Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 18-05-2019, 00:00   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,443
Thanks: 10,695
Thanked 5,750 Times in 2,728 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 184
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
URIM I VEĒANTĖ PĖR NJERIUN E VEĒANTĖ - Muhamet Fusha

Nė 90 vjetorin e lindjes

URIM I VEĒANTĖ PĖR NJERIUN E VEĒANTĖ

Urime datėlindja baci Muhamet ( Fusha ).

Pritsh edhe shumė vite tė lumtura, me shėndet tė mire e nė harmoni tė plotė e me shumė dashuri me gjithė ata qė tė duan dhe i do.

Nga postimi i bijės sė tij, Besnikes, mora vesh se baci Muhamet, mė 16 maj i paska mbushur 90 vite. Me rastin e 90 vjetorit tė tij dua tė sjell njė histori/ngjarje.

Bacėn Muhamet e njoh qysh kur isha fėmijė, dikund nė vitet e 60-ta. Unė jam nip Koshtove, i lagjes Grepi. Nė njė pushim vere shkuam te dajat. Njė ditė pashė se u “alarmuan” dajat: “Hej ku po tubohemi krejt se sot po na vjen mėsuesi; mėsuesi Muhamet”. E rregulluan mirė e mirė njė odė, dhe nėse nuk gaboj ( ah vitet e kanė fajin ) nuk jam i sigurtė nėse vendosėn pėr odėn e dajės Bahtir, apo dajės Azem. Kur ia behu baci Muhamet me gjithė grua. Njė njeri zotėri: i veshur mirė, flokė tė zinj ... shkėlqente. Dajat i madh e i vogėl, burra e gra i dolėn pėrpara qė ta prisnin nė mėnyrėn mė tė denjė – tamam mikpritje shqiptare. Dhe kishin kė ta prisnin. Bisedat nuk i mbaj nė mend, por pėr ta harruar si figurė dhe si emėr nuk e kam harruar kurrė.

Dhe kaluan vitet...

Pas ardhjes sime nė Danimarkė, dashuria dhe malli pėr atdheun s’mė linte tė qetė. Kėtė boshllėk, mungesė tė vendlindjes mundohesha ta pėrmbushja duke ndjekur Radio Kosovėn. Kam qenė i rregullt nė emisionet e Mentor Mripės, Liliana Ēavollit, e sidomos “Portat e natės” tė Radije Hoxhės. Kėto ishin emisione kontaktuese. Paraqiteshin njerėzit nga tė katėr anėt e botės, po mua mė bėnte pėrshtypje, sidomos paraqitja e njė gruaje nga Zelnda e Re. Mė bėnte pėrshtypja kultura e saj e sidomos atdhedashuria qė shprehte nė komentet e saj. Nėpėrmjet Radijes ramė nė kontakt, duke kėmbyer adresat dhe qė nga atėherė mbetėm miq tė mirė. Miq! Jo mor se gabova, unė atė e quaj “motra e vogėl” dhe nganjėherė kur rrėmbehet ( se di tė jetė agresive nganjėherė kjo) i them: “mė ke qėlluar motėr e shtirė”. Nė bisedė e sipėr, mėsova se mbiemri i saj i vajzėrisė ishte “Fusha”. Menjėherė m’u kujtua rasti i dajėve, ndaj pas njė kohe po i them:
- E moj Besnike, tani do tė ta tregoj njė rast; do tė tė flas pėr njė person qė mbase e njeh, se ka mbiemrin si tėndin ... ( dhe ia rrėfeva ngjarjen siē e thashė mė lart ).

Pėr njė ēast ajo shtangu dhe nuk po shkruante. Mbase iu duk kjo njė befasi, por pastaj u pėrgjigj:

- Po babai im ėshtė!

Dhe unė me vete po thosha: ėėėėė, prandaj ke kėtė kulturė ti, prandaj ke kėtė dashuri pėr atdheun.

Qė nga ky ēast u familiarizuam edhe mė shumė...

Dhe prapė kaluan vitet. Erdhi viti 2012. Shkova nė vendlindje. Unė si zakonisht kur shkoj atje bėj shumė postime. Kėto postime i kishte parė edhe Besnikja. Isha duke pirė kafe nė Prishtinė dhe po bėhesha gati pėr tė shkuar te shoku im i fėmijėrisė, Sherif Dobra, kur nė telefon ( nuk e di nė viber apo FB ) mė mori Besnikja:

- O Adem, a nė Kosovė je, a?
- Po.- i thashė.
- Hej, po edhe babushi ėshtė atje...

Nuk po e zgjas me dialogė, por ajo mė siguroi njė numėr telefoni kontaktues ( nuk e di nėse ishte i motėrs sė saj apo i bacit Muhamet ) dhe baci Muhamet qė aso kohe kishte 82 vite, me shumė pėrpikėri erdhi te unė dhe u ēmallėm duke biseduar. Ia tregova edhe rastin prej kur e mbaj mend dhe baci Muhamet, me njė kujtesė tė shkėlqyeshme i pėrmendte tė gjithė anėtarėt e lagjes Grepi, duke folur nė piedestal pėr mikpritjen e tyre, ndaj ky edhe pas largimit nga Koshtova shpesh herė kishte shkuar pėr t’i vizituar.

Pastaj bacit Muhamet i thashė se kam takim me njė shokun tim tė fėmijėrisė, i cili punon nė Ministrinė e Arsimit. “ Me gjithė qejf po vij edhe unė. Na e pruni Zoti tė hyjmė nė Ministrinė e Republikės sonė”- tha baci Muhamet. Atje doli na priti Sherif Dobra. U kėnaqem duke biseduar pėr Shkup e pėr Shkodėr dhe duke kujtuar ngjarje nga e kaluara.

Tė paēim sa malet, baci Muhamet!

P.S. Pėr aktivitetin patriotik tė familjes Fusha ka ēka tė flitet edhe mė shumė, por nuk e shoh tė arsyeshme tė zgjerohem mė shumė nė kėtė ditė tė shėnuar.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg Muhamet Fusha dhe unė.jpg (22.6 KiloByte, 23 shikimet)
__________________
devollitėt thonė

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Gi de Masha : 18-05-2019 nė 00:03
🖤 (1)
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur