Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 17-05-2010, 16:49   #1
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Posts: 1,288
Thanks: 0
Thanked 15 Times in 14 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Naim Frashėri



Naim Frashėri ėshtė poeti qė me tė drejtė nė letėrsinė shqiptare ka marrė epitetin kombėtar. Pėrmendja e mbiemrit kombėtar pas emrit tė tij i shkon me tepėr se asnjė autori tjetėr nė tėrė letėrsinė shqiptare. Kėtė ai e ka arritur, para sė gjithash, me veprimtarinė e tij krijuese. Ėshtė nga shkrimtarėt e rradhė qė pothuajse nė tėrė krijimtarinė e tij ka nė thelb tė vet tri atributet thelbėsore qė e pėrbėjnė qenien shqiptare: atdheun, kombin dhe gjuhėn. Ai duke krijuar nė kohėn kur shqiptarėt i kishin tė rrezikuara pikėrisht kėto tre faktorė bazė pėr tė ekzistuar njė komb, kurse tash nė kohėn kur kombi shqiptar ėshtė ende i parealizuar plotėsisht si popujt e tjerė evropian, pas njėqind vjetėve qė jeton jetėn e pavdekshme, ka kryer dhe kryen rolin e profetit tė letėrsisė shqiptare. Pėr tė kuptuar se ēfarė vendi tė rėndėsishėm i kushton Naimi: atdheut, popullit dhe gjuhės sė tij, tri vlerave rrėnjėsore tė kombit tė civilizuar duhet parė se me ēfarė gjuhe u flet ai shqiptarėve nė veprėn e tij.

ATDHEU
Naimi mund tė thuhet se flet si profet, sepse ai ėshtė profet. Qė nė nisje tė poemės sė tij tė famshme “Bagėti e bujqėsia” me atė vargun kushtrimor “O malet e Shqipėrisė dhe ju o lisat e gjatė”, Naimi dėshmon se u drejtohet majave, kulmeve, por qė t’u drejtohet pikave mė tė larta reliefore, duhet hipur nė njė nga kėto pika. Duke qenė njė poet thellėsisht kombėtar, ai fillon komunikimin e tij me vlerat mė tė mira, jo thjesht me malet si emėrtime, por me vlerat mė tė mėdha, mė tė larta tė ambientit shqiptar, duke harruar plotėsisht antonimet e kėtyre vlerave, ultėsitė. Edhe kur merret me emėrtimin e gjėrave mė tė rendomta, qė nė jetėn e pėrditshme vėrtetė janė tė kėtilla, pėrdor kriterin e njėanshėm, por aq tė domosdoshėm, tash e gjithmonė pėr shqiptarėt, vlerėsimin e sė mirės edhe aty ku ajo shihet pak, apo nuk vėrehet fare.
Mohimi i vetvetes, madje edhe i gjėsė mė tė shtrenjtė, mohimi i vendlindjes, tokės sė nėnės dhe babait mėmėdhe-atdheut, pėr ne shqiptarėt nuk ėshtė gjė e huaj, as sot e as mot. Naim Frashėri, pikėrisht pėr njė nga gjėrat me tė shenjta qė pėr ēdo njeri ėshtė atdheu, u flet shqiptarėve. Ai do t’ i bindė ata se vendi i tyre ėshtė i mirė dhe i bukur, madje tepėr i mirė dhe i bukur. Dhe kjo mirėsi gjendet gjithkund, nė tėrė hapėsirėn tokėsore, ujore e qiellore, ėshtė nė njerėz, nė kafshė e shpezė, nė bimė nė ajėr e nėntokė. Naimi u dėfton shqiptarėve se kėto vlera janė midis tyre, vetėm ata duhet t’i zbulojnė, t’i shijojnė, t’i rujanė, t’i dashurojnė e t’i zhvillojnė. Naimi bisedon me ndjenjė e me emocion, me dashuri tė pakufishme me bashkėkombasit e tij, shqiptarėt, duke u pėrpjekur pėr t’i bindur ata me fjalė tė mira e tė buta, me zėrin e tij engjėllor se atdheu i tyre, Shqipėria, nuk ėshtė i vogėl, viset shqiptare nuk janė tė kėtilla. Ajo shtrihet e madhe, e plotė, e gjerė dhe e pasur, nė poemėn e tij tė njohur, duke sugjeruar se ajo ėshtė e kėtillė sepse ėshtė mėmėdheu-atdheu i tyre, prandaj duhet verėsuar si tė kėtillė.

KOMBI
Poeti ynė kombėtar, nė shumicėn e veprės sė tij ka harruar tė metat, tė kėqijat e atdhetarėve tė tij, pėr tė afirmuar ndjenjėn e shenjtė tė bashkimit tė tyre qė iu ka munguar e po iu mungon edhe aktualisht edhe pėr gjėrat kryesore. Prandaj fjalėt e tij dalin si nga goja e shenjėtorit, i cili veē fjalė tė urta e tė ėmbla flet pėr njerėzit, duke anashkaluar realitetin e dikurshėm e aktual i cili ka gjėra tė shumta qė duhet kritikuar. Naimi, nuk ėshtė tipi i shkrimtarit si Gjergj Fishta qė edhe tė lėvdon edhe tė shanė, ai ėshtė poeti qė mė sė shumti lėvdon. Ai kėrkon tė kryejė misionin e tij fisnik, t’u krijojė bindjen shqiptarėve se janė si tė gjithė popujt e tjerė, por qė historia tė shumtėn e kohės nuk ėshtė sjellė mirė me ta. Duke qenė njė popull me kulturė, histori, art, atdhe e fe, e origjinė tė lashtė pellazgjike, sipas tij ata janė njė nga popujt mė me vlerė tė Ballkanit e Evropės, popull qė nuk e ka vendin nė bisht tė historisė, po nė krye tė saj. Duke qenė romantik klasik, ai e thotė kėtė pėr t’i bėrė qė ata tė kuptojnė se janė popull normal si tė gjithė tė tjerėt. Dhe cila ėshtė rruga, sipas Naimit, dje e sot, pėr tė arritur popujt e tjerė: me arsimim, me dije, me punė tė mira pėr atdheun. Pėr kėtė ai jep shembullin e tij vetiak, duke u pėrpjekur vazhdimisht e nė ēdo vend pėr vendin e vet, deri nė shkallėn sublime, deri nė flijim, qė ėshtė thirrje pėr tė gjithė shqiptarėt, para njėqind e sa vjetėsh, sot e nė mot, e pėrherė.

GJUHA
Pothujse nuk ka shembull nė letėrsinė shqipe, qė tė ketė lėvduar gjuhėn shqipe aq sa e ka lėvduar Naimi. Mbase njė nga arsyet themelore pėr lėvdimin e saj, ėshtė se shqipja nga goja e Naimit vėrtetė del si Zonjė, madje Zonjė e Madhe. Bukuria, lirshmėria, muzikaliteti, natyrshmėria, dinamizmi, hapėsira e shqipes sė Naimit ėshtė vėshtirė tė gjejė shoqe nė gjuhėn e ndonjė autori tjetėr. Prandaj Naimi flet mė shqip se asnjė autor tjetėr. Kjo ėshtė njė arsye e lėvdimit tė saj, por Naimi duke qenė romantik, poet, e njeri i Zotit u lėvdon shqiptarėve gjuhėn e tyre, nė kohėn e tij e sot, pėr tė thirrur mendjen e tyre, pėr tė sjellė nė vete ata, se ēfarė po bėjnė me gjuhėn e tyre. Dhe paradoksi ndodh, dikur e sot. Shqipja, Gjuha e Perėndisė, qė ėshtė e mirė, e lehtė, e lirė, po nėpėrkėmbet nga vetė shqiptarėt herė me vetėdije e herė pa vetėdije. Kjo gjuhė qė ėshtė vėrtetė me vlera tė posaēme. Poeti ynė kombėtar e ka thėnė kėtė, se ėshtė gjuhė perėndie, po edhe shkenca aktuale ėshtė shprehur se shqipja pėr nga stuktura, pėrmbajtja, veēantėsia e saj ėshtė njė nga gjuhėt kryesore tė Evropės.

PĖRMBYLLJE
Nė fund tė kėsaj fjale pėr Naimin, siē do tė shprehej prozatori i shkėlqyeshėm shqiptar, Mitrush Kuteli, po tė ishte gjallė, duhet thėnė se poeti ynė kombėtar, edhe pas njėqindvjetėve jetė nė amshim, ėshti gjallė, aktual e i pėrgjithmonshėm. Ai jep mesazhin e jetės pėr tė gjithė shqiptarinė: tė pėrpiqemi, pėr atdhe, komb, gjuhė, kulturė e fe.
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-05-2010, 16:51   #2
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Posts: 1,288
Thanks: 0
Thanked 15 Times in 14 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Bagėti e Bujqėsi

Bageti e Bujqesia
O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.

Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr.

Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar.

Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.

Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.

Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them;
Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė.

Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.

Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!

Sa mė pėlqen blegėrima, zėr'i ėmbėl' i bagėtisė,
Qėngji edhe kec'i bukur, qė rri mė gjunj' e pi sisė!
Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,
Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;
Bijen zilet' e kėmborėt e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,
Njė gas t'ėmbėl' e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!
Pelėn e ndjek mėz'i bukur, lopės i vete viēi pas,
Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,
Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,
Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,
Zoqtė zėnė kėng' e valle dhe po kėrcejn' e kėndojnė,
E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,
Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q'i shpie Perėndisė
Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,

Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.

Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?

Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer' e tė brengosur,
Tė kėputur, tė mjeruar, tė grisur e tė rreckosur;
Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi,
S'i ka mbetur gas nė zemrė, se s'i la vėnt idhėrimi.
Eshtė njeri, si dhe neve, po epini, o tė pasur,
E mos e lini tė urėt dhe tė mjer' e buzėplasur,
Se pėrtimn' e zi, q'e pruri tė gjorėn mė kėtė ditė,
Nuk' e dimė vet' e zgjodhi, apo ia dhanė Perėnditė.
Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,
Zėmėra s'thuhetė zėmrė me mos pasurė mėshirė.

Ah! edh' atje tej mbi udhė i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, njė tė gjori udhėtari,
Qė ka vdekur i ri shumė e ka rarė lark shtėpisė,
Mėrguar nga mėm' e motrė dhe pej gjithė njerėzisė;
Njė zok i helmuar mi varrt i rri si mėmėzė dh'e qan,
Ndarė nga tė gjithė shokėt edhe zi pėr tė mjerė mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartė, qė rrij Zoti,
Pas fesė vjetrė qė kishinė shqipėtarėtė qėmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt' e tu ke parė
Luftėra tė mėdha shumė e punė qė kanė ngjarė.
O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!
Tė patundurė pėrjetė jini, pa, kur oshėtini,
Udhėtarit nė zemėr frikė tė madhe i vini;
Keni shkėmbėnj, gėrxhe, lisa, lumėnj dhe dėborė ndė gji,
Pėrsiprė lulez' e gjethe dhe brėnda ergjėnt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe tė majm'e pėllore,
Ju sheshet e lulėzuar, ju bregore gjelbėrore,
Q'u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemėrn' e varfėrė time aty ndėr ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dėshėruar edhe s'e duronj dot mallė,
Po s'e di si dua unė do t'u shoh njė herė vallė?

Tė paskėsha vrapn' e veriut, tė kisha krahė pėllumbi,
Nxitimn' e lumit me valė, q'ikėn me vėrtik si plumbi,
E tė vija nė gjit tuaj, nj' ujė tė ftohtė tė pinja,
Edhe nėpėr ato hije njė copė herė tė rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zėmėrėnė ta dėfrenja,
Gazė, qė paēė njėherė, prap' aty ndėr ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse mė vini pėrpara syve pa pushim,
O ditėt' e djalėrisė, o moj kohėz' e tė rit tim?

O flutura krahėshkruar, qė fluturon nėpėr erė,
As merr dhe zėmrėnė time me vehtezė dhe ma shpjerė
Nėr malet tė Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija,
Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt' e mija,
Ku shkon me zile tė madhe ogiēi pėrmes lajthisė,
Pa zjen e oshėtin mali ngaha zėr'i bagėtisė;
Marrėnė vrapn' e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė,
Dhėntė ndėr shesh'e ndėr brigje, dhitė nė shkėmb e nė rripė.

Bariu plak krabėn nė dorė edhe urdhėron tė rinjtė,
E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė;
Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėn e stanė,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih mė nj'anė;
Kush pėrvjel, kush qeth sheleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė,
Njėri merr ushqen kėlyshnė, jatėri pėrgėzon qėntė.
Stopani, bėr'i zi sterrė, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė edhe punon pa pėrtuar;
Udhėtar' e gjahėtorė, q'u bije udha ndėr male,
U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale...
Kec'i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr' e i shkretė
Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gas nė jetė.
Dėgjohet nga mez'i pyllit krism' e sėpatės s'druvarit,
E sharrėsė qė bėn lėndė, edhe fyell'i shterparit.

Shterpari s'i qaset stanit, po nėr pyje bij'e ngrihet,
Nėpėr maja, nėr bregore, rri, kėndon a gdhėnt, a shtrihet;
S'i trembetė syri kurrė, vetėm ajy dit' e natė,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatė,
As nga shkėmbėnjt' e nga pylli, as gogolėtė s'e hanė,
Armėtė ka shok e vėlla, mėm' e motėrė xhuranė;
Miqt' e ti shqeratė janė, kecėrit, dhitė, dhėntė,
Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė e mė tepėr qėntė,
Qė s'flenė, po rrin' e ruajn bagėtinė dhe barinė,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas tė math i vinė;
S'e hanė njerin' e mirė edhe mikun' e udhėtarė,
Se i njohėn; po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė.
Vjen nata, e lė nė t'errėt, del hėna, i pėrhap dritėn,
Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint' dielli, i bije ditėn.
Yjtė, hėna, dielli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė,
Gjithė ē'lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shkojnė.
Mblidhen ret' e hapėsira bėnetė e zezė sterrė,
Vetėtimat e gjėmimet nisin e shiu zė tė bjerė;
Bariu vė gunėn nė kokė, z'eshkėn me herėt tė parė,
Ndes shkarpat sakaqėherė, e lisnė fyl, dhe bėn zjarrė;
Fishėllen e thėrret qentė sicilin me emėr veēan,
Pa, kur derdhetė Baliku, ujkun' e zė edh'e pėrlan,
Se bisha, qė bije dėmnė, errėsir' e mjergull kėrkon,
Papo bariu shum' ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon,
Dhe sokėllin me zė tė madh, tunden malet e shkėmbenjtė,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshėtijnė pėrrenjtė!

Esht' e lehtė dhi e stanit, qė kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit;
Dhi e shtėpis' ėsht' e plokshtė, fle nė vath' e nėnė strehė
E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė;
Esht' e butėz' edh'e qetė dhe e urtė si manare,
Nuk' ėshtė si malėsorja, andaj i thonė bravare.

Nė pshat, posa sbardhėllehet, sheh njė plakėzė tė gjorė,
Ngrihet, hap derėn ngadale, e del me kusi nė dorė,
Rri nė derėzėt tė shtrungės, dhe djali duke dremitur
I nget bagėtin' e delen, i mjel plakėz' e drobitur.
Plaku lė shkopnė mėnjanė e bėn gardhin a zė shteknė,
Bariu vė tufėn pėrpara, vasha pėrkėdhel sheleknė,
Nusja pshi e ndreq shtėpinė edhe bėn bukėn e gjellėn,
I shoqi sheh kanė, lopėn, viēnė, demnė, kalėn, pelėn,
Mushkėn, qė ėsht' e harbuar edhe bashkė me gomarė
Rrahėnė tė hedhin murė, tė hanė bimėn a barė.
Njė grua vete nė krua, e jatėra zė tė tuntnjė,
Njė sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatėra bėn ētė muntnjė.

Na hyjnė shumė nė punė kafshėtė dhe bagėtija,
Na i dha nė kėtė jetė shok' e ndihmės Perėndija.
Tė mos ishte gjė e gjallė, njeriu s'rronte dot nė jetė,
Do tė vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretė;
Gjė e gjallė na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarė; jetėnė tėn' e pėrsėrit.
Edhe dheu, qė na ep drithė, sido ta kemi punuar,
Nukė pjell mirė si duam, po s'e patmė plehėruar.
O shokėtė e njeriut, Zoti u shtoftė e u bekoftė!
Dhe shpirti im mik pėrjetė, sindėkur ka qėn' u qoftė.
Kafshėt, edhe bagėtinė, qė u ka kaqė nevojė,
Njeriu duhetė t'i shohė, t'i ketė kujdes, t'i dojė.
Tė mos t'i mundojmė kurrė, po si fėmijė t'i kemi,
Eshtė mėkat edhe fjalė tė ligė pėr to tė themi.

Dellėndyshe bukuroshe, qė thua mijėra fjalė,
Dhe tė k'ėnda vahn' e lumėn, qė vjen me vrap e me valė,
A mos vjen nga Shqipėria? Eni vjen pej Ēamėrie
Me kėto milėra fjalė e me gluhė perėndie?
Apo vjen nga Labėria, pra mė duke kaqė trime,
Edhe fjalėtė qė thua mė gėzojnė zėmrėn time,
Q'ėshtė thier, bėrė posi njė pasqirė,
Duke kėputur nga cmagu, qė s'e kanė vartur mirė,
Apo vjen nga fush'e Korēės, nga vėnd'i mir' e i gjerė,
Pej zembrėsė Shqipėrisė, qė del gjithė bot' e ndjerė?
A mė vjen pej Malėsie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?

Tė munjam tė fluturonja e tė kishnjam krahė si ti,
Me gas tė math do t'i vinjam Shqipėrisė brėnda nė gji!
Pėr me marrė drejt Shkumbinė edh' Elbasan' e Tiranėn,
E me ardh ke ti, o Shkodrė, tė shof Drinin e Bujanėn,
Kostur, Pėrlep, Fėllėrinė, Dibrė, Ipek e Jakovėn,
Mat' e Ysqyp e Prėshtinė dhe Mirėdit' e Tetovėn;
Krojėnė e Skėnderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisė,
Tue bam me trimni luftė, e m'e munt mren e Tyrqisė.

Durres, o qytet i bukur, qė je kėrthiz' e mėmėdheut!
Edhe ti Leshi me emrė, qė ke eshtrat e Skėnderbeut!
Burrat tuaj aqė trima do ta lenė vall' Ylqinė
Edhe gjithė shqipėtarėt ta mbanjė armiku ynė?
Nukė mė ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumė shpresė,
Shqipėria kėtej-tutje kshu po nukė do tė mbesė.

Dua tė dal majė malit, tė shoh gjithė Arbėrinė,
Vėllezėrit shqipėtarė, qė venė nė pun' e vinė,
Burrat trima me besė dhe shpirtmir' e punėtorė,
Dhe fushatė gjithė lule e malet me dėborė.

O fushazėtė pėllore, qė m'ushqeni Shqipėrinė,
Do tė kėndoj bukurinė tuaj edhe bujqėsinė.

Ti perndi e ligjėrisė, qė rri nė malt tė Tomorit,
Unju posht' e mė ndih pakė, o motra im'e tė gjorit!
Mė ke leshrat tė florinjta e tė ergjėndtė krahrorė,
Ball' e gush' e faq'e llėrė dhe kėmb' e duar dėborė;
Sikundėr do malėsorėt dhe pyjet e bagėtinė,
Duaj edhe fusharakėt dhe arat' e bujqėsinė,

Edhe ti, o mėmėz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratė,
Sa pjell mijėra tė mira e kurrė s'mbetetė thatė,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurė,
Mlodhe gjithė bukuritė edhe kanisk ia ke prurė.

Tė keqen, o symėshqerė, shikomė njė herė nė syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unė jam djali yt.

Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinė,
Mė tė gjallė, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinė!
Vjen dimėri, t'i than lulet, ti me njė frym' i ngjall prapė,
Napėnė q'u heth pėrsiprė, ua heq me ver' e me vapė.

Bujkun e xgjuan me natė edhe vė pėrpara qetė,
Nisetė pa zbardhėllyer pėr punėzėt tė vėrtetė;
Mer pluarin e parmėndėn, zgjedhėn, tevliknė, hostenė,
Kafshėn, farėn, shoknė, bukėn, trajstėnė, lakrorė, qenė...
Shėrbėtor'i mėmės' sė dheut, q'e ka zėmrėnė plot shpresė,
Del kur hapet trėndafili dhe bari 'shtė gjithė vesė;
I falet Zotit t'vėrtetė dhe zihet nga pun' e mbarė,
Zėmėrzėn e ka tė bardhė dhe tė qruar e tė larė.

Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.

Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.

Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.

Ver' o e bukura verė, qė na vjen nga i madhi Zot
Me mirėsi, me bukuri, me gas tė math, me duar plot,
Sindėkur ēel trėndafilė, e i fal bilbilit zėnė,
Ashtu na bije nga qielli njė gas nė zėmėrt tėnė.

Zot'i e i vėrtetė pėr tė ushqyer njerinė,
Pėr tė zbukuruar dhenė, pėr tė shtuar mirėsinė,
I dha zjarr e flakė diellit, i fali dhe shinė resė,
Bėri dimėrin e verėn dhe zemrės san' i dha shpresė.

Pėr tė arriturė rrushnė ē'ka punuar Perėndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tėrė gjithėsija!
S'ėshtė ēudi pse na dėfren ver' e bukur zemrėn tėnė;
Ē'ka punuar Perėndija edhe njeriu, sa e bėnė!
Ju shokė, kur pini verėn, mos dehi, mos zėmėrohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lėvdohi, mos qėrtohi,
Se pėrēmoni Perėndinė, q'i ka falur hardhisė rrush,
Edhe kėrkon dashurinė e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gėzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dėfreni,
Flisni fjalė tė pėlqyer, loni, kėndoni, kėrceni,
Bėjeni zėmrėn tė gjerė edhe shtoni dashurinė,
Mirėsinė, njerėzinė dhe besėn e miqėsinė,
Se nė breng' e nė tė keqe, nė punė e nė tė pirė,
Mirretė vesh njeriu i lik, njihetė njeriu i mirė.

A e shihni gjithėsinė, yjtė, Diellinė, Hėnėn,
Dhenė, erėn, retė, kohėn, Kashtėn' e Kumtėrit, Shėnjėn,
Si janė pėrveshur gjithė edhe lėēijn' e punojnė,
Njėri-tjatėrit i ndihin, ashtu punėn e mbarojnė.
Nė mest tė kėti rrėmeti, tė punėtorėve shumė,
Njeriu duhet tė lėēinjė, apo tė bjerė nė gjumė?

Mundohetė punėtori, po nė zemėrzėt tė qetė
Sa gas tė math ndjen, kur njėra qė hoth, i pjell dymbėdhjetė!
Kur e sheh kallin' e plotė tė kėrrusurė nga barra,
Dhe parajsėn e vėrtetė tė tfaqurė nėpėr ara,
Kur heth lėmėn e mbleth toknė, ndan bykn' e kashtėn mėnjanė,
U heth kuajve e qevet, qė janė lodhur, tė hanė,
Kur e pėrmbush plot shtėpinė me drith' e me gjė tė gjallė,
Shtrohet me uri nė bukė e ha me djersė nė ballė.

Sheh pjergullnė, manė, fiknė, thanėnė, arrėn, ullinė,
Mollėn, dardhėn, pjeshkėn, shegėn, vadhėnė, ftuan, qershinė,
Kumbullatė, zerdelinė, ngarkuar me pemė gjithė,
Oborrė plot gjė tė gjallė, shtėpinė mbushur me drithė,
Dhe zėmėra i gėzohet, pa i faletė Perėndisė,
Q'e ēpėrblen punėn e djersėn e mundimn' e njerėzisė.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.

Bujku mundohet nė verė, po nė dimėr rri e prėhet,
Sheh shtėpizėnė mė kamje, edhe zėmėra i bėhet,
Gratė tė gjitha punojnė n'avlėmėnt e nė tė tjera,
Edhe jashtė fryn e bije, por kur na trokėllin dera:
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.

Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.

Nė verė qė ēelen lulet, qielli ndrin si pasqyrė,
Sbukurohetė faq'e dheut e merr mijėra fytyrė;
Pa ngjallenė mė ēdo lule, mė ēdo bar e mė ēdo fletė
Gjėra tė gjalla me mijė, rroitin nga dheu si mbletė.

Shpest' e mizatė kėndojnė e kuajtė hingėllijnė,
Lulet' e bukura m'erė si ar e si flori ndrijnė,
Bujku nget pėndėn e lėron, mbjell a bėn gati ugarė,
Kalorėsi i shkon njatė dhe i thotė -- puna mbarė --
Papo merr anėn e lumit me zėmėrė tė gėzuar,
Kėndon, fishėllen e vete ngadalė, duke mejtuar;
Vė re lumėn e kulluar, qė ikėn me ligjėrime,
E ndėr ment tė ti i bije ca t'ėmbla shumė mejtime.
Vashazėtė bukuroshe, posi shqerratė manare,
Si kapėrollet e malit, si thėllėzatė mitare,
Venė tė lajnė nė lumė gjithė tok duke kėnduar,
Me gas nė sy e nė buzė e me lulezė nėr duar;
Pėrveshin llėrėt' e bardha dhe tė majm'e tė perndijta,
Pulpazėtė bukuroshe e kėmbėzėt' e kėrthijta.
Dellėndyshja qė fluturon e ndehetė pėrmi lumė,
U afrohetė si mike e u thotė fjalė shumė,
Dhe mėshqer' e pėrkėdhelur vjen nė lumė tė pij' ujė,
A tė prėhetė nė hije, a tė bėnjė gjė rrėmujė.

Bari, bima vatur mė bres e bujku shum' i gėzuar,
Si bariu kur merr kėrthinė edh'e pėrkėdhel ndėr duar.

Bilbili ia thotė bukur, lumi vete gjithė valė,
Ep erėn e Perėndisė trėndafili palė-palė.

Veē njė vashėz' e mjerė qan tė motrėnė, q'e ka lėnė,
O! ėshtė mbuluar nė dhe vashėza fytyrėhėnė!
Mėma dhe motėra mbetur nė zi e nė vaj tė shumė,
Dhe shqerra manarez' e saj, e pėrzieshmez' e pėr lumė!
Tė kėput shpirtinė plaka, kur zė dhe nėmėron e qan,
Ah, i ziu njeri nė jetė sa heq e sa duron e mban!

Vashėn vėrtet e mbuluan, po shpirt'i saj nė qiej shkoi,
Hapi krahėthit e lehtė, nė hapėsirat fluturoi;
Bukuri e saj u pėrzje me bukurizėt tė prillit,
Me fjalėzėt tė bilbilit, me erėt tė trėndafilit,
Gjėsendi s'humbetė kurrė e gjė s'vdes me tė vėrtetė,
Mase ndryshohenė pakė, po janė nė kėtė jetė;
As shtohet, as pakėsohet, as prishetė gjithėsija,
Vdesėn e ngjallenė prapė si gjith' edhe njerėzija.
Kėtu janė gjithė ē'janė e gjithė ē'gjė munt tė jetė,
Engjėllitė, Perėnditė dhe ajy Zot'i vėrtetė!
Se njė trup e njė shpirt ėshtė gjithėsia, qė s'ka anė,
Tė gjallė edhe tė vdekur gjithė brėnda nė tė janė.

Perėndija njerin' e parė e mori prej dore vetė,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletė,
Mė tė drejtėnė tė themi, mbi faqet tė dheut e ngriti,
E bėri tė zotthin' e dheut edhe kėshtu e porsiti:

Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.

Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen tė gjitha me kohė, po rrėmo thell' e mė thellė,
C'do gjė qė tė duhet, kėrkoje, barku i ti do ta pjellė.
Sa gjėrėrazė tė vlera do tė gjesh ti kėtu brenda,
Edhe pėrsipėrė soje, e sa do tė t'i ket ėnda!

Me fuqit qė tė kam dhėnė, them qė tė vinjė njė ditė
Tė marrē udhėn e sė mirės e tė gjesh tė madhe dritė,
Tė marrē vesh dalengadalė sa punėra qė kam bėrė,
Diell, hėnė, yj, dhe, qiej e gjithėsinė tė tėrė!

Po qė u bėre i urtė, mua mė ke afėr teje,
Ndryshe, qofsh i mallėkuar edhe mėrguar prej meje!

Tė parit tėnė perndia kėto fjalė vetėm i tha,
I fali gjithė tė mirat, i dha uratėn dhe e la.
Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė;
Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė;
Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.

Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.

Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-06-2012, 09:11   #3
Skydive
V.I.P
 
Avatari i Skydive
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 2,266
Thanks: 0
Thanked 27 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Skydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

Vargje te urta nga Naim Frasheri .

Gjithe njerezit i duaj
Mos i pandeh per te huaj.

Mos i bej njeriu ne jete
Gje qe s'do ta pesosh vete.

Kusaria, ligesia
Dhe sa te keqija jane
Edhe gjithe marrezia
Padijen meme kane.

Shiko faqebardhe te rrosh
E perpiqu te besh mire
Dhe me ē'do njeri te shkosh
I padem edhe i lire.

Mos e kthe fjalen kurre
Por qendro mė nje si burre.

Kur te jesh i zemeruar
mendja eshte e turbulluar
bej durim sa te kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.

Do te rrosh me nder mbi dhe?
Me te liq mos u perzje.

Gjuha eshte thike e mprehte
Plage e saj nuk eshte e lehte
Shume njerez gjuha mundon
Ca te tjere i turperon.

Ai qe hiqet i madh edhe mbahet i rende
e ka mendjen te vogel e te lehte si pende.

Dhe te te falin kamjen e jetes
Mos thuaj kurre veē te verteten.
__________________
***Man sieht nur mit dem herzen gut, das wesentliche ist für die augen unsichtbar***
Skydive nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 09:01   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Naim Frashėri - poezi

FALJA

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek perėndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.

FJALĖT E QIRIRIT

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?

PELLAZGĖT – SHQIPTARĖT

Ishte njė ditė
Qė pellasgjitė
Posi njė dritė
Mbuluan dhenė
Duall ng' Asia
Si mizėria
Dhe me ania
E hodhė denė.

Pas pakė herė,
Duke pėrzjerė
Ca me tė tjerė,
Bėnė elinėt,
Dhe duke ndarė
Syresh njė farė,
Si ka tė ngjarė,
Bėri llatinėt.

Edhe tė tjerėt
E mė tė ndjerėt,
Tė papėrzjerėt,
Pellasgjinj mbenė
Maqedhoninjtė
E ilirinjtė
E mollosinjtė,
Gjith' ata qenė.

Dhe ata janė
Prindėrtė tanė,
Pastaj na thanė
Na shqipėtarė
Mundim tė themi
Ne ata jemi,
Atė gjak kemi,
Si dhe shtyparė.

Thot' Herodoti,
Nė Tomor zoti
Shtėpi qėmoti
Kishte Dhodhonė
Eshtė m'e vjetėr
Ngaha ēdo tjetėr,
Shumė mė tepėr,
Kjo gjuha jonė.

Ne kurdoherė
Burra tė ndjerė
Edhe tė vlerė
Jemi treguar;
Me grekėrinė
Dhe me Persinė,
Me gjith' Asinė
Kemi lėftuar.

Me Lekėn vamė,
Muntmė Daranė,
Datėn i dhamė
Gjithė Asisė
Burr' u dėftyem,
Tė gjith' i thyem,
Pėrmbys e kthyem
Fron' e Persisė.

Tė tėrė dhenė,
Den' e sterenė,
Sa kombe qenė
Nė kėmb i vumė
Dhe mbretėruam
Kudo qė shkuam,
Tekdo lėftuam,
Vėndin e zumė.

Me Pirron vamė
Romės i ramė,
Llatint' i vramė
E i tmeruam;
Me Skėnderbenė
Tyrqve sa qenė
U dhamė dhenė
Dhe i dėbuam.

Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarėt?
Bota s'kuxonte
Qė t'u qėndronte,
Po kush lėftonte?
Ne shqipėtarėt.

Pastaj u ndruam,
Se s'kupėtuam
Dhe nuk e ēquam
Tė mirėn tėnė
Gjaknė pėr botė
E derthmė kotė,
Njeri ē'tė thotė?
Nuk ishte thėnė!

Mbajtmė Tyrqinė,
Ngjallmė Greqinė,
Ndihm' Italinė.
Po Shqipėrinė?
Pse s'u munduam?
Pėr kė lėftuam?
Neve ē'fituam?
Ē'kemi taninė?

SHKĖNDIJĖ E DIELLIT NDAJ MANUSHAQES

Manushaqe bukuroshe,
Pse s'ngre kryete pėrpjetė,
Po rri e mpit' edh' e qetė,
Pse s'zbukuroh e s'shėndoshe?

Pa shiko lulet' e tjera,
Q'u ēel' e u lulėzuan,
Shih, pa shih ē'u zbukuruan,
I ngjalli pėrsėri vera.

O lulez' e Perėndisė,
Qė tė mbolli vetė Zoti,
Zgjohu tani q'u ngroh moti,
Erdhi koh' e gjallėsisė ;

Se dheu anembanė mbleroi,
E tė vdekurit' u ngrinė,
Gjithė ē'jan' u pėrsėrinė,
Zoti nga gjum' i rėnd' i zgjoi.

Mė dėrgoi dhe tek ti Zoti,
Qė tė t'ap jetėz' e ditė,
Tė tė bije shpirt e dritė,
E tė bėhesh si qėmoti.

Prej qiellit bukurinė
Edhe nga parajsa ere
Tė kam prurė kėtė herė,
Po hape, pa hape gjinė.

Hap syt' e qesh dhe gėzohu,
Se gaz tė math tė kam prurė,
Mos mė rri si e sėmurė,
Po ēelu e zbukurohu.

Shpendėra, hithėra, ferra
pėrsipėr tė kanė rėnė,
Dritėnė t'a kanė zėnė
Me fletė shumė tė gjera;

Tė kanė kallurė gjemba,
Qė tė ēpojn' e tė lėndojnė
Edhe gjaknė t'a helmojnė,
Qė tė lėvrin nėpėr rremba.

Dhe ca nga fletet' e tua
Me tė huaja pėrzjerė,
Secila do tė tė bjerė
Dėmn' e vdekjenė pothua.

Oh! fletėtė qė i rrite,
Duke nxjerrė nga gjiri yt,
T'u bėnė si halė nė syt
Pa m'u fishk' e m 'u drobite!

Dimėr' t math me dėborė,
Me tė ftoh t' e me tė ngritė
E m'e gjithė ligėsitė,
Tė la tė mjer' e tė gjorė;

Ah, ta zbriti bukurinė
Dhe gjellimn' e gjithė ē'kishe,
Vdiqe, u trete, u prishe,
Tė thatė tė shoh taninė!

Po mos u tremp, beėhu trime
Edhe ki durim e shpresė,'
E pa silli Zotit besė,
Dhe kėsaj fjalėsė sime.

Dheu ishte njė her' i shkretė,
Gjė tė gjallė nukė kishte,
Dhe fare i rjepur ishte
Pa fill bar e pa njė fletė!

Ndaj soje gjė s'piperrinte,
Po brenda nė atė brumė
Ishte njė shpirt i math shumė,
Qė prit kohė tė buēinte.

Nga ay shpirt i pa anė
Gjėrėra pa funt u ngrinė,
Qė edhe sot ven' e vinė,
Edhe tė sosurė s'kanė.

Kush pandeh' tė dil nga dheu
Gjithė ky rrėmet q'ėshtė sot,
Oh!preveē se i madhi Zot,
Qė me dorėt tė ti e kreu.

Ay, i qofshimė falė
I dha shpesit fluturimnė,
Njeriut mendjen e mejtimnė,
Edhe njerėzi e fjalė.

Tani mė kanė dėrguar
Nga fron i lart' i Perėndisė,
Si engjėllin e Marisė
Me frymė tė shenjtėruar .

Mė s'mė mba as gjemp as fletė,
Se kam ardhur me shume mall,
Ndė gjithit tėnt dua tė ngjall
Zotn' e math e tė vėrtetė.

ZONJ' E FATIT

O moj plaka lozonjare,
Qė ndjek fatn' e njerėzisė
Dhe mas' e peshė s'ke fare,
Po me shkop tė marrėzisė.

Moj po me ē'sy e me ē'faqe
Mė qasesh prap' e mė ēfaqe?

Tė shoh qė vjen posi hije
Ngadalė si qėn i qetė
Edhe hi syvet mė shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretė!

Ata sy tė zgurdulluar
T'i shoh, o e mallėkuar!

S'je e verbėrė, si thonė,
Qė s'sheh, s'di se ē'bėn nė jetė,
S'je e shurdhėr, pasha Zonė!
Dėgjon posi djalli vetė.

Po je e keqe dhe shtrigė,
E pabes' e zėmėrligė.

Ti fjalėtė i ke kthyer,
Prandaj na ke pėrvėluar,
A, popo, ē'na ke gėnjyer!
Njeri s'tė ka trashėguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'tė ka qėndrim fati.

Jakė, se jam dėshėruar
E mė s'e duronj dot vrerė,
Qesh, mos rri e zėmėruar,
Makar pėr njė copė herė.

Qesh njė herė, o leshrakrėnde,
Me tė qarė nuk u dėnde?
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 09:06   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

LULET E VERĖS

(Mendime mbi Naimin nga prof. Kostaq Cipo, botuar mė 1936)



Naimi

Ėshtė mė i madhi nga tė gjithė ne dhe i pari apostull i shqiptarisė e i vllazėrise s'onė. Nuk ka shpėtim shqiptari, nė qoftė se nuk shtije nė punė frymėn me tė cilėn ėshtė veshur fjala e Naimit. Sa herė qė hap e kėndoj "Lulet e Verės", Naimin e gjej nė valle, dhe kėtė valle e heqin me radhė apostulli, poeti, filosofi, bektashiu, panteisti, atdhetari. N'ato pak fletė nunoset njė shpirt i math, i vetmi ndofta qė ka pasė forcėn e karakterit tė mbyti bishėn qė fle e zgjohet nė shpirtin e njeriut.
Tė marish udhėn drejt pėr t'u nunosur, ėshtė njė punė e rėndė, se kėrkon mundim tė math: kėrkon tė besh fli njė copė nga jeta e shkuar, tė lesh shkallėn mė poshtė e tė njitesh njė shkallė e lart. Tė veē e tė zesh nun, i tregon njeriut rrugėn qė tė shpie lajmėtarin e sė vėrtetės.
E vėrteta e gjallė lind me dhembje e me shpresė, zbulohet me pėrparimin e mbrendėshėm tė njeriut. Naimi i ka kryer tė gjitha kėto lutje e pastrime me durimin e njė asketiu, dhe tue i u qasė mė e mė sė vėrtetės, ėshtė bėrė njė krua i gjallė ku tė gjithė ne, po deshėm, munt t'unjemi e tė pijmė e tė pėrtėrihemi shpirtėrisht. Veēse, qė tė marrish dorė te Naimi, duhet mė parė tė mėsosh vehten me njė dishiplinė tė fortė duke i vėn fre duhisė sė epsheve; shkurt, duhet tė njohish vetvehten. Fjala e Naimit s'ėshtė pa grat, se ėshtė fjala e njė burri qė mundohet tė pėrmirėsojė shqiptarin me njė gojė t'ėmblė. Ndofta mbrenda zjen, po ky zjarr nuk e shtrėngon tė vėrviti mendime e tė lėshojė vetima si pas mėnyrės sė profetėve t'Israelit.
Po vetėm fjalė paska shkrimtari i yn? Poh, se nga fjala kalohet nė punė, se fjala e poetit pėrfshin dėshirat e drejta tė njė populli qė peshon nėn zgjedhė, se ndize ushtarin me fjalė, e do tė shikosh qė ky zjarr do t'ja mbajė tė ngrohtė zemrėn kur tė bjerė nė luftė.
Pėr njė kristian, fjala NUN, ka kuptimin Autokritikė, apo rėfimi haptazi para besimtarėve tė tjerė, nė Kishė, pėr atė ēka ka menduar dhe si ka vepruar. Shprehja nun nga ku ka ardhur dhe fjala nunosje ėshtė shprehja qė u kopiua nga Komunistat Rusė pėr tė justifikuar formėn e autokritikės sė hapur para partisė.
Poeti
Ėshtė poet popullor, se di t'i flasi popullit me njė tė folė shtėpijake. Tė tjerė mund tė mbyllen nė kullėn e fildisht, Naimi, jam i sigurt, do tė mėrzitesh pėr vdekje, sikur tė ndodhesh mbrenda ndonjėherė. Zana e tij kėndon nė fushė tė hapėt, dhe ėshtė e larė nga ēdo hypokrisi, ndonse ia tha kėngės kur priste e qepte ky ves. Tė vijmė nė vlerėn e vepravet! Jo gjithė sa shkruan njeriu mbetet mė kėmbė pėr jetė. Ka vepra qė thėrmohen me njė tė rėnėt'armės sė kritikut, po ka dhe asosh, sė cilave s'ka se ē'u bėn furija e motit. Pjella e Naimit natyrisht, nuk ėshtė kėngė e gjithė, veē se n'ato pak vise ku fryn flladi i poezisė, aty ku stolia e parverės do tė qėndrojė e njomė ngahera.
Po vjershat e Naimit ēalojnė, kemi thėnė. Poh, shqepojnė vende vende. Mirpo kjo veshje e jashtme e pakrehur mirė s'e shuan dot dritėn e poezisė. Fjala vjen, atje ku thot: Syri yt mos u venitė/ Si hėna u pėrtėritė.
Ndonse vargu nuk ėshtė prere mirė, drita e syrit tė ēupės nuk venitet. Qė ta kuptojmė mirė kėtė punė, tė hidhemi nė njė lėmė tjetėr. T'a zemė se kemi pėrpara syve njė affresko tė Giotto-s dhe se njė artist, qė gjendet aty afėr, po na tregon gabimet e shpėrpjestimet e pėlhurės. Po pse ahere, thomi ne me vetvehten, e mbajnė bota kėtė veprė artistikisht tė mbaruar kur paska kėto tė meta? Mos do tė thot qė pėlhura e Giotto-s ka vlerė vetėm si njė gjė e vjetėr, si njė gjė qė ka lidhje e mardhėneje me kohėn e ahershme? Jo. Kjo s'ėshtė fjalė me vend. Sepse po tė ēmohesh vlera e njė vepre vetėm nga pėrsosmija e trajtės, ahere duhej qė tė gjithė ata qė kanė sosur njė Akademi tė Arteve tė Bukura n'Europė, dhe qė janė nė gjendje tė piksojnė njė pėlhurė pa gabime prospektive, tė jenė mė tė mėdhej nga Giotto dhe, lumthi ne, kryeveprat e artit do t'i kishim me shumicė. Them prap, tė qe veshja teknike kulmi i artit, ahere pėrsosmija mė e madhe e kėtij do tė gjendesh nė veprėn e njė maqine fotografike, dhe fotografia do tė zinte rradhėn e parė, pėrpara sė cilės ēdo kryevpėr e njeriut do tė dukesh e zbehtė. Poet popullor, shtiu nė punė vjershėn pėr tė pėrhapė diturin e miqsin ndėrmjet nesh dhe ky ėshtė shkaku kryesor qė nė veprat e tij nuk shikojmė aq fytyrėn e zanės se sa predikimin e Fjalės. Dhe po tė peshohet puna e tij nga kjo faqe, gjykimi del mė i drejtė.
Apostulli
Lėēiti fjalėn e dashurisė, dhe mbushi zemrat tona me shpresė. Foli me gjuhė tė popullit ashtu si u ka hije apostujvet. Ajo kohė lypte qė shqiptari veē shqip tė shkruante, se vetėm nė gjuhė tė nėnės mėsimi jipet i ngroht dhe shėrben mė mirė pėr tė lėruar propagandėn qė do tė bėhej pėr lirin e Shqipėrisė... Mėsimi i tij s'ka pedanteri akademike, dhe mendimi qė formojmė, si mbarojmė sė kėnduari cilėndo vepėr ėshtė ky: Naimi nuk u gjunjėzua pėrpara veprės sė vet sikurse bėjnė njė palė, as qė u a dhenka botės pėr adhurim. A e di se ēdo me thėnė tė shkruajsh nė kohė tė robėrisė, kur kish marrė tatpjetėn shqiptari, kur po vdiresh e po bashtardohesh gjuha? Tė rrojsh nė njė klime tė tillė psikollogjike, e tė kesh besim tė math n'agimin e lirisė, kjo punė e rrethon ballin e Naimit me kurorėn e dritės s'apostujvet. Kur ne sot, me tė mirat e lirisė mbi buzė tė krahut, nga shkaku i disa rethanave, na kap zymbeni, hopeee hope na mbyt pesimisma, Atė kurr nuk e lėshoi zemra se ēe vall do tė agonte ajo ditė e dėshėruar. Apostujt, nė misionin e tyre tė shenjtė, nuk dėshpėrohen. Me fuqinė magjike tė fjalės sheshojnė kodra, fitojnė zemra, ja dalin punės nd'anė... Apostulli shqiptar punoi e vojti pėr vehte, pėr shokėt, pėr gjithė njerzin. Ardhi nė kėtė botė duke mbjellė kudo dashuri...
Ēėshtje Gjuhe
Naimi shkroi n'atė gjuhė qė dinte, kurse ne, na gėnjen mendja kot, se shkruajmė nė njė gjuhė letrare tė kulluar. Ne thėnēim qė gjuha e jonė nuk ėshtė ngritė ende nė rradhėn e gjuhėvet letrare, nuk ėshtė turp. Po pas njėzet e dy vjeē pune se pa prerė rreth shqipes, tė mos kemi mundur deri mė sot tė davaritim shumicėn e dyshimevet gramatikore e syntaktike, hė, ky ėshtė turp i math. E kėto dyshime nuk do tė zhduken, deri sa mos mbledhet e gjithė goja e popullit, e mos tė sqyrtohet imtė nga njė komisi filologėsh nė gji tė Ministrisė s'Arsimit. E si tė kryhet kjo punė, vetėm ahere mundt tė systemohet njė gjuhė e vetme pėr tė gjithė Shqipėrinė. Po kur t'ja arrijmė kėsaj dite, mos do t'a humbasi vlerėn dhialekti? Aspak. Dhialekti ėshtė gjuha qė flet populli e kjo, duke u folė pėr ditė, merr faqe tė ndryshme dhe kėshtu nuk e le gjuhėn letrare tė ngurroset pėr jetė n'ato forma nė tė cilat u pa e nevojshme tė vihet prej filologėvet. Po n'anė tjetėr edhe gjuha letrare vepron mbi dhialektin duke u vėnė fre, disi, ndryshimevet fonetike, morfologjike, syntaktike e leksike qė pėson ky pėr ditė. Gjuha qė flet populli ka forcė tė madhe: fjalėt e huaja, qė hynė prej kohėsh nė fjalorin tonė, gjuha diti t'i ndryshojė e t'i bėjė pas vehtes... Nuk mė besohet se njė gjuhė mund tė bashtardhohet vetėm se ka shtije nė pėrdorim, nga nevoja, njė pakicė fjalėsh qė s'janė tonat. Lėngata e vėrtetė tė kėrkohet gjetkė; tė kėrkohet nė tė lidhunit tė mendimevet, larg frymės sė natyrės sė shqipes. Leopardi thot: "una lingua e barbara quando si allontana non dalle frasi e parole, ma dal carattere e dal'indole sua". (Njė gjuhė bėhet barbare atėherė kur largohet jo nga frazat e fjalėt, por nga karakteri e natyra e saj).
Tė vijmė prap nė themėn tonė. Naimi shkroi bukur, shkroi aq bukur sa ne na merr malli sot tė shkruajmė njė shqipe si atė tė kėngėtarit tė Qerbelasė.
Bektashisma
Tė gjitha kėto fe qė dijnė t'a bėjnė njeri tė mirė, s'ka kush tė ngrihet e tė thotė se s'janė tė mira. Kush mburret me fen e vet duke e mbajtur kėtė si mė tė mirėn e sė gjithave, duhet pik sė pari ay veht tė jetė mė i miri i tė gjithėve, ndryshe vjen njė ditė qė puna pėrgėnjeshtron fjalėn. Kjo fe, ndonse ėshtė njė degė e Islamismės, megjithatė ke njė fisionomi tė vehten. Medje, nė shumė pika dogmatike, largohet nga burimi. Duke studiuar dy kėngėt mystike "Besojmė" dhe "Perendia" gjejmė nė to gjurma nga Buddisma, Hebraisma, Krishterimi, Islamisma dhe sidomos nga fet e fshehta t'Orientit. Bektashisma, nė punė dogmatike, rreh gjithmonė qė shkrola tė mos mbyti frymėn...
Feja ėshtė si njė prismė qė duhet kqyrė nga tė gjitha faqet. Nga ēdo anė qė t'a kthesh bektashismėn, qoftė edhe tė mbuluar me napėn e alegorisė sė Naimit, ėshtė njė fe qė ka bėrė e do tė bėjė gjithnjė dishepuj, sepse:1) Ka elementin moral qė duhet tė jetė nė krye tė ēdo feje, 2) I mblaton njeriut shpresė, ngushullimin , mbėshtetje, 3) Nuk kundėrshton aspak pėrparimin e shkencės, 4) Pajtiset plotėsisht me nevojat e shoqėrisė e tė shtetit.
Pantheisma
...Pėr pantheistin Gjithėsija ėshtė njė Tempull madhėshtor ku luhat fryma e Perėndisė. Meshtari i kėsaj Faltoreje ėshtė vetė njeriu, se vetėm ky di t'i ndreqi telat e qithares pėr t'i kėnduar kėngė shpirtit tė Gjithėsisė. Po shpirti i njeriut ē'ėshtė vallė? Njė copė nga shpirti i math i botės, njė shkėndijė prej frymės hyjnore, njė monedhė e pavdirme...
Pantheisti, nga do qė t'i rutullojė sytė, ēdo gjė qė tė pėrkėdheli, e di qė gjindet nė prani tė Fuqimadhit. Nė syt'ė tij njeriu ėshtė krijesa mė e hyjnishme.
Kėrkonja gjetkė t'a gjejė/ Zotn'e math e tė vėrtetė/ Ajy qenkej ndaj meje/ E paskėsha un vetė!
Me pantheismen sgjidhet, mė duket, edhe enigma qė ndan njerin nga gjithėsia. Ja se ē'thonė pantheistėt: Do tė vijė njė ditė qė do t'a lėmė kėtė botė, po ē'ka tė keqe kjo punė? A nuk jemi ne pjestarė tė njė gjithėsije, po ēfarė gjėje nuk humbet? Do tė vijė njė ditė qė do tė ndahemi nga miq e dashamirė, po jeta, duke shkuar nga njėri te tjetri, do tė vijojė gjithnjė si pėrpara.
Ėshtė pikėrisht sikur t'i thoshim njė zonje qė ka humbur vargun me flori: "Mos u dėshpėro, mos zonje, se vargu nuk ka humbur, por ka shkuar dorė mė dorė"...
Gjithėsija e dukėshme qenka njė trajtė e paqėndrushme e shpirtit tė botės...
Moshat
S'dij nė i ka vėnė re njeri. Kur kėndojmė "Lulet e Verės", theoria e katėr moshavet tė jetės, s'ka mė tė fshehur pėr ne. Vėrtet se mosha e njomė nuk gjendet kėtu mbrenda, po tė tjerat janė. Ėshtė pėr shembull mosha e djalit njėzet vjeēar me shkėndijėn e dashurisė nė zemėr, me kėngėn nė buzė:
Do tė shkrihem
Tė venitem
Si kandili kur s'ka vaj

Tashti vjen mosha e burrit tė pjekur, nė vluk tė fuqisė sė gjykimit, qė rreh tė gjejė shkakun e ēdo gjėje dhe e mbyt sqeptiqisma: Po vallė ku vanė?/ Pėr jetė u mėrguan?/ A po u ndryshuan?
- - - - - - - - - - -- - -
Po shpirti qė s'vdes/ S'ka mbrėmje mėngjes/ Ku ka fluturuar?
Ky krimbi i dyshimit bren edhe njė poet tė math italian, Leopardin. "Di-mmi ove tende, "Thuame ku synon.... questo vagar mio breve? kjo endja im'e shkurtėr ?…Che fa l'aria infinita, qė bėn hapėsirėn tė pamatė, e quel profondo infinito, seren? dhe pafund kthjelltėsinė?Che vuol dire questa solitudine?.. Ē'kuptim ka kjo vetmi? e immensa?" pafund?"
Atdhetari
Ėshtė atdhetar. Nuk e shoh tė nevojshme t'i shtoj kėsaj fjale nonjė epitet, sepse, kur ėshtė shumė e madhe cilėsia e njė burri, mbiemri ėshtė kallp. Miqtė e tij janė tė gjithė ata qė punojnė me drejtėsi pėr tė mirėn e Shqipėrisė, tė gjithė ata qė kanė mbėshtetur shpresėn nė djalėrinė tonė, qė nuk duhet vetėm tė gatitet pėr tė nesėrmen, po duhet, qė sot, tė ulet nė kuvendin e burrave ku bisedohen e rrihen probleme qė kanė lidhje tė ngushtė me fatin e atdheut... Pėr kėto shėrbime qė i ka sjellė gjuhės, kombėsisė, vėllazėrisė, Naimi ėshtė i nderuar, tė cilit i puth dorėn dhe nė mėsimet e tė cilit e ndiej veten time njeri e shqiptar."

---------------------------------
Botohet me pak shkurtime
Prof. Kostaq Cipo (1892-1952) ėshtė ndėr pionerėt e studimeve tė mirėfillta naimiane.
I njohur si gjuhėtar i shquar dhe personalitet i shkollės shqipe, prof. Cipo, u mor herė pas here edhe me kritikė letrare, duke i kushtuar Naimit disa nga faqet mė tė bukura e mė tė goditura tė gjykimeve tė veta ideoestetike


Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, nėntor 2006)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 09:20   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Mendime per Naim Frashėrin

NAIM FRASHĖRI




REXHEP QOSJA



1. Njeriu dhe fjala e tij

Nė kohėn tonė zakonisht nuk shkruhet mbi natyrėn dhe cilėsitė e njė shkrimtari, sikundėr veprohej nė shekullin e kaluar. Vepra artistike ka ekzistencėn e vet dhe ėshtė qenie qė jeton shkoqur autorit tė saj. Mbase ėshtė mirė pse veprohet ashtu meqė, sikur veprat tė trajtoheshin varėsisht prej karakterit tė autorit tė tyre, atėherė shumė proza e poezi do tė duheshin flakur pėr shkak tė natyrės sė krijuesve tė tyre. Megjithatė, kritika letrare ėshtė fatlume kur zbulon tė identifikuar bukurinė e karakterit tė njeriut me bukurinė e veprės sė tij. Njė mishėrim i tillė ideal i veprės artistike me krijuesin e saj
gjendet ndėrmjet Naim Frashėrit si njeri dhe Naim Frashėrit si poet. Ajo qė tė magjeps pėrpara kėtij poeti ėshtė madhėshtia morale e natyrės sė tij; ajo qė tė bėn ta duash veprėn e tij pėrgjithmonė ėshtė prezenca imanente e njeriut, e humanistit, nė secilėn fjali tė
shkruar; ajo qė tė bėn tė kesh respekt tė pakrahasueshėm ndaj profilit tė tij njerėzor dhe kreativ ėshtė gatishmėria e tij tė flijohet pėr tė mirėn e njeriut, pėr progresin e tij. S’ka dyshim se njė analizė e kėtillė mund tė tė shpjerė nė grackat e pozitivizmit, porse kėnaqėsia e njohjes sė njeriut e shpaguan rrezikun. Shembulli i Naimit disi tė bėn tė
besosh, edhe pse s’ėshtė gjithmonė ashtu, se vetėm njeriu i madh moralisht mund tė bėjė vepra tė mėdha pėr njeriun. Prandaj tė kėrkosh ndonjė vijė karakterologjike tė njė njeriu
tė tillė nuk ėshtė punė e kotė: duke kuptuar njeriun mund tė kuptosh edhe veprėn e tij.
Ka diēka qė veprėn e Naim Frashėrit e bėn tė pamortshme, diēka qė e shpėton prej hiēit dhe harresės edhe njeriun, edhe veprėn e tij tė shkruar, pėrkundėr mohimit tė ēuditshėm tė Faik Konicės. Kjo diēka nuk ėshtė vetėm vlera artistike e saj, por, mė tepėr, roli prej prisi i Naimit nė shumė fusha tė krijimtarisė sonė shpirtėrore. Zulma e merituar e Naimit i dedikohet mė tepėr gjerėsisė sė tij kreative se sa thellėsisė artistike tė shkrimeve. Sikur tė me rendoheshin shkrimtarėt tanė tė deritashėm vetėm simbas kriterit tė vlerės estetike tė veprave tė tyre, do tė vėrehej se vendi i Naimit ika ndėrruar nėn presionin e
imponimit tė emėrave tė rinj sidomos tė prozatorėve tė tanishėm. Por, megjithatė, ai mbetet nė ballė tė letėrsisė sonė. Kėtė paradoks e shpjegojnė rolet e shumta dhe dimensionet e tij kreative, misioni i lartė qė ka kryer nė ēastet mė vendimtare tė historisė sonė moderne dhe ndikimi i madh qė ka ushtruar mbi krijuesit e rinj dhe mbi tėrė
kulturėn kombėtare. Naim Frashėri ėshtė artist dhe humanist. Ėshtė njeri i shkrirė si qiriu nė punė pėr tė mirėn e njeriut. Nė shumė sfera tė krijimtarisė shpirtėrore tek ne ai ėshtė i pari dhe breznitė e ndiejnė dhe e dinė tėrė domethėnien e lartė tė veprės e tė punės sė tij. Akti i
jetės dhe i veprės sė tij janė njė: kjo ėshtė bukuria mė e madhe e shėmbėlltyrės sė tij prej njeriu e artisti. Tė jetė dikush njėkohėsisht themelues i letėrsisė moderne tė njė populli, tė jetė themelues i gjuhės sė tii letrare, tė jetė mendimtar, iluminist e pedagog i tij, tė jetė ai
qė orvatet tė japė recetat e pėrparimit tė tij - kjo s’ėshtė meritė e vogėl, qė mund tė lihet pa u vėnė nė spikamė. Naimi disi sintetizon mbarė pėrpjekjet historike tė popullit tonė.
Racionalizmi dhe iluminizmi i tij, nė tė vėrtetė, janė ajo hallka e domosdoshme qė vihet ndėrmjet rropatjeve politike tė Lidhjes sė Prizrenit dhe mbarė vlimeve shpirtėrore tė popullit shqiptar. Veprimtaria e tij letrare ėshtė, nė pajtim tė plotė me atmosferėn e
pėrgjithshme shoqėrore dhe nėse Lėvizja e Prizrenit dėshton si lėvizje politike, Naimi ėshtė ai qė nė planin e super-strukturės e vazhdon i pari me aq vendosmėri misionin e saj. Ndikimi i tij mbi ndėrgjegjen e njerėzve ėshtė i pamatur dhe zgjat deri nė prakun e Revolucionit socialist. Si krijues, deri sot ai ėshtė i vetmi qė do tė hynte edhe nė historinė e mendimtarėve tanė, edhe nė historinė e letėrsisė. S’ka dyshim se Naimi ėshtė vetėm poet origjinal e iluminist i vetėdijshėm, kurse filozofia, etika e pedagogjia e tij janė tė selitura pa sistem, pa farė bazash shkencore, pa ambicje kreative. Elementet didaktike,
padyshim, e dėmtojnė kualitativisht poezinė e tij; mirėpo, shikuar nė varėsi prej aktualitetit shoqėror ushtrojnė ndikime pozitive dhe e zgjerojnė efektin praktik, duke shtuar ashtu edhe rėndėsinė e rolit tė Naimit nė historinė tonė. Naim Frashėri e fillon veprimtarinė letrare nė ēerekun e fundit tė shekullit tė kaluar, atėherė kur romantizmi si drejtim letrar ishte nė tėrheqje e sipėr. Prej tė gjithė ithtarėve tė kėtij drejtimi letrar, vetėm Ygo e pasonte me ngulmė, si nė teori ashtu edhe
nė praktikė, atė rrugėn e filluar. Asokohe nė lamen e poezisė ishin bėrė ndryshime rrėnjėsore mbas emrave tė Nervalit, Bodlerit, Rembosė, Verlenit e Malarmesė. Letėrsia shqipe, ndėrkaq, zhvillohej ndamas kėtyre rrjedhave poetike, ashtu sikundėr zhvilloheshin shkoqur tyre edhe letėrsitė kombėtare tė popujve tė tjerė tė robėruar e tė
pėrēarė. Nė tė vėrtetė nuk mund tė bėhet fjalė pėr ndonjė zhvillim simultan tė ideve letrare nėpėr vende tė ndryshme, pikėrisht nėpėr vende tė lira dhe tė robėruara, kur dihet se kushtet historike dhe niveli i pėrgjithshėm i zhvillimit shoqėror e kulturor ndikojnė edhe nė letėrsinė, ashtu siē ndikon edhe ajo nė to. Edhe sikur tė kishte njohuri tė mjafta pėr poetikėn e re europiane, Naim Frashėri prapė nuk do tė mund tė ishte tjetėr pėrpos ai qė ėshtė: krahas poetit edhe iluminist. Vetėdija e tij don tė komunikojė me vetėdijet e tjera nacionale dhe ai ua nėnėshtrcn impulset e veta kreative imperativeve historike kombėtare.
Taman nė momentin mė tė nevojshėm Naimi shfaqet si njė fuqi qė vė nė lėvizje ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėvet tė shkoqur gati prej qenies sė tyre kombėtare. Ai shfaqet si sinteze e fjalės sė shkruar dhe e orvatjevet praktike nė frymėn e Lidhjes sė Prizrenit. Ėshtė e sigurtė se nė letėrsinė tonė kurrė s’janė bashkuar ashtu idealisht mendja
e qartė dhe ndjenja e flakėt, etika e bartė dhe vetėdija e zgjuar, dėshira e pashuar dhe durimi vetėmohues, vullneti i ēeliktė dhe gatishmėria e sakrifikimit. Kurrė njė poet s’ėshtė nisur ashtu vetėdijshėm rrugės si vetėmohimit pėr hir tė njė qėllimi tė shenjtė. Sė
kėndejmi, edhe Fjalėt e Qiririt:
Nė mest tuaj kam qėndruar
E jam dyke pėrvėluar,
Qė t’u ap pakėzė dritė,
Natėnė t’u a bėnj ditė.
Do tė tretem tė kullohem,
Tė digjem tė pėrvėlohem,
Qė t’u ndrinj mir’e tė shihni,
Njėri tjetėrin tė njihni.

Pėr ju do tė rri tė tretem,
As njė ēikė tė mos mbetem...

flasin pėr njė flijim tė tillė tė vetėdijshėm dhe janė program i tij artistik e moral: program
i lartė dhe i shtrenjtė me tė vėrtetė. I sėmurė prej armikut karakteristik e mė tė madh tė
poetėvet: prej tu-berkulozit, mandej prej ēermės, i sėmurė edhe nė laring, Naimi nuk mori
frymėzime prej fatkeqėsivet subjektive, por prej fatkeqėsisė kombėtare. Me fuqinė e
moralit dhe tė ndėrgjegjes sė vet, ai e tejkaloi individualizmin pėr hir tė njė kauze mė tė
lartė. Nuk ėshtė vetėm vepra e shkruar dėshmi e madhėshtisė sė tij njerėzore:
bashkėkohasit thonė se edhe jeta e tij e pėrditshme ėshtė vepėr tjetėr poashtu e madhe:
shtėpia e tij ishte, si tė thuhet, teqe e tė gjithė liridashėsve qė pėrpiqeshin pėr pavarėsinė e
atdheut; ata aty frymėzoheshin, mėsonin dhe mirrnin kurajo pėr tė vazhduar orvatjet e
veta patriotike; ata shihnin se kishin prej kujt tė mėsonin dhe prej kujt tė mirrnin kurajo:
zėri i Naimit si poet, si vizionar, si humanist kishte marrė dhenė e tij. Naimi ēfarė e
kuptojmė ne sot nga vepra ėshtė shfaqje e atij njeriu qė u ndante udhėzime vizitorėve. E
si mund tė ndikojė njė njeri tek tjetri nė qoftė se fjala dhe vepra e tij nuk janė tė
identifikuara! Tomas Karlajli ka thėnė: “Poeti nuk mund t’u sjellė porosi tė tjerėve nė
qoftė se nuk ėshtė vetė mė tepėr njeri se ata”. Ndėrkaq, Marksi e ka shpjeguar edhe mė
bukur kėtė mendim kur ka thėnė: “Nė qoftė se dėshiron tė ushtrosh ndikesė mbi njerėzit e
tjerė, duhet tė jesh njėmend njeri qė nxit dhe pėrparon tė tjerėt. Ēdo qėndrim i yti ndaj
njeriut — e edhe ndaj natyrės — duhet tė jetė manifestim i caktuar i jetės sate reale
individuale, qė i pėrgjigjet objektit tė vullnetit tėnd”. Naim Frashėri ishte i tillė. Ne sot na duken tė kufizuara dhe anakronike disa prej pikėpamjeve tė Naimit; disa prej tyre janė njėmend tė tilla edhe nė pėrqasje me kohėn e tij e me nivelin e zhvillimit kulturor e shkencor tė shoqėrisė europiane. Persė, mendimet e tij u pėrgjigjen atyre tė cilėvet ua dedikon ai dhe janė njė hap i gjatė pėrpara nė atė gjendje
historike e shoqėrore. Edhepse jetonte nė Stamboll, nė zemrėn e shtetit mė tė prapambetur feudal tė asaj kohe, Naimi me mend dhe me zemėr ishte prore nė atdheun e tij, nė vendin e shkelur e tė robėruar, nė atė vend mė tė pra-pambetur se ē’ishte ai ku ishte
vendosur thuaja pėrdhunisht. Ai shkruante pėr bashkėvendėsit e paarsimuar, pėr vendin e pashkolla, pa kulturė, pa ekonomi, pa tė drejta fjale e pune tė lirė. Poezia e tij synonte ndryshimin e kėsaj gjendje me iluminizėm, ndaj mruhej me didaktizėm dhe moralizime
qė sot ia ulin vlerėn letrare.
Ėshtė e dijtur se njė shkrimtar nuk trajtohet nėpėrmjet tė asaj qė ka mundė tė japė, po vetėm pėrmes asaj qė ka dhėnė: askend nuk e interesojnė potencialet e pashfrytėzuara, por sajimet e nxjerruna nė dritė. Kėtu, ndėrkaq, akoma po flitet pėr njeriun dhe varėsinė
e veprės nga natyra e karakteri i tij human qė vareshin e kushtėzoheshin nga nevojat mė vitale tė shoqėrisė shqiptare. Naimi fare lehtė do tė mundė tė ishte mė tepėr “i vetes” se sa i shoqėrisė, porse morali i lartė dhe pėrgjegjėsia shoqėrore e shpiejnė rrugės sė qėllimit historik. Sė kėndejmi, poezia e tij shkruhet nė radhė tė parė qė tė ushtrojė efektin e duhur dhe ėshtė poezi tendencioze, si thuhet sot. Ai shpesh shkruan jo si e don imperativi i tij subjektiv, por si e don domosdoja historike — shoqėrore. Po tė shtrohet nji paralele ndėrmjet katėr vepravet kryesore tė Naimit: Historisė sė Skėnderbeut, Qerbelasė, Bagėti e Bujqėsisė dhe Luleve tė Verėsė, do tė shihet se vepra e fundit, e veēmas me njė pjesė tė vjershave tė saj, kualitativisht qėndron larg tė tjerave pikėrisht me frekuencat shpirtėrore tė poetit tė shfaqura pėrmes njė lirizmi tė shquar. Shkaku ėshtė i qartė: vetėm nė kėto poezi Naimi kryesisht e liron fjalėn prej patetikės, retorikės e didaktizmit qė pėr hir tė nevojės, ia pėrshkojnė veprat e tjera. Kėtu ai ėshtė i lirė dhe fjalės sė vet poetike i jep
dimensione mė tė gjera. Naimi do tė shkruante akoma vepra me aso gjerėsie emocionale, me asi intensiteti artistik, me aso thellėsie meditative sikur tė mos shtrėngohej nga ato kėrkesat e jashtme qė e drejtojnė Unin e tij moral t’u pėrulej me aq qejf, me aq pasion e
pėrkushtim. E vėrteta mė e madhe mbi Naim Frashėrin pėrmblidhet nė ato fjalėt e Dhimitėr Shuteriqit, i cili thotė se ai nuk ka pasur kohė t’i daltojė veprat e veta; por ai s’ka pasur kohė as tė zgjėrojė sferat kreative, tė pasurojė opusin krijues me ide e realizime tė reja. Ai nuk ka pasur kohė, qė duke i pėrpunuar tė thellojė domethėnien e
tyre. Ėshtė e drejtė prandaj edhe tė thuhet se jeta e tij nė njėfarė mėnyre nuk i shėrben bukurisė artistike sa luftės pėr pavarėsinė e vendit me anėn e fjalės letrare.
Siē e dimė, Naimi nuk ka punuar aq gjatė dhe s’ka gėzuar liri prej ndėrgjegjes sė vet qė tė shkruajė si tė dojė e ē’tė dojė. Dy momente e kanė kufizuar radiusin e tij krijues nė pikėpamje tė kualitetit e tė kuantitetit tė veprave: sėmundja dhe pushteti otoman.
Kundėr tė dy kėtyre armiqve ai ka luftuar vetėmohueshėm, duke ecur zgripit tė vdekjes nga tė dy anėt. Ky rrezik nė tė cilin ndodhej pareshtur e lartėson edhe mė tepėr veprėn e Naim Frashėrit si njeri. Kufizimet fizike e politike ai i ka asgjėsuar me gatishmėrinė e
flijimit tė vetes pėr hir tė zgjimit tė vetėdijes sė bashkatdhetarėve tė vet, pėr hir tė shndėrrimit tė fjalės nė armė pėr ēeljen e rrugės sė lirisė dhe tė sqarimit tė pozitės historike tė popullit. Si i tillė, Naimi me veprėn e vet ėshtė kaptina mė e gjerė e letėrsisė shqipe, kaptina sė cilės ngado t’i afrohesh tė magjeps me pėrkushtimin dhe zjarrin e fjalės
sė shėnuar nė tė. Tė punojė dikush nė tamėn e shtetit kundėr tė cilit lufton, tė bėjė ēmos pėr tė zgjuar popullin e vet kundėr atij shteti dhe tė jetė njė udhėheqės shpirtėror, njė pris kulturor i popullit deri nė vdekje, e edhe mbas saj, kjo ėshtė vepėr e madhe, e sendėrtuar
ndėr rreziqe edhe ma tė mėdha. Tė thuhet se kėsaj ia doli nė skaj me sukses vetėm njė krijues i kalibrit tė tij ėshtė e tepruar, por tė thuhet se kėsaj ia doli nė krye vetėm njė njeri i karakterit e i virtyteve tė tij, duket se kjo ėshtė mė e vėrtetė. Marksi, thonė, s’kishte armiq. Po kjo mund tė pohohet edhe pėr Naim Frashėrin. Ai ėshtė natyrė e njeriut tė butė, skofiar, pėrdėllimtar. Elementi i tij njerėzor ėshtė nė tė vėrtetė virtyti mė i lartė qė mund tė ketė qenia shoqėrore e njeriut. Para tij kapitulonte ēdo ves, ēdo nakar, ēdo ndjenjė johumane. Ai tė asimilonte me bukurinė morale tė natyrės sė tij. Ja se si e pėrshkruan Sevasti Dako takimin me Naimin: “Para se tė afrohemi, disa nga kėta (bashkėbiseduesit e Naimit - RQ) mė heqin vėrejtjen, po ma tepėr njė prej syresh, i cili ndonėse ishte mė shtat tė mesme edhe i imėt, po kishte njė fytyrė fort tė qetė edhe tė pershkruarė me ato sentimente tė larta, tė cilat vetėm njė vjershėtor i lindur munt t’i ketė. Syt’e tija plot zjar, qė munt tė djegė vetėm nė zemėr tė atij atdhetari qė asht i kthjellėt dh’i vėrtetė. Tė gjitha kėto tė pėrmbledhura, i jepnin fytyrės sė tij njė pamje intelektuali tė ēquar; ishte njė magnet dashurije! Si u pėrshėndėshmė me tė gjith, Naimi mė afrohet edhe pasi mė pėrshendoshi edhe mė uroj edhe njė herė mė tha kėto fjalė, tė cilat edhe janė tė gjalla nė zemėr t’ime; fjalė, qė tronditnė shpirtin e tė gjithėve qė i dėgjuan; fjalė plot enthuziasm edhe flakė, qė derdheshin prej njė zėmbre plot ideallėsh tė nalta: “Motrė..., pengime edhe trazime tė shuma edhe tė mėdha do tė kini nė kėtė udhė qė kini nisur, por si njė Shqiptare trime tė gjitha i ke pėr tė kapėrxyer. Tė gjitha ato ēupa e gra qė do tė vijnė nėn hijen tėnde i frymėzo me ideallė tė nalta e tė vėrteta, qė tė harrijmė njė qytetėrim tė vėrtetė, edhe kėshtu t’a bėjmė edhe brezin tonė tė pushtojnė gjith ato virtuta dashurije, vlazėrije, atdhetarije dhe bashkimi qė karakterizonin kohėrat e
Skėnderbeut”.
Sikundėr mund tė shihet edhe nga veprat e tij, Naimi kishte njė kulturė solide letrare e shkencore. Ėshtė fare lehtė tė konstatohet se ai njihte Danten, Spinozėn, Lajbnicin, Darvinin, Shatobrianin, Lamar-tinin, Ygon, Gėten e, sidomos shkrimtarėt e filosofėt arabė, persianė, grekė e romakė. Mirėpo, simpatinė mė tė madhe ka ndaj iluministėve francezė: Volterit, Rusoit, Didros, Helveciusit. Rėndom edhe pėr shkrimtarėt mund tė pėrdoret ajo thėnia e popullit: “Mė thuej me ke rri se tė tregoj kush je ti”. S’ka dyshim se Naimi nuk jep mendime plotėsisht origjinale filosofike e iluministe, porse ai bisedon nė heshtje me humanistėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit, e, ē’ėshtė mė rne rėndėsi,
ai ka afinitet tė shquar pėr pikėpamjet progresive tė iluministėvet. Si mendimtar ai ėshtė eklektik, ėshtė utilitarist, por nė kėtė utilitarizmin e vet ėshtė humanist i pashoq. Vetėm vargjet mė tė bukura tė Naimit janė tė leēitura theksit edukativ e iluminist.
Lexuesi do tė duhej tė hudhej gati njė shekull mbrapa pėr tė kuptuar realitetin e kohės sė tij, marrėdhėniet shoqėrore, e posaēėrisht imperativin e ēlirimit kombėtar, qė kushtėsojnė njė sinkretizim tė tillė tė poezisė dhe tė iluminizmit. Nė vizionin e tij ka vend vetėm pėr
njeriun e ndėrgjegjshėm e tė ngritur dhe ai bėn ēmos qė tė ndėrtojė njė njeri tė tillė; sikur njeriu tė ishte ēfarė e kėrkonte Naim Frashėri, bota do tė ishte e lumtur me njerėzit e vet. Misionin e poetit ai nuk e merr si shprehje tė ndjenjės autarkike; mė parė e konsideron si
misionin human qė tė tjerėvet ua hap dyert e ardhmėrisė mė tė bukur. Ai me fjalėn e vet don tė tė mėsojė, tė tė bėjė taman njeri, tė tė tregojė rrugėn e progresit pėr tė qenė i barabartė me tė gjithė popujt e tjerė evropianė. Duke tė mėsuar ai don tė tė ēlirojė se, simbas tij, vetėm njeriu i ditur ėshtė i aftė tė ēlirohet. Naimi nuk sjell herėt shenjat qė do tė tregonin rrugėn e tij tė pastajshme. Krejt
ē’merr prej fėmijėrisė janė: pak njohuri religjioze, shėndeti i lig qė do ta pėrcjellė deri nė vdekje si dhe kujtimet e ditėye tė kaluara nė vetmi. Naimi ėshtė shkrimtar qė zgjohet duke njohur dhe kuptuar historinė e botės dhe tė popullit tė vet dhe, mė konkretisht, vjen
duke u formuar krahas baticave e zbaticave shoqėrore tė popullit tė vet. Askush mė bukur se ai, madje-madje as i vėllau Samiu, qė ėshtė njė si ideolog teorik i lėvizjevet politike tė shqiptarėvet asokohe, nuk e ka kuptuar ashtu qartazi se ē’i duhej njeriut tė lėnė aq shumė
mbrapa nė skenėn e shoqėrisė evropiane. Edhe kur ėshtė religjioz - kėte mė tepėr ia kėrkon situata konkrete shoqėrore se sa afiniteti subjektiv; edhe kur ėshtė iluminist - kėtė ia kėrkon situata kulturore; edhe kur ėshtė pedagog - kėtė ia kėrkon gjendja arėsimore. Vepra e Naimit shkruhet pse i duhet popullit mu nė ato ēaste, shkruhet pėr tė
komunikuar, pėr tė ngritur e arsimuar. Naimi nuk ėshtė revolucionar nė kuptimin qė ka sot kjo fjalė, por pėr kohėn e tij kryen njė mision vėrtet revolucionar. Ai nuk i jep armėn fizike masės sė gjerė, por i jep armėn moderne e kulturore, e arma e tij ėshtė mė efikase,
shumė e kėrkuar dhe e domosdoshme asokohe. Hapi i parė i tij ėshtė forcimi i vetėdijes kombėtare dhe i ndjenjės liridashėse, i krenarisė pėr tė kaluarėn e lavdishme, njohja e virtytit dhe qenies kombėtare; hapi i dytė ėshtė arsimi, hapja e rrugės qė tė shihen faktet e njėmendėta tė asaj tė kaluare; hapi i tretė ėshtė zhdukja e mospajtimeve fetare dhe ngritja e kauzės nacionale mbi vetėdijen religjioze. Me njė fjalė: Naim Frashėri e pėrgatit njeriun shpirtėrisht pėr ndryshimet qė duhej tė pasojnė dhe qė koha i solli. Pėrpjekjet e tij nė kėtė pikėpamje janė prometeike dhe nuk ngelin pa rezultate. Kryengritėsit e parė shqiptarė
mbanin nė gji disa nga veprat e tij. Po, megjithatė, madhėshtia e Naimit qėndron sa nė pėrpjekjet aq edhe nė ndjenjėn e tij tė flakėt e humane.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 09:37   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

2. Njeriu etik dhe utopia e Naimit

Rėndom shkrimtarėt e shquar kanė filozofinė e vet mbi tė cilėn e ndėrtojnė veprėn letrare; po, mė shpesh ndodh, ndėrkaq, qė vepra tė shkruhet spontanisht, kurse prej saj tė ajgtojė lexuesi botėkuptimet e autorit edhe nė qoftė se ato nuk janė tė shfaqura nė mėnyrė taman tė qartė. Naim Frashėri ėshtė shkrimtar - mendimtar, ėshtė poet vizionar; ai ėshtė tip meditativ e kontemplativ. Naimi, padyshim, nuk mund tė mirret si filozof nė kuptimin e plotė tė kėsaj fjale, edhepse ndonjė prej veprave tė tij si Mėsimet, bie fjala, janė vepra kategorish morale-etike e filozofike kryesisht. Botėkuptimi i tij nuk ėshtė ndėrtuar simbas ndonjė sistemi tė caktuar dhe s’ka pretendime ekzaktėsie. Pikėpamjet e tij, qė s’janė kurdoherė konsekuente ndaj tė njajtave probleme, janė zakonisht imperative tė qenies sė tij shoqėrore dhe kanė qėllime utilitariste: tė mėsojnė njeriun se ē’qėndrim tė marrė ndaj
njeriut tjetėr, ndaj familjes, shoqėrisė, fesė, shtetit, e tė tjera. Pikėpamjet e tij jo rrallė s’janė origjinale dhe ky eklektizėm mė sė miri pikaset nė kontradiktat ndaj tė njajtės kategori filozofike.

Si dashamir i kulturės e i mentalitetit kontemplativ tė mendimtarėve e poetėve arabė e persianė. Naimi shfaq simpati tė veēantė ndaj disa pikėpamjeve tė tyre, por si iluminist i parė shqiptar, qė ka pėrpara misionin e lartė tė nxjerrjes sė kombit nga letargjia pesėshekullore, ai don dhe predikon shumė nga botėkuptimet e mendimtarėve tė
perėndimit. Pė kėtė arsye, nė filozofinė e tij, nėse mund tė quhen kėshtu persiatjet e tij tė pasistem, shihen tė gėrshetuara ndikesa tė tė dy kėtyre sferave tė kulturės botėrore: tė kulturės klasike greke e persiane - arabe, nga njėra anė dhe tė kulturės moderne franceze, nga ana tjetėr.
Orientimin filozofik tė Naimit e kushtėsojnė edhe kontaktet me literaturėn, edhe afiniteti i tij shpirtėror, por shumė mė tepėr e kushtėsojnė vetė jeta dhe gjendja shoqėrore e Atdheut tė tij. Meqenėse nė pjesėn mė tė madhe tė shkrimeve tė veta, ai don ta pėrudhė njeriun nė jetė, edhe filozofia e tij mund tė pagėzohet si filozofi e praktikės jetėsore, me theksin etik. Nė kohėn kur populli duhej tė pėrgatitej shpirtėrisht pėr ndryshimet qė duheshin tė bėheshin dhe pėr rezistencėn e armatosur kundėr pushtuesit tė huaj, Naimi
me filozofinė e tij don tė krijojė njeriun, i cili do tė jetė i kompletuar pėrkah nderi e vetėdija, i cili ēdo veprim tė vetin do t’ia nėnėshtrojė qėllimit liridashės e patriotik dhe fuqisė sė mendjes. S’ėshtė ēudi, prandaj, pse pothuaj ēdo vepėr e tij pėrfundon me shprehje patetike qė madhėrojnė ndjenjėn liridashėse e tė dashurisė ndaj tė kaluarės
historike.
Problemi qenėsor i filozofisė sė Naimit ėshtė, pra, krijimi i njeriut etik; ai kėrkon qė ēdo njeri, pavarėsisht prej fesė, tė jetė i kompletuar moralisht. Vetėm njė shoqėri e pėrbėrė prej njerėzish me ndjenjė morale mund tė jetė e lumtur. Nė kėtė mėnyrė ai krijon herėt besimin e vet se njeriu mund tė jetė i lumtur tėrėsisht vetėm (kur ndjenja morale ėshtė shprehje e ndėrgjegjes dhe e mendjes sė shėndoshė. Edhe ndjenja morale, edhe ndėrgjegja, edhe arsyeja tek Naimi janė nė relacione me vetėdijen dhe me ndjenjėn patriotike. S’ka dyshim se Naimi ėshtė religjioz, ėshtė deist, por feja nė kuptimin e tij nuk
ėshtė kurrfarė veēantie e kombit dhe kėrkon me ngulm zhdukjen e ndasisė fetare ndėr shqiptarėt. Zoti, tė cilin e pėrmend aq shpesh, duhet tė zėjė vendin e kultit fetar muhamedan, respektivisht kristian, dhe tė bėhet ashtu simbol i bashkimit dhe i kompaktėsisė sė tyre shpirtėrore. Pėr kėtė arsye Naimi e thekson zotin si tė vetmen besė
(besė ai quen fenė) tė shqiptarėvet, e pėr kėtė arsye herėherė edhe i largohet panteizmit dhe pranon monoteizmin. Filozofia e tij, pra, lakohet simbas nevojės praktike dhe vetėdijes sė tij patriotike. Intimisht, Naimi ėshtė panteist dhe ky vizion i botės i pėrgjigjet
natyrės sė tij poetike e romantike, por si iluminist e racionalist ai pranon atė bindje hove-hove qė ėshtė mė afėr qėllimeve tė tij, tė cilavet ua kushton edhe veprėn, edhe jetėn.
Perėndia i Naimit nuk ėshtė analogon rationis, por diēka qė ka tė bėjė mė tepėr me ndjenjėn. Perėndia qė e pėrmend Naimi nganjėherė ėshtė krijesė, e nganjėherė imanencė e natyrės, ligjė e pėrgjithshme e gjithėsisė. Inkonsekuenca e tij nė kėtė pikėpamje tė bėn tė dyshosh se nuk lodhet shumė pėr kėtė ide tė trilluar tė njeriut. Zoti i duhet poetit vetėm e vetėm qė tė predikojė unitetin e bashkėvendėsve tė tij, qė tė pėrsosė moralisht njeriun dhe ta bėjė tė dojė tjetrin, pavarėsisht prej fesė. Nė realitet kjo ėshtė njė formė e patriotizmit tė tij dhe, pėr atė kohė, mjaft efektive:
Bes’ ėshtė Perėndija
Pėr gjithė Shqipėtarėt.
Edhe vėllazėrija,
Urtėsia, tė mbarėt,
Fe ėshtė njerėzija.
(poezia: Varfėrija)
Sikundėr ėshtė poetika e Naimit romantike, ashtu edhe filozofia e tij ėshtė romantike, megjithėse i ven theksin fuqisė sė mendjes. Nė kėtė kontekst mund tė shihet edhe lidhmėria e poetikės dhe e filozofisė sė tij. Panteizmi, si bindje intime e Naimit, ėshtė shumė afėr ndjenjės sė tij romantike. Natyra me ritmin e saj harmonik, me evolucionin e vazhdueshėm dhe nxjerrjen e gjithnjėshme tė kualiteteve tė reja ėshtė i vetmi medij tek sheh bukurinė dhe satisfaksionin e jetės sė shkurtė tė njeriut. Kjo natyrė madhėshtore, ky univerzum i paskajshėm, nė gjiun e tė cilit ėshtė krijuar njeriu, ka fshehtėsitė e veta qė mund t’i njohė vetėm individi i ngritur, i arsimuar, i lartėsuar nė pikėpamje diturie e morali. Naimi nė kėtė mes bėn identifikimin e ndjenjės morale me
nivelin e ngritjes arsimore: babėzitė, simbas tij, shkojnė krahas injorancės. Mbasi perėndia ėshtė njė trajtė e shfaqjes sė bukurisė sė ligjeve tė natyrės, s’ėshtė pėr t’u ēuditur pse Naimi, nė vend qė tė thonte se njeriu, duke u ngritur e arsimuar njeh botėn e natyrėn,
thotė se njeriu, duke u ngritur e arsimuar i afrohet zotit. Kėtu, nė tė vėrtetė, bie theksi i metodės sė tij gnoseologjike: realiteti njihet vetėm me fuqinė e ratios, e fjala realitet nė fjalorin e poetit ėshtė zavendėsuar shumėherė nga fjala zot apo perėndi. Filozofia e Naimit ėshtė praktike dhe ka pėr qėllim zhdukjen e prapambeturisė, e
cila e kishte pushtuar vendin gjatė robėrisė sashekullore. Sė kėndejmi, edhe nė veprat poetike, e jo vetėm nė ato shkollore, ai fut njohuri shkencore, natyrisht, duke i vulgarizuar, si ka thanė Aleksandėr Xhuvani, me qėllim qė t’ia afrojė sa mė tepėr masės sė gjerė tė popullit. Nė shpjegimin e fenomeneve tė ndryshme tė natyrės, nė shpjegimin e shumė problemevet astronomike, antropologjike, filozofike, historike, ekonomike, e tė tjera, Naimi fut mjaft nga shkenca, por mendimet e tij aty-kėtu nuk janė tė leēitura as
naivitetesh, as shpjegimesh fetare. Mbasi si mendimtar nuk ka mendim tė prerė dhe konsekuent, ai as si propagator i shkencės nuk mund tė jetė konsekuent. Mbi tė gjitha, ndėrkaq, kėtu qėndron qėllimi i tij qė tė luftojė prapambeturinė dhe fenė, si mjet tė shpjegimit tė natyrės, ndonėse nuanca tė saj pėrvidhen nė kėtė mes edhe nė mendimet e tij. Ai don ta afirmojė vetėm shkencėn, taman si iluministėt francezė, dhe tė tregojė se vetėm ajo e shpie shoqėrinė pėrpara. Kėte e provon edhe me mohimin qė i bėn spiritualizmit tė Senekės dhe me pėrkrahjen qė i jep metodės shkencore racionale tė
Dekartit. Lidhur me kėto pėrpjekje tė tij ėshtė edhe qėndrimi ndaj gjuhės. Naimi vėren bukur se, pėrveē qė ėshtė element thelbor i kombit dhe mjet i komunikimit e i afirmimit tė njerėzvet, gjuha ėshtė edhe mjeti mė i sigurtė i pėrhapjes sė diturivet, arėsimit e i kulturės sė njė populli. Kėto funksione mund t’i kryejė si duhet vetėm gjuha amnore, sepse esencėn e mendimit njeriu e shpreh dhe e merr nėpėrmjet tė saj. Nė Mėsimet, Naimi shkruan: “E par’ e gjithė mbrothėsivet, qė i duhenė njė kombi ėshtė gjuh’ e Mėmėdheut.
Se nga gjuhėt e hueja s’mund tė marrė njeriu kurrė dritat’ e diturive si duhenė.” Gjuha e bashkon kombin, e ndriton, e nxjerr nga errėsira, shpirtin’ e mėndjen e lartėson, vetijat’ i sbukuron, vetėdijen’ e njohėn’ e lulėzon, vėllazėrin’ e shton dhe miqėsinė e shumėzon.
Gjuhė e njė kombi s’ėshtė ndaluarė as mund tė ndalohet kurrė”. Vėrehet kėtu njė qėndrim romantik, po njėkohėsisht edhe bashkėkohor, ndaj gjuhės sė njė kombi. Naimi, s’do mend, synon t’i qortojė tė gjithė ata qė mund tė kenė qėndrim pėrbuzės ndaj gjuhės
amnore, apo ata qė orvaten t’ia imponojnė tjetrit gjuhėn e vet, por, kur thotė se asnjė gjuhė e huaj s’mund tė jetė efikase nė pėrhapjen e kulturės si gjuha kombėtare, ėshtė edhe artist, i cili e ka provuar se ē’do tė thotė finesa gjuhėsore pėr pėrcjelljen e frekuencave mendore e emocionale. Rėndėsi tė posaēme nė botėkuptimet e Naimit ka dialektika e persiatjeve tė tij. Pėrkundėr dogmės fetare, ai thekson saherė domosdonė e pėrsosjes morale tė njeriut dhe tė ngritjes sė tij nė sferat e kulturės dhe tė diturisė. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė epiqendra e filozofisė sė tij iluministe dhe romantike. Njeriu i Naimit nuk ėshtė krijuar njėherė e pėrgjithmonė, nuk ėshtė qenie e vėnė nė gjendje statike por u nėnėshtrohet ligjeve tė progresit etik e shoqėror. Pėrsosja e tij e matejshme nuk mbėrrihet me lutjet, me pėrgjėrimet, qė u bėhen hyjnivet, as me arritje nė nirvana, por pėrmes punės sė pareshtur dhe tė pajisjes me njohuri shkencore dhe vepra morale. Qė t’i dijė njeriu “tė gjitha ē’janė tej-pėrtej” duhet tė mėsojė mbarė dituritė shkencore, pra, jo dogmėn religjioze. Nė kėtė mėnyrė, ai lidh edhe njėherė moralin e diturinė nė favor tė pėrhapjes sė shkencės dhe tė Ideve tė tij iluministe. Kėshtu, vėrehet se Naimi ėshtė njė mendimtar i cili i beson vetėm shkencės dhe nė shpjegimIn e fenomeneve tė ndryshme tė natyrės dhe tė tė vėrtetės kėrkon tė respektohet argumenti shkencor. E vėrteta, simbas Naimit, ndėrkaq, ėshtė barazi me tė mirėn, qė do tė thotė se e shikon nga aspeki etik. Po, megjithatė orvatjet qė tė pėrhapė dituritė, vetė nuk ia del tė formulojė njė metode objektive tė njohjes sė tė vėrtetės. Ai pranon se zbulimi i tė vėrtetės nuk ėshtė punė e lehtė, por, nė anėn tjetėr, jep
tė kuptohet se kjo arrihet me asgjė mė tepėr se sa me fuqinė e mendjes. Edhe kėtu Naimi ėshtė racionalist i pėrbetuar, dhe eleminon ndjenjėn si faktor qė e largon mendjen nga rruga e saktė. Pėrkitazi me kėtė, ai shkruan: “Kur tė jesh i zemėruar, Mėndja ėsht’ e turbulluar”.
Naim Frashėri ėshtė i njohur edhe me krijimin e kultit tė punės. Asnjė shkrimtar apo krijues tjetėr kulturor shqiptar para as mbas tij nuk i ka dhėnė aso rėndėsie faktorit tė punės, si kusht kryesor i mbrodhėsisė shoqėrore. Nuk ka vepėr, nė prozė as nė poezi, nė tė cilėn nuk e ka theksuar sa e sa herė rolin e punės dhe tė vullnetit tė njeriut nė
pėrparimin dhe mirėqenien e kolektivitetit njerėzor. Me pak ndryshime nga iluministėt e shekullit tė tetėmbėdhjetė qė, poashtu, i japin punės rėndėsi tė madhe, Naimi i krijon kėtij faktori qėllimin kombėtar: lirinė dhe pavarėsinė e vendit tė vet, sd tė vetmin ideal drejt tė
cilit duhet tė orientohen orvatjet e njeriut tė tij etik. Se kėto janė levat kryesore qė ndikojnė nė krijimin e botėkuptimit tė tij njeriu bindet kur sheh se me ē’pasion e mbron ai kėtė ideal, duke ia nėnėshtruar tė gjitha virtytet e tjera tė individit. Dhe, pikėrisht pėr kėtė arsye ai e indeterminon vullnetin e subjektit dhe i jep mundėsi tė mėdha shfaqjeje, duke ia zgjeruar atij radiusin e veprimtarisė dhe tė akcionit. Vetėdija patriotike kushtėson, pra, krijimin e filozofisė optimiste dhe aktiviste tė Naimit, edhepse intimisht nganjėherė nuk ka arsye tė jetė optimist. Simbas Naimit, rruga jetėsore e njeriut nuk ėshtė e lehtė dhe obligimet morale qė ia vė ai pėrsipėr duhet ta lehtėsojnė ecjen nėpėr tė, sepse qėllimi krijon vullnetin. Tė njihet e tė kuptohet jeta nuk ėshtė punė e kollajshme dhe cdo akt kėrkon mund e pėrpjekje. Mirėpo, mundi do tė paguhet rne kėnaqėsinė gnoseologjike kur dihet se
“Njeriu duket vuar, Ē’do gjė e ka msuar”. Ato qė i mėson njeriu nuk duhet tė ngelin vetėm nė sferat e pėrjetimit; ato duhet tė kenė aplikimin e tyre praktik: tė pėrmirėsojnė e tė pėrparojnė jetėn. Kjo do tė thotė se filozofia e Naimit nuk ėshtė filozofi abstrakte dhe pėr persiatje tė tilla ai nuk ka pasur kohė, nuk ka pasur as mundėsi e, ndoshta, as prirje. Mendimet e tij janė udhėzime qė e drejtojnė njeriun nė pėrmirėsimin dhe nė gėzimin e jetės.
Nė mėsimet e Naimit, tė shpėrndara nėpėr tė gjitha veprat e tij, rol me rėndėsi i kushtohet ndėrgjegjes sė njeriut, mbi tė cilėn ai ngrit ndėrtesėn e moralit dhe tė humanitetit tė vet. Njeriu i tij duhet tė jetė i vetėdijshėm e i ndėrgjegjshėm pėr arsye tė, mirėvajtjes shoqėrore dhe tė lumturisė sė vet shpirtėrore. Nė Mėsimet, ai shkruan:
“Njerin’ e lik e shajnė njerėzija e kurrėkush s’e ka mik, e qėrton vetėdija e s’e le nė prehje, edhe frika s’i del kurrė”. E cili ėshtė ky njeri i lik? Ai qė ndjek babėzitė, qė s’do arsimin e shkencėn, qė s’pėrfill pavarėsinė e tjetrit, qė s’do atėdhenė, qė s’do gjuhėn e tė vetin dhe, nė fund, qė s’do njeriun. Dashuria ndaj njeriut ėshtė qenėsi e mendimeve tė tij morale dhe prej kėndej fillon etika e Naimit. Nė tė vėrtetė, kjo rrugė e pėrsiatjevet e sjell atė tek rezonimi dualistik antinomik, qė shprehet pėrmes kuptimit mbi luftėn ndėrmjet tė
mirės e tė keqes. Mbi kėtė parim tradicional maniheik tė luftės sė Fizisit e tė Antifizisit konsiston edhe porosia e tij qė tė luftohen tė gjitha ato qė pengojnė ngadhnjimin e sė mirės, tė diturisė, tė bukurisė, tė ndėrgjegjes dhe tė lumturisė nė tokė, si kushte pėr
pėrsosjen morale tė individit. Patriotizmi i tij, prandaj, nuk ėshtė vetėm shprehje e dashurisė ndaj vendit tė vet, nuk ėshtė vetėm detyrė qė ia ngarkon vetėdija historike, por edhe rezultat i bindjeve tė tij jetėsore: armikun duhet dėbuar si kusht tė mirėqenies e tė
lumturisė sė njerėzve, si kusht qė tė jenė njerėzit tė pėrsosur. Edhe pse shquhet me aftėsinė e mendimit dialektik, Naimi, ndėrkaq, nuk ėshtė nė gjendje tė pikasė raportet kauzale ndėrmjet tė mirės e tė keqes dhe tė dallojė se edhe e keqja nganjėherė mund tė kthehet e tė bėhet e mirė, ashtu sikundėr ka thėnė Didro: “Kur e keqja mbėrrin kulmin zėron tė kthehet nė tė mirė”. Moralizimi nuk e lejon Naimin tė shohė, pra, se ndėrmjet tė mirės e tė keqes ekziston kauzaliteti: kushtėzojnė e shkaktojnė njėra tjetrėn. Domethėnė se ai nuk ishte nė gjendje tė ngritet nė nivelin e mendimit, vėrtet, revolucionar dhe tė
vėrejė se nuk ėshtė mirėsia e paskajshme ajo qė bėn transformimin moral, social e shoqėror, por akcioni; jo njeriu i qullur me mirėsi morale, por njeriu i veprės praktike, qė tė keqen e then me tė keqe, njeriu ēfarė do tė duket nė vegimet e Migjenit. Me gjithė njėanshmėritė nė kėtė pikėpamje, Naimi pikas se tek njeriu gjithmonė manifestohet ai parimi dualistik, prandaj mendimet e veta i ven nė shėrbimin e
ngadhėnjimit tė sė mirės. I vetėdijshėm se mbrenda njeriut ekziston lufta ndėrmjet sė mirės e sė keqes, ai do qė tė pridhet ajo fuqia djallėzore, qė tė shuhet satani i fshehur mbrenda njeriut. Por, megjithatė, nė kėtė pikėpamje ai nuk shpėton prej Idealizmit, sepse,
totaliteti moral i njeriut nuk ndryshon me predikime, por nė radhė tė parė me ndryshimin e marrėdhėnieve shoqėrore. Pikėpamjet e tij rreth kėsaj cėshtjeje mbesin ashtu utopike. Ato, ndėrkaq, mbėshteten nė nevojėn e pėrhapjes sė arsimit e tė kulturės dhe varėsisht nga koha e vendi nuk mbesin tė paefekt. Aq mė tepėr, ato janė progresive pėr arsye se, siē dihet, mė parė duhej fituar liria e mandej tė bėheshin ndryshimet e raportevet njerėzore. Si edhe tek shumica e krijuesve, edhe tek Naimi ekziston mospajtimi ndėrmjet “teorisė” e “praktikės”. Kur nuk moralizon, Naimi nuk kėrkon eleminimin e tė keqes me pėrsosje shpirtėrore, por me aktin e aksionit, do tė thotė me ligjėn e fuqisė kėrkon dėbimin e pushtuesit shekullor. Fund-fundit, ai nuk ėshtė predikues i ndonjė pasiviteti budist, sikurse mund tė duket nė shikim tė parė, dhe asnjėherė nuk predikon moskundėrshtimin e tė keqes. Edhe
Historia e Skėnderbeut, edhe Qerbelaja, edhe njė varg poezish lirike,
shquhen me zjarrin e fjalės kundėr tė keqes: kundėr pushtuesit si shkaktar i tė gjitha tė kėqiave. Naimi nuk ėshtė predikues i askezės dhe morali i tij nuk ėshtė moral religjioz, por humanist. Ai kėrkon qė njeriu “tė pėrpiqet pėr kėtė jetė sa tė rronj’ e sa tė jetė”. Nė qoftė
se ndonjėherė duket se i shuhet shpresa nė kėtė pikėpamje, kėte nuk e bėn mendimtari po vetėm poeti, qenia e tij emocionale qė ndien se jeta ėshtė e shkurtėr, kalon vetimthi dhe e sjell krijesėn e gjallė nė hiē. Naimi mbron pikėpamjen e kėnaqjes me pak, ashtu siē veprojnė disa mendimtarė tė lashtė kinezė e grekė. Nė pėrrallėzėn Qeni dhe hij’ e tij, ai thotė nė fund:
Syr’ i pangopur:
Lakmim’ i shkretė
Na ka brengosur
Nė kėtė jetė.

Simbas mendimeve tė Naimit, njeriu mund tė shfaqė mirėsinė kur tė dojė, sepse ajo ėshtė “nė dorė tėnė”. Kjo do tė thotė se nė pikėpamje tė aktit moral ai e indeterminon vullnetin e njeriut. Qėllimi ku don tė dalė ai nė planin etik ėshtė lumturia: harmonia mbrenda unit tė subjektit dhe harmonia shoqėrore. E kjo do tė thotė se ai ėshtė militant i eudemonizmit.
Njė ēėshtje e veēantė e botėkuptimit tė Naimit ėshtė edhe ideja e tij eskatologjike. Nė disa vargje ai jep tė kuptohet haptazi se pėrfill dualitetin. shpirt-materie e, mandej, edhe pikėpamjet e Pitagorės mbi kalimin e shpirtit prej njė gjėsendi e objekti nė tjetrin. Dėshmi e qartė e mendimit tė kėtillė dualistik ėshtė vjersha Perėndija. Kėtė ide tė kalimit tė fluidumit, tė shpirtit tė njeriut prej njė objekti nė tjetrin e do tė thotė edhe prej njė njeriu nė tjetrin, e kanė quajtur Metempsikozė dhe i kanė dhėnė shpjegime religjioze. Le tė jetė ashtu. Por, mbase do tė mund t’i ji-pej edhe njė shpjegim tjetėr sikur tė vihej nė lidhje me humanitetin dhe ndjenjėn sociale tė Naimit. Athue kemi tė bėjmė kėtu me njė vizion social tė Naimit, me utopinė e barazisė sė njerėzvet, me ndjenjėn e afėrsisė e tė humanitetit? Ndoshta! Nė qoftė se shpirtėrat e njerėzvet mund tė transformohen, mund tė shkėmbehen, pa marrė parasysh diferencat klasore, do tė thotė se mund tė jenė tė barabartė. Nė qoftė se njerėzit nuk janė tė barabartė nė jetė, ai qė ua transcendenton shpirtėrat i barazon mbas vdekjes. S’ka dyshim se ky mund tė jetė njė dimension i pavetėdijshėm i idesė sė poetit. Natyra tė cilėn aq shumė e don Naimi i pranon njėsoj tė gjithė njerėzit dhe
ajo ėshtė i vetmi medij i realizimit tė tė tyre social, ashtu sikundėr ėshtė vdekja, nė kuptimin shekspirian, nivelizuese e tė gjithė individėve, qofshin tė pasur apo vorfanjakė. Duke u individualizuar, njeriu ėshtė shkoqur prej virgjėrisė pagane tė natyrės e poeti,
duke ndikuar nė moralin dhe nė nderin e tij, don ta kthejė rishtazi nga ajo virgjėri, ta barazojė me tė, t’i ba-razojė tė gjithė njerėzit. Kur ėshtė i vetėdijshėm se kėsaj pėrpjekje s’mund t’ia dalė nė krye, do tė punojė bota e tij iracionale dhe do t’i nivelizojė me anėn e metempsikozės: me nivelizimin e shpirtrave tė tyre mbas vdekjes. Pėrpjekje njėmend humane, por e kotė. Kur i shpreh haptazi pikėpamjet e veta sociale Naimi sikur e provon mendimin e sipėrm. Morali i tij social nuk ėshtė moral borgjez, edhe pse vjershės
Varfėrija mund t’i bėhen dhe i janė bėrė shpjegime tė tilla. Edhepse mėshira si e tillė ėshtė kategori borgjeze, tek ai ajo ka karakter social e humanitar dhe ėshtė nė pajtim me humanizmin dhe panteizmin e tij.
Pėr tė pėrmbushur misionin e edukatorit tė kombit, Naimi predikon optimizmin e shpresėn, ndonėse intimisht ėshtė i vetėdijshėm se “jeta ėsht’ e pėrzjerė me gas e me helm”, e mbase me mė shumė helm se sa gas. Besimi i tij nė lumturinė e qenies njerėzore nuk ka tė bėjė me tė tashmen por me tė ardhshmen e tij. Edhepse i paprirje tė kuptojė
shkencėrisht historinė, ai i ndien pulset dhe ritmin e saj, prandaj edhe Revolucioni francez i jep nxitje imagjinatės, se tij. Ai ndjen dhe beson se e ardhmja do tė sjellė ndryshime rrėnjėsore nė arenėn e historisė sė shqiptarėvet dhe don ta pėrsosė njeriun, ta pajisė me tė gjitha virtytet qė tė bėjė asO ndryshimesh e tė jetė nė gjendje t’i drejtojė ato,
t’i vėrė nė baza tė reja. Pėr kėtė shkak edhe kėrkon t’iu kushtohet kujdesi mė i madh brezit tė ri dhe misionit tė gruas nė familje e nė shoqėri. Roli i femrės nė jetėn tonė nuk ėshtė parė kurrė drejt; si krijesė shoqėrore ajo s’ėshtė pėrfillė kurrė prandaj nėna e gjinisė
njerėzore s’ka mundur tė ndikojė vetėdijshėm sa duhet nė formimin e profilit moral e shoqėror tė breznive. Nė pajtim me frymėn e idevet moderne evropiane nė kėtė pikėpamje, Naimi kėrkon qė asaj t’i pranohet roli shoqėror ashtu siē e meriton. Sė kėndejmi shkruan: “Grueja duhet tė jet’ e mėsuarė mė shumė nga burri, se fėmija sė pari nga mėma e marrėnė arrėsiminė dhe mėsimet (...) Grueja ėshtė mėmė e fėmijėsė, zonj’ eshtėpisė dhe krej’ i njerėzisė”. Duke kuptuar rolin e brezit tė ri nė tė ardhmen, Naimi
shtron imperativin e edukatės sė drejtė tė tij, pėr arsye se tė rinjtė “janė pėr njė, kohė Mė tej nga koha juaj”. Nė xixėn e mendimeve pedagogjike tė Naimit gjendet, pra, njeriu i ardhmėrisė, ai
qė me fuqinė e mendjes, tė vullnetit, me punėn vetėmohuese do tė ndėrrojė fizionominė e vendit, ardhmėrinė. Ai sheh tek ky njeri njė potencial tė pashtershėm mirėsish e diturish dhe me ngulm orvatet t’i shquajė ato, t’u japė mundėsinė e shprehjes e tė pėrsosjes.
Njeriu ēfarė e imagjinon Naim Frashėri ėshtė me tė vėrtetė njeri ideal: liridashės, patriot, i vetėdijshėm, i ndėrgjegjshėm, i moralshėm, bėmirės, vetėmohues, i ngritur e, mbi tė gjitha, zelltar i madh; ai ėshtė njė sinteze e virtyteve dhe e aftėsive tė njeriut ēfarė e kanė
kėrkuar humanistėt. e shquar tė Evropės. Nė kėtė kėrkesė nė tė vėrtetė qėndron bukuria dhe absurditeti i vesrimeve tė Naimit. Kur do tė jetė njeriu i tillė? Simbas Marksit ai ėshtė mundėsi historike-shoqėrore; simbas Froidit ai ėshtė iluzion; po Naimi sikur s’jep
pėrgjigje. Pėrsiatjet e tij, megjithatė, janė tė bukura pikėrisht pse bazohen nė shpresėn, ashtu siē ėshtė i dėshiruar ngushllimi pse bota mund tė ketė gjithmonė njerėz si Naim Frashėrin.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 09:48   #8
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

3. Koha e tashme dhe koha e shkuar

Tė gjitha ato qė u thanė sipėr hyjnė ndėr dialogjet e Naimit me kohėn, me njerėzit dhe me ardhmėrinė e tyre. Te ai, ndėrkaq, dallohen dy plane tė shprehjes: bisedat me subjektet e jashtme dhe monolo-gjet. Duhet tė dallohet Naimi qė u flet tė tjerėvet, qė i drejtohet njeriut tė tij etik dhe don t’i jetė mėsues - kur vepra e tij letrare pėson mjaft
nga kualitetet artistike - dhe Naimi kur flet nė vetmi, flet me veten dhe trajton probleme qė ia preokupojnė botėn intime - e kur poezia e tij ngritet artistikisht, merr domethėnie mė tė gjerė dhe ēan kufijtė e kohės me vlerėn e vet. Kur poeti i shpėton iluministit e
edukatorit, Naimi del artist i njėmendėt, por, kur mėsuesi e pridh kreatorin, atėherė ai ėshtė mendimtar, i cili dėgjon kėrkesat praktike tė kohės, e jo imperativin krijues artistik.
Optimizmi dhe eudemonizmi i tij janė shprehje tė Unit tė tij shoqėror dhe praktik, por Naimi ka edhe Unin subjektiv poetik, si edhe tė gjithė poetėt e shquar. Diē nga vargjet e veta i kushton edhe vetes. Nė tė tilla ēaste, nė ēastet kur dėgjon zėrin e brendshėm, ai sheh e ndien edhe faqen tjetėr tė jetės, sheh a ndien kotėsinė, dhembjen
pikėllimin, absurditetin ekzistencial. Jeta nė buzė tė vdekjes, kuptimi i saj nė tė tilla momente, ėshtė preokupim tė cilit i vjershėron atėherė kur disponimi i tij oscilon ndėrmjet gazit e helmit e, sidomos, kur termometri i disponimit tė tij bie teposhtė deri nė shkallėn e fundit. Tani ai sikur harron misionin qė i ka vėnė vetes, sikur harron se ka
premtuar se “do tė tretem tė kullohem” pėr t’ua treguar vėllezėrve tė vet rrugėn e ardhmėrisė dhe ideologu, pedagogu, iluministi tėrhiqen pėrpara poetit, i cili ka nė shpirt barrėn e rėndė tė kuptimit e tė moskuptimit tė jetės. Nuk mund tė jetė ai gjithmonė i kthjellėt shend e verė, nuk mund tė jetė predikues i moralit, sepse ėshtė edhe poet, e poeti nuk e merr botėn vetėm me mend, por edhe me ndjenja. S’do dyshuar se Naimi shumė shpesh ia zen frymėn alter egos, por gjithmonė nuk mund ta bėjė kėtė: vigjilenca e bardit dobėsohet nganjėherė dhe tani shpėrthen liriku, qė e mundojnė edhe probleme nga sferat e pėrjetimeve subjektive. Mes dy polesh, nga anon ai vetė, racionalisht? Me ēka dėshiron t’i prezenitohet shqiptarit tė robėruar, Atdheut tė pushtuar? Padyshim, me Historinė e Skėnderbeut, me
Qerbelanė, me Bagėti e Bujqėsinė, me Mėsimet, me veprat shkollore,
me vjershat e zjarrta patriotike. Ndėrkaq, Lulet e Verėsė pjesėrisht e jo nė tėrėsi, janė lule e therra tė zemrės sė tij; aty shihet liriku, i cili, ndonėse nuk e bėn Unin e vet bosht tė botės, sikundėr veprojnė shumica e fomantikėvet, kėsaj radhe ėshtė subjektiv deri nė
pikėn e fundit. Vizionin e tij tė jetės mund ta pėrfillish dhe mund tė mos e pėrfillish, por vlen ta trajtosh, tė orvatesh ta kuptosh se ashtu kupton pjesėn shpirtėrore tė njeriut, kupton jetėn dhe njėmendėsinė e tij. Ai nuk mendon gjithmonė njėsoj; ai mendon herė nėpėr dritė e herė nėpėr terr - kėshtu shihet edhe ajo dialektika e pozitės dhe e
persiatjeve tė tij. Pjesėn e ndriēuar tė vizionit tė Naimit pėrafėrsisht e kemi parė, tani mbetet edhe pjesa tjetėr, ajo e errėsuara. Sikur poetin mos ta kundrojshim edhe nga kjo anė, vepra e tij do tė ngelte e trajtuar njėanshėm. Kritika, shpesh pėr hir tė qėllimevet
edukative, lė mbanash atė pjesėn mė pak optimiste tė botės sė shkrimtarit. Gjithnjė, pėr hir tė tė tashmes sigurisht! E mira ėshtė tė thuhet e vėrteta pėr ēdo shkrimtar, tė shihet pa paragjykime pedagogjike vepra e tij dhe le tė mbesė ajo qė duhet tė mbesė. Nė qoftė se ndonjė krrijues ka edhe momente “dobėsie”, duhet tė vėrehen edhe ato momente, meqė ia kemi borxh qėndrimin objektiv tė vėrtetės shkencore. E vėrteta do tė sjellė tė kuptohet shkrimtari nga tė gjitha anėt, e pėr vlerėn artistike tė veprės sė tij shumherė janė mė tė
rėndėsishme disa aspekte tė heshtura, se sa ato qė theksohen me theksa e germa tė mėdha. Tekembramja, ashtu nuk i mbetemi kujt borxh e as nuk krijojmė idhuj tė rrejshėm. Naim Frashėri ėshtė shkrimtar qė e duron analizėn nga tė gjitha anėt dhe, bile, kėshtu profili i tij kreativ, zgjerohet edhe mė tepėr. Qe pėr ēka ėshtė fjala.
Pėrkundėr pikėpamjevet optimiste, aktive, vitale, ekziston edhe pak pesimizėm tek Naimi, qė mund tė quhet pesimizėm intim.
Njeriu etik i Naimit ėshtė utopi: do tė thotė se ai e kėrkon atė qė nuk ekzistonte nė jetė, qė nuk ekzistonte nė kohėn e tij, qė duhej tė ekzistonte nė tė ardhmen - kėtu mbėshtetet edhe dėshpėrimi, edhe optimizmi i tij. Utopia ka dy skaje; njerin qė ngjall dėshpėrimin e tjetrin qė ngjall shpresėn. Nė disa poezi lirike Naimi pushon sė qenuni ai moralizuesi i pėrparshėm, ai racionalisti, ai iluministi i deriparshėm. Kėto afinitete tė tij janė tėrhequr qė t’ia lėshojnė vendin poetit, tė cilit i fanitet fytyra e tė bijės sė vdekur, e shokut, e mikut, e tė afėrmit; poetit qė kapitet nga mendimet pse i ikėn koha duke ia marrė me vete rininė, fuqinė, jetėn, pse i shpie drejt hiēit. Ai e don jetėn, ėshtė e vėrtetė, jo pse don realitetin e saj bashkėkohės, por pse don ardhmėrinė e njeriut. Tė gjitha kėto, megjithatė, nuk do ta
pengojnė qė tė vuajė nganiėherė pėr shkak tė tė aenmes sė shkurtė tė njeriut, pėr shkak tė kredhjes sė tij graduale nė mosqėnie. Nė kėtė mėnyrė qenien e tij lirike e kaplon njė si ndjenjė pesimiste, qė karakterizon vetėm tė tashmen e tij, prezentin, e jo edhe vegimet e
ardhmėrisė. Kėtė pesimizėm intim Naimi e tejkalon me besimin e pathyeshėm ndaj tė nesėrmes, ndaj njeriut qė do tė vijė, me stoicizmin e tij racional, me kultin e punės, me bindjen se materja, “Gjėsendi s’humbetė kurrė, e gjė s’vdes me tė vėrtetė” sepse njeriu
pėrsėritet, ashtu sikundėr pėrsėriten stinėt e vjetit, nata e dita, e mira dhe e keqja. Horizontet e tij terratisen vetėm kohėmbaskohe, atėherė kur edhe agensat e jashtėm ndikojnė qė arėsyeja e tij e fortė t’ia lėshojė vendin ndjenjės. Ato janė momente kur akrepi i orės sė tij intime ndalet tek numri dymbėdhjetė i mesnatės, sikundėr ndodh
edhe tek Migjeni kur kredhet nė tė zitė e natės, tė realitetit, tė fanitjeve tė lemeritshme, kur. e pushton vetmia e gjėsendevet. Nė tė tilla ēaste romantiku Naim e percepton botėn me ndjenjat e tij tė ndieshme qė ia kanė shuar zėrin iluministit. Vėrtet, ai nuk ka ndonjė
fond tė madh krajatash sociale, porse fondi i krajatave tė tij fizike e shpirtėrore ėshtė mjaft i madh. Dhembja e tij nuk ėshtė pozė, nuk ėshtė dhembje e aristokratit Bajron, as dhembje e quajtur mal du siecle, por vuajtje e sinqertė pėr disa arsye, qė i krijon qenia e
tij poetike. Mirėpo, poezinė mė tė thellė, me tension mė tė lartė tė shprehjes metaforike, mendimin e tij ekzistencial, e nxisin pikėrisht momentet e italia. Kurdo ndihet jehona e saj, jehona e asaj zbraztie qė e gėrryen pėrmbrenda, jehona e kujtesės, Naimi ia del ta dendėsojė shprehjen poetike, ashtu sikundėr ia dalin kėsaj nė tė tilla ēaste edhe tė tjerė poetė tė shekullit tė tij. Jeta pėr Naimin sikur ka dy pole: njėrin tė ndritshėm, tjetrin tė errėsuar, njėrin parajsor, tjetrin skėterrik. Me mendjen e vet ai ndjen luftėn ndėrmjet sė mirės e sė keqes, e me zemėr luftėn ndėrmjet vuatjes e gėzimit. Sikundėr rezonon nė mėnyrė antinomike, ashtu edhe ndjen: parimet kontemplative janė edhe parime emocionale. Nė kėtė kontekst
mund tė nxirret njė kėsi pėrgjithėsimi qė deridiku u pėrgjigjet edhe rilindėsve tė tjerė: poezinė e Naim Frashėrit e frymėzojnė ndjenja tragjike, si refleks i vetėdijes mbi pozitėn historike dhe ndjenja optimiste, si refleks i vetėdijes mbi domosdonė e ndryshimit tė asaj
pozitė. Tani jemi tek komponenta e parė, tek bėn pjesė edhe ndjenja e tij intime pesimiste. Ajo qė e pocaqis psikikisht poetin ėshtė edhe shqitja e shpejtė e kohės, tretja e qenies sė njeriut diku nė paskajshmėrinė e saj ajo ėshtė edhe pėrpara, ėshtė edhe tani, por
esencėn e njeriut nė planin emocional e merr me vete, qė do tė thotė se njeriu ėshtė i humbur nė rrjedhjen e saj. Njeriu jeton brenda kohės, brenda kėsaj kategorie in continuo, mirėpo ecja e tij me ecjen e saj nuk ėshtė as nuk mund tė jetė paralele; koha ka ritmin e vet, shqet fluturimthi dhe nuk mund tė ngadalsohet, ndėrsa qenia e njeriut mbetet pas saj, e shkelur dhe e shtypur prej saj. Njerėzimi si tėrėsi, poashtu, ecėn vazhdimisht, zhvillohet, ndėrsa individi ecėn qė tė ndalet, ose ecėn duke u ndalur gradualisht derisa tė gurėzohet njėherė e pėrgjithmonė nė aktin e fundit qė i thonė vdekje. Koha merr me vete
bukurinė, rininė, vitalitetin dhe, nė fund, jetėn tėrėsisht. Ajo tė merr qetazi kuptimin e jetės dhe tė lė dikur tė zhveshur, si gjėsend. Njeriu mbetet i leēitur prej tė gjitha atyre vlerave qė i japin kuptim ekzistencės sė tij. Koha e qėron individin edhe nė njė kuptim
mė tė gjerė dhe e qėron, e degradon edhe rrethin e tij: i merr bukurinė natyrės, e lė disi tė zbrazėt, tė zvetmuar, tė rėndė, tė padurueshme. Ky nuk ėshtė perceptim i vetėdijshėm, por iracional: natyra ėshtė e tillė ēfarė e sheh subjekti jo ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė. Kv
ėshtė subjektivizėm fihtean, perceptim tipik romantik, sepse, nuk janė realiteti e gjėsendet ēfarė i shoh unė, por ēfarė janė vetė. Ky ėshtė njė iluzion optik qė e shkakton emocioni, qė e shkakton dėshpėrimi kur nJeriu e sheh jetėn nga piedestali i “kohės sė shkuar.”
Pėr poetin e keqia mė e madhe qėndron atv se koha nuk e “varfėron” njeriun menjėherė, por dalėngadalė thuase qėllimisht don ta vėrė nė tortura tė paskajshme shpirtėrore. Njėrnend, ai nuk ėshtė nė gjendje rezignate, por nė njėfarė gjendjeje ataraksie, gjendjeje shpirtėrore tė pandjenja, jo pse nuk mund tė ndjejė dhembje, pikėllim, rezignatė, po pse potenciali i tij emocional ėshtė shtangur, ėshtė ngrirė - e kjo ėshtė
barazi me vuajtjen e pashėrueshme. Ndėrsa natyra plaket e pėrsėritet -Naimi e ndjen, e shpreh pėr mrekulli kėtė ritėm mrekullues tė natyrės -individi nuk ka kėso aftėsie. E fajin e ka koha qė kalon, e cila ka marrė me vete vitalitetin tonė, duke e tretur nė paskajshmėrinė e vet, duke na lėnė mė tė varfėr pėr njė fakt real, pėr njė pjesė tė jetės, duke na ndarė prej natyrės. Kėshtu kjo gjendje pėrsėritet: sot, nesėr, mbasnesėr derisa tė vijė ai ēasti i fundit.
Naimi gjithmonė i mrekullohej natyrės dhe, si tė vetmin medij tė realizimit tė lirė tė njeriut, e shihte nė ngjyra farfuritėse, por nė ēastet e kontemplacionit i dukej se edhe ajo pėson ndryshime, duke shtuar shkaqet e pikėllimit tė tij. Shkurt: koha ėshtė faktor i rezignatės sė poetit pėr arsye se merr gjithnjė prej individit, por s’i kthen gjėsend; duke e pasuruar shpraztinė e saj tė paskajshme, ajo e rjep, pra, njeriun prej tė gjitha atyre qė e bėjnė jetėn tė vlershme; njeriun e rjep nė planin fizik e shpirtėror, kurse, gjėsendet nė planin fizik vetėm:
Si t’ja bėnjė zemr’ e mjerė
Me kohėn gėnjeshtare,
Qė ndrohetė kurdoherė
Dhe s’ngjan me tė parėt fare!
Duke ikur na rrėmben,
Gjithė ē’duam e ē’gjė kemi,
Ah, e shkreta ē’na gėnjen,
Ashtu si qemė mė s’jemi!

(Koh’ e shkuarė)
Nė eseun Konstantat poetike, Rene Neli ka thėnė: “Mitet mbi kohėn pėrbėjnė esencėn e ēdo poezie njėmend humane. Koha ėshtė ajo qė na nxjerr prej kohės. Ne e kuptojmė veten vetėm gjatė zhvillimit kohor. Ne jemi tė lirė vetėm ndaj tė kaluarės sonė. Me tėrė imagjinatėn ne orvatemi tė kapim rrnimin, ta shfrytėzojmė qoftė duke e bėrė tė
palėvizshėm nė gjendjen e pasionevet, qoftė duke e plotėsuar me ritmin e pėrjetėsisė, qoftė, mė nė fund, duke e kthyer nė hapėsirė duke ia dhėnė dekorin e vet. Fati ynė na shtrėngon tė skalisim jetėn tonė, tė kuptojmė lakoret e saj dhe muzikėn e saj nė kuadrin e ngjarjeve tė kaluara”. Mu kujtuan kėta rrjeshta duke lexuar disa vjersha tė Naimit, tek ėshtė i ballafaquar me kategorinė e kohės. Mėnyra se si percepton ai kohėn sjell nevojėn psikologjike qė tė ngurohet ajo, qė tė kėrkohet ndalimi i saj e tė vihet nė gjendje statike, nė mos mė tepėr, bile qė tė ngadalsohet ritmi i saj. (Njė “luftė” e kėtillė me kohėn vėrehet edhe tek romantikėt e tjerė, e nė letėrsinė shqipe edhe tek Zef Serembe deridiku). Prandej, Naimit i dhemb pse pėrpjekjet e tij janė tė kota, pse kohėn don e s’mund ta kthejė, pse nuk mund t’i kthejė vlerat qė ajo ia ka marrė. Nga shkon koha, respektivisht, nga tretet ai totaliteti qė merr ajo me vete? Me pasurinė e rrėmbyer ajo futet nė gjiun e universumit qė Naimi e identifikon me emrin perėndi. A e ngushllon kjo poetin? Si poet kurrsesi, e si mendimtar mund tė jetė. Pra, kjo ndjenjė pikėllimi a s’e ven nė dyshim besimin e tij! Mė nė fund, a s’e pėrforcon ky pohim supozimin se ai s’lodhet aq pėr zotin? Para gjithėsisė sė paskajshme ai e ndjen veten tė gjorė, tamam si Paskali, tė vogėl, tė padukshėm, tė parėndėsishėm.
Si pasojė e parė e ballafaqimit tė tij me kohėn e shkuar ishte dėshira e shtangimit tė saj, kurse si pasojė e dytė tani shfaqet njė tjetėr qė mund tė quhet dėshirė imperative e shfrytėzimit tė ēastit jetėsor, e qė vjen nė shprehje veēmas nė vjershėn Ujėt e bekuare. Ky hedonizėm nė pikėpamjet e Naimit ėshtė shpjeguar si ndikesė e pėsuar nga vargjet e
Omer Khajamit, me ēka nuk shpjegohet dot gjė me rėndėsi. A pajtohet njė hedonizėm i tillė me natyrėn vetėmohuese tė Naimit? Dhembja nganjėherė sjell reaksionin qė manifestohet me shpėrthimin e ndonjė disponimi diametralisht tė kundėrt mė tė. I sėmuri orvatet mė tepėr se sa i shėndoshi qė tė gėzojė jetėn. I urituri ka apetit mė tė madh se sa ai
qė e ka tryezėn plot. Koha ikėn e individi duhet tė marrė diē prej saj, sė paku ndonjė ēast mbresash qė do tė mbesin tė pashlyeshme nė kujtesė pėrkah efekti i tyre gazmor. Nė qoftė se ajo na torturon me kujtesėn e mbrujtur mbresash tė pelimta, pėrse mos t’i krijojmė negacionin me kujtesėn e mbrujtur mbresash tė hareshme? Prandaj shpėrthen:
Koha po shkon e mė s’kthehet,
Njeriu i zi gėnjehet,
Me punė tė rrema merret,
Dhe e mbulon babėsija!
Gjithė jetėn nuk rrojmė,
Shpirtinė pse fe mundojmė?
Pa qasuni tė kėndojmė,
Se na plasi buz’ e shkretė.

(Ujėt e bekuarė)
Kjo ėshtė njė sėmundje e shpeshtė e poetėvet romantike, ėshtė njė epidemi qė ka pushtuar njerėzit mė tė shquar tė shekullit tė kaluar, poeti ynė ka arsye mė tė mėdha tė ndjejė veten tė pikėlluar, tė mallkuar nė jetė, tė ekskomunikuar nga tė mirat e jetės.
Sepse, ai nuk ėshtė egoist, nuk ėshtė vetėm individ: ai ėshtė ndėrgjegje e kombit, shprehje e gjendjes sė tij reale shoqėrore, e mosekzistencės sė tij nė hartėn e shtetevet evropiane. Dhembja e Naimit ėshtė, vėrtet, subjektive, por ka tė gjitha kushtet, shkaqet
shoqėrore e psikologjike tė jetė dhembje e sinqertė e kurrsesi pozė. Ai do tė donte tė jetonte akoma, jo vetėm pėr tė ekzistuar fizikisht, por qė tė pėrjetojė lumturinė e ardhme tė vendit tė vet, qė tė shohė atė ditėn pėr tė cilėn u dogj si qiri. Dhe, mbase, kjo ėshtė arsyeja tjetėr pse e mundon koha e shkuar. Epikureizmi i tij qė shpėrthente nė vargjet e mėsipėrme ka shkak dėshpėrimin: kazani d mbushur dhembje tani derdhet nė formėn e gazit. Njė gjendje emocionale lyp tė mohohet me tjetrėn, edhepse qė tė dyjat shkakun e kanė tė njėjtė. Kėsaj radhe poeti don tė qeshė pėr arsye se i dhemb. Qeshje paradoksale, vėrtet. Qeshje e ēuditshme e njeriut qė s’ka pasur afat tė qeshė. Kėshtu, poetin e gjejmė nė dy pole tė tė njajtės ndjenjė, qė mund tė quhet ndjenjė tragjike. Gėzimi e pikėllimi, e mira dhe e keqja tek ai bashkohen nė njė pikė, aty ku ndjen dhembjen edhe si vetėdije subjektive, edhe si vetėdije historike. Nė njė aso pozitė, si jeta
ashtu edhe kujtesa e tij janė tė ngarkuara me dhembje mė tė mėdha se ē’mund t’i marrim me mend ne sot. E jeta qė bėnte ad: i sėmurė, i paatdhe, i pa tė tashme - jetė e poetit qė mund tė jetonte ose nė tė kaluarėn historike, ose nė tė ardhmen e parandieme. Dhe, s’ėshtė ēudė pse prej ēasteve tė qartėsisė racionale thuase bie nė iracionalitet dhe kėrkon tė kėpusė lidhjet me realitetin e jashtėm e tė berndshėm dhe tė puqet me natyrėn, meqė vetėm ajo ėshtė e pafajshme ndaj fatit tė tij (Zėmėra).
Megjithėse lektiset imagjinativisht ndaj njazimit me natyrėn, kur vjen nė stomin e njėmendėsisė sė zhurit tė vet, bėn brapaktheu: ka akoma shumė tė thotė e tė pėrjetojė. Nė fund, ai akt i njazimit i then iluzionet e tij e, mbase, edhe besimin, sepse aty sheh, ballafaqohet me tė vėrtetėn: Tanatosin, simbolin e vdekjes. Zotin e mordes, si e quen
Mjeda vdekjen, e vegon si fantazmė tė shėmtuar, por si fakt nė jetėn e ēdonjėrit. Kėtu mė tepėr se sa parandej kontemplacionet e tij janė tė pėrshkuara dridhjesh brahmanike tė shpirtit dhe dhembja e tij nuk ėshtė e pacaktuar. Kėto janė ndjenja eterike, gati tė paformė, tė shprehura pėrmes figurash, pothuaj, tė pacaktuara. Kėshtu nė vjershėn
E zonj’ e fatit arrihet kulmi i ndjenjės sė tij tragjike dhe kėtu e sjell dėshira qė t’i pushojė dhembjet e veta. Kjo ėshtė njė lojė, por lojė tragjike me vdekjen. Kėtu s’kemi kurrfarė elementi religjioz, veē njė veprim tė ndėrdijes sė poetit, tė cilin e provokojnė mendimet
rreth vdekjes. Nė bazė tė fjalorit tė vrazhdė me tė cilin e pėrshkruan Tanatosin shihet se ai nuk mund tė pajtohet me finalen tragjike tė njeriut. Simbas disa ideve spirituale tė shfaqura aty-kėtu, pėrsiatjet e tij nė kėtė mes do tė duhej tė kishin tjetėr ngjyrė disponimi. Mirėpo, toni i tij e provon atė tė vėrtetėn simbas sė cilės feja e tė-huajson njeriun prej vetes. Ajo shpresa e jetės sė pėrtej varrit tani zhduket dhe intuita e poetit ėshtė mė e fuqishme se sa dogma. Poeti disa herė pėrmend nė vjersha dėshirėn e njazimit me natyrėn, me imanencėn e saj-perėndinė dhe tė tretjes e shkrirjes nė amshimin e saj. Po fanitja e parė e Tanatosit e zgjon, e nxit tė mendojė mė realisht. Pėr kėtė arsye, Naimi nuk mund tė kėnaqet me mendimet mbi jetėn e pėrtej varrit, tė shpirtit shkoqur materies, kurse metempsifkoza e tij sikur humb kuptimin tradicional dhe e fakton supozimin qė u shtrua pėrpara. Njė dyshim i poetit mund tė jetė provim i mendimeve tė tij realiste e
materialiste:
Tė linē pėr tė vdekur prapė,
E tė vdeē, qė prapė tė linē,
Edhe kėshtu ver’ e vapė,
Gjithėnjė tė veē’ e tė vinē?
A po pėr jetė do tė shkosh,
Mosqėnja tė tė mbulonjė,

Edhe ti jetėn ta harrosh,
Dh’ ajo ty tė harronjė?

(Njė lul’ e fishkurė a njė vashėz’ e vdekurė)
Nė kėtė mėnyrė Naim Frashėri e mbyll me dyshim kaptinėn e persiatjeve dhe tė ndjenjės sė tij tragjike; me dyshim qė fakton se Uni i tij shtronte pyetje tė shumta dhe s’u gjente pėrgjegjė tė kėnaqshme. Pyetja qė shtrohet nė formė tė dyshimit zakonisht do ta provojė tė kundėrtėn.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 10:07   #9
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

4. Identifikimi i njeriut me tė bukurėn

Ēdo epoke ka idealet dhe mitet e veta. Njė ndėr mitet e romantizmit ishte femra. Shkrimtarėt romantike nė tė shumtėn e rasteve e kanė mistifikuar edhe gruan edhe ndjenjėn e dashurisė. Shpesh portretet qė kanė nxitur ndjenjėn e tyre erotike i kanė veshur me misteret e imagjinatės sė shqetėsuar. Paradokset ishin nė gjakun e tyre. Ndonėse me vonesė, edhe nė letėrsinė shqipe janė shprehur tiparet e romantizmit sa i pėrket erotikės, duke marrė mė vonė edhe ngjyrėn e kohės dhe tė atmosferės sė vendit; e shprehje tė veēantė kanė gjetur nė poemthin erotik-estetik Bukurija.
Kategoria estetike e tė bukurės, simbas Naimit, ėshtė imanencė e natyrės dhe shprehet veēmas te njeriu, e, edhe mė cilėsueshėm, te femra. Gruaja ėshtė inkarnacion i bukurisė, e bukuria inkarnacion i gruas: distinkcion nė kėtė mes nuk ka. Poemthi Bukurija ėshtė pėrpjekje racionale dhe iracionale pėr tė vėnė nė gjendje tė palėvizshme karakterin tranzitor tė kėsaj ndjenje mė fisnike nė jetėn e njeriut, pėr ta sjellė atė nė situatė qė t’i rezistojė tehut tė kohės dhe shpejtėsisė sė ndryshimit. Bukuria dhe femra pėr Naimin janė njė: element hyjnor nė kuptimin pantei-tik. Poemthi nė fjalė pėrmban tė
gjitha pikėpamjet, persiatjet, lektisjet dhe emocionet e poetit: mendimtar, romantik ekzotik dhe sentimental. Aty shihet qenėsia e tij shpirtėrore, sepse kjo poezi shpreh vibracionet e natyrės sė tij humane. Me njė fjalė: aty e gjejmė tė kompletuar edhe njė herė mendimtarin, moralistin, estetin dhe poetin skofiar.
Ėshtė thėnė se sa mė i madh tė jetė njeriu shpirtėrisht, aq mė i lartė dhe mė njerėzor ėshtė qėndrimi i tij ndaj femrės. Nė kėtė pikėpamje Naimi do tė rrinte nė Olimpin e humanistėvet, por larg perėndivet pėr hirin e tė cilėvet Grekėt therorizonin bijat e tyre mė tė bukura qė tė shuajnė etjen e atyre gjakpirėsvet, por duke plotėsuar edhe oreksin e vet pushtues. Nė Bukurinė e Naimit ėshtė bėrė identifikimi i kategorisė estetike tė tė bukurės dhe qenies sė njeriut, qė rrjedh, gufon, fosforoscenon prej saj. Po s’mund tė thuhet preras se cila ėshtė epiqendra e persiatjeve tė poetit: femra si krijesė me tė cilėn
njeriu kompletohet dhe ngritet nė sferat e lumturisė apo bukuria, tė cilėn Naimi e merr si pėrmbajtje objektive, qė shquhet veēmas tek grueja. Simbas Naimit”, bukuria nuk varet nga vrojtėsi, meqė ėshtė imanente tek guri e druri, lulet e yjet, bari e gjethi, toka e qielli:
do tė thotė tek ēdo gjė materiale. Ajo shfaqet pavarėsisht prej tij tek dukuritė dhe objektet e ndryshme natyrore, sado nė formė tė veēantė pikėrisht te individi. Nė kėtė kontekst, mund tė konstatohet se Naimi ka pikėpamje pankaliste. Pėr tė bukuria - perėndia - grueja janė njė dhe meqenėse plotėsohen reciprokisht, domethėnė se nėpėrmjet tė femrės, bie fjala, vijnė nė shprehje edhe bukuria, edhe hyjnia. Kėshtu krijohet koncepti se gruaja nė njėfarė mėnyre ėshtė personifikim i bukurisė dhe hyjnisė, qė ka mbėshtetjen nė humanizimin e tij. Kjo krijesė qenka, pra, e divinizuar nga romantiku ynė. Duke u nisur
prej pikėpamjes sė kėtillė nuk ėshtė ēudė pse ai s’ia del tė japė fare portretin e tė dashurės sė vet, respektivisht nuk cakton elementet portretiste tė saj. Ajo nuk mund tė pėrfytyrohet, nuk dihet ē’pamje ka, cilat janė tiparet e fytyrės sė saj, cila ėshtė ngjyra e zėrit tė saj, ēfarė kualitetesh shoqėrore dhe morale ka. Nuk mund tė deshifrohet natyra e
kėsaj krijesė, e as tė caktohen vijat e pėrgjithshme tė pamjes sė saj. Aq mė pak Naimi jep mundėsi tė depėrtojmė nė psikėn e saj, apo tė kuptojmė shkaqet pėrse e refuzoi dashurinė e tij tė zjarrtė. Ajo ėshtė mjegull, fluid, diēka astrale dhe eterike. Megjithė pėrpjekjet e
imagjinatės, njeriu nuk mund ta zbresė para vetes atė fantazmė tė ēuditshme, e cila ėshtė nė gjendje tė nxisė dashurinė e poetit tė pafajshėm, e tė reshtet pastaj si farė zene hije-hije para baticės sė ndjenjave dhe rėnkimeve tė tij tė heshtura. Prania e saj nė imagjinatė
nuk ėshtė prani e krijesės prej mishi e gjaku, por e pėrfytyrimit qė fanitet nė formė femre tė njė bukurie tė pashoqe. Njė dukuri e zakonshme nė poemthin Bukuria ėshtė mistiflkuar ashtu deri nė pikėn e fundit. Edhe kur duket se tipizon, edhe kur duket se na i sjell vijat, na tyrėn e tė dashurės sė tij, poeti, nė tė vėrtetė, bėn vetėm pėrgjithėsime tė pakrahasueshme dhe pareshtur ėshtė ezoterik.
Gruaja si simbol i bukurisė, ajo grua tė cilėn e dashuron ai pėrmbledh shkėlqimin farfuritės tė diellit, tė dritės e ditės, madje jo brenda njė kohe tė shkurtėr, por gjatė tėrė jetės, sepse e tillė i bėhet kur ia sodit: “Gush’ e krahruar’ (Paqez’ e ballė) Dhe pulp’ e llerė, (Sy e qepallė) Dhe kėmb’ e duar!” Nė fund tė njė theksimi tė tillė tė bukurisė sė saj ai don, me anėn e kontrasteve e antitezave, tė na zbresė nga qielli i ekzaltimit tė tij dhe tė na vėrė nė njė bazė si mė reale. Kur pohon me aq ngulmėri se joshet nga bukuria e saj, nga bukuria magjike e fytyrės sė saj, kur thotė se nė pamjen e saj zbuloi vetė bukurinė qė ka tipare hyjnie, duke e pėrqasur pėrjetimin e vet me tė atij qė pėrjeton katarzė kur pandeh si i afrohet nė nirvana perėndisė, kjo nuk na premton se krahasimi mund tė kuptohet nga e para; perėndia e tij ėshtė imanencė, ndėrsa bukuria emanacion i hyjnisė
dhe i gruas posaēėrisht; kjo do tė thotė se duke zbuluar bukurinė nė fytyrėn e saj ai pėrjeton njėfarė ekstazė shpirtėrore, “Si ajy qė gje- ti nė malt Perėndinė”; pra. njė katarzė shėmbėllyese. Nė anėn tjetėr, kur pohon se pėrpara lules sė majit vetėm mund t’i vijė ndohtje, kjo do tė thotė se lulja qėndron nė tokė, ku i ka rrėnjėt, prandaj ėshtė e shėmtuar nė krahasim me bukurinė fluide tė gruas sė imagjinuar. Nė kėtė mes ai nis e i shtron tiparet e tė dashurės sė tij por, megjithatė, asaj nuk mund t’i zihen vijat as me imagjinatėn mė tė bujshme tė lexuesit. Sepse, ato janė vija tė njė krijesė impersonale, fare tė
pamaterializuar. Pareshtur na bėhet se kemi pėrpara hijen e njė gruaje tė pacaktuar. Nė tė vėrtetė e tanė vjersha e tretė e poemthit pėrbėhet nga kontrastet qė synojnė shtimin e efektit emocional dhe estetik: syri i saj i shkruar ngjall asociacione nė lidhje me yjet e nėnėn, sado edhe kėta trupa qiellore, qė metaforizojnė shkėlqimin dhe bukurinė, i duken
“si tė shėmtuar” nė pėrqasje me bukurinė e saj. Naimi romantik vuan prej shumė sėmundjeve tė romantikėve, por vuan edhe prej sėmundjes sė tij shpirtėrore e fizike; pėr kėtė arsye dashuria jehon me tinguj tė dhembshėm nė Unin e tij. Meqenėse i dėshpėruari kėnaqet me pakėz, edhe ai do tė ndihej i lumtur dhe do tė vdiste plot hare e gaz, sikur tė ishte i sigurtė se mbas vdekjes ajo do tė thoshte: “Vdiq pėr mua pastė ndjesė!” I pushtuar ditė e natė nga pamja, nga bukuria qė fluoroscencon prej kėsaj femre, atij edhe bimėt e ndryshme Ia kujtojnė pjesėt e trupit tė saj. Kur i sheh pjeshkėt atij i mejtohet gjiri i saj, kur sheh jaseminė, qė shquhet me lule tė
bardha dhe kundėrmon erė shumė tė kėndshme, ai nuk nguron ta personifikojė dhe t’i drejtohet si ndonjė krijesė tė vetėdijshme: “Pse mė djek zemrėn, i thashė. E mė ngjan me atė dorė?”
Edhepse me anėn e kėtyre pėrqasjeve tė bukura poeti shkoqet nga pėrgjithėsimi karakteristik i poemthit, as me kėto orvatje tė konkretiziniit nuk mund tė krijohet pėrfytyrimi i caktuar i objektit tė dashurisė sė tij; edhe mė tutje imagjinohet e ai fluid ezoterik e i paprekshėm. Asociaoionet e tilla, qė ngjallin ndjenja tė flakta dhe bėhen emnesė nė jetėn e tij, ėshtė e natyrshme tė pėrcillen me shpėrthimin e dufit tė brendshėm. As Naimi me aftėsinė e pashoqe tė zotėrimit tė vetvetes, rne ato cilėsitė e tij tė panteistit, me butėsinė qė karakterizon budistėt, nė kėtė rast nuk mund t’i rezistojė imperativit tė zemrės. Sė kėndejmi nuk gjen tjetėr objekt me tė cilin do tė pėrqasej pėrpos me qiriun, me kėtė simbol aq frekuentues tė klasikėvet persianė. Thotė se qiriu, tė cilin, poashtu, e personifikon sikundėr parandej jaseminin, prej tij ka mėsuar qė tė shkrihet pėrvėlueshėm, qė tė tretėt mengadalė, sado me nxehtėsi vullkanike, por duke shkrirė
ndjen kėnaqėsi tė veēantė pikėrisht nga tretja e vetvetes, sepse nė ndėrkohė lėshon zjarr e flakė, dritė e shkėlqim:
Qiriri meje ka mėsuar
Tė digjet, tė pėrvėlohet
Edhe duket pėrvėluar,

Tė qeshnjė e tė gėzohet,
Tė bėnetė zjar e flakė,
Tė tretėt pak’ e nga pakė.

Si lirizmi i theksuar i vargjevet, ashtu edhe asociacionet qė ngjallin ato janė mė se tė ēuditshme nė e parė. Duke u djegur qiriu “tė qeshnjė e tė gėzohet”! Ēudi e madhe, apo jo?! Edhepse qiriu ėshtė poeti, prapseprapė duket vėshtirė nga vuajtjet e dashurisė tė shkrihet nė gaz. Por, kėtu shihen edhe paradokset e ēuditshme tė romantikėvet: poezia, thonė, ē’nuk bėn, sa na ngrit nė qiell poaq vetimthi na zbret nė tokė dhe tė pamundshmen e bėn tė mundshme. Sa i pėrket Naimit, zjarri e flaka qė aq shpesh pėrmenden nė poezinė e tij janė zjarri e drita plotiniane nga tė cilat ndriēojnė objektet materiale: ato janė atribute tė hyjnisė. Nė planin filozofik ky ėshtė idealizėm platonik.
Bukuria si dukuri imanente e natyrės ėshtė ajo qė ēel lulet, qė ndikon tė
zbukurohen e tė stolisen me dekorin qė ua ka dhuruar natyra, tė qeshin e tė gėzohen.
Drandofillja si simbol nė vargjet identifikohet me objektin e dashurisė sė tij, me gruan, dhe ai ėshtė me tė tani po nė atė relacion nė ēfarė janė edhe bylbyli e drandofillja. Ajo nuk i flet atij, por duke e shikuar se si pėrpėlitet nga vuajtjet qė ia shkakton zjarri i brendshėm, ndjen kėnaqėsi tė madhe dhe bukurohet pėrherė e mė tepėr. Me kohė
intensiteti i vuajtjeve tė tij vjen duke u shtuar, kėshtuqė dikur nis e ēon edhe natėn pa gjumė. Prej simbclikės poeti kalon nė veten e parė dhe thotė: edhe nė qoftė se gjendet dot njeri t’i thotė se e dashura e tij ka zemėr si guri, ai s’do t’i besojė por, kur tevona kupton se kjo qenka e vėrtetė e hidhur, ai nuk pėson kurrfarė ndryshimi sa i pėrket pėrkushtimit emocional. Pėrse ndodh kėshtu? Padyshim pėr arsye se poeti nuk ka tė drejtė tė hidhėrohet ndaj tė dashurės, meqė ashtu do tė profancste ēdo gjė tė shenjtė. Sepse, siē ėshtė thėnė, ai dashuron bukurinė dhe objektet e fenomenet tek shfaqet ajo. Duke e krahasuar pamjen e tė dashurės me hurmėn, e zemrėn e saj me bėrthamėn,
Naimi e jep njėkohėsisht me fuqi tė jashtėzakonshme situatėn nė tė cilėn gjendet vetė. Dhe, njėmend, a mund tė shprehet mė bukur pozita e njė personi qė gjendet ndėrmjet dy zjarresh: lektisjes sė hatashme tė nxitur nga fuqia magjike e bukurisė, nga njėra anė dhe indiferencės sė pakuptueshme tė femrės sė dashuruar, nga ana tjetėr. Femra sė cilės i vjershėron Naimi ėshtė mė tepėr perėndeshė se sa grua dhe nė kėtė drejtim ka diēka tė pėrbashkėt me Beatriēen. Nuk i shembėllėn idealit romantik tė femrės aq sa atij tė Mesjetės. Mund tė ēuditemi se ē’dashuron poeti nė tė. Ndoshta ėshtė i robėruar nga ideja qė ia ngulit vetes nė kokė, e ndoshta dėshiron qė, duke ia kushtuar mendimet e ndjenjat njė krijesė majestetike e eterike, tė largohet nga vetja dhe realiteti. Kėto do tė ishin shkaqet sociale-psikologjike tė mistifikimit tė tillė tė gruas. Njė kuptim i tillė i Naimit mbi kategorinė e tė bukurės dhe mbi femrėn, ndėrkaq, pėrkon edhe me jetėn, me formimin dhe me botėkuptimin e tij. Idealisti dhe moralisti Naim nuk e sheh tė udhės tė shfryjė me tinguj senzualizėm plot, kurse Naimit shėndetlig, tė tėrhequr nė qetėsinė e jetės shtėpiake dhe tė mbyllur nė Unin e vet, mė mirė i pėrgjigjet hieja se sa krijesa e gjallė. Megjithatė ai diēka dashuron dhe ndjenjat e tij tė ēiltėrta dhe humane i grish bukuria e cila reflektohet nga objekti i imagjinatės sė tij. Sė kėndejmi, ajo tė cilėn e
adhuron, pėr te ėshtė mė reale se sa tė gjitha krijesat e tjera tė kėsaj bote. Me vigjilencėn mė tė madhe tė imagjinatės sė tij tė errėsuar ai i pėrcjell lėvizjet e saj, kurse vijat e trupit e tė fytyrės ia sublimon me ndonjė metaforė tė fuqishme, nė ēdo rast adekuate vizionit tė tij.
Femra pėr tė cilėn flet Naimi s’ka origjinė as moshė tė caktuar, s’ka lindur as nuk do tė vdesė: ajo ėshtė vetėm fanitje e imagjinatės sė stuhishme. Ajo ėshtė si feniksi qė vdes dhe krijohet prej hirit tė vetvetes. Poeti ka zgjedhur materien poetike qė ta krijojė ashtu sikundėr i pėrgjigjet natyrės dhe konceptit tė tij filozofik, porse piktori do tė ngelte duarkryq pėrpara saj ose, tekembramja, do tė bėnte hijen e idealit tė vet. Gruaja qė e imagjinon ai nuk mund tė pėrfytyrohet nė kohė as nė hapėsirė; ajo s’ka kurrfarė dimensionesh konkrete, ajo ėshtė ide abstrakte. Tė gjitha epitetet qė ia vesh, virtytet dhe tiparet e saj s’pėrkojnė me sensibilitetin e kohės e as me temperamentin dhe mentalitetin e njerėzve tė trevės shqiptare. Mund tė thuhet, prandaj, se bukuria e Naimit ėshtė bukuri filozofike, gruaja e imagjinatės sė tij ėshtė grua e imagjinatės ekzotike. Edhe ideali estetik i Naim Frashėrit ėshtė ideal estetik i krijuar nga kontaktet me literaturėn persiane
dhe platoniane. Ēajupi, bie fjala, i cili ishte nė kontakt me rrymat moderne tė mendimit evropian, e qė e kishte ruajtur atė frymėn e shėndoshė tė filozofisė popullore, ka pikėpamje krejtėsisht tė tjera pėr dashurinė dhe bukurinė. Mara e tij ėshtė e buhishme, lozonjare, senzuale. Ajo di tė bėhet mitare, por edhe e merdostė, ēfarė e shohim
kohėmbaskohe edhe vetė poetin. Gruaja e imagjinatės sė Naimit s’ka asnjė tipar o vijė tė gruas ose tė vashės shqiptare. Nė qoftė se ndokush do ta ndehte sadopak imagjinatėn e vet pėr ta sendėrtuar pėrpara hijen e saj, do tė shihte se ėshtė nga ato bukuroshet apokaliptike qė fluturojnė revet dhe qiellit tė pėrrallave dhe tė poezisė orientale. Nga
shtati i saj si floriri (shqiptarėt e krahasojnė femrėn me selvinė, drenushėn, apo ndonjė krijesė apo gjėsend tjetėr nga jeta e tyre baritore, e jo me florinin qė s’e kishin), nga prehri i saj reflektohet njė bukuri qė tė merr me vete dhe “Gjithė jetėn e sbukuron”. Kjo
“gjithė jetėn” nuk do tė thotė jetė e matur me ditė, e muaj, e yjet, porse amshimin dhe tėrėsej rruzullin tokėsor. Ajo ėshtė femėr qė ecėn me njė graciozitet tė rrallė dhe nė ecje e sipėr vetėm ia hudh ngandonjė shikim poetit tė gjorė, me tė cilin e zharit pėrgjithmonė
zemrėn e tij qė lektiset pas saj. Pėr tė dalė sa mė eterike kjo krijesė e ėndėrrimeve poetike tė Naimit, ai i vesh edhe epitete, qė nė esencėn e vet prap janė afėr kuptimit tė ndonjė materie fluide. Kėshtu, ajo ka leshrat “si tėrtėrė”, kurse qepallėn “si gjilpėrė”. Nė kėtė mėnyrė edhe forma e pėrmbajtja janė shkrirė nė njė kuptim, respektivisht pėrmbajtja ka diktuar formėn.
Tamam nga gjysma e poemthit, kur veē ėshtė fituar pėrfytyrimi mbi atmosferėn e pėrgjithshme qė mbretėron ndėrmjet poetit dhe tė dashurės sė tij, zė e shtohet tensioni poetik dhe nisin tė ndryshojnė formėn edhe marrėdhėniet midis tyre. Ai qė deritani vetėm
e pėrshkruante dhe stoliste, duke i veshur epi-tetet mė tė bukura, ndonėse duke dhėnė edhe ndonjė asociacion tė rrallė, nga i cili mund tė kuptohet se ajo nuk ishte aq e goditur nga cfilitjet e tij shpirtėrore, kėtu e tutje bėn njė fortissimo nė paraqitjen e situatės ndėrmjet tyre.
Zėmra jote nė krahnori tėnt
Ėshtė hekur brėnda n’ergjėnt

i thotė ai asaj dhe kėtu ia bėn vetes gati terrenin pėr t’iu drejtuar me lutje e pėrgjėrime qė ta shikojė, ta pėrfillė, tė ketė ndjesė ndaj tij. Kėsaj vazhde edhe parabola e intensitetit tė pėrshkrimit romantik qė prej fillimit zė tė ngrihet mengadalė nga hapėsitė e paskajshme
tė gjithėsisė, ku, simbas tij, gjenden tė njazuara bukuria dhe ideali, tani nis e bie teposhtė, porse hėpėrhė me pjerrtėsi fare tė butė. Nga prezen-ti, nė tė cilin me anė antitezash e jep gjendjen e saj shpirtėrore, del tani nė futur pėr tė shprehur me njė ritėm e muzikalitet tė rrallė atmosferėn personale shpirtėrore dhe pėr tė treguar gatshmėrinė qė tė sakrifikohet, qė tė tretėt e venitet, ngadalė po tragjikisht ashtu sikundėr bėn “kandili kur s’ka vaj”, vetėm e vetėm qė tė fitojė njė fije simpatie prej saj. Pėrqasja qė i bėn vetes me kandilin, i cili vjen duke u shterrur mbasi i mungon vaji, ndonėse shprehje konvencionale, e trashėguar nga mėsuesit e tij shpirtėrorė, mund tė thuhet lirisht se nuk e dobėson fuqinė artistike tė vjershės sė dhjetė qė, pėrkah intonacioni, ritmi, muzika ėshtė bukuri e vėrtetė,
po, pėrkundrazi, lidhet mrekullueshėm me kuptimin e vargut final: “Haj, e zeza jetė, haj!” qė shėnon shkallėn e parė tė gradacionit tė dhembjes, qė shquhet nė tėrėsinė e poemthit.
Nė kėtė mes Naimi ia del nė krye tė gjejė si figurat me tė cilat shpreh gjendjen e vet emocionale, ashtu edhe ritmin e shpejtė tė tetėrrokėshit tė thyer e tė shqetėsuar, nėpėrmjet tė tė cilit derdh disonancat e shpirtit tė brengosur. Pikėrisht vargjet e alternuara nga tė cilėt i pari ndahet nė dy vargje katėrrrokėshe, qė shtojnė shpejtėsinė e ritmit dhe
nervozitetin e tij, sikur sugjerojnė lektisjen e poetit pėr bashkimin me tė, nė njėrėn anė dhe vejnė nė spikamė se sa e shkurtėr dhe e pashfrytėzuar mbetet jeta, nė anėn tjetėr. Bie nė sy se si vjershat e fundit, nė tė cilat, poashtu, shprehet lėvizja, ecja e shpejtė, kalimi,
gati rendja e kohės, kanė po atė ritmin e gulshuar tė shpejtėsisė dhe i rezistojnė ēdo kuptimi statik.
Romantiku i kredhur nė botėn astrale tė imagjinatės sė tij, tek sodit njė objekt ireal me tė cilin e sugjestionon veten, mė vonė do tė bėjė pėrpjekje t’i japė kontura mė tė caktuara materiale atij vizioni dhe, ndonėse nuk ia del ta gjallėsojė portretin e gruas, prapė orvatja e tij tregon se u kthehet burimeve mė reale poetike. Ndėr pak huazimet e
Naimit nga poezia popullore, edhe nė Bukurinė janė disa figura tė trashėgimit tė popullit.
Vizionin e femrės ai tani e metaforizon me “Sorkadhenė qafėgjatė” dhe e quan “Bukuroshe” symėshqerė!” duke e konkretizuar kėshtu pėr njė nuancė mė tepėr pamjen e saj engjėllore, edhepse temperamenti i tij i qetė dhe botė’kuptimi panteist s’i lejojnė t’i qaset edhe mė idealit dhe thesarit burimor. Prandej ai do tė vazhdojė me tė njėjtat mjete
poetike me tė cilat shkroi tė gjitha vargjet e veta. Kėtu vetėm pėrkohėsisht kthehet nė vatrėn e lindjes sė tij, pėr t’u arratisur rishtazi nė largėsitė e paskajshme, atje ku i kėndojnė qiriut, bylbylit dhe drandofilles, atje ku janė shkaqet e ko-templacionit tė tij, por
jo edhe zemra e Naim Frashėrit.
Prej idesė Naimi tani kalon tek objekti. Ai e pėrgjėron tė dashurėn e tij qė tė mos i derdhė flokėt e saj tė bukura dhe tė bujshme nė erė, qė tė mos e shgjetojė pėrsėri me ata sytė e saj prej pėllumbeshe, qė tė mos ecėn aq bukur sikundėr di vetėm ajo, meqenėse nga tė gjitha kėto, nga pamja dhe lėvizjet e trupit tė saj, derdhet njė zjarr vullkanik nė shpirtin e tij dhe ia copėton zemrėn. Kėshtu edhe muzikaliteti i paralajmėruar i vargut nė vjershėn e dhjetė, nė tė vėrtetė efekti vertikal I saj, tani vjen duke u shuar, duke iu adaptuar
pėrbetimeve tė prri-dhura, respektivisht duke u shtrirė me efekt horizontal. Edhe parabola emocionale e poetit merr tatėpjetėn, kurse hovin vetėm pakėz ia ndal edhe njė orvatje e njohjes sė botės me anėn e poezisė, tek nė tė vėrtetė koncentrohet vuejtja e tij dhe pret tė
lėshohet me ngjyra sentimentale nė vjershėn pasonjėse. Hera e fundit kur atij i pėrhihet gruaja, tė cilėn e adhuron, ėshtė njė reminishencė qė puqet me materialin poetik nė fillim tė Bukurisė, vetėmse kėtu qėndrimi i saj ndaj tij vihet nė plan tė parė dhe tregon se ajo,
edhepse nuk e pėrfill lumėmadhin, prapseprapė s’e mohon plotėsisht simpatinė e tij, qė pėr subjektin ėshtė njė zjarr pėrvėlues. Shikimi tė cilin ia drejton ajo e bėn tė mendojė se nė tė janė koncentruar dritė e diell dhe pandehja se kėqyrja do tė thotė njė rreze dashurie,
ēel mundėsinė e pėrsiatjevet rreth rinisė sė perėnduar. Kėshtu indi i ndjenjės pėrshkohet ngadalė-ngadalė nėpėr tė gjitha vjershat e poemthit Bukuria duke krijuar, nėn pluhnizėn e mistikės, skeletin e motivit tė tij. E kėshtu zbutet deridiku edhe mbresa e fragmentaritetit
dhe, nė u marrtė para sysh se kėtu nuk i vjershėrohet vetėm bukurisė sė femrės, por edhe kategorisė estetike tė tė bukurės, si diēka imanente e natyrės, mund tė thuhet se tėrėsia e kėtij poemthi tė Naimit ėshtė mė pak e cėnuar se ē’pandehnin kritikėt, edhepse mund tė
jetė shkruar nė faza tė ndryshme tė jetės sė tij.
Ēasti i takimit tė shikimevet nė imagjinatėn e poetit krijon iluzionin e njė dashurie tė pėrjetshme, tė pafikur kurrė, jo pse mund tė jetė ashtu, po pse ai dėshiron dhe don tė jetė ashtu. Tek Naimi kėtu gjejmė edhe njė koncept modern poetik: ajo qė ėshtė mė e thellė e mė intensive i shqet mundėsisė sė shprehjes me fjalė; mbase, kjo tek ai mund tėjetė pasojė e ndjenjės panteiste:
Pse s’ka fjalė tė dėftenjė
Dashurin’ e Bukurinė,
Nuk’ e them dot atė ndjenjė,
Nuk’ e them dot Perėndinė!

Mos u munda kot,
Nuke thuhet dot.

Nė kėtė mes poeti sikur pushon sė ekzistuari si subjekt dhe identifikohet me bukurinė, me tė cilėn kaherė janė identifikuar ndjenjat e tij. Shkalla mė e lartė e kėsaj substance tė pėrbėrė prej tė tė bukurės dhe ndjenjės ėshtė vetė perėndia, dq tė thotė natyra, perėndia i Spinozės, qė nuk ekziston si krijesė absolute, si pjellė e imagjinatės kristiane e muhamedane, por ėshtė prezent njėherė e pėrgjithmonė nė gjithēkahjėn e natyrės. Derisa pėr Shilerin e ndikuar nga ky filozof dashuria ia afron njeriun perėndisė, poeti ynė ia shton kėtij njazimi edhe kategorinė e tretė: bukurinė.
As Naimi, sikundėr as pjesa mė e madhe e romantikėvet, nuk i shpėton notės melankolike, qė karakterizohet nga “vuajtja e shekullit”, ndonėse shkaqet e tij pėr dhembje tė tillė janė mė tė mėdhaja se sa tė shumė tė tjerėve. Pėrēarja qė ekziston ndėrmjet Unit tė tij dhe realitetit, do tė thotė humnera qė ndan aspiratat e tij dhe
mundėsitė qė la ofrojnė ambienti dhe situata shoqėrore sjell pezmatimin e qenies sė tij sociale dhe psikologjike, nga i cili lirohet me shpėrthimin e vargjeve pėrplot shpresė e dhembje. Toni sentimental, ndėrkaq, nuk e karakterizon mė tepėr se njė pjesė tė vogėl tė
vjershave tė tij. Vetė fakti qė ai nuk mohon iluminizmin, sic bėjnė romantikėt e spikatur si Shatobrian, Shlegel, Kolrixh, e tė tjerė, flet se ai ishte vitalisht i lidhur me idealet dhe
synimet e vendit tė vet dhe i ndjente mė mirė se shumėkush tjetėr pulset e tij. Pasojat me kėtė, edhe vuajtja e tij, qė ėshtė e njė forme mė tė butė se sa e njė duzine romantikėsh, ėshtė deridiku pasojė e shkėputjes sė poetit, natyrisht nėn presionin e rrethanavet, nga
rrymimet dhe atmosfera e vendit, aq sa ėshtė pasojė e vetė motivit delikat, rreth tė cilit janė thurur vargjet mė tė tujgura lotėsh tė shekullit tė kaluar. Dhembja e Naimit nė poemthin Bukuria vjen kryesisht nga frika e humbjes sė objektit tė dashurisė; kėtė
ndjenjė, ndėrkaq, ai e kapėrcen me bindjen e vet panteiste: meqenėse identifikon bukurinė - dashurinė - perėndinė dhe si mishėrim tė kėsaj triade nxjerr njeriun, femrėn, ėshtė e natyrshme tė pandeh se elemente tė saj doemos e pėrshkojnė edhe ate si qenie njerėzore. Do tė thotė se me ndjenjėn e vet i afrohet hyjnisė e nė kėtė mėnyrė
vetvetiu edhe objektit tė dashurisė.
Pse plaket, pse e len rinia e me tė edhe tė gjitha mirėsitė e jetės sė pabrenga, duket se ai nuk lodhet aq shumė. Ndonėse thotė se do tė “qajė” pareshtur pėr shkak se jeta s’ėshtė mė pėr tė, mbasi nga pleqėria s’mund ta shijojė, Naimi i krijon njė antitezė kėtij disponimi pakashumė tė zymtė dhe, me bekimin qė i bėn tė dashurės sė imagjinuar:
Ti, o bukuroshja ime,
Tė ritė ma paē pėr jetė,
Kurrė mos paf sh hidhėrime!
Tė dhashtė Zot’ i vėrtetė!
Syri yt mos u venitė,
Si hėna u pėrtėritė!

ven ekuilibrin ndėrmjet dy kontrastevet, duke i krijuar njė kuptim tė durueshėm qėllimit jetėsor. Do tė thotė, vetė ėshtė plakur e molisur dhe s’vuan pėr kėtė shkak, por pse Ajo nuk do ta dashurojė mė. Ajo qė shquhet nė kėtė mes dhe e tregon edhe mė natyrėn fisnike
tė poetit ėshtė humanizmi d tij, ėshtė altruizmi i tij, ėshtė zemėrmirėsia dhe gatshmėria qė as mohimin mos ta shpėrblejė me mohim. Njė krijesė e bukur, pamja e sė cilės sjell nė kujtesė objektet e fenomenet mė tė bukura tė natyrės, nėpėrmjet tė tė cilės vijnė nė
shprehje tė gjitha atritautet e hyjnisė, qė sintetizon idealin e tij estetik-panteist, e qė, tekembramja, e dashuron, s’ka kurrfarė kuptimi tė mallkohet, sikundėr di tė veprojnė njė Myse kur vihet nė lojė nga Zhorzh Sand. Shkaku tjetėr i cili bėn qė ai ta bekojė atė dhe t’i
dėshirojė freski e risi tė pamortshme ėshtė se nėpėrmjet tė saj bekon hyjninė. Kėshtu poeti vepron nė pajtim me zemrėn dhe me mendjen e vet; me zemrėn - sepse ashtu plotėson hirin e saj dhe bekon atė qė dashuron; me mendjen - sepse ashtu vepron nė pajtim me pikėpamjet e veta panteiste dhe me idealin estetik.
Me tė kaluar tė rinisė ėshtė e kuptueshme tė shfaqet brengosja pėr arsye tė humbjes sė njė kualiteti tė pazėvendėsueshėm jetėsor, por tek Naimi, kjo, nė radhė tė parė, ėshtė brengosje pėr shkak tė humbjes sė objektit tė dashurisė. Qė tė shprehė karakterin tranzitor tė rinisė, tė dashurisė dhe tė jetės vet, ai merr njė vjershė tė tėrė, si
simbolike tė gjithė asaj qė e pėrshkon jetėn e tij tė parandjeshme. Vjersha tė sugjeron imponueshėm tė pandehish se vera - rinia, bilbili - poeti, lulja - dashuria si material poetik vehen tani nė kundėrshtim me dimrin - pleqėrinė dhe zbehjen e asaj kohe. Mė nėfund edhe vetė ritmi i saj sikur shpreh harbimin e djalėrisė, e qė ėshtė nė pėrputhje tė
qartė me vjershėn e dhjetė, ku shquhet gatshmėria e tij tė bėjė ēmos vetėm e vetėm qė ta shijojė atė bukuri hyjnore, meqė jeta ėshtė e shkurtėr dhe kalon fluturimthi. Pėrkah intonacioni i disponimit, tė poetit, nė kėtė mes pikasen shėmbėllime nae vjershat qė kanė tė bėjnė me kohėn e shkuar e me kujtesėn. Edhe pse vjersha e fundit duket se del nga kontinuiteti i tėrėsisė sė poemthit, prapseprapė asociacionet qė nxit ajo nuk bėjnė pėrjashtim nga intonacioni i pėrgjithshėm i tij. Nė fund rishtazi hapet horizonti i depėrtimt tė gazmendit dhe tė dritės nė zemrėn e poetit, kurse disonancat nė brendėsinė e tij dalin orvatje pėr tė vendosur njė lumturi qė e kėrkon njeriu prore nė jetė. Sa i pėrket formės sė Bukurisė, megjithatė, nuk mund tė pohohet premazi se Naimi ia ka dalė nė krye tė plotėsojė tė gjitha kriteret qė i kėrkon njė poemth i pėrsosur. Kjo ndodh edhe pėr shkak se poezia e tij nuk ėshtė shkruar nėn presionin e njė frymėzimi
tė fuqishėm momental, por gjatė periodave tė ndryshme tė jetės sė tij. Atij i mungon koherenca qė do tė duhej ta kishte si poemth me motivin kryesor: dashurinė dhe rrjedhat e tjera kuptimore qė derdhen nė tė. Femrėn e ekzaltimeve tė tij s’kemi pėrse ta kėrkojmė: ajo nuk ekziston. Ajo ėshtė ėndėrr e rinisė, siluetė qė paraqitet e zhduket sa ēel e mėshel sytė. Ajo ėshtė persiatje rreth diēkajes qė e dė-shircjnė vakumet e qenies psikologjike dhe shoqėrore tė njeriut, persiatje pėr diēka qė duhet t’i plotėsojė hiret e zemrės dhe t’i shėrojė plagėt e jetės. Edhepse fluidum dėshirash ėndėrrtare, ajo mjafton qė prej saj tė kėllehet mendja e poetit. Dashuria e Naimit nuk ka tė bėjė me njė femėr tė caktuar dhe, mbase, ėshtė punė e kotė tė kėrkohet ndihma e biografisė sė tij pėr shpjegimin e poemthit nė fjalė. Ajo i ėshtė kushtuar kuptimit tė pėrgjithshėm mbi femrėn, mbi tė bukurėn dhe ndjenjat qė zgjojnė ato tek njeriu. Gruaja sė cilės i vjershėron ai nuk mund tė gjendet gjetiu pėrpos nė ėndėrra, prandaj, edhe ajo vetė ėshtė ėndėrr. Ja pėr ē’shkak ju lutem, mos e profanosni idealin e poetit! Tekembramja, ai do ta emėronte, do ta quante: Violė, Editė, Ervehe o Alkinoje, porse ajo ėshtė ēdo grua dhe s’ėshtė asnjė: ajo ėshtė ideja e poetit pėr femrėn dhe bukurinė panteiste: ide e thellė romantike dhe njerėzore. Hidhėrimi i tij ėshtė i njė forme mė tė butė, gėzimi dhe hareja kanė shkallėn e caktuar deri ku mund tė mbėrrijnė, dėshpėrimin nuk e lėshon nė thellėsi si mė tė mėdha: ēdo formė e gjendjes sė tij emocionale ka masėn e vet dhe nuk del asnjėherė nė skaj. Pėrse? Sigurisht pse poeti s’ka prej kujt tė kridhet nė gazmend as nė dėshpėrim tė tepruar. Ndjenjat qė i kushtohen hijes nuk mund tė maten pėrkah intensiteti i vet me ndjenjat qė i kushtohen krijesės sė gjallė. Edhepse vargjet e tij janė tė bukura, ato nuk nxisin asociacione qė do tė kishin tė bėnin me farė erotizmi tė fuqishėm. Po, ky s’ėshtė qėllimi i poetit.
Bukurija pėrbėhet prej strofash tė ndryshme dhe vargjesh tė llojllojshme: dymbėdhetėrrokėshe, tetėrrokshe, gjashtėrrokshe dhe pesėrrokshe, kėshtuqė nuk mund tė ndjehet monotonia e vargut tė njėtrajtshėm. Pėrsa i pėrket ritmit tė pasur, melodisė dhe tonalitetit, kjo ėshtė vėrtet njė bukuri. Aliteracioni, antitezat, simboli, rima e zgjedhur dhe kumbuese, nė tėrėsi faktura poetike, e fusin poemthin e Naimit ndėr poezitė e tij mė tė bukura. Ajo ėshtė poezi antologjike. Poeti i respekton me pėrgjegjėsi tė lartė ligjet e metrikės. Fjalėt e rimuara nuk janė tė parat qė i sillen ndėrmend, ato janė tė qėmtuara me kujdesin e nazeqarit mė tė madh tė poezisė; janė tė puthitura aq bukur, ashtu sikundėr ėshtė e gėdhendur dhe e pėrsosur e tėrė struktura e vargut tė tij. Fjalėn qė dėshiron ta theksojė, sepse pėrmban esencėn e mendimit tė tij, ai e ven nė pozitėn e rimimit zakonisht, ose tė aksentit ritmik, porse aq mjeshtrisht sa ia del tė ruajė tė gjitha veēoritė strukturale tė vargut dhe tė strofės. Nėpėrmjet tė ritmit tė vargjeve tė ndryshime ai shpreh pėr bukuri edhe shkallėt e ndryshme tė intensiteti tė botės sė vet tė brendshme. Me vargun e shkurtėr, rėndom, shtron rrshimin e ndjenjavet, duke krijuar njėkohėsisht edhe mbresėn e karakterit tė tyre tė pėrkohshėm, kurse me vargun e gjatė fiton volinė t’i japė dimensione mė tė gjera kuptimore e shpirtėrore botės intime.
Lexuesi, ndėrkaq, gjithkund e ndjen prezencėn e tij, sepse ēdo varg apo strofė e njom me ngjyrėn e temperamentit dhe tė natyrės sė tij lirike. Bukurinė e cilėsojnė antitezat e shumta, ndonėse edhe vetė poemthi nė tėrėsi sikur pėrmban antitezėn fundamentale qė e shprehin antinomitė kuptimore: dashuria - indiferenca, rinia - pleqėria. Ajo emfaza karakteristike e romantikėvet kėtu mungon pikėrisht pse nuk i vjershėrohet krijesės sė gjallė, por tė imagjinuar. Forma e poemthit ėshtė lakuar varėsisht nga pėrmbajtja dhe situatat qė konkretizohen. Qėllimi dhe mjetet janė plotėsuar nė mėnyrė reciproke. Po porteti i poezisė sė Naimit i reshtet imagjinatės sė lexuesit.
Engjėllin e ėndėrrimeve tė tij nuk mund ta pėrfytyrojmė, porse e ndjejmė fuqinė e poetit tonė tė madh.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 10:15   #10
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

5. Glorifikimi i natyrės

Nė qoftė se pėrsiatjet e Naimit rreth disa kategorive filozofike pėrfundojnė me dyshim dhe nė qoftė se meditimet e tij rreth fatit tė njeriut nė gjiun e univerzumit mbesin pa pėrgjegjė optimiste, nė njė pikėpamje tjetėr ai ėshtė poet, i cili fare realisht e vegon tė
nesėrmen e njeriut tė tij. Nė kėt kaptinė tė veprės sė tij bėjnė pjesė vjershat kushtuar Atdheut, gjendjes dhe ardhmėrisė sė tij, vjershat e motivit patriotik e liridashės, pra. Dhe kulti i ardhmėrisė, si njė prej specifikave tė poezisė sonė tė Rilindjes, zėn rrėnjė tė thella
mu nė krijimtarinė e Naim Frashėrit dhe pėrcillet posaēėrisht deri nė prakun e pavarėsisė, ndonėse aty-kėtu edhe pastaj. Naimi e sheh vendin e vet ashtu siē do tė donte ta shihte e jo sikundėr ishte. Botėn e tij emotive e nxisin kualitetet etnike dhe veēoritė e tjera kombėtare qė i sheh nėpėr spektre ngjyrash mė tė bukura. Ai ėshtė optimist i madh sa i pėrket perspektivės historike tė shqiptarėve, damkos e mallkon tė gjithė ata qė nuk veprojnė nė emėr tė saj dhe, qė t’ua zgjojė vetėdijen historike tė tjerėvet, e aksenton sa e sa herė besimin e tij ( Pėrse, Gjuha jonė, Shpreh, Trathėtorėtė, Korēa, Parajsa, Shkėndij’ e diellit ndaj manushaqesė, e tė tjera).
Tė shohim ē’shprehje kanė marrė ndjenjat liridashėse dhe ekzaltimet romantike tek Naim Frashėri.
Romanitikėt rėndom janė njerėz tė rebeluar tė cilėt, duke iu reshtuar realitetit shoqėror tė kohės sė vet, ndėrtojnė botėn e tyre imagjinative, utopike, ku i gjejnė prehje qenies sė shqetėsuar e tė tėhuajsuar sociale dhe psikologjike. Pa marrė parasysh se a janė
tė pakėnaqur pėr shkaqe tė brendshme apo tė jashtme, apo tė brendshme dhe tė jashtme njėkohėsisht - ēfarė ndodh mė sė shpeshti, ata i zgjerojnė dimensionet e Unit tė vet nėpėr tė cilin filtrojnė krajatat dhe shpresat e tyre. Sidoqoftė, kėtij tėhuajsimi tė botės sė tyre mund t’i gjenden shpjegimet sociologjike dhe psikologjike. Njerėz, rėndom,
ndjenjash tė hipertrofizuara, romantikėt janė prore tė gatshėm t’i ēelin ventilat e presionit tė brendshėm nėpėrmjet tė kreacionit letrar. Komparatisti Rene Velek, nė librin e tij Konceptet kritike, ka thėnė se romantikėt i karakterizojnė tri kritere: - Imagjinata si kuptim i poezisė, natyra si botėkuptim dhe simboli e miti si veēori tė stilit poetik.
Romantikėt tanė, ndėrkaq, nuk mund tė futen plotėsisht brenda kėsaj skeme dhe, pėrpos de Radės, Darės, Serembes dhe Naimit, tė tjerėt i largohen mjaft shumė kėtij pėrkufizimi teorik tė veēorive tė romantizmit, edhepse as kėta s’inkuadrohen nė tė simbas tė tri
kritereve. E vetmja specifike qė i afron me romantikėt e vendeve tė tjera, e sidomos me ata tė vendeve tė robėruara sikundėr ishte Shqipėria, ėshtė kulti i tė kaluarės, i folklorit, i virtytit kombėtar, ėshtė patriotizmi i flakėt i shprehur pėrmes veprave tė tyre. Shikuar
varėsisht nga aktualiteti i fjalės poetike, specifika e tillė e romantizmit tonė ėshtė me rėndėsi tė madhe dhe kualitetin artistik tė veprave sikur e kompenzon nė planin shoqėror efekti i ushtruar brenda asaj gjendje aktuale. Militimi i lirisė dhe i pavarėsisė mbetet deri nė fund komponenta kryesore e letėrsisė shqipe tė Rilindjes.
Edhe glorifikimi i natyrės nga ana e romantikėve tanė e, sidomos nga ana e Naimit, ka tė bėjė, kryesisht, me glorifikimin e virtytit kombėtar, tė trevės dhe tė trashėgimit tė tij historik. Ky adhurim i natyrės dhe i tė kaluarės ka pėr qėllim forcimin e ndjenjės dhe tė vetėdijes kombėtare si dhe tė krenarisė pėr totalitetin njerėzor dhe natyror tė vendit. Romantiku ynė ėshtė element i zgjuar nacional dhe shcqėror, i cili merr pėrsipėr detyrėn e kthimit tė besimit nė veten, nė qenien kombėtare dhe nė ardhmėrinė.
Duke krijuar mitet, duke zgjeruar dimensionet heroike tė sė kaluarės, aj mbėrrin efekte nė tė dy anėt: zbut presionin subjektiv me tė cilin e shtyp e tanishmja dhe ndikon tek tė tjerėt, lexuesit e tij. Prandaj angazhimi i vetėdijshėm moral kombėtar, social dhe shoqėror-politik ėshtė indi qė pėrcillet nėpėr veprat e tė gjithė shkrimtarėve tė Rilindjes
sonė kombėtare. Nė njė situatė tė kėtillė ėshtė e kuptueshme pse faktura historike zgjerohet, zmadhohet, kurse natyra dhe realiteti shihen nėpėr ngjyra farfuritėse. Bile, shumė detaje tė tyre - natyrės, realitetit - ndryshohen pėr hir tė qėllimit tė lartė. Ėshtė interesat se tek Naimi, krahas shquarjes sė natyrės dhe virtytit kombėtar, vjen nė shprehje edhe elementi thjesht subjektiv, edhepse ky qėndron nė vend tė dytė. Njė projektim i kėtillė i Unit personal dhe i Unit kombėtar nė poezi pikaset veēmas nė Bagėti e Bujqėsinė, qė ėshtė vepra e cila ngėrthen mė sė miri kėtė veēori tė romantizmit tė tij.
Kėtu ai nė fillim shkruan:
Mėn,dje, mer fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brenga, nga thash-e-themet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.

E kjo do tė thotė se dėshiron tė braktiset nga vorbullat e civilizimit, nga ai purgator i njerėzisė dhe tė dalė e tė gjejė prehje nė pafajsinė e natyrės kombėtare, aty ku janė ruajtur bukuria, modestia, ēiltėria e njeriut, e gjėsendit, aty ku ēdo gjė ėshtė e pastėr dhe e kthjelltė porsi nė fillet e ekzistencės. Njėherėsh kjo do tė thotė se ai zhuritet t’i
kthehet natyrės edhe qė tė gjejė prehje, edhe qė tė nivelizohet me subjektet e objektet e saj. Ky ėshtė ai element universal romantik, sado kėtu shprehet edhe dimensioni kombėtar i veprės sė tij. S’mund tė pėrshkruhet se sa tė bukur e sheh ai vendin e vet tė largėt; se sa tė hieshme i sheh fushat e malet; se sa tė lumtur njerėzit. Ai nuk don tė vėrejė askund farė problemesh shoqėrore, skamje, sėmundje, as dėshpėrime. Tė duket sikur krijon njėfarė parajsė, nė tė cilėn Dante i shpjente vetėm miqt dhe dashamirėt e vet. Pse e bėn kėtė Naimi? Sigurisht pėr arsye se nė atė parajsė tė imagjinatės sė tij duhet tė
mblidhen tė gjithė shqiptarėt e ēakėrdisur nė tė gjitha anėt e lamshit tokėsor, ata njerėz tė tėhuajsuar nga qenia kombėtare dhe individuale. Megjithė kėtė idealizim tė lezeēėm, nga Bagėti e Bujqėsija
kundėrmojnė dhembja, nostalgjia, malli, zhuri, sepse poeti jeton larg
vendit tė vet dhe prej sė largu e sheh si nėpėr mjegull, nė tė vėrtetė e projekton me imagjinatė ashtu si ia ka ėnda. Ajo ėshtė dhembje e pėrshkruar me mall pėr diēka qė e dashuron pa masė, por qė nuk mund ta arrish, nuk mund ta shikosh, nuk mund ta prekish.
Mund tė thuhet, prandaj, se nė kėtė poemth bukolik-lirik ėshtė realizuar dėshira e patriotit, humanizmi i tij, esenca e njeriut dhe e poetit. Mjaft ishte me vuajtjet e veta subjektive dhe tani mezi pret tė ikėn prej vetmisė, tė dalė nė natyrė e mė vonė edhe nė histori. Glorifikimi i natyrės nė kėtė poemth, ndėrkaq, nuk e pason vetėm lektisjen e tij qė t’i reshtet vetmisė dhe ta bėjė natyrėn tė vetmin mile tė lumturisė njerėzore. Ai ka shkaqe shumė mė tė mėdha: t’ia ēelė sytė dhe t’ia vejė nė lėvizje ndjenjat ēdo vendasi, nga njėra anė dhe tė mohojė disi atė realitetin ku jetonte, nga ana tjetėr. E Naimi kishte se ē’tė mohonte: para sė gjithash atė hapsanen nė tė cilėn jetonte. Sikundėr ėshtė vėnė nė dukje edhe deritani, poeti e shkruan kėtė vepėr pikėsėpari qė t’ua forcojė ndėrgjegjen dhe besimin nė veten tė gjithė atyre qė ishin rralluar emocionalisht ndaj vendit tė tyre.
Prandaj edhe mund tė thuhet se subjekti i kėtij poemthi tė pasubjekt ėshtė dashuria ndaj atdheu, ėshtė bukuria e tij. Qė tė shquhet kjo bukuri dhe tė gjenden arsyet e dashurisė sė tij janė spikatur tė gjitha objektet dhe sferat e jetės e tė natyrės: bimėt, shtazėt, ajri,
njerėzit; mandej, mirėqenia, lumturia, mirėvajtja, harmonia mes banorėvet, e tė tjera.
Elemente tė shumta atraktive janė futur qė tė bėjnė tė bindshme fjalėn poetike dhe tėnnxisin ndjenjėn. Nė historinė e letėrsisė shqipe, nė lidhje me Bagėti e Bujqėsinė janė shkruar edhe kėto fjalė: “Po nė letėrsinė e Shqipėrisė, ėshtė hera e parė qė populli, - jo me tipa tė
caktuar, po masa vetė, dora e ulėt, fshatarėsia punonjėse nė tėrėsi, “lala” i Myzeqesė apo “fusharaku”, “maloku”, njeriu i pėrbuzur apo i pėrcmuar i stanit dhe i tokės, - bėhet protasonist i njė vjershe aq tė bukur i hymnit tė atdheut, dashurohet dhe admirohet nė
mėnyrė tė kėtillė. Dhe pėrkrah kėsaj dashurie dhe admirimi, - asnjė fjalė nėr zotėrit e vendit. Te jeta e tyre poeti nuk bėn as aluzion. Vallė mos nuk i siellin ata asnjė bukuri dhe nder atdheut? Naimi nuk i pėrmend fare”. Ky moment ėshtė me rėndėsi pėr tė
kuptuar credon e poetit, pėr tė kuptuar qenėsinė e poezisė sė tij dhe dėshirėn qė t’i kthehet njeriut tė dėlirė, tė thjeshtė, njeriut tė pakorruptuar nga interesi feudal e borgjez, njeriut, i cili nuk mund tė ketė ideal mė tė madh se sa Atdheun dhe punėn pėr tė mirėn e
tij. Nė kohėn e Naimit fshatari ishte ai qė ruante me pasion krenarinė pėr tokėn e vet, sado e varfėr qoftė ajo, kurse poeti don t’i tregojė se ajo ėshtė e denjė tė jetojė e tė vdesė vetėm pėr tė. Ėshtė iluzion tė pandehet se ai nuk ėshtė i vetėdijshėm se fshatarit tė tij shumēka i mungon, por ai nuk ka nevojė ta thotė kėtė, sepse shikimi i tij ėshtė i drejtuar nga ardhmėria, sepse e nesėrmja ėshtė e vetmja fjalė qė i jep kuptim jetės nė fjalorin e tij letrar. Kėshtu, Naimi zbaton edhe njė prej premisave tė filozofisė sė tij, qė ėshtė nė pajtim me mohimin rusoist tė civilizimit: pasuria e deformon njeriun moralisht, krijon mospajtimin ndėrmjet njerėzve dhe eleminon humanitetin. E Naim Frashėri, nė emėr tė kėtij humaniteti ėshtė nė gjendje tė flijohet ēdo ēast. Shtresa e domethėnies sociale ėshtė, pra, ideja implicite e Bagėti e Bujqėsisė, patriotizmi-lajtmotivi i saj, kurse shtresa humane - porosia e saj. Edhe nė kėtė mes: porosi e lartė e poetit dhe e njeriut tė pashoq.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 10:22   #11
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

6. Skėnderbeu: mit kolektiv dhe realitet historik

Pėr Naimin ėshtė punė e pamundshme ta riprodhojė realitetin historik taman simbas fakturės sė tij pėr arsye se, duke marrė parasysh gjendjen shoqėrore-politike dhe sociale, don tė krijojė vetėdije tė re historike nė saje tė aksentimit kualitativ tė atij realiteti. Ai sheh ashtu siē ia don qejfi, siē e prijnė emocionet. Megjithatė, prej shkrimtarėve tanė, pėrveē Fan Nolit, asnjėri s’ia ka dalė tė mishėrohet me historinė
kombėtare porsi Naimi. Historija e Skėnderbeut dhe Qerbelaja
janė dy vepra tė frymėzuara nė temėn e historisė dhe tė krijuara simbas parimit tė njajte: luftės midis tė mirės e tė keqes, gėnjeshtrės e tė vėrtetės. Shtresa e tė parės ėshtė po ky dualizėm, vetėm i bazuar nė mitin kombėtar mbi Skėnderbeun, kurse e tė dytės i bazuar nė mitin religjioz. Derisa tek Qerbelaja aksentohet mirėsia e mbėshtetur mbi religjionin, nė Historinė e Skėnderbeut aksentohen trimėria dhe pėrkushtimi ndaj Atdheut, si virtyte mė tė larta tė njeriut.
Ky dualizėm, ndėrkaq, bėn qė personazhet e kėtyre dy veprave tė dalin tė njėanshme. tė zgjatura nė paskajshmėri nė njė orientim tė tyre, pa ndonjė plotni psikologjike e jetėsore. Naimi nuk mund ta shohė njeriun nė totalitetin e tij, sepse ai pėr tė ėshtė vetėm i mirė, ose vetėm i keq; ose vetėm bartės i dritės, ose vetėm bartės i
errėsirės. A mund tė jetė personazhi i epit ashtu i thjeshtėsuar? Mbase, mė parė se sa i romanit. Por, a mund tė jetė kclektivi njerėzor i pėrbėrė vetėm prej subjektesh ashtu tė diferencuara? Sikur tė krijohej njė kolektiv asisoji atėherė nė njerėn anė do tė ishte vetėm
parajsė, kurse nė anėn tjetėr vetėm skėterrė. Kjo pjesa e dytė e botės me siguri do tė kasapitej dhe do tė shkatėrrohej furishėm: tė kėqiat nuk mund ta ēojnė fare mesveti.
Meqenėse Naimi zakonisht nuk ia shpie nė krye tė vėrejė kundėrthėniet qė ekzistojnė brenda dukurivet, ashtu sikundėr nuk vėren se, thėnė me fjalė tė Marksit, njė gjė ekstreme e mohon veten me tė kundėrtėn e vet, edhe mundėsia e tij tė krijojė vepra epike tė kompletuara artistikisht ėshtė e pakėsuar mjaft nga kėto shkaqe. Jeta nė vepėr i del si pėrfytyrimi i rruzullit tokėsor: nė njerėn anė ėshtė ditė e nė tjetrėn natė. Epet e tij rrjedhin si lumė i qetė, pa ndonjė dramacitet. Njeriu i Naimit ose ka vetėdije ose nuk ka
fare. I keqi ėshtė i verbėr nė mizorinė e tij, kurse i miri ėshtė, poashtu, i verbėn nė mirėsinė e tij. Kujdesin mė tė madh poeti ua kushton personazhevet pozitive, duke reduktuar tepėr trajtimin e atyre negative dhe duke pakėsuar ashtu edhe mundėsinė qė t’i shquajė artistikisht edhe tė parėt. Pikėrisht pse e thekson mirėsinė ai e zben atė dikur, sepse e nxjerr tė mirė prej vetes e jo edhe prej ndi-kesave dhe shkaqeve tė jashtme. E meta mė e rnadhe e kėtyre veprave tė Naimit qėndron aty se ai pret ēdo varėsi reciproke, kauzale, ndėrmjet tė mirės e tė keqes. Pos kėsaj, veprat e tij epike kanė edhe mungesa tė
tjera kompozicionale, formale: edhe pėrsėriten shpesh, edhe rrjedhin monotonishėm, edhe janė tė mbytura nga didaskalizmi, nga episodet e payėna nė koherencė me tėrėsinė; mandej, vargjet janė mė shumė verbale se sa metaforike dhe mungon dramaciteti; nė pėrgjithėsi, poeti ėshtė rnė tepėr retorik. Ai vetėm pėrshkruan ngjarjet e ndryshme, pa
vėnė lidhje tė dendur shkakpasojė ndėrmjet tyre, pa krijuar konflikte, pa krijuar tension, pa nxitur lexuesin tė kėrkojė diēka mė tepėr se ē’jipet nga sipėrfaqja e tekstit poetik. Nė pėrgjithėsi, ai duket njeri i tretur diku nė kohė e hapėsirė qė kundron se si pėrskaj tij ecin
njerėzit dhe, megjithėse i don apo urren paskaj, nuk ėshtė nė gjendje tė vėrė aso lidhjesh dhe raportesh ndėrmjet tyre, qė jetėn e realitetit ta pėrcjellė edhe nė vepėr. Ndonėse pjesėmarrja e tij emocionale nė ngjarjet historike ėshtė e madhe, ai nuk mund t’i zėrė si duhet e sa duhet vibracionet psikike dhe ndjenjore tė protagonistėve tė tyre. Sa i pėrket Historisė sė Skėnderbeut ėshtė e vėrtetė se tė gjitha personazhet e kėsaj vepre janė dhėnė nė njė dimension, s’janė kompletuar si njerėz mishi e gjaku, s’janė tė plotė si qenie psikologjike dhe shoqėrore. Asnjėri sish nuk shquhet me ndonjė plotni emocionale. Por, kėndi shikues i Naimit ėshtė i tillė, kurse vegimet ia arsyeton pozita historike: me vringllimat ngadhnjimtare tė shpatės sė Skėnderbeut ai don tė zharisė ndjenjat e bashkėatdhetarėve tė vet. Edhepse kjo vepėr kap njė periodė lufte tė paprerė, kur njeriu
pėson pėrjetime tė posaēme, kriza, kthesa dhe trajta tė gjithfarshme emocionale, personazhet e saj me pak pėrjashtime janė vetėm tė ravizuar, janė porsi figurantat qė dalin nė skenė e s’luejnė dot farė roli: tė tillė gati tė gjithė janė pėrpos Skėnderbeut. Dhe ata janė tė veēuar: mė njerėn anė vijnė personazhet e ngjyrosur nė tė zi, e nė anėn tjetėr,
ata nė tė bardhė. Tė parėt i karakterizon apetiti qė tė pushtojnė dhe vetėm tė pushtojnė, kurse tė dytėt urrejtja e pashuar ndaj atyre gllabėruesve tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė njeriut. Megjithatė, ky polaritet ndjenjash nuk i kompleton psikologjikisht ato personazhe
mbasi nuk janė tė vėnė nė situata dhe konflikte tė shumta tė botės sė brendshme.
Mbi tė gjitha kėto, Historija e Skėnderbeut shėnon kulmin e pėrpjekjeve tė vetėdijes patriotike tė Naim Frashėrit, nė kohėn kur, pothuaj, tė gjithė popujt e pushtuar nga otomanėt kishin fituar pavarėsinė. Prandaj, kėtu mė vendosmėnisht se sa pėrpara
shtrohet imperativi i luftės, i bashkimit, i lirisė. Mungesa e koherencės, e dramacitetit tė veprės ėshtė shkak i besnikėrisė sė autorit ndaj fakturės historike; ajo qėndron ndėrmjet njė kronologjie tė shkruar nė vargje dhe epit.
Si formė, epi ēfaqet vonė nė letėrsinė shqipe nė krahasim me letėrsitė kombėtare tė popujve tė tjerė, porse pėrjashtimi mund tė ketė shkaqet e veta. Naimi, vėrtet, jeton nė Turqi, por shpirtėrisht dhe psikikisht e ndjen veten prezent nė Atdheun e tij. Epi i tij duhet tė bėjė sintezėn e virtytit nacional nė tė gjitha planet me qėllim qė tė jetė pasqyrė e tė kaluarės heroike tė Popullit shqiptar. Duke krahasuar veten, gjendjen e vet me atė tė kaluar tė lavdishme, shqiptarėt duhet tė marrin mėsim prej saj, tė krenohen pse ėshtė kohė
e zulmės sė tyre tė dikurshme dhe tė jetė krenaria shkak i forcimit tė vetėdijes sė tyre. Nė qoftė se pajtohemi me pohimin e marksistit hungarez, Lukaēit, se forma ėshtė gjithmonė me karakter social, atėherė s’ėshtė pėr t’u ēuditur pse nė literaturėn tonė krijohen epe aq
vonė. Historija e Skėnderbeut ėshtė vepėr me rėndėsi tė madhe nė letėrsinė tonė, nė radhė tė parė pėrkah efekti qė ka ushtruar nė njė moment vendimtar tė jetės sė Popullit shqiptar. Nė tė. ėshtė shtruar e zgjidhur njė e vėrtetė historike: e vėrteta e ngadhnjimit
moral tė tė voglit mbi tė madhin. Kjo vepėr e afirmon, e ngrit, e humanizon mbrojtjen kundėr dhunės dhe e provon filozofinė aktiviste dhe etikėn e Naimit. Ne tė gjithė e njohim, pakashumė, historinė tonė kombėtare dhe pėr ne kjo vepėr e Naimit nuk sjell ndonjė moment a ngjarje tė re tė historisė sė periudhės sė Skėnderbeut. Mirėpo, ai qė do
ta lexonte pėr herė tė parė Historinė e Naimit do tė mahnitej nga patriotizmi dhe trimėria e atyre burrave, do tė mahnitej nga qėndresa e njė populli tė vogėl nė luftėn kundėr armikut shumėfish mė tė madh. Kjo vepėr nė tė vėrtetė ėshtė apotheozė e trimėrisė, e nderit, e burrėnisė, e krenarisė e rnbi tė gjitha apotheczė e lirisė dhe e pavarėsisė. Aty ėshtė shprehur filozofia e Namit, humaniteti i tij dhe morali i lartė liridashės. Ideja filozofike e kėsaj vepre ėshtė kuptimplote: aty vėrehet se sa e mundimshme, por kurrė e kotė, ėshtė lufta e tė mirės kundėr tė keqes dhe aty mund tė shihet se e keqja duke mos zgjedhur mjetet i kanoset njeriut, shoqėrisė, tė mirės nė jetė. Poeti ia ngrit monumentin meditativ-poetik tė mirės dhe qėndresės njerėzore, shpresės dhe ngadhnjimit tė saj.
Skėnderbeu ėshtė vazhdimisht ngadhnjimtar, sepse ėshtė vėn nė shėrbimin e tė mirės dhe tė tė drejtės; ai lufton njėzet e pesė vjet pa pėsuar asnjė humbje; pėr mė tepėr mbi fitoret e tij luftarake qėndrojnė fitoret e tij morale e njerėzore. Nė vizionin e Naimit ai ėshtė
inkarnacion i tė gjitha virtytevet qė mund tė sintetizojė njė pris e burrė shteti.
Skėnderbeun e ven poeti nė piedestalin e Prometheut, kurse armikun e tij, pushtuesin, nė piedestalin e Tanatosit. Ngado qė tė shkojė, Skėnderbeu sjell me vete gėzim, lumturi, mirėqenie; e ngado qė tė shkojė pushtuesi sjell me vete kob, zi, kufoma, skamje, uri,
robėri. Nė ballafaqimin e kėtyre dy fuqive ėshtė shprehur lufta jetike e njerėzimit liridashės kundėr pjesės sė tij tė errėt, ėshtė shprehur lufta e Njeriut kundėr Satanės. Dhe kjo luftė e kėtyre dy parimeve kundėrshtarė ėshtė e gjatė, ėshtė e vėshtirė, sepse e keqja
ėshtė si hidra: porsa i pret kokėn, menjėherė i del tjetra. Edhe orvatjet e njeriut, prandaj duhet tė jenė tė papushueshme, ashtu sikundėr nuk shihet Skėnderbeu me ushtrinė e vet tė marrė frymė lirisht asnjė ēast.
Historija e Skėnderbeut ėshtė pėrplot gjak, kufoma, varre nė njė anė dhe ngadhjim njeriu, krenari e anteizėm, nga ana tjetėr.
Edhepse nuk largohet gati fare prej dokumentit historik tė Barletit, Naimi i jep dimensione tė gjera fytyrės madhore tė Skėnderbeut dhe e ngrit atė njeri (tė ngritur me veprat e veta luftarake dhe morale) nė nivelin e simbolit kombėtar tė luftės pėr liri e pavarėsi. Nė tė vėrtetė, Skėnderbeu ėshtė mit kolektiv i Popullit shqiptar dhe Naimi i
nxjerr nė dritė edhe njėherė tė gjitha anėt e domethėnies sė kėtij miti. Nė kuptimin e fjalės mit duhet tė bėhet njė dallim: derisa mitet kolektive, simbas Jungut, ruhen rrugės sė ndėrdijes, miti i Skėnderbeut nė kuptimin e Naimit ėshtė njė realitet historik, i cili ėshtė
ruajtur dhe ruhet nė vetėdijen e popullit. Shėmbėlltyra e tij nė veprėn e Naimit zgjerohet nė shumė drejtime e shumė sfera. Nė kohėn e kėtij trimi Naimi sheh mirėqenie, rehati dhe barazi shoqėrore, edhepse e vėrteta histori ke nuk ėshtė e tillė. Heroi i tij ėshtė i madh jo
vetėm si ushtarak, burrė shteti e pris, veēse mbi tė gjitha si njeri. Prej historisė mund tė mėsohet se sulmet e pareshtura tė hidrės turke e kishin shkretuar vendin, e kishin ralluar popullsinė, e kishin shtuar mjerimin e dergjėn fizike. Po romantiku Naim nuk ka sy as
veshė pėr atė kataklizmė sociale dhe shoqėrore: ai don tė shohė vetėm fuqinė e ngadhjimit moral dhe patriotik tė njeriut. Me njė fjalė, atė e intereson vetėm ana morale dhe patriotike e historisė dhe kėto aspekte tė saj i afirmon me tėra mjetet e shprehjes: me
figura e retorike. Askush nė letėrsinė shqipe nuk i ka shkruar kėsi hymni trimėrisė, madhėshtisė historike tė popullit tė vet nė njė periudhė tragjike tė tij me tė vėrtet; askush para as mbas tij nuk e ka ngritur aq lart Skėnderbeun, duke e bėrė Antej qė merr fuqinė
prej popullit tė vet, prej djemve e trimave shqiptarė. Skėnderbeu i tij nuk ėshtė i vetmuar sikundėr mund tė jenė dhe nė realitet janė heronjt e epevet; ai ka masėn e gjerė mbas vetes dhe kjo i kushtėson fitoret e tij. Prej saj, prej entuziazmit dhe patriotizmit tė kėsaj mase ai merr frymėzimin, fuqinė, shpresėn, durimin dhe qėndresėn. Historija e Skėnderbeut ėshtė njė poemė e tragjikės sonė kombėtare, por edhe
poemė e krenarisė sonė. Poezia e saj i ėshtė kushtuar ngadhnjimit tė ndjenjės liridashėse, ngadhnjimit tė moralit dhe tė dinjitetit njerėzor. Nė te fiton fuqia, por ngadhjen nderi, bujaria, patriotizmi. Nė kėtė vepėr ushtrojnė trimėria e qėndresa, sepse janė tė frymėzuara
prej vetėdijes mbi luftėn e drejtė pėr mbrojtjen e integritetit kombėtar.
Historija e Naimit ėshtė njė histori e trimėrisė, histori e flijimit pėr idelain mė tė lartė e mė tė shenjtė tė njeriut: Lirinė. Skėnderbeun, heroin e kėtij epi nuk e asgjėsojnė sulmet e pareshtura dhe
vringllimat e njėmbasnjėshme tė shpatės sė armikut; ate s’e asgjėsojnė as njeriu i tėrbuar, as hekuri, as ēeliku: atė e herr fizikisht vetėm vdekja, kjo imanencė e jetės njerėzore:
Atė qė s’e zinte shpata
dhe ushta, e shigjeta, smundja me duar tė thata nėr roba e shtu e shkreta!

(XXI)

Kėshtu, njeriu i ngritur me fuqinė e poezisė nė piedestalin e Mbinjeriut, sillet nė nivelin e qenies njerėzore, kėsaj qenie tė mortshme, thuase poeti don tė japė kėtė porosi: edhe disfata edhe fitorja nė fund janė disfatė para fuqisė sė domosdosė jetėsore qė i thonė vdekje. Mirėpo, edhe ajo qė ėshtė thėnė pėrpara, ai heroizėm tragjik, qė ėshtė ngritur e
bėrė mit i historisė nėpėr emrin e Skėnderbeut, ruan porosinė tjetėr: vdesin njerėzit, por s’vdesin orvatjet dhe pėsimet e tyre. Vdekja e Skėnderbeut sipas domosdosė sė natyrės nė tė vėrtetė ėshtė vdekje e famshme, vdekje qė tė lind gjithnjė e mė i madh para breznive, si
simbol i qėndresės dhe i trimėrisė sė pashoqe qė frymėzon, qė sjell nder, qė e mėson njeriun tė bėjė ēmos pėr tė dėbuar tė keqen nga gjinia njerėzore. Tamam siē ka thėnė Herakliti: “Vdekje e famshme (qė) ka dhurate tė madhe”. Le tė vlejė kjo edhe pėr Trimin, edhe pėr Poetin. (1968)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 10:29   #12
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

7. Naim Frashėri nė pėrvjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizreni (1968)

Njėra prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme, mė tė mėdha, mė vendimtare nė historinė shqiptare tė shekullit XIX ėshtė Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila ka shėnuar kulmin e pėrpjekjeve pėr arsimin, integritetin shpirtėror dhe, rnė nė fund, ēlirimin e kėtij populli
prej sundimit tė huaj. Ashtu siē ka mbėrrijtur Heroi i tij mė i dashur, Skėnderbeu, tė identifikohet me idealin liridashės tė shqiptarėve nė shekullin XV dhe, madje, nė tė gjithė shekujt e pastajmė, po ashtu ka mbėrrijtur Naim Frashėri tė identifikohet me idealin
poetik, arsimor, kulturor tė popullit tė tij nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Naim Frashėri ėshtė njėri prej poetėve mė tė mėdhenj tė Rilindjes kombėtare, i cili me veprėn e tij ka pėrgatitur dhe, njėkohėsisht, i ka vazhduar idealet e larta tė Lidhjes sė Prizrenit. Pėr mė tepėr, mund tė thuhet se ashtu sikundėr ėshtė bėrė vėllau i tij, Abdyli, simbol i diplomacisė sė saj, kurse vėllau tjetėr, Samiu, simbol i ideologjisė sė saj, ashtu ėshtė bėrė Naimi simboli i ndjenjės sė saj. Ėshtė plotėsisht e kuptueshme, prandaj, pse sivjet, me rastin e 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė tubimet shkencore qė
janė organizuar nė Tiranė dhe nė Prishtinė, emri i Naim Frashėrit ėshtė pėrmendur aq shpesh, pse aq kujdes i ėshtė kushtuar krijimtarisė sė tij dhe pse, mė nė fund, janė ribotuar edhe disa prej veprave tė tij. Ėshtė parė dhe konstatuar edhe njė herė se pa njohjen e krijimtarisė sė tij nuk mund tė njohim siē duhet, nuk mund tė njohim plotėsisht,
nuk mund ’tė ndjejmė shpirtin e shqiptarėve nė atė kohė. Ėshtė parė ashtu se pa njohjen e veprės sė tij historia mbetet, kryesisht, njė kronologji.
Pėr Naim Frashėrin dhe veprėn e tij, vėrtet, ėshtė shkruar mjaft dhe vazhdimisht, nė mėnyrė tė veēantė mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Nuk mund tė thuhet, ndėrkaq, se aq kujdes i ėshtė kushtuar edhe ribotimit tė veprave tė tij, sado nuk mund tė mohohet se Naimi ėshtė njėri prej klasikėve mė tė ribotuar tė letėrsisė shqipe. Pse nuk mund tė thuhet
ashtu? Nuk mund tė thuhet ashtu pėr arsye se as shtatėdhjetė e tetė vjet mbas vdekjes sė tij nuk ėshtė bėrė pėrgatitja kritike shkencore e kompletit tė veprave tė tij. Ėshtė e vėrtetė se disa prej veprave tė tij, sikundėr ėshtė Historija e Skėnderbeut, janė pėrgatitur shkencėrisht dhe janė botuar njė herė nė Tiranė e, pastaj, edhe nė Prishtinė, por pjesa mė e madhe e veprave tė tij tė tjera janė botuar dhe ribotuar, kur nė njė shtėpi botuese, e kur nė njė tjetėr, pa kritere mė rigoroze botuese. Ashtu, sikundėr ėshtė theksuar nė artikullin Botimet kritike dhe ilustrimet, tė botuar nė librin Anatomia e Kulturės, gabimet e
botimeve tė para tė Naimit dhe gabimet e botimeve tė dyta, kur mė shumė e kur mė pak, janė pėrsėritur apo edhe shtuar nė botimet e mėvonshme. Pėrgatitja kritike e veprave komplete tė Naim Frashėrit ishte, prandaj, njė prej detyrave tė rėndėsishme tė filologjisė
shqiptare, qė ėshtė dashur tė fillohet disa vjet pėrpara dhe tė realizohet sivjet, nė 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Me qenė se njė punė e tillė nuk ėshtė filluar prej institucioneve pėrkatėse, qė njė punė tė tillė mund ta bėjnė, Edicioni i Botimeve i Ndėrmarrjes Gazetarė Botuese dhe Grafike Rilindja i ka hyrė botimit tė veprave tė
zgjedhura tė Naimit, ku do tė pėrfshiheshin pjesa mė e madhe e shkrimeve tė tij. Ky botim pretendon tė jetė realizim i kėtij qėllimi. Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se kėtu hyjnė edhe disa prej veprave tė Naim Frashėrit qė mbas luftės sė fundit ose nuk janė ribotuar fare, ose janė ribotuar vetėm pjesėrisht; kėtu hynė, gjithashtu, edhe ndonjėra prej veprave tė tij qė s’ėshtė ribotuar kurrė, as para luftės sė fundit. Pėr tė gjitha kėto arsye pėrgatitja pėr shtyp e kėtyre veprave tė Naimit ishte njė punė posaēėrisht e vėshtirė jo vetėm nė pikėpamje profesionale, por edhe thjesht fizikisht. Ėshtė dashur tė gjenden
botimet e tij tė para sidomos tė veprave qė s’janė ribotuar apo tė atyre qė janė ribotuar me shkurtime tė mėdha, ėshtė dashur tė mikrofilmohen numri mė i madh i tyre (Vjersha pėr mėsonjėtoret tė para, Parajsa dhe Fjala fluturake. Dėshira e vėrtetė e Shqipėtarėvet,
Fletorja e bektashinjėt, Iliadhė e Omirit, Istori e Shqipėrisė, E kėndimit ēunavet - Kėndonjėloreja, Istori e pėrgjithėshme, Dituritė pėr mėsonjėtoret tė para); ėshtė dashur qė mikrofilmat tė zhvillohen nė fotokopje; ėshtė dashur qė fotokopjet tė nxirren nė maqinė shkrimi; ėshtė dashur qė botimet e para tė kthehen me alfabetin e sotėm dhe,
mandej, rishtazi, tė nxirren nė maqinė shkrimi. Nė fund ėshtė dashur tė bėhet krahasimi i tekstit tė shtypur nė maqinė shkrimi me fotokopjen, ose krahasimi i disa botimeve pėr tė evituar paqartėsitė e filmit nė disa faqe, apo pėr tė parė ndryshimet eventuale. Pėrgatitja e
veprave tė zgjedhura tė njė autori tė traditės, qė objektivisht duhet tė kalojė nėpėr njė proces tė kėtillė tė ndėrlikuar pune, ėshtė e kuptueshme tė ketė tė meta: edhe tė vogla, po aq mė tepėr tė mėdha nė dy rrafshe themelore: nė rrafshin historiko letrar dhe nė rrafshin
drejtshkrimor gjuhėsor. Pėr kėtė arsye i lejova vetes tė drejtėn tė them se ky komplet qė boton Rilindja ėshtė kompleti rnė i kompletuar vetėm pėrkah vėllimi, domethėnė vetėm pėrkah numri i veprave tė Naimit qė dalin njėra skaj tjetrės. Po edhe nė kėtė pikėpamje
duhen dhėnė disa sqarime. Nė kėtė botim tė veprave tė zgjedhura tė Naim Frashėrit mungojnė veprat shkollore sikundėr janė Dituritė pėr mėsonjėtoret tė para, Istori e Shqipėrisė, Istori e pėrgjithėshme dhe E kėndimit ēunavet - Kėndonjėtoreja: nė kushtet e sotme kulturore, ato s’mund tė botohen pa aparaturė kritike shkencore sepse me pėrqindjen mė tė madhe tė njohurive janė tejkaluar; mungon poema e shkruar greqisht O eros (Dashuria), pėrkthimin e sė cilės nė shqip nuk kam mundur ta siguroj nė kohėn e duhur derisa ishte e mundshme qė tė futet nė vendin e vet; nė disa prej poezive, tė poemave dhe tė shkrimeve tė tij tė tjera, sikundėr janė Parajsa dhe Fjala fluturake,
Dėshira e vėrtetė e Shqipėtarėvet, Mėsimet, Fletore e bektashinjėt,
e tė tjera, ėshtė dashur tė bėhen shkurtime mė tė vogla apo mė tė mėdha qė me shpjegimet kritike shkencore s’do tė bėheshin. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre tė metave, ky botim i sjell lexuesit nė njė
komplet pjesėn mė tė madhe dhe mė tė mirė tė veprave tė Naim Frashėrit; pėr mė tepėr, ky komplet i sjell lexuesit disa prej veprave tė Naimit, qė ai pėrpara s’ka pasur rastin t’i ketė nė duar. Le tė thuhet, prandaj, se edhe pėr kėtė shkak, e jo vetėm pse del me rastin e
100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ky botim i veprave tė zgjedhura tė poetit dhe tė mėsuesit tė madh kombėtar, Naim Frashėrit, i bėn nder iniciativės sė Edicionit tė Botimeve tė Rilindjes.
Botimi kritik i veprave komplete tė Naim Frashėrit, le tė mbetet edhe mė tutje detyrė e filologjisė shqiptare.

Fund i shkrimit
Rexhep Qosja
1978
Prishtinė
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-04-2016, 20:45   #13
BARAT
tăl'ithu kyOO'mI
 
Avatari i BARAT
 
Data e antarėsimit: Nov 2012
Vendndodhja: Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Posts: 673
Thanks: 434
Thanked 158 Times in 90 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
BARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Naim Frashėri

"..Te Skenderbeu kishe shpresė
ahere Europ e pabesė
Rrėfe o mali i Sopotit..
Dhe ti o TOMORR i ZOTIT"

Naim Frashėri
BARAT nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur