Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Filozofia | Psikologja | Sociologjia

Filozofia | Psikologja | Sociologjia Gjithēka qė ka tė bėjė me misterin me emrin "Njeri".

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-05-2016, 22:37   #81
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,110
Thanks: 5,797
Thanked 2,400 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 93
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

.............

I vetėm ec pa qėllim. Sikur kėrkoi. Sikur kam humbur diēka. Sikur pres. Tani pi kafenė vetėm. Njė Vapor atje, as levizė vendi, sikur pret dikė, tė nisėt. Erdhi mesazhi i njė mikut; Tė jesh i lumtur, njė jetė kemi. Ēfar ėshtė lumturia, miku im. Varet nga njeri tė tjetri. Secili kėrkon lumturin vetėm, dhe ikin nė kėrkim tė saj vetėm, duke anashkaluar tjetrin. Anashkalojn lumturin, nė kėrkim tė saj... Kanė frikė se iu ik lumturia qė ndodhet diku, dhe nxitojn pėr atje, pa parė mirė se mund tė jetė aty, atė moment....

Mos del nga vetja miku im, rri aty. Po dole, bėhesh si njė trup i vogėl ne kosmosin e pafund. Atje nuk takon, por pėrplasesh. Nėse ke fat. Edhe pėrplasjet janė fat, kur humbėsh, miku im.
Afrohem ti bėj njė foto Vaporit, derisa afrohej ai. - Zotėri, mė bėj njė foto tė lutem.
- Mė vendos gishtin ku duhet shkrepur, dhe fokusin te vendi ku do dalesh, pastaj me thuaj ,tash, tė di kur tė shkrep....
,,Nė Gllarevė, klasen e pare fillore degjova kur tha ,tash', heren e parė Idriz Dushin me aparatin e tij, Smena8."

- Une tė shoh si figurė, kam sėmundjen e sheqerit, kam tre infrakte, shtatė stenda nė zemėr, numėronte sėmundjet. Kam njė pension tė vogėl, sa kur vete me nipin nė treg, ndjehem keq kur kėrkon ti blej njė lojė...
,,ToysRoys, quhej shitorja e lojėrave tė fėmijėve afėr Zūrichut. Tre fėmijėt e mi shihnin lojėra nga kjo shitore nė reklamat televizive. Sa herė kalonim pran saj, thonin; babi a na qon njeher te blejm lojna kėtu, mmmm a din sa tė mira janė e sa shum ka, shuuum lojra ka ketu, Babiii, apo nin....

Po, more bab, si ta marrim rrogėn do tė shkojmė....
Jeeeee, dėgjoja shpėrthimin e gėzimit tė tyre...

Iken vitet, e sa rriteshin ata, Jeee e tyre humbiste diku prapa nė kohė ku mbeti edhe fėmijėria e tyre. Nė atė shitore kurr nuk ishim.
Tani sa herė kaloj aty pran, mė mbushen syt lotė nga gėzimi qė u rritėn tė shėndosh e tė mirė, Dhe ndjehėm qyqar....sa baba qyqar kishin fėmijėt e mi...."

Zotėriu ende fliste. Ishte moshatar imi. Ai qė synonte plotėsimin e dėshirave tė nipit. Sa me tha qe edhe ai quhej Skėnder, i thash; epo skender mir u pafshim, dhe ika tutje me mendimin se ndoshta as do mė shohi mė, ama halli i tij dhe i imi, dhe hallet e gjithė njerėzimit ndryshojn nga njėri tjetri, si dhe rrugėt e lumturisė qė i kėrkojn diku tjetėr, e lumturia ndoshta ėshtė aty dhe at moment...

Skėnderi mė bėri tė lumtur pėr njė moment. Si nė fėmijėrin time pėrserisja, : dy skėndera me ni emėr, polli pela bani femėr...

S.H
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-05-2016, 22:56   #82
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,110
Thanks: 5,797
Thanked 2,400 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 93
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

...........

Paska ikur hėna, tė bėjė dush para gjumit, miku im.
Isha nė Tiranė. Derisa makinen lash tė Ring-qendra tregtare, ika ashtu kėmbė drejtė qendrės sė qytetit, pėr tu kthyer gabim rrugės sė Kavajės dhe pas tre orė ikje ardhje arrita tė makina. Tirana ėshtė e bukur miku im. Shqiperia ėshtė e bukur miku im. Shqiptarėt janė te bukur si popull, miku im.

Shihja Tironen me dyqane tė specializuara tė djathėrave, tė verėrave, tė librave.... Dhe u ndjeva krenar qė jam shqiptarė. Dhe thash mė vete, ja arrita tė shohė vendin tim, sikur Zürichun apo Berlinin..... Per njė moment mu kujtua libraria tė cilėn vizitova mengjesin e sotėm nė Pejė, ku asnjė libėr i vetmi i ekspozuar nuk ishte nga autor shqiptarė.....kjo dhėmb Adem, miku im.

S'mund qėndrova gjatė tė kujtoj absurdet e Pejės, derisa shihja Tiranėn. Vonė erdha nė Durrėsin e lakmuar nga bajlozėt e gjithė kohėrave, dhe si zakonisht nė vendin tim tė preferuar ku marrė dhomėn pėrherė. Kėtu kam konakun qė moti, edhe para se ti tė shkruaje pėr Jetėn...

Para se tė ik nė gjumė pashė hėnėn qė kishte mėsyr tė bėnte dush duke rėnė ne detė. Kjo mė shtyri dhe mua tė bėjė njė dush dhe rashė nė shtratė. Derisa dėgjoja valet e detit qė vinin e shkonin, pėr tė ardhė prap, po mendoja, vala qė ikte ēfarė mė mori, e vala qė vinte ēfarė do mė sjellė.

Telepatia edhe nėse ėshtė sėmundje, do tė krenohesha mė tė. Derisa mundohesha tė sjellė fytyrat e luftėtarėve qė vinin kėtu ku po flej unė sonte qė pastaj tė iknin nė luftė, formova edhe fytyrėn e Jetės /Jetullah Gashit ashtu si e lexova nė Romanin tėnd. Dhe mesazhi yt i mesnatės mė shtyri tė dalė nė terasėn e kėtij hoteli. Hėna paska bėrė dush dhe ikur nė gjumė. E do tė vij nesėr mbrėma mė e bukur, mė e madhe....

Ke fjetur miku im. Flejė se tė presin edhe punė tjera, miku im.
Unė do numėroj valet e adriatikut sonte.
Ēdo valė qė ik mė merr diēka nga jeta, njė copė jetė....
Ēdo valė qė vie, mė sjellė diēka nga jeta, njė copė jetė...

S.H
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-06-2016, 23:11   #83
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,110
Thanks: 5,797
Thanked 2,400 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 93
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

...............

Ika nga njė varrim nė Kėpuz, me mendjen tė lisat qindra vjeēar. Vetėm ata e dinin kush pushon nėn hijen e tyre. Ngisja makinėn fshatrave qė si njoh. Ndalova para njė kryqi tė bardhė.

- Shoq ku jam qetash, pyeta zotėriun, qė bėri me dorė tė ndaloja.
Pasi u fut nė makinė tha: - M’asht prish Kerri qetu. Nėse m’merr me veti deri n’Pejė tė tregoj se ky asht Gllogjani. Quhej Beqė, tė ardhur nė njė fshatė afėr Pejės. qėkur ishte fėmijė jetim...

- Atė tė premte, burrat nga dy e nga tre, lėshoheshin kodrinave pėr nė Ujėmir, ku ishte ditė tregu. Flisnin, se nuk duhet lėshuar gruas frerin, dhe pėr ēudi pėrherė tinės njeri tjetrit blinin pomade e tė kuq pėr gratė. Sa lėshuam tregun, rrugicės sė lugut tė Vajdollit, Danit i ra nė tokė njė ēokollatė. Besi e pėrlau. Ky mundohej ti merrte por ishte rrezik tė thyhej. Ndėrroi taktikėn duke e lutur qė t’ia kthejė. Nusja qė mori atė pranverė nuk do tė flinte me tė, nėse nuk ja qon ketė ēokollatė sonte. I tha se mund t’ia merrte me dhunė, gjė qė pajtohesha edhe unė, por kishte frikė se mund ta thyen. Nusja ishte kėrcėnuar qė vetėm tė pathyer ndryshe nuk e pranonte...

- Tė premtes i gėzoheshin edhe shtatė nuset e fshatit. Vinin burrat nga atje ku punonin gjatė javės. Tė shtatat vidhnin me sy kur do tė dali treni nga tuneli i Aēarevės, me gjoksin qė iu rrihte fortė nėn kėmishėt e bardha, tė qėndisura nė formėn V qė fillonte nga sipėr mesit tė gjokseve, e rreth qafės sė tyre tė bardhė e tė skuqur nga dielli pėrfundonte prapa gėrshetave..

Beqa nuk erdhi atė mbrėmje. Erdhi kumti i zi se kishte humbur jetėn i zėnė nga dheu nė njė tunel. Hana, nusja e tij qė ishin martuar para tre muajsh, nuk foli mė. E zura disa herė tek qante tinės tek ahuri i bagėtisė. E kuptova se njė rregull, askund i shkruar, thoshte qė nuk guxon tė qaj nusja pėr burrin, se pastaj burrat tjerė mendojnė se po qanė pėr seks.

Beqėn e varrosėn tė Hėnėn. Atė mbrėmje qielli ishte i mbuluar aty kėtu me re tė zeza por edhe Hėna shihej herė pas here. Derisa mė nėnėn ktheheshim nga mjelja e deleve, filloj tė binte shiu, pėr habinė time Hėna shihej mbi fshatin nga e djathta, qė mė zuri inati.

- Nanė, qyre bre Hana atje, e ktu po bjen shi, i thash sikur ajo tė kishte frenat e qiellit nė dorė.

- Eh moj nanė, po kanė Hanė-zeza. Nesėr e kthejn tė baba i vetė.
Hana, nusja e Beqės, tė nesėrmen e lėshoi fshatin, pa folur asnjė fjalė. I shkonte tė atit prapa. Pas shtatė muajsh e pashė edhe njėherė, kur erdhi tė dorėzoi djalin qė i kishte lindur, dhe i kishte vėnė emrin Beqė. Ende nuk fliste Hana. E la djalin dhe pas tė Atit iku pėr nė fshatin e saj. Tė varret u pa qė hyri ti tregonte Beqės.

Ta gėzonte, me dhimbjen e saj, se atij nuk i shuhet fisi...
Prindėrit e Beqės, me tė nipin Beqėn, qenė shpėrngulur diku larg, thoshin atėherė...

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Ēaushi pėlqehet nga
i vjetėr 02-06-2016, 00:31   #84
Gon!
IllyrianMuslim
 
Avatari i Gon!
 
Data e antarėsimit: Sep 2011
Posts: 6,544
Thanks: 743
Thanked 697 Times in 282 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 79
Gon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

Gon, a e ki n'jet me ra me fjet a jo?!

Qe tash menihere, u qova..

Po qu o burr mo se neser ki me shku n'pune!!

Prit de, kadal ta lexoj veē edhe qete teme qe e paska hap Mr. E

He, me kone paska..

Tybe s'pe di.. kogja gat paska shkru!!

Hec pra, rrasja gjum se po jitshe nje ore derI sa ta lexojsh..

O prit bre prit, kadal se paska shkru interesant!!

O s'paske bateri o tip..

Me shku me mare adapterin sahora..

S'ki nevoje me mare adapterin, bjen n'krevet edhe e mush qaty telefonin, edhe e lexon postimin..

Qy qy qy.. e paska nguc dikush n'forum, e paska provoku keq..

Po ky osht djal I mire bre, s'ka me te..

Ahuu.. kush koka kane..

Ap ap ap ap.. po mire ja paska palu, tamon burr koka kallxu, troq ja paska thane tona..
Qy po vallahi..

Brravo Mr. E, mire ja paske bo..

Ja po qeshtu folin burrat.

Ev eva..

Hajde tash me ra me fjet..

Prit ta shuki driten.
__________________
"Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me tė pafe e me shkije tė veshun shqiptarēe".
Gon! nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-06-2016, 23:16   #85
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,110
Thanks: 5,797
Thanked 2,400 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 93
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

.............

E dashur vajza ime,

...unė tani jam student, ti s'ke ardhur ende nė botė dhe as qė e njoh njeriun qė do tė jetė nėna jote. Arsyeja pse po tė shkruaj ėshtė fakti qė bota ka qenė deri sot shumė e ashpėr me vajzat.

Por ti mos u frikėso tė vijsh! Dhe nėse vjen, unė do tė ec nėpėr zjarr dhe do tė bėj qė ti tė mos e ndjesh tė nxehtit. Do tė mė shohėsh duke tė rritur po njėsoj siē do ta shohėsh nėnėn tėnde. Do tė tė rrisim po njėsoj si vėllain tėnd. Jo ''pink pėr ty, kaltėr pėr atė'', por, ''tė gjitha ngjyrat pėr tė dy''. Sepse, t'i kufizosh ngjyrat, do tė thotė t'i kufizosh botėrat, vajzė!

E dashur, babi yt do tė mundohet tė bėhet muzika e valles tėnde, por, pa ta imponuar ritmin: atė do e zgjedhėsh vetė.
Babi yt do t'i shohė vizatimet tua, do t'i lexojė vjershat tua, dhe nuk do tė t'i kėpusė krahėt duke ta treguar vetėm njė rrugė, por do tė t'i rrisė krahėt qė ti ta zgjedhėsh rrugėn tėnde.

E dashur, babi yt shkruan libra, por nuk do ta shkruajė librin e jetės tėnde, atė do ta shkruash vetė dhe babi do ta dojė mė shumė se librat e tij. Nė qoftė se unė e pres ardhjen tėnde nė botė, uroj qė ti ta presėsh ikjen time nga bota dhe, nėse veē tė t'i hap rrugėt kam arritur: mos mė vajto!

Babi nuk ta mėson alfabetin e abetares qė t'i lexosh librat e tij, por tė njofton me alfabetin e botės, qė ta lexosh botėn nė sy dhe jetėn nė det. Jo nė detin e kufizuar qė ndotet pikėrisht prej atyre qė thonė se po e ruajnė, por nė detin e madh ku ti mund ta shohėsh edhe ujin e ndotur, edhe tė pastėrtin.

Fort e dashur vajza ime, tė siguroj qė do tė luftoj me krejt planetin qė ti tė mos ndjesh turp pėr gjininė tėnde dhe trupin tėnd. Tė siguroj se mėnyra sesi tė sheh babi, nuk do tė varet kurrė nga organet tua. Dhe krejt nė fund, tė siguroj se ti, e dashur vajza ime, je shumė mė e shtrenjtė pėr mua sesa moralistėt idiotė qė tentojnė tė na tregojnė ''ē'ėshtė e mirė'' dhe ''ē'ėshtė e keqe''.

Pėr mua nuk do tė jesh ''nderi i familjes'' duke qenė e turpshme. Pėr mua je nderi im dhe i nėnės tėnde, e nė radhė tė parė i vetes, duke qenė plotėsisht vetvetja. Jo me moralin tim, por me moralin tėnd.
Tė dua pafundėsisht,


Babai yt.
shkruar nga A. Deliu
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-07-2016, 04:49   #86
Megian
V.I.P
 
Avatari i Megian
 
Data e antarėsimit: May 2016
Posts: 450
Thanks: 43
Thanked 42 Times in 34 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
Megian ėshtė njė fener i lavdishėmMegian ėshtė njė fener i lavdishėmMegian ėshtė njė fener i lavdishėmMegian ėshtė njė fener i lavdishėmMegian ėshtė njė fener i lavdishėm
Pėrgjigje e: Monolog

....cfare te them moj vetja ime, sa fillova une te flisja me ty me doli shkrimi i caushit...i bukur pa mbarim....
te flas neser kismet po u solle mire neser lol
__________________
https://m.youtube.com/watch?v=drMWD6kOyb4
Megian nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-07-2016, 22:49   #87
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,110
Thanks: 5,797
Thanked 2,400 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 93
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

..............

.. njė karafil mbi bankė...
Fėmijėt, nėn syrin shqiponjė tė personelit arsimor qė rrinin anash rrugės ti mbronin nga makinat, iknin pėr tė parku i qytetit. Hapa xhamin tė dėgjoj cicėrimėn e zogjve tė qytetit tim, i dashur mik. Mes tyre mu bė qė pashė Albin...
- Mamė a ka bukė? Pyeti sa hyri brenda, i djersitur nga loja atė mbrėmje. Edhe hallve du. Sonte nata madhe e nesėr Bajram. Oho, mama e Letit e ka zi hallvėn...
- Tė pjek mama ni pallaēinkė, e kur vjen babi na bjen bukė, shpirti mamės.
Pjeki tri copė duke kulluar pika vaji nga njė shishe e mbetur bosh qėkur. Vetė nuk hėngri se kishte dhimbje tė forta barku. Sikur nuk i besoj Albi, derisa hėngri vetėm njėrėn.
- Albi, ha me mamėn se babi nashta vonohet.
- Ani merre ti njanen, e tjetrėn ja lamė babit, vjen sonte se ashtė bajram nesėr.
Arbėnores filluan ti merren mendtė kur gėnjeu tė birin: - Babi m’tha mos ba kurgja, tana i blej e i bi kur tė vij...
Nė mesnatė i doli gjumi, pau tė ėmėn zgjuar: - Mamė, flejė se ai nuk vjen prej kafes...
Pas dy orėsh, u zgjua prapė e mėsyu shporetin. Kur pa dy pallaēinkat tė paprekura ktheu te e ama: - Mam, a i hamė se babi edhe me ardhė nuk i han tash...
Tė nesėrmen marramendja si largohej. E veshi djalin me rroba tė pastra, e puthi fortė:
- Zemra mamit, kam harru met tregu, edhe njė muaj ke me shku n’shkollė, nė klasėn e parė tė mėsuesja Kristinė.
- Uaaa, tė mėsuese Tina! - thirri djali me hare. Pau nėpėr dhomė e tė shporeti dhe tha:
- Mamė, a se pruni babi harxhin a?
- Jo zemra jem, i thash mos ti bjen, se na ka thirr gjyshja pėr drekė Bajrami...
U nisė pėr tė e ama, anėn tjetėr tė qytetit. Zėri i fuqishėm i megafonave nga ēarshi Xhamia, sikur i shponte veshėt e zemrėn, me arrogancėn e tė ngopurve ndaj tė uriturve. Ecte me marramendje nga uria nėpėr trotuar. Mbante djalin pėrdore, nga ana e rrugės...
As u kujtua, se pėrherė ju thoshte mė zė shoqeve: - Mos tė mbajmė fėmijėt pėr dore nga ana e rrugės, por tė dalim vetė. Mos shitni trimėri me fėmijėn nga rruga sikur thoni;
- Le ta prekė dikush nėse guxon...!?
Miku im, kush nget makinėn me atė shpejtėsi nė qytet, ėshtė sikur tė zbrazėsh njė karikator Kallashnikovi nė sheshin e qytetit, e tė thuash:- Hė ē’far mė shihni, su vra njeri?
Por atė ditė, u vra Albi, i dashur mik.
Arbėnoren e morėn aq gjatė nė pyetja policia derisa e ēmendėn. Duke e akuzuar, qė tė vėrtetojnė thėnien e Atij qė shtypi Albin, se kjo e paska hedhur fėmijėn me qėllim para makinės. Makinės sė Atij tė Madhit...
Kristina ditėn e parė tė shkollės, shihte qė Leti nė vendin afėr tij nuk linte kėnd tė ulej. Iku jashtė se i shpėrthyen lotėt. Mos tė shihnin fėmijėt. Pas pak solli njė karafil mbi bankė...
Nė qendrėn e shėndetit mendorė, nėse shkon i dashur mik, njė grua e pakrehur, do tė pyet ty dhe kėdo qė takon:
- Tė rriturit i vrasin ende fėmijėt, a po...?

S.H
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-02-2019, 16:05   #88
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,110
Thanks: 5,797
Thanked 2,400 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 93
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

...........

MIRĖ

Njė ditė do te takohemi. Mos nė reale, nė virtuale, nėse jo nėn diell, nė qiell. Do tė takohemi, tė paktėn nė mendime ku takimi zhvillohet njėanshėm;
- Ma thuaj tė lutėm se s'kam kohė, me vetėm njė fjalė, si je ?
- Mirė, do tė pėrgjigjem pa menduar fare, brenda sekondės.
- Po nėse tė pyes ma thuaj me dy fjalė, si je?
- S’jam mirė, do ta them pasi tė mendoj dy sekonda.
- Po sikur tė lutesha tė ma pėrshkruash me tri fjalė, si je?
- Hiq s’jam mirė, do ta them pasi tė mendoj tre sekonda...
Vazhdo tė pyesėsh, se kam bezdi, me kusht qė pyetja e fundit tė jetė pyetja e parė. Pyetja e parė ėshtė pėrherė e shkurtė, e vogėl, si hapi i parė kur nisim tė ecim mbi tokė, aq sa do tė jetė edhe hapi i fundit i vogėl...
- Ma thuaj me njė fjalė, si je ?
- Mirė!

S.H

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-02-2019, 16:24   #89
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 43,324
Thanks: 13,570
Thanked 8,069 Times in 5,378 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

Unė jam i frikėsuar! Kush mund tė jetė prapa pemės? Njė kafshė apo vetėm njė gjahtar?

I urrej hijet. Unė shpresoj se do jete nje dre ose thi.. Pse nuk i dėgjova prindėrit e mi? Pse nuk qėndrova nė shtėpi? Duhet tė zhdukem!!!!!!!

Ose duhet ta kontrolloj apo kqyr kush ėshtė atje?

Unė vetėm do pyes me zė tė lartė, kush ėshtė... pa iu afruar figurės.

Halloooo, kush ėshtė atje? Oh, nuk mora pėrgjigje. Qfarė tani? Unė duhet tė largohem mė sė fundi, sepse njė njeri nuk duket tė jetė, pėrndryshe unė do tė kisha marrė njė pėrgjigje ...

I panjohur.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-02-2019, 16:27   #90
shoku_tanku
patriot
 
Avatari i shoku_tanku
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Tiranė
Posts: 13,009
Thanks: 441
Thanked 615 Times in 477 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 90
shoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Monolog

Sa e vjeter kjo teme..Sa kujtime.
shoku_tanku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i shoku_tanku pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur