Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Bektashi

Bektashi Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt bektashi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 26-09-2014, 19:47   #1
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 11,938
Thanks: 4,460
Thanked 9,135 Times in 3,090 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Baba Ali Tomorri

Ndodha ne memedhe ne ditet me te bekuara te vitit te ketij vendi te shenjte. Me deshiren e pakrahasueshme qe kam per te vizituar vende historike te memedheut tim , nuk mund ta anashkaloja

Asnjehere s'me eshte hequr nga mendja , qe ne vogeli, kur imate ne te vend te shprehjes qe e njohim te gjithe " Oh Zot I madh!" ne momente jo mjaft te mbara, thoshte " Oh, Cuke e Tomorrit!" .
Me vone do te mesoja nga leximet e mija se dikur, shqiptaret betoheshin per Baba Tomorr ,nje fakt ky qe I kishte bere edhe shkrimtaret e huaj kurioze dhe ta permendin neper librat e tyre.

Dt. 22 Gusht, 2014. Neper firmat qe shperndajne makina me qera nje kaos. Nuk kish makina per te ofruar. Nderkohe parkinget e tyre nuk perputheshin me deklarimin e managereve. Me njohjen e njerzve tane mundem te siguronim nje makine shume te mire ne vendin e qeradhenies se makinave prane Aeroportit Nene Tereza.

Kur filluam te ngjisnim rrugen "e re" per ne mal , vura re tabelen qe shkruante 19 km. Epo thash, sado keq te jete rruga, s'qenkan shume, do bejme si do bejme. Perpara nesh nje varg makinash te baltosura qe zbrisnin malin pasi e kishin kryer pelegrinazhin e shenjte dukeshin sikur zbrisnin nga lufta.. Pas disa manovrimeve te llahtarshme per te arritur te qendronim brenda rruges nderkohe qe shkembeheshim me makinat e krahut te kundert, e vetmja gje qe me mbajti zemren ne vend ishte mahnitja nga shtrirja e maleve rreth e rroturll cdo meter qe ngjiteshim me lart. Kisha degjuar per bukurine dhe sheshin e parajste qe ze vend ne maje te malit, por s'mund te ishte kurre krahasimi I duhur. Nuk ka fjale per krahasim natyra e atjeshme. Qilimat Persiane me fame do te humbisnin emrin po te krahasoheshin me lendinat e gjelbra e kullotat neper lakimet e malit.

Arritem ne pasdite. Rruga ishte aq skandaloze sa te vinte keq per makinat e shkreta te cilave pa perjashtim u ishte dhene nje prove tejet e veshtire me ate pjese te pare te udhetimit.. pasi ngelej edhe kthimi.
Pafund rreth e rrotull njerez qe leviznin , makina te parkuara kuturu , pa rregull neper sheshin me zhavorr te trashe posht Teqese . Muzike.. njerez me dialekte te ndryshme qe prisnin rradhen per te lare duart ne nje cezem me dy dalje (pa rubinet) e cila ishte kaq e ulet sa pasi kishe lare duart do te merrte nje cope here drejtimi I kurrizit. Rreth e rrotull saj letra, shishe plastike.. Fare anash meje dy gra po mudoheshin te pastronin nje pale zorre qingji per kukurec...(me uje te mbushur me ene te vogla .. madje njera nga ato me thonj fallco te cilet po e pengonin ne misionin e marre..ehh)

Hyrja Ne Teqe ish si te hyje ne nje bote komplet tjeter nga nje shkalle me posht kapercimit ne deren kryesore. Ne te majte te deres vargjet e Naimit me foton e Abaz Alitut ne kale.. . " Abaz Aliu zu Tomorre /erdhi afer nesh/ Shqiperia s'mbet e gjore/ se Zoti e desh" Me keto fjale u futa dhe pash nje parajse te vogel te ndertuar majtas rruges qe te ngjiste per ne vendin e shenjte qe pasi pyeta mesova se ishte shtepia e tre Baballareve qe flinin aty. Ndertesa shume e bukur, ne bahce te saj ishte nje sulpture e madhe dhe nje Televizor shume I madh fare prane saj qe vazhdimisht tregonte mbi manifestimet qe beheshin me rastin e festes. Hyra ne shtepine e cila kish nje salle te madhe pritjesh ne krah te majte te korridorit I cili ishte I mbushur me fotografi nga paraardhesi I kreut momental te Bektashinjve ne Shqiperi. Nga nje dere nga fundi I korridorit doli Baba Mondi, me I larti ne grade ne krye te bektashinjve shqiptare, por njekohesisht edhe kreu I bektashinjve per gjithe boten. Na priti me perzemersi dhe na tregoi dhomen e pritjeve ku qendronte nje foto gjigande e Abaz Aliut perpara se ciles beme edhe fotografi. Syte e Baba Mondit me rrathe te zinj poshte syve dhe me nje dinakeri qe I dallova gjate nje bisede shume te shkurter qe patem me te, me lane nje shije jo te mire.

Me lart shtepise , rruges se gjere shtruar mrekullisht me gur ngjyre te kuqerremte behej shitja e qingjave per ritualin e kurbanit . Pasi e kishim zgjedhur nje qingj te zi, ( e pas habise sime qe ai asnjhere nuk blegeriu nga momenti qe e zgjodhem/bleme dhe e derguam ne vendin e therjes) u interesuam per te gjetur nje tent per te kaluar naten ne mal sipas zakonit te permbushjes se ardhjes ne pelegrinazh. Na u desh te kerkojme disa nga disponuesit qe tregetonin ato tenta per te siguruar njeren qe ishte ne nje pjese te pjerret dhe qe u kuptua qe ishte e parehatshme por e vetmja..

Nderkohe qe Kurbani yne do te rripej, pastrohej dhe piqej, porositem nje taksi per te shkuar nga ky vend pelegrinazhi drejt Cukes se Tomorrit, duke marre per baze fjalen e vendalijve se makina jone nuk do te mund te na conte pasi nuk mund ta hante rrugen. Edhe kete e kupuam posa u nisem drejt majes se shenjte. Jo gure po shkembinj te vegjel kapercenin rrotat e asaj makine 4x4. Lekundjet tona brenda saj ishin aq te forta sa gati gati m'u mor fryma e me dukej sikur po shihja ndonje nga ata filmat 3D te Sponge Bob me karrige levizese qe luhen ne argetim te femijeve . Ndekohe qe arritem ne piken 2470 m mbi nivelin e detit ishte erresuar. Ajri ishte aq I paster sa mushkrite dukeshin sikur donin te zgjeronin kraharorin e te benin me shume vend per te jetuar nen kenaqesine e asaj freskie. Ne fakt ishte ftohte dhe u ndjeva kaq mire qe kisha marre nje triko te trashe. Atje lart qendronte vetem Teqeja e shenjte qe rrethonte varrin e Abaz Ali Tomorrit. Hyra dhe pash tre punonjes qe rinin anash varrit per t'u kujdesur e per te pritur e percjelle vizitoret. Dhoma ishte jo shume e madhe por as edhe e vogel per te te dhene ndjenjen e mos-komfortit. Jasht asaj teqeje kur dola , u mahnita kur ngrita koken lart. Yjet ishin 100 fish me shume sec kisha pare ndonjhere. Ishin me te shndritshem. Me sillnin idene e nje cope te qendisur me temina te medha e te vogla kur s'ka asnje pjese bosh por qe shkelqenin ne formen me te bukur qe kisha pare ndonjehere. Ndjeva qe s'po kisha te ngopur duke ndenjur aty. Nje rreth e qark teqese nga jasht qe bera m'u duk si rrethrrotullimi I nje endrre. Nje magji kish ai vend dhe tani kuptoja pse nje shenjtor kish zgjedhur pikerisht ate vend per te qendruar dhe po aty e kish varrin. Rrezatimi I energjise se mrekullueshme te shenjtorit por edhe te vendit te shenjte, ishte kaq present sa provokonte buzeqeshje dhe lote kenaqesie njekohesisht. E pamundur te kishe mendime te keqia aty..

Ne zbritjen me vone , per t'iu bashkangjitur pelegrinazhit , per te marre kurbanin e pjekur tashme ne hell e per te kaluar naten ne ate mal te shenjte, ndalova jasht perimetrit te Teqese per te marre nje gur nga ky vend I shenjte (pasi m'u kujtua porosia qe gjyshi im thoshte: Ne Kishe e Xhami e Teqe, edhe nje shkarpe mos ta merrni nga vendi per ta sjelle ne shtepi )

Festa prane varreve te 5 ndihmesve te Baba Ali Abaz Tomorrit vazhdoi deri ne 3 te mengjesit. Nuk e di sa here u be playback Maja "Pera pera djemt I ndave" apo Ylli Baka ... gjithsesi njerzit ishin te gezuar.
***
Ne rikthim per t'iu larguar atij vendi aq te magjishem, na u desh te rifreskonim alerten per te mos u prekur me makinat qe vinin ne drejtim te kundert . Ndjeva keqardhje..

Perse te mos shtroheshin ato 19 km e te mirmbaheshin sic duhet per t'u siguruar shqiptareve, por jo vetem, nje udhetim te bukur drejt nje vendi te mire? Perse mbahen shqiptaret larg vendeve te mira? Besimtaret I mbushnin me para 5 varret e shenjtoreve qe ishin ne vendin e pelegrinazhit dhe parate derdheshin nga depozitat qe ishin vendosur per te mbajtur "qokat" qe secili bente ne emer te besimit per mbaresi. Perse vetem shtepia e baballareve ishte nje ndertim shembullor? perse s'kishte banja normale per njerzit qe kryenin nevojat personale? Perse s'kish nje puntor te rrinte aty e te mbante higjenen? Perse s'ka hotel per te siguruar besimtaret se me leket e tyre qe hedhin vit pas viti , dicka eshte bere? Perse nuk krijohet nje sistem organizimi kur te fillojne qe nga perpunimi I lekureve te qindra e qindra qingjave qe theren ne kete pelegrinazh e te perdoren ne servis te besimtareve? Perse..perse.. perse... sa shume nga keto perse ma ngacmuan humorin e me ulen qepallat e syve te zena ne turp kur u ktheva ta shoh edhe njehere malin e Tomorrit ne largimin tim... Zoti na ka falur vende te shenjta.. na ka falur shenjtore.. e ne zgjedhim te kemi ne krye te besimit nje njeri qe ben pazare me ministrat e qe transporton me helicopter parate e besimtareve ne drejtim te Tiranes.. per .. kushedi se ku me pas?
Me sa fytyre I dilet perpara Papes kur vjen per vizite inkurajimi ne favor te bashkjeteses fetare, kur shqiptaret mbahen sa me larg vendeve te mira duke I munduar me rruge te keqia?
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Leaf pėlqehet nga
i vjetėr 29-09-2014, 13:44   #2
Ema
V.I.P
 
Avatari i Ema
 
Data e antarėsimit: Dec 2013
Posts: 1,242
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
Ema ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Baba Ali Tomorri

Do bente mire Lulzim Basha neqoftese nese e ben te mundshme qasjen ne kete vend te shenjte per te gjithe te cilet deshirojne ta vizitojne
Ema nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-05-2018, 07:55   #3
Frank
V.I.P
 
Avatari i Frank
 
Data e antarėsimit: Aug 2017
Vendndodhja: Here!
Posts: 1,578
Thanks: 305
Thanked 349 Times in 236 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 20
Frank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyerFrank ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Baba Ali Tomorri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Leaf Shiko postimin
Ndodha ne memedhe ne ditet me te bekuara te vitit te ketij vendi te shenjte. Me deshiren e pakrahasueshme qe kam per te vizituar vende historike te memedheut tim , nuk mund ta anashkaloja

Asnjehere s'me eshte hequr nga mendja , qe ne vogeli, kur imate ne te vend te shprehjes qe e njohim te gjithe " Oh Zot I madh!" ne momente jo mjaft te mbara, thoshte " Oh, Cuke e Tomorrit!" .
Me vone do te mesoja nga leximet e mija se dikur, shqiptaret betoheshin per Baba Tomorr ,nje fakt ky qe I kishte bere edhe shkrimtaret e huaj kurioze dhe ta permendin neper librat e tyre.

Dt. 22 Gusht, 2014. Neper firmat qe shperndajne makina me qera nje kaos. Nuk kish makina per te ofruar. Nderkohe parkinget e tyre nuk perputheshin me deklarimin e managereve. Me njohjen e njerzve tane mundem te siguronim nje makine shume te mire ne vendin e qeradhenies se makinave prane Aeroportit Nene Tereza.

Kur filluam te ngjisnim rrugen "e re" per ne mal , vura re tabelen qe shkruante 19 km. Epo thash, sado keq te jete rruga, s'qenkan shume, do bejme si do bejme. Perpara nesh nje varg makinash te baltosura qe zbrisnin malin pasi e kishin kryer pelegrinazhin e shenjte dukeshin sikur zbrisnin nga lufta.. Pas disa manovrimeve te llahtarshme per te arritur te qendronim brenda rruges nderkohe qe shkembeheshim me makinat e krahut te kundert, e vetmja gje qe me mbajti zemren ne vend ishte mahnitja nga shtrirja e maleve rreth e rroturll cdo meter qe ngjiteshim me lart. Kisha degjuar per bukurine dhe sheshin e parajste qe ze vend ne maje te malit, por s'mund te ishte kurre krahasimi I duhur. Nuk ka fjale per krahasim natyra e atjeshme. Qilimat Persiane me fame do te humbisnin emrin po te krahasoheshin me lendinat e gjelbra e kullotat neper lakimet e malit.

Arritem ne pasdite. Rruga ishte aq skandaloze sa te vinte keq per makinat e shkreta te cilave pa perjashtim u ishte dhene nje prove tejet e veshtire me ate pjese te pare te udhetimit.. pasi ngelej edhe kthimi.
Pafund rreth e rrotull njerez qe leviznin , makina te parkuara kuturu , pa rregull neper sheshin me zhavorr te trashe posht Teqese . Muzike.. njerez me dialekte te ndryshme qe prisnin rradhen per te lare duart ne nje cezem me dy dalje (pa rubinet) e cila ishte kaq e ulet sa pasi kishe lare duart do te merrte nje cope here drejtimi I kurrizit. Rreth e rrotull saj letra, shishe plastike.. Fare anash meje dy gra po mudoheshin te pastronin nje pale zorre qingji per kukurec...(me uje te mbushur me ene te vogla .. madje njera nga ato me thonj fallco te cilet po e pengonin ne misionin e marre..ehh)

Hyrja Ne Teqe ish si te hyje ne nje bote komplet tjeter nga nje shkalle me posht kapercimit ne deren kryesore. Ne te majte te deres vargjet e Naimit me foton e Abaz Alitut ne kale.. . " Abaz Aliu zu Tomorre /erdhi afer nesh/ Shqiperia s'mbet e gjore/ se Zoti e desh" Me keto fjale u futa dhe pash nje parajse te vogel te ndertuar majtas rruges qe te ngjiste per ne vendin e shenjte qe pasi pyeta mesova se ishte shtepia e tre Baballareve qe flinin aty. Ndertesa shume e bukur, ne bahce te saj ishte nje sulpture e madhe dhe nje Televizor shume I madh fare prane saj qe vazhdimisht tregonte mbi manifestimet qe beheshin me rastin e festes. Hyra ne shtepine e cila kish nje salle te madhe pritjesh ne krah te majte te korridorit I cili ishte I mbushur me fotografi nga paraardhesi I kreut momental te Bektashinjve ne Shqiperi. Nga nje dere nga fundi I korridorit doli Baba Mondi, me I larti ne grade ne krye te bektashinjve shqiptare, por njekohesisht edhe kreu I bektashinjve per gjithe boten. Na priti me perzemersi dhe na tregoi dhomen e pritjeve ku qendronte nje foto gjigande e Abaz Aliut perpara se ciles beme edhe fotografi. Syte e Baba Mondit me rrathe te zinj poshte syve dhe me nje dinakeri qe I dallova gjate nje bisede shume te shkurter qe patem me te, me lane nje shije jo te mire.

Me lart shtepise , rruges se gjere shtruar mrekullisht me gur ngjyre te kuqerremte behej shitja e qingjave per ritualin e kurbanit . Pasi e kishim zgjedhur nje qingj te zi, ( e pas habise sime qe ai asnjhere nuk blegeriu nga momenti qe e zgjodhem/bleme dhe e derguam ne vendin e therjes) u interesuam per te gjetur nje tent per te kaluar naten ne mal sipas zakonit te permbushjes se ardhjes ne pelegrinazh. Na u desh te kerkojme disa nga disponuesit qe tregetonin ato tenta per te siguruar njeren qe ishte ne nje pjese te pjerret dhe qe u kuptua qe ishte e parehatshme por e vetmja..

Nderkohe qe Kurbani yne do te rripej, pastrohej dhe piqej, porositem nje taksi per te shkuar nga ky vend pelegrinazhi drejt Cukes se Tomorrit, duke marre per baze fjalen e vendalijve se makina jone nuk do te mund te na conte pasi nuk mund ta hante rrugen. Edhe kete e kupuam posa u nisem drejt majes se shenjte. Jo gure po shkembinj te vegjel kapercenin rrotat e asaj makine 4x4. Lekundjet tona brenda saj ishin aq te forta sa gati gati m'u mor fryma e me dukej sikur po shihja ndonje nga ata filmat 3D te Sponge Bob me karrige levizese qe luhen ne argetim te femijeve . Ndekohe qe arritem ne piken 2470 m mbi nivelin e detit ishte erresuar. Ajri ishte aq I paster sa mushkrite dukeshin sikur donin te zgjeronin kraharorin e te benin me shume vend per te jetuar nen kenaqesine e asaj freskie. Ne fakt ishte ftohte dhe u ndjeva kaq mire qe kisha marre nje triko te trashe. Atje lart qendronte vetem Teqeja e shenjte qe rrethonte varrin e Abaz Ali Tomorrit. Hyra dhe pash tre punonjes qe rinin anash varrit per t'u kujdesur e per te pritur e percjelle vizitoret. Dhoma ishte jo shume e madhe por as edhe e vogel per te te dhene ndjenjen e mos-komfortit. Jasht asaj teqeje kur dola , u mahnita kur ngrita koken lart. Yjet ishin 100 fish me shume sec kisha pare ndonjhere. Ishin me te shndritshem. Me sillnin idene e nje cope te qendisur me temina te medha e te vogla kur s'ka asnje pjese bosh por qe shkelqenin ne formen me te bukur qe kisha pare ndonjehere. Ndjeva qe s'po kisha te ngopur duke ndenjur aty. Nje rreth e qark teqese nga jasht qe bera m'u duk si rrethrrotullimi I nje endrre. Nje magji kish ai vend dhe tani kuptoja pse nje shenjtor kish zgjedhur pikerisht ate vend per te qendruar dhe po aty e kish varrin. Rrezatimi I energjise se mrekullueshme te shenjtorit por edhe te vendit te shenjte, ishte kaq present sa provokonte buzeqeshje dhe lote kenaqesie njekohesisht. E pamundur te kishe mendime te keqia aty..

Ne zbritjen me vone , per t'iu bashkangjitur pelegrinazhit , per te marre kurbanin e pjekur tashme ne hell e per te kaluar naten ne ate mal te shenjte, ndalova jasht perimetrit te Teqese per te marre nje gur nga ky vend I shenjte (pasi m'u kujtua porosia qe gjyshi im thoshte: Ne Kishe e Xhami e Teqe, edhe nje shkarpe mos ta merrni nga vendi per ta sjelle ne shtepi )

Festa prane varreve te 5 ndihmesve te Baba Ali Abaz Tomorrit vazhdoi deri ne 3 te mengjesit. Nuk e di sa here u be playback Maja "Pera pera djemt I ndave" apo Ylli Baka ... gjithsesi njerzit ishin te gezuar.
***
Ne rikthim per t'iu larguar atij vendi aq te magjishem, na u desh te rifreskonim alerten per te mos u prekur me makinat qe vinin ne drejtim te kundert . Ndjeva keqardhje..

Perse te mos shtroheshin ato 19 km e te mirmbaheshin sic duhet per t'u siguruar shqiptareve, por jo vetem, nje udhetim te bukur drejt nje vendi te mire? Perse mbahen shqiptaret larg vendeve te mira? Besimtaret I mbushnin me para 5 varret e shenjtoreve qe ishin ne vendin e pelegrinazhit dhe parate derdheshin nga depozitat qe ishin vendosur per te mbajtur "qokat" qe secili bente ne emer te besimit per mbaresi. Perse vetem shtepia e baballareve ishte nje ndertim shembullor? perse s'kishte banja normale per njerzit qe kryenin nevojat personale? Perse s'kish nje puntor te rrinte aty e te mbante higjenen? Perse s'ka hotel per te siguruar besimtaret se me leket e tyre qe hedhin vit pas viti , dicka eshte bere? Perse nuk krijohet nje sistem organizimi kur te fillojne qe nga perpunimi I lekureve te qindra e qindra qingjave qe theren ne kete pelegrinazh e te perdoren ne servis te besimtareve? Perse..perse.. perse... sa shume nga keto perse ma ngacmuan humorin e me ulen qepallat e syve te zena ne turp kur u ktheva ta shoh edhe njehere malin e Tomorrit ne largimin tim... Zoti na ka falur vende te shenjta.. na ka falur shenjtore.. e ne zgjedhim te kemi ne krye te besimit nje njeri qe ben pazare me ministrat e qe transporton me helicopter parate e besimtareve ne drejtim te Tiranes.. per .. kushedi se ku me pas?
Me sa fytyre I dilet perpara Papes kur vjen per vizite inkurajimi ne favor te bashkjeteses fetare, kur shqiptaret mbahen sa me larg vendeve te mira duke I munduar me rruge te keqia?
Realitet i hidhur por une mendoj se asgje nuk ja prish magjine atij vendi te mrekullueshem.
Une e kam vizituar mbi 7 here dhe me beso kur te them se Nuk kam hyre asnje here te vetme ne "sarajet" e baballareve te Bektashizmit. Arsyeja? Sepse u kam dhene pergjigje disa "perse-ve" qe ke shtruar ti ne shkrimin tend.
Nese do beheshin realitet konstatimet e tua te drejta Baba Mondi ndoshta do i duhej te hiqte dore nga helikopteri I tij personal, nga jeta e luksit te sarajeve te tij (jo vetem ne Malin e Tomorrit por edhe ne shume qytete te Shqiperise), nga udhetimet e shumta jashte vendit per arsye personale, etj etj.

E perpos ketyre gjerave ai eshte nje vend realisht I shenjte ku njerzit nuk duhet te shkojne per Baballaret por per besimin e tyre dhe per ate ēfare perfaqeson ai vend per ta.
Kujtimi me i veēante nga Mali i Tomorrit ishte nje vit (besoj ne 2008) ku moti u nxi rretht e rrotull nesh, me vetetima e shi dhe vetem aty ku njerzit po festonin dhe praktikonin besimin e tyre qielli kishte formuar nje rreth te hapur pa re dhe me diell.
Kjo qe ndodhi ate vit ma perforcoi akoma me shume mendimin se ai eshte nje nga ato vendet e shenjta te rralla ku nje "dore" e mbinatyrshme ruan, ndihmon dhe mbron besimtaret.
Frank nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-11-2018, 01:12   #4
Eleonore
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Nov 2018
Posts: 10
Thanks: 1
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 0
Eleonore ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Baba Ali Tomorri

A nuk ju duket se Baba Tomorri i kenges se Ylli Bakes ngjan si bythe kazani?! Thua se kane mberritur Arabet e Jugut ne Berat.





Eleonore
Eleonore nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur