Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-09-2012, 09:48   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Ernest Heminguej

Ernest Heminguej



Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 nė Ēikago. Babai i tij ishte mjek kurse pėr pasion kishte gjyetarinė dhe peshkatarinė. Nėna e tij ishte muzikante dhe ėndėrronte tė ketė vajzė por ja lindi Ernesit i cili kaloi rininė i dhėnė pas peshkimit e gjyetisė dhe mė vonė tregoi historitė e tyre lidhur me kėto dy pasione. Nė ndėrkohė, fillon tė merret me gazetari pranė « Kansas City Star ».
Mė 1917, ai u bashkua me Kryqin e Kuq si ambulancier nė frontin e luftės nė Itali dhe kėtu, nė moshėn 18 vjeēare plagoset rėndė dhe dėrgohet nė spitalin e Milanos ku dashurohet me njė infirmiere dhe pėr kėtė shkak ngriti dorė nga armėt e kjo qe njėherit edhe filli i thurrjes sė veprės Lamtumirė armė (A farewell to Arms) qė doli nga shtypi mė 1929. Me kėthim nė SHBA, u martua me Hadley Richardson por mendja i rinte gjithėmonė nė Europė. Sė fundi arrin tė shkėpus njė mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset nė Paris. Kėtu njihet me Gertrude Stein e cila ia mėson stilin e shkrimit tė saktėsishėm, tė qartė e liruar nga ngarkesa me fjali tė shprazėta e tė panevojshme.
Nė fillim botoi Tre tregime e dhjetė poezi (1923) e mė 1925, Nė kohėn tonė , vepra nė tė cilat pėrshkruan dhunėn, dhimbjet dhe kujtimet e luftės qė nuk arriti ti shlyej tėrė jetės. Kujtimet e plagės do ta pėrcjellin gjithėmonė dhe do tė bėhen obsesion i veprės sė pėrgjithėshme tė autorit.
Nė veprėn Dielli lind gjithashtu, (1926) e cila pati sukses tė papritur, flet pėr heroin e tij tė tredhur nga predha tė cilit vrapi pas kėnaqsive nuk i mshefin as zbusin vuajtjet. Vepra pėrcjell jetėn e tė mėrguarve tė rinj tė anės sė majtė tė Senės (La seine) pėr tė cilėt. « Kjo ėshtė storje e gjeneratės sė humbur » pat thėnė Gertrude Stein kur lexoi kėtė vepėr.
Nė majin e vitit 1925, njihet me Fitzgerald-in e famshėm por tė cilin ai akoma nuk e njeh. Dhe ky, themi lirisht, se ėshtė ndėr tė parėt nė mos i pari qė vėrejti talentin e madh tė Hemingway-it. Nė mes tyre lindi njė miqėsi e vėrtetė por edhe njė rivalitet i madh.
Nė ndėrkohė e pėrcjellin ngjarje tė vėshtira si vetėvrasja e babait, ēkunorėzimi por edhe diēka mė e lumtur si psh. rimartesa dhe botimi i veprės sė mėlartėpėrmendur Lamtumirė armė. Mė 1930 vendoset nė Key West tė Floride-s ku edhe shkroi Vdekja nė pasditė ku flitet pėr koridėn.
Mė 1936 e gjejmė nė Spanjė, tė angazhuar nė krahun e forcave republikane. Kėtu bėhet alkoolik por vazhdon tė shkruaj dhe boton librin To have and have not (1937) qė ka pėr temė padrejtėsinė shoqėrore tė kohės sė vet dhe mė 1940 boton librin For whom bell tolls qė ėshtė njė inspirim nga angazhimi i tij nė Luftėn e Spanjės.
Prej Spanje vendoset nė Havanė gjer mė 1944 nga kėthehet rishtazi nė Paris. Nė ndėrkohė pat botuar The snows of Kilimandjaro (1936). Mė 1950 shkroi Pėrtej lumit qė njėherit ėshtė vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet pėr njė kolonel tė moshuar tė armatės amerikane dhe njė venedikase nėntėmbėdjetė vjeēare. Mė 1952 del The old man and the sea ku denoncon brishtėsinė e sukseit material kurse mė 1954 fiton Ēmimin Nobel.
I moshuar dhe i sėmurė, i mbyllur nė pronėn e vet nė Idaho, me 2 qershor 1961, pėrfundon jetėn duke bėrė vetėvrasje.


Shqipėroi nga origjinali: Vedat Kokona



Plaku dhe deti
(fragmente)





------------------------------------------------
Ai po flinte, kur djali zgjati kokėn te dera nė mėngjes. Frynte kaq shumė erė, saqė barkat nuk kishin dalė nė det dhe djalit i kishte dalė gjumi vonė dhe ahere erdhi te kasollja e plakut siē vinte ēdo mėngjes. Djali e pa qė plaku merrte frymė dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri tė qajė. Doli pa bėrė zhurmė qė tė sillte pak kafe dhe gjithė rrugės qau. Rreth barkės ishin mbledhur shumė peshkatarė, qė vėshtronin atė qė ishte lidhur pėrbri saj dhe njėri kishte hyrė nė ujė me pantallona tė pėrveshura dhe po maste gjatėsinė e skeletit. Djali nuk zbriti poshtė. Ai kishte qenė nė breg mė pėrpara dhe njėri nga peshkatarėt i kishte thėnė se do tė kujdesej pėr barkėn nė vend tė tij.
- Si ėshtė? – thirri njėri nga peshkatarėt.
- Po fle, - tha djali. Atij aq i bėnte qė e shikonin duke qarė.
- Mos e shqetėsojė njeri.
- Nga hunda deri te bishti ėshtė tetėmbėdhjetė kėmbė, - thirri qė pėrtej peshkatari qė e kishte matur.
- E besoj,- tha djali.
Djali e solli kutinė e konservės tė mbushur me kafe tė nxehtė te kasollja e plakut dhe u ul pranė tij duke pritur qė tė zgjohej. Njė herė iu duk se plaku po zgjohej. Por plaku ra pėrsėri nė gjumė tė rėndė dhe djali shkoi pėrtej rrugės qė tė kėrkonte ca dru hua pėr tė ngrohur kafenė. Mė nė fund plaku u zgjua.
- Mos u ngri, - i tha djali.
- Pije kėtė. Djali i hodhi ca kafe nė gotė. Plaku e mori dhe e piu.
- Ata mė mposhtėn, Manolin. – tha. – Ata mė mposhtėn vėrtetė.
- Ai nuk tė mposhti dot. Peshku nuk tė mposhti.
- Po. Ėshtė e vėrtetė. Kjo ndodhi mė vonė.
- Pedrikoja po kujdeset pėr barkėn dhe takėmet. Ē’do ta bėsh kokėn e peshkut?
- Le ta presė Pedrikoja ta pėrdorė pėr rrjetat.
- Po shpatėn?
- Merre pėr kujtim po tė duash.
- E dua, - tha djali. – tani ne mund tė bėjmė planet tona pėr mė vonė.
- A mė kėrkuan?
- Natyrisht. Me barkat e rojeve bregdetare dhe me aeroplanė.
- Oqeani ėshtė shumė i madh dhe barka e vogėl, dhe ėshtė zor ta shikosh, - tha plaku. Ai vuri re se sa kėnaqėsi ishte kur mund tė bisedoje me njė njeri nė vend qė tė fliste me veten dhe me detin.
- Mė mori malli pėr ty, - tha plaku. – Ke kapur gjė?
- Njė peshk ditėn e parė. Njė, ditėn e dytė dhe dy, tė tretėn.
- Shumė mirė. - Tani do tė peshkojmė pėrsėri bashkė.
- Jo. Unė s’kam fat. S’kam mė fat.
- Nė djall tė vejė fati,- tha djali. – tė sjell unė fat.
- Ē’do tė thotė familja jote? - Aq mė bėn. Dje kapa dy peshq. Por ne do tė peshkojmė bashkė tani, qė unė tė mėsoj akoma shumė gjėra.
- Ne duhet tė gjejmė njė fuzhnje tė mirė dhe ta mbajmė gjithnjė nė barkė. Thikėn mund t’ia bėjmė nga balestrat e ndonjė Fordi tė vjetėr. Mund ta mprehim nė Guanabakoa. Duhet tė jetė e mprehtė, por jo e kalitur qė tė mos thyhet. Thika ime u thye.
- Do tė gjej njė thikė tjetėr dhe do ta mpreh balestrėn. Sa ditė vallė do tė fryjė brisa e fortė? - Ndoshta dy, ndoshta tre.
- Do t’i bėj tė gjitha siē duhet, - tha djali. - Ti shėroji duart e tua, o plak.
- E di si tė kujdesem pėr to. Natėn pėshtyva diēka tė ēuditshme dhe ndjeva se diēka m’u thye kėtu nė gjoks.
- Shėroje edhe kėtė tha djali. - Shtrihu, o plak dhe unė do tė tė sjell kėmishėn tėnde tė pastėr. Dhe diēka pėr tė ngrėnė.
- Sill edhe ca gazeta tė kohės qė nuk isha kėtu,- tha plaku.
- Ti duhet tė marrėsh veten sa mė shpejt, sepse kam ende shumė gjėra pėr tė mėsuar dhe t’i mund tė m’i mėsosh tė gjitha. Kur djali doli nga dera dhe shkoi poshtė shkėmbit tė vjetėr prej korali, ai qau pėrsėri. Atė mbasdite nė Terracė erdhi njė grup turistėsh dhe duke vėshtruar poshtė ujėt, midis gotave bosh tė birrave dhe meduzave tė ngordhura, njė grua pa njė kurriz tė gjatė, tė bardhė, me njė bisht tė madh nė fund, qė lėkundej e ngrihej nga batica, ndėrsa era e lindjes ngrinte pa pushim dallgė tė mėdha nė tė hyrė tė gjirit.
- Ē’ėshtė kjo?- pyeti ajo njė kamerier dhe tregoi skeletin e gjatė tė peshkut tė madh, qė tani s’ishte veēse njė plaēkė qė priste ta merrte zbatica.
- Tiburon,- tha kamerieri! I peshkaqenit. Ai deshi t’i tregonte ē’kishte ngjarė.
- Nuk e dija qė peshkaqenėt kanė bishta kaq tė bukur dhe tė pėrkulur kaq hijshėm.
- Edhe unė s’e dija, - tha shoqėronjėsi i saj. Nė kasollen e tij, mbi rrugė, plaku po flinte pėrsėri. Ai ende flinte pėrmbys dhe djali qe ulur pranė tij dhe e ruante. Plaku shihte nė ėndėrr luanė.


-----------------------------------------------
Varka dridhej ende nga goditjet e peshkaqenit qė hante peshkun brenda nė ujė dhe plaku, duke lėshuar pėlhurėn, e la varkėn tė kthehej mėnjanė, kėshtu qė ta linte peshkaqenin tė dilte sipėr ujit. Kur e pa, u pėrkul mbi buzėn e varkės dhe ia nguli thikėn. Ai goditi vetėm mishin, por lėkura e trashė e peshkaqenit nuk e la thikėn tė futej mė thellė. Plaku e goditi peshkaqenin kaq fort sa i dhembėn jo vetėm duart, por edhe shpatullat. Por peshkaqeni nxori kokėn nga uji dhe plaku e goditi mu nė mes tė kokės petashuqe, kur hunda doli nga uji qė tė kafshonte mishin. E nxori thikėn dhe e futi pėr herė tė dytė, po nė atė vend. Peshkaqeni kishte shtrėnguar fort nofullat dhe i qe kacavjerrė peshkut; plaku ia nguli thikėn nė syrin e majtė. Peshkaqeni s’i shqitej peshkut.
- Ashtu?- tha plaku dhe ia nguli thikėn nė mes tė trurit dhe unazave tė kurrizit. Tani kjo gjė s’ishte e vėshtirė dhe ndieu se thika preu kėrcin. Plaku e ktheu lopatėn nga ana tjetėr dhe ia futi peshkaqenit nė gojė, qė t’ia hapte nofullat. E rrotulloi lopatėn dhe, kur peshkaqeni u shkėput nga peshku tha:
- Shko poshtė, galanos. Shko poshtė njė milje. Shko se e gjen atje shokun. Apo mos ishte nėna jote?
Fshiu faqen e thikės dhe e la lopatėn nė varkė. Pastaj rregulloi pėlhurėn dhe, kur ajo gufoi nga era, e ktheu varkėn nė drejtimin e mėparshėm.
- Ata kanė marrė me vete sigurisht njė tė katėrtėn e peshkut, madje edhe mishin mė tė mirė,- tha me zė tė lartė. – Sa mirė do tė qe sikur kjo tė ishte vetėm njė ėndėrr dhe tė mos e kisha zėnė kėtė peshk! Keq mė vjen, o peshk, qė na ngjau kjo gjė. Na prishi shumė punė.
Plaku pushoi; ai s’kishte qejf ta vėshtronte peshkun tani. Ngjyra e tij i shėmbėllente ngjyrės sė amalgamit me tė cilėn mbulojmė pasqyrėn, por vijat e tij dukeshin ende.
- S’duhej tė shkoja kaq larg nė det, o peshk, tha. – keq mė doli, edhe mua edhe ty. Keq mė vjen shumė, o peshk…


----------------------------------------------------
Mendja iu turbullua pėrsėri, por fillin me peshkun e madh e tėrhiqte me gjithė fuqinė. “Ia dola ta
ktheja - anash, - mendoi ai. - Kėtė herė mund ta kthej me bark.” - Tėrhiqeni! - urdhėroi duart. -
Qėndroni fort, kėmbė!
Kthjellohu, mendje! Ti kurrė s’mė ke lėnė nė baltė. Nė ēastin qė peshku u gjend fare pranė varkės,
plaku e tėrhoqi me sa fuqi kishte. Por peshku vetėm sa u kthye pak anash, pastaj drejtoi trupin dhe
notoi tej.
- Dėgjo, peshk! - i foli plaku. - Ti pėr tė ngordhur ke, pse kėrkon qė tė vdes dhe unė?
“Kėshtu nuk bėj dot gjė, - mendoi. Goja iu tha aq shumė, sa nuk mund tė nxirrte njė fjalė, por
s’kishte fuqi as tė shkonte deri te paguri i ujit, qė ndodhej dy hapa larg.
- Kėtė radhė duhet ta tėrheq pranė varkės. Nuk mund tė rezistoj dot shumė; Jo, mund tė rezistoj, -
kundėrshtoi nė ēast veten. - Ti, plak, gjithnjė reziston.”
- Ti do qė tė mė vrasėsh, peshk, - tha plaku. - Sigurisht, ėshtė e drejta jote. Asnjėherė nė jetė s’kam
parė qenie mė gjigante, mė tė mrekullueshme, mė tė qetė e mė fisnike se ti. Hė, ē’pret? Vritmė!
S’dua t’ia di se cili mė vret.
“Pėrsėri po tė turbullohet mendja, plak! Por atė duhet ta kesh tė freskėt. Mblidh mendjen dhe
mundohu tė durosh vuajtjet, si njeri i vėrtetė... Ose si peshk, -shtoi ai me vete.”
“Ē’tė bėj? - vrau mendjen plaku. Sa herė qė peshku largohej, atij i bėhej sikur do t’i binte tė fikėt. -
Ē’tė bėj? Do ta provoj edhe njė herė.”
“Do ta provoj pėrsėri”, - tha plaku me vete, megjithėse duart iu prenė fare dhe para syve iu bė
mjegull.
Provoi pėrsėri dhe peshku pėrsėri u largua. “Ah! - i shpėtoi njė thirrje dhe nė ēast ndjeu se brenda tij
jeta po shuhej. - Do ta provoj dhe njė herė.”
Mblodhi tėrė fuqinė e mbetur, gjithė krenarinė e humbur me kohė dhe i hodhi nė duel me peshkun.
Plaku lėshoi fillin nė dyshemenė e varkės, e mbajti me kėmbė, ngriti fuzhnjėn lart aq sa mundi dhe
me tėrė fuqinė qė i kishte mbetur e qė mundi tė mblidhte atė ēast, e goditi peshkun pas pendės sė
madhe tė gjoksit, e cila i kishte dalė mbi ujė. Ndjeu si u fut maja e hekurit nė mish, ndėrsa ai shtynte
fuzhnjėn thellė e, mė thellė me tėrė peshėn e trupit. Atėherė peshku u pėrpėlit, e megjithėse mbante
brenda vetes vdekjen, u ngrit lart mbi ujė, sikur me trupin e tij gjigant, me bukurinė e fuqinė e tij
donte tė krenohej...
“Ē’po ndodh kėshtu me kokėn time vallė? - tha plaku, duke ngjeshur fytyrėn pas dėrrasės sė bashit.
- Jam plak dhe u lodha shumė. Megjithatė, e vrava kėtė peshk, qė e kam mė tė shtrenjtė se vėllanė.
Duhet tė bėj gati gjithēka qė mė nevojitet, pastaj ta lidh fort peshkun pas varkės, tė ngre valėn dhe
tė kthehem nė shtėpi”.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-09-2012, 11:25   #2
trestenik
Heavy Metall
 
Avatari i trestenik
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 735
Thanks: 0
Thanked 5 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
trestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithėtrestenik ėshtė njė emėr i njohur pėr tė gjithė
Pėrgjigje e: Ernest Heminguej

Heminguej-nje familje shum e ngritur,por si ti nbushin 55vjet e perpjet bejn vetvrasje nga depresioni.
Heminguej nje shkrimtar i paharruar.
sigurisht edhe libri,, Burrat pa Gra" do jet nje liber interesant i keti shkrimtarit
l
__________________
po-jo-jo-po
trestenik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-10-2016, 13:54   #3
Prudence
V.I.P
 
Avatari i Prudence
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Posts: 6,881
Thanks: 4,470
Thanked 7,266 Times in 2,531 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 142
Prudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ernest Heminguej

Ce kane kete punen e depresionit, trashegimi?!
Prudence nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-01-2019, 23:31   #4
BABA nga DURRSI
V.I.P
 
Avatari i BABA nga DURRSI
 
Data e antarėsimit: Sep 2014
Vendndodhja: zemra e alpeve Österreich
Posts: 7,681
Thanks: 8,810
Thanked 6,792 Times in 2,857 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 195
BABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ernest Heminguej

Shkrimtar dhe njeri me shume klas. I pa zevendesueshem!
__________________
i besoj vetem vetes,dhe prap dyshoj tek ai
BABA nga DURRSI nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-01-2019, 00:06   #5
busavata
Dr. pėr Rock & Roll
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 8,435
Thanks: 2,633
Thanked 2,159 Times in 820 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 123
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ernest Heminguej

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga BABA nga DURRSI Shiko postimin
Shkrimtar dhe njeri me shume klas. I pa zevendesueshem!
Kur te plakem do te vij ne deti
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-01-2019, 06:05   #6
Kurt
V.I.P
 
Avatari i Kurt
 
Data e antarėsimit: Aug 2014
Posts: 5,022
Thanks: 6,968
Thanked 1,992 Times in 1,113 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Kurt ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Ernest Heminguej

E kam lexu komplet Hemingway shume vite mepare. Ka qene shoqeria me e mire ne ate kohe per mua, por ne asnje sekond nuk jam suprizuar apo mahnitur nga ky individ.
Kurt nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur