Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Mjekėsia

Mjekėsia ''Arti i mjekėsisė konsiston nė zbavitjen e pacientit ndėrsa natyra kuron sėmundjen'' Voltaire

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-10-2019, 08:07   #1
doganieri
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2013
Posts: 3,271
Thanks: 0
Thanked 739 Times in 608 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
doganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarėdoganieri ka shumė pėr tė qenė krenarė
Qetėsuesit me recetė po vrasin mė shumė se drogat ilegale/ Kriza e importuar nga SHBA

Qetėsuesit me recetė po vrasin mė shumė se drogat ilegale/ Kriza e importuar nga SHBA dhe alarmi nė Evropė, rasti I vdekjes sė shefit tė famshėm

Vėmendja e autoriteteve nuk duhet tė fiksohet vetėm tek organizatat kriminale, qė kontrabandojnė lėndė me pėrqendrim tė lartė kundra dhimbjes, por edhe sipėrmarrjet qė i prodhojnė ato legalisht.

Para pak javėsh, nė fund tė gushtit, nė njė motel nė lagjen e Nju Jorkut Queens u gjet trupi i pajetė i Andrea Zamperonit, shef-kuzhinieri i restorantit tė njohur Cipriani Dolci nė Grand Central Terminal nė Manhattan. Ai ndėrroi jetė prej njė mbidoze Fentanyl. Ishte ky rast qė tėrhoqi vėmendjen pėr herė tė parė nė Itali pėr krizėn e opiodit, prej sė cilės SHBA vuan me vite.

Raporti i sivjetėm botėror pėr drogat i OKB-sė thekson rritjen e konsumit dhe efektit vdekjeprurės tė Fentanyl dhe nė fakt duhej tė kishte shkaktuar alarm nė mbarė Europėn.

Opiodet legale po shkaktojnė mė shumė viktima
Deri mė tani bėhet fjalė mė shumė pėr rrezikun, qė vjen prej organizatave kriminale si kartelet meksikane tė drogės, qė e shesin nė mbarė botėn kėtė drogė duke vėnė nė rrezik jetėn e miliona njerėzve. Heroina, kokaina, marijuana dhe metamphetamina janė normalisht nė qendėr tė vėmendjes.

Por nė SHBA tė paktėn qysh nga viti 2016 nuk janė mė drogat ilegale, qė shkaktojnė shumicėn e vdekjeve nga mbidoza, por medikamentet qė shiten me recetat nga mjekėt. Njė ndėr kėto medikamente ėshtė opiod fentanyl, njė medikament sintetik qė pėrdoret pėr trajtimin e dhimbjeve tė forta. Tė tjera medikamente tė kėtij lloji janė oxycontin dhe hydrocodon.

Raporti vjetor 2016 i Autoritetit tė SHBA-sė pėr Drogat, DEA, paraqiste se nė 129 rastet e pėrditshme tė vdekjeve nga mbidoza nė vitin 2014, 52 ishin shkaktuar prej medikamenteve me recetė pėr trajtimin e dhimbjeve. Kėto pėrbėjnė 40 pėrqind dhe i pėrgjigjen numrit tė 18.980 njerėzve nė vit.

Nė raportin vjetor 2018 DEA konstaton, se nga mesatarisht 172 raste vdekjesh nė 2016 nė ditė prej mbidozės, kėsaj here 116 kanė vdekur prej medikamenteve qetėsues tė dhimbjeve. Pra 67 pėrqind, ose konkretisht 42.000 njerėz.

Mjekėt nė SHBA japin shumė shpejt recetė
DEA pėrshkruan nė raportin e fundit, se shumcia e personave i kanė marrė nė mėnyrė tė pajustifikuar recetat pėr kėto medikamente duke u ankuar pėr dhimbje tė forta koke. Nė praktikėn e pėrditshme shumė mjekė nė SHBA e japin shumė shpesh opiodin si medikament qetėsues tė dhimbjeve, madje ua japin atė edhe fėmijėve.

Medikamentet legale me recetė ndėrkohė zenė vendin e dytė tė drogave mė tė konsumuara nė SHBA. Vetėm Marijuana pėrdoret prej mė shumė amerikanėve me 18 milionė konsumatorė.
Konsumi i medikamentit qetėsues fentanyl ėshtė aq i pėrhapur nė SHBA dhe aq fitimprurės, sa kėtė e kanė shfrytėzuar kartelet meksikane tė drogės dhe kanė nisur tė prodhojnė dhe tė shesin ilegalisht fentanyl. Ambalazhimi ėshtė i rremė por i ngjashėm me atė qė shitet legalisht. Por nė medikamentin e rremė janė tė pėrziera edhe sasi heroine, kryesisht kokainė si dhe methamphetaminė, qė e bėn tė edhe mė tė rrezikshėm pėr konsumatorin. Ky fentanyl ilegal prodhohet nė Kinė ose nė Meksikė.

Vala ka mbėrritur edhe nė Europė
Tashmė konsumi i kėtij opiodi sintetik ka mbėrritur edhe nė Europė. Gazeta italiane “La Stampa” (9.10) shkruante, se sipas ekspertit italian tė mafies Antonio Nicasio dhe njohurive tė autoriteteve italiane, mafia kalabreze Ndrangheta mė 2017 ka nisur tė importojė fentanyl nga Kanadaja dhe ta shpėrndajė atė nė Europė. “Nė Europė njė nė pesė tė rritur ankohen pėr dhimbje kronike”, shkruan gazeta dhe i referohet tregut potencilal pėr produkte si fentanyl: “Nė Itali opiodet si fentanyl tashmė jepen pesė herė mė shpesh me recetė krahasuar me dhjetė vjet mė parė.”

“Opiodet sintetike pėrbėjnė njė kėrcėnim pėr shėndetin, qė duhet marrė seriozisht pėr shkak tė rritjes sė numrit tė vdekjeve nga mbidoza nė SHBA dhe pėrhapja e tregtisė me fentanyl dhe generikėt e tij nė Europė”, paralajmėron raporti i sivjetėm i OKB-sė pėr drogat. Nė tė theksohet gjithashtu, se kjo temė nė mediat europiane deri tani nuk ka gjetur vėmendje, “ėshtė urgjentisht e nevojshme njė vėmendje ndėrkombėtare pėr kėtė”.

Mall ilegal nė treg prej prodhimit legal
Normalisht mendohet, qė vetėm 10 pėrqind e drogės sė kontrabanduar nė nivel ndėrkombėtar konfiskohet. Kjo nėnkupton qė me konfiskimin e njė sasie prej 17 kg fentanyl nė vitin 2017 nė Europėn Perėndimore dhe Qendrore, nė kėtė treg ėshtė tregtuar sė paku 170 kg. Sipas raportit tė OKB-sė “pjesa mė e madhe e kėsaj lėnde tė tregtuar ilegalisht e ka prejardhjen nga prodhimi legal i fentanylit”. Kjo do tė thotė qė duhet tė jenė nė fokus tė kontrolleve rregullisht krahas organizatave kriminale edhe sipėrmarrjet qė e prodhojnė legalisht fentanylin si medikament qetėsues./DW/
doganieri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur