Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Lajmet e ditės

Lajmet e ditės Kėtu mund tė sillni lajmet e fundit nga media rreth ēėshtjeve tė rėndėsishme tė Shqipėrise dhe trojeve tė saj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 02-07-2019, 16:26   #641
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,165
Thanks: 338
Thanked 582 Times in 431 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me tėrhoqi vėmėndjen ky shkrim...

Se ē'ben ky Trampi, nuk e mor vesh fare! Ne vend qe te ftoj putinin ne shpi t'bardh, shkon e fton kim un-in??
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-07-2019, 18:04   #642
par
V.I.P
 
Avatari i par
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Vendndodhja: Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak dinjitet vardiset anes.
Posts: 4,666
Thanks: 1,831
Thanked 2,511 Times in 1,407 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 94
par i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėmpar i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me tėrhoqi vėmėndjen ky shkrim...

Shqipėria ime dje, sot dhe nesėr


Si kosovar, por jo nga ata tė Nolit qė ndezin zjarr, po hedh kėtu observimet e mia si refleksione tė njė dhembjeje pėr gjendjen e krijuar nė tokėn e shqipeve, tė cilėn Zoti e bėri tė bukur, por qė e shėmtuan politikanėt zuzarė.

Ishte viti 1994 kur pėr herė tė parė shkela nė tokėn qė e shihnim tė zbukuruar nga filmat nė TV. E vėrteta pėrbėnte njė realitet krejt surrealist me premisa absurdi, panoramėn e sė cilės nuk mund e pėrshkruaj dot, por po e sjell nė vėmendje njė takim me njė burrė nė Rogozhinė, i cili bartte bukėn me njė gomar pėr njė si restorant skaj rruge, nėn trupin e njė bunkeri tė madh.

E pyeta se cili ishte ndryshimi qė po e vėrenin ata pas pėrmbytjes sė madhe tė rendit shoqėror. Burri m’u pėrgjigj thjesht: “Nė kohėn e Enverit ishim lepuj, ndėrsa tash nė kohėn e Salės jemi bėrė qenė”. Kjo e shpjegonte tė tėrėn; demokracia ishte kuptuar si e drejtė e shprehjes sė lirė e jo si e drejtė pėr pjesėmarrje nė vendimmarrje. Thėnia e kėtij burri edhe sot ka kuptimin proverbial.

E tmerrshme ėshtė tė shohėsh si lehin (pėrtej kuptimit pezhorativ tė qenit, tė cilin si qenie e dua shumė) politikanėt, analistėt, opinionistėt dhe ēfarė zhurme bėjnė vetėm e vetėm qė me zėrin e tyre tė ngritur tė mund tė shqyejnė tė vėrtetat e kundėrshtarit dhe tė imponojnė tė vėrtetat e tyre absolute!

Kėtė vit takova edhe poetin (tanimė shpirtėrisht tė shkallmuar) Vehbi Skenderin, qė nė mėnyrė gati infantile i gėzohej ndryshimit. Takova edhe shumė tė tjerė qė ndjenin daljen nga kampi socialist, por pa idenė e qartė se cila ishte rruga drejt demokracisė, drejt kthimit tė njeriut nė dimensionet reale, qė, siē do tė thoshte Vesna Parun, pėr gjysmė shekulli kishte jetuar pa atdhe, ndėrsa atdheu i ishte shndėrruar nė gjithėsi, pėrkatėsisht nė njė bisht tė yllit pesėcepėsh.

Nė fund tė vitit 1997, pas pėrmbytjes sė dytė tė madhe, pėrkatėsisht horrorit politik, takova Pjetėr Arbėnorin, tė lodhur dhe tė dėshpėruar shumė. Heshtja e tij fliste mė shumė se tė gjithė politikanėt e analistėt qė shfaqeshin nėpėr ekranet televizive, tė konceptuara si makina terrori.

Po ndėrsa njeriu i viteve nėntėdhjeta ishte njė qenie plotėsisht e dekompozuar nė kuptim identiteti dhe dinjiteti, njeriu i viteve dymijta ishte njė qenie nė kėrkim tė krijimit tė njė mirėqenie me ēdo kusht dhe pa zgjedhur mjetet. Si shembull ilustrues pėr kėtė po sjell njė rast nė Librazhd, tė vitit 2005. Njė person na bėn me dorė nė mėnyrė shumė agresive, sikur ta digjet prushi nėn kėmbė, qė ta ndalnim veturėn dhe ta merrnim. U ndalėm dhe e morėm. Posa u fut nė veturė, tė cilėn e drejtonte njė mik i imi, tipi nga Librazhdi klithi me zė tė lartė: “Nuk jam polic as deputet, por jam mėsues dhe poet”. Pastaj nga xhepi i brendshėm i xhaketės nxori njė libėr me poezi, si dėshmi pėr atė qė tha.

Nė ecje e sipėr mėsuesi pyeti se ku punonim ne dy kosovarėt, ndėrsa pak pėrpara foli me habi pėr veturėn e bukur. I thashė se miku qė po drejtonte veturėn ishte njė trafikant i njohur droge se ndryshe nuk do tė mund ta kishte njė veturė tė tillė. Mėsuesi nuk u habit fare nga kjo, pėrkundrazi u entuziazmua dhe tha se edhe ajo ishte njė punė e mirė, madje njė punė shumė e mirė, tė cilėn me plot dėshirė do ta bėnte edh ai!

Unė e miku mbetėm pa tekst dhe nuk folėm mė deri nė Tiranė. Po e rėndėsishme ishte se mėsuesi dėshmonte se njeriu i ri tani po bėhej prej kanabisi. Dhe nuk vonoi shumė u krijua Lazarati si shenjė dalluese e kultivimit tė kėsaj bime mė dehėse se vetė ideologjia komuniste. Dhe fare pak mė vonė i gjithė vendi u mbulua nga kanabisi, pėr t’u bėrė shenjė dalluese e Evropės, pėrkatėsisht Kolumbia e saj.

Tani kur kemi ardhur nė kėtė vitin e mbrapshtė 2019, tė pėrsėritur edhe mė parė nė variante tė ndryshme, mund tė themi se ish komunistėt kanė shėnuar fitoren mė tė madhe ndaj antikomunistėve dhe kanė ndėrtuar njė shtet autoritar tė identifikueshėm me atė tė diktaturės. Filozofi i madh francez, Sartėr, antikomunistėt i kishte cilėsuar si qenė, dhe si tė tillė duhej tė identifikoheshin me lehjen, siē po bėjnė nė kėtė rast kėta tė opozitės sė fragmentarizuar. Nė anėn tjetėr, mbeturinat komuniste tė mazhorancės, po dėshmohen gjithnjė e mė shumė si hiena tė organizuara mirė, madje deri nė atė shkallė sa as luajt tė mos mund t’i mposhtin dhe madje tė ikin nga to.

Tani cila mund tė jetė e nesėrmja e tokės sė shqipeve, kjo ėshtė ēėshtja. E nesėrmja e frikshme duket vėrtet, sepse ndėrsa shtetet tjera kanė mafi, mafia nė Shqipėri ka shtetin e saj. Zor ėshtė tė zhbėhet shteti i mafisė, sepse pėr t’u zhbėrė ky model shteti, sė pari duhet tė ndėrtohet dhe ngrihet vetėdija pėr interesin publik, gjė kjo e cila kėrkon shumė kohė, ndėrsa ende funksionon logjika e shtetit parti, mbi tė cilėn edhe po ngrihet logjika autoritare e Ramės, e kėtij snobisti tipik tė pėrmasave tė frikshme.

Qė me idenė pėr djegien e mandateve tė deputetėve, pata shkruar njė status nė FB se ishte njė nismė e mirė pėr hapjen e njė shtegu demokratik. Kjo pėr faktin se jo vetėm qė opozita ishte krejt irelevante nė parlamentin shqiptar, porse lufta e Ramės pėr ta zhbėrė atė me themel ishte gjithnjė e mė agresive. Nė rrethana tė tilla, kur dihet se shoqėria civile nuk ekziston e organizuar nė kėtė vend, nuk ka pasur shteg tjetėr mė domethėnės. Tani sigurisht qė tė gjithė e kanė tė qartė se me zgjedhjet e 30 qershorit Rama shėnoi njė si fitore tė Pirros. Me kėtė fitore Rama jo vetėm qė dogji ėndrrėn evropiane tė shqiptarėve, por edhe ndėrtoi imazhin mė tė keq pėr vendin qė nga kalimi prej njė sistemi partiak nė atė pluralist.

Sigurisht qė mbėshtetja qė mori Rama nga faktorėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė pėr zgjedhjet e tij prej cirku, janė meritė e antikomunistėve tė Bashės, tė cilėt kanė dėshmuar se e gjithė pėrpjekja e tyre ka kuptimin e njė lufte tė pa kompromis pėr pushtet e jo pėr shtet. E NATO-s nė kėtė rast i intereson shteti mė shumė. Nė kėtė kuptim, mendoj se mė e lehtė ėshtė qė tė ikėn Basha e tė reformohet PD-ja, duke u hapur ndaj grupeve dhe individėve qė shėnojnė vlera tė identifikueshme nė shoqėrinė shqiptare, sesa tė vazhdohet kėshtu pa shpresė se nė kutitė e votimit mund tė ndodhė ndryshimi. Edhe njėherė u pa se Basha nuk ėshtė konsistent nė veprimet e tij. Edhe kėsaj radhe lėshoi udhė; nga protestat me njė ritėm tė shkallėzuar agresiviteti kaloi nė performanca artistike, siē ndodhi ditėn e zgjedhjeve. Kjo do tė ishte edhe nė favor tė klimės sė krijuar, pėrkatėsisht refuzimit politik qė i bėnė shqiptarėt pushtetit tė Ramės. Pėr mė tepėr nė kėtė kontekst duhet shikuar edhe lėvizjen e madhe tė studentėve, tė cilėt dėshmuan se janė tė gatshėm tė vihen kundėr kapjes sė shtetit nga Rama me grupin e tij tė oligarkėve, por qė opozitėn aktuale nuk e shohin si alternativė tė duhur. Vėrtet opozitės u duhen njerėz qė janė tė vėmendshėm pėr ngritjen e peshės sė fjalės e jo pėr ngritjen e peshės sė zėrit. Ndryshe dihet se gjuha ėshtė shtėpia ku banon qenia, ndaj ajo nuk duhet tė ngjajė nė kolibe a nė shpellė. Opozitės i duhen liderė qė nuk grinden, por qė krijojnė alternativa tė qarta pėr dalje nga kjo krizė. Nė anėn tjetėr, tėrheqja e Bashės do tė ishte goditje e rėndė pėr Ramėn, sepse jo vetėm qė Basha do tė jepte njė shembull tė mirė, i cili do tė ndikonte qė PD-sė t’i ktheheshin votat e humbura, por t’i shtoheshin edhe shumė tė tjera. Natyrisht qė kjo gjė duket si paradoksale, ngaqė nė vend se tė tėrhiqet lideri i shumicės, si fajtori kryesor qė katandisi vendin nė kėtė derexhe, tė tėrhiqet lideri i opozitės, por ama kėrkesa e Bashės pėr largimin e Ramės qė nga fillimi nuk pėrkonte me esencėn e demokracisė, e cila mbėshtetet nė vullnetin e shprehur nėpėrmjet votės sė lirė. Shqiptarėt kanė nevojė qė ta pėrmbysin Ramėn, bashkė me regjimin e tij, nėpėrmjet votės e jo nėpėrmjet kushtėzimeve.

Nė kontekst tė kėsaj dua tė kujtoj njė pandehmė shumė shqetėsues edhe sot e kėsaj dite, tė njė burri nga atje. Ishte kjo pak para zgjedhjeve tė vitit 2013. Tipi tekstualisht mė tha: “Nėse i fiton zgjedhjet PS-ja, pėrkatėsisht Edi Rama, PD-ja mund tė kthehet nė pushtet vetėm kur tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė”. E frikshme kjo pandehmė, tė cilės, pėr fatin tonė tė keq tė tė gjithė shqiptarėve, koha po i jep tė drejtė. “Shqiptari duket si i bėrė pėr tė qenė lodėr e njė mashtrimi tė pėrjetshėm; njė fatalitet i dhimbshėm rri pezull mbi kėtė popull tė mjerė”, thoshte Konica dikur, pėr tė qenė kaq aktual edhe sot.
lapsi.al
__________________
KUR FUQIA E DASHURISE TE MPOSHT DASHURINE PER PUSHTET DO TE GJEJ PAQE NJEREZIMI
par nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur