Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 18-04-2016, 14:39   #1
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Shkrime mbreslenese.

Me pelqen te lexoj dhe nuk lodhem nga librat e medhenj, por them qe gjithashtu duhen ndare disa copeza me te tjeret sepse bukuria e atyre shpirtrave qe i kane shkruar nuk duhet te mbese ne erresire. Mbase eshte nje shtyse qe dikujt i lind deshira per te lexuar pikerisht autorin e shkrimit. (Ne kete rast Faik Konica)

Tek lexoja sot Konicen nje nder zerat me te bukur te letersise shqiptare..... Shkeputa kete pjese per ju


Nga Faik Konica

Shqipėria ka kaq shumė njerėz tė mėdhenj, sa preshėt dhe lakrat

Nė Toskėri quajnė "njerėz tė mėdhenj" ata qė kanė arritur nė njė shkallė tė sipėrme nė shėrbim tė guvernės: Ferid Pasha, Turhan Pasha, Tahir Pasha, Rexhep Pasha, Smail Qemal Beu, Esad Pasha, etj., janė, pas kokės sė toskėve "njerėz tė mėdhenj". Kjo ėshtė mjaft e bukur. Po ka mė mirė. Mėsova tani shpejt se gegėt thirrkan "xhin tė mdhāj" ata qė kanė ergjend. Dodmasei dhe Terpua janė "xhin tė mdhāj" pas kokės sė gegėve.

Unė e kam pėr nder dhe pėr lėvdatė qė nė vendin tonė njerėzit e mėdhenj dalkan me aq shumėsi sa preshėt dhe lakrat. Se nė vise tė tjera, nga tė gjitha pemėt, mė e rralla ėshtė njeriu i madh. Po tė marrim pėr tregim [shembull] njė mbretėri tė gjerė si Englia, shohim se ajo sot pėr sot nuk ka e nuk njeh ndonjė njeri tė madh nė gji tė saj. Ka gjeneralė tė mėdhenj si Lord Kitchner-in, burra-shteti tė mėdhenj si Joseph Chamberlain, "businessmen" tė mėdhenj, si Andrew Carnegie, vjershėtorė tė mėdhenj si Swinburne. Po qė kur vdiq Gladstone, nuk ka mė, a nuk ka akoma ndonjė "njeri tė madh". Nė Gjermani prapė, njerėzit e mėdhenj janė tė rrallė: Bismarck-u ish njė njeri i madh; po kam frikė se mos nuk mė besojnė kokat e Toskėrisė kur t'u them se princi Von Bülow, i cili ndodhet sot nė vend tė Bsimarck-ut shkon [shihet] vetėm pėr njė njeri i ndershėm dhe fatmirė ("kismetlli").

Francės, qė nė vdekje tė Victor Hugo-sė nuk i ka dalė ndonjė njeri i madh: po edhe Victor Hugo-nj ka shumė sot nė Francė, por vetėm atė e-quajnė tė madh vjershėtor; dhe qeshin po tė tė shohin se ti i merrke ata pėr njerėz tė mėdhenj. Franca, si viset e tjera qė quhen tė qytetėruara, e pėrdor me shumė masė fjalėn pėr tė cilėn po kuvendojmė. "Njeri i madh" ishte Napoleoni i I-rė; po megjithėse mė pak i dėgjuar, njeri i madh ishte, pėr tregim, edhe njė burrė si Dupleix, trajtori [guvernatori] i Indisė frėnge. Me tė tjera fjalė, Evropa e qytetėruar quan "njeri tė madh" njė njeri i cili, i frymėzuar me qėllime tė larta dhe i zoti tė ngrejė plane tė gjera, ka pasur forcėn e karakterit pėr t'i vėrtetuar pak a shumė, ka pėrbėrė njė influencė pėrmbi kohėn e tij dhe ka luajtur njė rol nė historinė e pėrbotshme. Po ta kuptojmė edhe ne ashtu fjalėn, i vetmi "njeri i madh" qė ka pasur Shqipėria nė kohė tė reja ėshtė Skėnderbeu. Sikur tė vesh nė njė vend tė qytetėruar, bie fjala nė Francė, dhe tė thuash se njė prefekt (vali), a njė nga ata qė gatuajnė miliona nė bursė ėshtė nė sytė e tu njė "njeri i madh", a do qė tė tė hedhin nė portė posi njė shtazė pa dinjitet, a do qė tė tė japin [tė dorėzojnė] te polica qė tė mbyllesh posi njė i prishur mendsh i rrezikshėm? Gjer kur shqiptarėt kanė pėr tė mbetur pa kuptuar vlerėn e fjalėve? Nė qoftė se ky pakuptim shfaq vetėm padije, ahere sėmundja do tė shėrohet me kohė. Mjerisht, unė kam frikė se mos dėfton jo vetėm padije, por njė mungesė mė tė rėndė: mungesėn e dinjitetit. Njė komb pa dinjitet nuk meriton, nuk mundet, tė ēlirohet.

Sipas "Albania", nr. 8, viti 10, gusht 1906.

Pėrgatiti e solli nė shqipe tė sotme M. Maneshi
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 14:46   #2
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Do vije nje cast,
me te shkuaren qe te iku,
do harrosh ké ke ne krah,
se koha diku ka ndaluar,
kujtimi vjeter troket befas,
per nje cast te rijetosh kerkon,
do ngulesh syte mbi kalimtaret,
me mua ndojera valle ngjason??
Ate cast do trishtohesh,
i trishte vendi yne i vjeter,
bashke me kohen,do kuptosh,
me mua s'mund te ngjaje asnje tjeter,
ky cast te sjell ndermend,
sa shume te desha une ty,
i hutuar nga kujtimet,
do marresh udhen neper shi,
ne krahet e kujtdo qofsh,
ne castet e jetes do jesh i vetem,
e di...do me kujtosh
si nje enderr...qe s'mund te kete motiv tjeter....!!!

(J.T- Vjen nje cast)
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 14:49   #3
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Nė tė marrtė malli pėr mua,
dil shėtit mė kėmbė njėherė,
nėse era nis tė fryjė
dorėn time do kesh ndjerė.

Tek tė prek pakėz mbi ballė,
e kėrkon t“i japėsh dorė,
kur dy vetė vazhdojnė e duhen
mos kėrko tė gjesh fajtor.

Nė tė marrtė malli pėr mua
e dritares sheh veē shi,
mos mė thuaj kurrė s“ke qarė
se prej vjeshte je dhe ti.

Ndaj dhe xhamin mos e mbyll
lėre shiun tė tė lagė,
e ēdo zėnkė sido tė jetė,
ta vulosim mbi njė varg!

Alma Papamihali
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 14:52   #4
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Grua ma ke nxirė jetėn dhe jetėn ta kam nxirė,
Jemi sharė nė dritė dhe jemi puthur nė errėsirė,
Kemi vendosur tė ndahemi dhe kemi thėnė; e po mirė!
Dhe prapė jemi puthur ashtu si pėr lamtumirė.

... Kemi gėnjyer njeri-tjetrin, kemi bėrtitur s'tė dua,
Kemi pėshtyrė mbi proverbin qė qėnkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat qė bėjnė nė Amerikė.
Kemi thėnė njėmijė herė; u mbush kupa dhe pikė.

Pastaj jemi pėrqafuar ; “e po unė isha nė gjumė “
Jam futur nė mishin tėnd siē futet nė shkretėtirė njė lumė,
Jemi sėmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na ėshtė holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapė jemi zėnė sa janė tundur tepsitė,
Kemi ndarė dyshekun me vijė, (ah, vijė e florinjtė,)
Po nė errėsirė kufirin e kemi shkelur si barbarė
Me dredhi ballkanike qė as O.K.B-ėja s'ka parė.

Grua, ma ke nxirė jetėn dhe jetėn ta kam nxirė,
Ma ke pirė gjithė vrerin dhe helmin ta kam pirė,
Po ja qė s'bėjmė dot pa kėtė helm tė mallkuar
Mos pushofsh kurrė, moj luftė dhe qofsh e bekuar!

Petrit Ruka
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 19:54   #5
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

-Ē'ėshtė jeta pėr ty? - e pyeta....
-Flluska sapuni, - mu pėrgjigj
-Po vdekja?
-Shpėrblimi i jetės!
-Ē'ėshtė bota?
-Njė pikė helm nė hapėsirė!
-Ē'ėshtė me e kuptuar nė botė?
-Vdekja.
-Cila ėshtė kafsha mė e egėr?
-Njeriu.
-Po mė e butė?
-Ajo qė s'ka lindur.
-Cili njeri ju duket mė i poshtėr?
-Ai qė ndryshon veten me njė emėr tė huaj dhe ai qė punon aq mizorisht sa qė nuk kujton as vdekjen.
-Ē'ėshtė budallallėku?
-Tė duash njė gjė qė s'e ke dhe tė kujtosh se je ai qė s'je.
-Po puna mė e menēme?
-Te gėzosh tė tanishmen.
-Ē'ėshtė mė e afėrme?
-Vdekja!
-Po me e largėt?
-Zemra ime me tėnden dhe fillimi e fundi i Hiēit.
-Ēfarė ėshtė e pavdekur?
-Hapėsira!
-Ēfarė ėshtė mė e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shėmtuar?
-Sėmundja!
-Mė e hidhur?
-Jeta.
-Mė e ėmbėl?
-Hiēi.
-Ē'gjė e ėshtė mė e madhe?
-Libri i Botės!
-Po me e rėndė?
-Fjala.
-Mė e pamundur?
-Tė ndryshosh veten dhe formėn, dmth jam unė tė bėhem ti, dhe jam njeri dhe tė bėhem pėllumb.
-Kur shpėrblehet njeriu?
-Kur e kujton veten tė lumtur.
-Ēfarė gjė ju duket me e mėrzitur?
-Ēdo send ėshtė mė i mėrzitur se njėri-tjetri.
-Ēfarė gjė ju duket mė e vėshtirė?
-Tė jesh njeri...
-Po me e lehtė?
-Tė krijosh krijesė njerėzore.
-Cili ėshtė ngushėllimi i tė pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i tė vobektit?
-E ardhmja...
-Nuk ju kuptoj, - i thashė pėr sė dyti.
-Vdekja, -mu pėrgjigj serioz
-Po ē'pėrmban jeta e njeriut?
-Vetėm dyshime! - kėto tha, dhe heshti...

Sterjo Spasse
🖤 (2)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 20:33   #6
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

"Vėrtet dituria ėshtė mė e ēmuar se pasuria. Dituria tė ruan, ndėrsa pasurinё e ruan ti. Dituria gjykon ndėrsa pasuria gjykohet. Poseduesit e pasurisė kanė vdekur, ndėrsa poseduesit e dijes ende jetojnё. Trupat e dijetarėve kanė vdekur, por ata janė ende tė pranishёm nė zemrat e njerėzve."

Aliu r.a.
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 20:35   #7
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Disa njerez kane sy por me to nuk shohin vecse te koten, ndersa ndaj te vertetes jane te verber.
Kane vesh por degjojne vetem shemtire, pergojime e thashetheme, ndersa melodine e bukur e shperfillin.
Kane hunde por nuhatin vetem aromen e parase, ndersa aromen e familjes nuk e njohin.
Kane zemra por nuk ndjejne meshire, dhembshuri dhe dashuri. Zemrat e tyre jane te semura nga egoizmi, mendjemadhesia dhe lakmia.
Ata jetojne por nuk dine nga kane ardhur dhe ku po shkojne,nuk dine pse jetojne dhe si duhet jetuar. Ata jane me keq se kafshet, bile me te humbur. Ata jetojne duke mos i lejuar te tjeret te jetojne.

Anonim
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 20:37   #8
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

E mbajta nė krahė tėrė ditėn
Edhe zemėr i dhashė - Mbahu!
Tė nesėrmen kur arritėm nė fshat
U tha tė tjerėve:
Mė rrahu!

Dritėro Agolli
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 21:35   #9
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Te rite e viteve te mi,
M’a fryri fati zall me zall:
Sesi ckelqenje ne stoli
Kur me pat zen’ i pari mall!

Te ndrinin floket posi ar
T’u derdhur supes tatepjet,
E te veshtronja zilitar
Ne sy te felle posi det.

E shtat’ i shkundur-hije-plot
Aq bukuri pa shembellim:
Aq dhembshuri ky mall i kot,
O pellumbesh’ e shpirtit t’im!-

Te rite-e viteve te mi
M’a fryri fati zall me zall:
Ti perendove ne stoli
Sa me pat zen’ i pari mall.

Qe sot i endravete varg
M’u mbyll ne gji si nene varr
Dh’u nisa per ne vend te larg
T’u djegur pas si yll me zjarr.

Po nga mergimi zemerak
Te pres me mardhje te me vish,
Te me rrefehesh si zembak
Ner mije lule dhembshurish:

Ner mije shpese nje pellumb
Q’i mbene shoket aqe pas…
E zin’ e jetes do t’a humb,
E buzen do t’a bej me gas.-

…Tashi ah! djelli vate-e shkoj
I perveluar permi dhe
Nga zemr e tija fluturoj
Nje reze-e bukur neper re.

Ner zemerime ku po qaj
Vjen lajm i ri plot embelsi,
Pa me mbush n’emerin e saj
Me drit’ e me perjetesi.


Lasgush Poradeci
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-04-2016, 21:58   #10
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,316
Thanks: 213
Thanked 641 Times in 353 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 57
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

E mora shoqezėn pėrkrah,
E matmė rrugėn ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diēka.
Pa zuri dita perėndoj,
Pa zuri nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.
Perse buēet, liqer i qet!
Liqer, ti ē’thua ndaj buēet!
Ē’far’ pe, liqer, mi zall te shkret?
E ēastin kur e sjell nėr mend,
Kur sjell nėr mend, ah! atė vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend

Lasgush Poradeci
🖤 (1)
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-04-2016, 01:05   #11
Puhiza
E mėngjesit
 
Avatari i Puhiza
 
Data e antarėsimit: May 2013
Vendndodhja: Nė kėshtjellėn e njė ėndrre!
Posts: 3,859
Thanks: 1,539
Thanked 1,432 Times in 676 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 94
Puhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėmPuhiza i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Me te ishte nje histori e komplikuar. Dy karaktere te veshtira per te jetuar bashke. Vazhdonim te ndaheshim. Mund te qendronim larg me kilometra e kilometra pa vuajtur, por jo metra. Nese nuk shiheshim, arrinim te qendronim qetesisht njeri pa tjetrin, por nese gabimisht takoheshim ishim si hekuri me magnetin.
Nje terheqje e ēmendur. Digjnim gjithēka. Pa kontroll. Pastaj diten tjeter as nuk arrinim te flisnim ne telefon.
Te larguar, pastaj te ngjitur, pastaj shume shume larg, me pas akoma me te ngjitur. Terhiq e mos e keput. Ishim nje llastik ne duart e Zotit.
-Fabio Volo-
__________________
Buzėqesh se e tėra u bė pėr njeriun, por njeriu nuk ėshtė e tėra!!
🖤 (2)
Puhiza nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-08-2017, 21:46   #12
Sopoti
Banned
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 11,965
Thanks: 5,172
Thanked 5,738 Times in 3,034 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Sopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ODEON Shiko postimin
-Ē'ėshtė jeta pėr ty? - e pyeta....
-Flluska sapuni, - mu pėrgjigj
-Po vdekja?
-Shpėrblimi i jetės!
-Ē'ėshtė bota?
-Njė pikė helm nė hapėsirė!
-Ē'ėshtė me e kuptuar nė botė?
-Vdekja.
-Cila ėshtė kafsha mė e egėr?
-Njeriu.
-Po mė e butė?
-Ajo qė s'ka lindur.
-Cili njeri ju duket mė i poshtėr?
-Ai qė ndryshon veten me njė emėr tė huaj dhe ai qė punon aq mizorisht sa qė nuk kujton as vdekjen.
-Ē'ėshtė budallallėku?
-Tė duash njė gjė qė s'e ke dhe tė kujtosh se je ai qė s'je.
-Po puna mė e menēme?
-Te gėzosh tė tanishmen.
-Ē'ėshtė mė e afėrme?
-Vdekja!
-Po me e largėt?
-Zemra ime me tėnden dhe fillimi e fundi i Hiēit.
-Ēfarė ėshtė e pavdekur?
-Hapėsira!
-Ēfarė ėshtė mė e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shėmtuar?
-Sėmundja!
-Mė e hidhur?
-Jeta.
-Mė e ėmbėl?
-Hiēi.
-Ē'gjė e ėshtė mė e madhe?
-Libri i Botės!
-Po me e rėndė?
-Fjala.
-Mė e pamundur?
-Tė ndryshosh veten dhe formėn, dmth jam unė tė bėhem ti, dhe jam njeri dhe tė bėhem pėllumb.
-Kur shpėrblehet njeriu?
-Kur e kujton veten tė lumtur.
-Ēfarė gjė ju duket me e mėrzitur?
-Ēdo send ėshtė mė i mėrzitur se njėri-tjetri.
-Ēfarė gjė ju duket mė e vėshtirė?
-Tė jesh njeri...
-Po me e lehtė?
-Tė krijosh krijesė njerėzore.
-Cili ėshtė ngushėllimi i tė pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i tė vobektit?
-E ardhmja...
-Nuk ju kuptoj, - i thashė pėr sė dyti.
-Vdekja, -mu pėrgjigj serioz
-Po ē'pėrmban jeta e njeriut?
-Vetėm dyshime! - kėto tha, dhe heshti...

Sterjo Spasse
---------------
🖤 (2)
Sopoti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-08-2017, 21:53   #13
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 24,623
Thanks: 10,689
Thanked 8,997 Times in 5,750 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 470
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Nga humbi Odeoni.....e ndiej mungesen e shkrimeve te tij.
__________________
"Every heart sings a song, incomplete, until another heart whispers back. Those who wish to sing always find a song. At the touch of a lover, everyone becomes a poet." - Plato
🖤 (1)
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-08-2017, 22:06   #14
Elian70
Photoshop
 
Avatari i Elian70
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Vlorė
Posts: 8,668
Thanks: 371
Thanked 1,934 Times in 1,306 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 65
Elian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

shkrimet deri tani jane te:

Lasgush Poradeci
Fabio Volo
Sterjo Spasse
Anonim
Aliu r.a.
Petrit Ruka
Alma Papamihali
J.T.
Faik Konica
__________________
Kur te kuptosh vleren time une e kam harruar tenden.
It's hard to beat a Stihl MS250!
Elian70 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-08-2017, 11:59   #15
Elian70
Photoshop
 
Avatari i Elian70
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Vlorė
Posts: 8,668
Thanks: 371
Thanked 1,934 Times in 1,306 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 65
Elian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Nėn Flamujt E Melankolisė

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

-Migjeni-
__________________
Kur te kuptosh vleren time une e kam harruar tenden.
It's hard to beat a Stihl MS250!
Elian70 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-10-2018, 19:51   #16
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,286
Thanks: 6,341
Thanked 2,661 Times in 1,341 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 102
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

........

PENGU I FUNDIT

TREGIM.

Nė atė hekje tė muajve tė fundit qė i kishin mbetur jetė, atė mė shumė se sėmundja, dhimbjet dhe frika e tė panjohurės sė madhe, e mundonte njė brengė tjetėr. Nuk donte tė mbyllte kurrėsesi sytė e tė shkonte nė botėn tjetėr, nė botėn e tė shumtėve, me njė peng qė po i kthehej nė zezonė e po ia sterroste shpirtin.
Gjithnjė pati tentuar tė shkonte tek ajo dhe t’i tregonte tė vėrtetėn, por qe penduar nė ēastin e fundit dhe e pati shtyrė pėr mė vonė. Shtyrje pas shtyrje kishte mbetur nė lakun e vetvetes. Tani nuk kishte mė kohė. Mė vonė, ishte ajo, vdekja, e cila e priste me padurim te kryet e shtratit, veshur e mbathur me elegancė e salltanet.
Mjekėt ia kishin prerė tė gjitha shpresat dhe sipas tyre nuk i mbetej veēse maksimumi njė muaj e gjysėm jetė. Shtrėngonte dhėmbėt pėr tė pėrballuar dhimbjet e tmerrshme tė asaj sėmundje tė keqe, merrte ilaēe dhe disi ia dilte ta pengonte peshėn e kobshme tė dhimbjes, qė e gėrryente nga brenda, por asaj, dhimbjes sė shpirtit, nuk po i gjente dot ilaē. Jo, nuk mund tė largohej nga kjo botė pa e mėsuar ajo, njeriu mė i dashur i jetės sė saj, se ai ishte i ati. Peshėn e kėtij makthi nuk mund ta mbante as nė atė jetėn tjetėr, pėr tė cilėn s’dinte asgjė, por dinte se ishte njė kohė e shtrirė nė pafundėsi…
Njė ditė u ngrit nga shtrati dhe me ndihmėn e njė shoqėruesi, qė gjatė gjithė kohės i kishte qėndruar pranė, vajti nė punėn e saj. Ishte njė ndėrtesė e lartė, katėrkatėshe, tip vile e bukur, rrethuar me kalngjella tė gjelbėra dhe pemė dekorative e lule gjithėfarėshe. Ishte biznesi i saj. Ajo ishte administratorja ose thėnė mė shkoqur pronarja e njė perandorie tė madhe biznesi, ku qarkullonin nė ditė qindra mijėra lekė tė thata dhe euro.
Dikush i tregoi zyrėn e saj dhe ai trokiti lehtė, sikur po trokiste nė portėn e kujtimeve.
-Hyr!
Ai shtyu derėn dhe njė valė emocionesh e pėrmbyti nga brenda. Ajo qėndronte pėrballė, ulur nė njė kolltuk tė lartė vetėlėvizės, me vėshtrim diku nė bosh. Ishte ende e re dhe e bukur. E bukur si njė perėndeshė ilire. Nė sytė e tij bukuria e saj shumėfishohej e kthehej nė njė Himalaje.
-Me ēfarė mund t’ju ndihmoj?-pyeti ajo thatė e ftohtė, por e pėrqėndruar drejt tij.
Tjetri psherėtiu. Nė sytė e tij digjeshin zjarret e kujtimeve tė vjetra. Pėrpara kishte tė bijėn, tė cilėn vetėm sot po e vėshtronte lirshėm, pasi herėt e tjera e kishte ndjekur tinės pėr ta vėshtruar kur kalonte me benzin e saj tė shtrenjtė, tė cilin e parkonte para vilės katėrkatėshe.
-Unė jam babai yt!-tha prerė ai dhe iu duk sikur qe ēliruar nga pesha e njė katakombi brenda tij.
Tjetra pati shtangur nė kolltukun e lartė, me vėshtrimin tė fiksuar nė fytyrėn e tij tė verdhė e tė hequr. Njė flakėrimė u dogj nė sytė e gruas sė bukur, qė po ndihej e poshtėruar…
-Jashtė!-klithi. –Jashtė!
Qe skuqur e gjitha dhe njė afsh i nxehtė po ia pėrcėllonte lėkurėn.
-Unė jam yt at, bijė!
-Jashtė! Jashtė!
Ai u lėkund rreth kėmbėve tė dobėta dhe lėvizi drejt derės.
-Prit!-klithi ajo. Nxorri nga ēanta njė tufė kartėmonedhash dhe ia zgjati.
-Merri. Dhe mos u duk mė kėtu!
Ai ia largoi derėn me dhembshuri dhe njė dritė e butė i digjej nė bebėzat e rėnduara nga sėmundja.
-Nuk dua para! Nuk kam nevojė. Unė do tė vdes. Mė kanė mbetur vetėm disa javė jetė dhe doja qė…ti ta dije…Unė jam yt atė! E kam dashur nėnėn tėnde me jetė. Por nuk na lanė tė kurorėzonim dashurinė. Prindėrit e fejuan me njė biznesmen tė pasur, pa dėshirėn e saj. Kur u martuan, ajo ishte shtatzėnė. Nė trupin e saj tė mbante ty. Ti ishte frut i dashurisė sonė, tė mohuar…
-Jashtė!-foli tjetra dhe zėri ēuditėrisht kėtė radhė qe mė i butė, gati pėrkėdhelės, edhe pse folja qe nė mėnyrėn urdhėrore dhe ajo u rrek tė pėrcillte ftohtėsi dhe vendosmėri.
Ai doli lehtas, sikur nuk donte t’i rėndohej as ajrit tė trazuar tė asaj mesdite tetori…Jona ndoqi siluetėn e tij tė dobėt tė pėrvdirej nėpėr korridoret e asaj ndėrtese luksoze.
Kur vajti nė shtėpi, Jona, e cila e pati pėrjetuar ngjarjen me njė ndjeshmėri tė thellė, ia tregoi gjithēka tė shoqit, Bimit. Ky i fundit, qė e kishte dėgjuar kėtė histori ashtu nėpėr dhėmbė, gjysma gjysma, rrėfyer nė tavolina tė ndryshme, qė i druheshin pranisė sė tij, ra nė mendime dhe i tha bashkėshortes, se kishte bėrė gabim qė e kishte nxjerrė jashtė.
-Ai nuk ėshtė mashtrues,-foli Bimi.-Nuk ėshtė rastėsi qė as lekėt qė paske tentuar t’i japėsh nuk i ka mbajtur. Unė…ē’ėshtė e vėrteta, copėra tė kėsaj historie kam dėgjuar si nėpėr tym dhe mė parė, por nuk tė kam thėnė gjė. E para, se nuk kam dashur tė tė shqetėsoj dhe e dyta se nuk kisha siguri pėr saktėsinė e kėtij informacioni…Unė do shkoj nė shtėpinė e tij dhe tė verifikoj nga afėr gjithēka,-pėrfundoi aid he kėshtu e lanė tė vepronin.
Tė nesėrmen, Bimi, qė e dinte pak a shumė drejtimin e shtėpisė sė atij qė pretendonte se ishte babai i Jonės, pas disa ecejakesh ishte pranė derės sė tij. Trokiti dhe derėn e hapi shoqėruesi i tė sėmurit. Bimi hyri nė dhomėn e madhe, tė mobiluar mirė, ku i sėmuri qėndronte duke rėnkuar. Kur hyri ai, tjetri ngriti pak kokėn me kureshtje, por ajo i ra riashtas mbi krahėror, si e kėputur.
-Ti je burri i Jonės, apo jo?!-pyeti me zėrin tė zgavruar nga dhimbja.
-Po, jam Bimi. Unė dhe Jona nuk kemi fjetur mbrėmė…Ajo qė i ke thėnė asaj se qenke i ati na ka shokuar…
-Biri im, -foli plaku i rrėgjuar nga vuajtjet e sėmundjes,-jam matur shumė herė t’ia them tė vėrtetėn bijės sime, por nuk kam dashur ta trazoj. Po tė mos i kisha ditėt e numėruara, ndoshta nuk do t’ia thosha…Por s’mund tė mbylli sytė pėrgjithmonė me njė peng tė tillė…
Tė nesėrmen Bimi vajti nė spitalin ku ai qe shtruar dhe pyeti pėr sėmundjen e tij. Gjithēka qe e vėrtetė. Ai i kishte ditėt e numėruara. U interesua pėr pagesat e tij dhe doli se e kishte paguar gjithēka, deri nė qindarkėn e fundit, bile iu kishte bėrė dhurata dhe mjekėve…
Ditėt kalonin dhe gjendja e tė sėmurit rėndohej gjithnjė e mė shumė…Laku shtrėngohej vazhdimisht rreth tij dhe koha pakėsohej me shpejtėsi marrėmendėse. Vajti dhe u shtrua rishtas nė spital, 24 orė nėn vėzhgimin e mjekėve…
Njė ditė, Jona e bėri zemrėn gur dhe u nis drejt spitalit…Nė shpirtin e saj enigmat dhe pikėpyetjet kėmbėheshin midis tyre dhe qetėsia e saj pati mėrguar larg…Pyeti pėr dhomėn e tij dhe i thanė se ishte i shtruar nė dhomėn nr.305, tek pavioni i tė sėmurėve rėndė. E shtyu derėn lehtė dhe ndeshi nė profilin e tij tė zbehtė e tė hequr; sytė e saj u takuan mė sytė e tij tė rrudhur dhe qė e patėn humbur ēdo shkėlqim dhe lėbyrtje jete. Sapo pa Jonėn, ata sy qė po pėrjetonin imazhet e fundit nė kėtė botė, sikur u gjallėruan dhe morėn befas njė dritėz shkėlqimtare…
Jona ndjeu zemrėn t’i ngrihej peshė dhe instinktivisht pėrjetoi njė afėrsi tė ēuditshme me atė njeri; iu duk sikur kishin qenė pranė njėri-tjetrit njė jetė tė tėrė dhe tani…tani ai po ikte pėrgjithnjė… Dhimbja ia shkallmoi brinjėt dhe lotėt, megjithė stėrmundimin pėr t’u pėrmbajtur, morėn udhėn e pėrmallimit nga bebėzat e fryra drejt mjekrės…
-Baba! Babi im!
Ajo e shtrėngoi atė kokė tė vogėl e tė dobėsuar nė gjoksin e saj dhe ndieu ēlirimin e atij qė i kshte munguar, me njė mungesė klithėse…
-Baba! Babi im!
Koka e tij u var dhe sytė u shuan nė pėrjetėsi. Vetėm nė cepat e buzėve pati mbetur e stamposur njė vijė e lehtė buzėqeshje, buzėqeshja e fundit e njė burri tė plakur, qė i mbyll llogaritė me kėtė botė mėkatare pa asnjė bregė dhe pendim…
H..@..B..H.
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
🖤 (1)
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-06-2019, 08:51   #17
e panjohura
Super Moderator
 
Avatari i e panjohura
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Atje ku mė le!
Posts: 6,977
Thanks: 4,217
Thanked 4,609 Times in 1,756 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
e panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėme panjohura i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.

Njė burrė kishte pėsuar njė aksident tė vogėl me veturė dhe kėshtu ai e dėrgoi veturėn qė ta rregullojė nė mjeshtėr. Meqenėse, ai punonte 6 ditė nė javė, dhe duhej tė shkonte nė punė shumė herėt, ai vendosi qė derisa makina tė jetė gati, do tė udhėtojė me trenin e metrosė. Njė ditė, ai vuri re njė plak tė pastrehė nė stacionin e trenit, gjatė pasdites kur po kthehej nė shtėpi. Ai ndjeu keqardhje pėr tė, kėshtu qė ai i dha plakut tė pastrehė ca para nga kuleta e tij. Plaku i pastrehė e falėnderoi pėr veprimin. Ditėn tjetėr, ai pėrsėri vuri re plakun e pastrehė, nė tė njėjtin vend. Kėtė herė, burri u ngjit lart, bleu njė vakt ushqimi nė njė restaurant aty afėr dhe ia solli plakut. Plaku i pastrehė e falėnderoi sėrish pėr mirėsinė qė iu bė. Pėr njė ēast, burri u pėrkul dhe e pyeti: "Si arritėt nė kėtė pikė?"
Plaku i pastrehė e vėshtroi atė dhe me njė buzėqeshje, ai tha: "Duke treguar dashuri."
Burri nuk e kuptoi, kėshtu qė e pyeti: -"Nuk e kuptova, ēfarė do tė thuash me kėtė?"
Plaku i pastrehė u pėrgjigj:
-"Gjatė gjithė jetės sime, kam lėnė veten time keq dhe jam munduar qė t'i lumturoj tė tjerėt. Pa marrė parasysh se si po shkonin gjėrat nė jetėn time, mirė apo keq, gjithmonė isha i pari qė i ndihmoja tė gjithė."
Burri e pyeti:
-"A ju vjen keq pėr kėtė gjė? A jeni penduar?"
Plaku u pėrgjigj:
-"Sigurisht qė jo, por duhet tė jemi tė zgjuar qė tė dijmė kujt t'i ndihmojmė, para se tė bėjmė mėkat me veten dhe familjen tonė duke i lėnė keq ata, pėr t'iu ndihmuar tė tjerėt. Njerėzve qė ua dhash kėmishėn e trupit, kur ata s'kishin asgjė, sot nuk janė nė gjendje tė mė japin as njė copė tė vogėl nga mėnga e kėmishės qė dikur ua dhash, edhe pse tani ata kanė gjithēka e unė mbeta pa asgjė. Bir, ndonjėherė ėshtė mė mirė tė ndėrtojmė shtėpinė tonė, tė fortė dhe tė ftojmė dikė pėr strehim, sesa t'ua dorėzojmė tullat e shtėpisė sonė tė tjerėve, e vet tė ngelemi pa kulm mbi kokė. Sepse njė ditė do tė kthehesh dhe do tė shikosh mbrapa se ē'ke bėrė nė jetė, dhe do shohėsh vendin tė zbrazur, pa asgjė pėr tė cilėn do krenoheshin fėmijėt e tu. Unė lash gruan dhe fėmijėt e mi, sepse duke iu dhėnė tė tjerėve, kisha filluar t'ua merrja atyre gjithēka kishim ndėrtuar bashkė.
Dhe siē mė sheh, tani jam unė qė po kėrkoj tulla...!"

Burri, fillimisht ishte konfuz, por dalėngadalė filloi ta kuptonte.
Ndihma pėr tė tjerėt nuk ėshtė aspak gjė e keqe. Ndihmo aq sa mundesh, por ndonjėherė, ndėrsa po ndihmojmė tė tjerėt, harrojmė problemet dhe nevojat tona dhe tė njerėzve tanė tė dashur. Duhet tė kujtojmė se ndonjėherė tė ndash tė mirat dhe tė shfrytėzosh tė mirat qė ke, sė bashku me tė tjerėt, ėshtė mė e dobishme se sa tė japėsh e mos tė dish se kujt ia ke dhėnė, sepse mosmirėnjohja ka arritur kulmin.
Ai kuptoi qė njė njeri mund tė bėjė shumė mė tepėr pėr veten dhe tė tjerėt, duke qenė nė njė pozicion tė fortė, nė vend qė tė sjellė veten nė njė situatė ku s'mund tė ndihmojė as veten. Dhe kjo gjė nuk quhet egoizėm, por tė veprosh me mend, sepse duke ndihmuar veten, po ndihmon dhe tė tjerėt rreth teje.
__________________
,,Askush nuk tė dėmton mė shum se vetėvetja''!
Nganjehere mendoj se: asnje tingull nuk eshte me shurdhues se sa heshtja e njeriut qe do....
e panjohura nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-06-2019, 10:55   #18
zigur
Super Anėtar
 
Avatari i zigur
 
Data e antarėsimit: Oct 2010
Posts: 100
Thanks: 35
Thanked 67 Times in 39 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
zigur ėshtė njė gur i ēmuarzigur ėshtė njė gur i ēmuarzigur ėshtė njė gur i ēmuar
Pėrgjigje e: Shkrime mbreslenese.


27 korrik 1987, Nish

I dashur Agron

Kjo letėr do tė jetė e ndryshme nga tė tjerat. Meqė i ke mėsuar germat, dhe ke filluar tė shkruash bukur, po tė shkruaj diē pėr to. Pra po tė shkruaj sa i dua ato. Mendoj se kjo ju intereson ty edhe Mrikės. Nuk e di a keni menduar ndonjėherė sa i doni germat? Unė kam menduar pėr kėtė. Janė disa germa tė alfabetit tonė qė i veēoj nga tė tjerat, dmth. qė i dua mė shumė, tė cilat si pėr nga zėri i bukur, ashtu edhe pėr nga dukja, mė pėlqejnė shumė. Kjo nuk do tė thotė se tė tjerat nuk i dua, por nuk i dua aq tepėr, nuk kam simpati tė veēantė ndaj tyre.

Sa i pėrket dashurisė ndaj tyre kjo ėshtė e ndryshme te njerėzit, dikush i do disa, dikush disa tė tjera, etj. Cilat i dua unė?

Mė shumė mė pėlqejnė: E-ja, A-ja, M-ja, D-ja etj. Germa e bukur E, pėr mua, ėshtė mbretėreshė e germave si pėr nga pamja, ashtu edhe pėr nga zėri. E bukur e zėshme psh, eeeehej! Emrat me E janė shumė tė bukur psh. Emirė, Edonė, Editė etj. Shumė e dua edhe germėn A, e cila jo vetėm qė ėshtė e bukur nė letėr, por ėshtė edhe si zė i bukur pėr ta shqiptuar, zė qė ēdokush mund ta shqiptojė shumė lehtė. Edhe tė vegjėlit mė sė pari e shqiptojnė. E sa tė mirė janė emrat: Agron, Atdhe, Afėrditė, Abetare etj. Gjykoni vetė! M-ja po ashtu ėshtė shumė e bukur pėr ta shkruar. Ajo qė mė bėn ta dua aq shumė ėshtė se me tė fillon emri i Mrikės. Ja sa tė mirė janė edhe emrat: Mirėsi, Malėsi, Maj, etj.

Unė e kam njė shprehi, qė kur rri, nėse e kam lapsin nė dorė, tė zhgarravis diēka, psh: ndonjė germė, apo tė bėj shigjeta, ( kėshtu, gazetat i mbushi me shigjeta!) Ndėr germat qė e shkruaj mė shumė ėshtė L-ja, tė cilėn kryesisht e shkruaj nė kėtė formė: (?). Nuk e di se pse mė shkon dora t“i shkruaj aq shpesh L-tė edhe shigjetėn (?), aq sa ėshtė pėr tu ēuditur!?

Tash ju pyetni, pse L-ja ėshtė aq e bukur? Ja se pse, p.sh. me tė fillojnė emrat: Liri, Lule, Luljetė etj. Me siguri thoni po ēka hyn kėtu nė punė shigjeta, midis germave, pse e shkruaj atė? Pse e shkruaj nuk e di saktė ( ndoshta ėshtė vetėm shprehi, hiē gjė!), por thonė se ata qė e shkruajnė atė janė njerėz qė kėrkojnė zgjidhje tė situatave, rrugėdalje, etj! Kjo megjithatė nuk ėshtė e sigurt.

Menjėherė pas L-sė, te unė vendin e ka D-ja. Ndoshta dikujt nuk i duket interesante, por ja qė unė e shkruaj me dėshirė, dhe e kam nė qejf. Pse? Ndoshta se ėshtė pakėz e llastuar kah tė shkruhet. Pėr sa i pėrket zėrit, D-ja; A-sė dhe E-sė nuk mund tu afrohet, por ja qė unė e dua, ndoshta kjo rrjedh nga ajo se me tė fillojnė emrat: Dashuri, Dritė etj, e tė mos them se me tė fillon edhe Drini jonė i Bardhė!

Ja disa germa qė nuk i dua aq shumė: Zh-ja, mė duket se disi shkon zhagas, ėshtė e ngathtė, bėn zhurmė kah shqiptohet, dhe duhet t“i ndihmojė Ė-ja! Si ju duken emrat: Zhagaē, Zhapin, etj!? Ose germa Th-ė, shkon si nėpėr thumba, zė nė thua nėpėr dhėmbė, dhe duhet ta ndihmojė Ė-ja! Fjalia: "Tharku i thive thuret me thupra thėne", gjithkund zė nė thua!

Agron mė shkruaj cilat germa i do mė shumė dhe pse?

Me kaq po e pėrfundoj kėtė letėr. Uroj qė tė jeni tė gjithė shėndosh e mirė! Mė shkruani mė shpesh! Njė letėr tėnden e kam marrė, dhe e kishe shkruar bukur, vetėm vazhdo!

Shumė tė fala babait nėnės e Mrikės, ty Agron edhe Teutės!
Teuta pak ka folur nė vizitė; ti kur tė vish do tė flasėsh mė shumė!

Baca yt Martini
(Burgu i Nishit)


__________________
Njė betejė ėshtė e humbur, kur mendon se e ke humbur...
🖤 (1)
zigur nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur