Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve > Arkeologji / Antropologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-09-2019, 00:00   #1
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 7,113
Thanks: 147
Thanked 935 Times in 540 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 121
ZET ka mbyllur reputacionin
Viti 1373 AD

@ Copyright

Shqiptaret duhet ta deshifrojne me kujdes vitin 1373 pasi ka mundesi te jete celes i pjeses se fshehur se historise. Ja nje permbledhje e atyre qe kam sistemuar une:

1. 1373 vritet Sulltan Murati [jo nuk eshte 1389] nga Mehill Kopliku, nje Triballian.

2. 1373 vdes ne Pulje, Luigji i Navarres qe ishte nisur me 600 ushtare franceze per te marre ne dorezim Durresin, prike nga gruaja e tij Jovana e Tarantit.

3. 1373 Ushtaret Franceze e zaptojne Durresin dhe qe e pamundur te merrej nga tere forcat e bashkuara te Shqiptareve. Balshat u blejne Durresin per 6000 florinj.

4.1373 vritet Strazimir Balsha afer Beratit ne nje beteje. Historia e diteve tona e ka shenuar si beteje kunder Turqve, por eshte e dyshimte. Ka mundesi qe kjo mbulese e Gllavenices te jete per Balshen. [Kronikat e Morese deshmojne per nje Lufte te madhe mes Jovanes se Napolit dhe Balshave. Me gjase Balsha, i pari qe del ne histori, ishte bere burri i dyte i motres se Filipit te Tarantit Duke i Durresit etj etc, me te cilen nuk pati femije; dhe se ciles i takoi trashegimi i Filipit te II te Tarantit.]

5. Helmohet ne Bullgari nga e dashura Bullgare, Thopia i pare, burri i Helenes Anjou dhe ri-themelues i Krujes.

Epitafi i Gllavenices




Mihal Jano konfirmon se dhiletari, domthene pelhura e mendafshte eshte dhene ne dorezim nga Balshat. Po ashtu, ai konfirmon se Strazimir Balsha eshte vrare ne lufte kunder Topiajve. [Topiajt mbronin interesat e Napolit dhe se se Turqit ishin forca shtese dhe jo pale kryesore ne beteje. Balshat nga ana tjeter ishin ne anen e Tarantit. Z.A]

Sipas Mihal L. Janos:

Citim:
"Edhe epitafi i shenjte i Gllavenices bere me qendisme ne vitin 1373 nga nje murg me emrin Gjergj i Arianitit dhe cuar ne Berat per ruajtje duke ja dorzuar princit Teodor Muzakes II-te mendojme se nuk ka te beje kishen e Ballshit qe sic eshte menduar deri me sot Glavenicen por me ndonje pinjoll te familjes se madhe te Aranitasve. Kjo na shtyn te gjejme edhe vendodhjen e Glavenices qe duhet te jet pa tjeter ne zonen e sundimit te Aranitasve. Le te nisemi nga shkrimi I Epitafit te Gllavenices dhe nga te dhenat qe kemi per kete epitaf te shenjte mesjetar.
Dhuna ndaj objekteve kishtare ishte e madhe ne radhe te pare nga te kthyerit ne fene muhamedane. Ne procesin e pare te pushtimit kishat u ruajten se bashku me pronat por kur mbaroi faza pare dhe paria u konvertua ne islamizem per tu treguar me e lidhur me pushtetin qendror, ktheu ne mase popullaten dhe objektet i pershtati per xhami, teqe e mjaft te tjera i shkaterroi. Por populli rezistoi me sa mundi, kleriket mblidhnin ndihma dhe paguann gjoba te kota detyruse.
Kemi nje dekument te hershem per ruajtjen e objekteve te kishes se Pese Arhondesve (Perondise) ne Kucove ku ne vitin 1399 Teodor Muzaka III-te ka mare ne doerzim objektet e kishes nga igumeni Daniel qe ka qene kujdestar i manastirit te Shen Kollit. Keto objekte i ka mare ne prani te princit kujdestari Theotaq me 8 nentor 1399. Ky dekument ka dale ne drite me 1884. Behet fjale edhe per objektet qe jane dorzuar si nje vellim i Zonares, nje vellim i Antihokut, nje dhiletar i mendafshte qe e ka dorzuar Balsha. Te gjitha librat jane ne leter kallami, disa edhe ne pergamene. Keshtu per ti shpetuar dhunes dhe shkaterrimt te vales perseritese turke ne ato kohera mjaft objekte te rralla dhe me vlera te shumeanshme u grumbulluan per ti siguruar ne vende te sigurta ose per ti cuar me ne perendim te vendeve kristiane.
Shohim pa asnje dyshim se dhiletari i mendafshte qe ka dorzuar Balsha eshte ne te vertete Epitafi I shenjte I Gllavenices qe njohim sot. Se kush ishte Balsha dhe lidhjet e tij me prince it e tjere feudale te arberis ne tashme e dime , po keshtu ne dime se nje nga Balshait u vra ne betejen e Savres ne vitin 1385 [gabim! @Zet Arber] kunder forcave te Karl Topise dhe mercenarve turq qe ai kish therritur per ndihme. Por cili nga Balshet e ka dhene kete Epitaf dhe kur e ka dhene ne nuk kemi te dhena por ne vetem mund ta mendojme per sa njohim se mund te jete ndonje nga femijet e Balshes se vrare ne Saver per kujtim dhe mbrojte shpirterore te ketij princi nga Zoti, nga Perendia sepse dhe ikona e Epitafit po te kuptohet drejt kete dedikim pasqyron. Do ta shpjegojme ne vazhdimsi se ku mendohet te jet Gllavenica sipas dekumentave qe ekzistojne."

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ZET : 10-09-2019 nė 00:30
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-09-2019, 22:39   #2
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 7,113
Thanks: 147
Thanked 935 Times in 540 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 121
ZET ka mbyllur reputacionin
Re: Viti 1355 AD

© Copy

1355 AD

Me poshte nuk eshte interpretimi im; por nje pasazh i shkeputur nga nje liber i viteve 15xx.
Citim:
"Gjon VI Kantakuzeni, perandor frankofon i Bizantit, u kerkon despoteve te Serbise (mbreterve te zgjedhur me marreveshje nga bojaret bullgare-kumane -Z.A.) nje nuse per djalin e tij, me kusht qe te sillte si paje Albanine. Kantakuzeni po mendonte t'i jepte nje forme tjeter kesaj province [Albanise], t’i debonte te gjithe ate zoterinjte qe gezonin respekt te madh, dhe qe kishin gjak fisnik te lashte, duke i ngushtuar ne Peloponez ku ata njerez qe tani ishin sherbyes dhe te varur prej ketyre zoterinjve, do beheshin atje (ne Peloponez) guvernatoret dhe pronaret e tokave ku do te vendoseshin ish zoterinjte."
Gjon VI Kantakuzeni. Ky ishte perandor guvernant i djemve te Andrenik Paleologut pas vdekjes te se fundit. Kur u debua nga qeverisja, ai i drejtohet Venedikut per ndihme qe te risllet ne pushtet. Ne kete menyre fillojne lufterat detare mes Venedikut dhe Gjenoves, dhe procesi i kalbezimit dhe renies se Bizantit. Ky Kantakuzen ishte i pari qe solli Turqit si forca ndihmese per te detyruar njerin djale te Andronik Paleologut te marre vajzen e tij per grua. Ndonese Gjenovezet e fituan kete beteje [1355], Venediku fiton me se fundi; duke e detyruar Gjenoven t'ja kaloje pronesite e Ilirikut Duke Gjonit te Napolit, dhe t'u leshoje Sirine dhe Jeruzalemin. Misionet kryqtare qe origjinuan nga Europa Perendimore, qe ishin shkaku i rrenimit social, ekonomik dhe politik te gadishullit te Ilirise qe dikur njihej si Gadishulli i Mates, dhe te Bizantit, ishin 4 etapa te etapa te kalimit te pasurise nga Gjenova ne duart e Frankofoneve Latine, domethene te familjeve Anjou te Frances, te Venedikut dhe sic thashe me lart, aleatit te tyre qe luante me disa porta, te Serbise.

Kantakuzeni ketu, ishte i pari funksionar i larte i Bizantit qe u be dhenderr i Turqve. Orkani Turk martoi bijen e tij.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ZET : 10-09-2019 nė 23:09
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-09-2019, 02:36   #3
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 7,113
Thanks: 147
Thanked 935 Times in 540 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 121
ZET ka mbyllur reputacionin
Re: Viti 1373 AD

© Zet

1. Murati eshte vrare ne 1373 dhe jo me 1389
2. Personi qe e vret nuk identifikohet me emer te pervecem, por njihet si Malesor/Malos/Malok nga Triballa qe asokohe i takonte popullates Shqiptare te zhvendosur nga dyndjet sllavo-mongole ne Bosnje/Kroaci.Disa vjet me pare, me ra ne dore nje liver tjeter i viteve 16xx i cili e quan vrasesin e sullatnit Severian Triballi. Duket qarte se ky autor i mevonshem ka perkthyer latinishten si shumica e kryqtareve europiane analfabete ne gjuhet dhe kulturen qe emertohet si 'bizantine'. Variantet e historise serbe ku behet fjaleper nje Milois, Milos Kobyla, Milos Cobilith, Milossus Kobyliczh, Milosc Khobilovitz, Milo Comneno dhe Minkos Koplaki duket qarte se burojne nga rrenja 'greke' Molos [shiko me poshte], Malos dhe Malok qe do te thote mountaner/malesor vetem ne gjuhen Shqipe. Ajo qe eshte me rendesishme, personi ne fjale nuk hakmerret per ndonje Lazar i cili nuk figuron ne kete beteje, por mbron shpinen e forcave te Triballeve te cilet po terhiqeshin me Turqit duke i shpartallur nga pas.

Citim:
"Murat ishte perandori I trete I Turqve nga raca dhe familja e Ogozianeve (Oguzeve) ose Otomaneve.Ky Murat kishte bete 37 beteja ne Azi dhe Europe dhe kishte dale fitimtar derine vitin 1373, kur 23 vjet pas mbreterimit u vra nga nje kristian i quajtuar Serbian, ose Triballian sipas Turqve e Latineve, dhe Malosh (Malok~ Milos~Malesor - Zet Arber) sipas Grekeve."
P. Jovi, Kalkokondili libr.1, J.Egnati, botim i 158x

vijon-

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ZET : 17-09-2019 nė 03:19
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur