Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Lajmet e ditės

Lajmet e ditės Kėtu mund tė sillni lajmet e fundit nga media rreth ēėshtjeve tė rėndėsishme tė Shqipėrise dhe trojeve tė saj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-06-2019, 14:12   #1
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 8,946
Thanks: 1,239
Thanked 1,836 Times in 960 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 137
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Kallezohet Penalish Ish Drejtori i Burgut...

Kallezohet Penalish Ish Drejtori i Burgut Komunis ..Edmond Caja .



Nė emer te ISKK sot, nė oren 9.30′, me rastin e pervjetorit te pushkatimit te dy heronjve te Revoltes se Qafe Barit, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, si dhe te vdekurit nder tortura – Sander Sokolit,

me perfaqesimin juridik te Studios Ligjore “Cakrani”, nė bazė tė ligjit 281 tė kodit penal, bėra Kallėzimin Penal nė Prokurorine e Krimeve tė Rėnda pėr “krim kundėr njerėzimit”, kundėr Edmond Cajės ish shefit tė Policisė sė Kamp-burgut 311, e mandej Komandant po aty nė vitet 1982-1989.

Materiali si meposhtė:



Datė ___/___/2019


KALLĖZIM-PENAL


Kallėzues: Agron TUFA, Drejtor Ekzekutiv Institutit tė Krimeve tė

Komunizmit, adresa godina e Persekutuarėve politik rruga

“George W Bush” pėrball Kuvendit tė shqipėrisė.

Kundėr: Edmond Ali CAJA, lindur nė 1960, Gusmar, Tepelenė, Albania.

resident nė Gjermani me adresėn Aschheimerstr.17, 81671

Munchen, Gjermani, dhe nė Shqipėri me adresė lagja 9, rruga

Ylbere Bylybashi, pallati 3/14, Tiranė.

Akuzuar: Pėr veprėn penale “Krime kundėr njerėzimit”.

Baza ligjore: Neni 74 i Kodit Penal

Drejtuar: Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda Tiranė.


Unė kallzuesi Agron Tufa, me adresė e mėsipėrme, me anė tė kėtij kallėzimi penal duke u bazuar nė nenin 281 tė Kodit Pr. Penale “Kallėzimi nga nėpunėsit publikė”

1.Nėpunėsit publikė, tė cilėt gjatė ushtrimit tė detyrės ose pėr shkak tė funksioneve a tė shėrbimit tė tyre, marrin dijeni pėr njė vepėr penale qė ndiqet kryesisht, detyrohen tė bėjnė kallėzim me shkrim edhe kur nuk ėshtė individualizuar personi tė cilit i atribuohet vepra penale, nė kėto kushte jam drejtuar Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda Tiranė, ku kam kam si qėllim kallėzimin dhe ndjekjen penale tė shtetasit Edmond Caja pėr arsye tė cilat po i shpjegoj si mė poshtė:


Rrethant e faktit:

Ushtroj detyrėn e drejtorit ekzekutiv tė Institutit per Studimet e Krimeve tė Komunizmit (ISKK). Institucioni qė unė drejtoj ka pėr dėtyrė tė evidentoj, tė zbardh dhe tė bėj publike, duke denoncuar krimet e kryera gjatė periudhės sėdiktaturės komuniste, gjithashtu edhe personat pėrgjegjės qė kanė kryer kėto krime, sidomos ndaj tė burgosurve politikė, por dhe tė afėrmve tė tyre, tė dėbuar dhe internuar, ku i priti njė fat i ngjashėm me ta. Kėto dėnime, qė pėrmbanin qė nga torturat dhe mbylleshin nė dėnim me vdekje, ishin ektremisht tė paimagjinueshme tė logjikės njerėzore, por edhe mjaft represive, shtypėse dhe asgjesuese juridikisht, nė raport me tė drejtat e njeriut, sė paku mbi jetėn. Kėto, nė kuadrin e krimeve kundėr njerėzimit, janė evidentuar nė bazė tė dokumentacionit dhe dėshmitarėve okulare nga Instituti ynė, duke i kthyer nė kallzim penal tashmėpėr personat pėrgjegjės, pasi krimi kundėr njerėzimit, nuk parashkrohet nė asnjė etapė kohore.Bėhet fjalė pėr Edmond Cajėn, personin e mėsipėrm, me detyrė komandant i togės nė burgun famėkeq tė “Qafė Barit”, ku kanė gjetur vdekjen nė tortura apo dhe ekzekutuar njė numėr i madh tė burgosurish politikė atje. Ndėr kėta janė tė burgosurit e kėtij burgu dhe tė ekzekutuar mė pas, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.

ROLI I EDMOND CAJĖS NĖ TERRORIN E USHTRUAR NĖ BURGUN E QAFĖ-BARIT

Tė gjithė dėshmitarėt sot nė cilėsin e viktimės tė mbijetuar nga burgu famėkeq politik i Qafė Barit (1982-1990), e paraqesin Komandantin e Togės sė Policisė sė kėtij burgu, Edmond Cajėn, si njė dhunues sadist, qė rrihte, torturonte, gjymtonte e dėnonte ish tė burgosurit e pambrojtur. Ai s’i pėrmbahej aspak ligjit, sepse rrahja dhe torturat atė e argėtonin. Pas shtypjes sė revoltės sė tė burgosurve tė kėtij burgu “Qafė Bar” me 22-23 maj 1984, karriera e kėtij polici sadist erdhi duke u ngritur. Prandaj po paraqesim shkurtimisht kėtu, njė trajektore tė karrierės sė Edmond Cajės, siē gjendet nė dosjen e dokumentave tė tij.

Edmond Ali Caja – lindi mė 1960, Gusmar, Tepelenė, Albania.

1974-1978 – mbaron gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranė.1978-1979 – Stazhier nė Fabrikėn e Bukės, Tiranė.1979-1982 – Shkolla e Lartė e ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB), profili – polic.20.7.1982 – 16. 6. 1985 – Komandant i Togės sė Policisė nė Repartin 311, Qafė Bar, Pukė.16.6. 1985-1.8.1089 – Komandant i Repartit-Burg 311, Qafė-Bari, Pukė.1.8.1989 – 16.8.1990 – Oficer i parė Drejtimi nė Drejtorinė e Zbatimit tė Vendimeve Penale.16.8.1990 – 16.5.1992 – Drejtor i Drejtorisė sė Zbatimit tė Vendimeve Penale (mė 1991 kjo Drejtori ndryshon emėr dhe bėhet Drejtoria e Administratės sė Burgjeve tė Shqipėrisė).16.5. 1992 – 5.7.2992 – Nė dispozicion tė Ministrisė sė Rendit Publik.5.7. 1992 – Del nė Rezervė me Reformėn dhe merr rrogėn edhe pėr 1 vit.1993 – emigron dhe merr azil politik nė Gjermani.

I akuzuari Edmond Ali Caja, ne cilėsinė e komandantit tė togės sė burgut tė “Qaf Barit” prej vitit (1982-1990), nė mėnyrė barbare ka torturuar, skllavėruar e gjymtuar tė burgosurit e burgut tė mėsipėrm si:

Tom Ndoja,i cili ėshtė arrestuar dhe mė pas dėnuar me akuzėn pėr agjitacion dhe propagandė, si dhe tradhėti ndaj atdheut. Dėnimin e ka nisur ta kryej nė Burgun e “Qaf Barit” nė vitin 1984. Duke qėnė se kushtet dhe trajtimi qė ju bėhej tė burgosurvve ishte anti human deri ē`njerėzor, filluar kjo qysh nga puna e detyruar nė galeritė e nėndheshme tė nxjerrjes sė kromit apo mineraleve tė tjera. Ata tė kthyer tashmė nė skllevėr, qė nga trajtimi, sjellja antihumane nė formėn e limitimit tė skajshėm tė ushqimit, dhuna e shpeshtė fizike, ajo psikologjike, diskriminimi i vazhdueshėm e sistematik dhe viktimizimi, tė gjitha kėto tė kryera, ishin sipas njė plani konkret tė paramenduar e detajuar, kundėr njė grupi pėr motive politike, tė gjitha kėto tė kryera nėn urdhėrat e komandantit tė togės Edmond Caja. Ndodhur pėrpara kėsaj situate ekstremisht skllavėruese, tė burgosurit e kėtij burgu nė vitin 1984, vendosėn tė “rebelohen” ndaj komandės sė burgut duke kėrkuar heqjen e skllavėrisė, pra pėr ato ēka u theksua mė sipėr, konkretisht pėr punėn e detyruar pėr tė burgosurit, dhunėn fizike dhe psikologjike qė pėrdorej ndaj tyre nė tė gjitha format. Nė kushtet kur fjala e tyre duhej tė dėgjohej, qoftė dhe nga ana humane, tė merreshin masa pėr heqjen e punės sė detyruar dhe pėrmirėsimin e kushteve, duke u bazuar domosdoshmėrisht nė minimumin e standarteve tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut, nė kėtė kohė ndaj tė burgosurėve filloi njė raprezalje e pashembullt hakmarrjeje duke i shtypur ata me tė gjitha mjetet e dhunės nė dispozicion. Nė kėto kushte i burgosuri Tom Ndoja, u torturua nė mėnyrėn mė barbare nga vetė komandanti i togės sė burgut “Qaf Barit”, i akuzuari prej nesh si Insitut Edmond Caja. Edmond Caja nė kėtė kohė tė rebelimit bashkė me njė togė policėsh qė komandoheshin prej tij, nė mėnyrė sistematike kanė ushtruar ndaj Tom Ndojėsme tortura nga mė tė ndryshmet, tė cilave nuk mund t’u rezistojė dot qėnia njerėzore. Tom Ndoja, i shfytyruar tashmė nga torturat, si tė mos mjaftonin ato qė e kishin sjellė nė kėtė gjėndje tė tillė, pushkatohet nga toga e Edmond Cajės. Ne si Institut i Studimit tė Krimeve tė Komunizmit (ISKK), kemi studiuar me hollėsi faktet kriminale tė tė akuzuarit Edmond Caja, si nga dokumentat qė disponohen, por edhe nga dėshmitarėt okularė qė kanė qėnė bashkėvuajtės tė ekzekutuarit Tom Ndoja, tė cilėt janė gati tė dėshmojnė para kėtij organi krimet e kryera nga komandanti-xhelat Caja, qė nėpėrmjet torturave dhe ekzekutimeve, ishte bėrė nė tė vėrtetė tmerri i tė burgosurve tė burg-kampit famėkeq tė “Qafė Barit”;

“Mė 22.5.1984, ora 7.30, tė dėnuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla u kthyen nė fjetinė pa realizuar normėn. Komanda urdhėroi kthimin e tyre nė galeri pėr tė realizuar normėn e punės. Tė dėnuarit Sokol Sokoli dhe Sokol Progri porositėn tė dėnuarit tė mos shkonin nė punė. Policėt Islam Doga dhe Fiqri Ēakalli thėrrasin tė dėnuarit qė do shkonin nė punė nė zyrat e kėshillit tė riedukimit. Kėta i thanė dy tė dėnuarve qė duhet tė plotėsonin normėn ose duhej tė shkonin nė birucė e ndėshkimit, pra tė izoloheshin. I dėnuari Tom Ndoja e rrėmben nga duart policėve Ndue Pishėn dhe e largon.


Policėn orvaten ta marrin, por me Tomėn bashkohen edhe Sokol Sokoli dhe Sokol Progri tė cilėt u kundėrvihen policėve me gurė e tulla qė kishin ndėr duar. Nė kėto kushte ndėrhyn njė togė e pėrbėrė prej 6 policėsh me nė krye komandantin e togės Edmond Caja, por kėta thyhen nga njė grup tė dėnuarish ku bėnin pjesė: Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedė Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka, Kostandin Gjordeni. Komandanti i togės sė policisė Edmond Caja urdhėroi rreshtimin e tė dėnuarve nė mencė. Komandanti i repartit ndodhej me shėrbim nė Rrėshen.

U njoftua kryetari DPBrendėshme Edmond Ēifligu. Nisi apeli emėr pėr emėr. Ata qė kundėrshtonin kėrcėnoheshin se do futeshin nė birucė. Kostandin Gjordeni refuzoi tė dalė nga menca.

Po kėshtu refuzoi edhe Sokol Sokoli i cili bashkė me grupin e tij ēau rrethimin e policėve. Rreth 20-24 tė dėnuar kishin mkarrė nė duar materiale tė marra nga njė godinė qė po ndėrtohej dhe qėndruan te sheshi mbi fjetore, duke pėrbėrė njė skuadėr pėrballė forcave tė regjimit. Pas kėsaj tė burgosurit hyjnė nė mencė sėrish, pikėrisht nė kohėn kur vijnė komandanti i repartit dhe kryetar i DPBrendėshme. Ata thirrėn emrat e tė dėnuarve pėr tė dalė jashtė. I pari ishte Kostandin Gjordeni. Nė raportin zyrtar pretendohet se i dėnuari ka goditur murin me kokė, e pas kėtij veprimi ka filluar pėrleshja midis tė dėnuarve e policėve, ndėrsa nė tė vėrtetė ai ėshtė goditur. Policėt kanė marrė Gjordenin pėr ta ēuar nė izolim, por tė dėnuarit, nisur nga solidariteti ndaj njėri-tjetrit i kanė sulmuar me ēdo mjet. Pas daljes nga menca, tė dėnuarit kanė sulmuar policėt me mjetet qė kishin duke iu afruar derės kryesore. Nė kėtė ēast, kryetari i Degės sė Punė tė Brendshme Pukė urdhėroi tė hapet zjarr. Toga filloi tė qėllojė dhe kėtu plagoset Gjordeni. Nė kamp erdhėn zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme (nuk specifikohet qartė nė ėshtė Agron Tafa apo Zylyftar Ramiz Mahmutaj) dhe drejtori i Drejtorisė Zbatim Vendime Penale Kasėm Kaēi. Pas dorėzimit ėshtė pėrdorur dhuna nė mėnyrė masive”


PAS SHTYPJES SĖ REVOLTĖS

Nė dosjen e revoltės sė Qafė-Barit, thuhet: “Qėllimi i kryerjes sė kėsaj vepre ka qenė qė me anė tė hapjes sė veprimeve, shpėrthimit tė galerive, tė realizonin arratisjen nė mėnyrė mė tė organizuar. Veprat penale tė kryera nga tė pandehurit paraqesin rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore kundėr rendit shoqėror socialist dhe shtetit tė diktaturės sė proletariatit…”

“Tė dėnuarit e kampit tė Qafės sė Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koēi, Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazėr Zef Shkėmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, kanė kryer veprėn penale tė terrorit kundėr pėrfaqėsuesit tė shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal.

I pandehuri Haxhi Baxhinovski shpjegon veprimet qė ka kryer: Kur instruktori politik mė pa thikėn qė mbaja nė dorė, me tha ta dorėzoja atė, por unė nuk pranova dhe me tė nė dorė e sulmova duke e qėlluar nė bark. Vetėm kur dėgjuan krismat e plumbave tė pushkėve, tė pandehurit ndjenė frikėn dhe forcėn e madhe tė diktaturės sė proletariatit dhe filluan tė tėrhiqen..

PUSHKATIMET


Dėnimet ekstreme, si ekzekutimet e Sokol Sokolit, i biri i Zefit, datėlindja 1952, nga fshati Gėrni i rrethit Tropojė, i dėnuar me vendim Nr. 3 datė 3.6.1984 tė Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresėn Nr.888, datė 7.6.1984, nuk i fali jetėn. Tom Ndoja, i biri i Kolės, i datėlindjes 1952, lindur e banues nė Kllogjen tė rrethit Shkodėr, dėnuar me vendim Nr. 3 datė 3.6.1984 tė Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresėn Nr. 888, datė 7.6.1984 nuk i fali jetėn…

Mbi dokument janė shėnuar me dorė rėnkimet e fundit tė tė dy tė dėnuarve, pas mesnatės sė 9 qershorit, para skuadrės sė pushkatimit. Po kush i ka shkruar, pushkatarėt?

Para ekzekutimit, tė dėnuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe nė fjalėn e fundit ai tha: “Mos mė vrisni mbrapa. Gropėn e hap vetė. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirė ka ba! Nuk i kemi ba gja kujt”

I dėnuari Tomė Ndoja nė fjalėn e fundit tha: “Tė rrojė drejtėsia!”

Nė fund firmat.


MASAKRA E SYVE

Shkresa qė urdhėronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojės, nėnshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, nė anė kishte njė shėnim tė Drejtorisė sė Zbatim-Vendimeve Penale: “Me porosi tė shokut ministėr, dy tė dėnuarve qė do tė pushkatohen, sytė e tyre t’u jepen Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr punė shkencore”.

VIKTIMAT-DĖSHMITARĖ SHPJEGOJNĖ TORTURAT E KOMANDANTIT TĖ TOGĖSEDMOND CAJĖN

Janė tė shumta, me dhjetra, dėshmitarėt okularė qė tregojnė torturat e pashembullta mizore tė Komandantit tė Togės sė Policisė, Edmond Caja, nė “Repartit 311”, ose ndryshe, kamp-burgu i minierės sė Qafė-Barit, Pukė. Tė gjithė dėshmojnė realitetet e dhunės, rrahjet dhe gjymtimet.

Hysen Haxhia (nr. cel: + 355698594120): – ish i burgosur i kėtij kamp-burgu ėshtė i gatshėm tė dėshmojė pėr terrorin policor gjatė revoltės dhe pėr episodin, se si gjatė shtypjes sė revoltės, Komandanti i Togės sė Policisė sė Burgut tė Qafė-Barit, Edmond Caja, torturoi pėr vdekje tė borgosurin Sokol Sokoli, tė cilit i thyen gjatė torturės shtyllėn kurrizore, si dhe Tom Ndojėn duke e lėnė tė gjymtuar, tė dy nė vdekje klinike.

Bedri Blloshmi (+35569550283): – ish i burgosur politik i Burgut tė Qafė Barit, ėshtė i gatshėm tė dėshmojė me hollėsi ditėn e revoltės sė tė burgosurve, terrorin e ushtruar mbi ta, ardhjen e forcave speciale nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Blloshmi tregon angazhimin direkt nė tortura dhe gjymtime tė Komandantit tė Togės sė Policisė sė Burgut, Edmond Caja, si dhe torturat dhe gjymtimet qė bėri ai vetė ndaj tė burgosurve tė rebeluar. Blloshmi nė disa dėshmi, madje edhe Youtube, thotė se i gjithė skenari i tmerrit ishte vepėr e Edmod Cajės. Ai vetė, hyri nė kamp dhe mori 14 tė burgosurit e parė, i torturoi me policėt e tij, duke u thyer duar edhe kėmbė, pastaj i hodhėn nė njė kamion (marka-Zis) pėr t’i dėrguar nė DP Brėndshme tė Pukės. Gjithashtu Blloshmi pohon se ėshtė dėshmitar okular, se si tė burgosurit Sandėr Sokoli ia thyen shtyllėn kurrizore nė tortura dhe se nė dokumentat qė ai ka konsultuar, nuk del si i vdekur apo i masakruar.

Visar Zhiti (+355698506395): – Shkrimtar e poet, ish-i burgosur politik i kėtij kampi, njė ndėr dėshmitarėt-kyē tė jetės sė rėndė tė ish tė burgosurve nėn terrorin e policisė sė Edmond Cajės nė Burgun e Qafė Barit. Libri i tij memoristik “Ferri i ēarė”, jep njė panoramė tė holėsishme, ndėr to edhe tė ditės sė Revoltės mė 22. 5. 1984. Zhiti dėshmon: “Pasi kishte lexuar me gjithė gėzimin monstruoz listėn e vdekjes dhe burgosjes, pėr ata fatkeqė qė gjendshin aty pa bėrė asnjė faj, xhelati Edmond Caja kishte lėshuar edhe ulėrimėn kėrcėuese pėr tė tjerėt: A ka ndonjė trim tjetėr qė do matet me ne?

Pas pak ditėsh, nė qershor tė vitit 1984, dy tė rinjtė e dėnuar me pushkatim, do tė ekzekutoheshin, mes gjymtimeve tė panjohura e tė padėgjuara nė gjithė pėrvojėn monstruoze tė xhelatėve e diktatorėve tė regjimeve totalitare nėpėr botė.

Ahmet Tufa (The Netherlands – 0031621325226): – ish-i burgosur politik i burgut tė Qafė-Barit. Tufa ka dėshmuar disa herė nė shkrimet e tij pėr dhunėn e ushtruar nga Edmond Caja me policėt e tij ndaj tė burgosurve. Njė dhunė sistematike para dhe pas revoltės sė 22-23 majit 1984. Nė dėshminė e tij pėr ditėn e revoltės Tufa shpjegon: “Policėt tė revoltuar hynė dhe filluan tė kėrkonin nėpėr dhoma pėr tė marrė forcėrisht Ndue Pishėn. Ata hasėn nė njė rezistencė nga disa shokė bashkėvuajtės, tė cilėt u shprehėn, se nuk ishte njerėzore njė veprim i tillė dhe se ky djalė, nuk ka pėr tė ardhur kurrė, as i gjallė, as i vdekur. Policėt duke parė se nuk mund ta marrin me forcė Nduen, iu drejtuan oficerit roje pėr ndihmė. Njoftohet komanda dhe menjėherė vijnė bishat e egėrsuara me nė krye shefin e policisė, i cili quhet Edmond Caja. Nė kamp hyri njė hije e errėt, ēdo cep i burgut u rrethua me policė… Mbas pak minutash futen nė derė njė grup policėsh dhe shefi i policisė, kryekrimineli Edmond Caja me atė kapelėn e ulur ndėr sy, siē e kishte zakon ta mbante. Ai tha: “Ndėgjoni kėtu: ai qė do tė dėgjojė emrin do tė dalė e tė paraqitet te zyra teknike. Ata kishin pėrpiluar njė listė me emra dhe filluan t’i lexonin me zė tė lartė.

Askush nuk pranoi… Tė burgosurit filluan tė kacafyteshin me policinė me ēfarė tė mundeshin dhe policia ishte e shumtė nė numėr… Mė mirė tė vdisnim, se sa tė rronim ashtu.

Konstandin Gjordeni: – ish i burgosur politik i burgut tė Qafė Barit, njė dėshmitar i rėndėsishėm okular ky, i cili u qėllua me plumb gjatė breshėrive nė kohėn e revoltės. Vetėm para katėr viteve Kostandin Gjordeni ka nxjerrė nga shpatulla e tij plumbin e marrė nė burgun e Qafė Bari nga policėt e Edmond Cajės. Ja njė ekstrakt nga dėshmia e Gjordenit: ” Isha nė grupin e tė burgosurve qė po protestonim pėr tė mbrojtur shokun tonė qė e kishin torturuar se nuk kishte plotėsuar normėn. Nė atė kohė Shefi i policisė sė burgut Edmond Caja dha urdhėr qė policėt tė qėllonin. “Zjarr mbi armiqtė” ishte parulla e tij dhe kaq mjaftoi qė policėt tė lėshojnė breshėrinė mbi ne. Mua mė drejtoi pistoletėn njėri prej policėve, qė e kishte emrin Asllan Kurti. Ma drejtoi armėn pėr tė mė vrarė nė lule tė ballit por Zoti desh qė tė mė kapė nė shpatull dhe u plagosa. Isha i ri nė atė kohė 24 vjeē. Ishte nė burg dhe njė doktor, ne i thoshim Drago por s’ia mbaj mėnd mirė emrin. Mė mjekoi me ato mjete rrethanore qė kishte sepse as qė bėhej fjalė qė tė vinte njė mjek qė tė mė shpėtonte, pasi ky polic mė qėlloi pėr tė mė vrarė dhe jo pėr tė mė plagosur. Nė atė kohė kur policėt morėn kontrollin mbi ne tė burgosurit, mbaj mend qė njė tė burgosur Sandėr Sokolin, e morėn e torturuan e kėputėn nė mes, e palosėn dhe i kėputėn shtyllėn kurrizore. Nė krye tė torturave ishin shefi i policisė sė burgut Edmond Caja dhe drejtori i burgut Ludovik Cali.. Ata gjuanin me majat e hekurta tė ēizmeve mbi ne tė burgosurit e plagosur.

Ky plumb qė kam nė dorė, ėshtė plumbi qė mora nė Qafė Bari nė revoltėn e majit tė vitit 1984. Plumbin e kam hequr me operacion disa vite pasi u lirova nga burgu. E ruaj si relike”.

Pra na sa vėrtetohet i akuzuari Edmond Ali Caja, ka ushtruar si dhunė fizike, psikologjike dhe skllavėrim ku nė mėnyrėnmė kriminale i ushtronte kėto duke detyruar tė dėnuarit e ndėrgjegjes tė punonin si skllevėr nė galeritė e minierės pėr 12 deri nė 16 orė nė ditė.

Personat e burgosur tė torturuar, skllavėruar dhe poshtėruar nė tė gjitha format kriminale nga shtetasi Edmond Caja, janė tė shumtė, dhe me ngritjen e Institutit tė Studimeve Krimeve tė Komunizmit, kėtaish- tė burgosur tė ndėrgjegjes i janė drejtuar kėtij institucioni, dhe kanė denoncuar krimet e ish komandantit tė togės Edmond Caja, dhe policėt e komanduar prej tij. Pra viktimat e terrorrit ushtruar fizikisht, detyrohen tė kthehen nė skllevėr nga dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar nga vetė komandanti i togės sė burgut tė “Qaf Barit” Edmond Caja, janė si mė poshtė:


1. Bedri Blloshmi – +355 695 50283

2. Hajredin Fratari – +355 68 202 0173

3. Visar Zhiti – +355 69 850 6395

4. Lekė Frroku – +355 68 281 7481

5. Kostandin Gjerdeni – (no number)

6. Haki Hoxha – +355 68 400 1010

7. Foti Stefanelli – +355 68 518 2744

8. Hysen Haxhiu – +355 69 859 4120

9. Hasan Bajo (Neė York) – 001 347 6816365

10. Vllasi Koēi (Llazi Koēi) –

11. Gjergji Hani – +355 69 355 6737

12. Ahmet Tufa (The Netherlands) – 0031 6213 25226

13. Asllan Togu (Italy) – 0039 328 0061 946;

14. Bajram Dervishaj – +355 69 290 1115

15. Panajot Bastuni – 0692901115

16. Bajram Vuthi – 0683521539

17. Sejfulla Teta – 069 22 81 535


Nė Anėn objektive tė veprės penale tė “Krimeve kundėr njerėzimit”, parashikohen krimet kundėr njerėzimit tė parashikuara nga neni 74 i Kodit Penal, tė cilat kryhen me veprime aktive me sulme shoqėrisht tė rrezikshme e tė kundėrligjshme, me forma e mėnyra tė ndryshme si:

– Me vrasjen e njerėzve nė masė – pushkatim e njė grupi tė popullsisė civile shfarosjen e qėllimshme tė njerėzve me anė tė pėrdorimit tė lėndėve helumese, mbytėse, me kthimin nė skllevėr tė njerėzve tė lirė, me anė tė internimeve dhe dėbimeve me dhunė nė masė tė popullėsisė si edhe me ēdo lloj torturė apo dhunė tjetėr ēnjerėzore.

– Me kthimin nė skllevėr tė njerėzvė nė kundėrshtim kjo me Konventėn mbi Skllavėrinė, nėnshkruar nė Gjenevė mė 25 shtator 1926.

– Me ēdo lloj torture apo dhune tjetėr ēnjerėzore, nė kundėrshtim me Konventėn pėr Torturėn, datė 9 dhjetor 1975, si me rrahjen, plagosjen, mbylljen nė kampe, burgje, lėnien pa bukė, pa ujė, pėrdhunime tė ndryshme, me lidhjen e duarėve e tė kėmbėve, futjen nė ujė tė nxehtė apo tė ftohtė duke i zhveshur lakuriq etj.

Tė gjitha kėto forma dhune qė pėrfshihen nė krime kundėr njėrėzimit, janė pėrdorur nė mėnyrėn sistematike nga i akuzuari Edmond Caja, dhe toga e policėve qė drejtohej prej tij.

Nga ana subjektive krimet kundėr njerėzimit kryhen me dashje dhe me qėllim shkatėrrimi tė popullsisė civile sipas njė plani konkret tė paramenduar mė parė.

Mbėshtetur nė konventė, Kodin Penal i Republikės sė Shqipėrisė parashikon shprehimisht se: “Nuk i nėnshtrohen parashkrimit tė ndjekjes penale krimet e luftės dhe ato kundėr njėrėzimit”. (neni 67).

Pra me kėtė dispozitė tė kodit penal krijohet mundėsia e ndjekjes penale tė krimeve tė luftės e krimeve kundėr njerėzimit pa u kushtėzuar nga afate procedurale, si dhe sigurohet dėnimi i kriminelėve tė luftės dhe atyre kundėr njerėzimit nė ēdo kohė.

Pėr kėto arsye, i kėrkoj organit tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda Tiranė, tė regjistrojė procedimin penal pėr shtetasin Edmond Caja dhe gjithė togės sė policėve tė drejtuar prej tij, si pėrgjegjės pėr torturat ēnjėrėzore ndaj tė ndjerit Tom Ndoja, por dhe tė tjerėve, siē u pėrshkrua mė sipėr, ku ka kryer veprėn penale “Krime kundėr njėrėzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal.

Pėr tė provuar krimet e tė akuzuarit Edmond Caja, i kėrkojmė organit tė akuzės penale tė thėrrasė nė cilėsinė e dėshmitarėve personat qė kanė dijeni, por edhe si viktima tė dhunės gjitha ata ish tė burgosur qė kemi pėrmendur mė sipėr nė kėtė kallėzim penal.

Pėrsa i pėrket provave tė tjera materiale organi i akuzės mund ti marė ato sipas procedurės nė institucionin pėrkatės ku janė tė arkivuara.

Pėrsa mė sipėr, i kėrkoj organit tė prokurorisė tė regjistroi procedimin penal dhe tė marrė si tė pandehur shtetasin Edmond Caja me akuzėn: “Krime kundėr njėrėzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal dhe Konventėn mbi Skllavėrinė, nėnshkruar nė Gjenevė mė 25 shtator 1926, Konventėn pėr Torturėn, datė 9 dhjetor 1975.


Pėrfaqėsues me prokurė: Agron TUFA

Studio Ligjore Cakrani Drejtor Ekzekutiv

Av. Arjon BESIMAJInstituti i Studimeve tė Krimeve

Av.Kujtim CAKRANItė Komunizmit (ISKK)


Burimienoncoalbania.wordpress.com
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg img_1225.jpg (20.8 KiloByte, 16 shikimet)
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mano pėlqehet nga
i vjetėr 10-06-2019, 14:14   #2
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 24,002
Thanks: 10,284
Thanked 8,799 Times in 5,613 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 455
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Kallezohet Penalish Ish Drejtori i Burgut...

Me kam te mar......
__________________
"Every heart sings a song, incomplete, until another heart whispers back. Those who wish to sing always find a song. At the touch of a lover, everyone becomes a poet." - Plato
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i cool_shqype pėlqehet nga
i vjetėr 10-06-2019, 14:18   #3
Viking
*Odin*
 
Avatari i Viking
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Valhalla Old Norse Valhöll "hall of the slain" is a majestic, enormous hall located in Asgard
Posts: 8,293
Thanks: 23
Thanked 2,385 Times in 1,487 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 171
Viking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kallezohet Penalish Ish Drejtori i Burgut...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga cool_shqype Shiko postimin
Me kam te mar......
Pyte nje here Dragon e njef kte
__________________
“When the snows fall and the white winds blow, the lone wolf dies, but the pack survives,”
Viking nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-06-2019, 14:24   #4
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 24,002
Thanks: 10,284
Thanked 8,799 Times in 5,613 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 455
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Kallezohet Penalish Ish Drejtori i Burgut...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Viking Shiko postimin
Pyte nje here Dragon e njef kte
Nuk shoqerohet Ledio me kamunista...tocka
__________________
"Every heart sings a song, incomplete, until another heart whispers back. Those who wish to sing always find a song. At the touch of a lover, everyone becomes a poet." - Plato
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur