Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-02-2018, 23:33   #1
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Jozef Radi

Monumenti nė Kėmbė i Musinesė…

nga Jozef Radi

…Hymn pėr nji grua,
pėr shumė gra,
pėr gjithė gratė…


Musine Kokalari (10 shkurt 1917-1983) - 101 vjetori i Lindjes intelektuale, humaniste, shkrimtare (e Para Shkrimtare Shqiptare), politikane, kundėrshtare e hapur e regjimit dhe diktatorit komunist. Jetoi 39 vite nė burgje dhe kampe interrnime humbėtirave dhe vdiq e vetmuar... e dhunuar edhe ne vdekjen e saj. Vetem 10 vite mbas vdekjes, nė 1993, iu dha titulli “Martire i Demokracisė”.

Pėr Musine Kokalarin kam lexuar dhe dėgjuar shumė… kam dėgjuar atėherė kur ajo qe e vrarė humbėtirave tė heshtjes dhe askush s’guxonte ta pėrmendte emrin e saj; kam dėgjuar mbrėmjeve rrėfime pėr tė, si pėr nji Hirushe qė humbi kėpucėn nė pyllin e Djajve tė Kuq… kam dėgjuar pėr nji grua qė rrinte edhe midis burrave mė tė menēur dhe ndriste… kam dėgjuar dhe menduar pėr Atė, pse im atė e kish pasur shoqe botimesh dhe universiteti, kurse nėna ime kish kaluar nji pjesė tė burgut dhe tė rinisė me tė… Kėshtu, Musineja ka qenė dhe mbeti njeri i shtėpisė tek ne edhe pa e parė, edhe pse e “keqja e pėrbashkėt”, e kish hedhur si Atė, ashtu edhe Prindėt e mi humbėtirave tė poshtėrimit…



Si pėr nji mike tė shtėpisė, kam qenė vazhdimisht i interesuar pėr tė… pėr ēdo grimcė tė jetės dhe veprės sė saj, pėr ēdo shkrim e foto tė saj, dhe sa mė thellė futesha nė botėn e kėsaj gruaje tė rrallė, aq mė e madhe bėhet bindja ime nė madhėshtinė vetmitare dhe tė pashoqe tė saj…

Prandaj sot me guxim mund tė them se: s’besoj tė ketė grua tė kėsaj bote tė madhe, tė nivelit intelektual dhe shpirtėror tė Musine Kokalarit tė jetė rrethuar me aq shumė urrejtje dhe poshtėrim, me aq shumė policė dhe burgje, me aq shumė spiunė dhe internime, me aq shumė fėlliqėsi dhe bisha, me aq shumė injorancė dhe shpėrfillje… bile Rrethimet e Musinesė me ferr e tmerr komunist… simbolikisht mund t’i krahasoja me Rrethimet e lavdishme tė Krujės nga pushtuesit mė tė egėr…

Nė nji betejė, kundėrshtarėt edhe vriten, po nuk u cėnohet dinjiteti… as robėrve as viktimave, kurse fundėrrinat sunduese dhunuan jo njerėz dhe heronj po edhe kufoma, i ēuan ato deri te gremina e vdekjes, po nuk i vranė, jo pse u dhimbseshin, por sepse deshėn ta gėzojnė egėrsisht atė vdekjen e ngadalshme nėn dhunėn e tyre, t’i gėzohen tjetėrsimit dhe rrėnimit tė vlerave tė njeriut stoik… aq mė e dhimbshme kur ky personazh ishte nji grua fisnike e nji dere tė Madhe e tė nderuar. Kjo bėhet edhe mė e beterrshme kur mendon se ajo ishte ndėr intelektualet e rralla, tė cilat koha i sjell rrallė, veē ndonji herė dhe s’merr guxim t’i pėrsėrisė mė… E Musineja mbetet e Papėrsėritshmja!

Musineja, jashtė gjithė vlerave tė saj intelektuale, shfaqet sot si monumenti mė i lartė moral i gjitha kohėrave, nji monument sa i dukshėm aq dhe i padukshėm, nji monument qė ende ėshtė i detyruar tė jetojė ndėr shpirtra, e t’i rrisė nė heshtje dhe pa zhurmė pėrmasat e saj, pėr sa kohė qė kjo shoqėri sė cilės i pėrkasim, ndodhet nė ēaste rrėnimesh e rrėzimesh tė skajshme morale, siē po na i dėshmon me shumicė koha e sotme…

I kam lexuar disa herė kėto pak faqe nga dorshkrimet e Musinesė, dhe i ndjeva si njė pajė nusėrie e qėndisur nė ferr, njė pajė e qėndisur me fill tė artė dashurie, ashtu gėrmė pas gėrme, fjalė pas fjale, dhimbje pas dhimbje, tmerr pas tmerri… dhe jam pėrpjekur tė futem thellė nė vetminė e saj solemne, tė ndalem aty, pėr tė kuptuar thelbin e kėtyre shėnimeve, qė pėrcillen pėrmes figurave dritdhėnėse tė Rilindjes, pa u ndalur shumė tė vuajtjet e saj. Sepse Musineja nuk i pėrket njerėzėve qė qahen, po njerėzve qė besojnė dhe trimėrojnė…
I rilexoj kėto shėnime tė shkruara ndėr netė tė egra dimri, netėve tė janarit tė 1977, dhe ndjej nėpėr rreshta tė disiplinuar e tė shkruar qetėsisht thellė e qartėsisht bukur nji klithmė tė madhe! Nji klithmė, qė nuk duhet veē lexuar, por edhe duhet pėrcjellė te ēdokush qė beson te humanizmi, e nė mėnyrė tė veēantė te brezi i ri, qė ėshtė i shterrur modelesh, sepse ai ėshtė nji mesazh-klithėm ndaj vlerave morale tė nji shoqėrie historikisht qėndrestare, por qė kahera e bjerr dukshėm e pa asnji dhimbje veten; qė kaherė po i shthur frikshėm strukturat shpirtėrore qė u kanė mbijetur stuhive edhe mė tė zeza se komunizmi i kuq…

Mesazhi i kėtyre pak rreshtave tė saj ėshtė ai i mbrojtjes sė vlerave morale tė njeriut shqiptar, ėshtė mesazhi i mosnėnshtrimit tė njeriut shqiptar ndaj sė keqes, ėshtė mesazhi i ballafaqimit haptas me tė vėrtetėn!

Nėnteksti i Musinesė e thekson: Shqipėria e Kulturės ėshtė ajo qė i ka dalė gjithherė pėr zot Shqipėrisė Politike, e cila ende asgjė tė mirė e tė shpresuar s’i ka sjellė dhe as mund t’i sjellė kėtij vendi…

Ėshtė Shqipėria e Musinesė qė i del pėrballė Shqipėrisė sė Hoxhės dhe i dėshmon me kurajo se cili ėshtė fitimtari… sepse gjithmonė ka pasur Dy Shqipėri kundėrshtuese, Shqipėria e Kulturės dhe Politikės, Shqipėria e Dritės dhe Errėsirės, Shqipėria e Idealistėve dhe Maskarenjve, Shqipėria e Maleve dhe Kėnetės, Shqipėria e Frashėrllinjve dhe e Haxhiqamilėve… dhe ka fituar gjithmonė Shqipėria e Kulturės, Shqipėria e Dritės, Shqipėria e Idealistėve, Shqipėria e Maleve, Shqipėria e Frashėrllinjve… pra ka fituar Shqipėria e Musinesė!

Musine Kokalari, e fitoi betejėn e madhe me Bajlozėt e Kohės sė vet, dhe jo si Motra e Gjergj Elez Alisė, po si Gjergj Elez Ali me Motėr bashkė, me dlirėsinė morale, me idealet e larta rilindase, me vlerat fisnike tė familjes dhe fisit tė saj, edhe pse lubitė e diktaturės, s’lanė poshtėrsi pa derdhur mbi trupin dhe shpirtin e saj.
Musineja, ėshtė sot monumenti mė i madh i kėsaj toke, qė ne duhet t’i pėrgjunjemi ēdo ditė; Musineja ėshtė monumenti mė i lartė moral i ēdonjerit prej nesh qė e duam vendin tonė; Musineja ėshtė monument i dinjitetit dhe mosnėnshtrimi ndaj sė keqes; Musineja ėshtė monument dashurie, qė edhe kur ia vranė mundėsinė e tė qenit Grua, Nėnė, Mėsuese, Intelektuale, s’mundėn kurrsesi t’ia vrasin nderin e tė qenit Zonjė Madhe e Shpirtit Shqiptar…
Tė pėrulem Musine!

Gusht 2014

(Ky shkrim ėshtė pėrcjellje e shkrimit “Unė… Nxėnėsja e Sami Frashėrit”)

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Ēaushi : 10-02-2018 nė 23:41
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-06-2018, 23:19   #2
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

........


Kanga e dhimbjes sė nji nane…

nga Jozef Radi

Ky shkrim i kahershėm, mund tė lexohej me ose pa kėt shėnim…
Ka ma shumė se gjashtė vjet qė e kam shkrue, dhe si shumė shkrime tė miat, qė mbasi i shkruej dhe e ēliroj vedin prej asaj ēka mendoj, i lshoj diku nė arkivėn time, i bindun se nji ditė: “Bane punėn tande dhe hidhe n’detė, n’mos e gjen robi, e gjen peshku…”
Ky shkrim mjaft i ndjemė, asht ndėr tė paktit pėr Mamėn time, mbasi ajo s’desh kurrė as tė shkruhej dhe as tė flitej pėr tė… “S’kam ba asgja t’randsishme nė kėt botė veē Jush… Si unė kanė ba edhe gjithė nanat e tjera…!”

Duke u trembė, se mos kam vetėm babė, sot po e dėshmoj edhe Mamėn time…!

Vitore Vushmaqi – Radi, lindi nė Pejė, (Kosovė) me 12 qershor 1926, ishte ma e madhja e 6 fėmijve tė Frano Llesh Vushmaqit, me origjinė nga Vermoshi dhe fis i largėt i Prek Calit. I ati i saj, Frano dhe axha i saj Pjetėr, studiojnė nė Austri. I pari nė pėrpunimin e sallamit dhe i dyti nė shkollimin ushtarak… Nė vitin 1932, tė dy vllaznit Vushmaqi vendosen nė Tiranė, ku i ati i saj, hap punishten e parė tė sallamit nė kryeqytet, kurse axha i saj Pjetri shėrben si oficer i Xhandarmėnisė Mbretnore.

Merr mėsimet fillestare nė kolegjin e murgeshave dhe ma vonė shkollohet nė Institutin “Nana Mbretneshė”. Zotnon dy gjuhe tė hueja, italishten dhe serbo-kroatishten dhe punon pėr nji vit si sekretare. Fakti qė prindėt e saj u shkolluen nė Austri, banė tė ndjehet edhe te ajo disiplina, rregulli dhe respekti. Nė vitin 1943, martohet me Lazėr Radin, dhe mbas nji viti iu lind fėmija i parė vajzė – Veronika. Mbas arrestimit tė Lazrit, me 23 nandor 1944, ajo mbetet rrugave pa mbėshtetje dhe jeton te i kunati. I vdes vajza pa mbushė vitin… dhe ma pas arrestohet nė vitin 1951. Dėnohet me dhjetė vjet burg si “agjente”, nė nji grup, ku ajo s’njihte asnji prej t’akuzuemve… Lirohet nė vitin 1956, dhe kthehet nė kampin e Kuēit tė Kurveleshit ku qe interrnue i shoqi, si e vetmja mundėsi jetese, dhe jetoi aty tre vjet si e Vetmja Grua midis Njiqind Burrave!! Aty u lind djali parė. Ma pas vazhdon Odiseja e kampeve tė interrnimit: Gradishtė, Ēermė dhe Savėr, ku krahas vuajtjeve pafund i vijnė edhe dy fėmijėt e tjerė…
Kthehet nė Tiranė nė shkurt tė 1991… dhe vdes, po nė Tiranė, me 21 mars 1997…

Requiem pėr gjithēka ikėn prej kėsaj bote…

Dhjetė vite ma parė… 19 mars 1997

Dhjetė vjet ma parė, dukej sikur bota kish gjetė nji ekuilibėr tė pėrsosun me veten, ndaj gjithēka tė kėtij rrėfimi nis si pėrrallė…
…Ishin dy pleq vėrtet tė moshuem, qė i jetonin ditėt e mbrame tė jetės sė tyne, dikur aq tė llahtarshme, nė nji paqe tė plotė… Kishin pranė dy djem, dhe pėrtej oqeanit nji vajzė, e cila shpirtnisht ishte pėrdita me ta. Kishin tre nipa dhe tre mbesa si drita. Jetonin nė nji shtėpi tė re, (mbas nji gjysė shekulli rrugave… nji shtėpi e tyne!!! Ishte nji fat i pabesueshėm!!) me nji mirqenie ekonomike tė patrazueme, dhe me tė tre fėmijė, tashma tė sistemuem… Pra, kishin mbrritė me realizue nji pjesė tė asaj qė mund tė quhet “andrrėn e tyne tė palejueshme”… mbas aq e aq vitesh tė gjata e pafundme tmerri e terrori. Pra gjithēka qe kthye nė at rrafshnaltėn e paqme tė qetėsisė dhe harmonisė… Jo ma larg se njiqind metra larg prej asaj shtėpie tė dikurshme buzė Lanės, ku me 23 nandor tė ’44, kishte nisė kalvari pakthim i tyne…

Dhjetė vjet ma parė nė nji natė marsi si kjo e vitit 1997, Ata u mblodhėm tė gjithė bashkė, me kremtue ditėn e emnit tė djalit tė madh, njiherit dhe festė e baballarėve… Po njiherit na duhej me e pėrcjellė me dhimbje, dhe me lotėt e ndalun nė sytė e Nanės sonė, at fatkeqsi tė pėrbashkėt nė tė cilėn po zhytej me shpejtėsi aq marramendėse krejt Shqipnia.

Jashtė, qielli gri ishte pėrplot gjurmė krismash dhe toka nėn kambė pėrplot gėzhoja tė boshatisuna. Kurrė vdekja ma serbes s’i kishte shetitė rrugėt dhe sheshet shqiptare…

S’di qysh e s’di pse, ishim bą tė gjithė pjesė e asaj ēmendine kolektive qė po digjte, po vidhte, po vriste, po pėrdhunonte e po shkatėrronte gjithēka! Tė gjithė ishim tė pafuqishėm me ba diēka (qoftė edhe n’mbrojtje tė vetvetes), pse shteti, ai shtet i lirive tė andrrueme sa hap e mbyll sytė ishte bą prej letre, si nji sqepverdhė i posadalun veze…

Kisha mendue gjithēka, po kėt s’e kisha mendue kurrė, bile as nėpėrmend s’e kisha shetitė nji diēka tė tillė. As im atė, me gjithė thinjat dhe eksperiencat e tij pafundme, s’po mundesh me e rrokė kėt ēmenduni kolektive nė tė cilin po zhyteshim krej ne… individė dhe popull… as e kish besue at humnerė ku po zhyteshim tė gjithė bashkė, dhe s’e gjente ma as fjalėn dhe as arsyen ngushlluese pėr ēka po shihte me syte e vet…

Ajo zonjė, e ngriti me droje e dridhje duersh gotėn e urimit, po fjalė urimi s’gjeti dot… asnji! Sytė e saj u bąnė edhe ma tė thellė prej asaj batėrdie qė po e rrethonte dhe po e nxinte ngutshėm tė pėrditshmen dhe tė pėrnatshmen tonė.

“Ikni bir, ikni!! Ikni, s’e n’kėt vend s’ban hajėr kėrkush!! Boll vuejtėt ju nji gjysė shekulli prej nesh… Mos i lini fėmijėt tuej tė vuejnė prej jush…!”

Fjalėt qė u derdhėn prej buzėve tė saj, kishin ditė qė ia kishin pushtue krejt qenien dhe shpirtin e saj… thellėsisht besimtar…
“Ne, s’jemi mėsue me i ba keq kujt, por s’duhet as me pėsue vazhdimisht prej kėsaj sė keqe…! S’asht e drejtė! E kaluem krejt jetėn nė provėn ma tė madhe tė vuejtjes… Mjaft ma! Ikni bir, dhe mbajeni afėr njeni tjetrin!”

Kurrė fjalėt e saj s’kishin qenė ma tė thella… Kurrė s’e kisha ndigjue tė filozofonte ashtu si hyjneshė, si at mbramjen e 19 marsit 1997, mamėn time!
Tim at e njihja si sokratian tė lindun, e s’mund ta shihja ndryshe… Mamės s’po gjeja dot nji me e krahasue!
“Mos na kqyrni ne! Na e kena hangėr ēairin tonė. Nji ditė ma shumė, nji ditė ma pak, s’ēon asgja n’kandar… Shifni jetėn tuej dhe tė fėmijve tuej… Kėt ju thotė Mama, e s’di ma tepėr!!”

Ende s’po u besoja veshėve se ato fjalė tė dala nga thellėsia e shpirtit… ishin tė sajat… Jashtė qielli vazhdonte me gjimue prej krismave tė kryqėzueme tė kallashėve. Krejt afėr dritares, prej nji ballkoni aty afėr u lėshue nji dritė ulėritse plumbash nėpėr terr…
Ajo u tkurr edhe u ba ma e vogėl…

“Pėr fat, i keni rrugėt e hapuna… E keni ma tė lehtė… Edhe mbret me t’ba nė kėt vend, s’ia vlen… S’po ju them asgja me ju dishprue, po ju them ēka po shofin sytė e ēka po mė ndigjojnė veshėt…”
Im atė qe shtangė si statujė. E kqyrte drejt e nė sy at grua tė terrorizueme dhe s’dinte nėse duhej me e kundėrshtue, me e pėrkrahė, apo me e plotsue nė fjalėt e saj. Me e pėrkrahė kurrsesi, pse kishte mendue dhe veprue ndryshe tanė jetėn… Pse kishte besue nė t’ardhmen e vendit tė vet… Me e kundėrshtue s’mundte, pse ishte instikt nane, pra ishte cėnue thelbi i qenies sė saj, mbrojtja e krijesave tė veta. Ta plotsonte, nė ēfarė, pse… a s’ishte i plotė krejt kuptimi i thanive tė saj…?!

At mbramje Marsi, (oh Marsi: Perėndi e Sherrit dhe Luftės) ajo Grua, i kishte kapėrcye krejt limitet e veta, qė ai, si Patriark i Madh, as i kishte mendue!

“Mos ju gėzoni punėve qė keni, as njeni e as tjetri. Nji punė edhe ma e randė, boll qė t’jetė e ndershme, s’ka randėsi se ku… Po t’mė ndigjoni mue, njizetekatėr orė mos e zgjatni… Ikni… Mos e keni gajlen tonė, ne bajmė si bajmė…”

“Boll, boll, se na kėnaqe me filozofi! Poshtė urave kanė me fjetė… Mos kujto se po i pret ndokush me lule kah tė shkojnė…” ia ktheu im atė, tashma i nervozuem duke kthye njiherit gotėn e venės…
Pėr pak ēaste sundoi heshtja… Nji heshtje qė grryente gjithkah. Ndjeva nji ngashėrim tė thellė mbrenda vetes. Po s’kishte asnji kuptim tė zbrazesha… Dola jashtė. At natė u ndjeva mes udhėkryqit ma tė vėshtirė tė jetės. Dhe s’isha i vetmi! Ishte krejt nji popull midis atij udhėkryqi tė frikshėm. Krejt si popull kishim mbetė midis Skillės dhe Karibdės… dhe askush s’guxonte me folė pėr tė nesėrmen, mbasi e tashmja ishte e pafund… dhe e pakuptim!

Lajmet bahehin gjithnji e ma tė vrazhdta.

Vrasje, djegie, banda, kėrcėnime, premje kokash, Komitete (Qendrore!!)… ishin kudo… E keqja jonė e madhe, e nxitun nga jashtė dhe e mbėshtetun nga mbrenda po merrte pėrmasat e nji lufte civile… Jugu kundra Veriut, Veriu kundra Jugut… mbushte gjithkah ekranet.
Sėrish prap me tė humbunit ne… mendova me vedi, ndėrsa pėrcillja prindėt nėpėr terrin e natės…

Aty nė oborr, vuna re se mosha po u randonte edhe ma shumė mbi shpinėn e tė dyve, po ma shumė po u randonte ajo natė plumbash e bataresh pafund… Njeni ishte 71 vjeē dhe tjetri 81… Kishin mbi supe peshė burgjesh dhe internimesh tė pafundme, kishin nji jetė…
Ndėrsa po ndaheshim, nji breshėri kallashnikovi gjėmoi prej atij pallati pėrbri, dhe nji tjetėr e sharroi qiellin pak ma tej! Askush prej nesh nuk foli. E ē’kuptim kishin fjalėt nė nji natė si ajo. Flisnin grykat e pushkėve, dhe njeriu tashma kishte veē pėrmasėn e atyne armve qė kishin ndėr duar ata njerėz…

Mama u mbėshtoll edhe ma fort mbas palltos, i puthi tė dy nipat qė kishin dalė ta pėrcillnin, na puthi edhe ne tė tjerėve qė ishim shtangė aty nė oborr: “Nėse m’ke ndigjue ndojherė, mos e len mbasdore ēka tė thashė!” mė pėshpėriti si nėpėrdhambė, duke m’urue tė fundmen “Natėn e mirė…!”

Hapat e saj u larguen njashtu zvarrė nėpėr terr, ndėrsa grykat e kallashėve sharronin nė t’gjitha anėt qiellin kryeqytetas.
Ē’ka kish me thanė ma tepėr ajo Nanė… I kishte thanė tė gjitha ndėrsa ikte drejt pėrjetsisė…!

Mbas asaj nate krejt ekulibret e botės morėn teposhtėn brenda dhe jashtė meje. Ēka mė kish thanė aty nė tavolinėn e festės, ajo s’do tė kish mundsi me e pėrsėritė mą. Kurse mua m’duhej t’ia pėrsėrisja vedit pafundėsisht deri nė dhimbje…

Dy net ma vonė, ashtu si kputet nji lule, ajo e la kėt botė vuejtjesh me nji qetėsi tė papame. Foli me vajzėn e saj nė Amerikė u mbėshtet nė divan… dhe ashtu e mbėshtetun fjeti pėrgjithmonė… E braktisi kėt botė tė zhytun nė kaos e tmerr si nji engjėll nė kėrkim tė qiejve tė paqes. Jeta kish qenė nji tmerr i vėrtetė pėr tė e pėr shumė gra tė tjera si ajo, pėrtejeta sigurisht do t’i hapte pak vend diku nė Parajsė… pėr shpirtin e saj tė fisėm…

…Nuk ia shkulja dot sytė asaj fytyre ku flinte paqja vetė. Ishin aty tė shkrueme krejt vuejtjet e fshehuna, krejt lodhjet, krejt heshtjet e saj… po edhe ato fjalėt e thana si amanet, qė me aq dhimbje ia kishte shkulė shpirtit tė saj tė rraskapitun…

Prej asaj nate, jeta vazhdon rrjedhėn e vet, por asgja s’asht ma si para asaj nate. Krejt ekuilibret e atij ēasti magjik tash s’janė ma. Jeta pėrpėlitet, nėpėr gjurmat e fjalėve tė saja tė fundit, tė thana nėpėr at terr tė zhbiruem plumbash nė nji natė marsi, ndėrsa bota zhytej thellė e ma thellė n’at tmerr ende tė pashpjeguem, e qė veē njeriu i mbrapshtė mundet me ia shkaktue vetvedit…

19 mars, 2007
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-08-2018, 23:12   #3
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

........

Varja nė litar e Havzi Nelės -nga Florin Zyberaj
Havzi Nela - 10 Gusht 1988 - 10 Gusht 2018

30 vjetori i poetit qe luftoi deri ne vdekje per Fjalen e Lire!

Pasojat e komunizmit nė Shqipėri kanė mbetur si kashej i pavdekshėm, me dy dhėmbė tė vampirit qė pikojnė ende sot gjak. Format e krimit nė pėrgjithėsi, dhe nė sistemet diktatoriale nė veēanti janė nga mė tė tmerrshmet. Ndryshojnė mjetet, por jo synimin qė ėshtė zhdukja fizike. Pėrreth 50 vjet sistemi totalitar komunist nė Shqipėri pėrdori zhdukjen fizike tė personave e personaliteteve pėr tė krijuar frikė, tmerr e nėnshtrim. Kjo metodė u pėrdor edhe kundrejt mėsuesit dhe poetit Nela.

Mė 24 qershor 1988, Gjykata e Lartė e Shqipėrisė e pėrbėrė nga gjyqtarėt Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj, e hodhi poshtė kėrkesėn bashkėshortes sė Havzi Nelės, Lavdie Nelės dhe jo vetėm kundėr dėnimit me vdekje. Vendimi i gjykatės ishte i prerė qė Havzi Nela tė dėnohej me varje nė litar.

1. Miratimi pėrfundimtar i dėnimit me vdekje qė do merrej nga anėtarėt e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, tė drejtuar Ramiz Alia, ēoi nė ekzekutimin e Havzi Nelės.
2. Mė 9 gusht 1988, nga ora pesė deri nė shtatė tė pasdites, organizohej nė stadiumin e lojėrave me dorė, “Festa” e grurit dhe e prodhimit. Nė kėtė festė nė emėr tė Komitetit Qendror, mbajti njė fjalim Rrahman Hanku.
3. Nė dosjen e Havzi Nelės Nr. 94 tė vitit 1988, shohim qė njė nga firmėtarėt e dėnimit tė tij nga Presidiumi i Kuvendit Popullor ėshtė edhe Rrahman Hanku.
4. Ky ish-ministėr i asaj kohe ka ardhur me njė mandat tė zi dhe pėr tė kryer misionin dhe detyrėn e ngarkuar. Dita e mėrkurė, e 10 gushtit 1988, qyteti i Kukėsit i ngjante njė shtet-rrethimi: Kudo shihje postblloqe e patrulla me policė e civilė nėpėr rrugė.

Po nė kėtė datė nė orėn 2:00 pas mesnatės pasi tha fjalėn e fundit,5 bėhet ekzekutimi i Havzi Nelės tek stacioni i agjensisė. Tek sheshi i agjensisė sė autobuzave ishte grumbulluar njė numėr i madh njerėzish ku nė fytyrat e tyre mbizotėronte heshtje mortore. Ēfarė tė shikoje njė trikėmbėsh i ngritur mbi dėrrasa dhe nė tė ndodhej i varur Havzi Nela me njė litar tė lidhur nyje nė qafė. Njė shenjė mavi kishte pėrreth qafės. Njė kėmishė bezhė, me pantollona doku tė zi e tė trashė, mbathur me njė palė kėpucė llastiku. Siē theksonin njerėzit kishte ndenjtė 5 ditė pa konsumuar asgjė pėr tė mos u pėrmjerė. Fjala e tij e fundit ishte: “Poshtė diktatura”. Lėkundej nė litar gjithė dinjitet e i panėnshtruar.

Mė 10 gusht 1988, kujton shkrimtari Petrit Palushi “nė Kukės u ekspozua njė prej pamjeve mė tė mizorta dhe mė tė shėmtuara tė pushtetarisė komuniste, njė “arenė vdekjeje”, siē qe shprehur dikur Neruda: kėputja e frymės sė Havzi Nelės, sfidantit tė gjithkohshėm, njeriut me guxim tė madh civil dhe i pajisur me frymėn mė tė epėrme tė qytetarisė, me mbindjesinė e revoltės ndaj moralit tė amoralshėm, ndaj normave tė shformėsuara tė diktaturės”.

Albert Vataj, e pėrshkruan me kėto fjalė: “Nata kobzezė e 10 gushtit tė motit 1988, e thuri me maraz mantelin e trishtimit, qė do tė lėshohej mbi qytetin verior, si njė qefin morti, bashkė mė me terrin e qorruem.”
Nė yje i u shndėrrue grahmat e fundit atij shpirti ngadhnjyes. Klithmė, e cili theri si dhimbė shgjetare atėditė e sot”. Kėsohere dritėlėshuesi i dijes e kumtuesi i kremtes sė lirisė, kish da mendjen me ik, jo si mė heret “zemėrplasun” por zėkallun e oshėtues nė ndėrkohje.
Sipėr trekėndshit ndodhej e gozhduar njė parullė ku ishte shkruar me gėrma kapitale “Havzi Nela, armik i partisė dhe i popullit.”

Emri dhe mbiemri i tė ndjerit qenė shkruar me ngjyrė blu, fjala armik me tė zezė dhe armik i partisė dhe i popullit me tė kuqe.

Trupi i poetit lėkundej sa nė njėrin skaj nė skajin tjetėr tė trekėmbėshit. Njerėzit qė vinin pėr tė parė se ēfarė ka ndodhur e shikonin tė varurin dhe nuk guxonin tė thonin asnjė fjalė, por ashtu nė heshtje shprehin pikėllimin. Tė gjithė ndėrmarrjet i kishin urdhėruar tė shkonin aty. Tė shihnin se ēfarė mund t’i gjente njerėzit qė do tė guxonin tė dilnin kundėr pushtetit dikatorial.11 Terrori fizik e psikologjik ishte mbizotėrues nga diktatura.
Pas trupit tė tė dėnuarit pėrballeshin, pushteti qė e ndėshkonte nga njėra anė, dhe populli si dėshmitar, si pjesmarrės, viktimė eventuale e ekzekutimit nga ana tjetėr.

PPSH-ja kishte urdhėruar shumė kėnd tė shkonte ta shihte tė varurin qė tė zinte mend populli dhe tė mos guxonte tė shante diktaturėn e sistemin komunist. Varja nė litar e mėsuesit dhe poetit Nela, dėshmon qartė funksionimin e sistemit diktatorial qė ēuditėrisht ende mbahej nė kėmbė, madje synonte qė me kėtė akt tė pėrcillte mesazhin: “Mos provoni tė mendoni, apo tė bėni siē bėri ky, pasi kėtė fat mund tė provoni dhe ju!”.
Ekzekutorėt e krimit me uniformė e civilė kujdeseshin pėr parullėn e trekėmbėshin dhe, nė etjen e tyre pėr gjak, talleshin me viktimėn: me ngritje-ulje tė litarit, shtrėngim tė rripit tė pantallonave etj. Pėrreth tij zgėrdhiheshin 3-4 policė qė e ruanin tė varurin.

Ndėrsa familjarėt dhe tė afėrmit nuk ishin lejuar tė shihnin pėr tė fundit herė njeriun e tyre tė dashur, nuk u lejuan t’i jepnin lamtumirėn e fundit. Nga ora 10, kaluan nė paradė disa nga makinat e Komitetit tė PPSH dhe Komitetit Ekzekutiv dhe Degės sė Punėve tė Brendshme.
Rreth orės 11 e hoqėn kufomėn nga trekėndshi dhe e pėrplasėn si njė trung pylli nė njė makinw ushtarake. Ndėrsa mė 11 gusht rreth orės 1:00 pas mesnate futet nė gropėn e njė shtylle.

As tokė nuk i dhanė pushimin e pasosun, Havzi Nelės. Ai ishte i privuar nga mundėsia pėr t’u shtrirė si tė gjithė tė vdekurit. Ai qėndroi nė kėmbėt e tij pėr pesė vjet dhe dhjetė ditė, deri mė 20 gusht 1993, ku trupi i tij u gjet nė Kolsh. Pėr familjarėt ishte e vėshtirė tė gjendej vendi, i mbuluar me shkurre dhe gurė e ferra pranė fshatit Kolsh, dy kilometra larg Kukėsit.

Havzi Nela sa mė shumė u pėrndiqej aq mė i ashpėr u bė nė poezitė dhe qėndrimet e tij kundėr diktaturės. Mėsuesi dhe poetit H. Nela ėshtė njeriu i fundit i varur nė Shqipėri dhe i fundmi ekzekutim komunist i njė disidenti nė tė gjithė Europėn Lindore. Ky ėshtė njė krim makabėr, qė dėshmoi se: kur diktaturat janė nė ēastet e fundit arrijnė tė kryejnė krime nga mė tė tmerrshmet.

1.AQSH, F.489, V.1988, D.94, fl. 17.
2.AQSH, F.489, V.1988, D.94, fl. 19.
3.Petrit Palushi, Kryqėzimi i Havzi Nelės (Tiranė: Ombra gvg, 2008), 12; Nebil Ēika, Zėrat e mbijetesės (Tiranė: West Print, 2013), 148.
4.AQSH, F.489, V.1988, D.94, fl. 19.

5.Fjalėt e fundit tė Havzi Nelės para ekzekutimit ishi kėto: “I keq kam qenė dhe ashtu po shkoj. Tė kėqijat e mia i mora me veti. Kėrkoj qė tė afėrmit e mi tė trajtohen mirė, mos tė merren nėpėr kambė. Kam nėntėqind e dhjetė lekė dhe kėrkoj qė kėto t’u jepen tė afėrmve tė mi, nanės”- Petrit Palushi, Dėnimi i dytė i Havzi Nelės (Tiranė: Ombra gvg, 2017), 13; (Sh. Autorit- nė orėn 03:30 varet nė litarė, akoma pa zbardhur drita.)

6.Kujtim Allaraj, Intelektuali i varur nė litar nė vitin 1988 (pjesė nga ditari i njė student) – Gazeta “Kosova” Tiranė, 20 Tetor 1991, 5.

7.Petrit Palushi, Kryqėzimi i Havzi Nelės, 12.
8.Albert Vataj, Havzi Nela, zani kushtrues i njė shpirti ngadhnjimtar – Gazeta “Koha Jonė”, 20 shkurt 2014, 15; Albert Vataj, Havzi Nela, martiri i fjalės sė lirė – Gazeta “Koha Jonė, 10 gusht 2016, 18.

9.Nė botėkuptimin komunist shqiptar “Armik i Partisė” dhe termi “Armik i popullit” janė dy terma ku pasqyrohet “manifestimi” i egėrsisė antinjerėzore qė bėri diktatura komuniste. Shprehja “Armik i Popullit” kishte si qėllim tė tregonte kundėrshtarėt e regjimit dhe njėkohėsisht nėnkuptonte eleminimin fizik tė individėve qė nuk respektonin parimet e vendit, dhe shtetin komunist. Sipas komunistėve fati i atyre qė ishin shpalluar si: “Armiq tė Partisė” dhe “Armiq tė Popullit” nuk mund tė diskutohej, ata ishin tė destinuar pėr t’u vrarė. Pra eleminimin fizik tė tyre. Shprehja armik i popullit u bė sinonim i termit “dėnim me vdekje”. Havzi Nela reagoi ndaj kolektivizimit tė pėrgjithshėm tė vendit, mbylljes sė institucioneve fetare, ndėrrimit tė veshjes dhe luhatjes nga traditat vendore. Pas kundėrshtimit dhe daljes sė tij hapur ndaj regjimit komunist, sistemi diktatorial nuk nguroi pėr t’i vendosur atij epitetin “Armik i Partisė”, pėr shkak se idetė e tij binin ndesh me realizmin socialist – sh. Autorit.
10.Petrit Palushi, Banda shtetėrore qė ekzekutoi Havzi Nelėn – Gazeta Shqiptare, 22 shtator 2008, 26.
11.Kujtim Allaraj, Intelektuali i varur nė litar nė vitin 1988, 5.
12.M. Foucault, Disiplinė dhe ndėshkim, 66.
13.Kujtim Allaraj, Intelektuali i varur nė litar nė vitin 1988, 5.
14.Intervistė me Shukri Nelėn dt. 08/05/2018.
15.Kujtim Allaraj, Intelektuali i varur nė litar nė vitin 1988, 5.
16.Gazeta “Rilindja Demokratike”, 14 gusht 2013, 8..
17.Ndue Ukcama, Havzi Nela akuzon-Revista “Blic” nr. 14, 1998, 31.
18.Nebil Ēika, Zėrat e mbijetesės, 143.


http://www.radiandradi.com/varja-ne-...lorin-zyberaj/

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-08-2018, 22:53   #4
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

..........

Jozef Radit nė "Radiandrandi"


Nė pritje tė botimit tė Trilogjisė sė Lazėr Radit - nga Afrim Hysenaj

Reflektim mbi librin “Mjegullnaja e nji kohe tė largėt”

Prej afro 10 ditėsh kam pėrfunduar sė lexuari librin “Mjegullnaja e nji kohe tė largėt”, me autor Lazėr Radin. Nji botim i paraqitur pėr sė pari nė Panarin e Prishtinės 2018, ku kėmbėngula ta gjej e ta blej kėtė libėr.

Isha me pushime nė plazhin e Shėngjinit, kur e pėrfundova sė lexuari kėtė vepėr sa biografike aq edhe artistike. Nuk e konsideroj veten ndonjė kritik letrar, por di tė them se mėnyra e tė shkruarit, gdhendja e personazheve, origjinalitetit i mendimeve, fryma e gjallė e asaj “kohe tė largėt”, (rreth njė shekull mė parė) si dhe dialekti nė tė cilin ėshtė shkruar mė kanė dhėnė njė kėnaqėsi tė rrallė, dhe ma kanė shtuar dėshirės pėr ta lexuar vazhdimėsinė e kėsaj vepre.

Dėshirė e mbetur nė mes, nė pritje tė botimit dhe tė leximit tė historisė sė kėsaj familje, dhe rrugėtimi i saj nė Shqipėri. Secili rrėfim jete brenda libri ėshtė pėrzgjedhė e shkruar me aq kujdes sa tė duket se je ti vetė duke e jetuar atė histori. Secili tregim ėshtė njė histori e gjallė e katrahurės sonė tė pėrbashkėt, po edhe pėrpjekjeve pafund pėr lirinė tonė kombtare.

Mbas afro 90 vitesh, kjo vepėr e ka rikthyer Lazrin e madh, pėr tė jetuar me brezat e rinj tė qytetit tė Prizrenit dhe pėr mos t’u larguar kurrė mė nga vendi ku ai lindi dhe u rrit. Si mbas leximit dhe vlerėsimit tim, ai do jetojė brez pas brezi me prizrenasit, dhe prizrenasit do ta mėsojnė mė mirė historinė e qytetit tė tyre pėrmes kėtij libri…

Ndjehem tejet i kėnaqur qė pata mundsinė ta kaloj ndėr duar dhe ta kem nė bibliotekėn time kėtė libėr. Tash pres me padurim vazhdimin e serisė sė botimit te librave tė tjerė tė Lazėr Radit.

U shtoftė ndėr breza gjaku i kėtyre intelektualėve tė pėrkushtuar, dhe kurrė mos u harroftė mundi dhe sakrifica e tyre si dhe kontributet qė ata dhanė pėr Kosovėn, Shqipėrinė dhe gjithė hapsirėn ku flitet gjuha shqipe.

4 gusht 2018



http://www.radiandradi.com/ne-pritje...a-arif-hyseni/

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-01-2019, 08:33   #5
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

........

Vetėm tė lexuarit, e mund injorancėn!

Bota e personazheve dhe ngjarjeve nė librin “Gjurma t'nji ditari tė djegun” Pjesė e Trilogjisė sė jetės - Shkodra e Lazėr Radit

Pėr pasionantet e leximit, pėr tė gjithė ata ose ato qė duan ta njohin historinė e kalvarit tė ikjes sė dhunshme tė shqiptarėve tė Kosovės prej trojeve tė veta, nė periudhėn e viteve 1929-1938, e tė shkaktuar nga okupuesit sllavė, ky libėr ėshtė njė prej dėshmive mė tė rėndėsishme.

Pėr ata ose ato qė duan tė dijnė mbi historinė e pushtetit tė Ahmet Zogut, Mbretit Zogu I-rė nė Shqipėri dhe qeverive qė drejtuan nė kėtė periudhė ky libėr tė jep njė njohje tė rėndėsishme. Pėr ata ose ato qė duan tė dijnė pėr Gjimnazistėt e Shkodrės dhe veprimtarinė e tyre kombėtare tė asaj kohe ky libėr ka mjaft detaje tė rinisė sė viteve '30.

Pėr ata ose ato qė duan t'i “takojnė” figurat kombėtare tė viteve 1930-1938 dhe tė dijnė mė gjerė mbi veprimtarinė dhe atdhedashurinė e tyre siē janė:

Hil Mosi - ish ministėr i arsimit, profesor Ernest Koliqin dhe “Hijen e Maleve”, Mirash Ivanajn (ish ministėr i arsimit), apo bashkėgjimnazistėt Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xheladin Hana, Haki Taha, Qemal Stafa, Arshi Pipa, Xhemajl Broja, Qamil Grezda, Vojo Kushi, apo pėr figurat qė bėnė histori si Asdreni, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Abaz Ermenji, Loro Kovaēi, Kolė Shiroka, Pjetėr Gjoka, Gjon Marku (Furrxhiu i Durrėsit), Motrat Qiriazi, (Sevasti e Parashqevi Qiriazi), Abaz Kupi, Mbretrėsha Xheraldinė, Ismet Toto, Branko Merxhanin, Tajar Zavalanin, apo profesorėt e atyre viteve si Skėnder Luarasi (i biri i Petro Nini Luarasit, Rilindasit tonė), Simon Rrota, Eqrem Ēabej, Ahmet Gashi, autor i librit “Gjeografia e Shqipėrisė”; apo shkrimtarėt Migjeni, Petro Marko, Andrea Varfi, Ose nėse doni tė dini mė shumė mbi revistėn “Hylli i Drites”, jetėn nė konviktin “Malet Tona”, veprimtaritė e Gjimnazit tė Shkodrės, mbi veprimtarinė e shoqatės “Besa Shqiptare”, pėr shkollėn Normale tė Elbasanit, e plot tė tjera ky libėr ėshtė njė kronikė e pėrjetuar bukur edhe artistikisht...

Pėrmes kėtij librit gjeta kėnaqėsinė e madhe tė “takoj” secilin prej kėtyre figurave veē e veē dhe tė gjithė bashkė, qė ishte njė dėshirė e kahmotshme e imja, tė dija diēka mė shumė pėr secilin prej tyre. Krejt nė fund ėshtė e papėrshkruar dėshira dhe dashuria e autorit pėr jetėn dhe shėrbimin ndaj Atdheut.

I falem Lazėr Radit, pėr kėto shkrime tė vėrteta qė na ka lėnė mbrapa… Falenderim dhe pėrkulje me respektin maksimal ndaj jetės dhe veprės sė tij. Po ashtu falenderime edhe Shtėpisė botuese “Jozef”, nė Durrės, falenderime pse na e sjell tė botuar jo vetėm trilogjinė e jetės sė Lazėr Radit po dhe veprėn e tij tė plotė.



A.H, Drenicė, 31 Janar 2019 .





__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-03-2019, 21:51   #6
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

...........

Per Diten e Poezise, Pėrkthye nga Jozef Radi

Tė due!

Tė due
me gjendjet e mia shpirtnore aq tė shumta
qė humorin ma ndryshojnė sa tash e mbas
pėr ēka tashma ti e di aq mirė: pėr kohėn, pėr jetėn, pėr vdekjen.

Tė due
s’bashku me at botė qė s’e kuptoj hiē
s’bashku me ata njerėz qė as i marr vesh fare,
s’bashku me dyftyrsinė e shpirtit tim,
me mospėrputhjen e krejt gjesteve tė mia,
me pamundsinė e shmangies sė fatit,
me fshehtėsitė e dėshirės,
me dykuptimsinė e sė vėrtetės
pse edhe kur tė them s’tė due
tė due fort,
madje edhe kur tė tradhėtoj, s’tė tradhtoj aspak
pse n’thellsinė ma tė thellė, ēoj pėrpara mendimin,
me tė dashtė sa ma shumė

Tė due…
pa e mendue, njashtu i pandėrgjegje,
e i papėrgjegjshėm, n’mėnyrėn ma spontane,
njashtu padashtas, e instinktivisht,
njashtu me t’shtyme shpirti, ēoroditshėm.
pse s’kam asnji arsyetim logjik,
as tė improvizuem
me e ngjizė dashninė qė ndiej pėr ty,
qė lindi mistershėm prej asgjasė,
e me magji s’ka zgjidhė asgja,
po qė pėr fat, ca nga ca, pak o hiē
e ka pėrmirėsue krejt t’keqen time.

Tė due,
tė due njashtu si njaj trupi qė s’mendon asgja,
si njajo zemra qė s’arsyeton asgja,
si njajo koka qė asgja s’pėrputh.

Tė due
njashtu pa e kuptue as vetė pse
pa e pyet kurrė vedin pse tė due,
pa i dhanė asnji randsi faktit pse tė due,
pa i futė vedit asnji dyshim n’kuptimin pse tė due

Tė due
thjesht pse tė due,
pa e ditė as vetė pse tė due.

Pablo Neruda!





__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-03-2019, 22:05   #7
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

.............

Jozef Radi!

Mars 1998, ne nji vjetorin e vdekjes se Vitore Radit nje rrefim per bashkshorten i Lazer Radit... nje shembull vleresimi i gruas...

Tim atė s’e kam pa pothuej kurrė tė qajė!
Edhe im atė, si gjithė njerzia, grindesh me nanėn time po kjo vetėm kur vinte fundi i 15 ditshit dhe ata s’e kishin pasė tė lehtė me ia dalė nė krye e me na i plotėsue nevojat ne tre fėmijve…Edhe kur grindeshin ata flisnin nė gjuhė tė huej e ne kurrė s’e morėm vesh qartė pse ata grindeshin…! Po shpejt e vrenim se ajo grindje mes tyne bahej paqe. Sot, ndėrsa e shoh me dhimbje tim atė tė pėrlotet, e tė thotė do fjali magjike n’emėn tė nanės sime e tė grues sė tij tė vdekun, e kuptoj madhėshtinė e atyne dy njerzve, qė pėr fat ishin edhe prindėt e mi edhe n’vuejtjet ma tė pabesueshme ia dolėn me e dashtė e me e respektue njeni-tjetrin!

Dr. Lazer Radi (1916-1998) 7 Mars nė 8:23 PD ·

Ajo gru e sakrificave t’mdha e kohnave kur me 600 gr. bukė
Asht shumė e dhimbshme sot nė kėt pėrvjetor tė kujtoj gruen teme at shoqe tė jetės qi ndau me mue edhe kafshatėn e fundit tė gojės nuk mu da asnjiherė kudo nė vėshtirsinat ma tė mdha ishte pran meje (fillon e qan) ishte me mue.

Po shum e dhimbshme ta kujtoj sod n’kėt pėrvjetor tė humbjes sė saj edhe me nxi ē’po pres ditėn qi t’shkoj ashtu siē qemė t’bashkuem nė jetė, tė bashkohem me tė edhe nė vdekje.

Nuk harrohet kurr ajo gru e sakrificave t’mdha e kohnave kur me 600 gr. bukė nė ditė u detyruem t’jetojmė e pėr t’mos u nda nga un, at kafshat buke e ndajshim pėrgjysė e nuk mund ta harroj, nuk mund tja harroj un kurr asaj ditėt e vėshtira tė internimit nė tė gjitha pikat, nga Kuēi i Kurveleshit, nga Radostina, nga Shtyllasi, nga Savra, nga Ēerma, nga Rrapza, nga Gjaza kudo qi isha un, ajo ishte e lirė, por nuk dahesh nga unė, me buk pa buk edhe jo vetėm, po e kisha edhe, edhe gru qi m’jepte zemėr nė punėn tėme.

Mė kujtohet nji herė, kur m’erdhi Petrit Hakani ishte gjeneral edhe kryetar dege nė Vlonė, erdhi nė Kuē tė Kurveleshit, i thirri tė gjithė tė internuemit, ndėrta mė thirri edhe mue edhe tha Tirana tė kėrkon qi tė bashkpunosh me tė pėr jashta Shqipnisė e nuk i dhash pėrgjegje at natė, i thash do ta mendoj kėt punė e do t’jap pėrgjigjen sa shkova n’shpi i thash grues kshu kshu puna, jo mė tha do tė desim ktu nė Kuē tė Kurveleshit, me buk e pa buk, por vegėl e ktyne nuk do tė bahemi kurr, e maj men atehere, e putha n’dy faqet dhe i thash ti m’dhae zemėr pėr me e vazhdue luftėn deri nė vdekje tė lumtė goja edhe kshu u ba.

Nuk ja harroj kurr ishim pa buk me 600 gr. buk tė dy 600 gr. 300 ajo e 300 un nė 24 orė kurr su anku ajo, ajo gru kurr su anku, kurr nuk e tregoj nji keqardhje pėr vuejtjet qi po i hiqshim neve nė tė gjitha ato vite tė vėshtira tė gjata tė internimeve.


__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-03-2019, 22:40   #8
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

.................

Tridhjetė vite bashkėjetesė me dhunėn…

nga Zonja X…


(Rrėfim i nji gruaje tė panjohur)

Familja ime jetonte prej vitesh nė njė nga kampet e shumta tė internimit nė rrethin e Lushnjes, sė bashku me plot familje tė tjera, qė ndanin fat tė ngjajshėm me tonin. Ne ishim katėr fėmijė: dy vajza e dy djem dhe unė isha fėmija mė i madh.

Familja jonė ishte njė familje e qetė, nuk pėrziheshim fort me hymje e dalje, dhe ndėr ne mbizotėronte mirkuptimi dhe dashuria. Vėrtet prindėt e mij punonin nė bujqėsi dhe lodheshin shumė, (rraskapiteshin ėshtė fjala mė e saktė), por babai jonė i kishte duart e arta… dhe pa ra nė sy punonte me aq sa mundte edhe privat nė shtėpi.

Si fėmija i parė unė isha shumė e lidhur me babėn, dhe ai mė trajtonte si krahun e djathtė tė vetin, pra qysh fėmijė unė isha edhe djalė edhe vajzė pėr prindėt e mi, mbasi edhe fėmija mbas meje ishte po vajzė… Kėshtu u rrita pak para kohe dhe u bėra pjesė e lodhjes, qysh nė moshė tė re. Kur isha nja tetė-nėntė vjeēe, i them motrės mė tė vogel se: “Ne jemi me biografi tė keqe…” dhe kur ajo e habitur mė pyeti se “ēfarė kemi tė keqe ne?!” – unė nuk dija si t’ia shpjegoja, veē i thashė: “Shumė shpejt ke pėr ta kuptuar, kur tė shkosh nė shkollė, pse ne jemi ndryshe!”

Pra edhe unė u rrita me atė pėrēmimin e gjithė atyre fėmijve… “qė ishin ndryshe nga tė tjerėt!!” Dhe dallimi i parė ishte nė shkollė. Aty, kurrė as mua, as ata si unė nuk na lavdėronin mėsuesit dhe pse ishim shumė tė mirė me mėsime. Kurrė nuk mbrrinim as nė tabelė tė nderit, as fletė lavdėrimi, as te dhuratat e vitin e ri, as nė konkurse… Unė si mjaft nga shokėt e shoqet e ia isha fėmijė i pėrjashtuar!

Kur isha nė klasė tė pestė, na erdhėn pėr kontroll nga Drejtoria. Mėsuesja mė ngriti nė mėsim dhe mbasi u pėrgjigja shumė mirė, mė vuri 10… Tė nesėrmen shoqja e bangės mė tha: “Drejtoresha i bėrtiti mėsuese B. pse tė vlerėsoj me 10… Jepu mė pak atyre! – i tha…
Mbasi mbarova klasėn e tetė, dhe dėshiroja ta vazhdoja mė lart, prindėt e mi s’lanė portė pa rrahur e zyrė pa shkelur, qė edhe unė tė gėzoja sė paku tė drejtėn e vazhdimit tė shkollės sė mesme nė qytetin e Lushnjes. Me javė tė tėra ata u rropatėn tė shkretėt, dhe gjithkund pėrgjigja ishte njė: Jo! – e madhe! Po Babi im nuk rreshti sė kėmbėnguluri. Me dėftesėn time nė dorė ai hynte te njė zyrė dhe dilte te njė tjetėr, derisa me shpirt nėpėr dhėmbė njė ditė mbrriti ta ma sigurojė letrėn e regjistrimit tim… qė unė tė vazhdoja gjimnazin e qytetit.

Kurrė nuk e kam pa mė tė lumtur tim atė se atė ditė… Mė dukej sikur kishte fituar betejėn mė tė madhe tė jetės sė vet, dhe unė s’mund ta harroj fytyrėn e tij atė ditė…

Kėshtu e fillova gjimnazin me vetėdijen e plotė se nuk do tė shkoja asnjė hap mė lart… e megjithatė, mendova se kultura dhe shkolla do tė ishin e vetmja vlerė dhe paja qė do tė mbetesh brenda meje… Nė tė njejtėn kohė vazhdoja tė punoja me Babin nė shtėpi, duke e ndihmuar gjithnji familjen nė vėshtėrsitė e papėrshkrueshme tė jetės sė kampit…

Nuk mund tė them sa e zonja, apo sa e bukur isha n’ato vite tė Gjimnazit. Ndjehesha njė vajzė e thjeshtė, fytyra gjithnjė me qeshte, e ndoshta edhe mund tė kisha ndonjė mėrzi, po atė kurrė s’e shfaqja, isha mjaft e sjellshme dhe e dashur me shokėt e shoqet, mundohesha gjithsesi ta harroja se nga vija, po ishte e pamundur. Mund tė them se kishte mjaft djem nė shkollė e jashtė saj qė pėrpiqeshin tė mė binin nė sy e tė me dėshmonin ndjenjat e tyre, bile ndonjėherė kėrkonin tė me ndalonin edhe pak me forcė qė unė t’i dėgjoja ndjenjat e tyre… por dyshimi dhe mosbesimi im ishte aq i madh, sa nė heshtje i kisha dhėnė vetes njė betim: “Nuk do tė lejoj askėnd tė luajė me mua dhe ndjenjat e mia, vetėm e vdekur!” Mbasi, kishte pasur edhe raste kur histori tė kėsaj natyre kishin pasur fund mjaft tė dhimbshėm…

Me kėt betim… e mbarova gjimnazin dhe tashmė vajzė e hijshme 19 vjeēe, plot dėshira dhe ėndrra, vendosa qė atė verė mbas provimeve tė Maturės tė shkoja pėr ca kohė me pushime te njerėzit e mamit, mbasi tash s’mė priste tjetėr veē punėt e rėnda tė tė bujqėsisė!!
Kėshtu, e ndodhur mes tė afėrmve tė mi, atė verė njoha edhe nji djalė mjaft serioz, i cili mbas ca kohe ēoi fjalė ndėr njerėzit e mi atje se ishte gati tė ma kėrkonte dorėn pėr fejesė!!!

U ktheva nga pushimet, me njifarė lumturie tė brishtė, dhe pashė se prindėt e mi at verė kishin filluar pėrpjekjet stėrmunduese nėpėr zyra, pėr regjistrimin nė shkollė tė mesme tė motrės tjetėr… tė cilėn njė vit mė parė s’e kishin lejuar ta vazhdonte gjimnazin. Prindėt ishin tė mėrzitur prej pengesave qė u nxirrnin fėmijėve tė tyre, qė nuk i lejonin tė vazhdonin shkollėn, po edhe pėr mua, qė mbasi u futa nė punė, mė dėrguan tė punoj nė bujqėsi me njė brigadier komunist, bir i njė komunisti tė thekur.

I vetmi “fat” nėse mund ta quaj kėshtu, ishte se nė atė brigadė gjeta katėr gra tė interrnuara nga familje shumė tė mira, qė mė afruan tė punoja me to. Lodhja vėrtet qe e madhe, por ngrohtėsia dhe dashuria e atyre zonjave, mė bėnė tė mos i ndieja edhe aq shumė vėshtirėsitė e fillimit… mbasi gjithnji do tė kisha fjalėn e mirė dhe ndihmėn e tyre tė pėrditshme.

Nė atė kohė sapo mbusha 19 vitet, dhe gjithēka po mė shkonte mirė. Familja e djalit qė mė kishte njohur mė kishin pėlqyer, dhe atė vjeshtė qe lėnė edhe dita “tė pinim kafet” e tė shpallej edhe fejesa…
Nė fund tė Marsit tė vitit 198…, arrestohet njė komshiu jonė, i cili qe edhe shok i babit tim, dhe shpesh punonin bashkė. Motivacioni dihej… ai i pėrhershmi qė i ndiqte si fantazėm familjet tona: “Agjitacion e propagandė… dhe pjesėmarrje nė grup armiqsor…!”

Ishte fillim prilli, dhe punonim nė prashitje luledielli. Diku ishin kėputet nja dy fidane tė vogla. Kur shohim brigadierin qė bėrtiste si i xhindosur, dhe me njė harbutėri bishe na u drejtua: “Ju, armiqtė e popullit, sabotoni gjithandej punėn e Partisė…!” Ishte e para herė qė pėrballsha me njė situatė tė tillė, dhe me thėnė tė drejtėn, u tremba pak…

Durova, durova po kur pashė se ai po vazhdonte avazin, ju ktheva: “Shih mirė se kush i kėput ato fidane. Ne jemi puntore dhe jo armiq tė popullit, apo pse ti qenke komunist ke tė drejtė tė sillesh me ne, si tė do qejfi ty…” Pa e mbaruar mirė fjalėn, mė pėrzuri nga puna, dhe mė tha se duhej t’u paraqisja te sekretarja e partisė, njė pėrbindėshe, qė ashtu si e kishte fytyrėn tė zezė, mė tė zi e kishte shpirtin. Kthehem nė shtėpi, e prerė nė fytyrė dhe ju tregoj prindėrve fije pėr pe ēfarė mė kishte ndodhur atė ditė. Mėrzia e tyre qe aq e madhe sa ata u shqetėsuan seriozisht si do shkonte fati im… Mbas ballafaqimit me sekretaren e partisė, si masė ndėshkimore ndaj meje u vendos tė mė hiqnin nga ajo brigadė, duke mė caktuar nė njė brigatė e cila i kishte tokat shumė larg…

Ndėrkohė qė prisja tė filloja punė, vjen njė burrė nga ata tė shėrbimeve (edhe sot ia kujtoj fytyrėn) dhe i bjen derės. Isha krejt vetėm nė shtėpi dhe pak u tremba nga ajo trokitje e egėr… Mbasi e hapa derėn me kujdes, njeriu qė m’u shfaq mė tha: “Tė kėrkon operativi i zonės, nė zyrė… Mos u vono! More vesh!” Mė shkoi njė e dridhur nė trup, po s’e dhashė veten. I bėra nji shenjė habie: “Muaaaa operativi?!? “Po, po, ty!” – ma ktheu dhe iku si hije, pa mundur tė sqaroja asgjė mė tepėr… Nė sekondė, kujtova se e kisha takuar atė djalė me prindėt pėr probleme tė ndryshme. Nė atė ēast vdiqa.

Ashtu siē isha e veshur pa shumė kujdes, u nisa te zyrat e sektorit. Ishte njė ditė e bukur dhe me diell, dhe unė s’e di pse isha veshur trashė si tė ishte kulmi i dimrit. E ndėrsa ecja rrugicave pėr ēfarė s’mė shkonte mendja: ndoshta mė pyet pėr shokun e babit qė kishin arrestuar; ndoshta pėr zėnien me brigadierin; o mos ndoshta mė bėn presion pėr babin qė punonte nganjėherė privat nė shtėpi… E ndėrsa mė vinin gjithfarė mendimesh, ai mė shfaqej, ashtu djalė i pashėm e i hijshėm aq sa binte nė sy, mbasi ishte edhe nga Tirana… U pėrpoqa ta shlyej at imazh, dhe tė mendoja hallin qė duhej tė pėrballoja…

E vendosa tė flisja fare pak, o aspak. Ndėrkohė kisha mbrritur te zyrat e sektorit dhe zyrėn e tij e dija ku ishte. Mora frymė thellė dhe i rashė derės. Kur dėgjova njė zė nga mbrenda “Hyrė”, e shtyva derėn ngadalė dhe u futa gjithė droje. Kurrė s’kisha parė njė zyrė si ajo. Pėrballė derės ishte njė shtrat. Dhe pėrballė shtratit nji tavolinė pune nga ato tė kohės, ku rrinte operativi, i veshur me njė kostum gri, sigurisht i krehur e i parfumosur. E pėrshendeta “Mirėmėngjes!” po nuk mora pėrgjigje prej tij. Vetėm se pashė qė ai u ēua nga tavolina dhe u drejtua nga dera. Mendova, se po dilte jashtė. Nuk di pse ndjehesha si e mpirė. Nga pas ndjeva rrotullimin e ēelsit nė bravė me nji zhurmė qė m’u duk si krismė. Mė shkoi gjaku nė fund tė kėmbėve…

S’pata kohė tė mendoj asgjė mė tepėr, veēse ndjeva dy duar tė fuqishme qė mė mbėrthyen nga mbas dhe u ndjeva nė njė fluturim tė paimagjinueshėm dhe veten e pashė tė shtrirė nė krevat dhe atė njeri tė ngjeshur mbi mua. Gjithēka ndodhi me nji shpejtėsi qė as mund ta imagjinoja. Si ishte e mundur qė gjendesha aty nė shtrat, pa asnjė dialog, pa as njė “mirėmėngjes”, pa asnji fjalė tė vetme. Nuk po arrija ta mblidhja veten, mė dukej sikur nuk isha unė… di vetėm qė po i ndieja tė puthurat e tij kudo nėpėr fytyrė,, nė buzė, nė gushė… po pėrpėlitesha si nji njeri qė s’ka asnji kontroll mbi veten, derisa nisa tė ndjej qė po mė hiqeshin rrobat e para prej trupit dhe tė ndjeja duart e tij fuqishme tė mė nguleshin si kthetra nė trupin tim… Aty u pėrpoqa ta mbledh veten, nuk e di nėse kam klithuar, mbasi njera dorė e tij ma bllokonte gojėn… Si duket njeriu mbrrin nji ēast dhe gjen nji fuqi prej bishe tė egėr… Ashtu u ndjeva dhe e kam shtyrė me gjithė fuqinė e trupit dhe shpirtit, atė njeri qė me kish xhveshur mjaft… dhe e kam hedhur nė anėn tjetėr duke e larguar nga vetja. Jam ēuar nė kėmbė dhe e kam kėrcėnuar: “Mos guxo tė mė prekėsh mė, se do ulėras me sa fuqi tė kem! More veeeesh!” – thirra dhe me shpejtėsi u pėrpoqa tė vishem e tė mbulohem, dhe me xhaketėn e vjetėr nė dorė kam shkuar te dera, duke u pėrpjekur ta hap me forcė, por nuk munda. Atėherė u kujtova se ishte e mbyllur me celės.

“Ti s’e ke bėrė asnjiherė?” – dėgjova tė mė pyeste nga pas… “Jo, asnjiherė, kurrė!” – i thashė dhe lėviza me nervozizėm ēelsin nė bravė, derisa e ndjeva qė dera u hap. “Shpėtova” – mendova me vet. U shpupurisa disi ta fshihja tronditjen dhe u turra ngutshėm nėpėr korridorin e zyrave, aq sa edhe sot mė bėhet sikur dėgjoj zėrat e administratės sė sektorit.

Dola nė rrugė dhe e ktheva kryet pas mos po me shihte a ndiqte ndokush… Asgjė. Atėherė u dhashė kėmbėve dhe drejt e nė shtėpi. Ndjehesha aq e tronditur sa nuk arrija ta besoja atė qė mė kish ndodhur atė ditė… Mė dukej sikur kisha dalė nga njė ėndėrr e keqe qė kish ndodhur sa hap e mbyll sytė.

Po kur pashė xhaketėn e shqyer dhe shenjat e e duarve nė fytyrw e nė trup… besova se nuk ishte ėndėrr. Dosha ta ulėrija atė qė mė kishte ndodhur, po kujt t’ia tregoja. T’ia tregoja prindėrve, e ēfarė do tė bėnin ata pėr tė mė ndihmuar, motra dhe vėllezėrit ishin tė gjithė mė tė vegjėl. T’i tregoja tė fejuarit “A do mė besonte vallė?!” E ku e dinte ai jetėn tonė tė internimit!!! S’di kujt mund t’ia tregoja… dhe kjo s’di kujt mund t’ia tregoja… ka tridhjetė vjet qė jeton brenda meje… Sepse s’mund t’ia tregoja askujt, mbasi kėshtu mund ta shkatėrroja veten time, familjen time, fatin tim… Frika ishte e madhe, se mund tė dėmtoja tė gjithė ata qė mė donin.

Kėshtu vendosa tė hesht, dhe t’i falem Zotit qė mė kishte dhėnė forcė bishe pėr ta hedhur atv bishė qė kish ngulur kthetrat ne trupin dhe shpirtin tim.
Kėshtu vendosa dhe heshta, po kurrė nuk kam mundur ta largoj kėtė tmerr nga vetja. Ai mė shfaqej herė mbas here, dhe herė mbas here mė duket sikur dikush afrohet tė mė dhunojė…

Mbas ca kohe ai e thirri edhe tė fejuarin tim nė pyetje, dhe i bėri mjaft presion ndaj meje, duke i pėrmendur krejt biografinė e familjes sonė… Mė pas e akuzoi edhe Babanė pėr “Tentativė arratisje”, gjithnji me forma nga mė tė ndyrat qė unė ta kuptoja se do tė isha vazhdimisht nėn kėrcėnimin e tij nėse do tė guxoja tė hapja gojė…
Falė Zotit mbas ca kohe u martova dhe ika prej andej, po edhe komunizmi me tė gjithė tė keqen e vet, s’kaloi shumė dhe e mori teposhtėn… Veēse ajo e keqe e asaj kohe, edhe sot mbas 30 vitesh ėshtė ende e gjallė nė shpirtin tim…



__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-03-2019, 23:20   #9
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,803
Thanks: 7,087
Thanked 8,329 Times in 5,343 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 396
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

mos ja hap plaget Manos shoku
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-05-2019, 10:37   #10
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,608
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

..........

AKTUALE !


Dy Shqipnitė e nji Flamuri


esse nga Jozef Radi

Asnjiherė s’e kam kuptue si dhe sa duhet pse shqiptarėt e vėrtetė ndjehen tė zemruem me Shqipninė e pavėrtetė… dhe pse Shqipninė e Vėrtetė s’duen me e pa me sy shqiptarėt e pavėrtetė!?

Asnjiherė s’ia kam gjetė fillin e hollė kėtij (keq)kuptimi sa njerzor e delikat aq djallzor e agresiv; ēka e ban kėt’ vend malesh t’egra e traditash tė lashta, tė nėnvizuem dukshėm me nji krenari t’epėrme ndėr kohna, me u mpakė e me u ligshtue, me u tkurrė e me u tukeqė shpesh prej tė huejve e ma shumė prej tė vetėve; ama, gjithnji nė pėrpjekje me dalė nė breg tė stuhive qė rreken me e trand, me e shplą, me e mbytė e me e zhbģ; e gjithnji i detyruem me iu rinisė me nji hov mbinjerzor jetės dhe sė arthmes, a thue se krejt tė kėqijat e mėdha rrėzue mbi fatin e tij, veē pėr mirė i kanė ardhė, dhe asgja tjetėr s’kanė mujtė ma tepėr…!?

Gjithnji e ma shpesh ndėr heshtitė e mia flatruese, rrekem me ia gjetė kuptimin asaj ēka shpesh asht e pakuptim, me ia gjetė rrfanėn asaj ēka na rrin pezull mbi krye dhe m’bahet e pamundun qė ndėr kta rreshta t’mos mė jetė busull shprehja e atij shqiptari tė madh e tė pashoq nė tė djeshme tonė, po edhe nė tė sotme edhe nė tė nesėrme, gdhendė ndėr shkambinjtė e ashpėr tė kėsaj toke, shprehja lapidare: “Shqipėrinė e krijoi Zoti, e shpėtuan idealistėt dhe do ta vrasin politikanėt…”

Kjo figurė e nji drite hyjnore dhe kritike ndėrtuese tė pashoqe, ky njeri i nji mendjenaltėsie vizionare dhe gjeni i nji shkėlqimi tė pazakontė e nji kulture mahnitėse, e desh shumė kėt vend aq sa u detyrue me i ndejtė larg tij! Shpesh u soll fort ashpėr me tė, prej asaj ndjenje tė trazueme qė Ai e quente Atdhe e qė gjithnji e ma shpesh i shfaqej si dashni, dhimbje e cinizėm bashkė, si hov dhe dėshpėrim, si mall dhe trishtim ndėr mėrgimet e tija tė pafundme… E megjithatė, Ai kurrė s’heshti as s’rreshti sė qeni i dobishėm dhe vlerė e patjetėrsueme dhe e patjetėrsueshme e kombit tė vet! Cinizmi i tij prej “buzėholli”, edhe pse fort i ashpėr ndėr bashkohėsa tė vet, asnjiherė s’e bani me u ndje i pėrjashtuem prej shqetėsimit panshqiptar, dhe dashnor i pėrjetshėm i fjalės dhe frymės shqipe…

Kjo shprehje lapidare e tij, m’asht nėpėrkambė e s’mė ka lanė me hikė ma pėrtej, e me gjetė tė vėrtetėn e ndryme tė kėsaj Shqipnie dykrenėshe, qė ma sė pari e fali Zoti, mandej iu desht shumė mund e hjekė nė mbijetesė midis idealistash gjithnji e ma tė rralluem. Ata mbetėn ma tė mėdhenjtė krahasue me shtatin e saj, e cungue prej atyne politikanėve dumrrucė, gjithnji tė pėrfshimė ndėr ethe tė pragmatizmit e grabitjes sė gjithēkaje tė mundshme, qė kjo tokė (pėr ēudi) i paska pasė kaq tė shumta, pėr kta tė pėrkohshėm tė pangijshėm, tė pandijshėm e tė padijshėm… aq sa me jua e pasė zili edhe vdekja, gryksinė e tyne…

Asht pikėrisht ky fakt, kjo e vėrtetė trishtuese, kjo ndjesi e kapėrthyeme qė mė shtyn me mendue se ka pasė e ka me pasė gjithherė Dy Shqipni, Dy Shqipni paralele, si dy qč qė lodhin njeni-tjetrin, si dy shina qė s’puthen kėrkund, si dy shemra tė vėngėrta e anmiqsore mes tyne, si dy krena kryeneēė qė s’kthehen sė mbari… Njena Shqipni qė e jep shpirtin n’shqiptarģ, e tjetra qė ia grryen gur’t e themelit vedit; njena me plagė nė shpirt do me u ēue n’kambė, e tjetra tuj ja thithė gjakun s’ndjen sė ngopuni; njena e ngulfatun n’legjendė tė mbijetesės dhe tjetra tuj u ngrofė n’zjarr tė dhimbave tė veta; njena me zhgunin dhe sandallet e franēeskanit dhe tjetra me frakun dhe llustrafinat e modės ma tė fundit;

njena Shqipni e pėrdhunon tjetrėn pa mėshirė… e mandej ia mbushė vedit gjoksin me dekorata, nderekombi, ēmime e atribute tė pakufi, pėr at mjerim shndėrrue n’emblemė… kurse tjetra Shqipni qė e pėson tė keqen e sqepit tė simotrės sė flamurit, lufton me mbetė njashtu e paepun, njashtu kryefortė e kryenare, e bindun se asht nė tė drejtė tė Zotit, e nė pėrpjekje me i dhanė sado pak mirėsi e vlerė edhe njasaj kresė tjetėr, qė Zoti e ka dashtė dhe i ka dėnue me u valvitė nė jetė tė jetėve tė dyja bashkė…

Pse gjithė ky dualitet Shqipnish?!

Nji Shqipni e fisshme dhe e qytetnueme e Gjergj Fishtės dhe Faik Konicės, po edhe nji Shqipni harbute e dumbabiste e Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit; nji Shqipni e Enver Hoxhės dhe Vasil Shantos qė s’do me e pa me sy Shqipninė e Mit’hat Frashėrit dhe Lef Nosit; me nji krah ecėn Shqipnia e Nexhmije Xhuglinit dhe Fiqirete Sanxhaktarit, n’krahun tjetėr rropatet Shqipnia e Nanė Terezės dhe Shote Galicės; Shqipnia e Vinēenc Prennushit dhe Et’hem Haxhiademit si mundet me e pranue n’tavolinė Shqipninė e Dhimitėr Shuteriqit dhe Arianit Ēelės; Shqipnia e Lenka Ēukos dhe Tefta Camit n’jetė tė jetėve, s’ka me gėzue asnji respekt prej Shqipnisė sė Musine Kokalarit dhe Sabiha Kasimatit; Shqipnia e Genc Lekės dhe Vilson Blloshmit ka me ndje neveri dhe pėrēmim pėr Shqipninė e Diana Ēulit dhe Koēi Petritit; Shqipnia e Ernest Koliqit dhe e Ali Asllanit kurrė s’ka me i ba temena Shqipnisė sė Razi Brahimit dhe Shefqet Musarajt; Shqipnia e Ismail Kadaresė dhe Dritero Agollit dikur ka me u kujtue se ka pasė n’bashkohėsi Shqipninė e Kasem Trebeshinės dhe Trifon Xhagjikės; Shqipnia e Mitrush Kutelit dhe Lasgush Poradecit kurrė s’ka me pasė arsye me u matė me Shqipninė e Fatmir Gjatės dhe Andrea Varfit; Shqipnia akademike Isuf Luzajt dhe e Martin Camaj ēka mundet me i shtrue pėr zgjidhje Shqipnisė akademike tė Gudar Beqirajt dhe Myzafer Korkutit; Shqipnia e Eqerem Ēabejt dhe Selman Rizės, si mundet me ja hjekė kapelen Shqipnisė sė Androkli Kostallarit dhe Emil Lafes; shqiptaria e dashnisė sė Ibrahim Rugovės dhe Anton Ēetės, kahera ndjen lodhje prej shqiptarisė mllefshume tė Adem Demaēit dhe Kapllan Resulit… se Shqipninė e fehmiabdinjve dhe nefzat’haznadarve s’ka me lanė xhap Shqipnia e havzinelėve dhe samirepishtėve… Shqipnia e pėrkohshme e muēnanove dhe preēzogajve s’ka me pasė kurrė guxim me e pą drejt e n’sy Shqipninė e pėrjetėshme tė lekpervizėve dhe e padėrmeshkallėve; dhe kėshtu siē ka ardhė, kėshtu edhe ka me vazhdue ndoshta edhe ma gjatė kjo pėrballje e pafund e dy Shqipnive: asaj idealistes dhe tė sakrifikuemes, me atė pragmatisten dhe mishngranėsen…

Pse Shqipnia e Flamurit me Zhgabėn Dykrenėshe s’ka qenė kurrė e vogėl dhe as ka me u ba kurrė e tillė; dhe as ka qenė e Madhe as ka me pasė kurrė dėshirė me u shty ndėr tjerė, ma sė shumti sot ajo ndjehet e zvoglueme dhe e tkurrun prej njatyne mendjeve tė mbrapshta qė e kanė projektue thjesht si ēiflig tė marrisė sė tyne, po kjo hyn tashma nė tė pėrkohshmen e saj tė kapėrcyeshme, nė pėrgjunjen e saj tė siziftė drejt naltėsive… dhe asgja ma shumė…


Pse asht nji Shqipni qė vret pamėshirė gjithkah e gjithkend… shfaqet Shqipnia tjetėr qė edhe pse e vrame dhe e sakatueme ngjit nė pidestal dhimbjen… pse asht nji Shqipni qė e gjykon nderin si krim dhe i thur hymne terrorit, shfaqet ajo tjetra qė vėrtet i stepet sė keqes, po veē me gjetė distancėn e duhun e me lshue gurin e Davidit; pse asht nji Shqipni e lodhun sė keqeje, e radhueme sė vrami, e sfilitun sė pėrjashtuemi, mbijeton tjetra e paepun drite, e bulzueme shprese, e gatitun me u ringjallė… dy Shqipni qė i rrijnė vedit pėrballė…

Shqipnia e Flamurit, nė dukje asht Shqipni simetrike, ku njaq bukur pėrputhen dy gjysat e saj. Te kjo Shqipni dy gjysash simetrike, qė jo vengėr e shofin njena tjetrėn, po shumė ma pėrtej, duhet kėrkue e duhet gjetė Shqipnia e simetrisė sė paqme e tė mirkuptueshme, Shqipnia e dashnisė, e cila domosdoshmėnisht duhet me u shfaqė sa ma shpejt dhe sa ma fuqishėm ndėr krejt ata qė ndjehen krenar pse fati u qėlloi me qenė shqiptarė!!

nandor 2015 – shtator 2017
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur