................. ....
Flamuri kombtar nuk ka ē'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' pėr Atdhe!
E, drue dashtni pėr Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjase, s'ēan krye shqiptari pėr komb t'vet,
As pėr at gjuhė tė ambel qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veē atje ku xhixhllon ari
Pa fryme e tue dihate vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndėr ne po shitet pėr njė zallote...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Pėrse ktu vetė me fue nuk due kėrkėndin,
E pse asht mirė fjalėn n'zemėr t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi tė liruem me e pasė s'don vendin,
A prej sė tjerėve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judė? Po, kambė e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po pėr ata qi detyrė e nder harrue,
Qi marrė e turp kaherė flakėrues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejte, kush mbas sterlinet
Kush pse dinari tepėr i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe pėr ta ndokuj do t'i vijė ēuda,
Kur them se nuk janė tjetėr veēse Juda?...
Po, Juda janė e gjinde janė tradhtarė.
Mori
M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
Duel padija n'krye tė vendit;
Njerzt e kėnuen u poshtnune,
Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
Duel me faqe t'bardhė trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletėn;
U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
Qi pėr fis nep gjan e jetėn.
Shqynis zani atbotė i humi,
T'huejt mi qafė i a vunė thėmren,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnuren zemrėn.
E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
Pėr kto punė pėrjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonė me nderue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendė e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:43   #37
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Burrnija

Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
Kundron nė mni,
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'perqethėt
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
E jetės ndėr fejza.
Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
E nėn kambė tė nierit.
Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulėron stuhia.
E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosėn.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
Kah m'kerdhokla londit kėrēiku i saj
Shekulli pėrlulet.
Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
As paja as friga.
Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
I rrin kundruell.
Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
Kanė pėr t'u pa.
Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
Ngelė n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
Asaj i rrshet dore.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:48   #38
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Fragmente

Lahuta pėr dėshmorėt (fragment dėshmorėve)

O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!

Ēohi te dekun (1913)

E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė

Shqypnisė (1909)

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekė atė ajr t'kullue
Si Leka i Madhi e Skandėrbegu i biri
Kje i Lumi vetė, qi mue m'dėrgo ksi hiri
Pėr nėn qiellė tande t'kthielltė un me u pėrftue.
Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonė, pse ti je nana
E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
Kah des pėr ty i rrebtė e trim si zana:
Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit
1. tue t'hjekė - tue thithė
2. ksi hiri - kėsaj here
3. burrit - Pirros sė Epirit
4. niri - njeriu
5. duert e t'lumit - duart e shqiptarit fatlum
6. Eden - parajsa tokėsore

"Lahuta e Malcisė" Kanga e 12-tė, Marash Uci"

Amanet un'jam t'u lanė
Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n,
Armėt e mbushme mos me i dhanė,
Me shokė tuej kurr mos m'u xanė,
Mos m'u xanė, as mos m'u nga
Pse n'ditė t'gushtė kėta u gjinden vlla
Si me pushkė ashtu me uha.
T'huejn me fjalė mos ta poshtroni;
Bukėn para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenė zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalė:
Zemrės s'frytė me i lanun dalė;
Fjalėt pėr pajė kurr mos me i dalė,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakės turbueme,
Me iu ruejtė, po, grues sė lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtė pėrore,
Me ruejtė besė, mos me ēartė ndore.

"Lahuta e Malcisė" (fragment)

N'mos i paēa mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vijė po lum zotnija,
Koha n't'cilėn Shqyptarija,
Zojė n'vetvehte ka me dalė,
Por m'fal faj'n ti pėr kėtė fjalė:
Mal i Zi ma s'ka me pasė,
Serbi vėlla do ta humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,
Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...

Shqipnia e lirė (1921)

Do t'valvitet m'Kaēanik
M'Kaēanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
Pėrse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pasė:
Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
Posė atėherė, kur vjen pėr mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl tė huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokė:
Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
Por se i cilli m'cak tė vet.
Prande i huej, n'andėrr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndėr ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarėt kanė ba nji be -
Be tė madhe ata kanė ba:
Pėr Shqypni nė luftė me rra,
Me rra n'luftė me krajl e mbret,
E kur bjen nė luftė shqyptari
Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushės s'mejdanit.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 18:50   #39
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėlisė - Gjergj Fishta

Nji lule vjeshtet

N'atė rrahe t'dekne mbrenda vorrit t'errshem
Tash pluhėn je. Ata dy sy t'janė errun,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s'epėr m'sharte vrejn t'njerzimit!
T'janė sosun fjalėt e ambla e plot urti,
E ai za t'asht kputė, i cilli bite m'zemėr
Si kumbė liret t'tingllueshme, qi prej s'largut
Ndihet tue ra, kur dora e prekė e msueme!
Ehu! po; "deka, qi baras m'derė t'pellazvet
Trakllon, si m'trinė t'kolibavet," ku i vorfni
Me lot njomė bukėn, ty edhe ajo ke dera
T'traklloi, e ti kalove porsi voesa
E natės kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t'dheut. Sot pėrmbi vorr t'kanė bijtun
Hithat e madergona! 'I kryq dullijet,
Qi e pėrshpirtshme nji dorė ta vu te kryeni,
Ndėr to ka hupė, as tjetėr send trishtimin
E vorrit nuk ta zbutė, posė va'it t'trishtueshėm
Tė hutit t'natės, qi nėpėr curra t'malit
Dhimbshem nė rreze t'hanės rrin tue gjimue! . . .
Njai grumbull gursh, qi m'vorr t'randon pėrsypri,
Vetė gjaksorit t'pashpirt, qi mbyti nierin,
Lugat i duken, n'hikė kah t'bjen nget vorrit,
Edhe t'pėrqethėt atė botė i shkon n'pėr zemėr.
Po, a thue, krejt deka n'asgjasend t'pėrpini
E, posė se do kocijsh edhe 'i grusht pluhen,
Nuk t'la tjetėr? Jo! N'prehen t'Amėshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue
Me gzue n'dritė t'qiellvet, ku pushon dishiri
I nierit t'drejtė, si drita m'sy kthiellun
Po, po, se pėrtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon pėr jetė! Njeky mendim i ambėl
Deken e zbutė e vorrin ban t'pėlqyeshėm,
Kur zemrėn fa'i s'e grisė. Prej ktij mendimi
As vetė per ty s'lotova shum, kur ndjeva
Se diqe: se n'ma t'mirėn lule t'motit
E lae ti ketė shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi m'vese sod me dorė dhunuese
Vesin shinon me Theta t'zi, e selija
M'rrashta t'pėrgjakshme t'njerzvet m'kambė, ku mbahet.
Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja
E diellit, qi pėrfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s'mujt me e bajtė qelbsinen
E randė t'ktij sheklli t'zi; por fletėt i rrahi
Kah jeta e dytė, ku Njai qi rruzullimin
N'themel e dridhė veē me 'i vetimė t'qerpikut:
Amshon n'lumni shka Atij t'i ket pėrgja.
S'kje toka, jo, pėr ty kje qiella!
E tash, qi vetė jam tue ravisė kto karta,
Ti, kushedi, n'per vrrije t'amėshueme
Shkon tue kėrkue pėr lila e drandofille,
Qi s'dijn me u veshkė e ndreqė me ta kunora,
Pėr me u lulzue mandej ndėr t'zjarrtat valle,
Qi nėpėr vrrije rrijn tue kndue t'Parrizit:
Ku, fletėt e arta bashkė kryqzue me Engjuj,
Kndon Zotit lavde n'pėr ylbera t'qiellit:
A, marrė krejt n't'pam t's'hyjnueshmes faqe t'Zotit,
Porsi m'pasqyrė t'kulluet skjyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s'eprės Mende,
E cila n't'kenun sendet thirri t'tana
Prej hijevet t'kthellueshme t'asgjasendit,
Kur bani Ajo furin me heshtė t'thellimit,
E me 'i fuqi t'pamatne prapi terrin
E pakthellimit, qi atje n't'skajshmet megje
T'ktij sheklli ndihet mnershėm tue gjimue,
Kah pėr ledhe plandoset t'rruzullimit,
E aty, n'atė dritė plot ambelcim dashtnijet,
Qi porsi lum i kjartė prej Atit t'Dritvet
Gjithkah dikohet nepėr verė t'Parrizit,
Shpirtent e lum krejt m'rreze tu' i pershi,
T'kthiellta ti i prirė t'vėrtetat, t'cillat Hyji
Desht t'muzta nierit ma ia lanun t'shkrueme
Nder fletėt t'hyjnueshme t't'amėshuem ungjillit.
Oh! sa e sa herė, kur n'mbrame shuen natyra,
E tjetėr s'ndihet, veē se rryma e prronit,
Qi pėrmallshėm gurgllon n'per rrajė e curra
Un', lodhė mbi letra t't'dijshėmvet t'kahmotit,
Mbas t'cillvet fjalėn rrij tue lmue shqyptare,
Dal nė dritsore me kundrue shatorren!
Qi i Lumi t'kthielltė ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhe - kushdi, pėr me felgrue
Nierin, qi egrue ma fort prej mnerės s'territ
Pėrbluen punė t'mbrapshta: - e atė botė mendoj pėr ty.
E, ku ta shoh ma t'flakshmen tue xhixhllue
Nji hyll, aty selin' un' tham me vedi,
Ti do ta kesh, e syt m'atė hyll pa da
I nguli, e m'bahet si me t'pa. Me emėn
Un t'thrras atėbotė n'per terr. Nji vaj bylbylit,
Qi pėrmallshėm ndėr gemba rrin tue kja
Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonė m'i bahet t'grishunit; e m'duket
Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,
Jo kurr; e sidomos nja', i cili ti zemėr
E len mbrapa m'e ankue. Prej vorrit t'errshėm,
Gjumin e dekės ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambel edhe na nzitė kah punėt e mbara,
E n'mende tonė gjallon. - Kur Aleksandri
Prej Bregut t'Matės ngallnjyes u kap ke vorri,
Ku shuen idhnimi i Prisit t'Mirmidonvet,
Qi atje nėn She vorfnoi me aq djalė Ekuben,
Iu ndez aty flakė zemra kah lumnija.
Mbi njatė vorr, po, u betue me ngulė flamurin
N'skaj t'dheut, e prej selis' me i zhdrypun mbretent;
E atėherė pėrpara tij tanė bota shuejti.
Mue edhe, qi sheklli e nji dishir lirijet
T'thepisne raven m'ia kanė shtrue gjallimit,
Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t'pėrvujtun
M'ndezet kah punėt e mbara e kah burrnija.
Pėrmbi vorr tand, po, xa tė fortė me e mbajtun
Besen e dhanme - e miqasin e zanme;
Pėr fe e pėr atme n'ball me i dalė rrezikut:
Tė ligshtit dorėn me ia njitė e t'fortin
Mos me e gledhue; kur t'jet me u thanė e drejta,
Mos me i shmangė syt' prej cakut, n't'cillin mendja
Dishron me u kapė, as kurr mos me u ligshtue
Ndėr sa t'vishtira, qi t'na sjellin motet.
Po, po! se pre' atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punėt e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutė, ai qanderr
Ka me m'kenė ndėr salvimet: Engjlli i Zotit,
Qi rojės besnik fuqit t'i pruen mizore,
Gjumin e dekės nė vorr mos me t'turbllue,
Der qi tė shkimen n'qiellė e hana e dielli
E t'ngele moti e sheklli mbarė t'rroposet,
E t'vijė dita e gjyqit t'rruzullimit,
Ai ka pėr t'm'kenun zana. E atėherė pa u tutun
Zhgjetat e prehta e t'zjarrta kah me i prehun,
Ai kundra vesit do t'ia lshoj njerzimit:
Atė herė un kangėt kam me i ndėrtue kreshnike,
Me t'cillat botės un do t'ia la tė shkrueme
Se shka viejn armėt besnike n'dorė t'shqyptarit.
E me kangė t'mija 'i pėrmendar t'madhnueshėm
M'vorr tand kam pėr t'ndėrtue, tė cillin motit
Me fletė tė ngrita kot ka pėr ta rrahun;
Pse, si curr, qi n'mjes t'detit rreh tallazi,
Edh' ai njashtu do t'jesė ndėr gjire t'motit
Qi bumbullojn mbi faqe t'rruzullimit.
Atėherė prej bjeshkvet kanė me u djergun zanat
E me tė njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanė me t'vallue, e kanė me rritun
Me shum kujdes pėr qark selvija t'blerta;
E shtektarit mundqar, qi n'ato hije
Ka me xanė vend, me ndalė pak gja t'dihamet,
Kanė me i kallzue se sa pjesė qiellet vrani
Deka n'atė vorr. E atė botė i largė shtektari
Tė lehtė dhen ka me t'urue, e t'paqta e t'buta
Shinat e borėn: e, kur n'male t'veta
T'dredhojė ke stani, fmis' ka me i kallzue
Shka ndjeu pėr ty. E fmija e tij aso bote
Emnin tand kanė pėr t'kndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonė i ri, tue njehė furit e mnershme,
Ambėl prej emnit tand kanė me jehue.
Me majė t'briskut kanė me shkrue mbi lisa
Me shkrola t'njohtne veē e prej barivet:
Kanė me u rritė lisat, pėrse spata as reja
S'e prekin tanden, ku asht ravisė aj emėn:
E tu'u rritė lisat kanė me u rritun shkrolat;
E kshtu ma t'kjarta mbas disa qindvjetve
Nipat ma t'vonėt me i kėndue, e emni
Sa t'bjerė dielli tokės ka me t'u kndue.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-02-2011, 12:12   #40
PuffetiNa
MbetiTeThemiNaIshteNjeher
 
Avatari i PuffetiNa
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 9,788
Thanks: 0
Thanked 694 Times in 249 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 169
PuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lahuta e Malėsisė - Gjergj Fishta



Lahuta e Malėsisė", me 30 kėngė, rreth 17.000 vargje ėshtė quajtur nga shumė studiues "Iliada" shqiptare, ėshtė vlerėsuar si i vetmi epos kombėtar i letėrsisė sonė, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepėr epike qė ėshtė, megjithatė "Lahuta e Malėsisė" nuk ka njė subjekt tė mirėfilltė qendror, rreth tė cilit tė vėrtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet pėrfytyrimet. Nėse do tė kėrkonim njė hero qėndror tė veprės, ai do tė ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprės nė tė vėrtetė, e krijon njė pėrsonazh qė, herė vihet nė plan tė parė, herė ėshtė i nėnkuptuar. Ėshtė Fati i Shqipėrisė, jo mė me kėtė emėr si nė poemat e tjera epike si "Skėnderbeu i pafat" i Jeronim De Radės, "Historia e Skėnderbeut" tė Naim Frashėrit etj. Kėtu Fati i Shqipėrisė qėndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipėrisė".

Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kėsaj ore, grupohen orėt e fiseve, bajrakėve, trojeve, orėt e shtėpive, sė fundi, orėt e ēdo luftėtari, tė ēdo shqiptari. Kėto krijojnė ansamblin mė simpatik tė personazheve nė grupin e personazheve mitologjike dhe pėrgjithėsisht nė vepėr meqė pėrcjellin edhe mesazhin madhor tė mbijetesės sė shqiptarit dhe tė kombit tė tij, pavarėsisht nga befasitė mė tragjike tė ēfarėdo kohe qė mund tė vijė. Nė unitetin e veprės ndikojnė drejtpėrdrejt edhe zanat, ndėr tė cilat njėra pėrcakton unitetin formėsor tė veprės. Kjo ėshtė Zana shqiptare qė ka kuptimin e Muzės sė "Iliadės" tė Homerit. Nė pikėpamje tė rolit qė luan nė poemė, pėrbėn binom me Orėn e Shqipėrisė. Nė kėtė grupim bėjnė pjesė edhe kuēedrat, dragonjtė, lugetėrit, hijet etj., etj.

Ngjarjet e poemės kanė njė shtrirje kohore prej dy brezash njerėzore. Ato fillojnė mė 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisė, kėrkon tė zaptojė tokat tona. Filli i poemės mbaron kur ėshtė shpallur pavarėsia e Shqipėrisė dhe Konferenca e Londrės ka vendosur copėtimin pėrgjysmė tė kėtyre trojeve. Kobi, kėshtu ekziston nė poemė, nė tė njėjtin binom me Fatin. Fishta bėn njėfarė grupimi tė kėngėve, sipas kronologjisė historike tė ngjarjeve. Kėshtu, kemi disa cikle kėngėsh, kemi ndėrmjet tyre edhe kėngė qė qėndrojnė disi mė vete, por qė luajnė rolin e rrugėkalimit nga njėri cikėl nė tjetrin. Nė pikėpamje tė leximit tė veprės ato pėrkohėsisht e shkėputin lexuesin nga terreni historik real dhe e ēojnė nė sfera fantastike. Cikli qė hap poemėn ėshtė ai pėr Oso Kukėn - pesė kėngėt e para.

Ngjarjet vazhdojnė pothuaj njėzet vjet mė vonė, tė ndėrmjetėsuara nga kėngėt "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Kėto dy kėngė japin atmosferėn qė ishte nė dėm tė fatit tonė kombėtar. Cikli vijues, qė zė hapsirėn mė tė madhe nė poemė, ėshtė ai i Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve tė ciklit ėshtė nga pala armike, Mark Milani i Malit tė Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollės. Cikli strukturohet nė disa nėncikle. Nėncikli i parė (tre kėngė) ka nė qendėr Ēun Mulėn. Pas ekspozesė qė bėn kėnga "Kulshedra" vjen nėncikli prej pesė kėngėsh qė sjell skena masive tė pėrmasave vigane.

Nnėcikli vijues ka nė qendėr Tringėn para dhe pas vdekjes. Ngjarjet, pas njė pushimi tjetėr prej tridhjetė vjetėsh, vijojnė me kryengritjet e Pavarėsisė. Kėngėt pėrmbyllėse pothuaj janė tė pavarura nga njėra-tjetra. Kėnga e fundit "Konferenca e Londonit", ėshtė nė vend tė epilogut tė poemės.
Studiuesit e ndryshėm janė pėrpjekur tė gjejnė pikėtakime mes "Lahutės sė Malėsisė" dhe "Iliadės" sė Homerit, sidomos nė atmosferėn qė i zotėron dy poemat. Ata kanė krahasuar personazhet qė kanė tipare tė pėrbashkėta, skenat e ngjarjeve etj. Por pėrfundimi i tyre ka qenė se poema homerike, pėrveēse model i largėt, ku ėshtė bazuar poeti, me poemėn fishtjane kanė tė pėrbashkėt pėrkatėsinė ballkanike. Nė tė vėrtetė kėto lidhje i bėn mė tė qėndrueshme njė burim i mirėfilltė i eposit tė Fishtės me eposin tonė legjendar, kryesisht me thelbin e kėtij eposi, ciklin e kreshnikėve.

Konflikti nė poemė, nė mes shqiptarėve dhe sllavėve, mes dy kombeve arsyetohet si njė konflikt natyror, me prejardhje nga gjeneza, nė vargun e famshėm, proverbial "n'mni t'shoshoqit kemi le". Megjithatė, poeti bėn thirrje qė tė shmanget ky fatalitet i pashmangshėm. Zoti n'qiell e na mbi tokė/ por gjithnji vllazėn e shokė. Sidoqoftė, tensionon skajshėm ngjarjet, duke i dhėnė "Lahutės sė Malėsisė" trajtėn e njė eposi dramatik krejt origjinal nga eposet e kombeve tė tjera, me trajta kryesisht tregimtare. Ėshtė nė mes tė dy palėve urrejtja patologjike jo vetėm mes njerėzve, por edhe mes qenieve mitologjike pėrkatėse, mes natyrės, dukurive natyrore etj. ēfarė e bėn tė pamundur qė tė pushojė a tė prehet sė luftuari shpirti i asnjėrės racė, qoftė pėr njė ēast tė vetėm.

Te "Lahuta e Malėsisė" urrejtja ndėrmjet ky kampeve armike ėshtė plazma ngjitėse e poemės. Ajo vė nė marrdhėnie grupimet e personazheve. Nė radhė tė parė dy grupimet mė tė mėdha, qė pėrcaktojnė frymėn realisto-fantastike tė poemės: grupimin e personazheve historike nga njėra anė dhe grupimin e personazheve fantastike, tė pėrfytyruara ose mitologjike. Duke pasur tė dy grupimet tė drejtėn pėr tė hyrė natyrshėm nė ēdo ngjarje, nė ēdo mjedis a rethanė, tė bisedojnė bashkė, tė grinden, tė rrihen, tė luftojnė, tė besatohen, tė urrehen e tė dashurohen, edhe nė realitet ato u pėrkasin, shkrihen nė njė tė vetėm. Realiteti mitologjik, qiellor s'ėshtė aspak mė hyjnor se sa realiteti i jetės sė pėrditshme. Realiteti njerėzor, gjithashtu s'ėshtė aspak mė tokėsor se sa i pėrfytyruar e i fantazuar, se sa realiteti i largėt i paprekshėm, mitologjik, qiellor. Njė familjaritet krejt malėsor , krejt i natyrshėm zotėron mės grupimit tė personazheve mitologjike dhe grupimit tė personazheve historike. Ora e Shqipnisė krijon marrėdhėnie krejt njerėzore, gati prindėrore me Ali Pashėn e Gucisė kur ėshtė ēasti qė po luhet me fatin e kombit. Zana e madhe ėshtė simotėr e pėrhershme e poetit, i jep trimėri, i jep shpirt pėr tė ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, si poeti, uron, mallkon, prandien. Po kėshtu, orėt e tjera, sipas emrave tė fiseve ose zanat e tjera sipas emrave tė maleve. Familjariteti tipik i kėsaj natyre krijohet nė kėngėn Zana e Vizitorit qė shquhet edhe pėr vlerat e rralla artistike.

Poeti kujdeset qė personazhet historike tė veprės ti vendosė nė binom me personazhet mitologjike. Zakonisht, kėta janė shėmbėllesa tė njėri-tjetrit. Tiparet e njėrės palė pasqyrohen te tjtra palė. Bukuria, fisnikėria, dlirėsia e Tringės pasqyrohen tek Zana e Vizitorit dhe ndėrsjelltas. Zana e Vizitorit, zanė shqiptare, ndėrkohė ėshtė nė konflikt me Zanėn e Durmitorit, zanė malazeze, nxitėse e Mark Milanit ndaj shqiptarėve. Nė fund tė luftimeve zana e huaj ngelet robinė te varri i Tringės duke realizuar edhe hakmarrjen pėr simotrėn shqiptare. Vetė natyra, pėrbėrėsit e saj do tė ishin njė grupim tjetėr personazhesh po aq njerėzorė sa edhe dy grupimet e tjera. Autori, ndonėse e hedh vėshtrimin herė pas here nėpėr gjithė trojet shqiptare, skenėn e ngjarjeve e kufizon nė malėsitė e Veriut. Qendėr simbolike tė zhvillimit tė ngjarjeve, siē e pohon mendimi i studjuesve, ėshtė Shkodra. Megjithatėai nuk bie nė religjionalizėm. Ai, siē thotė profesor Eqerem Ēabej, pėrdor njėsinė e fisit pėr tė dhėnė njėsinė e kombit. Tek fisi janė pikėzuar tiparet e kombit, tiparet e racės. Kjo i jep veprės pėrmasat kombėtare dhe universale.

Vargu me tė cilin ėshtė ndėrtuar poema ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore tė epikės historike tė Veriut. Ai arrin qė nė kėtė varg tė sjellė me dhjetra personazhe, secili prej tyre krejtėsisht i individualizuar, me tipare krejtėsisht tė vetat, qė nuk mund tė largohet nga kujtesa e lexuesit. Ai, po ashtu, individualizon me dhjetėra beteja, me dhjetėraskena betejash madhėshtore, ku secila prej tyre pikturohet me ngjyrat e dritat e veēanta, pėr t'u dalluar qartėsisht nga moria qė e rrethon.
Fjalori i Fishtės, pjesa mė e madhe e tė cilit nuk ėshtė pėrdorur mė parė nė veprat letrare aq mė pak nė poezi, me fjalė tė panjohura, me arkaizma, solecizma, me fjalė kompozita, shpesh tė ndėrtuara prej tij sipas gjedheve burimore, arrin tė krijojė jo vetėm figura pamore, por edhe dėgjimore. Rima ėshtė njė ndėr dukuritė mė thelbėsore tė poemės. Aty shprehet edhe qėndrimi ideoemocional i poetit. Rimat herė janė tė pėrputhura, herė tė alternuara ose tė kryqėzuara etj.

Ritmet, gjithashtu, janė shumtrajtėshe, varėsisht nga vendet ku bėhen pushimet e vogla ose tė mėdhatė gjatė leximit, ku nė pikėpamjet sintaksore mbarojnė pjesėt e fjalive ose fjalitė. Fishta pėrdor nė mėnyrėn e tij pėrsėritjet nė fillim, nė mes ose nė fund tė vargut, refrenet, pėrsėritjet e teksteve tė plota, citimet nga kryeveprat e folklorit, rendin e pėrmbysur tė fjalėve etj. Dialogėt e shpejtė, sentencat filozofike, pėrbetimet, lutjet, urimet, mallkimet, sharjet e ashpra, pasthirrmat, pyetjet retorike, pyetjet nė pėrgjithėsi krijojnė larmi ritmesh, larmi gjendjesh shpirtėrore te lexuesit.

Ritmin e shprehjes sė shprehėsisė artistike, tė leximit e pėrcakton fuqimisht figuracioni. Hiperbola ėshtė mjeti kryesor i eposit fishtjan, por njė hiperbolė sa fantastike aq edhe realiste. Fantastike pėr pėrmasat zmadhuese tė tiparit ose efektit tė tiparit, realiste pėr konkretėsinė e tyre. Karakteristik ėshtė krahasimi, sidomos krahasimi i gjatė, shpesh i ndėrlikuar me disa krahasime e tė tjera nė pėrbėrje tė tij, qė zotėron tekste tė tėra kėngėsh. Gjithashtu, metafora pėrdoret me origjinalitet me nėntekste tė shumfishta tė folklorit. I papėrsėritshėm nė krejt letėrsinė tonė ėshtė pėrdorimi i eufemizmave me efekte artistike, herė pėrkėdhelėse, adhurues, e himnizues, herė paditės, i ashpėr, e makabėr.

Eufemizmi funksionon nė vend tė emrave tė perėndive, qenieve mitologjike, por edhe tė personazheve kryesore tė grupimit historik. Epiteti ka gjithnjė ngarkesa metaforike, ėshtė pjesmarrės nė krahasime ose hiperbola. Animizmi dhe personifikimi sikurse dendur prozopopea janė mjetet mė efikase tė drejtpeshimit fishtian nė mes tė realitetit tokėsor, tė zbritur nė rrafshin mė intim e mė konkret tokėsor. Disa ndėr kėngėt mė tė pėrkryera tė poemės si "Kulshedra", "Te ura e Sutjeskės", "Zana e Vizitorit" etj. janė njė manifestim pothuaj marramendės i tė gjitha llojeve tė figurave stilistike. Dhe i gjithė ky univers artistik i realizuar me tetėrrokėshin e famshėm fishtjan!

__________________
Ne nuk mund tė bėjmė Gjithēka...
Se gjithēka bėn vetėm ZOTI!
Por mund tė bėjmė diēka dhe vetėm me ndihmėn e ZOTIT!
PuffetiNa nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur