Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 29-03-2012, 22:12   #21
BATO
______
 
Avatari i BATO
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 5,972
Thanks: 560
Thanked 1,182 Times in 625 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 117
BATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

POEMĖ NGA ALI ASLLANI

"HANKO HALLA"

Pjesa e parė

I

Halla ka marr’ mashėn, urat po i shkrep
edhe merr e jep,
trungu i ullirit digjet me gazep,
digjet mala-mala, sidomos bujashka;
nė dimėr, moj motėr, zjarri shum’ u dashka!

Dhe, i lumtė goja kush e tha mė par’
xhan e shpirt, o burrė, xhan e shpirt, o zjarr!
Buk’ tė that’ nė sofėr, buk’ dhe asgjė tjatėr,
po agai sa malet edhe zjarr nė vatėr!

II

Rreth e rrotull zjarrit nunuris njeriu,
si gjithkush tė tijat plaku dhe i riu…
Fjala e tė rinjve ēelet me pėrrrallė
me njė gjum’ tė ėmbėl gati mbi qėpallė:

Ē’ėshtė njėz’e njėzė, ē’jan’ata dervishė,
Ē’jan’ ata dervishė, kryet me fildishė?
ē’ėsht’ai qė s’hahet, ē’ėsht’ai qė s’pihet
edhe nėpėr xhepe kurr’ e kurr’ nuk vihet?

Fjala e tė rinjve ēelet me pėrrallė
Brezi yn’po dihet, zėm’e qajmė hallė…
Njė ka bėr’ tė mira, po s’ka par’ tė mira
tjetri qėnka pjekur keq nė takllaira;
plagve tė atia nuk iu gjend melhemi
dertet e kėtia nuk i merr kalemi;
njėri s’paska miell, tjetri s’paska thes,
fund’ i fjalės bota qėnka e pabes’!

Muaj i shėnėndreut, muaj i flamosur
ngryset edhe s’gdhihet, nata s’ka tė sosur
Shum’i hidhur qėnka, shum’ e shum’ po thuaj
sa dhe pulat s’pjellin brėnda kėtij muaj.
Enėt mbahen mbyllur, qypa, shtėmba, butet,
pasi karakėshi vjen e brėnda futet!

Netėt shum’tė errta, dita shum’e vrazhd’,
mbetėm mu si patat mbyllur nė njė grazhd;
pa le llafazankat vin’e na bezdisėn
pasi kot sė koti zėn' e kakarisėn;
ruana zot nga fjala, zgjatet edhe zgjatet
sa me pash’ njeriu s’ka se si tė matet!

III

Xhiko xhevahirja, Halla dhe Xhixhia
Krushka Hanko Shega edhe xho Inxhia
Bulla Qeribaja, dadara, gegera
zonjat e mėhallės qė na vin’ ngahera
veshur kadifera, veshur me shalira,
rroba rrob’ stambolli, s’paska mė tė mira!

S’paska mė tė mira, po pėr sy tė ballit
bora mė e pastėr ėsht’ nė maj’ tė malit
rroba mė e pastėr ėsht’ mbi trup tė Hallės,
mu si shkum’ e bardhė mu nė sup tė valės!

Edhe rreth’i Hallės, rreth’ i atij gjiri
ruaj zot nga syri, mu si prush floriri
Duket der’ e parė, bukuri e derės
ēquan mbi katėr stina stin’ e paraverės!
Ngulur mbi shiltera, gjith’ ato shiltera
hapur gjer te dera, shum’e shum’ tė vyera
me ixhat Janine lule ylyver
dy mexhide topin Halla i ka bler’!

Pa dėgjoni, zonja, - nisi Halla plak’-
do ju them njė fjalėz, fjalė pa kapak!
Erdhi koh’ e keqe, koha e flamosur
na u prish dynjaja, bota ėsht’marrosur!

Sot njė lajmės erdhi, e mir’ se na erdhi
pati ēar nuk pati njė nga njė i derdhi’
lajkat mė tė rralla, lajkat mė tė holla…
mbret mbi pem’ limoni, mbretėresh’ dhe molla…
Fjala vinte rrotull, rrotull e vėrdallė,
ē’do t’i thot’ limonit moll’e kuqe vallė?

Thuaj e thuaj e thuaj edhe shum’ pėrralla
her’ i terej zėri, her’ i terej fjala
her’ i terej fjala, her' i terej zėri,
dalė me ngadalė mos kėputej pėri
her’ i ēelej buza, her’ i ēelej gazi
dha e dha e mbushi… pasandaj e zbrazi:

Qenka mos na qenka, njė hadi bilmes
na e do pėr nuse ēupėn time mbes’!
Fėt e fėt e mora njė kongjill nga zjarri
nxora dhe nga xhepi njė gjerdan prej ari:
“Na – i thash’, - trazoj’, nuk trazohen kurrė
njėri pėr nė gusha, tjetri pėr nė furrė”
U mė marrt’ tė keqen dhe m’u bėft' kurban
far e fis i tija anemban’ ku jan’!

IV

Halla thot’ tė drejtėn, ēupa si dy sytė
si do bėnej nuse, nus’ e derės s’dytė,
kurse Hanko Halla rrjedh nga der’ e parė!
Bota tė mos kishte disa pashallarė
soj i Hanko Hallės do ta kish me hak
qė tė kish saraje dhe tė kish oxhak;
Halla do tė quhej Halla Pashallesh’
fjal’ e saj do tė ishte mu si vėth nė vesh;
Halla do tė bėnte si t’a kish istekun
eja-ik mileti, merr e puth etekun!

Gjyshi paska pasur shum’ para tė thata
paska pasur arqet plot me kollonata
paska pasur mbushur arqe e sėnduqe
me para te bardha, me lira tė kuqe
gjalp’ e vaj’ i tyrej derdhej si pėrrua
katėr teste qypa kishin nė katua,
katėr teste qypa, katėr teste zgjoje
mbushur me pekmeze, mbushur mjalt’ e hoje!

V

Pastaj – vazhdon halla – patėm disa halle
malet u bėn’ fusha, fushat u bėn’ male;
fushat u bėn’ male, malet u bėn’ fusha
humbi dhe floriri varur nėpėr gusha!
Dale me gadale humbėn gjith’ te mirat
humbi dhe xhanfesi, humbi dhe atllasi
prej te katėr anėve damėllana plasi!
Humbi arm’ e burrit , humbi pall’ e lar’
humbi rrob’ e gruas kredhur gjith’ nė ar!
S’mbeti ar nė xhepe, ari shkoi e shkriu
s’mbeti gjak nė zėmra, gjaku i burrit ngriu!

Ku ėsht’ brez’ i vjetėr, brez qė s’bėri mes?
Dhe qė di e shuan dhe qė di e ndes?
Flok’ i zi i tyrej si lele asllani
ball i gjer’ i tyrej digjej yll karvani;
fjal’ e fort’ e tyrej njė e njėsh me vulė
shtati i holl’ i tyrej hedhur sa njė kulė!

Ku ėsht’ Labėria, Labėri e parė
vėnd’ i jataganit, vėnd’ i pallės s’larė?
Ku ėsht’ zonj’ e vendit, dor’ e llėr ēelnik
qaf’ e ēap’ sorkadhe hedhur me deftik?
Qaf’ e ēap sorkadhe, me deftik vėrvitur
dhe me thelp lajthi rritur e gostitur?

Ku jan’ ato fėmra, fėmra deli fėmra?
Ku jan’ ata meshkuj me njė teste zėmra?
Njėri mu si lisi, tjetri mu si shkėmbi
mė sė fundmi mortja erdhi e i shėmbi!

Ku ėsht’ Fejzo Xhafua, dif i vėndit tėnė?
Rrapua i Hekalit , burr’ i ler’ me hėnė?
Ēelua i Picarit, Ēelua i Athinės
krisma e rrufeve, gjėm’ e suferinės?

E ku ėsht’ Gjoleka, kryetrim i Kuēe?
E ku jan’ kėmishat pėrmbi gju hajduēe?
E ku ėsht’ xhyzdani, folla e pallaska?
Pa kėto Arbreshi fare hije s’paska!
Tepėr dredharake qėnka kjo jallane
E ku jan’ Ajanėt, burrat hane-hane
pleqėsi e vendit veshur me fustane?
Veshur me fustane, hej…fustan’ e shkretė…
humbėn parėsia, humbe dhe ti vetė
lisit tė gremisur mė s’i mbeti fletė!

VI

S’mbeti bor’ nė male, bora paska shkrirė
s’mbeti uj’ nė fusha, ujėt paska ngrirė
Fusha paska dimėr, mali paska vapė
sqifi dhe sorkadhi humbi krah e ēapė!

Mu nė mes na theu dynjallėku i shkretė
nuk na mbetėn lule, nuk na mbetėn fletė
fletėt na kan’ rar’, pendėt na kan’ rar’
nuk na peshon bota fare nė kandar!

S’mbeti der’ e hapur, humbi salltaneti
humbėn zijafetet, humbi muhabeti
Plasėn duke thirrur rroft’ e qoft’ mileti
qė tė rroj’ mileti, u bė kijameti
ja, edhe mileti nashti u bė popull
dhe nga sherr i tija mėndja na vjen rrotull!

Populli si deshi bėri njė kanun
qė t’i thot’ agait, bujku: “si ti, un”
Si ti, un’ moj motėr , dhe s’ta ka pėr pes’
breh Valiu i Korēės, fare dinglemes
i zot’ i hostenit vjen e tė merr pjes’
i zot i femanit mbet me duar nė mes!

Mu si lesh arapi bota u trazua
duaxhiu i djeshėm sot na u harvua
jo vetėm ha bukėn edhe pėrmbys kupėn
po guxon e dashka dhe pėr grua ēupėn!

VII

Mbylle, mė thon’ djemt, tepėr plak njeriu
bėnet mėndjevogėl mu si ēilimiu
qėnka si ēdo plak
ena pa kapak!

Mir’ po un’ s’jam plakė, mermur i harbuar
shtatdhjet’ e dy vjeēė vakti mė ka shkuar
Un’ e mbaj mėnd mirė, isha goxha keēe
kur u bėra nuse isha njėzet vjeēe
rrojta e martuar dyzet e dy vjet
dhe tridhjet ka burri qė ndėrroi jet’
bėni mir’ hesapin, dalė, me ngadalė
ky harbut memur rrenacak do dalė!

Mė par’ kishim hoxhėt me divit nė bres
shkruanin mbar’ e bukur, shkruanin me kujdes
jo vetėm deftera, po edhe duara
doktor e reēeta s’kish nė koh’ tė para!
Me kėto reēeta, me kėto gėnjeshtra
u helmua gjaku, u helmua eshtra;
zjarr nė zemėr s’mbeti, vajti e u shua
dalė me ngadalė burri u bė grua!

E ku qėnka parė e ku ėsht’ dėgjuar
qė tė hapi fėmra gji e kraharuar
dhe tė shkoj’ pėrpara, burri t’i vej prapa
ky pa hedhur ēapėn, femra hedh tri ēapa?

Nuk i merr kalemi gjith’ kėto hesape
kur qė dor’ e burrit futet nė ēarape
llėr’ e gruas dolli lakuriq nė shesh…
Gjėn shejtani shesh edhe bėn pėrshesh !

VIII

Mir' pėr na tė parėt s'mbeti fjal' e vend
brez'i ri vall ē'pati qė u prish nga mend?
Gjeti ēar nuk gjeti, pati ēar nuk pati
amanet nga nėna, amanet nga ati
gjith'ato zakone, gjith'ato zanate
gjith'ato qė ishin burime, irate
si ato tė burrit dha ato tė fėmrės
thell' e thell' rrėnjosur mu nė thelp tė zėmrės
dhe pėr vendin ishin eshk' edhe stėrrall
qė nė gji tė burrit zjarr' e mbajn gjall'
zjarrin e Arbreshit, zjarrin e vatanit
zjarrin qė bėn vendin, vend i jataganit!
Sidomos, moj motra, punėn e tezgjahut,
qė punonin zonjat me fuqin' e krahut
me djersėn e ballit
punėra qė tregonin shpirtin e tė gjallit;
guna e mėngore, linja e jelekė
leshin na i ēonte stani deles bejkė;
gjith' ato qė ishin prokopi e tija
dhe pėr hera mbahej shtėpi e fėmija
gjith' ata qė thoshin: "jemi gjith' Arbresh"
keq a mir' tė ishin dhe kudo tė jesh
njė nga njė i hodhėn mu si gun' tė grisur
deh, moj kok' e krisur, puna e mavisur!

Njė nga njė i hodhėm mu si gun' e vjetėr
dhe nuk qem' tė zotėt qė tė bėnim tjetėr
Pa po mbetėm drangull…nė shi e nė djell
mbytur nėpėr halle thell' edhe mė thell’

Mbytur nėpėr halle si nje frėnk myflis
me njė pallto kashte hedhur mbi kurris
dhe njė palo shapkė me njė pal' shallvare
dhe mė keq akoma, qė nuk vete fare
veshur benevrekė ose njė poture
dhe nė rrip tė mezit varur njė kobure!
Jemi bėr', moj motra, ē'far' tė them nuk di
gjysm' e trupit zok, gjysm' e trupit mi!

XI

Ku jan' ato kohra, kohra tė ergjėndit
kur na sillej qielli si baba i vendit?
Po ashtu dhe shiu, po ashtu dhe dielli
kurse na i deshim binin qė nga qielli;
me tė hapur gojėn qielli na i ēonte
mu nė mes tė vapės shi flori pikonte!

Ku jan' ato kohra tė ergjėndit
qė dhe hėna sillej mu si nėn'e vendit?
Pra dhe beja bėnej po pėr atė hėnė
po pėr atė nėnė
pėr djell, e pėr qjell
dhe pėr atė zot q'ėsht' mė i thell'!

Nashti kur betonet burri thot': "pėr nder"
be' e par' dhe feja mbeti pa njė vler';
bota u ēkallmua, puna u trazua
burri u bė grua, femra u harbua
hoxha e u bė prift, prifti u tėrbua
dhe, gjynah mos qoftė, bėnet mish e thua!
vera u bė dimėr, dimri u bė bishė
shiu na i kalbi mish edhe kėmishė!

Gjėja mė e vyer mbeti pa njė vler'
e pra hund e botės duhej pakėz thyer…
Edhe mir' u thye
pa kapell' nė krye
mu si njeri pylli
humbur vul' e ylli
del e shėtit burri…
Vdiqėn duke qeshur turku dhe kauri!
Ēdo gjė e ka humbur, humbi dhe pusullėn
s'ka nė dor' as kokėn qė tė vėr' kėsulėn!

X

Korr atė qė mbolle, thėnka fjal’e vjetėr
ja, nga an’e zotit dhe vėrejtje tjetėr:
vinte ramazani, dimėr qoft’ o verė
kthehej nga Qebeja hėna, me njė herė!
Nashti edhe hėna zuri shikon vėngėr
Pasi kemi ndjekur udhėn mė tė shtrėmbėr!

Pa vėshtroni hoxhėt qė aty mė parė
shkruanin si desh’ zoti, me kalem tė mbarė
vinin nga e djathta, venin nė tė mėngjėr
nashti, t’i haj’ ujku, zun’ e shkruajn shtrėmbėr!

Gjith’ kėto gjynahe nuk i lan as deti
duket qė afroi koha kijameti
Thėnka dhe qitabi: rob’ i kėsaj jete
dale me gadale nuk do jet’ nė vete
sa qė do harrojė portėn e gjitonit
sa qė do pėshtetet’ degės sė rigonit!

XI

Halla aty heshti, hoqi thell' nė zėmėr
diēka iu kujtua, sikurse njė ėndėrr...
Njė kujtim i vjetėr erdhi e qėlloi
si njė yll i djegur flak' e fill kaloi!
"Ai" i kujtonet, veshur me fustane
nė njė dor' tespihet vark e radh' merxhane
dhe nė dorėn tjetėr njė ēibuk sermaje
rrahur me sadefe, gurė qehribaje!
Vula dhe sahati varur pėr mbi gryk'
dhe mbi supe hedhur atė goxha qyrk
Dredhur dhe mustaqet, dredhur e pėrdredhur
brenda nė silahe dy pisqolla kredhur
Kredhur dy pisqolla dhe harbin'e artė
shpatullat njė pash, koka atje lartė
varet nga haremet, zbret ne zapanara,
zapanat' e shkreta, zapanat' e para!

Kur ia hipte kalit, kali qyhelan
edhe shkon revan
edhe qahjaj pas
me njė dor' nė vithje...zėmra fryhej gas!
kali si dragua
katėr vetėtima shkrepte njė potkua!

Ah! - thot' Hanko Halla, - kur ish "Ai" gjallė
kurr' nuk bėnte "gėk" njeri nė mėhallė! -
"Ai" na thot' Halla, - pasi fėmra kurrė
s'mund t'i flas' nė emėr burrit qė ka burrė!

XII

Tym e re e mjegull dhe nė mes tė saj
ēquan njė drit' kandili terur e pa vaj...
ēquan njė drit' e varfėr, ēquan njė drit' e shkret'
s'ka fuqi tė digjej, ka fuqi tė vret
si njė sy i bukur, flak' e lot shteruar
gati pėr t'u mbyllur, gati pėr t'u shuar!

Ēdo kujtim i ėmbėl po kėshtu na duket
kurse dit'e jetės ngryset edhe myket
Kurse dit' e jetės iku e u ngrys
duket sikur bota vajti u pėrmbys!

E ...ēfar ėsht' kjo jetė? Nuk e di kush thėnka
qėnka mos na qėnka, njė kujtim na qėnka
Vdiqe - tė qan tjetri, linde - do qaē vetė
midis tė dy lotve njė kujtim i shkretė

Pjesa e dytė

I

Hallės nuk i hahet, Hallės nuk i pihet
me tė ren’e saja fare s’po i kihet
Nusen nuk e dashka sa nė od’ s’e qaska
dhe qė kur se erdhi, hal’ nė sy e paska!

Dhe qė kur se erdhi Halla paska thėnė
nuk mė duket nusja nuse pėr tė qėnė
Lum shtėpi e babės diti dhe e nxori
mjer’ shtėpi e burrit, ra nė lak e mori!

Tani – vazhdon Halla – si do ia bėj hallit?
Ēar t’i bėj zemanit, pa pėr sy tė ballit
do i thoshja djalit jepi pak e hak
edhe ktheje prapa, bosh me tre tallak!
Shko andej nga erdhe, erdhe kot sė koti
se paraja kallpe vete te i zoti!
Ēar t’i bėj zemanit, shum’ zeman i keq
shum’i rėnd’ pėr plaka, shum’ i rėnd’ pėr pleq
hoxha nuk trazohet, kadi’ nuk na mbeti
me tė tilla femra hall i math na gjeti
Hall i math me nuse, hall i math me ēupa
njė lėkur kunadhe hedhur pėrmbi supa
tunden dhe lėkunden dhe nė mes kėputen
nėpėr duar shkasėn, po nė zėmra futen!

Pun’ e tyrej vetėm lahen edhe lyhen
edhe nėpėr valle ven’ e vin’e thyhen;
Femra me njė mashkull, vallja vet’i dytė
plasur dell’ i ballit, mė u plaēin sytė!
Gjith’ me flok’ tė prera
jo alla garsone, jo alla bebera
me njė llėr tė freskėt nėpėr djell tė thekur
me njė trup tė zeshkėt nėpėr kum tė pjekur
gji e gusha hapur digjen ylyver
me njė mes tė hollė gati pėr t’u thyer
Me njė buz’ tė kuqe shum’ e shum’ tė nxehur
dhe me atė vetull tej pėr tej tė prehur
me ato veshtrime mu sikur tė lutet
gjan se halle-madhes shpirti i kėputet;
me ato kapelle varur gjer nė vesh
zjarr’ i xhehenemit dolli krejt nė shesh!
Jo, moj xhane, kurrė s’mundem qė ta heq
qė tė thon’ se nusja ka njė huq tė keq;
na fle e na ngrihet kur asaj i teket
dhe i bėn qepallat sikur qan e meket!
Brėnda s’e mban vendi, gjan se u ēkallos
jasht’ na shkon pėrpara si njė koēollos
me dit’ e me orė zgjatet e mbufatet
me hije tė saja afėr darkės matet!

II

Nus’ e kėsaj kohe tjetėr zanat s’paska
a do marr’ kalemin qė tė bėj’ laraska
a do zėr tė shkruaj ose do dėgjojė
njė kuti tė vogėl qė na flet me gojė
Njė kuti tė vogėl qė mos qoft’ tė jetė
ėsht’ njė frėnk i marrė, ēirret e bėrtet!

Me njė biz’ nė dorė bėn sikur punon
kėmbėn pėrmbi kėmbė nusja e dėgjon;
dhe ēudi, moj motėr, si e qysh duron!
Duket nga njė herė zėri e lėndon
frėngu rri i qetė ose do bėrtas’
nusja e humbet dhe i vete pas
frėngu e ngre zėrin edhe sokėllin
nusja e lė pėrin edhe vėrshėllin;
ai flet me vete, flet e flet pėrēartė
nusja s’ėsht’ nė vete, bėnet mė e zjarrtė!

III

Halla do njė nuse, nuse gojaplotė
si njė zall tė bardhė, si njė zall tė fortė,
me shami nė krye an’e mban’ qėndisur
dhe me flok’ tė gjata prapa arratisur;
dhe me flok’ tė gjata deri mu nė mes
mu si nat’ janari sa tė thell’ tė zes;
me shami tė hollė ball’ e faqe hedhur
sa t’i duket syri nė qepallė kredhur;
me flori nė gushė hapur mu si prush,
si t’ju them, moj motra … pjergulla me rrush!

Rrall’e tek tė duket, rrall’e tek tė flas’,
njė thėllėz’ e bukur mbyllur nė kafas,
mbyllur nė kafas njė thėllėz’ e bukur,
mu nė mes tė reve hėna nė tė dukur,
mu nė mes tė reve si hėn’ e si yll
ose si njė xhinde fshehur nė njė pyll!
Halla do njė nuse si edhe i biri
rrėnjė prej ergjėndi, degat prej floriri,
me tė folur Halla, nusja tė hap’ sytė
“Lepe” fjal’e parė, “peqe” fjal’ e dytė;
edhe asgjė tjetėr, vetėm “lepe”, “peqe”
pasi zemr’ e Hallės qenka si njė qelqe:
po u thye, vajti, s’ka mė, ngjite, qepe,
zogu i plagosur di tė kap’ me sqepe!

IV

Ēupa – tregon Halla – nuk stoliset fare
qė ta njohėn bota zogėzėn beqare;
po kur bėnet nuse, nusja do tė niset
me fleta me lule pema do stoliset!

Dora me kėnah, koka me mazi
dhe nė cep tė syrit njė gjėkafsh tė zi,
“sevap” e “xhaiz” ėsht’ disa pika erė
sa t’i njom cullufet fresk’e bukur prerė!

Hajde dhe shaminė, sado ėsht gjynah,
lėre qė ta lidhi shtrembėr nė njė krah!
Po tė sillet bukur si dhe grat’ e para
sidomos - thot Halla – dua temenara!

Temena e shkretė humbi si njė ėndėrr
vjen tė merr nga sheshi dhe tė vė nė zėmėr,
pasandaj nė buzė, mbasandaj nė kokė
aty ku ėsht’ vendi pėr miq'e pėr shokė!
Aty ku ish vendi pėr miq’e pėr shoqe,
kurse nashti femra, kokėrr dhe karroqe,
vjen ta bėn me kokė, pasi tash po thuaj
na u bėn’ frėngesha brenda disa muaj!

“Me njė hėr’u bėmė
Zoti ia bėft’ frėngut shapkėn sa njė lėmė”
than’ e bjer pėr dita rroba tė mėndafsha,
rroba tė mėndafsha, rroba kasht’ e bar,
nusja pėr njė manto jep dy grushte ar!

Gjith’ pazarin nusja mu nė od’e futi,
na u bė shtėpia magazi ēifuti;
rroba pėr pasdreke, rroba pėr mėngjes,
rroba pėr nė mjegull, rroba pėr nė ves’,
disa pėr nė banjo, disa pėr nė kum,
disa kur t’ia bėjė njė daulle bum;
Disa pėr nė ēajra, disa pėr nė valle,
ruana zot dhe rroba pėr nė kanavale!
Disa pėr nė dimėr, disa pėr nė verė,
tamėm sa pėr vjehrrėn qė tė fryhet vrerė!

V

Mir’se mendjeshkurtėr femra u harbua,
burri q’ėshtė burrė ē’ka qė bėnet grua?
Ēdo gjė ka tė ngjarė, po kurr’ edhe kurrė
dorėn e njė femre nuk e puth njė burrė!

Pa mė thoni, zonja, si ka sy e faqe,
si mundet e bėnet mashkull pa mustaqe?
Kurse be’ e burrit, beja mė me hije
dora nė mustaqe bėnej deri dije
dora nė mustaqe edhe mos u tund
pasi fjal’e burrit aty merret fund!

Ēdo gjė u ndryshua, ēdo gjė u shkallmua,
koka u zbulua, kėmba u mbulua,
kur nė kohrat tona, me tė hyr’ qė hyje,
kundra mbetet jashtė, festja pėrmbi krye;
nashti futet brenda ēdo kėpuc’e lyerė
dhe kapell’ e pastėr varet pėrmbi derė!

Pjesa e tretė

I

Halla paska pritur me them' e tė thash',
sa u rrit shelegu edhe u bė dash;
nusja, ajo nuse, ndiz' e fal' cingar,
mė shum' nga cingari nusja merret zjarr!

Nusja, ajo nuse, ari i shtėpis'
bėri kėmb' e iku, xhepi u vithis.
Ari i shtėpis' bėri kėmb' e iku
kur njė nat' pas darke, njė kokosh: kikiku!

Ish kokosh'i Hallės, njė kokosh i bardhė
njė kokosh qė shokve nuk iu linte radhė,
kur ia thosh' i shkreti hipur pėrmbi shkallė,
zėr' i tij, moj motėr, ruante shtat' mėhallė!

Atė nat' - thot' Halla - bėri zė pa kohė
na u prish dhe moti, bėri shi e llohė,
koha u ndryshua, moda u ndryshua,
"Dua dy pal' rroba" nusja u harbua,
njėrėn e do klosh, tjetrėn ohohosh,
zuri borxh'e parė dy mij' e ca grosh!

II

Njė dit' mė thosh' nusja, gjėra pėr tė qeshur,
sa qė mė ra krahut dhe kėmish' e veshur:
"Hall', nė ke tė holla mbetur e kursyer,
lėri nė njė bankė, vėndi mė i vyer!"

Nuk e dinte nusja fjalėn e tė parit:
- Haje o i menēur, mallin e tė marrit -
Ari, bija ime, ari i kursyer
vėndin e ka bukur brėnda nė qemer!
Me tė thirrur : xhep!
xhepi tė thot' : lep!
Ari nė qemer, foshnja pėrmbi bel,
na i tha i pari qė shikonte thell'!

Ka edhe tė tjera, fjalė q'i merr era
mir'po nga njė herė nuk i nxė as dera
ē'pret nga brez'i ri?
Gjėja mė ēudi s'quhet mė ēudi!

Nusja paska parė nė qitap tė ri
qė pėrpara ligjit jemi njė lloji,
edhe un', moj motėr, zėre nga t'a zėsh
me kėdo njė grua qėnkam njė e njėsh!

Mir' i thash, moj bijė, po qitap' i vjetėr
thėnka njė gjė tjetėr:
Syri do t'i plasė, dora do t'i thyhet,
dora e mameshės qė s'ju preu kryet
dhe ju la bela,
zjarr nė xhep pėr burra, hal' nė sy pėr gra!
Nashti jam mėsuar
mu si maj' e malit me dėbor' ngarkuar!

III

Halla thot' tė drejtėn, nusja kur tė flasė
para Hanko Hallės, fjalėt mir' t'i masė;
nusja eci mėngjėr ose shikoi vrėngėr,
s'ka tė bėj', se Halla, ka njė deli zemėr.
Femra nė ka njė, Halla na ka dy,
dhe sado qė fajin bam ta thot' nė sy,
sa her' na ka falur! Nusja na lajthitet,
kok'e falur s'pritet!

Tė rinjt' e tė rejat jan' si ditė prilli
rriten dita-ditės dhe si trėndafili
her' i deh bilbili, her' i deh veriu
her' po kot sė koti dehen vetvetiu.
I riu - veriu thėnka dhe i pari
fjala e tė parit vlen mė shum' se ari!
Si e re qė ėshtė edhe nus' e Hallės
derdhet mu si vala, vala i ngjan valės;
po sado tė derdhet mu si val' e detit
nonjė dėm s'i bėhet detit e kismetit!

Shkoni e shikoni valėn qė valon,
se sa shum' gjėmon, se sa pak gjykon'
me re' e me erė zė e guduliset
tundet e lėkundet dhe nga shtrati niset;
fryhet edhe fryhet duke ngritur kryet,
pasandaj i teket anės detit thyhet;
njėra shkon pėrpara, tjetra turret pas
njėra do pėrplaset, tjetra do pėllcas';
si e si tė bėjnė sa shum' e mė shumė
mbi kurris tė detit buj' e zhurm' e shkumė!

Mir' po deti det
dhe asgjė s'humbet!
Dhe sado qė duket se u bė rrėmujė
deti si pėrhera rrafsh e plot me ujė!


Pjesa e katėrt

I

Shpirt e xhanė,
eja, mė thot' nipi, vemi nė Tiranė,
eja, Hall', tė lutem se do bėsh sehir
zonja shum' tė mira, burra shum' tė mir'!

Lėm, tė keqen Halla, ti mė rruash tė paēa
un' pėr her' tė fundit do tė dal, nė dalēa;
e do dal, do iki dhe do shkoj pėr jetė
nė sehir tė fundit, nė sehir' tė shkretė!

Un', mor djal' i Hallės, nėna e shtėpisė',
kam njė tuf' me halle varur mbi kurris;
kam njė tuf' me derte, kam njė tuf' me halle
nga ato qė zbardhėn vetull e qepalle;
e i thash' i thashė...Djali, me shum' mall
eja, nguli kėmbėt xhan' e shpirt, o Hall'!
Desha dhe nuk desha,
hodha namazbezin, mir' e mir' u vesha,
dhe qė atė ditė hipėm nė kaike,
ish pėr her' tė parė qė po veja mike,
mike nė pampor;
prita edhe prita, po sa prita s'di
mbas nonjė orė,
si i thon' nashti,
pasi dhe sahatin, sahatin e gjorė,
qė kur na e prishėn edhe e bėn' orė,
- na u bė dhe koha fare li e lesh,-
sahatin e saktė nuk po e marr' vesh!

Prita nė pampor, prita kot sė koti:
as e zonja erdhi as edhe i zoti;
"Mirseerdhe, moj zonjė" njeri nuk mė tha,
frėngun dhe frėngeshėn ujku qė s'i ha!

Un', thot Hanko Halla, sado qė kam rar'
matem e peshohem me flori e ar;
na jemi si rrėza, mu si rrėz' e djellit
qė sado qė bije lart nga maj ' e qiellit,
bije nėpėr male, krahu nuk i thyhet,
bije nė moēale, kėmba nuk i lyhet!

II

Pasandaj pampori fryti e u nis;
si kėrcasin muret, muret e shtėpis'
si kėrcasin muret kur i rreh tėrmeti,
po ashtu kėrcisnin kur i rrihte deti
eshtra e pamporit; mirpo mė sė fundi
diti si e tundi!

Kur i vinte vala, bėnte sikur kridhej,
kurse valės tjetėr drejt pėr drejt i hidhej,
aty valės dukej anės do ia mbante,
kurse valėn tjetėr mes pėr mes e ēante!

Ball' i bėri bukur detit tė tėrbuar,
njė dybek i rrihte mu nė kraharuar;
dank e dunk dybeku...un' sa jesh kumbisur
kur dėgjoj ca pula tue kakarisur!
Tepėr u habita, qėnkemi nė Vlorė
apo harroj udhėn ky i shkret pampor
dhe u kthye prapa? Po nė mbeēim udhės?
Kur dėgjoj qė thoshin : "kena mrri nė Durrės!"

Qė thoni, moj zonja, erdhėm nė Tiran'.
Po kur disa femra, m'u bėfshin kurban,
disa qyqe femra mė njė qoshe mbledhur
ferexhet e zeza pėrmbi krye hedhur,
koka e mbuluar, kėmba e zbuluar,
ruana zot nga fėmra kurse ka ēkalluar!

Thon' se nga njė herė kėto ferexhera
diku i ngrė era,
brenda duket zogu ball' e gush flori
qė i thot' Tirana "zogėza kumri";
qėnka guguftuja qė i themi na,
mirpo ėsht' gjynah, s'mundet "me u pa"!

Afėr disa meshkuj, veshur, po si veshur?
disa pėr tė qarė, disa pėr tė qeshur;
nė krye nė kėmbė pa shije pa hije,
ēfar' t'ju them moj motra, pika qė s'u bije!

Disa pėr tė qeshur, disa pėr tė qarė,
s'paska mė shqiptarka, s'paska mė shqiptarė!
Ku jan' ato rroba, rrobat e tė parit
rrobat qė peshohen me dėrhem tė arit?

Tej njė shesh i gjėrė bota jep e merr,
edhe njė gjėlpėrė s'ka se ku tė bjer';
zonja e zonjushe si thėllėza fushe
mu si pika ari, mu si flori gushe;
dy nga dy po ecin, me bėrryle shtyhen,
nė se u hedh dorėn, me njė her' do thyhen!

Me njė her' do thyhet mez'i holl'i vajzės;
hedhur si lastarė, hedhur si billonja;
zonja mu si ēupa, ēupat mu si zonja;
palėt mu si valėt, shkon e vjen njė tjetėr,
duket than'e juqe edhe fėmr'e vjetėr!

III

Blegėrin njė dele, tingėllin njė zile,
bota paska halle, hallet me kaēile;
hallet me kaēile, halle prej Tirane,
lum Tiran' e kuqe mbushur me zeshkane!

Mir' po - vazhdon Halla, pakėz e ēuditur,
rri si rri sorkadhja, ēap e vrap lajthitur -
mir' po ra mėngjesi, rrugėt do i pėllcasėn;
lozėn edhe karta, birēe ose briē
ēekan e ēekiē nė kok' e godiē.

Folu, nuk tė flasėn; ktheu, zėn e shkasėn
dhe mė cep tė syri din' se si tė vrasėn.
Dhe ajo qė duket ėngjėllush'e butė
nė njė shishe brėnda dy shejtane futė;
llėra lakuriq, kėmba lakuriq,
demek sa pėr mua ...edhe burri vdiq!

IV

Hanko Halla isha, Hanko Halla jam
Hal' nė sy i kisha, hal' nė sy i kam
Nuk mė mbushet syri, nuk mė mbushet zėmra,
nuk mė piqet ylli me tė tilla fėmra!

Mir'po - vazhdon Halla, - edhe psherėtiti, -
aty nga del fjala do mė dal' dhe shpirti;
pa do them tė drejtėn se mė bėnet derte,
cilido gjynahun le ta ket' pėr vete,
kur i pash' tė parat, desh mė zuri frika
kur i pash' tė dytat...de iu rėntė pika!

Ato nė mos qofshin, kėto pėr tė qėnė...
duket pem' e bukur qė ka mbir' me hėnė;
duket pem' e bukur qė me hėn' ka mbirė
dhe qė asaj dite ish sahat i mirė:
Porosita djalin: - Nė se tė kam djalė,
ik e i thuaj nuses tė m'a bėj hallallė! -

V

Aty Halla heshti, hoqi, psherėtiti,
njė kujtim i vjetėr erdhi e goditi...
Kur ish Hanko Halla nuse topi 'i borės
kur "Ai" e mbante nė pėllėmb' tė dorės,
vishej edhe ngjishej sikurse njė flutur,
sikurse njė flutur nėpėr fleta futur!

Sako dhe tumane...ar edhe mėndafsh;
varur pendolirat...shko njė her' mė qafsh,
shkonte si veri e vinte si tallas,
kėmba, si krah zogu, s'linte gjurma pas!

Halla ish njė lule, dhe nga ato lule,
syri me ta parė, mu nė gjunj u ule.
Ajo ish njė lule, po edhe "Ai"
ish pėr atė lule njė saksi flori.
Fund'i fjalės Halla ish njė dallandyshe,
si ish e si qėnka...jan' dy gjėra ndryshe!

Fund

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Mandi : 26-06-2019 nė 07:35
BATO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 00:17   #22
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Ali Asllani

ALI ASLLANI, POETI I DASHURISĖ



Duhej tė isha rreth dhjetė vjeē kur dėgjova pėr herė tė parė emrin e tij. Ja se si ndodhi: dajua i babait tim, Xhemil Veli Duka nga Vranishti i Vlorės, drejtor i shkollės sė atij fshati, zbriste nė qytet njė herė nė muaj pėr tė marrė pagėn e tij dhe tė mėsuesve tė tjerė. Atė natė flinte tek ne, jo vetėm se qyteti nuk kishte hotele, por edhe se i hahej muhabeti me tim atė. Njė herė, duke mė parė qė po shkruaja detyrat, u afrua, i pėlqeu kaligrafia ime, mė mburri shumė. Sė shpejti e kuptova pėrse e bėri kėtė. Nxorri nga xhepi njė fletore tė trashė me shkrim tė kuptueshėm dhe m’u lut t’ia kopjoja brenda njė muaji. Gjithė atė muaj kopjova me kujdes vjershat e dajos sė babait tim, qė mė pėlqyen shumė. Ishin kėngė trimėrie pėr heronj tė ndryshėm, sidomos tė Luftės sė Vlorės, por edhe vjersha dashurie. Disa vargje i mėsova pėrmendėsh. Mė duhet tė them se, nėn ndikimin e tyre, bėra edhe unė njė vjershė pėr maēokun tim tė kuq, qė ishte hajdut i madh dhe na e vrau gjitoni Kadri sė bashku me gruan e tij Bejeko. Kur erdhi dajo Xhemili herėn tjetėr, e vėshtrova me mė tepėr respekt, i recitova disa nga vargjet qė mbaja mend, i recitova gjithė krenari edhe kryeveprėn time tė parė. Ai qeshi me gjithė shpirt dhe tha: “Unė shkruaj pėr heronjtė e vėrtetė, ti bėn hero maēokun” dhe filloi tė mė ligjėrojė pėr patriotizmin. Unė i thashė se ai ėshtė poet i madh, mė i madhi i tė gjithėve dhe do tė pėrpiqesha t’i ngjaja. Dajo Xhemili u vrenjt dhe mė tha: “Poet i madh ėshtė Ali Asllani. Unė jam njė rapsod dhe vetėm kaq”.
Kėrkova tė lexoja poezi nga Ali Asllani, por nuk gjeta. Duhet tė pohoj se fillova tė frekuentoj bibliotekėn nė moshė fare tė vogėl pėr hir tė tij. Ishte viti 1954. Gjithė letėrsinė e re shqiptare, e vetmja qė lejohej atėherė, e lexova brenda njė jave, por Ali Asllanin do ta lexoja tė cunguar vite mė vonė. Pėrse? Njė poet dashurie aq i veēantė, himnizuesi i Vlorės, i vendit, damkosėsi i satrapėve dhe tradhtarėve, pėrse ndalohej? Pėrse cungohej?
Kur miku im, piktori Koēo Zhezha, nė vitin 1987, do tė mbronte diplomėn nė letėrsi, i rekomandova Ali Asllanin dhe ai, duke marrė leje pėr tė gėrmuar nė arkiv, vuri re se sa poet i fuqishėm ishte, mė falėnderoi qė ia rekomandova dhe kėrkoi tė bėhesha udhėheqės i diplomės sė tij. Kreva njė detyrė dhe njė merak tė vjetėr ndaj Poetit.
Por njė punė tė plotė e tė thelluar ka bėrė Dr. Bardhosh Gaēe, me grumbullimin dhe botimin e plotė tė veprės sė tij nė dyvėllimshin “Vidi-vidi pėllumbeshė”.
Me kėnaqėsi zgjodha disa nga kulmet e krijimtarisė sė tij qė i rrinė kurorė poezisė shqipe tė asaj periudhe, ku shkėlqyen emra aq tė veēantė si Ēajupi, Asdreni, Mjeda, Lasgushi, Fishta, Fan Noli, Migjeni.

Hiqmet Meēaj, janar 2005
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 00:24   #23
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Ali Asllani - poezi

ALI PASHA TEPELENA


Nga satrapėt mė satrap
nga dervishėt mė dervish,
ky zabit, ky dreqo-lab,
pa kalem e pa qitap,
paskish lindur me kėmish!

Po satrapin, unė ju lus,
mos ta marrim pėr qortim,

ai ish njė kryetrim,
njė rrufe, njė vetėtim,
qė i tha sulltanit: sus!

Njė rrufe...
Po rrufeja, vini re,
i ka rrėnjėt nė njė re!
si dhe truri, tungjatjeta,
me gjith’ dritėzat e veta,
i ka rrėnjėt nė kaptinė!
po sa larg dhe sa lart
shkon e ndrin dhe vetėtin!

Dhe Ali Pasha kajmeni
nip stėrnipi i njė dere,
soj dervishi, soj sejmeni,
i ushqyer me mėna ferre!
me guzimin mrekulli
u bė kryefermanlli
dhe nga truali i tij i ngusht’
i lėshoi njė goxha grusht
perandorve osmanlli!

Dhe arriti sa pothuaj,
nė tryezė tė ēezarve
ku vlon hymni ngadhnjimtarve,
hymn’ i tija s’mbet i huaj!

Le t’i ngrem’, pra njė dolli!
fam’ e tija ėshtė e madhe,
vler’ e tija mė e madhe!
Nė e ultė historia,
di ta ngrerė Shqipėria,
sepse trimin, nuk e nuk,
trimi trimin nuk e zhduk!

7 PRILL 1939

Shtatė prill...
Kopilove o kopil
E u lute u kėpute
Njėqind pash nė dhe u fute!

Natyrisht njė tradhėtor
Spor e fisit arbėror
E pret hasmin me daulle
Kur gjen ditėn ta bėn pulle!

Na e gjeti dhe na ra
Vret Shqiponjėn qė s'u vra
Nuk u vra dhe nuk do vritet
Posht perpjet me vrull vėrtitet!

Ja dhe hymni qė na thurri
Hymn'i zi i njė qivuri:
"Eja, eja alala
Tė na rrojė Duēeja
Duēeja guguēeja
Le tė rroj’ edhe flamuri
Sa pėr sy e pėr bela!”

I pabesi ta dij’, pra
Ndėr kasolle me njė tra
Qė nga Shkodra gjer nė Dropull
Rron ai qė i thon’ popull!

Ajo dor’ qė rreh dybekun
Di ta mbush edhe dyfekun
Nė se ditėn ēan ugar
Edhe natėn thurr litar
Thurr litar e kalit grushtin
Dhe e var nga kėmbėt pushtin!

PYETA VALET VOGELUSHE

Pyeta valėt vogėlushe;
mu si krahėt e njė gushe
pėrmbi supe nga njė shkumė,
kush mė pak e kush mė shumė,
venė e vinė e shkojnė e shkasėn
dhe pėrhera pėr ty flasėn.

Valėza, o valėza,
farė e fis me vashėza,
ku e keni shoqen tuaj?
Ruaje zot nga erė e huaj!

Pyeta zoga, pyeta zogj,
pyeta zemrėn qė m’u dogj,
pyeta lulet nėpėr baēa,
nėpėr baēa, qė un’ plaēa,
muaj e vitra po tė pres,
vidi-vidi pėllumbeshė!

Vidi-vidi zogėza,
farė e fis me zojėza,
ku e keni shoqen tuaj?
Njė minutė e gjat’ njė muaj!

Vidi-vidi pėllumbeshė!
pėr ty qaj e pėr ty qeshė,
pėr ty qesha; gjithė jeta
me gjith’ lule, me gjith’ fleta,
u bė fli pėr ata sy;
ēdo gėzim ta fala ty!

E ēdo brengė e mbajta vetė.
Tash afroi e thėnė e shkretė,
dhe un’ s’di ku jam, ku vete,
rroj pėr ty e vdes pėr vete!

VLORA

Andej Qaf’ e Topit hedhur si sorkadhe
kėtej Guzbabaja, njė urat’ e madhe,
mu nė mes tė tyre shtrihet njė qytet
shtėpi e shqiponjės pėr eternitet;
Vlora tungjatjeta, vendi i mrekullive,
maten me Sazanin degat e ullinjve!

Shėtita Evropėn, shėtita Azinė,
gje’ te moll’ e kuqe vajta gjer nė Kinė,
sa tutje mė tutje, sa lark e mė shumė,
dhe atje ku piqej buka mu nė kumė;

Deri prapa diellit, nė tingli majmun,
dhe atje ku zoti quhej Firaun!
Tobe ja rabi! fryhemi gjynah,
kapėrceva qiellin si njė zok me krah!

Kapėrceva dete mbushur me inxhira,
kapėrceva male gurė xhevahira,
gjithė mė gostitėn, gjithė i gostita,
sa mė velesitėn, sa u velesita!

Ē’do qė desha pata, qumėsht dallandyshe,
sa tė hanin gjithė, gjyshe dhe stėrgjyshe;
dhe me re tė bardha dhashė edhe mora,
hazinera gjeta, kur mė hante dora!
dhe me re tė bardha mora edhe dhashė,
po si Vlorėn time njė qytet nuk pashė!

Vlorėn edhe Vlorėn thelp e kam nė zemėr,
ditėn e kam dritė, natėn e kam ėndėrr...
ēdo or’ e minutė ty tė kam nė gojė,
mbase tė zė lemza, kur un’ tė kujtojė!
Vlora im’ e bukur, Vlora im’ e lirė,
vetėm ty tė dua dhe njė gun’ tė dhirė!

Aty n’ata rrethe, aty n’ato rrėza
ēdo zonj’ e zonjushe matet me thėllėza!
Aty shpirti dridhet, aty zemra hidhet,
aty rreth e rrotull lozėn gugulidhet;
dhe pėr her’ tė parė po nė atė vėnd
njė zogėz, njė... hajde, mė rrėmbeu mėnd!

Vlora im’ e bukur, Vlora im’ e lirė,
vetėm ty tė dua dhe njė gun’ tė dhirė!
E kudo qė isha e kudo qė jamte
kėng’ nė buz’ tė kishja, lot nė sy tė kamte!

MBI QEPALLE ME TROKIT

Mu kėtu,
ku ormisi1 zėmrėn zoti.
Aty kam njė guguftu,
qė e koj me pika loti.

Natėn vjen e bėnet dritė,
bėnet drit e bėnet yll,
mbi qepallė mė trokitė,
s’mė lė syrin qė ta mbyll.

Ditėn bėnet vetėtimė
e me krisma e me bujė,
shkrep nė mes tė shpirtit tim
dhe mė prish, mė bėn rrėmujė.

Iki larg e ngrihem lart
kaloj drit’ e kaloj hije,
pastaj zė e flas pėrēart
dhe nė kėmb’ tė saja bije.

E kudo qė ajo vete
mė tėrheq si hije pas,
zot, o zot qė s’jam nė vete,
e humbas, humbas, humbas...

Dhe buēas si val’ mbi zallė,
kur buēet e kur dremit,
ajo vjen pėrher’ vėrdallė
mbi qepallė mė trokit.


-------------------------------------------------------------------
1.ormisi- zbukuroi, stolisi

KATER STINA KATER ĒAPA

I
Vjeshtė...
Nėpėr hije s’ka mė shije,
lot’ i par’ dhe mė i thjeshtė
ėshtė fletė e gjor’ qė bije!

Nėpėr dega, nėpėr gjethe,
dor’ e erės po trokit:
me rrėnqethje si nė ethe,
fillon pema pėshpėrit!

Sosi kėnga nė fole,
hyri reja nė kufirė,
dallandyshja, ler’ e le,
ja nis kėngės lamtumirė!

Dallandyshja ime, haj!
do mė lėr e do mė shuaj;
ku do shkeli kėmbė e saj,
loti im do jetė i huaj!

II
Shkoi dhe vjeshta me sa pati...
vargje vargje varet reja,
zbriti drėr’ i madh nga shtrati,
po andej nga zbret rrufeja!

Bota mbytet nga njė mjegull,
dita thyhet, nata rritet,
nė oborr e shkreta pjergull,
sa po vete po ronitet!

Qielli ulet, ulet, ulet
rreth e rrotull tym e ujė,
reja, vjen mbi supe ngulet,
er’ e egėr bėn rrėmujė;

era vjen me duf si plumbi
dhe nuk le folé nė vėnd,
dallandyshja ime humbi
edhe unė i humba mėnd!

III
Kalon koha dal’ nga dal’
nata thyhet, dita rritet;
diell’ i dimrit rrall pėr mall,
si sorkadh me ēap vėrtitet!

Mbi njė degė e mbi njė tjegull
nanurit njė zog i gjor’,
nė oborr e shkreta pjargull
merr njė hov paraveror!

Ja dhe shkurti shkurtabiq
s’lė dy gurė nė njė qoshe,
po vesh trupin lakuriq
tė bajames bukuroshe!

Mars, o mars me huqe shumė,
njė rremall e njė nopran,
aty vaj e aty shkumė
aty qesh e aty qan!

Ėshtė e gjėr’ sa ėsht’ njė botė
dhe nė vjen me ca rrėmbime,
ėshtė i thell’ sa ėsht’ njė lotė,
po i holl’ si zemra ime!

IV
Kur bėn koha diell e shi
merimanga paska dasėm,
s’di, pėr zotin, po tashi
un’ dhe zemra ime shkasėm!

Mėndja vete ku nuk vihet...
e mė tej, e mė pėrtej...
njė pullumb qė di e ngrihet
ai di se ku do vej’!

Ku nuk vete mėndj’ e shkretė
bėnet shkum dhe mbi tallas,
un’ po varem tatėpjetė...
ajo shkon e shikon pas!

V
Paravera me bilbila
koha qesh dhe buza qesh,
diēka thon’ pėr trėndafila
goj’ pėr gojė e vesh pėr vesh!

Kridhet bota nė stoli,
nė stoli e nė sedefe,
dridhet zėri nė vjoli;
dor’ e vajzės rreh dy defe!

Ngrihet kupa me dolli,
njė dolli me tre shėndete,
rrotull zoga meskalli,
dy pėr zogėn, njė pėr vete!

Pjesa ime tepėr pakė;
pi dy pika, heth njė sy,
mezi marr njė pikėz flakė
sa pėr zemėr...gjer aty!

VI
Thon’ se shiu muajt maj
nėpėr dete bėn sedefe
dor’ e vajzės punon paj’,
dor’ e majit bėn gjergjefe!

Pik’, ergjėndi vjen me fate
e ēdo pik’ me kėmb’ tė mbarė,
nėpėr llėra, nėpėr shtate
tingėllin si pika ar!

Erdhi vera pėrsėri
kalipeē mbi shtiza dielli,
bejk’ e stanit buz’ flori
del e pret me kėnga fyelli!

Pėrsėri dhe pėrsėri
pėrqafonen flladi, fleta,
ah, kjo kėnga dashuri
ėsht’ e ėmbėl shum’ e shkreta!

Ngrihet kupa me dolli,
me dolli e me shėndete,
un’ po rri e vėrshėlli...
as pėr zogėn, as pėr vete!

Pjesa ime njė puqer
rrall’ njė vetull, rrall’ njė sy,
dhe si drita nė uj’ thyer
ca kujtime...gjer aty!

VII
Shkoi dhe vera me aq bujė,
shkoi me gjith’ ato stolira,
plaē, moj ver’, qė pėr pak ujė
thave lulet mė tė mira!

E njė vit i gjithi shkoi,
katėr stina, katėr ēapa,
un’ kėrkoj, kėrkoj, kėrkoj...
djalėrin’ qė mbeti prapa!

Aty brėnda kam ormisur
me kujtime, me gatime,
thellė e thellė i kam stolisur
nė bėrtham’ tė zemrės sime!

S’kalon koha, kaloj unė,
jet’, o jeta e flamosur,
jam nė gusht, dhe gusht e gunė...
plaēa un’ qė paskam sosur!

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", shkurt 2005)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-04-2015, 23:38   #24
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,236
Thanks: 7,089
Thanked 3,296 Times in 1,338 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

. . .KOMBI?
Ai lipset qė tė rrojė.
E doemos qė do tė rrojė!
Qoftė me hir, qoftė me pahir!
Se dhe aty ku bie zjarri,
shpėrthen lulja mė e mirė.
Ali Asllani ~ "Dasma e madhe"

__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-08-2015, 22:14   #25
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,236
Thanks: 7,089
Thanked 3,296 Times in 1,338 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani



Ē’do tė thotė patriot - Ali Asllani
Ē’do tė thotė patriot
sot pėr sot nė Shqipėri?
Njė tuf’ ah e njė tuf lotė,
njė njeri i pa njeri!
Jo, jo! Burri i bėn ball’
do buēit si val’ mbi zall,
Sa mė zi edhe mė zi
sido qoftė pun’ e tij,
copė-cop’ i bėnet buza
po aspak s’i falet shpuza.
Sikurse njė gur stėrrall,
nė gji zjarrin e ka ngjall,
qoft nė lum’ e qoft’ nė det
zjarr’ i tija nuk humbet!
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-08-2015, 22:15   #26
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,236
Thanks: 7,089
Thanked 3,296 Times in 1,338 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

7 Prill 1939 - Ali Asllani
Shtatė prill…
Kopilove o kopil
E u lute u kėpute
Njėqind pash nė dhe u fute!
Natyrisht njė tradhėtor
Spor e fisit arbėror
E pret hasmin me daulle
Kur gjen ditėn ta bėn pulle!
Na e gjeti dhe na ra
Vret Shqiponjėn qė s’u vra
Nuk u vra dhe nuk do vritet
Poshtė-pėrpjetė me vrull vėrtitet!
Ja dhe himni qė na thuri
Himn’i zi i njė qivuri:
“Eja, eja alala
Tė na rrojė Duēeja
Duēeja guguēeja
Le tė rroj’ edhe flamuri
Sa pėr sy e pėr bela!”
I pabesi ta dij’, pra
Ndėr kasolle me njė tra
Qė nga Shkodra gjer nė Dropull
Rron ai qė i thon’ popull!
Ajo dor’ qė rreh dybekun
Di ta mbush edhe dyfekun
Nė se ditėn ēan ugar
Edhe natėn thur litar
Thur litar e kalit grushtin
Dhe e var nga kėmbėt pushtin!
-----
Foto:
Festime italo-shqiptare...
Festojnė tullacėt e Duēes dhe barkderrėt "vizionarė" shqiptarė

__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-06-2019, 17:56   #27
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,236
Thanks: 7,089
Thanked 3,296 Times in 1,338 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

VAJZA SHQIPTARE

I
Kush tė ka dėrguar, hėna apo djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa pate ka qjelli?
Nėpėr ato pate, madhėri e artė,
Ka tė tilla shtate, si tė zotris’ sate?

Nė je ndonjė ėngjėll, udhėn ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrės sė goditur?
Nė je ndonjė valė, kush ėsht’ ai mall,
Qė tė ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Nė je ndonjė ēupė, do tė mbaj mbi sup,
Do tė ngjesh nė zemėr, do tė pi me kup’!
Nė je ndonjė lule, e ku do keē mbirė,
Si mundet e bėnet lulja kaq e mirė?

Nė se je sorkadhe, lumthi kush ka ēapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush tė paska rritur, kush tė ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Nė je ndonjė xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku ėshtė ai pyll, ku ėshtė ai mur
ku ti vete fute dhe qėllon me gur?

II
Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?

Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
Desha qė ta dija ku ėsht’ pylli yt!

Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!

Nė je ndonjė erė, njė veri nė ver’,
Nga se po tė digjet trupi ylyver?
Nė je ndonjė ėndėrr, shum’ tė lutem shum’,
Nė tė dasht’ qejfi tė tė shoh nė gjum’!

Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?

Pa le ta dėgjojmė njė herė e dy herė,
fol, moj dallėndyshe, qė kėndon mbi derė!
Fol moj dallėndyshe, se sa mė vjen mirė,
Mos je ndonjė vajzė nga njė vend i lirė?

- Un’ jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!

Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par’,
Lul’ e vėndit tėnė katėr stinat ēel
Edhe erė e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush mė ka qėndisur?
Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
Ėshtė drtiė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
Mė shum’ nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!

__________

Poezi nga Ali Asllani


__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-06-2019, 17:57   #28
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,236
Thanks: 7,089
Thanked 3,296 Times in 1,338 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Ē'DO TĖ THOTĖ PATRIOT?

Ē'do tė thotė patriot
sot pėr sot nė Shqipėri?
Njė tuf' ah e njė tuf lotė,
njė njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bėn ball'
do buēit si val' mbi zall,

Sa mė zi edhe mė zi
sido qoftė pun' e tij,
copė-cop' i bėnet buza
po aspak s'i falet shpuza.

Sikurse njė gur stėrrall,
nė gji zjarrin e ka ngjall,
qoft nė lum' e qoft' nė det
zjarr' i tija nuk humbet!

_________________
Poezi nga Ali Asllani

__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-06-2019, 18:58   #29
King Bardhyl
Super Moderator
 
Data e antarėsimit: Mar 2015
Posts: 6,379
Thanks: 3,613
Thanked 2,916 Times in 1,975 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
King Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ali Asllani

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kryeplaku Shiko postimin
Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
ēift i embel, ēift me shije
ēift o ēift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ē'me gjet mua,ēme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Ēift i bukur,ēift me shije
Ēift, o ēift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!

Ali Asllani Zonja Lu Recitoi Gj Risilia
__________________
“The first step in liquidating a people,' said Hubl, 'is to erase its memory. Destroy its books, its culture, its history. Then have somebody write new books, manufacture a new culture, invent a new history. Before long the nation will begin to forget what it is and what it was. The world around it will forget even faster.”

― Milan Kundera, The Book of Laughter and Forgetting
King Bardhyl nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur