Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Problematika Shqiptare

Problematika Shqiptare Nė kėtė forum vizitorėt tanė shprehin mendimin e tyre mbi problemet madhore qė shqetėsojnė gjithė shqiptarėt, dhe zgjidhjet e mundshme qė mund t'u jepen kėtyre problemeve.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 21-04-2019, 15:04   #81
Akrepi
Anėtar
 
Avatari i Akrepi
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Posts: 44,385
Thanks: 13,078
Thanked 11,480 Times in 7,079 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 588
Akrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėmAkrepi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pse bordelloja masive qe eshte Hollanda nuk duhet te veje vizat per Shqi

Droga, Holanda dhe Shqipėria, cila ėshtė e vėrteta e sikletshme?

Albert Hitoaliaj





Ky shkrim ėshtė njė pėrpjekje pėr tė hedhur dritė mbi shtysat, motivet dhe rrethanat tė cilat ndikuan votimin e Parlamentit holandez pėr rikthimin e vizave, pėr pezullimin e lėvizjes sė lirė nė Shengen tė shqiptarėve; pėrpjekje pėr tė kuptuar nėse shqiptarėt janė vėrtet kontribuuesit e pėrkeqėsimit tė situatės sė sigurisė nė Holandė dhe ndikues tė rritjes sė trafikut tė drogave.

Kėrkesa drejtuar Parlamentit nga partitė holandeze pėr kėtė pezullim emergjence vizash, argumentohej me idenė se shumė shqiptarė qė mbėrrijnė nė Holandė si turistė pėrfshihen aty nė trafikun e drogave tė rėnda dhe nė atė tė klandestinėve drejt Anglisė. Trafiku i drogave tė rėnda do tė pėrbėnte problemin kryesor dhe shqetėsimin mė tė mprehtė. Dihet, qė trafiku i drogave nė Holandė as nuk ėshtė krijuar e as nuk ėshtė nėn kontrollin e shqiptarėve. Shqiptarėt nuk mund tė kenė ndikim “tė jashtėzakonshėm” te njė sistem kaq i ndėrlikuar ndėrkombėtar i trafikut tė narkotikėve. Po! – ata kanė peshėn dhe vendin e tyre brenda kėtij sistemi trafiku ndėrkombėtar.

Por, nė rastin e Holandės, qėndrimi pėr rikthimin e vizave nuk ka lidhje me rritjen e kriminalitetit shqiptar e madje, edhe lėvizjen e lirė nuk e kemi falė Holandės, por ky ėshtė diskutim tjetėr. Nė mėnyrė ironike, krimi shqiptar duket si njė “kamerdare” pėr politikėn aktuale holandeze. Nė mėnyrė akoma mė ironike, prej sė paku dy vitesh kanė rėnė disa kambana nga institucionet policore holandeze lidhur me shndėrrimin e Holandės nė atė shtet qė ata shprehimisht e quajnė njė “narkoshtet”. Sipas burimeve e tė dhėnave tė ndryshme Holanda rezulton e dėshtuar nė luftėn kundėr drogave.

Nga media, policia, politika, shoqėria civile etj., pranohet qė Holanda ėshtė “kuzhina kryesore” e planetit pėr prodhimin e drogave sintetike. Paralel me kėtė superprodhim qė furnizon globin, Holanda mban vendin e parė edhe pėr furnizimin e Europės me kokainė, pėrmes portit mė tė madh europian, atij tė Roterdamit. Ekziston njė qarkullim eurosh shumėmiliardėsh, me prejardhje nga fitimi i tregtisė sė drogės, i cili ka depėrtuar kudo nė Holandė, duke u shndėrruar nė investim, pastrim parash, turizėm, ndikim politik etj.

Zotėrinjtė e mėdhenj tė drogave sintetike dhe drogave tė forta si kokaina p.sh., janė kriminelėt e vjetėr holandezė. Megjithatė, transformimi i saj nė njė “Meksikė europiane”, siē quhet nga media, e ka bėrė atė njė magnet pėr grupe kriminale nga e gjithė bota. Kėtu, vijmė tė shqiptarėt. Edhe shqiptarėt, kanė shkuar nė kėtė “treg” tė magjepsur nga joshja qė ky vend i bėn botės sė krimit. Aty ka “punė”, ka “mall”, ka para. Ekziston mjedisi i duhur pėr lulėzimin e kėsaj tregtie. Mjafton kaq.

Kriminaliteti nė rritje i Holandės thuhet se vjen nga dėshtimi i politikės sė frenimit tė trafikut tė drogės. Politika liberale duket se e ka pėrkeqėsuar nė vend qė ta pėrmirėsojė situatėn, por ka qė e mendojnė nė tė kundėrt kėtė gjė. Megjithatė, sipas burimeve tė ndryshme, kėtu ka krisje te shoqėria dhe te politika holandeze.

Momentalisht ka njė emergjencė pėr tė vepruar kundėr krimit qė po pėrshkallėzohet nė Holandė (flitet pėr laboratorė tė shumtė ku prodhohen drogat sintetike) dhe nga ana tjetėr, janė hedhur idetė qė drogat sintetike tė pėrdoren lirshėm, njėlloj siē tymoset hashashi.

Pėrdorimi i lirė i drogės dhe trafiku i saj nuk mund tė kuptohet pa njė kėndvėshtrim tė shkurtėr historik tė pėrdorimit tė narkotikėve. Ky vlen, qė tė kuptohet mė qartė rrėnja e tregjeve, problemit nė Holandė dhe efektet e kėtij problemi mbi ne shqiptarėt.

“Droog”: emri qė i dhanė holandezėt…

Nė historinė njerėzore, fjala “drogė” ka tre kuptime tė pėrcaktuara qartė: identifikon bimėn; tregon disa lloje ilaēesh; do tė thotė substancė narkotike. Origjinės sė fjalės i gjendet fillesa te tradita e gatimit aziatik qė pėrdorte drogėn (bimėn) nė ushqime. Ky pėrdorim gastronomik u fut edhe nė Europė rreth shekullit tė XVI, me zbulimin e botėve tė reja nga spanjollėt, portugezėt dhe holandezėt.

Nuk ėshtė rastėsi qė ua kemi borxh kėtyre tė fundit [holandezėve], rrėnjėn e emrit “drogė”, etimologjia e tė cilit rrjedh nga fjala holandeze “droog” (qė do tė thotė “e thatė”), pasi droga ėshtė fillimisht njė bimė e thatė (Carlo Spinelli, Bistecche di formica…, Baldini & Castoldi, 2015).

Qė nga shekull i largėt, ai i 15-ti, ka rrjedhur shumė ujė e ėshtė “gatuar” shumė me kėto lloje bimėsh. Me kalimin e kohės, droga do tė kalonte nga pėrdorimi i kuzhinierėve tradicionalė aziatikė dhe detarėve europianė qė e provuan nėpėr koloni, te tė sėmurėt, poetėt, shkrimtarėt, artistėt, monarkėt, politikanėt, yjet e muzikės, kinemasė (madje s’la mėnjanė as klerikėt) e deri te pėrdorimi masiv i tė gjitha shtresave shoqėrore europiane, duke pėrfshirė edhe adoleshentėt.

Nuk u desh shumė qė tė kuptohej se bimėt qė pėrmirėsonin sjelljen dhe hiqnin dhimbjen etj., mund tė pėrmirėsonin shumė mė mirė edhe gjendjen e xhepit tė atij qė i tregtonte.

Richard Davenport-Hines, historiani i shquar britanik, i nderuar edhe me ēmimin Wolfson Prize, ka arritur tė japė njė pamje tė plotė tė historisė sė drogave 1500-2000, duke dhėnė detaje tė shumta historike. Ai analizon gėrshetimin e drogave, qė nga niveli i zakoneve tė pėrdorimit qė kishte Charles Dickens apo John F. Kennedy, deri tė shoqėria jonė moderne industriale ku, tregtia botėrore vjetore e drogės qarkullonte mbi 400 miliardė dollarė $ para njė dekade. Ky volum ėshtė i njėjtė me atė tė industrisė sė naftės (Richard Davenport-Hines, The Pursuit of Oblivion: A Global History of Narcotics/Drugs, Norton, 2003).

Disa fakte historike nė mėnyrė tė shkurtėr po sillen edhe kėtu. “Ēdokush me njėfarė ndikimi te politikat e qeverisė duhet ta lėxojė kėtė libėr dhe tė zgjohet nga gjumi para se tė jetė shumė vonė” – do tė thoshte pėr librin, Phillip Knightley, gazetari i famshėm investigues i Sunday Times, i cili ka bėrė disa nga scoop-et mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė.

Dy fjalė pėr historinė dhe tregtinė e drogave

Zanafilla e pėrdorimit tė drogės ėshtė antike, por do sillen vetėm disa tė dhėna qė kanė lidhje me ndėrtimin e tregjeve dhe tė pėrdoruesve. George IV, qė nga koha kur ishte princ regjent, mė 1811, pas marrjes sė fronit tė Britanisė mė 1820 e deri kur vdiq pėrdorte gjerėsisht “laudanum” (pėrbėrje opiumi). William Wilberforce, politikani britanik, bamirėsi dhe filluesi i lėvizjes pėr shfuqizimin e tregtisė sė skllevėrve, pėrdorte opium kur fliste publikisht dhe thoshte se “suksesin tim si orator publik e kam falė opiumit”.

Kompania lider britanike e atyre kohėve, East India Company, e fuste drogėn nė treg pėr kurimin e malaries kronike, gurėve tė tėmthit… por, edhe tė depresionit. Pėrdorimi sa vinte e shtohej. Konti i 31-tė i Mar-it, vdiq mė 1828 nga verdhėza, por hyri nė histori sepse kompania e sigurimeve tė jetės, Edinburgh Life Assurance Company, nuk i pagoi sigurimin e jetės kur u mor vesh se ai kishte varėsinė e ngrėnies sė opiumit nė njė sasi tė tillė sa tė konsiderohej si jetėshkurtuese. Pra, droga krijonte varėsi dhe vriste.

Gjithsesi kėrkesa pėr tė, nuk vinte vetėm nga ata me varėsi prej saj. Shpėrndarėsit lulėzuan kudo. Mjekėt betoheshin pėr efektet e saja pozitive. “Heq melankolinė, krijon besim, shndėrron frikėn nė guxim, e bėn tė heshturin elokuent dhe frikacakun trim” – thoshte mjeku i shekullit tė 18-tė, John Brown. Opiumi pėrdorej kundėr dizenterisė nė Luftėn Civile amerikane dhe si parandalues pėr malarien. Forcat e Unionit pėrdorėn dhjetė milionė pilula dhe miliona gramė pluhur opiumi.

Tregtia tashmė po merrte formė globale. Qeveria indiane rriti fitimet nga shitja e opiumit nė Kinė, ndėrsa pėrdoruesit kinezė e ēuan vesin e tyre nga Londra nė Kaliforni. U hapėn klube tymosje opiumi nė Carson City dhe Reno nė Nevada, Chicago, St. Louis, New Orleans dhe New York. Kėto klube, dyqane, zotėroheshin nga amerikanė tė bardhė e tė respektuar. Kinės i kushtoi shtrenjtė opiumi. Nė mesin e shekullit tė 19-tė Kina dhe Perandoria Britanike u pėrfshinė nė dy luftėra: Lufta e Parė e Opiumit (1839-1842) dhe Lufta e Dytė e Opiumit (1856-1860). Qėllimi britanik ishte zotėrimi i tregjeve dhe tregtisė sė opiumit, tė cilėn e bėnte Kina. Ekonomia e Kinės u frenua rėndė dhe politikat zyrtare britanike pėr favorizimin e tregtisė sė opiumit, mbizotėruan.

Ndėrkohė, njerėzit ishin nė kėrkim tė drogave mė pak shkatėrruese. Po vinte kokaina. Gjethet e bimės koka, kur pėrtypeshin, u jepnin qėndrueshmėri punėtorėve peruanė. Qė nga 1860 ekstrakte tė kokas jepeshin si trajtim pėr melankolinė. Jepeshin edhe si qetėsues pėr fėmijėt dhe pėr tė fuqizuar tė moshuarit, mė 1863. Njė sportist amerikan u akuzua se pėrtypte gjethe koka kur po bėnte njė garė 24orėshe – kjo ishte edhe ēėshtja e parė e njė polemike sportive pėr drogėn.

Kėrkesat rriteshin pėrditė. Mė 1871 shiteshin rreth 36 milionė doza narkotikėsh nė treg dhe ata qė pinin, e kishin futur te preferencat pėrzierjen e narkotikėve me alkoolin. Nė anėn tjetėr vazhdonte pėrdorimi i drogave nė mjekėsi, qė nga trajtimi i pagjumėsisė deri pėr heqjen e dhimbjeve tė lindjes te gratė; madje, pėr kėto tė fundit, efekti konsiderohej “thjesht magjik”.

Mė 1884 njė veteran i Luftės Civile Amerikane, krijoi njė stimulues i cili do t’i largonte njerėzit prej opiumit: ajo ishte kokainė nė verė. Nė vitin 1898 firma gjermane Bayer krijoi njė trajtues tė ri (diacetylmorphine) pėr amzėn, rrufėn, bronkitin, emfizemėn dhe turbekulozin. Emri qė ata i vunė kėtij ilaēi nė treg, ishte “Heroin”.

Vetėm nja 20 vjet mė vonė kėto ilaēe kundėr dhimbjes, pagjumėsisė, melankolisė, depresionit etj., do tė trajtoheshin me ligje kombėtare e ndėrkombėtare si substanca tė paligjshme. Por, a funksionoi kjo masė? Drogat e paligjshme llogariten nė rreth 8% tė gjithė tregtisė botėrore nga Davenport-Hines. Ai sjell historinė e drogės ndėr shekuj dhe nuk sheh zgjidhje te ndalimi i tyre, pasi nuk e sheh gjendjen e vetėpėrmbajtjes si gjendje natyrale e parėsore tė njeriut. Ai nuk jep zgjidhje, por ofron ide dhe informacion.

Qysh nė fillim ka pasur pėrplasje mendimesh pėr frenimin apo lėnien e pėrdorimit tė lirė. Kjo gjė diskutohet edhe sot, nė Holandė: a duhen liberalizuar edhe drogat sintetike?

Tradita holandeze – nga kontrabanda e xhinit te prodhimi i drogave sintetike

“Ekstazia”, pilulat e drogave sintetike qė kanė pushtuar diskotekat e gjithė botės janė produkt holandez prej dekadash. Cepi i kufirit tė trefishtė Holandė-Belgjikė-Gjermani ėshtė epiqendra e prodhimit. Laboratorėt e prodhimit tė drogave sintetike atje, i ke kudo. Ke kimistė holandezė me trashėgimi brezash dhe njė traditė antike kontrabande.

“Fillimisht ishin kontrabandistėt e xhinit, djaj tė shkretė qė pėrpiqeshin tė zbarkonin nėn hėnė. Pastaj, mėsuan se si tė sintetizojnė MDMA (ekstazinė)” – thotė gazetari i kronikės sė zezė Hessel de Ree, pėr “Corriere della Sera”, e cila nuk ka asnjė muaj qė i kushtoi njė speciale prodhimit dhe trafikut tė drogave sintetike nė Holandė.

Kėta trafikantė quheshin “bokkenrijders” nė shekullin e XVIII. I favorizonte territori i gjerė fushor, pa kufij e mė shumė mundėsi arratisje. Mė 1843, pas vendosjes sė kufijve mes Belgjikės dhe Vendeve tė Ulėta, lindi njė aktivitet specifik: kontrabanda. Si fillim, gjalpė, kripė e ushqime. Ata ishin katolikė tė varfėr nė njė vend protestantėsh. Pas kontrabandės sė xhinit tradicional “jenever”, hodhėn njė hap cilėsor: filluan distilimin.

“Gatimi” i MDMA-sė apo amfetaminės, nuk ėshtė edhe aq i ndryshėm, por shumė mė fitimprurės. Dhe ja ku vijnė vitet 1980, kur holandezėt bėhen mė tė zotėt nga tė gjithė pėr kėtė. Qarkullojnė ekstazinė nėpėr botė me ndihmėn e mafies izraelite, bėjnė pasuri dhe para me thasė. Policia e drejtėsia lėvizėn si mundėn, por jo sa e si duhet: pa mjete, pa njerėz dhe pa profesionistė tė shumtė, pėrballė njė tolerance nė rritje pėr drogat. Dėnime tė lehta dhe konsolidimi i njė politike tradicionale shpėrfilljeje duke i lėnė dorė tė lirė tė gjitha aktiviteteve, tė ligjshme ose jo.

Shtojmė kėtu faktin se Roterdami, porti mė i madh i Europės ndodhet pak kilometra larg Anversės, portit tė dytė mė tė madh europian, nė Belgjikė. Kanale ujore, rrugė, aeroporte, infrastrukturė nga mė e mira, lehtėsira tė mėdha investimi pėr tė gjithė afaristėt. Pra, njė vend qė tėrheq investitorė tė ēdo lloj aktiviteti, tė ligjshėm e jo. Nuk mungojnė afaristėt italianė.

“Kėtu ka plot piceri, qė nuk bėjnė pica fare” – thotė De Ree. Operacioni “Pollino” e konfirmoi kėtė gjė. Nė dhjetorin e shkuar, u arrestuan 84 individė nga Kalabria nė Europėn veriore; biznese tė mbyllura; katėr tonė kokainė dhe 140 kg pilula ekstazie u sekuestruan.

Rrjeteve tradicionale tė kokainės u janė bashkėngjitur me kohė edhe drogat sintetike. Kriminelėve tė vjetėr holandezė iu bashkuan mafiozėt turq, bandat marokene, shqiptare, ruse, si dhe eksponentėt e Ndrangheta-s dhe Camorra-s.

Droga sintetike edhe pse duket si produkt i dorės sė dytė ka avantazhin e njė hapėsire shumė mė tė lartė fitimi: 16 centė pėr tė bėrė njė pilulė qė bėn 20 dollarė nė SHBA dhe 30 nė Australi. Tregu i brendshėm ėshtė mė i lirė. Njė pilulė ekstazie bėn vetėm dy euro. Nė fakt, mė lirė se njė birrė. Njė milionė holandezė e kanė provuar tė paktėn njė herė drogėn MDMA.

Mjafton tė pėrmendim statistikat e “European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction” kur analizohet pėrmbajtja e MDMA-sė nė ujėrat e zeza pėr 1000 persona. Nė Milano pėr 1000 persona, ajo llogaritet 4.3 mg, kurse nė Amsterdam ėshtė 230.3 mg. E ē’koment duhet mė…

Nė Amsterdam e bėn porosinė si tė marrėsh njė taksi. Vjen shpėrndarėsi me katalog dhe ti zgjedh. Ēdo gjė online: llojet, ēmimet, sasia, mėnyrat e shitblerjes etj. Ke mundėsi tė zgjedhėsh edhe pilula me figura tė personalizuara madje! Pas goditjeve qė mori “dark-uebi” u kalua te komunikimet me programin e kriptuar “Telegram Messenger”. Gjen pėrmes rrjetit kibernetik drogė, armė, uniforma false policie e ēdo gjė ilegale qė do.

Ka kaq shumė ekstazi nė qarkullim saqė ėshtė hapur debati i legalizimit tė saj nė Holandė. Nė krye qėndron deputetja e tė Gjelbėrve, Kathalijne Buitenweg. Sipas saj, politikat e lufėtės kundėr drogave sintetike kanė dėshtuar sepse prodhimi dhe pėrdorimi janė shtuar. Strategjia e saj ėshtė lejimi i pėrdorimit.

Kryeministri Mark Rutte deklaroi pėr “Corriere” se nga kjo dėmtohet shėndeti, kurse ministri i Drejtėsisė, Grapperhaus, thotė se “nuk e kanė nė agjendė”. Por, Buitenweg i cilėson si hipokrizi kėto deklarata, pasi “pėrderisa po diskutojmė nuk mund tė mos jetė nė agjendė”, – thotė ajo.

Zėrat e atyre qė flasin pėr dėmet e rėnda qė sjellin drogat sintetike nė tru e ndaj jetės janė tė dobėt e nuk i dėgjon askush. Por, tė gjithė shohin se si nė vite Holanda po bėhet mė e dhunshme nėpėr rrugė, mė e pasigurt, me krim nė rritje dhe mė viktima qė vijnė nga vrasjet e droga. A ėshtė liberalizimi i drogave pėrgjigja e duhur? Apo kjo politikė moskokėēarjeje e liberale ėshtė pėrgjegjėsja kryesore e situatės sė kriminalitetit dhe trafikut tė drogave nė Holandė?

Policia holandeze: “Mund ta godasim krimin e organizuar, por politika nuk e do kėtė…”



Nė shkurt 2018, sindikata e policėve holandezė (NPB), denoncoi pėrmes njė dokumenti zhvillimin e kriminalitetit tė lidhur me drogėn (dokumenti “Noodkreet Recherche – Waar blijft onze versterking?” gjendet online nė: https://www.politiebond.nl/assets /Noodkreet-Recherche-DEFINITIEF-20-feb-2018.pdf). Ata deklaruan (me nėnvizim), se Holanda ishte bėrė vėrtet njė “narco-staat” / narko-shtet nė tridhjetė vitet e fundit (“Nederland is echt een narco-staat geworden de laatste dertigjaar”).

Nuk e deklaruan kėtė mijėra tė rinj qė pushtojnė pėrditė Holandėn pėr tė pėrdorur drogė tė ēdo lloji, tė ligjshme si hashashi ose jo, por e deklaroi njė institucion me pėrvojė nė luftėn e krimit dhe natyrisht qė ka informacion tė saktė. Kėta policė, bėnė pėrgjegjės pėr gjendjen, institucionet publike, tė cilat shfaqin nė luftėn kundėr kriminalitetit dhe trafikut tė narkotikėve njė mosinteresim total.

Pasi bėnė njė hetim tė plotė tė brendshėm dhe pasi pyetėn qindra policė, ata arritėn nė pėrfundimin se Holanda ėshtė nė krye tė shteteve qė pėrfitojnė nga kanabisi, drogat sintetike dhe importi i kokainės (e cila vjen nga porti i Roterdamit). Sipas NPB, ky ėshtė produkt i politikave liberale tė lejimit tė drogave tė lehta, i viteve ‘70. Nė kėtė dokument njė komisar tregon se nė dekadėn e fundit ka qenė dėshmitar i ngritjes sociale tė shpėrndarėsve tė vegjėl, tė cilėt “janė bėrė sot biznesmenė tė mėdhenj dhe investitorė tė respektuar nga tė gjithė, me lidhje tė shkėlqyera edhe me botėn politike.”

Dokumenti thekson se: “Ne [policia] mund ta shtrėngojmė, por qeveria nuk e do vėrtetė kėtė. Interesa tė tjera? Nuk ka asnjė mbėshtetje tė vėrtetė politike pėr tė luftuar krimin e organizuar”.

Ata thonė se ėshtė hequr fokusi nga krimi i organizuar dhe se ka pak hapėsira pėr aktivitetin hetimor parandalues. Kriminelė tė shumtė, tė rangut tė vogėl, nė 25 vitet e fundit kanė investuar nė industrinė e hotelerisė, nė tregun e banesave, te agjencitė e udhėtimeve, etj. “Njė qendėr estetike pėr nxirje lėkure, ku zor hyn ndonjė klient gjatė gjithė ditės e qė xhiron vjetore e ka njė milionė [euro]; a nuk quhet ky pastrim paraje” – citohet nė raport njė deklaratė pėr kėtė lloj aktiviteti tė lidhur me drogėn.

“Presidenti i njė klubi futbolli ėshtė mik me njė emėr shumė tė madh tė krimit. Qė atėherė, klubi paguan lojtarėt dhe i ēon pėr stėrvitje nė fushat e Portugalisė. Dhe tani, presidenti i klubit ėshtė duke u futur nė politikė. Shqetėsuese! Korrupsioni po rritet nė mėnyrė konstante. Informacioni ėshtė ari i ri.” – thotė njė tjetėr efektiv nė raport.

Krimi kėrcėnon figura tė njohura, si: kryetarė bashkish, kėshilltarė, gazetarė. Nė sytė e shumė hetuesve tė policisė, Holanda ka tiparet e njė narko-shteti, tė njė shteti ku sundimi i ligjit ėshtė i dobėsuar nga tė pasurit nė pushtet, tė njė ekonomie paralele, droge. Nė tėrėsi, sipas mendimit tė shumė hetuesve, kabineti Rutte III, i kryeministrit aktual Mark Rutte, duket se e nėnvlerėson gėrryerjen e themeleve qė po i bėn krimi shoqėrisė holandeze. Nė kėtė pikė, hetuesit ndihen tė zhgėnjyer nga politika.

NPB, duke pyetur 400 kolegė policė pėr dy vjet, arriti tė bėjė njė pėrmbledhje tė thukėt tė problematikės qė prek policinė holandeze dhe pamundėsinė e saj pėr tė luftuar krimin. Pėrgjegjėsinė kryesore ata e shohin te politikat e dekadave tė fundit. Disa nga shkaqet e gjendjes sė rėnduar, sipas tyre janė: mungesa e hetuesve; shkurtimi i buxheteve dhe mungesa e shėrbimeve mbėshtetėse, pėr forensikė etj; puna me orar tė tejzgjatur, tė cilėn e konsiderojnė si formė robėrie; nevoja pėr shtimin e burimeve njerėzore, tė hetuesve, krahasuar me pėrqindjen qė kanė vendet perėndimore, nga ku, Holandės i duhen edhe 4000 oficerė hetimi mė tepėr; pagesat dhe vlerėsimi moral pėr oficerėt e hetimit duhet tė rriten; trajnimi i pamjaftueshėm qė vjen si pasojė e mungesės sė kohės; kapacitetet IT janė shumė mbrapa, konsideruar se po pėrballen me rrjete shumėmiliardėshe tė krimit: agjentėt nė terren nuk kanė burime tė mjaftueshme teknologjike; burokracia brenda Policisė ka arritur nivelet mė tė mėdha tė para ndonjėherė; bashkėpunimi me institucionet e tjera tė shtetit ėshtė nė njė nivel qė lė pėr tė dėshiruar, ku ata pohojnė se janė miliarda qė ikin nga duart nga bashkėpunimi jo i mirė i policisė me tatimet dhe me drejtėsinė.

Nė fund, kėta 400 policė tė pyetur pėr tė ndėrtuar kėtė dokument problematik, nxjerrin si shkak edhe faktin se askush brenda institucionit nuk guxon tė thotė njė mendim kritik. Tradicionalisht, nė polici nuk mirėpritet kritika e hapur ndaj kolegėve apo menaxherėve/drejtuesve. Ėshtė e qartė, nga tė gjitha diskutimet, se shumė nga oficerėt e hetimit kanė probleme me kėtė frymė frike.

“Askush nuk guxon tė hapė gojėn. Tė gjithė po mbijetojmė” – citon raporti zėrin e efektivėve tė policisė lidhur mė kėtė shqetėsim.

Tezėn e sindikatės sė policisė e konfirmoi edhe njė koment publik nė tė pėrditshmen e fuqishme “De Volkskrant”, nga profesori i ekonomisė i universitetit tė Tilburgut, prof. Pieter Tops, sipas tė cilit Holanda ka humbur kontrollin e tregtisė sė drogės, edhe pse Holanda, nė dallim nga narko-shtetet e tjerė, ka polici tė pakorruptuar.

Pėrballė kėtyre akuzave tė rėnda qė u bėnė vjet, autoritetet u detyruan qė tė pėrgjigjen dhe e bėnė pėrmes ministrit tė Drejtėsisė, Ferdinand Grapperhaus, i cili nėnvizoi se sa fuqishėm vendi po lufton kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut tė narkotikėve(?!). Por, policėt e Hagės, Amsterdamit apo Roterdamit, nuk kanė trajnimin e duhur dhe nuk kanė infrastrukturėn e duhur pėr tu pėrballur me rrjetin shumėmiliardėsh tė trafikantėve holandezė, qė dėrgon furnizime nė gjithė botėn – shkruante, “La Republika”, e shqetėsuar pėr kėtė problem jo vetėm holandez, por edhe evropian.

Holanda dhe drogat sintetike: njė e vėrtetė e sikletshme

«Holanda ėshtė njė vend prodhues dhe tregtues i madh i drogave sintetike (sidomos XTC dhe amfetamina). Nė fakt, kriminelėt holandezė janė liderė globalė nė industrinė e drogave sintetike, me rrjete shpėrndarje dhe aktivitet tregtimi nė tė gjithė botėn. Ėshtė njė biznes shumėmiliardėsh i cili ka krijuar njė ekonomi hije e cila ėshtė tėrheqėse pėr shumė njerėz.

Ky libėr tregon se pėrse Holanda ėshtė bėrė dhe (veē nė mos pastė ndonjė veprim drastik nga qeveria holandeze) do tė mbetet njė lojtar i tillė i madh pėr drogat sintetike. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtuar e njė tjetėr libri “boom”, mbi kriminalitetin, i cili quhej “Waar een klein land groot in kan zijn. Nederland en synthetische drugs in de afgelopen 50 jaar” / “Njė vend i vogėl qė grushton mė fort se sa pesha e vet. Holanda dhe drogat sintetike nė 50 vite”).

Libri i dytė, i shkurtuari, “The Netherlands and synthetic drugs: an inconvenient truth 2018” (“Holanda dhe drogat sintetike: njė e vėrtetė e sikletshme”) ashtu si dhe libri i parė, janė botime tė Akademisė sė Policisė sė Holandės, (Politieacademie). Qėllimi i autorėve: Pieter Tops, Judith van Valkenhoef, Edward van der Torre dhe Luuk van Spijk, si pjesė e Akademisė sė Policisė (Tops ėshtė gjithashtu edhe profesor nė Universitetin e Tilburgut) ishte kontributi nė debatin kombėtar e ndėrkombėtar rreth drogave, krimeve tė drogave dhe luftėn kundėr drogave».

Pjesa mė sipėr, ėshtė fragmenti i vendosur nė kopertinėn e librit tė dytė, “Holanda dhe drogat sintetike: njė e vėrtetė e sikletshme”. Dy-tre fragmente aty, japin qartė tėrėsinė e asaj qė po ndodh: “kriminelėt holandezė janė liderė globalė nė industrinė e drogave sintetike […] ėshtė njė biznes shumėmiliardėsh i cili ka krijuar njė ekonomi hije […] Holanda ėshtė dhe do tė mbetet njė lojtar i madh pėr drogat”. Frika qė qėndron nė ajėr, ėshtė se Holanda po transformohet nė atė qė shkruhej vjet nė gazetėn kryesore holandeze, NRC: “Po! Holanda ėshtė si Meksika, njė narko-shtet”.

Disa nga gjetjet mė tė rėndėsishme tė kėtij studimi po sillen kėtu, tė shkurtuara.

– Drogat sintetike janė njė problem kombėtar i Holandės qė dėmtojnė pozicionin dhe imazhin ndėrkombėtar tė Holandės nė komunitetin ndėrkombėtar. Ka mungesė tė rėndė, te financimi, burimet njerėzore dhe bashkėpunimi me bazė tė gjerė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e problemit.

– Nė 2017 trafikantėt nė Holandė prodhuan sė paku 18.9 miliardė euro XTC dhe amfetamina; duke supozuar me pėrafėrsi. Kjo shifėr mund tė shihet si kontributi i drogave sintetike holandeze nė ekonominė e paligjshme botėrore.

– Shuma e parave tė paguara pėr drogat sintetike “jashtė laboratorit”, d.m.th. tė paguara direkt te prodhuesit nė Holandė, ėshtė tė paktėn 610 milionė euro. Nė fazėn tjetėr tė tregtimit, tė ardhurat pėr tregtuesit holandezė shkojnė nga 3 deri nė 5 miliardė euro. Nė lidhje me fitimet mes hallkės “jashtė laboratorit” deri nė hallkėn “shitje nė rrugė”, ku ėshtė “paraja e madhe”, dhe qė janė shifra tė rėndėsishme sepse trafikantėt kryesorė aty e kanė fitimin maksimal, dihet pak.

– Kapacitetet holandeze tė informacionit lidhur me drogat sintetike janė “mjerisht tė pamjaftueshme”; ėshtė investuar pamjaftueshėm te burimet njerėzore qė janė tė afta pėr interpretimin e zhvillimeve dhe prirje ndėrkombėtare; ka mungesė tė kapaciteteve analizuese. Kėmbimi i informacionit mes organizatave qeveritare e tė tjera, ėshtė problem. Kemi tė bėjmė mė konkluzione shokuese pėr njė vend qė ka njė rol tė kaq spikatur nė botėn e drogave sintetike.

– Kriminelėt holandezė janė ndėr lojtarėt mė tė mėdhenj nė botė pėr prodhimin e drogave sintetike. Kriminelėt ndėrkombėtarė bėjnė porosi tė mėdha droge nė Holandė. Raporti cilėsi-ēmim i drogave sintetike holandeze ėshtė i mirė. Drogat e porositura nė Holandė shpėrndahen me besueshmėri (sipas standardeve kriminale) kudo nė botė. Po rriten transaksionet nė internet; vlerėsohet se njė e katėrta e fitimeve tė tregtisė globale tė drogave sintetike kalon nga Holanda.

– Holanda ka mjedis ideal pėr kriminelėt e angazhuar me drogat sintetike; vendndodhje dhe infrastrukturė favorizuese pėr sipėrmarrėsit ndėrkombėtarė. Nuk duhet krah pune pėr tė prodhuar nė laboratorė drogat dhe kjo ul mundėsinė e kapjes; kriminelėt kryesorė rrinė nė distancė nga puna praktike. Dėnimet dhe konfiskimet janė tėrėsisht tė ulėta; kjo favorizon prodhimin e drogave sintetike.

– Trajtimit tė drogave sintetike, pavarėsisht nevojės, i kushtohet pak rėndėsi. Veprime antidrogė marrin prioritet vetėm kur kryetarė shtetesh mike (SHBA, Francė) japin alarmin pėr industrinė e drogės nė Holandė. Por, efekti i presionit tė jashtėm ėshtė po ashtu relativisht i shkurtėr.

– Thjeshtimi i prodhimit tė drogave: janė rritur nė shkallė e profesionalizėm laboratorėt e mėdhenj; dhe, prodhimi ėshtė zgjeruar nė laboratorė tė vegjėl qė punohen nga individė, nėpėr lagje banimi.

– Njė pjesė e madhe e lėndės sė parė, kimikateve dhe pajisjeve laboratorike vjen nga Kina. Pėrmes aftėsive tė tyre teknologjike dhe kimike, kompanitė kineze janė njė megalehtėsues pėr krimin holandez tė drogave sintetike. Proceset e ngathėta ndėrkombėtare, kėshilluese dhe juridike, nuk pėrputhen me ekspertizėn dhe zhdėrvjelltėsinė e koalicioneve kriminale kinezo-holandeze.

– Procesi kriminal i prodhimit tė drogave sintetike ėshtė shumė kompleks; konsumatorė e prodhues janė tė lidhur bashkė pėrmes njė koordinimi tė zgjuar ndėrmjetėsues kriminal. Kėta veprojnė pėrmes bizneseve tė ligjshme tė shumėfishta, kriminelėve tė specializuar dhe atyre tė vegjėlve qė i pėrdorin si korrierė.

– Pėr shumė kohė kriminelėt e drogave sintetike e kontrolluan kėtė botė, bazuar nė rregulla tė drejta, si njė biznes shumėmiliardėsh dhe duke punuar nė rrethe tė ngushta e me njerėz qė i njihnin. Tashmė bota e drogave sintetike ėshtė mė e pasigurt, mė konkurruese dhe mė e dhunshme. Ka ndryshuar.

– Kryetarėt e bashkive, gjykatėsit dhe policia kanė kuptuar se krimet e lidhura me drogėn kanė njė efekt tė fortė rrėnues mbi shoqėrinė. Ai shihet te dhuna ekstreme nė rrugė, te rrezikshmėria qė kanė laboratorėt nėpėr zona banimi, ndotja e mjedisit nga hedhja e mbeturinave tė shumta tė prodhuesve. Nė njė nivel mė tė thellė, ka njė tė vėrtetė edhe mė alarmuese: prodhimi i drogave sintetike ėshtė njė mėnyrė relativisht e lehtė pėr shumė individė qė tė grumbullojnė para, respekt dhe pushtet. Krimi i organizuar i drogave, ėshtė shkaku i rritjes sė dhunės, si dhe i rritjes sė padrejtėsisė dhe pabarazisė shoqėrore.

Njė qasje me bazė tė gjerė ndaj kėtij problemi, duhet tė jetė prioriteti mė kryesor pėr qeverinė holandeze. Absolutisht qė ky ėshtė rasti. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e sikletshme…

Siklet qė s’ua heqim dot…

Duket ironike, por ngjan se edhe Holanda po na krijon probleme si vend dhe jo anasjelltas. Trafikantėt shqiptarė pasurohen nė Holandė dhe investojnė nė Shqipėri, duke ndikuar zhvillimet politiko-shoqėrore. Njė pjesė e mirė e shqetėsimeve holandeze na pėrkasin edhe neve si vend. Ato vijnė, ashtu siē thonė ekspertėt holandezė, edhe pėrmes kontributit tė lojtarėve tė mėdhenj holandezė tė drogave, nė ekonominė globale tė krimit.

Por, qeveria holandeze, duket se e gjeti “rrugėdaljen” nga kjo situatė mė shumė se 50 vjeēare, e gėrryerjes sė shtetit dhe tė shoqėrisė holandeze nga tregtia dhe prodhimi i drogės qė bėhet nė Holandė. “Faji” pėr kėtė situatė i takon lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve nė Europė (!). Sikur tė bėhej realitet zgjidhja e problemit holandez, pėrmes vendosjes sė vizave pėr shqiptarėt, e shumta qė do ndodhte, ėshtė se ndonjė gjyshe nuk do tė shkonte tė mbante nipėrit e mbesat nė Europė, nė oraret qė prindėrit e tyre shqiptarė janė nė punė.

Tė mendosh seriozisht se kjo masė do frenonte tėrė kėtė tregti qė thamė, ėshtė cinike dhe e tepėrt. Ėshtė njė “lajthitje” holandeze, e cila dėmton Shqipėrinė e njėmijė e njė halleve dhe nuk prek aspak ata qė merren me drogė e trafiqe. Preferoj ta konsideroj me mirė “lajthitje”, se sa strategji gjeopolitike me ndikim te zgjerimi i BE-sė dhe, te raportet e brendshme e tė jashtme, tė vendeve kryesore tė kėsaj organizate, me fuqitė e tjera kryesore ndikuese nė Ballkan.

Holanda duhet tė na lėrė nė hallet tona primitive, e mos tė na e bėjė kaq shumė qejfin, duke e konsideruar lėvizjen tonė si kėrcėnim pėr BE-nė. Prodhimi dhe tregtia e drogave nė Holandė ėshtė “njė e vėrtetė e sikletshme” dhe nga ky siklet ata duhet tė dalin vetė, pasi nuk i ka futur aty shoqėria shqiptare…
Akrepi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Akrepi pėlqehet nga
i vjetėr 21-04-2019, 15:16   #82
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 8,327
Thanks: 3,456
Thanked 3,701 Times in 2,523 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 186
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pse bordelloja masive qe eshte Hollanda nuk duhet te veje vizat per Shqi

Ca thote mo ky autorja, ajo Hullanda qenka per ti vendos vizat dhe debuar prej jurope keta vijne garant edhe ne Shqiperi qashtu mbjellin e shesin canabisjen dhe e marrin me vete.
__________________
...Good sense of humor, dirty mind, and a beautiful heart = Deadly Combination!
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur