Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Politika Shqiptare

Politika Shqiptare Cilat janė bėmat e fundit tė politikanėve tanė? A po zgjidhen problemet e shqiptarėve apo po shtohen dita-ditės? Ē’mendim keni pėr aktualitetin shqiptar?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-05-2019, 02:31   #1
Llapi
Banned
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 10,655
Thanks: 42
Thanked 119 Times in 106 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Llapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyer
UĒK dhe roli i shėrbimeve sekrete gjatė luftės nė Kosovė




Bedri Islami: UĒK dhe roli i shėrbimeve sekrete gjatė luftės nė Kosovė

Intervistoi Habjon Hasani May

Bedri Islami: UĒK dhe roli i shėrbimeve sekrete gjatė luftės nė Kosovė

Nė Shqipėri fare pak njerėz mund ta dinė se njė ish-gazetar shqiptar ka drejtuar nė vitet 90-tė lėvizjen ilegale tė Kosovės qė quhej LPK, e qė mė pas u njoh si Ushtria e Ēlirimtare e Kosovės.

Ai quhet Bedri Islami, ėshtė shkodran, pasardhės i “Lulit tė Vocėrr” tė cilit Migjeni i kushtoi prozėn e famshme.

Gjatė kontakteve dhe bisedave me disa nga drejtuesit apo luftėtarėt mė tė spikatur kosovarė tė UĒK-sė, emri i Bedri Islamit nderohet dhe vlerėsohet me njė respekt dhe pėrulėsi tė thellė, sa qė ėshtė e pamundur tė mos kėrkosh tė dish mė shumė mbi tė.

Nė maj 2013 ai ka dhėnė njė intervistė tė gjatė pėr “DITA”-n ku ka folur sidomos nė lidhje me raportet mes shtetit shqiptar tė Ramiz Alisė e mė pas tė Berishės nė lidhje me lėvizjen e rezistencės nė Kosovė.

Bisedat me Hashim Thaēin gjatė luftės nė lidhje me Berishėn dhe refuzimi i Thaēit pėr tė lidhur kontakte me njerėzit e Berishės; Informacionet qė kishte UĒK-ja nė fillim tė viteve 90-tė mbi origjinėn serbo-malazeze tė bashkėshortes sė Berishės dhe pozitat e forta nė strukturat serbe tė disa prej “krushqve” tė ish-Presidentit shqiptar; Lidhja Berisha-Bukoshi-Hajdari dhe roli i Bujar Bukoshit nė ngjarjet e 14 Shtatorit 1998; Roli i Ilir Metės, Pandeli Majkos dhe Sabri Godos nė kontaktet me UĒK-nė gjatė luftės; Kujdesi qė tregonte Adem Jashari pėr tė mos shkelur nė Shqipėri gjatė viteve 92-97 pėr tė shmangur dekonspirimin; Ēfarė pėrfaqėson miti qė ekziston pėr Sali Berishėn nė Kosovė dhe kush ka qenė i interesuar pėr ndėrtimin e kėtij miti…

Si protagonist i dorės sė parė, Bedri Islami ka sjellė nė vėmendje jo vetėm situata tė dekonspirimit tė anėtarėve tė rezistencės kosovare por ka referuar edhe dokumente tė cilat flasin pėr njė bashkėpunim tė ngushtė mes Prishtinės, Tiranės, e Beogradit pėr rakordimin e informacioneve me qėllim goditjen e kėsaj lėvizje qė pėr “trekėndėshin” cilėsohej si lėvizje terroriste nė vitet 90-tė.

Mė poshtė intervista e plotė me z.Islami:



Zoti Islami, ju keni qenė njė nga aktivistėt dhe figurat mė tė njohura tė lėvizjes kosovare nė ilegalitet, Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Si ndodhi qė u bashkuat me kėto struktura?

Nė nėntorin e vitit 1992 unė u largova nga Shqipėria. Pėr njė gazetar tė “Zėrit tė Popullit”, sidomos nga Shkodra, ishte njė periudhė e vėshtirė, aq mė tepėr kur, shumė nga gazetarėt kryesorė, qė mbulonin udhėheqjen, pra Komitetin Qendror dhe Byronė Politike, u larguan dhe, befas, u ndjenė opozitarė. Shndėrrimi i papritur i karakterit ishte pa asnjė dyshim njėra nga veēantitė e kohės. Pėr kėtė mund tė pyesni mė mirė Fahri Balliun. U largova nga Shqipėria edhe nga shkaku i presionit tė kohės, por edhe nga njė kėrkesė pėr tė punuar pėr njė gazetė shqiptare nė Perėndim.
Nė janarin e vitit 1993, kur po pėrkujtoheshin vrasjet e vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zeka, u njoha me pėrfaqėsues tė kėtyre strukturave, megjithėse deri aso kohe dija fare pak pėr to. Njė vit mė pas isha pjesė pėrbėrėse e tyre . Dy njerėz kanė qenė , si tė thuash, “kumbarėt” e kėsaj pune: Fehmi Lladrovci, pa dyshim figura mė komplekse e luftės ēlirimtare nė Kosovė, dhe miku im, Ali Ahmeti, njėri ndėr themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Iu pėrgjigja ftesės sė tyre, u bėra pjesė e lėvizjes ilegale qė po pėrgatiste luftėn ēlirimtare, u zgjodha mė pas natyrshėm nė organet drejtuese tė saj, dhe kur lufta ishte nė fillimet e saj, unanimisht u zgjodha kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Pėr ata qė nuk e dinė, Lėvizja Popullore e Kosovės ishte themeluese e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por edhe e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, udhėheqėse politike e saj, mbėshtetėse kryesore dhe thuajse tė gjithė liderėt e luftės ishin anėtarė tė saj. Nė kėtė lėvizje klandestine bėnin pjesė qė nga Adem Jashari, Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Jakup Krasniqi, Fehmi Lladrovci, Bardhyl Mahmuti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Ilaz Kodra, dhe fillesa e saj, themelimi i saj, ishte bėrė pikėrisht nga Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka. Pa dyshim ishte organizata mė e rėndėsishme klandestine nė Kosovė dhe viset e saj.

Si ka qenė raporti i kėsaj Lėvizje nė vitet 90-tė me shtetin shqiptar?

Kushdo qė mund tė ketė menduar se ēėshtja shqiptare nė Kosovė mund tė zgjidhej pa Shqipėrinė do tė ishte jo vetėm i gabuar, por edhe i papėrgjegjshėm. Nuk ishte thjeshtė shteti amė, por edhe e vetmja mundėsi pėr tė lėvizur, pėr tė siguruar njė mbėshtetje, politike, logjistike dhe nė diplomacinė ndėrkombėtare, do tė ishte prapavija e saj, qė shumė thjeshtė mund tė shndėrrohej nė vijėn e parė, si edhe ndodhi. Lidhjet e para janė tė vitit 1990 dhe 1991, kur ende nuk kishte filluar ndėrrimi i sistemit. Ai ėshtė bėrė me presidentin e kohės, Ramiz Alia dhe mė pas me strukturat e pėrcaktuara prej tij. Takimi ėshtė bėrė nė presidencė, ka qenė i fshehtė, nuk janė mbajtur shėnime protokollare dhe as nuk janė bėrė incizime, ėshtė mbajtur vetėm njė dokument i shkurtėr, sipas tė cilit , shteti shqiptar do tė mbėshteste veprimtarinė politike e ushtarake tė grupeve tė rezistencės. Nė kėtė kohė ende nuk ishte krijuar UĒK-ja, por kishte disa grupe nė kuadėr tė Lėvizjes. UĒK-ja do tė formėsohej mė pas, vendimi pėr tė ėshtė i Mbledhjes sė IV tė Pėrgjithshme tė LPK-sė; por ėshtė krijuar mbi bazėn e kėtyre grupeve qė vepronin edhe mė herėt. Nga zoti Alia u caktuan dy vetė pėr kontaktet dhe mbėshtetjen e Lėvizjes, gjeneral Adem Ēobani, kėshilltari i tij ushtarak, dhe Shaban Sinani, kėshilltari i tij politik. Mė pas, nė kėto vite janė bėrė disa takime , jo mė nė presidencė, por nė vende private, natyrisht tė fshehta dhe disa gjėra kanė filluar tė lėvizin nga vendi. Tė gjitha kėto u fashitėn , pasi ngjarjet nė Shqipėri kishin zhvillime tė tjera, shumė tė rėndėsishme, dhe , si tė thuash, Kosova doli nė planin e pestė.

Nė ē’kuptim doli nė planin e pestė?
Kur them se doli nė planin e pestė, pėr tė mos thėnė nė planin e fundit, i referohem njė periudhe tė caktuar, nga viti 1992 deri nė fundin e vitit 1997, dhe e gjithė kjo lidhet me njė periudhė tė caktuar, gjendjen e zotit Berisha si President i Shtetit Shqiptar.

Nė njė intervistė pėr “DITA“-n, njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė, Qerim Kelmendi, ka akuzuar ashpėr ish-Presidentin Berisha se ka punuar kundėr Lėvizjes kosovare nė vitet 90-tė. Ju ē’mendim keni?

Qerim Kelmendi ishte njėra nga figurat e para tė Lėvizjes qė u bė pjesė e UĒK-sė. Ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe i plagosuri i parė i kėsaj lufte. Pra ishte nė dijeni tė gjėrave, kjo edhe sepse , pėr njė kohė tė gjatė ishte pjesė e sektorit tė Logjistikės sė UĒK-sė. Nė radhėt e Lėvizjes ėshtė i njohur me emrin “Shpirtmadhi”, e mė pas nė radhėt e UĒK-sė njihej me emrin “Dema”. Nėse doni tė flasim shkoqur mund tė them pa asnjė droje se, nėse ka pasur shtetar nė Shqipėri, i cili ashpėrsisht e brutalisht, nė tė gjithė kohėn kur ka sunduar, them sunduar e jo drejtuar, qė ka qenė kundėr Lėvizjes klandestine nė Kosovė dhe nė viset e saj, dhe qė ka bėrė gjithēka pėr shuarjen e saj, ky ėshtė Sali Berisha. Kėtė e them pa asnjė lloj mėdyshje. E gjithė veprimtaria e tij ka qenė e drejtuar kundėr lėvizjes sė armatosur nė Kosovė dhe nė vise, dhe kjo ka qenė njė pėrpjekje e shfrenuar politikisht, organizativisht, pėrmes shėrbimeve tė tij tė inteligjencės dhe pėrmes lidhjeve tė fuqishme qė kishte me klanet UDB-ashe nė Kosovė e jashtė saj. Nėse ka njė shtetar, nė ndėrgjegjen e tė cilit duhet tė rėndojnė edhe krimet qė bėnė serbėt nė Kosovė ndaj shqiptarėve vendas, ai njeri ėshtė pikėrisht Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Mos ju dukem i ashpėr? Nuk e besoj. Le tė sjell disa shembuj pėr tė bėrė tė qartė konkluzionin tim.
Sipas njė marrėveshje me zotin Ramiz Alia e qė mė pas u vazhdua edhe me zotin Berisha, nė Shqipėri do tė stėrviteshin grupe tė ndryshme ushtarake. Ata u dėrguan si nga qeveria e Bukoshit, si nga Lėvizja Popullore e Kosovės, megjithėse kjo e fundit duke qenė ilegale, nuk ishte e njė mendje qė gjėrat tė bėheshin kaq haptas. Por ishte koha e trullosjes, sepse Berisha erdhi nė pushtet me parullėn e Bashkimit Kombėtar. Atėherė kam bėrė njė shkrim mosbesues ndaj tij, pasi, ai, nė tė njėjtėn kohė bėnte thirrje e aspironte pėr hyrjen e Shqipėrisė nė Helsinki, e po nė tė njėjtėn kohė pėr Bashkim Kombėtar, ēka pėrjashtonin njėra-tjetrėn. Por, parullat e tij, ngjallėn entuziazėm. Regjimi i vjetėr u shemb jashtėzakonisht shpejt, regjimi i ri po vinte pėrmes dėshirės sė njerėzve, por edhe shkatėrrimit.
Grupet e militantėve qė u stėrvitėn nė Shqipėri kishin thuajse tė gjitha tė njėjtin fat: ata u burgosėn sapo shkelėn nė Kosovė ose u detyruan tė marrin arratinė. Regjimi serb kur i arrestonte ua dinte jo vetėm se ku kishin qėndruar nė Shqipėri, por edhe numrin e armės, me cilėt kishin qėndruar, etj. Pra ishte gjithēka e dekonspiruar. Shėrbimi i fshehtė i Gazidedes kishte bashkėpunuar direkt ose indirekt me shėrbimin e fshehtė serb. Direkt pėrmes lidhjeve qė kishin, indirekt pėrmes strukturave tė UDB-sė nė Prishtinė. Vetėm dy grupe rezistuan dhe , as nuk ikėn nė mėrgim, si donte klani titist nė Kosovė dhe nė Tiranė, dhe as nuk dorėzuan armėt. Njėri ishte grupi i Drenicės, ku printe Adem Jashari, tjetri ishte grupi i Llapit, njė pjesė e tij, ku ishte drejtues Zahir Pajaziti. Kėto dy grupe ishin pjesėt mė thelbėsore pėrbėrėse tė UĒK-sė sė ardhshme. Tani , mendoni vetė, po sikur tė mos kishte pasur dekonspirim, shkurt tradhti nga brenda, ēfarė do tė kishte ndodhur nė Kosovė kur ishin stėrvitur qindra vetė pėr fillimin e luftės? Do tė kishte pasur njė pamje krejt tjetėr, ushtria do tė ishte shumė mė mirė e pėrgatitur, humbjet do tė ishin mė tė pakta, njerėzit do tė kishin besuar mė shpejt nė organizimin e saj. Kjo nuk ndodhi. Nė vend tė saj erdhėn arrestimet e bujshme dhe largimet e mėdha. Kjo solli nė Kosovė shembjen e mitit tė luftės, disfatizėm, huti, dhe u humb mjaft kohė deri nė ngritjen e strukturave tė tjera. Tani dihet se Gazidede ėshtė takuar personalisht me Zhelko Raznatoviēin, Arkanin. Ėshtė larg mendsh tė mendohet se ai ėshtė takuar pa marrė bekimin e Berishės. Pėrse janė takuar? Pėrse pas kėtij takimi represioni nė Kosovė ndaj lėvizjes ilegale ėshtė shtuar? Pėrse Arkani u bė pjesė e rrethimit tė tretė tė Adem Jasharit? Qė ka pasur njė bashkėpunim nė trekėndėshin Tiranė-Prishtinė-Beograd, kjo ėshtė e qartė tashmė, megjithėse pėr ne ka qenė e qartė gjithnjė. Por humbjet qe kanė ardhur nga ky bashkėpunim kanė qenė tė ndjeshme.

Ēfarė dinit ju qė ishit kaq tė qartė?

Po ju sjell njė shembull tjetėr. Ėshtė pak i njohur nė Shqipėri, por unė e kam trajtuar nė librin tim, “Enigma e njė vrasje tė trefishtė”. Mė 31 janar1997 u vranė nė njė pritė tė organizuar Zahir Pajaziti, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Edmond Hoxha, lider i Lėvizjes Studentore dhe Hakif Zejnullahu. Mė dhjetor 1996, Zahiri, sė bashku me Qerim Kelmendin ishin pėr disa javė nė Shqipėri. Qėllimi i tij ishte tė hetonte nėse do tė mund tė bėhej diēka mė shumė nga shteti amė, megjithėse pėrvoja e tij ishte e hidhur. Disa kohė mė parė ai ishte arratisur nga Kosova, kishte ardhur nė Shqipėri, por autoritet shqiptare ia kishin dorėzuar pushtetit serb. Por ai e donte Shqipėrinė dhe besonte se diēka mund tė bėhej. Nė Shqipėri, sipas tė gjitha dėshmive, ai ėshtė ndjekur nga klani i Gazidedes, sepse , qarqet UDB-ashe me tė cilat bashkėpunonte Gazidede, e njihnin atė. Kthehet nė Kosovė nga 20 janari i vitit 1997 dhe pas pak ditėsh bie nė pritė. Pushtuesit serb nė komunikatėn pėr vrasjen e tij, megjithėse ilegalisht njihej si Ismeti, japin emrin e saktė tė tij, lėvizjet qė kishte bėrė, udhėtimin nė Shqipėri etj. Tė dhėna tė ēuditshme. Edhe nga drejtuesit e Lėvizjes nuk dihej se kush kishte marrė pjesė nė aksionet luftarake, kjo ishte njė temė “Tabu” pėr udhėheqjen politike, pasi kishte njė strukturė brenda saj qė dinte gjithēka, e kjo ishte e mjaftueshme, por lėvizjet e tij, tė bėra tė njohura nga njė komunikatė vrastare, jepnin mė shumė se kaq.
Sė dyti, dėmi i madh qė solli politika e Berishės ndaj lėvizjes klandestine ēlirimtare nė Kosovė ėshtė edhe nė lejimin qė, herė haptas e herė fshehtas, i bėri pėrhapjes sė strukturave UDB-ashe nė Shqipėri. Le tė lemė mėnjanė faktin se tė gjithė ata qė ishin dėnuar nė Shqipėri gjatė periudhės komuniste si agjentė tė UDB-sė , u rehabilituan, u quajtėn tė pafajshėm e u bėnė edhe deputetė tė Partisė Demokratike apo zunė vende tė larta drejtuese. Tė dukej sikur nė Shqipėri nuk kishte pasur kurrė agjenturė serbe e nuk do tė kishte edhe mė pas. Qė nė janarin e vitit 1991 nė Shqipėri do tė vijnė emisarė tė Millosheviēit, tė cilėt do tė sjellin edhe financimet e para. Por , kur nė Kosovė, jo rastėsisht, filluan aksionet e para luftarake, kjo agjenturė nė Tiranė gjeti vatrėn e saj tė ngrohtė. Kjo agjenturė u mirėprit nė Shqipėri.

Nga kush u mirėprit? Nė cilėn Odė e mirėpritėn kėtė agjenturė zoti Islami?

Ndryshe nga UĒK-ja qė nė Shqipėri u shtri pėrmes njerėzve tė thjeshtė, qė hapėn portat e shtėpive pėr tė, shėrbimi i fshehtė serb nuk mund tė kalonte kėshtu. Atėherė ai vendosi tė bėnte diēka krejt tjetėr, e mbuluar nė mėnyrė tė pėrsosur dhe nė dukje krejt e zakonshme. Mendoi tė hapte disa lokale nė Tiranė, ndonjė nė Durrės dhe rrugės pėr nė veriun e vendit. Ato do tė ishin pikė-stacionet e mbledhjes dhe tė kalimit tė tė dhėnave. Ato dėrguan edhe njė njeri tė tyre si koordinator, i cili kishte lidhje tė ngushta me SHIK-un e Gazidedes, quhej Ramė M. Fillimisht paraqitej si njė njeri nė nevojė, mė pas do tė kishte njė banesė nė Laprakė, e jo shumė kohė mė vonė do tė kishte njė dyqan nė qendrėn e Tiranės, pėrballė “Hotel Dajtit”, ngjitur me lokalin e njohur tė asaj kohe, qė ndodhej po ashtu pėrballė, me emrin “Nikolino“. Aty, afėr tyre, si rastėsisht, ishte vendosur edhe njė telefon, i cili u shėrbente shqiptarėve tė Kosovės pėr tė folur me familjet e tyre. Pėrmes kėsaj linje, jo rrallė, pėr njerėz qė dyshonin si ishin tė ingranuar nė lėvizjet ilegale, bėhej pėrgjimi dhe regjistrimi i bisedave. Duke e ditur se lokali “Nikolino” ishte njė lokal serioz,ku shkonin ilegalė tė ndryshėm,edhe nė lokalin tjetėr, qė ishte nė anėn e djathtė, pra nė restorantin “Kumanova“ kishin dėrguar njė njeri tė tyre. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Atėherė ngritėn njė bazė tė UDB-sė edhe nė restorantin “Prizreni“. Ishte njė rrethim pėrmes restorantesh, dyqanesh, kioskash, ku jo rrallė do tė uleshin edhe njerėz tė luftės. Pėrmes lidhjeve qė kishte aso kohe shėrbimi i fshehtė i Lėvizjes dhe i UĒK-sė u arrit tė bėhej identifikimi i kėtij rrjeti dhe tė sinjalizohej shteti shqiptar. Mirėpo kjo vazhdoi, deri sa u shembėn edhe vetė strukturat e shtetit. Pėrveē kėtyre informacioneve tė punės operative tė UDB-sė nė terren ka dhe dokumente shkresore qė vėrtetojnė lidhjet mes UDB-sė, SHIK-ut tė Gazidedes dhe strukturave tė tyre partnere nė Prishtinė.

Pėr ēfarė dokumentesh e keni fjalėn zoti Islami?

Ekziston edhe njė dokument tjetėr, kopje e tė cilit ėshtė edhe nė arkivėn tonė. Ai mban datėn 21 janar 1996, ėshtė skeduar nėn numrin “AT 317-b”, ėshtė protokolluar tri ditė mė vonė dhe nė cepin e tij, lart nė tė majtė, ėshtė vėnė shėnimi i ish-Zėvendės Shefit tė SHISH-it: “Tė kalojė pėr informim nė Presidencė…“
Nė njė informacion qė ka paraqitur njė inspektor i Shėrbimit Informativ tė Shqipėrisė, A.K, pas bisedės nė pėrfaqėsinė e Kosovės, nė Tiranė, mes tė tjerave, shefi i tij ka nėnvizuar:
“Mendimi i zyrtarėve tė Prishtinės ėshtė se kemi tė bėjmė me njerėz tė organizuar mirė dhe qė kanė disa baza nė Shqipėri, sidomos nė Tiranė, Durrės-Plazh dhe nė Tropojė. Veprimet e deritanishme tė saj, qė e quan veten UĒK, kanė qenė tė pėrqendruara nė Drenicė dhe nė rajonin e Dukagjinit, qė mund tė pėrkufizohej nė vijat Prizren-Shtimje dhe nė rrugėn Pejė-Mitrovicė. Tash, me aksionet qė janė zhvilluar para pak ditėsh, zyrtarėt e Prishtinės mendojnė se ajo po vepron nė njė hapėsirė krejt tjetėr, qė ėshtė mė e gjerė. Gjithnjė sipas tyre, UĒK-ja ėshtė nė tri zona, mirėpo nuk kanė dijeni tė sakta se cilat janė shtrirjet e zonave, vetėm se, mė parė, zoti A.A, u kishte thėnė se zona e dytė ėshtė nė Maqedoni. Nė takimin qė ka pasur njeriu i tyre, R.Gj, me njė pėrfaqėsues tė qeverisė serbe ėshtė pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe nė tė ardhmen. Mendimi i tyre ėshtė se fjala vjen pėr disa njerėz tė veēantė, qė mblidhen nė organizata ilegale e qė duhen survejuar, sidomos nė Tiranė. Disa prej tyre nuk duhen lejuar tė veprojnė nė Shqipėri. Pas kėrkesės sime, zyra e Kosovės do tė na paraqesė njė listė tė emrave tė njerėzve qė dyshojnė se fshihen pas kėsaj organizate terroriste“.
Ky dokument ėshtė botuar edhe mė parė, asnjėherė nuk ėshtė hedhur poshtė. Ai sjell dėshminė e njė trekėndėshi, i cili ka njė qendėr nė Prishtinė e qė shtrihet mė pas nė Tiranė dhe nė Beograd. Nė tė vėrtetė, pak ditė pas kėtij informacioni, zyra e pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė ka paraqitur njė listė me emrat e personave qė mendohet se kryejnė veprimtari ilegale subversive. Ashtu si ėshtė e vėrtetė se disa ditė mė pas, disa nga tė dhėnat qė i ishin afruar nga Shėrbimi Shqiptar Informativ do tė shfaqeshin nė njė informacion tė pėrgatitur nga ish-Shėrbimi Ushtarak Jugosllav, KOS, nė tė cilin janė shtuar edhe disa karakteristika tė tjera, si gjendja shoqėrore e atyre qė pėrbėjnė Grupin e Drenicės, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonės, etj.
Shumė pak ditė mė pas, kur lufta do tė kishte njė ngjitje tė menduar nga lėvizja klandestine, por tė paparashikuar nga jashtė saj, zoti Berisha do tė bėjė dy deklarata ogurzeza; njėra e trajtuar edhe mė parė, e tjetra e harruar. Ai do tė deklarojė se, UĒK-ja ėshtė organizatė terroriste, e lidhur me Arkanin, kjo e thėnė edhe nė organet e medies gjermane, ku pritej njė faktorizim i shpejtė i lėvizjes guerile. Me thėnė tė drejtėn, meqenėse asokohe isha nė strukturat drejtuese tė luftės, kjo thėnie nuk na prishi punė, sepse njerėzit tashmė i njihnin ata qė po luftonin. Thėnia e tij e dytė, e cila nga qarqet UDB-ashe nė Prishtinė u amplifikua ishte se “UĒK-ja po lufton pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė“ dhe solli si shembull se Adem Jashari kur u vra, a nuk u vra nė shtėpinė e tij(?). Kjo ishte njė ndėr thėniet mė te rrezikshme, sepse sillte copėzimin e luftės, krahinorizmin e saj, katundarizimin e saj, copėtimin. Dhe nė fakt, kjo edhe solli dėme fillimisht, sepse njerėzit, sidomos ato qė ishin tė lidhur me njė tjetėr politikė, hezitonin tė luftonin fillimisht jashtė fshatit tė tyre. Pėrfundimisht mund tė them me pėrgjegjėsi se, pėr Kosovėn dhe UĒK-nė e saj, ishte njė fat i madh qė nė kohėn e luftės nuk drejtonte nė Shqipėri Sali Berisha, nė tė kundėrtėn nuk do tė kishte luftė ēlirimtare. Ai do e pengonte deri nė fund atė. E gjithė paraloja e fillimit tė luftės dėshmon pėr kėtė. Dhe duhet thėnė po ashtu se ishte njė fat i bardhė qė pushteti u ndėrrua, qė gjėrat dolėn jashtė kontrollit e pėrcaktimit tė tij. Me qeverinė socialiste kemi pasur probleme, kemi pasur mosmarrėveshje, por gjėrat kanė shkuar shumė mė ndryshe e disa prej pėrfaqėsuesve tė tyre, sidomos pas marsit tė vitit 1998, duhen falėnderuar pėrzemėrsisht.

Si komentoheshin nė Shtab deklaratat e Berishės kundėr UĒK-sė, sidomos nė fillimet e luftės sė hapur?

Qė tė jem krejtėsisht i sinqertė me ju, nuk na bėnin pėrshtypje deklaratat e tij, por veprimet e tij. Kur ai filloi tė bėnte deklarata politike kundėr luftės ishte shumė vonė pėr tė, ai nuk ishte mė askush. Nėse ka pasur njė politikan nė Tiranė qė nuk kishte asnjė lidhje pozitive me UĒK-nė, ai ishte Berisha. Pas marsit tė vitit 1998 ai ishte krejtėsisht i izoluar. Nuk pyeste askush pėr tė, megjithėse veprimet e tij, edhe pas kėsaj periudhe, kanė dėmtuar jashtėzakonisht. Nė Lėvizjen klandestine ēlirimtare nuk kanė bėrė pėrshtypje as deklaratat e Berishės e as tė Rugovės, megjithėse shpesh herė ato kanė qenė skandaloze. Sikur ata tė kishin bėrė vetėm njė thirrje pėr bashkimin e tė gjithėve rreth UĒK-sė, gjėrat do tė kishin ndodhur krejt ndryshe. Medet, ata nuk e bėnė dot kėtė. Por ka pasur njė njeri,tė cilit , si tė thuash, i kushtonim kujdes pas ēdo qėndrimi publik, thėniet e tė cilit i prisnim, si tė ishin tė njė lideri politik tė pashpallur. E pra me tė nuk kishte lidhje tė drejtpėrdrejta, megjithėse ishin vendosur lidhjet. Ky ishte Ismail Kadare. Ēdo qėndrim i tij ishte i njė rėndėsie tė veēantė, ai vlente e peshonte mė shumė se gjithė tė tjerėt tė marrė sė bashku. Ai dhe Rexhep Qosja, por Qosja ishte pjesė e jona, ishte si ne, ndėrsa Kadare ishte njė zė tjetėr, atė e prisnim.

–Jeni shprehur nė njė intervistė tė mėparshme se Hashim Thaēi kishte “ndjenja tė trazuara” ndaj Berishės. Pėrpiqej tė kuptonte qėndrimet e tij tė forta politike me Kosovėn, por vlerėsonte dhe rolin e xhaxhait tė tij, Sulejman Berishės, qė e vuri shtėpinė e tij si bazė tė UĒK-sė nė dispozicion. Mund tė specifikoni momente tė qėndrimeve apo tė mendimeve tė Thaēit gjatė kėsaj kohe?

Hashim Thaēi ka qenė njėri ndėr drejtuesit kryesorė tė organizatės sonė, LPK-sė. Nga kėtu ai ėshtė bėrė pjesė e UĒK-sė dhe drejtor politik i saj. Por Thaēi, qė nė fillim, mė shumė se njė luftėtar, kishte shtatin e njeriut tė politikės. Nė kohėn e presidencės Berisha ai do tė ishte njėri ndėr ilegalėt qė do tė burgosej. Shkaku ėshtė absurd, gjetja e njė mjeti logjistik ishte i natyrshėm pėr njė njėri tė lėvizjes ilegale, ēka dihej pėr tė. Xhavit Haliti, pėrfaqėsuesi i Organizatės nė Shqipėri, pėrmes lidhjeve tė krijuara, do bėnte tė mundur lirimin e tij. Ne, nė fakt, pavarėsisht dyshimeve, e donim bashkėveprimin me Berishėn. E kemi dashur me tė gjithė qė do tė ishin nė pushtet, si rrjedhojė e besimit tė njerėzve. Berisha nuk e donte bashkėpunimin me lėvizjen ilegale. Jo sepse mendohej se ajo ishte njė lėvizje e majtė, pasi nga vetė Lėvizja, kur ajo shkėputi nga vetja mendimin ideologjik, u shkėput njė fraksion, i cili ishte thjeshtė lėvizje ideologjike e majtė, por qė kishte lidhje dyfish tė mira, me Berishėn e me Bukoshin. Hapėsira politike e Thaēit nė Shqipėri, deri nė marsin e vitit 1998, ishte e kufizuar, e ngushtė. Ai ishte ilegal nė vendin e tij, kjo ėshtė e kuptueshme. Gjatė kėsaj kohe ai kishte hyrė disa herė ilegalisht nė Kosovė, por ilegalisht edhe nga vendi i tij. Mė pas, kur bashkėpunimi ynė u rrit, Thaēi nuk ishte njeri qė i bėnte pėrshtypje e shkuara, dhe pėr tė, Berisha ishte e shkuara. Fakti qė klane tė lidhur me Berishėn,edhe pas majit tė vitit 1998, po e dėmtonin strukturėn logjistike tė UĒK-sė, ishin dėshpėruese. Njėherė, kur u takuam gjysmė ilegalisht, i thashė se do tė ishte ndoshta e arsyeshme qė tė krijonim njė lidhje edhe me njerėzit e Berishės, sidomos nė veriun e Shqipėrisė, mirėpo , asokohe, kishte gjėra mė tė rėndėsishme pėrpara. Thaēi, gjatė luftės, nuk vendosi asnjė kontakt me Berishėn, e nuk kishte pėrse…e pėrsėris, asokohe, Berisha ishte askush nė lėvizjen ēlirimtare.

-Si u prit nė radhėt e LPK-sė thyerja e embargos sė naftės me Serbinė nė vitet 90‘?

Shumė gjėra janė ditur qė asaj kohe, shumė tė tjera janė bėrė tė qarta mė pas. Pėr shembull ėshtė ditur se besimi tek Berisha duhet tė ishte i kujdesshėm, jo vetėm pėr shkak tė qėndrimit tė tij politik ndaj lėvizjes ēlirimtare, por edhe pėr shkak tė lidhjeve tė tij martesore. Ishte pak e besueshme, por ishte e vėrtetė se Berisha kishte lidhje martesore nė njė familje gjysmė serbo-malazeze, por jo tė zakonshme, si mund tė kishte ndodhur rėndom nė vitet pas ēlirimit. Familja e Milicės, mė pas Vera, ishte familje e njohur pėr lidhjet me shėrbimet e fshehta tė sigurimit serbo-malazez. Njerėzit e familjes sė saj ishin ende nė rrethin e afėrt tė njerėzve tė Millosheviēit, sidomos tė Bulatoviēit (Momir Bulatoviē, ish-President i Malit tė Zi, personi qė kontaktoi Berishėn dhe ku u vendos thyerja e embargos sė naftės, shėn.red). Shėrbimi ynė informativ kishte njohuri pėr lidhjet e mėtejshme tė tyre. Po ashtu pėr vizitėn e ish-Presidentit malazez nė Shqipėri,ndėrsa shitja e naftės ilegalisht nuk ishte sekret pėr askėnd. Pėrralla e shėmtuar dhe e trashė e ditėve tė sotme tė Berishė se, shiti naftė pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė Kosovė, ėshtė e shėmtuar. Me atė naftė ka punuar makineria ushtarake serbe , e cila i vrau njerėzit nė Kosovė. Por , mė e hidhur se kjo, ishte tregtia e armėve. Ministri i asaj kohe, Zhulali, dėshmoi se Shqipėria ka armė pėr t’i shitur gjysmės sė Evropės, por shitja po bėhej pėr serbėt e Bosnjės. Shokėt e Lėvizjes qė ishin aty, anėtarė tė devotshėm qė mė pas u bėnė pjesė drejtuese e UĒK-sė, informuan se ka njė lėvizje tė ndjeshme tė kėtij armatimi. Mė pas, lėvizja ilegale, ėshtė detyruar tė blejė nga ky armatim…qė kur e kėrkonte nė Shqipėri, jo vetėm nuk i shitej, por i sekuestrohej dhe dėnohej edhe kur e gjente. Berisha bėri disa takime tė fshehta me tregtarėt e politikės serbe e malazeze, njerėz tė afėrt tė tij u takuan nė Shkodėr e nė Tiranė me njerėz tė Millosheviēit, kjo vazhdoi deri nė kulmin e krizės sė vitit 1997 nė Shqipėri, por edhe atėherė, befas, Berisha, pėrmes disa figurave tė njohura nė Kosovė, si Demaēi, Hydajet Hyseni etj, u pėrpoq tė radikalizonte gjendjen befasisht nė Kosovė, pėr tė hequr vėmendjen nga Shqipėria. Ky ėshtė momenti kur ai do tė prishet pėrfundimisht me Rugovėn, por pėr kėtė askujt nuk i erdhi keq.

Si e shikonit ju mbėshtetjen qė Berisha i jepte Bukoshit dhe FARK-ut?

Kjo ėshtė njė histori e mėvonshme, por qė zė fill aty nga viti 1996. Ėshtė koha kur Bukoshi ishte hidhėruar me Rugovėn dhe kur i bėnte ofertė Lėvizjes Ēlirimtare pėr tė ndihmuar atė, me kushtin e vetėm qė lėvizja ilegale tė eliminonte Rugovėn. Nė takimin e Bukoshit me njė pėrfaqėsues tė Lėvizjes, Shaban Mujėn, ai bėri kėtė propozim skandaloz. Ne nuk ishim tė afėrt me Rugovėn, politika e tij i binte ndesh luftės ēlirimtare, por nuk ishim njerėz tė terrorit politik. Nė Kosovė ishin ndėrmarrė aksione kundėr disa figurave tė njohura UDB-ashe, qė hapur punonin me shėrbimin e fshehtė serb, por jo kundėr njerėzve tė politikės. Edhe kur kishte pasur ndonjė kėrkesė nga grupet ilegale pėr ndonjė figurė tė dorės sė dytė, qė ishte edhe njeri i politikės, ishte hedhur poshtė kategorikisht. Ėshtė bėrė kujdes qė tė shmanget skenari i ngjashėm me atė tė Fikret Avdiēit nė Bosnjė, skenar qė e donte edhe Bukoshi, por edhe Berisha nė vitin 1996. Nė qarkun e njerėzve tė afėrt tė Bukoshit ne kemi pasur njerėzit tanė..janė dėrguar qėllimisht aty, sidomos janė dėrguar nga Ali Ahmeti, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e mė pas themelues e drejtues politik i Uushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni. Kėto njerėz, atdhetarė, por edhe materialet qė disponojmė, tregojnė pėr njė mbėshtetje financiare tė fuqishme tė qeverisė Bukoshi ndaj Berishės e Azem Hajdarit, pėr tė ndėrprerė luftėn ēlirimtare; pėr shumė enigma pas bankės Dardania, qė u zhduk pasi mbaroi misioni i saj spekulativ…kėshtu qė lidhjet mes Bukoshit e Berishės ishin tė interesit tė pėrbashkėt politik e financiar, por jo kombėtar. FARK-u u krijua pas fillimit tė luftės, nuk mori pjesė nė luftime, ishte e vetmja strukturė ushtarake qė nuk bėri luftė e ku mund tė mbėshtetej Berisha, ashtu si u mbėshtet nė grushtin e shtetit tė shtatorit 1998.

A kishte lidhje FARK dhe Bukoshi me atė qė ndodhi nė 14 shtatorin e vitit 1998 nė Tiranė?

Ata ishin krahu i djathtė i Berishės nė atė kohė. I duheshin edhe si mercenarė, edhe si njerėz tė stėrvitur ushtarakisht, edhe si dėshmi para botės perėndimore se UĒK-ja mbėshtet Berishėn. Disa kohė mė pėrpara, pėrmes shėrbimit tonė informativ, ne e informuam shtetin shqiptar se Berisha po pėrgatit njė lėvizje tė ngjashme me atė qė kishte ndodhur nė Shqipėri nė vitin 1924, pas vrasjes sė Avni Rustemit. Pra, po pėrgatitej njė gjė e ngjashme. Ky informacion na erdhi nga njerėz tė afėrt me strukturat drejtuese tė Bukoshit. Ishte paramenduar se njė grup i ndjeshėm luftėtarėsh nė zonėn e Dukagjinit do tė braktisnin luftėn dhe pėrmes Malit tė Zi, qė ishte pjesė e Serbisė, do tė vinin nė Tiranė. Kjo ndodhi. Mijėra armė u dorėzuan nė pak ditė. Lufta pėsoi njė goditje tė madhe. Dezertorėt kaluan pėrmes Malit tė Zi, krejt lehtėsisht, si tė ishin nė shėtitje dhe erdhėn nė Tiranė. Ndodhi vrasja e paralajmėruar e Azem Hajdarit. Pra, si ishte parashikuar, u gjet shkaku i luftės civile. Berisha bėri grushtin e shtetit. Mes tyre edhe pjesė tė FARK-ut, persona me uniformė. Rrėmbyen tanket, morėn armėt, pushtuan kryeministrinė, TVSH, bėnė deklarata se qeveria ra, se erdhi njė qeveri e re, FARK-u gėzoi nėpėr kazermat ku ishte se kjo do tė thoshte edhe shuarje e luftės ēlirimtare, pasi kėshtu ishin bėrė llogaritė. Po tė krahasosh atė qė ndodhi me 14 shtator 1998, nė pikun e luftės dhe nė pikun e ofensivės serbe nė Dukagjin e nė Drenicė, me atė qė ndodhi me 21 janar, kjo e fundit duket si shėtitje. Por nė kėtė tė fundit u vranė katėr vetė, ndėrsa mė 14 shtator 1998, megjithėse Berisha dėshironte tė kishte tė vrarė, nuk ndodhi asgjė. Qė atė mbrėmje, pėr tė qartėsuar gjėrat, si drejtues i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, kam nėnshkruar deklaratėn politike, nė tė cilėn ajo qė ndodhi mė 14 shtator ishte njė grusht shteti, qė aq sa drejtohej kundėr qeverisė sė ligjshme tė shtetit shqiptar, drejtohej edhe kundėr luftės ēlirimtare, ndaj ishte dyfish e dėnueshme. E po asaj nate, anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe pėrfaqėsuesi i saj nė Shqipėri, Xhavit Haliti, nė emėr tė Drejtorisė Politike, e cilėsoi si grusht shteti. Dhe ishte njė grusht shteti i mirėfilltė. Nėse do tė ndodhte kjo deri nė fund, tė vrarėt nė Kosovė do tė ishin mijėra e mijėra mė shumė dhe sot, nė Kosovė, do tė ishte ende pushteti serbomadh. E vėrteta ėshtė kjo dhe vetėm kjo. Dhe kur nuk arritėn tė helmojnė lėvizjen ēlirimtare me grusht shteti,. ndėrmorėn njė veprim tjetėr, vranė Ahmet Krasniqin, nė Tiranė, pikėrisht kur ai ishte lidhur me strukturat e UĒK-sė. Berisha mė pas deklaroi se dinte se kush kishte marrė pjesė nė vrasjen e tij, bile cilėsoi se kaq ishin nga Shqipėria e kaq nga Kosova, por, edhe pas tetė viteve nė pushtet, nuk e zgjidhi kėtė enigmė, ashtu si nuk zgjidhi dot as enigmėn e Azem Hajdarit, i cili, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk ka pasur asnjė lidhje me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.

Nė vitin 1999 Hashim Thaēi firmosi marrėveshjen e famshme nė Rambuje. I ndodhur nė opozitė asokohe, Beriha i bėri thirrje tė hapur politikanėve kosovarė pėr tė mos e firmosur atė marrėveshje. Si e lexoni kėtė qėndrim tė tij nė atė kohė? Si u prit kjo thirrje nga Thaēi?

Rambujeja ėshtė njė moment kthese nė historinė e kombit dhe , nė atė kohė, pak vetė e besonin kėtė. Mė pėrpara se tė ndalem tek roli i Berishės, desha tė sqaroj njė gjė tjetėr. Politika shqiptare nė Tiranė ishte e interesuar mė shumė se kurrė ato ditė pėr nėnshkrimin e marrėveshjes. Bile ishte e interesuar edhe mė pėrpara se duhej tė ishte e tillė. Ajo bėnte thirrje tė nėnshkruhej pas secilit draft, megjithėse nuk i kishte lexuar draftet. Dhe jo tė gjitha draftet kanė qenė njėsoj, ata ndryshonin, dhe pas ēdo kundėrshtimi tė Thaēit, vinin lėshime tė reja, domethėnėse. Nė ato ditė unė kam pasur lidhje tė pėrditshme me zotin Mejdani, President i Shtetit, zotin Thaēi, apo dhe me zotin Meta. Qė tė jemi deri nė fund tė sinqertė, njeriu qė ishte mė i interesuar pėr fuqizimin e UĒK-sė nė atė kohė ishte Ilir Meta. Emocionalisht ishte Pandeli Majko. Urtėsisht ishte Sabri Godo, me tė cilin u takuam nė Rambuje. Ishte i interesuar edhe Paskal Milo, takimet me tė cilin kanė qenė gjithnjė interesante, por jo pak tė vėshtira, sidomos takimet e para. Mos tė harrojmė, edhe qeveria socialiste, deri nė qershorin e vitit 1998 hezitonte tė takohej zyrtarisht me pėrfaqėsuesit politikė tė UĒK-sė. Pastaj ndryshoi gjithēka, por kjo ka lidhje me takimin e zotit Hollbruk me pėrfaqėsuesit politikė tė UĒK-nė nė Zvicėr. Takimi i Bardhyl Mahmutit, anėtar i Drejtorisė Politike dhe nėnkryetar i Organizatės, ishte njohja e parė ndėrkombėtare e UĒK-sė.
Rambujeja ishte proces i vėshtirė. Draftet ishin tė rrezikshme, sidomos fillimisht. Drafti i dytė lejonte vendosjen e ushtarėve serbė nė Kosovė, tė gjykatave, bankave, doganave, rikthehej viti 1974, por tashmė nė kohė lufte. Pas kėtij drafti erdhi reagimi i Berishės. Nė atė kohė, ky reagim pėrputhej me qėndrimin tonė, ndaj ne asnjėherė, nuk kemi reaguar ndaj tij pėr kėtė ēėshtje. Nuk e di nėse ai ishte nė dijeni tė kėtij drafti, nuk e kishte marrė prej nesh, si e morėn shumė tė tjerė e qė nuk kthyen as mendimin e tyre…mund ta kishte marrė nga pala tjetėr, por nė fakt, nė ato ditė, megjithėse nuk ishte i rėndėsishėm, e askush nuk ia vuri veshin, ishte i pranueshėm. Gabimi i tij ėshtė se edhe pas pėrmirėsimit tė draftit, ai vazhdoi tė ishte kundėr. Nė Shqipėri kjo kishte peshė, ke peshė ende sot nė politikėn e shtetit, por, tė jeni i sigurt, se as asaj kohe e as mė vonė, nuk kishte asnjė lloj peshe nė vendimmarrjen e UĒK-sė dhe tė liderėve tė saj. Duhet kuptuar mė sė fundi se pėr botėkuptimin e asaj kohe dhe pėr tė vėrtetėn e saj, ai ishte askush. E pėrsėris qė tė mund tė kuptohet, askush. Nuk ėshtė pyetur pėr asgjė, dhe veēse me tė keqen, nuk kishte lidhje me asgjė.

Po Adem Jashari, si e ka parė kėtė qėndrim tė “ēuditshėm” tė Berishės nė vite?

Kam pasur fatin e jashtėzakonshėm tė kem nė arkiv letra, regjistrime, biseda, kėrkesa qė drejtuesi i UĒK-sė, Adem Jashari, i ka drejtuar Organizatės. Disa nga kėto letra janė bėrė publike. Disa ende presin kohėn e duhur. Ademi nuk kishte ndonjė konsideratė tė veēantė pėr Berishėn. Edhe kur ai i cilėsoi luftėtarėt qė ai vetė u printe si vegla tė Arkanit, nuk ia zuri pėr tė madhe..sepse nė mendimin e tij nuk kishte vend pėr Berishėn. Ka pasur gjithnjė drojėn se tradhtia e vitit 1992 u erdhi nga Shqipėria dhe ka pritur mė shumė prej saj. Sa ishte Berisha nė pushtet, megjithėse i digjej shpirti pėr Shqipėrinė, dhe aq shumė i donte, se nė tri ditė luftė, kėndonte kėngėn e Ēerēiz Topullit, ai nuk shkoi asnjėherė nė vendin amė.

Zoti Islami, ju si e shikoni popullaritetin e Berishės nė Kosovė,ekziston vėrtet “ miti“ i tij atje?

Nė Kosovė ka vėrtet shumė njerėz qė e duan Berishėn. Mund tė them pa droje se ata qė e donin gjithnjė Shqipėrinė, pavarėsisht se kush ishte nė pushtet, janė tė ftohur me tė, ashtu si ka edhe shumė tė tjerė qė nuk e duan. Mė sė shumti , ata qė e duan, janė tė lidhur me klikėn e vjetėr tė politikės, ose qė kanė ardhur nge Lidhja Komuniste e Kosovės, degė e Lidhjes komuniste tė Serbisė. Pas vitit 1989 ata u shndėrruan brenda njė nate nė demokratė, pastaj pritėn ndryshimet nė Shqipėri, duke paralajmėruar si kasandrat fundin e saj. Mė nė fund krijuan mitin e njeriut tė tyre, Berisha. Ata kishin shtypin, medien, politikėn e njohur tė pėshpėrimės. Ky mit tani ka rėnė, do tė bjerė edhe mė tej, deri sa tė shkelet. Jam ēuditur gjithnjė me kėtė qė ka ndodhur e qė po zhbėhet. Si mund tė besosh tek njė njeri qė tallet me ndjenjėn kombėtare? Po mendoja njė ēast sikur lideri i opozitės tė ishte dhėndėr serb , siē ėshtė Berisha, tė kishte qenė komunist fanatik e drejtues partiak, si ishte Berisha, tė kishte ndihmuar njė makineri vrasėse siē e ndihmoi Berisha Millosheviēin, tė kishte Serbinė edhe sot, nė vendin e tretė pėr shkėmbimin tregtar siē bėn Berisha, tė kishte mik familje njė serbo-boshnjak si Fazlliēi siē e ka Berisha, dhe ky Fazlliēi qė ėshtė nipi i ish-Shefit tė shėrbimit tė fshehtė serb; tė dėrgojė kėtė Fazlliēin nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė shtetit, siē bėri Berisha; tė ketė fėmijėt e lidhur nė biznese me kėtė serbo-boshnjak siē bėn Berisha, tė afishohej haptas kundėr luftės ēlirimtare, si u afishua Berisha…ēfarė do tė ndodhte mendoni ju? E imagjinoni dot pėr njė moment se ēfarė do tė ndodhte? Miti i Berishės ėshtė miti enigmė nė Kosovė, qė nuk ekziston, por qė mundohen ta ngrenė…Ai po bie pėrfundimisht. Sa mė shpejt tė bjerė pėrfundimisht, aq mė mirė do tė jetė.
Llapi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-05-2019, 17:54   #2
Llapi
Banned
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 10,655
Thanks: 42
Thanked 119 Times in 106 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Llapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: UĒK dhe roli i shėrbimeve sekrete gjatė luftės nė Kosovė


Opinion - Thaci pergjigjet per Vucic, Ramen dhe Meten!
(09 maj 2019)





Hashim Thaēi sulmon ish-Kryeministrin Berisha: Ka bere mekate te medha

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Llapi : 12-05-2019 nė 18:01
Llapi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-05-2019, 19:56   #3
Llapi
Banned
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 10,655
Thanks: 42
Thanked 119 Times in 106 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Llapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: UĒK dhe roli i shėrbimeve sekrete gjatė luftės nė Kosovė



Kryetari i PD, Lulzim Basha


Bedri Islami: Lulzim Basha, shkatėrruesi i Shqipėrisė, denoncuesi i UĒK-sė, fshehės i dėshmive tė masakrave serbe




10/05/2019

Kurrė nuk i kam dėrguar njė urim Lulzim Bashės dhe as qė kam pasur ndėr mend.

Pėrse do ta bėja?

Ta uroja qė, ende pa u diplomuar si duhet, dikush e gjeti si me dorė dhe e dėrgoi nė zyrat e UNMIK-ut, nė Kosovė, bashkė me bijėn e Berishės, pikėrisht aty ku shumė shpejt do tė hetohej mbi tė ashtuquajturat krime tė ushtarėve tė UĒK-sė – nuk kisha pėrse. Ndoshta mund ta kishte uruar dikush tjetėr, ai qė edhe ia delegoi detyrėn dhe ku shumė gjėra , jo vetėm qė nuk u bėnė si duhet, por krejt sė prapthi.

Ta uroja se, nė kohėn kur ai, kunati i tij dhe pėrsėri bija berishiane ishte nė sektorin e hetimeve tė UNMIK-ut dolėn dosje tė tėra tė Millosheviēit, ato tė brendshmet fare, nuk kisha pėrse. Nė gjyqin e tij nė Hagė, ēuditėrisht, ai, kasapi i Ballkanit, ishte njė hap para dėshmitarėve tė ardhur nga Kosova, tė cilėve ua dinte edhe ato qė kishin dhėnė nė bisedat e lira me hetuesit e huaj dhe pėrkthyesit shqiptarė. Nuk mund tė uroja askėnd pėr kėtė rrjedhje drejt njė njeriu tė krimit dhe uroja gjithnjė, “ kurė mos qoftė shqiptar ai qė i ka nxjerrė”.

Ta uroja pėr filmimet qė u bėnė nė Krushė tė Madhe dhe nė Krushė tė Vogėl, vendlindja e filozofit tė pashoq, Ukshin Hoti, ku u vranė qindra vetė, burra e fėmijė, nė dy ditė tė vetme dhe qė kėto filmime iu dorėzuan atij, Lulit, e pastaj humbėn, pėrse ta uroj. Njeriu qė bėri dėshminė e filmimeve akuzoi pikėrisht Bashėn, si ai qė mori filmimet dhe qė tani nuk janė mė. Humbėn ose i dhanė diku ato dėshmi rrėqethėse, pėrmes sė cilave krimet serbe kishin pamjen mė tė llahtarshme.

Ta uroja qė, njė ditė, papritur, ai zbriti nė njė fshat tė Matit, tek njė shtėpi e zakonshme, qė mė pas u quajt Shtėpia e Verdhė, tashmė jo vetėm shoqėrues, por edhe pėrkthyes, pėr tė ngritur njėrėn ndėr akuzat mė monstruoze tė luftės nė Kosovė, transplantimin e organeve tė robėrve serbė, tė cilat, mė pas, sipas kėsaj sajese, u shitėn nėpėr botė. Nuk ia vlente tė uroja askėnd, e mė pak kėtė shqipfolės , i kollarisur, si tė kishte ngrėnė okllai, qė nuk ia bėnte syri “ tėrr”, qė vendi i tij tė kishte mbi shpatulla njė akuzė tė tillė, e cila, edhe pse dihet nga tė gjithė se ėshtė njė trillim politik, i denjė vetėm pėr Del Ponten, kundėrshtaren e hershme qė kur ishte kryeprokurore nė Zvicėr, kundėr luftės ēlirimtare nė Kosovė e mė pas tė njė sharlatani politik nga i njėjti vend, i cili , pasi mori rreth 700 faqe material akuzues nga shteti serb, shtoi edhe kėtė qė kishte hulumtuar njė grup lulash, pėrsėri dėmi ėshtė i pandreqshėm.

Luli u bė i njohur njė ditė fillim viti 2005, kur papritmas u bė drejtuesi i njė strukture fantazėm, KOP, i cili nuk ishte asgjė tjetėr, me ndonjė pėrjashtim tė vockėl, vazhdimi i zyrave tė UNMIK-ut nė Tiranė, ardhja nė politikėn shqiptare tė atij ekipi qė kishte “hulumtuar” nė zyrat e njė institucioni jashtė Shqipėrisė dhe pėr tė cilin vend, ku kishin lindur, dinin aq pak.

Pėrse ta uroja Lulin ministėr tė komunikacionit, kur nė njė rrugė u zhdukėn rreth 230 milionė euro. Zhdukje tė tillė nuk kishte parė Shqipėria dhe nuk do tė shihte edhe mė pas. Djalthi i sapo ardhur ia “ mori dorėn” shumė shpejt njė zhdukje milionash dhe, kur i erdhi ditė tė pėrgjigjej, fillimisht u bė i sėmurė, pastaj humbi dhe , kur dosjet shkonin nė gjykatė, njė dorė misterioze i ishte nė mėngjes nė shkallėt e prokurorisė.

Ta uroja qė si ministėr i jashtėm, pėr njė puthje Bakojanis shiti detin e jugut shqiptar, kėtė e ka bėrė nė histori vetėm njė njeri pėr pushtet, ky do tė ishte i dytė, megjithėse ustai pas tij kishte hijen tė rėndė dhe dorė tė ashpėr.

Ta uroja si ministėr i rendit, kur qetėsisht, nė mesin e rrugės, pėr njė gardh kryeministror, qė as u shkel, do tė vriteshin 4 burra tė rinj dhe do tė plagoseshin dhjetėra tė tjerė – kjo ndodhi nė njė ditė janari, kur, bashkė me shefin e tij, nga selia kryeministrore, dhanė qetėsisht urdhrin pėr tė qėlluar nė njerėz.

Ta uroja pėr Fazllicin, qė jo rastėsisht, erdhi nė Shqipėri nė tė njėjtėn kohė me tė dhe qė u bė eminenca gri e tė ardhurve nga Kosova dhe miku i shtėpisė nė familjen kryeministrore, ku edhe ai vetė, Luli, ishte si njė bir nė shpirt, sa qė mė nė fund i lanė nė dorė edhe skeptrin e pushtetit.

Ka shumė gjėra qė nuk do mund ta uroja dhe ai vetė nuk ėshtė se pret njė urim nga unė.

Por sot ai e arriti qėllimin e tij: Bashkimi Europian nuk ia hap dyert vendlindjes sė tij, ku ėshtė edhe vendlindja jonė.

Nuk ia hap se , si nuk ka ndodhur kurrė, me urdhrin e babait tė tij politik dhe pėr tė mbajtur radhėt rreth vetes, bėri ēka nuk ka ndodhur: iku nga vendi qė i kishin besuar. Nga parlamenti. Sepse jeta e tij, qė kur kishte ardhur, kishte qenė pushteti dhe tani e di se ky pushtet ėshtė larg. Tepėr larg. Kjo do tė thotė se ai e ndjen veten jashtė Europės, pasi, sipas mendjes sė tij, ai mund tė shkojė atje vetėm si shef. I fryrė nga vetkėnaqėsia, duke e ditur se pushteti do tė jetė edhe shumė vite larg ėndrrės sė tij dhe se, kur do tė mund tė vijė ai nuk do tė jetė aty ku e kanė vėnė, ai ėshtė i gatshėm t’i vėrė flakėn gjithė vendit, tė zaptojė institucione, tė djegė, tė bėjė thirrjet halucionante, “ digjni makinat, shponi gomat”, si nė njė film debatikas.

I paaftė pėr tė qenė lider, e ka mė tė lehtė tė jetė plangprishės.

I vuri vetes qėllim qė Shqipėria tė jetė larg BE. Gjeti nė anėn tjetėr njeriun qė nuk e kishte ndėshkuar, qė, si ai, shikon pushtetin pėr pasurinė dhe, po si ai, mendon se oligarkia politike e financiare, e mban nė pushtet.

Luli ia arriti qėllimit tė tij, ndaj ėshtė i gėzuar. Sot, si gėzim i papėrmbajtur, do tė bllokojė rrugėt, do tė djegė gomat, do tė flasė me fjalė tė mėdha, do tė trashė zėrin.

Askush si ai nuk gėzohet pėr njė tė keqe ndaj vendit tė tij.

Askush si ai nuk ia hap rrugėn tė keqes sė vendit tė tij pėr gėzimin e njė ēasti.

Por, ia arriti qėllimit. I vetėm nuk do e kishte bėrė. Gjysma e urimit tė tij i takon Ramės.

Nė mbrapshtinė e pushtetit dhe tė mosndėshkimit qė i bėri shefi i tashėm i qeverisė, ai arriti tė ketė njė sukses, tė largojė njė ditė afrimi tė vendit tė tij me Europėn.

Dhe thėrret gjithė ditėn e gjithė natėn se e do kėtė vend si gjithė Europa.

Tė kishte Europa lider si ai nuk do tė ishte kurrė Europė. (Dita)
Llapi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-10-2019, 11:18   #4
Llapi
Banned
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 10,655
Thanks: 42
Thanked 119 Times in 106 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Llapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyerLlapi ėshtė njė i shkėlqyer
Re: UĒK dhe roli i shėrbimeve sekrete gjatė luftės nė Kosovė



Ja lista e re e Serbisė pėr ‘terroristėt’ nga Kosova, aty janė edhe Thaēi e Veseli, mungon Kurti e Mustafa








Llapi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur