Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-12-2018, 17:59   #301
Rrjeti
Super Anėtar
 
Avatari i Rrjeti
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Nė shtėpi....
Posts: 272
Thanks: 46
Thanked 164 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 12
Rrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Historia jonė ndėr shekuj imazhe dhe artikuj

Intervistė me Aleksandėr Stipēeviēin:

Shqiptarėt, mė tė interesuarit pėr Ilirėt

Me anėn e kėsaj pjese interviste ekskluzive qė po botojmė te JAVAneės kujtojmė ilirologun mė tė njohur tė kohės sonė, arbanasin Aleksandėr Stipēeviē, qė ndėrroi jetė nė fillimjavė.

Nga Ben Andoni

Profesori kroat me origjinė shqiptare Aleksandėr Stipēeviē gėzonte shėndet tė mirė atė kohė. Jemi tė zhvendosur 10 vjet tė shkuara, kohė kur i ndjeri gėzonte ende shėndet tė mirė dhe ishte vital nė punėn e tij. Shkas pėr takimin ishte botimi pėr herė tė parė nė Shqipėri i librit “Ilirėt” nga ‘TOENA”, qė pati pėrcjellje tė mirė nė vend, por qė tregoi nga ana tjetėr pėr publikun e gjerė dhe sinteza tepėr interesante pėr ilirologjinė, tė bėra nga njė prej studiuesve mė tė njohur tė saj. Profesori ishte pinjoll i njėrės prej atyre dhjetėra familjeve tė Mbi-Shkodrės, qė u zhvendosėn para treqind vjetėsh nė bregdetin Dalmat. Z.Stipēeviē kishte njė ide tė tijėn sepse shqiptarėt zgjodhėn periferinė e qytetit antik tė Zarės, qė nė mos gabojmė e lidhte me disa veēori tė pėrbashkėta tė vendit nga ku ishin shpėrngulur. Nė kėtė vazhdė shpjegonte se arbanasit, si i njohėn vendasit, nuk qėndruan nostalgjikė, por punuan tė integroheshin realisht dhe jo mė kot Raguza u njohu bajagi tė drejta. Pas njė fare kohe i futi krejt nėn juridiksionin e vet me tė drejta tė plota.

Atėkohė, pėr shkak tė kohės sė kufizuar, u munduam tė mbahemi tek libri dhe na bėnte pėrshtypje njė frazė e tij: Ilirėt pėrbėnin njė qytetėrim shumė interesant, por kjo nuk u shndėrrua asnjėherė nė civilizim tė mirėfilli. Duke u pėrpjekur tė zgjidhnim kėtė drejtuam njė bisedė tė gjatė me tė. Ku shpesh do mbeteshe i pagojė pėrballė njohurive dhe sintezave tė mrekullueshme tė profesorit. Kuptohet se do i shmangej kohės sė luftės, por edhe tezave ballkanike tė vazhdimėsisė.

Nė shqip, falė “TOENA”-s ne e kemi sot me “Ilirėt” dhe “Historinė e librit”, ku nė kėtė tė fundit, ai u pėrshfaq edhe si sociolog i librit. Anipse, gjėrat qė na lidhėn nė kėtė intervistė veē studimeve ilire mbetej gjuha dhe kultura e arbanasve dhe njė moment na tregonte se megjithėse e kish humbur gjuhėn dinin tė komunikonin nė gjuhėn e tyre tė vjetėr. Tek profesori, si nė shumė prej studiuesve tė vjetėr i kėndshėm s’ishte vetėm kapaciteti por edhe dimensioni human, qė shkonte me modestinė natyrale. Profesor Stipēeviē e kishte tė gjallė respektin, por edhe vazhdonte tė bėnte pėrpjekje qė studimet ilire t’i ngjiste nė shkallėt mė tė mundshme. Jam i interesuar, na tha “…pėr nevojėn e organizimit tė njė konference ndėrkombėtare mbi Ilirėt, ne kemi folur pikėrisht kėto ditė nė Zagreb (viti 2005). Nė fakt tė gjithė janė koshientė pėr kėtė nevojė, pasi shumė probleme janė pjekur pėr t’u diskutuar nė njė konferencė tė organizuar mirė ilirologjike. Mbi tė gjitha duhet thėnė se rezultatet arkeologjike kanė bėrė hapa tė mėdhenj nė dekadat e fundit. Ndėrkohė qė janė impostuar probleme tė tjera pėr etnogjenezėn e ilirėve, tė ekspansionit tė tyre gjeografik, por nė njė mėnyrė tė veēantė, gjithmonė tė nxehtė, tė mbetjeve tė ilirėve nė civilizimin e ditėve tona tė Ballkanit”.

Stipēeviē do mbahet mėnd si studiues i teorisė sė arkeologjisė, bibliografisė, eseistikės, albanologjisė. Nėse do jetonte mė 10 tetor (lindur 1930) do tė ishte 85-vjeēar. Kishte mbaruar shkollimin e mesėm nė Zarė, kurse studimet nė lidhje me arkeologjinė i pėrfundoi mė vitin 1954 nė Zagreb. Doktoraturėn e mbrojti shkėlqyer mė 1977 nė temėn “Simbolizmi religjioz te ilirėt “ dhe ligjėroi nė Universitetin e Zagrebit nga viti 1971 derisa mbushi periudhėn e pensionit mė vitin 1997. Intervista u zhvillua nė gjuhėn italisht, njėrėn prej gjuhėve qė ai e njihte mirė dhe me tė cilėn kishte shkruar disa nga librat e veta. Biseda mbeti pėr njė intervistė tė gjatė, por qė s’u bė dot mė asnjėherė. Po botojmė njė pjesė tė saj, nė shenjė nderimi, pėr kėtė figurė tė madhe, qė sot i ka lėnė njė humbje tė madhe studimeve ilire…Pėr fat, Stipēeviē ėshtė dekoruar sė fundmi me Dekoratėn “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikės sė Shqipėrisė.

“Ilirėt”, libri juaj botuar nga TOENA, ka qenė pėr shumė kohė i pritur nga mjedisi akademik i Shqipėrisė. Ēfarė do tė thotė pėr vetė Dr Stipēeviē, nderimi qė i bėjnė shqiptarėt veprės sė tij dhe problemit ilir nė veēanti?

“Si autor nuk do tė isha vetėm shumė i kėnaqur por edhe krenar tė ndjej se libri im “Ilirėt” ėshtė ribotuar nė shqip dhe se nė botėn shkencore janė shumė tė interesuar pėr ta lexuar. Dua tė theksoj se ky edicion nuk ėshtė i pari nė gjuhėn shqipe. Pėrkthimi i parė ėshtė bėrė nga profesor Zef Mirdita ėshtė publikuar nė Prishtinė nė vitin 1967, domethėnė vetėm njė vit mė pas shfaqjes nga origjinali, qė ėshtė shkruar direkt nė italisht pėr botuesin “Saggiatore” tė A. Mondadorit tė Milanos. Kur nė vitin 1974 libri ka dalė nė kroatisht nė Zagreb versioni mė i zgjeruar i librit edhe ky edicion ėshtė pėrkthyer nė shqip nga kolegu Nazmi Rahmani dhe ėshtė publikuar nė Prishtinė nga e njėjta shtėpi botuese “Rilindja”. Me sa duket libri ėshtė pėlqyer jo vetėm nga specialistėt, por edhe nga njė publik i gjerė, sepse nė vitin 1990, ka dalė nga e njėjta shtėpi botuese nė Prishtinė “Rilindja” botimi i tretė i librit. Ndėrkohė libri ka pasur edhe dy botime tė zgjeruara nė kroatisht (1989-1991) dhe njė pėrkthim nė anglisht nė vitin 1977, qė ėshtė shtypur nga “Noyes Press” nė Park Ridge nė SHBA. Edicioni, qė ėshtė botuar tani nga TOENA, ėshtė me sa duket edicioni i katėrt nė gjuhėn shqipe, ndėrsa tamam ėshtė botimi i nėntė i librit. Duhet tė them se ėshtė pėrgatitur edhe edicioni katėrt nė gjuhėn kroate, qė do tė pėrbėjė kėshtu botimi i dhjetė i librit nė katėr gjuhė. Nė fakt, deri tani, numri mė i madh i botimeve ka qenė nė gjuhėn shqipe dhe kjo demonstron qė shqiptarėt janė mė tė interesuarit pėr ta lexuar. Meqenėse ėshtė shtypur me botime elegante ėshtė evidente se nuk ka qenė vetėm pėr specialistėt, por tek tė gjithė qė janė tė interesuar pėr Ilirėt si njė popull antik nga tė cilėt kanė origjinėn e tyre shqiptarėt e ditėve tona”.

“Arti ilir”, me sa dimė, ėshtė botuar nė serbisht, italisht dhe anglisht, vite tė shkuara. A ia vlen sipas jush, qė me zhvillimet e fundit, dhe me lehtėsimin e komunikimit tė studiuesve mes vendeve ballkanikė, ku ka qenė e shtrirė Iliria, tė ribotohet duke pasqyruar edhe kėto zhvillime edhe nė shqip?

“Libri im ‘Arte degli Iliri’ ka qenė libri im i parė qė ka trajtuar civilizimin ilir dhe kjo ėshtė arsyeja pse ėshtė shumė i dashur, por ky libėr ėshtė shkruar nė italisht dhe pastaj ėshtė pėrkthyer nė anglisht e botuar nga Shtėpia Botuese “Il Milione” nė vitin 1963, por duhet tė ribėhet. Shumė gjėra ndėrkohė kanė ndryshuar nė kėto katėr dekada dhe tė gjithė gjetjet e reja duhet tė merren nė konsideratė pėr njė botim tė ri tė ribotuar”.



http://floripress.blogspot.com/2015/...ik-profdr.html

Kombin grek e krijuan Franca, Anglia dhe Rusia! Nuk ka pasur kurrė njė komb grek, atė e krijuan fuqitė e mėdha!

E premte, 14 Prill 2017

Nuk ka pasur kurrė njė komb grek, atė e krijuan fuqitė e mėdha, Franca, Anglia dhe Rusia nė bashkėpunim me fanariotėt dhe Kishėn Ortodokse nė shek.XIX. Nė kėtė kuadėr edhe vetė shteti grek ishte njė produkt i tyre.
Kush ishin fanariotėt?!
Fanariotėt kanė qenė njė shtresė intelektuale e pėrbėrė nga etnitė e ndryshme tė Ballkanit qė pėrdornin gjuhėn e Kishės Ortodokse pėr arsimimin e tyre. Ishte pikėrisht kjo shtresė multietnike e cila u bė bėrthama ideologjike e helenizmit. Territoret e asaj qė sot quhet Greqi, nė shek. XVIII – XIX, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre banoheshin nga shqiptarėt. Nė periudhėn 1821 – 1829, shqiptarėt e Peleponezit dhe ata tė Atikės etj., luftuan pėr ēlirimin e tokave tė tyre nga Perandoria Osmane. Kjo luftė ēlirimtare u shfrytėzua nga kleri ortodoks dhe fuqitė e mėdha pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur, qė mė pastaj u quajt Greqi.
Kur u krijua Greqia, popullsia nuk u pyet pėr etninė, ajo u quajt automatikisht popullsi greke. Ky emėr iu dha popullit shqiptarė dhe minoriteteve tė tjera, nė mėnyrė qė me kėtė emėr ata tė identifikoheshin mė lehtė me grekėt e lashtė, (qė nė tė vėrtet nuk kishin kurrfarė lidhje). Misha Glenny, nė „The Balkans, Nacionalism, War and the great powers“, faqe 26” shkruan: ”Vite mė pėrpara, koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikės sė fuqive tė mėdha) nuk ka ekzistuar kurrė. Grekėt nuk e dinin cilėt ishin.“ Madje, sipas antropologut Roger Just, shumė nga “grekėt“ e shekullit XIX qė sapo kishin fituar pavarėsinė nga Turqia, jo vetėm qė nuk e quanin veten helen ( ata e mėsuan kėtė titull nga fanariotėt – Sh.B), por as qė flisnin greqisht, por flisnin nė gjuhėn shqipe, vllahe dhe sllave.“
Iliricum-i shtrihet edhe nė Greqinė e sotme, tė krijuar nga Fuqitė e Mėdha!
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Rrjeti : 08-12-2018 nė 18:23
Rrjeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-12-2018, 12:54   #302
Rrjeti
Super Anėtar
 
Avatari i Rrjeti
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Nė shtėpi....
Posts: 272
Thanks: 46
Thanked 164 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 12
Rrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarė
Zef Krispi



Giuseppe Crispi (Arbėrisht: Zef Krispi 1781-1859) ishte njė filolog dhe teolog italian me prejardhje Arbėreshe. Si njė nga figurat kryesore tė komunitetit Arbėresh tė Sicilisė tė asaj epoke, ai shkroi njė numėr veprash nė gjuhėn shqipe. Nipi i tij, Francesco ishte Kryeministri i Italisė nė fund tė shekullit tė 19-tė.

Jeta

I lindur mė 30 korrik 1781 nė Palazzo Adriano nė familjen Crispi, ai studioi nė seminarin e Palermos, nėn Nicola Chetta. Francesco,i biri i vėllait tė tij Tommaso, shėrbeu si Kryeministėr i Italisė nė 1887-91 dhe 1893-6. Mė 26 maj 1808 Giuseppe Crispi u shugurua si prift katolik lindor. Ai ishte njė profesor i letėrsisė sė lashtė greke nė Universitetin e Palermos, njė rektor i Seminarit tė Palermos dhe njė peshkop i titulluar i Lampsaco nga 1836, kur ai arriti Francesco Chiarchiaro, gjithashtu nga Palazzo Adriano, deri nė vdekjen e tij mė 10 shtator 1859. Nė Palermo, njė rrugė ėshtė emėruar nė nder tė tij (nėpėrmjet Giuseppe Crispi).

Puna mė e njohur e Crispi ėshtė Memorie sulla lingua Albanese, botuar pėr herė tė parė nė 1831 nė Palermo. Pjesėrisht i ndikuar nga studimet e Conrad Malte-Brun, ajo pėrbėn monografinė e parė tė gjuhės shqipe. Crispi konsiderohet shqiptar i lidhur ngushtė me pellazgėt, frigianėt, maqedonėt dhe "protoeolian", pra njė "paraardhės" i grekėve, qė sipas tij kishte humbur "karakteristikat e tij tė lashta" gjatė mijėvjeēarėve. Monografia ndikoi tek autorė tė tjerė tė Arbėreshės si Giuseppe Schiro, i cili fillimisht e pėrdori atė si njė pikė referimi nė letrėn e tij tė vitit 1834 Rapporti tra l'Epiro e il Regno delle due Sicilie. Publikimet e tjera tė tij pėrfshijnė vepra nė komunitetet Arbėreshe tė Sicilisė dhe tekste tė ndryshme.

https://en.wikipedia.org/wiki/Giuseppe_Crispi

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Rrjeti : 09-12-2018 nė 13:13
Rrjeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur