Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 30-01-2018, 16:48   #1
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 604
Thanks: 90
Thanked 310 Times in 206 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 37
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
“Mirėbėrėsja Romane”

Pero, “Mirėbėrėsja Romane” simboli i sakrificės sė bijės qė shpėton jetėn tė atit duke e ushqyer me gji

Mitologjia nė varganin e saj ka njė numėr tė pamat tė simbolikės qė pėrfaqėsohet pėrmes gruas, mėkueses sė jetės, hijeshisė dhe shpirtmirėsisė. Ajo ėshtė bij, nėnė, grua, perėndeshė e luftės dhe paqes, muzė e shėmbėllimeve tė sė jashtėzakonshmes. Miti i gruas ka jetuar me njeriun nėpėr kohė. Edhe sot ėshtė sa i hyjshėm aq dhe magjepsės. E kėtillė ėshtė edhe “Mirėbėrėsja Romane”, e cila arriti t'i shpėtonte jetėn tė atit duke e ushqyer me qumėshtin e gjirit tė saj.



Bėhet fjalė pėr njė histori tė rrallė dhe ngjethėse.

Pėrmes kėngėve popullore dhe rrėfenjave qė kanė udhėpėrshkuar kohėrat dhe artit qė e ka skalitur nė pėrjetėsi, prek kohėn moderne shembulli i vetėmohues i njė nėne, gruaje, bije. Sakrifikuesja Pero meriton njė vend nderi nė panteonin e mitit. Ajo rrezikoi jetėn duke e ushqyer fshehurazi me gji tė atin e saj, Kimon, i cili ishte i burgosur dhe vuante dėnimin tė vdiste nga uria.

Nė njė nga herėt, tregojnė dėshmimet, kur ajo shkonte tė takonte tė atin nė burg dhe e ushqente me gji, gardiani i burgut arriti tė zbulojnė veprimin e Peros dhe e denoncoi tek autoritetet. Akti i saj i vetėmohimit, preku zemrat e zyrtarėve e lartė, tė cilėt mė nė fund lejojnė qė babai i saj tė fitojė lirinė.

“Mirėbėrėsja Romane”, ka ardhur deri nė ditėt tona pėrmes shumė jetėsimesh ku mund renditim bazorelieve, gravurė, skulptura, pikturė, nga mjeshtart mė tė mėdhenj tė kohėve.

Nė historinė e artit njė galerinė e pamatė punėsh tė cilat gjenden nė ēdo muze tė botės ndodhet njė punė qė ka jetėsuar kėtė ndodhi, kėtė mit. "Romania e mėshirshme" ose "Mirėbėrėsja romane" ėshtė njė shembull vetėmohimi dhe sakrifice qė ka udhėtuar nėpėr kohė duke ngacmuar papushim imagjinatėn e artistėve dhe doke shokuar kundruesit e kėtij akti tė pashembullt.

Kjo histori ngjethėse ėshtė dokumentuar nė "Factorum ac dictorum memorabilium" (Nėntė Librat me veprat e paharrueshme dhe thėniet e romakėve tė lashtė) nga historiani roman Valerius Maximus dhe ėshtė prezantuar nė nder tė romanėve dhe si njė akt i madh i mėshirės.

Historia e Kimon, e cila u shkrua nga historiani roman Valerius Maximus, mė vonė u ritregua nga Plini Plaku (23-79), ku njė grua e burgosur ushqehej dhe kurohej nga vajza e saj.

Nė shekujt e shtatėmbėdhjetė dhe tetėmbėdhjetė, shumė artistė europianė e pėrshkruan kėtė histori. Nė vitin 1606, artisti barok Caravaggio, gjithashtu e solli kėtė akt nė “Shtatė veprat e mėshirės”. Nė shekullin e 20 piktura “Mėshira romane” u soll edhe si motiv mitologjik nėpėr libra nga shkrimtarė tė ndryshėm.

Trill apo e vėrtetė, kjo nuk ka rėndėsi. Historia e bijės Pero mbetet njė simbolikė e jashtėzakonshme e mitit dhe reales.

("Roman Charity" Pieter Pauwel Reubens)
A-V
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur