Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Enciklopedi

Enciklopedi Kėtu do ketė informacione nga mė tė ndryshmet, thjesht emri tregon risin e kėtij nėnforumi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 18-06-2018, 15:11   #1
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 24,682
Thanks: 10,708
Thanked 9,018 Times in 5,767 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 470
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
3 herė mė i madh se Shkodra, zbulohet qyteti shqiptar i humbur

3 herė mė i madh se Shkodra, zbulohet qyteti shqiptar i humbur

Anila Dushi



Kėrkimet arkeologjike tė dy viteve tė fundit nga njė ekspeditė shqiptaro-polake dhe gėrmimet nė muajin maj nxorėn nė dritė rrėnojat e njė qyteti tė harruar antik ilir, tre herė mė tė madh se Shkodra.
Jo shumė larg qendrės sė Bushatit nė Shkodėr, nė njė lėndinė qė banorėt thonė se ėshtė pėrdorur si poligon nga ushtria para viteve 90’, njė ekspeditė shqiptaro-polake ka zbuluar rrėnojat e njė qyteti tė humbur.

Njė qytet qė askush nuk e ka pėrmendur pėr qindra vite me radhė dhe qė sipas drejtuesit polak tė gėrmimeve, prof.Piotr Dyczek cituar nga faqja Science in Poland, njė faqe ueb-i e financuar nga Ministria Polake e Edukimit dhe Shkencės, ėshtė tre herė mė i madh se Shkodra antike.

Gėrmimet e fundit zgjatėn njė muaj dhe janė bėrė nga njė misioni shqiptaro-polak drejtuar nga prof.Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavės dhe Ass.Prof.Saimir Shpuza, pėrfshirė nė projektin kėrkimor “Shkodra”, i cili prej vitit 2016 synon tė dokumentojė gjithė sitet arkeologjike pranė Shkodrės.



Hipotetikisht mund tė bėhet fjalė pėr Bassanian, e datuar nė fund tė shekullit tė katėrt dhe tė tretė para erės sonė nga Ardianėt. Qyteti pėrmendet nė luftėrat iliro-romake tė mbretit Gent dhe mendohet se mund tė jetė braktisur menjėherė pas pushtimit, por arkeologėt po marrin kohė nė studimin e monedhave dhe artefakteve tė gjetura pėr njė datim dhe emėrtim mė tė saktė.

Kolė Shabeni, banor i zonės i cili tha pėr BIRN se kishte shoqėruar grupin e arkeologėve qė kryen gėrmimet, thotė se vendi njihej prej tyre si “Guri i Gjarprit”. Emėrtim qė ai e shpjegon me rrugėn qė gjarpėron deri nė majė tė kodrės.

Ai thotė se kurrė mė parė nuk kishin menduar se aty gjendej njė qytet i vjetėr dhe se gurėt qė dukeshin natyralisht tė vendosur njėri mbi tjetrin, ndonėse sipas tij “banorėt kanė gjetur nė kėtė kodėr, shigjeta apo pjesė heshtash”.



Gėrmime tė mėparshme nė zonė nė vitet ‘80 patėn nxjerrė aksidentalisht varre antike dhe mė vonė njė shatėrvan (fontanė) publik, por pėr shkak se formacioni i gurėve dukej krejtėsisht natyror askujt nuk i ka shkuar nė mendje se aty fshihej njė qytet antik.

Nė njė intervistė tė dhėnė pėr Gazetėn Shqiptare, arkeologu Saimir Shpuza tha se ata kishin qenė dyshues edhe sė fundmi nėse do tė gėrmonin nė zonė. Vendimi marrė pas studimit tė zonės me mėnyra joinvazive rezultoi fatlum.

Muret e gjetura deri tani tregojnė pėr njė qytet antik tė fortifikuar. Ai mund tė shtrihet deri nė 20 hektarė, ndėrsa rreth tij janė gjetur artefakte e monedha tė cilat po studiohen. Sipas arkeologėve muret janė helenistike me tre metra gjerėsi, ndėrsa ėshtė zbuluar njė portė hyrėse dhe njė kullė mbrojtėse.

Banorė tė Bushatit, qendėr e njėsisė administrative me tė njėjtin emėr qė pėrfshihet nė bashkinė Vau Dejės nė Shkodėr, tregojnė se pjesa e kodrės ku janė bėrė gėrmimet ka qenė lėndinė qė dikur pėrdorej nga reparti ushtarak i Melgushės si poligon qitjeje. Lėndina nuk ka patur ndonjė gjė tė veēantė vetėm ca gurė tė ndryshėm nga gurėt e zakonshėm.

Menjėherė pas mbylljes sė gėrmimeve Bashkia e Vau Dejės qė shpreson se me kėtė gjetje mund tė nxisė turizmin nė zonė, caktoi roje pėr tė ruajtur gjetjet, ndėrsa arkeologėt pritet tė rikthen pėr tė vijuar zbulimin e mureve tė qytetit.

Ajo qė i ka habitur arkeologėt dhe qė shton misterin mbi qytetin antik ėshtė fakti se ai nuk pėrmendet pėr qindra vjet me radhė. Prof. Piotr Dyczek thotė nė “Science of Poland” se historianėt udhėtarė kanė pėrshkruar me detaje qyteza mjaft mė tė vogla, por nuk kanė thėnė asnjė fjalė pėr “Bassanian”.



Dyczek beson se kjo mund tė ketė ardhur nga braktisja e menjėhershme e qytetit dhe harrimi i emrit tė tij.

Megjithatė revista L.E.K.A e vitit 1937 shkruan pėr gojėdhėnėn e njė princeshe qė aty pagėzohet si Peksene, e cila kishte ndėrtuar njė vijė nė tė cilin mund tė kalonin varkat prej “grykėderdhjes sė Bunės” deri nė afėrsi tė vendit ku janė zbuluar rrėnojat.



Qyteti pėrmendet nė luftėrat iliro-romake me emrat e pėrafėrt “Bassania, Bexena, apo Pexena”, por mė herėt Neritan Ceka e arkeologė tė tjerė e patėn kėrkuar atė pranė Lezhės.
__________________
"Every heart sings a song, incomplete, until another heart whispers back. Those who wish to sing always find a song. At the touch of a lover, everyone becomes a poet." - Plato
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-06-2018, 15:31   #2
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,414
Thanks: 6,808
Thanked 8,030 Times in 5,134 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 377
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: 3 herė mė i madh se Shkodra, zbulohet qyteti shqiptar i humbur

katun i Shkodres ka qene me emra te perafert
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur