Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 11-02-2011, 18:01   #1
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Ali Asllani



Ali Asllani, lindi mė 28 nėntor tė vitit 1882 nė Vajzė tė Vlorės nga prindėrit Asllan Sylejmani dhe Hyije Memiraj. Ne vitin 1889 nė moshėn shtatė vjecare i vdes i ati dhe ngelet vetėm nėn pėrkujdesjen e sė ėmės. Tre vjet pas vdekjes sė tė atit i vdesė edhe e ėma. Ali Asllani mbetet nėn pėrkujdesėn e kushėrinjve tė babait, sė pari nėn pėrkujdesine Seit Muharremit nga fshati Vajzė dhe pas vdekje sė kėtij, ngelet nėn kujdesin e Sulejman Kapos (Hoxhės) po ashtu nga fshati Vajzė. Nė Vlorė kreu shkollėn fillore, nė Janinė shkollėn e mesme, gjimnazin "Zosimea" nė vitin 1888. Nė fillim studioi mjekėsi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartė tė Shkencave politiko-shoqėroro-administrative nė Stamboll. Pas shkollės kreu stazhin nė prefekturėn e Janinės. Nė vitin 1908 zevėndėsoi pėr tre muaj nėnprefektin e Delvinės dhe u kthye pėrsėri nė Janinė. Ai ishte njė nga anėtarėt e shquar tė Klubit "Bashkimi". Pėr mbėshtetjen qė i dha Ismail Qemalit filloi tė persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhėr tė internohej nė Halep tė Sirisė. Por, nėpėrmjet njė demashi refuzon internimin nė Halep. Si kompromis mes kėrkesės (MPB e Turqisė) pėr internim dhe refuzimit tė tij, internohet nė Korfuz. Nga Korfuzi shkon dhe merr pjesė si delegat i "Bashkimit" nė "Kongresin e Dibrės" si pėrfaqėsues i Klubit "Bashkimi" tė Janinės.

Nė vitin 1910 u kthye nė Stamboll, pas rėnies sė kabinetit qė e internoi. U emėrua sėrish nėnprefekt, por me kusht qė tė punonte nė viset shqiptare. Deri nė 1912 punoi si nėnprefekt nė Akseqi, Ellgen dhe Boskėr tė Vilajetit tė Konjės nė Anadoll. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Ismail Qemali, i besoi atij detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidencės e tė Kėshillit tė Ministrave, ku qėndroi deri mė 22 janar tė vitit 1914. Mė pas punoi pėr disa kohė si nėnprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit tė Princ Vidit shkoi disa kohė nė Itali e u kthye sėrish ku administrata lokale e cakoti sekretar tė pėrgjithshėm (10 nėntor, 1915 - 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nėnprefekt, por, meqenėse kundėrshtoi pushtimin, u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer mė 5 nėntor tė vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisė sė Vlorės. Nė vitet 1921 - 1922 ishte kryekėshilltar i qeverisė dhe mė pas sekretar i pėrgjithshėm i kryeministrisė. Mė pas u caktua konsull nė Triestė, ku qėndroi deri nė fund tė prillit 1925. Po atė vit u emėrua "Zėvėndės i ngarkuar me punė" nė Sofje e mė pas, po aty, "sekretar i parė" dhe "i ngarkuar me punė". Nė vitet 1930 - 1932 ishte ministėr i akredituar nė shtetin grek. Mė 1934 pėrsėri ėshtė kryetar i Bashkisė sė Vlorės deri nė prag tė pushtimit fashist 1939, ku u emėrua anėtar i Kėshillit tė Lartė nė Tiranė. Pak kohė mė pas u largua nga jeta politike dhe vajti nė fshatin Vajzė tė Vlorės. U bė i njohur me poemėn "Hanko - Halla" qė u botua nė vitin 1942. Pas ēlirimit ėshtė ndėr tė parėt themelues tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Deri nė vitin 1952 mbahej nga tė ardhurat e pakta nga pėrkthimet pėr llogari tė Institutit tė Shkencave, por kjo mundėsi iu pre mė vonė. Pak vite para vdekjes mundėn tė botohen disa libra tė tij dhe iu lidh njė pension i vogėl. Ndėr librat e botuar nė vitet 1960 - 66 pėrmendim:

* "Vidi - vidi pėllumbeshė" (1960),
* "Shqipėria kryesorja" (1961),
* "Vajzat dhe dallėndyshet" (1964),
* "Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua
* "Poezia shqipe" 1973.

Ali Asllani ėshtė gjithashtu dhe autori i kėngės sė njohur "Vlora, Vlora".

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:

* "Poezi tė zgjedhura" nė 1996,
* "Vidi, vidi pėllumbeshė" nė 1999.


Ali Asllani vdiq nė Tiranė nė 20 dhjetor 1966.

Nė vitin 1973 u botua pėrmbledhja me vjersha tė zgjedhura tė Ali Asllanit nė kuadėr tė bibliotekės "Poezia shqipe". Mė vonė nė 1973 Razi Brahimi nė " Poezia shqipe " shfrytėzon dhe boton pėr herė tė parė tė dhėnat mbi ditėlindjen e Ali Asllanit tė nxjerrura nga autobiografia qė kishte lėnė Ali Asllani vetė.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2011, 18:12   #2
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Ali Asllani mes frymes poetike persiane dhe asaj perėndimore

1. Poeti i Dyanshėm

Ali Asllani, ky poet i dyanshėm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lėvduar aq dhe i pėrēmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillė njihet ky njeri sot nė Shqipėri. Normalisht, siē na shkon pėrshtat ne shqiptarėve tė jemi tė ndarė nė dy a mė shumė grupe, edhe nė kėtė rast jemi kėsisoj. Grupi i parė e vlerėson poetin lab me fjalėt mė tė zgjedhura dhe e ngre atė nė piedestalin e idealizimit duke e kėqyrur atė me admirim nga poshtė. Tė tjerėt e hedhin atė nė udhėn e pėrēmimit ku mund ta shkelė me kėmbė ēdokush qė e mendon tė arsyeshme njė gjė tė tillė. Njė figurė qė rron e gjallė dhe e freskėt nė mendjet e atyre qė e njohin, por qė kalbet e ngordhur dhe erėrėndė nė mendjen e atyre qė nuk e njohin. Pėr tė argumentuar kėtė shpresoj tė mjaftojnė fjalėt qė do tė citohen mė poshtė. “Ky qenka njė Naim i Labėrisė e mė tej!”1 Kėshtu mendoi Lefter Ēipa kur lexoi pėr herė tė parė poezitė e tij. Njė vlerėsim qė nuk e merr ēdokush. Tė bėjnė tė meditosh kėto fjalė dhe tė bėjnė tė tė vijė turp qė e njeh kaq pak kėtė gjeni tė letrave shqipe. Ka shumė poetė Shqipėria por jo tė gjithė janė njėsoj. Ca janė mediokėr, ca tė mirė e ca tė paharrueshėm. Duket se njė nga tė tretėt ėshtė edhe Ali Asllani. Kėtė e vėrteton edhe pėrkthyesi i mirėnjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotė, “…vjershėtori… qėndron me dinjitet pėrkrah mjeshtėrve tė lirikės shqiptare, Naimit, Fishtės, Nolit, Mjedės, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lė me kaq, por shkon deri nė idealizim kur pohon, “… kėtė e them me plot gojėn, ėshtė mjeshtri mė i pėrsosur i poezisė shqipe.”3 Nga ana tjetėr kemi dhe enciklopedistė injorantė e pompozė qė nuk dinė tė shkruajnė as gjuhėn shqipe, qė guxojnė e ngrenė pyetje retorike qė pėrgjigjen e merituar e marrin nė rrethin e ngushtė tė njohurive tė tyre. Ja ēka thonė ata:

“N.q.s ky ėshtė njė poet kaq i njohur, si ka mundėsi … s’ja kam gjetur emrin nė ndonjė enciklopedi, apo edhe nė ndonjė tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kėsaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen nė tekstet e gjimnazit. Ju na sillni kėtu ca pseudo poetė, “patriota”, … e ēuan Shqipėrinė pėrpara kėtu ku ėshtė sot. [sic]”4

Kėtu duket akoma mė qartė sa nxėnės i mirė gjimnazi ka qenė autori i kėtyre rreshtave sa qė nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet nė gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon tė hidhet edhe mbi rilindėsit pa pikė turpi.

“Njėkohėsisht mos harro edhe “poetėt e mėdhenj” tė rilindjes, emrat e tė cilėve s’kam pėrse tė ti kujtoj unė, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji pėr mėmėdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … kėtej pinin hashash me n’argjile, kėtej shkruanin rreshta pėr mėmėdheun. Sa kanė vuajtur tė shkretėt. Se atėherė ju duheshe edhe vizė pėr tė vajtur nė Shqipėri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura tė mykura, pseudo-figura, portrete diletantėsh me prejardhje tė dyshimtė. Ne mburremi me njė amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipėria, dhe … etj, etj. Ky ishte njė shembull!!!” Pėr tė ardhur keq, por e vėrtetė. [sic]”5

Megjithatė njė pėrgjigje pėr kėta injorant mendjemėdhenj dhe vet-zhvlerėsues e gjejmė pėrsėri nė fjalėt e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Pėr fat tė keq, kritika jonė tej mase e politizuare ka anashkaluar kėtė vlerė tė padiskutueshme tė kėtij vjershėtori…”6

Dhe kjo ėshtė e qartė sepse tė gjithė e njohim censurėn absurde qė praktikohej nė periudhėn e kooperativave. Kjo mjafton edhe pėr t’ua mbyllur gojėn atyre pseudo-intelektualėve tė kombit tonė.

Njėsoj si dyanshmėria e pikėvėshtrimit tė vjershėtorit edhe ai vetė ėshtė i dyanshėm nė pėrzgjedhjen e elementėve jopopullorė tė pėrfshirė nė poezinė e tij duke na dhėnė frymė perėndimore e lindore tė cilat do tė jenė tė pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartė edhe faktin se poeti jonė ka qenė njė erudit nga tė paktėt e Shqipėrisė. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetėshkrim i Ali Asllanit duket qartė lidhja e tij me kulturėn orientale qysh nė fėmijėri duke qenė bir i njė familjeje me frymė orientale, dhe me njė baba tė brumosur me dije teologjike islame nė universitetin e Stambollit. Mė pas njė prezantim mė tė gjerė me orientin, sidomos me letėrsinė e tij ia mundėsoi vazhdimi i shkollės sė mesme Zosimea nė Janinė. Vite mė vonė ai pati njė ndryshim drejtimi njėqind e tetėdhjetė gradė duke i kthyer sytė dhe interesat nga perėndimi, gjė qė mė pas solli adoptimin prej tij tė kulturės dhe mėnyrės sė saj tė jetesės. Poeti i mirėnjohur Fatos Arapi shprehet:

“I plazmuar si ai me kulturėn e madhe tė Orientit – sidomos atė persiane – dhe pastaj i kredhur pėrgjithmonė nė kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzėqeshja e lehtė e njė ironie tė menēme, i njė urtėsie filozofike qė vjen nga kuptimi ekzistencial tė jetės.”7

Kjo tregon se poeti nuk e ka pėrjashtuar plotėsisht njėrėn nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrėn, duke marrė prej tė dyjave atė qė i dukej e vlefshme pėr t’u marrė. Kėtė lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytėzuar akoma edhe mė mirė nė fushėn e letėrsisė. Nė kėtė aspekt atij mund i bėhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare tė kujtojnė fillimet e romantikut tonė tė madh Naim Frashrit. I arsimuar nė shkolla turke dhe i ndikuar prej letėrsisė orientale, Ali Asllani filloi ė shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi nė gazetat turke tė kohės”8

3. Ēfarė mori poeti nga lindja dhe perėndimi

Por si shumė tė tjerė edhe poeti lab e ka poezinė orientale, me konkretisht atė persiane njė pikė referimi qė e shfrytėzon pėr tė pėrgatitur brumin e poezisė sė tij. Kėtė ia mundėsoi fakti se,

“Ali Asllani … kishte pasė fatin tė njohė pėr sė afėrmi jetėn dh e kulturėn oriantale.” “Tėrė poezia e Ali Asllanit shquhet pėr figurshmėri fringėlluese, qė fryn nėpėr vargje si njė puhizė qė ndez flakėn e mallit, nė tė cilėn poeti vetėdigjet: “rroj pėr ty e vdes pėr vete!” Na kujton flakėn e qiriut ku Naimim ynė shkrihet e pėrvėlohet qė tu japė njerėzve dritė. (Fjalėt e qiririt). Kėtė ide iluministe e gjejmė edhe te Gėtja nė vjershėn “Malli lumtur” ku i kėndon atij qė “pėrmes zjarrit” digjet pėr vete pėr tė nxjerrė nė dritėn e sė vėrtetės atė qė ėshtė “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perėndimor lindor). Te kėta tre poetė ndjehet ndikimi i urtėsisė orientale, e nė kėtė rasti poezisė persiane.”9

Na del hapur pasuria e poezisė orientale qė nga gjiri i sė cilės kanė pirė poetė qė kanė hedhur nė letėr kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe mė frutdhėnės i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrė nga Khajami frymėn epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetėn dhe ėshtė optimist i madh pėr tė. Ai gjithashtu e do vashėn dhe verėn duke i barazuar ato me lumturinė kur thotė duke i dhėnė tė drejtė Omar Khajamit kur thotė:

Nė gjumė dhe nė varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Ēupa; (Rubairat)

Nga tė qenėt e tij nė njė mendje me Khajamin pėr faktin, siē shprehet ai vetė nė njė nga poezitė e tij, “Po Omar Hajami\ Diti e na bindi” arrijmė nė konkluzionin se:

“…vrehet njė poet “bon viveur”, qė do ta shijojė jetėn deri nė fund, don tė shpikė kupėn e gėzimit qė mund t’i falė dashunija. Ka nė kėto vjersha diēka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatė “…nė thelb, poeti mbetet origjinal nė pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave tė veta. Kėtu “poeti epikurian, djekėsi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon tė mendojė tė bėhet disi sentimental, ma i pėrmbajtun e ma i thellė nė tė gjykuemit e jetės nė pėrgjithėsi ….Pi e puth]

5. Ndikimet nė gjuhė

Ali Asllani ka njė shije tė hollė pėr gjuhėn. Megjithatė ai pėrdor turqizma dhe arabizma nė poezitė humoristiko-satirike pėr tė tipizuar personazhet. Nė poezitė e dashurisė ai ėshtė njė puritan. Nė kėto poezi hasen tepėr rrallė huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato mė tė fundit pėr pėrdorimin e tė cilave ishte ngjallur njė prirje nė kohėn e tij me qė sytė e tyre ishin drejtuar nga perėndimi. Ai vazhdon rrugėn e rilindėsve nė kėtė drejtim, por edhe jep kontributin e tij nė pasurimin e leksikut tė shqipes.

Si nė tėrė poemėn Hanko Halla nė dy vargjet e mėposhtme shohim vendosjen e turqizmave dhe orientalizmave pėr tė nxjerrė nė pah karakterin e saj skeptik pėr kulturėn e re qė po adaptohej nga njerėzit nė atė kohė.

Ja dhe mileti, nashti u bė popull,
Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.

Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanė njėfarė arome orientale, tė cilėn ai e mbrrin me pėrdorimin e fjalėve turqishte apo arabishte[sic].”19

6. Pėrfundime

Gjella qė pena e tij poetike na servir, e gatuar me brumė popullor e me erėza stilistiko-ideore tė importuara mė sė shumti nga orienti dhe tė pėrdorura mė shije nga poeti duke lėnė pak mė pas ato tė importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, ėshtė shumė e shijshme pėr lexuesin deri nė atė pikė sa qė kjo poezi pėrdorej nga njė tjetėr poet i madh i lirikės shqiptare, Lazgush Poradeci. Siē pėrdorte nėna shqiptare hashashin pėr fėmijėt e pagjumė, ashtu edhe ai pėrdorte ėmbėlsinė e muzikalitetit dhe qartėsinė e ideve pėr tė rėnė nė gjumė, shoqėruar me zhurmėn shushuritėse tė dallgėve tė detit nė brigjet e Ujit tė Ftohtė.

Banago, Prill 2005 superalb.com
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2011, 18:12   #3
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Ali Asllani mes frymes poetike persiane dhe asaj perėndimore

1. Poeti i Dyanshėm

Ali Asllani, ky poet i dyanshėm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lėvduar aq dhe i pėrēmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillė njihet ky njeri sot nė Shqipėri. Normalisht, siē na shkon pėrshtat ne shqiptarėve tė jemi tė ndarė nė dy a mė shumė grupe, edhe nė kėtė rast jemi kėsisoj. Grupi i parė e vlerėson poetin lab me fjalėt mė tė zgjedhura dhe e ngre atė nė piedestalin e idealizimit duke e kėqyrur atė me admirim nga poshtė. Tė tjerėt e hedhin atė nė udhėn e pėrēmimit ku mund ta shkelė me kėmbė ēdokush qė e mendon tė arsyeshme njė gjė tė tillė. Njė figurė qė rron e gjallė dhe e freskėt nė mendjet e atyre qė e njohin, por qė kalbet e ngordhur dhe erėrėndė nė mendjen e atyre qė nuk e njohin. Pėr tė argumentuar kėtė shpresoj tė mjaftojnė fjalėt qė do tė citohen mė poshtė. “Ky qenka njė Naim i Labėrisė e mė tej!”1 Kėshtu mendoi Lefter Ēipa kur lexoi pėr herė tė parė poezitė e tij. Njė vlerėsim qė nuk e merr ēdokush. Tė bėjnė tė meditosh kėto fjalė dhe tė bėjnė tė tė vijė turp qė e njeh kaq pak kėtė gjeni tė letrave shqipe. Ka shumė poetė Shqipėria por jo tė gjithė janė njėsoj. Ca janė mediokėr, ca tė mirė e ca tė paharrueshėm. Duket se njė nga tė tretėt ėshtė edhe Ali Asllani. Kėtė e vėrteton edhe pėrkthyesi i mirėnjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotė, “…vjershėtori… qėndron me dinjitet pėrkrah mjeshtėrve tė lirikės shqiptare, Naimit, Fishtės, Nolit, Mjedės, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lė me kaq, por shkon deri nė idealizim kur pohon, “… kėtė e them me plot gojėn, ėshtė mjeshtri mė i pėrsosur i poezisė shqipe.”3 Nga ana tjetėr kemi dhe enciklopedistė injorantė e pompozė qė nuk dinė tė shkruajnė as gjuhėn shqipe, qė guxojnė e ngrenė pyetje retorike qė pėrgjigjen e merituar e marrin nė rrethin e ngushtė tė njohurive tė tyre. Ja ēka thonė ata:

“N.q.s ky ėshtė njė poet kaq i njohur, si ka mundėsi … s’ja kam gjetur emrin nė ndonjė enciklopedi, apo edhe nė ndonjė tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kėsaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen nė tekstet e gjimnazit. Ju na sillni kėtu ca pseudo poetė, “patriota”, … e ēuan Shqipėrinė pėrpara kėtu ku ėshtė sot.

Kėtu duket akoma mė qartė sa nxėnės i mirė gjimnazi ka qenė autori i kėtyre rreshtave sa qė nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet nė gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon tė hidhet edhe mbi rilindėsit pa pikė turpi.

“Njėkohėsisht mos harro edhe “poetėt e mėdhenj” tė rilindjes, emrat e tė cilėve s’kam pėrse tė ti kujtoj unė, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji pėr mėmėdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … kėtej pinin hashash me n’argjile, kėtej shkruanin rreshta pėr mėmėdheun. Sa kanė vuajtur tė shkretėt. Se atėherė ju duheshe edhe vizė pėr tė vajtur nė Shqipėri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura tė mykura, pseudo-figura, portrete diletantėsh me prejardhje tė dyshimtė. Ne mburremi me njė amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipėria, dhe … etj, etj. Ky ishte njė shembull!!!” Pėr tė ardhur keq, por e vėrtetė.”

Megjithatė njė pėrgjigje pėr kėta injorant mendjemėdhenj dhe vet-zhvlerėsues e gjejmė pėrsėri nė fjalėt e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Pėr fat tė keq, kritika jonė tej mase e politizuare ka anashkaluar kėtė vlerė tė padiskutueshme tė kėtij vjershėtori…”

Dhe kjo ėshtė e qartė sepse tė gjithė e njohim censurėn absurde qė praktikohej nė periudhėn e kooperativave. Kjo mjafton edhe pėr t’ua mbyllur gojėn atyre pseudo-intelektualėve tė kombit tonė.

Njėsoj si dyanshmėria e pikėvėshtrimit tė vjershėtorit edhe ai vetė ėshtė i dyanshėm nė pėrzgjedhjen e elementėve jopopullorė tė pėrfshirė nė poezinė e tij duke na dhėnė frymė perėndimore e lindore tė cilat do tė jenė tė pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartė edhe faktin se poeti jonė ka qenė njė erudit nga tė paktėt e Shqipėrisė. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetėshkrim i Ali Asllanit duket qartė lidhja e tij me kulturėn orientale qysh nė fėmijėri duke qenė bir i njė familjeje me frymė orientale, dhe me njė baba tė brumosur me dije teologjike islame nė universitetin e Stambollit. Mė pas njė prezantim mė tė gjerė me orientin, sidomos me letėrsinė e tij ia mundėsoi vazhdimi i shkollės sė mesme Zosimea nė Janinė. Vite mė vonė ai pati njė ndryshim drejtimi njėqind e tetėdhjetė gradė duke i kthyer sytė dhe interesat nga perėndimi, gjė qė mė pas solli adoptimin prej tij tė kulturės dhe mėnyrės sė saj tė jetesės. Poeti i mirėnjohur Fatos Arapi shprehet:

“I plazmuar si ai me kulturėn e madhe tė Orientit – sidomos atė persiane – dhe pastaj i kredhur pėrgjithmonė nė kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzėqeshja e lehtė e njė ironie tė menēme, i njė urtėsie filozofike qė vjen nga kuptimi ekzistencial tė jetės.”

Kjo tregon se poeti nuk e ka pėrjashtuar plotėsisht njėrėn nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrėn, duke marrė prej tė dyjave atė qė i dukej e vlefshme pėr t’u marrė. Kėtė lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytėzuar akoma edhe mė mirė nė fushėn e letėrsisė. Nė kėtė aspekt atij mund i bėhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare tė kujtojnė fillimet e romantikut tonė tė madh Naim Frashrit. I arsimuar nė shkolla turke dhe i ndikuar prej letėrsisė orientale, Ali Asllani filloi ė shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi nė gazetat turke tė kohės”

3. Ēfarė mori poeti nga lindja dhe perėndimi

Por si shumė tė tjerė edhe poeti lab e ka poezinė orientale, me konkretisht atė persiane njė pikė referimi qė e shfrytėzon pėr tė pėrgatitur brumin e poezisė sė tij. Kėtė ia mundėsoi fakti se,

“Ali Asllani … kishte pasė fatin tė njohė pėr sė afėrmi jetėn dh e kulturėn oriantale.” “Tėrė poezia e Ali Asllanit shquhet pėr figurshmėri fringėlluese, qė fryn nėpėr vargje si njė puhizė qė ndez flakėn e mallit, nė tė cilėn poeti vetėdigjet: “rroj pėr ty e vdes pėr vete!” Na kujton flakėn e qiriut ku Naimim ynė shkrihet e pėrvėlohet qė tu japė njerėzve dritė. (Fjalėt e qiririt). Kėtė ide iluministe e gjejmė edhe te Gėtja nė vjershėn “Malli lumtur” ku i kėndon atij qė “pėrmes zjarrit” digjet pėr vete pėr tė nxjerrė nė dritėn e sė vėrtetės atė qė ėshtė “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perėndimor lindor). Te kėta tre poetė ndjehet ndikimi i urtėsisė orientale, e nė kėtė rasti poezisė persiane.”

Na del hapur pasuria e poezisė orientale qė nga gjiri i sė cilės kanė pirė poetė qė kanė hedhur nė letėr kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe mė frutdhėnės i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrė nga Khajami frymėn epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetėn dhe ėshtė optimist i madh pėr tė. Ai gjithashtu e do vashėn dhe verėn duke i barazuar ato me lumturinė kur thotė duke i dhėnė tė drejtė Omar Khajamit kur thotė:

Nė gjumė dhe nė varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Ēupa; (Rubairat)

Nga tė qenėt e tij nė njė mendje me Khajamin pėr faktin, siē shprehet ai vetė nė njė nga poezitė e tij, “Po Omar Hajami\ Diti e na bindi” arrijmė nė konkluzionin se:

“…vrehet njė poet “bon viveur”, qė do ta shijojė jetėn deri nė fund, don tė shpikė kupėn e gėzimit qė mund t’i falė dashunija. Ka nė kėto vjersha diēka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatė “…nė thelb, poeti mbetet origjinal nė pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave tė veta. Kėtu “poeti epikurian, ndjekėsi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon tė mendojė tė bėhet disi sentimental, mė i pėrmbajtur e mė i thellė nė tė gjykuarin e jetės nė pėrgjithėsi ….Pi e puth..."

4. Ndikimet nė gjuhė

Ali Asllani ka njė shije tė hollė pėr gjuhėn. Megjithatė ai pėrdor turqizma dhe arabizma nė poezitė humoristiko-satirike pėr tė tipizuar personazhet. Nė poezitė e dashurisė ai ėshtė njė puritan. Nė kėto poezi hasen tepėr rrallė huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato mė tė fundit pėr pėrdorimin e tė cilave ishte ngjallur njė prirje nė kohėn e tij me qė sytė e tyre ishin drejtuar nga perėndimi. Ai vazhdon rrugėn e rilindėsve nė kėtė drejtim, por edhe jep kontributin e tij nė pasurimin e leksikut tė shqipes.

Si nė tėrė poemėn Hanko Halla nė dy vargjet e mėposhtme shohim vendosjen e turqizmave dhe orientalizmave pėr tė nxjerrė nė pah karakterin e saj skeptik pėr kulturėn e re qė po adaptohej nga njerėzit nė atė kohė.

Ja dhe mileti, nashti u bė popull,
Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.

Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanė njėfarė arome orientale, tė cilėn ai e mbrrin me pėrdorimin e fjalėve turqishte apo arabishte[sic].”

5. Pėrfundime

Gjella qė pena e tij poetike na servir, e gatuar me brumė popullor e me erėza stilistiko-ideore tė importuara mė sė shumti nga orienti dhe tė pėrdorura mė shije nga poeti duke lėnė pak mė pas ato tė importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, ėshtė shumė e shijshme pėr lexuesin deri nė atė pikė sa qė kjo poezi pėrdorej nga njė tjetėr poet i madh i lirikės shqiptare, Lazgush Poradeci. Siē pėrdorte nėna shqiptare hashashin pėr fėmijėt e pagjumė, ashtu edhe ai pėrdorte ėmbėlsinė e muzikalitetit dhe qartėsinė e ideve pėr tė rėnė nė gjumė, shoqėruar me zhurmėn shushuritėse tė dallgėve tė detit nė brigjet e Ujit tė Ftohtė.

Banago, Prill 2005 superalb.com
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2011, 18:22   #4
Morrison
V.I.P
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Posts: 712
Thanks: 9
Thanked 20 Times in 17 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani


HAKERRIM

Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
nė ka zot dhe do duroj’, poshtėė ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetėm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesėr silleni bujar,
nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bėj” i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!

Shkruar nga autori Ali Asllani nė vitin 1942.
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:12   #5
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Vlora, Vlora!


Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabėn mėm' e atė,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka nė Vlorė!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armėt, bėja forra!

Vlora trime shqipėtare
si rob jetėn s'e do fare,
a do mbetet Shqipėri,
a do bėhet tym e hi!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armėt, bėja forra!

Jam vlonjat e jam burrė,
s'duron burri zgjedhė kurrė,
jam vlonjat e si vlonjat
di bėj luftė me tė shtat'!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtė dora!

Jam vlonjat dhe trim me besė,
rreth flamurit di tė vdesė,
a me hir a me pahirė
doemos do rroj i lirė!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:13   #6
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Hanko Halla

(Fragment)


Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
A do marre kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
Me nje biz' ne dore ben sikur punon
Kemben permbi kembe nusja e degjon
Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
Duket nga nje here zeri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zerin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!

Halla do nje nuse, nuse goja plot
Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
Me shami ne krye ane e mbane qendisur
Dhe me floke te gjate prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hene e si yll
Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
halla do nje nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape syte
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:14   #7
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Cke moj zemer qe renkon


Njeher' varet trikollari, heren tjeter kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis nje dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele per te ber' nje stan te ri!

Shitet vendi per para, me para e per para
Benet burri telendi, dy para nje maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne nje kohe mbi dy frona, ne nje ēast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne nje xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kenga ndryshe
E ē'kerkon ne gji te gjembit te kendoj' nje dallandyshe?

Mirpo vendi paskish zemer, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kenge qe ja thone:
Koka ben e koka vuan, ē'ke moj zemer qe renkon?!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:14   #8
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Nje veshtrim i arratisur


Nje veshtrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku eshte shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thote ashtu-keshtu!

Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.

Dhe un' lus e kerkoj ty,
Ate vetull, ate sy!
Se ne syrin tend te zi
N'ate sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si nje prush ne re kur muget!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:15   #9
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Ē'do tė thotė patriot?



Ē'do tė thotė patriot
sot pėr sot nė Shqipėri?
Njė tuf' ah e njė tuf lotė,
njė njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bėn ball'
do buēit si val' mbi zall,

Sa mė zi edhe mė zi
sido qoftė pun' e tij,
copė-cop' i bėnet buza
po aspak s'i falet shpuza.

Sikurse njė gur stėrrall,
nė gji zjarrin e ka ngjall,
qoft nė lum' e qoft' nė det
zjarr' i tija nuk humbet!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:16   #10
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
ēift i embel, ēift me shije
ēift o ēift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ē'me gjet mua,ēme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Ēift i bukur,ēift me shije
Ēift, o ēift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:17   #11
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Do t'i shtrydh tė dy sytė


Un' jam un', saksi e vjetėr!
Lule gjirit qė stolisa shkoi stolisi njė gji tjetėr
Un' e nisa e stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa
dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa

Nėpėr vapėz i dhash' hijem nėpėr hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e njė magjie
gjith ato, qė fllad i ėmbėl nėpėr lule mbar e bije
ar' e diellit me tallaze, ar' e hėnės fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

Po u bė ajo qė s'bėnej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qėndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zėmra do durojė un'saksia tash tė vuaj
edhe kėngė e gjirit tim tė kėndoj' nė gji tė huaj?

Un' e nisa i stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa,
dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa
buz' e gushė ja qėndisa, e ormisa mu nė zėmėr
plasi hėna ziliqare qė shikonte me sy vėngėr!

Mė sė fundi i dhash' lotin, kryepajėn time pajė
i dhash' lotėt qė pikonin ku i shkelte kėmbė e saj'
i dhash' vjershėn time valė, dy herė valė tri her' zjarr
qė buēet nė maj tė penės edhe bėnet kėng e marr'
kėng' e marr' e mallit tim, qė tani e paskėtaj
do t'i shtrydh tė dy sytė nėpėr gjurma tė asaj!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:17   #12
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Vetem jeta s’mund te matet


Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate

Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka ēupa me kaēupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaēupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate

Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:18   #13
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Dėshpėrim dhe shpresė


Edhe sot e kėtė orė,
edhe sot ajo stuhi,
ajo flamė-madhe dorė
do na bėjė tym e hi!

Komb i varfėr, komb i gjorė
si njė zok i pafole,
njė pėllumb i bardhė borė,
ngeli keq nė njė rrėke!

Qė nga korēa gjer te Shkodra
fat'i vendit errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra
fryn e ēfryn njė errėsirė.

Komb i varfėr, komb i mjerė,
i pamėm'e pa atė,
shpresa jotė kėtė herė
si njė fletė nė deg'tė thatė.

Komb i varfėr, kombi i mjerė,
derėzi e punėzi,
edhe sot si kurdoherė,
njė njeri i panjeri!


Jo, se, ja edhe hėna mbrėmė,
dukej kredhur nė njė rrobė,
edhe nxinte si njė mėmė
qė ka mbetur qyqe korbė!

Mirpo sonte bukuri,
buzė e saja burim gazi,
edhe nga gjiri i saj zbrazi
vargje, vargje, drit flori!

Nuk e di se gjysh e si,
nuk e di se qysh nga se,
po nashti njė shpresė e re,
shtin e shkrep nė sytė e mi.

Do na zhduket errėsira,
do tė zhduket ajo dorė
nesėr vjen me shumė tė mira
shkaba jonė dykrenare.

Nėn hijen e asaj
pranvera asht pėrhera,
qė nga fundi gjer nė maj
rreth e rrotull ylyvera.

An'embanė bukuri,
komb i lirė, tokė e lir
shqipėtar e Shqipėri
sa tė lumtur, sa tė mirė!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:25   #14
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

KOKA BEN E KOKA VUAN,

Njeher' varet trikollari, heren tjetėr kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis njė dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele pėr te ber' njė stan tė ri!

Shitet vendi pėr para, me para e pėr para
Benet burri telendi, dy para njė maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtatė sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne njė kohe mbi dy frona, ne njė ēast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne njė xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kėnga ndryshe
E ē'kėrkon ne gji te gjembit te kendoj' njė dallandyshe?

Mirpo vendi paskish zemėr, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kėngė qe ja thonė:
Koka bėn e koka vuan, ē'ke moj zemėr qe renkon?!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:26   #15
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Ali Asllani, Njė poezi e panjohur pėr vdekjen e Ismail Qemalit



Ishte 24 janari i vitit 1919. Nė Hotel “Brufani” tė Perugias (Itali), ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane, me qėllim pėr tė arritur “njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė dhe delegatėt e Amerikės”(1), pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes, qė do zhvillohej nė Paris, vdiq Ismail Qemal Vlora, protagonisti i Pavarėsisė dhe kryetari i Qeverisė sė parė shqiptare. Vdekja e papritur e tij, nė njė nga momentet mė delikate qė po kalonte Shqipėria, nė prag tė punimeve tė Konferencės, u prit me mjaft hidhėrim, si nė Shqipėri ashtu edhe nė mbarė diasporėn. Kudo, nga jugu nė veri, pėr tė vajtuar humbjen e madhe tė birit tė tij, populli do thurte vargje lapidar:
...Erdhi lajmi i zi pėr Vlorėn
ullinjtė ulėn kurorėn
Shqipėria e la kėngėn
se njė plag’ ju hap nė zėmėr.
Shushica vrapin e ndali,
thonė vdiq ‘Smail Qemali.
Flamurin e mbuloi zia,
vajton pėr tė zotnė e tija... (2)
Mė 8 shkurt 1919, sipas amanetit tė lėnė, trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djem tė tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme italiane, u dėrgua me tren nė Brindisi nga ku, nė bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqėrua nė Vlorė.
Mė 12 shkurt, nėn njė ceremoni madhėshtore, u zhvillua ceremonia e varrimit. E gjithė popullsia e Vlorės ishte mbledhur nė Skelė. Nė orėn 10 paradite trupi pa jetė i Ismail Qemalit, nga ndėrtesa e Komandės sė “Base Navale” u vendos mbi shtratin e topit. Qė aty korteu i madh u nis drejt qytetit. “Qyteti at ditė kish ra nė pushim. Njė heshtje e madhe mbretnonte gjith kah. Dukei se ish dit’e pėrzieshme: e tregonin dyqanet e mbylluna tė tregut, letrat e pėrmortėshme tė ngjituna ndėr dyer tė dyqaneve e tė mureve, letrat me rreth tė zi e me fjalėt: “Ziė kombėtare pėr tė madhin patriot Ismail Qemal”, e tregonin tė gjith fytyrat e vrėjtura tė popullit. Nėpėr dyer e dritare tė shtėpiave kishin dalė gra e vajza e tė gjitha pėrmendshin źmnin e Ismail Beut, tė gjitha kujtoshin Plakun e Shqipniės. Po, tė gjitha e kujtoshin me nderim pse, disa nder to, edhe e kishin njohtun: dinin kohėn e fėminiės qė kish kalue nė kėtź qytet, kishin pa fytyren e’tij bujare, kishin dėgjue veprat e’tija tė shźnjta e kishin marrė pjesė edhe nė gėzimin e math tė ditės sė lumnueshme 28 vjeshtė e III tė motit 1912, t’asaj dite historike qė i dha Kombit shqiptar mvehtėsiėn e’tij e qė e pshtoi prej kthetravet lakmuese t’armiqvet fqinj. Pėrpara tregut tė math u-ndalue vargu e trupi i tė ndyerit, ku u mbajtėn dy fjalė tė pėrmortėshme e tė mallngjyeshme, njźna prej Prof.Jani Mingės e tjetra prej z.Qazim Kokoshit e ku ju bā ndrimi i fundshėm prej ushtriės me marshin mbretnuer e me ushtarė qė mbajtėn armėt pėr nderė.
Mbas kėsaj ceremonie arkėn e shpunė nė Kaninė tė pėrcjellun prej trumbės t’ushtarve tė Kaloriės, prej tė parėve tė fesė, prej parėsiės e prej njė pjesės sė madhe tė popullit tė Vlonės. Nė Kaninė u-banė tė lutunat e zakonshme e pastaj trupi i shźnjtė i tė ndyerit plak u-varrue pranė varrit tė Ferid Pashės, pėr me bā pushimin e pėrjetėshėm nė jetė tė pasosun, tue lanė tė pavdekshėm e t’ameshueshėm nė zźmėr tė shqiptarit e nė historiė tė pėrlindjes źmnin, kujtimin e veprat...»(3).
***
I pranishėm nė kėtė ceremoni mortore ishte edhe Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, patrioti dhe poeti i madh vlonjat, Ali Asllani. Pikėrisht kėtė ditė, siē shėnon edhe vetė, ai shkroi poezinė “Ismail Qemali”, tė cilėn ua dhuroi nė dorėshkrim djemve tė tij. Gjithashtu, pėrveē kėsaj poezie, Ali Asllani shkroi edhe “Varrimi i Ismail Qemalit”(4), nė tė cilėn poeti shpreh gjendjen tepėr tė tensionuar qė ishte krijuar nė Vlorė, pėr shkak tė pushtimit italian. Komanda ushtarake italiane kishte marrė tė gjitha masat qė ceremonia e varrimit tė mos kthehej nė manifestim popullor kundėr pushtuesit. Pėr kėtė qėllim ata nuk donin tė lejonin nė asnjė mėnyrė pėrdorimin e flamurit shqiptar, gjė qė poeti vlonjat e shpreh fuqishėm nė vargjet e tij:
...Kur mbi arqe ku ish Plaku
u duk ngjyr’e njė bajraku...
ish bajraku Italisė!
Gjėmoj zėr’i djalėrisė!

Na u duk se Plaku vetė
nėpėr heshtje diē na pyet,
sikur pyeti mė pėrpara
“Ku ėsht’flamuri qė vara?” (5)

Nė sajė tė protestave tė popullit tė Vlorės, njėkohėsisht pėr tė shmangur pasojat qė do sillte njė qėndrim i tillė, komanda italiane lejoi qė arkivoli, ku prehej trupi i Ismail Qemalit, tė mbulohej me flamurin shqiptar:
...Vlora bėri si e deshi,
me bajrak tė saj’e veshi,
veshi Plakun me bajrak
me bajrakun ngjyrė gjak!
Me njė shkab’tė zez’nė mes,
dhe i vdekuri qė s’vdes
mori udhėn pėr nė Vlorė... (6)
Adhurimi dhe respekti qė Ali Asllani kishte pėr Heroin e Pavarėsisė dalin qartė, jo vetėm nė vargjet qė ai shkroi pėr tė, por edhe nė ato pak kujtime qė mundi tė botoj nė raste pėrvjetorėsh tė Pavarėsisė. Nė vargjet e poezisė “Ismail Qemali”, nė kėto pak rreshta, poeti i madh, me forcėn e penės sė tij pėrshkruan gjithė historinė e Plakut tė Vlorės, apo “Plakut tė pavdekshėm”, siē e quante ai; jetėn e tij; vėshtirėsitė qė ai ndeshi nė Shpalljen e Pavarėsisė; rolin qė ai lujajti nė tė; patriotizmin; sakrificat; dashurinė qė kishte populli pėr tė; e deri tek dėmi qė i solli kombit vdekja e papritur e tij, duke e mbyllur me vargjet qė sintetizojnė krejtėsisht jetėn dhe veprėn e Ismail Qemalit:
...Plaku i vėrtetė ish Profit dhe mbet Profit
Dhe qėndron ashtu si ishė
Do mbaj emrin si e kishė
Emr’i tija i vėrtetė
ėshtė Nėntor njėzet e tetė...
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:27   #16
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Katėr faqet e dorėshkrimeve tė zverdhura

Ali Asllani u lind nė Vajzė tė Vlorės, mė 20 nėntor 1882. Prindėrit e tij, Asllan dhe Hyjrie, vdiqėn tė rinj, duke e lėnė ende tė vogėl. Pasi mbaroi filloren, nė “Muradie” tė Vlorės, u vendos nė Janinė, ku studioi nė shkollėn e njohur “Zosimea”. Studimet e larta i kreu nė Stamboll, ku pasi ndoqi njė vit pėr mjekėsi, u regjistrua nė Institutin e Lartė tė Shkencave politiko-shoqėroro-administrative, tė cilin e pėrfundoi mė 1906.
Ali Asllani u aktivizua qė i ri nė lėvizjen patriotike kombėtare, duke qenė njė nga anėtarėt e shquar tė Klubit “Bashkimi”, tė Janinės. Pėr bashkėpunimin me Ismail Qemalin ai filloi tėØpersekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhėr tė internohej. Mundi t’i shpėtojė internimit duke kaluar nė Korfuz dhe prej andej nė Vlorė. Mori pjesė nė Kuvendin e Dibrės (1909), si pėrfaqėsues i Klubit “Bashkimi”. Mė 1910, pas rėnies sė kabinetit qė e kish internuar, u kthye sėrish nė Stamboll. Pas Shpalljes sė Pavarsisė, Ismail Qemali i besoi detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidencės e tė Kėshillit tė Ministrave, detyrė qė e mbajti deri mė 22 janar 1914, ditėn e dorėheqjes sė Ismail Qemalit nga Qeveria e Vlorės. Edhe pas largimit tė Ismail Qemalit nga Shqipėria ai mbajti lidhje dhe korrespondencė tė rregullt me tė, sė bashku me patriotė tė tjerė vlonjatė, si Ibrahim Abdullahu, Hasan Sharra, Abaz Mezini, Alem Mehmeti, Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, etj. Pushtimi italian e gjeti nėnprefekt, por meqėnėse kundėrshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga dhjetori i vitit 1918 deri mė nėntor 1920 ishte Kryetar i Bashkisė sė Vlorės. Nė vitet 1921-1922 ishte Kryekėshilltar i Qeverisė dhe mė pas Sekretar i Pėrgjithshėm i Kryeministrisė. Pėr njė kohė tė gjatė u emėrua Konsull nė Trieste, ku qėndroi deri nė fund tė prillit 1925. Po atė vit u emėrua «Zėvėndės i ngarkuar me punė» nė Sofje, mė vonė, po aty, u emėrua «Sekretar i Parė» dhe «i ngarkuar me punė». Nė vitet 1930-1932 ishte Ministėr i akredituar nė shtetin grek. Mė 1934 pėrsėri ėshtė Kryetar i Bashkisė sė Vlorės, deri nė prag tė pushtimit fashist, mė 1939. Pas pushtimit u emėrua antar i Kėshillit tė Lartė por, shumė shpejt pas kėtij emėrimi, u largua nga jeta politike dhe u vendos nė vendlindje. Pas «ēlirimit» ėshtė ndėr themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Edhe pse nuk u dėnua, siē u bė me shumė miq e familjarė tė tij, jeta e poetit dhe patriotit tė madh, pas “ēlirimit” tė vendit, ėshtė shumė e vėshtirė.
Miqėsinė me familjen e Ismail Qemalit e ruajti gjithė jetėn. Qė nė Stamboll kishte zėnė miqėsi me tė gjithė djemtė e tij, sidomos me Qamil Vlorėn, i cili vdiq nė burgjet komuniste, mė 1950, nė moshėn 55-vjeēare. Esma Vlora (Hurshiti), gruaja e djalit tė Qamil Vlorės, Ismailit, e kujton me shumė respekt “plakun” Ali Asllani. “Sa herė qė na takonte, -kujton ajo, -duke qenė se ne ishim akoma tė rinjė, na drejtohej, pėr tė na dhėnė kurajo, me shprehjen “Amore felicita”. Ali Asllani, pėrveē miqėsisė me Ismail Qemalin, kishte pasur miqėsi me djemtė e tij dhe veēanėrisht me Qamil Vlorėn dhe pėr kėtė i vinte shumė keq qė im shoq, djali i djalit tė Ismail Qemalit dhe familja e tij tė vuante nė Shqipėri deri pėr bukėn e gojės...». Sigurisht, pėr Ali Asllanin, tė cilit “..i shkonin lotė ... sa herė-herė qė kujtonte Vlorėn dhe ata burra tė shquar tė saj si Ismail Qemalin, Ibrahim Abdullahun, Osman Haxhiun, Qazim Kokoshin, Hamza Isain, Abaz Mezinin, Jani Mingėn, Tol Arapin, Halim Xhelon, Abdul Kuēin, Ahmet Lepenicėn...”(7) ishte e rėndė tek shihte, jo vetėm familjen e tij, por edhe shumė patriotė tė tjerė, qė kishin luftuar bashkė me tė, qė kishin dhėnė gjithshka pėr kombin, tė persekutoheshin dhe familjet e tyre tė vuanin pėr bukėn e gojės. Ndaj nga shpirti i tij “qė pėrbrenda kishte dallgėt e njė dhimbje tė madhe”(8) do buronin fuqishėm vargjet:
Jepi dorėn, jepi dorėn
kėtij djali qė i ati,
na dha gjith’ato qė pati,
na dha jetėn, na dha Vlorėn! (9)
Pak vite para vdekjes, (mė nė fund!!!) iu lidh njė pension i vogėl!!! Vdiq nė Tiranė, mė 20 dhjetor 1966.

* * *
Krijimtaria e Ali Asllanit nis qė nė moshė tė re, gjatė periudhės kur studionte nė Janinė. Vazhdoi tė shkruaj edhe nė Stamboll ku, vjershat e tij, i gjejmė nė periodik tė ndryshėm si: «Dituria», «Pėrfytyrimi i shkencės dhe edukatės», etj. Nga vjershat e para tė thurura prej tij kanė qenė «Fshati im» dhe «Kroi»(10).Gjatė viteve 1914-1920 shkruajti mjaft poezi por shumica e tyre mbeti pabotuar. Mė 1920 shkroi «Vlora-Vlora», e cila lindi nė zjarrin e Luftės sė Vlorės dhe u kthye nė njė kėngė-himn, shoqėruar me muzikėn e mjeshtrit Thoma Nasi. Gjatė viteve ’30 botoi mjaft poezi nė shtypin e kohės, por «ajo qė e bėri tė njohur dhe e solli pėrfundimisht poetin nė letėrsinė shqipe, ėshtė vepra e tij madhore, poema “Hanko Halla”»(11). Shkruar mė 1929 nė Sofje, kjo poemė ishte botuar pjesė-pjesė, fillimisht nė «Kosova» tė Kostancės(1932) e mė vonė nė «Shkėndija» (1942). Po mė 1942 poeti e publikoi tė plotė nė njė botim tė veēantė, sė bashku me vjershat e gjata «Dasma shqiptare» dhe «Vajza shqiptare». Para vdekjes mundi tė botoj pak libra: «Vidi-vidi pėllumbeshė» (1960), «Shqipėria kryesorja» (1961), «Vajzat dhe dallėndyshet» (1964), “Kur merr zjarr rrufeja» (1966). Pas vdekjes iu botuan: «Poezia shqipe»(1973), «Poezi tė zgjedhura» (1996) dhe “Vidi, vidi pėllumbeshė”(1999), etj. Pėrveē aktivitetit tė tij politiko-atdhetar, sidhe krijimtarisė letrare, Ali Asllani do mbetet i njohur pėr qytetin e Vlorės edhe pėr ndėrtimin e

Referenca:
(1) Letėr e Ismail Qemalit dėrguar Partisė Politike tė shqiptarėve tė Amerikės (Madrid, 17 nėntor 1918).
(2) Bardhosh Gaēe: “Flamuri dhe Ismail Qemali nė kėngė e rrėfime popullore”, Tiranė 1997, f.243.
(3) “Varrimi i Ismail Qemal Vlonės”, “Kuvendi”, Roma (Italia), 10 mars 1919, f.4.
(4) “Ali Asslani - Poezi tė zgjedhura”, pėrgatitur nga Jorgo Bllaci, Tiranė 1996, f.24.
(5) Po aty...
(6) Po aty...
(7) Bardhosh Gaēe: “Ali Asllani nė kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranė 1997, f.100.
(8) Po aty...
(9) “Vidi vidi pėllumbeshė», Tiranė, 1960, f.80.
(10) Bardhosh Gaēe: «Ali Asllani nė kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranė 1997, f.5.
(11) Po aty, f.33.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:32   #17
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

ISMAIL QEMALI
(Vjershė e pa botuar, shkruarė e kėnduar ditėn qė erdhi Ismail Qemali nė Vlorė i vdekur)


Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe pėrse?
E kush pyet pėr Shqipėrinė,
Rreth me male njė shketinė
E pa zė dhe e pa zotė
Vetėm vlente pėr njė botė
Qė tė bėnej ndonjė ditė,
Njė thėrime njė kafshitė
Pėr atė e pėr kėtė,
Vleft’e saja hė pėr hė,
Dele dajos........

Kur nji ditė,
Vjen e ēfaqet njė Profitė;
Ish njI plak i bardhė borė,
Nji bajrak me zok nė dorė;
Ēan tokė e ēan detė
Si i ēan rrufeja retė;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se pėr se
Po atje nė atė vėndė,
Dy tė prishurit na mėndė,
Jo qė nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”

Plaku gjorė e plaku mjerė,
Ku do vejė e ku do bjerė,
Nėpėr erė e nėpėr shira
Nėpėr gropa me shėllira?

Iku ditė e iku natė
I mungon dhe buk’ e thatė;
Edhe buka i mungonte,
Vėtan zźmra i valonte.

Si ish baltė, kėmba kridhej,
Si ish plakė, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Kėtej ruhej nga i ligu.

Mirpo plaku bėri krahė;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje tė pa vahė,
Kaloj pyje tė pa shtigje
Syr’ i tija njė yll shihte
Dita yllin po e fshihte.

Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite njė mėngjes,
Kur dėgjon njė zė kikiku,
Njė qytet i gjithė u ndes.

Ish njė vend, njė vend i lirė
Qė nė gjuhėn mė tė mirė
Qė nė gjuhėn e Asllanit,
I thon vėndi i jataganit;

I thon Vlon’ e i thon Vlorė
Ku Shqiponja dy krenorė,
Gjeti gjithė ata qė deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besė burri armatosur,
Trimėri qė s’ka tė sosur,

E kush ishte ai plakė?
E kush ishte ajo flakė?
Si njė yll qė ėshtė kėputur
Nė njė arqe brenda futur,

Na harriti.... Kuje sotė
Nuk na erdhi si e deshėm,
Po nė dhe se fusėm dotė
Pra nė zźmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botės zė e muhet;

Mirpo dielli dhe atėherė,
Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;
Dielli mbet gjithnjė Diell,
Kurdoherė me kokė nė qiellė,

Edhe Plaku kėtė ditė,
Si njeri mbaroi jetė
Mir po Plaku i vėrtetė
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qėndron ashtu si ishė;
Do mbaj emrin si e kishė;
Emr’i tija i vėrtetė;
Esht Nėntor njėzet’ e tetė.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:34   #18
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Vajza shqiptare


I
Kush tė ka dėrguar, hėna apo djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa pate ka qjelli?
Nėpėr ato pate, madhėri e artė,
Ka tė tilla shtate, si tė zotris’ sate?

Nė je ndonjė ėngjėll, udhėn ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrės sė goditur?
Nė je ndonjė valė, kush ėsht’ ai mall,
Qė tė ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Nė je ndonjė ēupė, do tė mbaj mbi sup,
Do tė ngjesh nė zemėr, do tė pi me kup’!
Nė je ndonjė lule, e ku do keē mbirė,
Si mundet e bėnet lulja kaq e mirė?

Nė se je sorkadhe, lumthi kush ka ēapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush tė paska rritur, kush tė ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Nė je ndonjė xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku ėshtė ai pyll, ku ėshtė ai mur
ku ti vete fute dhe qėllon me gur?

II
Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?

Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
Desha qė ta dija ku ėsht’ pylli yt!

Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!

Nė je ndonjė erė, njė veri nė ver’,
Nga se po tė digjet trupi ylyver?
Nė je ndonjė ėndėrr, shum’ tė lutem shum’,
Nė tė dasht’ qejfi tė tė shoh nė gjum’!

Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?

Pa le ta dėgjojmė njė herė e dy herė,
fol, moj dallėndyshe, qė kėndon mbi derė!
Fol moj dallėndyshe, se sa mė vjen mirė,
Mos je ndonjė vajzė nga njė vend i lirė?


- Un’ jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!

Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par’,
Lul’ e vėndit tėnė katėr stinat ēel
Edhe erė e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush mė ka qėndisur?
Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
Ėshtė drtiė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
Mė shum’ nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-02-2011, 01:52   #19
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Post Pėrgjigje e: Ali Asllani

Balte shqiptare

Te dua balte shqiptare
Te dua egersisht
deshperimisht
si ujku pyllin
si val valen
si balta balten
se gjer mbi gjunje
jam brenda teje
se lere kan ktu
dhe baba
dhe gjyshi
te dua balte shqiptare
se gjer mbi bel
e permbi bel
jam brenda teje
e sdal dot se sdua
se ti me lidh
me mban me mjalt
e me pelim
po te vdes
ne dhe te huaj
shork mergimtari
te ma beni varrin
ku do bie se pari
po nje grusht
nga toka jone
balte nga balta e saj
te ma mirni e te ma sillni
drejt e ne zemer te shkrete
se kjo balte e vendit tone
mallet do te mi shuaje
te mos me duket
aq i rende moj
oh ky dhe i huaj
e te vini te mi thoni
asaj nenes sime
zi mos mbaj
zi mos qaj
as edhe nje therrime
se me i lumtur jam i vdekur
sesa i merguar
mot pas moti arratie
zemer copetuar
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-11-2011, 19:41   #20
daniel00
Kakulukiam
 
Avatari i daniel00
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Diktatrojska
Posts: 3,915
Thanks: 30
Thanked 175 Times in 119 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 59
daniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Hakerrim

Qė nga Korēa gjer ne Shkoder mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!
__________________
Nėse jeni nė botė tė pėrshkruani tė vėrtetėn, lėrjani elegancėn rrobaqepėsit
daniel00 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur