Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Argėtim & zbavitje > Thashetheme > Zona Vip

Zona Vip Figura tė njohura tė artit, kinematografisė, muzikės, mediave.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-03-2015, 14:25   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,130
Thanks: 6,525
Thanked 3,082 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Nga heroina te suksesi. Jeta e Ergin Kukes (djalit tė Pali dhe Zerina Kukes) sipas nj



Njė nga gazetat mė tė njohura nė SHBA, “Los Angeles Times”, i ka kushtuar njė shkrim tė gjatė Ergin Kukes, djalit tė Pali dhe Zerina Kukes. Aktualisht Kuke ėshtė drejtor kreativ dhe supervizor i efekteve speciale nė studion “Mind Over Eye” nė qytetin El Segundo, Kaliforni. Gazeta shkruan se ai ka qenė pjesė e njė ekipi tė nominuar vitin e shkuar pėr njė ēmim Emmy pėr dokumentarin “Cosmos: A Spacetime Odyssey”. Ai ka punuar pėr filma me buxhet tė madh si “Ekspresi polar” dhe “Rikthimi i Supermenit”, ka bėrė spote publicitare pėr kompani si Jaguar dhe Chrysler dhe video muzikore pėr Britney Spears dhe Beyonce.

“Aktorėt dhe kėngėtarėt mund tė bėhen marka botėrore, por shumica e punonjėsve, si Kuke, e bėjnė emrin e tyre nė botė mė tė vogla, mė tė specializuara. Ata janė forca qė nuk shihet pas gjithė kėtij spektakli,” shkruan gazeta.

Por jeta e Ergin Kukes ka qenė e mbushur me vėshtirėsitė e saj. Ai mbėrriti nė SHBA 14 vjet mė parė, me mikun e tij, Dorian Ahmeti, njė poet dhe student filmi, me premtimin pėr tė marrė njė kartė jeshile.

“Shqipėria ėshtė njė vend klanesh dhe mitesh malore. Kuke u rrit nė kryeqytetin Tiranė, njė qytet pak i zymtė dhe me njė arkitekturė fashiste, qė tėrhiqte komunistė, gangsterė dhe provincialė me ambicie tė jashtėzakonshme”. Sipas gazetės, pas rėnies sė regjimit komunist, Pali pranoi njė kredi nga njė baron fisnor, pėr tė blerė pajisje pėr studion, tė importuara nga Gjermania.

Ergini thotė se u deshėn pesė vjet qė tė shlyhej huaja. Ai fitoi njė bursė pėr Universitetin Amerikan nė Bullgari. “Jeta jonė ishte ankth. Njė gjeneratė X. Pa para. Dhoma ime ishte e mbushur me libra tė vjedhur. Dilnim jashtė ēdo natė. Nisa tė pėrdor heroinė, dhe nė vitin e tretė tė kolegjit nuk kaloja nė katėr nga pesė lėndė. Humba bursėn dhe u ktheva nė Tiranė”, rrėfen Ergini.

Aty nisi tė punonte pėr babanė, duke u marrė me grafikė dhe dizajn kompjuterik. “Kuke e njihte filmin e televizionin qė kur ishte fėmijė,” shkruan gazeta.

Ishte 24 vjeē kur edhe shpėrtheu lufta nė Kosovė. Gazetarėt e huaj vėrshuan nė Tiranė duke kėrkuar furnizim dhe pėrkthyes, pėrpara se tė niseshin nė male. Ishte mundėsi e mirė pėr tė bėrė para, sidomos pėr ata multilinguistė si Kuke, shkruan gazeta. Me dy gazetarė amerikanė, ai u nis drejt luftės. Pamjet e saj do mbeten tė pashlyera nė kujtesėn e tij. “Ėshtė si njė film nė kujtesė,” thotė Kuke.

Pasi u kthye nga Kosova, ai punoi shumė nė studio. Pavarėsisht se nuk ishte trajnuar nė anatomi dhe teorinė e ngjyrave, ai u pranua si student part-time nė shkollėn e njohur tė efekteve vizuale nė Kaliforni, Gnomon. Ai e mori vizėn amerikane mė 10 shtator tė vitit 2001. “Tė nesėrmen babai mė zgjoi nga gjumi. Mė tha ‘nuk do e besosh ēfarė ka ndodhur' ”.

Pas dy javėsh, ai u nis drejt Los Angeles. Pas diplomimit nė Gnomon, ai punoi pėr kompaninė Sony pėr dy vite. Mė tė shumtėn e kohės e kaloi me ekipin qė bėri filmin e njohur “Ekspresi polar”. Por viza e mbante tė burgosur. Ai kishte ndalur sė marri heroinė qė nė Shqipėri, si njė premtim pėr babanė. Por droga mbeti pjesė e jetės sė tij.

“I vetmi opsion pėr njė kartė jeshile ishte njė martesė false. Kisha takuar njė vajzė online. Kishim dy muaj qė dilnim. Ajo pranoi tė martohej me mua qė tė merrja kartėn jeshile. U martuam nė njė qendėr. Kishim lule tė rreme dhe unaza lėpirėsesh. Ajo ishte fotografe dhe ish- shitėse droge. Ishte njė shpirt i torturuar. Pėrfundova me tė nė polici dhe klinika rehabilitimi. Nuk duroja mė. U divorcuam”.

Kuke humbi po ashtu edhe shokun e tij mė tė mirė, Ahmetin.

“Ai nuk ia doli nė LA dhe u kthye nė errėsirėn dhe vuajtjen e Shqipėrisė. U kthye nė rrugėt e kėqija. U bė vetėshkatėrrues dhe vdiq. Ishte njė poet i ēmendur. Diēka brenda tij u dorėzua”.

Por Kuke nuk u dorėzua. Nė vitin 2006 ai hapi njė kompani efektesh vizuale. Puna e tyre e madhe ishte me McDonald’s. Mė pas pasuan video muzikore. Ai ra nė dashuri me Allie Nelson. Njė ditė tė bukur hipėn nė njė motoēikletė dhe udhėtuan 16 mijė milje, nė katėr cepat e SHBA. Tani janė martuar dhe jetojnė nė Miracle Mile. Kanė njė vajzė dhe presin njė tjetėr fėmijė. Me raste, ai mendon qė tė rikthehet nė Europė.

“Por nuk ka asnjė nxitim,” thotė Kuke.

Gazeta MAPO
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-03-2015, 22:12   #2
Robbery
V.I.P
 
Avatari i Robbery
 
Data e antarėsimit: Dec 2010
Posts: 5,854
Thanks: 365
Thanked 1,137 Times in 309 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
Robbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nga heroina te suksesi. Jeta e Ergin Kukes (djalit tė Pali dhe Zerina Ku

Te humbesh nje shok per faj te droges eshte e tmerrshme, ju betohem.
Ky djali po me le pershtypjen e nje njeriu qe diē ka kuptuar...pak i trishtuar ,negativ, por i thelle, i ditur dhe i heshtur ngjan...!...po me pelqen...
Robbery nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur