Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Lajmet e ditės

Lajmet e ditės Kėtu mund tė sillni lajmet e fundit nga media rreth ēėshtjeve tė rėndėsishme tė Shqipėrise dhe trojeve tė saj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-01-2014, 15:26   #41
Xhebraili
El Pistolero
 
Avatari i Xhebraili
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Peja
Posts: 4,028
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Xhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėmXhebraili i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga admiral Shiko postimin
Shume e drejte,,,qe te mos jesh dakort me mua,,,, po me standarte(te dyshimta)te dyfishta nuk maten gjerat,,,, per mendimin tim opozita i bente nder protestes,,,, kurse pozita i bente nder hipokrizise

Plotesisht me mendimin tend.
edhe nje gje po e shtoj se sali Berisha eshte politikani me i forte ne shqiperi.
__________________
Mixhok..
Xhebraili nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-01-2014, 10:28   #42
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Rritja e pensioneve ėshtė njė opsion jo i preferueshėm nga qeveria edhe pse ėshtė propozim i Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Kėshtu pohoi dje kryeministri Edi Rama gjatė njė interviste nė emisionin “Opinion” tė Blendi Fevziut. Sipas tij, opsioni tjetėr ėshtė heqja e tavanit dhe liberalizimi i kontributeve.

“Ta kenė shumė tė qartė se reforma e pensioneve do tė afektojė ato qė janė sot 40 vjeē e poshtė. Nė tė dyja opsionet, reforma do tė shtrihet nė kohė dhe ėshtė pėr tė shpėtuar vendin e gjeneratės tjetėr”, - tha Rama.

Ai deklaroi mė tej se do tė mbahet premtimi pėr legalizime falas, ndėrsa theksoi se sistemi i gjobave nga policia do tė vijojė nė zbatim tė ligjit duke pranuar se procesi do pėrmirėsohet nė vijim. Kreu i Qeverisė komentoi mė tej dhe paketėn fiskale, apo prishjen e ndėrtimeve pa leje.

Vendosja e gjobave nga ana e policisė, a ėshtė njė fushatė e paligjshme?

E vėrteta ėshtė qė sė pari, do flasim pėr ato qė ju mund t’i quani mosrealizime dhe sė dyti, pa asnjė dyshim qė nuk mund tė pretendojmė tė kemi nė kaq pak kohė njė sistem tė pėrsosur administrimi pėr shkak tė asaj qė trashėguam.

Por tė pamėsuar me pagesėn e gjobave, sidomos ata tė cilėt janė mėsuar tė bėjnė tė fortin nė raport me policinė, me shtetin, duke pasur dhe njė zė nė publik, kėtu kam parasysh jo veē gazetarė dhe analistė, por dhe ofiqarė, deputetė e ministra, sot ndjehen jo mirė dhe pastaj e zmadhojnė kėtė problematikė. Gjobat e papaguara janė njė problem qė kemi marrė pėrsipėr ta zgjidhin.

Qytetarėt tė gjithė kanė mundėsi tė verifikojnė nėse kanė apo jo gjobė, qytetarėve tė cilėve u dėrgohet gjobė u jepet dhe mundėsi apelimi dhe ata kanė nė dorė njė faturė qė u lejon tė qarkullojnė sa tė marrin zgjidhje.

Nuk kanė marrė njoftim....

Nuk e kanė marrė pėr shkak tė kaosit me problemin e adresave. Tė gjitha kanė shkuar me postė. Por gjithsecili mund tė verifikojė nė faqen e Ministrisė sė Brendshme.

Do ju kėrkoni falje atyre qė u kthyen mbrapsht nė kufi pėr festa?

Nuk do u kėrkojmė falje se pėr 2 javė para nisjes sė kėtij procesi qytetarėt u lajmėruan. Nga ana tjetėr, e vėrteta ėshtė se mundėsia e pagimit tė gjobave ėshtė aty, dhe nė pikat kufitare dhe ata mund tė paguajnė.

Nuk ėshtė sistem i pėrsosur, me siguri ka dhe defekte dhe ka shkak t’u kėrkohet ndjesė atyre qė janė pre e defekteve, por ky proces nuk do ndalet. Nėse duam tė kthehemi nga njė katrahurė totale nė njė vend funksional, duhet tė biem dakord se ēdo rregull duhet tė zbatohet.

Nė kėto 100 ditė rendi ėshtė nė njė situatė katastrofike, vrasje, grabitje ...

Do lexonit dyfish nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė shkuar. Kemi ulur kriminalitetin me 42 %, nė raport me vitin e 4kaluar.

Keni rakorduar shifrat?

Nuk i referohem njė partie qė doli nė opozitė dhe pėr shifrat e krimit. Ky ėshtė njė krim nė vetvete.

Dhe tė tjerėt e kanė bėrė...

Flas pėr paraardhėsit dhe mėnyrėn se si dy paraardhėsit e fundit janė sjellė.

Borxhi, ishte 64 %, e keni ēuar nė 75% ndėrkohė do merrni 1.4 miliardė dollarė mė shumė borxh...

Nuk kemi rritur borxhin, kemi legalizuar njė borxh qė ishte aty, tė shpallurin dhe tė fshehurin. Atė borxh qė u skanua dhe doli nė dritė nė bashkėpunim me FMN-nė dhe njė kompani auditimi prej 726 milionė dollarėsh qė ishte njė borxh real faktik por i padeklaruar.

Ajo ėshtė garancia se nė 4 vitet e ardhshme borxhi do kthehet nė shifra shumė mė tė pranueshme nga kėto qė kemi sot dhe do shkojė nė 64 %. Ky ėshtė objektiv i nėnshkruar nė marrėveshjen me FMN-nė e cila nuk shkruhet sot dhe harrohet nesėr, por ėshtė dokumenti bazė i monitorimit tė gjithė reformave qė kemi ndėrmarrė.

Keni marrė borxh 1.4 miliardė dollarė dhe keni gjetur 720 milionė dollarė. Diferencėn pėr ēfarė i doni?

Unė e di nga e keni nxjerrė, por nuk dua tė merrem me burimin por po shfrytėzoj hapėsirėn tė komunikoj me publikun. Ne trashėguam Shqipėrinė nė buzė tė greminės.

Trashėguam borxhin e fshehur qė kishte bllokuar zinxhirin e ekonomisė. Kompanitė pėr rrugėt dhe tė tjerat, kanė bėrė shėrbime dhe madje janė shtyrė shpesh me dhunė tė marrin dhe kredi nė banka pėr tė financuar punėt publike.

Bankat kanė dhėnė kėto kredi dhe nė njė moment tė caktuar bankat kanė bllokuar kreditė. Me kėto masa do injektojmė nė ekonomi investime dhe shlyerjen e borxheve, 1.1 milionė dollarė. Kjo bėhet nė funksion tė rifillimit tė punės, kreditimit, uljes sė kredive tė kėqija, hapjes sė vendeve tė punės.

Keni marrė 240 milionė dollarė borxh nė tetor pse nuk shlyet borxhet?

Se ai duhej pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin, tė garantoheshin pagat e pensionet, shėrbimet bazė, ilaēet. Ėshtė njė borxh qė qeveria e mori nė buzė tė greminės.

Sot (Dje) nė 9 janar administrata nuk ka marrė ende rrogat?

Ka ende njė pjesė tė vogėl tė mbetur por kjo nuk ka lidhje me fluksin e parasė.

Sa ėshtė borxhi qė do merrni?

Ne kemi marrė njė borxh shumė tė favorshėm nga FMN, BB. Nuk flas pėr shifra konkrete pa kaluar marrėveshja nė bordin e FMN, kalon sė shpejti. Borxhi do rivėrė nė lėvizje ekonominė.

Paketa fiskale, pse ndryshimi?

Ishte njė ndryshim pėr tė vendosur drejtėsi nė kontributet pėr shtetin dhe pėr tė cilėn jemi votuar.

Kėta qė paguajnė mė shumė janė 0.3 % nga ata qė paguajnė dhe paguajnė 23 %...

Nuk ka 23 %, ėshtė 17 %. Kemi mbajtur premtimin pėr 97 % tė shqiptarėve. Ne nuk kemi masakruar askėnd. Dhe nė nivelin e lartė kemi taksa ndėr mė tė ulėtat nė Evropė dhe normale dhe pėr rajonin.

Pse taksa mė e lartė pėr 11 mijė njerėz?

Nuk ėshtė e vėrtetė. Ėshtė sonata e hėnės me gėrnetėn e Dilaver Bariut, me gjithė respektin pėr Dilaverin. Kėto nuk kanė lidhje me partiturėn.

1 biznes qė bėn 20 milionė lekė nė vit dhe njė njeri qė merr 1.7 milionė nė muaj njėri paguan 7.5 dhe tjetri 17?

Krahasoni tė pakrahasueshmen. Ulja e tatimit pėr biznesin e vogėl sot ka gjysmėn e detyrimit qė kishte. Nga ana tjetėr heqja e taksės pėrfundimisht biznesit tė vogėl janė pjesė e programit tonė dhe fryma jonė e qeverisjes.

Thatė qė keni ulur taksėn pėr 97 % tė atyre qė paguan. Sipas llogarisė 56 % paguhen mė pak se 300 mijė lekė, pra nuk tatohen si mė parė...

Kėtė e kam dėgjuar nga opozita nė Komisionin e Ekonomisė. 300 mijėshi me tatim 0 ishte propozimi ynė nė fund tė vitit tė kaluar, u mor dhe u adoptua nga qeveria e kaluar. Padrejtėsia nė atė kopjim ishte se ndėrkohė qė ai qė kishte 300 mijė paguante zero ai qė merrte 301 mijė paguante direkt 10 %.

Ata 56 % qė paguhen 300 mijė lekė do paguajnė 2.7 % mė shumė pėr inflacionin, do paguajnė mė shumė ēmime. Kjo paketė i ka varfėruar shqiptarėt?

Kėta qė kanė rrogėn 300 mijė lekė nuk shfrytėzojnė rrugėn me automjetet e tyre. Nė ēmimet qė thoni ju, nė rritjen e ēmimit tė naftės ka element abuziv dhe ne po merremi me tė.

Ėshtė rritje qė nuk pėrkon me rritjen e parashikuar qė ėshtė me impakt thuajse 0. Sa i pėrket cigareve rritja ėshtė e vetėdijshme pėr tė dekurajuar konsumin e cigares. Unė nuk mund ta pranoj qė sot tė dėgjohet njė opozitė qė thotė se kjo ėshtė luftė me dashamirėsit e duhanit, kjo ėshtė luftė nė shkallė botėrore.

Integrimi, ku ėshtė pėrgjegjėsia juaj personale?

Qeveria ka vetėm njė pjesė nė kėtė histori, vlerėsimet mė tė larta.

Burime tė rėndėsishme diplomatike nė Bruksel kanė thėnė se Danimarka ka marrė seriozisht ēėshtjen ‘Meta’, dosjet i keni ēuar dhe nė Holandė...

Ne nuk kemi ēuar dosje pėr kėtė ēėshtje askund. Nuk di nėse korrespondentin e keni nė Bruksel apo te kulla e PD-sė.

Nė marrėveshjen me FMN-nė parashikohet qė tė rritet mosha e pensionit?

Nuk ka asgjė tė tillė, parashihet reforma e pensioneve. Ne kemi njė situatė me pensionet qė ėshtė tėrėsisht e papranueshme e akumuluar nga qeveria dhe qeveritarė qė nuk kanė dashur t’ia dinė fare. Ne nuk kemi ardhur nė qeveri dhe unė nuk jam bėrė kryeministėr pėr tė pėrsėritur kėtė zakon.

Sot sistemi ynė i pensioneve ėshtė i papėrballueshėm. Ka njė deficit qė nuk e mbulon sistemi prej 45 % dhe kjo mbulohet nga taksimi i pėrgjithshėm. Rritje e moshės sė pensionit ėshtė njėri opsion, por nuk ėshtė i preferueshme nga ne.

Opsioni tjetėr ėshtė heqja e tavanit dhe liberalizimi i kontributeve. Ta kenė shumė tė qartė se reforma e pensioneve do tė afektojė ato qė janė sot 40 vjeē e poshtė. Nė tė dyja opsionet, reforma do tė shtrihet nė kohė dhe ėshtė pėr tė shpėtuar vendin e gjeneratės tjetėr.

Legalizimet falas, nė fillim thanė procedurė tani ėshtė premtim i dėshtuar? (Transmetohet kronikė e ABCNews)

(qesh) Mė ra ritmi i tė qeshurės jo se kėta mė kapėn po se janė shumė tė kapur. Konfirmoj se brenda katėr vjetėve do i japim fund kėsaj drame tė madhe. 300 mijė njerėz janė nė njė situatė ilegale.

160 mijė prej atyre qė kanė aplikuar pėr legalizim nuk kanė parė qė tu trokasė shteti nė derė. Mirė ata qė nuk e dinė ku kanė kokėn dhe pėr 100 ditė bėjnė bilancin e 4 vjetėve por nuk u takon juve qė tė flisni pėr dėshtime brenda 100 ditėsh.

Fola pėr ndryshim premtimi?

Jam nganjėherė i paaftė tė ndaloj tė papėrmbajturin gaz. Ato familje qė kanė paguar lekėt, 50 mijė nuk kanė marrė asgjė.

Me lekė apo pa lekė do legalizohen?

Do e jap pėrgjigjen. 26 mijė prej tyre kanė marrė atė qė e kam quajtur ‘Shaban tapinė’ por dhe ata kanė problem hipotekimin. Ne do ndryshojmė komplet politikėn, do ēojmė shtetin tek ata dhe brenda kėtij muaji do shpallim platformėn e legalizimeve falas, ashtu siē ne i kuptojmė dhe i shikojmė kėto ēėshtje.

Platforma ėshtė e plotė, ka alternativa pėr tė harmonizuar dhe nevojėn qė prona mos jetė problem i gjeneratės tjetėr, dhe trashėgimtarėt e asaj prone mos jenė nė gjak.

Detyra ime ėshtė qė pas katėr vjetėve zonave informale, atyre qė kanė ndėrtuar shtėpi pėr tė pasur mbi kokė njė strehė, ne do u zgjidhim kėtė problem dhe platforma jonė ėshtė njė platformė ku ka alternativa dhe alternativa falas ėshtė aty.

“Ndėrtimet pa leje, prishja do tė vazhdojė” Rrėnimi i pallatit nė Vlorė, a ishte hakmarrje politike?

Nuk kam dhėnė deklarata pėr kėtė objekt. Deri nė fund nuk e kam besuar qė nė kėtė ngrehinė kishte dorė kryetari i opozitės.

Vjehrri ishte pronar...

Vjehrri nuk ėshtė figurė politike. Rasti ėshtė flagrant dhe ne presim qė prokuroria tė zbardhė tė gjithė zinxhirin e grabitjes qė i ėshtė bėrė qytetit tė Vlorės dhe publikut duke i marrė detin pėr tė ndėrtuar pallat.

Nė kėtė Shqipėri me 59 % ndėrtime pa leje duhet tė prishej e vetmja godinė qė ishte me leje?

E vetmja pėr tė cilėn flitet, por nuk ėshtė e vetmja. Tani do vazhdojė edhe njė valė e re prishjesh pėr godina qė kanė dokumentacion, edhe pse skandaloz, dhe ato do kalojnė nė procedurė shpronėsimi.

A rrezikoni qė me kėtė standard, gjysma e lejeve qė keni dhėnė ju nė Tiranė do prishen?

Kėto janė spekulime. Di tė them se aty ku e parashikon ligji do zbatohen ligjet e shtetit.

Opinion
(shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-01-2014, 14:50   #43
bizbal
Tolerance Ǿ Llumit!
 
Avatari i bizbal
 
Data e antarėsimit: Nov 2010
Posts: 210
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
bizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėmbizbal i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Cilat jane pasojat e termeteve te sotem ? Si eshte gjendja tani? Gazeta shkruan:
"DURRĖS, 20 janar 2014 –Sapo po pėrgatisnim lajmin pėr tėrmetet qė zhvendosen nė autostradėn Vorė-Maminas dhe Shijak, ora 15 e 41 minuta njė tėrmet i fuqishėm mbi 4 ballė ra sėrish nė qytetin e Durrėsit. ". Cfare masash po merren per emergjencen ?
bizbal nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-01-2014, 11:00   #44
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Legenet
(nga Edmond Tupja)

Kėto sende tė pėrdorimit tė pėrditshėm, tė rrumbullakėt e mjaft tė thellė dhe qė shėrbejnė pėr tė larė, mund tė jenė prej metali ose plastikė; aty njeriu mund tė lajė rroba, zarzavate, fruta, por edhe kėmbėt ose pjesėt mė intime tė trupit (femėror apo mashkullor, pak rėndėsi ka). Siē shihet, tė dobishėm, fort tė dobishėm kanė qenė, janė dhe do tė jenė ata pėr njeriun. Mirėpo edhe pėr sa kohė ende, sepse, kėto dekadat e fundit, nė rolin e pamohueshėm qė luajnė pėr higjienėn vetjake tė njeriut, atyre po u bėn konkurrencė bideja, ky legen modern qė nuk endet nėpėr shtėpi, por rri i mbyllur nė banjė me njė mendjemadhėsi tė paparė, ndryshe nga legeni qė mund tė varet nė mur, ta shoqėrojė njeriun (femėr apo mashkull, pak rėndėsi ka) nė tėrė mjediset e shtėpisė, madje edhe nė oborr apo nė ballkon.

Sidoqoftė, me gjithė shėrbimet e shumta qė i bėn tė zotit apo sė zonjės, ndėrkohė qė bidesė ky apo kjo i besojnė vetėm pjesėt e fshehura tė trupit, ne, shqiptarėt dhe shqiptaret (sidomos ata e ato tė tipit homo albanicus), prej shumė e shumė kohėsh, jemi treguar dhe vazhdojmė tė tregohemi mosmirėnjohės me atė, d.m.th. me legenin. Pėrse kėshtu? Sepse, nė kuptimin e figurshėm, nė gjuhėn e pėrditshme, e cilėsojmė pikėrisht "legen", sigurisht me pėrbuzje, njė "njeri, tė cilit i ka dalė boja, qė ėshtė bėrė qesharak dhe qė e shpėrfillin tė gjithė" (shih Fjalorin e gjuhės shqipe, Tiranė, 2006). Fatkeqėsisht, legenėt nuk kanė gojė tė protestojnė pėr kėtė padrejtėsi, asnjė parti, asnjė sindikatė, asnjė shoqatė te ne nuk i mbron tė drejtat e tyre, madje ky kuptim pėrēmues ka dhėnė ndihmesėn e vet qė te vetė fjala "legen" tė kenė zanafillėn fjalė tė tjera, si "legenizėm, legenist, legenizoj, legenizim" etj., etj. Dikur e njė kohė, legeni vlerėsohej si tė ishte diēka prej kristali apo floriri, tė paktėn nė Shqipėrinė e Mesme: kėshtu, pėr ti dėshmuar respekt njė bamirėsi, i thuhej (sigurisht nė mėnyrė tė figurshme) personit qė pėrfitonte nga mirėsia e kėtij: "Bamirėsit tėnd tia lash kėmbėt nė legen dhe ti pish ujin!". Por ja qė dikush shpiku bidenė dhe, ne, shqiptarėt e sotėm, nxituam ta pėrqafojmė pėrdorimin e tij dhe termin "legen" e pėrdorim kryesisht si sharje (Mbase sot e tutje, por nė njė mėnyrė aspak dinjitoze pėr pėrfituesin e bamirėsisė, ky do tia lajė kėmbėt bamirėsit tė vet, qoftė edhe me shampanjė, nė bide dhe pastaj do tė detyrohet tia pijė détyrimisht nė banjė!).

Dhe dora-dorės, duke sharė me termin "legen" njėri/njėra-tjetrin/tjetrėn jo vetėm nė zėnka anonime diku nė rrugė, pazar, dyqan, stadium apo kush e di se ku tjetėrkund, por sidomos, kryesisht e veēanėrisht gjatė pėrplasjeve majtas-djathtas apo djathtas-majtas nė Kuvend e nė komisione parlamentare, nėpėr emisioni televizive e radiofonike, si edhe nėpėr gazeta e revista tė shumėllojshme, po legenizohemi si pa u ndier, veēse pa pikė mėshire e nė mėnyrė, ndoshta, tė pakthyeshme. Ky legenizim qė po pėrparon urtė e butė e plot legenin, me sa duket, nuk ka kursyer sė pari asnjė nga ata shqiptarė pragmatistė qė shitėn votat gjatė zgjedhjeve tė fundit legjislative, por nuk do tė kursejė asnjė nga ata shqiptarė po aq pragmatistė qė do ti shesin ato gjatė zgjedhjeve tė ardhshme vendore.

Dhe kėshtu, dora-dorės, do tė kristalizohet njė teori e tėrė e quajtur "legenizėm", e cila, falė traktateve teorike dhe doracakėve praktikė tė kryelegenistėve shqiptarė, do tė arrijė, me gjasė, tė legenizojė edhe brezat e ardhshėm tė Shqipėrisė, tė cilėt, tė legenizuar madje edhe gjenetikisht, do tė votojnė me referendum pėr zėvendėsimin, nė flamurin tonė kombėtar, tė shqiponjės dykrenore me njė legen krenar (pra, aspak e kurrsesi me njė bide) tė admirueshėm, gjithsesi.

Nė kėtė kontekst tė ardhshėm, pėrkufizimin e fjalės "legen" nė fjalorėt e gjuhės shqipe leksikografėt tanė do ta rishkruajnė, nė kuptimin e saj tė figurshėm, natyrisht si vijon: "njeri, tė cilit nuk i ka dalė boja, qė nuk ėshtė bėrė qesharak dhe qė nuk e shpėrfill askush" ose, mė mirė akoma, "njeri, tė cilit i ka dalė njė nam madhėshtor, qė ėshtė bėrė legjendar dhe qė e adhurojnė tė gjithė". Personalisht, shpresoj qė ky shkrim, i pari qė guxon e merr nismėn pėr tė vėnė nė vend nderin e humbur tė legenėve pėrballė sulmit tė pabesė tė bideve, dhe qė lajmėron lindjen e shpejtė e tė mezipritur tė teorisė e tė praktikės sė legenizmit fitimtar, do tė figurojė modestisht nė arkivat dhe nė muzetė e shtetit tė ardhshėm legenian tė Shqipėrisė.

(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-02-2014, 16:52   #45
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Nga 1 prilli, bizneset dhe qytetarėt do tė pėrballen me rritje tė fortė tė kostove, qė burojnė nga koncesioni i skanimit nė dogana. Vitin e kaluar ish-maxhoranca e djathtė ia dha tė drejtėn monopol tė skanimit njė kompanie private me emrin 'Rapiscan'. Sipas kontratės, kompania arkėton 39 euro pėr ēdo deklaratė doganore nė Republikėn e Shqipėrisė si nė import ashtu dhe eksport. Por si pėrkthehet kjo kosto pėr ekonominė?

Top Channel i referohet tė dhėnave zyrtare, sipas tė cilave rezulton se kostot shtesė pėr ēdo biznes arrijnė nė mijėra euro nė vit. Pėr biznese tė caktuara qė tregtojnė mallra me vlerė tė ulėt si ato tė konsumit bazė, rritja ėshtė edhe mė e fortė. Dy vitet e fundit sipas tė dhėnave zyrtare, doganat pėrpunuan 45 mijė deklarata doganore vetėm pėr katėr grupe produktesh, pėrkatėsisht fruta-perime, vaj, miell dhe grurė me vlerė totale 107 milionė dollarė.

Vetėm pėr skanimin, me hyrjen nė fuqi tė kontratės, pėr kėto 45 mijė deklarata biznesi do paguajė 2.5 milionė dollarė. Kjo do tė thotė se kostoja shtesė pėr ēdo ndėrmarrje qė importon ose eksporton produkte bujqėsore ėshtė sa 2.3 pėr qind e vlerės sė mallit. Pasojat janė dy. Nė import, tarifa do u ngarkohet qytetarėve, tė cilėt do paguajnė mė shtrenjtė pėr produktet bazė qė vijnė nga jashtė. Ndėrsa nė eksport, ajo godet bizneset shqiptare duke i bėrė ata mė pak konkurrues nė tregjet ndėrkombėtare sepse rrit kostot e produkteve qė ata shesin jashtė. Kjo jo vetėm nė bujqėsi.

Kosto tė larta do tė ketė edhe pėr fasonin, njė nga zėrat kryesor tė eksporteve shqiptare. Gjatė vitit tė kaluar, sipas tė dhėnave zyrtare ēdo ndėrmarrje fason ka kryer mesatarisht 200 deklarata doganore. Nga kjo rezulton se vetėm pėr skanimin secila nga kėto kompani do tė paguajė 7800 euro nė vit. Por koncesioni i shtrin efektet edhe pėrtej importeve dhe eksporteve, pasi ish-Qeveria i ka dhėnė tė drejtėn kompanisė qė tarifa tė aplikohet edhe tek mallrat tranzit, ato tė cilat kalojnė pėrmes Shqipėrisė nė vendet e tjera.

Vitin e kaluar doganat pėrpunuan rreth 35 mijė deklarata tranziti, tė cilat do tė duhet tė paguajnė tani 1.3 milionė euro pėr skanimin. Kjo ka ngritur shqetėsimi tek ekspertėt se kontrata koncesionare mund tė cojė nė devijimin e trafikut tė mallrave duke bėrė qė vendet pėrreth tė mos pėrdorin mė Shqipėrinė si rrugė tregtare. Qė nė fillim kontrata koncesionare e skanimit u kundėrshtua fort jo vetėm nga opozita e asaj kohe, por edhe biznesi. Shumė shpejt me hyrjen nė fuqi tė saj, biznesi shqiptar por edhe qytetarėt do ndjejnė edhe kostot. Plot 25 deri nė 30 milionė euro nė vit pėr 25 vitet e ardhshme.

(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-03-2014, 13:10   #46
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Qė prej vitit 2004, mė saktė prej 11 nėntorit tė atij viti, qeveria shqiptare e kohės formuloi sė bashku me njė kompani koncesionare, “Tirana Airport Partners”, njė marrėveshje pėr ndėrtimin dhe menaxhimin e aeroportit tė ardhshėm ndėrkombėtarė tė Rinasit. Pak muaj mė pas, mė 23 prill 2005, kjo marrėveshje hyri nė fuqi dhe nisi nga zbatimi. Po merrte formė ai qė sot e njohin tė gjithė si Aeroporti Ndėrkombėtar “Nėnė Tereza”...

...Ėshtė me vend tė kujtohet se ky zhvillim, nė parim pozitiv dhe emancipues, do ta nxirrte aeroportin mė tė madh tė vendit, e bashkė me tė, edhe transportin ajror civil vendas, nga epoka e mbylljes sė kufinjve dhe e shėrbimit artizanal e rudimetar, duke hapur njė dritare tė madhe pėr tė tre milion shqiptarėt qė kishin dėshirė tė zbulonin botėn. Marrėveshja e koncesionit parashikonte njė kohėzgjatje prej 20 vjetėsh, gjatė tė cilės do tė rehabilitohej terminali i vjetėr, do tė zhvillohej terminali i ri dhe do tė rinovoheshin shėrbimet qė ofroheshin nė zonėn e aeroportit. Marrėveshja ja jepte kompanisė koncesionare tė gjitha tė drejtat e imagjinueshme mbi hapėsirėn e aeroportit, pėrfshirė tarifat e shėrbimeve nė tokė, pėr tė gjitha kompanitė ajrore qė operonin nė Shqipėri.

Monopoli i tejzgjaturi qiellit shqiptar

Njė nen mė vete i marrėveshjes, qė titullohet “Detyrimet e qeverisė shqiptare”, ndoshta ai qė ka bėrė mė shumė zhurmė prej njė dekade, thotė se “gjatė periudhės sė koncesionit, asnjė aeroport tjetėr nuk do tė licensohet pėr fluturime komerciale (kargo apo pasagjerė), nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė”. Mė poshtė thuhet se do tė lejohen ulje avionėsh tė linjave ndėrkombėtare nė aeroporte tė tjera, veē atij tė Rinasit, vetėm nė rastet e emergjencės, ose nė kohė katastrofash.

Pra thuhet qartė e zeza mbi tė bardhė, se Rinasi do tė jetė porta e vetme e hyrjes, pėr fluturimet ndėrkombėtare. Njė vendim qė prej vitesh mban tė gjallė njė pakėnaqėsi nė rritje, pėr shkak se, ndėr tė tjera, Shqipėria e vitit 2014, nuk ėshtė mė ajo e vitit 2004. Neni i mėsipėrm ka sanksionuar de facto dhe de jure, njė situatė tė vazhdueshme monopoli mbi fluksin e udhėtimeve ndėrkombėtare qė kryhen nga Shqipėria drejt vendeve tė treta dhe anasjelltas. As zhvillimi i turizmit, as heqja e vizave, as rritja e pėrvitshme e numrit tė udhėtarėve dhe volumeve tė mallrave, nuk kanė sjellė as mė tė voglėn “ciflosje” tė kėtij monopoli, qė sot mban tė kyēur nė njė situatė aspak normale, qiellin shqiptar.

Nėse do t’i hedhim njė sy shifrave tė lėvizjes sė udhėtarėve pėrmes Aeroportit “Nėnė Tereza”, do tė vemė re njė rritje tė ndjeshme, nga viti 2005 e deri mė sot. Kėshtu, nėse nė vitin 2006, fluksi i udhėtarėve ėshtė rritur me 15%, njė vit mė pas ai ėshtė rritur me 22 %. Nė vitin 2005 nėpėrmjet kėtij aeroporti, i vetmi qė operon me linjat ndėrkombėtare, kaluan 787864 udhėtarė, kurse nė vitin e shkuar, pra 2013, aty kaluan 1 757 342 udhėtarė. Pra thuajse njė milion udhėtarė mė tepėr. Njė logjikė e thjeshtė tė thotė se rritja e numrit tė udhėtarėve, duhet tė sjellė medoemos edhe njė zgjerim tė infrastrukturės ajrore, me shtimin e aeroporteve nė pjesė tė tjera tė territorit.

Shqipėria ėshtė vendi europian me pėrqindjen mė tė lartė tė emigrantėve legalė jashtė vendit. Njė pjesė dėrrmuese e tyre jetojnė nė vende larg Shqipėrisė, tė cilat nuk mund tė arrihen nė rrugė tokėsore. Duke u detyruar, pėr pasojė, tė pėrdorin linjat ajrore. Stereotipi se Shqipėria ėshtė njė treg i vogėl, ėshtė vetėm njė e vėrtetė e pjesshme, pasi vende mė tė vogla, si Kosova, kanė tarifa mė tė ulėta pėr udhėtimet ajrore.

Pa viza, por me bileta tė kripura

Prej tre vjetėsh ne udhėtojmė pa viza drejt hapėsirės Shengen. Njė ndryshim epokal, pėr tre milion shqiptarė tė detyruar tė kalojnė nėpėr “gypin” e hollė tė rrugės sė ambasadave nė Tiranė, pėr tė marrė vizėn dalėse. Heqja e regjimit tė vizave me Bashkimin Europian ka sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme lėvizjet jashtė vendit tė shetsave shqiptarė. Porse ata sėrish kanė qenė dhe janė tė detyruar qė kėtė status tė ri, t’ja pėrshtasin statusit “tė vjetėr” tė lėvizjes nėpėrmjet ajrit. Gypi i hollė i rrugės sė ambasadave, ėshtė zėvendėsuar me “gypin” tjetėr tė hollė, atė tė daljes jashtė vendit nė rrugė ajrore, vetėm nėpėrmjet njė aeroporti.

Liberalizimi i vizave solli, siē e tregojnė edhe shifrat e numrit tė udhėtarėve pėr vitin 2011, njė bum tė vėrtetė nė lėvizjen e shqiptarėve jashtė vendit. Barriera e vizave ishte bėrė prej kohėsh njė pengesė pėr hapjen e Shqipėrisė me botėn dhe njė standart i tejkaluar, nė kushtet kur mbi njė milion shqiptarė jetonin prej vitesh nė Perėndim. Por ky zhvillim tejet pozitiv, ridimensionohet nga vėshtirėsia pėr tė udhėtuar nė rrugė ajrore. Dhe dihet se nė Europėn qėndrore dhe atė veriore, nuk shkohet as me traget, siē ndodh pėr shembull me Italinė, apo me tren, tė cilit ne shqiptarėt i kemi shitur edhe shinat e binarėt pėr skrap. Aktualisht dėgjon pėrherė e mė shumė njerėz qė bėjnė akrobaci nga mė tė habitshmet, vetėm pėr tė evituar ēmimet e kripura tė biletave. Presin bileta gjashtė muaj para se tė udhėtojnė, rrinė e kėrkojnė nė internet bileta nga Prishtina, duke i hyrė edhe njė udhėtimi disaorėsh, vetėm pėr pak euro tė kursyera nė biletėn e udhėtimit. Monopoli i vendosur mbi linjat ndėrkombėtare nė Shqipėri qė prej vitit 2004, e pengon padyshim uljen e ēmimeve tė biletave. Nuk ėshtė shkencė kozmike, ėshtė ligjėsi e thjeshtė e tregut. Ashtu siē e pengojnė edhe elemente tė tjera qė do tė shqyrtojmė mė poshtė, e qė lidhen sėrish me marrėveshjen koncesionare tė atij viti pėr Rinasin.

Shėrbimet aeroportuale, thembra e Akilit

Kur njė kompani ajrore fillon tė operojė nė njė vend, njėri ndėr elementet themelore tė kostos, ėshtė ai i shėrbimit nė tokė. Kur njė avion ulet nė njė aeroport, ēdo shėrbim qė ai merr, ka njė kosto. Ka njė kosto ulja dhe ngritja nė pistė, pėrpunimi i bagazheve, parkimi i aparatit fluturues dhe sistemi i ndriēimit tė aeroportit. Nė rastin shqiptar, pra nė Rinas, kėto kosto janė vendosur sipas njė logjike qė ekspertėt e konsiderojnė si tė vjetėruar dhe jo tė bazuar nė kostot reale tė shėrbimeve nė fjalė. Madje specialistėt thonė se nė bazė tė ligjit tė koncesionit tė Rinasit, kėto kosto duhet tė rishikoheshin ēdo tre vjet dhe tani TIA duhet tė ishte duke bėrė rishikimin e tretė tė tyre. Nė fakt, sipas tyre, kjo ka ndodhur vetėm njė herė, nė vitin 2012.

Duke qenė njė element esencial nė pėrcaktimin e tarifave tė udhėtimit nga kompanitė ajrore, revista “Java” u interesua nė detaje pėr listėn e kostove tė shėrbimit, qė koncesioni i aeroportit Rinas u imponon kompanive qė kryejnė fluturime aty. Mė pas krahasuam kėto tarifa, me ato tė vendeve mė tė afėrta, si dhe mė tė ngjashme pėr nga madhėsia e tregut. Nuk ka asnjė sekret, gjithēka (ose thuajse gjithēka) gjendet lehtėsisht nė internet, nė faqet zyrtare tė aeroporteve. Vumė pėrballė kostot qė njė avion me madhėsi mesatare (mes 45 dhe 80 ton), duhet tė paguajė kundrejt aeroportit, nė Rinas, nė Shkup dhe nė Ljubljanė.

Nė tabelat qė po botojmė, del mjaft e qartė se ka njė diferencė jo tė vogėl tarifash, ku Rinasi rezulton tė jetė aeroporti mė i shtrenjtė. Ka diferencė nė pėrpunimin nė tokė tė avionėve, nė parkimin e tyre dhe nė tarifat e ulje-ngritjeve.

Nuk ka dyshim se ēmimi i njė bilete ėshtė rezultantja e shumė elementėve. Nė ēmimet e larta tė biletave nė Shqipėri kanė pjesėn e tyre edhe kompanitė ajrore, tė cilat marrin, siē ėshtė e imagjinueshme, pjesėn e tyre tė fitimit. Nė kėtė pikė, shkaku i ēmimeve tė kripura ndahet mes shumė aktorėsh. Por nėse i hedh njė sy tarifave aeroportuale, s’mund tė mos habitesh sesi njė vend anėtar i BE si Sllovenia, me njė popullsi mė tė vogėl se e jona dhe me tė ardhura shumė mė larta pėr frymė, ka tarifa pėrpunimi tė avionėve mė tė ulėta se vendi ynė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Maqedoninė fqinje, me tė cilėn krahasohemi shpesh, sa i takon sistemit tė ēmimeve dhe shėrbimeve.

Njė problem qė lidhet me tarifat aeroportuale tė Rinasit ka qenė dhe mbetet ai i mungesė sė njė strukture tė detajuar tarifash. Vendi ynė ėshtė pjesė e Marrėveshjes Europiane tė Zonės sė Pėrbashkėt tė Aviacionit. Gjithashtu, nė njė kuadėr mė tė gjerė, jemi palė e ICAO (Organizata Ndėrkombėtare e Aviacionit Civil). Kėto organizma kanė kėrkuar nga vendet anėtare qė tė ofrojnė tarifa mė tė detajuara pėr shėrbimet aeroportuale, ēka, sipas ekstertėve qė pyetėm, mungon nė rastin e aeroportit tonė tė vetėm ndėrkombėtar atij tė Rinasit.

Koha pėr tė negociuar

Koncesioni i aeroportit tė Rinasit ka konsumuar deri tani gjysmėn e rrugės. Nė njė dekadė ky aeroport ėshtė modernizuar dhe ka hedhur tutje pamjen arkaike dhe orientale qė kishte deri nė fillim tė viteve 2000. Nė kėtė sens, kjo marrėveshje koncesionare ka qenė njė sukses i plotė, i cili ėshtė nė sytė e tė gjithėve. Por si ēdo monedhė qė ka dy anė, edhe ky koncesion ka anėn tjetėr tė medaljes. Shqiptarėt po vazhdojnė tė paguajnė tarifa udhėtimi tepėr tė larta, krahasuar me vendet fqinje. Pa folur pėr vendet europiane, ku hyrja e kompanive low-cost dhe konkurenca e fortė, kanė sjellė tarifa shpesh shumė tė ulura. Ėshtė tashmė e tejkaluar dhe thellėsisht penguese pėr progresin e vendit, tė turizmit, infrastrukturės, pėr zhvillimin ekonomik dhe hapjen ndaj botės, qė ne tė detyrohemi tė kemi edhe pėr dhjetė vjet tė tjera vetėm njė portė hyrėse dhe dalėse me pjesėn tjetėr tė botės. Ndodhemi para njė situate qė duket anormale, aq sa edhe kur i kemi infrastrukturat, si nė rastin e aeroportit tė Kukėsit, nuk mundemi t’i pėrdorim pėr shkak tė situatės monopol mbi fluturimet ndėrkombėtare.

Nga ana tjetėr, sistemi tarifor qė pėrdoret pėr shėrbimet aeroportuale, sė bashku me politikat e ēmimeve qė ndjekin kompanitė e fluturimit, duket se vendosin njė barrė tė lartė dhe tė padrejtė mbi udhėtarėt mė tė varfėr tė kontinentit europian. Ka ardhur dhe ka kaluar koha, qė autoritetet shtetėrore tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre, nė drejtpeshimin e njė situate gjithnjė e mė tė deformuar. Aviacioni civil ėshtė njė faktor esencial nė zhvillimin e njė vendi. Pėr kėtė arsye, ai s’mund tė lihet pre e gabimeve tė sė shkuarės dhe paaftėsive tė sė tashmes.

TABELA:

Tarifat e shėrbimeve nė tre aeroporte

1. SHQIPĖRI

AVIONI 45-60 TON
-Ulje-ngritje 550 Euro
-Pėrpunimi nė tokė 1220 Euro
-Cargo 100 kg e para 30 euro, me pas 0.03 euro per kg
-Parking 24 orė 130 Euro
-Sistem ndriēimi 500 euro

AVIONI 60-80 TON

-Ulje-ngritje 650 euro,
-Pėrpunimi nė tokė 1320 Euro
-Cargo 100 kg e para 30 euro, me pas 0.03 euro per kg
-Parking 24 orė 140 euro
-Sistem ndriēimi 540 euro

2. LJUBLJANĖ

-Ulje-ngritje - deri nė dy ton, 6 euro pėr ēdo ton, mbi dy ton,
12.5 euro pėr ēdo ton. Pra nėse kemi njė avion 45 ton,
ai do tė kushtonte 549 euro.
-Parkimi 24 orė - 2.6 euro pėr ēdo ton.
Njė avion 45 tonėsh, kushton 117 euro
-Pėrpunimi nė tokė deri nė 1.2 ton - 15 euro
Pėr njė avion nga 24 deri nė 35 ton, 300 euro


3. SHKUP

-Pėrpunimi nė tokė, avioni 44-51 ton, 710 euro
Avioni 67-77 ton, 995 euro
-Ulje-Ngritje, avioni deri nė 30 ton, 7.1 euro pėr ton.
Pėr njė avion 45 ton, 213 euro
Avioni mbi 30 ton, 7.6 euro pėr ton. Pėr njė avion 60 ton, 456 euro
-Parkimi, 4 orėt e para falas, mė pas 1.6 euro nė orė pėr avion.
Nė 24 orė, njė avion paguan 32 euro

Revista Java
(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-03-2014, 18:43   #47
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Ai do tė mbahet mend pėr meritėn e ngritjes sė njė sistemi tė paprecedentė korrupsioni nė Shqipėri, me metoda dhe skema shqiptare. Ai do tė kujtohet gjatė si arkitekti i korrupsionit me donacionet e Bashkimit Evropian nė Shqipėri. Ky njeri do tė mbahet mend si ideatori i trekėndėshit nepotik dhe klientelist nė Tiranė, trekėndėsh i cili thithte dhe qarkullonte donacionet e Brukselit nė Shqipėri, nė bashkėpunim me njė rreth tė caktuar klientele. Ai do tė pėrmendet pėr devijimin e parave pėr shqiptarėt nė duart e Igli Totozanit, bashkėshortes sė tij Marta Onoratos, Lutfi Dervishit, Remzi Lanit, Artan Hoxhės (kandidati pėr president i Berishės) etj. Ky personazh fliste natė e ditė pėr luftėn ndaj korrupsionit, transparencėn dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, por nė tė vėrtetė ngriti njė piramidė korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi dhe evazioni fiskal, me anė tė tė cilės arriti tė kishte monopolin mbi donacionet e BE. Ky ėshtė Ettore Sequi, karriera e tė cilit u njollos dhe mė pas u pre nė mes, nga njė histori e paprecedentė korrupsioni. Mė nė fund, Bashkimi Evropian, ka vepruar dhe reaguar ndaj kėsaj historie me pėrfaqėsuesin e saj nė Tiranė.

28 vende tė Bashkimit Evropian kanė larguar nga Shqipėria ambasadorin e Bashkimit Evropian nė Tiranė, Ettore Sequi, pas serisė sė skandaleve dhe aferave me donacionet e Bashkimit Evropian, tė denoncuara sistematikisht nga gazeta “SOT”. 28 vende tė Bashkimit Evropian, mė nė fund, i kanė thėnė jo korrupsionit tė Sequi me donacionet e BE, duket zhvendosur kėtė tė fundit nė njė post tė rėndomtė. Sequi pritet tė emėrohet si shef i kabinetit tė Ministres sė Jashtme italiane, Federica Mogherini. Nga ambasador i 28 vendeve tė BE nė Tiranė, Sequi pėrfundoi shef kabineti nė Ministrinė e Jashtme italiane, ku qeveritė ndryshohen njė herė nė gjashtė muaj. Edhe kėtė ulje dhe degradim nė detyrė, Sequi tentoi ta paraqiste si sukses nė njė gazetė tė njė bashkatdhetari tė tij. Ndėrkaq, bashkė me Sequi ėshtė larguar edhe njė pjesė e stafit tė tij, disa prej tė cilėve Stefano Calabreta, Marzia Dala Vedova, Ivan Maranxano etj. Qė tė tre kanė lidhje me projektet dhe donacionet e BE.

Treshja nepotike

Treshja nepotike dhe klienteliste pėrbėhej nga ambasadori i Bashkimit Evropian nė Tiranė, Ettore Sequi, Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe bashkėshortja e kėtij tė fundit, Marta Onorato, e cila drejton njė institut, duke dubluar plotėsisht institucionin e Avokatit tė Popullit. Ndėrkaq, rol kyē nė kėtė skemė abuzimi ka luajtur ambasadori i BE nė Tiranė, Ettore Sequi, i cili kanalizonte donacionet e Bashkimit Evropian nė duart e ēiftit Igli Totozani-Marta Onorato. Pėr shkak tė lidhjeve nepotike me zonjėn Onorato, Sequi ka diktuar destinacionin e dhjetėrave donacioneve pėr projektet e Institutit Europian nė Tiranė, i cili drejtohet nga Onorato. Nė konflikt tė pastėr interesi, Ettore Sequi ka kaluar nė duart e Marta Onoratos mbi 500 mijė euro gjatė njė periudhe katėr vjeēare, pra qė nga themelimi i Institutit Europian tė Tiranės. Me alibinė e disa projekteve fantazmė, Sequi ka ndėrhyrė pėr tė kaluar disa donacione pėr Institutin Europian tė Tiranės, pra pėr Marta Onoraton, e cila ėshtė nga i njėjti vend i Italisė, ku ka prejardhjen Sequi. Edhe nė faqen zyrtare tė Institutit Europian tė Tiranė, bėhet me dije se Bashkimi Evropian ėshtė donatori kryesor pėr projektet e Marta Onoratos.

Skema e korrupsionit me donacionet e BE

Para se donacionet tė bien nė duart e klientelės sė padukshme nė Shqipėri, njė rrjet tjetėr organizatash thith grandet e Bashkimit Evropian, nė emėr tė pėrmirėsimit dhe tė forcimit tė demokracisė nė Shqipėri. Nė vend qė miliona euro tė adresohen tek probleme akute nė Shqipėri, paratė devijohen fillimisht tek organizatat ndėrkombėtare dhe mė pas rrjedhin nė duart e organizatave lokale dhe kombėtare nė Shqipėri. Zakonisht, organizatat ndėrkombėtare marrin llokmėn mė tė madhe tė grandeve pėr projektet fantazmė, ndėrsa llokmat e vogla kalojnė nėpėrmjet kanaleve klienteliste tek shoqatat nė Shqipėri. Organizatat ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri janė Fondi i Emergjencės i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim, PNUD, UN Resident Coordination Unit, Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Gratė, Komisioni i lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt, Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq etj. Miliona euro, tė akorduara pėr Shqipėrinė, shkojnė pėr stafin e kėtyre organizatave, pėr udhėtime, dieta, shpėrblime dhe fatura nga mė tė ndryshmet. Ndėrkaq shumė dyshime dhe pikėpyetje pėr fondet e BE pėr Shqipėrinė nuk kanė marrė pėrgjigje.

Hallka e dytė

Hallka e dytė e zinxhirit tė korrupsionit lidhet me menaxhimin e donacioneve tė BE nga organizatat nė Shqipėri, shumica e tė cilave fantazmė dhe inekzistente. Paratė e taksapaguesve tė qytetarėve tė Bashkimit Evropian, kanė gjeneruar njė skemė tė thjeshtė korrupsioni nė Shqipėri. Ndėrkaq, dy janė rrugėt qė organizatat nė Shqipėri thithin fondet e BE. Aplikimi tek Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri, i cili dikton kryesisht pėrfundimin e donacioneve. Rruga tjetėr ėshtė aplikimi drejtpėrdrejtė tek institucionet e Brukselit. Po ashtu, ka disa kritere tė qarta pėr tė pėrfituar njė financim tė njė projekti. Qė kėrkesa tė miratohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri, duhet qė organizata tė ketė jo mė pak se tre vjet eksperiencė pune nė realizim projektesh. Ndėrkaq, qė kėrkesa tė miratohet nė BE, duhet qė organizata tė ketė jo mė pak se pesė vite eksperiencė pune nė realizimin projekteve tė ndryshme.

Ja kush i merr paratė e Brukselit

Universitetit Marin Barleti, 90.148 euro
Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar tė Medias, 136,942.46 euro
Shkodra, 2 milionė euro grande
Bashkėshortja e Avokatit tė Popullit, Marta Onorato, 500 mijė euro
Avokati i Popullit, 1.2 milionė euro
“Transparency International Albania”, Lutfi Dervishin 99.963 euro
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, Vjollca Meēe, 168.476 euro
“Amoro-Drom” Skėnder Veliun, 191.132 euro
“Unė, gruaja”, Afroviti Gusho, 26.562 euro edhe 53.344
Shoqata kombėtare Edukimi pėr Jetėn 190,457.28 euro
Psikologėt shqiptarė 167,534.00 euro
Albania Blind Association 216,726.81 euro
ARSIS Albania 169,563.58 euro Tjetėr Vizion 249,952.00 euro
Institute for Democracy and Meditation, 259,869.00 euro
Roma Active Albania, 250,003.00 euro
Centre for Rural Studies and International Agriculture 15.07.2012 euro
Albanian Centre for Human Rights 150,000.00 euro
Institute of Nature Conservation in Albania 112,221.60 euro Adriatik Doēi

(Sot.com.al)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-03-2014, 17:31   #48
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Shqipėria ėshtė sot praktikisht vendi me shifrat mė tė ēmendura tė studentėve qė ndjekin arsimin e lartė. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Arsimit, 73 pėrqind e maturantėve tė sapodalė nga bankat e shkollave tė mesme u regjistruan ne universitetet publike kėtė vit akademik. Aktualisht janė rreth 31 mijė studentė tė tillė, nga rreth 42 mijė maturantė, pa llogaritur kėtu ata qė janė regjistruar nė universitetet private apo ata qė kanė shkuar tė studiojnė jashtė shtetit. Praktikisht nė Shqipėri janė tė gjitha gjasat tė mos mbetet askush pa shkollė tė lartė. Kjo ėshtė njė ēmenduri ekskluzivisht shqiptare, e paparė nė asnjė vend tjetėr. Sė shpejti, pritet tė kemi fshesaxhinj, hamej, punėtorė krahu me shkollė tė lartė, e pse jo, edhe me master.


Reforma nė arsim e ndėrmarrė nga qeveria Berisha, rezulton njė nga krimet mė tė mėdha qė i ėshtė bėrė shoqėrisė shqiptare viteve tė fundit. Politika e ndjekur nga ajo ka qenė ajo e masivizimit tė universitetit, e aplikuar pėr qėllime elektorale. Vetė ish-Kryeministri ėshtė mburrur vazhdimisht pėr shtimin e numrit tė kuotave tė pranimit nė universitetet publike, si dhe pėr shtimin e jashtėzakonshėm tė universiteteve private. Kuotat e universiteteve u rritėn nga viti nė vit me ritme tė jashtėzakonshme, ndėrkohė qė infrastruktura nė dispozicion ka qenė krejtėsisht e pamjaftueshme.


Shteti si dhe vetė shoqėria shqiptare nuk ka nė dispozicion as kuadro tė mjaftueshėm pedagogjikė, as hapėsira fizike pėr zhvillimin e orėve mėsimore, as kurrikulat e duhura e as njė sistem efikas pėr njė masivizim tė tillė. Aktualisht kemi njė sistem arsimor tė mjeruar, me klasa tė mbingopura, me fakultete qė zhvillojnė mėsim me turne, nga mėngjesi deri darkė, ku shpesh pedagogėt nuk gjejnė dot klasė ku ti zhvillojnė orėt, teksa mungojnė masivisht laboratorėt, mundėsitė pėr zhvillimin e praktikave mėsimore, e madje mungojnė edhe tekstet e leksioneve, tė cilat janė rėndom tė pazhvilluara e papėrditėsuara me prurjet mė tė reja shkencore. Nuk po ia lejojmė kėtu vetes luksin tė kėrkojmė mundėsi reale pėr tė bėrė shkencė, projekte studimore kėrkimore, gjėra kėto krejt normale e tė padiskutueshme pėr ēdo universitet nė botė. Universitetet tona, janė shndėrruar nė kurse gjysėmprofesionale trevjeēare, nė zanate tė ndryshme.


Zgjerimi i numrit tė studentėve ka sjellė edhe nevojėn e shtimit tė departameteve dhe degėve tė ofruara, pa pasur asnjė kapacitet akademik qė ka aftėsi t’i pėrgjigjet kėtyre kėrkesave. Aktualisht kemi degė masteri, psh. nė psikologji, qė nė kurrikulat e tyre ofrojnė thjesht njė hyrje tė pėrgjithshme nė kėtė fushė, nė vend tė specializimit nė drejtime shkencore ngushtėsisht tė pėrcaktuara. As qė bėhet fjalė pėr tė kėrkuar njė sistem tė orientuar drejt tregut, zhvillimit tė mendimit, kėrkimit shkencor e zhvillimit profesional. Gjithēka qė ofrojnė universitetet shqiptare, janė njė pirg njohurish tė pėrgjithshme, tė pasistemuara, tė pa seleksionuara e tė paorientuara drejt zbatueshmėrisė, tė cilat nuk mund t’i japin studentit zanat.


Nga ana tjetėr, universitetet private janė shndėrruar tashmė nė piramida qė fabrikojnė diploma pa vlerė. Qeveria e mėparėshme ka bėrė sikur ka ashpėrsuar kriteret e licensimit dhe akreditimit tė tyre, por e vėrteta ėshtė se nuk ka mbetur kioskė qė ofron aktivitet arsimor pa u licensuar e akredituar, madje edhe nė degė shumė problematike, qė kėrkojnė kushte tepėr rigoroze, si psh. mjekėsia, ku minimalisht kėrkohet njė numėr i caktuar shtretėrish spitalorė nė dispozicion pėr ushtrimin e praktikave mėsimore. Shumė universitete tė tillė janė akredituar ndėrsa e zhvillojnė procesin mėsimor thuajse krejtėsisht me shėnime, pa prekur kurrė tė sėmurė as makete, as laboratorė, as aparatura e as tė sėmurė me dorė.

Analfabetė me diplomė


Masivizimi i arsimit natyrisht qė ka sjellė rėnien drastike tė nivelit tė studentėve. Nuk ka dyshim qė kemi tė bėjmė me njė sistem universitar, ku pjesa dėrrmuese nuk ka asnjė lidhje me universitetin. Shumė pedagogė, sidomos nė universitetet private, ndeshen ēdo ditė me fenomene tė pabesueshme, material i gjallė pėr prodhim barcaletash, nė lidhje nivelin e studentėve tė sotėm. Kemi studentė shkencash politike qė nuk dinė tė thonė emrin e as edhe njė autori tė vetėm politolog, ndėrsa kemi studentė juridiku qė nuk dinė se ēdo tė thotė gjykim kolegjial, apo qė mendojnė se avokati nuk ėshtė jurist.


Nė fakt, degradimi fillon qė nė shkollė tė mesme. Po rrisim njė brez qė nuk prek mė libėr me dorė, dhe qėka probleme serioze edhe me normat elementare tė etikės nė shkollė, ku shumica e ka tė vėshtirė tė dallojė edhe ndryshimin e statusit shoqėror me pedagogėt, duke u shfaqur tė paaftė tė dallojnė mėnyrėn e komunikimit midis tyre dhe shokėve tė klasės. Performanca nė procesin mėsimor ėshtė pėr tė ardhur keq.Shumica prej tyre nuk ka vullnetin tė lexojė as 50 faqe leksione gjatė sezonit pėr tė marrė provimin, teksa tė gjithė kanė pretendime pėr tė dalė me nota tė mira. Nga ky kėndvėshtrim, do tė duhej qė numri i studentėve nė universitet tė reduktohej, nė krahasim me atė tė para viteve ‘90, e jo tė zgjerohej e liberalizohej nė tė tilla pėrmasa.


E keqja ėshtėse trendi duket se po shkon gjithnjė e mė shumė drejt rėnies. Nga 1000 nxėnės tė mbetur nė provimet e maturės shtetėrore tė vitit tė kaluar, gjatė kėtij viti ky numėr shkoi nė rreth 1500 tė tillė. Ministria e Arsimit raporton gjithashtu se njė masė mjaft e madhe nxėnėsish janė vlerėsuar me notėn 5 dhe gjashtė, ndėrkohė qė pikėt totale kanė arritur t’i kapin vetėm 40 nxėnės nė rang vendi. Pra, megjithėse niveli ka rėnė nė krahasim me njė vit mė parė, kutotat e pranimit nė universitet janė rritur. Tė dhėnat tregojnė mė pas, pėr dėshtim tė ndjeshėm nė rezultate pas regjistrimit nė universitet, megjithė uljen drastike tė rreptėsisė sė vlerėsimit. Gjatė vitit akademik 2011-2012, rreth 50 pėrqind e studentėve rezultuan mbetės nė vitin e parė nė Universitet, megjithė inflacionin e notave tė viteve tė fundit dhe rritjen e predispozicionit tė pedagogėve pėr t’i kaluar.


Kjo rritje sasiore dhe ky zhvleftėsim nė cilėsinė e arsimit janė shkatėrrues pėr ēdo shoqėri. Kemi tė bėjmė sot me njė brez tė rinjsh tė pėrkėdhelur, tė paaftė, tė palexuar, tė mėsuar t’i arrijnė gjėrat me lehtėsi e ta gjejnė rrugėn tė shtruar, tė cilėt kėrkojnė tė gjithė qė nesėr tė kryejnė punė intelektuale. Pjesa mė e madhe prej tyre, mendojnėse do tė arrijnė tė ēajnė me miqėsi apo me mjete korruptive nė tregun e punės, ndėrsa njė pjesė e konsiderueshme shfaqen tė gatshėm tė bėhen kontigjent i angazhimit nė politikė, nė shėrbim tė partive.


Njė studim i kryer nga fondacioni SOROS pėr rininė tregon nivele tė larta tė njė mendėsie tė tillė tek tė rinjtė shqiptarė, tė cilėt aspirojnė masivisht tė punojnė nė shtet, duke shpresuar prej njohjeve dhe lidhjeve me njerėz tė pushtetit. Kjo situatė pritet tė deformojė krejtėsisht tregun e punės duke krijuar rrėnim tė vlerave reale tė punėsimit, si dhe krijimin e njė mase tė madhe njerėzish tė deziluzionuar dhe tė dėshtuar. Analistė tė shumtė kanė vėrejtur se njė prej arsyeve kryesore tė krizės nė Greqi, vjen pikėrisht nga rrėnimi i vlerave nė tregun e punės dhe nga njė parazitizėm i tillė nė sistemin e punėsimit. Nė Shqipėri situata duket shumė mė dramatike dhe efekte tė frikshme priten ndonjė dekadė mė vonė.

Pragmatizėm politik


Kėtė politikė qeveria Berisha e ka pėrdorur pėr interesa elektorale, duke u predikuar njerėzve se po u jep shkollė fėmijėve tė tyre. Prirja pėr t’u bėrė me shkollė tė lartė ėshtė njė reminishencė e vjetėr qė nga koha e regjimit komunist. Nė njė organizim shtetėror tė centralizuar siē ishte ai i regjim, e drejta si dhe dega e studimit pėrcaktohej nga shteti, i cili, nė pavarėsi nga, prirjet, dėshirat apo nevojat e njerėzve, i shpėrndante maturantėt nė bazė tė njė planifikimi burokratik tė ndėrmarrė sipas motos: «atje ku ka nevojė atdheu». Thuajse askush nė atė kohė nuk studionte pėr atė degė qė kėrkonte dhe kjo ka bėrė thuajse ēdo njeri nė kėtė popull tė marrė atė zanat qė i kanė dhėnė tė tjerėt, e jo atė qė ka dashur dhe ka pasur prirje tė bėjė.


Megjithatė, e drejta e studimit ishte asokohe njė fat i madh, pasi kishe mundėsi tė bėje njė «punė pa hekura», duke i shpėtuar telasheve tė punėtorėve nė fabrika e kantjere, tė keqpaguar e tė munduar fizikisht nga mungesa e njė teknologjie tė zhvilluar. Ambiciet e kohės pėr shqiptarėt, mjaftoheshin me fitimin e njė zanati qė tė krijonte mundėsinė tė ishe rehat, e tė fusje rrogėn nė xhep pa shumė mund. Zanate tė tillė si ai i oficerit, mėsuesit apo edhe mjekut, nė qoftėse nuk transferoheshe nė ndonjė fshat a qytet tė largėt, shikoheshin si mundėsi tė shkėlqyera pėr t’i pasur gjėrat nė terezi.


Universiteti ishte mjeti pėr t’ia dalė mbanė kėsaj e pėr t’i shpėtuar punėve tė rėnda tė krahut. Pėr kėtė arsye edhe mėnyra sesi prindėrit motivonin fėmijėt e tyre pėr tė mėsuar ishte kėrcėnimi i punės sė krahut qė i pret nėse nuk dalin mirė nė shkollė. «Mėso se pėrndryshe do pėrfundosh nė llaē», - ishte shprehja me tė cilėn prindėrit kėrcėnonin rėndom fėmijėt qė nuk shprehnin ndonjė vullnet tė mirė pėr t’iu pėrgjigjur angazhimeve mėsimore. Shoqėria ndahej asokohe nėdy klasa: klasa punėtore dhe ajo intelektuale, ku dallimin e bėnte vetėm diploma e shkollės sė lartė. Pikėrisht, nė njė realitet tė tillė, retorika e komunistėve ngrihej shpesh mbi mirėnjohjen ndaj Partisė pėr mundėsitė e arsimimit tė ofruara ndaj tyre. «Partia na dha shkollėn», - ishte maksima e mirnjohjes sė idiotėsisė sė patentuar si inteligjencė, ku bamirėsi ēudibėrės (Partia) fitonte adhurimin e plotė pėr kėtė mirėsi qė i ofronte popullit.


Nė njė logjikė tė tillė, ish-Kryeministri Berisha ka pėrdorur kėtė mendėsi pėr tė fituar pėrkrahjen e njerėzve. «PD-ja ju dha tė gjithėve shkollė», - ėshtė mesazhi i pėrēuar nė tekst dhe nėntekst tė kėsaj politike, qė kėrkon prej njerėzve mirėnjohjen ndaj qeverisė, tė cilėn duhet t’ia rikthejnė duke ia shpėrblyer me votė. Me kėtė pragmatizėm elektoral e papėrgjegjshmėri qeverisėse shteti shqiptar ka investuar fuqishėm kėto vite nė shkatėrrimin e sistemit arsimor nė vend dhe krijimin e precedentėve tė rrezikshėm pėr rrėnimin e shoqėrisė nė shumė aspekte tė rėndėsishme tė saj.

Ergys Mertiri
Revista Java
(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-04-2014, 19:26   #49
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Politika nė Shqipėri ėshtė bėrė pėr shqiptarėt dhe jo pėr institucionet nė Bruksel, thotė nė bisedė me DĖ eurodeputeti socialdemokrat gjerman, Knut Fleckenstein, anėtar i grupit tė PE pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn.

Zoti Fleckstein, si i vlerėsoni zhvillimet aktuale nė Shqipėri?

Qeveria e dalė nga zgjedhjet parlamentare tė zhvilluara nė qershorin e kaluar po ndjek njė kurs tė vendosur pėr integrimin europian, tė cilin unė e pėrshėndes. Ashtu si mė parė pėrpjekjet e shumta pėr realizimin e reformave janė tė nevojshme nė rrugėn e integrimit. Pėr njė sukses afatgjatė tė kėtyre reformave, Shqipėrisė i nevojitet njė bashkėpunim i mirė mes shtetit dhe shoqėrisė. Kjo pėrfshin edhe njė bashkėpunim tė duhur mes qeverisė dhe opozitės. Po ashtu ėshtė e nevojshme njė administratė efikase dhe e kualifikuar. Unė besoj qė qytetaret dhe qytetarėt shqiptarė nė kėtė vend presin ende shumė mė tepėr nga politika shqiptare.

Megjithatė ka njė zvarritje nga BE-ja kur ėshtė puna pėr dhėnien e statusit kandidat vendeve tė Ballkanit Perėndimor? Kam parasysh kėtu rastin e Shqipėrisė.

Bashkimi Europian tashmė ėshtė shprehur pėr atė qė Shqipėrisė t'i jepet statusi i vendit kandidat. Megjithatė krerėt e shteteve dhe qeverive europiane ende nuk kanė mundur tė vendosin qė Shqipėrinė ta shpallin si kandidate pėr anėtarėsim nė BE. Mua personalisht mė vjen keq pėr kėtė, sepse unė mendoj qė si pėrgjegjėsit politikė ashtu dhe populli nė Shqipėri janė nė gjendje pėr tė realizuar me tė gjitha energjitė reformat e ardhshme politike dhe ekonomike. Nga ana tjetėr vlen tė kihet parasysh se: Pėr politikėn shqiptare mosdhėnia ende e statusit tė vendit kandidat nuk duhet tė jetė arsye pėr tė mos vazhduar deri nė fund zbatimin e reformave tė tilla tė rėndėsishme nė vend. Politika nė Shqipėri ėshtė bėrė pėr qytetaret dhe qytetarėt shqiptarė dhe jo pėr institucionet nė Bruksel. Dhe njerėzit nė Shqipėri presin njė udhėheqje tė mirė tė qeverisė, mė pak korrupsion, reforma efektive ekonomike.

Pikėrisht zoti Fleckestein, lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė prioritet vendimtar i BE-sė pėr Shqipėrinė. Por si mund tė matet luftimi i korrupsionit qė BE tė dėshmojė se ka pėrparime nė njė vend nė kėtė drejtim?

Pėr kėtė janė rekomandimet e sė ashtuquajturit GRECO (grupi i shteteve kundėr korrupsionit). Kėto rekomandime janė shumė konkrete dhe propozojnė masa tė hollėsishme pėr parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Kohėt e fundit Shqipėria ka marrė rekomandimet pėr njė financim transparent tė partive. Edhe BE-nė, veēanėrisht Komisionin Europian, Shqipėria i ka nė krah pėr zbatimin e kėtyre reformave.

Komisioni Europian publikon ēdo vit nė tetor njė raport pėr pėrparimet nė realizimin e reformave tė vendeve kandidate dhe vendeve kandidate, me potencial pėr anėtarėsim. Kjo nėnkupton ndėr tė tjera njė vlerėsim tė detajuar tė masave qė ka zbatuar qeveria shqiptare nė fushėn e gjyqėsorit dhe tė drejtave themelore. Njė aspekt i rėndėsishėm i kėsaj ėshtė luftimi i korrupsionit. Raporti i progresit pėrmban gjithashtu rekomandime se si mund tė punohet mė tej pėr realizimin me sukses tė reformave tė ndėrmarra. Pėr kėtė arsye institucionet pėrkatėse antikorrupsion duhet tė forcohen. Sigurisht qė edhe njė gjyqėsor i pavarur dhe rregulla tė qarta pėr financimin e partive, janė njė kontribut i rėndėsishėm pėr parandalimin e korrupsionit.

Luftimi i korrupsionit ėshtė njė detyrim i rėndėsishėm i politikės shqiptare pėr popullin e vet. Kjo nuk duhet kuptuar si njė listė e sajuar me detyra qė do tė bėnin tė kėnaqur institucionet e BE-sė. Pėrkundrazi, mė saktė kjo ka tė bėjė me vetėdijen qė duhet tė arrijė luftimi i korrupsionit nė opinionin shqiptar dhe nė atė qė tė sanksionohet ligjėrisht se korrupsioni veēanėrisht nė institucionet shtetėrore, nė arsim si dhe nė sektorin e shėndetėsisė, ėshtė njė vepėr penale. Pra njė krim qė dėmton shtetin dhe gjithė shoqėrinė shqiptare.

Ata qė zbulojnė korrupsionin dhe e padisin atė duhet tė mbėshteten dhe tė mbrohen. Tani nė Shqipėri ka njė numėr institucionesh dhe OJQ qė merren me temėn e luftimit tė korrupsionit. Dhe sytė e tyre dhe zėri i tyre janė shumė tė rėndėsishėm pėr qeverinė shqiptare kur vjen puna pėr tė vlerėsuar, se sa e suksesshme ėshtė politika e saj antikorrupsion.

Duke qėndruar nė Ballkan, zoti Fleckenstein, si eurodeputet si e shpjegoni faktin qė po mbushen 15 vjet nga pėrfundimi i konfliktit nė Kosovė dhe 6 vjet nga shpallja e pavarėsisė sė kėtij shtetit, dhe ende pesė vende anėtare tė BE-sė nuk e njohin Kosovėn si tė tillė?

Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Shtetet qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės janė: Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania. Tė pesė kėto vende kanė tė bėjnė me rajone, nė tė cilat partitė dhe lėvizjet bėjnė thirrje pėr pavarėsi ose autonomi mė tė mėdha tė pjesėve tė kėtyre vendeve. Kur Kosova shpalli pavarėsinė nė 2008, shqetėsimi kryesor ishte qė me njohjen e njė pavarėsie tė Kosovės mund tė kishte njė rast precedent qė kėto lėvizje mund tė mbėshteteshin. Unė jam gjithmonė i bindur pėr atė qė rasti i Kosovės nė kontekstin politik dhe ngjarjet e mėparshme nė marrėdhėniet mes Serbisė dhe Kosovės, nuk mund tė injorohen. Nė Parlamentin Europian ne diskutojmė ēdo vit ēėshtjen nėse duhen thirrur pesė vendet anėtare qė ta njohin pavarėsinė e Kosovė, apo nė tė kundėrt duhet repektuar ky vendim i tyre. Unė jam i mendimit se BE duhet ta njohė gjithė Kosovėn si njė shtet tė pavarur.

Shqiperia.com
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-04-2014, 12:30   #50
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Jam ai djali rebel i Tiranės, ai qė flokėt kėrkonte t’i mbante tė gjata, qė vishte xhinse kauboj dhe dėgjonte Beatles, Queen, Deep Purple, Scorpions. Jam ai djali qė emrin s’e kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavarėsisht se babėn ma quanin Eqerem.

Jam ai djali qė ironikisht pėrdorte epitetin “tirons” pėr tė gjithė ata tip sekretarėsh partie qė “Mirmėngjes” t’u thoshe “Tė na rrojė partia” tė pėrgjigjeshin me dialekte gjithfarėsh, teksa tė binte rasti tė ndesheshe me ta nėpėr ndėrmarrje apo lagje tė Tiranės, nė universitete apo nė xhiron e madhe, qethur kinezēe dhe me ecje “rruli” (epitet ky pėr ushtaret e rinj), e qė nuk ngurronin tė tė kritikonin “shfaqjet e huaja”, nė publik, me zė paksa tė lartė, qė tė ishin tė sigurt qė edhe muret dėgjonin. Kanė qenė tė neveritshėm!Unė jam ai djali qė nėnqeshja sa herė dilje nė tribuna rrethuar nga turma tė ekzaltuara. Tė kam urryer Enver, tė kam urryer.

Si njė i ri qė donte tė ish i lirė. I lirė tė blinte njė makinė, i lire tė paguhej aq mirė sa nė vendet perėndimore; si unė dhe tė gjithė tė tjerėt. I lirė tė kėndonte kėngėt e grupeve mė tė dėgjuara tė kohės, i lirė tė bėnte ē’tė donte: i lirė tė shikoja me shumė drita shumėngjyrėshe nė Tiranė, mė shumė ndėrtesa moderne, veshje tė kohės, pse jo? Edhe mė shumė shalė femrash. Ndaj kur vdiqėt ju, nuk derdha lot si qindra mijėra tė tjerė, apo miliona. Por u talla nėn zė. Kanė kaluar shumė vite qysh atėherė. Jam bėrė prind, kam makinė dhe shtėpi, kam shumė gjėra, por edhe shumė gjėra mė mungojnė. E para mė mungon siguria pėr tė ardhmen e punės sė fėmijės, pavarėsisht pagės qė mė duhet tė paguaj pėr arsimimin e saj.

Mė mungon siguria pėr jetėn e saj, pėr veset qė mund tė marrė, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja pėr tė jetuar, nė pamundėsi tė gjetjes sė njė pune qė t’i sigurojė jetesėn. E dyta mė mungon siguria pėr punėn. Mė duhet tė laj kreditė bankare pėr borxhet qė kam marrė, por kam frikėn edhe tė shėndetit. Nėse sėmurem mė duhen para: para pėr sėmundjen, para pėr edukimin e fėmijės, para pėr jetesė. Ndaj mė duhet tė bėj llogarinė se cila kushton mė pak: shėrimi im, apo vdekja ime, pa marrė mjekime. E treta, mė mungon siguria nė rrugė: mund tė bėhem pre e ndonjė krimi, e ndonjė krimineli. Ky i fundit mund tė jetė edhe njė prind si unė, qė ka humbur punėn, apo njė i ri qė ka mbaruar shkollėn. Apo akoma mė keq: njė njeri qė ka humb shpresėn tek e ardhmja. E katėrta, mė mungojnė shokėt, kushėrinjtė, komshinjtė.

Tė gjithė kanė ndryshuar, janė bėrė si ujqėr. Ēuditėrisht kam dėgjuar se edhe ata kėtė mendim kanė pėr mua. Mė mungon Shqipėria. Ajo Shqipėri e bukur, e lulėzuar me pyje dhe lumenj tė kristaltė, qė tashmė duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembė tė deformuar betoni. Mė mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapėsira ku fėmijėt loznin para pallateve. Vendin e tyre e kanė zėnė ndėrtesa shumėkatėshe qė ndėrthuren me njėra-tjetrėn si nė njė orgji nga ku lindin njerėz tė zymtė dhe tė shpėrfytyruar, me mendjen pėr tė ikur diku larg, larg nga aty. Mė mungon drejtėsia.

Tė paudhėt shitėn gjithēka, vodhėn gjithēka, dhe sot quhen politkanė, ose VIP-a. Dhe femrat gjysme tė zhveshura qė mbajnė mikrofonin si penis nė dorė po VIP-a quhen. Dhe gazetarėt- shėrbėtorė besnikė tė kujtdo qė paguan, pavarėsisht ēmimit qė sjellin nė jete njerėzish si rrjedhojė e asaj qė shkruajnė, quhen VIP-a. Ka qindra organizata nė mbrojtje tė femrave, kundėr dhunės ndaj tyre apo fėmijėve, luftės kundėr drogės, bixhozit. Ehhhh, sa shumė organizata qė ka! E di, dikur s’i kemi pasur kėto organizata. Por as problemet. Mė munde Enver, mė munde! Dhe sa herė tė shikoj nė foto duke qeshur, mė duket sikur mė tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe mė dhemb shumė. Do tė doja tė tė mundja, tė bėnim njė Shqipėri mė tė mirė, mė tė bukur, mė tė jetueshme se ajo qė na le ti, pėr t’ua lėnė fėmijėve tanė. Dhe kėshtu tė vija pranė varrit tėnd dhe tė tė thosha: Tė munda Enver, tė munda!

(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-04-2014, 13:00   #51
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,165
Thanks: 338
Thanked 582 Times in 431 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Shkrimi i mesiperm eshte nje poeme enderrimtare Shqiptare e nje populli e vendi te harruar europian, te cilet duket sikur mbeten ne "vend-numro" persa i perket permbushjes se aspirates per liri ne kuptimin e plote te fjales - falemnderit IronMan per sjelljen e artikujve te kesaj natyre ne kete teme.

Perderisa Shqiperia (vendi me i prapambetur e me i varfer ne Europe qysh ne kohen e themelimit te shtetit Shqiptar) ende sot eshte me te njejtin "status", edhe keta drejtuesit e sotem jane si puna e enverit.

Kur politikanet e shtetaret te kene frike te luajne me fatet e vendit e te popullit, kur qytetaria Shqiptare te ndjej forcen qe ka (por nuk e perdor), kur Shqiperia te dale nga vendi i fundit ne Europe, ahere mund te thuhet se u mund enveri - dhe jo vetem enveri, por edhe keta pasuesit e tij qe aktualisht mbizoterojne skenen politike Shqiptare dhe kane grabitur vendin e popullin per interesa meskine e vetjake.
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-04-2014, 15:25   #52
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Eshte bere nje dem tejet i madh ne kete periudhe, pasojat do te ndihen per nje kohe te gjate! Edhe atehere kur kerkojme te bejme dicka, nuk ja kemi idene se si me e bere! Jemi nje popull i padurueshem dhe nuk arrijme kurre te bejme nje plan afatgjate. Kerkojme dicka te momentit, nuk sakrifikojme per dicka me te mire neser! Jemi nje popull qe ndryshe sillemi ne Shqiperi dhe ndryshe sillemi jasht shtetit. Dhe sinqerisht me vjen shume keq per kete gje!
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-05-2014, 16:38   #53
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Nė shtator tė vitit 1922, pas njė sėrė shtyrjesh pėr shkak tė situatės sė rrezikshme, nė Tiranė mė nė fund rimblidhet Parlamenti. Viti 1922 ėshtė nga vitet mė tė trazuara nė historinė e re tė Shqipėrisė. Nė pranverėn e kėtij viti, grupe kryengritėsish tė udhėhequra nga Bajram Curri nė Veri dhe Elez Isufi nė Lindje dhe nė Shqipėrinė e Mesme tentuan tė rrėzojnė qeverinė. Ahmet Zogu, asokohe ministėr i Brendshėm, e shtypi me dorė tė hekurt revoltėn. Dėnimet, madje edhe ato kolektive, vazhduan pėr disa muaj, pa mbledhjen e Parlamentit. Nė mesin e shtatorit tė 1922, Kryeministri Xhafer Ypi e pa tė nevojshme tė kėrkonte votėbesim nė Parlament, ku partia e tij kishte shumicėn. Shtypja e kryengritjes kishte ngjallur shumė debate brenda dhe jashtė vendit. Mė poshtė po botojmė pjesė nga kjo interpelancė qė u zhvillua nė dy ditė. Kohėt sot kanė ndryshuar. Tani telashet janė tė tjera, megjithatė eleganca, edukata elementare, kujdesi deri nė detaje nė hartimin e fjalimeve, nderi dhe dinjiteti pėr vete dhe pėr kundėrshtarin, tė gjitha kėto janė gjėra qė nuk para i hasim sot nė debatet parlamentare. Imagjinoni njė grup burrash, qė e dinin fort mirė se nuk i dėgjonte askush nga populli, por edhe nėse do t’i dėgjonte, pakkush do t’i kuptonte, qė i drejtohen me elegancė prej kavalierėsh tė moēėm njėri-tjetrit. Nuk ėshtė se duheshin, aspak. Vetėm dy vjet mė pas, ata u vranė e u prenė mes njėri-tjetrit. Qėndrimin e tyre politik, nė tė mirė a nė tė keq, “Baballarėt e Kombit” e organizuan nė kushtet e asaj Shqipėrie shumė tė vėshtirė, vetėm mbi dinjitetin qė tė jep emri pėrfaqėsues i popullit. Njė shembull pėr t’u ndjekur edhe pas 88 vjetėsh. Nė mos pėr t’u ndjekur, tė paktėn pėr t’u lexuar…

Procesverbalet e Parlamentit, Tiranė, 13 shtator, ora 14.30

Kryeministri Xhafer Ypi: “…Tė ndershėm zotėrinj deputetė. Ėshtė e tepėrt tė pėrsėris e t’u them se qeveritė e shteteve tė tjera qė rrojnė nė njė jetė konstitucionale, janė gjithnjė nėn kontrollin e fuqisė popullore, nėn vėrejtjen e Parlamentit, d.m.th, tė pėrfaqėsuesve tė tij. Duke u bazuar mbi kėto rregulla, qeveria e pa tė domosdoshme tė japė shpjegimet e duhura mbi tė gjitha sendet qė ndodhėn nė pushimin e Parlamentit, qė vazhdoi 6 muaj, nė tė cilėn kohė, ngjanė gjėra e vepra jashtėzakonisht tė rėnda, si edhe mbi politikėn e jashtme e tė brendshme tė shtetit tonė. Nė fund tė kėtyre shpjegimeve do tė kėrkoj prej zotėrinjve tuaj gjykimin mbi tė cilin do tė varet besimi a mosbesimi. Pra, sipas detyrės qė kam si kryetar i kėsaj qeverie, do tė jap pėrgjithėsisht disa shpjegime, duke qenė i lirė ēdo deputet tė bėjė pyetje e kritika qė sheh tė udhės, si mua ashtu edhe ēdo ministri kompetent. Nė kėtė rast nuk mund tė hesht edhe mbi njė ēėshtje. Dua tė them se ēdo njeri qė bėn njė punė, sado me gabime qė tė jetė, ai vet e sheh tė mirė dhe prandaj do tė jem shumė i kėnaqur t’i marr vesh gabimet qė kemi bėrė, nė ėshtė se ka, dhe tė mundim t’i ndreqim pėr kėtej e tutje.

Kur qeveria mori fuqinė mė 24 dhjetor tė vitit tė kaluar, u shfaq para zotėrinjve tuaj me njė program. Ky program kishte ca pika, tė cilat mė tė shumtėn mundėn tė realizohen, por nė mes tyre ka edhe disa tė tjera qė s’iu ka ardhur radha ende, ose zbatimi ka qenė jashtė forcės sė saj. Pika principale e kėtij programi ka qenė sigurimi i qetėsisė sė vendit dhe kėtė pikė, qeveria qė ditėn e parė, ėshtė pėrpjekur ta vėrė nė zbatim dhe ia arriti qėllimit. Me gjithė propagandėn qė ėshtė bėrė dhe megjithėse kohėrat kanė qenė shumė tė dėshpėruara, qeveria nuk hoqi dorė nga kjo vepėr dhe mundi t’i dalė zot situatės. Efekti i kėsaj vepre ėshtė mbledhja e mė shumė se 40 000 armėve, tė cilat sot mund t’i pėrdorė shteti. Kėtė vepėr qeveria nuk e shtriu vetėm nė Shqipėrinė e Sipėrme, por nė tė gjitha prefekturat dhe nėnprefekturat e Shqipėrisė… Me mbledhjen e armėve, qeveria ka sjellė shumė dobi. E para, ka siguruar lirinė personale, se sikurse e dini, njė mot mė parė nuk mund tė dilje jashtė qytetit nga frika se mos tė vrasin nė udhė.

Sot, njeriu mund tė shėtisė nėpėr tė gjitha malėsitė dhe mund tė jetė i sigurt se askush nuk do t’i presė udhėn; duke i siguruar kėtė liri solli jetė sociale ndėrmjet shqiptarėve. E dyta, ndaloi gjakderdhjen ndėrmjet vėllait me vėllanė, gjė e cila po korrte popullin dhe po rrėnonte shtetin. E treta, i solli nė vend nderin popullit shqiptar, i cili ishte diskredituar jashtė, ku thuhej se nė Shqipėri nuk sheh tjetėr veēse njerėz me armė nė dorė, duke vrarė shoku-shokun dhe fryti u pa me ardhjen e disa grupeve financiare pėr tė investuar kapitalet e tyre kėtu…”.

Dita e nesėrme, 14 shkurt 1922, ora 14.30

Luigj Gurakuqi: “Njė njeri qė flet pėrpara njė shumice populli a nė njė sallė universiteti, a nė krye tė njė mitingu, apo brenda nė dhomė tė Parlamentit, mund t’i caktojė vetes sė vet tri qėllime. Njeriu mund tė flasė pra, ose pėr tė nxjerrė nė shesh vetėm e vetėm tė vėrtetėn, ose pėr t’u mbushur mendjen njerėzve mbi parimet e sė vėrtetės qė u nxor nė shesh, ose, nė fund, pėr t’i bindur tė tjerėt e pėr t’i kthyer nė mendjen e vet, duke i tėrhequr qė tė ndjekin parimet e vullnetin e tij.

Sa pėr vete, po e them qysh tani, se nuk kam asnjė shpresė qė tė arrij qėllimin e tretė; do tė pėrpiqem pra, vetėm pėr dy qėllimet e para, duke u munduar pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn mbi situatėn e sotme nė Shqipėri, e ta forcoj me prova e dokumente pėr tė mos lėnė dyshime mbi tė. Nė bisedėn time do tė pėrpiqem tė jem sa mė i paanshėm, do tė merrem me punė e jo me persona, ashtu si i ka hije njė kundėrshtari tė drejtė e tė hapur.

Zoti Kryeministėr na tha dje, se ėshtė gati tė presė me gėzim kėshilla e kritika, pse kėshtu do t’i jepet rasti kabinetit qė tė qortojė gabimet qė mund tė ketė bėrė. Unė e siguroj zotin Kryeministėr se nuk do t’ia kursej kėshillat dhe, se edhe fjalėn kritikė do ta marr nė kuptimin e vėrtetė tė saj, qė ėshtė peshim e gjykim, jo sharje e qortim; kėshtu qė shpresoj se nuk do t’i duken tė rėnda edhe ato fjalė tė ashpra, qė ndofta do tė jem i shtrėnguar tė pėrdor, pėr tė cilėsuar mė mirė fakte e ngjarje qė do tė kem rast pėr tė pėrmendur…”.

Ahmet Zogu, ministėr i Brendshėm: “Do tė kisha pritur pėrfundimin e kritikave nėse nuk do tė ishte pėrmendur njė ēėshtje nderi, tė cilėn kjo qeveri e quan pikėn e parė tė programit tė saj. Prandaj dua t’i jap pėrgjigje zotni Gurakuqit. Qeveria e ka pėr princip ēėshtjen e nderit, e ka parim, si pikė kryesore tė programit tė saj, pse, si e dini, dhe e ēmoni shumė mirė zotnia juaj, njė njeri qė nuk ka nder nuk i duhet gjė shtetit, gjithashtu as vetes sė vet. Pėr tė ruajtur nderin e shtetit, qeveria ka sakrifikuar edhe disa nėpunės e oficerė tė saj, tė cilėt kanė rėnė dėshmorė pėr tė kryer detyrėn e pėr tė mbajtur lart nderin e tyre e tė popullit. Zoti Gurakuqi, kritikat qė bėri, i ndau tre sojesh, por zotnia e tij e ka harrue edhe njė tė katėrt, e cila ėshtė kritikė pėr kritikė, dmth. Me kritikue… se do me kritikue. Zotnia e tij tha se qeveria shkeli nomin e doli jashtė kufijve. I pėrgjigjem Zotnisė sė tij: kur Bajram Curri, komandant i ushtrisė, njė njeri i shtetit, i cili e ka pėr detyrė mbrojtjen e atij shteti karshi armiqve, niset me njė fuqi prej 1000-2000 vetash e sillet mbi Shkodėr pėr tė kurdisur njė qeveri tė dytė, mbi atė anė tė lumit tė Matit, qysh qeveria tė zbatojė nome mė pak tė forta? Nė kėtė rast dua tė kujtoj popullin fisnik tė Shkodrės, i cili i dha pėrgjigjen ashtu si e meritonte… Nė kėtė pikė, do tė them se, po tė mos kishte bėrė pėrpara nėpėr rrugė e nėpėr binarė mė pak tė rreptė qeveria, si dhe tė mos kishte pėrdorur nome mė pak tė rėnda, nuk do tė kishte mundur tė shpėtonte Shqipėria. (Duartrokitje). Mos harroni zotnia juaj se ky Parlament ku zotnia juaj po mbani lirisht fjalėn, dy muaj mė parė ka qenė i barikaduar si njė istikam dhe gjithė kėto penxhere kanė qenė tė mbyllura me tulla…”.

Emzot Fan Noli: “Jam i shtrėnguar tė mbaroj njė detyrė tė hidhur si deputet, dhe kjo detyrė ėshtė tė kritikoj e tė gjykoj shokėt ministra, me tė cilėt pata nderin tė bashkėpunoj pėr njė kohė tė shkurtėr e tė lidh njė farė miqėsie personale. Por e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe, duhet ta them edhe sikur kjo tė mos sjellė asnjė fitim, se po tė heshtim, nga anėsia e nga hatėri, atėherė s’kemi pėr tė hyrė kurrė nė udhė tė mirė, e s’kemi pėr tė ndrequr kurrė gabimet qė po pėrsėriten ditė pėr ditė.

…Shkollat tona pėrfaqėsohen vetėm me ndėrtesa. Kemi 800 mėsues, por nga kėta, vetėm 50-60 meritojnė emrin e njė mėsuesi. Tė tjerėt mund tė jenė tė zot tė bėhen gjeneralė, ministra, kryeministra, anėtarė tė Kėshillit tė Lartė, por jo tė marrin pėrsipėr barrėn e rėndė e tė shenjtė tė rritin brezin e ri, nga i cili presim shpėtimin e Atdheut.

Duke lėnė kėtė ministri, hidhem nė ministrinė e Drejtėsisė. Pėr kėtė ministri do tė pėrsėrit vetėm njė frazė qė ka thėnė njė ditė kryetari i Parlamentit: Deri tani s’janė ruajtur kanunet, por mbas sodit kanė pėr t’u ruajtur.

Vijmė tani nė ushtri: deri sot kemi dėgjuar tė lavdėrohen kabinetet, tė ngrihen nė qiell ministrat, por asnjeri nuk ka thėnė njė fjalė pėr tė mjerin ushtar shqiptar, se si ka luftuar i zhveshur, i zbathur, i pangrėnė, nė rasa nė tė cilat njė ushtar europian, jo vetėm qė nuk do tė luftonte, por do tė kishte ngritur krye. Do tė vriste oficerin e vet e do tė bėnte kryengritje. Kėtyre ushtarėve qė nuk ua dimė emrat, tė cilėt kanė luftuar me njė trimėri sipėrnjerėzore dhe e kanė shpėtuar vendin nė rasat mė kritike tė historisė sonė, jam gjithnjė gati t’u nxjerr kapelen me mallėngjim e respekt. Sa pėr Governėn dhe ministrin qė kanė pasur mbi kokė mė vjen keq qė s’kam tė them asgjė.

Punėt publike ndodhen ashtu si i keni lėnė. Nė keni parė ndonjė ndryshim Zotėria juaj na e thoni, se unė pėr veten time nuk shoh gjė…”.

(Pėr kėtė shkrim u pėrdorėn materiale nga: Opozita dhe Mbreti i ardhshėm i Shqipėrisė. Pėrgatiti botimin Filip Rrumbullaku, Horizont, Tiranė 2008).

Nga Fatos Baxhaku
(Shqiperia.com)

_________________________________

Ne kete shkrim eshte per tu habitur per gjuhen qe perdorin, menyren se si komunikojne, respektin per tjetrin, gjera keto qe jane teper larg nga gjuha dhe edukata qe perdoret ne diten e sotme ne Parlamentin tone!
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-05-2014, 16:49   #54
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Kur mė 1885, francezi Lui Pastėr (1822-1895) shpiku tė parėn vaksinė kundėr tėrbimit, nuk kishte as celular, as telefon dhe as internet. E megjithatė, bota e mėsoi shumė shpejt lajmin. Fakti qė njė bari i vogėl i kishte mbijetuar kafshimit tė njė qeni tė tėrbuar, mori dhenė, njerėzimi u ēlirua nga njė peshė e madhe. Barinj, vasha, fėmijė, ēobanesha, pleq e plaka, tė gjithė nuk ua kishin mė frikėn qenve tė egėr qė skėrmiteshin. Kishte tė bėnte me lirinė, me thelbin e njerėzisė.

Tėrbimi ėshtė njė sėmundje e vjetėr sa vetė njerėzia. Ai transmetohet me anė tė njė virusi ndėr gjitarėt, pra edhe mes nesh njerėzve, nėpėrmjet kafshimit apo gėrvishtjes. Ky lloj virusi shkakton te gjitarėt njė gjendje agresiviteti tė theksuar me ēakėrritje sysh e pastaj lot e jargė pa fund. Pas disa javėsh, gjitari i prekur jep shpirt.

Te njerėzit virusi shkakton njė gjendje deliri, qė kalon nga e qeshura e hareshme tek e qara mė prekėse dhe pastaj tek agresiviteti drithėronjės. Me gėzim tė madh mėsuam lajmin se nė tė gjithė rajonin tonė, por sidomos edhe te ne, do tė nisė njė fushatė e gjerė vaksinimi ndėr bagėtitė, po se po, por edhe sensibilizimi pėr kėtė sėmundje tė pashoqe, qė shfaqet sa herė qė gjitarėt me emrin njerėz e quajnė tė harruar kėtė punė. Njė iniciativė fort e mbarė. Me tė gjitha arsyet pėr t’u lavdėruar e pėr t’u nxitur, vetėm se nė tė mungonte njė anė. Me ato qė kemi dėgjuar ditėt e fundit nė betejėn e politikės shqiptare, vaksinimi duhej tė niste mė parė nga gjilpėrat, nė mos te shumica tė paktėn, te disa personazhe tė politikės shqiptare. Gjėrat pėr sė mbari nisen nga kreu dhe jo nga kėmbėt!

Qė prej shumė e shumė vjetėsh, me shumė respekt, me shumė kujdes, me shumė etikė, me shumė vėmendje, me shumė gjakftohtėsi, me shumė mirėkuptim, kemi ndjekur punėn e politikanėve nė pushtet a nė opozitė, si gazetarė, por edhe si qytetarė tė thjeshtė, me shpresėn se do tė vijė njė ditė qė “burrat e dheut” do ta marrin vėrtet nė dorė kėtė vend, me ndjesinė e mbarė tė tė kuptuarit tė sakrificave tė tyre, tė idealeve tė tyre – tė paktėn ashtu thoshin – qoftė edhe tė ėndrrave tė tyre. Rezultati i kėtij durimi ishte seanca parlamentare e sė enjtes. Aty pamė se cilėt jemi dhe se kė kemi vendosur jo vetėm tė na drejtojė, por edhe tė na japė mend e tė bėjė opozitė. Nuk ėshtė thjesht punė zhgėnjimi. Qė tė zhgėnjehesh duhet tė kesh ende fuqi tė fshehura optimizmi. Ndjesia qė sheh teksa tė mėdhenjtė e kėtij vendi bėjnė estradė, ndėrsa shqiptarėt presin punė, rrugė, shkolla, spitale, tė ardhme, siguri, dije, art, mendje, buzėqeshje, dashuri ėshtė e paemėrtueshme. Tė thuash trishtim, ėshtė pak. Tė thuash dėshtim edhe kjo nuk shkon. Nė fund tė fundit, kush dėshtoi, pėrveē shqiptarėve vetė? Tė thuash ofendim? Po edhe me kėtė jemi mėsuar tashmė… Mbase tė frymėzuar nga aksioni antitėrbim mund t’ia vėmė emrin tėrbim, njė shpėrthim i paparė urrejtjeje, skėrmitjeje, jargavitjeje, deliresh agresive. Njė epidemi sė cilės i ka ardhur koha tė frenohet me anė tė vaksinimit.

Qeveria, qė ka ardhur nė fuqi nė qershorin e shkuar, ka marrė pėrsipėr njė barrė tė rėndė. Ajo ka marrė pėrsipėr tė ribėjė – Rilindja – Shqipėrinė. Slogani i saj ėshtė pak a shumė “brezi i ri i Shqipėrisė”. Askush nuk e vė nė dyshim energjinė, idealin, ndershmėrinė e shumė prej njerėzve qė kanė marrė mbi supe kėtė barrė tė pamat, porse vendi ka nevojė pėr punė, jo aq pėr debate qesharake parlamentare. Ai ka nevojė pėr njerėz qė, sikurse thoshte Atė Gjergj Fishta, “tė jenė ma shumė tė tė kenės sesa tė dukės” (me pak fjalė mė shumė tė punės se tė dukjes). U ka ikur koha ekzibicionizmave, pėrplasjeve mediatike qė harxhojnė nerva, energji, kohė, para. U ka ikur koha hartimeve tė shkruara bukur, u ka ikur koha shpjegimeve personale tė tipit: Ti qė mė shave me robt e shtėpisė, hajde te cepi i pallatit tė sqarohemi bashkė…

Kjo historia e “tėrbimit” politik nė fakt ka nisur qė para se “Rilindja” tė vinte nė pushtet. Jo vetėm njė pjesė e opozitės sė atėhershme, por edhe njė pjesė e mirė e mediave, krejt tė keqen e identifikuan me njė njeri tė vetėm, gjė e cila pėrveēse e padrejtė dhe e pandershme nuk ishte as e menēur. Berisha ėshtė ai qė ėshtė, nė tė mira e nė tė kėqija, fakti qė ende ne tė shtypit merremi me tė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shenjė e suksesit tė tij tė jashtėzakonshėm politik. Rrallėherė ka ndodhur, jo vetėm nė Shqipėri, qė njė njeri tė ringrihet nga buza e humnerės dhe tė dalė nė krye tė punėve. Duam apo nuk duam, kjo ėshtė njė tjetėr mesele. Tani ka ndodhur qė sa herė qė Berisha lėshon ndonjė nga ato tė tijat nė Parlament, po aq herė krahu tjetėr, ku mė tė dalluarit janė Rama dhe kush e di pse Taulant Balla, i pėrgjigjen me tė njėjtin zell me tė njėjtin harxhim forcash, energjish, kohe njė njeriu qė dynjaja e kishte ndarė mendjen se ishte njė deputet gjysmė i dalė nė pension. Me kėtė qėndrim, nė mėnyrė paradoksale nuk bėjnė gjė tjetėr veēse bėjnė lojėn e Berishės, e mbajnė atė gjallė politikisht, nė Parlament, por edhe nė krye tė opozitės. Ėshtė pikėrisht ajo qė Berisha do. Betejat personale, nė njė vend si ky i yni bėjnė shumė efekt. Ėshtė si tė shohėsh tė fortėt e lagjes nė njė duel me grushte. Pėr njė fėmijė – sikurse jemi ne si popull – a ka gjė mė eksituese se kaq? Ēdo gjė tjetėr, argumente, fakte, beja mbi ndershmėrinė, logjika, planet pėr tė ardhmen nuk kanė mė peshė. Mjafton qė nė fund njėri ia dhj… tjetrit. Ēfarė lehtėsimi i madh pėr fėmijėt e lagjes!

E thamė edhe mė lart, grupi i burrave dhe grave qė kanė marrė pėrsipėr tė qeverisin ndryshe njė vend si ky i yni duhet respektuar nė radhė tė parė pėr kėtė, vetėm e thjesht pėr faktin qė kanė marrė pėrsipėr tė shtyjė pėrpara njė tren qė nuk punonte mbi njė palė shina tė vjedhura. Sigurisht qė atyre u duhet lėnė kohė tė shfaqin efektin e punėve tė tyre, por, nga ana tjetėr, nėse vazhdojnė tė bien nė grackėn e “ujkut tė vjetėr”, pak nga pak do tė fillojnė tė shfaqin tė njėjtat shenja me tė. Nuk ėshtė se e shpikėm ne kėtė gjė. E kishte vėnė re Pastėri qė nė 1885. I kafshuari, pėr shkak tė virusit, nis tė shfaqė tė njėjtat simptoma si kafshonjėsi. Dhe kėtu duhet njė antivirus i fortė. Mė sė pari ndėr mendjet tona, tė kafshuar apo tė pakafshuar qofshim.

Fatos Baxhaku
(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-05-2014, 11:49   #55
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,165
Thanks: 338
Thanked 582 Times in 431 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Citim:
RE: Terbimi
Retorika politike, parlamentare, qeveritare do te mbetet per shume kohe "ad hominem", sepse synon mbulim/maskimin e babezitjes, shterpesise dhe te pa-aftesise se politikaneve dhe qeveritareve, perkundrejt mungeses se nje opinioni te shendosh publik dhe elektorati lehtesisht te tjetersuar.
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-05-2014, 10:18   #56
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Shumė kohė mė parė, njė nga themeluesit e romanticizmit francez dhe bashkėkohės i Dantonit, Uashingtonit, Robespierit dhe burrave tė tjerė tė shquar, viskonti Fransua Rene de Shatobrian (1768-1848), shkruante: Koha ka dy krahė tė mėdhenj, me njėrin shemb dhe me tjetrin ndėrton. Sikurse ndodh rėndom me njerėzit e mėdhenj, por jo gjithnjė me njerėzit e njohur, koha vetė, pėr tė cilėn ai shkruante, i dha tė drejtė shkrimtarit. Ėshtė vėrtet kėshtu. Koha nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė zinxhir i pazgjidhshėm mohimesh dhe pohimesh qė pasojnė njėra-tjetrėn. Nėse kėmbėngulim vetėm nė njėrin prej krahėve tė kohės, le ta zėmė te pohimi, atėherė nuk prodhojmė veēse shoqėri sedentare tė vetėkėnaqura dhe gjysmėbudallaqe, qė me gjasė pėrfundojnė nė diktatura entuziaste. Nėse kėmbėngulim vetėm te mohimi, atėherė ka sėrish shumė gjasė qė tė ndėrtojmė njė shoqėri tė paaftė tė mbahet nė kėmbė pėrderisa arrin deri atje sa tė mohojė edhe veten, pa le mė ata qė ka rreth e rrotull.

“Dy krahėt e kohės” veprojnė sigurisht edhe mbi ne, pėrditė, ēdo orė, ēdo minutė, anipse ne, tė zėnė sikurse jemi me ekzistencėn e pėrditshme nuk ua vėmė edhe aq sa duhet veshin. Nė politikė, dy krahėt janė fare tė dukshme: opozita dhe opozita. Jemi mėsuar tashmė me tė parėn qė kėmbėngul vetėm nė krahun e arritjeve, tė shpresės, tė vėnies nė dukje tė arritjeve, ose mė saktė tė asaj qė asaj i duken arritje dhe, nga ana tjetėr kemi opozitėn qė mohon thuajse ēdo gjė qė ndodh, qoftė jo e lidhur me qeverinė, apo jo. Aq e forcuar ėshtė kjo politikė, saqė shumė prej njerėzve tė thjeshtė pritėn qė Kryeministri tė kritikohej dje edhe pėr tėrmetin qė ra andej nga Lushnja apo Belshi.

Opozita ėshtė nė mos mė e madhja, ndėr mė tė mėdhatė pasuri qė kemi sot nė vend. Tė gjitha mbarojnė, nafta, kanabisi, vera, frutat, glikoja, rakia, bulmeti, turizmi qė do ndryshojė… Vetėm pasuritė tona esenciale natyrale, malet, deti, lumenjtė, pozicioni gjeografik, forca njerėzore, vetitė morale (nėse na ka mbetur ndonjė), tė gjitha kėto do tė mbijetojnė sado tė marrė qė tė bėhen nė njė moment tė caktuar njerėzit e kėtij vendi. Mes tyre, pra mes pasurive tona bazė, duhet konsideruar edhe opozita. Ajo nuk ėshtė njė pjesė qė i takon vetėm Berishės, PD-sė, Bashės, apo tė tjerėve. Nėse veprojmė kėshtu e kemi konsideruar opozitėn si njė parti e vetme dhe pikėrisht prandaj tė vetmuar. Opozita nė tėrėsi ėshtė pjesa e njerėzve qė mendojnė ndryshe, qė kanė mendimin e tyre alternativ, e atyre njerėzve qė nuk pranojnė mendime tė fabrikuara njėsoj si njė kuti biskotash, e atyre qė nuk bėhen njėsh me turmėn e shumicės, por qė ruajnė deri nė fund pavarėsinė e mendimit. Duke qenė e tillė opozita ėshtė monumenti i vetėm qė ne si komb kemi pėr lirinė. Ėshtė shenja e parė dhe mė evidente se ne, mė nė fund, jemi njė popull i lirė. Mirėpo duam apo nuk duam, nė Parlament, atje ku vendosen ligjet, opozita pėrfaqėsohet nga njė a mė shumė parti.

Pikėrisht mbi PD-nė partinė historike tė opozitės ka rėnė barra e pėrfaqėsimit tė kėsaj mendjeje qė nuk lodhet sė menduari ndryshe. A e ka kryer nė mėnyrė dinjitoze nė kėta muaj opozita rolin e saj? Vėshtirė tė thuhet.

Mė e para nga tė gjitha, askush nuk ka thėnė qė tė jesh nė opozitė duhet tė thuash gjithnjė jo, sikurse ka ndodhur nė gjithė kėta muaj. Si mund tė bėhen shndėrrimet e mėdha qė presin shqiptarėt nėse opozita lė vendet bosh nė Parlament? Opozita duhet tė jetė prezente nė tė gjitha reformat e mėdha, nė drejtėsi, nė pronė, nė arsim, nė administratė, duke shprehur fort fjalėn e saj dhe duke korrigjuar pushtetarėt, tė cilėt, si ēdo pushtet kanė prirjen tė pėrvetėsojnė monopolin e sė drejtės.

Opozita duhet tė ketė mirė parasysh se ka pėrgjegjėsi si pėrpara militantėve apo zgjedhėsve tė saj, por edhe ndaj apolitikėve dhe madje edhe ndaj atyre qė kanė votuar kundėr. Opozita duhet tė pėrēojė mesazhin, qoftė nė qėndrime, qoftė edhe nė sjellje, se nė njė vend demokratik kundėrshtitė politike nuk janė njė betejė me kallash. Parlamenti nuk ėshtė njė vend pėr t’u sharė, por njė vend pėr tė debatuar e pėr t’u marrė vesh. Politika nuk ėshtė sheshi i betejės sė gjelave, por vendi ku shpalosen mendime tė vyera. Nuk ėshtė vendi ku rinia dhe adoleshentėt mund tė pasurojnė fjalorin e fjalėve tė ndyra, pėrkundrazi.

Nuk dihet se kush ia ka shtėnė ndėr mend opozitės – disa thonė vetė Berisha, disa tė tjerė shkolla berishiane e mendimit dhe veprimit – qė herė pas here tė gjejė njė telenovelė dhe tė mbahet pėr do kohė rreth saj, duke e ditur mirė se ky qėndrim nuk shpie askund. Nė fillim ishte diēka tjetėr, mė pas doli droga, dhe me siguri nga behari do dalė ndonjė serial tjetėr. Pastaj bėhet zhurmė e madhe, mė pas njė komision parlamentar, qė i ngjan njė tymēeje qė nuk shpie askund dhe kėshtu harxhohet frymė, energji, para, kohė, nerva, qė tė gjitha pa bukė, nė njė kohė qė vendi ka nevojė absolutisht pėr mendimin e opozitės, pėr opozitėn opozitė dhe jo pėr tymnaja qė diheshin edhe nga fėmijėt e gjimnazit, sikurse ishte puna e drogės sė Lazaratit pėr shembull. Pastaj vijojnė protestat. Edhe vetė krerėt e opozitės besojmė se e kanė parė qė njerėzia tani janė ca tė lodhur nga protestat ndėr sheshe dhe thirrjet triumfuese tė tipit: Ta shporrim qelbėsirėn. Edhe folklori politik ka kurbėn e vet. Njerėzit duan tė shkojnė njė jetė tė qetė me aq sa munden. Mitingje, demonstrata, rrahje, vrasje, atentate, skėrmitje, urrejtje, mllefe, mėnira… me tė gjitha kėto u ka ardhur deri nė fyt edhe militantėve mė tė shquar. Meqė jemi nė kėtė pikė, njė nga detyrat e mėdha tė opozitės ėshtė qė t’i edukojė njerėzit me idenė se ndryshimet nė demokraci bėhen nė paqe dhe vetėm nėpėrmjet saj, se jetojmė nė kohė evolucionesh dhe jo revolucionesh, tė paktėn kėshtu kemi shpresuar. Megjithatė, kėto shėnime tė shpejta burojnė vetėm nga respekti qė autori i kėtyre radhėve ka pasur e ka pėr opozitėn dhe madje edhe pėr emra tė saj tė pėrveēėm. Ato nuk janė gjė tjetėr veēse produkt i njė dėshire tė kahershme qė iu kujtua bashkė me citatin e Shatobrianit. Deri mė tani kemi pasur njė opozitė, qoftė tė majtė, apo qoftė tė djathtė, e cila ka pėrdorur vetėm njė krah, e megjithatė kemi arritur do suksese. Pa imagjinoni njė herė sikur tė pėrdoreshin njėherazi tė dy krahėt e kohės? Me siguri do ishim ku e ku mė pėrpara.

Nga Fatos Baxhaku
(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-05-2014, 17:27   #57
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...



Ky ka qene fundi i njė pallati 9-katesh ne zonėn e Shkėmbit tė Kavajės nė Durrės. Obkjeti ishte pa leje ndaj Inspektoriati Urbanistik Kombėtar kishte vendosur prishjen e tij. Shembja u realizua me eksploziv C 4 qė ishte vendosur nė 2 mijė vrima tė ndėrtesės. Para shpėrthimit, policia evakuoi banorėt e zonės nė njė rreze rreth 500 metra. U bllokua gjithashtu edhe lėvizja e automjeteve. Por ndėrkohe eksplozioni i fuqishėm ka shkaktuar dėme materiale edhe nė objektet pėrreth. Pronarėt e tyre kėrkuan qė Inspektoriati t’i dėmshpėrbleje. Objekti 9-katesh pa leje u bllokua qė nė daten 19 maj dhe nga hetimet rezultoi se pėrgjegjės pėr ndėrtimin pa leje ishte pronari i ndėrtesės si dhe Inspektori i zonės.

VizionPlus
________________________________
Kete artikull e solla me teper per pjesen me shkrim te trashe (jo per gjo po nuk e kuptoj vecantine e lajmit duke qene se shperthimi i nje ndertimi pa leje ne nje vend si Golemi eshte si nje pike uji pa leje ne nje det pa leje)! Nuk e mor vesh nese ktu po luajn luftash apo cfare! Ne vend qe te jene shperthime te kontrolluara keto duken si me hedh tritolin ne themele pa pike kriteri edhe shpertheje!

Ah,po...wordi "shperthim" definitivisht nuk existon me ne languixhin shqip! Nje other victime e medias qe today po ATAKON ne menyre restles basamentin e languixhit shqip!
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-05-2014, 17:41   #58
Kulpra
A.
 
Avatari i Kulpra
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: Nė syrin e ėndrrave
Posts: 4,876
Thanks: 0
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 46
Kulpra ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Po keta, pse vetem te shkaterrojne dine?
__________________
Amor Vincit Omnia
Kulpra nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-06-2014, 14:31   #59
IronMan
Kindda Hero
 
Avatari i IronMan
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Vendndodhja: Marvel Universe
Posts: 1,240
Thanks: 118
Thanked 242 Times in 126 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
IronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėmIronMan i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Prezenca e patriarkut serb nė Tiranė gjatė shenjtėrimit tė Katedrales Ortodokse dhe deklaratat e tij se Kosova ėshtė tokė e shenjtė pėr Serbinė, nuk ėshtė kaluar pa kritika. Vlerėsimi i ashpėr ndaj Irinej ka ardhur nga vetė kreu i qeverisė shqiptare Edi Rama, gjatė njė takimi qė zhvilloi nė kryeministri me patriarkėt botėrorė, ku tė pranishėm ishin serbi Irinej, Janullatos, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, dhe primarėt e kishave tė tjera ortodokse.

Burime tė besueshme bėjnė tė ditur pėr televizionin A1 REPORT se Rama ka shprehur qėndrim tė ashpėr ndaj deklaratave tė patriarkut serb pėr Kosovėn, duke deklaruar se Tij Irinej shfrytėzoi njė rast fetar pėr ta kthyer nė njė ēėshtje politike. Burimet saktėsojnė gjithashtu se Rama e ka vlerėsuar si shpėrfillje tė besimit tonė fetar.

“Kolegu juaj”, ėshtė shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonė, duke e transformuar njė festė fetare dhe provėn e bashkėjetesė tonė fetare nė njė ēėshtje politike. “Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”, ėshtė shprehur Rama.

E kėtė qėndrim tė ashpėr kryeministri e ka shfaqur dhe me bojkotin e darkės zyrtare tė ortodoksėve mbajtur tė dielėn nė mbrėmje, menjėherė pas ceremonisė sė shenjtėrimit tė Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” nė Tiranė.

(Shqiperia.com)
__________________
I'm IronMan!
IronMan nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2014, 18:36   #60
SystemA
Banned
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 45,174
Thanks: 14,907
Thanked 8,792 Times in 5,919 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Arrow Pėrgjigje e: Me Terhoqi Vemendjen Ky Shkrim...

Njoni tashti do fleje gjume....
http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/..._june_2014.pdf
Nate te mbare.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur