Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-09-2019, 06:51   #1
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 6,968
Thanks: 7,822
Thanked 3,590 Times in 1,887 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 158
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Pėrbindėsha dhe vampirė nė parlamentet e Kosovės e tė Shqipėrisė!

Kush janė kėta politikanė nga bota e krimit, tė cilėt duan imunitetin e deputetit apo kryetarit tė komunės ose bashkisė? Nė Kosovė janė ndarė nė dy kategori: Politikanė qė janė implikuar nė krimin e vrasjes dhe qė gjenden nė listat e gjykatave ndėrkombėtaret pėr kėtė lloj krimi, gjenden gjithashtu nė listat e deputetėve tė ardhshėm. Kėtu nuk pėrjashtohet as Vetėvendosja. Kėta politikanė, tė akuzuar pėr vrasjen e sė paku 200 kundėrshtarėve politikė, kryesisht pėrkrahės tė Ibrahim Rugovės, duan tė na shfaqen nė sallėn e parlamentit si ‘tė besuarit dhe zgjedhurit’ e sovranit.
Doni ta dini se sa humane dhe idealiste ėshtė njė parti politike, sidomos nė qeverisje? Shihni sa kriminelė kandidon ajo si pėrfaqėsues tė saj nė parlament ose nė krye tė pushtetit lokal, apo sa prej tyre i angazhon nė administratėn publike!

Njė institut kėrkimesh nė Prishtinė njoftoi sot se nė listėn e kandidatėve pėr deputetė pėr parlamentin e Kosovės qė do tė dalė nga zgjedhjet e 6 tetorit gjenden jo pak persona tė implikuar dhe akuzuar pėr vepra kriminale tė natyrave tė ndryshme. Rekordin e kandidimeve e mbajnė PDK-ja, AAK, Nisma, por edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit. Lidhja Demokratike kishte nominuar njė kandidat problematik nė listėn e saj, e megjithatė ajo reflektoi menjėherė, duke premtuar rishikimin e kėsaj kandidature. Por LDK dhe VV u paraqitėn me listat mė tė mira pėr deputetė.
Nė Shqipėri ėshtė bėrė normė modeli i sjelljes nė pushtet tė njerėzve qė kanė probleme me ligjin dhe drejtėsinė. Ky virus i kandidimit tė vampirėve dhe pėrbindėshave politikė nė legjislativin e Shqipėrisė duket se ka prek edhe spektrin politik tė Kosovės. Ligji i dekriminalizimit, i sponsorizuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, zbuloi faktin se nė parlamentin shqiptar ishin ulur 19 deputetė tė inkriminuar, shumica dėrmuese e tė cilėve i pėrkisnin Rilindjes sė Edi Ramės ose aleatėve tė tij. Tė paktėn 25 pėrqind e numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve tė Rilindjes u detyruan tė lėnė mandatet nėn akuzėn e veprimtarisė sė tyre kriminale nė kohė tė ndryshme tė jetės sė tyre. Sa e sa krye bashkiakė rilindas u listuan si njerėz tė botės sė krimit, ende nuk dihet, sepse procesi vazhdon. Dhe fatkeqėsisht e njėjta gjė po shfaqet nė Kosovė.

Kush janė kėta politikanė nga bota e krimit, tė cilėt duan imunitetin e deputetit apo kryetarit tė komunės ose bashkisė? Nė Kosovė janė ndarė nė dy kategori: Politikanė qė janė implikuar nė krimin e vrasjes dhe qė gjenden nė listat e gjykatave ndėrkombėtaret pėr kėtė lloj krimi, gjenden gjithashtu nė listat e deputetėve tė ardhshėm. Kėtu nuk pėrjashtohet as Vetėvendosja. Kėta politikanė, tė akuzuar pėr vrasjen e sė paku 200 kundėrshtarėve politikė, kryesisht pėrkrahės tė Ibrahim Rugovės, duan tė na shfaqen nė sallėn e parlamentit si ‘tė besuarit dhe zgjedhurit’ e sovranit.
Kategoria tjetėr e kandidatėve tė inkriminuar vjen nga radhėt e tė akuzuarve pėr korrupsion dhe afera tė tjera gjatė periudhės sė qeverisjes. PDK largoi Adem Grabovcin, tė cilit nuk ia dha mundėsinė ta prekė karrigen e deputetit tė Kuvendit tė Kosovės. Por ky akt ishte thjesht njė marrėveshje xhentėlmenėsh midis Grabovcit dhe Kadri Veselit e Hashim Thaēit. Qėllimi: Tė krijohet pėrshtypja e rreme se PDK do ta luftojė korrupsionin. Por PDK nuk ėshtė pjellė e Grabovcit, pėrkundrazi, Grabovci ėshtė pjellė e PDK-sė dhe ish-liderit tė saj, Hashim Thaēit! Vetėm nėse PDK ia heq Thaēit karrigen e presidentit dhe e dėnon hapur e publikisht pėr krimet qė ai ka bėrė e ka nxit kundėr Kosovės e qytetarėve tė saj, vetėm nėse PDK deklarohet zyrtarisht kundėr praktikave korruptive e nepotiste tė themeluesit tė saj, vetėm atėherė mund ta rigjenerojė pjesėrisht imazhin e saj.
Partitė politike sidomos ajo e Rilindjes nė Tiranė, ose ajo e Thaēit dhe Veselit me emrin PDK nė Prishtinė duket se janė ngjizur me krimin dhe kriminelėt. Si tė tilla, kėto lloj partish politike, kur vijnė nė pushtet ushqejnė arrogancėn, korrupsionin, bashkėpunimin me krimin dhe bandat e krimit dhe krijojnė kushtet ligjore e extra-ligjore qė pasuritė kombėtare t’i pėrdorin pėr interesat vetjake, tė partisė ose oligarkėve financiarė nė shėrbim tė tyre.
Kėsisoj qeverisja nė raste tė tilla shndėrrohet nė njė qeverisje anti-humane, anti-njerėzore, dhe anti-kombėtare. Nė vend tė vizionit dhe ideve pėr qeverisje nė tė mirė tė qytetarėve dhe tė vendit, qeverisja krijon njė model sundimi gati mizor. Sipas kėtij modeli ajo dhunon tė drejtat e pakicave tė margjinalizuara dhe favorizon sundimtarėt politikė e financiarė. Shteti e largon shoqėrinė nga modeli i konkurrencės dhe iniciativa sė lirė, sepse mungojnė shanset e barabarta. Punėdhėnėsi merr modelin e shtetit arrogant dhe dhunon tė drejtat e punėmarrėsve. Krerėt e institucioneve, pėrfshirė dhe institucionet akademike, dhunojnė nė mėnyrė flagrante tė drejtat e punonjėsve dhe stafeve akademike.
Shoqėria shndėrrohet gradualisht nė njė shoqėri nė depresion dhe humbet ēdo ndjesi humane. Dhe nė fund tė ditės fillojmė e debatojmė pse ndodhin vrasjet, pse ndodh dhuna nė familje, pse diskriminohen vajzat dhe gratė, pse nuk ka kujdes pėr njerėzit me aftėsi ndryshe, pse rrėnohen bizneset e ndershme, pse nė universitete merren si punėdhėnės analfabetė e jo studiues dhe profesorė tė mirėfilltė, pse... pse?! Tė gjitha kėto ndodhin se parlamentin e sundojnė kriminelėt, se vendin e sundojnė tė pashpirtėt, se postet i marrin tė korruptuarit!

Ėshtė momenti qė Kosova dhe Shqipėria kėtyre vampirėve e pėrbindėshave t’u tregojė vendin, fillimisht me votė, mė pas duke bėrė drejtėsi!

Nga Enver Bytyēi Mė 10 shtator 2019
______________________________________________
https://www.botasot.info/politika-la...te-shqiperise/
__________________
Tu n’es plus lą oł tu étais, mais tu es partout lą oł je suis.

V.H
Fshatari ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur