Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ortodoks

Ortodoks Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt ortodoks.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 04-06-2019, 12:39   #1
ilia spiro
V.I.P
 
Avatari i ilia spiro
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 999
Thanks: 2
Thanked 25 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
ilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarė
Mbreti dėshmor shėn Joan Vladimiri

Mbreti dėshmor shėn Joan Vladimiri

Pėr gati 1000 vjet, ēdo vit nė 4 qershor shėn Joan Vladimiri venerohet (nderohet) nga e gjithė Kisha Orthodhokse nė botė dhe veēanėrisht nė zonėn e Ballkanit. Nė mėnyrė tė veēantė ai nderohet nė fshatin Krajė tė Malit tė Zi, afėr Shkodrės, ku ėshtė edhe vendlindja e shenjtorit, dhe nė fshatin Shijon afėr Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe mė vonė aty u ndėrtua Manastiri i Hirshėm i shėn Joan Vladimirit.

Shenjtori ka lindur nė shek. X dhe ishte bir i Nemanit dhe nip i mbretit bullgar Simeoni i Ohrit (890 – 927). Nemani, i ati ishte mbreti i Ilirisė dhe sundonte Malin e Zi, Dalmacinė, Bosnjėn dhe disa krahina tė Greqisė pranė Prevezės. Mbas vdekjes sė tė atit, mbretėrinė e trashėgoi Vladimiri.
Ai dallohej si njė mbret shumė besimtar, me moral tė lartė, bamirės dhe paqėsor. U interesua pėr pėrhapjen e besimit orthodhoks te shtetasit e tij, mbrojti Kishėn nga herezia (e bogomilėve), ndėrtoi kisha, manastire dhe institucione bamirėsie.

Nė njė betejė me Samuelin, mbretin e Bullgarisė, u zu rob prej tij dhe u burgos nė kryeqytetin e Ohrit. Atje njihet nga princesha Kozara, bija e carit Samuel, e cila admiron bukurinė dhe mirėsinė e Vladimirit. Ajo i kėrkon tė atit martesėn me Vladimirin. Samueli pranoi dhe e dėrgoi Joanin pėrsėri nė mbretėrinė e tij tė mėparshme.

Vladimiri i kėrkoj gruas sė tij Kozares qė tja kushtonin gjith
ēka dashurisė sė Zotit edhe gėzimet e martesės duke jetuar nė virgjėri, qė tė shijonin qė nė kėtė jetė gjėndjen ėngjėllore, ky njė virtut shumė i rallė tek ēiftet e martuar.

Me vdekjen e car Samuelit mbretėrinė e tij e mori i biri, Radovan, por ai u vra nga kushėriri i tij, Vladisllavi njė njeri i pashpirt dhe lakmitar. Mbasi mori mbretėrinė e Bullgarisė, ai kėrkonte t’i merrte mbretėrinė dhe Joan Vladimirit dhe pėr ta gėnjyer shenjtorin i dėrgoi njė kryq si shenjė besnikėrie.

Vladimiri nė mirėbesim shkoi nė oborrin e Vladisllavit nė Ohėr, ai kėrkoi t’i presė kokėn me shpatė Joanit, por nuk mundi. Atėherė mbreti Joan i tha: “Me kryqin qė mė tradhtove mund tė ma presėsh kokėn”, duke u thėnė shoqėruesve tė tij: “Mos u hakmerrni, mos derdhni gjak pėr mua. Le te jetė flija ime pėr paqen midis popullit!”

Vladisllavi ia preu kokėn me kryqin e drunjtė. Joani e mori kokėn e tij nė duar dhe hipėn mbi kalin e tij dhe drejtohet nga qyteti i Ohrit nė qytetin e Elbasanit (Skampa), qė ishte pėrgjatė Rrugės Egnatia, nė qendėr tė Shqipėrisė (Ilirisė).
Kali qėndroi dhe u gjunjėzua nė njė kishė qė shenjtori e kishte ndėrtuar vetė nė mes tė njė pylli, i nxitur nga njė shfaqje e njė ėngjėlli nė formė shqiponje kohė mė parė. Mbasi arriti aty, koka e Joanit foli duke thėnė: “Nė duart e tua o Zot, e dorėzoj shpirtin tim ”.U dėgjuan himne engjėllore nė atė vend dhe vendi u mbush me aromė tė mirė. U bėnė shėrime dhe mrekulli te tė sėmurėt, shenja kėto qė Zoti e kishte panuar shpirtin e mbretit Joan dhe e kishte nderuar ndėr shenjtorėt.

Peshkopi i zonės bashkė me besimtarėt varrosėn me nderime trupin e shenjtorit, mė 4 qershor 1015 (22 maj tė vitit 1015 sipas kalendarit tė ri).
Tradita thotė se mbretėresha Kozara, gruaja e tij e kėrkoi trupin e Joanit, dhe mbasi e gjeti, vendosi tė qėndrojė nė atė vend pėr tė gjithė jetėn, duke bėrė jetė murgeshe pėrkrah Kishės (Shėn Triadhės) ku ndodhej varri i Vladimirit.

Lipsanet (eshtrat) e shenjtorit pėr gati 1000 vjet kanė lėvizur nė vende tė ndryshme pėr nderim dhe mbrojtje. Ato janė transportuar nė fillim nė Krajė tė Malit tė Zi. Aty kanė qėndruar deri nė vitet 1215, pastaj u transportuan nga despoti i Epirit, Mihal Engjėlli dhe u vendosėn nė Durrės, dhe aty qėndruan deri nė vitin 1381. Nė vitin 1381, Karl Topia, zoti i Arbrit (1359) kontribuoi nė ndėrtimin e manastirit, i cili filloi nė vitin 22 tė zotėrimit tė tij dhe mbaroi nė vitin 24. Nė atė vend u transportuan lipsanet e shenjtorit dhe qėndruan aty deri nė vitin 1967, me mbylljen e manastirit.

Karl Topia, si ktitor (mbrojtės) i manastirit ka qenė varrosur aty. Kisha e manastirit qė gjendet nė fshatin Shijon tė Elbasanit ka qenė e pikturuar nga Kostandin Shpataraku nė shekullin e 18-tė. Ikona e shenjtorit e pikturuar nga ikonografė tė ndryshėm vendas ėshtė pėrhapur nė njė territor mjaft tė gjerė tė Shqipėrisė. Ikonēm e gjejmė nė Elbasan, Voskopojė, Vithkuq-Korēė, Berat, Fier, Pėrmet etj.

Deri nė vitin 1990, arka me lipsanet kanė qėndruar tė izoluara nė Kishėn monument kulture tė Shėn Marisė, Kala Elbasan, dhe mbas viteve ’90 deri mė sot lipsanet mbrohen dhe nderohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė si pronė e saj e ligjshme.

Manastiri ka qenė njė qendėr e rėndėsishme pėr shkrimet shqipe. Aty ėshtė pėrkthyer Ungjilli nė shqip nga orthodhoksi Kostandin Kristoforidhi. Nė kėtė manastir kanė punuar dhe jetuar personalitete tė fuqishme tė kohės, qė kanė kontribuar pėr gjuhėn shqipe, si Papa Totasi dhe Dhaskal Todri.

Po ashtu nė kėtė manastir ka jetuar dhe peshkop Visarion Xhuvani, i cili ka kontribuar pėr autoqefalinė e Kishės. Manastiri ka pasur njė bibliotekė shumė tė pasur, dhe fatkeqėsisht shumė nga kėto pasuri u dogjėn mė 14 mars tė vitit 1944 nga pushtuesit gjermanė, dhe vetėm arka me lipsanet e shenjtorit shpėtoi nė mėnyrė tė mrekullueshme.
Edhe ky manastir, si shumė kisha dhe manastire tė tjera, objekte kulti, pati fatin tragjik tė shkatėrrimit dhe harresės nga histeria antikrishte dhe antivlerė e regjimit ateist-komunist, qė filloi nė vitin famėkeq 1967. Manastiri u kthye nė repart ushtarak, duke degraduar gjatė viteve.

Manastiri u restaurua nė vitin 2004-2005 tėrėsisht me fondet e mbledhura nga Kryepiskopi Anastas, nė njė bashkėpunim mes Kishės Orthodhokse dhe Monumenteve tė Kulturės, si njė vlerė e ringjallur, jo vetėm pėr besimtarėt orthodhoksė, por pėr gjithė kombin dhe rajonin, si edhe njė kontribut pėr rishkrimin dhe vlerėsimin e historisė midis popujve fqinjė.

Shėn Joan Vladimiri vazhdon edhe sot, tė na flasė me shembullin e jetės, lipsanet dhe manastirin e tij, duke na thėnė sė pari, se paqja midis popujve rivalė pėr shkak tė pėrballjeve historike ėshtė e mundur, por qė ajo tė fitohet dhe tė qėndrojė, ndonjėherė duhet tė paguhet njė ēmim shumė i lartė, ai i sakrificės sublime ndaj vetes dhe jo ndaj tjetrit sipas shėmbullit tė Krishtit.
E dyta, ėshtė se tė lumtur dhe tė nderuar nė shekuj janė ata qė kontribuojnė pėr paqen, ashtu siē tha edhe Krishti nė ungjill: “Lum paqebėrėsit, se do tė quhen bij Perėndie.”(Mt. 5:9).

Pothuajse tė gjitha lipsanet e shenjtorit janė nė Shqipėri, dhe nė Mal tė Zi ndodhet vetėm njė pjesė e gishtit.

Nderimi i kėtij shenjtori nga besimtarėt shqiptarė, malazezė, serbė, grekė, maqedonas, por jo vetėm orthodhoksė, ėshtė si majaja (tharmi), qė zė brumin e bukės sė miqėsisė midis popujve qė janė sa afėr, por edhe larg, sa miq, edhe armiq.

Shenjtori edhe sot na jep njė mesazh aktual, duke na thėnė pėr ata qė kanė sy pėr tė parė dhe veshė pėr tė dėgjuar, se njerėzit e vėrtetė tė Perėndisė nuk janė lokalistė, nacionalistė, as dhe ekstremistė, por janė tė hapur me njė dashuri tė vėrtetė, pėr tė gjithė njerėzit dhe vendet.

Nė Kishėn Orthodhokse nacionalizmi, filitizmi (racizmi) ėshtė i dėnuar si herezi, dhe kushdo qė dėshiron qė Kishės Orthodhokse t’i japė ngjyra nacionaliste raciste, pėr interesat e ēastit dhe antihumane, gabon rėndė. Kjo lloj pėrqasjeje fetare nuk ėshtė krishtėrimi i vėrtetė qė e mėsoi Zoti Jisu Krisht dhe e jetuan shenjtorėt deri nė ditėt e sotme. At Sofroni thotė:" Ai qė ėshtė nacionalistė nė qiell nuk ka vėnd pėr atė."

Vlen tė pėrmendet edhe thėnia lapidare e Fortlumturisė sė tij, Kryepiskopit tė KOASH + Anastas gjatė konfliktit serbo-kosovar 1999: “Askush tė mos e pėrdorė vajin e kandilit tė fesė pėr tė ndezur zjarrin e urrejtjes fetare ose etnike”

Nderimi prej shekujsh i shėn Joan Vladimirit nė Shqipėri, jo vetėm i atij, por edhe i shenjtorėve tė tjerė, si shėn Astit shek. II, Durrės festohet mė 6 korrik, shėn Vlashi i Sebastes Laē shek. IV festohet mė 11 shkurt, shėn Kozmi i Kolkondasit shek. XVIII festohet me 24 gusht, tė cilėt pavarėsisht se nuk ishin shqiptar, por jetuan dhe u martirizuan pėr Krishtin nė kėtė tokė, duke derdhur gjakun dhe lėnė trupat e tyre (lipsanet) si bekim mbi tė cilat u ndėrtuan kisha dhe manastire me vlera tė rralla fetare, morale, kulturore,shoqėrore dhe historike, tregojnė se Shqipėria, pavarėsisht territorit dhe numrit tė vogėl tė popullatės, nuk ėshtė njė shprehje gjeografike nė Ballkan apo Europė, por njė vend i bekuar dhe i dashur nga Zoti dhe shenjtorėt.

Shejntorėt nė heshtje na japin mesazhin shpresėdhėnės, qė pavarėsisht problemeve tė shumta qė kemi si shqiptarė, ky vend i bekuar ka shpresė se mund tė bėhet njė ditė, mbas gjithė atyre padrejtėsive, vuajtjeve,shkatėrimeve, vjedhjeve, qė nuk na i kanė shkatuar vetėm tė huajt, por fatkeqėsisht vetė ne njėri kundrejt tjetrit me urejtje patologjike.

Shqiptarėt duhet ta duan atdheun dhe nuk duhet tė largohen duke e braktisur vendin, por tė gjithė tė kontribuojnė sidomos shtetarėt, me ligj dhe moral, me tė vėrtetėn,me falje,toleranc, durim, guxim, duke sakrifikuar interesat e vogla meskine tė pushtetit, pėr t’i kthyer kėtij vendi lavdinė e kohėrave tė shkuara, ku Shqipėria dhe shqiptarėt ishin mbrojtės tė qytetėrimit dhe vlerave morale dhe kulturore tė Ballkanit dhe Europės, ashtu siē e shkruan dhe Pashko Vasa pėr Shqipėrinė: “Ti ke pasė kenė njė zojė e randė, burrat e dheut tė thirrshin nanė” (O Moj Shqypni 1880).

Pėr shumė vjet shėn Joan Vladimirin, shenjtorin qė bashkon edhe paqton popujt me shėmbullin e dashurisė flijuese pėr Zotin Jisu Krisht edhe pėr tė afėrmin.
__________________
Duaje tė afėrmin tėnd si veten
ilia spiro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2019, 12:41   #2
ilia spiro
V.I.P
 
Avatari i ilia spiro
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 999
Thanks: 2
Thanked 25 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
ilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Mbreti dėshmor shėn Joan Vladimiri

https://www.facebook.com/RadioNgjall...44975732/?t=14
__________________
Duaje tė afėrmin tėnd si veten

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ilia spiro : 04-06-2019 nė 12:46
ilia spiro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2019, 12:43   #3
ilia spiro
V.I.P
 
Avatari i ilia spiro
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 999
Thanks: 2
Thanked 25 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
ilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Mbreti dėshmor shėn Joan Vladimiri

__________________
Duaje tė afėrmin tėnd si veten
ilia spiro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2019, 12:47   #4
ilia spiro
V.I.P
 
Avatari i ilia spiro
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 999
Thanks: 2
Thanked 25 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
ilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarėilia spiro ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Mbreti dėshmor shėn Joan Vladimiri

Shen Johan Vladimiri Shenjt i madh i Kishes sone Orthodhokse.
__________________
Duaje tė afėrmin tėnd si veten

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ilia spiro : 04-06-2019 nė 12:50
ilia spiro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur