Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-03-2012, 23:59   #1
daniel00
Kakulukiam
 
Avatari i daniel00
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Diktatrojska
Posts: 3,915
Thanks: 30
Thanked 175 Times in 119 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 59
daniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėm
Zhak Prever - Jacques Prevert

KJO DASHURI

Kjo dashuri
kaq e vrullshme
Kaq e brishtė
Kaq e ndjeshme
Kaq e dėshpėruar
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si moti
Kur moti ėshtė i keq
Kjo dashuri kaq e vėrtetė
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e hareshme
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet nga frika si nje fėmijė ne terr
Dhe kaq e sigurtė nė vetvete
Si nje burre i qete ne mes te natės
Kjo dashuri qė fuste frikėn tė tjerėve
Qe i bėnte tė flisnin
Qė i bėnte tė zbeheshin
Kjo dashuri e pėrgjuar
Sepse ne e pėrgjojmė
E ndjekur e plagosur e shkelur e mbaruar e mohuar e harruar
Sepse ne e kemi ndjekur plagosur mbaruar mohuar harruar
Kjo dashuri e plotė
Kaq e gjallė akoma
Plot diell
Ėshtė e jotja
Ėshtė e imja
Ajo qė ka qėnė
Kjo gjė gjithmonė e re
Dhe qė nuk ka ndryshuar
Aq e vėrtete si njė bimė
Aq drithėruese si njė zog
Aq e ngrohtė aq e gjallė si vera
Ne mundeni qė tė dy
Tė shkojmė e tė vijmė
Ne mund tė harrojmė
E pastaj tė biem nė gjumė.
Tė zgjohemi tė vuajmė tė plakemi
E tė biem serisht nė gjumė
Te ėndėrrojmė pėr vdekjen
Tė zgjohemi, tė buzėqeshim e tė qeshim
E tė rinohemi
Dashuria jone qėndron aty
Kokėfortė si mushkė
E gjallė si dėshira
E pamėshirshme si kujtesa
Budallaqe si pendesa
E dhembshur si kujtimet
E ftohtė si mermeri
E bukur si dita
E brishtė si femija
Na vėshtron duke buzėqeshur
Dhe na flet pa thėnė asgjė
Dhe unė degjoj duke u dridhur
Dhe thėrras
Thėrras pėr ty
Thėrras pėr mua
Unė te lutem
Pėr ty, pėr mua dhe pėr tė gjithė ata qe duhen
Dhe qė janė dashur.
Po, unė i thėrras
Pėr ty, pėr mua dhe pėr tė gjithė tė tjerėt
Qė unė nuk i njoh:
-Qėndro aty
Aty ku je
Aty ku ti ishe dikur.
Qėndro aty
Mos lėviz
Mos shko
Ne qė u deshėm
Ne tė kemi harruar
Ti mos na harro
Ne tė kemi veē ty nė ketė botė
Mos na lėr tė bėhemi tė ftohtė
Shumė mė tė largėt gjithmonė
Kudo qė tė jesh
Na jep njė shenjė jete
Pas shumė kohėsh pranė njė korije
Nė pyllin e kujtimeve
Shfaqu papritmas
Na zgjat dorėn
Dhe na shpėto.
__________________
Nėse jeni nė botė tė pėrshkruani tė vėrtetėn, lėrjani elegancėn rrobaqepėsit
daniel00 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-03-2012, 20:46   #2
Mistrece
Edelweiss
 
Avatari i Mistrece
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,862
Thanks: 151
Thanked 4,644 Times in 2,608 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 334
Mistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Zhak Prever - Jacques Prevert

Le message


La porte que quelqu'un a ouverte

La porte que quelqu'un a refermée

La chaise oł quelqu'un s'est assis

Le chat que quelqu'un a caressé

Le fruit que quelqu'un a mordu

La lettre que quelqu'un a lue

La chaise que quelqu'un a renversée

La porte que quelqu'un a ouverte

La route oł quelqu'un court encore

Le bois que quelqu'un traverse

La rivičre oł quelqu'un se jette

L'hōpital oł quelqu'un est mort.
__________________
Festina lente!
Mistrece nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-03-2012, 21:55   #3
daniel00
Kakulukiam
 
Avatari i daniel00
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Diktatrojska
Posts: 3,915
Thanks: 30
Thanked 175 Times in 119 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 59
daniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėm
Re: Zhak Prever - Jacques Prevert



Mesazhi

Derėn qė dikush ka hapur
Derėn qė dikush ka mbyllur sėrisht
Karrigen ku dikush ėshtė ulur
Macen qė dikush ka pėrkėdhelur
Frutin qė dikush ka kafshuar
Letrėn qė dikush ka lexuar
Karrigen qė dikush ka rrėzuar
Derėn qė dikush ka hapur
Rrugėn ku dikush vrapon akoma
Drurin qė dikush kalon pėrtej
Lumin ku dikush hidhet
Spitalin ku dikush ėshtė i vdekur
__________________
Nėse jeni nė botė tė pėrshkruani tė vėrtetėn, lėrjani elegancėn rrobaqepėsit
daniel00 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-05-2012, 12:15   #4
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Zhak Prever - Jacques Prevert

BARBARA

Kujtoje, Barbara
Atė ditė mbi Brest shiu binte litar
dhe ti ecje buzagaz, e lumtur
trėndafil me vesė, e qullur
nga shiu
Kujtoje, Barbara
Atė ditė mbi Brest shiu binte litar
dhe unė tė takova nė rrugėn e Siamit
ti buzėqeshje
dhe unė buzėqeshja si ti
Kujtoje, Barbara
unė nuk tė njihja
ti nuk mė njihje
Kujtoje
sidoqoftė kujtoje atė ditė
mos harro
nė strehėn e njė hajati rrinte njė njeri
dhe nė emėr tė thirri
Barbara
dhe ti rende drejt tij nėpėr shi
e qullur, trėndafil me vesė
dhe ti iu hodhe nė qafė
Kujtoje kėtė, Barbara
dhe mos mė ki zėt qė me ti po tė flas
unė u flas me ti atyre qė i dua
edhe kur veē njėherė i kam parė
u flas me ti gjithė atyre qė duhen
edhe kur nuk i njoh fare
Kujtoje, Barbara
mos e harro, pra
atė shi tė shtruar e tė lumtur
mbi fytyrėn tėnde tė lumtur
mbi atė qytet tė lumtur
Mos e harro atė shi mbi det
mbi kantier
mbi anijen Uesan
Ah, Barbara
kjo luftė qe njė marrėzi
ē'ndodhi me ty pra
nė kėtė shi
hekurri e zjarri, ēeliku e gjaku
dhe ai qė tė shtrėngonte nė krahė
me dashuri
a ka vdekur apo ende ėshtė gjallė?
Ah, Barbara
mbi Brest shiu bie litar
ashtu siē binte mė parė
por s'ėshtė mė ai shi e gjithēka u gremis
ėshtė njė shi i pikėlluar, i pėrzishėm
nuk ėshtė mė as stuhia
e hekurit e ēelikut e gjakut
Ka vetėm re tė hirta
si qen qė bien shakull
si qen qė zhduken
nė ujin qė rrjedh mbi Brest
dhe venė tė treten larg
Larg, shumė larg Brestit
qė ėshtė bėrė gėrmadhė.
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-05-2012, 12:47   #5
daniel00
Kakulukiam
 
Avatari i daniel00
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Diktatrojska
Posts: 3,915
Thanks: 30
Thanked 175 Times in 119 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 59
daniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Zhak Prever - Jacques Prevert

Kenge ne gjak

Ka njolla te medha gjaku ne bote
Ku shkon gjith ky gjak i perhapur?
A eshte toka qe e pi dhe dehet ?
Dehje e ēuditshme atehere
kaq e matur... kaq monotone...
Jo toka nuk dehet.
Toka nuk rrotullohet gabim
ajo shtyn rregullisht veturen e saj te vogel
kater stinet e saj
shiun... boren...bresherin... kohen e bukur...
Ajo nuk eshte asnjehere e dehur
mezi i lejon vetes here pas here
nje vullkan te vogel fatkeq.
Ajo rrotullohet toka
rrotullohet me pemet e saj... me kopshtet e saj... shtepite e saj...
Ajo rrotullohet me njollat e medha te gjakut
dhe te gjitha gjallesat rrotullohen me te dhe gjakosen...
Ajo ajo s'do t'ia dije
toka
Ajo rrotullohet dhe te gjitha gjallesat fillojne te ulerijne
ajo s'do t'ia dije
ajo rrotullohet
nuk ndalon se rrotulluari
dhe gjaku nuk ndalon se rrjedhuri...
Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
gjaku i vrasjeve... gjaku i luftrave...
gjaku i mjerimit...
dhe gjaku i njerezve te torturuar ne burgje...
gjaku i femijeve te torturuar qetesisht prej babait dhe mamase se tyre...
Dhe gjaku i njerezve qe gjakosen nga koka neper biruca...
dhe gjaku i puntorit
kur puntori rreshket dhe bie nga ēatia
Dhe gjaku qe vjen e qe vershon me vale te medha
me te porsalindurin... me femine tjeter...
E ema qe bertet... femija qan...
gjaku rrjedh... toka rrotullohet
toka nuk ndalon rrotullimin
gjaku nuk ndalon rrjedhjen
Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
gjaku i te rrahurve... i te poshteruarve...
i te vetvrareve... i te pushkatuarve... i te denuarve...
dhe gjaku i atyre qe vdesin keshtu... aksidentalisht
Ne rruge kalon nje i gjalle
me gjithe gjakun e vet brenda
papritur ja tek eshte i vdekur
dhe gjithe gjaku i tij eshte jashte
dhe te gjallet e tjere bejne te zhduket gjaku
ata e marrin trupin
por eshte ngulmues gjaku
dhe atje ku ishte i vdekuri
shume me vone krejt i zi
pak gjak qendron akoma
gjak i mpiksur
ndryshk i jetes ndryshk i trupave
gjak i mpiksur si qumeshti
si qumeshti kur rrotullohet
kur rrotullohet si toka
si toka qe rrotullohet
me qumeshtin e saj... me lopet e saj...
me te gjallet e saj... me te vdekurit e saj...
toka qe rrotullohet me pemet e saj... te gjallet e saj... shtepite e saj...
Toka qe rrotullohet me martesat...varrimet...guackat...regjimentet...
toka qe rrotullohet e rrotullohet
me perrejnte e saj te medhenj prej gjaku.



Deshperimi eshte ulur mbi nje stol

Ne nje park mbi nje stol
Eshte nje burre qe therret kur kalojme
Ai ka syze nje kostum te vjeter gri
Ai pi nje cigare te vogel ai eshte i ulur
Dhe therret kur kalojme
Ose thjesht ju ben nje shenje
Nuk duhet ta shikojme
Nuk duhet ta degjojme
Duhet te kalojme
Te bejme sikur nuk e shohim
Sikur te mos e degjonim
Duhet te kalojme te shpejtojme hapin
Nese e shikoni
Nese e degjoni
Ai ju ben shenje dhe asgje asnjeri
Nuk mund t'ju pengoje te shkoni te uleni prane tij
Atehere ai ju shikon dhe qesh
Dhe ju vuani tmerresisht
Dhe burri vazhdon te qeshe
Dhe ju qeshni me te njejten qeshje
Egzaktesisht
Me shume qeshni me shume vuani
Tmerresisht
Me shume vuani me shume qeshni
Pandreqshmerisht
Dhe ju rrini atje
I ulur i ngrire
Duke qeshur mbi stol
Femijet luajne fare prane jush
Kalimtare kalojne
Qetesisht
Zogj fluturojne
Duke lene nje peme
Per nje tjeter
Dhe ju rrini atje
Mbi stol
Dhe ju e dini , e dini
Qe kurre me nuk do te luani
Si keta femije
Ju e dini qe kurre me nuk do te kaloni
Qetesisht
Si keta kalimtare
Qe kurre me nuk do te fluturoni
Duke lene nje peme per nje tjeter
Si keta zogj


Tek luleshitesja

Nje burre hyn tek nje luleshitese
dhe zgjedh lule
luleshitesja mbeshtjell lulet
burri ve doren ne xhep
per te kerkuar parane
parane per te paguar lulet
por ai ve ne te njejten kohe
menjehere
doren mbi zemren e tij
dhe bie

Ne te njejten kohe qe ai bie
paraja rrokulliset ne toke
dhe po ashtu lulet bien
ne te njejten kohe me burrin
ne te njejten kohe me parane
dhe luleshitesja mbetet
me parane qe rrokulliset
me lulet qe demtohen
me burrin qe vdes
sigurisht e gjithe kjo eshte shume e trishtueshme
dhe duhet qe ajo te beje diēka
luleshitesja
por ajo nuk di si t'ja beje
ajo nuk di
nga cila ane t'ja filloje
Ka kaq shume gjera per te bere
me kete burre qe vdes
keto lule qe demtohen
dhe kjo para
kjo para qe rrokulliset
qe nuk ndalon se rrokullisuri.


Familjare

Mamaja ben triko
Biri ben lufte
Ajo e merr kete krejt natyrale mamaja
Po babai ēfare ben babai?
Ai ben biznes
Gruaja e tij ben triko
Biri i tij luften
Vete biznes
Ai e merr kete krejt natyrale babai
dhe biri dhe biri
Cfare gjen biri?
Ai nuk gjen absolutisht asgje biri
Biri , mamaja e tij ben triko babai i tij biznes ai luften
Kur te kete mbaruar luften
Ai do te beje biznes me babain e tij
Lufta vazhdon mamaja vazhdon ajo thur triko
Babai vazhdon , ai ben biznes
Biri eshte vrare ai nuk vazhdon me
Babai dhe mamaja shkojne ne varreze
Ata e marrin kete krejt natyrale babai dhe mamaja
Jeta vazhdon jeta , me trikon luften biznesin
Biznesi lufta trikoja lufta
Biznes biznes biznes
Jete dhe varreze



Mengjesi

Ai e hodhi kafen
Ne filxhan
Ai hodhi qumeshtin
Ne filxhanin e kafes
Ai hodhi sheqerin
Ne kafen me qumesht
Me lugen e vogel
E perziu
E piu kafen me qumesht
Dhe e la filxhanin
Pa me folur
Ai e ndezi
Nje cigare
Beri rrathe
Me tymin
Hodhi hirin
Ne tavell
Pa me folur
Pa me shikuar
U ngrit
Ai vuri
Pallton e tij te shiut
Sepse binte shi
Dhe u nis
Nen shi
Pa nje fjale
Pa me shikuar
Dhe une mora
Koken time ne dore
Dhe qava


Gaforrja

Ai thote jo me koke
por ai thote po me zemer
ai thote po atyre qe do
ai i thote jo profesorit
ai eshte ne kembe
e pyesin
dhe te gjitha problemet i jane drejtuar
papritmas e qeshura e marre e ze
dhe ai i fshin te gjitha
shifrat dhe fjalet
datat dhe emrat
frazat dhe kurthet
dhe me gjithe kercenimet e mesuesit
nen uuu-te e femijeve shembullore
me shkumesa te te gjitha ngjyrave
mbi derrasen e zeze te fatkeqsise
ai vizaton fytyren e lumturise.



Fjalimi mbi paqen

Nga fundi i nje diskutimi shume te rendesishem
burri i madh i Shtetit duke u penguar
mbi nje fraze te bukur boshe
bie brenda
dhe i hutuar me gojen e madhe te hapur
duke ju marre fryma
tregon dhembet
dhe karia e dhembeve te arsyetimeve te tij paqesore
e acaron kaq nervin e luftes
ēeshtja delikate e parase.


Profesori
Nxenesi Hamlet!

Nxenesi Hamlet
(duke kercyer prej vendit)
He... Cfare... Me falni... Cfare po ndodh... Cfare ka... C'eshte?...

Profesori
(i pakenaqur)
Nuk mund te pergjigjeni > si gjithe te tjeret?
E pamundur,ju jeni akoma neper re.

Nxenesi Hamlet
Te jesh apo te mos jesh neper re!

Profesori
Mjafton.Pa shume naze.Dhe me zgjedhoni foljen jam,si gjithe te tjeret,kjo eshte e gjitha qe ju kerkoj

Nxenesi Hamlet
To be...

Profesori
Ne shqip,ju lutem,si gjithe te tjeret.

Nxenesi Hamlet
Mire,zoteri.(Ai zgjedhon)
Une jam apo nuk jam
Ti je apo nuk je
Ai eshte apo nuk eshte
Ne jemi apo nuk jemi...

Profesori(teper i pakenaqur)
Po jeni ju qe nuk jeni,miku im i shkrete!

Nxenesi Hamlet
Eshte e sakte,zoti profesor
Une jam > nuk jam
dhe,thelle thelle,he,po ta mendosh,
Te jesh > mos te jesh
Kjo eshte mbase gjithashtu ēeshtja.


Per te bere portretin e nje zogu
Fillimisht pikturohet kafazi
me nje porte te hapur
me tej vizatohet
dicka e lezetshme
dicka e thjeshte
dicka e bukur
dicka e dobishme
per zogun
me tej, varet piktura
ne nje peme
ne nje kopsht
ne nje korije
ose ne nje pyll
fshihu pas nje peme
pa folur asnje fjale
pa zhurme...
Here here zogu vjen shpejt
por mund t'i duhen
me vite te tera
perpara se te vendose
Nuk duhet te zhgenjehesh
duhet pritur
bile edhe vite te tera
pasi shpejtesia ose ngadalesia
e mberritjes se zogut
s'ka asnje lidhje
me cilesine e tabllose
Kur zogu vjen
ne qofte se vjen
mbaj nje heshtje te thelle
prit qe zogu te hyje ne kafaz
dhe pasi te kete hyre
mbyll dalengadale porten me penel
pastaj
fshij nje nga nje te gjithe telat
duke bere kujdes te mos prekesh asnje
nga pendet e zogut
Zgjidh degen me te bukur te pemes
per zogun
pikturo edhe te gjelbren e gjetheve, freskine
e eres
pluhurin e diellit
dhe zhurmen e kafsheve ne bar ne vapen
e veres
me tej, prit qe zogu te vendose per te kenduar
Ne rast se zogu nuk kendon
atehere, eshte shenje e keqe
shenje qe piktura eshte e keqe
por kur ai kendon eshte shenje e mire
shenje qe tashme mund te vini firmen
Atehere, shkulni me shume kujdes
nje pupel nga te zogut
dhe me te shkruani emrin tuaj ne nje qoshe te tabllose.
__________________
Nėse jeni nė botė tė pėrshkruani tė vėrtetėn, lėrjani elegancėn rrobaqepėsit
daniel00 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-06-2012, 15:31   #6
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Zhak Prever - Jacques Prevert

Puthmė

Ishte nė njė lagje tė Qytetit -Dritė
Ku bėn pėrherė errėsirė ku s’ka ajėr kurrė
Dhe dimri si verė bėn atje bėn pėrherė dimėr
Ajo ishte mbi shkallė
Dhe ai pranė saj dhe ajo pranė tij
Ishte natė
Binte erė squfur
Sepse pasdite kishin vrarė ēimkat
Dhe ajo i thoshte atij
Bėn errėsirė kėtu
Uk ka ajėr
Dhe dimėr si verė bėn pėrherė dimėr kėtu
Dielli i Zotit tė mirė ndriēon kėtu te ne
Ka madje shumė punė nė lagjet e tė pasurve
Shtrėngomė mes krahėve
puthmė
Puthmė gjatė
Puthmė
Mė vonė do tė jetė tepėr vonė
Jeta jonė ėshtė tani
Kėtu pėlcet gjithēka
Nga tė nxehtit dhe pastaj nga tė ftohtit
Tė ngrin tė mbyt
S'ka ajėr
Nėse ti pushon tė mė puthėsh
Besoj se do tė vdisja i mbytur prej saj
Pesėmbėdhjetė vite je ti pesėmbėdhjetė vite unė
Je tridhjetė pesėmbėdhjetė jam pesėmbėdhjetė vjeēe
Tė dy bashkė jemi tridhjetė
Tridhjetė vjeē s'jemi mė tė rinj
Por jemi nė moshėn e punės
Kemi edhe tė drejtė tė puthemi
Mė vonė do tė jetė tepėr vonė
Tani ėshtė jeta jonė
Puthmė!
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2018, 16:18   #7
daniel00
Kakulukiam
 
Avatari i daniel00
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Diktatrojska
Posts: 3,915
Thanks: 30
Thanked 175 Times in 119 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 59
daniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėmdaniel00 i pazėvėndėsueshėm
Re: Zhak Prever - Jacques Prevert

Rėra tė lėvizshme

Demonė e mrekulli
Erėra e zbatica
Larg deti ėshtė tėrhequr
Dhe ti
Si njė algė e pėrkėdhelur lehtė nga era
Nė rėrėn e shtratit tėnd lėviz duke ėndėrruar
Demonė e mrekulli
Erėra e zbatica
Larg deti ėshtė tėrhequr
Por nė sytė e tu gjysmė tė mbyllur
Dy dallgė tė vogla kanė mbetur
Demonė e mrekulli
Erėra e zbatica
Dy dallgė tė vogla qė tė mbytem.
__________________
Nėse jeni nė botė tė pėrshkruani tė vėrtetėn, lėrjani elegancėn rrobaqepėsit
daniel00 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur