Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Mjekėsia

Mjekėsia ''Arti i mjekėsisė konsiston nė zbavitjen e pacientit ndėrsa natyra kuron sėmundjen'' Voltaire

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 21-10-2019, 06:39   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 13,046
Thanks: 11,489
Thanked 6,240 Times in 2,967 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 190
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
( punim nga dy shkencėtare shqiptare) Artriti - reumatizmi

Gjithēka qė duhet tė dini mbi artritin dhe llojet e tij

nga, Gjena Dura nė drejtim tė dr. Detina dhe Argita Zalli

Artriti ėshtė njė nga sėmundjet mė tė shpeshta qė prek njė nė tre persona, duke iu shkaktuar dhimbje tė nyejve dhe vėshtirėsi nė kryerjen e aktiviteteve tė pėrditshme. Nė gjuhėn mjekėsore, artriti nėnkupton inflamim tė njė pjese nė nyje ose rreth saj, duke iu shkaktuar dhimbje, shtangie dhe ndonjėherė problem nė lėvizje. Disa lloje tė artritit mund tė prekin gjithashtu edhe pjesė tė tjera tė trupit, si lėkurėn dhe organet e brendshme. Artriti ekziston nė shumė lloje tė ndryshme, ku mė tė shpeshtė janė osteoartriti dhe artriti reumatoid (imunoartriti).


Figura 1. Paraqitja e artikulacionit tė gjurit a) nė gjendje normale b) kur ėshtė i pranishėm Osteoartritis c) kur ėshtė i pranishėm artriti reumatoid

Osteoartriti

Osteoartriti ėshtė lloji mė i shpeshtė i artritit. Gjatė osteoartritit kėrci qė mbėshtjell fundin e kockės gradualisht dėmtohet ose degjenerohet (me kalimin e moshės ose pėr shkak tė pėrdorimit tė tepruar) duke bėrė qė kockat tė fillojnė tė fėrkohen me njėra-tjetrėn. Ky fėrkim mund tė shkaktojė dhimbje dhe ėnjtje.



Figura 2. Pacient qė shfaqin osteoartrit nė nyjet e duarve dhe tė kėmbėve

Faktorėt predispozues qė ēojnė nė osteoartritit janė mosha, obeziteti, trashėgimia familjare, persona qė kryejnė punė tė vėshtira (pra ngrenė pesha tė rėnda), persona qė merren me sporte dhe qė pėsojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme dėmtime, etj.

Shumė persona mund tė jenė prekur nga kjo sėmundje por nuk e dinė. Kjo sepse osteoartriti mund tė qėndrojė pėr shumė kohė i heshtur dhe tė shfaqet shumė vite mė vonė. Megjithatė, osteoartriti karakterizohet nga disa shenja tipike si dėmtimi i strukturave qė formojnė artikulacionin a) nė nivelin e kartilagjit; b) kockat qė formojnė artikulacionin, c) tendinėt dhe ligamentet qė ruajnė qėndrueshmėrinė nė lėvizje. Osteoartriti mund tė prekė tė gjitha kyēet por pėrgjithėsisht pjesėt qė preken mė shumė janė duart, kolona, gjunjėt, ijėt dhe gishti i madh i kėmbės. Dėmtimet e kyēeve janė tė pakthyeshme dhe shpesh herė pėr kyēe tė mėdha si gjunjėt apo ijėt kur janė shumė tė dėmtuara, e vetmja mundėsi ėshtė zėvendėsimi i tyre me proteza tė gatshme. Shkalla e sėmundjes varion nga njėri person nė tjetrin.

Diagnoza

Testet laboratorike tė gjakut, urinės dhe/ose lėngut tė nyejve, mund tė ndihmojnė nė pėrcaktimin e llojit tė artritit. Kėto teste po ashtu mund tė ndihmojnė nė pėrjashtimin e sėmundjeve tė tjera si shkaktare tė shenjave qė paraqisni. Konkretisht, nė rastin e osteoartriti diagnoza vendoset pas disa hapave si:

Viizita tek mjeku specialist, ku personi i sėmurė i nėnshtrohet njė ekzaminimin fizik si dhe jep njė pėrshkrimi rreth tė gjitha shqetėsimeve qė ai ka
Imazheria me anė tė rrezeve Rėntgen (grafi)
Rezonanca magnetike


Kėshilla

Pacienti duhet tė ruajė njė peshė normale tė trupit
Duhet tė mbajė njė qėndrim korrekt, sepse edhe deformimet qė ndodhin gjatė qėndrimit jo korrekt ēojnė nė shtrembėrim dhe shtojnė akoma mė shumė dhimbje.

Nuk duhet tė bėjė jetė sedentare. Kėtyre pacientėve iu bėn mirė lėvizja por jo mbilėvizja. Mbilėvizja dhe mbingarkesa e artikulacioneve bėn dėm. Njė orė nė ditė bėn mirė si pėr dobėsim ashtu edhe pėr kockėn
Pėrdorimi i mbajtėseve (llastik ose materiale tė tjera) pėr gjurin, krahun, pėr kolonėn ka rezultuar mjaft efektiv nė pėrmirėsimin e lėvizshmėrisė nė aktivitetet e pėrditshme.

Procedurat fizioterapeutike si masazhi, akupunktura dhe tė tjera kanė efektshmėri pėr periudha tė shkurtra kohore
Artriti reumatoid

Artriti reumatoid ėshtė njė sėmundje autoimune qė shkakton inflamacion kronik tė artikulacioneve. Sistemi imunitar (antitrupat) nė mėnyrė tė pashpjegueshme sulmon membranėn e artikulacioneve duke shkaktuar inflamacion tė membranės sinoviale. Inflamimi, mė pas shpėrndahet nė gjithė nyjėn dhe mund tė dėmtojė kėrcin. Kjo sėmundje shoqėrohet me fryrje dhe ėnjtje tė artikulacioneve. Depozitimi I antitrupave gjatė natės bėn qė personi nė mėngjes tė ndiejė dhimbje shumė tė forta. Nė gjunjė, artriti reumatoid shkakton edema, dhimbje, skuqje dhe problem nė lėvizje.Nė rastet mė tė rėnda shfaqet deformimi i kockave siē ėshtė devijimi ulnar i kockave tė dorės ose gishtėrinjve. Nė rastet jo tė shpeshta, artriti reumatoid mund tė prekė edhe zona tė tjera tė trupit, si lėkurėn, sytė, mushkėritė, dhe nervat.


Figura 3. Pacient qė shfaq artrit reumatoid nė nyejt e duarve

Faktorėt rriskues tė artriti reumatoid janė:

Mosha – mund tė preken tė gjitha moshat, por mė shumė moshat 40-60 vjeē
Seksi – ėshtė parė se seksi femėr preket tre herė mė shumė sesa meshkujt. Karakteristikė ėshtė se meshkujt kur preken kanė formėn mė tė ashpėr tė sėmundjes

Raca – prek tė gjitha racat por mė tė predispozuar janė amerikanėt vendas
Faktorėt gjenetikė – Nėse njėri nga prindėrit tuaj ėshtė i prekur, rreziku ėshtė i lartė qė edhe ju tė prekeni nga artriti reumatoid. Se ēfarė roli luan gjenet, nuk dihet akoma. Por studimet e 2003 tregojnė se me kėtė sėmundje kontribuojnė rreth 20 gjene

Ekspozimi ndaj kimikatėve
Hormonet – mendohet se faktorėt hormonal luajnė rol nė kėtė sėmundje duke parė se ajo shfaqet gjatė menopauzės. Por nuk shpjegohet sesi ndikojnė kėta faktorė hormonal
Duhani – rreziku rritet pėr njė duhan pirės, kryesisht meshkujt duhanpirės kanė rrezik mė tė lartė sesa femrat duhanpirėse
Stresi – gjatė stresit gjėndrat mbiveshkore nuk prodhojnė mjaftueshėm kortizol. Niveli i ulėt i kortizolit mund tė rris avancimin e inflamacionit
Kur personi paraqet artrit reumatoid nė gjunjė, ka shumė mundėsi qė ai mė pėrpara tė ketė pasur artrit reumatoid nė kėmbė ose duar
Shenjat klinike tė artritit reumatoid shfaqen dalėngadalė dhe kėrkojnė shumė kohė qė tė paraqiten tė gjitha. Gjithsesi, artritit rheumatoid karakterizohet nga kėto shenja:

Artritit reumatoid ėshtė simetrik, prek gjunjėt kėmbėt duart, kyēet, etj.
Paraqitjet me dhimbje nė nyje dhe muskuj
Personi artritit rheumatoid ka mpirje nė kyēe
Skuqje
Edema
Ngurtėsim i artikulacionit kryesisht nė mėngjes
Rritje e temperaturės (nxehtėsi nė artikulacion)
Anemi
Nodule nėn lėkurė
Lodhje
Personi nuk ka oreks dhe ka humbje nė peshė
Artriti reumatoid mund tė rėndojė punėn e shumė organeve duke ēuar nė dėmtim tė syve, nyje reumatoide, infeksione, dėmtim tė veshkave si pasojė e medikamenteve, dėmtim tė mushkėrive, ndėrlikime tė zemrės, etj.

Diagnoza

Diagnoza e kėsaj sėmundje ėshtė e vėshtirė sepse nuk ka njė test specifik, gjithashtu shenjat klinike janė tė zakonshme dhe ngjashme edhe me sėmundje tė tjera tė artikulacioneve.

Ekzaminimin fizik nga mjekut specialist (ku shikohet artriti dhe nyejt reumatoide
Radiografi1Figura 4. Paraqet njė radiografi tė njė personi me artrit rheumatoid
Rezonanca magnetike (MRI)
Testet laboratorik si:
Pėrcaktimi i faktorit reumatoid nė serum – tregon funksionimin e kockave. Ai shėrben pėr diagnozėn e artritit reumatoid, por problem qėndron se nuk ėshtė i pranishėm, nė tė gjitha rastet
Gjaku komplet –shihet anemia, rritje e leukociteve
Eritrosedimenti (ERS) – Vlera mė tė madhe se 30mm/h
Proteina C-reaktive – Vlera mė tė madhe se 0.7 pikogram/ml
Antitrupat antinuklear (AAN) – vlera tė limituara
Kolesteroli
Trigliceridet
Azotemi,
Kreatinemi
Provat e heparit – kanė vlera normale ose rritje tė fosfatazės alkaline
Glicemia
Antitrupat cylic citruline (anti-CCP)- test specifik pėr artritin reumatoid. Rritet ndjeshėm kur kombinohet me faktorin reumatoid. Nuk ėshtė shumė i pėrdorur nė laboratorė
Analiza tė urinės- ku shikohet hematuri dhe proteinuri mikroskopike
Vlerėsim i lėngut tė artikulacioneve

Kėshilla

Kryeni vizita tė vazhdueshme tek mjeku specialist. Pėr arsye se kjo sėmundje ėshtė sistemike, shpesh duhet tė kryhen edhe vizita tek mjeku kardiolog, nefrolog, etj. Mjeku mund tė reduktojė dhimbjen, parandalon pėrhapjen e mėtejshme tė sėmundjes
Mos marrja e medikamenteve tė duhura mund tė dėmtojė seriozisht artikulacionet
Medikamentet tė merren sipas udhėzimeve tė mjekut
Kujdesuni qė tė keni njė balancė midis pushimit dhe kryerjes sė aktivitetit fizik (Kujdes! ushtrimet duhet tė jenė tė lehta, nuk duhen kryer shumė sforcime)
Personat qė nuk janė prekur nga sėmundja, por duan ta parandalojnė atė duhet tė kryejnė dy herė nė javė aktivitet fizikė.
Kėshillohet tė lėvizni artikulacionet kur kryeni banjo me ujė tė ngrohtė
Shmangni nė maksimum stresin
Shmangni lagėshtirėn dhe ambientet e ftohta
Bėni plazh. Shtrihuni nė rėrė kryesisht nė mėngjes dhe nė darkė
Kur keni dhimbje pėrdorni paracetamol ose medikamente me bazė paracetamolin
Probleme me mishrat e dhėmbėve. Tregojnė se mund tė jemi tė prekur nga artriti rheumatoid
Konsumoni nė mėnyrė tė moderuar alkool
Ushqehuni nė mėnyrė tė shėndetshme. Duke shmangur ushqimet qė shkaktojnė inflamacion si: sheqernat, glutenet, lėngjet e frutave
Konsumoni sa mė shumė ushqime tė pasura me Omega 3, perime, mish viēi i freskėt, peshk, etj
Konsumoni fruta me vitamina A dhe C
Konsumoni sa mė shumė uji dhe ēajra bimor
Konsumoni borzilok – njė studim indian tregon se eugenoli pėrbėrės qė gjendet nė borzilok ndihmon nė luftimin e artritit
Pėrdorni shkop ose rripa llastiku nė nyejt tuaja nė rastet kur artriti reumatoid ėshtė i avancuar
Mos e mbani kurrė ēantėn tė varur nė bėrryl, por gjithmonė nė shpatull
Mos vishni kurrė kėpucė me taka shumė tė larta, tė ngushta, ose mjaft tė holla
Kur shkruani, mė mirė pėrdorni njė laps ose stilolaps tė trashė, nė vend tė ndonjė lapsi me pėrmasa normale
Mos ngrini pesha tė rėnda
Pėrdorni kompresa me ujė tė ftohtė apo copa akulli nė reduktimin e inflamacionit apo dhimbjeve
Merrni njė herė nė dy ose tre muaj komplekse me multivitamina
Artriti reumatoid nuk ka shėrim, por zbulimi i hershėm mund tė minimizojė pėrkeqėsimin e sėmundjes

Copyright: Ky artikull ėshtė pronė e We Speak Science, institutit jo fitimprurės themeluar nga dy shkencėtaret shqipėtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli ėshtė shkruar nga Gjena Dura nė drejtim tė Detina Zalli dhe Argita Zalli.

Referencat

Rheumatoid arthritis. American College of Rheumatology. http://www.rheumatology.org/practice...toid_arthritis. Accessed Feb. 16, 2016.
Rheumatoid Arthritis Symptoms, Arthritis Foundation, Disease Center, http://www.arthritis.org/about-arthr...s/symptoms.php Accessed Feb. 29, 2016.
Rheumatoid Arthritis Diagnosing, Arthritis Foundation, Disease Center, http://www.arthritis.org/about-arthr...diagnosing.php Accessed Feb. 29, 2016.
Handout on health: Rheumatoid arthritis. National Institute of Arthritis and Musculoskeletal and Skin Diseases. http://www.niams.nih.gov/Health_Info...se/default.asp. Accessed Feb. 16, 2016.
Rheumatoid Arthritis, Mayo Clinic, Accessed Mar. 18, 2016. http://www.mayoclinic.org/diseases-c...s/dxc-20197390
Goldman L, et al., eds. Rheumatoid arthritis. In: Goldman-Cecil Medicine. 25th ed. Philadelphia, Pa.: Saunders Elsevier; 2016. http://www.clinicalkey.com. Accessed Feb. 29, 2016.
Rheumatoid arthritis: In depth. National Center for Complementary and Integrative Health. https://nccih.nih.gov/health/RA/getthefacts.htm. Accessed Feb. 29, 2016.
Matteson EL, et al. Overview of the systemic and nonarticular manifestations of rheumatoid arthritis. http://www.uptodate.com/home. Accessed Feb. 16, 2016.
Gabriel SE, et al. Epidemiology of, risk factors for, and possible causes of rheumatoid arthritis. http://www.uptodate.com/home. Accessed Feb. 16, 2016.
Schur PH, et al. General principles of management of rheumatoid arthritis in adults. http://www.uptodate.com/home. Accessed Feb. 17, 2016.
http://www.esciencecentral.org/ebook...oarthritis.php (figura 2)
http://3dhealthcare.org/immunearthri...s_swelling.jpg Figura. 3)
http://www.nytimes.com/ref/health/he...atoid-ess.html (Figura. 4)
https://www.eblogline.com/health/reumatoid-arthritis/ (Figura. 1)
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur