Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 11-02-2010, 18:29   #1
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Lightbulb Historia e Shqipėrisė nėn sundimin osman

P A R A T H Ė N I E

Historia e Shqipėrisė nėn sundimin osman gjatė shek. XVI-XVIII ka qenė trajtuar, si pjesė e tretė e vėllimit tė parė tė Historisė sė Shqipėrisė, botuar nė Tiranė nė vitin 1959, shkruar nga njė grup autorėsh.
Nė vitin 1972 u botua si dispensė (Pjesa III e vėllimit tė parė), tekst pėr studentėt e universiteteve tė vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naēi. Nė vitet 1983-1984, kur u botuan vėllimet II, III dhe IV tė Historisė sė Shqipėrisė, kjo pjesė, ashtu si gjithė vėllimi i parė, nuk u botua. Ajo u ruajt si dorėshkrim nė Arkivin e Institutit tė Historisė dhe u vu nė pėrdorim tė pedagogėve e tė studiuesve.
Nė kėtė botim tė ri tė Historisė sė popullit shqiptar, Shqipėria nėn Perandorinė Osmane gjatė shek. XVI - vitet 20 tė shek. XIX pėrbėn pjesėn e tretė tė vėllimit tė parė dhe ėshtė shkruar nga kėta autorė:
Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI - mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), janė hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janė redaktuar nga prof. dr. Petrika Thėngjilli. Zona e ēifligut (Kreu I/3) ėshtė shkruar nga prof. dr. Petrika Thėngjilli.
Kreu III, Ndryshimet nė strukturėn fetare tė popullit shqiptar. Pėrhapja e fesė islame (shek. XV-XIX), ėshtė shkruar nga Ferit Duka.
Kreu IV, Pashallėqet e mėdha shqiptare (1771-1831), ėshtė hartuar nga dr. Stavri Naēi dhe ėshtė redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka.
Kreu V, Kultura dhe arsimi nė shek. XVI-XVIII ėshtė shkruar nga njė grup autorėsh:
Koha e pėrhapjes sė fjalėve shqip, shqiptar dhe Shqipėri nga prof. Shaban Demiraj; Letėrsia shqipe nė shek. XVI-XVII dhe Letėrsia shqipe gjatė shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura nė qytetin e Voskopojės nga prof. Dhimitėr Shuteriqi; Arkitektura nė shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative nė shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka.
Pėr hartimin e Kreut III tė kėsaj pjese ėshtė pasur nė konsideratė nė mėnyrė tė veēantė studimi i prof. dr. Muhamet Tėrnavės (Prishtinė) Ndryshime nė strukturėn fetare nė Kosovė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:30   #2
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

K R E U I

ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE
(SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)


1. VENDOSJA E PLOTĖ E SISTEMIT TĖ TIMARIT NĖ SHQIPĖRI.
FORMAT E PRONĖSISĖ


Vendosja e sistemit tė timarit.
Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)



Zgjerimi i Perandorisė Osmane, pas pushtimeve tė realizuara nė shek. XV, bėri tė nevojshėm ndryshimin e organizimit tė saj shtetėror. Pėr ta vėnė atė mbi baza mė tė qėndrueshme administrative e juridike, gjatė mbretėrimit tė sulltan Sulejmanit II (1520-1566), tė njohur me emrin Ligjvėnėsi (kanuniu), u krye njė organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotėsuan ligjet ekzistuese me urdhėresa tė tjera nė pėrshtatje me kushtet e reja, me synim qė tė arrihej nė radhė tė parė centralizimi i pushtetit nė duart e sulltanit.
Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Nė krye tė ēdo ejaleti kishte njė bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit, ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr sanxhakėsh.
Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė. Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit, tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Nė filim tė shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi njė rėndėsi tė veēantė, sepse selia e bejlerbeut tė Rumelisė u zhvendos nga Shkupi nė Manastir, prandaj ai njihet edhe me emrin pashasanxhaku i Manastirit.
Ēdo sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse. Sanxhakė u ndanė nė njėsi mė tė vogla, tė cilat u quajtėn kaza, kurse kėto tė fundit u ndanė nė nahije. Nė ēdo sanxhak kishte njė mėkėmbės tė sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant tė spahinjve (allaj-bej), kurse nė ēdo kaza njė gjykatės (kadi) qė varej drejtpėrdrejt nga sulltani. Pėrveē kėtyre pati edhe funksionarė tė tjerė tė njė rėndėsie mė tė vogėl nėpėr nahijet. Shumica dėrrmuese e funksionarėve, ashtu si dhe shumica e feudalėve, ishin me origjinė shqiptare. Numri i tyre tashmė ishte rritur. Ndėrsa njė pjesė e tyre vinte nga radhėt e klasės feudale para pushtimit, pjesa tjetėr, qė pėrbėnte shumicėn, vinte nga radhėt e ushtarakėve tė shquar nė luftė ose tė fėmijėve tė rritur nėpėr shkollat e korpuset jeniēere. Kishte mbetur ndonjė sasi e vogėl spahinjsh turq, tė cilėt mė vonė u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonėt turq tė sjellė nė Koxhaxhik, Elbasan, Krujė etj.
Me organizimin e ri, osmanėt i copėzuan sė tepėrmi trojet shqiptare, duke u dhėnė njėsive ushtarake e administrative shqiptare njė shtrirje territoriale mė tė vogėl nė krahasim me sanxhakėt e tjerė tė Rumelisė. Disa prej tyre, pėrveē popullsisė mbizotėruese shqiptare pėrfshinin edhe pakica malazeze, serbe e maqedone.
Gjatė mbretėrimit tė Sulejman Ligjvėnėsit, juriskonsultėt osmanė pėrpunuan, si pėr tė gjithė sanxhakėt e tjerė tė perandorisė, edhe pėr ata shqiptarė, nga njė kanuname tė veēantė. Kanunameja mė e vjetėr nga ato qė janė ruajtur e qė njihet deri mė sot, ėshtė ajo e sanxhakut tė Shkodrės (1529). Kanuname tė veēanta patėn edhe sanxhakėt e Vlorės, tė Elbasanit, tė Prizrenit, tė Ohrit, tė Vuēiternės. Burimin e tyre kanunametė e kishin gjithnjė te “Ligji i Sheriatit” (ligji i shenjtė) dhe nė mėnyrė tė veēantė te Kurani, qė ishte njė farė kushtetute e pėrjetshme e perandorisė sė osmanėve. Por nė hartimin e tyre janė marrė parasysh edhe kushtet shoqėrore-ekonomike tė ēdo sanxhaku, si dhe traditat dokesore tė trashėguara nga shekujt e kaluar. Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė ligjėruan gjendjen e pronėsisė tokėsore, pozitėn e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera tė popullsisė shqiptare. Kanunametė pėrmbanin gjithashtu dispozita tė ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik tė sanxhakėve, mbi ēmimet e prodhimeve bujqėsore, mbi regjimin doganor etj.
Nė fillim kėto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohė pas kohe ato u plotėsuan me dekrete (fermane) dhe me vendime (fetva), sidomos me fetvatė e kryetarit tė fesė islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore nė pėrpilimin e kanunameve. Mė vonė u hartuan kanumame tė reja mė tė plota. Kanunameja e dytė e Shkodrės u pėrpilua afėrsisht gjysmė shekulli mė vonė nga e para.
Pėrveē kanunameve tė sanxhakėve dhe tė shtesave tė mėvonshme, kadilerėt kishin pėr udhėheqje nė punėt e tyre edhe kanunamenė qendrore tė njohur me emrin “Kanunameja e sulltan Sulejmanit”, qė u kodifikua pas mesit tė shek. XVI. Kjo pėrmblidhte dispozitat themeltare tė regjimit feudalo-ushtarak dhe tė marrėdhėnieve shoqėrore-ekonomike tė krejt Perandorisė Osmane.
Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė kishin tė pėrbashkėta normat kryesore tė regjimit feudal-ushtarak. Nė mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njėra-tjetra dhe pasqyronin shkallėn jo tė barabartė tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė popullsisė qė jetonte nė secilin sanxhak.
Nė vitin 1506 u bė njė regjistrim i pėrgjithshėm i tė gjitha tokave shqiptare. Ato u pėrfshinė nė dy zona tė mėdha. Nė njėrėn zonė bėnin pjesė tokat, ku ishte zbatuar sistemi i timarit. Kjo quhej ndryshe zona e sė dhjetės (yshyrit), kurse zona tjetėr pėrfshinte krahinat malore tė vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror njė taksė (haraē) fikse, prandaj quheshin zona e haraēit.
Zona e timarit ishte e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare. Si nė gjithė Gadishullin Ballkanik, dhe nė shumicėn e viseve tė tjera tė Perandorisė Osmane, gjithė toka ishte shpallur “tokė shtetėrore” (erazi mirie). Megjithatė, pronėsia mbi tokėn, qė i pėrkiste shtetit osman edhe nė Shqipėri, pati tri forma tė ndryshme: tokat shtetėrore qė zinin sipėrfaqen mė tė madhe tė vendit dhe pėrbėnin bazėn e sistemit tė timareve, tokat nė zotėrim privat (erazi mylk) qė zotėroheshin nga pjesėtarė tė aristokracisė feudale dhe tokat vakėf (erazi vakf), qė ishin pronė e institucioneve fetare myslimane.
Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e tokave shqiptare i pėrkiste formės sė tokave shtetėrore. Kėto pėrbėnin fondin e tokave tė pėrfshira nė sistemin e timarit, nė disa kategori: nė radhė tė parė, bėnin pjesė tokat e punueshme, arat, livadhet nė zotėrim tė fshatarėve. Tipar dallues i kėtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarėt qė i zotėronin ato, ishin tė detyruar t’i shlyenin njė varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit tė tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtinės dhe ēifligut. Nė rast se njė mysliman merrte njė bashtinė, i shlyente detyrimet si i krishterė.
Pėrveē tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (mezra) ishin toka djerr tė fshatrave, dikur tė banuara, por qė ishin braktisur nga popullsia. Ato mund tė punoheshin e tė mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetėm e dhjeta e prodhimeve bujqėsore. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi dhe taksėn e tapisė e merrte shteti. Punimi i tyre mund tė bėhej edhe nga fshatarė tė ardhur. Sipas regjistrit tė vitit 1520, fshati Levan i Vogėl nė regjistrimin e vjetėr figuronte truallishte, por fshatarėt qė erdhėn nga viset pėrreth, u vendosėn aty me banim dhe e punonin tokėn, duke i shlyer tė dhjetėn tė zotit tė tokės. Krahas truallishteve ishin tokat e pėrbashkėta (mysha), toka tė papunuara, tė ndodhura midis fshatrave me kufij tė papėrcaktuar dhe nė pėrdorim tė pėrbashkėt tė tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtėzohej me pagimin e sė dhjetės. Njė kategori tjetėr tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, tė cilat me kalimin e kohės nga njė regjistrim nė tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi qė tė punoheshin. Tė njėjtin status kishte toka djerr brenda timareve tė lėna si kullota dimėrore dhe verore. Spahiu kishte tė drejtė tė vilte taksėn pėr dimėrimin dhe verimin e bagėtive nga fshatarėt e jashtėm qė sillnin bagėtitė pėr kullotje, por jo nga fshatarėt e fshatit ku ndodhej kullota. Nė periferi tė qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Pėrreth qyteteve kishte mjaft ēifligje tė ngarkuara vetėm me tė dhjetėn dhe taksėn e kashtės. Njė kategori mė vete pėrbėnin tokat e dhėna nė zotėrimin e personave tė ngarkuar me shėrbime ushtarake nė luftė, nė prapavijė ose me shėrbime administrative. Kėto u jepeshin si bashtina ose ēifligje vojnukėve, stallierėve, rritėsve tė shpesėve tė gjuetisė (doganxhinj), ruajtėsve tė grykave tė rrugėve (derbendxhinj), pjesėtarėve tė korpusit ushtarak tė kalorėsve (myselem) dhe tė kėmbėsorėve. Tokat ushtarake trashėgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtėzakonshme shtetėrore dhe nga ēdo detyrim tjetėr kundrejt shėrbimit ushtarak. Me kalimin e kohės kjo kategori sa vinte e zvogėlohej. Kėshtu mė 1506 nė sanxhakun e Vlorės kishte 229 shtėpi vojnukėsh qė ishin kthyer nė raja. Mė 1593 numri i vojnukėve nė kėtė sanxhak numėrohej me gishta. Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnin pjesė edhe tokat nė zotėrim personal tė spahinjve (hasa-ēiflig).
Toka shtetėrore u nda nė zotėrime tė veēanta, tė cilat nė varėsi nga shuma e tė ardhurave qė jepnin, u quajtėn has, ziamet dhe timar. Tė ardhurat vjetore maksimale tė hasit qė u jepeshin pjesėtarėve tė aristokracisė feudale (sulltanit, vezirėve, bejlerbejve, sanxhakbejve), i kapėrcenin tė 100 000 akēet, tė ziametit deri nė 99 999 akēe, kurse tė ardhurat e timarit, qė u jepeshin zakonisht feudalėve tė vegjėl nuk i kapėrcenin tė 19 999 akēet.
Numri i zotėrimeve nė tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman nė krahinat e mbetura ende jashtė administratės sė tij. Sipas regjistrimit tė vitit 1431, nė Sanxhakun Shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer nė vitin 1533, vetėm nė sanxhakėt e Shkodrės, tė Vlorės, tė Ohrit, tė Elbasanit, tė Vuēiternės dhe tė Prizrenit numri i timareve arriti nė 2 070.
Nė Shqipėri haset nė zotėrim tė sulltanit u formuan pas pėrfundimit tė pushtimit tė saj dhe me pėrforcimin e pushtetit osman nė vend. Sipas dėshmive dokumentare ato ishin krijuar pėr herė tė parė nė sanxhakun e Shkodrės, nė vitin 1485, pastaj nga fillimet e shek. XVI u dukėn nė tė gjithė sanxhakėt e tjerė. Tė ardhurat e tyre i kalonin thesarit shtetėror dhe pėrdoreshin pėr tė mbuluar shpenzimet e administratės qendrore tė shtetit. Nė pėrputhje me kushtet ekonomike e politike tė secilės trevė, ato pėrfshinin zakonisht tė ardhurat mė tė rėndėsishme tė vendit qė vinin nga taksat e shitblerjes sė mallrave nė tregjet kryesore, nga taksat doganore tė skelave tė Vlorės, Durrėsit, Lezhės, Shkodrės, qė ishin nyje kryesore tė tranzitit tregtar me botėn e jashtme, nga monopoli i kripės nė kriporet e bregdetit, nga peshkimi nė liqenet e Shkodrės, Ohrit, nė grykat e lumenjve etj., nga minierat e Novobėrdės, Janievės, Trepēės, Prizrenit, Vlorės dhe nga tė ardhurat e njė numri qytetesh apo fshatrash. Vjelja e kėtyre tė ardhurave zakonisht bėhej me anėn e sistemit tė sipėrmarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft tė mėdha dhe zinin njė vend tė konsiderueshėm nė sasinė e tė ardhurave (tė rentės) qė shkonin nė dobi tė klasės feudale. P.sh. nė vitet 30 tė shek. XVI haset zinin 44,8% tė kėtyre tė ardhurave dhe arrinin nė 10 649 730 akēe. Tė ardhurat e hasit tė sulltanit nė Vlorė vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripės, nga taksa e dhenve nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore tė 26 fshatrave. Nė hasin perandorak nė Vuēitern tė ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novobėrdės e tė Janievės, tė punishtes pėr prerjen e monedhės, nga taksat e qytetarėve dhe nga detyrimet spahiore tė 290 fshatrave.
Hase tė rėndėsishme zotėronin edhe vezirė e bejlerė, si Sinan Pasha nė sanxhakun e Vlorės dhe Osman Pasha nė sanxhakun e Delvinės etj. Sanxhakbejlerėt, si mbajtės tė pushtetit ushtarak e civil nė krahinat e pėrfshira nė njėsitė administrative qė qeverisnin, zotėronin 8-9 hase tė rėndėsishme qysh nė shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut tė Shkodrės mė 1485 arrinte nė 389 912 akēe. Ai pėrfshinte tė ardhurat e qyteteve tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Pejės si dhe 161 fshatra kryesisht nė Malėsinė e Madhe. Nė shek. XVI, haset e sanxhakbejlerėve lėviznin nga 200 000 deri nė 550 000 akēe secili. Tė ardhurat e haseve tė funksionarėve tė lartė arrinin nė fund tė shek. XVI nė 2 593 998 akēe, d.m.th., nė 10,4% tė sasisė sė pėrgjithshme tė tė ardhurave nga detyrimet spahiore. Mė i vogli ishte hasi i sanxhakut tė Elbasanit (117 138 akēe) dhe mė i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akēe). Vendin kryesor nė tė ardhurat e kėtyre haseve e zinin tė ardhurat nga detyrimet spahiore, tė vjela nga 260 fshatra.
Pjesa mė e madhe e tokave dhe e popullsisė ishte dhėnė nė ziamete dhe timare. Nė fillim tė shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3 352 000 akēe, kurse nė fund tė shek. XVI 212 ziamete dhe 2 043 timare me 15 500 000 akēe. Sasia mė e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej nė sanxhakėt e Vlorės, tė Ohrit, tė Vuēiternės, nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit etj. Ziametet dhe timaret pėrfshinin pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave (tė rentės) tė zotėrimeve spahiore, 32% tė shumės sė pėrgjithshme. Gjatė shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i ziameteve erdhi duke u zvogėluar, pėrkatėsisht nė 2 043 e 93.
U pakėsua mė shumė (gjatė shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe mė pak ai i timareve. Kjo dukuri dėshmon pėr copėtimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe nė kėta shekuj ruhej tradita e mėparshme, sipas sė cilės shumicėn e timareve e pėrbėnin timaret e vogla me tė ardhura deri nė 3 000 akēe. Kėshtu timaret e vogla nė fillim tė shek. XVII nė sanxhakun e Shkodrės zinin 55% tė numrit tė pėrgjithshėm, nė sanxhakun e Vuēiternės 66% dhe nė atė tė Elbasanit 64%. Vendin e dytė e zinin timaret me tė ardhura 5 000-6 000 akēe. Timaret dhe ziametet thuajse tėrėsisht kishin tė bėnin me tokėn dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqėsor tė njė vendbanimi tė caktuar. Ziametet pėrfshinin disa fshatra tė tėra, kurse timaret fshatra tė plota ose pjesė fshatrash.
Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve tė caktuara ndaj pushtetit qendror. Timarliu ose zaimi e gėzonte timarin apo ziametin me kusht qė me shpenzimet e veta, tė shkonte nė luftė si kalorės i armatosur nėn urdhrat e sanxhakbeut sa herė ta thėrriste sulltani. Timari, tė ardhurat e tė cilit ishin deri nė 3 000 akēe qė nevojiteshin pėr shpenzimet e jetesės sė spahiut, quhej “kėllėē timar”, d.m.th., timar sa pėr njė shpatė. Nė rast se tė ardhurat e kalonin kėtė shumė, atėherė spahiu ishte i detyruar tė ēonte njė kalorės tė armatosur (xhebeli) pėr ēdo 3 000 akēe mė shumė, ndėrsa zotėruesit e ziameteve e tė haseve ēonin njė kalorės pėr ēdo 5 000 akēe.
Kushtėzimi i dhėnies sė zotėrimit me shėrbimin nė ushtri, i jepte sistemit tė timareve nė fazėn e parė tė tij njė karakter tė theksuar ushtarak. Kur sulltani, me anė tė njė urdhri (fermani), kėrkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atėherė tė gjithė spahinjtė sė bashku me xhebelitė, tė armatosur dhe tė pajisur pėr luftė me shpenzimet e tyre, paraqiteshin pranė sanxhakbeut, i cili ishte i detyruar tė shkonte me tė gjitha forcat ushtarake tė sanxhakut tė vet pranė bejlerbeut tė Rumelisė e tė vihej nėn urdhrat e tij. Nė qoftė se spahinjtė nuk i pėrgjigjeshin thirrjes pėr luftė, ata zhvisheshin nga feudet, tė cilat u jepeshin personave tė tjerė. Nė kohė paqeje spahinjtė ishin tė detyruar tė mos largoheshin nga vendet ku ndodhej zotėrimi i tyre. Kur ata tregoheshin besnikė dhe kryenin mirė shėrbimin ushtarak, shpėrbleheshin me zmadhimin e zotėrimit dhe gėzonin kėshtu tė ardhura mė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė pushteti qendror ruajti disiplinėn dhe gatishmėrinė luftarake tė spahinjve dhe krijoi garancinė pėr forcimin e zgjerimin e Perandorisė Osmane.
Zotėrimi i tokės, qė kishte pėr veēori shėrbimin e detyrueshėm nė ushtri ose nė administratė, ishte baza e gjithė sistemit tė timareve. Ky sistem pronėsie me kusht i siguronte pushtetit qendror njė ushtri tė madhe e tė interesuar pėr luftėra pushtuese, si dhe njė aparat administrativ tė pėrshtatur me nevojat e sundimit.
Zotėrime u jepeshin edhe personave qė kryenin shėrbime nė administratėn qendrore ose lokale. Kėshtu, p.sh., gjatė shek. XV nė tokat shqiptare u ishin dhėnė timare kadilerėve, shkruesve etj. Nė kėtė shekull, kur pozitat e pushtuesve nuk qenė konsoliduar plotėsisht, u ishin dhėnė timare edhe disa peshkopėve tė krishterė. Edhe mitropolitit tė Beratit dhe peshkopėve tė Krujės, tė Kaninės e tė Ēartallozit iu njohėn nė fillim nė sanxhakun shqiptar si timare fshatrat qė zotėronin si metohe para pushtimit. Por, nė shek. XVI, kjo praktikė u hoq. Tashmė nuk kishin mbetur elementė tė krishterė vendas nė gjirin e timarlinjve osmanė, ashtu siē kishte pasur nė periudhėn e luftėrave tė shek. XV. Pėr tė ruajtur pozitat e veta ekonomike dhe politike, ish-pjesėtarėt e parisė sė vjetėr feudale vendase kishin pėrqafuar fenė e pushtuesit, islamin.
Zotėrimi nuk ishte i pėrjetshėm. Biri i spahiut mund tė trashėgonte zotėrimin, vetėm nėse ai pėrmbushte po ato detyrime qė kishte i ati ndaj sulltanit. Spahinjtė nuk gėzonin pronėsinė e plotė mbi tokat e zotėrimit, mbasi as mund t’i shisnin dhe as mund t’i dhuronin. Sipas juriskonsultėve osmanė “toka mirie” nuk ishte as e timarliut, as e atij qė punonte tokėn, d.m.th., e fshatarit raja. Pronari i vėrtetė i kėtyre tokave ishte shteti osman. Rrjedhimisht spahiu konsiderohej vetėm zotėrues i tokės (sahibi erz). Duke qenė pronar toke i kufizuar, edhe pushteti i tij mbi fshatarin raja ishte gjithashtu i kufizuar. Megjithėse nė legjislacionin osman ai cilėsohej edhe zotėrues i rajave (sahibi reaya), ai nuk gėzonte tė drejtėn ta gjykonte vetė fshatarin raja dhe nuk mund ta dėbonte atė nga toka po qe se ky pėrmbushte detyrimet qė kėrkonte ligji.
Ēdo familje fshatare banuese nė njė feud kishte ngastrėn e tokės qė e punonte me pjesėtarėt e vet. Ngastrat qė u ndodhėn nė duart e fshatarėve tė krishterė, u quajtėn si dhe mė parė bashtina, kurse ato qė ishin nė pėrdorim tė fshatarėve myslimanė u quajtėn ēifligje (ēift-njė palė, njė pendė, nė kuptimin e njė toke qė mund tė punohej me njė pendė qe). Meqenėse bashtinat dhe ēifligjet ishin tokė shtetėrore, fshatari gėzonte mbi to vetėm tė drejtėn qė ta punonte dhe ta shfrytėzonte kundrejt detyrimeve qė duhej tė jepte. Fshatari gėzonte disa tė drejta tė kufizuara, ai nuk mund tė dėbohej nga toka prej spahiut po qe se e punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund t’ia shiste tė drejtėn e pėrdorimit tė bashtinės pa e copėtuar atė, njė fshatari tjetėr, por vetėm me lejen e spahiut, tė cilit me kėtė rast, blerėsi duhej t’i paguante taksėn e tapisė (resmi tapu). Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose kur e linte tokėn pa punuar mė tepėr se tre vjet, spahiu kishte tė drejtė t’ia merrte tokėn dhe t’ia jepte njė tjetri, duke i marrė kėtij taksėn e tapisė.
Fshatari raja gėzonte tė drejtėn e njė trashėgimie tė kufizuar mbi bashtinėn apo ēifligun e vet. Djali ose djemtė e tij e trashėgonin tė drejtėn e punimit tė tokės, por pa e pjesėtuar atė. Ata nuk ishin tė detyruar tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė. Tė drejtėn e trashėgimisė e gėzonin edhe tė afėrmit e tjerė tė fshatarit raja (bijat, vėllezėrit, motrat), kur ky nuk linte trashėgimtar mashkull, por nė kėtė rast trashėgimia nuk ishte e lirė, meqenėse kėta duhej tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė.
Pra, e drejta e pronėsisė sė tokės mirie ishte e pjesėtuar midis shtetit, qė ruante pėr vete tė drejtėn e disponimit, dhe spahiut, qė gėzonte tė drejtėn e zotėrimit, kurse fshatari kishte tė drejtėn dhe detyrėn e punimit e tė shfrytėzimit.
Kjo pronėsi solli si pasojė qė pushteti i spahiut nė pronėn osmane tė mos kishte pavarėsi dhe imunitet tė plotė financiar, administrativ dhe gjyqėsor.
Duke qenė vazhdimisht nėn kontrollin e organeve tė pushtetit qendror, spahinjtė ishin kufizuar tė mblidhnin vetėm tė ardhurat e zotėrimeve qė u pėrkisnin, sepse pushteti qendror i vilte tė ardhurat e veta me anėn e organeve tė veēanta tė tij.
Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnte pjesė edhe hasa-ēifligu (ose hasa). Kjo ishte njė ngastėr toke nė madhėsinė e njė bashtine qė brenda zotėrimit tė vet e mbante nė zotėrim personal spahiu. Kėto ngastra u jepeshin dhe u merreshin spahinjve sė bashku me tė. Ato nuk shiteshin si pronat nė zotėrim privat.
Si ekonomi personale tė spahinjve, hasa-ēifligjet ishin tė ēliruara nga ēdo lloj detyrimi dhe taksa tė zakonshme ose tė jashtėzakonshme shtetėrore.
Pėr punimin, mbjelljen etj., tė kėtyre ngastrave, spahinjtė pėrdornin punėn angari tė fshatarėve tė timareve tė tyre, dhėnien me qira ose me gjysmatari. Nė shek. XV haset e ēifligjet e spahinjve ishin zakonisht vreshta, kopshte, ullishte, pemė frutore, mullinj etj. Nė shek. XVI numri i hasa-ēifligjeve vjen e zvogėlohet, meqenėse spahiu ishte i lidhur me luftėrat dhe shteti lejoi dhėnien e tyre me tapi. Mbas njė shekulli zotėrimet personale nuk pėrmenden fare.





Tokat private (mylk) dhe tė institucioneve fetare
Njė kategori tė dytė tė pronave tokėsore nėn sundimin osman e pėrbėnin tokat nė pronėsi private. Zakonisht fshatarėt kishin pranė banesave tė tyre nga njė sipėrfaqe tė vogėl toke, mbi tė cilėn gėzonin pronėsinė e plotė private dhe qė nuk e kalonte njė dynym. Ato ishin kryesisht kopshte, vreshta, ullishta etj. Prona private ishin edhe ndėrtesat (kasollet, plevicat e shtėpitė) dhe mullinjtė. Kėto prona mylk mund tė shiteshin dhe tė dhuroheshin nga pronarėt e tyre pa kufizimet qė ekzistonin pėr tokat shtetėrore. Vetėm nė rast se fshatari e humbiste tokėn e bashtinės ose largohej nga timari pa lejen e spahiut, atėherė ky kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi pronat e tij mylk.
Nė kategorinė e pronave private mbi tokėn, vendin kryesor e zinin zotėrimet e dhėna pėrgjithmonė dhe tė pakushtėzuara me detyrimin ushtarak. Nga fondi i tokave shtetėrore, me anė tė njė akti tė veēantė pronėsimi (mylkname), sulltanėt u dhuronin komandantėve tė shquar tė ushtrisė ose funksionarėve tė lartė tė administratės, pėr merita tė veēanta ndaj shtetit osman, fshatra ose krahina tė tėra nė formė mylku, tė quajtura edhe mylqe tokėsore. Pronarėt e kėtyre zotėrimeve gėzonin mbi to tė gjitha tė drejtat e njė prone tė plotė. Ata mund t’i shisnin, t’ua linin trashėgim pasardhėsve tė tyre, t’i dhuronin ose t’i kthenin nė prona institucionesh fetare myslimane.
Pronarėve tė mylqeve tokėsore u ishte dhėnė e drejta tė vilnin nga rajatė jo vetėm detyrimet qė nxirrte zakonisht ēdo spahi, por edhe njė pjesė tė atyre qė kalonin nė dobi tė arkės shtetėrore. Veēse me gjithė kėto tė drejta, sulltani kishte gjithmonė pushtet t’ua merrte kėto mylqe kur ta shihte tė arsyeshme.
Mylket tokėsore u shfaqėn nė trojet shqiptare qysh nga fundi i shek. XIV, kur sulltan Murati I i dhuroi njė mylk tė madh njė komandanti tė shquar nė pushtimin e Rumelisė, Evrenoz Beut. Nė kufijtė e kėtij mylku pėrfshihej edhe krahina e Bilishtit. Ato u shtuan nė fund tė shek. XV dhe gjatė shek. XVI. Kėshtu, p.sh., mė 1484 sulltan Bajaziti II i dhuroi si mylk ish-sanxhakbeut tė Janinės dhe dhėndrrit tė sulltan Mirahor Iljas beut, fshatrat Peshkopje (aty ku u shtri mė vonė qyteti i Korēės), Panarit, Treskė, Leshnjė, Boboshticė dhe Vithkuq tė krahinės sė Korēės. Pronat mylk mė tė mėdha nė Shqipėri iu dhanė nga sulltan Sulejman Ligjvėnėsi Mustafa Pashės (1523), njėrit nga pinjollėt e myslimanizuar tė familjes sė Dukagjinėve. Ato pėrfshinin 33 fshatrat e nahijeve fqinje tė Zadrimės dhe tė Ragamit. Krahas mylqeve tokėsore ndeshen edhe disa forma tė tjera tė pronėsisė private. Njė nga kėto ishte mylku i dhėnė kundrejt dėrgimit tė luftėtarėve (eshkinxhinj). Nė rast se ato nuk kryenin detyrimin merrej prodhimi i njė viti. Njė formė tjetėr ishte ēifligu mylk, i ngarkuar me shėrbimin ushtarak. Tri ēifligje tė tilla ndeshen nė fillim tė shek. XVII nė fshatrat Dushnik tė Beratit, nė Zhezharė e nė Rizovė tė Shpatit. Pronat mylk nė trojet shqiptare zinin njė sipėrfaqe shumė tė vogėl tė tokės sė punueshme nė krahasim me sipėrfaqen e tokės sė shpallur shtetėrore dhe tė ndarė nė zotėrime ushtarake e administrative si nė vendet e tjera tė perandorisė. Nė shek. XVI thuajse u ndėrpre praktika e dhurimit tė mylqeve tokėsore, kurse ato ekzistuese u shndėrruan nė shumicėn e tyre nė vakėfe.
Nė truallin shqiptar gjendeshin edhe toka nė pronėsi tė institucioneve fetare myslimane (vakėfe). Kėto ishin prona tė kategorisė private, sepse pėrbėheshin nga toka tė dhuruara prej sulltanėve nė formė mylku dhe nga toka mylk tė dhuruara nga besimtarėt. Nė vakėfe u kthyen siē u tha mė sipėr, edhe shumica e mylqeve tokėsore qė gėzonin feudalėt e mėdhenj.
Tokat nė pronėsi tė institucioneve fetare myslimane ishin tė paprekshme edhe nga vetė sulltani. Pėr kėtė arsye, shumica e pronarėve tė mylqeve tokėsore nuk ngurruan t’i kthenin pronat e tyre tė kėsaj kategorie nė prona institucionesh fetare myslimane sipas rregullave tė institucionit tė vakėfit, duke caktuar sipas vullnetit tė tyre administratorin (myteveliun) dhe mėnyrėn e ndarjes sė tė ardhurave tė kėsaj prone. Duke pėrfituar nga kėto rregulla, pronarėt e kėtyre mylqeve, pasi linin njė pjesė tė tė ardhurave nė dobi tė ndonjė institucioni fetar, siguruan pėr vete dhe pėr trashėgimtarėt e tyre brez pas brezi pjesėn tjetėr tė tė ardhurave, si dhe tė drejtėn e administrimit tė pronave tė veta. Nė kėtė mėnyrė, ata iu shmangėn rrezikut tė konfiskimit nga ana e sulltanit.
Tokat e vakėfuara nuk mund tė shiteshin, tė dhuroheshin ose tė ktheheshin nė prona individuale. Tokat e para vakėfe nė Shqipėri ndeshen nga fillimi i shek. XVI. Mė 1505 Mirahor Iljas beu tokat e tij nė fshatrat Peshkopje, Vithkuq, Leshnjė, Boboshticė etj., tė kazasė sė Korēės, i ktheu nė toka vakėf. Nė kohėn e sundimit tė sulltan Sulejman Ligjvėnėsit u kthyen nė vakėf edhe mylqet tokėsore tė Zadrimės dhe tė Ragamit. Procesi i vakėfimit vazhdoi edhe nė shekujt e mėvonshėm.
Mė 1641 Arkitekt (mimar) Kasemi ktheu nė vakėf ēifligje, kullota dimėrore, banja, ēezma, mullinj nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, pėrveē objekteve nė krahina tė tjera tė perandorisė. Sheqere Pare, njė nga gratė e oborrit perandorak, i ktheu nė vakėf fshatrat Voskopojė e Podgorie tė krahinės sė Korēės, qė i ishin dhuruar si pronė private (1647). Po nė kėtė kohė vakėfit tė Arkitekt Kasemit iu shtuan tri ēifligjet mylk nė fshatrat Dushnik tė Beratit dhe nė Zhezharė e Rizovė tė kazasė sė Shpatit.
Sipas kodeve osmane vakėfet pėrbėheshin vetėm prej pronash private, por nė shek. XVII-XVIII janė vakėfuar edhe toka shtetėrore. Nė vitin 1678, Aishja, banore e fshatit Syzezė tė Mallakastrės, la vakėf njė pjesė tė pasurisė sė saj tė pėrbėrė prej njė shtėpie pėrdhese, njė kopshti, njė vreshte, njė hambari dhe njė are nė madhėsinė qė punohej me njė pendė qe, 15 kokė bagėti dhe gjysma e njė kullote. Kėto vakėfe vetėm formėn kishin tė pėrbashkėt me vakėfet e ngritura nė bazė tė sheriatit, prandaj Koēi Beu, nga Mborja e Korēės, i quan vakėfe tė paligjshme.

Marrėdhėniet shoqėrore
Ashtu si nė krejt perandorinė, edhe nė Shqipėri shoqėria u nda nė klasėn ushtarake dhe nė rajatė. Tek ushtarakėt pėrfshiheshin tė gjithė ata qė ishin nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė sulltanit dhe qė nuk merreshin me prodhimin. Sipas funksionit, ushtarakėt ndaheshin nė njerėz tė shpatės dhe tė penės. Nė njerėzit e penės pėrfshiheshin ulematė, kadilerėt, nėpunėsit e financės. Nė tė shpatės hynin nė radhė tė parė zotėruesit e timareve, tė ziameteve dhe haseve tė lidhur me shėrbimin ushtarak, zotėruesit e feudeve tė lidhur me shėrbime nė administratėn shtetėrore, pronarėt e mylqeve tokėsore. Pėr tė gjithė kėta i pėrbashkėt ishte fakti se, si zotėrues tė tokės, ata gėzonin tė drejtėn tė merrnin prej fshatarėsisė njė pjesė tė tė ardhurave.
Nė shek. XVI-XVII shtresa drejtuese nė rajonet e ish-principatave shqiptare, duke pėrjashtuar ndonjė sanxhakbej, myfti apo kadi tė dėrguar nga vise tė tjera, ishte me prejardhje vendase. Pėr mė tepėr, njė pjesė e saj vinte nga radhėt e fisnikėrisė shqiptare tė parapushtimit, por tashmė, pavarėsisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjesė e pandarė e tėrėsisė sė klasės feudale osmane. Rol tė rėndėsishėm pėr kėtė ndryshim luajti edhe ndikimi i fesė e i kulturės turko-islame. Fakti se nė fillim tė shek. XVI spahinjtė e krishterė ishin shumė tė rrallė, dhe se, pak mė vonė, ata u islamizuan qė tė gjithė, tregon se integrimi i feudalėve me prejardhje shqiptare nė gjirin e klasės osmane u bė i plotė qysh nė kėtė shekull. Nė trevat verilindore shqiptare tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Kosovės struktura etnike e feudalėve pėsoi ndryshime tė thella. Si rrjedhim i pushtimit tė kėtyre trevave nė shek. XV, i vendosjes dhe i pėrforcimit tė administratės shtetėrore osmane si dhe i shpronėsimit tė ish-shtresės sunduese nė to, u shkatėrrua pėrfundimisht ish-aparati shtetėror, kurse vetė fisnikėria e mėparshme, njė pjesė e sė cilės u asgjėsua edhe fizikisht nė konfliktet luftarake, u zhduk si forcė e pavarur ekonomike dhe politike. Tė 259 feudet qė u krijuan nė ato rajone nė vitin 1455, iu dhanė nė zotėrim pjesėtarėve tė klasės sė re sunduese osmane. Nė kėtė forcė tė re sunduese u integrua njė numėr i kufizuar feudalėsh tė vegjėl tė krishterė. Nė fillimet e pushtimit shtresa e re sunduese pėrbėhej nė shumicėn e vet nga spahinj myslimanė, kryesisht turq pėr nga kombėsia, dhe nga feudalė tė islamizuar prej trevave tė tjera ballkanike. Elementi shqiptar nė gjirin e saj, qė ishte i pakėt nė fillim, u shtua nė periudhėn kalimtare nga shek. XV nė shek. XVI pėr tė zėnė pak nga pak vendin kryesor. Ky fenomen u arrit nga elementė shqiptarė, qė ishin vendas dhe jo nga elementė etnikė serbė, sepse feudalėt serbė ishin tė ardhur dhe ndodheshin nė njė truall etnik tė huaj. Pra, mbushja e klasės feudale osmane me mė shumė elementė tė dalė nga gjiri i popullsisė vendase shqiptare u krye nė trojet verilindore shqiptare, pikėrisht ashtu siē u krye edhe nė rajonet e ish-principatave shqiptare. Edhe pushtuesit osmanė ishin tė interesuar pėr njė mbushje tė tillė nga elementė vendas, sepse kėshtu siguronin njė mbėshtetje shoqėrore vendase.
Nė gjirin e shtresės sė re sunduese, ashtu si kudo nė perandori, e sidomos nė pjesėn evropiane tė saj, pėr shkak tė vetė sistemit feudal-ushtarak osman, u krye njė diferencim i theksuar. Ky diferencim vihet re qysh nė regjistrimin e vitit 1485 nė sanxhakun e Shkodrės. Sipas kėtij regjistrimi, masa e spahinjve tė vegjėl pėrfitonte vetėm 1/4 e sasisė sė pėrgjithshme tė detyrimeve tė sanxhakut, kurse 3/4 e saj i ndanin sanxhakbeu dhe njė zaim. Nė kėtė fazė tė parė tė pushtimit osmanėt u mbėshtetėn mė tepėr tek aristokracia feudale dhe te forca ushtarake qė nxirrte ajo, sesa te spahinjtė timarlinj ende tė pafuqishėm dhe tė paktė nė numėr.
Nė Shqipėri ekzistonte edhe njė shtresė ushtarakėsh qė, nė vend tė rrogave, gėzonin tė ardhura deri nė 1 400 akēe nga timare tė vogla tė quajtura “timar gjedik” tė lėshuara nė emėr tė kėshtjellave, tė ardhurat e tė cilave u ndaheshin pjesėmarrėsve tė garnizoneve tė tyre. Kėta ushtarakė shėrbenin sidomos nė objekte tė fortifikuara malore.
Nė grupin e dytė hynin ata qė merreshin me prodhimin dhe qė shlyenin njė varg taksash. Ata njiheshin me emrin e pėrgjithshėm raja. Me kėtė emėr dallohej fshatarėsia e vendosur nė sistemin e timarit. Ajo kishte detyrime kundrejt spahiut dhe shtetit. Frytet e prodhimit tė saj ndaheshin midis tyre. Njė kategori tjetėr ishte fshatarėsia e varur drejtpėrdrejt nga pushteti qendror, si jyrykėt dhe vojnukėt, zotėrues tė bashtinave tė lira. Njė kategori e tretė ishte fshatarėsia me origjinė skllavi (gulame e ortakēinj) qė varej nga feudali. Pushteti qendror nuk kishte kompetenca mbi ta. Ligji nuk i konsideronte ata juridikisht tė lirė. Zakonisht ata punonin hasa-ēifligun e spahiut, si dhe tokėn qė u jepte spahiu sė bashku me farėn, dhe prodhimin e ndanin pėrgjysmė (ortakēinj). Sė fundi, nė sistemin e timarit ishte njė kategori fshatare e ngarkuar me disa detyra speciale nga pushteti qendror. Ndaj feudalit shlyente tė gjitha detyrimet si gjithė fshatarėsia e vendosur nėn timar, kurse shteti e kishte ēliruar nga disa taksa. Midis kėtyre kategorive tė rajasė kishte dallime rigoroze nga legjislacioni osman. Biri i rajasė ishte raja. Ortakēinjtė nuk mund tė martoheshin me gra rajash, sepse fėmija konsiderohej raja.
Kufijtė midis kėtyre dy grupeve (ushtarakė dhe raja) ishin tė pėrcaktuar qartė. Spahinjtė qė nuk kryenin shėrbimin ushtarak, humbisnin zotėrimin dhe kalonin nė grupin e dytė, kurse kalimi nga grupi i dytė nė tė parin bėhej shumė rrallė dhe me dekret tė sulltanit.
Marrėdhėniet midis spahinjve dhe fshatarėve raja shqiptarė u pėrcaktuan jo vetėm nga ligjet e shtetit osman, por edhe nga traditat qė ekzistonin kėtu mė parė. Nė shek. XV, kur institucionet feudale osmane ishin nė formim e sipėr, pushtuesit nuk ishin nė gjendje tė ndryshonin njėherėsh format e pronėsisė dhe marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore qė ishin konsakruar pėr shekuj me radhė. Kjo i detyroi ata qė t’i merrnin parasysh dhe madje tė pėrvetėsonin tė gjitha ato forma e institucione qė pėrputheshin me interesat e tyre. Njė institucion i tillė ishte pronia, e cila kishte ngjashmėri nė disa drejtime me institucionin e timareve qė osmanėt kėrkonin tė zbatonin pas pushtimit. Gjatė shekullit tė parė tė pushtimit, ata ruajtėn nė disa zona masėn dhe format e mėparshme tė shlyerjes sė rentės feudale, me qėllim qė tė mos acarohej mė tej qėndresa e fshatarėsisė. Nė njė pjesė tė krahinės sė Shkodrės fshatarėsia fushore vazhdoi tė shlyente detyrimet nė bazė tė sistemit proniar tė dukatit e modit, kurse fshatarėsisė malore tė Mbishkodrės dhe tė Dukagjinit iu njoh e drejta e shlyerjes sė rentės feudale, njė dukat pėr ēdo vatėr, siē ishte para pushtimit. Qė nga fillimi i shek. XVI fshatarėsia raja filloi tė lidhej me tokėn. Sipas kanunameve tė sulltan Selimit I dhe tė Sulejman Ligjvėnėsit, spahiu gėzonte tė drejtėn t’i kthente tė ikurit nė vendbanimet e tyre brenda njė periudhe 10-vjeēare, kur ishin vendosur nė qytete, dhe brenda njė periudhe 15-vjeēare, kur ishin vendosur nė fshatra. Detyrimi i fshatarit pėr tė mos braktisur tokėn e spahiun e vet dhe e drejta e kėtij tė fundit pėr tė ndaluar largimet e fshatarėve ishin kufizime tė rėndėsishme pėr rajanė. Nė kėtė periudhė tapia pėr fshatarin raja ishte njė akt ligjor, qė i shėrbente mbajtėsit si dėshmi pėr tė provuar tė drejtėn e zotėrimit pėr njė tokė tė caktuar, duke marrė mbi vete tė gjitha detyrimet mbi tė. Ndėrsa pėr spahiun tapia shprehte tė drejtat e tij mbi tokėn e dhėnė nė zotėrim dhe rrjedhimisht tė drejtėn pėr tė vjelė detyrimet si zot i tokės. Tapia shėrbente jo vetėm si dokument zotėrimi, por edhe si dėshmi qė shprehte varėsinė e fshatarit raja ndaj spahiut e tokės. Ajo pėrcaktonte lidhjen e fshatarit me tokėn dhe detyrimet ndaj spahiut. Detyrimi pėr tė punuar dhe mbjellė tokėn nėnkuptonte nė vetvete njė detyrim tė fshatarit pėr tė mos u larguar prej saj, pėr tė qenė i lidhur me tė. Ai nuk mund ta linte tokėn mbi tre vjet pa punuar. Kjo e lidhte atė mė shumė me tokėn. Njė masė me rėndėsi qė e detyronte fshatarin shqiptar tė punonte tokėn dhe tė mos largohej prej saj ishte taksa e pendėprishjes (ēift-i bozan resmi). Kur fshatari braktiste tokėn dhe merrej me njė veprimtari tjetėr, ishte i detyruar tė paguante barazvlerėn e sė dhjetės dhe tė taksės sė ēiftit nė fillim 72 akēe pėr ēdo mysliman dhe 87 akēe pėr ēdo tė krishterė. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVI madhėsia e saj u ngrit nė 330 akēe pėr njė ēiflig tė plotė dhe 150 akēe pėr gjysmė ēifligu. Ajo mund tė kėrkohej pėr sa vjet qė toka mbetej pa punuar. Shuma nuk ishte e vogėl, prandaj fshatari do tė mendohej mirė para se tė largohej nga toka. Sipas disa fermaneve tė viteve 1635-1636, rajatė duhet tė ktheheshin nė vendbanimet e pėrhershme nė rast se nuk kishin mbushur 40 vjet, kurse mė vonė nuk u mor parasysh as kjo kohė dhe fshatarėt mund tė ktheheshin edhe pas kalimit tė kėsaj kohe. Kėshtu fshatari shqiptar u lidh pėrfundimisht me tokėn. Varėsia e fshatarit ishte e dyfishtė: nga toka dhe nga spahiu. Varėsia kishte forma tė reja. Ajo shprehej nė detyrimin pėr tė punuar tokėn, pėr tė mos e braktisur atė, pėr tė mos lejuar largimin e fshatarit, nė detyrimin e shlyer kur toka lihej pa punuar dhe nė taksat ndaj spahiut dhe shtetit. Megjithatė varėsia nuk arriti nė atė shkallė qė kishte arritur gjatė mesjetės nė Evropė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:31   #3
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Detyrimet e fshatarėsisė shqiptare
Fshatarėsia shqiptare, e pėrfshirė nė sistemin e timareve, kishte njė varg detyrimesh qė kalonin nė dobi tė spahiut dhe tė shtetit osman.
Detyrimet nė dobi tė spahinjve pėrfshinin pjesėn mė tė rėndėsishme tė detyrimeve tė fshatarit raja. Nė kėto detyrime pėrfshihej e dhjeta (yshyri) mbi prodhimet bujqėsore tė bashtinės ose tė ēifligut tė fshatarit raja. Ky detyrim vilej nė natyrė nė masėn njė pjesė nė dhjetė mbi grurin, elbin, thekrėn, bathėt, thjerrėzat, lirin, urovin, perimet, rrushin, vajin e ullirit, mjaltin, mėshikėzat e mėndafshit etj.
Pėrveē sė dhjetės spahiu i merrte fshatarit nė natyrė edhe salarijen, qė ishte detyrimi mbi kashtėn e grurit, tė elbit dhe tė thekrės. Kur salarija vilej bashkė me tė dhjetėn, spahiu merrte njė nė tetė pjesė tė prodhimeve bujqėsore.
Fshatari paguante njė numėr tė madh detyrimesh qė lidheshin kryesisht me personin e spahiut, si zotėrues i rajasė. Mė tė rėndėsishmet e kėtyre detyrimeve ishin taksat e rajallėkut: ispenxha pėr tė krishterėt dhe taksa e ēiftit dhe e ēifligut pėr myslimanėt.
Ispenxha vilej nga tė krishterėt e martuar ose jo, qė kishin arritur moshėn e pjekurisė, pavarėsisht nėse ishin apo nuk ishin pajisur me tokė. Nė shek. XV-XVI, ispenxha vilej nė masėn 25 akēe, kurse nė shek. XVIII u ngrit nė 35 akēe.
Fshatarėt raja tė besimit mysliman, tė cilėt shfrytėzonin njė sasi toke qė punohej me njė pendė qe, paguanin taksėn e ēifligut nė masėn 22 akēe. Djali mysliman me t’u martuar ishte i detyruar tė jepte taksėn e benakut. Ata qė kishin nė pėrdorim deri nė gjysmė pendė tokė, paguanin 12 akēe, kurse ata qė s’kishin tokė 6-9 akēe. Djemtė myslimanė, qė kishin arritur moshėn 20 vjeē, por ishin tė pamartuar, paguanin taksėn e beqarit (myxhered) nė madhėsinė 6 akēe. Madhėsia e taksės sė pendės mbeti e pandryshuar. Edhe qytetarėt myslimanė qė kishin tokė e paguanin kėtė taksė. Meqenėse ispenxha dhe taksa e ēiftit lidheshin me personin e feudalit, nė rast se njė fshatar raja lejohej nga spahiu i vet tė punonte tokė nė timarin e njė spahiu tjetėr, kėtij i paguante tė dhjetėn dhe salarijen, kurse spahiut tė vet i paguante taksėn e rajallėkut.
Nė tė holla fshatarėt raja u paguanin spahinjve edhe njė varg tė gjatė detyrimesh tė tjera. Nė rast se nė tokėn e spahiut kishte ndonjė mulli, ai merrte tatimin e mullirin. Mė 1701 madhėsia e tij ishte 30 akēe nga mulliri qė punonte gjithė vitin dhe 15 akēe nga ai qė punonte gjysmėn e vitit.
Fshatarėsia shqiptare ishte e detyruar tė paguante njė sasi tė caktuar tė hollash pėr ēdo mall tė shitur e tė blerė si taksė pazari (baxh-i pazar), taksat e peshimit dhe tė matjes, taksat e doganės pėr mallrat e sjella nga jashtė ose tė nxjerra jashtė vendit.
Pėrveē kėtyre ajo shlyente njė varg taksash qė lidheshin me imunitetin financiar-administrativ tė zotėrimit osman. Ato pėrmblidheshin me emėrtimin badihava e nijabet. Taksat mė kryesore ishin ajo e martesės, gjoba pėr faje e delikte, taksa e tapisė, e sendeve qė lėnė skllevėrit e arratisur, e dhjeta e kullotės, e bejtylmalit etj. Sipas kanunameve tė reja, nė qoftė se nusja ishte bijė myslimani, madhėsia e taksės sė martesės qė dhėndrri duhej t’i jepte spahiut ishte 60 akēe, nė rast se nusja ishte vejushė dhėndrri duhej t’i jepte po spahiut 30 akēe. Kur nusja ishte bijė jomyslimani, dhėndrri jepte gjysmėn e saj. Gjobat ishin nė varėsi tė fajit tė bėrė, pėr shkelje tė normave tė sė drejtės dokesore, si pėr rrahje, plagosje, vrasje, vjedhje, pėrdhunim, dehje me verė etj. Gjobat jepeshin nė pėrputhje me gjendjen ekonomike tė fajtorit. Nė dobi tė spahiut shkonin edhe konfiskimet (java, kaēgun, kull ve xharije myzhdegani) qė lidheshin me shitjen e kafshėve tė humbura, me lajmin pėr gjetjen e skllavit ose tė skllaves sė arratisur, me ndarjen e pasurive tė atyre qė nuk linin trashėgimtar ose kur trashėgimtarėt nuk ndodheshin aty.
Nė rast se rajaja vinte e dimėronte nė njė zotėrim tjetėr, pa u marrė me bujqėsi, paguante taksėn e dimėrimit nė madhėsinė 6 akēe nė vit. Taksa e tapisė ishte njė shumė qė paguhej paraprakisht nė disa raste: gjatė shitblerjes sė tė drejtės sė zotėrimit tė fshatarit, kur vdiste njė fshatar e nuk linte trashėgimtar. Blerėsi i paguante tė zotit tė tokės kėtė taksė dhe i premtonte atij se do ta mbillte ēdo vit dhe do t’i shlyente tė gjitha detyrimet qė i takonin. Kėshtu, mė 1766 vdiq Haxhi Aliu pa lėnė trashėgimtar. Qeveritari i sanxhakut tė Elbasanit, Sulejman Pasha, dhe i vėllai i morėn me tapi tokat me kusht qė t’i mbjellin pėr vit dhe t’i dorėzojnė tė dhjetat ligjore tė zotit tė tokės. Kėtė taksė e merrte spahiu edhe prej tokave tė hapura rishtazi. Madhėsia e taksės sė tapisė caktohej nga personat e paanshėm ose me prodhimin njėvjeēar tė asaj toke. Fshatari paguante taksėn e tapisė pėr vendin e shtėpisė (dam tapusu) nė madhėsinė 50 akēe pėr tokė tė mirė. Pėr dimėrimin ose verimin e bagėtive nė njė zotėrim tjetėr, zotėruesit e kopeve i jepnin spahiut si taksė njė dele pėr ēdo 300 dhen. Nė rast se nė territorin e zotėrimit ndodhte ndonjė vrasje dhe nuk gjendej vrasėsi, popullsia ishte e detyruar tė shlyente gjobėn “njė e dhjetė e gjakut”.
Sipas legjislacionit osman, fshatari raja duhej tė kryente 7 ditė nė vit punė angari pėr ndėrtimin e hambarit, pėr transportimin e prodhimeve deri nė tregun mė tė afėrt ose deri te hambari etj. Nė realitet angaritė ishin shumė tė mėdha. Ato dalin qartė nė njė relacion tė Frang Bardhit nė vitin 1641. Midis tė tjerave atje thuhej se angaritė pėrdoren “kurdoherė qė turqit kanė nevojė pėr punėtorė qė tė korrin tė vjelat, tė lėrojnė tokėn, tė mbjellin, tė ndėrtojnė shtėpi e kulla, tė mbartin drurė nė ēdo kohė edhe po tė bjerė dėborė dhe pa u paguar asgjė ...”.
Me rastin e vjeljes sė prodhimeve ose tė festave fetare, fshatarėsia u jepte spahinjve dhurata tė ndryshme, si pula, fruta etj.
Fshatarėsia raja i shlyente detyrimet nė angari, nė natyrė e nė tė holla. Angaritė ligjėrisht ishin tė pakta. Pėrpjesėtimi midis formės nė natyrė e asaj nė tė holla nuk ishte i njėjtė nė tė gjitha krahinat. Ai varej nga statusi e pjelloria e tokės, por mbizotėronte forma nė natyrė. Me kalimin e kohės, me zhvillimin ekonomik tė vendit, ndonėse me ngadalė, filloi tė rritet pesha e detyrimeve nė tė holla nė dėm tė atyre nė natyrė.
Nė dobi tė shtetit fshatarėsia shqiptare shlyente njė varg detyrimesh tė ndara nė dy grupe kryesore: tė zakonshme dhe tė jashtėzakonshme.
1. Detyrimet e zakonshme ishin tė mbėshtetura nė sheriat, ku pėrfshiheshin taksa pėr kokė (xhizja) dhe ajo e bagėtive (xhelepi). Taksa pėr kokė nė tokat shqiptare, deri nė vitin 1690, shlyhej nė bazė tė hanesė (shtėpisė). Nė shek. XV-XVI haneja pėrfaqėsonte njė shtėpi, ku kryefamiljar ishte burri, dhe njė bive (e ve), ku kryefamiljar ishte gruaja. Madhėsia pėr krahinat e ndryshme lėvizte nga 14 akēe deri nė 51 akēe pėr hane. Nė shek. XVII njė hane pėrfshinte disa shtėpi tė zakonshme. Nė fillim tė kėtij shekulli madhėsia e xhizjes arriti nė 40 akēe pėr hane, kurse nė fund tė tij u ngrit nė 300 akēe. Qė nga viti 1690 u pėrdor njė sistem tjetėr llogaritjeje. Popullsia u nda nė tri kategori: tė pasur, tė mesėm e tė varfėr. Nga njė i pasur merreshin 1 200 akēe, nga njė i mesėm 600 akēe dhe nga njė i varfėr 300 akēe. Deri nė fillim tė shek. XIX madhėsia e xhizjes u ngrit vetėm 10%, ndėrkohė monedha ishte zhvleftėsuar tri herė.
Mbi kurrizin e fshatarėsisė binte edhe detyrimi kolektiv. Popullsia e fshatit ishte e detyruar tė paguante edhe pjesėn e atyre qė ishin larguar. Pėr rrjedhojė, nė vend qė tė shlyente 300 akēe pėr njė hane, madhėsia arrinte 1 450 akēe.
Xhelepi pėrmblidhte nė vetvete disa tatime e taksa: detyrimi i dhenve, i vathės, e dhjeta nga kafshėt e trasha, taksa e kalimit nė gryka e nė ura. Madhėsia e tyre ka ardhur duke u rritur. Nė shek. XVI merrej si detyrim tė dhenve 1/2 akēe pėr kokė, nė mes tė shek. XVII arriti njė akēe pėr kokė dhe nė shek. XVIII u ngrit nė 3 akēe pėr kokė.
2. Detyrime tė jashtėzakonshme. Ashtu si nė tė gjithė Perandorinė Osmane, edhe nė tokat shqiptare vileshin katėr detyrime kryesore tė jashtėzakonshme: avarizi, nuzuli, sursati dhe ishtira. Avarizi e nuzuli janė vjelė bashkė. Gjatė shek. XV-XVI ato vileshin nė natyrė nė ēdo 4-5 vjet, kurse nė shek, XVII ato pothuajse u bėnė tė pėrvitshme dhe vileshin nė tė holla, nė bazė tė sasisė e tė cilėsisė sė tokės. Njėsia bazė pėrsėri ishte haneja e cila llogaritej me 10 shtėpi tė zakonshme. Ēdo hane nė vitin 1646 paguante 325 akēe si avariz e 300 akēe si nuzul, kurse nė mesin e shek. XVIII u ngrit respektivisht nė 350 e 600 akēe. Prej mesit tė shek. XVIII deri nė vitin 1831 tė dy taksat arrinin 1 180 akēe. Pėr shkak tė garancisė kolektive madhėsia ngrihej deri nė 1 600 akēe.
Pėr nevojat e luftės fshatarėsia shqiptare ishte e detyruar tė dorėzonte sasira kulturash bujqėsore ose kundėrvleftėn e tyre nė tė holla. Sipas njė fermani tė vitit 1679, kazaja e Beratit sė bashku me Mallakastrėn duhej tė dorėzonte 2 000 kg elb nė vleftėn 40 000 akēe, 200 vukije vaj, dru, kashtė, gjithsej 158 000 akēe. Ēdo hane duhej tė shlyente 523 akēe si sursat (1716). Jo rrallė sursati ėshtė zėvendėsuar me ndonjė shėrbim, si mirėmbajtje ure etj. Pėrveē rekuizimit falas, shteti kėrkonte sasira rezervash ushqimore me ēmime tė caktuara dhe mė tė ulėta se ato tė tregut. Nė vitin 1712, vetėm nga ndryshimet e ēmimeve, njė hane nė krahinėn e Beratit i takonte tė jepte 340 akēe si ishtira.
Krahas katėr detyrimeve kryesore, fshatarėsia raja shlyente edhe disa taksa tė tjera tė jashtėzakonshme, si “tė holla pėr rrogat e ushqimin e ushtarėve me rrogė”, “marrje me qira tė kafshėve tė ngarkesės e tė karrocave”. Nė vitet 1745-1746 u volėn nga 1 560 akēe pėr hane nė kazanė e Beratit si taksė pėr kafshėt e ngarkesės dhe karrocat. Njė taksė tjetėr ishte “tė hollat pėr menzilet”. Pranė stacioneve (menzil), mbaheshin njė numėr kuajsh pėr nevojat e korrierėve. Pėr mbajtjen e tyre popullsia pėrreth stacionit shlyente kėtė taksė; qeveria organizonte postėn, ndėrsa popullsia paguante detyrimin. Nė kėtė grup pėrfshihej edhe taksa “tė hollat e garancisė”, me tė cilėn fshatarėsia detyrohej tė mbante rendin e qetėsinė pas shtypjes sė kryengritjeve.
Qysh nga mesi i shek. XVII, me rastin e heqjes sė haseve, njė pjesė e kėtyre detyrimeve iu dha valinjve dhe mytesarifėve si plotėsim i rrogave tė tyre. Kėto njiheshin si taksat e rėnda (tekalif i shakka). Mė kryesoret ishin: “ndihmė nė kohė lufte”, “ndihmė nė kohė paqeje”, “tė holla pėr rezervat ushqimore”(zahire baha), “pėr veshjen” (kaftan baha), “pėr inspektim” (devri kudrimije). Ndihmė nė kohė lufte i jepej kryekomandantit pėr tė mbuluar shpenzimet e luftės. Nė vitin 1742 popullsisė sė Peqinit i kėrkohej kjo taksė pėr llogari tė valiut tė Rumelisė dhe tė qeveritarit tė sanxhakut tė Elbasanit. Ndihmė nė kohė paqeje ishte njė lloj rroge e valiut tė Rumelisė nė kohė paqeje. Po atė vit popullsia e Peqinit duhej tė shlyente atė taksė pėr tė njėjtėt persona. Mė 1750 nė sanxhakun e Vlorės u volėn 4 500 groshė pėr llogari tė kėsaj takse. Taksa pėr rezervat ushqimore ishte pėr tė pėrballuar shpenzimet pėr blerjen e ushqimeve tė valiut tė Rumelisė dhe tė njerėzve qė e shoqėronin, kur ai dilte jashtė vendqėndrimit tė pėrhershėm. Pėr vitin 1675-1676 ruhet njė regjistėr i ndarjes sė kėtij detyrimi midis fshatrave tė kazasė sė Beratit. Nė tokat shqiptare taksa pėr veshjen kishte njė kuptim mė tė gjerė. Ajo shėrbente jo vetėm pėr veshjen e bejlerbeut tė Rumelisė, por tė tė gjithė ushtarėve me rrogė tė mobilizuar. Prej vitit 1716 detyrimet qė shkonin nė dobi tė pushtetit lokal mbetėn dy: “ndihmė nė kohė lufte” e “ndihmė nė kohė paqeje”.
Pėrveē kėtyre detyrimeve tė ligjshme, pushteti lokal vilte edhe detyrime tė jashtėligjshme, si detyrimin e “zotimit” (pokllon), “tė hollat pėr ushtarė” (sekban akēesi), “pėr bajrakun”, “gjobat pėr vrasje”, “tė holla pėr shuajt e kėpucėve”, “pėr mikpritje”, “pėr shkėmbim monedhe” etj.
Edhe pjesa qė shkonte pėr llogari tė shtetit realizohej nė tri forma: nė punė angari, nė natyrė e nė tė holla. Angaria zinte njė vend mė tė vogėl dhe lidhej me meremetimin e rrugėve e tė urave; nė natyrė vilej nėpėrmjet rekuizimeve, kurse nė tė holla nėpėrmjet detyrimeve tė zakonshme.
Pėrpjesėtimi midis pjesėve qė shkonin nė dobi tė spahiut e tė shtetit pėrcaktohej nga njė varg faktorėsh. Ai nuk mund tė ishte i njėjtė pėr tė gjitha kategoritė e fshatarėsisė raja, si pėr myslimanė e tė krishterė. Pėrpjesėtimi varej nga shteti, i cili me urdhra tė posaēme falte nga detyrimet krahina, zotėrime apo institucione fetare. Megjithatė, prirja e rritjes ishte nė dobi tė pjesės qė merrte shteti. Gjendja e fshatarit raja rėndohej edhe nga mėnyra e vjeljes sė detyrimeve. Si spahinjtė, edhe shteti, pėrdorėn dy mėnyra: e para, me anė tė njė pėrfaqėsuesi, kurse e dyta, me anė tė sipėrmarrjes disashkallėshe. Tė dyja mėnyrat linin shteg pėr grabitje.
Pa dyshim, rritja e madhėsive tė detyrimeve sillte rritjen e shkallės sė varfėrimit tė fshatarėsisė raja. Pėr kėtė mund tė gjykohet nga evoluimi i pjesės qė shkonte nė favor tė shtetit. Nė bazė tė fermaneve nė vitet 70 tė shek. XVII njė hane i shlyente shtetit e vjelėsve tė detyrimeve 375 ose 405 akēe si xhizje, kurse nė vitin 1592, vetėm 100 akēe. Me fjalė tė tjera madhėsia ishte rritur 3,7-4 herė, kurse monedha ishte zhvleftėsuar 3,4 herė, d.m.th. rritja nuk ishte e madhe. Nė bazė tė detyrimit kolektiv nė vitin 1681 nė krahinat e Beratit u volėn nga 960 akēe pėr hane. Kėshtu, madhėsia u rrit 8 herė nė krahasim me vitin 1592. Me kthimin e detyrimeve tė jashtėzakonshme nga periodike, ēdo 4-5 vjet, nė tė pėrvitshme pati njė rritje prej 4-5 herė. Nga ana tjetėr, ato pėsuan njė rritje tė vazhdueshme. Kėshtu avarizi u rrit tri herė, nuzuli 2 herė, sursati 2 herė. Gjatė periudhės mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII, pjesa nė dobi tė shtetit u rrit nga 172% nė 295%, kurse monedha u zhvleftėsua 110%. Pa dyshim, shkalla e rritjes sė detyrimeve ishte e ndryshme. Rritja mė e madhe ishte te tė krishterėt, pastaj vinin rritėsit e shpezėve tė gjuetisė etj.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:32   #4
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

2. KRAHINAT MALORE TĖ VETĖQEVERISURA.
SHTRIRJA TERRITORIALE DHE ORGANIZIMI AUTONOM

Krahinat malore



Pėrveē zonės sė timarit, rajonet e tjera ishin krahinat malore autonome tė njohura ligjėrisht nga pushteti qendror. Nė kėtė zonė bėnin pjesė ato krahina, qė i bėnė qėndresė sistemit tė timarit i cili nuk gjeti kushte tė pėrshtatshme zbatimi. Nė kėtė zonė, nė Shqipėrinė e Veriut pėrfshiheshin krahinat e Hotit, tė Pultit tė sotėm, tė Shalės, tė Shoshit, tė Nikaj-Merturit e tė Kelmendit, tė Iballės, tė Spasit, tė Fanit tė Madh, tė Fanit tė Vogėl, tė Mirditės, tė Pukės e tė Dibrės. Nė Shqipėrinė e Jugut bėnin pjesė krahina e Kurveleshit dhe ajo e Bregdetit, nė tė cilat pėrfshiheshin 33 fshatra, si dhe ajo e Sulit, 50 km nė jugperėndim tė Janinės. Siē shihet, krahinat e vetėqeverisura zinin njė vend shumė mė tė vogėl se zona e timarit.
Sipas tė dhėnave tė regjistrimeve osmane tė fundit tė shek. XV dhe atyre tė shek. XVI, nė kėto malėsi fshatrat ishin tė rralla e nė pėrgjithėsi tė vogla dhe gjendeshin mjaft larg njėri-tjetrit. Popullsia e tyre ishte e pakėt nė numėr. P.sh., nė malėsitė e sanxhakut tė Dukagjinit kishte rreth 100 fshatra me 2 400 vatra.
Duke pasur pak tokė buke, fshatarėsia e lirė merrej mė shumė me blegtori. Ekonomia bujqėsore e blegtorale e tyre mbėshtetej nė metoda primitive. Bagėtitė, toka e bukės dhe banesa pėrbėnin pronėn private tė secilės familje fshatare, ndėrsa kullotat e pyjet pėrbėnin pronėn e pėrbashkėt tė secilit fshat. Duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė pronėn private tė mjeteve kryesore tė prodhimit, shoqėria malėsore gjendej e ndarė nė dy shtresa tė ndryshme nga njėra-tjetra, nė krerėt qė ishin mbeturina shtėpish aristokrate tė periudhės sė parapushtimit ose qė pėrfaqėsonin farefisni tė ndryshme, tė cilėt zotėronin mjete prodhimi mė tė shumta se tė tjerėt, dhe nė malėsorėt e thjeshtė, qė ishin pronarė tė vegjėl. Por nė fund tė shek. XV e nė shek. XVI diferencimi ekonomik i kėtyre dy shtresave ishte ende i cekėt.
Njėsia bazė e kėsaj shoqėrie ishte familja. Ati i saj ishte zot absolut i pasurisė dhe i gjithė fėmijėve tė rrjedhur nga gjaku i vet. Pas vdekjes sė tij, pasuria u kalonte me tė drejta tė barabarta djemve tė tij, veēse tė drejtėn e kreut tė familjes e trashėgonte kryesisht djali i parė. Kreu i familjes drejtonte ekonominė e saj dhe e pėrfaqėsonte atė nė kuvendin e fisit dhe nė atė tė fshatit.
Ēdo familje ruante lidhjet e veta farefisnore me familjet e tjera tė rrjedhura, sipas traditės, nga njė i parė i pėrbashkėt. Kėto familje pėrbėnin, sipas emėrtimeve dokesore, njė “fis tė caktuar”. Ēėshtjet e pėrbashkėta, qė u interesonin tė gjithė pjestarėve tė “njė fisi”, zgjidheshin nga kuvendi i “fisit”. Ky pėrbėhej nga tė gjithė kryetarėt e familjeve nėn drejtimin e kreut tė “fisit”, i cili rridhte nga djali i parė i themeluesit tė kėtij lloji “fisi”.
Meqenėse nė gjysmėn e dytė tė shek. XV fshatrat pėrbėheshin nga familje “fisesh” tė ndryshme, zgjidhja e problemeve tė tyre ekonomike e shoqėrore kryhej nė kuvendin e fshatit, ku bėnin pjesė tė gjithė kryetarėt e familjeve nėn drejtimin e plakut apo tė pleqve tė zgjedhur nga kuvendi.
Zgjidhja e problemeve tė ndryshme nga kėto kuvende mbėshtetej nė normat e sė drejtės dokesore, tė krijuara e tė ndryshuara sipas kushteve tė reja qė kishte krijuar zhvillimi shoqėror pėr secilėn malėsi. Normat dokesore, qė vepronin nė malėsitė e Dukagjinit dhe qė mbetėn deri vonė, tradita gojore i lidhi me emrin e Lekė Dukagjinit (kanuni i Lekė Dukagjinit), ato tė malėsive tė Krujės, Matit e Dibrės i lidhi me emrin e Skėnderbeut (kanuni i Skėnderbeut), kurse ato tė Malėsisė sė Madhe i ruajti me emrin “kanuni i Maleve”. Edhe krahinat e Kurveleshit, Himarės, Sulit etj., patėn kanunet e tyre, me tė cilat rregulluan marrėdhėniet e brendshme me karakter ekonomik e shoqėror tė malėsorėve. Mungesa e autoriteteve dhe e administratės osmane nė malėsitė e lira bėri qė kėto kanune tė ruheshin gjatė, edhe pse kohė mė kohė pleq kodifikues anonimė i pasuruan ose dhe i ndryshuan nė pėrputhje me ndryshimet qė sillte zhvillimi i malėsive.
Mirėpo me njė organizim tė tillė nuk mund tė zgjidheshin as problemet midis “fiseve” e as ato midis fshatrave. Veēanėrisht me kėtė organizim tė ngushtė nuk mund tė zgjidheshin problemet e rėndėsishme me karakter politik e ushtarak pėr vetėqeverisjen dhe pėr mbrojtjen e malėsive tė lira nga rreziku i depėrtimit tė spahinjve osmanė. Nė kėto kushte doli nevoja e organizimit tė njė administrate vetėqeverisėse tė re, tė mbėshtetur nė bashkimin e njė vargu fshatrash malėsorė nė njė unitet tė vetėm, nė njė krahinė. Krahina tė tilla u bėnė ato tė Kuēit, Pipėrit, Kelmendit dhe tė Hotit qysh nė gjysmėn e dytė tė shek. XV. P.sh., vėllazėritė e Kuēėrve, Lazorcėve, Bankeqėve, Lopardėve etj., tė vendosur nė fshatra tė ndryshme, por qė, sipas traditės, kishin midis tyre lidhje farefisnore, martesore, dokesore, ekonomike etj., formuan krahinėn e Kuēit. Mbi lidhje tė tilla, tė krijuara prej kohėsh, u mbėshtet formimi i krahinave tė tjera autonome. Por, pėr formimin e bashkėsive tė Shalės, Nikaj-Merturit, Krasniqes, Mirditės etj., u desh tė kalonte jo vetėm shek. XV, por dhe shek. XVI. Sidoqoftė procesi i bashkimit krahinor u krye nėn udhėheqjen e vėllazėrive, tė cilat kishin mundur tė ngriheshin nė njė pozitė shoqėrore-ekonomike mė tė lartė se tė tjerat. Kėto vėllazėri mbizotėruan mbi tė tjerat dhe nė njė varg rastesh i dhanė emrin e tyre gjithė krahinės ose pėrdorėn emrin e saj, si p.sh., krahinės sė Kuēit, tė Hotit, tė Pipėrit, tė Nikajt, tė Mirditės etj. Nė raste tė tjera krahinat morėn emrat e fshatrave ku u vendosėn sė pari vėllazėritė mbizotėruese, si: Shala, Shoshi, Merturi etj. Edhe fshatrat e reja, qė u krijuan ndėrkohė prej vėllazėrive tė shkėputura nga fshatrat mė tė vjetra, morėn zakonisht emrat e krerėve tė vėllezėrve themelues, si: fshatrat Lekbibaj, Gjonpepaj, Lekaj etj., nė krahinėn e Shalė-Shoshit.
Bashkimet krahinore vetvetiu pėrftuan nevojėn e krijimit tė Kuvendit Krahinor tė pėrbėrė, me sa duket, prej krerėve tė vėllazėrive dhe tė udhėhequr prej kreut tė vėllazėrisė mbisunduese. Ky organ tashmė ishte nė gjendje tė ngrinte mė kėmbė, nė rast mbrojtjeje ose dhe sulmi, njė forcė luftarake mjaft tė rėndėsishme tė pėrbėrė nga burrat qė dėrgonin fshatrat sipas parimit burrė pėr shtėpi. Luftėtarėt e njė “fisi” i udhėhiqte djali pas kreut tė “fisit”, qė rridhte nga djali i dytė i themeluesit tė “fisit”. Nė raste tė jashtėzakonshme, tė qėndresės kundėr ekspeditave ushtarake osmane, kuvendi krahinor lėshonte kushtrimin pėr mobilizimin e gjithė burrave tė krahinės tė aftė pėr luftė. Me njė bashkim tė tillė krahinat e vetėqeverisura u paraqitėn si forma organizimi shoqėror shumė tė pėrshtatshme pėr nevojat e luftės pėr ruajtjen e vetėqeverisjes dhe pėr ēlirim.
Pa tokė tė mjaftueshme e prodhuese dhe me njė organizim patriarkal qė i bėnte ato forca shumė tė qėndrueshme ndaj sundimit osman, malėsitė e vetėqeverisura shqiptare nuk pėrmbushnin kushtet e pėrshtatshme ekonomike e shoqėrore pėr tė zbatuar sistemin e plotė tė timarit. Pėr kėtė arsye, dhe veēanėrisht pėr tė mos acaruar mė tej konfliktin politik derisa tė konsolidonin dora-dorės sundimin e tyre, autoritetet osmane e lanė gjendjen e malėsive gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XV pothuajse ashtu sikurse ishin para pushtimit. Duke u pėrfshirė nė haset e sulltanit ose tė sanxhakbejlerėve dhe duke u ngarkuar me detyrimet e mėparshme, krahinat e vetėqeverisura nuk ndėrruan veēse kryezotin e dikurshėm me njė kryezot tė ri. Gjendja e tyre ishte pothuajse e njėjtė me atė tė tokave tė quajtura haraxhije, tė cilat paguanin njė detyrim global.
Me regjistrimin e vitit 1485, kur pjesa mė e madhe e Malėsisė sė Madhe dhe e Dukagjinit, si dhe disa fshatra tė Tejbunės, u pėrfshinė nė haset e sulltanit dhe tė sanxhakbejlerėve tė Shkodrės e tė Dukagjinit; ato u ngarkuan tė paguanin nė formė globale aq sa u patėn paguar kryezotėrve shqiptarė, d.m.th., njė flori osman ose njė dukat venedikas (baraz me 50 akēe) pėr shtėpi. Pėr kėtė arsye kėta fshatarė e malėsorė u quajtėn florixhinj. Ky detyrim global duhej paguar nga secila krahinė mė vete.
Nga viti 1485 e deri mė 1497, pasi e shtrinė sundimin e tyre nė malėsitė e Veriut, tė Verilindjes e tė Jugut dhe e pėrforcuan pozitėn nė viset fushore e nė qytetet, sundimtarėt osmanė u pėrpoqėn tė zbatonin kudo sistemin e timarit me tė gjitha karakteristikat e tij. Florixhinjtė malėsorė i shndėrruan nė derbendxhinj, nė roje e mirėmbajtės tė rrugėve qė kalonin nėpėr malėsitė. Kėshtu banorėt e gjithė krahinave malore tė sanxhakut tė Shkodrės nga Hoti e Kelmendi, nė perėndim, deri nė Tropojė e Pejė, nė lindje, duhet tė siguronin qarkullimin e lirė nė rrugėt qė lidhnin Shkodrėn me Podgoricėn, me Pejėn e me gjithė Kosovėn, kurse ata tė krahinės sė Kurveleshit nė sanxhakun e Delvinės, rrugėn qė lidhte Vlorėn me Gjirokastrėn. Njėkohėsisht ata duhet tė hapnin rrugėt nga dėbora dhe tė ndėrtonin e tė mirėmbanin urat. Pėrkundrejt kėtyre shėrbimeve atyre u falej detyrimi pėr tė paguar taksat e jashtėzakonshme, por nuk u faleshin detyrimet e sė dhjetės, ispenxhės, xhizjes dhe taksės sė dhenve qė duhej t’i paguanin nė formė globale. U pėrjashtua nga kjo masė krahina e Kelmendit, e cila u ngarkua tė paguante vetėm 1 000 akēe xhizje dhe 1 000 akēe ispenxhe, pėr arsye tė varfėrisė ekonomike.
Duke e shndėrruar florixhiun nė derbendxhi, nga njėra anė, shteti osman e rėndoi shfrytėzimin por, nga ana tjetėr, ai i la krahinat malore nėn kontrollin e malėsorėve dhe ligjėroi kėshtu tė drejtėn e tyre tė vetėqeverisjes.
Nė malėsitė e Veriut dhe tė Verilindjes nuk u krye regjistrimi i detyrimeve sipas sistemit tė timarit. Por edhe nė ato tė Himarės e tė Sulit, kur u krye njė regjistrim i tillė, pronėsia shtetėrore mbi tokėn nuk u vendos dhe nuk u zbatua sistemi i lėshimit tė tapisė. Prona e pėrbashkėt e bashkėsive fshatare dhe e vėllazėrive malėsore mbi kullotat si dhe prona private mbi tokat e punueshme mbetėn tė lira dhe tė pacenuara. Rrjedhimisht, detyrimet mbetėn tė ngulitura dhe mėnyra e pagimit tė tyre ruajti formėn globale pėr secilėn krahinė mė vete. Nė malėsitė e Kurveleshit sundimtarėt osmanė bėnė njė hap mė pėrpara drejt vendosjes sė plotė tė sistemit tė timarit. Mbas ekspeditės ndėshkimore tė sulltan Bajazitit II e gjer mė 1506, spahinjtė mundėn tė depėrtonin nė fshatrat derbendxhinj. Ky hap bėri qė, ndryshe nga derbendxhinjtė e veriut, ata tė Kurveleshit u detyruan t’u jepnin spahinjve dhe nga njė killė (20 okė ose 25,6 kg) pėr tė dhjetėn e badihavatė dhe nga 10 akēe pėr kokė si ispenxhe.
Derbendxhinjtė shqiptarė nuk i paguanin rregullisht detyrimet, prandaj kėto, nė mė tė shumtėn e rasteve, mbeteshin vetėm nė letėr. Pėr rrjedhim, autoritetet pushtuese organizonin herė pas here ekspedita ushtarake kundėr tyre. Por qėndresa e fshatarėsisė sė lirė malore tė veriut e tė verilindjes me organizimin e vet shoqėror e ushtarak ishte e fuqishme. Malėsorėt, tė lidhur me njėri-tjetrin dhe pa ndonjė faktor pėrēarės me rėndėsi, pėrbėnin njė forcė mjaft kompakte qė i jepte qėndrueshmėri e gjallėri luftės sė tyre kundėr ekspeditave tė qeveritarėve osmanė pėr t’i nėnshtruar e pėr t’i shfrytėzuar.
Edhe pse kishin pėrballė njė forcė tė tillė si dhe kushte ekonomike e shoqėrore tė papėrshtatshme pėr sistemin e timareve, osmanėt nuk i reshtėn pėrpjekjet e tyre pėr t’i futur nėn shfrytėzimin e vet dhe pėr t’i dhėnė fund vetėqeverisjes sė malėsive. Kėto pėrpjekje e acaruan dhe e mbajtėn hapur konfliktin politik dhe ekonomik me fshatarėsinė malore, trevat e sė cilės u bėnė vatra tė patunduara tė qėndresės sė gjatė e tė ashpėr, si dhe njė mbėshtetje e rėndėsishme e qėndresės sė pėrgjithshme tė popullit shqiptar kundėr pushtimit osman.

Depėrtimi i spahinjve nė krahinat autonome
Nė vitet 70 tė shek. XVI u rritėn mė shumė pėrpjekjet e pushtetit osman pėr tė vėnė malėsitė e vetėqeverisura nėn administrimin e saj tė drejtpėrdrejtė. Duke pėrdorur forcėn e madhe ushtarake, ai mundi tė fuste spahinjtė dhe tė rriste numrin e timareve nė malėsitė, duke copėzuar haset e dikurshme tė sanxhakbejlerėve. Kjo u shpreh qartė nė tė dy regjistrimet e tokave qė u kryen nė vitin 1571 dhe 1590.
Hasi i madh i sanxhakbeut tė Shkodrės, qė ishte krijuar mė 1485, u zvogėlua shumė dhe pjesa mė e madhe e tij u nda nė timare mė tė vogla. Krahina e Hotit u pėrfshi nė ziametin e dy spahinjve: ajo e Pipėrit u kthye nė dy timare e nė njė ziamet, krahina e Kelmendit iu dha nė zotėrim dy spahinjve, krahina e Kuēit u bė timar i garnizonit tė kėshtjellės sė Medunit, Palabardhi u copėtua nė pesė timare, kurse tokat e Pultit tė sotėm, tė Shalės e tė Shoshit u pėrfshinė nė trembėdhjetė timare, nė dy zeamete dhe nė hasin e sanxhakbeut. Edhe krahina fushore e Tejbunės, qė gėzonte dikur statusin e florixhinjve, nė atė kohė u copėtua nė 25 timare e nė njė ziamet.
Mė 1582 nė sanxhakun e Shkodrės numri i timareve u rrit nė 298, kurse ai i ziameteve nė 22. Me fjalė tė tjera, numri i timareve u rrit 70 pėr qind mė shumė se gjysmėshekulli mė parė.
Si rrjedhim i kėtyre ndryshimeve, nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI statusi i florixhinjve mori fund, kurse ai i derbendxhinjve u kufizua sė tepėrmi. Sipas kanunamesė sė Shkodrės tė vitit 1570, secili prej ish-florixhinjve duhej tė paguante tani tė dhjetėn, sipas pjellorisė sė tokės. Normat e zakonshme tė timarit u vendosėn mbi njė pjesė tė rėndėsishme tė malėsorėve dhe e keqėsuan sė tepėrmi gjendjen ekonomike tė tyre. Nė kushtet e varfėrisė sė tokave dhe tė vėshtirėsive shumė tė mėdha pėr shtimin e sipėrfaqeve tė mbjella, apo tė numrit tė bagėtive, pesha e detyrimeve ishte pėr ta mė e rėndė sesa pėr rajatė e fushės. Mė tė rėndė e bėri atė edhe ngritja e taksave qė u krye nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI. P.sh., kelmendasit detyroheshin tė paguanin dyfishin e shumave qė u ishin caktuar mė 1497. Edhe kuēasit, megjithėse kishin njė pakėsim nė numrin e shtėpive, pėsuan tė njėjtin fat, kurse banorėve tė Pultit tė sotėm, tė Shalės dhe tė Shoshit iu trefishuan detyrimet nė krahasim me atė periudhė.
Nė vitin 1570 kushte mė tė rėnda u vendosėn edhe mbi katėr malėsitė e sanxhakut tė Dukagjinit: tė Dibrės, tė Spasit, tė Pukės dhe tė Iballės. Ndryshe nga krahinat e tjera tė kėtij sanxhaku, duke bėrė pjesė nė hasin e sanxhakbeut, kėto katėr malėsi kishin mundur tė ruanin gjer nė kėtė kohė vetėqeverisjen. Mirėpo tashmė edhe mbi to ishte vendosur pagimi i tė gjitha detyrimeve tė zakonshme tė rajave, sikurse xhizja, ispenxha, taksa e ēiftit, e dhjeta, nijabeti etj.
Mė 1590 kėtyre detyrimeve tė malėsorėve iu shtua edhe taksa e dhenve, veēse nė malėsitė e Dukagjinit e tė Mbishkodrės, nė pėrgjithėsi, nuk vileshin taksat e jashtėzakonshme. Tashmė nuk zbatohej as devshirmeja.
Krahina e Mirditės gjer nė vitin 1570 i qėndroi ende presionit osman dhe nuk ishte nėnshtruar. Por edhe banorėt e kėsaj krahine mė 1590 ishin nėnshtruar dhe tokat e tyre ishin kthyer nė timare tė garnizonit tė kėshtjellės sė Lezhės, ato tė Iballės dhe Fanit tė Madh nė timare tė garnizonit tė Kalasė sė Dukagjinit, kurse tokat e tjera u pėrfshinė nė hasin e sanxhakbeut.
Krahinat e Dibrės, tė Pukės dhe tė Spasit tashmė ishin shkėputur nga hasi i sanxhakbeut dhe ishin ndarė gjithashtu nė timare e ziamete. Nė fshatrat e Dibrės e tė Pukės ishin vendosur nga dy spahinj, kurse nė Spas njė zaim e njė spahi. Kėshtu, nga fundi i shek. XVI, spahinjtė, dhe bashkė me ta edhe sundimi i tyre, u vendosėn nė malėsitė e Veriut e tė Verilindjes. Megjithėkėtė, pavarėsisht se toka e tyre ishte shpallur pronė shtetėrore, prapė se prapė sistemi i timareve nuk u zbatua sikurse nė trevat e tjera tė tokave shqiptare. Qeveritarėt osmanė nuk vunė dot nė jetė ndarjen e tokės me tapi, prandaj forma e pronėsisė nuk pėsoi asnjė ndryshim. Sistemi i timareve nuk mund tė hidhte rrėnjėt e veta dhe tė ushqehej nė kėto malėsi ku mbizotėronte ekonomia blegtorale dhe ku prodhimi i tokės nuk plotėsonte as nevojat mė tė domosdoshme tė malėsorėve qė e punonin. Pėr kėtė arsye, por edhe pėr shkak tė qėndresės sė ashpėr tė kėtyre malėsorėve, detyrimet, edhe pse kaluan nga duart e sanxhakbeut nė ato tė spahinjve, u lanė tė nxirreshin pėrsėri nė formė globale. Si pasojė, varėsia e malėsorit ndaj feudalit mbeti e zbehtė nė timaret e spahinjve tė veēantė dhe nuk u vu fare nė jetė nė timaret e tjera qė u ishin dhėnė kolektivisht garnizoneve tė kėshtjellave nė malėsi. Malėsorėt e vazhduan pa ndėrprerje qėndresėn e tyre kundėr ēdo orvatjeje tė sunduesve pėr tė pėrforcuar pushtetin osman dhe pėr t’u imponuar sistemin e timarit nė krahinat e tyre.
Nė ecurinė e ndryshimeve ekonomike e shoqėrore qė po kryheshin nė zonat e sistemit tė timarit edhe shoqėria e lirė malėsore e krahinave tė vetėqeverisura nuk mbeti nė vend.
Edhe pse banorėt e kėtyre krahinave kishin vėshtirėsi ngaqė nuk e reshtėn qėndresėn sa herė qė spahinjtė osmanė u orvatėn pėr t’i nėnshtruar, lidhjet e tyre me krahinat e tjera tė vendit, e veēanėrisht lidhjet ekonomike, nuk u ndėrprenė. Malėsorėt e lirė vazhduan tė shkėmbenin prodhimet blegtorale me prodhime bujqėsore, sidomos me drithėra buke, dhe tė shtegtonin me tufat e bagėtive nė kullotat dimėrore, duke u paguar pronarėve feudalė detyrimet pėrkatėse. Madje njė pjesė e tyre vazhdoi tė shkonte nėpėr qytete e prona bujqėsore pėr punė stinore, kurse disa tė tjerė u shkėputėn kohė mė kohė nga malėsitė dhe u vendosėn pėrfundimisht nėpėr ēifligje. Kėshtu banorėt e malėsive tė lira jo vetėm qė nuk mbetėn tė izoluar, por pėsuan ndikimin e zhvillimit ekonomik tė zonave nėn sistemin e timarit dhe tė ēifligut.
Duke pasur nė themelin e vet kryesisht pronėn private, shoqėria e lirė malėsore hyri nė shek. XVII e ndarė, nga njėra anė, nė krerė tė pasur fshatrash e fisesh, dhe, nga ana tjetėr, nė malėsorė tė thjeshtė e nė pėrgjithėsi tė varfėr. Krerėt ndryshonin prej masės sė malėsorėve si nga pasuria e fuqia, ashtu dhe nga veshja. Malėsorėt e thjeshtė, qė nuk kishin as tokė, as bagėti tė mjaftueshme, detyroheshin tė ushqeheshin pėr muaj tė tėrė me gėshtenja e barishte tė egra dhe tė visheshin mė shumė me lėkurė se me rroba. Krerėt zotėronin sasi tė mėdha gjėje tė gjallė, jetonin e visheshin mirė, madje mbėshtillnin kokėn me pėlhurė mėndafshi dhe nė xhamadanet e tyre mbanin, sipas pozitės shoqėrore, nga njė, dy ose tri sumbulla argjendi tė praruar. Disa prej tyre e mbanin veten pėr pasardhės shtėpish tė vjetra aristokrate, kinse tė njohura me patenta tė lėshuara prej perandorėve bizantinė. Tė tjerė krenoheshin duke mbajtur titullin kalorės apo gradėn kapedan, qė ua kishin dhėnė oborret e shteteve evropiane, ku shėrbenin ose kishin shėrbyer si ushtarakė. Qė tė gjithė kishin grumbulluar pasuri dhe, sikurse thotė Frang Bardhi, ishte kjo pasuri qė pėrcaktonte pozitėn e privilegjuar tė secilit prej tyre nė shoqėri. Kėta krerė pėrbėnin shtresėn e kamur malėsore, e cila vinte pjesėrisht para pushtimit osman dhe pjesėrisht ishte formuar nė bazė tė pasurimit nga rekrutimi pėr luftė i malėsorėve tė varfėr.
Nė krahinat e vetėqeverisura vazhdonte tė ekzistonte prona e pėrbashkėt (kujria): bjeshkėt, meratė, mali etj. Nga ana tjetėr ishte ngastra private e ēdo familjeje. Aty zbatoheshin disa norma pėr shitjen e saj. Njė nga kėto ishte e drejta e parapėlqimit tė blerjes. Sipas saj pronari i tokės ishte i detyruar tė pyeste kushėrinjtė, vėllazėrinė e fisin e pastaj fqinjin para se tė shiste tokėn. Vėllazėria kishte tė drejtė ta blinte mė lirė. Kjo frenonte shitblerjen e tokės.
Me toka buke tė pakta e nė pėrgjithėsi jopjellore dhe tė punuara me vegla pune primitive, bujqėsia u siguronte shumicės sė banorėve tė malėsive tė lira vetėm bukėn e disa muajve tė vitit. Nė tokat e malėsisė sė Dukagjinit mbillej vetėm thekra dhe kjo nė ara tė sapoēelura, qė ishin plehėruar me hirin e drurėve tė djegur dhe qė nuk shfrytėzoheshin mė shumė se 3-4 vjet. Edhe blegtoria, qė pėrbėnte degėn mė tė rėndėsishme tė ekonomisė sė malėsive tė lira, nuk arrinte tė plotėsonte nevojat pėr ushqim tė banorėve tė tyre. Kjo gjendje i detyronte masat e malėsorėve tė thjeshtė tė gjenin rrugėdalje pėr tė siguruar jetesėn e tyre. Tė tilla ishin largimi nga malėsia pėr punė stinore, vendosja nėpėr fusha dhe shėrbimi ushtarak me rrogė pranė autoriteteve osmane. Kėto burime tė ardhurash ishin njėkohėsisht edhe burimet kryesore tė pasurimit e tė pozitės sė privilegjuar tė krerėve, tė cilėt i inkurajuan me ēdo mjet e mėnyrė.
Tė detyruar nga vėshtirėsitė e mėdha pėr tė siguruar jetesėn e tyre, malėsorėt e varfėr i ndiqnin krerėt edhe kur kėta viheshin nė shėrbim tė shteteve fqinje dhe rekrutonin ushtarė me rrogė. Gjatė shek. XVII ata hynė pėr tė shėrbyer veēanėrisht me forcat e armatosura tė Republikės sė Venedikut dhe tė Mbretėrisė sė Napolit. Komandantėt matjanė, kelmendas, himariotė e suliotė, tė cilėt i rekrutonin dhe i udhėhiqnin, pėrveē tė ardhurave tė rėndėsishme qė nxirrnin nga rekrutimet, gėzonin edhe pensione tė rregullta pėr gradat ushtarake dhe pėr titujt qė u jepnin oborret e interesuara pėr t’i pasur kurdoherė tė gatshėm sa herė qė kishin nevojė pėr forcėn e malėsorėve shqiptarė.
Mė sė fundi, dėshmitė e kohės bėjnė fjalė edhe pėr njė burim tjetėr pasurimi tė krerėve tė pasur. Ky burim ishte huaja me kamatė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:33   #5
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Institucioni i bajraktarėve



Nevoja e ngutshme e Perandorisė Osmane pėr t’i plotėsuar me ushtarė me pagesė radhėt e forcave tė rregullta tė armatosura, qė ishin zbrazur nga dezertimet e spahinjve dhe jeniēerėve, u bė mė e ndjeshme duke filluar nga lufta e gjatė midis Perandorisė Osmane dhe koalicionit tė shteteve evropiane nė vitet 1683-1699 e, veēanėrisht, gjatė luftėrave tė dendura qė ajo zhvilloi nė shek. XVIII. Prandaj gjatė gjithė kėsaj periudhe rekrutimi mori pėrpjesėtime gjithnjė e mė tė mėdha dhe u bė njė nga mėnyrat kryesore pėr tė rritur forcat luftarake nėpėr frontet e luftės dhe pėr tė siguruar repartet e mbrojtjes sė kufijve, si dhe ato tė qetėsisė sė brendshme nė kohė paqeje.
Porta e Lartė ngarkonte me rekrutimin e kėtyre forcave nė Shqipėri qeveritarėt e sanxhakėve, kurse kėta ngarkonin me kėtė punė komandantėt e reparteve deri 100 veta (bylykbashėt) duke rėnė nė marrėveshje me ta pėr punė tė pagesės, armatimit, ushqimit, destinacionit etj. Por sanxhakbejlerėt dhe krerė tė tjerė tė fuqishėm, siē ishin derebenjtė, u orvatėn ta shtrinin rekrutimin edhe nė krahinat e vetėqeverisura, duke i afruar e duke u marrė vesh me krerėt e tyre. Kėto marrėveshje duhet tė kenė filluar nė vitet 40 tė shek. XVIII, pasi njihen faktet qė, nė luftėrat e viteve 1683-1699, 1714-1718 dhe 1736-1739, malėsorėt mbajtėn anėn e Republikės sė Venedikut dhe tė Perandorisė sė Austrisė kundėr Perandorisė Osmane. Orvatjet e para pėr rekrutim malėsorėsh me pagesė pėr llogari tė shtetit osman nuk mbetėn pa rezultat, veēanėrisht nė krahinat mė tė varfra, si Mirdita, Dukagjini e Malėsia e Madhe, banorėt e tė cilave kishin nevojė mė tė ngutshme tė lehtėsonin mjerimin ekonomik ku ndodheshin.
Nė mesin e shek. XVIII, rekrutimi i ushtarėve malėsorė u pėrhap nė tė gjitha krahinat e vetėqeverisura bashkė me famėn se ata ishin luftėtarė me vlerė tė dorės sė parė. Familjet e mėdha aristokrate shqiptare, e veēanėrisht ato tė Shqipėrisė Veriore qė luftonin pėr tė marrė e pėr tė mbajtur pushtetin, i rritėn kėrkesat pėr luftėtarė. Shpesh faktori ushtarak malėsor bėnte qė fitorja t’u buzėqeshte atyre familjeve tė fuqishme, qė siguronin mė shumė luftėtarė malėsorė. Fama e kėtyre forcave luftarake dhe rritja e kėrkesave pėr to, e rriti jo vetėm numrin e tė rekrutuarve, por edhe bajrakėt e vjetėr u zėvendėsuan me bajrakė tė rinj. Repartet ushtarake ku bėnin pjesė luftėtarė fisesh tė ndryshme, nuk mund tė mbanin flamuj me emblemat e vjetra qė tashmė s’kishin asnjė kuptim. Ata u pajisėn me flamuj tė rinj, tė cilėt aristokratėt e mėdhenj ua besuan krerėve ushtarakė, qė i rekrutonin dhe i komandonin ato reparte fisesh tė pėrziera. Kėta krerė ushtarakė tashmė u quajtėn dhe morėn emrin bajraktar. Institucioni i tyre, ndonėse bashkėjetoi me institucionin e kuvendeve tė krahinave tė vetėqeverisura, mbuloi dhe e zėvendėsoi dalėngadalė ndarjen e vjetėr sipas atyre krahinave. Tani ndarja e tyre filloi tė bėhej nė bazė tė territorit ku rekrutohej reparti qė komandonte secili bajraktar. Kėshtu kėto territore formuan bajrakė, qė nuk ishin tjetėr veēse njėsi territoriale administrative ushtarake. Nė disa vise njė njėsi e tillė pėrputhej me shtrirjen e njė krahine tė vetėqeverisur, nė disa tė tjera ajo pėrmblidhte dy e mė shumė krahina tė tilla, kurse nė krahina mė tė mėdha u krijuan dy a mė shumė bajrakė. Nė kėtė mėnyrė nė Malėsinė e Shkodrės u krijuan 22 bajrakė, nė atė tė Pukės 7, nė Mirditė 5, nė Malėsinė e Lezhės 4 dhe nė Malėsinė e Kthellės 3. Kėta tė fundit u quajtėn edhe bajrakėt e Ohrit meqenėse gjendeshin administrativisht nė kufijtė e sanxhakut tė Ohrit.
Sipas kėtij institucioni, bajraktarėt u bėnė pėrfaqėsuesit e shtetit osman dhe pozitėn e tyre e bėnė tė trashėgueshme. Pesė bajrakėt e Mirditės formonin njė njėsi administrative qė udhėhiqej nga njė kapedan e nga njė kuvend, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė bajrakėve tė veēantė. Bushatllinjtė krijuan njė kryebajraktar. Kėtė funksion ia njohėn Gjon Markut qė hyri nė shėrbim tė tyre pas vitit 1769. Funksioni i kryebajraktarit ishte i trashėgueshėm nė vijėn mashkullore. Kėshtu malėsitė e lira hynė efektivisht nėn sundimin e oxhakėve feudalė, ndonėse ruajtėn vetėqeverisjen e brendshme tė tyre sipas sė drejtės dokesore.
Nė malėsitė e lira tė jugut, bajraktari mbajti titullin kapedan. Edhe nė kėto malėsi rekrutimi ushtarak me pagesė njihej prej kohėsh nėn emrin e stratiotėve, tė cilėt sikurse edhe malėsorėt e Veriut, kishin shėrbyer nė forcat ushtarake tė shteteve tė Venedikut dhe tė Napolit. Udhėheqėsit ushtarakė tė tyre, kapedanėt, qė e kishin bėrė tė trashėgueshėm kėtė titull nė familjet e tyre, formonin kuvendet udhėheqėse tė krahinave pėrkatėse dhe nga gjiri i tyre zgjidheshin prijėsit e forcave luftarake tė krahinės nė rast sulmesh ose luftimesh kundėr feudalėve sundues. Duke mbetur edhe nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII nė shėrbim tė huaj, kėta kapedanė ishin shumė mė pak tė varur nga sundimtarėt vendas dhe nuk ranė nėn ndikimin e tyre, por nuk iu shmangėn asnjėherė interesave tė venedikasve nė bregdetin shqiptar derisa Republika e Venedikut ekzistoi si shtet mė vete. Pėr kėtė arsye himariotėt e suliotėt ranė shpesh nė konflikt me qeveritarėt e mėdhenj osmanė.
Kapedanėt mundėn tė shfrytėzonin mirė grindjet feudale dhe suliotėt arritėn deri aty sa nė fund tė shek. XVIII tė kishin nėnshtruar 66 fshatra, tė cilat i morėn nėn mbrojtje kundrejt detyrimeve qė mė parė i merrnin agallarėt ēamė. Kjo formė shfrytėzimi, pėrveē asaj tė rekrutimit tė bashkėfshatarėve prej tyre, u veshi tipare mė tė qarta tė zotėrve feudalė. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII ata ndryshonin fare pak nga feudalėt e zakonshėm, bylykbashė e derebenj. Disa prej tyre qė u islamizuan fituan edhe tituj feudalė, sikurse bajraktari i Hotit.
Krahinat e vetėqeverisura i shlyenin shtetit njė haraē vjetor. Atė ia jepnin nė majė tė jataganit e jo me dorė, pėr t’i treguar pozitėn e privilegjuar qė kishin fituar nė sajė tė shpatės e tė luftės. Nė vitin 1638 banorėt e Malėsisė sė Madhe i jepnin shtetit osman njė flori nė vit dhe njė burrė pėr shtėpi nė rast lufte. Krahina e Mirditės jepte vetėm ushtarė me rrogė. Himara e Kurveleshi i jepte njė haraē ose taksė pėr kokė. Shpeshherė fshatarėsia e kėtyre krahinave nuk e shlyente haraēin. Kėshtu, nė vitin 1620 Dukagjini, Pipėri e Kelmendi “nuk i paguanin haraē askujt”, nė vitin 1675 Himara nuk u bind tė paguajė haraēin. Tė njėjtin veprim bėri edhe malėsia e sanxhakut tė Shkodrės nė vitin 1692.



3. ZONA E ĒIFLIGUT

Ēifligjet nė shek. XVI
Tė dhėnat e defterėve kadastralė tė shek. XVI dėshmojnė pėr krijimin e dy kategorive ēifligjesh nė zotėrim tė feudalėve, tė ngritura mbi tokat jorajatike dhe mė vonė rajatike, tė ngarkuara vetėm me detyrimet ndaj zotėruesit tė tokės. Ngritja e tyre ndoqi rrugė tė ndryshme. Njėra nga kėto ishte shtėnia nė dorė e tokave djerrė tė truallishteve, d.m.th., tė fshatrave tė braktisura. Zakonisht ato janė marrė nė zotėrim nga feudalė tė mėdhenj, funksionarė si zaimė, sanxhakbejlerė deri nė vezirė. Kėshtu, truallishta Pistul nė nahijen e Tejbunės ishte nė dorė tė Vezirit tė Madh, Sinan Pashės, kundrejt pagimit tė taksės sė tapisė arkės shtetėrore nė sasinė 500 akēe. Mė vonė truallishtet mund tė hynin nė procesin e shitblerjes nė bazė tė lejes sė spahiut dhe vendimit tė kadiut.
Pėrveē truallishteve ata vunė dorė mbi tokat e hapura rishtazi nga pyjet, si dhe nė parcelat qė nė defterėt kadastralė cilėsoheshin me emrin tokė (zemin) e arė (tarlla). Zotėruesit shlyenin vetėm tė dhjetėn. Kėshtu mė 1582 truallishtja Kusheva nė nahijen e Shkodrės ishte vend pyjesh dhe ishte marrė nė zotėrim nga ket’huda Mustafai qė jepte 100 akēe si bedel i sė dhjetės. Ato merreshin nė zotėrim me tapi nga i zoti i tokės dhe hynin nė procesin e shitblerjes vetėm me vendim tė kadiut.
Sė treti, feudalėt vunė dorė mbi kullotat verore (zemin-i yaylak). Kėshtu Mehmet Pasha, mirliva i Moresė, kishte nė zotėrim tokat e kullotės verore nė fshatin Malēinova tė Prizrenit. Me kėto tri rrugė ata siguruan nė zotėrim personal tokėn pa qenė tė ngarkuar tėrėsisht me detyrimet e bashtinės sė rajasė. Kjo i hapi rrugė grumbullimit tė tyre dhe krijimit tė ēifligjeve. Pėr ēifligun e Malkoēit, tė birit tė Aliut, tė pėrfshirė nė truallishten Ajalisi tė timarit tė Kurdit nė fshatin Mesopotam tė Delvinės thuhet: “ky kishte marrė me tapi truallishten Ajalisi dhe e kishte bėrė ēiflig; tė dhjetėn ia jep spahiut tė Mesopotamit”.
Duke shtėnė nė dorė tokėn, feudalėt krijuan njė numėr tė konsiderueshėm ēifligjesh qė kishin si detyrim tė vetėm pagimin e sė dhjetės. Nė kėtė kategori bėnin pjesė edhe ēifligjet e krijuara nga blerja e bashtinave tė vojnukėve ose tė ushtarakėve tė tjerė, tė ēliruar nga detyrimet, gjatė periudhės kur u shthur ky organizim ushtarak. P.sh., nė fshatin Leshnica tė Bihorit nė sanxhakun e Prizrenit, Jahjai i biri i Isait, zotėronte njė ēiflig tė formuar nga vende tė vojnukėve tė suprimuar, i cili jepte si detyrim tė dhjetėn. Zakonisht kėto ēifligje punoheshin nga vetė pjesėtarėt e familjes sė feudalit, ose me punėn angari tė fshatarėve, ose jepeshin nė gjysmatari, siē veprohej me hasa-ēifligjet. Kėshtu, spahiu Hasan punonte e mbillte vetė ēifligun e tij nė fshatin Gjerbės tė Tepelenės. Po ashtu vepronte komandanti i topēinjve tė kėshtjellės sė Shkodrės me tokat nė truallishten Goden tė fshatit Shendvraē tė Shkodrės.
Njė kategori tjetėr ēifligu u ngrit mbi tokat rreth qyteteve. Kėshtu, nė fund tė shek. XVI, nė qytetin e Beratit kishte 146 ēifligje, nė atė tė Elbasanit 83, nė Peqin 83, nė Novobėrdė 39, nė Gjirokastėr 35 etj. Rreth 50% e tyre ishte nė zotėrim tė funksionarėve tė administratės shtetėrore si sanxhakbejlerė, komandantė kėshtjellash, ēeribashė etj. Njė numėr tė vogėl zotėronin zanatēinjtė. Nė fillim tė shek. XVI madhėsia e kėtyre ēifligjeve ishte sa ajo e ngastrės qė punohej me njė pendė qe, kurse nė fund tė atij shekulli u ngrit deri nė 6 pendė qe tokė. Krijimi nė afėrsi tė qyteteve i njė numri tė madh ēifligjesh shpjegohet, sė pari, me faktin se si rrjedhim i zhvillimit tė jetės urbane dhe i ushtrimit me gjerėsisht tė zejtarisė e tė tregtisė, qytetarėt braktisėn gradualisht bujqėsinė dhe u shisnin feudalėve tė drejtat e zotėrimit tė bashtinave, pa pasur asnjė sanksion pėr braktisjen e tokės, siē ndodhte nė tokėn mirie. Zhvillimi ekonomik-shoqėror mė i hovshėm i qyteteve tė Beratit dhe tė Elbasanit nėnkupton edhe zhvillimin mė intensiv se gjetiu tė procesit tė shitblerjes tė sė drejtės sė zotėrimit tė tokės pėr tokat nė afėrsi tė tyre, i cili solli si rezultat krijimin e njė numri mė tė madh ēifligjesh. Sė dyti, shpjegohet me rrethanėn se shumica e ēifligjeve ishte krijuar nė sinoret me fshatrat, d.m.th. nė vende ndėrmjet kufijve me fshatrat, tė cilat nuk ishin pėrfshirė nė bashtina rajash. Tė tilla ishin ēifligjet nė sinoret me fshatrat Lapardha, Vrion, Velabisht. Ēifligjet rreth qytezės sė Peqinit ishin krijuar nė tokat e hapura dhe tė punuara rishtaz.
Ēifligjet u krijuan edhe nė tokat shtetėrore me statusin rajatik dhe tė ngarkuara me detyrimet karakteristike pėr fshatarin raja. Kjo ndodhi atėherė, kur nė procesin e shitblerjes tė sė drejtės sė zotėrimit tė tokės u bė njė kapėrcim cilėsor, kur ai u zhvillua midis fshatarėve raja dhe feudalėve. Hyrja e feudalėve nė kėtė proces ēoi nė grumbullimin e tokave nė duart e tyre dhe si rrjedhim, nė formimin e ēifligjeve. Kėshtu, midis rajasė dhe spahiut u fut njė person i tretė, i ndėrmjetėm, ēifligari (ēifligsahibiu), qė merrte njė pjesė tė rentės sė krijuar nga fshatari qė kishte humbur tokėn. Me blerjen e sė drejtės sė zotėrimit tė tokės nga ēifligari, ēifligjet e ruanin statusin si tokė shtetėrore rajatike. Si rrjedhim ai ishte i detyruar tė shlyente detyrimet e fshatarit prej tė cilit i bleu ato. E meta e ēifligjeve tė deriatėhershme ishte mungesa e krahėve tė punės. Prandaj feudalėt pėrpiqeshin tė siguronin kėtė element tė rėndėsishėm, krahas tokės, si dy premisat pėr lindjen e njė kategorie mė tė lartė ēifligu, si njė ekonomi e madhe e destinuar pėr treg dhe e pakushtėzuar me ndonjė detyrim. Kjo u duk qartė nė pėrēapjet e tyre pėr tė shndėrruar nė ēifligje truallishtet e populluara nga banorė tė ardhur pėr shkaqe tė ndryshme dhe tė kthyera nė vendbanime qė nuk ekzistonin nė regjistrimin e mėparshėm dhe qė nuk kishin qenė tokė mirie nė pėrdorim tė rajave. Shembullin mė tipik e paraqitnin ēifligjet e krijuara nė fshatin Ēermė tė Myzeqesė, ku ēifēinjtė kishin ardhur nga fshatrat qė nuk pėrfshiheshin nė sanxhakun e Vlorės. Nė defterėt gjenden raste kur nė njė territor tė pėrfshirė nė njė ēiflig, pas regjistrimit ishte krijuar njė vendbanim i ri, njė fshat qė mbante emrin e ēifligarit. P.sh., nė vitin 1583 gjejmė vendbanimin e quajtur Ēifligu i Iskender Vojvodės me 16 ēifēinj.
Me sigurimin e fuqisė sė nevojshme punėtore, ekonomia personale e feudalit dilte nga kuadri i ngushtė i kufizuar i ēifligut, tė formuar nga tokat jorajatike dhe qė shlyenin tė dhjetėn dhe salarien.
Procesi i krijimit dhe i zgjerimit tė ēifligjeve nė toka mirie varej nga njė sėrė faktorėsh, nga zhvillimi i ekonomisė nė tėrėsi, nga rritja e zgjerimi i marrėdhėnieve mall-para dhe dobėsimi i ekonomisė natyrore, nga zėvendėsimi gradual i rentės nė natyrė me rentėn nė tė holla, nga pasurimi i klasės feudale. Nė kėtė drejtim njė rol po aq tė rėndėsishėm, luante edhe procesi i thellimit tė diferencimit shoqėror nė fshat deri nė shitjen e sė drejtės sė shfrytėzimit tė tokės.
Nė shek. XVI, kur kėta faktorė ishin nė fazėn fillestare tė zhvillimit, ēifligjet e formuara me toka rajatike, ku ishin vendosur fshatarė tė ikur, ishin tė pakta nė krahasim me ēifligjet e formuara me toka mirie jashtė parcelave tė fshatarėve raja. Krijimi i ēifligjeve nė tokat rajatike ēante rrugė me vėshtirėsi pėr arsye tė statusit fiskal tė tyre tė rėndė dhe tė moslejimit pėr ta ndryshuar atė, tė kontrollit me rreptėsi nga shteti mbi organizimin e prodhimit nė bazė tė ndarjes sė tokės ēdo shtėpie fshatare. Ēifligjet e krijuara nė tokat rajatike ishin ngarkuar veē sė dhjetės e salaries edhe me detyrimet qė lidheshin me personin e fshatarit, si ispenxha, xhizja, dhe taksat e jashtėzakonshme si avarizi, bedeli, nuzuli e sursati. Kėto detyrime duhet t’i paguante ēifligari, por nė fakt i shlyente ēifēiu. Fshatari qė kishte humbur pronėn private dhe tokėn, mund ta punonte atė si ēifēi, por nė kushte shumė tė rėnda. Ai duhej tė vazhdonte tė shlyente taksėn e pendės dhe detyrimet shtetėrore.
Nė fund tė shek. XVI nė tokat shqiptare ishin krijuar dy tipa kryesorė ēifligjesh: ēifligje tė vogla qė punoheshin kryesisht nga pjesėtarėt e familjes dhe ēifligje qė punoheshin nga fshatarė raja.

Shthurja e sistemit tė timarit dhe lindja e ēifligjeve
Qė nga gjysma e dytė e shek. XVI sistemi i timarit hyri nė fazėn e shthurjes, e cila u forcua edhe mė tepėr gjatė dy shekujve (XVII-XVIII) dhe vazhdoi deri nė reformat centralizuese tanzimatiste tė viteve 30 tė shek. XIX. Shthurja ndodhi pėr njė varg faktorėsh.
Shteti nė radhė tė parė filloi tė shkelė rregullat e shpėrndarjes sė tokės shtetėrore, pėr tė kėnaqur funksionarėt e lartė, mbėshtetjen kryesore, duke u dhėnė atyre zotėrime nė formė dhurimi. Pėr mė tepėr ato u jepeshin njerėzve qė nuk ishin tė shpatės. Krahas haseve perandorake, tė vezirėve e tė qeveritarėve, nė tokat shqiptare u vu re forma e veēantė e hasit e quajtur pashmakllėk i lirė (serbest). Kėto hase u jepeshin nėnave, grave, vajzave dhe shėrbyesve tė veēantė (hasekije) tė sulltanėve. Nė vitin 1681 nė duart e hasekie Aishe sulltanes ndodhej hasi pashmakllėk i lirė i Krahasit, i pėrbėrė prej 22 fshatrash nė sanxhakun e Vlorės. Kjo ishte njė shkelje e rėndė e parimeve tė sistemit tė timarit, mbasi pėrbėnte njė hap tjetėr tė madh drejt cenimit tė pronėsisė shtetėrore.
Shteti e shtriu edhe mė tej shkeljen e rregullave gjatė shpėrndarjes sė timareve. Sipas kanunameve osmane timaret ishin dy lloje: timare me teskere dhe timare pa teskere. Tė parat jepeshin nga bejlerbeu dhe me dekret tė sulltanit, kurse tė dytat jepeshin pa dekret sulltanor. Nė vitin 1716 sulltani me njė ferman tė veēantė, i njohu Ali Pashės, qeveritar i sanxhakut tė Janinės, disa tė drejta qė deri tani i kishte vetė ai nė lidhje me shpėrndarjen e timareve dhe tė ziameteve, tė mbetura bosh nga ata qė kishin vdekur pa lėnė trashėgimtarė ose qė kishin braktisur shėrbimin. Kėto duhej t’u jepeshin atyre qė ishin gati tė merrnin pjesė nė fushatat ushtarake nėn komandėn e allajbeut tė sanxhakut dhe qė banonin nė sanxhakun ku ndodhej zotėrimi. Ky shembull tregon se vetė pushteti qendror u jepte mundėsi nėpunėsve qė t’i shkelnin ato me tė dyja kėmbėt. Kėshtu ky qeveritar pėr shkak tė abuzimeve tė kryera gjatė kėsaj periudhe, u shkarkua nga detyra pak mė vonė.
Shkelje bėheshin edhe nga poshtė, nga paria e krahinave pėr tė siguruar tė ardhura tė mėdha. Sipas rregullit tė moēėm zotėrimet e lidhura me postet si komandant kėshtjelle, me vdekjen e zotėruesit, i kalonin njė personi qė propozohej prej parisė sė vendit. Jo rrallė paria propozonte persona tė paqenė dhe tė ardhurat i merrte pėr vete. Kėshtu nė vitin 1780 vdiq Sulejman Agai, komandant i kėshtjellės sė Ulqinit. Detyra e komandantit iu dha njė personi qė nuk ekzistonte nė realitet. Tė ardhurat shkonin nė favor tė atyre qė e kishin propozuar. Nė vitin 1708-1709 propozohet qė timaret e ruajtėsve tė kėshtjellės sė Shkodrės t’u jepeshin anėtarėve tė esnafėve. Kėta shembuj tregojnė se kėto zotėrime ishin nė duart e parisė sė kėtyre krahinave, e cila nuk respektonte rregullat e shtetit pėr dhėnien e tyre. Me pretekste tė ndryshme, si vdekje pa lėnė trashėgimtar, mosparaqitje nė detyrė, braktisje tė saj, me propozimin e komandantit tė forcave ushtarake, mjaft personave iu hiqej e drejta mbi zotėrimet. Nė vitin 1641, si rezultat i shpifjeve tė ish-sanxhakbeut, Jusuf Bej i hiqet allajbeut ziameti prej 21 200 akēesh nė fshatin Kratovė sė bashku me disa fshatra tė tjerė tė nahijes sė Beratit.
Nga shkelja e rregullave tė shpėrndarjes sė timareve vihej re pėrqendrimi nė njė dorė tė vetme i dy a mė shumė timareve. Duke pėrfituar nga prirja e pėrgjithshme e braktisjes sė shėrbimit ushtarak, mjaft spahinj, me pretekste tė ndryshme, si “vdekje pa lėnė trashėgimtar”, ose “pse kishin kaluar 10-15 vjet qė kishin qenė bosh”, me miratimin e organeve mė tė larta, pėrqendruan nė duart e tyre dy deri pesė timare. Shtėnia nė dorė e mbi dy timareve ishte njė shkelje e rregullave juridike mbi pronėsinė. Ajo ishte nė dėm tė shtetit, mbasi numri i spahinjve zvogėlohej shumė. Nė vitin 1702 Hysejni merr njė timar prej 5 300 akēesh qė mė parė kishte qenė i ndarė nė tri timare tė vogla nė nahijen e Pėrmetit dhe atė tė Beratit, por qė kishin mbetur bosh. Nga regjistrimi i pėrgjithshėm i vitit 1701-1702 del se nė sanxhakun e Vlorės rreth 35 spahinj kishin nė duart e tyre nga dy timare.
Timaret e ziametet i trashėgonin edhe fėmijėt e mitur. Sipas kanunamesė sė Sulejmanit, derisa djali tė arrinte moshėn madhore, shėrbimin ushtarak do ta kryente kujdestari ose shėrbėtori i tij. Nė shek. XVII nė vend tė kėtij shėrbimi nga tė tjerėt pėr fėmijėt e mitur dhe pėr spahinjtė e moshuar, merrej njė taksė nė tė holla e quajtur bedel i kalorėsve nė madhėsinė 5 000-6 000 akēe (1686-1760). Kėrkesa e tij si nga fėmijėt e mitur dhe nga spahinjtė e moshuar, ėshtė njė dėshmi tjetėr, ndofta nga mė tė rėndėsishmet, qė tregon se timari i kėsaj periudhe ishte shumė larg timarit tė shek. XV dhe i ishte afruar shumė pronės private tė pakushtėzuar.
Njė ndryshim vihet re edhe nė mėnyrat e administrimit tė zotėrimeve. Te haset, si metodė mbizotėruese, ishte marrja me qira pėr njė vit e sė drejtės sė vjeljes sė tė ardhurave. Vjelja me anė tė njė pėrfaqėsuesi kishte kaluar nė plan tė dytė. Administrimi me kėto dy mėnyra u shtri deri nė timaret e ziametet, gjė qė nuk kishte ndodhur mė parė. Nė fillim tė shek. XIX sipėrmarrja u shtri deri nė ngastrėn e fshatarit. Kjo ishte njė shprehje tjetėr e ndryshimeve qė kishin ndodhur nė sistemin e timarit.
Tė gjitha kėto ndryshime dėshmojnė se sistemi i timarit kishte hyrė nė fazėn e shthurjes. Thelbi i shthurjes ka tė bėjė me humbjen e karakterit ushtarak tė pronės shtetėrore dhe me prirjen pėr ta kthyer zotėrimin e kushtėzuar nė njė pronė private.
Prekja e pronės shtetėrore prej shtetit u bė kryesisht nėn shtytjen e klasės feudale. Ajo synonte ta kthente zotėrimin e kushtėzuar me shėrbim nė pronė private. Feudalėt i kthyen sytė nga toka pėr tė formuar ēifligun, si njė ekonomi e madhe bujqėsore e paracaktuar kryesisht pėr treg. Ata hodhėn sytė mbi ekonominė vetjake (hasa-ēiflig). Meqenėse ajo ishte lidhur me zotėrimin dhe zotėruesit nuk kishin kohė tė merreshin me punimin e saj, ata ishin tė interesuar qė tė kthehej nė tokė rajatike dhe tė merrnin ēka u takonte nga legjislacioni osman. Nė kėto kushte shteti lejoi dhėnien e ekonomive vetjake me tapi. Personat qė i merrnin nė pėrdorim ishin tė detyruar t’i jepnin spahiut tė dhjetėn e salarien, siē veprohej nė tokat mirie. Ata ishin ēliruar nga detyrimet e rajallėkut, nga xhizja e avarizi. Duke ndjekur kėtė rrugė, feudalėt krijuan nė vend tė hasa-ēifligut tė mėparshėm, ekonomi tė jetėrsueshme, tė trashėgueshme e tė pakontrollueshme nga shteti dhe tė pakushtėzuara nga shėrbimi ushtarak. Marrja me tapi e tokave tė ekonomisė vetjake (hasa-ēifligjeve) ishte njė nga rrugėt qė ndoqėn feudalėt pėr tė siguruar toka nė zotėrim privat.
Pas ekonomisė vetjake feudalėt vunė dorė mbi tokat rajatike. Pėr kėtė u pėrdorėn rrugė tė ndryshme.
1. Shitblerja. Feudalėt shfrytėzuan mundėsitė e legjislacionit osman. Sipas kėtij spahiu kishte tė drejtė t’ia hiqte tokėn fshatarit raja dhe t’ia jepte njė tjetri, nė rast se ai nuk plotėsonte detyrimet qė kėrkonte ligji. Gjithashtu spahiu ia jepte tokėn njė tjetri, kur i zoti i saj vdiste pa lėnė trashėgimtar. Ai kishte tė drejtė t’ia jepte njė tjetri edhe nė rast se fshatari raja qė e punonte tokėn hiqte dorė nga e drejta e shfrytėzimit tė saj kundrejt njė shpėrblimi ose vullnetarisht. Toka i kalonte nė kėtė mėnyrė njė pronari tė ri tė ēifligarit. Kėshtu, midis spahiut e rajasė hyri njė person i tretė, i ndėrmjetėm, ēifligari. Ai filloi tė blejė tapitė e rajasė. Vetė spahiut i ndalohej tė vinte dorė mbi tapitė e rajave tė zotėrimeve tė veta. Ēifligari ishte i detyruar t’i paguante spahiut tė dhjetėn, salarien, si dhe taksat e rajallėkut. Shitja e sė drejtės sė shfrytėzimit tė tokės erdhi si pasojė e trysnisė qė e detyronte fshatarėsinė raja tė hiqte dorė prej tė drejtave tė saj mbi tė. Nė regjistrat e sherieve tė qyteteve tona gjen shembuj tė shumtė tė shitblerjes. Njė shembull tipik ėshtė familja e Biēakēinjve tė Elbasanit. I pari i saj, Mehmet Agai (1621-1630) bleu njė pasuri tokėsore mjaft tė madhe, duke i paguar tė zotit tė tokės taksėn e tapisė. Pastaj e vazhduan fėmijėt, motrat dhe nipėrit. Rukije Hanėmi, e shoqja e Sulejman pashė Biēakēiut bleu toka mylke shtetėrore nė fshatrat e Mirakės, Pishkashit, Shėn Bitrit, Skroskės etj. Ēifligjet e kėsaj familjeje shtriheshin nė Elbasan, nė Gramsh, nė Myzeqe, nė Peqin etj.
Me anė tė kėsaj rruge u formuan dhe u zgjeruan edhe pronat e mėdha tokėsore tė institucioneve fetare myslimane e tė krishtere. Kryepeshkopi i Durrėsit, Gerardo Gallata, nė njė relacion tė shek. XVII pėrshkruan kėshtu rritjen e pasurisė tokėsore tė kishės nė dioqezėn e tij: “pjesa mė e madhe, - shkruan ai, - ka qenė blerė nga imzot Gjon Koleci, nga imzot Mark Skura, nga imzot Korpeni dhe nga unė qė jam tani; tė tjerat i janė lėnė kėsaj kishe nga njerėz tė pėrshpirtshėm. Pėr mė tepėr, unė Gerardo Gallata kam marrė me tapi njė tė tretėn e gjithė pyjeve, arave dhe fushave tė Kryekuqit ... qė bashkohen me pasuritė e kėsaj kishe”.
2. Njė rrugė tjetėr ishte dhuna dhe arbitrariteti feudal. Ajo niste nga forma tė maskuara dhe pėrfundonte nė dhunėn e hapur. Feudalė tė fuqishėm merrnin nėn “mbrojtje” individė ose fshatra tė tėra nga bandat vjedhėse. Si shpėrblim ata merrnin njė dhuratė nė masėn 1/5 e prodhimit. Me kalimin e kohės dhurata u kthye nė njė detyrim tė pėrvitshėm. Nė rast se nuk shlyhej, vihej dorė mbi tokat e tyre. Feudalėt qė zotėronin tė holla falsifikonin datat e lėshimit tė tapive. Para kadiut nga pretenduesit pėr tė njėjtėn tokė, fitonte ai qė kishte tapi mė tė vjetėr. Nė raste tė veēanta spahinjtė vinin dorė mbi tapinė e atyre qė s’linin trashėgimtarė. Qė nga fundi i shek. XVII ndeshen raste tė grabitjes sė tokave fshatare nga ana e ēifligarėve nė rrethin e Beratit, nė fshatrat Peshtan, Lapardha, Perondi, Poshnjė etj. Pėrveē blerjes, Mehmet aga Biēaku me anė tė falsifikimit tė dokumenteve dhe tė dhunės, vuri dorė mbi kullotat malore e tokat e pėrbashkėta nė fshatrat Gribė, Ēermė, Belsh etj.
3. Borxhet. Pėr tė shlyer detyrimet dhe pėr t’i bėrė ballė jetės, fshatarėsia merrte borxhe te feudalėt, duke lėnė peng tokėn. Nė rast se nuk shlyhej borxhi nė afatin e caktuar, atėherė feudali vinte dorė mbi tokėn. Qė nga shek. XVII borxhet bėhen njė dukuri e rėndomtė, jo vetėm pėr qytetin, por edhe pėr fshatrat. Kamata ishte e lartė 30% nga 12% qė ishte zyrtarisht. Nė tė gjitha fshatrat e Zadrimės, madje dhe nė njė radhė fshatrash tė malėsisė mjaft fshatarė kishin rėnė nė borxhe, si nė Barbullush, Bushat, Kukel, Sheldi, Juban, Dajē, Trush etj. Figura tė fajdexhiut u bėnė tregtari, zejtari i pasur, ēifligari dhe kleri. Pukėvili shkruante: “Kur pronat mund tė mbulojnė borxhet, tė krishterėt (edhe myslimanėt), qė vetėm dėshpėrimi i shpie nė revoltė, shesin atėherė tokat e tyre me titull ēifligu dhe bėhen fermerė (ēifēinj) tė tokave tė tyre”.
4. Hapja e tokave tė reja. Jo vetėm fshatarėt nxiteshin tė hapnin tokė tė re nga pyjet, kullotat, moēalishtet, por edhe feudalėt nxitnin dhe detyronin fshatarėt qė tė hapnin tokė tė re. Kėshtu nė vitin 1654 fshatarėt e Zhazharit tė Madh, me nxitjen e ēifligarit hapėn tokė nė sinorin e fshatit fqinjė. Nė fshatin Gurzė tė bregut tė Matit njė sipėrfaqe prej 9 000 ha, pronė e Bushatllinjve, tė mbuluara me pyje, u kthyen nė toka buke prej malėsorėve mirditas e kthellas. Bejlerėt e Rėmbecit nė fushėn e Korēės i detyronin fshatarėt tė hapnin toka tė reja, ua linin prodhimet pėr dy-tre vjet, pastaj ato toka ua bashkonin ēifligjeve tė tyre. Si rrjedhojė e shpyllėzimit tė pyjeve nė kėtė krahinė u krijuan ēifligje tė reja si Orman-Ēiflig e Orman-Pojani (orman=pyll). Ky proces ėshtė fiksuar nė toponiminė e mjaft vendeve tė tjera nė Myzeqe, Himarė, Kurvelesh, Gjirokastėr, Kolonjė, Kėlcyrė etj.
Pėrveē kėtyre rrugėve kryesore, pėr formimin e ēifligjeve u pėrdorėn edhe mjete tė tjera. Nga ato mė kryesoret e mė tė pėrhapurat kanė qenė shitblerja dhe dhuna. Gjatė periudhės kur pushteti qendror kishte nėn kontroll tė gjitha provincat, rruga kryesore ishte ajo legale, shitblerja. Kjo kushtėzohej edhe nga kujdesi i vetė shtetit pėr tė mos u pakėsuar fshatarėsia raja mbi tė cilėn ishte ngritur makina ushtarake osmane. Kjo rrugė vėrtet ishte me mė pak leverdi pėr ēifligarin sesa dhuna, por ishte e sigurt dhe e legalizuar me njė dokument nga kadiu. Qė tė pėrdorte rrugėn e dhunės, feudali duhet tė kishte edhe forca ushtarake me rrogė. Dhuna mori njė pėrhapje mė tė madhe atėherė kur ra nė mėnyrė tė dukshme roli i pushtetit qendror qė nuk ishte nė gjendje tė shpėtonte fshatarėsinė nga dhuna e tepruar.
Madhėsia e ēifligjeve niste nga njė pendė qe ose 70-130 dynymė. Nė fshatin Myshqeta kishte njė ēiflig nė madhėsinė e parcelės sė fshatarit. Ēifligje tė tilla ndesheshin pothuaj nė tė gjitha krahinat e vendit. Nė vitin 1738 nė krahinėn e Beratit numėroheshin 100 ēifligje, prej tė cilave 42% ishin tė madhėsisė qė punoheshin nga 10 familje secili, 25% nga 30 familje dhe 6,5% nga 65 familje secili. Sipas njė llogaritjeje tė thjeshtė sipėrfaqja e ēifligut mė tė madh (65 familje) shkonte rreth 195 ha. Me fjalė tė tjera, ēifligjet nė kėtė krahinė tipike ēifligare deri nė mesin e shek. XVIII, ishin relativisht tė vegjėl.
Ēifligu u formua dhe u zhvillua gjatė dy fazave. E para u shtri gjatė shek. XVI-XVII. Nė kėtė fazė bėhet kalimi i pronės private e shtetėrore nga duart e fshatarėve nė ato tė feudalėve ēifligarė qė ēoi nė formimin e ēifligjeve. Gjatė kėsaj kohe karakteristike ishte formimi i ēifligjeve tė vogla. Faza e dytė zgjati nga shek. XVIII deri nė vitet 30 tė shek. XIX. Karakteristika kryesore e saj ishte formimi i pronės sė madhe ēifligare nėpėrmjet zgjerimit tė ēifligjeve mė tė fuqishme ose tė bashkimit tė ēifligjeve tė vogla; por nuk pėrjashtohej edhe mundėsia e formimit nė kėtė kohė e ēifligjeve tė vogla, mbasi shpronėsimi nuk pėrfundoi nė fazėn e parė dhe as nė tė dytėn. Ēifligu u formua dhe u zhvillua si njė fenomen i paligjshėm nė gjirin e timarit, e breu atė nga brenda derisa fitoi tė drejtėn e qytetarisė me likuidimin e sistemit feudal-ushtarak nė vitet 30-40 tė shek. XIX. Kush kishte ruajtur tapinė e tokės njihej si pronar i saj. Si njė dukuri e paligjshme nuk gjeti pasqyrim nė regjistrat kadastralė. Pėr kėtė arsye ėshtė e vėshtirė tė jepet shtrirja e saktė e ēifligut nė krejt tokat shqiptare. Deri tani ėshtė pohuar se ēifligu nė shek. XVIII kishte pėrfshirė zonat fushore dhe kodrinore, kurse timari nė fushė mbeti nė formė ishujsh. Nė zonėn malore ndodhte krejt e kundėrta. Ēifligu ishte pėrhapur kryesisht nė tokat e ulėta bregdetare nga Tivari nė Vlorė, nė Plavė, nė Guci, nė Kosovė, nė luginat e lumenjve, nė Myzeqe, nė trevat e Korēės, Gjirokastrės, Delvinės e tė Janinės. Tani pėr tani tė dhėna mė tė sakta pėr shtrirjen e ēifligut ka vetėm pėr krahinėn e Beratit, ku nė vitin 1701 kishte 166 fshatra gjithsej, nė 59 fshatra kishte ēifligje, d.m.th. nė 36% tė fshatrave. Por, shkalla e vėrtetė e shtrirjes duket nė sasinė e tė hollave qė jepeshin si detyrime tė jashtėzakonshme. Nė vitin 1681 ēifligjet jepnin 8,8% tė shumės sė pėrgjithshme tė detyrimeve, kurse nė vitin 1746, 18% tė shumės sė pėrgjithshme. Ēifligu ishte shtrirė nė 18% tė krejt sipėrfaqes sė tokės sė punueshme. Kjo shifėr tregon vetėm shtrirjen e ēifligjeve private dhe nuk pėrfshin ēifligjet shtetėrore dhe ato tė institucioneve fetare.
Sipas orientimit ēifligjet nė Shqipėri ishin tri llojesh: bujqėsor, blegtoral dhe tė pėrzier. Ēifligu bujqėsor pėrbėhej nga prona private (mylk): kopshtet, vreshtat, ullishtet, lėmenjtė, kulla e ēifligarit, shtėpitė e ēifēinjve, veglat e punės, mullinj, dhe nga toka shtetėrore: ara e livadhe. Ēifligu blegtoral pėrbėhej nga prona private, si mė lart, nga tufat e bagėtive dhe nga kullotat e veglat e pėrpunimit tė produkteve blegtorale, kurse i pėrzieri kishte orientimin bujqėsor e blegtoral. Mbizotėrues ishte ēifligu i pėrzier.
Sipas pronėsisė ēifligjet ishin private, tė institucioneve fetare dhe shtetėrore. Ēifligjet private i zotėronin kategori tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, duke nisur nga shtresa feudale dhe duke pėrfunduar nė tregtarėt e zejtarėt e pasur. Nė vitin 1680 nė krahinėn e Beratit, nga 15 pronarė ēifligjesh, 13 veta ishin bejlerė dhe bij bejlerėsh, njė vezir dhe njė pashė. Nga gjysma e dytė e shek. XVIII, krahas bejlerėve si pronarė ēifligjesh dalin tregtarė, veēanėrisht nė qytetin e Shkodrės. Pėrveē Bushatllinjve, familja e Gjyrezėve, Bianki, Ēoba zotėronin toka buke, ullishte, kullota etj.
Nė fund tė shek. XVIII u dalluan familje tė mėdha ēifligare, si: Ali pashė Tepelena, Bushatllinjtė, Begollajt nė Pejė, Rrotullarėt nė Prizren, Toptanėt, Alltunėt, Biēakēinjtė, Vėrlacėt e Vrionėt nė Shqipėrinė e Mesme, Velabishtajt, Ngurzajt, Vlorajt, Delvinajt e Kokajt nė jug. Mbi tė gjithė dallohej Ali pashė Tepelena, i cili zotėronte mbi 900 ēifligje nė Shqipėrinė e Jugut, nė Maqedoni e nė Greqinė e Veriut.
Nė shek. XVII-XVIII edhe pronat e institucioneve fetare myslimane e tė krishtera morėn formėn e ēifligjeve. Ato u zgjeruan nė radhė tė parė nga dhurimet e shtetit dhe tė besimtarėve. Ēifligjet e klerit mysliman qenė pėrqendruar kryesisht nė toka pjellore tė fushave tė Shkodrės, Kosovės, Tiranės, Elbasanit, Myzeqesė, Korēės, Janinės, Artės etj. Nė Shqipėrinė Verilindore, nė fushėn e Kosovės, midis Vuēiternės dhe Prishtinės ishin zotėrues ēifligjesh teqetė. Elbasani kishte xhami dhe teqe tė shumta qė zotėronin pasuri, toka, ullishte, nė Myzeqe numri mė i madh i ēifligjeve tė klerit mysliman shtrihej midis Lushnjės dhe Fierit. Midis Beratit e Lushnjės kishte 6 ēifligje me njė sipėrfaqe prej 3 000 ha, nė fushėn e Korēės teqetė kishin toka nė fshatrat Melēan, Dvoran, Turan, Qatrom, Plasė etj.
Me kalimin e kohės edhe kisha ortodokse i zgjeroi pronat e saj tokėsore. Nė fushėn e Korēės kishte disa kisha e manastire, pronarė tė mėdhenj tokash, si mitropolia e Korēės, e cila nė fillim tė shek. XIX kishte tė ardhura vjetore 100 000 groshė, dy manastiret e Boboshticės, kisha e Ristozit dhe manastiri i Shėn Ilisė nė Mborje, si edhe manastiri i Shėn Pjetrit nė Vithkuq. Manastiri i Shėn Naumit, buzė liqenit tė Ohrit me tė ardhurat nga toka mbante 60 murgjėr, manastiri i Ardenicės zotėronte toka tė shumta, ullishte dhe njė mulli vaji. Nė fushėn e Dropullit kishte gjithashtu mjaft manastire; manastirin e Deēanit e shumė manastire tė tjera i zotėronte Patrikana e Pejės.
Kisha katolike vinte pas asaj ortodokse, megjithatė edhe ajo i rriti pronat qė shtriheshin nga zona fushore e ultėsirės sė Shkodrės dhe pėrfundonin nė zonat malore tė Mirditės, Dukagjinit, Pultit e tė Kelmendit. Kleri katolik nė Lezhė zotėronte prona tė mėdha, nė fushėn e Zadrimės, nė disa fshatra tė Shkodrės e nė qytetin e Shkodrės. Midis manastireve mė tė pasura nė tokė pėrmendej ai i Shėn Andout tė Lezhės.
Edhe haset sulltanore nė shek. XVII-XVIII morėn formėn e ēifligjeve. Ēifligjet shtetėrore i pėrkisnin familjes sulltanore dhe shtetit. Familja sulltanore zotėronte 38 fshatra nė fushėn e Zadrimės, nė kazatė e Manastirit, Ohrit, Follorinės, Starovės, Korēės, Kosturit, nė sanxhakun e Janinės, nė atė tė Artės. Nė sanxhakun e Shkodrės ajo zotėronte deri nė 6 000 ha tokė; nė Myzeqe kishte 128 ēifligje me toka buke, 28 kullota. Ēifligjet e arkės shtetėrore nė tokat shqiptare, nė radhė tė parė u formuan nga timaret dhe ziametet e braktisura. Me shembjen e pashallėqeve shqiptare dhe me dėshtimin e kryengritjeve tė viteve 30 tė shek. XIX, ēifligjet e Ali pashė Tepelenės, tė Bushatllinjve, tė Alltunėve tė Kavajės etj., u kthyen nė ēifligje shtetėrore. Kėto ēifligje fillonin qė nga fusha e Zadrimės, vazhdonin nė Bregun e Matit, nė Myzeqe, nė fushėn e Korēės, nė Janinė etj.



Marrėdhėniet ēifēi-ēifligar
Nė varėsi tė shkallės sė shpronėsimit tė ēifēiut, ndėrmjet ēifligarit dhe ēifēiut u vendosėn disa lloje marrėdhėniesh, si: sistemi i njė tė tretės, i gjysmatarisė, i njė tė katėrtės dhe i qesimit.
Ndarja e prodhimit sipas pėrpjesėtimit dy me njė, qė njihet me emrin e treta, u vendos midis ēifligarit dhe ēifēiut kur ky i fundit, pėrveē punės sė vet, fuste nė prodhim edhe qetė, veglat e punės dhe farėn, qė ishin pronė e tij vetjake. Kjo ndarje bėhej mbi mbetjen e prodhimit, pasi hiqej njė e dhjeta qė i jepej tė zotit tė tokės. Sistemi me tė tretė ka qenė pėrhapur nė shumicėn dėrrmuese tė ekonomive ēifligare tė vendit tonė. E treta u njoh efektivisht edhe nga sulltani nė ēifligjet qė nė vitet 1821-1822 iu konfiskuan Ali pashė Tepelenės dhe mė vonė nė ato perandorake qė u formuan nė fushėn e Myzeqesė. Pjesa mė e madhe e fshatarėsisė-raja, qė u prek prej procesit tė zhveshjes nga toka, u shpronėsua vetėm pjesėrisht, sepse ruajti ende mjetet e punės.
Ndarja e prodhimit pėrgjysmė u vu nė jetė kryesisht nė ato ēifligje, ku krahu i punės u sigurua nga fshatarėsia-raja e shpronėsuar plotėsisht. Duke i dhėnė ngastrėn e tokės, mjetet e punės dhe farėn, ēifligarėt i imponuan kėsaj kategorie fshatarėsh njė ndarje mė tė pafavorshme tė prodhimit, gjysmatarinė.
Edhe nė disa ēifligje feudale, si nė disa nga ato tė Ibrahim pashė Bushatlliut, nė ato tė Sulejman pashė Biēakēiut etj., ndonėse mjetet e punės dhe fara u pėrkisnin ēifēinjve, nuk zbatohej e treta, por ndarja e prodhimit pėrgjysmė. Kjo ndarje ka qenė vendosur, siē del nga njė pohim i kadiut tė Elbasanit, pėr shkak tė kushteve mė tė favorshme tė kėtyre tokave, e sidomos tė afėrsisė sė tyre me qytetet.
Njė sistem tjetėr i rentės nė ēifligje ka qenė qesimi, ose dhėnia nė kryevjet, i njė sasie tė prerė prodhimi pėr ēifligarin. Qesimi ishte i leverdisshėm pėr ēifligarin, sepse interesat e tij nuk prekeshin nga vitet e kėqinj bujqėsorė. Por, ai qe i dėmshėm pėr prodhuesit e drejtpėrdrejtė, njė pjesė e tė cilėve, duke mos mundur ta shlyenin sasinė e caktuar nė vitet e prodhimeve tė pakta, detyroheshin tė futeshin nė borxhe dhe kur nuk kishin tjetėr rrugėdalje, braktisnin fshehurazi tokėn. Pėr tė vėnė nė vend humbjet nga kėto braktisje, ēifligarėt e kėrkonin qesimin nga bujqit e tjerė qė mbeteshin nė ēiflig, duke u dhėnė atyre ngastrat e braktisura. Mirėpo, me sa duket, as kjo masė nuk i shpėtoi nga degradimi ēifligjet me qesim. Pasoja tė tilla patėn nė Myzeqe tė njėzet e pesė ēifligjet e Ibrahim bej Kavajės. Sulltani, i cili i shtiu nė dorė kėto ēifligje mė 1836, urdhėroi qė qesimi tė zėvendėsohej me tė tretėn me qėllim qė bujqit tė ktheheshin nė ngastrat e tyre.
Sistemi i sė tretės dhe i gjysmės sė prodhimit hyri edhe nė blegtori. Pasi formuan tufa tė mėdha dhensh e dhish, pronarėt e tyre ua jepnin ato pėr kullotje barinjve pa bagėti ose me pak bagėti. Nė rast se kėta tė fundit i pėrballonin vetė shpenzimet e kullotės etj., pronarėt e tufave merrnin vetėm tė tretėn e shtimit tė tufės, tė leshit dhe tė qumėshtit ose tė nėnprodukteve tė kėtij. Kur pronarėt e barinjtė pėrballonin vetė gjysmėn e shpenzimeve, ata ndanin pėrgjysmė shtesėn e bagėtive, leshin dhe qumėshtin.
Edhe nė prodhimin e kripės, qė sė bashku me ziftin pėrbėnin dy produktet kryesore tė industrisė nxjerrėse, nė ēifligjet u zbatua sistemi pėrgjysmė. Pėr prodhimin e kripės nė Seman, sipėrmarrėsit caktonin nga bujqit e ēifligjeve tė sulltanit nga njė ose dy veta pėr ēdo shtėpi bashkė me qetė dhe karrot e tyre. Pasi i mbanin nė punė pėr njė kohė prej katėr ose pesė muajsh, prodhimin e ndanin pėrgjysmė, por pjesėn qė u takonte bujqve ua jepnin nė tė holla e jo nė natyrė. Nė kohėn e sundimit tė Ali pashė Tepelenės, ēdo bujk qė punonte me qetė e karron e vet, nuk merrte mė shumė se njė grosh nė ditė.
Nė pronat e institucioneve fetare zbatoheshin pak a shumė po ato sisteme marrėdhėniesh si nė ēifligjet private, gjysmataria, e treta dhe qesimi. Nė tokat e kishės ortodokse, si nė manastirin e Shėn Kollit tė Boboshticės, punonin mėditės argatė tė pajtuar pėr jetė. Kishte raste, si nė Mirditė, ku malėsorėt punonin falas tokat e kishės ose bėnin punė angari tė paktėn njė ditė nė javė.
Tradita dėshmon se nė sistemin e ēifligjeve ēifēinjtė kishin ndaj ēifligarit edhe detyrime tė paligjshme. Ata detyroheshin tė bėnin punė angari, nė dobi tė ēifligarėve privatė apo tė sipėrmarrėsve tė ēifligjeve tė sulltanit pėr tokėn e oborrit tė tyre, pėr kullotjen e kafshėve tė punės dhe pėr prerjen e druve e tė qerestesė pėr nevojat e veta. Ēifligarėt privatė i detyronin ēifēinjtė t’u punonin tokat apo t’u kositnin barin e livadheve etj. Prodhimet qė u takonin ēifligarėve, ēifēinjtė ishin tė detyruar t’ua ēonin jo vetėm nėpėr hambarėt, por edhe nė treg apo nė skelė ku ata kishin nevojė. Ndėrsa sulltani si pronar ēifligjesh, i detyronte bujqit-ēifēinj tė bėnin punė angari pėr nevojat ushtarake. Sasia e punėve angari nuk ishte caktuar dhe ēifēinjtė duhej t’i kryenin ato atėherė kur ēifligari kishte nevojė, pavarėsisht se duhej tė linin nė mes punėt e veta bujqėsore. Nė disa ēifligje ēifēinjtė detyroheshin tė ēonin ēdo vit nėpėr shtėpitė e zotėrinjve, kinse nė formė dhuratash, prodhime nga tė oborrit tė tyre, si qengja, shpendė, mjaltė, bulmetra etj.
Gjatė gjithė periudhės sė lindjes dhe zhvillimit tė sistemit tė ēifligjeve nė gjirin e sistemit tė timareve, u mbajtėn nė fuqi normat e varėsisė feudale tė fshatarit raja edhe kur ky u shndėrrua nė ēifēi. Por, ndonėse pa tokė, ēifēinjtė mbetėn pėr shtetin feudal osman fshatarė-raja. Si tė tillė, ata nuk mundeshin tė shkėputeshin nga varėsia e spahiut ose e myteveliut, tė cilėt edhe nėpėr ēifligjet vazhdonin jo vetėm t’u merrnin detyrimet e rajasė, por edhe tė mos i lejonin tė braktisnin fshatin ose tė merreshin me punė jo bujqėsore. Krahas kėsaj varėsie, me lindjen e sistemit tė ēifligjeve lindi njė varėsi e dytė, ajo ndaj ēifligarit, qė u bė mė e rėndė se e para.
Shthurja e sistemit tė timareve dhe lindja e rritja e sistemit tė ēifligjeve shkaktuan ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn e dy forcave themelore shoqėrore tė fshatit shqiptar.
Fshatarėsia raja u nda nė tri shtresa me tipare tė veēanta nga njėra-tjetra. Ajo pjesė e saj, qė mundi tė ruante tapinė mbi tokėn e vet mbeti nė gjendjen e vjetėr shoqėrore dhe vazhdoi tė punonte tokėn e vet e tė rriste bagėti si dhe mė parė. Por edhe nga radhėt e saj, kryesisht nė zonat malore mė tė varfra, si nė Dibėr, Mat, Skrapar, Kolonjė, Dangėlli, Kurvelesh etj., ku kishte depėrtuar sistemi i timarit, u shkėput njė shtresė fshatarėsh tė varfėr e cila, duke mos i plotėsuar nevojat e veta me punėn e bujkut e tė blegtorit, filloi tė mbėshtetej kryesisht nė profesionin e ushtarit me pagesė. Kurse pjesa tjetėr e fshatarėsisė raja, qė e humbi tesarrifin mbi tokėn dhe qė hyri nėn sistemin e ēifligjeve, formoi shtresėn e fshatarėve ēifēinj, mbi tė cilėn rėnduan dy varėsi, ajo e spahiut dhe ajo e ēifligarit.
Shtresėzimi preku edhe klasėn feudale. Para sė gjithash numri i spahinjve u kufizua mjaft si pasojė e braktisjes sė timareve nga njė numėr i konsiderueshėm feudalėsh tė vegjėl dhe nga grumbullimi i dy e mė shumė timareve nė njė dorė. Sė dyti, nga radhėt e tyre u veēuan pronarėt e ēifligjeve qė formuan njė shtresė mė vete.
Shtresa e ēifligarėve bashkohej e bashkėvepronte me atė tė spahinjve nė pėrpjekjet pėr tė ndaluar shpėrnguljet e fshatarėve dhe pėr tė siguruar tapitė e tokave qė shtinin nė dorė. Por ajo kishte kundėrthėnie me spahinjtė, sepse detyrohej t’u shlyente atyre detyrimet qė u pėrkisnin si tapilėshues.
Pėrveē dy shtresave kryesore, nė gjirin e klasės feudale u krijua edhe njė shtresė e tretė, ajo e ēifligarėve qė ishin nė tė njėjtėn kohė edhe spahinj. Tė tillė ishin para sė gjithash feudalėt funksionarė tė shtetit. Kėta shfrytėzonin jo vetėm ēifligjet e veta me tė drejtėn e pronarit efektiv tė tokės, por pėr hir tė funksioneve tė tyre zyrtare merrnin edhe sipėrmarrjet e timareve vakante qė u jepeshin nė haset e sulltanit. Ky tip feudali ishte karakteristik pėr periudhėn nė tė cilėn gjendej procesi i shthurjes sė sistemit tė timareve dhe i pėrhapjes sė ēifligjeve.
Por nė radhėt e klasės feudale bėnin pjesė edhe komandantėt ushtarakė (bylykbashėt), tė cilėt, ndryshe nga spahinjtė e ēifligarėt, i nxirrnin tė ardhurat e tyre kryesore nga rekrutimi i ushtarėve me pagesė, pavarėsisht se prej tyre, ata mė tė mėdhenjtė e mė tė fuqishmit kishin edhe ēifligje.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:34   #6
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

4. QYTETET SHQIPTARE
(1506 - MESI I SHEK. XVIII)

Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar




Vendosja e sundimit osman u bė pas luftėrave pushtuese, qė kishin sjellė pakėsimin e numrit tė qyteteve. Disa, si Drishti, Deja, Shurdhahu, qė ekzistonin si qendra prodhimi e shkėmbimi nė gjysmėn e parė tė shek. XV, ishin shkatėrruar e zhdukur krejtėsisht, kurse Kruja, Shkodra, Lezha, Durrėsi, Berati, tė shpopulluar e tė dėmtuar rėndė, kishin mbetur nė madhėsi fshatrash. Edhe qytetet e pushtuara mė pėrpara, si Gjirokastra, Vlora, Prizreni, Peja, etj., ende nuk ishin rimėkėmbur. P.sh., Kruja e Gjirokastra, dikur qendra tė rėndėsishme administrative dhe ekonomike, nuk kishin mė shumė se 150 shtėpi secila nė fillim tė shek. XVI. Nė kėtė kohė Berati nuk kishte arritur as nė 600 shtėpi. Qytetet nuk kishin mundėsi ekonomike tė brendshme ose tė jashtme pėr njė rimėkėmbje tė shpejtė. Vetėm qyteti i Vlorės, qė numėronte mbi 1 200 shtėpi, duke pėrfshirė 427 familje ēifute, tė ardhura nga Spanja e Portugalia, mundi tė luante njė farė roli nė tregtinė e jashtme.
Me tė vendosur sundimin e tyre, osmanėt e ndryshuan fizionominė e organizimit tė jetės qytetare. Qytetet kryesore shqiptare ata i bėnė qendra tė ushtrisė e tė administratės dhe i shndėrruan nė vatra tė pėrhapjes sė fesė dhe tė kulturės islamike. Vlora, Elbasani, Shkodra, Prizreni, Vuēiterna, Peja, Shkupi, Manastiri, Ohri, Janina e Delvina, pavarėsisht nga madhėsia qė kishin, u caktuan si qendra sanxhakėsh. Pėrveē garnizoneve nė to, u vendosėn funksionarė tė ndryshėm e nė radhė tė parė sanxhakbejlerėt, kadilerėt, subashėt (funksionarė ushtarakė - administratorė tė njė vilajeti ose qyteti), dizdarėt (komandantė kėshtjelle) etj. Qytetet tė quajtura shehėr u pėrfshinė nė organizimin feudal, por me njė status tė veēantė, tė dalluar nga ai i timareve nė fshat. Prandaj banorėt e tyre nuk u futėn nė kategorinė e rajave, por u quajtėn shehėrli, d.m.th. qytetarė.
Pushimi i veprimeve luftarake, krijimi i qendrave ushtarake e administrative, qė u shoqėrua me rritjen e kėrkesės pėr mallra dhe me nevojėn e shtimit tė prodhimit, bėri tė mundshme qė nėpėr qytetet tė tėrhiqej njė numėr mė i madh krahėsh pune nga radhėt e fshatarėsisė, veēanėrisht prej atyre qė iknin nga timaret pėr t’i shpėtuar gjendjes sė rėndė nėn spahinjtė. Nga ana tjetėr, tepricat, qė u krijuan, si pasojė e pėrpjekjeve tė fshatarėsisė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e vet ekonomike, dhe detyrimet nė natyrė, qė grumbulloheshin nga spahinjtė, u derdhėn gjithnjė e mė shumė nėpėr qytete. Kėshtu, popullsia e tyre filloi tė shtohej dhe qarkullimi e prodhimi i mallrave tė rritej. Banorėt e rinj filluan tė vendoseshin sidomos jashtė kėshtjellave. Lagjet e reja, tė formuara prej tyre, u quajtėn varoshe.
Hapa tė rėndėsishėm pėrpara drejt rritjes ekonomike dhe shtimit tė popullsisė sė qyteteve u bėnė nga gjysma e dytė e shek. XVI. Tashmė ata i kishin kapėrcyer pasojat negative tė luftės dhe deri nė njė farė mase edhe veprimin frenues tė faktorėve tė rinj, qė lindėn me vendosjen e regjimit ushtarak osman dhe qė ngadalėsonin ritmet e zhvillimit. Por rigjallėrimi i tyre u krye me ritme shumė tė ngadalta dhe u arrit vetėm pas njė periudhe tė gjatė prej njė shekulli. Nė fund tė shek. XVI numri i banorėve tė qyteteve ishte rritur. Kėshtu, Prizreni arriti nė 557 shtėpi, Prishtina 506 shtėpi, Trepēa 447 shtėpi, Novobėrda 366 shtėpi, Vuēiterna 286, Janieva 288 shtėpi.
Qyteti mė i zhvilluar nga pikėpamja ekonomike nė fund tė shek. XVI ishte Berati, i cili kishte mbi 1 000 shtėpi dhe mė shumė zejtarė e tregtarė se qytetet e tjera (638 zejtarė e 13 tregtarė). Sipas njė udhėtari, duke qenė i vendosur nė njė vend pjellor dhe i lidhur me rrugė tregtare me Vlorėn, Berati “ishte njė qytet shumė i pasur me sende tė ndryshme pėr nevoja tė njeriut”. Qyteti tjetėr i madh ishte Vlora. Nė kėtė skelė vinin prodhime tė ndryshme nga vendet e Evropės, si pėlhura pambuku e mėndafshi, cohė leshi e kadifeje, stolira, prodhime lėkure etj., tė cilat shpėrndaheshin pastaj nė qytetet e tjera. Nga Vlora eksportohej drithė, kripė dhe zift. Elbasani, i vendosur nė mes tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shqipėrinė me krahinat e brendshme tė Gadishullit Ballkanik, mori njė zhvillim mjaft tė shpejtė. Nė fund tė shek. XVI ai kishte rreth 900 shtėpi.
Nė veri, qyteti i Shkodrės u bė shpejt qendra kryesore ekonomike e veriut me rreth 300 shtėpi. Shkodra kishte njė pazar, ku pėrveē produkteve bujqėsore tregtoheshin me shumicė mallra tė tjera tė konsumit tė gjerė. Ai lidhej me Shirgjin, me Prizrenin e me qytete tė tjera. Lezha, si skelė natyrore e Shkodrės, u bė qendėr e rėndėsishme e tregtisė tranzite nė Shqipėrinė e Veriut, veēanėrisht pėr tregtinė e drithit. Duke grumbulluar, thuajse gjithė mallrat e krahinave veriore e verilindore qė shkonin mė pas nė skelat e tjera tė Adriatikut, Lezha pati nga tregtia tė ardhura mė tė mėdha nga ato tė Vlorės. Kjo skelė luajti njė rol tė madh pėr gjallėrimin ekonomik tė qytetit tė Shkodrės.
Edhe Prizreni, qė lidhej me rrugė tregtare me Shkodrėn, mori njė zhvillim tė madh. Mė 1538 ai kishte 117 dyqane dhe hane, kurse nė fund tė shek. XVI numėroheshin 246 zejtarė. Prizreni kishte tiparet e njė qendre administrative me popullsi tė madhe, ndofta nga mė tė mėdhatė nė krahinėn e Kosovės.
Nė fundin e shek. XVI, qytetet, si Kruja, Gjirokastra, Delvina, Podgorica, Peja, Vuēiterna etj., megjithėse numri i banorėve tė tyre u dyfishua, nuk arritėn tė kishin mė shumė se 200-350 shtėpi. Durrėsi e humbi rėndėsinė ekonomike tė mėparshme dhe kryente funksionin e njė kėshtjelle bregdetare, kurse funksionin e qytetit filloi ta luante Kavaja.
Ndonėse asnjė prej qyteteve shqiptare nuk u shkėput krejtėsisht nga prodhimi bujqėsor, baza ekonomike e tyre nė shek. XVI ishte nė radhė tė parė zejtaria. Zejtaritė qė morėn hov tė shpejtė ishin ato qė lidheshin mė tepėr me pėrpunimin e produkteve bujqėsore-blegtorale, siē ishin regjia e lėkurėve dhe pėrpunimi i leshit. Krahas tyre u rritėn edhe zejtaritė e tjera, prodhimi i tė cilave plotėsonte nevojat e fshatarėve, qytetarėve dhe tė ushtarėve. Por mbizotėrimi i ekonomisė natyrore nė fshat nuk lejoi zhvillimin e gjerė tė kėtyre zejtarive. Nė dokumente bėhet fjalė pėr rreth 55 zeje tė ndryshme nė qytete e sidomos lėkurėregjės, kėpucarė, shpataxhinj, kafshėmbathės, rrobaqepės, takijepunues, berberė, qėndistarė, leshpunues, samarxhinj, kasapė etj. Nuk mungonin edhe argjendarėt, gėzoftarėt etj., qė prodhonin artikuj luksi.
Ndryshoi edhe pamja e jashtme e qyteteve. Nė pėrgjithėsi ato pėrbėheshin nga dy pjesė kryesore: nga kėshtjellat e rrethuara me mure tė larta, ku, pėrveē garnizoneve ushtarake dhe administratės qeveritare osmane, ishin vendosur edhe banorė tė sferave ekonomike dhe nga lagjet e jashtme (varoshet) tė banuara nga zejtarėt, bujqit etj. Brenda kėshtjellave ndodheshin kryesisht ndėrtesat qeveritare. Por, meqenėse muret rrethuese nuk lejonin shtrirjen e banesave, rrugėt brenda kėshtjellave bėheshin gjithnjė e mė tė ngushta dhe ēatitė e shtėpive shpeshherė mbulonin edhe rrugėt publike. Tregu ndodhej gjithmonė jashtė mureve tė kėshtjellės, nė varoshet. Nė afėrsi tė kėtyre u ndėrtuan dyqane dhe magazina sipas llojeve tė zejeve, qė pėrbėnin embrionet e para tė rrugėve zejtare-tregtare tė ardhshme.
Gjatė shek. XVII, fshatarėt, zejtarėt dhe bujqit shtuan numrin e banorėve tė qyteteve. Nė tė njėjtėn kohė qyteti tėrhiqte nga fshati edhe njė numėr spahinjsh. Nė radhėt e kėtyre spahinjve kishte edhe tė tillė, tė cilėt, duke mos pasur asnjė nxitje e interes tė shkonin mė nė luftė, filluan tė merreshin me veprimtari ekonomike.
Tė dhėnat e bashkėkohėsve pėr numrin e banorėve tė qyteteve shqiptare nė shek. XVII, tregojnė qartė se qytetet e Shqipėrisė, ndonjėri me ritėm mė tė shpejtė e ndonjė mė tė ngadaltė, u rritėn pa ndėrprerje, madje u krijuan edhe qytete tė reja. Kėshtu, Elbasani kishte 28 lagje me rreth 4 000 shtėpi, Prizreni 3 620 shtėpi, Berati ishte me 30 lagje me 2 000 shtėpi, Shkodra me 15 lagje me 2 000 shtėpi, Prishtina, Vuēiterna dhe Gjirokastra me 2 000 shtėpi, Vlora me 1 300 shtėpi. Nga gjendja e fshatit ishin kthyer nė qytete Pogradeci me 430 shtėpi, Tepelena me 300 shtėpi etj.
Ndėrsa gjatė shek. XVI banorėt e qyteteve ishin vendosur kryesisht nė brendi tė mureve tė kėshtjellave ose nė afėrsi tė tyre, nė shek. XVII banorėt e rinj vendoseshin sidomos nė lagjet e jashtme. Shtėpi tė thjeshta e pėrdhese, tė ndėrtuara me gurė dhe dėrrasa e shpesh edhe me qerpiē, tregonin gjendjen e ulėt ekonomike dhe kulturore tė shumicės sė banorėve tė qyteteve tona. Por nuk mungonin shtėpi dykatėshe tė rrethuara me kopshte, qė u pėrkisnin funksionarėve myslimanė e shtresave tė pasura, si edhe godina publike e fetare tė mėdha e tė hijshme, sidomos faltore myslimane - xhami e teqe.
Qė nga gjysma e dytė e shek. XVII, qendrat e qyteteve kryesore ishin pajisur me kulla tė larta, nė tė cilat ishin vendosur nga njė orė e madhe me kambanė. Nė dy shekujt e mėvonshėm u pajisėn me kulla tė tilla (kulla sahati) edhe qytetet mė tė vogla, si Kavaja, Korēa, Tirana etj.
Ashtu si nė njė varg qytetesh ballkanike, edhe nė qytetet shqiptare shumica e banorėve kishin pėrqafuar nė shek. XVII besimin mysliman. Nė Prizren, nė gjysmėn e parė tė shek. XVII, kishin mbetur vetėm njėzet e dy shtėpi tė krishtera. Elbasani, Berati, Vlora etj., kishin nė gjirin e tyre vetėm pakica banorėsh tė krishterė. Nė Shkodėr e Ulqin nuk lejoheshin tė vendoseshin banorė tė rinj, tė besimit kristian, prandaj kėto qytete u shndėrruan nė qytete kryesisht myslimane. Mirėpo ndryshe nga tokat e Shqipėrisė Veriore, Verilindore dhe tė Mesme, nė tokat e Shqipėrisė Jugore dhe pikėrisht nė kazanė e Korēės, qė lidhej me sanxhakun e Manastirit, shumica e banorėve tė qytetit tė Korēės e ruajti besimin e krishterė. Nė Voskopojė e Vithkuq banorėt ishin krejtėsisht tė krishterė. Ritmin e islamizimit tė qyteteve tona e shpejtonin edhe shpėrnguljet e banorėve tė islamizuar nga fshatrat tė cilėt, me sa duket, e kishin mė lehtė tė pranoheshin nė qytete. Por midis qytetarėve myslimanė nė shek. XVII kishte njė pėrqindje tė mirė kristianėsh tė fshehur (kriptokristianėt), tė cilėt, megjithėse kishin ndėrruar besimin, nė tė vėrtetė vazhdonin tė ndiqnin fshehurazi fenė e vjetėr. Madje pjesėtarėt e tjerė tė familjes, e veēanėrisht gratė, ende nuk ishin islamizuar. Me gjithė kėto dallime, lidhjet ekonomike e shoqėrore dhe besimi i sipėrfaqshėm nė fenė e re u bėnė disa nga faktorėt qė nuk lejuan nė pėrgjithėsi veēimin e izolimin sipas feve tė ndryshme tė banorėve tė qyteteve dhe tė lidhjeve tė tyre me fshatin e prejardhjes.
Megjithatė, pėr shkak tė shkallės ende tė ulėt tė zhvillimit ekonomik, ritmi i rritjes sė qyteteve tona eci me hap relativisht tė ngadalshėm. Njė pjesė e forcave njerėzore, qė shkėputeshin nga fshati, nuk mundi tė vendosej nė qytete, por mori rrugėn e mėrgimit.
Zhvillimi i prodhimit dhe i qarkullimit e bėnė tė domosdoshėm bashkimin e prodhuesve tė vegjėl qytetarė nė organizata tė veēanta sipas profesioneve, me rregulla tė detyrueshme pėr tė gjithė ushtruesit e zejeve dhe tė tregtisė. Edhe shteti osman ishte i interesuar pėr disiplinimin e prodhuesve tė vegjėl nė organizata zejtare, por me kusht qė ky organizim tė bėhej sipas sistemit osman tė esnafeve. Me anėn e kėtij sistemi, pushteti qendror i fuste kėto forca dhe prodhimin e tyre nėn kontrollin e vet, nxirrte prej tyre mjaft tė ardhura dhe i organizonte zejtarėt nė reparte pune apo ushtarake. Propagandistė tė sistemit tė esnafeve u bėnė misionarė tė posaēėm sektesh tė ndryshme fetare islamike, ndėr tė cilėt, mė aktivėt u treguan shehlerėt spahinj qė erdhėn nga Anadolli.
Gjurmėt mė tė hershme tė organizimit esnafor i takojnė gjysmės sė dytė tė shek. XVI. Mė 1580 nė Elbasan ndeshen esnafet e tabakėve, terzinjve, leshpunuesve, takijexhinjve, shpataxhinjve, gėzoftarėve. Kėto s’ishin gjė tjetėr veēse ringjallja e korporatave tė mėparshme nė kushtet e sundimit osman, por tė veshura me njė vello fetare islame. Nė shek. XVII-XVIII, sistemi esnafor u bė forma mbizotėruese e organizimit tė jetės ekonomike-shoqėrore tė zejtarėve nė mbarė vendin. Nė Elbasan e nė Shkodėr 80 llojet e zejeve ishin pėrfshirė nė 30 esnafe, nė Berat kishte 22 esnafe, nė Tiranė 17 esnafe, nė Voskopojė 14 e nė Korēė 20 etj.
Inkuadrimi i zejtarėve nė organizatat esnafore u siguronte atyre jo vetėm lirinė e veprimit, por edhe atė tė vetadministrimit, si edhe mbrojtjen me ligj nga shteti osman.
Si forma tė organizimit tė zejtarisė, esnafet ishin bashkime zejtarėsh tė njė zeje ose tė disa zejeve tė afėrta. Ato ishin tė ndara sipas besimeve fetare, ndėrsa udhėheqja e tyre apo llonxha ishte pėrqendruar nė duart e pėrfaqėsuesve tė shtresės sunduese osmane. Edhe nė krye tė esnafeve tė krishtera zakonisht qėndronin njerėzit e kėsaj shtrese.
Tė pėrbėra nga pėrfaqėsues tė kastės osmane dhe nga mjeshtėr tė pasur, anėtarėt e llonxhės konsideroheshin tė paprekshėm, sepse mbroheshin nga pushteti i sulltanit, qė u kishte dhėnė autonomi tė plotė nė ēėshtjet e zejtarisė. Sipas pozitės shoqėrore tė secilit, kėta anėtarė kryenin nė esnafet e mėdha myslimane detyrat e qehajait (kryetarit tė esnafit), ustabashit (kryemjeshtrit) qė merrej me teknikėn e prodhimit, myteveliut (kujdestarit) qė administronte pasurinė, jigitbashit (kryetrimit) qė kryente detyrat ushtarake etj. Drejtimin shpirtėror me esnafet myslimane e kishin klerikėt. Nė esnafin e vjetėr dhe tė rėndėsishėm tė tabakėve kėtė drejtim e kryente shej, ahi, babaj, i cili kishte si mision kryesor predikimin fetar.
Vendimet e ndryshme tė udhėheqjeve tė esnafeve pasqyroheshin me shkrim nėpėr regjistra tė posaēėm, tė cilėt quheshin qytykė ose kodikė. Mė tė vjetrit qė njihen deri tani si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Gadishullin Ballkanik, janė kodiku i argjendarėve tė Elbasanit (1622) dhe kodiku i gėzoftarėve tė po kėtij qyteti (1699). Nė formėn e vendimeve aty shkruheshin edhe rregullat pėr funksionimin e brendshėm tė organizatės, qė ktheheshin nė ligje tė detyrueshme pėr tė gjithė anėtarėt dhe njiheshin si tė tilla edhe nga organet e pushtetit e nga ato gjyqėsore. Kodikėt pėrbėjnė nė fakt statutet e esnafeve. Disa esnafe tė rėndėsishme arritėn tė kishin edhe statute tė posaēme, tė rregullta e tė plota, siē ishte rasti i esnafit tė tabakėve tė Elbasanit, i cili qysh nga viti 1657 kishte statutin e vet tė plotė qė njihet si mė i vjetri nė Gadishullin Ballkanik. Edhe esnafi i bakejve tė Voskopojės pati nė vitin 1779 njė statut tė tillė tė plotė. Krahas rregulloreve, esnafet kishin edhe ligjet e pashkruara (sulle), tė mbėshtetura nė traditėn zakonore. Dallohen ato tė 137 esnafeve tė Pejės me emrin Sullet e Tabhanės.
Udhėheqja e esnafit shqyrtonte rregullisht gjendjen e pasurisė sė pėrbashkėt, e cila pėrbėhej nga shumat qė mjeshtrat derdhnin nė arkėn e esnafit nė formė taksash ose kuotash, nga taksat qė derdhnin ēirakėt e kallfėt me rastin e gradimit tė tyre, nga gjobat, dhuratat etj. Por nė kėtė arkė hynin sidomos kamatat e shumave qė u jepeshin nė formė huaje, mjeshtrave tė esnafit ose qytetarėve apo fshatarėve nevojtarė, me 20 pėr qind interes. Nė kėtė mėnyrė arkat e esnafeve ishin kthyer nė banka tė vogla, tė cilat jepnin ndihmesė pėr zhvillimin ekonomik dhe nxirrnin fitime tė mėdha nga prodhuesit e vegjėl. Njė pjesė e produkteve pėrdorej si mjet pėr t’u siguruar tė ardhura udhėheqėsve tė esnafit, shtetit dhe institucioneve fetare.
Tė rinjtė mund tė mėsonin njė zeje e tė bėheshin mjeshtėr, nėse punonin si ēirak, pa pagesė, pėr njė kohė trevjeēare, gjithsej 1 001 ditė. Nė dokumentet e kohės ēiraku cilėsohej me emrat shegert, hyzmeqar, fiēor, djalė, adept etj. Pastaj ēiraku shpallej kallfė. Mirėpo kėtė shkallė nė zeje ai nuk e fitonte pa derdhur nė arkėn e esnafit njė taksė jo tė vogėl. Me t’u shpallur kallfė, ai fitonte tė drejtėn e pagesės (5-10 akēe nė ditė). Kallfės sė zakonshme nuk i duheshin mė shumė se katėr-pesė vjet kohė pėr tė ngjeshur brezin e mjeshtrit. Por nė shumė raste ata punonin edhe disa vite tė tjera te mjeshtrat e tyre ose tek tė tjerė, gjersa tė mėsonin “sekretet” e zanatit.
Njė pengesė tjetėr ishte taksa mjaft e rėndė qė kandidati pėr mjeshtėr duhej t’i paguante arkės sė esnafit. Kėshtu, mė 1622 nga 24 kallfė tė argjendarėve tė Elbasanit, 20 nuk ishin nė gjendje ta paguanin atė. Afati i shlyerjes mund tė zgjatej deri nė njė vit. Pėr kallfėt e varfėr njė taksė e tillė bėhej shkak qė ata tė mos arrinin tė merrnin titullin, aq tė dėshiruar tė mjeshtrit.
Njė herė nė vit, nė njė ditė tė caktuar festash fetare, organizohej ceremonia e dhėnies sė brezit (testireve) ose tė drejtės sė mjeshtėrisė. Brezi shoqėrohej me pagimin e 150-500 akēeve. Pas ngjeshjes sė brezit, mjeshtri i ri ndeshte nė pengesa tė reja; sė pari, atij i dilte problemi i kapitalit pėr tė hapur punishte mė vete, pastaj pėr tė gjetur ndonjė dyqan tė lirė, sepse e drejta pėr tė zėnė njė dyqan i pėrkiste mė parė djalit e vėllait tė mjeshtrit, qė e kishte pasur e pastaj mjeshtrit tė ri. Kėto pengesa i detyronin njė varg mjeshtrash tė rinj tė punonin me mėditje, tė merrnin borxhe nga arka e esnafit ose nga mjeshtri dhe tė mos ngrinin kokė edhe sikur tė ēelnin punishten e tyre. Krejt ndryshe ishte kjo rrugė pėr djemtė ose dhėndurėt e mjeshtrave. Fryma e kastės u hapte kėtyre rrugėn qė ua mbyllte tė tjerėve.
Punonjėsi ēirak, kallfė apo mjeshtėr mėditės detyrohej tė punonte nga lindja e diellit gjer nė perėndim tė tij nė ditėt e gjata dhe nė ditėt e shkurtra para lindjes e pas perėndimit tė diellit, domethėnė rreth 13 orė kundrejt njė pagese prej 5-10 akēesh nė ditė, qė vlente sa pėr t’u mbajtur gjallė. Punonjėsi i pakėnaqur ndėshkohej deri nė rrahje nė mes te pazarit, po tė ngrinte zėrin pėr ēėshtje pagese e orari.
Esnafet nė Shqipėri kryenin disa funksione tė rėndėsishme me karakter ekonomik, politik, ushtarak dhe fetar-arsimor. Esnafet interesoheshin pėr problemet e prodhimit dhe tė qarkullimit tė mallrave. Me dispozita tė veēanta caktohej numri i punishteve nė kuadrin e njė zeje, shpėrndarja e lėndės sė parė, ndarja e punės midis degėve tė ndryshme tė prodhimit etj. Pėr tė ruajtur cilėsinė esnafet ishin tė rrepta kundėr atyre qė shkelnin normat e standardet nė fuqi. Vend tė rėndėsishėm zinte lufta kundėr konkurrencės sė lirė. Brenda qarkut tė njė mjeshtėrie, ajo realizohej me rregullimin e prodhimit, duke filluar nga sigurimi i lėndės sė parė deri te shitja e produkteve tė gatshme. Esnafi blinte lėndėn e parė, tė cilėn ua shpėrndante nė mėnyrė tė pėrpjesėtuar anėtarėve tė vet. Anėtarėve u ndalohej shitja pa kriter e mallrave, tregtia ambulante, prodhimi jashtė nevojave tė tregut, vendosja e ēmimeve sipas dėshirės etj. Mjeshtrit duhet tė ruanin me fanatizėm teknologjinė e prodhimit dhe ēmimet e produkteve zejtare. Pėr disiplinimin e marrėdhėnieve tė pėrditshme ekonomike, esnafi rregullonte ēėshtjet e njėsive tė matjes, tė peshės, tarifat e transportit etj. Njėsia mė e madhe e peshės ishte barra ose ngarkesa e kalit. Nė shek. XVI njė barrė ishte e barabartė me 8 kille Stambolli ose me 4 kille Elbasani. Njė kille Stambolli peshonte 20 okė, kurse ajo e Elbasanit 30 okė. Njė okė ishte baraz me 400 derhem dhe njė derhem baraz me 3,2 gr.
Esnafet kishin edhe funksione shoqėrore. Duke edukuar tė rinjtė me edukatėn morale, me bindjen e pėruljen ndaj mė tė mėdhenjve, tė moshuarve e mė tė pasurve, pėr edukimin e njė disipline tė rreptė, ato zhvillonin njė luftė tė fortė kundėr veseve, imoralitetit, vjedhjes, pirjes sė alkoolit etj. Masat ndaj punonjėsve nisnin me kėshilla e vėrejtje, vazhdonin me gjoba dhe pėrfundonin me largimin nga esnafi e nga qyteti.
Esnafet kryenin edhe veprime ndihme e solidariteti, duke i dhėnė p.sh. nga arka e tyre lėmoshė familjes sė ndonjė anėtari tė vdekur, e cila mbetej keq nga ana ekonomike. Por esnafi nuk ngurronte tė shiste shtėpinė dhe veglat e punės sė tė vdekurit, po qe se ai nuk e kishte larė borxhin. Edhe nė rastet kur me emrin e esnafit ose tė ndonjė vakėflėnėsi, ndėrtohej ndonjė rrugė, ēezmė apo diēka tjetėr me karakter publik, shpenzimet pėr kėto ndėrtime pėrballoheshin nga fajdetė e grumbulluara prej shumave tė dhėna hua te zejtarėt ose tregtarėt nevojtarė.
Esnafet kishin edhe funksione ushtarake e fetare nė pėrputhje me rendin feudal ushtarak osman. Anėtarėt e organizatave esnafore myslimane, qė ishin tė aftė pėr luftė, merrnin pjesė drejtpėrdrejt nė luftėrat e perandorisė, qoftė si reparte me armė nė dorė, qoftė si reparte pune. Anėtarėt e tjerė, duke pėrfshirė edhe ata tė esnafeve tė krishtera, paguanin e pajisnin luftėtarėt qė i dėrgonin nė ushtrinė perandorake. Nė pėrgjithėsi kėta luftėtarė zejtarė shėrbenin pėr mbrojtjen e kėshtjellave tė bregdetit shqiptar, meqenėse nė shek. XVII-XVIII kėto u pėrfshinė nė zonat e kėrcėnuara nga ushtritė e flotat e huaja. Kėshtu, nė vitin 1689 sulltani urdhėroi mobilizimin e esnafeve nė luftėn kundėr Austrisė, duke kėrkuar qė tė dėrgonin ushtarė dhe sasi tė mėdha rezervash ushqimore. Esnafet e Shkodrės kishin pėr detyrė tė mbronin kėshtjellat e Ulqinit e tė Tivarit, ato tė Elbasanit, kėshtjellat e Durrėsit e tė Bashtovės, ato tė Beratit, kėshtjellat e Vlorės e tė Kaninės. Pėrveē mbrojtjes sė kėshtjellave nė kuadrin e funksionit ushtarak, esnafet kishin edhe detyrėn e mbrojtjes sė rendit publik nė tregjet e qyteteve qė rrezikoheshin nga vjedhjet, djegiet e nga grabitjet. Zakonisht kėtė detyrė e zbatonin repartet e armatosura tė tė rinjve tė pamartuar (beqarėve), qė banonin nė konakė tė veēantė.
Lidhjet e forta tė ēdo esnafi me fenė shfaqeshin duke pasur ēdo esnaf njė profet ose shenjtor mbrojtės. Pėr nder tė kėtij, njė herė nė vit zejtarėt ndalnin punėn, pėrkujtonin anėtarėt e vdekur dhe pastaj u jepnin testir ēirakėve apo kallfėve. Nė kėto tė kremte organizoheshin panaire lokale, nga tė cilat institucionet fetare shtonin tė ardhurat. Disa panaire tė tilla, sikurse ai i manastirit tė Ardenicės nė Myzeqe, i manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit nė afėrsi tė qytetit tė Elbasanit dhe ai i manastirit tė Shėn Naumit buzė liqenit tė Ohrit etj., merrnin karakter ndėrkrahinor meqenėse nė to vinin zejtarė e tregtarė nga njė varg qytetesh. Esnafet u jepnin pėrkrahje materiale, financiare e morale qoftė institucioneve fetare myslimane, qoftė atyre tė krishtera. Ato i furnizonin me dyllė, me tė holla pėr orendimin e zbukurimin e objekteve fetare, ndihmonin pėr ndėrtimin e kishave e tė xhamive. Nė Voskopojė pjesa mė e madhe e kishave ishte ndėrtuar me shpenzime tė esnafeve. Mitropolia e Korēės (1725) nė pjesėn mė tė madhe u ndėrtua me ndihmat e esnafeve tė kėtij qyteti. Nė Berat, Gjirokastėr e nė Delvinė kishte mesxhide me emrin e esnafeve qė i kishin ndėrtuar. Esnafet kremtonin tė premtet, tė dielat, pashkėt, krishtlindjet, ujėt e bekuar, Ramazanin, Bajramin, Mevludin, ditėn e Ashures, Nevruzin dhe Shėngjergjin. Veprimtaria esnafore pėrfshinte edhe ngritjen kulturore e arsimore tė anėtarėve tė tyre. Ato ndihmuan nė ngritjen e disa shkollave. Kėshtu, nė vitin 1763 tė krishterėt e Elbasanit dhanė 122 000 akēe pėr ngritjen e njė shkolle. Ndėrtesa e Akademisė sė Voskopojės u ngrit me ndihmėn financiare tė esnafėve tė qytetit. Nė vitin 1756 banorėt e Gjirokastrės dhuruan 317 000 akēe pėr rindėrtimin e njė shkolle.
Nė shek. XVIII qytetet shqiptare patėn njė zhvillim edhe mė tė madh. Nė krye tė qyteteve doli Shkodra me 40 000 banorė. Udhėtarėt e kanė vlerėsuar si njė qytet tė madh zejtar-tregtar. Tashmė ishte rritur roli i saj si qendėr tregtie tranziti. Pazari ishte mbushur me njerėz tė ardhur nga tė gjitha anėt e Turqisė evropiane. Prizreni kishte 15 000 banorė, Peja, Gjakova, Ulqini kishin nga 10 000 banorė, Elbasani kishte 15 000-20 000 banorė, Gjirokastra 12 000-15 000 veta. Nga niveli i njė fshati Voskopoja arriti nė 5 700 banorė.
Prodhimi i vogėl i mallrave nė shek. XVIII, gjithnjė e mė shumė udhėhiqej tashmė kryesisht nga kėrkesat e tregut, - nga nevojat e tė gjitha shtresave shoqėrore qytetare, nga ato tė fshatarėsisė pėrreth si dhe nga kėrkesat, sado tė pakta, tė tregtisė sė jashtme. Prandaj tregjet e qyteteve kishin marrė fytyrėn e tregjeve lokale, qė kishin njė rreze veprimi mė tė gjerė se kufijtė e qytetit.
Nė shek. XVII-XVIII, me pėrjashtim tė disa qyteteve qė u bėnė qendra tė tregtisė tranzite, qytetet shqiptare u rritėn me njė ritėm nė pėrgjithėsi tė ngadalshėm. Mbizotėrimi i ekonomisė natyrore nė fshat dhe fuqia blerėse e kufizuar e banorėve tė qyteteve, u bėnė shkaku themelor qė nuk lejoi zhvillimin e shpejtė tė prodhimit zejtar. Megjithatė, vihet re njė ndarje e punės shoqėrore. Nė pėrputhje me zgjerimin e nevojave tė konsumatorėve, disa zeje tė veēanta u shkėputėn nga zejet mėmė. Kėshtu, ndėrsa nė shek. XVII nė qytetet shqiptare kishte rreth 55 lloje zejesh, nė shek. XVIII kėto arritėn nė rreth 80. Disa prej tyre ishin fespunues, lėkurėregjės, punues papuēesh, mėndafshpunues, pėrpunues lėkurėsh, rrobaqepės, berberė, nallbanė, biēakēinj, argjendarė, farkėtarė, bukėpjekės, kafexhinj, muratorė, qiripunues, bojaxhinj, shajakpunues, bozaxhinj etj. Nga zejet mė tė zhvilluara ishin degėt e pėrpunimit tė lėkurės, e prodhimit tė pėlhurave, e metaleve, e ushqimeve dhe e ndėrtimeve. Punimi i lėkurės zinte vendin e parė. Dega e zejeve tė pėrpunimit tė lėkurės, sidomos tė regjjes dhe tė ngjyrosjes, pėrveē kėrkesave mė tė shumta tė tregut tė brendshėm dhe tė ushtrisė, plotėsonte edhe kėrkesat e tregut tė jashtėm. tabakėt e Shkodrės, Prizrenit, Elbasanit etj., dalloheshin pėr mjeshtėrinė e regjjes, tė pėrpunimit dhe sidomos tė ngjyrosjes sė lėkurės. Zejtarėt shqiptarė punonin lėkurė tė ēdo lloji, me ngjyra tė kuqe, tė verdha, punonin meshinin e hollė tė bardhė, saftjanin e butė, kajserin. Prodhimi i lėkurėve “kordovane” tėrhiqte njė numėr tregtarėsh tė huaj. Saraēėt punonin artikuj tė ndryshėm, si shala, rripa, pajisje tė ndryshme pėr popullsinė dhe ushtrinė. Gėzoftarėt punonin qyrke tė bukura me lėkurė kafshėsh tė buta e tė egra.
Shtimi i nevojave tė popullsisė e tė ushtrisė pėr prodhimet metalike, si edhe ekzistenca e minierave tė hekurit, plumbit, arit e argjendit nė Kosovė ndihmuan nė zhvillimin e metalurgjisė. Zejtarėt prodhonin mjete dhe vegla tė ndryshme pune, orendi shtėpiake prej hekuri, gozhdė, potkonj e sidomos armė. Nė Kosovė prej kohėsh ishte krijuar njė kategori zanatēinjsh (mademxhinj) qė merreshin me pėrpunimin dhe rafinimin e disa metaleve, veēanėrisht tė argjendit, tė hekurit, tė arit, tė plumbit e tė bakrit. Zejet pėr prodhimin e armėve morėn njė zhvillim nė shek. XVIII nė Prizren, Tetovė, Shkodėr e nė Elbasan.
Edhe zejet artistike, sikurse rrobaqepėsia e qėndistaria e kostumeve tė bukura e tė pasura shqiptare, argjendaria e zbukurimi i armėve, drugdhendja etj., u zhvilluan si pasojė e kėrkesave tė aristokracisė feudale dhe tė shtresės sė pasur tė tregtarėve e tė zejtarėve, si edhe tė popullit tė thjeshtė. Por meqenėse kėto prodhime, veēanėrisht ato me vlerė madhe, shkonin pėr njė pakicė banorėsh, dhe si rrjedhim patėn njė qarkullim tė kufizuar, zejet artistike mbetėn nė pėrgjithėsi tė kufizuara brenda secilit rreth. Njė kufizim i tillė ndodhte edhe pėr shkak se nė ēdo qytet prodhohej sipas shijeve e zakoneve tė veēanta tė qytetit dhe tė krahinave pėrreth.
Nė degėn e zejeve tė thurjes zuri vendin e parė prodhimi i shajakut, i njohur jashtė vendit tonė, me emrin shajaku shqiptar (arnaut kebesi). Rritja e konkurrencės sė prodhimeve tekstile e tė tregut tė jashtėm, qė nga viti nė vit depėrtuan edhe nė qytetet shqiptare, bėri qė edhe zejtarėt e shajakut tė mbeteshin nė numėr tė kufizuar. Zejtarėt shqiptarė zhvillonin veprimtarinė edhe jashtė tokave shqiptare. Nė shek. XVIII nė Selanik gjendeshin rreth 4 000 zejtarė shqiptarė. Ndėrtuesit shqiptarė, sikurse ata tė ujėsjellėsve, ēezmave, shatėrvanėve e kalldrėmeve, ushtruan veprimtarinė e tyre nė Stamboll e nė qytetet e tjera tė mėdha tė perandorisė, ku mjeshtrit shqiptarė dalloheshin pėr cilėsinė e lartė tė punimeve tė tyre.



Tregtia e brendshme dhe e jashtme
Qytetet ishin njėherazi qendra tregtare dhe zejtare. Qysh nė shek. XVI pazari i Elbasanit (ēarshi), i Shkodrės, i Prizrenit dhe i Beratit kishin nga 900 dyqane secili, kurse Shkupi numėronte 2 150 dyqane. Kėto tė dhėna tregojnė se Shqipėria kishte tregjet mė tė zhvilluara tė Ballkanit. Bukureshti nuk kishte atėherė mė tepėr se 1 000 dyqane, ndėrsa Plovdivi (Bullgari) 880 dyqane. Dyqanet ishin pėrqendruar nė njė lagje tė vetme, duke formuar rrugica tė ndara sipas zejeve. Shkodra nė shek. XVII kishte 27 rrugica tė tilla, si ajo e kazanxhinjve, kujunxhinjve, dyfekxhinjve etj. Prizreni kishte 24 sokakė (rrugica), Elbasani 30. Pėrveē zejtarėve, tregtarėve, pronarėve tė dyqaneve, nė qytete ishin edhe selitė e pronarėve tė mėdhenj. Kėshtu Hysen Pasha kishte nė Berat 100 dyqane. Nė disa qytete, si nė Prizren, Shkup, Manastir dhe nė Elbasan u ngritėn edhe pazaret e mbyllura (bezistene) pėr shitjen e mallrave tė kushtueshme. Nė shek. XVII-XVIII tė tilla bezistene kishte nė Kavajė, nė Berat, nė Shkodėr e nė Janinė.
Pėrveē dyqaneve e bezisteneve, nė qytetet shqiptare ishin ngritur edhe tregjet e hapura javore pėr shitblerjen e prodhimeve bujqėsore, blegtorale e zejtare. Madje nė disa qytete kishte edhe sheshe pėr drithin, kafshėt etj.
Njė rol tė rėndėsishėm nė gjallėrimin e ekonomisė monetare luajtėn panairet lokale e krahinore, tė organizuara me rastin e festave fetare. Nga panairet mė tė pėrmendura nė Elbasan ishin ai i Shėn Gjon Vladimirit (22 maj), i Shėn Ilisė (20 korrik), i Shėn Mėrisė (15 gusht). Kėto panaire zgjasnin disa ditė. Kėtu vinin nga krahinat e Dibrės, Durrėsit, Tiranės, Strugės dhe tė Beratit. Panaire organizoheshin edhe nė Strugė, nė Peshkėpi tė Gjirokastrės, nė Prizren, nė Korēė etj. Pėrveē panaireve tė vendit, tregtarėt shqiptarė merrnin pjesė nė panairet e Bullgarisė dhe tė Maqedonisė, si nė Plovdiv, Xhumapazar, Serez, nė panairet e Italisė etj.
Zhvillimi i tregut lokal rreth njė qyteti dhe organizimi i panaireve ndikuan nė forcimin e lidhjeve ekonomike ndėrkrahinore. Nė shek. XVIII, si rrjedhojė e zhvillimit tė pėrgjithshėm tė zejtarisė e tė bujqėsisė, u rrit dhe tregu shqiptar. Me zhvillimin e qyteteve, mbi bazėn e tregjeve tė vogla lokale u krijuan disa tregje tė mėdha ndėrkrahinore. Mė i rėndėsishmi ishte ai me qendėr Shkodrėn, qė pėrfshinte veprimtarinė tregtare tė Pashallėkut tė Shkodrės, tė Kosovės dhe tė krahinave mė nė veriperėndim tė Shkodrės. Ky treg pėrshkohej nga njė rrugė kryesore karvanesh qė lidhte bregdetin shqiptar me Evropėn Perėndimore dhe me zonat e brendshme tė Ballkanit. Nė Shqipėrinė e Mesme, u krijua njė treg tjetėr ndėrkrahinor pėrreth qytetit tė Elbasanit. I vendosur mbi rrugėn Egnatia, Elbasani tėrhoqi rreth vetes tregtinė e Shqipėrisė sė Mesme. Elbasani siguronte gjithashtu lidhjen e Durrėsit me pjesėn e brendshme tė Ballkanit. Nė Shqipėrinė e Jugut, me themelimin e Pashallėkut tė Janinės, u krijua njė treg tjetėr i madh ndėrkrahinor, qė kishte si qendėr nė fillim Beratin e mė vonė Janinėn. Ky treg ndėrkrahinor pėrfshinte Shqipėrinė e Jugut (Epirin) dhe pjesėrisht Thesalinė. Tregu ndėrkrahinor mė i fuqishmi i Shkodrės, arriti tė shtrinte ndikimin e tij nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut. Lidhjet ndėrmjet tregjeve ndėrkrahinore ishin tė dobėta. Megjithatė, brenda tyre zhvillohej njė veprimtari e gjallė ekonomike. Formimi i tri tregjeve ndėrkrahinore shėnonte njė hap pėrpara nė krijimin e premisave pėr ngritjen e njė tregu gjithėshqiptar.
Gjallėrimi i tregtisė sė jashtme u ndihmua edhe nga pėrfundimi i traktatit tė paqes midis Perandorisė Osmane e Venedikut mė 1502 dhe nga lidhja e marrėveshjeve tregtare me Francėn, Holandėn, Anglinė (1535), qė garantonin lirinė e lundrimit dhe tė tregtisė nė tokat osmane. Kėto marrėveshje tė quajtura “kapitulacione” kishin fuqi edhe pėr tokat shqiptare, ku lidhjet e rregullta ekonomike me vendet perėndimore ishin dobėsuar sė tepėrmi. Qėllimi kryesor i marrėdhėnieve ekonomike me Perėndimin ishte shitja e tepricave tė prodhimeve bujqėsore e blegtorale, tė cilat nuk konsumoheshin nė vend dhe as pėrpunoheshin. Kundrejt tyre bliheshin artikuj industrialė pėr prodhim e konsum, ndėr tė cilėt njė vend me rėndėsi zinin artikujt e luksit, qė i blinte kryesisht aristokracia.
Qytetet bregdetare shqiptare si Vlora dhe Shkodra u shpallėn “porte tė hapura”. Nė qytetet shqiptare filluan tė dukeshin tregtarė venedikas, raguzanė etj., qė shisnin mallra tė huaja, si pėlhurė, cohė, lėkurė tė pėrpunuara etj., dhe blinin drithė, kripė, zift, lesh, lėkurė, dyllė, lėndė druri etj. Nė vitin 1553 nė Dalmaci, Venedik, Ankonė e nė Spanjė u eksportuan 150 000 stara drithė. Venediku blinte nga Gryka e Drinit deri nė 50 000 stara drithė. Edhe prodhimet shqiptare tėrhoqėn vėmendjen e tregtarėve tė huaj venedikas, raguzanė e fiorentinas. Nė kėtė mėnyrė filluan tė plotėsoheshin mė mirė njė varg kėrkesash tė aristokracisė me artikuj luksi. Vėllimi mė i madh i tregtisė dhe i tranzitit nė shek. XVI kryhej nė skelat e Vlorės, Durrėsit dhe tė Lezhės.
Tregtarėt e huaj ose edhe ata vendas, sillnin mallra qė shkėmbeheshin me monedha ari e argjendi dhe me prodhime bujqėsore e blegtorale shqiptare. Mirėpo ky vėllim i rritur i importimeve nuk mund tė konsumohej nė vend. Prandaj, qysh nė shek. XVII, tregtarėt shqiptarė u drejtuan nė brendi tė Gadishullit Ballkanik. Kėtu ata shisnin tepricėn e mallrave tė importuara, kundrejt tė cilave blinin prodhime bujqėsore e blegtorale si dhe prodhime zejtare qė i shisnin nė tregun perėndimor.
Bashkė me tregtarėt shqiptarė, kėtė veprimtari filluan ta kryenin edhe tregtarė tė tjerė ballkanas. Nė mbarim tė shek. XVII nė skelėn e Durrėsit, qė ndėrkohė ishte bėrė skela kryesore e vendit, vepronin rreth njėqind tregtarė shqiptarė nga Shkodra, Elbasani, Voskopoja e Janina si dhe tregtarė tė viseve fqinje nga Selaniku etj. Tė gjithė kėta tregtonin kryesisht me Venedikun. Nga gjysma e dytė e shek. XVII u rrit edhe tregtia tranzite, nė tė cilėn, pėrveē Shkodrės e Vlorės, njė rėndėsi tė dorės sė parė po merrte Durrėsi. Nė tregtinė tranzite Durrėsi po konkurronte me sukses me Selanikun dhe, pas Raguzės, zinte vend tė rėndėsishėm nė tregtinė e bregut lindor tė Adriatikut. Tregtarėt vendas e tė huaj kishin nė kėtė port magazinat e tyre, ku grumbullonin mallrat nga Shqipėria, Maqedonia, Bullgaria e nga Serbia, tė cilat i dėrgonin nė Venedik, Mesinė, Ankonė dhe nė qytete tė tjera tė Italisė, ku kishin pėrfaqėsuesit e tyre. Gjatė vitit 1699 u eksportuan nga Durrėsi pėr nė Venedik ndėr tė tjera 3 000 kv dyllė, 15 000 kv lesh tė cilėsisė sė parė, pėrveē sasive tė mėdha tė lėkurave.
Tregtia e brendshme tranzite kryhej me karvane, tė cilat ndiqnin rrugėt e vjetra Shkodėr-Prizren, Vlorė-Berat-Korēė, Durrės-Elbasan-Ohėr etj. Nė kapėrcyellin e shek. XVII-XVIII prodhimet shqiptare dhe ato tranzite tėrhoqėn mjaft shtete evropiane, si Francėn, Anglinė, Holandėn. Franca themeloi zyra konsullore nė Durrės (1699), nė Janinė e nė Artė (1701-1702). Nė Shkodėr, nė Durrės e nė Vlorė, pas paqes sė Pozharevacit (1718), u krijuan agjenci konsullore tė Anglisė, Holandės, Venedikut, Raguzės e tė Austrisė.
Nė fillim tė shek. XVIII eksporti shqiptar drejtohej nė pjesėn mė tė madhe nė Venedik. Pas tij vinin Ankona, Raguza e Franca. Tregtarėt mė tė njohur shqiptarė kishin organizuar njė rrjet agjencish tregtare, si ai i vendeve kapitaliste. Ky rrjet shtrihej jo vetėm gjatė brigjeve tė Adriatikut, por deri nė Francė, Vjenė e nė Budapest. Artikujt kryesorė tė tregtisė shqiptare ishin leshi, dylli, lėkura e mėndafshi. Leshi shqiptar shkonte deri nė Evropėn Qendrore. Nė vitin 1744 u dėrguan 500 000 okė lesh nė Lajpcig e nė Hungari. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII nė krye tė qarkullimit tregtar shqiptar qėndronte Shkodra. Tregtarėt shkodranė blinin nė trevat e brendshme tė Ballkanit sasira tė mėdha leshi, lėkurėsh, pambuku e mėndafshi. Rreth 150 anije ulqinake furnizonin nė vitin 1755 Dalmacinė me drithė. Veē borgjezisė tregtare me tregti merreshin edhe familjet e mėdha ēifligare. Eksportues i madh drithi ishte Ali pashė Tepelena. Ndėrsa Bushatllinjtė nė vitin 1767 eksportuan 17 000 fuēi vaji. Raporti midis eksportit dhe importit tė kėsaj periudhe tregon se Shqipėria kishte atėherė njė bilanc aktiv nė tregtinė e jashtme.
Ashtu si zejtarėt, edhe tregtarėt ishin organizuar nė korporata tė njohura si gilda. Qysh nė shek. XVI u ngritėn organizatat e para tregtare. Tregtarėt ishin tė dy llojeve: ata qė qenė lidhur me tregun e brendshėm (bakenj) dhe ata qė vepronin jashtė kėtij tregu, si ambulantė ndėrmjetės apo tregtarė tė mėdhenj (tuxhar). Nė shek. XVII-XVIII gildat morėn trajtėn e plotė si esnafet e zejtarėve. Nė shek. XVII Berati kishte dy gilda tė tilla, nė Shkodėr njė shekull mė vonė kishte njė gildė tė madhe, qė drejtohej nga njė kėshill i pėrbėrė prej 16 anėtarėsh. Po kėshtu kishte gilda nė Voskopojė, Vlorė, Prizren etj. Ato mbikėqyrnin ēėshtjet tregtare dhe mbronin interesat e anėtarėve. Nė tregun e brendshėm detyra kryesore ishte caktimi i ēmimeve tė artikujve ushqimorė sipas stinėve, ndalimi i kontrabandės, si dhe frenimi me ēdo mėnyrė i konkurrencės.
Nė pėrputhje me strukturėn ekonomike ndodhėn ndryshime edhe nė strukturėn shoqėrore tė qyteteve. Zejtarėt e tregtarėt formonin njė grup mė vete. Ata pėrbėheshin nga disa kategori, si ēirak, kallfė e mjeshtėr. Mė lart nga kėta qėndronin anėtarėt e llonxhave dhe tė kėshillave tė gildave qytetare. Nė shek. XVII nga ky grup u shkėput njė shtresė e borgjezisė zejtare-tregtare, e cila filloi tė organizohej jo mbi baza feudale, por kapitaliste. Ajo ishte e lidhur kryesisht me tregun e brendshėm e tė jashtėm. Si rrjedhim i zhvillimit tė tregtisė tranzite nė radhėt e saj u dallua shtresa e borgjezisė tregtare (reshpere) qė ishte lidhur me tregun e jashtėm. Nė krye tė borgjezisė tregtare qėndronte ajo e Shkodrės.
Njė kategori mė vete pėrbėnin klerikėt myslimanė e tė krishterė. Kategoria e klerikėve myslimanė niste me nxėnėsit e medreseve (softėt), vazhdonte me hoxhallarėt, myftinjtė, kadilerėt deri te dijetarėt e fesė islame (ulemat). Kategoria e klerikėve tė krishterė niste me priftėrinjtė e shėrbyesit e thjeshtė tė kishave dhe vazhdonte me peshkopėt e kryepeshkopėt. Njė kategori tjetėr pėrbėnin banorėt e qytetit qė merreshin me bujqėsi. Njė shtresė tė veēantė formonin pronarėt e mėdhenj e tė mesėm, tė cilėt ndonėse zotėrimet i kishin nė fshat, rronin nė qytete. Sė fundi, nė qytete kishte njerėz tė papunė, endacakė, hamej.
Ēdo grup e shtresė kishte detyrime ndaj shtetit. Kėshtu, ata qė merreshin me bujqėsi shlyenin tė dhjetėn, salarien, taksat shtetėrore. Zejtarėt e tregtarėt i shlyenin shtetit detyrimet e zakonshme e tė jashtėzakonshme. Nė disa raste banorėve tė qyteteve u qenė falur detyrimet e jashtėzakonshme, por qenė ngarkuar me detyrime tė tjera. Kėshtu popullsia myslimane e qyteteve Berat, Gjirokastėr dhe Pėrmet ishte e ngarkuar tė mbronte me armė kėshtjellėn e Vlorės, tė merrte pjesė nė shtypjen e ēdo kryengritjeje nė Kurvelesh, si dhe tė vilte taksat e kėsaj krahine. Po kėshtu popullsia myslimane e katėr lagjeve tė qytetit tė Elbasanit ishte ngarkuar tė mbronte kėshtjellat e Durrėsit dhe tė Bashtovės.
Pėr mirėmbajtjen e kėshtjellave tė Shkodrės, Lezhės, Podgoricės, Zhabjakut e Medunit, u pėrdor njė numėr qytetarėsh sė bashku me fshatarėt qė banonin pėrreth tyre. Pėr mirėmbajtjen e urės sė Bahēallėkut nė Shkodėr u caktuan njė varg qytetarėsh, ashtu siē ishin caktuar fshatarė pėr t’u kujdesur pėr urat e lumenjve Cem e Moraēa.
Nė dokumentacionin e kohės evidencohen edhe disa shfaqje tė kundėrthėnieve shoqėrore nė qytete. Tė tilla ishin: ankimet nė gjyq tė mėditėsve kundėr mjeshtėrve lidhur me pagėn; protestat e esnafėve kundėr grabitjeve nga sipėrmarrėsit, tė cilėt bashkėpunonin e binin nė ujdi pėr veprime tė tilla me funksionarėt e tjerė tė pushtetit, e kryesisht me kadilerėt; protestat e pėrfaqėsuesve tė shtresave tė ndryshme tė popullsisė qytetare dėrguar Portės sė Lartė, kundėr veprimeve arbitrare tė sundimtarėve vendor, tė cilėt synonin tė nxirrnin fitime tė paligjshme nė kurriz tė qytetarėve prodhues; manifestimet e vegjėlisė sė uritur kundėr sundimtarėve, qė nxirrnin nė treg bereqetin e hambarėve tė tyre nė muajt e dimrit ose tė pranverės, kur prodhimet nė treg pakėsoheshin, dhe e shisnin atė me ēmime tė larta. Po nė kėto akte shoqėrore bėnte pjesė edhe veprimtaria e reparteve tė tė rinjve tė organizatave esnafore, tė cilėt u kundėrviheshin akteve arbitrare nė qytete dhe nė treg, qė shpeshherė merrte formėn e qėndresės me armė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:35   #7
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

K R E U II

JETA POLITIKE NĖ TROJET SHQIPTARE.
KRYENGRITJET E ARMATOSURA
(SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)

1. KRYENGRITJET E ARMATOSURA TĖ SHEK. XVI



Kryengritja e Himarės
Gjatė shek. XVI vatėr e kryengritjeve u bėnė veēanėrisht tri krahina: Labėria, Dukagjini dhe Malėsia e Madhe.
Labėria u pėrfshi nė sistemin e timarit gjatė periudhės midis viteve 1492-1506, por banorėt e kėsaj treve tė gjerė e vazhduan qėndresėn e tyre kundėr kėtij sistemi. Mė 1507 fshatrat Veliqot, Dragot, Vasiar, Tatzat, Kudhės, Dhėrmi, Kallarat etj., vazhdonin tė mos paguanin xhizjen dhe me armė nė dorė u kundėrshtonin spahinjve. Nė vitin 1537 fshatarėsia labe organizoi njė kryengritje tė madhe qė shqetėsoi edhe sulltanin pėr shkak se, ashtu si mė 1492, kjo u bė pengesė pėr zbatimin e planeve qė po pėrgatiste Sulejmani II pėr tė pushtuar Italinė. Nėnshtrimi i Labėrisė do tė shėrbente si bazė operacionesh pėr tė kaluar nė bregdetin perėndimor. Mirėpo qeveritarėt e sanxhakut tė Vlorės, me forcat e tyre ushtarake, nuk qenė nė gjendje ta shtypnin kryengritjen. Ashtu si Bajazidi II, edhe sulltan Sulejman Ligjvėnėsi vendosi tė bėnte me kėtė rast njė rrugė e dy punė, tė nėnshtronte Labėrinė, pėr tė nxjerrė tė gjitha detyrimet e prapambetura qė nuk u ishin paguar spahinjve dhe shtetit, dhe pastaj tė hidhej me flotėn e tij nė bregun tjetėr tė detit Adriatik. Pėr kėtė qėllim, nė pranverėn e atij viti ai u nis nė drejtim tė Shqipėrisė dhe nė muajin korrik 1537 e vendosi kampin ushtarak nė afėrsitė e Vlorės. Nė tė njėjtėn kohė arriti para bregdetit tė Himarės edhe flota osmane.
Ardhja e ushtrisė perandorake nė Shqipėrinė Jugore u bė shkak qė tėrė krahina e Labėrisė tė ngrihej nė luftė. Filluan sulmet kundėr kampeve ushtarake osmane dhe karvaneve ushqimore.
Pėr tė shtypur kryengritjen sulltani ngarkoi Vezirin e Madh, Ajaz Pashėn, me prejardhje nga Himara, i cili i njihte shtigjet e kėtyre krahinave. Por nuk e pati tė lehtė t’i shtypte kryengritėsit shqiptarė. Pasi u qėndruan me trimėri sulmeve armike, kryengritėsit me shkathtėsi tė madhe kaluan nė kundėrsulme tė shpeshta.
Luftimet vazhduan gjatė verės sė vitit 1537, por pushtuesit nuk mundėn ta shtypnin kryengritjen. Gjatė kėtyre sulmeve, njė himariot i quajtur Damian hyri nė kampin perandorak pėr tė vrarė sulltanin, por nuk ia arriti qėllimit, sepse u kap nga rojet. Gjersa iu pre kryet, Damiani u qėndroi torturave dhe nuk u tregoi armiqve pozitat e bashkėluftėtarėve.
Sukseset e kryengritėsve shqiptarė tė korrura nė kėto luftime tė pabarabarta, i dhanė kohė mbretit tė Napolit pėr tė organizuar mbrojtjen e vendit nga inkursionet e flotės osmane. Nga ana tjetėr, ato e detyruan sulltanin tė ndėrpriste sulmet nė bregdetin perėndimor dhe tė hiqte dorė nga zbarkimi nė Pulje. Kontributi i madh i shqiptarėve pėr mbrojtjen e Italisė prej njė shkatėrrimi tė mundshėm osman, pasqyrohet qartė nė dėshmitė e njė relatori bashkėkohės, i cili shkruante: “Kur ēdo gjė ... ishte gati pėr tė kaluar nė Pulje, ... shqiptarėt, kryesisht himariotėt, u shkaktuan ushtarėve tė sulltanit pengesa e trazira tė mėdha... Kėta ... u bėnė shkaku kryesor qė shpėtoi Pulja, dhe ajo mbretėri (e Napolit) nga njė rrėnim i madh dhe nga zjarri qė u rrinin mbi kokė”. Me kėtė rast sulltani, me qėllim qė tė forconte sundimin e vet nė krahinat e bregdetit shqiptar, vendosi tė pushtonte ishullin e Korfuzit, qė ishte nėn pushtetin venedikas.
Edhe pėr pushtimin e Korfuzit shqiptarėt u shkaktuan trupave tė sulltanit pengesa tė mėdha. Pėr njė muaj tė tėrė ata nuk i lejuan forcat osmane tė kalonin nga Vlora gjatė bregdetit tė Himarės. Kėto forca u detyruan tė ndėrronin drejtim dhe tė ndiqnin rrugėn Tepelenė-Gjirokastėr-Delvinė gjersa dolėn nė bregdet pėrballė ishullit tė Korfuzit. Kampi perandorak u vendos nė Butrint.
Lufta e kryengritėsve labė u dha mundėsi venedikasve tė pėrforconin ndėrkohė mbrojtjen e ishullit, prandaj edhe sulmi osman kundėr Korfuzit dėshtoi. Megjithėkėtė, sulltani nuk u largua pa bėrė edhe njė pėrpjekje pėr tė nėnshtruar krahinėn kryengritėse tė Kurveleshit. Pėr kėtė qėllim ai urdhėroi tė ndėrtohej kėshtjella e Cerjes (nė Mesaplik). Por nė shtator, duke hequr dorė nga pushtimet e ėndėrruara drejt Italisė dhe pa arritur ta nėnshtronte plotėsisht Labėrinė, pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u largua nga bregdeti jugor shqiptar pėr nė Stamboll.
Ndėrkohė qeveritarėt lokalė, me ndihmėn e forcave tė pushtetit qendror, mė sė fundi arritėn t’i nėnshtronin, qoftė dhe pėrkohėsisht, krahinat kryengritėse tė Kurveleshit dhe tė Himarės, por duke u njohur privilegjin e vetėqeverisjes.



Kryengritjet antiosmane nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI
Nė njė kohė me nėnshtrimin e krahinės sė Labėrisė nė jug, qeveritarėt osmanė i shtuan pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitat e tyre edhe nė Shqipėrinė e Veriut dhe tė Mesme, nė krahinat fushore si edhe nė ato malore tė vetėqeverisura. Duke i nisur sulmet e tyre nga kėshtjellat e Shkodrės, e Podgoricės, e Zhabjakut, e Medunit, e Plavės dhe nga qytezat gjatė rrugės Shkodėr-Prizren, spahinjtė u pėrpoqėn tė depėrtonin e tė vendoseshin nė ēdo krahinė tė kėsaj treve. Malėsorėt dhe fshatarėsia fushore iu pėrgjigjėn kėtyre sulmeve me njė qėndresė tė armatosur, e cila gjatė dhjetėvjeēarit 1560-1571 u shndėrrua nė njė kryengritje tė gjerė qė pėrfshiu shumė krahina tė Shqipėrisė Veriore e tė Mesme si dhe krahinėn e Labėrisė. Nė mėnyrė tė veēantė kryengritja u pėrhap nė Malėsinė e Madhe, nė zonėn e Dukagjinit, tė Dibrės, tė Kurbinit dhe nė krahinat fushore tė Shkodrės, Lezhės, Mysjes, Ishmit etj.
Nė muajt shkurt-prill 1560, mė shumė se 500 fshatarė nga Reēi, Dardha e nga fshatra tė tjerė tė Lurės e tė Dibrės sė Poshtme, ngritėn krye, vranė spahinjtė dhe u dogjėn shtėpitė. Sulltani dėrgoi Ēaush Koēiun, njohės shumė i mirė i terrenit dhe ngarkoi pėr tė shtypur kryengritjen forcat e sanxhakbejlerėve tė Ohrit, Elbasanit e tė Dukagjinit. Kryengritėsit nuk mundėn t’u bėnin ballė ushtrive osmane. Pesė vjet mė vonė flaka kryengritėse u pėrhap nė nahijen e Pukės dhe nė zonėn midis liqenit tė Ohrit e bregdetit, deri nė krahinėn e Mysjes. Rrugėt u prenė ndėrsa kryengritėsit sulmuan kėshtjellat. Ashpėrsia e Stambollit pėr shtypjen e kėsaj kryengritjeje duket nė urdhrin e sulltanit, ku thuhej: “tė pabindurit t’i shkoni nė shpatė, fėmijėt dhe gratė e tyre t’i bėni robėr, kurse pasuritė dhe plaēkat t’ua grabitni”.
Pėr shtypjen e kryengritjes, u mobilizuan forcat ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Ohrit, tė Elbasanit dhe tė Dukagjinit, por as kėto forca tė bashkuara, nuk arritėn ta mposhtnin atė. Madje, gjendja u ashpėrsua mė tepėr dhe kryengritja pak nga pak u pėrhap nė tė gjitha tokat e sanxhakėve tė Ohrit, tė Dukagjinit dhe tė Shkodrės.
Nė shkurt tė vitit 1565 u ngritėn pėrsėri malėsorėt e krahinave tė Pukės, Iballės, Spasit, Mirditės dhe tė Lumės. Vatra tė rėndėsishme tė luftės u bėnė sidomos fshatrat Riba, Rapi, Dushi, Kullumbria, Fandi i Vogėl, Mirdita e Madhe dhe e Vogėl, Qerreti i Sipėrm e i Poshtėm, Ujmishti, Syroj etj. Kryengritėsit prenė rrugėn Shkodėr-Prizren dhe i shtrinė sulmet e tyre nė viset fushore. Ndėrkohė kryengritja u pėrhap edhe nė krahinat malore tė Kelmendit, Kuēit, Pipėrit si dhe nė fshatrat e rrethinės sė Shkodrės, si nė Kakariq, Balldren, Trush i Sipėrm dhe i Poshtėm, Reē, Obod, Shėnkoll, Shas etj. Kryengritėsit dėbuan pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal dhe kundėrshtuan t’i bindeshin legjislacionit osman. Krerėt e tyre kishin zėnė tani vendet e kadilerėve dhe tė subashėve.
Kundėr kryengritėsve u hodhėn forcat ushtarake tė bashkuara tė sanxhakbejlerėve tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Shkodrės, por edhe kėto nuk arritėn ta pėrmbushnin urdhrin e sulltanit “pėr t’u dhėnė fund njė herė e mirė trazirave nė Shqipėri”. Kryengritjet vazhduan edhe pas vitit 1565, kur u bėnė mė tė pėrgjithshme, meqenėse u shtrinė edhe nė Shqipėrinė Jugore.
Dy vjet mė vonė (mė 1567) ngritėn krye pėrsėri malėsorėt e Labėrisė. Forcat ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Janinės hynė nė thellėsi tė krahinės, ku ndėshkuan disa fshatra, duke i plaēkitur e djegur, por lėvizjen nuk mundėn ta shuanin. Kryengritėsit u hakmorėn menjėherė, siē thuhet nė njė dokument bashkėkohės, “duke sulmuar lėmin e luftės tė sanxhakbeut tė Janinės, tė cilin e thyen, e vunė nė ikje, e plaēkitėn dhe vranė mė shumė se 800 turq”.
Nė nėntor tė vitit 1568, banorėt e disa fshatrave tė sanxhakėve tė Dukagjinit dhe tė Ohrit, veēanėrisht ata tė krahinave tė Dibrės sė Poshtme, Lumės, Mirditės, Mysjes u hodhėn pėrsėri nė kryengritje, vranė pėrfaqėsuesit e pushtetit osman dhe refuzuan tė paguanin xhizjen. Gjendja nė vend nuk ishte qetėsuar aspak. Pushteti osman nė njė varg krahinash u pėrmbys dhe kryengritjet vazhduan tė shpėrthenin dhe nė vitin 1570, kur me krijimin e njė gjendjeje tė jashtme ndėrkombėtare tė favorshme, arritėn kulmin e zhvillimit tė tyre.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI Perandoria Osmane ishte nė kulmin e fuqisė sė vet. Epėrsia e saj ushtarake qėndronte jo vetėm nė forcat tokėsore, por edhe nė fuqinė e madhe detare, me tė cilėn rrezikonte ishujt e deteve Egje e Jon, qė ishin kryesisht nėn sundimin e Republikės sė Venedikut. Mė 1570 njė flotė e madhe osmane sulmoi ishullin e Qipros. Hyrja nė veprim e kėsaj fuqie tė rėndėsishme detare shqetėsoi Venedikun dhe shtetet e tjera mesdhetare evropiane. Si rrjedhim, u formua njė koalicion nga shtetet pjesėmarrėse kundėr Perandorisė Osmane. Spanja, Papati e Venediku ishin mė tė interesuar nė shpėrthimin e kryengritjeve shqiptare, me tė cilat synonin t’i gozhdonin osmanėt nė Shqipėri. Venediku kėrkonte tė mbronte me anė tė kryengritjeve zotėrimet e veta tė Ulqinit e tė Tivarit si dhe ishullin e Korfuzit. Pranė krerėve kryengritės u dėrgua si pėrfaqėsues i koalicionit princi roman Prosper Kolana. Krerėt e lėvizjes kryengritėse shqiptare u vunė menjėherė nė lidhje me koalicionin e shteteve evropiane, duke shpresuar tė gjenin te ky koalicion njė aleat tė jashtėm, qė do t’i ndihmonte pėr ta hequr qafe zgjedhėn osmane. Prandaj me shpėrthimin e luftės midis Perandorisė Osmane dhe koalicionit tė shteteve evropiane, lėvizja kryengritėse shqiptare, qė nuk ishte ndėrprerė, mori hov mė tė madh dhe karakteri i saj ēlirimtar doli nė plan tė parė.
Lėvizja mori njė hov tė tillė sidomos nė krahinat e sanxhakėve tė Shkodrės e tė Dukagjinit. Pėrveē malėsorėve u hodhėn nė luftė edhe banorėt e rrethinės sė Shkodrės, tė cilėt kishin vendosur lidhje me garnizonet e fortesave tė Tivarit dhe tė Ulqinit. Nė shkurt tė vitit 1570, 7 000 deri 8 000 kryengritės shqiptarė, tė bashkuar me forcat e kėtyre garnizoneve, sulmuan pėr tri ditė rresht qytetin e Lezhės, por nuk arritėn ta ēlironin. Pasi u bashkuan me malėsorėt dukagjinas, ata ēliruan Ishullin e Lezhės. Ndėrkohė ngritėn krye edhe banorėt e Mysjes, tė Kurbinit e tė Krujės, tė cilėt i shtrinė sulmet deri nė kėshtjellėn e Lezhės. Pas ēlirimit tė Ishullit tė Lezhės, forcat e kryengritėsve nė bashkėveprim me forcat venedikase iu drejtuan Shkodrės dhe sulmuan qytetin. Mbrojtėsve tė Shkodrės u erdhi nė ndihmė ushtria e ejaletit tė Rumelisė, ndaj sulmi nuk pati sukses. I alarmuar nga pėrpjesėtimet e mėdha qė mori kryengritja, pushteti qendror osman dėrgoi forca tė mėdha ushtarake dhe mundi ta kufizonte atė vetėm nė viset malore.
Ndėrkohė vazhduan luftimet veneto-osmane nė bregdetin shqiptar e dalmat. Nė qershor tė vitit 1570 flota e Venedikut u pėrpoq tė pushtonte Durrėsin, por garnizoni osman mundi ta pėrballonte sulmin. Pas kėsaj flota mori rrugėn drejt bregdetit tė Himarės, ku banorėt prej kohėsh ishin hedhur nė kryengritje. Nė bashkėpunim me stratiotėt qė erdhėn me anije, himariotėt shtinė nė dorė kėshtjellėn e Sopotit dhe ēliruan tė gjithė krahinėn e Himarės. Por edhe kjo fitore nuk zgjati shumė. Forcat e sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Delvinės, tė pėrkrahura nga trupa tė shumta jeniēere, qė erdhėn me flotėn osmane, e shtypėn kryengritjen dhe vendosėn pėrsėri pushtetin e tyre.
Pastaj flota osmane kaloi nė ujėrat e Ulqinit pėr tė bashkėvepruar me forcat ushtarake qė vepruan kundėr kryengritėsve nė sanxhakėt e Shkodrės e tė Dukagjinit. Pasi ishin ēliruar tashmė nga pesha e madhe e kryengritjes sė Veriut, forcat osmane rrethuan garnizonin venedikas tė Ulqinit qė qėndroi gjatė dhe u dorėzua vetėm nė gusht tė vitit 1571. Sanxhakbeu fitimtar e la tė lirė garnizonin venedikas tė shkonte nė Raguzė, kurse popullsinė vendase shqiptare e ndėshkoi me egėrsi tė madhe. Njė pjesė tė qytetarėve i kaloi nė shpatė, kurse pjesėn tjetėr, sidomos gratė e fėmijėt, i mori me vete si skllevėr.
Pak mė vonė forcat e sanxhakbeut tė Shkodrės rrethuan Tivarin, mirėpo garnizoni venedikas e dorėzoi qytetin pa luftė. Kėshtu kaluan edhe pjesėt e fundit tė truallit shqiptar nėn zgjedhėn osmane.
Nė tetor tė vitit 1571, flota e koalicionit tė shteteve evropiane e shpartalloi flotėn osmane nė gjirin e Korintit, nė afėrsi tė Lepantit. Por kjo fitore e madhe nuk u shfrytėzua, sepse kontradiktat qė lindėn midis pjesėmarrėsve tė koalicionit ēuan shpejt nė prishjen e tij. Republika e Venedikut, duke mos pasur mė frikė nga epėrsia osmane nė det, u shkėput nga aleanca dhe lidhi paqe me Stambollin (1573).
Shpresat qė kishin shqiptarėt pėr tė gjetur te Venediku njė aleat tė jashtėm, qė do t’i ndihmonte nė mėnyrė aktive nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, morėn fund kur venedikasit lidhėn marrėveshje me osmanėt dhe i braktisėn kryengritėsit nė fatin e tyre. Nėn presionin e forcave tė mėdha ushtarake tė sundimtarėve osmanė, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Ishulli i Lezhės pėr t’u mbrojtur nė malet e tyre (1574).
Me ekspeditat e shpeshta ushtarake qė ndėrmorėn mė vonė, sundimtarėt osmanė arritėn tė pėrforconin pushtetin e tyre tė lėkundur dhe mė sė fundi tė futnin spahinjtė nė tė gjitha krahinat malore tė sanxhakut tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit. Depėrtimi i spahinjve nė kėto malėsi ishte i pėrkohshėn.
Lėvizjet kryengritėse nuk pushuan edhe gjatė viteve 80-90 tė shek. XVI. Ato u shtrinė nė krahinat e Kuēit e tė Kelmendit, Piprit, nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit. Me 1586 qindra kryengritės kishin zėnė Grykėn e Kaēanikut, pasi kishin vrarė kadiun sė bashku me familjen e tij. Pėrpjekja pėr tė vjelė xhizjen nė krahinėn e Matit (1590) u bė shkak pėr kryengritjen nė krahinat e Ohrit, tė Dibrės e tė Tetovės. Kėtu, sipas burimeve bashkėkohore, vepronin 10 000 kryengritės shqiptarė. Megjithatė kryengritjet dėshtuan.
Pėr shtypjen e tyre u pėrdorėn njė sėrė masash: forcat e armatosura dhe dhuna, ndėrtimi i kėshtjellave tė reja dhe vendosja e garnizoneve ushtarake, copėtimi i sanxhakėve tė mėdhenj nė mė tė vegjėl, shpėrngulja me forcė e kryengritėsve nga zonat malore nė ato fushore, kundėrvėnia e qytetarėve kundėr fshatarėve, duke i falur nga disa taksa shtetėrore, vrasjet, djegiet deri nė marrjen rob tė grave e tė fėmijėve. Si pėrfundim i njė vargu ekspeditash ushtarake, spahinjtė u vendosėn edhe nė krahinat malore tė sanxhakut tė Shkodrės dhe atij tė Dukagjinit.
Fitorja e Lepantit u tregoi shteteve tė ndryshme tė Evropės se ushtria osmane nuk ishte “e pamposhtur”. Prandaj Fuqitė e Mėdha evropiane projektuan organizimin e ekspeditave tė tjera ushtarake kundėr Perandorisė Osmane, nė tė cilat njė rėndėsi tė posaēme do tė kishin edhe kryengritjet nė Shqipėri. Spanja, Papati dhe pak mė vonė Austria, u orvatėn tė vendosnin lidhje me kryengritėsit shqiptarė, ato dėrguan nė Shqipėri misionarė tė huaj dhe shqiptarė, me anėn e tė cilėve pėrpiqeshin tė afroheshin me krerėt shqiptarė.
Interesimi i kėtyre shteteve gjeti njė pritje tė mirė nė Shqipėri. Krerėt e krahinave tė ndryshme e shfrytėzuan rastin pėr tė kėrkuar nga shtetet e huaja ndihmė nė armė e nė mjete tė tjera lufte, duke shpresuar, njėkohėsisht, se do tė gjenin tek ata aleatė nė luftėn e pėrbashkėt kundėr osmanėve. Mė 1577 dhe 1581 himariotėt i kėrkuan papės t’u jepte ndihmė nė tė holla pėr tė blerė armė kundėr osmanėve. Si Papati, ashtu dhe Spanja e Austria, zakonisht u pėrgjigjeshin shqiptarėve me premtime dhe kėshilla qė tė prisnin “kohė mė tė mira” pėr tė filluar luftėn kundėr sundimtarėve osmanė.
Ndryshe nga kėto, Republika e Venedikut mbajti njė qėndrim tė hapur armiqėsor ndaj kryengritjeve shqiptare. Pas paqes qė lidhi me turqit mė 1573, ajo nuk kishte mė interes t’i prishte marrėdhėniet me Perandorinė Osmane. Me shkatėrrimin e flotės osmane nė Lepant, kjo nuk e kėrcėnonte mė epėrsinė e Venedikut nė det. Senati venedikas i trembej mė tepėr fuqisė sė madhe detare tė Spanjės dhe sidomos kalimit tė saj nė bregdetin shqiptar e ballkanik. Pėr t’i dalė para kėtij rreziku, ai u pėrpoq qė tė asgjėsonte ēdo lidhje tė shqiptarėve me Spanjėn, duke mbytur qė nė lindje ēdo kryengritje tė tyre. Pėrveē disa krerėve dhe prelatėve qė ishin nėn ndikimin e tij, senati pėrdori ēdo mjet qė nga korruptimi me tė holla e deri nė komplotet e armatosura pėr tė bėrė qė shqiptarėt jo vetėm tė mos fitonin lirinė me ndihmėn e ndonjė shteti tjetėr, por tė bėheshin nė njė tė ardhme shtetasit e tij. “Venedikasit, shkruante Gjergj Vlladenji, njė personalitet shqiptar i njohur i shek. XVII, meqenėse pretendojnė tė bėhen njė ditė zotėr tė Shqipėrisė, nuk lejojnė tė ēlirohet ky vend nga duart e tė tjerėve, madje kur u bie nė vesh ndonjė marrėveshje e tillė, ua zbulojnė vetė turqve, siē vepruan nė vitet e kaluara kur qe fjala pėr tė shtėnė nė dorė Shkodrėn”. Njė qėndrim tė tillė mbajti Republika pėr gati 70 vjet (1573-1644).
Edhe shtetet e tjera evropiane, tė interesuara pėr shpėrthimin e kryengritjeve nė Shqipėri, u pėrpoqėn t’i pėrdornin kėto nė interes tė planeve tė tyre luftarake. Kur pėrgatiteshin tė hynin nė luftė kundėr Perandorisė Osmane, ato u premtonin kryengritėsve shqiptarė ndihma dhe i nxitnin tė intensifikonin luftėn. Por, kur lidhnin paqe me tė, i linin pa ndihma dhe tė vetėm pėrballė ekspeditave ndėshkimore osmane. Nga ana tjetėr, secila fuqi evropiane, nė rivalitet me tė tjerat, duke dashur t’i lidhte krerėt shqiptarė pas politikės sė vet, shkaktonte me anėn e premtimeve dhe mjeteve propagandistike qė pėrdorte, pėrēarjen e forcave tė kryengritėsve vendas. Si rrjedhim, nė fund tė shek. XVI, krerėt himariotė dhe njė pjesė e atyre tė Shqipėrisė sė Veriut e tė Mesme me peshkopin e Stefaniskės (Shqipėria e Mesme) nė krye, Nikollė Mekajshin, anonin nga Papati dhe Spanja. Tė tjerė krerė tė veriut nėpėrmjet peshkopit tė Zadrimės, Nikollė Bardhit, mbanin anėn e Venedikut. Nga mbarimi i shek. XVI disa krerė tė veriut dhe personalitete tė Shkodrės, tė Lezhės, tė Durrėsit, tė Prizrenit, filluan tė orientoheshin edhe nga Austria. Ndėrsa kryepeshkopėt e Ohrit, nė jug tė vendit, anonin nga Moska.
Nė kėto rrethana nuk u realizua detyra e rėndėsishme, nuk u ndihmua lufta e popujve tė Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė e popullit shqiptar pėr t’u ēliruar nga sundimi osman. Pėrmbushja e kėtij objektivi, siē vinin nė dukje shpeshherė pėrfaqėsuesit e kryengritėsve shqiptarė, ishte edhe nė interes tė popujve dhe shteteve tė Evropės.
Kryengritjet e armatosura tė shek. XVI dėshtuan. Ato nuk u zhvilluan nė tė njėjtėn kohė, nė mėnyrė tė organizuar dhe nuk ia dolėn tė shkriheshin nė njė kryengritje tė vetme. Pushteti osman ndoqi politikėn “pėrēa e sundo”. Krerėt shqiptarė civilė e klerikė nuk kishin njė unitet mendimi sidomos pėr zgjedhjen e aleatit tė jashtėm. Sė fundi, mungoi edhe ndihma konkrete nga jashtė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:35   #8
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

2. KUVENDET SHQIPTARE

Kuvendet e shek. XVI



Depėrtimi i spahinjve nėpėr malėsitė e vetėqeverisura, pėrhapja e sundimit osman, rritja e detyrimeve ndaj fshatarėsisė shqiptare, shkaktuan njė qėndresė mė tė fuqishme tė malėsorėve, gjallėruan lėvizjen e pjesės tjetėr tė fshatarėsisė shqiptare, si dhe pėrpjekjet e krerėve shqiptarė laikė e fetarė pėr t’i shndėrruar kryengritjet e veēanta tė armatosura dhe pakėnaqėsinė e shqiptarėve nė njė lėvizje tė pėrgjithshme pėr ēlirim, me njė organizim mė tė lartė e mė tė gjerė se deri atėherė.
Pėrvoja luftarake e dėshtimi i kryengritjeve tė shek. XVI u tregoi kryengritėsve malėsorė se mbrojtja e vetėqeverisjes dhe lufta pėr ēlirim nga zgjedha osmane mund tė arriheshin duke bashkuar forcat e tyre me ato tė krahinave tė tjera, dhe me forma organizative mė tė pėrshtatshme. Njė formė e tillė u bė nė kuvendet shqiptare, qė ishin njė institucion i ri politik me karakter ndėrkrahinor, njė bashkim forcash mė i lartė e mė i gjerė, i cili u arrit mbi bazėn e kuvendeve krahinore ekzistuese. Nė kuvendin shqiptar, pėrveē krerėve tė krahinave tė vetėqeverisura malore, morėn pjesė pėrfaqėsuesit e krahinave tė tjera. Me kėto kuvende u bashkuan edhe njė varg prelatėsh katolikė e ortodoksė, interesat e tė cilėve, sikurse ato tė fshatarėsisė, nuk pajtoheshin me sunduesit osmanė.
Kalimi nė kėtė formė tė re organizative prapa sė cilės qėndronte fshatarėsia dhe krerėt e saj laikė e klerikė, e ngriti luftėn nė njė shkallė mė tė lartė, mė tė gjerė e mė tė ashpėr, e futi atė nė njė fazė tė re. Malėsitė shqiptare, tė favorizuara edhe nga terreni malor, u bėnė tani qendrat e shtabeve drejtuese dhe vatrat kryesore nga shpėrthyen dhe u pėrhapėn nė pjesėn tjetėr tė vendit lėvizje kryengritėse tė papara deri atėherė pėr gjerėsinė e forcėn e tyre.
Pėrvoja e luftės i mėsoi krerėt shqiptarė tė pėrqafonin njė formė tė re lufte pėr t’i bėrė ballė mė me sukses fuqisė sė madhe tė pushtuesve: tė bashkonin e tė drejtonin nėpėrmjet kuvendeve shqiptare tė gjitha vatrat e qėndresės shqiptare, dhe tė bashkėrendonin luftėn e tyre pėr liri me atė tė popujve tė shtypur tė Gadishullit Ballkanik e me luftėn e shteteve evropiane pėr dėbimin e osmanėve nga Evropa.
Nė kuvendet shqiptare u hartuan njė sėrė projektesh. Ato iu drejtuan shteteve evropiane pėr ēlirimin e tė gjitha tokave shqiptare. Nė promemorjet tregohej gatishmėria e shqiptarėve pėr luftė, sasia e luftėtarėve, strategjia dhe taktika qė do tė ndiqej pėr ēlirimin e vendit, duke pėrfshirė kėtu edhe bashkėpunimin e kryengritėsve me rojtarėt e kėshtjellave, tė cilėt kishin prejardhje shqiptare. Aty bėheshin pėrpjekje pėr t’i bindur qeveritė e shteteve evropiane tė ndėrmerrnin njė aksion kundėr Perandorisė Osmane, i cili do tė bashkėrendohej me veprimet luftarake tė kryengritėsve shqiptarė dhe ballkanikė. Njėkohėsisht kuvendet kėrkonin prej tyre edhe armė zjarri, meqenėse me shpatat, heshtat e shigjetat, kryengritėsit shqiptarė gjendeshin nė kushte inferiore nė krahasim me forcat osmane.
Nė periudhėn midis viteve 1590-1620 u organizuan njė varg kuvendesh tė tilla. Qendra ku u zhvilluan kėto kuvende u bė krahina e Matit. Lufta e kryengritėsve tė krahinave tė veriut e arriti kulmin e vet nė vitet 1590-1595, kur 10 000 kryengritės tė krahinave malore tė sanxhakėve tė Ohrit e tė Dukagjinit i dėbuan autoritetet e pushtetit osman nga malėsitė dhe i shtrinė sulmet nė krahinat fqinje. Kryengritja ushtroi njė ndikim tė madh brenda dhe jashtė kufijve tė tokave shqiptare, e nė mėnyrė tė veēantė ajo gjallėroi luftėn ēlirimtare tė popullsisė maqedone.
Nė flakėn e kėtyre kryengritjeve, mė 7 nėntor tė vitit 1594, u mblodh nė manastirin e Shėn Mėrisė nė Mat njė kuvend i pėrgjithshėm i krerėve shqiptarė pėr tė hartuar projektin e kryengritjes dhe tė ēlirimit tė krejt vendit. Krerėve shqiptarė, Tom Plezhja e Mark Gjini, tė cilėt mbanin edhe titullin e kalorėsit, si dhe ipeshkvit Nikollė Mekajshi, iu ngarkua detyra tė hynin nė bisedime me papėn pėr zbatimin e projektit tė kryengritjes. Fshehtaz Republikės sė Venedikut, qė nuk donte tė prishte paqen me Stambollin, projekti iu paraqit delegatit tė papės nė shkurt tė vitit 1595. Kėrkesat e pėrfaqėsuesve shqiptarė nė Romė pėr tė siguruar armė nuk dhanė asnjė fryt. Papa i kėshilloi shqiptarėt qė tė prisnin mbasi nuk kishte ardhur koha e duhur. Nga ana tjetėr, Venediku, mundi t’i pėrēajė radhėt e pjesėmarrėsve tė kuvendit duke shfrytėzuar ndikimin e vet mbi disa krerė. Nė qershor tė vitit 1595 kur nė Shqipėri u mor vesh formimi i koalicionit evropian kundėr shtetit osman, krerėt shqiptarė njoftuan papėn se shqiptarėt katolikė e ortodoksė ishin gati tė fillonin kryengritjen sapo tė niste lufta.
Nė tė njėjtėn kohė edhe nė krahinat e Shqipėrisė Jugore u bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar armė e mjete pėr kryengritjen nga shtetet evropiane. Mė 1595, patriku i Ohrit, pasi u kthye nga Moska, shkoi nė Butrint dhe, me anėn e qeveritarit tė Korfuzit, i kėrkoi senatit venedikas ndihmė pėr kryengritjen. Por senati e hodhi poshtė kėrkesėn e tij.
Armė iu kėrkuan edhe Papatit e Spanjės (1596), por Papa nuk dėrgoi asnjė ndihmė, duke paraqitur si pretekst shpenzimet e mėdha qė bėnte nė Hungari pėr luftėn e kėtij vendi me Perandorinė Osmane. Oborri i Spanjės premtoi dhe nisi njė kontingjent tė vogėl ushtarėsh. Gati 10 000 kryengritės tė armatosur me jataganė e shigjeta e tė nisur nga krahinat rreth e qark Vlorės, e sulmuan ushtrinė osmane nė qytet me shpresė se nė portin e Vlorės do tė vinin ndihmat spanjolle. Por kjo ndėrmarrje shkoi kot, se edhe ato armė qė ishin nisur u sekuestruan nė det prej venedikasve.
Ky qėndrim i shteteve evropiane dhe i Vatikanit, i dėmtoi kryengritjet nė Shqipėri, por nuk mundi t’i ndalte pėrpjekjet pėr pėrhapjen e tyre nė shumicėn e krahinave. Mė 1598 u organizua Kuvendi i dytė ndėrkrahinor nė Blinisht tė Zadrimės. Ai iu drejtua pėr ndihmė perandorit austriak. Venediku kapi pėrfaqėsuesit e kuvendit dhe sabotoi aleancėn. Megjithatė ideja e organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme u pėrhap nė krejt tokat shqiptare. Njė rol pėr pėrhapjen e saj luajtėn klerikėt e prelatėt. Me krerėt e prelatėt e krahinave tė Mbishkodrės dhe tė Dukagjinit u bashkuan edhe shumė krerė tė krahinave tė tjera veriore, tė mesme dhe jugore. Me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tyre nė vitin 1601 u mbajt njė kuvend i madh pranė kishės sė Shėn Lleshdrit (Aleksandrit) nė fshatin Dukagjin. Nė punimet e tij, qė vazhduan edhe mė 1602, morėn pjesė 2 656 delegatė laikė e fetarė tė ardhur nga 14 krahina tė Shqipėrisė (nga Malėsia e Shkodrės, Zadrima, Dukagjini, Kosova, Lezha, Kurbini, Mati, Dibra, Petrela, Durrėsi, Elbasani, Shpati e nga Myzeqeja). Kuvendi u drejtua nga Nikollė Mekajshi, Nikollė Bardhi dhe Gjin Gjergji. Ai mori vendimin ta fillonte luftėn pėr ēlirimin e vendit. Kėtė vendim historik e nėnshkruan 52 krerė kryesorė, 4 nga secila krahinė. Por mbeti si problem sigurimi i aleatėve dhe i armėve.
Pėr tė larguar dyshimet e Venedikut dhe pėr ta tėrhequr atė nė anėn e vet, kuvendi vendosi kėtė radhė t’i drejtohej mė parė Republikės sė Shėn Markut pėr t’i kėrkuar ndihmė dhe armė. Pėr kėtė qėllim dy pėrfaqėsues, Nikollė Bardhi dhe Pal Dukagjini u dėrguan nė Venedik. Por edhe kėtė herė senati i pėrcolli pėrfaqėsuesit shqiptarė me porosinė e zakonshme pėr tė pritur pasi “nuk kishte ardhur koha pėr luftė kundėr turqve”.
Kuvendi vendosi qė t’i niste pėrsėri dy pėrfaqėsuesit e vet nė Venedik pėr t’i deklaruar senatit se po tė mos e ndihmonte lėvizjen e armatosur, tė 40 mijė kryengritėsit shqiptarė do tė ishin tė shtrėnguar t’i drejtoheshin mbretėrisė tjetėr evropiane, duke pasur parasysh Spanjėn, rivalen e Venedikut. As kėto kėrcėnime nuk e bindėn Republikėn, e cila mė shumė se kurdoherė donte tė ruante paqen me osmanėt, pėr arsye se nė kėtė kohė midis Stambollit dhe Vjenės kishin filluar bisedime pėr paqe. Edhe kėtė herė Republika veproi aty pėr aty pėr tė mbjellė farėn e pėrēarjes nė radhėt e udhėheqėsve tė kuvendit me qėllim qė tė mėnjanonte rrezikun e afrimit tė shqiptarėve me Spanjėn. Ajo mundi tė korruptonte me ar dhe tė bėnte pėr vete Nikollė Bardhin e Pal Dukagjinin, si dhe disa krerė tė tjerė.
Kėshtu pėrpjekjet pėr tė siguruar njė aleat tė jashtėm aktiv si dhe armė, nuk dhanė asnjė fryt. Situata politike ndėrkombėtare nuk ishte e pjekur pėr veprime luftarake kundėr Perandorisė Osmane, sepse, tė nisura nga interesat e tyre pėr tė ruajtur paqen me Stambollin, shtetet kryesore evropiane nuk u dhanė shqiptarėve ndihmėn e kėrkuar.

Dėbimi i spahinjve nga malėsitė
Krahas kuvendeve nė Shqipėri shpėrthyen edhe njė varg kryengritjesh. Sipas letrės sė Nikollė Mekajshit drejtuar papa Klementit VIII nė vitin 1603, dukagjinasit vazhdonin tė ishin nė kryengritje. Pėrveē zonave autonome kryengritja u shtri edhe nė zonėn e timarit. Njė lėvizje e tillė qe kryengritja e vitit 1607, e drejtuar nga Andrea (Idar) Manesi. Ai shpalli se do tė bėhej njė Skėnderbe i dytė. Thirrjes pėr luftė tė Andrea Manesit iu pėrgjigjėn 3 000 veta. Ai pretendonte se zoti i kishte besuar Perandorinė Osmane pėr tė ndėshkuar tė kėqijat qė ndodhnin nė tė. Pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e fshatarėve ai zbriti madhėsinė e taksave nė 3/4 e tyre. Andrea Manesi ishte pėr tė qeverisur me drejtėsi, prandaj u bėri thirrje kadilerėve nė rast se do tė kryenin me ndershmėri detyrėn, do ta mbanin atė, nė tė kundėrt, do tė ndėshkoheshin. Shumė qeveritarė braktisėn detyrėn. Brenda njė kohe tė shkurtėr, numri i kryengritėsve u rrit shumė. Kryengritja pėrfshiu krahinat e Dukagjinit, tė Kthellės e tė Selitės. Kjo kryengritje ishte me mbulesė fetare dhe kėrkonte rivendosjen e drejtėsisė ligjore islamike. Sulltani e thirri nė Stamboll Andrea Manesin pėr tė vėrtetuar profecinė e tij. Andrea e kuptoi se ftesa ishte njė kurth pėr ta eleminuar, prandaj nuk u paraqit nė pallat. Atėherė sulltani mobilizoi forca tė shumta pėr ta shtypur kėtė kryengritje qė zhvillohej krahas atyre tė malėsive dhe qė mund tė pėrhapej nė tė gjitha zonat fushore dhe mė tej nė gjithė vendin. Megjithatė, udhėheqėsi i saj, bashkė me ndjekėsit e vet mė tė afėrt, arriti tė shpėtonte dhe u strehua nė Dukagjin. Prej kėndej ai zbriste kohė mė kohė nė krye tė ēetės sė vet nė zonat fushore tė Shqipėrisė sė Mesme, duke mbajtur gjallė njė lėvizje kaēake gjer mė 1610. Andrea hyri nė lidhje me mbretin e Spanjės dhe kėrkoi ndihmėn e tij, por nuk mori pėrgjigje. Kryengritja u shtyp mė 1610.
Nė vitin 1608 nė zonėn e Tivarit e tė Ulqinit, fshatarėt u ngritėn kundėr grabitjeve tė bėra nga sanxhakbeu i Shkodrės gjatė njė vizite nė atė krahinė. 3 000 shqiptarė e rrethuan atė dhe e detyruan tė mbyllej nė kėshtjellėn e Shkodrės. Numri i kryengritėsve para qytetit tė Shkodrės arriti nė 10 000 veta. Tre vjet mė vonė, shqiptarėt qė ndodheshin nė Malin e Zi e pritėn me armė sanxhakbeun, i cili kishte shkuar pėr tė vjelė haraēin, dhe e vranė atė sė bashku me spahinjtė qė e shoqėronin. Qeveria osmane dėrgoi kundėr tyre pashain e Bosnjės nė krye tė 10 000 ushtarėve.
Gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shek. XVII edhe lėvizja ēlirimtare nė malėsitė erdhi duke u rritur. Kryengritja e malėsorėve, e udhėhequr nga krerėt e tyre pjesėmarrės tė kuvendeve, filloi me thyerjen e sigurisė sė rrugėve dhe u zhvillua me sulme plaēkitėse kundėr karvaneve tregtare nė rrugėt Shkodėr-Prizren e Shkodėr-Podgoricė-Pejė dhe me operacione kundėr kėshtjellave e qytezave tė fortifikuara, tė mbrojtura nga garnizone ushtarake. Me gjithė varfėrinė e tė dhėnave rreth kėsaj kryengritjeje, dokumentet dėshmojnė pėr faktin se njėri pas tjetrit u dėbuan tė gjithė spahinjtė dhe vojvodėt e vendosur nė krahinat malore tė sanxhakėve tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit.
Fitorja e kėsaj kryengritjeje ishte shumė e rėndėsishme. Spahinjtė u dėbuan e nuk mundėn tė fitonin pozitat e humbura dhe kėto krahina u bėnė vatrat kryesore tė luftės kundėr sundimit osman. Pas kėtyre fitoreve tė viteve tė para tė shek. XVII, malėsorėt kryengritės u derdhėn pėr njė kohė tė gjatė edhe kundėr fushave qė rrethonin malėsitė e tyre, duke dėmtuar nė radhė tė parė bazat ushtarake dhe ekonomike tė sunduesve osmanė nė tokat shqiptare dhe nė viset fqinje.
Qeveritarėt osmanė, duke vlerėsuar humbjet qė kishin pėsuar nga lėvizjet kryengritėse tė malėsorėve, organizuan ekspedita ndėshkimore veēanėrisht kundėr vatrės kryesore tė kėtyre lėvizjeve - malėsive tė Dukagjinit. Nė mėnyrė tė veēantė ndėrprerja e rrugės Shkodėr-Prizren i shtyu sundimtarėt osmanė tė ndėrmerrnin ekspedita tė fuqishme. Njė ekspeditė e parė prej 1 500 ushtarėsh, e komanduar nga Ahmet bej Kuka, sulmoi kryengritėsit nė krahinėn e Iballės, por nuk arriti ta hapte rrugėn dhe dėshtoi krejtėsisht. Prandaj sanxhakbejlerėt e Shkodrės dhe tė Prizrenit, me t’u kthyer nga fronti i luftės me Austrinė, morėn masa tė rėndėsishme pėr tė hapur kėtė rrugė tė domosdoshme qė lidhte bregdetin me viset e brendshme tė Shqipėrisė dhe me ato tė Gadishullit Ballkanik.
Gjatė kėsaj periudhe si nga vetė shqiptarėt, ashtu edhe nga tė huajt, u hartuan projekte pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe tė krejt Ballkanit nga sundimi osman. Kalorėsi boshnjak Bertuēi hartoi dhe u pėrpoq tė vėrė nė jetė njė projekt tė vetin pėr ēlirimin e Shqipėrisė e tė Ballkanit. Pėr vite me radhė ai u end nėpėr kryeqytetet e Evropės si udhėheqės i njė ushtrie kryengritėsish prej 30 000 shqiptarėve dhe 50 000 boshnjakėve. Mbreti i Spanjės dhe zėvendėsmbreti i Napolit nėpėrmjet kalorėsit Dofisti dhe personave tė tjerė, u pėrpoqėn tė hartonin nė bashkėpunim me Nikollė Mekajshin, Lala Drekalin etj. njė plan pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Anton Kaboja dhe Aleksandėr Kastro u paraqitėn kėtyre disa projekte tė tjera. Por edhe kėta u ftohėn nga ky plan kur panė qėndrimin e shqiptarėve, tė cilėt mė mirė pranonin sundimin osman sesa tė kalonin nėn sundimin spanjoll. Nė vitet 1609-1610 Nikollė Mekajshi i paraqiti mbretit tė Spanjės, Filipit II dy relacione. Por tė gjitha projektet mbetėn nė letėr.
Mė 1610, ushtritė e dy sanxhakbejlerėve, tė nisura njėra nga Shkodra dhe tjetra nga Prizreni, hynė nė luginėn e Drinit. Malėsorėt, duke mos siguruar nga jashtė asnjė lloj ndihme dhe duke qenė tė armatosur vetėm me armė tė vjetra, nuk mundėn tė ndalonin marshimin e tyre. Kėto dy ushtri pėrparuan gjatė rrugės, vendosėn garnizone nėpėr qytezat e kėshtjellat dhe u takuan te Vau i Dejės. Duke u vėrsulur nė brendi tė krahinave pėrreth rrugės, repartet osmane u shkaktuan dėme tė ndjeshme malėsorėve, por nuk mundėn tė vendosnin kontrollin e tyre nė thellėsi.
Kjo ekspeditė e tronditi mjaft rėndė vatrėn e qėndresės nė malėsitė e Dukagjinit. Vendosja e garnizoneve bėri qė Dukagjini ta humbiste rėndėsinė e vet si vatra kryesore e qėndresės sė malėsorėve tė Shqipėrisė Veriore. Njė vatėr e re qėndrese tashmė u bė Mirdita. Duke u nisur nga njė krahinė e vogėl fillestare qė mbante kėtė emėr, qėndresa pėrfshiu nė kėtė periudhė edhe nahijet e Fanit tė Madh dhe Fanit tė Vogėl. Pak mė nė jug midis krahinave malore tė Shqipėrisė sė Mesme u krijua njė bashkim politiko-ushtarak me emrin “Lidhja e Arbėnit”. Por, vatra mė e rėndėsishme e qėndresės sė malėsorėve u bėnė krahinat nė veri tė lumit Drin. Nga malėsitė e sanxhakut tė Dukagjinit, qendra e kryengritjeve kaloi nė malėsitė e sanxhakut tė Shkodrės. Krahinat e Kastratit, Shkrelit, Hotit, Kuēit, Piprit, Vasojeviqit, Palabardhit etj., tė cilat njihen me emrin e pėrbashkėt Malėsia e Madhe ose Malėsia e Mbishkodrės, u lidhėn midis tyre nė luftėn kundėr tė njėjtit armik dhe formuan njė bashkim politik e ushtarak qė njihet nė dokumentet e kohės me emrin “Malet shqiptare”. Nė kuvendet e pėrbashkėta, krerėt e tyre lidhėn besėn se do t’u bėnin ballė me ēdo kusht ekspeditave ushtarake, se do tė luftonin bazat e kėtyre ushtrive nė viset fqinje dhe se do ta mbronin vetėqeverisjen e vet, pėr tė mos lejuar tė vendoseshin pėrsėri nė trojet malore pushteti osman dhe spahinjtė. Nėn drejtimin e kėtyre kuvendeve, malėsorėt filluan sulme tė shpeshta, duke dėmtuar veēanėrisht pronat e spahinjve nė Plavė dhe nė krahinat e Bosnjės dhe tė Maqedonisė.
Qeveritarėt osmanė i drejtuan tani sulmet e tyre kundėr kėsaj vatre tė re tė qėndresės sė malėsorėve. Mė 1612, nė krye tė njė ushtrie prej 25 000 vetash, qė u grumbullua nė Podgoricė, ata filluan ekspeditėn ndėshkimore kundėr Malėsisė sė Madhe.
Pėr tre muaj rresht kėto forca luftuan rreth shtigjeve kryesore pėr tė depėrtuar nė brendi tė kėsaj malėsie, mirėpo nuk ia arritėn qėllimit. Pasi dogjėn vetėm Palabardhin, ato u detyruan tė tėrhiqeshin duke lėnė 300 spahinj tė vrarė.
Njė vit mė vonė, forcat e bashkuara ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Prizrenit dhe tė Elbasanit, nėn komandėn e Asllan Pashės, ndėrmorėn njė ekspeditė tė re kundėr Kelmendit, qendrės kryesore tė lėvizjes, pėr ta shkatėrruar njė herė e mirė dhe pėr tė vendosur kėtu mė nė fund sundimin e sulltanit. Pas dy javė luftimesh, edhe kjo ekspeditė dėshtoi. Meqė nuk mundėn tė thyenin luftėtarėt malėsorė, kėto forca ushtarake u mjaftuan me shkatėrrimin e njė vargu fshatrash tė braktisura dhe me robėrimin e njė numri grash e fėmijėsh. Gjatė rrugės sė kthimit, ato u sulmuan rreptė nga ēetat e kryengritėsve dhe pėsuan humbje tė rėnda nė njerėz, nė kafshė, nė ushqime dhe nė veshmbathje, qė i lanė nė fushėn e luftės, nga ikėn tė shpartalluar.
Fitorja e arritur kundėr kėtyre dy ekspeditave, si dhe nevoja pėr t’u bėrė ballė tė tjerave nė tė ardhmen, e rritėn autoritetin e Lidhjes sė Maleve dhe e fuqizuan luftėn ēlirimtare. Ishin krerėt e malėsorėve tė Kelmendit dhe tė Kuēit ata qė do tė luanin tani e tutje rolin kryesor si udhėheqės tė kuvendeve tė Lidhjes dhe qė u njohėn si tė tillė edhe nga pėrfaqėsuesit e krahinave tė tjera pėrreth Malėsisė sė Madhe. Lufta qė bėnė malėsorėt me forcat e veta tė kufizuara nėn udhėheqjen e kuvendeve kushtonte shumė shtrenjtė. Prandaj ata nuk i reshtėn pėrpjekjet pėr tė fituar aleatė dhe pėr t’u lidhur me kryengritjet antiosmane edhe tė vendeve fqinje, ku luftimet dhe fitoret e kryengritėsve shqiptarė patėn njė jehonė tė madhe. Nė disa raste malėsorėt shqiptarė ndėrmorėn veprime luftarake tė pėrbashkėta me kryengritėsit fqinjė, veēanėrisht me malėsorėt malazezė.





Kuvendet ndėrballkanike
Nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XVII, lufta antiosmane e popujve ballkanas kaloi nė njė fazė mė tė lartė, qė karakterizohet nga pėrpjekjet pėr tė bashkėrenditur lėvizjet ēlirimtare tė vendeve tė veēanta. Njė rol tė dorės sė parė nė kėtė drejtim luajtėn krerėt shqiptarė, tė cilėt u bėnė nga organizatorėt mė tė rėndėsishėm tė luftės sė popujve tė shtypur. Fryt i pėrpjekjeve tė tyre ishin mbledhjet e disa kuvendeve ballkanike qė u mbajtėn nė Kuē, nė Prokuplje dhe nė Beograd. Mė 13 dhjetor 1608 nė manastirin e Moraēės, pranė liqenit tė Shkodrės, nėn drejtimin e patriarkut tė Pejės, u mblodhėn krerė serbė, shqiptarė, bullgarė, boshnjakė, hercegovinas e serbė ku u diskutua pėr dėbimin e osmanėve dhe iu kėrkua ndihmė dukės sė Savojės. Kjo mbledhje shėrbeu si pikėnisje pėr organizimin e disa kuvendeve ballkanike.
Kuvendi i parė u mblodh mė 1614 nė Kuē, nė zemrėn e Maleve shqiptare, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė kryengritėsve tė Shqipėrisė, tė Malit tė Zi, Bosnjės, Hercegovinės, Serbisė dhe tė Maqedonisė. Ai u zhvillua nė dy sesione, njėri nė korrik e tjetri nė shtator. Nga tė gjashtė krerėt kryesorė ballkanas tė kėtij kuvendi dy ishin shqiptarė, Gjergj Bardhi i Mirditės dhe Lala Drekali i Kuēit, kurse nga 44 pėrfaqėsuesit ballkanas njė e katėrta vinin nga vatrat e qėndresės shqiptare.
Nė sesionin e dytė tė kuvendit u hartua plani i operacioneve luftarake. Rėndėsi e veēantė pėr pėrgatitjen dhe fillimin e veprimeve ushtarake nė Gadishullin Ballkanik iu kushtua vatrave malore kryengritėse shqiptare. Nė kėto vatra do tė dėrgoheshin pėr ndihmė nga tė gjitha krahinat ballkanike 12 000 luftėtarė, tė cilėt do tė pajiseshin me armė dhe, sė bashku me kryengritėsit shqiptarė, do tė shpėrthenin prej andej sulmet kundėr garnizoneve osmane. Nga Himara do tė kryhej sulmi pėr ēlirimin e Vlorės, nga malėsitė e Dukagjinit do tė zhvilloheshin operacionet pėr ēlirimin e Krujės, nga Malėsia e Madhe do tė fillonte sulmi pėr ēlirimin e Shkodrės; po kėshtu edhe nga Mali i Zi do tė sulmohej Kastelnovo nė Grykėn e Kotorrit. Nė themel tė kėtij plani qėndronte gatishmėria pėr luftė si dhe pėrvoja shumėvjeēare e kryengritjeve tė deriatėhershme tė popujve tė Ballkanit, e veēanėrisht ajo e shqiptarėve. Nė kryengritje do tė merrnin pjesė edhe mitropoliti i Durrėsit e peshkopėt ortodoksė tė Janinės e tė Artės.
Nė kėtė sesion u shtrua pėrsėri si ēėshtje kryesore ajo e sigurimit tė armėve. Tė dėshpėruar nga dėshtimet e mėparshme, pjesėmarrėsit morėn njė vendim tė ri, qė ishte njė goditje e rėndė pėr princat katolikė, tė cilėt i kishin mbajtur deri tani me fjalė pėr organizimin e “kryqėzatave” dhe nuk kishin dhėnė ndihmė efektive nė armė. Kuvendi ngarkoi tė dėrguarin e vet diplomatik, shqiptarin Gjon Renėsi, qė tė deklaronte nė oborret katolike tė shteteve italiane se kuvendi nuk do tė ngurronte t’u drejtohej pėr ndihmė shteteve protestante, si Anglisė, Holandės dhe princave tė tjerė protestantė tė Gjermanisė.
Midis burrave tė shtetit tė Evropės Perėndimore, qė filluan tė inkurajonin kryengritėsit ballkanas me shpresė se fitorja do t’u jepte atyre mundėsi tė vinin dorė mbi tokat e ēliruara, ishin duka i Parmės nė Itali dhe duka i Neverit nė Francė, prapa tė cilėve qėndronte nė fakt Spanja. Duka i Parmės pranoi ta ndihmonte me armė kryengritjen e projektuar dhe nisi njė anije tė ngarkuar me furnizime pėr nė brigjet shqiptare, por kjo u sekuestrua rrugės nga venedikasit. Atėherė kuvendi vendosi tė bashkėrendiste kryengritjen me ekspeditėn qė pėrgatiste duka i Neverit pėr tė zbarkuar nė Gadishullin Ballkanik. Mirėpo edhe pėrpjekjet e kėtij princi frėng dėshtuan pėr shkak tė kontradiktave politike evropiane.
Meqenėse hapat e parė nuk dhanė rezultatet e dėshiruara, pas kuvendit tė Kuēit u bėnė pėrpjekje pėr njė kuvend tė ri. Mė 11 nėntor 1616 nė Prokuplje morėn pjesė, siē thotė njė burim bashkėkohės, “zotnitė kryesorė tė mbretėrisė sė Bosnjės, tė Kosovės, tė Serbisė, tė Shqipėrisė, tė Maqedonisė dhe tė Arkidukatit tė Hercegovinės”. Pėr shkak tė kushteve tė reja qė ishin krijuar me rritjen e rolit tė Austrisė si kundėrshtari kryesor i Perandorisė Osmane, kėtė herė kuvendi nxori nė plan tė parė si detyrė pėr tė ēliruar sė pari Bosnjėn, meqenėse kishte mundėsi mė tė mėdha tė ndihmohej nga ana e Austrisė. Megjithėkėtė edhe nė kėtė kuvend u pa i nevojshėm njė zbarkim nė Shqipėri, sepse kryengritjet shqiptare mbanin vazhdimisht tė hapur njė plagė nė anėt mė tė dobėta tė Perandorisė Osmane. Nė bregdetin shqiptar, prej nga niseshin rrugėt drejt viseve tė brendshme tė Ballkanit dhe se, - siē thuhej nė vendim, - njė pjesė e popullit tė kėtij vendi “nuk i bindet sulltanit dhe jeton i lirė (siē janė – shėn. i aut.) zotnitė e Dukagjinit, e Kelmendit, e Piprit, e Palabardhit dhe tė Malit tė Zi”. Prandaj nė ēdo plan ushtarak, si mė pėrpara edhe tani, Shqipėria zinte njė vend nga mė tė rėndėsishmit. Me tė zbarkuar flota evropiane nė brigjet shqiptare, 10 000 burra do tė bashkoheshin me forcat hercegovinase. Me 40 000 veta nga Dukagjini, Kelmendi, Pipri, Palabardhi e nga Mali i Zi do tė merrnin kėshtjellėn e Shkodrės e prej andej do tė shkonin drejt Sofjes, ku do tė bashkoheshin me forcat e tjera pėr tė parashtruar planin pėr marrjen e Stambollit. Projekti mbeti pėrsėri nė letėr. Duka i Neverit e zgjati shumė pėrgatitjen e ekspeditės. Nė pragun e nisjes flota u dogj. Spanja i druhej luftės me shtetin osman.
Njė dėshmi tjetėr e lėvizjes ēlirimtare ballkanike u bė kuvendi i Beogradit, qė u mblodh mė 18 nėntor 1620. Aty u shqyrtuan mė me hollėsi planet e dy kuvendeve tė mėparshme dhe u theksua nevoja e ēlirimit tė Shkodrės nga kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe dhe tė malėsive tė Dukagjinit, si dhe ēlirimi i Krujės nga banorėt e malėsive tė Shqipėrisė sė Mesme.
Nga tė 24 krerėt e kuvendit tė Beogradit, qė nėnshkruan planin e luftės, mė tė rėndėsishmit ishin Lala Drekali i Kuēit, Gjin Gjergji i Dukagjinit dhe Vuk Gjeēi i Kelmendit, pas tė cilėve vinin krerėt e tjerė tė ardhur nė kuvend nga malet shqiptare. Tė bashkuar nė “Lidhjen e Arbėnit”, Dukagjini, Pipri e Kelmendi do tė nxirrnin 14 000 luftėtarė. Tė gjithė do tė grumbulloheshin nė Pejė, ku do tė krijohej njė ushtri prej 50 000 kėmbėsorėve e 30 000 kalorėsve prej forcave tė Shqipėrisė, Maqedonisė e Serbisė. Edhe kėtė herė kuvendi zgjodhi shqiptarin Gjon Renėsi si njėrin nga tė dėrguarit e vet pėr nė oborret evropiane. Por, ndihma e kėrkuar me armė dhe zbarkimi nė brigjet shqiptare nuk u siguruan as kėtė herė.
Kuvendet ndėrballkanike nuk arritėn tė organizonin njė aksion tė pėrbashkėt pėr dėbimin e osmanėve nga Evropa. Popujve ballkanas e nė radhė tė parė kryengritėsve shqiptarė iu desh tė luftonin me forcat e veta. Shkaqet e dėshtimeve tė pėrpjekjeve pėr organizimin e njė aksioni tė pėrbashkėt ballkanik qėndrojnė kryesisht nė kontradiktat midis shteteve evropiane, tė cilat ishin nė rivalitet me njėra-tjetrėn nė zotėrimet osmane.
Gjatė periudhės sė kuvendeve ballkanike u hartuan mjaft projekte. Patriku i Ohrit, Athanasi, hartoi njė projekt mė 1615-1616. Ai kishte vėnė nė lėvizje peshkopė e klerikė tė tė gjitha rangjeve. Si njohės shumė i mirė i gjendjes nė Ballkan, krahas kulturės teologjike, Athanasi kishte njohuri edhe nga arti ushtarak, aq sa ishte nė gjendje tė hartonte planin e kryengritjes. Ai kishte hyrė nė lidhje me dukagjinasit, kelmendasit dhe pastroviqasit dhe shqiptarėt e tjerė, tė cilėt prisnin ndihmėn nga Spanja e Napoli.
Nė vitin 1621, Pjetėr Budi hartoi njė relacion me tė cilin pėrkrahte projektin e Bertuēit dhe kėrkonte vėnien e tij nė jetė. Sipas tij, 30 000 shqiptarė tė krishterė e myslimanė, ishin gati tė rrėmbenin armėt. Shqiptarėt kishin nevojė pėr armė, municione dhe pėr njė princ pėr t’i udhėhequr. Koha mė e pėrshtatshme ishte viti 1621, mbasi forcat ushtarake osmane tė tokave shqiptare kishin shkuar nė luftė kundėr Polonisė. As relacioni i P. Budit nuk gjeti pėrkrahje.

Ekspedita nė Malėsinė e Madhe nė vitin 1638
Rrezikshmėria e kryengritjeve tė malėsorėve shqiptarė dhe mundėsia e shndėrrimit tė Malėsisė sė Madhe nė qendėr tė njė aksioni tė pėrbashkėt ballkanik dhe evropian kundėr Perandorisė Osmane, shqetėsoi, bashkė me sundimtarėt osmanė nė Shqipėri edhe vetė Stambollin. Prandaj ekspedita tė shumta ushtarake u lėshuan njėra pas tjetrės mbi malėsitė e tė dy krahinave tė lumit Drin, e veēanėrisht mbi Malėsinė e Madhe.
Kėto ekspedita dėshtuan pa arritur qėllimin e tyre, vendosjen e pushtetit osman. Fitoret kundėr tyre ishin fryt i sakrificave tė mėdha tė malėsorėve. Sipas misionarėve tė kishės katolike qė vepronin nė kėto malėsi, popullsia e kėtyre viseve ishte pėrgjysmuar. Klerikėt, si p.sh. arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, mundoheshin t’i bindnin malėsorėt tė nėnshtroheshin dhe tė paguanin haraēin pėr tė mos u shfarosur krejt. Malėsorėt trima mendonin se liria ishte mė e shtrenjtė se gjithēka.
Mė 1638, para se tė hynte nė luftė kundėr Bagdatit, sulltan Murati IV mori masa pėr tė mbrojtur kufijtė perėndimorė tė shtetit nga ndonjė sulm ose zbarkim i mundshėm i shteteve evropiane, qė mund tė pėrfitonin nga lėvizjet kryengritėse shqiptare. Pėr kėtė qėllim ai organizoi njė ekspeditė tė madhe pėr tė nėnshtruar njė herė e mirė vatrėn kryesore tė lėvizjes, Malėsinė e Madhe. Me kėtė detyrė tė rėndėsishme ai ngarkoi Vuēo Pashėn, bejlerbeun e Bosnjės.
Bejlerbeu grumbulloi nė Podgoricė ushtritė e shtatė sanxhakėve tė krahinave tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit. Numri i ushtarėve i kaloi tė 15 000 vetat. Mbasi nėnshtruan nė fillim krahinat e Piprit dhe tė Palabardhit, nė ditėt e para tė shkurtit 1638, ushtarėt e Vuēo Pashės u nisėn nė drejtim tė Kelmendit, qendrės sė kryengritėsve. Komandanti i ekspeditės parashikonte qė pėr shkak tė dėborės, do t’i gjente malėsorėt nė shtėpitė e tyre dhe do tė bėnte kėrdinė mbi ta.
Mirėpo, kur ushtarėt e Vuēo Pashės hynė nė luginat e Kelmendit, malėsorėt i kishin braktisur vendbanimet e tyre me gjithēka dhe ishin tėrhequr nėpėr shpella. Pasi dogji disa fshatra, nė mungesė tė nozullimeve dhe nga frika e mbylljes sė rrugėve prej dėborės, Vuēo Pasha pas dy javėsh dha urdhrin e tėrheqjes. Ndėrkohė malėsorėt kelmendas, tė stėrvitur nė kėto vende malore tė mbuluara me dėborė, nėn udhėheqjen e Vuk Dodės, u mbyllėn armiqve dy shtigjet nga mund tė dilnin prej Kelmendit dhe i sulmuan me vrull. Ushtria e bejlerbeut pėsoi dėme tė rėnda. Frang Bardhi shkroi disa muaj mė vonė se vetėm nė pėrleshjen e parė u vranė njė mijė ushtarė armiq. Duke e goditur pareshtur andej nga nuk e priste, malėsorėt e vunė ushtrinė osmane nė ikje dhe e shpartalluan keqas, e detyruan tė linte shumė tė vrarė dhe plaēkė tė madhe lufte. Deri nė ditėt tona ruhet kujtimi i heroizmave tė kelmendasve nė kėto luftime, si ajo e malėsores Nora qė sakrifikoi veten pėr tė vrarė pashain osman, zgjuarsia e malėsorit Dedė Gjesi qė ndėrtoi njė top duke gdhendur njė trung lisi etj.
Jehona e kėsaj disfate tė bejlerbeut tė Bosnjės dhe e trimėrive tė malėsorėve u pėrhap gjerėsisht nė Gadishullin Ballkanik dhe nė vendet e tjera evropiane. Por dėmet e malėsorėve nė njerėz e nė mjete jetese dhe humbja e ēdo shprese pėr ndihma e aksione nga jashtė, i detyruan kuvendet malėsore tė lidhnin marrėveshje me sundimtarėt osmanė.
Sipas kėsaj marrėveshjeje krahinat e Malėsisė sė Madhe do tė ruanin vetėqeverisjen, me kusht qė tė paguanin haraēin, njė flori nė vit pėr ēdo shtėpi, dhe qė tė pranonin tė dėrgonin njė burrė pėr derė nė rast lufte. Tė drejtėn e vetėqeverisjes me tė njėjtin kusht e ruajtėn edhe malėsitė e Dukagjinit. Por, nė njė varg rastesh, sundimtarėt osmanė i shkelėn marrėveshjet dhe i sulmuan malėsitė. Atėherė malėsorėt i kundėrshtuan me luftė, siē bėnin kurdoherė nė raste tė tilla. Mė 1639, sanxhakbeu i Dukagjinit u orvat tė hynte nė Shalė pėr tė nėnshtruar banorėt. Megjithėse kėta i dėrguan fjalė se ishin gati t’i paguanin detyrimet dhe i kėrkuan qė tė hiqte dorė nga synimi pėr tė shkelur krahinėn, ai nuk pranoi. Atėherė Shala, e bashkuar me fqinjėt, e sulmoi dhe e vuri pėrpara ushtrinė e sanxhakbeut kokėfortė, gjersa ky dhe shumė pasues tė tij mbetėn tė vrarė.
Mė 1648 Venediku pėrhapi lajmin se do tė niste nė Shqipėri njė ekspeditė nėn drejtimin e sulltan Jahjasė, njė pretendent pėr fronin e sulltanit qė endej nė kryeqytetet e vendeve evropiane. Kjo i dha njė gjallėri lėvizjes kryengritėse. Njė vit mė vonė kelmendasit sulmuan kėshtjellėn e Medunit dhe, pas tri ditė luftimesh, e shtinė nė dorė. Kryengritės tė tjerė goditėn Rizanon nė Grykėn e Kotorrit. Kryepeshkopi i Durrėsit, Mark Skurra, me 7 000 luftėtarė sulmoi Shkodrėn. Himariotėt rrėmbyen armėt dhe prisnin ekspeditėn. Me pretekstin e vdekjes sė sulltan Jahjasė, Venediku hoqi dorė nga ekspedita. Mungesa e armėve dhe e mbėshtetjes politike nga jashtė, ndikuan nė mėnyrė tė ndjeshme nė rėnien e pėrkohshme tė hovit tė kryengritjes.
Kryengritjet e shek. XVI dhe ato tė gjysmės sė parė tė shek. XVII, megjithėse shpeshherė morėn pėrpjesėtime tė gjera dhe kėrkuan sakrifica tepėr tė mėdha, nuk e realizuan dot synimin e tyre kryesor, ēlirimin e vendit. Sidoqoftė ato patėn njė varg rezultatesh shumė pozitive. Nė radhė tė parė mbajtėn gjallė frymėn e qėndresės e tė luftės pėr liri, ruajtėn tė pacenuar individualitetin kombėtar tė shqiptarėve. Nė radhė tė dytė, krahinat malėsore e ruajtėn tė drejtėn e vetėqeverisjes sė brendshme nė bazė tė normave dokesore vendase dhe nuk lejuan zbatimin e sistemit tė timarit dhe vendosjen nė to tė pėrfaqėsuesve tė administratės osmane. Pėrveē kėtyre, malėsorėt ruajtėn edhe tė drejtėn tė mbanin armėt kudo qė tė ishin, madje edhe para autoriteteve mė tė larta tė sanxhakut. Kundrejt kėtyre tė drejtave ata detyroheshin, sipas marrėveshjeve tė pėrfunduara me pėrfaqėsuesit e pushtetit osman, tė paguanin nga njė flori nė vit pėr ēdo shtėpi dhe tė dėrgonin nga njė burrė pėr derė nė ushtrinė e sanxhakbeut nė rast lufte brenda sanxhakut.
Lufta e popullit shqiptar vazhdoi tė luante njė rol tė rėndėsishėm ndėrkombėtar gjatė shek. XVI deri nė mesin e shek. XVII. Ajo nuk lejoi qė pushtuesit e huaj tė krijonin nė tokat shqiptare njė bazė tė fuqishme ushtarake pėr t’u hedhur pėrtej Adriatikut. Kryengritėsit shqiptarė gozhduan nė vend pėr njė kohė tė gjatė njė pjesė tė konsiderueshme tė forcave ushtarake armike dhe penguan vėrshimin e tyre drejt Italisė dhe Evropės Perėndimore.
Kryengritjet e shek. XVI-XVII e shndėrruan vendin tonė nė njė nga vatrat kryesore tė luftės ēlirimtare kundėr sunduesve osmanė nė krejt Gadishullin Ballkanik. Me luftėn e tyre shqiptarėt ndikonin nė mėnyrė aktive nė luftėn e popujve tė tjerė tė Perandorisė Osmane pėr ēlirim. Pikėrisht kjo luftė bėri qė nė projektet e shteteve evropiane kundėr Perandorisė Osmane, Shqipėria tė zinte vendin kryesor, nga ku mund tė fillonin operacionet luftarake. Megjithėse projektet e shteteve evropiane mbetėn vetėm nė letėr dhe shqiptarėt nuk gjetėn njė aleat tė jashtėm qė t’i pėrkrahte aktivisht, ata e vazhduan luftėn dhe e rritėn bashkėpunimin me popujt e tjerė fqinjė, qė luftonin nė njė front tė pėrbashkėt kundėr pushtuesit osman. Ky bashkėpunim gjeti shprehjen mė tė qartė edhe nė kuvendet ballkanike.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:37   #9
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Kryengritjet antiosmane
(mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII)



Thellimi i shfrytėzimit ekonomik dhe grabitjet e feudalėve e tė nėpunėsve osmanė sillnin nė mėnyrė tė domosdoshme rezistencėn kundėr tyre. Lufta qė zhvilloi fshatarėsia shqiptare pati forma tė ndryshme, qė nisnin me qėndresėn, vazhdonin me arratisjet dhe pėrfundonin me kryengritjet e armatosura. Rezistenca u zhvillua me dy rrugė: rruga e parė, ishte qėndresa ekonomike. Kjo mori formėn e pėrpjekjeve tė fshatarit pėr tė rritur tė ardhurat e tij dhe pėr tė pakėsuar vėllimin e rentės qė merrte feudali dhe shteti. Kjo ishte forma mė e ulėt e qėndresės sė fshatarėve kundėr shtypjes feudale.
Nė kėto forma bėjnė pjesė edhe pėrpjekjet e fshatarėve pėr tė shtėnė nė dorė tokat e hapura prej tyre.
Nė kushtet e punės me mjete primitive, rritja e rendimentit, qė mund tė ēonte nė shtimin e tė ardhurave tė fshatarit, ishte shumė e vogėl, prandaj fshatari qė kishte krahė pune pėrpiqej tė gjente rrugė tė tjera pėr tė siguruar tokė buke e pėr tė shtuar tė ardhurat. Njė nga kėto rrugė ishte kthimi i kullotave verore ose dimėrore nė toka buke. Kėshtu, nė vitin 1671 ēifēinjtė e ēifligut Moēalas nė kazanė e Myzeqesė kishin hapur pa leje tokė nė kullotėn dimėrore dhe e kishin kthyer nė arė. Pėrveē kullotave, fshatarėt prisnin drurėt e pyjeve dhe tokat i kthenin nė toka buke. Nė vitin 1655 ēifēinjtė e ēifligut Lifaj kishin prerė pyllin dhe e kishin kthyer nė arė, duke e mbjellė me grurė e elb. Por, sipas legjislacionit, toka e hapur mund t’u jepej me tapi atyre qė e hapėn ose personave tė tjerė nė rast se tė parėt nuk pranonin ta merrnin me tapi. Kėto toka kalonin shpesh nė duart e ēifligarėve. Kėshtu ndodhi nė Barbullinjė (1654), nė fshatin Dukas tė Mallakastrės (1686).
Pėrveē luftės ekonomike, qėndresa e fshatarėsisė mori edhe forma tė hapura, siē ishin ankesat e protestat qė shkonin deri te sulltani. Ankimi ishte njė rrugė ligjore, tė cilėn e lejonte sheriati, pėr tė vėnė nė dukje dhunėn, grabitjen e shkeljen e legjislacionit osman.
Ankuesit u drejtoheshin organizmave shtetėrorė pėr ēėshtjet qė ishin nė kompetencat e tyre dhe, nė rast se ato nuk i zgjidhnin, u drejtoheshin organeve mė tė larta. Zakonisht ato fillonin nga kadiu pėr problemet qė i takonin atij. Ankesat preknin aspekte tė ndryshme tė shtypjes. Ato drejtoheshin kundėr nėpunėsve ose vjelėsve tė detyrimeve shtetėrore, qė bėnin kėrkesa mė tė mėdha sesa ishte parashikuar nė dėfterėt, kundėr marrjes sė tė hollave mė tepėr se plani, angarive tė paligjshme etj. Mė tė shpeshta ishin ankesat e protestat kundėr grabitjes nga ana e feudalėve dhe nga vjelėsit e taksave shtetėrore. Kėto ankesa pasqyronin rastet e shkeljes sė legjislacionit osman. Edhe ankesa tė tjera, qė nuk ishin tė parashikuara nė sheriat, dėshmojnė pėr faktin se gjendja e fshatarėsisė sa vinte e keqėsohej mė shumė.
Meqė ankesat nuk sillnin ndryshimin e gjendjes, fshatarėsia shqiptare e rriti qėndresėn nė njė shkallė mė tė lartė, duke kundėrshtuar nė mėnyrė kategorike shlyerjen e detyrimeve tė mbėshtetura nė sheriat e nė urdhrat e sulltanit. Ky refuzim ishte individual dhe kolektiv. Refuzimet bėheshin edhe mė tė organizuara nė bazė fshati. Banorėt e fshatit Pobrat nė vitin 1685 kundėrshtuan shlyerjen e sė dhjetėn e tė salaries. Kjo vendosmėri i detyronte feudalėt tė kėrkonin ndihmėn e gjyqit nė veēanti e tė shtetit nė pėrgjithėsi.
Gjyqi nė pėrgjithėsi ndihmonte feudalėt. Nė grindjen e organizuar midis popullsisė sė Libofshės e Mahmut Tabakut, gjyqi i besoi spahiut dhe urdhėroi fshatarėsinė t’i jepte pjesėn qė pretendonte spahiu.
Si rezultat i kundėrshtimit tė fshatarėve, feudalėt dhe shteti ishin tė detyruar tė hartonin lista me taksa tė prapambetura qė duheshin paguar mė vonė. Nė vitin 1680 nė sanxhakėt e Shkodrės, Ohrit, Vlorės, Elbasanit, Delvinės, Prizrenit e tė Dukagjinit nuk ishin vjelė xhizja, avarizi, nuzuli e surati pėr vitet 1670-1680.
Nė raste tė veēanta fshatarėsia vinte dorė mbi kullotat dimėrore e verore tė spahinjve ose tė ēifligarėve. Nė vitin 1644 popullsia e fshatit Gribė hyri nė kullotėn verore dhe dėboi bagėtitė e spahiut. Nė vitin 1678 banorėt e fshatit Qereshnik pohuan pėrpara kadiut se feudalėt, zotėrues tė kullotės sė fshatit, u kishin marrė kullotėn arbitrarisht, kishin ngritur stane e vatha dhe kishin sjellė 1 500 dhen pėr t’i kullotur.
Kur kėto forma tė qėndresės nuk sillnin ndonjė pėrfitim, fshatarėsia zgjidhte si rrugėdalje nga gjendja e mjeruar, ikjet nga vendbanimi i mėparshėm. Ikjet synonin shkėputjen e plotė ose tė pjesshme tė varėsisė feudale. Fshatarėt e arratisur dėshironin tė gjenin kushte mė tė mira jetese nė krahina tė tjera. Duke u larguar pa lėnė adresė, ata shpresonin se do t’i kėpusnin lidhjet me feudalin. Pėr rrjedhojė do tė shpėtonin nga detyrimet ndaj tij si zot i rajasė. Po kėshtu ata shpresonin tė shpėtonin pėrkohėsisht nga taksa pėr kokė.
Ikja kishte pėrfshirė disa shtresa tė fshatarėsisė. Nė radhė tė parė ikte fshatarėsia raja. Shumė raja arratiseshin nga vendbanimi i pėrhershėm dhe vendoseshin nė vise tė tjera, ku merreshin me punėra tė ndryshme. Shkaqet e shpėrnguljeve lidheshin me gjendjen e rėndė tė rajave dhe me pėrpjekjet pėr tė shpėtuar nga kjo gjendje. Nė disa dokumente theksohet se qėllimi kryesor i largimit tė fshatarėve ishte shmangia pėr tė mos paguar taksėn pėr kokė, nė disa tė tjera pėr t’iu shmangur pagimit tė avarizit e tė nuzulit. Nė njė ferman tė sulltanit tė 5 shtatorit 1716 pohohet se rajatė janė rrėnuar si mos mė keq.
Vendstrehimi i fshatarėve tė shpėrngulur u bėnė edhe ēifligjet. Nė fermanet e sulltanėve tė viteve 1644, 1696, 1700, 1702 e 1707, drejtuar qeveritarėve tė sanxhakėve shqiptarė, pohohet se ēifligarėt fshihnin rajanė e arratisur. Njė vendstrehim tjetėr i fshatarėve tė ikur ishin pronat tokėsore tė institucioneve fetare myslimane (vakfet) e tė atyre tė krishtere (tė manastireve), institucione qė pėrfitonin nga kėto largime. Pėr t’i tėrhequr nė pronat e tyre, ata i joshnin tė ikurit duke i vėnė pėrkohėsisht nė disa kushte tė favorshme vetėm pėr disa vjet. Megjithatė ata kishin pėrfitime tė mėdha sepse siguronin krahė pune pėr ēifligjet e tyre. Duke filluar nga vitet 80 tė shek. XVII, kur gjendja e ēifēinjve u bė mė e mjerueshme, edhe kėta filluan tė largohen nė masė nga ēifligjet.
Njė vend tjetėr grumbullimi i fshatarėve tė ikur ishin qytetet shqiptare si edhe qytetet mė tė mėdha tė perandorisė, si Stambolli, Edreneja e Bursa, tė cilat ndodheshin shumė larg tokave shqiptare. Nė vitin 1646 sulltani pranonte se fshatarėt ishin larguar nga kazatė e Vlorės, Skraparit e tė Myzeqesė dhe ishin vendosur nėpėr qytete.
Arratisjet ndodhnin nė kushte tė vėshtira. Shteti pėrpiqej tė forconte presionin ndaj individit ose krejt fshatit pėr tė penguar largimet. Xhizjedarėt e vjelėsit e tjerė tė detyrimeve shtetėrore ishin pajisur me dokument pėr t’ua vjelė taksat kudo qė tė ndodheshin. Ata dhe spahinjtė caktonin njerėz pėr tė mbledhur fshatarėt e shpėrngulur. Shteti kishte vendosur garancinė kolektive, me anė tė sė cilės detyrimet e tė shpėrngulurve ndaheshin midis atyre qė kishin mbetur nė fshat. Strehuesit e fshatarėve tė shpėrngulur ishin vėnė nėn trysninė dhe kėrcėnimet e shtetit qė nuk ngurronte t’i dėnonte edhe me varje.
Megjithatė arratisjet vazhdonin. Nė vitin 1738 ato kishin pėrfshirė 40% tė fshatrave tė krahinės sė Beratit, ndėrsa numri i shtėpive tė arratisura kapte afro 12% tė numrit tė pėrgjithshėm tė shtėpive. Nė disa raste largimet ishin aq masive sa fshatrat ishin rrėnuar krejtėsisht. Nė regjistrat e taksave tė jashtėzakonshme gjen shėnimin “i rrėnuar krejtėsisht”, “i braktisur” etj.
Ndonėse ishin mė shumė njė qėndresė spontane dhe e paorganizuar, arratisjet krijonin vėshtirėsi serioze pėr pushtetin osman, i privonin feudalėt nga pjesa e rentės qė u takonte, i shkaktonin vėshtirėsi administratės fiskale pėr tė grumbulluar detyrimet shtetėrore. Ato ishin shprehje e njė mosbindjeje tė fortė dhe e njė bojkotimi tė vėrtetė ndaj regjimit feudal osman.
Arratisjet ishin njė prolog i ēlirimit tė fshatarėsisė. Si rrjedhojė e tyre sipėrfaqe tė tėra toke mbeteshin pa punuar, gjė qė sillte pakėsimin e prodhimeve bujqėsore. Nga kjo dėmtoheshin si feudalėt, ashtu edhe shteti. Meqenėse drejtimi kryesor i largimeve ishte nga vendet ku niveli i shtypjes ekonomike ishte mė i lartė pėr nė vendet me njė shtypje mė tė ulėt, ato ndihmonin nė barazimin e gjendjes sė fshatarėsisė. Pėr tė penguar ose pakėsuar shpėrnguljet nga vendet e para, feudalėt detyroheshin tė ulnin shkallėn e shtypjes ekonomike. Ikjet ndihmonin sadopak nė kapėrcimin e izolimit feudal dhe ndihmonin nė lidhjen e mėtejshme tė njė krahine me njė krahinė tjetėr, tė qytetit me rrethinėn dhe tė njė qyteti me njė qytet tjetėr.
Arratisjet nuk mund ta shpėtonin fshatarėsinė nga gjendja e keqe, prandaj ajo pėrdori edhe forma mė tė ashpra tė luftės, si organizimin e ēetave tė armatosura, qė formoheshin nėpėr pyje e male. Lėvizja kaēake nė tokat shqiptare pati disa veēori qė e dallojnė nga viset e tjera tė Ballkanit. Si njė shfaqje e vetvetishme e luftės ēlirimtare, ajo nuk pati atė fizionomi dhe pėrhapje tė madhe si nė viset e tjera tė Ballkanit. Kjo lidhej kryesisht me kushtet konkrete historike tė tokave shqiptare, ku kryengritjet ndiqnin njėra-tjetrėn. Nė kėto kushte i arratisuri bashkohej me valėn kryengritėse, gjė qė e zvogėlonte shumė rolin e kaēakėrisė. Me shthurjen e sistemit tė timarit dhe me pėrhapjen e sistemit tė ēifligut, mjaft fshatarė humbėn tė drejtėn e pėrdorimit tė tokės dhe pronėn private. Zhveshja tėrėsisht ose pjesėrisht e fshatarit nga pronėsia ēonte nė rrėnimin e tij. Tė shtyrė nga kjo gjendje, njė pjesė e fshatarėve morėn rrugėn e kaēakut. Meqenėse deri nė mesin e shek. XVIII sistemi i ēifligut nuk pati njė shtrirje tė madhe, edhe lėvizja e kaēakėve nuk mori njė pėrhapje tė gjerė.
Nė ēetat grumbulloheshin fshatarė qė kishin humbur tė drejtėn e shfrytėzimit tė tokės ose qė kishin ngritur dorėn kundėr feudalėve dhe mbledhėsve tė detyrimeve shtetėrore. Njė pėrbėrje tjetėr kishin ēetat e malėsorėve tė varfėr, tė cilėt nuk ishin nė gjendje tė shlyenin detyrimet. Nė kėto ēeta merrnin pjesė gjithashtu ish-spahinjtė, tė zhveshur nga zotėrimet, elementė tė klasės feudale qė ishin fuqizuar e rivalizonin nė sipėrmarrjet e detyrimeve ose tė nėpunėsive, klerikė myslimanė etj. Tė gjithė kėta pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme shtyheshin nga motive tė veēanta. Ndaj lufta e kaēakėve merrte tipare tė anarkisė feudale. Anarkia feudale la, pa dyshim, gjurmėt e veta nė lėvizjen kaēake.
Ēetat mund tė formoheshin nga fshatarė tė njė fshati, tė dy a mė shumė fshatrave, tė njė nahije ose kazaje. Ēetat e armatosura sulmonin edhe spahinjtė, shtėpitė e tyre dhe u merrnin pasurinė, madje nuk kursenin as familjet e tyre. Kėshtu nė vitet 1681-1682, kaēakė nga fshati Pobrat sulmuan dhomat dhe haremet e Ahmet Agait e tė Ali Efendiut dhe u rrėmbyen plaēkat e sendet ushqimore. Nė vitin 1708 kaēakėt nga fshati Kaēė i Zadrimės rrėmbyen pasurinė e bejlerėve tė Zadrimės. Nė vitet 1712-1713 kaēakė nga fshati Qidhnė sulmuan shtėpinė e spahiut Ahmet dhe i rrėmbyen gjėnė e gjallė. Shpeshherė objekt sulmi ato bėnin edhe pronat shtetėrore, si vivaret (daljanet) etj. Nė vitin 1707 kaēakė nga fshatrat Margėllėē, Kuē e Glloboēar sulmuan vivaret e mukatasė shtetėrore dhe nė bashkėpunim me ēifēinjtė vunė dorė mbi ēifligjet shtetėrore. Objekt sulmi ishin edhe taksambledhėsit e nėpunėsit e shtetit, si dhe konakėt e tyre. Nė vitin 1606 njė ēetė nga Kurveleshi sulmoi sanxhakbeun e Delvinės, i cili kishte marrė pėrsipėr tė vilte taksat nė sanxhakėt e Vlorės, Delvinės, Elbasanit etj., dhe i rrėmbyen xhizjen e vjelė.
Ēetat nė tė njėjtėn kohė merrnin nėn mbrojtje masat e varfra fshatare e qytetare dhe nuk lejonin vjeljen e taksave shtetėrore. Nė vitin 1713, Ali Hoxha, sė bashku me tė tjerė, pengoi vjeljen e taksave shtetėrore.
Lėvizja e ēetave tė armatosura ishte mė e rėndėsishme se format e tjera tė ulta tė qėndresės. Duke marrė nėn mbrojtje fshatarėt, ato nuk lejonin vjeljen e detyrimeve. Me vrasjen e spahinjve e tė nėpunėsve, ēetat e shpėtonin pėrkohėsisht fshatarėsinė nga dhuna. Nė mjaft raste ēetat shėrbenin si qendra tė grumbullimit tė fshatarėve tė pakėnaqur dhe nė periudha tė caktuara, ato u bėnė bėrthama tė lėvizjeve kryengritėse. Nė ēdo protestė, nė ēdo refuzim pėr tė shlyer detyrimet, nė ēdo arratisje dhe sidomos nė luftėn e ēetave tė armatosura, qėndronte mundėsia pėr ta kthyer qėndresėn nė kryengritje tė armatosur.
Nga gjysma e dytė e shek. XVII, kur Perandoria Osmane filloi luftėn kundėr koalicionit tė Austrisė, Venedikut, Polonisė dhe pastaj Rusisė, lėvizjet fshatare morėn hov mė tė madh dhe, si nė jug, ashtu dhe nė veri, u shndėrruan nė kryengritje tė armatosura me karakter ēlirimtar. Disa prej tyre u zhvilluan nė kushte tė favorshme ndėrkombėtare dhe nė vitet 1683-1691 morėn pėrpjesėtime shumė tė mėdha nė Shqipėrinė e Veriut e tė Jugut, e veēanėrisht nė Kosovė.
Pas vitit 1683, nė Shqipėri ziente lėvizja antiosmane, ndėrkohė qė perandoria kishte hyrė nė luftė me koalicionin e madh tė Austrisė, Venedikut, Polonisė e tė Rusisė. Kleri katolik shqiptar me Pjetėr Bogdanin nė krye i nxiti shqiptarėt tė ngrinin krye dhe kėta nuk ngurruan tė radhiten nė vijat e para tė luftės ēlirimtare qė mori hov nė kuadrin e gjendjes sė jashtme tė favorshme. Pėrkrahja qė shqiptarėt u dhanė ushtrive austriake e venedikase kundėr forcave osmane nė atė kohė u dha dorė si austriakėve, ashtu edhe venedikasve tė pėrparonin nė brendi tė Gadishullit Ballkanik dhe tė zinin disa qytete bregdetare. Peshkopi shkrimtar Pjetėr Bogdani hartoi njė projekt pėr ēlirimin e vendit duke u mbėshtetur te lufta qė kishte shpėrthyer, nė tė cilėn shqiptarėt kryengritės po jepnin ndihmesėn e tyre tė ēmueshme.
Pasi u thye hovi i osmanėve kundėr forcave austriake nė dyert e Vjenės, nuk patėn pėrfundim mė tė mirė as sulmet e tyre kundėr forcave ushtarake venedikase. Njė rol vendimtar pėr dėshtimin e njė vargu operacionesh tė ushtrisė osmane luajtėn malėsorėt kryengritės shqiptarė e malazezė. Mė 1686, sanxhakbeu i Shkodrės Sulejman Pasha, i cili mbronte kėshtjellat nga kryengritėsit, kaloi kufirin dhe sulmoi qytetin e Budues. Por sulmi i tij dėshtoi, sepse rruga pėr nė kėtė qytet u pre nga malazezėt, tė cilėt u dolėn pėrpara nė ndihmė venedikasve. Edhe kur pas kėtij dėshtimi Sulejman Pasha kėrkoi tė kalonte me forcat e veta pėrmes Malėsisė sė Madhe, ai ndeshi nė qėndresėn e malėsorėve shqiptarė tė lidhur me fqinjėt e tyre. Kėshtu pashai u detyrua tė kthehej nė Shkodėr.
Lėvizja e malėsorėve shqiptarė dhe malazezė ngriti nė kėmbė rreth dhjetė mijė luftėtarė, qė synuan tė shtinin nė dorė kėshtjellat e Shkodrės, Podgoricės dhe tė Zhabjakut. Pas luftimesh qė u zhvilluan gjatė vitit 1687 dhe nė pranverėn e vitit 1688, forcat ushtarake tė Sulejman Pashės si dhe ato tė njė vargu sanxhakbejlerėsh boshnjakė dhe hercegovinas pėsuan disfatė tė rėndė. Kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe, tė Kuēit, tė Piprit dhe tė Kelmendit, sulmuan dhe ēliruan kėshtjellėn e Medunit, por meqenėse ata nuk kishin mjetet e domosdoshme ua dorėzuan atė venedikasve pėr ta mbrojtur.
Pas kėsaj fitoreje, nė muajin maj 1688 shqiptarėt e malazezėt u mblodhėn nė njė kuvend tė pėrbashkėt nė Gradec, ku lidhėn besėn pėr ta vazhduar luftėn dhe vendosėn tė sulmonin e tė ēlironin kėshtjellėn e Podgoricės, duke bashkėrenduar veprimet e tyre me ato tė flotės venedikase qė do tė sulmonte qytetet e Ulqinit dhe tė Tivarit. Mirėpo nė muajin qershor malėsorėve shqiptarė iu desh tė pėrballonin sulmin e 10 000 ushtarėve tė Sulejman Pashės, qė u pėrpoq tė nėnshtronte Kuēin, Grudėn e Kelmendin dhe tė shtinte pėrsėri nė dorė kėshtjellėn e Medunit. Ushtria e tij ndeshi nė kundėrsulmin e kryengritėsve shqiptarė, u thye dhe u detyrua tė tėrhiqej nė Podgoricė. Edhe forcat e Sulejman Pashės qė u drejtuan pėr nė Mal tė Zi, u thyen nė fshatin Osriniq.
Angazhimi i shqiptarėve nė anėn e austriakėve u bė mė i dukshėm nė pranverėn e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit austriak vendosi tė pushtonte Nishin dhe nėpėrmjet Prokupjes tė kalonte nė Kosovė. Nėpėrmjet Prizrenit dhe Kukėsit, ai desh tė dilte nė Shkodėr e nė detin Adriatik pėr tė ndarė Bosnjėn e Hercegovinėn nga Porta e Lartė. Me njė thirrje tė veēantė konti i Badenit ftoi popujt e Ballkanit pėr t’u bashkuar me ushtrinė e tij. Kur forcat ushtarake hynė nė tokat ballkanike, nė to u pėrfshinė serbė, bullgarė, grekė e shqiptarė. Nė afėrsi tė Nishit u zhvillua njė betejė e ashpėr (24 shtator 1689), e cila pėrfundoi me fitoren e austriakėve. Osmanėt lanė nė fushėn e betejės 10 000 tė vrarė. Pas kėsaj fitoreje ushtria austriake u nda nė dy pjesė: e para e komanduar prej kontit tė Badenit u nis drejt Vidinit (Bullgari), kurse e dyta me gjeneral Pikolominin nė krye u nis pėr nė Kosovė, ku u prit nga shqiptarėt. Shqiptarėt ishin gati tė pranonin mbrojtjen e perandorit austriak. Tė njėjtin veprim bėnė edhe shqiptarėt e Kelmendit. Kur Pikolomini hyri nė Prishtinė, shqiptarėt e Kosovės deklaruan se ishin me perandorin. 6 000 shqiptarė ortodoksė (Albanensen) u bashkuan me austriakėt. Pikolomini tė njėjtėn situatė ndeshi edhe nė Prizren. Banorėt e qytetit i dolėn pėrpara dhe e pritėn me nderime. Rreth 5 000 shqiptarė me kryepeshkopin e tyre, Pjetėr Bogdanin, e pėrshėndetėn me breshėri tė shtėnash. Gjenerali kėrkoi nga shqiptarėt, qė hynin nė ushtrinė austriake, t’u bindeshin oficerėve austriakė dhe tė mbanin armėt, ndėrsa tė tjerėt duhej tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Burimet austriake, angleze e papale pohojnė se pranė Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarė. Sipas njė pėrllogaritjeje 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.
Shqiptarė tė tjerė tė palidhur me ushtrinė austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynė nė Prizren, 3 000 kryengritės shqiptarė morėn Pejėn. Sapo gjenerali Pikolomini kaloi nė Shkup (25 tetor 1689), shqiptarėt shprehėn gatishmėrinė pėr tė hyrė nėn mbrojtjen e austriakėve. Njė grup kryengritės u nis drejt Tetovės pėr tė pastruar krahinėn nga forcat osmane, qė ndeshėn nė rezistencė nė Kaēanik. Ndėrkohė forca tatare nga Krimea hynė nė Prishtinė, por u thyen nga shqiptarėt e Prishtinės.
Sipas burimeve osmane me austriakėt ishin bashkuar: Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuēiterna, Kosova (Belasica), Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Ēiēaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.
Pas vdekjes sė gjeneral Pikolominit (nėntor 1689) qėndrimi i shqiptarėve ndryshoi pėr disa arsye. Nė radhė tė parė ndikoi kėtu qėndrimi i pasardhėsve tė Pikolominit dhe tė oficerėve tė tjerė austriakė. Ata filluan t’i trajtojnė keq shqiptarėt. Nė njė ditar anonim thuhej: “Pikolomini nė ēastet e vdekjes i dorėzoi komandėn dukės sė Holshtajnit. Pas kėsaj punėt morėn njė pamje krejt tjetėr, sepse timonieri kishte mbaruar dhe anija do tė lundronte nė det sipas dėshirave tė erėrave, siē duket drejt mbytjes”. Duka i Holshtajnit nė fillim i pa shqiptarėt me mospėrfillje e me xhelozi dhe pastaj u soll ashpėr me ta. Nė Prizren u pėrpoq tė ēarmatoste shqiptarėt, kurse nė Lumė urdhėroi djegien e disa fshatrave. Jo vetėm Duka, por edhe komandantė tė tjerė vepruan keq me shqiptarėt. Kur kėta tė fundit zemėroheshin pėr padrejtėsitė e oficerėve austriakė dhe kėrkonin drejtėsi, keqtrajtoheshin me pėrbuzje e me fyerje tė padurueshme nga komanda ushtarake. Sė dyti, komanda austriake nuk i mbajti premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve. Nė fillim ajo premtoi t’u lehtėsonte barrėn e detyrimeve, por ky premtim mbeti nė letėr. Sė treti, negativisht ndikoi edhe vdekja e arkipeshkvit tė Shqipėrisė, Pjetėr Bogdanit, i cili ishte pėrpjekur disa herė pėr tė zbutur pakėnaqėsinė e bashkatdhetarėve tė vet. Kontributi i P. Bogdanit jepet kėshtu nė ditarin anonim: “Nė mėnyrė qė ēėshtjet tona tė mund tė pėsonin njė goditje tė rėndė, deshi perėndia qė tė vdiste arqipeshkvi i Arbėrisė”. Megjithatė, mjaft shqiptarė vazhduan t’i mbeten besnikė qeverisė austriake dhe morėn pjesė nė disa beteja. Shtrirja e kryengritjes shqetėsoi Portėn e Lartė, e cila mė 1 dhjetor 1689 njoftonte: “nė rast se do tė vazhdojė kjo kryengritje e arbėrve, i gjithė vendi do tė rrėnohej deri nė Durrės dhe ndoshta edhe Greqia do tė pėsojė shumė dėme, sepse kudo shtetasit po ēohen nė kryengritje”.
Njė vatėr tjetėr kryengritėse ishte Luma. Mjaft banorė tė kėsaj krahine ishin bashkuar me austriakėt duke dhėnė njė tribut si dėshmi tė besnikėrisė. Por, pėrballė forcave tė shumta tė komanduara nga Mahmut Pasha, lumianėt ulėn armėt dhe pranuan amnistinė e qeveritarit osman. Zjarri i kryengritjes ishte shtrirė edhe nė Rozhajė, ku shqiptarėt e kėsaj krahine u bashkuan me austriakėt. Kundėr tyre erdhi beu (administratori) i Filipopolit nė krye tė forcave tė shumta ushtarake. Pas njė bombardimi tė rreptė kryengritėsit e Rozhajės pranuan kėrkesėn e faljes qė u parashtroi beu osman. Gjendja e ushtrisė austriake dhe e kryengritėsve shqiptarė u keqėsua me emėrimin e Vezirit tė Madh, shqiptarit Mustafa pashė Kypryliut, si kryekomandant i ushtrisė. Ushtria osmane pėrbėhej nga forca tė hanit tė Krimesė, tė bejlerbeut tė Rumelisė dhe tė sanxhakbejlerėve tė tokave shqiptare. Nė fillim forcat osmane iu drejtuan Karposhit, qė vepronte si kryengritės, tė cilin e kapėn, e ngulėn nė hu dhe e hodhėn nė Vardar. Forcat austriake dhe kryengritėsit shqiptarė u tėrhoqėn nė Kaēanik. Duka i Holshtajnit u detyrua tė organizonte njė kėshill ushtarak, i cili vendosi t’u bėjė thirrje shqiptarėve qė kishin qenė pranė Pikolominit, por ishte tepėr vonė. Megjithatė, shqiptarėt, besnikė tė austriakėve, morėn pjesė nė luftėn me tartarėt e hanit tė Krimesė. Nė fillim ra Prishtina, mė vonė Prizreni, Peja. Shkalla e rrezikshmėrisė sė kryengritjes sė shqiptarėve u duk edhe nė dhunėn e ashpėr osmane. Pas betejės sė Kosovės osmanėt kryen mizori tė papara, duke “djegur fshatra tė panumėrta, duke shkretuar vendin, duke vrarė barbarisht ata banorė tė shkretė, sepse vetėm i kishin shfaqur bindje dhe i kishin dhėnė ndihmė ushtrisė gjermane”.
Duke parė potencialin ushtarak tė shqiptarėve dhe gatishmėrinė e tyre, Tome (Thoma) Raspasari, vikar franēeskan pėr Shqipėrinė, e kėshilloi perandorin austriak tė shpėrndante diploma perandorake, drejtuar popujve tė Ballkanit ku t’u premtohej njohja e tė gjitha privilegjeve, njohja e krerėve tė tyre, zgjedhja e lirė e vojvodėve (komandantėve ushtarakė), ushtrimi i lirė i fesė, pėrjashtimi nga detyrimet dhe nga pagesat nė tė holla. Me kėto kushte shqiptarėt do tė ngriheshin me armė nė dorė pėrkrah austriakėve. Perandori austriak Leopold I nė bazė tė kėtij propozimi, duke pasur parasysh edhe ndihmesėn e mėparshme tė shqiptarėve, mė 6 prill 1690 lėshoi njė thirrje drejtuar popujve tė Ballkanit, nė tė cilėn nė krye radhiteshin shqiptarėt dhe u kėrkonte qė tė rroknin armėt kundėr osmanėve. Si shpėrblim u premtonte pak a shumė propozimet e Tomė Raspasarit, njė qeverisje lokale autonome nėpėrmjet vojvodėve tė zgjedhur. Shqiptarėt shprehėn menjėherė dėshirėn pėr tė bashkėpunuar me austriakėt. Sipas njė letre nga Nishi tė 22 prillit 1690 “arbrit i kanė ēuar fjalė gjeneral Veteranit se pėrherė janė perandorakė tė mirė, se nuk presin veēse ardhjen e ushtrisė sonė pėr t’u bashkuar kundėr turqve e tartarve”. Megjithėkėtė gatishmėri, njė kryengritje e dytė e shqiptarėve nuk u organizua. Me sa duket qeveria austriake nuk dėshironte ta vazhdonte luftėn, prandaj ajo nuk pranoi as propozimin e Veteranit qė ta mbėshteste me mjete financiare pėr tė krijuar njė ushtri me shqiptarė. Nė kėto kushte Veterani u largua nga Nishi, ndėrsa shqiptarėt mbeten vetėm pėrballė ushtrisė osmane: “Mahmut Pasha, siē thuhej nė dokumentet e kohės, ndėrmori njė fushatė ndėshkimore kundėr Surroit, Gashit e Krasniqes, vende qė nė mėnyrė tė patundur kanė mbajtur besėn ndaj madhėrisė perandorake, duke mos pranuar kurrė miqėsinė turke, ndonėse shumė herė janė joshur me premtime e kėrcėnime prej atij (pashės)”.
Me ushtrinė austriake u larguan nga Serbia e Kosova shumė kryengritės, besnikė tė Austrisė. Mbi kėtė fakt u ngrit teza e historiografisė serbe mbi tė ashtuquajturėn “shpėrngulje tė madhe tė serbėve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarėt”. Ėshtė e vėrtetė se midis atyre qė u tėrhoqėn sė bashku me ushtrinė austriake ishte patriarku i Pejės, Arsen III Cėrnojeviēi, sė bashku me disa murgjėr qė nėpėrmjet Jenipazarit e Studenicės u vendos nė Panoni. Por serbėt qė u larguan me tė nuk ishin aq tė shumtė nė numėr sa tė bėhet fjalė pėr njė shpėrngulje tė madhe tė tyre nga Kosova nė ato vite. E ashtuquajtura “shpėrngulje e madhe e serbėve nga Kosova” ėshtė njė sajesė e historiografisė serbe, e bėrė me qėllime tė caktuara politike. Tė mbėshtetur nė tė dhėnat e kishės serbe, mjaft historianė serbė duke synuar t`i japin “njė mbėshtetje” historike e shkencore politikės grabitqare tė Serbisė ndaj tokave shqiptare tė Kosovės, janė orvatur tė provojnė se Kosova kishte qenė nė mesjetė qendėr e shtetit serb dhe trevė e banuar nga serbėt deri nė fund tė shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftėrave austro-osmane tė viteve 1683-1699, pohojnė kėta autorė, njė pjesė e popullsisė serbe qė mori anėn e Austrisė, qenkėrka tėrhequr pėr nė veri dhe vendin e tyre e paskan zėnė shqiptarėt e ardhur nga vise tė brendshme tė Shqipėrisė sė Veriut. Historianė tė tjerė, duke rėnė viktimė e njėanshmėrisė sė burimeve dokumentare serbe, janė bashkuar me autorėt serbė. Kėshtu ėshtė krijuar njė letėrsi e tėrė historike qė nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės shkencore. Megjithatė, ka edhe mjaft studiues qė e kundėrshtojnė kėtė mendim qė mbizotėron nė historiografinė serbe. Nė disa vepra tė historiografisė austriake dhe italiane, tė mbėshtetura nė burime tė besueshme, pranohet se territoret e Kosovės ishin tė banuara nga popullsi shqiptare dhe pėrfshiheshin brenda kufijve tė Shqipėrisė si nocion etnik.
Dokumentet e komandės sė lartė ushtarake tregojnė se nga forcat qė u vunė pėrkrah forcave austriake, dy grupe ishin mė kryesorėt: shqiptarėt dhe “serbėt”. Nga njė pėrllogaritje e pėrafėrt del se numri i shqiptarėve ishte dy herė mė i madh se ai i “serbėve”. Pėrveē dokumenteve tė komandės ushtarake, edhe dokumentet angleze e papale dėshmojnė se shumė shqiptarė qėndruan deri nė fund me austriakėt. Edhe ndėr tė shpėrngulurit qė nuk i kalonin tė 10 000 vetat shqiptarėt ishin mė tė shumtė. Sipas njė interpretimi qė meriton tė pėrmendet, edhe termi “serb”, i cili pėrdorej nė dokumente, nėnkuptonte shqiptarėt ortodoksė qė bėnin pjesė nė juridiksionin e kishės sė Pejės. Nė kėtė rast duhet pranuar se kryengritėsit e Kosovės, qė u bashkuan me austriakėt, ishin thuajse tė gjithė shqiptarė.
Ndėrsa nė krahinėn e Kosovės kryengritja u shtyp nė verėn e vitit 1690, ajo vazhdoi nė Shqipėrinė Jugore, nė krahinat e sanxhakėve tė Delvinės e nė krahinėn e Himarės. Nė bashkėpunim me forcat detare venedikase qė zbarkuan nė Ujin e Ftohtė pranė Vlorės, kryengritėsit sulmuan kėshtjellat e Kaninės dhe tė Vlorės dhe i dėbuan garnizonet e tyre. Vetėm pas 6 muajsh, njė ushtri osmane e pėrbėrė nga forcat e mė shumė se 10 sanxhakbejlerėve mundi t’i ripushtonte. Venedikasit para se tė largoheshin, i vunė zjarrin pėr hakmarrje qytetit tė Vlorės, dhe dėmtuan nė radhė tė parė vlonjatėt.
Duke pėrfituar nga hutimi qė shkaktoi kundėrsulmi osman, Sulejman Pasha i Shkodrės guxoi tė ndėrmerrte dy ekspedita ndėshkimore kundėr malėsorėve shqiptarė dhe kundėr malazezėve. Por qė tė dyja dėshtuan. Vetėm nė vjeshtėn e vitit 1692 ai mundi tė hynte nė Mal tė Zi dhe tė shkelte Cetinėn, kurse orvatjet pėr tė nėnshtruar Malėsinė e Madhe nuk i shkuan mbarė as kėtė herė.
Gjatė luftės sė viteve 1683-1699 dhe fill pas mbarimit tė saj, fshatarėsia raja e krahinave jugore dhe veriore vazhdoi tė kundėrshtonte me kėmbėngulje e gjer nė pėrleshje tė armatosura pagimin e detyrimeve tė rėnda feudale. Kėshtu, ajo jo vetėm e pėrkrahu, por edhe bashkėpunoi me fshatarėsinė e vetėqeverisur nė luftėn ēlirimtare kundėr sundimit osman. Njė qėndrim i tillė u mbajt prej tyre dhe nė fillimet e shek. XVIII.
Gjatė viteve 1699-1704, popullsia e kazasė sė Tepelenės nuk pagoi taksat e jashtėzakonshme tė avarizit dhe bedeli nuzulit. Kjo lėvizje u pėrhap gjatė kėtyre viteve thuajse nė gjithė Shqipėrinė Jugore. Pėrveē vėshtirėsive ekonomike, qė i detyronin fshatarėt raja tė mos paguanin taksat e jashtėzakonshme, qėndresa e tyre u nxit edhe nga grupe feudalėsh tė vegjėl tė krahinave tė Korēės, Kolonjės, Pėrmetit, Skraparit, Tomoricės e Shpatit qė u bashkuan me lėvizjen fshatare. Tė shpronėsuar nga timaret ose tė kėrcėnuar qė t’i humbisnin ato pėr shkak tė thellimit e pėrhapjes sė procesit tė ēifligimit, kėta feudalė tė pakėnaqur tė lidhur dhe me feudalė tė tjerė nė rrethin dhe nė qytetin e Beratit, u ngritėn kundėr qeveritarėve vendas.
Sanxhakbeu i Vlorės nuk mundi me ushtarėt e vet tė shtypte kryengritėsit e bashkuar. Meqė lėvizjet fshatare u bėnė tė rrezikshme pėr Stambollin, Porta e Lartė mori masa tė tjera, dėrgoi kundėr kryengritjes sė vitit 1700 forca ushtarake tė tė katėr sanxhakėve nėn urdhrin e ish-Vezirit tė Madh, Ali Pashės. Por as kėto nuk arritėn ta shtypnin kryengritjen. Nė vjeshtėn e vitit 1701, Porta urdhėroi Hydaverdi Pashėn e Shkodrės qė, nė krye tė forcave ushtarake tė sanxhakeve tė Shkodrės, Dukagjinit, Elbasanit, Ohrit e tė Vlorės, tė pėrbėra nga rreth 10 000 veta, tė shkonte pėr tė shtypur kryengritjen, qė e kishte qendrėn nė Kurvelesh. Hydaverdi Pasha pėrdori nė radhė tė parė taktikėn e pėrēarjes sė forcave kryengritėse, duke shkėputur nga lėvizja drejtuesit e pėrbėrė nga grupet e feudalėve tė vegjėl. Nė kėto rrethana lėvizja fshatare ra pėrkohėsisht nė tė gjitha krahinat, duke pėrfshirė edhe Kurveleshin, pėr tė rifilluar me hov tė ri nė vitet 1703-1704.
Nė kėtė fazė tė dytė, nė krye tė saj doli njė feudal vendas, komandanti i garnizonit tė kėshtjellės sė Tepelenės, ēaushi i jeniēerėve Muēo Aga Hysoja. Nė muajin qershor 1704 kundėr kėsaj kryengritjeje u dėrguan forca ushtarake nga ejaleti i Rumelisė nėn komandėn e valiut, Hasan Pashės. Nė kėto forca bėnin pjesė edhe ushtri tė sanxhakėve tė Janinės, Delvinės, Ohrit, Elbasanit, Shkodrės, Dukagjinit dhe tė Prizrenit. Me pėrqendrimin e gjithė kėtyre forcave ushtarake, qeveria arriti mė sė fundi ta nėnshtronte krahinėn e Kurveleshit. Nė dėshtimin e kryengritjes njė rol tė veēantė luajti braktisja e lėvizjes nga Muēo aga Hysoja, i cili, pasi u fal, u la nė postin e vet si mė parė.
Njė lėvizje fshatare, e udhėhequr nga krerė malėsorė, shpėrtheu nė tė njėjtėn kohė nė krahinėn e Matit. Nė muajin maj tė vitit 1703, kryengritės nga Selita e Macukulli rrethuan dhe sulmuan garnizonin e kėshtjellės sė Stelushit. Mirėpo nuk mundėn ta merrnin, sepse tė rrethuarve u shkuan nė ndihmė forcat e sanxhakėve tė Ohrit, Shkodrės, Dukagjinit e Prizrenit. Nė fund tė gushtit, osmanėt e nėnshtruan edhe krahinėn e Matit.
Lėvizje kryengritėse pati edhe nė viset e Shqipėrisė Veriore. Fshatarėsia e lirė e Malėsisė sė Madhe, e sidomos kelmendasit, vazhduan qėndresėn e armatosur qė u rrit nė fillim tė shek. XVIII. Nė vitin 1701, 6 000 ushtarė osmanė, tė komanduar nga Hydaverdi Pasha i familjes sė Begollajve tė Pejės, sulmuan viset malore dhe rrethuan Kelmendin. Rrethimi vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė. Tė ndodhur pa ushqime dhe pa bukė, njė pjesė e kelmendasve pranuan tė hiqnin dorė nga kryengritja. Pėr kėtė arsye Hydaverdi Pasha i la ata tė lirė nė krahinat e tyre. Pjesėn tjetėr (274 familje), qė e vazhduan luftėn, pashai i shpėrnguli nga Kelmendi nė tokat qė zotėronte nė pllajėn e Peshterit, pranė Novi Pazarit. Ai kujtoi se do ta shuante me kėto masa kėtė vatėr tė pėrhershme tė qėndresės dhe t’i fuste malėsorėt e lirė nėn zgjedhėn feudale. Por nuk ia arriti qėllimit. Mė vonė, nė vitin 1707 shumica e 274 familjeve braktisėn vendbanimet e reja dhe u kthyen nė Kelmend. Gjatė kthimit ata u ndeshėn me forca tė shumta qeveritare, tė cilat u detyruan t’u hapnin rrugė.
Largimi i forcave ushtarake tė qeveritarėve vendas pėr nė frontin e luftės veneto-osmane gjatė viteve 1714-1718 i dha rast shpėrthimit me pėrmasa mė tė mėdha tė lėvizjeve kryengritėse. Kur feudalėt vendas u ndaluan malėsorėve tė shtegtonin bagėtitė nė kullotat dimėrore dhe i pushtuan ato, popullsia e krahinave tė vetėqeverisura tė Kelmendit, Pultit, Shalės, Gashit dhe tė Mirditės, sulmoi krahinat fushore fqinje dhe ndėrpreu qarkullimin e rrugėve. Nė tė njėjtėn kohė, rreth dy mijė raja matjanė, dibranė, lezhjanė e krutanė refuzuan tė paguanin xhizjen dhe taksat e tjera shtetėrore. Kėto lėvizje u pėrkrahėn pėrkohėsisht edhe nga disa feudalė tė pakėnaqur nga shteti si ajanėt e Matit, qė synonin t’i pėrdornin ato si mjet presioni pėr tė fituar tė drejtėn e taksave nė dobi tė vet dhe pėr tė forcuar pozitat e tyre politike nė pushtetin vendor.
Po kėshtu, fshatarėt e nahijes sė Mazarakut dhe Ajdonatit nė Ēamėri, e sidomos banorėt e Margėllėēit, qė ishin ngritur kundėr pagimit tė taksave qysh mė 1708, vranė tagrambledhėsit dhe rojen e armatosur qė i shoqėronte dhe u hodhėn nė kryengritje tė hapėt. Nė maj tė vitit 1714 rreth 1 500 ēamė thyen forcėn ushtarake tė sanxhakbeut tė Delvinės, qė u dėrgua kundėr tyre. Kryengritės tė tjerė nga Kolonja e Konica nuk pranuan tė paguanin taksat dhe e vranė xhizjedarin nė Leskovik.
Krahas kėtyre lėvizjeve, mė 1715, shpėrtheu njė kryengritje tjetėr e madhe, qė kishte si qendėr Kurveleshin. Nė muajin korrik tė vitit 1715 fshatarėsia raja e kazave tė Tepelenės dhe tė Pėrmetit refuzoi tė paguante taksat e jashtėzakonshme si dhe xhizjet e vitit 1714. Kundėr kėsaj lėvizjeje u dėrguan tė shkonin forcat e kėshtjellave tė Vlorės, tė Kaninės dhe ato tė esnafėve tė qytetit tė Beratit. Meqenėse kjo kryengritje shpėrtheu nė kohėn kur ushtria osmane luftonte me forcat venedikase tė Korfuzit, ajo pėrbėnte njė rrezik serioz pėr to. Ndaj valiu i Rumelisė, Ahmet Pasha, shkoi vetė nė nėntor 1715, pėr tė drejtuar operacionet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes sė Kurveleshit. Ai mori gjithashtu pėrforcime nga sanxhakėt e Janinės, Delvinės, Vlorės, Ohrit dhe tė Elbasanit, me tė cilat mundi tė shtypte kryengritjen dhe tė shtronte krahinėn.
Nė vitin 1729 banorė tė disa fshatrave tė kazasė sė Matit u hodhėn nė kryengritje dhe nuk pranuan tė paguanin xhizjen, avarizin e nuzulin. Sulltani ngarkoi pėr shtypjen e saj qeveritarėt e sanxhakėve tė Elbasanit e tė Shkodrės. Nė pamundėsi pėr t’i bėrė qėndresė ushtrisė osmane kryengritėsit pranuan tė nėnshtroheshin. Qeveritarėt morėn si peng 10 veta nga ata mė me ndikim, por kur ata u larguan nga krahina e Matit, kryengritja filloi pėrsėri. Popullsia e Matit, nėn drejtimin e Hal Bajramit, refuzoi tė shlyente detyrimet, ktheu prapa tė ngarkuarit pėr vjeljen e tyre dhe liroi pengjet. Pushteti qendror nisi pėrsėri qeveritarėt, qė me forca tė shumta shtypėn kryengritjen.
Nė fillim tė vitit 1739 u hodh nė kryengritje popullsia e krahinave tė Kurveleshit, Margėllėēit dhe tė Ajdonatit qė nuk pranoi tė paguante xhizjen. Pėr shtypjen e saj qeveria osmane ngarkoi qeveritarin e sanxhakut tė Delvinės, qė u ndihmua nga bejlerėt e Delvinės.
Nė vitin 1744 fshatarėsia e krahinės sė Peqinit kundėrshtoi me armė pagimin e taksės “ndihmė nė kohė lufte”. Meqė orvatjet e valiut tė Rumelisė pėr shtypjen e saj dėshtuan, ky pranoi tė vjelė vetėm shumėn qė i ofruan kryengritėsit, kurse pjesa tjetėr do tė shėnohej nė listėn e tė prapambeturave.
Dy vjet mė vonė kryengritja pėrfshiu krahinat e Beratit e tė Mallakastrės, popullsia e tė cilave nuk pranoi tė paguante taksėn “ndihmė nė kohė lufte”. Kryengritja u zgjerua aq sa valiu i Rumelisė u detyrua tė vinte nė krye tė ekspeditės ushtarake pėr tė ndėshkuar ata qė kishin ngritur krye dhe pėr tė vjelė taksat. Por edhe kjo kryengritje u shtyp. Pėrgjithėsisht, kryengritjet e viteve 1718-1750 tregojnė se kjo nuk ishte njė periudhė zbatice nė qėndresėn e armatosur tė fshatarėsisė shqiptare. Ato e shtyjnė cakun kohor tė mbylljes sė qėndresės deri nė mesin e shek. XVIII, i cili shėnon njė moment kthese. Atėherė dolėn nė skenė pashallėqet shqiptare, si formacione shtetėrore autonome. Nga kjo kohė lufta e fshatarėsisė shqiptare merr disa tipare tė reja.
Qėndresa e fshatarėsisė pati pothuajse shkaqe tė njėjta gjatė gjithė periudhės nga fillimi i shek. XVI deri nė mesin e shek. XVIII. Ajo e kishte burimin nė kontradiktėn kombėtare e shoqėrore tė popullit shqiptar me pushtuesin osman. Lufta kishte si synim tė kufizonte ose tė zhdukte shtypjen feudale dhe zgjedhėn osmane. Gjatė kryengritjeve tė shek. XVI-XVII forca kryesore lėvizėse ishte fshatarėsia raja dhe ajo e krahinave tė vetėqeverisura, kurse nė shek. XVIII shtohen edhe feudalėt e disa klerikė tė lartė tė krishterė. Meqė interesat e kėtyre krerėve laikė e fetarė u cenuan nga vendosja e regjimit feudal-osman, ata u afruan me fshatarėsinė. Nė qėndresėn e shek. XVIII morėn pjesė edhe aristokratė tė mėdhenj shqiptarė, pėr shkak tė rivalitetit nė sipėrmarrjen e detyrimeve ose pse kishin hyrė nė rrugėn e shkėputjes nga klasa feudale osmane. Krahas tė krishterėve nė kryengritje merrnin pjesė edhe myslimanėt, si nxėnės tė medreseve (softė), muezinė, haxhinj, shejhlerė deri dhe dijetarėt islamė (ulema). Nė raste tė veēanta kryengritjet morėn ngjyrė fetare, ndonėse shteti gjithnjė pėrpiqej t’i trajtonte kryengritėsit si armiq tė fesė e pastaj tė shtetit.
Kryengritjet u zhvilluan nė dy zona: nė krahinat e vetėqeverisura dhe nė ato tė timarit. Pėr rrjedhojė ėshtė i papranueshėm koncepti se lufta u zhvillua vetėm nė krahinat autonome. Antagonizmi kombėtar dhe shoqėror me osmanėt ishte i pranishėm nė tė gjitha krahinat, pavarėsisht nga veēoritė qė i karakterizonin ato. Kjo nuk e vė nė dyshim faktin se malėsitė ishin kthyer nė vatra pothuajse tė pėrhershme tė luftės dhe shėrbenin si baza pėr organizimin e qėndresės nė shkallė vendi. Forca e madhe e qėndresės sė tyre shpjegohet me faktin se fshatarėsia e lirė luftonte kundėr cenimit tė vetėqeverisjes, kundėr pėrpjekjeve tė osmanėve pėr t’i pėrfshirė nė sistemin e timarit dhe pėr t’i vėnė nė pozitat e fshatarėve raja dhe, pėrgjithėsisht, kundėr rėndimit tė zgjedhės sė huaj.
Megjithėse nė periudha tė caktuara kryengritjet u shtrinė pothuajse nė pjesėn mė tė madhe tė vendit dhe u zhvilluan nė tė njėjtėn kohė, ato patėn karakter lokal dhe nuk u shkrinė nė njė kryengritje tė vetme, ndonėse morėn edhe forma tė reja organizimi, siē ishin kuvendet.
Tiparet ēlirimtare tė kryengritjeve ishin mpleksur me ato shoqėrore. Nė varėsi nga kushtet historike, nga forca dhe shkalla e organizimit tė tyre, kryengritjet herė merrnin mė tepėr tipare ēlirimtare e herė tipare shoqėrore. Sidomos, kur kryengritėsit bashkėpunonin me shtetet evropiane dhe shtronin si synim tė flaknin zgjedhėn e huaj, dilte nė plan tė parė karakteri ēlirimtar.
Pėrgjithėsisht kryengritjet e kėsaj periudhe dėshtuan dhe nuk arritėn tė pėrmbushnin objektivat e tyre ēlirimtare e shoqėrore.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:38   #10
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

K R E U III

NDRYSHIMET NĖ STRUKTURĖN FETARE TĖ POPULLIT SHQIPTAR. PĖRHAPJA E FESĖ ISLAME
(SHEK. XV - XIX)



Depėrtimi i islamit nė tokat shqiptare
Vendosja e sundimit osman nė tokat shqiptare u shoqėrua me ndryshime tė thella jo vetėm nė fushat politike, shoqėrore dhe ekonomike, por edhe nė strukturėn fetare tė popullsisė. Pėrkatėsia e krishterė e shqiptarėve (pjesėrisht nė ritin ortodoks dhe pjesėrisht nė atė katolik) filloi tė cenohej nė dobi tė pėrhapjes sė islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Kontaktet e shqiptarėve me fenė islame janė mė tė hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, pėrderisa qė nė kohėt paraosmane kėto toka janė shkelur herė pas here nga tregtarė, forca ushtarake apo pėrfaqėsues tė tjerė tė botės orientale-islamike. Megjithatė, fillimet e islamizimit tė popullsisė shqiptare nė trajtėn e njė procesi historik, kohėsisht janė tė lidhura me fillimet e vendosjes sė sundimit osman nė Shqipėri.
Pjesa e sipėrme e piramidės shoqėrore, fisnikėria shqiptare, ishte e para qė provoi dukurinė e kalimit nė islamizėm. Qė nga gjysma e dytė e shek. XIV, kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqipėrisė sa vinin e dendėsoheshin, princat shqiptarė u shtrėnguan, kush mė herėt e kush mė vonė, tė pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasalė tė tij, tė dėrgonin djemtė e vet si pengje pranė oborrit osman. Kėtu, pasi ktheheshin nė myslimanė dhe merrnin edukatėn pėrkatėse, ata ngarkoheshin me shėrbime tė caktuara ushtarake e civile, duke arritur nė shumė raste edhe nė funksione tė larta, si sanxhakbejlerė, subashė etj. Ndėr pinjollėt e islamizuar tė familjeve feudale shqiptare tė dėrguar pranė oborrit tė sulltanit si iēoglanė ishin edhe Gjergj Kastrioti (i islamizuar me emrin Skėnder), njė nga djemtė e Gjon Kastriotit, Jakup Beu, i biri i Teodor Muzakės (nė fund tė viteve 30 tė shek. XV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar), i vėllai, Kasem Pasha, njė nga komandantėt mė tė shquar tė Muratit II dhe tė Mehmetit II; dy djemtė e Gjin Zenebishit (njėri prej tyre, i quajtur Hasan Beu, nė vitin 1455 mbante funksionin e subashit tė Tetovės) etj. Islamizimi i njė pjese tė elitės feudale shqiptare qė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė sundimit osman formoi kėshtu kontingjentin fillestar tė popullsisė sė islamizuar shqiptare.
Dinamika e procesit tė islamizimit nė hapėsirėn shqiptare u pėrshpejtua me vendosjen pas vitit 1402 tė njė detyrimi tė veēantė tė quajtur devshirme. Sipas kėtij detyrimi, familjet e krishtera tė vendeve nėn sundimin osman, periodikisht duhet tė jepnin djem (devshirė) pėr tė mbushur repartet e jeniēerėve (axhemiogllanė) ose pėr nevoja tė tjera tė pallatit sulltanor (iēogllanė).
Shqipėria ishte njė ndėr vendet e pushtuara, ku detyrimi i devshirmesė u zbatua me rigorozitetin mė tė madh. Detyra e mbledhjes sė djemve tė krishterė dhe e dėrgimit tė tyre nė Stamboll i ngarkohej njėrit prej funksionarėve tė korpusit tė jeniēerėve, i cili, i pajisur me ferman tė sulltanit dhe i shoqėruar edhe nga njė sekretar, shkonte nė tė gjitha krahinat, tė cilat fermani nė fjalė i ngarkonte me detyrimin e devshirmesė. Nė bashkėpunim me kryepleqtė (koxhabashėt) i dėrguari i Stambollit mblidhte kryefamiljarėt e ēdo fshati dhe u kėrkonte tė sillnin pranė tij tė gjithė djemtė e moshės 12-15 vjeē. Mes kėtyre djemve zgjidheshin mė tė mirėt pėrsa i pėrket paraqitjes fizike dhe aftėsisė pėr tė pėrballuar sakrificat. Zakonisht merrej njė djalė pėr ēdo familje tė krishterė, qoftė kur familjet kishin disa, qoftė kur kishin edhe njė djalė tė vetėm. Djemtė e pėrzgjedhur, pasi visheshin me njė livre cohe tė gjatė deri nė tokė dhe u vendosej njė kėsulė me pupėl nė kokė, dėrgoheshin nė kryeqytetin e perandorisė. Ditėn qė arrinin kėtu, shpėrndaheshin dy nga dy nėpėr familjet e atjeshme dhe pastaj, tė prirė prej agait (komandantit) tė jeniēerėve, kalonin pėr shikim pėrpara sulltanit, i cili mė tė pėrshtatshmit i mbante nė sarajet e veta, ndėrsa njė pjesė tjetėr ua kalonte pėr stėrvitje instruktorėve tė posaēėm. Teprica u jepej familjeve osmane nė Rumeli dhe Anadoll, ku mėsonin turqishten, kryenin punė tė ndryshme bujqėsore etj. Edhe kėta tė fundit, sipas nevojave tė pallatit tė sulltanit dhe tė korpusit tė jeniēerėve, nėse kishin mėsuar mirė gjuhėn, brenda 2-3 vjetėsh mund tė merreshin nga familjet pėr t’u pėrfshirė me shėrbim pranė institucioneve tė mėsipėrme.
Njė sasi jo e vogėl djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin nė myslimanė, dėrgoheshin me shėrbim edhe pranė pallateve tė sanxhakbejlerėve ose bejlerbejlerėve. Kėta tė fundit quheshin gulamė dhe shfaqen dendur nė defterėt osmanė tė shek. XV si zotėrues timaresh.
Praktika e devshirmesė, e cila vijoi deri nga fundi i shek. XVII, luajti rolin kryesor nė krijimin e shtresės ushtarake shqiptare si pjesė pėrbėrėse e klasės ushtarake osmane. Elementėt e islamizuar nga trevat shqiptare, tė cilėt u edukuan pranė pallatit sulltanor ose pranė sarajeve tė qeveritarėve osmanė tė provincave, pėrgjithėsisht, ose mbushėn korpusin e jeniēerėve (ushtrisė osmane), ose formuan aparatin qeverisės tė shtetit osman nė Shqipėri. Duke qenė e inkuadruar nė hierarkinė osmane, kjo pjesė e popullsisė shqiptare u bė zotėruese e timareve, zeameteve dhe haseve, dhe luajti kėshtu njė rol tė madh pėr shtrirjen e islamizmit edhe nė pjesėn tjetėr tė popullsisė.
Njė pjesė e fisnikėrisė shqiptare deri nė fillimet e shek. XVI mundi ta ruante identitetin e vet fetar tė krishterė, edhe pse ishte zotėruese e timareve. Zotėruesit e krishterė tė timareve tė quajtur ndryshe “timariotė tė krishterė” ekzistuan vetėm pėrkohėsisht si kategori shoqėrore. Lejimi i ekzistencės sė pėrkohshme tė timariotėve tė krishterė nga ana e shtetit osman ishte jo vetėm shenjė e demonstrimit tė njė farė tolerance fetare, por edhe njė rrugė pėr integrimin gradual nė sistemin e timarit tė kėsaj kategorie shoqėrore, me qėllim islamizimin dhe osmanizimin e ardhshėm tė saj. Burimet dokumentare tė shek. XV shėnojnė mjaft raste tė kalimit tė timareve nga duart e timariotėve tė krishterė nė zotėrim tė pasardhėsve tė tyre tė islamizuar.
Timariorėt e krishterė formonin njė pakicė nė krahasim me timariotėt shqiptarė tė islamizuar. Kjo duket qartė jo vetėm nė sasinė e timareve qė zotėronin, por edhe nė sasinė e taksave qė ata merrnin nga kėto timare. Kėshtu, p.sh., nė Sanxhakun Shqiptar, nė vitet 1431-1432, nga 335 timare qė numėroheshin gjithsej, vetėm 56 syresh u pėrkisnin zotėruesve tė krishterė, ndėrsa nga 107 zotėrues timaresh tė regjistruar mė 1485 nė sanxhakun e Shkodrės, vetėm 16 syresh ishin tė krishterė. Megjithatė, kishte krahina ku gjatė shek. XV numri i timariotėve tė krishterė ishte relativisht i madh. Nė viset e Krujės dhe tė Dibrės nė vitin 1467, nga 40 zotėrues timaresh gjithsej, vetėm 16 syresh ishin myslimanė, ndėrsa pjesa tjetėr ishin timariotė tė krishterė. Pėrgjithėsisht procesi i kalimit nė islamizėm tė timariotėve tė krishterė nuk zgjati mė shumė se dy breza qė prej momentit tė pėrfshirjes sė tyre nė sistemin e timarit, gjė qė flet pėr atė se fisnikėria shqiptare u islamizua relativisht shpejt. Me shuarjen e kategorisė sė timariotėve tė krishterė nė fillimet e shek. XVI ishte arritur islamizimi tėrėsor i klasės feudale shqiptare. Edhe pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjeve feudale shqiptare tė Arianitėve, Dukagjinėve, Muzakajve etj., pas shtypjes sė qėndresės antiosmane tė shek. XV ose u larguan nga Shqipėria, ose u bėnė pjesė e popullsisė sė islamizuar, duke krijuar kėshtu bazėn e nevojshme pėr fillimin e depėrtimit masiv tė islamit nė shtresat e tjera tė popullsisė shqiptare. Kjo lidhej jo me peshėn numerike qė feudalėt zinin nė tėrėsinė e shoqėrisė shqiptare tė kohės, por me ndikimin e fuqishėm shoqėror dhe politik qė ata kishin nė mesin e popullsisė.
Depėrtimi nė shkallė tė gjerė i fesė islame nė radhėt e popullit shqiptar gjeti shprehje pikėsėpari nė qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan tė funksionojnė si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore tė sistemit tė ri politik. Nė pėrshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqėror, nė qytete u pėrqendrua jo vetėm shumica e personelit administrativ e ushtarak osman, por edhe kleri islamik bashkė me institucionet e kultit qė u shumuan me shpejtėsi.
Qytetet kryesore shqiptare, si Elbasani, Berati, Prizreni, Shkodra, Vuēiterna (sot: Vushtria) etj., u bėnė seli e dinjitarėve kryesorė tė pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlerėve, allajbejlerėve, kadilerėve etj. Qytete tė tjera mė tė vogla u shndėrruan nė qendra tė kazave apo tė nahijeve. Nga ana tjetėr, degėt kryesore tė veprimtarisė ekonomike nė qytete, zejtaria dhe tregtia, filluan tė modelohen nė pėrputhje me kėrkesat e ushtrisė dhe tė funksionarėve tė pushtetit osman nė provinca dhe nė qendėr. Nė kėto rrethana, fillimi i rimėkėmbjes ekonomike dhe shoqėrore tė qyteteve shqiptare nė fund tė shek. XV dhe nė fillim tė shek. XVI pėrkon nė kohė edhe me fillimet e depėrtimit tė islamit nė masėn e gjerė tė popullsisė qytetare. Ndėrsa pėr mjaft qendra qytetare fillimet e kėtij procesi vėrehen vetėm nė vitet 20-30 tė shek. XVI, pėr disa tė tjera duket se feja e re ka nisur tė “zbresė” nga parėsia e islamizuar nė masėn e popullsisė qytetare tė krishterė, tė paktėn qė nga vitet 80 tė shek. XV.
Kėshtu, p.sh., qytetet e Vlorės, Gjirokastrės dhe Beratit ende nė fillim tė shek. XVI nuk kishin tė regjistruar asnjė shtėpi myslimane (kėtu pėrjashtohet klasa ushtarako-administrative dhe klerikėt myslimanė, tė cilėt nuk regjistroheshin nė defterėt osmanė, sepse nuk bėnin pjesė nė popullsinė taksapaguese). Ndryshe nga qytetet e lartpėrmendura, qė nė vitin 1485 qyteti i Shkodrės numėronte 26 shtėpi myslimane, ndėrsa qyteti i Pejės 23 syresh. Pėr mė tej, nė qytetin e Vuēiternės mė 1487 ekzistonte bashkėsia e myslimanėve me 33 shtėpi nga 107 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; po kėtė vit, nė qytetin e Prishtinės numėroheshin 51 shtėpi tė islamizuara nga 299 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; ndėrsa qyteti i Tetovės qė mė 1468, kishte tė regjistruara 41 shtėpi tė kthyera nė islame nga 264 shtėpi qė numėronte gjithsej ky qytet.
Islamizimi i popullsisė sė qyteteve shqiptare kryhej pėrmes dy rrugėve: e para, nėpėrmjet kalimit nė islam tė vetė popullsisė banuese nėpėr qytete dhe, e dyta, pėrmes lėvizjes mekanike tė popullsisė fshatare drejt qyteteve. Veēanėrisht pėr disa qytete rruga e dytė, d.m.th., ardhja nė qytet e elementėve tė sapoislamizuar nga rrethinat fshatare, evidentohet qartė nė dokumentacionin historik tė kohės. Gjallėrimi i veprimtarisė ekonomike nė qytete krijoi mundėsi pėr ardhjen dhe punėsimin kėtu tė zejtarėve tė specialiteteve tė ndryshme nga fshatrat pėrreth. Mirėpo pėr personat e ardhur nga fshati pėrqafimi paraprak i islamit donte tė thoshte lehtėsim i hyrjes sė tyre nė qytet, pas sė cilės ata fitonin edhe statusin e qytetarit (shehirliut).
Shembullin mė tė qartė tė shtimit tė popullsisė qytetare me kontingjente njerėzish tė islamizuar me prejardhje nga fshati, rrjedhimisht tė pėrparimit tė procesit tė islamizimit nė qytetet shqiptare, e japin qyteti i Beratit dhe ai i Elbasanit. Nė vitin 1583 nė tė parin janė regjistruar 185 zejtarė myslimanė tė ardhur nga fshatra tė ndryshme, si Fratar, Gjerbės, Tozhar, Dobronik, Gjeqar etj., ndėrsa nė Elbasan janė regjistruar 39 zejtarė tė tillė (hajmanagān).
Edhe pse zhvendosja e mjaft elementėve zejtarė nga rrethinat fshatare drejt qyteteve luajti rol jo tė paktė nė formimin e popullsisė myslimane tė qyteteve, vendin kryesor nė kėtė proces e zinte islamizimi gradual i vetė popullsisė qytetare. Kėtė e tregon mė sė miri shtesa natyrore e popullsisė sė krishterė, e cila sa vinte e pakėsohej, pasi njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj popullsie del tė jetė kthyer nė besimin islam. Njė karakteristikė e dukshme e pamjes fetare tė popullsisė qytetare gjatė shek. XVI-XVII ishte edhe fakti se zejtarėt formonin pėrqindjen kryesore tė popullsisė sė islamizuar, gjė qė flet pėr rolin e rėndėsishėm tė zejtarisė nė jetėn ekonomike tė qyteteve shqiptare pas vendosjes sė sundimit osman. Kjo pjesė e popullsisė dallohet qartė nė regjistrimet osmane, sepse pas ose pėrpara emrave tė banorėve myslimanė tė regjistruar, shėnohen emrat e zejeve pėrkatėse.
Pavarėsisht nga dallimet qė vihen re nė intensitetin e islamizimit tė popullsisė sė qyteteve shqiptare, diagrama e kėtij procesi gjatė shek. XVI ishte nė ngjitje tė pandėrprerė. Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė kėtij shekulli njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj popullsie kishte kaluar nė islamizėm. Feja e re kishte shėnuar sukses tė madh nė qytete tė tilla tė rėndėsishme, si Shkodra (nė kėtė kohė ishte islamizuar 100%), Peja (90%), Vuēiterna (80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kėrēova (65,5%), Kruja (63%), Berati dhe Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Dibra (51%), Tepelena (50%), Pėrmeti (41%), Novobėrda (37%), Struga (24%), Vlora (23%), Korēa dhe Trepēa (me nga 21%), Janieva (14%), Delvina (4%) etj.
Nga shqyrtimi i ritmeve tė procesit tė islamizimit tė popullsisė qytetare gjatė shek. XV-XVI, del se dinamika e kėtij procesi paraqitej veēanėrisht e shpejtė nė qytetet e Kosovės. Njė gjė e tillė shpjegohet, midis tė tjerash, me rrethanat politike tė veēanta qė ekzistonin nė Kosovė nė momentet e vendosjes sė sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovės ndodhej kėsaj kohe nėn sundimin politik tė shtetit serb, ndėrsa pushtetin fetar kėtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejės. Pėr rrjedhojė, likuidimi i sundimit serb dhe dobėsimi i pozitave tė kishės serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorėve tė krahinės qė t’i shpėtonin ndikimit tė kishės sė lartpėrmendur, duke pėrqafuar fenė islame si njė nga mjetet e shprehjes sė dallimit tė tyre etnik nga serbėt. Nga ana tjetėr, shkalla e lartė e islamizimit tė hershėm (shek. XV-XVI) tė qyteteve shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoni (pėr kėtė tė fundit mund tė pėrmenden Tetova dhe Kėrēova) ėshtė fakt mjaft domethėnės pėr tė treguar pavėrtetėsinė e tezės sė historiografisė serbe dhe joserbe, sipas sė cilės rajoni i Kosovės dhe ai i Maqedonisė Perėndimore u janė nėnshtruar ndryshimeve etnofetare nė dobi tė “shqiptarizimit” dhe “islamizimit”, si pasojė e “shpėrnguljeve” tė popullsisė sllave (desllavizimit) pas ngjarjeve tė fundit tė shek. XVII dhe dyndjes drejt kėtyre rajoneve tė popullsisė shqiptare tė malėsive veriore e lindore.
Ndėrsa nė pjesėn qytetare tė popullsisė shqiptare feja islame u pėrhap me ritme relativisht tė shpejta, veēanėrisht gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVI, dukuria e apostazisė (lėshimit tė fesė) ende kėsaj kohe nuk ishte karakteristike pėr popullsinė fshatare. Dallimet e mėdha midis popullsisė qytetare dhe asaj fshatare pėrsa i pėrket shkallės sė islamizimit, duken nė faktin se nė fundin e shek. XVI pėrqindja e islamizimit tė sė parės kapte shifrėn 49% nė njė kohė qė e dyta ishte islamizuar vetėm nė rreth 17% tė saj. Megjithatė, kalimi tėrėsisht nė islam i parisė shqiptare, konsolidimi i pozitave tė fesė islame nė qytete nėpėrmjet depėrtimit masiv tė saj nė radhėt e popullsisė qytetare, ishin premisa tė fuqishme pėr shpejtimin e ritmeve tė islamizimit edhe nė pjesėn fshatare tė popullsisė.
Ėshtė pėr kėtė arsye qė, duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin pėr braktisje masive tė fesė sė krishterė dhe pėrqafimit tė islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatė kėsaj kohe fshatra tė tėra kaluan nė fenė islame. Nė mjaft fshatra tė tjera vėrehet rėnie e dukshme nė numrin e shtėpive tė krishtera nga njėra anė, dhe shtim i shtėpive myslimane, nga ana tjetėr. Kėshtu, p.sh., nė vilajetin e Prishtinės numri i shtėpive tė krishtera nė vitin 1688 ishte pakėsuar 49% nė krahasim me numrin e shtėpive tė regjistruara nė vitet 1551-1555, ndėrsa nė vilajetin e Novobėrdės kjo shifėr shkonte deri nė 73%. Vetėm brenda viteve 1620-1624 nė 200 fshatra tė rrethit tė Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorė.
Nė vitin 1624 nė tėrė dioqezėn katolike tė Tivarit nuk numėroheshin mė shumė se 2 000 banorė tė besimit katolik, ndėrkohė qė nė qytetin me tė njėjtin emėr, kishte mbetur vetėm njė kishė e ritit tė lartpėrmendur, e cila mundi tė shėrbente si e tillė deri nė fund tė shek. XVII. Feja islame kishte bėrė pėr vete mė shumė besimtarė meshkuj sesa femra. Aty nga mesi i shek.XVII ky tipar i procesit tė islamizimit dukej mjaft qartė, po tė mbahet parasysh se shumicėn e bashkėsisė sė krishterė shqiptare nė kėtė kohė e formonin femrat, ngaqė popullsia mashkullore kishte pėrqafuar mė masivisht fenė e re. Sipas njė relacioni tė kreut tė Arkipeshkvisė sė Tivarit V. Zmajeviē, pėrpiluar mė 1703, procesi i islamizimit nė dioqezat e pėrfshira brenda juridiksionit tė Arkipeshkvisė sė lartpėrmendur (Shkodra, Pulti, Zadrima, Lezha dhe Durrėsi) kishte arritur nė kuota tė konsiderueshme. Kėshtu nė 109 fshatra tė dioqezės sė Shkodrės mesatarisht ishte islamizuar 51% e popullsisė, nė 52 fshatra tė Zadrimės (Sapės) 20%, nė 69 fshatra tė Lezhės 11%, ndėrsa nė 114 fshatra tė Durrėsit 49%. Nė vitet 20 tė shek. XVIII, nė nahijet dhe nė kazatė e Shqipėrisė sė Mesme popullsia, pothuajse tėrėsisht, kishte pėrqafuar besimin islam. Gjatė shek. XVIII edhe popullsia e krahinave tė Shqipėrisė Jugore u fut nė rrugėn e islamizimit masiv. Nė vitet 1735-1740 pjesa dėrrmuese e banorėve tė Vlorės, Beratit dhe tė krahinave pėrreth lėshoi fenė ortodokse dhe kaloi nė fenė islame.
Vrojtimi i dinamikės sė procesit tė islamizimit tregon se rreth mesit tė shek. XVIII struktura e re fetare e popullit shqiptar, d.m.th. pėrpjesėtimet sasiore midis popullsisė sė krishterė dhe asaj tė islamizuar, kishin arritur pak a shumė nė nivele tė qėndrueshme, tė cilat, me ndryshime tė pakta, do tė ruhen deri nė ditėt tona. Kalimet e mėvonshme nė islam, nga ana numerike nuk ishin tė asaj shkalle sa tė kishin ndikime tė ndjeshme nė strukturėn konfesionale tė popullit shqiptar.
Pranimi i islamit nga njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė krishtere shqiptare ishte njė proces qė nuk u zhvillua gjithnjė e gjithkund pa reagime. Njė nga format e qėndresės ndaj depėrtimit tė fesė sė re ishte krishterimi i fshehtė (kriptokristianizmi). Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė gjendje kalimtare dybesimi, pėrmes sė cilės individė tė krishterė e pranonin islamin vetėm formalisht, me qėllim qė tė shmangnin pagesėn e taksės sė xhizjes (haraēit) dhe tė gėzonin barazinė me popullsinė myslimane nė jetėn shoqėrore. Ndėrsa nė publik kėta individė paraqiteshin si myslimanė qė mbanin emra tė sferės islamike, shkonin nė xhami etj., nė familje, fshehtas, ata ushtronin ritin e krishterė.
Nė shumė raste, nga njė familje e pranonte fenė islame vetėm kryetari i saj, pėrfaqėsues i familjes nė marrėdhėniet me pushtetin osman, ndėrsa pjesėtarėt e tjerė tė familjes mbeteshin tė krishterė. Nė kėtė mėnyrė, nė disa krahina popullsia e tė cilave nė dukje ishte islamizuar, nė tė vėrtetė pėr njė farė kohe vijoi tė ruhej fshehtas feja e krishterė.
Krishterimi i fshehtė ishte njė dukuri e pranishme si nė mesin e popullsisė katolike, ashtu edhe tė asaj ortodokse. Veēanėrisht gjatė shek. XVI-XVIII gjendja e krishterimit tė fshehtė iu imponua popullsisė katolike shqiptare. Duke bashkėpunuar mė ngushtė me fuqitė katolike tė Perėndimit pėr t’u ēliruar nga sundimi osman, sidomos me rastin e luftėrave veneto-austro-osmane tė vitit 1683-1690 etj., mjaft individė tė besimit katolik, pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė pushtetit osman pas mbarimit tė luftėrave nė fjalė, pranonin publikisht fenė islame duke ruajtur fshehtas besimin e krishterė.
Numri i katolikėve tė fshehtė (laramanėve) u shtua sidomos pas luftės midis Austrisė dhe Perandorisė Osmane tė viteve 1737-1739. Pas tėrheqjes sė forcave austriake drejt veriut, kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga arkipeshkvi Mihal Suma mbetėn tė vetmuar pėrballė ndėshkimit tė pushtetit osman. Pėr t’u shpėtuar masave ndėshkuese tė autoriteteve osmane, njė pjesė e banorėve katolikė tė Shqipėrisė Veriore pranoi formalisht fenė islame, duke praktikuar fshehurazi besimin e krishterė.
Ekzistenca e dukurisė sė krishterimit tė fshehtė nė radhėt e popullsisė katolike herė pas here shkaktonte debate dhe pėshtjellim nė mesin e klerit katolik kur ishte fjala pėr administrimin e shėrbesave fetare pėr individėt qė ndiqnin fshehurazi ritin katolik. Vėmendje tė veēantė kėsaj ēėshtjeje i kushtoi edhe Koncili i Arbėnit (Kuvendi Kishtar Shqiptar), i mbledhur nė afėrsi tė Lezhės mė 1703, me nxitjen e drejtpėrdrejtė tė papa Klementit XI. Ky forum, qė u kryesua nga arkipeshkvi i Tivarit V. Zmajeviē, vendosi qė t’u jepej fund dilemave pėr kėtė ēėshtje, duke urdhėruar qė nė tė ardhmen individėt, tė cilėt publikisht silleshin si myslimanė dhe privatisht i pėrmbaheshin fesė sė tė parėve tė vet, tė braktisnin islamin dhe publikisht tė ushtronin krishterimin, nė mėnyrė qė kėshtu ata tė gėzonin tė drejtėn e shėrbesave tė shenjta (sakramenteve). Pėr tė krishterėt katolikė, qė kishin lėshuar besimin dhe kishin pėrqafuar islamin nė momente tė veēanta dėshpėrimi, u vendos qė shėrbesat e shenjta t’u jepeshin vetėm pasi ata tė deklaroheshin hapur si pėrpara kishės, ashtu dhe autoriteteve osmane pėr kthimin nė besimin e mėparshėm. Klerikėve katolikė u ndalohej qė tė kryenin shėrbesat pėr gratė katolike tė martuara me burra tė islamizuar, si dhe pėr gratė, burrat e tė cilave ishin islamizuar pas martesės. Megjithatė, nė praktikė kryerja e shėrbesave tė shenjta edhe pėr kėto kategori personash nė pėrgjithėsi vijoi tė zbatohej deri nė vitin 1744, kur pėr kėtė qėllim doli njė dekret i veēantė papal. Dekreti nė fjalė lejonte vetėm pagėzimet e fėmijėve tė kriptokristianėve nė momentet kur kėta tė fundit ishin duke vdekur.
Qėndrimi i Kishės Ortodokse ndaj kriptokristianėve ishte mė i butė sesa ai i Kishės Katolike. Gjatė procesit tė islamizimit nė rrjedhėn e shekujve edhe nė mesin e popullsisė ortodokse shqiptare kishte me shumicė individė tė islamizuar, tė cilėt fshehurazi ndiqnin ritin e krishterė. Mirėpo kėta individė nuk u privuan nga shėrbesat kishtare tė klerit ortodoks.
Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė situatė kalimtare nė jetėn e njė pjese tė popullsisė sė islamizuar shqiptare, situatė e cila pas njė kohe merrte fund me triumfin e besimit islam ose tė atij tė krishterė. Nė pėrgjithėsi kjo kategori njerėzish mbeti nė besimin islam, por pati raste kur ajo iu rikthye krejtėsisht krishterimit. Kėshtu ndodhi, p.sh., me popullsinė e krahinės sė Shpatit nė sanxhakun e Elbasanit. Banorėt e kėsaj krahine edhe pse fshehurazi mbanin emra tė sferės sė krishterė dhe vijonin tė ndiqnin ritin ortodoks, nė publik paraqiteshin me emra myslimanė dhe si tė tillė njiheshin edhe nga autoritetet osmane. Kėshtu nė dokumentet osmane tė viteve 20 tė shek. XVIII popullsia e krahinės sė Shpatit pėrgjithėsisht ėshtė regjistruar si popullsi e islamizuar. Vetėm nė vitin 1832, kur qeveria osmane i thirri nėn armė duke i konsideruar shtetas myslimanė, shpatarakėt e deklaruan veten publikisht tė krishterė, duke marrė pėrsipėr tė gjitha detyrimet qė rridhnin nga njė status i tillė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:39   #11
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Sektet islamike nė Shqipėri. Bektashizmi
Islami u pėrhap nė tokat shqiptare jo vetėm nė variantin e vet kryesor, sunit, por edhe nė formėn e sekteve (tarikateve) tė ndryshme, siē ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dėshmi tė pranisė sė kėtyre sekteve mistike nė territorin shqiptar janė teqetė e ndėrtuara nė njė numėr vendbanimesh. Midis sekteve islamike nė fjalė, bektashizmi fitoi njė popullaritet dhe shtrirje tė konsiderueshme nė viset shqiptare.
Bektashinjtė u shfaqėn sė pari nė formėn e njė urdhri dervishėsh nė pjesėn aziatike tė Perandorisė Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtės i kėtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur nė Iran mė 1249 dhe i vendosur nė Turqi mė 1284. Rol tė veēantė nė ngjizjen e ideve tė Haxhi Bektashit patėn kontaktet e tij me besimet aziatike tė budizmit dhe tė hinduizmit gjatė udhėtimeve qė ai kreu nė Indi, Tibet e nė Kinė. Themeluesit e bektashizmit qė nė fillim dolėn kundėr rreptėsisė doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinė pėr tė gjithė, vėllazėrinė dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtė e zhvilluan letėrsinė e vet fetare kryesisht nė gjuhėn osmane dhe jo arabisht dhe persisht.
Njė nga misionarėt kryesorė tė Haxhi Bektashit, i cili u bė i famshėm pėr predikimin e urdhrit bektashian nė hapėsirat ballkanike, ka qenė Sari Salltėku, pėr tė cilin qarkullojnė mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltėku, i cili u shndėrrua nė njė nga personalitetet mė tė shquara tė bektashizmit, nė fillim tė shek. XIV u dėrgua nga Haxhi Bektashi nė Ballkan e nė Shqipėri dhe i maskuar me veladonin e njė murgu tė krishterė, me durim e maturi tė veēantė, punoi pėr tė mbjellė farėn e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltėku pėr tė pėrmbushur misionin e lartpėrmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej nė punėn e vet nga njė numėr dervishėsh, tė cilėt i pėrhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht nė emėr tė profetit Jezu Krisht dhe jo tė Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltėku dhe bashkėpunėtorėt e vet themeluan nė Korfuz edhe njė “institut ortodoks”, i cili nė tė vėrtetė u pėrdor pėr tė pėrhapur nė popull idetė e lirisė, dashurisė dhe tė disiplinės bektashiane.
Qė prej kohės sė themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotėsuar nga pikėpamja ideore dhe organizative, derisa nė fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtėn pėrfundimtare kėtij urdhri.
Bektashizmi qė nė fillimet e veta u paraqit si njė sekt islamik liberal, duke qenė i afėrt nė shumė aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi tė cilat mbėshtetej besimi bektashian: e vėrteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Kėta tre elementė konsiderohen si shtylla tė kėtij besimi dhe si parimet udhėheqėse tė veprimtarisė sė njeriut. Nė kėtė mėnyrė porositej qė ndjekėsit e kėtij urdhri tė ishin tė drejtė dhe tė sinqertė kudo dhe kurdo, tė luftonin pėr tė qenė sa mė tė ditur dhe tė zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.
Ndryshe nga besimtarėt sunitė, bektashinjtė nuk e kishin tė ndaluar pėrdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesėn e fytyrės sė grave kur dilnin nė publik. Bektashizmi respektonte ekzistencėn dhe zhvillimin e lirė tė kombeve dhe tė besimeve tė ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) pėr bektashinjtė s’ishin gjė tjetėr veēse prehja e shpirtit kur njeriu bėn mirė dhe vuajtja e tij kur njeriu bėn keq nė jetė. Falja gjithashtu pakėsohej nga pesė herė vetėm nė dy herė nė ditė, ndėrsa agjėrimi, nga njė muaj nė dhjetė ditė, duke ndėrprerė vetėm tė pirėt e ujit.
Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bėri kėtė sekt mjaft tė pranueshėm e tėrheqės pėr mjedisin ballkanik e veēanėrisht pėr atė shqiptar, ku feja e krishterė bashkėjetonte me elementė tė fuqishėm tė trashėgimisė pagane tė periudhės parakristiane. Nė kėtė mėnyrė, pėrhapja e bektashizmit nė tokat shqiptare u bė njė nga aspektet kryesore tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, duke e shoqėruar kėtė proces qė nga fillimet e tij. Edhe pse, siē u theksua mė sipėr, tradita bektashiane duhet tė ketė qenė e hershme nė Shqipėri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike tė njohura deri mė tani i regjistrojnė gjurmėt e saj qė nga gjysma e dytė e shek. XVII. Sipas tė dhėnave tė pėrftuara nga udhėpėrshkrimi i gjeografit osman Evlija Ēelebiu, nė disa qytete shqiptare tė kėsaj kohe ekzistonin vende tė shenjta dervishėsh, si teqe, tyrbe etj. Me terma mė konkretė pėrmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut nė Kaninė tė Vlorės e ndėrtuar nga Sinan Pasha si vepėr bamirėsie. Nė qytetin e Vlorės gjithashtu ekzistonte njė teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dėshmohet nė kėtė kohė edhe nė qytetin e Gjirokastrės, kur thuhet se shumica e popullsisė sė kėtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur pėr Aliun (ėshtė fjala pėr dhėndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, pėr tė cilin bektashinjtė kishin adhurim tė veēantė); festonin krahas dy Bajrameve si ditė tė shenjta, Shėn Gjergjin, Nevruzin, Shėn Mitrin, Sari Salltėkun, dhe nė kėto festa pinin verė tė kuqe dhe raki. Edhe nė vendbanime tė tjera shqiptare, si nė Pogradec, Mitrovicė, Kaēanik etj., sipas burimit tė mėsipėrm, ekzistonin teqe bektashiane, ēka flet pėr shtrirjen relativisht tė gjerė tė kėtij sekti islamik deri nė vitet 60-70 tė shek. XVII.
Njė nga qendrat e spikatura tė bektashizmit shqiptar ishte bėrė qyteti i Krujės, ku disa dėshmi interesante, siē janė gurėt e varreve me simbole bektashiane qė datojnė pėrkatėsisht nė vitet 1717 e 1728, flasin qartė pėr praninė e kėtij urdhri nė qytet tė paktėn qė nga dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVII. Lidhjet e ngushta tė Krujės me bektashizmin duken qartė edhe nė faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe tė vogla) bektashiane, nė rrethinėn e qytetit ka ekzistuar nė Kreshtėn e Malit edhe vendi i shenjtė me emrin e Sari Salltėkut, qendėr e njohur pelegrinazhi jo vetėm pėr besimtarėt e kėtij sekti, por edhe pėr njerėz tė besimeve tė tjera.
Ritmet e pėrhapjes sė bektashizmit nė radhėt e popullit shqiptar u shpejtuan gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII dhe fillimeve tė shek. XIX, kohė kur urdhri i mėsipėrm fitoi mbėshtetjen e Ali pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Duke qenė kundėrshtar i pushtetit qendror osman, nė mėnyrė tė vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniēerėve, nė kėtė kohė opozitar i pushtetit sulltanor. Me kėtė shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese nė radhėt e jeniēerėve. Madje, thuhet se vetė Ali Pasha pėrqafoi bektashizmin dhe bėri ēmos pėr fuqizimin e kėtij urdhri nė Shqipėri. Sundimtari i Janinės u lidh ngushtė edhe me njė nga misionarėt e bektashizmit nė Shqipėri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e tė cilit ishte veēanėrisht e spikatur nė Krujė dhe nė rrethin e saj, ku u ndėrtua nė vitin 1802 edhe njė teqe me emrin e tij.
Kryeqendra e pashallėkut, Janina, ishte kthyer nė vendqėndrim pėr mjaft dervishė e misionarė tė ndryshėm tė urdhrit bektashian, tė cilėt vinin nga Stambolli apo qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, tė larguar prej andej pėr arsye tė ndryshme. Brenda territorit tė pashallėkut dervishėt bektashianė gjenin kushte tė pėrshtatshme dhe trajtim tė privilegjuar nga ana e Ali Pashės. Atyre u viheshin nė dispozicion shuma tė hollash dhe ndėrtesa pėr banim, ndėrsa nė mjaft raste edhe prona tė konsiderueshme. Kėshtu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i njė teqeje nė Prevezė, gėzonte njė benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe njė shtėpi tė kushtueshme, kurse njė tjetėr dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashės), u pajis me prona tokėsore tė konsiderueshme me tė ardhura prej mė se 20 000 frangash, duke u emėruar njėkohėsisht edhe si sheh i njė teqeje pranė qytetit tė Pargės.
Njė tjetėr dinjitar i urdhrit bektashian nė Pashallėkun e Janinės, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i njė teqeje nė hyrje tė qytetit tė mėsipėrm, zotėronte gjithashtu sipėrfaqe tė gjera tokėsore me tė ardhura tė lakmueshme.
Pas likuidimit tė korpusit tė jeniēerėve nga sulltan Mahmuti II mė 15 qershor 1826, nė Stamboll dhe nė qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, shpėrtheu njė stuhi e fortė dhune e represioni kundėr urdhrit bektashian. Nė kryeqytetin e perandorisė u shkatėrruan mjaft teqe tė kėtij urdhri, u arrestuan, u burgosėn, u ezekutuan ose u dėbuan baballarė, dervishė, si dhe u konfiskuan libra tė shumtė. Mirėpo nuk kaloi shumė kohė dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrė veten me shpejtėsi. Nga ana tjetėr, furtuna kundėrbektashiane e sulltan Mahmutit II nė viset shqiptare kaloi pa pasoja tė rėnda, duke mos pėrjashtuar kėtu ndonjė ndikim negativ qė ushtroi nė kėtė drejtim rivaliteti midis Ali pashė Tepelenės si mbrojtės i bektashizmit dhe Bushatllinjve tė Shkodrės si mbrojtės tė islamit sunit dhe kundėrshtarė tė bektashizmit.
Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik qė depėrtoi nė viset shqiptare. Emri i kėtij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rėndėsi tė veēantė nė historinė e kėtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vėrtetė i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston nė tėrheqjen e besimtarit nė njė dhomė tė veēuar pėr tė kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me pėrmendjen e Zotit me zė tė lartė nėn emra tė ndryshėm tė gjetur posaēėrisht pėr njė gjė tė tillė.
Shehlerėt dhe dervishėt halvetinj nė tė shumtėn e kohės, kanė qenė aleatė tė pushtetit politik osman nė ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit nė vendet e sunduara dhe nė luftėrat e tij kundėr fuqive tė krishtera.
Fillesat e pėrhapjes sė halvetizmit nė tokat shqiptare i takojnė fundit tė shek. XIV dhe gjysmės sė parė tė shek. XV. Megjithatė, depėrtimi i kėtij sekti nė mesin e popullit shqiptar bėhet mė i dukshėm duke filluar nga gjysma e parė e shek. XVI. Vendpėrhapja e tij fillestare u bėnė krahinat e Shqipėrisė Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosėn misionarėt halvetinj qenė Delvina dhe Vlora. Nxitėsi kryesor i kėtij procesi ishte Jakup Efendiu, njė nga shehlerėt e dėgjuar tė kėtij sekti nė kėtė kohė, ndėrsa qendėr e rrezatimit halvetian pėr krahinat e lartpėrmendura ishte qyteti i Janinės, ku, qė nė vitin 1390 ishte themeluar njė teqe e kėtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I.
Duke u nisur nga fakti se nė Berat, Korēė, Elbasan dhe nė Vlorė nė fund tė shek. XV dhe fillim tė shek. XVI dėshmohet tė jenė themeluar teqe halvetiane, do tė pranohet se pėrhapja gjeografike e kėtij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i kėtij procesi shpejtohet edhe mė shumė gjatė shek. XVIII, shekull gjatė tė cilit tarikati halvetian shton praninė e vet edhe nė Kosovė dhe nė trevat shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore. Kjo shihet nė rrjetin e teqeve halvetiane qė themelohen gjatė kėsaj kohe nė kėto treva. Kėshtu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kėrēova etj., u bėnė qendrat kryesore tė halvetizmit.






Faktorėt ndikues nė islamizimin e popullsisė shqiptare
Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqėrore
Pėrhapja e islamit nė tokat shqiptare ishte njė dukuri e shkaktuar prej bashkėveprimit tė njė numri faktorėsh tė natyrave tė ndryshme: politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Perandoria Osmane ishte njė shtet islamik qė pranonte tė drejtėn e ekzistencės brenda kufijve tė tokave nėn sundimin e vet edhe tė komuniteteve fetare joislamike, mjafton qė kėto tė fundit tė njihnin pushtetin e sulltanit dhe tė paguanin njė taksė tė caktuar (xhizjen) si kompensim pėr “mbrojtjen” qė gėzonin nėn hijen e sovranit osman. Kėshtu edhe nė Shqipėri, pushtimi osman nuk u shoqėrua me pėrdorimin e dhunės sė organizuar e tė drejtpėrdrejtė shtetėrore me synim ērrėnjosjen e fesė ekzistuese (krishterimit) dhe imponimin e islamit nė vend tė saj. Dy prej sulltanėve osmanė, Selimi I dhe Murati IV, qė projektuan islamizimin me forcė tė tė gjithė popullsisė sė krishterė tė perandorisė, u detyruan tė hiqnin dorė qė nė fillesė prej kėtyre projekteve pėr shkak tė kundėrshtimit tė vendosur tė drejtuesve tė lartė tė klerit islamik dhe tė qarqeve kishtare. Mbijetesa e komuniteteve tė krishtera nė Shqipėri, pavarėsisht nga tkurrjet e tyre pėr llogari tė kalimeve masive nė fenė islame, e vėrteton mė sė miri atė qė u tha mė sipėr.
Megjithatė, mjaft aspekte tė politikės sė shtetit osman kundrejt vendeve tė krishtera tė pėrfshira nėn sundim, rrjedhimisht edhe ndaj Shqipėrisė, shėrbyen si shkaqe tė mirėfillta qė inkurajuan procesin e pėrhapjes sė fesė islame ndėr shqiptarėt. Nė radhė tė parė kėtu duhen pėrmendur mekanizmat politikė, qė u pėrdorėn pėr tėrheqjen e fisnikėrisė feudale vendase nė hierarkinė ushtarako-administrative osmane. Qoftė nėpėrmjet marrjes sė pinjollėve tė familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti nė Stamboll, qoftė nėpėrmjet tėrheqjes sė njė pjese tjetėr drejtpėrsėdrejti nė sistemin e timarit (si timariotė tė krishterė dhe mė pas tė islamizuar), shteti osman ia arriti tė islamizojė dhe tė inkuadrojė brenda strukturave tė veta njė pjesė tė madhe tė elitės sė shoqėrisė shqiptare tė kohės. Pjesa tjetėr, e cila vendosi tė mos pajtohet me sundimin osman duke organizuar dhe udhėhequr njė qėndresė tė armatosur disa dhjetėravjeēare gjatė shek. XV, pas mposhtjes sė kėsaj qėndrese, ose u detyrua tė braktisė vendin ose pranoi islamizmin, duke u integruar gjithashtu nė sistemin e ri politik osman.
Nga ana tjetėr, njė ndėr parimet bazė tė ndėrtimit administrativ tė shtetit osman ishte sigurimi i nėpunėsve dhe i funksionarėve tė tė gjitha niveleve tė administratės kryesisht nga kontingjentet e islamizuara tė individėve tė grumbulluar nė Stamboll nėpėrmjet detyrimit tė devshirmesė ose nga burime tė tjera, siē ishin robėrit e luftės tė kapur nė betejat e ndryshme tė ushtrive osmane gjatė operacioneve luftarake. Njė sistem i tillė i quajtur “sistemi i robėrve” (kul sistemi) u pėrdor me sukses sidomos gjatė shekujve tė parė tė sundimit osman, duke u bėrė burim i fuqisė dhe i qėndrueshmėrisė sė perandorisė, ngaqė kuadri drejtues i administratės shtetėrore ishte pėrgatitur dhe edukuar rreptėsisht me frymėn e besnikėrisė ndaj fesė islame dhe sulltanit. Pėr shkak tė pozitės gjeopolitike delikate (ndodhej nė brezin kufitar perėndimor tė Perandorisė Osmane), si dhe tė prirjeve luftarake tė spikatura tė banorėve tė saj, Shqipėria u bė jo vetėm njė nga vendet ku detyrimi i devshirmesė gjeti zbatimin mė tė gjerė, por edhe vendi qė pėrgjithėsisht u qeveris nga shqiptarė tė dalė nga kontingjentet e lartpėrmendura. Nė kėtė mėnyrė, klasa ushtarako-administrative osmane nė viset shqiptare, duke qenė etnikisht e njėjtė me tė qeverisurit e vet, duke zotėruar jo vetėm pushtetin politik, por edhe atė ekonomik (ishte pronare e timareve, zeameteve, haseve etj.), u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr depėrtimin e islamit nė radhėt e bashkėkombėsve tė vet.
Pėrmasat e gjera tė pėrhapjes sė islamizmit nė tokat shqiptare kanė lidhje edhe me ballafaqimet e ashpra tė armatosura tė popullit shqiptar me ushtritė osmane nė kushtet e njė qėndrese tė pashembullt disa dhjetėravjeēare pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė tokave shqiptare. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve gjatė shek. XV, e cila kulmoi me luftėrat nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, u shtyp nė vitin 1479 me rėnien e qytetit tė Shkodrės nė duart e osmanllinjve. Dėmet e mėdha njerėzore, materiale e kulturore qė pėsoi populli shqiptar nė kėtė luftė u bėnė kushte lehtėsuese pėr depėrtimin e islamizmit nė radhėt e popullsisė vendase tė mbetur, sidomos asaj tė pėrfshirė brenda rrezes sė veprimeve luftarake. Braktisja e mjaft qendrave tė banuara nga popullsia e krishterė, e cila mėrgoi jashtė atdheut, krijoi mundėsinė pėr islamizimin e kėtyre vendbanimeve, duke pasur parasysh nė kėtė rast edhe grumbullimin e elementėve tė islamizuar pėrreth. Shembull domethėnės pėr kėtė ishte qyteti i Shkodrės, i cili vetėm disa vjet pas rėnies nė duart e osmanllinjve, nė defterin osman tė regjistrimit tė vitit 1485 rezulton i islamizuar nė masėn 48%.
Nė mjaft raste lėshimi i besimit tė krishterė dhe pėrqafimi i fesė islame nga popullsia shqiptare shihej si mjet shpėtimi nga ndėshkimi i pushtetit osman pėr shkak tė pjesėmarrjes sė saj nė kryengritjet e ndryshme ēlirimtare, duke bashkėpunuar edhe me shtete tė ndryshme tė Perėndimit. Kėshtu, p.sh., ndodhi pas shtypjes sė kryengritjes shqiptare qė shpėrtheu gjatė luftės veneto-osmane tė viteve 1646-1649, kur e gjithė popullsia katolike e qytetit tė Tivarit dhe periferisė sė tij u detyrua tė mohojė besimin e vet dhe tė kalojė nė islamizėm. Rredhoja tė tilla nė procesin e islamizimit patėn edhe ngjarje tė tjera tė kėsaj natyre, si luftėrat austro-osmane tė viteve 1683-1699 dhe 1737-1739.
Braktisja e fesė sė krishterė dhe pėrqafimi i islamizmit u stimuluan fuqishėm edhe nga detyrimi i popullsisė sė krishterė pėr t’i paguar shtetit osman taksėn e xhizjes. Nė njė mjedis shoqėror ku sundonte varfėria dhe skamja, pamundėsia pėr ta paguar rregullisht njė taksė tė tillė, qė me zhvlerėsimet e monedhave tė kohės rritej progresivisht nė vlerė monetare, bėnte qė nga viti nė vit barra e tė prapambeturave nga kjo taksė tė rėndohej deri nė atė masė, sa qė tė krishterėt taksapagues tė ēliroheshin nga ky detyrim duke gjetur si zgjidhje shpėtimtare braktisjen e besimit ekzistues dhe kalimin nė fenė islame. Relatorėt katolikė tė shek. XVII-XVIII, pėrgjithėsisht, xhizjen (haraēin) e konsiderojnė si faktor kryesor pėr gėrryerjen e krishterimit dhe pėrhapjen e islamit ndėr besimtarėt shqiptarė. Sipas njė raporti tė vitit 1610 dėrguar Vatikanit nga arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, fshatra tė tėra tė Shqipėrisė kishin mohuar besimin e krishterė pėr t’i shpėtuar pagesės sė haraēit (xhizjes). Me qėllim qė tė shpėtonin besimtarėt e vet nga rreziku i mohimit tė fesė sė krishterė dhe kalimit nė islam, si rrjedhojė e rėndimit gjithnjė e mė shumė tė barrės sė xhizjes, njerėz tė rėndėsishėm tė hierarkisė kishtare katolike shqiptare, siē ishte p.sh. arkipeshkvi i Tivarit Vinēens Zmajeviē, sugjeruan edhe rrugėdalje tė tilla nga kjo gjendje. E tillė ishte ndėrhyrja pranė autoriteteve osmane pėr tė pėrjashtuar nga kjo taksė kategoritė mė tė varfra tė popullsisė, ose gjetja e mundėsive pėr t’i shpėrngulur nė vendet katolike tė Perėndimit, ku do t’u siguroheshin edhe kushtet e nevojshme pėr punė dhe jetesė. Kėshtu, mė 1704, 117 banorė nga dioqeza e Tivarit ishin dėrguar nė Venedik ku ishin punėsuar duke u inkuadruar me pagesė nė ushtrinė e kėtij vendi.
Shumė individė e ndėrruan fenė duke pranuar islamizmin edhe si mundėsi pėr tė shmangur rrezikun e diskriminimit shoqėror dhe si mjet pėr tė siguruar pėrparėsitė politike dhe ekonomike qė ofronte shoqėria osmane e kohės. Nga ana tjetėr, prirjet dhe zotėsitė luftarake tė shqiptarėve nė rrethanat e sundimit osman, kur nevojat ushtarake tė perandorisė ishin aq tė shumta, u ofronin atyre shanse tė mėdha pėr tė pėrmirėsuar kushtet ekonomike dhe pėr tė siguruar mbijetesėn nėse pėrqafonin islamin. Kėshtu qė nuk ishin tė paktė tė krishterėt shqiptarė qė braktisnin fenė e tyre dhe pėrqafonin islamin, nė mėnyrė qė tė mundėsonin pėrfshirjen e tyre nė shėrbime tė ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtėsve shqiptarė tė kėshtjellės sė Zhulatit (fshat nė rrethin e Gjirokastrės), tė cilėt ndėrruan fenė pasi vetėm kėshtu mund tė mbeteshin nė shėrbimin e lartpėrmendur, ėshtė fakt tepėr domethėnės pėr atė ēka u theksua mė sipėr.
Mendimtarė tė shquar shqiptarė, si Sami Frashėri, Fan S. Noli, Faik Konica etj., kanė vėnė nė dukje rolin jo tė vogėl qė kanė luajtur karakteristikat e lartpėrmendura nė shtyrjen e popullsisė shqiptare drejt pėrqafimit tė islamit. Nė veprėn e vet “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, S. Frashėri shkruan midis tė tjerash se, “shqiptarėt kishin zėnė tė marrėnė besėn’e tyrqet (turqve - shėn. i aut.) e tė bėhenė myslimanė qė pa rėnė Shqipėria nė duar tė tyrqet. Po si u bėnė kėta zotėrinjt’ (sunduesit - shėn. i aut.) e Shqipėrisė, kėthyerj’e besės u shtua shumė mė tepėr edhe mė tė gjith’ anėt tė Shqipėrisė zunė tė marrėnė besėn’ e mundėset (fitimtarėve - shėn. i aut.) duke thėnė tek ėshtė kordha, ėshtė besa! Shqipėtarėtė kanė kėtė vetiė qė rėndonenė ēpejt nga njė besė e duanė gjithėnjė ta ndėrojnė; si pan’ qė tyrqitė s’u bėjnė nder atyre qė s’janė nė besėt tė tyre, s’pėrtuanė pėr tė marr’atė besė”.
Praktika e ndėrrimit tė fesė pėr hir tė pragmatizmit politik, nė tė vėrtetė kishte ekzistuar qė nė kohėt mesjetare. Veēanėrisht princat shqiptarė e kishin bėrė zakon qė pėrkatėsinė e vet fetare t’ua pėrshtasnin aleancave me shtete tė ndryshme tė Lindjes ose tė Perėndimit.

Gjendja kishtare nė viset shqiptare
Me gjithė rėndėsinė e padiskutueshme tė faktorėve politikė, ekonomikė dhe shoqėrorė nė nxitjen e procesit tė kalimit nė islamizėm tė njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar, njė rol pėrcaktues nė kėtė proces luajtėn veēoritė e situatės fetare nė viset shqiptare nė momentet e kontaktimit tė shqiptarėve me islamin.
Ndryshe nga popujt e tjerė fqinjė ballkanikė, shqiptarėt nuk kishin njė kishė tė vetme kombėtare. Pėrkundrazi, duke u ndodhur nė njė pozitė gjeopolitike tė veēantė, territori shqiptar u gjend nė vijėn kufitare midis dy kishave universale tė kohės: Kishės Katolike Romake me seli nė Vatikan dhe asaj Ortodokse me seli qendrore nė Konstandinopojė (Stamboll).
Nė mėnyrė tė pėrafėrt, kufirin midis popullsisė shqiptare tė ritit katolik dhe asaj tė ritit ortodoks e formonte vija Durrės-Elbasan-Dibėr-Shkup. Megjithatė, edhe nė veri tė vijės sė lartpėrmendur, veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr trevat shqiptare veriore dhe verilindore (pėrkatėsisht viset brenda kufijve tė sotėm tė Malit tė Zi dhe tė Kosovės), ekzistonin pėrzierje tė popullsisė katolike me atė ortodokse, qė bėnte pjesė nė juridiksionin e Patrikanės sė Pejės. Edhe pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, marrėdhėniet midis dy kishave kryesore karakterizoheshin nga rivaliteti pėr tė zgjeruar hapėsirat e ndikimit dhe pėr tė shtuar numrin e besimtarėve nė kurriz tė njėra-tjetrės. Mungesa e harmonisė, grindjet dhe tensionet nė marrėdhėniet midis institucioneve kishtare tė dy riteve kryesore (katolike dhe ortodokse), patėn ndikime tė forta nė dobėsimin e pozitave tė krishterimit nė mesin e shqiptarėve dhe nė lehtėsimin e depėrtimit tė islamit nė radhėt e tyre.
Nė kushte mė tė vėshtira u gjend sidomos Kisha Katolike, e cila u shtrėngua tė vuante rrjedhojat negative tė ashpėrsimit tė politikės sė Portės sė Lartė si kundėrpėrgjigje ndaj rolit parėsor qė kishte Selia e Shenjtė Romake nė projektimin e fushatave luftarake antiosmane tė ndėrmarra prej shteteve perėndimore.
Organizimi administrativ i Kishės Katolike nė trojet shqiptare pėrgjithėsisht mbeti i pandryshuar gjatė kohės sė sundimit osman, pėrjashto kėtu ndryshimet si pasojė e ngushtimit hapėsinor tė Katolicizmit pėr shkak tė pėrhapjes sė islamizmit. Nė Veri, Arkipeshkvia e Tivarit vijonte tė ishte kryeqendra e krishterimit katolik shqiptar. Nė varėsi tė saj ishin dioqezat (ipeshkvitė) katolike tė Tivarit, Shkodrės, Lezhės, Sapės (Zadrimės), Pultit dhe Prizren-Shkupit (nė juridiksionin e kėsaj tė fundit pėrfshihej popullsia katolike shqiptare nga Prizreni deri nė Shkup).
Nė jug ndodhej Arkipeshkvia e Durrėsit, nga e cila vareshin njė numėr dioqezash (ipeshkvish), siē ishin ato tė Durrėsit, Krujės, Arbėrisė (pėrfshinte kryesisht fshatrat midis Elbasanit dhe Tiranės), Lisit (Mat), Bendės (pėrfshinte fshatrat e krahinės sė Shėngjergjit, rrethi i Tiranės), Kunavisė (pėrfshinte famullitė nė zonėn midis Durrėsit, Tiranės, Peqinit dhe Kavajės).
Megjithatė, struktura administrative e Kishės Katolike nė trojet shqiptare, si rrjedhim i pėrparimit tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, nė disa pėrbėrės tė saj kishte mbetur vetėm simbolike, pasi masa kryesore e besimtarėve nė njė numėr dioqezash kishte braktisur fenė katolike duke kaluar nė islamizėm. Njė dukuri e tillė aty rreth gjysmės sė dytė tė shek. XVII ndeshej jo vetėm nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme (rrethet e Elbasanit, Kavajės, Durrėsit, Krujės dhe Matit), por edhe nė mjaft krahina shqiptare veriore e verilindore (Tivar, Ulqin, Shkodėr, viset e Kosovės etj.).
Me qėllim qė tė ndalonte rėnien e mėtejshme tė krishterimit katolik dhe valėn e apostazisė (lėshimit tė fesė) nė ballafaqim me islamin dhe me lėvizjet reformatore nė Evropė, nė fillim tė shek. XVII Selia e Shenjtė e Romės mori masa tė rėndėsishme pėr gjallėrimin e veprimtarisė sė misionarėve katolikė nė Shqipėri dhe nė Ballkan. Mė 1622 u themelua Shoqata e Shenjtė e Pėrhapjes sė Fesė (Sacra Congregatione de Propaganda Fide). Ndėrsa nė vitin 1634 shoqata nė fjalė rithemeloi nė Shqipėri misionet franēeskane (dega e Minorėve Observantė tė Reformuar), tė cilėt, tė stėrvitur nė kryerje detyrash nė vende me shkallė tė lartė vėshtirėsie, luajtėn njė rol jo tė vogėl nė fuqizimin e qėndresės sė katolicizmit pėrballė depėrtimit gjithnjė e nė rritje tė fesė islame. Misionarėt e urdhrit franēeskan nė tokat shqiptare kishin organizimin e vet tė veēantė nė pika tė caktuara misionare, duke pasur bashkėrenditės tė pėrgjithshėm tė veprimtarisė sė tyre prefektin e misioneve. Pika tė tilla ku ishte pėrqendruar veprimi misionar franēeskan ndodheshin nė Shkodėr (fshatrat Grudė e Shas), Pultin e Sipėrm, Pukė, Zadrimė (fshati Troshan), Lezhė (fshati Pėdhanė), Mirditė, Krujė (Derven) dhe nė Pult. Nė kėto pika ishin ngritur edhe kisha tė vogla (oratore). Duke qenė se misionarėt franēeskanė ishin pėrgjithėsisht me kombėsi tė huaj, njė nga detyrat e tyre kryesore ishte mėsimi sa mė shpejt i gjuhės shqipe me qėllim qė tė predikonin dhe tė komunikonin si duhet me besimtarėt nė gjuhėn vendase.
Krahas ngritjes sė pikave misionare franēeskane pėr frenimin e kalimit nė fenė islame tė besimtarėve katolikė, Selia e Shenjtė e Romės dendėsoi veprimtarinė e vet pėr zgjerimin e hapėsirave tė ndikimit tė Kishės Katolike, duke u pėrpjekur tė pėrfshinte brenda rrezes sė administrimit tė vet edhe krahina me popullsi ortodokse. Pėr kėtė qėllim u nxit praktika e uniatizmit, e cila nėnkuptonte lidhjen e popullsisė ortodokse me Selinė e Shenjtė tė Romės vetėm duke njohur Papėn si At shpirtėror dhe duke vijuar, nga ana tjetėr, t’i pėrmbahej liturgjisė sė Kishės Ortodokse.
Aktivistėt kryesorė tė lėvizjes uniate u bėnė murgjit bazilianė, tė cilėt qė nga fillimi i shek. XVI u dėrguan grupe-grupe nga Italia nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut. Kėta ishin kryesisht me prejardhje nga arbėreshėt e Sicilisė dhe e dendėsuan veprimin e vet misionar veēanėrisht gjatė shek. XVII-XVIII. Nė viset jugore (kryesisht nė Himarė), uniatizmi njohu disa suksese, qė lidhen me faktin se popullsia e Himarės njohu pėr njė farė kohe autoritetin shpirtėror tė Papės sė Romės. Kjo duket qartė nė kėrkesėn qė pėrfaqėsuesit e popullsisė himariote i drejtuan mė 1577 papa Gregorit XIII pėr t’i ndihmuar nė rindėrtimin e rezidencės episkopale tė shkatėrruar nga osmanllinjtė. Ky ndikim i uniatizmit u pa sidomos nė propozimin qė himariotėt bėnė katėr vjet mė vonė, pėr tė ngritur flamurin e revoltės antiosmane nėn emrin e Papės dhe tė mbretit tė Spanjės, Filipit V, nė se do t’u premtohej tė futeshin nėn juridiksionin e Kishės Katolike, duke njohur Papėn si “kreun shpirtėror tė vėrtetė dhe mė tė lartė”, me kusht qė tė ruanin shėrbesat kishtare nė pėrputhje me traditėn dhe ritin e vet.
Rol tė rėndėsishėm pėr nxitjen e lėvizjes uniate luajtėn edhe kolegjet e Grottaferratės (afėr Romės) dhe Mexojusos (Sicili), tė cilat drejtoheshin nga murgjit bazilianė dhe pėrgatisnin priftėrinj tė ritit uniat. Terrenin mė tė pėrshtatshėm uniatizmi e gjeti te arbėreshėt e Italisė, tė cilėt formuan masėn mė tė madhe tė besimtarėve ortodoksė me prejardhje nga krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, asaj tė Jugut, si dhe nga ngulimet arbėrore tė Greqisė, tė cilėt u pėrfshinė nėn qeverisjen shpirtėrore tė Kishės Uniate, strukturė kjo, e posaēme, e Kishės Katolike Romake. Pėrsa i pėrket krahinės sė Himarės, uniatizmi nuk mundi t’i qėndrojė kundėrveprimit tė Kishės Ortodokse dhe si rrjedhojė, aty nga vitet 60-70 tė shek. XVIII, popullsia e krahinės sė lartpėrmendur u rikthye nėn autoritetin kishtar lindor.
Me gjithė vėshtirėsitė e krijuara pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, Kisha Romake kishte arritur tė mbante njė status tė caktuar, sipas tė cilit, ajo ruante lirinė e administrimit dhe tė predikimit fetar nė mesin e popullsisė katolike. Kjo duket qartė edhe nė beratin (dekretin) e sulltanit qė, krahas diplomės sė lėshuar nga zyra pėrkatėse e Vatikanit, konfirmonte nė postin e tij titullarin e Kishės Katolike nė Shqipėri, arkipeshkvin e Tivarit. Ky i fundit duhet ta ushtronte funksionin nė pėrputhje me zakonet dhe ligjin, si dhe me kėrkesat e ritit tė vet. Atij duhet t’i bindeshin tė gjithė priftėrinjtė vartės duke iu drejtuar pėr tė gjitha ēėshtjet e Arkipeshkvisė (kryepeshkopatės). Titullarit tė kishės i njihej e drejta tė posedonte pasuritė e tė gjithė priftėrinjve vartės qė vdisnin, kur kėto pasuri llogariteshin nėn 5 000 akēe. Autoritetet porositeshin tė miratonin dhe tė mos pengonin asnjė procedurė qė lidhej me lėnien e pasurive nga ana e fetarėve nė dobi tė tė vobektėve tė kishės sipas ritit dhe zakoneve. Kreu i kishės gėzonte tė drejtėn tė emėronte e tė shkarkonte lirisht varėsit e vet nė pėrshtatje me ritin e zakonin, pa pėsuar asnjė ndėrhyrje prej administratės shtetėrore. Veē kėsaj, atij i njihej e drejta mbi kurorėzimet e martesave dhe divorcet brenda juridiksionit tė vet kishtar. Nga ana tjetėr, tėrė inventari i pasurive tė luajtshme dhe tė paluajtshme tė Kishės Katolike nė Shqipėri ishte nėn posedimin dhe administrimin e arkipeshkvit tė sipėrpėrmendur.
Vetėm pasi tė kishte siguruar beratin sulltanor, njė kopje e tė cilit i pėrcillej kadiut tė Tivarit, vendi ku ishte selia qendrore e Kishės Katolike Shqiptare, mund tė fillonte lirisht nga ushtrimi i funksionit tė vet kreu i kishės nė fjalė.
Masat e marra pėr tė siguruar mbijetesėn e krishterimit katolik nė Ballkan dhe veēanėrisht nė tokat shqiptare, nuk mundėn tė shmangnin njė varg keqkuptimesh, mungesash dhe dukurish negative qė vijonin tė ishin tė pranishme nė gjirin e bashkėsisė katolike shqiptare. Nė vetvete ato ishin shkaqe tė mirėfillta pėr lehtėsimin e depėrtimit islam nė radhėt e saj.
Nė radhė tė parė Kisha Katolike nė viset shqiptare duhet tė pėrballonte vėshtirėsitė e mėdha, qė lidheshin me bindjen e besimtarėve tė vet pėr tė pranuar e pėr tė zbatuar nė jetėn e tyre tė pėrditshme kalendarin e ri gregorian, i cili mė 1582 zėvendėsoi atė julian. Kjo reformė kalendarike e ndėrmarrė prej papa Gregorit XIII, pėr njė kohė tė gjatė shkaktoi keqkuptim e hutim ndėr besimtarėt katolikė, tė cilėt nuk e kishin tė lehtė tė braktisnin traditėn e gjatė qė kishte formuar kalendari i vjetėr (julian) si pėrsa u pėrket datave tė festave fetare, ashtu edhe kalendarizimit tė veprimtarisė ekonomike dhe shoqėrore. Pėr mė tepėr, reagimet negative ndaj kalendarit tė ri nxiteshin edhe nga fakti se bashkėkombėsit e tyre ortodoksė vijonin t’i pėrmbaheshin kalendarit tė vjetėr. Ngatėrresat dhe shqetėsimet e shkaktuara nga ndėrrimi i kalendarit jo rrallė ndėrlikoheshin deri nė atė masė, saqė nxisnin edhe braktisje tė besimit katolik dhe kalime nė ritin ortodoks ose nė fenė islame.
Njė nga ēėshtjet shqetėsuese pėr ushtrimin e katolicizmit nė Shqipėri ishte edhe gjendja aspak e kėnaqshme e kishave. Me vendosjen e sundimit osman, njė pjesė e tyre ose u shkatėrrua, ose u kthye nė xhami. Kėshtu p.sh. pas pushtimit nga osmanėt mė 1571 tė qytetit tė Tivarit, kryeqendėr e katolicizmit shqiptar, kisha arkipeshkvnore e Shėn Gjergjit, njė ndėrtim madhėshtor nė llojin e vet, u shndėrrua nė xhami. Tė njėjtin fat pėsoi edhe selia e arkipeshkvit tė Tivarit, e cila u shndėrrua nė vendqėndrim tė kadiut tė kėtij qyteti. Edhe nė dioqezat e tjera katolike shqiptare shumė kisha ishin rrėnuar, ndėrsa disa tė tjera kishin ndėrruar destinacion, duke shėrbyer hera-herės edhe si depo armatimi pėr ushtrinė osmane, siē ndodhi me kishėn e Shėn Mėrisė sė Borės nė Lezhė. Gjithashtu njė tjetėr kishė e rėndėsishme e kėtij qyteti, katedralja e Shėn Kollit (vendvarrim i Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut), pėr njė periudhė 40-vjeēare shėrbeu si xhami. Nė rrethana misterioze qe djegur nė vitin 1592 edhe kisha e Zonjės sė Ngritur nė Qiell nė qytetin e Prizrenit, bashkė me tė cilėn u dogjėn edhe mjaft libra tė vjetėr, si dhe njė ikonė tepėr e ēmuar. Njė sasi e madhe librash u dogjėn edhe nė katedralen e Krujės kur kjo u pushtua nga osmanllinjtė. Veē kėtyre, edhe nė shumicėn e kishave qė shpėtuan nga shkatėrrimi apo ndryshimi i funksionit tė tyre, vėreheshin mungesa nė pajisjet e brendshme dhe kujdes i pamjaftueshėm pėr mirėmbajtjen e tyre.
Mjaft problematike pėr Kishėn Katolike nė Shqipėri ishte bėrė edhe ēėshtja e nivelit arsimor dhe teologjik tė klerit, si dhe shkalla e respektimit tė etikės dhe e disiplinės kishtare nė veprimtarinė e tij tė pėrditshme. Pėrsa i pėrket nivelit arsimor e teologjik, me pėrjashtim tė klerikėve tė niveleve tė larta (titullarė dioqezash e arkipeshkvish etj.), tė shkolluar nė kolegje dhe shkolla tė larta teologjike nė Itali, pjesa mė e madhe e klerit ishte e shkolluar pak ose aspak. Njė gjė e tillė vėshtirėsonte sė tepėrmi komunikimin e tyre me besimtarėt, i bėnte ata tė paaftė pėr tė celebruar si duhet meshat dhe pėr tė kryer detyrimet e tjera tė shenjta. Veē kėsaj, kishte mjaft klerikė qė nuk respektonin etikėn dhe disiplinėn kishtare. Ishin jo tė rralla rastet kur klerikė tė ndryshėm bashkėjetonin me gra (konkubina), linin pas dore shėrbesat e shenjta, nuk mbanin si duhet evidencat kishtare pėr martesat, lindjet dhe vdekjet etj. Nga ana tjetėr, nė mjaft dioqeza katolike shqiptare kishte mungesa jo tė vogla nė numrin e priftėrinjve. “Shpirtrat po bjerren jo aq nga tirania e turkut (administrata osmane - shėn. i aut.), sesa nga mungesa e meshtarėve”, shkruante nė njė relacion tė vetin drejtuar Vatikanit mė 1633, kryepeshkopi i Tivarit, Pjetėr Mazreku. Kombi shqiptar, vijonte ai, ėshtė mė i mjerė dhe mė i braktisur ndėr tė gjitha kombet qė janė nė Evropė, sepse “... arbėrit qė as pėr zell besimi, as pėr bindje e pėrkushtim ndaj tė parit tė Kishės Romake, nuk i lėshojnė vend asnjė kombi tjetėr, po vuajnė mjerisht dhe po bien pėrditė, sepse janė pa shkolla, pa kolegje e pa asnjė ndihmė shpirtėrore”. Mėse njė herė edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė klerit katolik shqiptar tė shek. XVII, si Frang Bardhi etj., shtruan dhe argumentuan domosdoshmėrinė e themelimit tė njė kolegji fetar, i cili do tė pėrballonte nė njė masė nevojat e pėrgatitjes sė klerikėve katolikė vendas. Kjo do tė shmangte vendosjen e prelatėve tė huaj nė funksione tė ndryshme kishtare nė Shqipėri, tė cilėt duke mos ditur gjuhėn e vendit, nuk ishin frytdhėnės nė veprimtarinė e vet nė mjedisin shqiptar.
Veēanėrisht e mprehtė bėhej ēėshtja e mungesės sė priftėrinjve katolikė nė rastet e konflikteve ushtarake tė shtetit osman me shtetet evropiane, kur, pėr shkak tė bashkėpunimit me kėto tė fundit tė klerit katolik, duke nxitur ose udhėhequr popullsinė nė kryengritje ēlirimtare antiosmane, autoritetet zbatonin masa tė ashpra ndėshkuese. Nė kėtė mėnyrė njė pjesė e mirė e klerit, veēanėrisht pjesa e mesme dhe e lartė e tij, shtrėngohej tė arratisej pėr t’i shpėtuar represionit. Pėr ta zbutur kėtė situatė hera-herės autoritetet osmane, tė ndodhura edhe nėn presionin e fuqive perėndimore, nxirrnin urdhėresa tė posaēme, me tė cilat garantonin lėvizjen e lirė dhe ushtrimin pa probleme tė misionit fetar nga ana e prelatėve katolikė. Kėshtu, nė vitin 1704 (pa kaluar shumė kohė nga lufta austro-osmane e viteve 1683-1699), qeveritari i pėrgjithshėm i sanxhakėve tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit, Hydaverdi pashė Begolli (nga Peja), shpalli njė urdhėresė me anėn e sė cilės porosiste kadilerėt dhe mėkėmbėsit e vet nė sanxhakėt e lartpėrmendur qė askush tė mos lejohej tė trazonte peshkopėt, priftėrinjtė ose fretėrit dhe qė tė gjithė kėta tė kishin liri tė plotė pėr tė mėsuar tė krishterėt e tyre pa kundėrshtim nga kushdoqoftė, si dhe tė shėtisnin ngado, tė vizitonin tė krishterėt e tė vepronin siē ua kėrkonte rregulli i tyre.
Tendosja qė karakterizonte nė pėrgjithėsi marrėdhėniet midis administratės osmane dhe krerėve tė Kishės Katolike nė Shqipėri pėr shkak tė rolit tė kėtyre tė fundit nė organizimin e qėndresės antiosmane, nuk pėrjashtonte momentet e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy palėve nė periudhat e qetėsimit tė gjendjes. Nė kėtė kontekst mund tė vlerėsohet edhe urdhėresa e pėrmendur mė sipėr. Veēanėrisht marrėdhėniet e kryepeshkopit tivaras Zmajeviēit dhe Hydaverdi pashė Begollit janė njė shembull tipik i bashkėjetesės normale midis kėtyre dy institucioneve, ēka ka qenė inkurajuese pėr mbijetesėn e katolicizmit nė Shqipėri.
Shpresat pėr njė frymėmarrje mė tė lirė tė bashkėsisė katolike shqiptare pėrballė rrezikut tė tkurrjes gjithnjė e mė shqetėsuese si rrjedhojė e depėrtimit tė fesė islame nė radhėt e besimtarėve, u ngjallėn mė shumė kur fuqi tė mėdha katolike tė Perėndimit, si Franca dhe mė pas edhe Austria, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare tė nėnshkruara me shtetin osman, fituan tė drejtėn e protektoratit (mbrojtjes) pėr popullsitė katolike brenda kufijve tė shtetit osman. Qė nė kohėn e Luigjit XIV Franca e shtoi interesimin e vet pėr tė krishterėt shqiptarė e veēmas pėr ata katolikė. Njė gjė e tillė u qartėsua mė shumė me rritjen e pranisė franceze nė tokat shqiptare, gjė qė u konkretizua me hapjen nė shek. XVII tė konsullatave nė qytete tė ndryshme, si nė Durrės etj. Artikulli 42 i Kapitulacioneve tė vitit 1673 ishte baza juridike mbi tė cilėn vendosej e drejta e Francės pėr tė qenė mbrojtėse e bashkėsisė katolike shqiptare. Kjo e drejtė e shtetit francez u pėrforcua edhe mė pas me njė artikull tė veēantė tė marrėveshjes sė Kapitulacioneve tė vitit 1740.
Mė aktive nė qėndrimet e veta ndaj fateve tė katolicizmit nė territoret e sunduara nga Perandoria Osmane ishte Austria. Traktatet ndėrkombėtare tė pėrfunduara midis shtetit osman dhe fuqive evropiane gjatė shek. XVII-XVIII, veēanėrisht ai i Sistovos i vitit 1791, duke njohur pėrmes neneve tė posaēme lirinė dhe tė drejtat e besimtarėve katolikė tė perandorisė pėr tė ushtruar besimin e tyre, i jepnin gjithashtu Austrisė privilegjin e mbrojtjes sė interesave tė bashkėsisė katolike e nė rastin konkret, edhe tė bashkėsisė katolike shqiptare. Kėtė tė drejtė tė njohur historikisht si “Kultus-Protektorati” (Mbrojtja e Kultit), Perandoria Austro-Hungareze do ta ushtrojė mė fuqishėm gjatė shek. XIX, kur dhe interesimi i saj pėr bashkėsinė katolike shqiptare dhe pėr Shqipėrinė nė tėrėsi bėhet mė i ndjeshėm dhe mė konkret. Rritja e ndikimit tė Vjenės nė kėtė drejtim favorizohej shumė edhe nga acarimi gjithnjė e mė i shtuar i marrėdhėnieve osmano-ruse duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVIII.
Mbrojtja e drejtpėrdrejtė ose e tėrthortė e shteteve tė krishtera tė Perėndimit ishte faktor i rėndėsishėm pėr mbijetesėn e krishterimit katolik shqiptar, sidomos pėrsa i pėrket garantimit tė njė statusi tė qėndrueshėm tė tij nė kushtet e sundimit osman, ashtu sikundėr armiqėsimi periodik i Perėndimit me shtetin osman ndikonte nė ashpėrsimin e qėndrimeve tė tij ndaj bashkėsisė katolike, duke inkurajuar kėshtu depėrtimin e islamit nė radhėt e saj.
Ndryshe nga Kisha Katolike, veprimtaria e Kishės Ortodokse nė viset shqiptare zhvillohej nė kushte mė tė favorshme. Qendra drejtuese kryesore e ortodoksisė shqiptare dhe asaj ballkanike nė tėrėsi, Patrikana Ekumenike e Konstandinopojės, qė nga koha e pushtimit osman, siguroi marrėdhėnie tė mira me sundimtarėt e rinj dhe ruajti njė status disi tė privilegjuar brenda strukturave tė Perandorisė Osmane. Menjėherė pas pushtimit tė Konstandinopojės dhe shpalljes sė saj kryeqytet tė perandorisė, sulltan Mehmeti II e shpalli veten protektor tė Kishės Ortodokse dhe emėroi kreun e ri tė Patrikanės Ekumenike. Nė kėtė post tė lartė ai vendosi peshkopin Genadios (i mbiquajtur Skolaris), njė klerik ky i dalluar si kundėrshtar i bashkimit tė Kishės Lindore me atė Perėndimore.
Dekreti sulltanor pėr emėrimin e patrikut tė ri ekumenik i garantonte kėtij tė fundit, dhe gjithė hierarkisė kishtare ortodokse nė varėsi tė tij, ruajtjen e privilegjeve qė ata gėzonin nė Perandorinė Bizantine. Patrikanės dhe strukturave vartėse tė saj u njihej e drejta e administrimit tė plotė tė jetės shpirtėrore dhe kishtare tė besimtarėve ortodoksė. Pėr mė tepėr, Patrikana e Stambollit pajisej edhe me pushtet tė gjerė civil. Ajo kishte mjaft kompetenca gjyqėsore pėr tė trajtuar e vendosur pėr ēėshtjet qė lindnin midis shtetasve ortodoksė tė perandorisė. Gjykata kishtare ortodokse mund tė vendoste gjoba, tė burgoste fajtorėt, madje tė jepte edhe dėnime kapitale. Pėr kėtė arsye, Patrikanės i ishte rezervuar edhe njė burg i veēantė. Gjykatat kishtare, lokale dhe qendrore, kishin gjithashtu atribute ekskluzive tė shqyrtimit dhe tė vendosjes pėr ēėshtje qė lidheshin me tė drejtėn familjare (martesat, divorcet etj.).
Njė tjetėr aspekt domethėnės i statusit tė veēantė tė Kishės Ortodokse nė kuadrin e Perandorisė Osmane ishin edhe privilegjet fiskale. Pushteti osman edhe nė kėtė drejtim u njihte patrikėve, mitropolitėve dhe krerėve tė tjerė tė hallkave tė ndryshme tė administratės kishtare ortodokse, tė drejtėn qė, nė emėr tė kishės, tė posedonin pasuri tė shumta tė tundshme dhe tė patundshme dhe tė mblidhnin njė sėrė taksash nga besimtarėt.
Patrikana e Stambollit pėrfaqėsonte qendrėn kryesore drejtuese tė bashkėsive ortodokse ballkanike (pėrfshi kėtu edhe atė shqiptare) dhe autoritetin mė tė lartė kishtar ortodoks pėrpara sulltanit.
Megjithatė, nė Ballkan vijuan tė ekzistojnė e tė funksionojnė, edhe pas vendosjes sė sundimit osman nė kėto hapėsira, dy organizata kishtare ortodokse me status tė kishave autoqefale: Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejės. Ndėrsa e para nuk pati ndėrprerje tė ekzistencės sė saj, e dyta u suprimua pėr njė kohė rreth njėshekullore pėr t’u rikrijuar mė 1557. Brenda statusit tė tyre autonom, dy kishat e lartpėrmendura gėzonin nė nivel lokal tė njėjtat privilegje qė kishte Patrikana Ekumenike e Stambollit.
Nė kushtet e kėtij organizimi administrativ tė ortodoksisė ballkanike gjatė sundimit osman, nga pikėpamja administrativo-kishtare popullsia ortodokse shqiptare ishte e pjesėtuar mė trish: njė pjesė e madhe e saj gjendej nėn juridiksionin e Kryepeshkopatės sė Ohrit dhe mė konkretisht, tė mitropolive tė Kosturit, Manastirit, Korēė-Elbasanit, Beratit dhe tė Durrėsit, si dhe tė peshkopatave tė Dibėr-Kėrēovės, Prespės e Mokrės. Ndėrkohė, nė pika tė ndryshme tė territorit shqiptar ishin themeluar nė kohė tė ndryshme edhe njė varg manastiresh ortodokse, siē ishin: manastiri i Shėn Mėrisė nė Ardenicė (Myzeqe), njė tjetėr po me kėtė emėr nė Apoloni, manastiri i Shėn Kozmait nė Halikondas (Myzeqe) etj. Autoriteti kishtar i Kryepeshkopatės njohu zgjerim tė dukshėm pas vendosjes sė sundimit osman, duke u shtrirė deri edhe te arbėreshėt e Italisė Jugore. Deri nė vitin 1557 nė kuadėr tė administrimit tė saj kishtar gjendej edhe pjesa ortodokse e popullsisė shqiptare tė Tetovės dhe Shkupit, e cila pas kėtij viti kaloi nėn administrimin e Patrikanės sė Pejės. Nė kėtė mėnyrė, brenda juridiksionit tė kėsaj tė fundit do tė hynte pėrsėri popullsia shqiptare me pėrkatėsi tė krishterė ortodokse dhe banuese nė viset shqiptare veriore (brenda kufijve tė Malit tė Zi), nė ato verilindore (Kosovė) dhe lindore (sot brenda kufijve tė Maqedonisė).
Popullsia ortodokse e viseve shqiptare jugore poshtė vijės sė ndikimit tė Kryepeshkopatės sė Ohrit, edhe pas vendosjes sė sundimit osman, vijoi tė mbetej nėn administrimin kishtar tė mitropolive dhe peshkopatave me varėsi tė drejtpėrdrejtė nga Patrikana e Stambollit.
Megjithėse Patrikana e Stambollit dhe kishat e tjera ortodokse autoqefale, ajo e Ohrit dhe ajo e Pejės, politikisht ishin tė qeta, sepse gėzonin mbrojtjen e pushtetit osman, bashkėsia ortodokse shqiptare e qeverisur prej kėtyre kishave, me kohė filloi tė prekej nga procesi i islamizimit. Nė pjesėn ortodokse tė popullsisė shqiptare tė administruar prej Patrikanės Serbe tė Pejės, sikurse ėshtė theksuar mė parė, ky proces pėrparoi mė vrullshėm pėr shkak tė identifikimit tė saj me sundimin shekullor serb nė periudhėn paraosmane.
Mirėpo edhe nė strukturat e Patrikanės sė Stambollit dhe tė Kryepeshkopatės sė Ohrit, nėn juridiksionin e tė cilave ndodhej pjesa mė e madhe e popullsisė ortodokse shqiptare, shfaqeshin jo pak probleme, tė cilat ndikonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi nė dobėsimin e autoritetit tė kishės nė radhėt e besimtarėve. Kėshtu, p.sh., grindjet midis mitropolive apo peshkopatave pėr ēėshtje tė juridiksionit ishin tė pranishme kohė pas kohe nė administratėn kishtare. Edhe nė rastin e Kishės Ortodokse, padija e klerikėve dhe paaftėsia e tyre pėr tė kryer shėrbesat fetare dhe pėr tė komunikuar si duhet me besimtarėt, ishin dukuri jo tė rralla nė historinė e kishės nė fjalė.
Nuk ndikonin mirė nė masėn e besimtarėve ortodoksė edhe shfaqjet e ndryshme tė korrupsionit, siē ishte p.sh. dhėnia e ryshfeteve pėr blerjen e posteve tė larta kishtare. Kjo dukuri negative u vu re si nė Patrikanėn Ekumenike tė Konstandinopojės, ashtu edhe nė Kryepeshkopatėn e Ohrit.
Nga ana tjetėr, nuk ishin tė rralla rastet kur mitropolitėt dhe drejtues tė tjerė tė administratės kishtare u merrnin besimtarėve nė formė taksash mė shumė tė holla, sesa u ishte njohur zyrtarisht. Ndėrsa nė viset kufitare tė juridiksionit tė dioqezave katolike nė veri tė Shqipėrisė, peshkopė dhe autoritete tė tjera kishtare tė Patrikanės sė Pejės u bėnin trysni besimtarėve dhe klerikėve katolikė pėr tė paguar pėr llogari tė tyre taksa tė ndryshme.
Rritja e pretendimeve tė Rusisė pėr tė marrė rolin e protektores sė popullsive ortodokse ballkanike, veēanėrisht duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVIII, ndėrkohė qė marrėdhėniet e saj me Stambollin po acaroheshin me shpejtėsi, i dhanė rast sulltanit dhe aleates sė tij, Patrikanės Ekumenike, qė t’i shtynin drejt suprimimit strukturat kishtare autonome siē ishin Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejės. Rezultat i rrethanave tė lartpėrmendura ishte likuidimi i Patrikanės sė Pejės mė 1766 dhe i Kryepeshkopatės sė Ohrit mė 1767. Kėtej e tutje Patrikana e Stambollit futi nėn varėsinė e vet tė drejtpėrdrejtė tė gjitha mitropolitė dhe peshkopatat, qė mė parė vareshin nga dy kishat e lartpėrmendura.
Gjatė dhjetėvjeēarėve pasardhės Patrikana Ekumenike intensifikoi veprimtarinė e vet pėr fuqizimin e krishterimit ortodoks pas humbjeve tė mėdha qė ai kishte pėsuar me kalimin nė fenė islame tė njė numri tė madh besimtarėsh gjatė shekujve tė sundimit osman. Njė nga misionarėt e dalluar tė Kishės Ortodokse gjatė kėsaj kohe ka qenė Kozma Etoliani, i cili vinte nga shkolla e Malit Athos dhe shėtiti mjaft krahina tė Shqipėrisė Jugore, duke predikuar Biblėn nė radhėn e besimtarėve ortodoksė. Gjatė kėtij udhėtimi misionar ai hapi edhe mjaft shkolla nė gjuhėn greke. Veprimtaria e Kozma Etolianit u pėrqendrua sidomos nė krahinėn e Beratit. Pikėrisht kėtu, nė gusht tė vitit 1779, ai gjeti edhe vdekjen, sipas tė gjitha gjasave, nga agjentėt e sundimtarit tė Beratit, Kurt Ahmet pashės. Varri i tij ndodhet nė fshatin Halikondas, ku me urdhėr tė sundimtarit tė Janinės, Ali pashė Tepelenės, nė vitin 1813 u ndėrtua njė manastir me emrin e Shėn Kozmait.
I tėrė kompleksiteti i organizimit kishtar nė viset shqiptare, administrimi i krishterimit shqiptar prej qendrave tė ndryshme kishtare, shoqėruar kjo me mospajtime e kundėrshtime tė herėpashershme midis tyre, ishte njė faktor specifik me rėndėsi tė veēantė pėr dobėsimin e qėndresės ndaj depėrtimit tė fesė islame gjatė sundimit osman. Pėr mė tej, kjo gjendje specifike lehtėsonte ndjeshėm edhe veprimin e faktorėve tė tjerė nė dobi tė pėrhapjes sė islamizmit nė radhėt e popullsisė shqiptare.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:40   #12
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Rrjedhojat e pėrhapjes sė islamit nė tokat shqiptare




Pėrhapja e islamizmit nė trojet shqiptare ishte njė proces me rrjedhoja tė shumanshme pėr jetėn ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė popullit shqiptar. Rezultati kryesor i kėtij procesi ishte fakti se nė strukturėn konfesionale tė tij tashmė pėrfshihej si pjesė pėrbėrėse popullsia myslimane. Prania e saj konstatohej qartė veēanėrisht nė qytete, nė tė cilat ku mė herėt e ku mė vonė, nė pėrshtatje me ecurinė e procesit tė islamizimit, u krijuan mėhallėt (lagjet) myslimane krahas atyre tė krishtera. Mėhallėt e reja myslimane u krijuan e u zgjeruan kryesisht nė pjesėn e re (jashtė kėshtjellave) tė qytetit. Deri nė fund tė shek. XVI mėhallėt myslimane ishin bėrė realitet nė qytetet e Shkodrės (8), Pejės (13), Prizrenit (8), Prishtinės (11), Vuēiternės (7) etj. Mė pas, gjatė shek.XVII mėhallėt e veēanta me popullsi myslimane duken edhe nė qytetet e Beratit (20), Elbasanit (18) etj. Pėr emėrtimin e mėhallėve tė reja myslimane u pėrdorėn emra tė njerėzve tė shquar tė krahinės ku ndodhej qyteti, tė krerėve tė esnafeve ose tė klerikėve myslimanė. Nė disa raste mėhallėt pėrmenden edhe me emrat e xhamive apo tė mesxhideve qė ishin ndėrtuar aty.
Ndryshimet nė strukturėn fetare tė popullit shqiptar si rrjedhim i depėrtimit tė islamizmit, u pasqyruan edhe nė arkitekturėn dhe urbanistikėn e vendbanimeve shqiptare. Njė numėr kishash u shndėrruan nė xhami, ndėrkohė qė u ndėrtuan me shumicė objekte tė reja tė kultit islamik, si xhami, teqe, shkolla (medrese), qendra bamirėsie (imarete) etj., duke i shtuar kėshtu pamjes urbanistike tė vendbanimeve nė tė cilat u pėrhap islamizmi, njė aspekt islamiko-oriental. Normat dhe rregullat islamike u shtrinė edhe nė fushėn e organizimit tė veprimtarisė ekonomike, veēanėrisht tė zejtarisė nė qytete.
Islamizimi i popullsisė shqiptare ishte njė proces me ndikime tė ndjeshme edhe nė shumė aspekte tė kulturės shpirtėrore. Nė doket, martesat dhe nė krijimtarinė artistike (gojore dhe tė shkruar) u dukėn shpejt elementėt e kulturės islamiko-orientale. Martesat nė pėrgjithėsi filluan tė bėheshin brendapėrbrenda secilit komunitet fetar (djemtė myslimanė me vajza myslimane, ndėrsa ata tė krishterė me vajza tė krishtera), ndėrkohė qė popullsia e islamizuar nisi tė dallohej edhe nga mėnyra e veshjes. Mė tė spikatura kėto dallime ishin nė veshjen e grave myslimane qė banonin nė qytete, tė cilat filluan tė pėrdornin ferexhenė pėr tė mbuluar pjesėrisht ose tėrėsisht fytyrėn nė publik.
Duke filluar tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. XVI, nė njė pjesė tė mirė tė saj edhe krijimtaria letrare u zhvillua sipas modeleve islamiko-orientale. Nga ana tjetėr, gjurmėt qė la procesi i islamizimit nė jetėn e shoqėrisė shqiptare tė kohės u shoqėruan me ndikime tė dukshme edhe nė fondin leksikor tė shqipes. Njė numėr jo i paktė fjalėsh e shprehjesh me prejardhje turko-arabe depėrtuan nė sfera tė veēanta, sidomos nė emėrtesėn e artikujve tė pėrdorimit shtėpiak, tė gjellėtarisė etj.
Me pėrhapjen e fesė islame nė viset shqiptare, u thellua mė tej diversiteti fetar, gjė qė potencialisht krijonte kushte pėr pėrēarjen dhe shpėrbėrjen e kombit shqiptar. Mirėpo njė gjė e tillė nuk ndodhi, pėr arsye se realiteti i ri fetar ishte njė mozaik i vendosur mbi njė shtrat tė fuqishėm, tė pėrforcuar nė rrjedhėn e historisė nga veprimi i faktorėve tė konvergjencės, siē ishin tiparet etnopsikologjike, gjuha dhe kultura e pėrbashkėt etj. Nga ana tjetėr, ashtu sikundėr krishterimi (ortodoks apo katolik), edhe islami te shqiptarėt pėrgjithėsisht mbeti njė fe popullore (veēanėrisht nė pjesėn fshatare tė popullsisė), larg intolerancės dhe fanatizmit doktrinar. Pėr mė tepėr, pėrhapja nė viset shqiptare e sekteve (tarikateve) tė ndryshme islamike krahas islamizmit (sunit) e zbuti mjaft klimėn e marrėdhėnieve ndėrfetare nė trevat shqiptare. Njė rol tė veēantė nė kėtė drejtim luajti urdhri bektashian, i cili duke qenė i afėrt me tė dy besimet kryesore, Krishterimin dhe islamizmin, duke predikuar tolerancėn dhe mirėkuptimin mbarėshqiptar, kontribuoi nė frenimin e prirjeve ndarėse nė gjirin e popullsisė dhe nė fuqizimin e lidhėzave tė unitetit mbi baza etnike e kombėtare.
Tė dhėnat e dokumentacionit historik pėrbėjnė vėrtetimin mė tė sigurt pėr ekzistencėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės pa probleme tė shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme. Misionari katolik Pjetėr Mazreku nė njė raport tė tijin dėrguar Selisė sė Shenjtė tė Romės mė 1633 jo pa habi theksonte: “Meqenėse rrijnė vazhdimisht bashkė, shumė sende nxėnė tė krishterėt nga tė pafetė (myslimanėt - shėn. i aut.) si p.sh. me kremtue ditėn e premte qė asht festa kryesore e turqve (myslimanėve - shėn. i aut.) dhe bestytni tė pafund. Turqit (myslimanėt - shėn. i aut.), si tė rrjedhun nga tė krishterėt, ruajnė shumė zakone tė tė krishterėve; pėrsa u pėrket festave, ftojnė njeni-tjetrin ndėr morte, ndėr kremtime dhe kur bajnė dasma. Shumė nga kėta tė krishterė tue marrė e dhanė me ta, besojnė se edhe ata shelbohen (shėndetėsohen - shėn. i aut.), nė qoftė se kryejnė disa tė kėqia ...”. Kėtė tė vėrtetė e vinte re edhe njė vėzhguese e huaj nė Stamboll, e cila mė 1717 nė lidhje me shqiptarėt shkruante: “Kėta njerėz, qė jetojnė midis tė krishterėve dhe muhamedanėve dhe qė nuk ua kanė marrė dorėn mosmarrėveshjeve fetare, deklarojnė se nuk janė aspak nė gjendje tė gjykojnė se cili besim ėshtė mė i miri. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, ata i ndjekin me maturi tė dy besimet. Shkojnė nė xhami tė premteve dhe nė kishė tė dielave, duke nxjerrė si pretekst se nė ditėn e gjykimit do tė kenė mbrojtjen e profetit tė vėrtetė; mirėpo, se kush na qenka ky profet, nuk janė nė gjendje ta pėrcaktojnė nė kėtė botė”.
Veēanėrisht gjatė shekujve kur procesi i islamizimit tė popullsisė shqiptare ishte nė zhvillim e sipėr, vija dalluese midis pjesės sė krishterė dhe asaj tė islamizuar tė popullsisė paraqitej jo fort e theksuar. Kėshtu, p.sh., nė mjaft raste ndryshimet nė pėrkatėsinė fetare u shpėrfillėn nė sfera tė tilla tė rėndėsishme tė jetės shoqėrore siē ishin marrėdhėniet martesore. Burimet historike tė shek. XVII-XVIII jo rrallė ofrojnė tė dhėna sipas tė cilave vajza tė krishtera martoheshin me djem tė islamizuar dhe se kėta tė fundit u kėrkonin priftėrinjve katolikė qė grave tė tyre tė krishtera t’u jepeshin sakramentet e shenjta (pagėzimi, kungimi, rrėfimi etj.). Pėr mė tepėr, nė kundėrshtim me rregullat fetare, ata kėrkonin qė edhe fėmijėt e lindur nga kėto martesa tė pėrziera tė pagėzoheshin nė kishė. Ishin tė shumta rastet kur edhe familje tėrėsisht tė islamizuara u kėrkonin priftėrinjve pagėzimin e fėmijėve tė vet. Nė zonėn fshatare sidomos, toleranca nė zbatimin e normave dhe tė porosive tė fesė islame ishte akoma mė e shprehur. Siē ka theksuar dijetari shqiptar Fan. S. Noli, fshatarėt shqiptarė nė rast nevoje, pa ndryshim feje, trokasin me radhė nė derėn e priftit, tė hoxhės e tė babait. Nė mesin e popullsisė sė kėsaj zone ishin pothuajse tė panjohura dukuri tė tilla, si mbulimi i fytyrės sė grave etj. Nė kėtė segment tė popullsisė shqiptare, pėr shkak tė prirjeve konservuese mė tė fuqishme, bashkėjetesa e traditave parakristiane (pagane), kristiane dhe islamike, ishte mė karakteristike sesa nė mjedisin qytetar.
Nga ana tjetėr, pjesėmarrja e pėrbashkėt e popullsisė shqiptare si tė krishterė, ashtu dhe myslimane, nė lėvizjen ēlirimtare antiosmane, flet qartė pėr cektėsinė e ndarjes fetare pėrballė vetėdijes sė bazuar nė njėsinė kombėtare. Midis tė tjerash, kėtė fakt e pėrforcon edhe Pjetėr Budi, njė nga prelatėt katolikė dhe intelektualėt e shquar shqiptarė tė shek. XVII, i cili nė njė projekt tė vetin tė vitit 1621, pėr organizimin e kryengritjes ēlirimtare nė Shqipėri, llogariste si pjesėmarrės nė tė jo vetėm pjesėn e krishterė, por edhe atė myslimane tė popullit shqiptar.
Thellimi i ndryshueshmėrisė fetare gjatė sundimit osman, pėr shkak tė kalimit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė katolike dhe asaj ortodokse nė fenė islame, nuk e cenoi karakterin etnik tė popullit shqiptar, pėrkundėr pohimit tė ndonjė studiuesi se popullsia e islamizuar bashkė me fenė humbiste edhe ndėrgjegjen kombėtare. Duhet theksuar se nė viset shqiptare pranė vijės sė takimit me etni tė huaja, procesi i islamizimit ishte njė nga faktorėt qė ndikuan nė pėrveēimin etnik tė popullsisė shqiptare dhe tė trojeve tė saj nga popujt fqinjė. Njė gjė e tillė mund tė thuhet sidomos pėr brezin kufitar enik qė fillon nga trevat shqiptare veriore (sot gjenden brenda kufijve politikė tė Malit tė Zi) dhe vazhdon nė ato verilindore (Kosova) dhe lindore (viset shqiptare brenda kufijve politikė tė Maqedonisė sė sotme).
Nė kundėrshtim me tė vėrtetėn, nė njė pjesė tė mirė tė historiografisė sė huaj dhe veēanėrisht nė veprat e historianėve sllavė, sidomos kur ėshtė fjala pėr viset shqiptare verilindore dhe lindore (pėrkatėsisht Kosova dhe trevat shqiptare nė Maqedoni), kanė qarkulluar e qarkullojnė teza qė synojnė nė njė paraqitje tė deformuar jo vetėm tė pamjes etnike tė viseve tė lartpėrmendura nė tė shkuarėn historike, por edhe tė bashkėlidhjes sė procesit tė islamizimit me realitetin etnik tė kėtyre viseve. Teza tė tilla konvergojnė nė idenė se islamizimi nė Kosovė ėshtė dukuri qė si kohė u pėrket kryesisht shek. XVIII-XIX dhe qė lidhet me “eksodin” e malėsorėve shqiptarė drejt tokave tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, ngjarje kjo qė paska shoqėruar “shpėrnguljet e mėdha serbe” pas luftėrave austro-osmane tė viteve 1689-1690 dhe 1737-1738. Sipas mbrojtėsve tė pikėpamjeve tė tilla, ardhėsit shqiptarė tė islamizuar qė mbushėn hapėsirėn “e boshatisur” tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Perėndimore islamizuan edhe banorėt e mbetur sllavė, duke sjellė kėshtu, pas islamizimit tė tyre edhe “shqiptarizimin” e kėtyre territoreve.
Nė fakt, shqyrtimi i kujdesshėm i tė dhėnave historive qė ofrojnė burimet e shek. XVI-XVII tė shpie nė pėrfundime tė kundėrta me pohimet e lartpėrmendura. Viset e Kosovės dhe viset e tjera shqiptare nė Maqedoninė e sotme u bėnė pjesė e procesit tė islamizimit, si proces unik qė pėrfshiu tėrė hapėsirėn etnike shqiptare. Madje, popullsia e viseve tė lartpėrmendura, pėr shkak tė rrethanave politike e shoqėrore tė veēanta nė tė cilat ndodhej nė prag tė vendosjes sė sundimit osman, dallohej pėr hershmėrinė e fillimeve tė kalimit nė islamizėm dhe pėr ritme mė tė larta tė zhvillimit tė kėtij procesi nė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullit shqiptar. Mjafton tė pėrmendim se qė nė fund tė shek. XVI rreth 60% e popullsisė qytetare tė Kosovės dhe tė trevave shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore ishte islamizuar. Po tė kemi parasysh se gjatė shek. XVII jo vetėm popullsia qytetare, por edhe ajo fshatare kaloi masivisht nė fenė islame, duket qartė se realiteti i ri fetar nė trevat shqiptare tė lartpėrmendura (islamizimi i shumicės dėrrmuese tė popullsisė vendase), ishte krijuar pėrpara luftės austro-osmane tė viteve 1689-1690 dhe sė ashtuquajturės “shpėrngulje serbe” qė ndodhi pas saj. Prandaj ėshtė plotėsisht e qartė se nė kėto vise kemi tė bėjmė me islamizim tė popullsisė shqiptare, banuese shekullore e kėtyre vendeve. Pėrkatėsia etnike shqiptare e popullsisė sė Kosovės dhe tė trevave shqiptare lindore (tė Maqedonisė sė sotme Perėndimore), duket edhe nė faktin se nė defterėt osmanė tė regjistrimit tė popullsisė (gjysma e dytė e shek. XVI) shumė banorė tė islamizuar tė kėtyre viseve ende ruanin si mbiemra emrat e krishterė tė prindėrve tė vet ose mbiemra nga sfera e antroponimisė karakteristike shqiptare (Bardh, Gjin, Gjergj etj.). Pėr shqiptarėsinė e popullsisė sė islamizuar tė viseve tė lartpėrmendura jep tė dhėna bindėse edhe relacioni i prelatit katolik Pjetėr Mazreku, i cili nė vitin 1623 informonte se Prizreni kishte 12 000 banorė myslimanė, shumica e tė cilėve ishin shqiptarė.
Duke qenė se qė pėrpara luftės austro-osmane tė viteve 1689-1690, islamizmi u pėrhap masivisht nė radhėt e popullsisė shqiptare dhe jo asaj serbe, dhe se popullsia e islamizuar formonte shumicėn dėrrmuese tė krejt popullsisė banuese nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe nė viset shqiptare lindore, natyrshėm del pėrfundimi se popullsia sllave e kėtyre viseve nuk pėrbėnte veēse njė pakicė kundrejt shumicės etnike shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, popullsia autoktone e kėtyre anėve, sikundėr e tėrė popullsia shqiptare e islamizuar, ndėrroi vetėm pėrkatėsinė fetare duke ruajtur tė pandryshuar pėrkatėsinė etnike shqiptare.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:41   #13
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

K R E U IV

PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE
(1771 - 1831)




Vėshtrim i pėrgjithshėm i periudhės
Si nė tė gjithė Perandorinė Osmane, edhe nė tokat shqiptare, gjatė shek. XVIII e sidomos nė gjysmėn e dytė tė tij, filloi tė mbizotėronte njė situatė e re, e cila solli zhvendosje tė rėndėsishme nė raportin e forcave ekonomiko-shoqėrore dhe politike tė vendit.
Nė jetėn ekonomike mori pėrhapje tė mėtejshme ekonomia e mallrave, vazhdoi tė fuqizohej sistemi i ēifligjeve si pronė feudale private dhe u thellua diferencimi nė gjirin e klasės feudale, u shtypėn njėra pas tjetrės kryengritjet fshatare, tė gėrshetuara me rebelimin e feudalėve ushtarakė tė rėnė ekonomikisht, dhe filloi afrimi i feudalėve qeveritarė me krerėt ushtarakė malėsorė. Lufta e familjeve ēifligare mė tė fuqishme pėr tė marrė e pėr tė mbajtur pushtetin, tėrhoqi me vete forca tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare. Kjo luftė e acaroi pėr disa dhjetėvjeēarė gjendjen anarkike nė tė gjithė vendin, por edhe i dha fund asaj pėr tė filluar njė fazė tė re zhvillimi nė lėmin ekonomik e kulturor dhe nė atė shoqėror e politik.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII nė tokat shqiptare pati njė zhvillim mė tė madh ekonomik e kulturor nė krahasim me shekujt pararendės, u rrit prodhimi bujqėsor e blegtoral pėr treg, dhe lidhur me kėtė, qytetet shqiptare njohėn njė zhvillim mjaft tė shpejtė. Ato u bėnė tregje tė rėndėsishme nė radhė tė parė pėr artikujt e bujqėsisė e nė mėnyrė mė tė kufizuar pėr prodhimet e esnafeve vendase. Sfera e veprimtarisė sė kėtyre qyteteve u shtri pėrtej tokave shqiptare, duke zhvilluar njė tregti mjaft tė gjallė tranzite midis viseve perėndimore e qendrore tė Gadishullit Ballkanik dhe Evropės.
Lidhjet qė u krijuan ēuan nė forcimin e dy tregjeve me rėndėsi ndėrkrahinore qė patėn si bosht dy qytetet kryesore, Shkodrėn dhe Janinėn. Formimi i kėtyre tregjeve ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt bashkimit ekonomik tė vendit. Kėtu filloi tė vepronte njė shtresė e re shoqėrore qė po zhvillohej nė qytete, borgjezia tregtare shqiptare.
Por lidhjet me sferėn e veprimit tė kėtyre tregjeve ishin ende tė dobėta, ato hasnin nė vėshtirėsitė dhe pengesat qė krijonte sistemi i timarit me mjedisin e vet feudal rrethues, i cili nuk lejonte shkrirjen e tyre nė njė treg tė vetėm kombėtar. Borgjezia tregtare ishte e dobėt nė numėr dhe e varur nga pėrfaqėsuesit e parisė sė vjetėr feudale, qė kishte nė dorė pushtetin politik.
Ndryshimet qė u kryen nė planin ekonomik, sollėn pasoja tė rėndėsishme edhe nė fushėn shoqėrore e politike, qė u pasqyruan nė fuqizimin e pronarėve tė mėdhenj ēifligarė vendas, nė kurriz tė pushtetit qendror, i cili pa ata nuk ishte nė gjendje tė ushtronte sundimin e vet mbi provincat. Kėto familje tė mėdha feudale, oxhaqet, bashkuan me pushtetin ekonomik edhe atė vendor, vendosėn sundimin e tyre nė vend, tė cilin e bėnė nė fakt tė trashėgueshėm.
Tė interesuar nė fillim pėr tė mos ndarė mė me osmanėt pushtetin ekonomik tė vendit, ku kishin zotėrimet e veta, oxhaqet shqiptare u drejtuan mė nė fund edhe kundėr pushtetit qendror dhe pėrpjekjeve tė tij pėr tė mbajtur ende nė kėmbė sistemin e vjetėr feudal ushtarak tė timareve dhe pėr tė ushtruar, nėpėrmjet funksionarėve tė dėrguar nga qendra, pushtetin e vet nė tokat shqiptare.
Edhe pse ishte e lidhur me interesat e feudalėve tė mėdhenj ēifligarė, lindja e kėtyre pashallėqeve, objektivisht, u pėrgjigjej edhe interesave tė shtresave tė reja shoqėrore, elementėve tė borgjezisė tregtare. Kėta kishin nevojė pėr krijimin e njė pushteti tė fortė nė vend, qė tė ishte nė gjendje t’i vinte fre anarkisė, gjė qė s’e bėnte mė pushteti qendror osman, dhe pėr krijimin e uniteteve politike mė tė mėdha se sanxhakėt, tek tė cilėt shihnin jo vetėm njė zgjerim tė tregut tė brendshėm, por edhe njė pėrpjekje pėr tė shkėputur trevat shqiptare, tė Veriut e tė Jugut nga kontrolli i administratės osmane. Nė kėta faktorė i kishte rrėnjėt formimi e fuqizimi i pashallėqeve shqiptare gjysmė tė pavarura tė Shkodrės e tė Janinės nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX.
Pashallėqet shqiptare tė shek. XVIII - fillimi i shek. XIX, shėnuan njė hap tė parė drejt bashkimit politik tė vendit, siē ishte arritur deri diku deri nė shek. XIV. Por, tė ngritur mbi themele ekonomike ende jo tė shėndosha, kur mungonte uniteti nė gjirin e klasės feudale shqiptare dhe, tė ndodhur nė kushte jo tė favorshme ndėrkombėtare, kėto pashallėqe nuk mundėn tė bėnin hapin vendimtar tė shkėputeshin vetė nga varėsia e Stambollit dhe tė shkėpusnin edhe Shqipėrinė nga sundimi i Perandorisė Osmane.
Krahas kėtyre ndryshimeve, shek. XVIII shėnoi dukuri tė reja me interes edhe nė fushėn e kulturės. U zhvillua mė tej kultura popullore, sidomos poezia, qė kishte arritur vlera artistike me poezinė epike. Qytetet u pajisėn me ndėrtesa monumentale, civile dhe tė kultit, kurse nė ambientin e kishės ortodokse piktura murale shėnoi njė lulėzim tė ri me elementė realistė. Nė qytete zhvillohej njė tip i ri letėrsie nė gjuhėn amtare, e cila nė krahasim me letėrsinė e mėparshme kishtare, merrte tani karakter kryesisht didaktik, pėrmbante elemente laike e realiste. Krijohet njė shtypshkronjė, rritet numri i librave tė botuar nė gjuhėn shqipe dhe numri i shkollave, ku veprojnė tashmė mėsues tė ditur laikė, tė cilėt pėrēojnė deri diku ndikimin e racionalizmit evropian.
Shtypja me armė e kėtyre pashallėqeve nga ana e pushtetit qendror osman e acaroi mė tej konfliktin e sundimtarėve osmanė me popullin shqiptar. Pėr tė realizuar politikėn e tij centralizuese nė Shqipėri, pushteti sulltanor shtypi qėndresėn e shtresės drejtuese vendase, e cila nuk donte tė hiqte dorė nga pozitat e veta nė administrimin e vendit. Zbatimi i kėsaj politike centralizuese, qė u quajt “pushtimi i dytė osman i vendit”, e vuri Stambollin pėrballė lėvizjeve popullore, tė cilat u ndėrthurėn me ato tė krerėve feudalė. Kėto lėvizje ēuan nė vitet 30 tė shek. XIX, nė njė varg kryengritjesh tė tjera kundėr sundimit osman, tė cilat, krahas faktorėve ideologjik, kulturor dhe politik, pėrgatitėn truallin pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare tė epokės sė Rilindjes nė Shqipėri.
Nė periudhėn e sundimit tė sistemit feudal ushtarak osman, me gjithė kushtet e vėshtira nė tė cilat ndodhej Shqipėria, u pėrgatitėn njė varg elementesh tė reja ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore, qė krijuan premisat pėr kalimin nė njė periudhė historike me pėrmbajtje tė re, tė Rilindjes Kombėtare.


. ANARKIA FEUDALE DHE PĖRPJEKJET PĖR KAPĖRCIMIN E SAJ

Fuqizimi i pushtetit tė feudalėve krahinorė.




Oxhaqet shqiptare
Procesi i shndėrrimit tė pronės shtetėrore tė tokės nė pronėn feudale private dhe diferencimi i mėtejshėm nė gjirin e shtresės feudale vendase shpunė, ashtu si nė pjesėt e tjera tė perandorisė, nė fuqizimin politik tė ēifligarėve nėpėr sanxhakėt shqiptarė dhe, rrjedhimisht, nė dobėsimin e pushtetit qendror nė to.
Duke pasur nevojė pėr forca ushtarake qė tė mund tė pėrballonte rreziqet e brendshme e tė jashtme, dhe duke qenė e detyruar qė tė siguronte me anėn e feudalėve vendas shuma sa mė tė mėdha tė hollash pėr tė mbuluar shpenzimet gjithnjė nė rritje, Porta e Lartė jo vetėm nuk mundi ta ndalte procesin e fuqizimit politik tė feudalėve provincialė, por edhe u mbėshtet kryesisht tek ata mė tė fuqishmit. Sulltanėt qenė tė detyruar t’u besonin feudalėve tė mėdhenj vendas detyrat mė tė rėndėsishme administrative e ushtarake dhe t’i njihnin ata zyrtarisht si pari (si ajanė). Nga ana tjetėr, kjo shtresė, ende e dobėt, nuk kishte aspak ndėrmend tė shkėputej nga Stambolli. Pėrkundrazi, ajanėt mundoheshin tė pėrfitonin sa mė shumė nga pushteti qendror pėr tė dalė nė krye tė pushtetit provincial.
Si rrjedhim, sipas pasurisė dhe forcave tė armatosura qė dispononte, secili ajan kishte vendosur ndikimin e tij mbi njė krahinė mė tė madhe a mė tė vogėl, ku zakonisht ai kishte edhe ēifligjet. Rreth ajanėve ishin grumbulluar ēifligarė mė tė vegjėl, kurse jashtė krahinės ata kishin lidhur krushqi e aleancė pėr ndihmė reciproke me feudalė tė tjerė tė mėdhenj. E mbėshtetur kryesisht mbi ēifligjet e veta tė trashėgueshme, mbi pasurinė monetare dhe mbi aleancat feudale, kjo shtresė e ajanėve e ndiente veten mė pak tė lidhur me pushtetin qendror sesa feudalėt ushtarakė. Familjet e kėtyre ajanėve formuan nė Shqipėri njė elitė aristokrate feudale, oxhaqet.
Nga kėto oxhaqe, disa ishin ngritur nė kėtė pozitė shoqėrore pasi u bėnė pronarė tė mėdhenj ēifligjesh dhe sipėrmarrės kryesorė tė taksave. Ata fituan gjithashtu grada pashallarėsh e vezirėsh, sipas funksioneve qė u detyrua t’u jepte pushteti qendror. Tė tilla oxhaqe ishin dyert e Kryezinjve nė Gjakovė, tė Biēakēinjve nė Elbasan etj. Kurse oxhaqet e Begollajve nė Pejė, tė Bushatllinjve nė Shkodėr, tė Toptanėve nė Krujė, tė Asllanpashallive nė Janinė e nė Gjirokastėr etj., kishin qenė familje feudale ushtarake tė vjetra e me funksione tė larta. Duke shfrytėzuar ofiqet e tyre, kėto familje u pasuruan, krijuan ēifligje dhe, ndryshe nga e kaluara, burimin e fuqisė tashmė e kishin kryesisht te kėto prona, dhe jo aq te funksionet e dhuruara nga sulltani.
Nga kėto familje Porta detyrohej tė zgjidhte funksionarėt e vet pėr qeverisjen e sanxhakėve, sepse vetėm ato ishin nė gjendje ta kryenin kėtė detyrė nė sajė tė marrėveshjes me ajanė tė tjerė tė sanxhakut. Ajani mė i fuqishėm, qė ngarkohej me detyrėn e qeveritarit, qė kishte ofiqet administrative nėpėr krahinat e sanxhakut, ua ndante komandat e kėshtjellave dhe sipėrmarrjet e dyta tė taksave tė besuarve tė tij nga paria e kėtyre krahinave. Kishte ikur tani ajo kohė kur pushteti qendror dėrgonte nėpėr sanxhakėt shqiptarė njerėzit e vet dhe vendasit i bindeshin. Pati raste kur Porta e Lartė emėronte si qeveritarė pėrfaqėsues nga oxhaqet e fuqishme tė sanxhakėve fqinjė, por as kėta nuk mund ta mbanin pushtetin pa pėrkrahjen e ajanėve mė tė fuqishėm vendas.
Shtresa e ajanėve pėrbėnte tani shtyllat e pushtetit nėpėr sanxhakėt shqiptarė. Kjo ishte shprehje e qartė e dobėsimit tė pushtetit qendror osman nė periudhėn para formimit tė pashallėqeve tė mėdha nė vendin tonė.

Lufta e parisė vendase pėr pushtet
Fuqizimi ekonomik e politik i shtresės sė ajanėve nuk u arrit pa konflikte me pushtetin qendror, qė e kishin burimin nė mospėrfilljen e interesave tė tij, pa qėndresėn e vazhdueshme e shpeshherė tė armatosur tė fshatarėsisė dhe pa grindje e luftime tė ashpra e tė gjata nė gjirin e vetė parisė vendase. Tė gjitha kėto u bėnė shkak qė i gjithė vendi u fut pėr njė kohė tė gjatė nė njė gjendje anarkie gjithnjė e mė tė rėndė, pasojat negative tė sė cilės u pasqyruan nė pėrgjithėsi nė zhvillimin ekonomik e nė veēanti nė gjendjen ekonomike tė popullsisė sė thjeshtė tė fshatit e tė qytetit.
Njė nga shkaqet e konflikteve tė shpeshta nė gjirin e shtresės feudale vendase ishin abuzimet e funksionarėve tė mėdhenj nė shpėrndarjen e timareve. Kėta, duke pasur si qėllim tė grumbullonin rreth vetes sa mė shumė pasues dhe tė merrnin tapitė e tokave, tė cilat synonin t’i akaparonin, propozonin pėr zotėrim timaresh vakante njerėzit e tyre, pavarėsisht nėse kėta kishin timare tė tjera. Kėto shkelje, edhe pse shkaktonin qortime dhe madje ndėshkime nga ana e sulltanit, i cili disave u konfiskoi edhe pasurinė, nxisnin nė radhė tė parė zemėrimin e spahinjve tė zhveshur nga timaret. Kėta spahinj, tashmė tė shpronėsuar, formonin zakonisht ēeta tė armatosura dhe hidheshin nė sulm, digjnin e grabisnin prona ēifligarėsh tė mėdhenj, prona shtetėrore, qytete, ndėrprisnin rrugėt etj., dhe s’pyesnin pėr autoritetet qeveritare. Regjistrat e kadilerėve tė qyteteve shqiptare tregojnė se grindjet shkaktoheshin edhe midis ēifligarėve e spahinjve pėr faktin se ēifligarėt, pasi shtinin nė dorė tapitė ose zinin ndonjė ofiq zyrtar me rėndėsi, fillonin tė mos u njihnin spahinjve tė drejtat qė u takonin si tapilėshues.
Mosmarrėveshje e konflikte tė ashpra shkaktonin sidomos sipėrmarrjet e taksave. Heqja e njė sipėrmarrjeje nga dora e njė familjeje dhe dhėnia e saj njė tjetre, qė ofronte mė shumė ose kishte miq mė tė fortė nė Stamboll, pasohej zakonisht me turbullira. Nga interesat qė kishin familjet e fuqishme me sipėrmarrjet, pėrcaktoheshin edhe aleancat dhe kundėrshtinė midis tyre. Tė pakėnaqurit, duke bashkėpunuar me tarafet e veta, u krijonin rivalėve vėshtirėsi tė mėdha. Ato nė raste tė veēanta, sikurse feudalėt e shpronėsuar, dėrgonin kundėr objekteve tė sipėrmarrjeve shtetėrore ose pronave tė rivalėve banda tė armatosura. Kėto formoheshin nga ēetat e feudalėve tė shpronėsuar, nga ato tė krerėve ushtarakė malėsorė dhe nė disa raste nga luftėtarė me rrogė tė liruar pas pėrfundimit tė luftėrave, tė cilėve nuk u ishin dhėnė plotėsisht pagesat qė u takonin. Krerėt e Matit, nga familjet e Zogollėve dhe e Ēelajve me rreth njėmijė veta, tė lidhur fshehurazi me zėvendėsin e qeveritarit tė sanxhakut tė Manastirit, qė deshi tė diskreditonte eprorin dhe rivalin e vet pėr postin e mytesarifit tė Manastirit, nė vitin 1711 sulmuan e plaēkitėn dy herė kėtė qytet dhe penguan grumbullimin e taksave. Nė gusht tė vitit 1712 disa feudalė tė vegjėl peqinas, tė cilėt kishin tre vjet qė cenonin rendin nė qytetin e Peqinit, duke prerė rrugėn tregtare tė Durrėsit dhe duke grabitur kripėn e shtetit, qė shpihej me karvan nė Elbasan, dėmtuan rėndė sipėrmarrėsin e tė ardhurave tė skelės sė Durrėsit. Nė maj-qershor tė vitit 1714, feudalėt frashėrllinj, pėrmetarė e kolonjarė dhunuan Voskopojėn, Shipskėn etj., duke grabitur bagėti e plaēka deri te vathėt e grave. Nė tė njėjtėn kohė, ēeta prej 200-400 vetash nga Margėllėēi e Kuēi grabitėn e dogjėn dajlanin e Prevezės dhe shkatėrruan ēifligjet e fshatrat pėrreth.
Nė disa raste antagonizmi ndėrfeudal arrinte deri atje saqė, pėrfaqėsues tė feudalėve, pėrkrahnin lėvizjet fshatare kundėr pagimit tė taksave pėr tė dėmtuar rivalėt, sikurse ndodhi nė vitet 1703-1704 dhe nė vitet 1714-1715.
Nga tė gjitha kėto forma tė grindjeve feudale pėrfitonin nė fund tė fundit familjet mė tė fuqishme, oxhaqet. Kėto shfrytėzonin forcat e feudalėve tė vegjėl, qė i merrnin nė mbrojtje kur ua kishin nevojėn dhe i futnin nėn varėsinė e tyre, ose i luftonin ato me anė tė forcave ushtarake qeveritare kur nuk ua kishin nevojėn. Kėshtu oxhaqet forcuan pozitat e veta dhe u bėnė jo vetėm shtyllat e pushtetit krahinor nė sanxhaqe, por edhe mbėshtetja kryesore e pushtetit qendror, i cili tashmė nuk bėnte dot pa ta.
Disa pėrfaqėsues mė tė fuqishėm oxhaqesh nga radhėt e ajanėve tė krahinave, Porta e Lartė i ngarkonte me detyrėn e qeveritarit tė sanxhakut. Por, qoftė pėr tė frenuar fuqizimin e tyre, qoftė pėr tė marrė shpėrblime nga ata, qoftė edhe pėr tė ndėshkuar tė pabindurit, ajo brenda njė ose dy viteve i shkarkonte dhe emėronte rivalėt e tyre. Familje tė tilla rivale, nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII, kishte pothuajse nė ēdo sanxhak: nė sanxhakun e Shkodrės ishin Ēaushollajt e Bushatllinjtė; nė atė tė Dukagjinit ishin Begollajt e Pejės dhe Kryezitė e Gjakovės; nė sanxhakun e Elbasanit ishin Vėrlacėt e Biēakēinjtė; nė atė tė Beratit ishin Vlorajt, Velabishtajt e Ngurzajt; nė sanxhakun e Delvinės ishin Asllanpashallitė e Kokajt; nė atė tė Janinės ishin gjithashtu Asllanpashallitė e Alizotajt.
Secila nga kėto familje feudale, e mbėshtetur nė tarafet e veta e qė pėrbėheshin nga feudalė mė tė vegjėl dhe nga bylykbashė e krerė ushtarakė malėsorė tė krahinave, si dhe nga udhėheqės esnafesh nėpėr qytete, pėrpiqej tė merrte e tė ruante pushtetin nė vend nė kundėrshtim me politikėn e ekuilibrimit tė forcave rivale qė ndiqte Porta e Lartė. Si pasojė, konfliktet u shtrinė nė gjithė vendin, ērregullimet kapnin gjithė aparatin shtetėror, pasiguria e jetės dhe e pasurisė kėrcėnonte kėdo, zhvillimi ekonomik pengohej pėr kohė tė tėra.
Nė sanxhakun e Shkodrės, pėr shkak tė rivalitetit midis familjes sė Bushatllinjve dhe asaj tė Ēaushollajve, nė vitet 30 tė shek. XVIII mundėn tė sundonin familjet kryesore tė sanxhakut tė Dukagjinit, ajo e Begollajve tė Pejės dhe ajo e Kryezinjve tė Gjakovės. Rivale midis tyre edhe pėr pushtetin e sanxhakut tė Dukagjinit, kėto dy familje arritėn tė qeverisnin nė Shkodėr duke u mbėshtetur herė te Bushatllinjtė e herė te Ēaushollajt, pa siguruar qetėsinė e domosdoshme. Nė vitet 40, nevoja pėr t’i dhėnė fund anarkisė i zhvendosi forcat e brendshme, esnafet dhe malėsorėt, nė favor tė Ēaushollajve, tė cilėt qeverisėn thuajse pesėmbėdhjetė vjet me ndonjė ndėrprerje tė vogėl. Megjithatė, as kėta nuk mundėn ta shuanin grindjen me Bushatllinjtė derisa kėta tė fundit arritėn tė grumbullonin rreth tyre masėn kryesore tė zejtarėve e tė malėsorėve dhe, nė vitin 1755, i dėbuan pėrfundimisht Ēaushollajt nga Shkodra. Bushatllinjtė, tė mbėshtetur nga shumica e shtresave shoqėrore tė qytetit dhe tė krahinės, jo vetėm nuk e lėshuan mė pushtetin nga duart e tyre, por duke e shtrirė atė mbi sanxhakėt e Shqipėrisė Veriore, u dhanė fund grindjeve tė feudalėve lokalė, tė cilėt i nėnshtruan me dhunė ose me marrėveshje.
Nė Shqipėrinė Jugore, lufta pėr pushtet vazhdoi mė gjatė. Nė sanxhakun e Beratit, deri mė 1764, ajo u zhvillua kryesisht midis familjes sė vjetėr tė Vlorajve dhe degės sė saj nė Berat, Velabishtajve, kur atė e mori njė familje e tretė, ajo e Ngurzajve qė pėrkrahte Velabishtajt. Por edhe Ngurzajt nuk mundėn ta mbanin pushtetin veēse gjer mė 1788, kohė nė tė cilėn kundėrshtarėt e tyre e morėn dhe e mbajtėn deri nė 1810, kur thuajse gjithė Shqipėria Jugore ra nėn sundimin e vezirit tė Janinės, Ali pashė Tepelenės. Ashtu si Bushatllinjtė, edhe ky pasha i fuqishėm i kishte dhėnė fund luftės pėr pushtet si nė sanxhakun e Janinės (1787), ku grindeshin Asllanpashallitė me Alizotajt, ashtu dhe nė sanxhakun e Delvinės, ku mosmarrėveshjet midis familjeve rivale vendase nuk reshtėn thuajse gjatė gjithė shek. XVIII.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:42   #14
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

2. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖN SUNDIMIN E BUSHATLLINJVE.
LUFTA PĖR SHKĖPUTJE NGA STAMBOLLI
(1771-1796)



Ardhja nė fuqi e Bushatllinjve
Qeverisja e sanxhakut tė Shkodrės nga pėrfaqėsuesit e pashallarėve tė Gjakovės dhe tė Pejės, nuk mundi tė ndalte gjendjen anarkike; konfliktet nuk reshtėn as nė qytete e as nė krahina ku vepronin pėrkrahėsit e dy familjeve tė fuqishme feudale shkodrane: Ēaushollajve dhe Bushatllinjve. Mė 8 shtator 1736 nė mes tė tregut tė Shkodrės u vranė e u plagosėn 29 veta nga tarafet e esnafėve tė tabakėve (qė pėrkrahnin Bushatllinjtė) dhe tė terzijve (qė pėrkrahnin Ēaushollajt). Tetė ditė mė vonė u vranė e u plagosėn 87 veta nė njė konflikt midis krahinave tė Shkrelit dhe tė Kastratit, i cili filloi me armė zjarri dhe pėrfundoi me shpata.
Gjatė luftės austro-osmane tė viteve 1736-1739 banorėt e Malėsisė sė Madhe u ngritėn pėrsėri kundėr sundimit osman nėn nxitjen e kryepeshkopit tė Tivarit, Mėhill Sumės, dhe, duke u bashkuar me ushtritė austriake, u bėnė ballė me sukses ekspeditave ndėshkimore tė vezir Mahmud pashė Begollit. Ndėrkohė feudalėt shkodranė e vlerėsuan fuqinė e tyre luftarake dhe bėnė pėrēapjet e duhura pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė synimeve tė veta. Qė nė kėtė kohė malėsorėt filluan tė luanin rol me rėndėsi nė luftėn e familjeve rivale vendase pėr tė shtėnė nė dorė pushtetin e sanxhakut. Ēaushollajt ishin tė parėt qė e shfrytėzuan kėtė forcė kundėr vezirit pejan, Mahmut pashė Begollit, dhe pėrkrahėsve tė tij, Bushatllinjve. Me ndihmėn e malėsorėve Ēaushollajt, mė 5 shkurt 1739 vranė vezirin nė mes tė rrugės dhe arritėn tė merrnin pushtetin nė sanxhakun e Shkodrės qė e mbajtėn thuajse pėr dhjetė vjet rresht. Gjatė kėsaj kohe dėshtuan orvatjet e Bushatlinjve dhe tė pėrkrahėsve tė tyre, tarafit tė fuqishėm esnafor tė tabakėve tė Shkodrės dhe agallarėve tė pasur e guximtarė tė Ulqinit, pėr tė pėrmbysur Ēaushollajt. Kėta, duke bėrė pėr vete malėsorėt dhe duke gėzuar pėrkrahjen e tarafit esnafor tė terzijve, qė mbronte edhe interesat e tregtarėve shkodranė, arritėn tė hynin nė luftė dhe tė sprapsnin me armė forcat e valiut tė Rumelisė, tė cilat erdhėn nė Shkodėr pėr tė nxjerrė disa taksa tė reja, qė tregtarėt shkodranė nuk deshėn t’i paguanin. “Nuk ka krahinė nė botė kaq tė pabindur ndaj sulltanit”, shkruante nė kėtė kohė zėvendėskonsulli venedikas, Anton Duoda. Duke organizuar njė sulm rrethues, Ēaushollajt vranė mė 8 gusht 1731 nė sarajin e vet edhe Ethem pashė Begollin me tė vėllanė, tė cilėt Porta e Lartė i kishte dėrguar tė qeverisnin nė Shkodėr pas revoltės sė Ēaushollajve kundėr valiut tė Rumelisė. Por dy vjet mė vonė, mė 1753, Porta u detyrua t’u ligjėronte pushtetin. Megjithatė, lufta e Ēaushollajve kundėr Begollajve, Kryezinjve dhe Bushatllinjve, vazhdoi tė ashpėrsohej dhe tė dėmtonte veēanėrisht zhvillimin ekonomik tė vendit, gjer nė tetor tė vitit 1755.
Paaftėsia e Ēaushollajve pėr tė vendosur hegjemoninė e tyre mbi kundėrshtarėt dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė nė sanxhak, e detyroi tarafin e terzijve tė mos i pėrkrahte mė ata dhe tė pajtohej me tarafin e tabakėve, nė krye tė tė cilit kishte dalė Mehmet bej Bushatlliu (vdiq mė 1775). Nė kėtė mėnyrė ata shpresonin qė tė vendosej njė pushtet i vetėm e i fortė, pėr tė cilin ishin tė interesuar kryesisht zejtarėt e tregtarėt. Lufta shpėrtheu dhe nė kėto rrethana, Ēaushollajt tė braktisur nga forcat kryesore tė tarafeve tė tyre, u dėbuan nga Shkodra. Bushatllinjtė mbetėn e vetmja familje e madhe vendase qė mundi tė merrte pushtetin e sanxhakut.
Pas dėbimit tė Ēaushollajve, Mehmet bej Bushatlliu ende nuk ishte emėruar qeveritar i sanxhakut tė Shkodrės, por, i pėrkrahur nga dy tarafet esnafore dhe nga forca malėsorėsh me rrogė, ai ishte nė fakt sundimtari i vėrtetė i vendit, derisa Porta e njohu atė si mytesarif tė sanxhakut tė lartpėrmendur nė gusht tė vitit 1757, duke i dhėnė edhe titullin pashė. Nga kjo kohė e deri mė 1831 familja e Bushatllinjve, e mbėshtetur nė shumicėn e ajanėve tė sanxhakut, tė bylykbashėve dhe tė bajraktarėve, si dhe nga njė pjesė e mirė e zejtarėve, tė tregtarėve e tė detarėve, mbajti pa ndėrprerje kėtė pushtet duke e trashėguar.
Pėr pėrforcimin e pushtetit tė vet, Mehmet pashė Bushatlliu ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė tė brendshme qė u pėrshtatej edhe interesave kryesorė tė vendit. Synimi i kėsaj politike ishte nė radhė tė parė tė vendoste rregullin e qetėsinė kaq tė dėshiruar si nga fshatarėsia, ashtu edhe nga qytetarėt e dėmtuar rėndė gjatė periudhės sė anarkisė.
Arritja e kėtij synimi ishte e pashkėputur nga zgjidhja e njė vargu ēėshtjesh. Njė nga kėto ishte mposhtja e ajanėve tė fuqishėm kundėrshtarė. Qė para njohjes sė tij si mytesarifi i sanxhakut, Mehmet Pasha e kishte filluar kėtė detyrė dhe thuajse kishte eleminuar krerėt e tarafeve esnafore tė tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe njė varg krerėsh tė tjerė. Disa krerė kishin mundur tė arratiseshin, por ai nuk i la tė qetė gjatė gjithė jetės sė vet.
Mehmet Pasha i kushtoi vėmendje mbėshtetjes sė pushtetit tė tij nga ana e elementit tė krishterė, forca ushtarake e tė cilit nė sanxhakun e Shkodrės ishte shumė e rėndėsishme. Kėtė mbėshtetje ai e arriti duke mbrojtur tregtarėt e krishterė e duke bashkėpunuar me ta, duke shtuar pjesėmarrjen e malėsorėve katolikė nė ushtrinė e tij me pagesė dhe duke mos penguar veprimtarinė e klerit katolik. Me pėrkrahjen e krerėve ushtarakė malėsorė dhe me njohjen e privilegjeve tė tjera tė malėsive, ai arriti tė siguronte prej kėtyre njė burrė pėr shtėpi nė rast lufte dhe pagesėn e njė dukati pėr shtėpi nė vit.
Njė ēėshtje e rėndėsishme, kryesisht me karakter ekonomik, ishte zgjidhja e mosmarrėveshjeve midis ulqinakėve dhe venedikasve, tė cilat pengonin zhvillimin e lirė e tė sigurt tė tregtisė nė sanxhakun e Shkodrės. Konkurrenca e pamėshirshme e venedikasve me flotėn ulqinake nė rritje e sipėr, kishte shtyrė njė pjesė tė mirė tė agallarėve tė Ulqinit qysh nė vitet 20 tė shek. XVIII tė lidheshin shumė ngushtė me njė rival tė fuqishėm tė Venedikut, me Beun e Tripolit. Si rrjedhim, flota e Ulqinit dhe e Tripolit bashkėpunonin pėr mbrojtje, por nė disa raste sulmonin edhe flotat perėndimore e sidomos atė tė Venedikut. Kėshtu, pirateria kishte marrė hov nė Adriatik dhe Ulqini ishte bėrė njė fole piratėsh. Mehmet Pasha e luftoi me ashpėrsi piraterinė e ulqinakėve si dhe lidhjet e tyre me Tripolin, duke djegur tė gjitha anijet pirate qė shtiu nė dorė. Kėshtu brenda njė kohe tė shkurtėr Ulqini u kthye nė njė qytet normal tregtie e lundrimi dhe Bushatlliu siguroi marrėveshjen si me agallarėt e kėtij qyteti, qė kėrkonin tė punonin me anijet e tyre nė kushte tė qeta brenda e jashtė vendit, ashtu edhe me autoritetet e Republikės sė Venedikut, nė duart e sė cilės ishte njė pjesė e mirė e tregtisė nė Adriatik. Si rrjedhim, Anton Duoda njoftonte: “askush nuk guxon mė tė shkojė nė Berberi (ėshtė fjala pėr Tripolin - shėn. i aut.)”, se u shpall urdhri qė “nė brigjet e Tivarit, Valdanosit e Shėn Gjinit tė Medues si dhe nė Grykėn e Bunės, askush tė mos guxojė tė trazojė shtetasit venedikas, sepse i shkon koka”.
Frytet e njė politike tė tillė tė brendshme, qė vendosi me tė vėrtetė rregullin e qetėsinė, u panė qysh nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės, sidomos nė fushėn e prodhimit dhe tė qarkullimit tė mallrave.





Qyteti i Shkodrės, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė sė Veriut
Ndryshe nga qytetet e tjera shqiptare, Shkodra kishte kushte shumė tė favorshme pėr t’u bėrė qendra mė e rėndėsishme ekonomike e vendit.
E vendosur anash njė liqeni tė madh, tė pasur me peshk dhe tė lidhur me detin nėpėrmjet lumit tė lundrueshėm tė Bunės, e rrethuar me fusha, qė udhėtarėt i kishin cilėsuar “tė bukura e pjellore”, e pėrshkuar nga rrugė tregtare qė vinin nga Kosova, nga Shqipėria Qendrore e Jugore, nga Maqedonia e nga Bosnja, Shkodra u rrit jo vetėm si qendra administrative e njė sanxhaku tė rėndėsishėm, por para sė gjithash si qendėr zejtare e tregtare. Pėrveē skelės sė saj nė lumin Bunė, limanet e Tivarit, Ulqinit, Lezhės dhe tė Durrėsit ishin gjithashtu skela tė saj. Mė 1736, zėvendėskonsulli venedikas nė Shkodėr, qė ishte tregtari shkodran Anton Duoda, shkruante se qyteti i Shkodrės numėronte njė mijė dyqane nė treg. Tre vjet mė vonė, gjeografėt venedikas njoftonin se Shkodra ishte “njė qytet i madh”, ishte “qyteti kryesor i Shqipėrisė”. Aty nga fundi i shek. XVIII ajo numėronte 6 700 shtėpi, d.m.th rreth 30-35 mijė banorė, ndėrsa konsulli rus nė Raguzė, himarioti Gjika, e ēmonte popullsinė e qytetit deri nė 60 000 frymė.
Pėr fuqizimin ekonomik tė Shkodrės shėrbeu nė mėnyrė tė veēantė qyteti shqiptar i Ulqinit me 7-8 mijė frymė, i cili qysh nė fillim tė shekullit kishte njė flotė tregtare prej 250 njėsish tė mėdha e tė vogla tė ndėrtuara nė kantieret e veta, prej nga vazhdimisht hidheshin nė det anije tė ndryshme tė tipave tartanė, polakė, pink, trabekull, felikė si dhe njė numėr i madh barkash. Punėtorėt, tė gjithė myslimanė, zotėronin dijeni tė shumta e tė shumėllojshme pėr ndėrtimin e anijeve. Duke qenė fare afėr kėsaj skele dhe duke qenė pjesėtarė nė investimet e flotės ulqinake, tregtarėt e Shkodrės, e rrjedhimisht edhe qytetarėt e saj, patėn te kjo flotė njė mjet tė rėndėsishėm pėr tregtinė e mallrave.
Tregtarėt shkodranė, ashtu si shumė tregtarė tė tjerė shqiptarė, e lidhėn veprimtarinė e tyre me Venedikun qysh nė fillim tė shek. XVIII. Me kalimin e viteve, duke shfrytėzuar me zgjuarsi konkurrencėn midis porteve rivale tė detit Adriatik, ata lidhėn marrėdhėnie tregtare edhe me Ankonėn, Triesten etj. Jo vetėm nė skelat veriore tė vendit, por edhe nė skelėn me rėndėsi ndėrballkanike tė Durrėsit, ku ishin vendosur konsujt e Venedikut, Raguzės, Francės, Anglisė, Holandės dhe tė Austrisė, shkodranėt u dalluan si mė aktivėt. Mbi 80 pėr qind e tyre ishin myslimanė qė tregtonin pjesėn dėrrmuese, rreth 90 pėr qind tė vėllimit tė mallrave. Kjo pasqyronte jo vetėm pėrbėrjen fetare tė banorėve tė Shkodrės, por edhe fuqinė ekonomike tė popullsisė myslimane qė ishte mė e madhe nga ajo e tė krishterėve.
Hov mė tė madh tregtia shkodrane mori pas ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve e sidomos nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės. Krahas zhdukjes sė piraterisė dhe rregullimit tė mosmarrėveshjeve me venedikasit, rol vendimtar nė zhvillimin ekonomik tė Shkodrės luajti rritja e prodhimit bujqėsor e blegtoral pėr treg. Ekonomia bujqėsore u lidh me tregun nė tė tillė shkallė, sa ēifligarėt, pėr tė realizuar fitime tė mėdha, filluan tė mbillnin ato kultura qė kėrkonte mė shumė tregu. Njė ndėr kėta ēifligarė ishte vetė Mehmet Pasha, i cili qysh nė vitin 1764 mbolli sipėrfaqe tė mėdha me oriz e pambuk, dhe, si shumė feudalė tė tjerė, u bė pjesėtar nė tregti dhe nė lundrim duke investuar kėtu shuma tė konsiderueshme. Nė kėtė periudhė tregtia shkodrane u gjallėrua edhe pėr shkak se ajo filloi tė pėrdorė gjerėsisht kreditin. Konsulli venedikas i Durrėsit shkruante mė 1762 se pjesa mė e madhe e tregtisė shqiptare ishte nė duart e tregtarėve shkodranė dhe se ata ishin bėrė “shpirti i saj”. Tregtarėt shkodranė grumbullonin lesh, dyllė, lėkurė tė punuara, drithėra dhe prodhime tė tjera bujqėsore e zejtare sidomos nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Gjakova, Prizreni, Ohri e nga tregje tė tjera shqiptare, ku kishin arritur tė pėrcaktonin edhe ēmimet e blerjes dhe tė shitjes sė mallrave. Ata futeshin edhe nė Rumeli, e sidomos nė Manastir, Shkup, Seres dhe nė krahinat pėrqark tyre gjer nė zonėn e Selanikut, ku grumbullonin lesh, pambuk, lėkurė etj. Pėrveē Rumelisė tregtarėt e Shkodrės kalonin thellė edhe nė Serbi, Vllahi, prej nga sillnin dyllė, mėndafsh etj. Kėto mallra ata i blinin ose kundrejt tė hollash, ose kundrejt cohėrash, pėlhurash mėndafshi etj. Nė vitet 1760-1769, nga i gjithė vėllimi i mallrave qė eksportoheshin pėr nė Venedik prej limaneve tė Durrėsit dhe tė Shkodrės, shkodranėve u takonte 87,4 pėr qind e leshit, 95,3 pėr qind e dyllit, 98,3 pėr qind e mėndafshit, 56,8 pėr qind e lėkurėve tė punuara dhe kėshtu edhe pėr artikujt e tjerė.
Duke qenė se kapitali tregtar shkodran ishte bėrė ndėrlidhės kryesor i krahinave tė ndryshme tė Gegėrisė me Shkodrėn, pavarėsisht nga copėzimi administrativ-politik ekzistues, lidhjet ekonomike tė krijuara qysh nga gjysma e parė e shekullit, u pėrforcuan aq shumė nė kohėn e sundimit tė Bushatllinjve sa morėn trajtėn e njė tregu tė madh ndėrkrahinor. Ky treg ishte njė hap shumė i rėndėsishėm pėrpara drejt formimit tė tregut tė brendshėm kombėtar. Pjesa kryesore e kapitalit tregtar, nė formė mallrash, anijesh, magazinash e parash, ndodhej ende nė duart e ēifligarėve, e veēanėrisht tė ajanėve tė mėdhenj.

Formimi i Pashallėkut tė Shkodrės
Nėn qeverisjen energjike tė Mehmet Pashės, i cili nuk la pa pėrdorur edhe pushtetin e vet nė dobi tė pėrforcimit tė lidhjeve ekonomike tė Shkodrės me krahinat e tjera, tregtarėt vendas arritėn tė vinin nė duart e tyre, me pėrjashtim tė duhanit, gjithė tregtinė qė kryenin venedikasit nė bregdetin shqiptar dhe ta detyronin kapitalin venedikas tė rriste kreditin nė favor tė tregtarėve shqiptarė, nė mėnyrė qė mallrat e tyre tė mos kalonin nė skelat e tjera tė Adriatikut e veēanėrisht nė Trieste. Por edhe kėtu sa vinte e po shtohej numri i agjencive tregtare shqiptare.
Lidhjet e tregut tė Shkodrės me krahinat e tjera nuk mund tė kryheshin pa pengesa e rreziqe. Dihet se skelat e rrugėt tregtare gjendeshin nė sanxhakėt fqinjė, ku rivaliteti i grupeve tė ndryshme feudale pėr ēėshtjen e pushtetit dhe tė sipėrmarrjeve tė taksave, i kishte bėrė kėta sanxhakė fole grindjesh tė vazhdueshme dhe njėkohėsisht qendra tė rrezikshme edhe pėr vetė pushtetin e Bushatllinjve nė sanxhakun e Shkodrės. Kėshtu, bejlerėt e Lezhės, qė sundonin nė fushėn e Zadrimės, bėnin pjesė nė tarafin e rivalėve kryesorė tė Bushatllinjve, tė Begollajve tė Pejės, dhe gėzonin pėrkrahjen luftarake tė forcave mirditore tė komanduara nga Gjon Marku; Toptanėt e Krujės ishin lidhur me Ēaushollajt e arratisur dhe kėrcėnonin aleatėt e Bushatlliut; nė gjirin e familjes sė Alltunėve tė Kavajės, tė cilėt ishin sipėrmarrės tė dytė tė skelės sė Durrėsit, kishte hyrė njė grindje pėr punė tė kėsaj sipėrmarrjeje. Njė gjendje e tillė kėrkonte medoemos vendosjen e njė pushteti tė vetėm mbi kėto krahina. Mehmet pashė Bushatlliu nuk ngurroi t’i hynte kėsaj detyre me energji e zgjuarsi nė kohėn e luftės ruse-osmane tė viteve 1768-1774.
Pasi mori pjesė me tė gjitha forcat e sanxhakut nė luftėn kundėr Malit tė Zi mė 1768, ai dėrgoi nėn komandėn e djalit tė madh, Mustafa Beut, njė repart tė fortė luftėtarėsh nė frontin rus nė mars tė vitit 1769, ndėrsa njė repart tjetėr nėn komandėn e djalit tė dytė, Mahmut Beut, mori pjesė nė shtypjen e njė kryengritjeje nė More mė 1770. Kėshtu ai mundi tė fitonte besimin e Vezirit tė Madh osman. Ky, pasi dėnoi me vdekje Kahreman pashė Begollin e Pejės pėr rebelizėm dhe shpėrdorim financiar, i dha Mehmet pashė Bushatlliut qeverisjen e sanxhakut tė Dukagjinit dhe, nga ana tjetėr, e gradoi Mustafa Beun pashė pėr njė akt trimėrie nė luftė. Duke marrė zemėr nga kėto ofiqe, Mehmet Pasha u vėrsul kundėr krerėve kundėrshtarė tė Lezhės, tė cilėt i vari dhe mori nė zotėrim Zadrimėn. Nė tė njėjtėn kohė ai ndėrhyri nė Tiranė. Kėshtu bėri hapin e parė drejt vendosjes sė pushtetit tė vet mbi kėto zona, qė bėnin pjesė nė tregun ndėrkrahinor tė Shkodrės.
Nė vitin 1771 Mehmet Pasha bėri hapin e dytė qė do tė shpinte nė formimin e Pashallėkut tė madh tė Shkodrės. Pas disfatės sė flotės osmane nė betejėn detare tė Ēesmės nė Detin e Zi, ai i kėrkoi Portės sė Lartė komandėn e njė armate detare, tė cilėn u zotua ta krijonte me forcat e veta pėr mbrojtjen kundėr rusėve nė det dhe kundėr aleatėve tė tyre, malazezėve, nė tokė. “Pėr faktin se rrethanat dhe gjendja e tanishme kėrkojnė vendosjen e njė personaliteti tė fuqishėm nė krye tė punės, nė atė tė frontit, - thuhet nė dekretin pėrkatės tė emėrimit tė tij si vezir, - doli urdhri i lartė mbretėror qė Mehmet Pashės t’i jepet posti e grada e lartė e vezirit..., dhe tė birit tė tij, Mahmudit, t’i jepet sanxhaku i Shkodrės me titullin mirimiran, ndėrsa djalit tjetėr t’i jepet njė sanxhak sikurse Elbasani”. Grada e vezirit u shoqėrua me shtrirjen e kontrollit tė vezirit shkodran edhe nė sanxhakun e Ohrit. Pėr kėtė ngjarje, konsulli venedikas i Durrėsit njoftonte qeverinė e vet nė fillim tė vitit 1772, se Mehmet Pasha u bė aq i fuqishėm, sa “prej kufijve venedikas gjer nėn Manastir komandon absolutisht dhe e druajnė tė gjithė”.
Kėshtu u zgjerua pushteti i Bushatllinjve mbi trojet e katėr sanxhakėve, atje ku shtrihej mė e fortė rrezja e veprimit tė tregut ndėrkrahinor tė Shkodrės. I pėrbėrė nga sanxhakėt e Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit, qysh nė vitin 1771 u krijua kėshtu njė formacion politik i bashkuar nė dorėn e njė pashai tė fuqishėm shqiptar, Pashallėku i madh i Shkodrės.
Skela e Durrėsit kishte njė rėndėsi po aq tė madhe pėr tregtinė e Pashallėkut tė Shkodrės sa edhe skela e Shkodrės. Mirėpo oxhaqet e Alltunėve tė Kavajės dhe tė Toptanėve tė Krujės ishin bėrė pengesė e madhe pėr vendosjen e rregullit dhe tė qetėsisė nė kėtė zonė tė varur drejtpėrdrejt nga veziri i Shkodrės. Toptanėt kishin mbyllur rrugėt tokėsore pėr tregtarėt shkodranė. Pėr mė tepėr, kėta tregtarė si dhe lundėrtarėt ulqinakė nuk gjenin nė skelėn e Durrėsit mbrojtjen e duhur. Tarafėt e tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe, nė radhė tė parė, tregtarėt e Shkodrės kėrkonin me ēdo kusht, bashkė me lundėrtarėt e Ulqinit, pėrmirėsimin e gjendjes sė krijuar nė zonėn Durrės-Kavajė-Krujė.
Pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje urgjente e me shumė rėndėsi veziri i Shkodrės bėri pėr vete Alltunėt nga Kavaja dhe u detyrua tė pajtohej me Toptanėt e Krujės. Kėshtu u hapėn rrugėt tregtare dhe zona e skelės sė Durrėsit u fut nėn ndikimin e pushtetit tė Shkodrės.
Ndėrkohė Mehmet Pasha, sipas premtimit tė tij, kishte marrė urdhėr nga Porta pėr tė dėrguar nė luftė me rusėt njė armatė detare dhe njė ushtri tokėsore. Por nė vend tė tridhjetė anijeve tė mėdha me gjashtė mijė detarė, veziri pėrgatiti vetėm njė tė tretėn. Edhe kėtė fuqi, qė e armatosi keq, e vonoi dhe e nisi nė shtator 1772 nėn komandėn e tė birit, Mustafa Pashės, vetėm kur midis palėve ndėrluftuese ishte arritur njė armėpushim. Po kėshtu ai i ktheu nė Stamboll me duar zbrazur tė dėrguarit e sulltanit, tė cilėt kishin ardhur nė Shkodėr pėr tė dėrguar ushtrinė tokėsore nė frontin rus. Veziri nxori si shkak pėr kėtė rritjen e rrezikut malazias, sepse prijėsi i Malit tė Zi, agjenti rus i quajtur Stefani i Vogėl, po kėrcėnonte Podgoricėn.
Nė kėtė mėnyrė veziri Bushatlli i shkeli urdhrat perandorakė dhe zotimin e tij lidhur me luftėn pėr tė rregulluar punėt e veta. Qė tė siguronte kufirin verior nga sulmet e kuēasve mbi fushėn e Podgoricės dhe qė tė pengonte bashkimin e tyre me Malin e Zi, Mehmet Pasha u propozoi atyre tė largoheshin me tė mirė nga malet ku jetonin dhe tė zgjidhnin brenda pashallėkut njė truall tjetėr pėr banim. Kur ky propozim nuk u pranua prej kuēasve, ushtria shkodrane hyri nė muajin maj 1774 nė Kuē dhe shkaktoi dėme tė mėdha me qėllim qė ta bėnte tė pabanueshėm, por edhe pas kėsaj ekspedite kuēasit nuk iu nėnshtruan.
Pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhes, Porta e Lartė, e ēliruar nga barra e luftės, e drejtoi vėmendjen nga Pashallėku i Shkodrės, kreu i tė cilit po bėhej tepėr i fuqishėm dhe i rrezikshėm. Mjeti mė i mirė pėr ta neutralizuar ishte ndezja e armiqėsisė me oxhaqet mė tė fuqishme kundėrshtare.
Mehmet pashė Bushatlliu, duke ofruar 9 000 qese groshė pėr tė marrė nė sipėrmarrje haset e sulltanit nė Myzeqe, kishte dalė si rivali kryesor i Ahmet Kurt pashės sė Beratit. Kurse ky ishte rival i Bushatlliut nė sipėrmarrjen e taksave tė skelės sė Durrėsit dhe pėr komandėn e zonės qė pėrfshinte kjo sipėrmarrje, e cila shtrihej gjer nė afėrsi tė Lezhės.
Megjithėse veziri i Shkodrės paraqiti njė ofertė mė tė madhe, motra e sulltanit, qė e administronte dhe merrte tė ardhurat e kėsaj skele si sipėrmarrėse e parė, pranoi ofertėn e sundimtarit tė Beratit. Mehmet pashė Bushatlliu vendosi tė mos bindej. Kur Ahmet Kurt pasha, nė prill tė vitit 1775, hyri me 12 000 ushtarė nė maliqanenė e Durrėsit, veziri i Shkodrės dėrgoi kundėr tij ushtrinė shkodrane tė komanduar nga dy bijtė e vet. Me kėtė veprim filloi hapur konflikti me Stambollin dhe me veglėn e tij, Ahmet Kurt pashėn.
Mė 14 korrik 1775 vdiq veziri plak i Shkodrės. Porta e Lartė emėroi nė vendin e tij njė besnik tė saj, vezirin Mehmet pashė Kystendilin, dhe urdhėroi Ahmet Kurt pashėn tė hynte nė zonėn e Durrėsit. Mirėpo ky vendim nuk pėrputhej me interesat e Bushatllinjve dhe tė ajanėve aleatė tė tyre nė atė zonė. Aq mė pak ai nuk pajtohej me interesat e tregtarėve shkodranė, tė lundėrtarėve ulqinakė si dhe tė tregtarėve tė tjerė tė Veriut tė Shqipėrisė, qė do tė humbisnin pėrkrahjen e Bushatllinjve dhe monopolin e tregtisė sė vendit.
Nė kundėrshtim me pushtetin qendror, ajanėt shkodranė e fqinjė tė grumbulluar nė Shkodėr u betuan tė mos i bindeshin vezirit nga Kystendili dhe vendosėn ta ndalnin me luftė hyrjen e Ahmet Kurt pashės nė zonėn e Durrėsit. Ata zgjodhėn Mustafa pashė Bushatlliun pėr komandant tė ushtrisė shkodrane.
Mė 12 shtator tė vitit 1775 kjo ushtri prej 14 000 vetash u ndesh me forcat e Ahmet Kurt pashės nė afėrsitė e Peqinit, por u thye keqas duke humbur 4 000-5 000 veta, ndėr tė cilėt ishte edhe kreu ushtarak mirditas Gjon Marku me 60 veta.
Pas kėsaj disfate Porta e Lartė vendosi t’i shfaroste Bushtallinjtė dhe tė nėnshtronte pėrkrahėsit e tyre. Pėr kėtė qėllim ajo organizoi dy ekspedita ndėshkimore kundėr tyre, duke ngritur mė kėmbė oxhaqet kundėrshtare tė Bushatllinjve, tė cilat i vuri nėn komandėn e vezirit, Mehmet pashė Kystendilit. Nė kėto ekspedita morėn pjesė Ahmet Kurt pasha, Ēaushollajt, Toptanėt dhe agallarėt e Ishmit. Ndėrsa ekspedita e parė pėsoi disfatė, e dyta nuk u realizua gjer nė fund, sepse paria shkodrane i mbeti besnike Bushatllinjve. Porta e Lartė, pasi kishte shpallur luftėn me Persinė, pranoi t’i falte rebelėt shkodranė duke e kufizuar pushtetin e tyre vetėm nė sanxhakun e Shkodrės dhe duke i detyruar ata tė paguanin njė dėmshpėrblim prej 2 000 qesesh.
Pashallėku i Shkodrės u gjymtua rėndė, por vetėm pėrkohėsisht. Ndėrkaq mbetėn shkaqet ekonomike e shoqėrore qė kėrkonin njė pushtet vendor tė fortė e tė pėrqendruar.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:47   #15
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Qėndresa e Mahmud pashė Bushatlliut kundėr Stambollit
Sipėrmarrja e skelės sė Durrėsit qėndroi nė dorėn e Ahmet Kurt pashės rreth pesė vjet. Ky feudal i fuqishėm dhe paria qė e pėrkrahte atė nė Kavajė, Peqin, Ishėm e nė Tiranė, u pėrpoqėn tė nxirrnin pėr vete pėrfitime tė shumta e shpesh nė dėm tė banorėve. Ata mbyllėn rrugėt tregtare dhe limanet pėr shkodranėt e ulqinakėt. Kjo masė u dha mundėsi venedikasve tė shtinin pėrsėri nė dorė monopolin e tregtisė dhe tė lundrimit qė kishin pasur para ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve. Si pasojė, pakėnaqėsia e banorėve arriti kulmin. E pakėnaqur ishte edhe motra e sulltanit, sė cilės iu pakėsuan sė tepėrmi tė ardhurat nga maliqaneja e Durrėsit.
Veprimtaria e tregtarėve elbasanas, beratas, kavajas, krutanė e tiranas nuk mund ta zėvendėsonte atė tė tregtarėve shkodranė e ulqinakė, si dhe rolin vendimtar tė kapitalit tregtar shkodran nė jetėn ekonomike tė skelės sė Durrėsit. Prandaj motra e sulltanit nuk ngurroi mė 1781 t’ia hiqte komandėn e sundimtarit tė Beratit dhe t’ia jepte Mahmud pashė Bushatlliut (1749-1796). Pėr tė siguruar mbrojtjen e rrugės tregtare midis Shkodrės e Prizrenit, ajo ndėrhyri qė Bushatlliut tė ri t’i jepej edhe qeverisja e sanxhakut tė Dukagjinit.
Pas vendosjes sė pushtetit tė Mahmut Bushatlliut nė kėto vise, rrugėt u hapėn e u sigurua qarkullimi i lirė nga bregdeti gjer nė thellėsi tė Kosovės e tė Maqedonisė, prodhimet e tė cilave drejtoheshin pėr nė skelat e Adriatikut. Jeta ekonomike u gjallėrua shumė shpejt. Mahmud Pasha, duke ndjekur politikėn ekonomike tė tė atit, e zgjeroi pjesėmarrjen nė tregti e nė lundrim dhe shtiu nė dorė sipėrmarrje tė shumta, ndėr tė cilat edhe atė tė nxjerrjes dhe tė shitjes sė serės sė Selenicės sė Vlorės. Ashtu si i ati, ai pėrdori pushtetin e vet pėr tė pėrkrahur tregtarėt vendas kundėr atyre venedikas, tė cilėt humbėn pėrsėri atė pjesė tė tregtisė sė drithrave, tė vajit e tė ziftit qė kishin vėnė nė dorė gjatė viteve 1775-1780.
Mė 1784 Mahmud Pasha arriti tė siguronte pėr vėllanė e vet, Ahmet Beun, qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit bashkė me gradėn pashė. Ndėrkohė ai i siguroi kunatit tė vet, Sulejman pashė Vėrlacit, qeverisjen e sanxhakut tė Elbasanit. Nė kėtė mėnyrė Mahmud pashė Bushatlliu e pėrtėriu Pashallėkun e Shkodrės. Ndryshe nga sundimtarėt e sanxhakėve tė tjerė, ai e lidhi fuqizimin e tij politik me zhvillim ekonomik tė pashallėkut.
Kujdes tė veēantė Bushatlliu i ri tregoi pėr ushtrinė. Krijoi njė ushtri tė rregullt, e cila dy-trefishohej me forcat luftarake tė ajanėve aleatė vartės dhe me ato, qė vinin prej malėsive sipas zakonit “burrė pėr shtėpi”, kur bėnte thirrje me tri tė shtėna topi nga kėshtjella e Rozafės.
Qysh nga viti 1782, Mahmut Pasha kishte forcuar pushtetin nė pashallėk e po vepronte me vullnetin e vet, duke mos pėrfillur fermanet e Portės sė Lartė. Konsujt venedikas njoftonin qeverinė e tyre se ai po punonte pėr t’u bėrė sa mė i pavarur. Komandantin e kėshtjellės sė Shpuzės, qė kishte ngritur krye me rastin e dy ekspeditave tė vitit 1775-1776, nė shkurt tė vitit 1785 e detyroi tė largohej pa kundėrshtimin mė tė vogėl. Katėr muaj mė vonė, me ushtrinė e riorganizuar, shkeli dhe nėnshtroi Malin e Zi tė rebeluar qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe tė nėnshtrimit, nė rrugėn e kthimit pėr nė Shkodėr ndėshkoi rėndė krahinėn e Pastroviqit pėr punė tė njė provokimi tė armatosur tė kryer me nxitjen e autoriteteve tė Venedikut. Qėllimi i kėtij provokimi kishte qenė shpresa se Porta e Lartė, pėr tė mos krijuar njė skandal politik me Republikėn e Shėn Markut, do ta hiqte qafe kėtė pasha tė pabindur dhe tė rrezikshėm si pėr autoritetin e sulltanit nė Shqipėri, ashtu edhe pėr sigurinė e zotėrimeve venedikase nė kufi tė Pashallėkut tė Shkodrės dhe pėr interesat ekonomikė tė republikės nė kėtė trevė.
Menjėherė pas nėnshtrimit tė Malit tė Zi, Mahmud Pasha u vėrsul nė drejtim tė Elbasanit e tė Beratit, sepse armiku i vjetėr i Bushatllinjve, Ahmet Kurt pasha, kishte tėrhequr nga ana e vet pashanė e Elbasanit dhe u kishte mbyllur limanet ulqinakėve. Gjatė muajve korrik e gusht 1785, pasi siguruan nga ana juglindore bashkėpunimin e Ali pashė Tepelenės, armikut tė sundimtarit tė Beratit, qė e kishte penguar tė merrte qeverisjen e sanxhakut tė Janinės, Mahmud Pasha dhe i vėllai Ahmed Pasha, e nėnshtruan qeveritarin e Elbasanit dhe e ndėshkuan Ahmet Kurt pashėn, duke i rėnė kryq e tėrthor sanxhakut tė tij. Duke u kthyer nga Korēa, Mahmud Pasha dhe Ahmet Pasha nga Buzi i Tepelenės, thyen ushtrinė kryesore tė qeveritarit tė Beratit nė Peqin, pikėrisht aty ku ushtria shkodrane kishte pėsuar disfatėn e madhe dhjetė vjet mė parė.
Kėto fushata e ngritėn mė lart autoritetin e Bushatllinjve nė sy tė tė gjithė feudalėve shqiptarė dhe i ndanė ata nė pėrkrahės e nė kundėrshtarė tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, kėto fushata shkaktuan zemėrimin e Portės sė Lartė dhe tė Senatit tė Venedikut dhe, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen e atyre shteteve evropiane qė kishin interesa tė kundėrta me Perandorinė Osmane. Nė radhė tė parė ishte diplomacia e Austrisė, qė filloi ta inkurajonte Bushatlliun pėr veprime mė tė guximshme kundėr varėsisė ndaj Stambollit.
Pėr shkak tė fushatės kundėr sanxhakėve tė Elbasanit e tė Vlorės, qė Porta e Lartė e quajti veprim rebel, sulltani i shpalli dy Bushatllinjtė dhe Ali pashė Tepelenėn si kryengritės dhe nė vjeshtė tė vitit 1785 dha urdhėr pėr tė pėrgatitur njė ekseditė tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kėto masa e shtynė Bushatlliun qė ta shndėrronte mosbindjen e tij nė kryengritje. Ndėrkaq afrimi i luftės sė Rusisė dhe Austrisė kundėr Perandorisė Osmane qė po shqetėsonte diplomacinė evropiane, i nxiti disa nga pashallarėt shqiptarė, me Mahmud Pashėn nė krye, ta shikonin kryengritjen si rrugėn e vetme pėr shpėtimin nga sundimi i njė perandorie qė dukej se po shembej. Ndaj Mahmud Pasha, nė vend qė tė pranonte faljen dhe gradėn e vezirit qė i ofroi Porta e Lartė nė prag tė luftės me Rusinė e Austrinė, nė prill tė vitit 1786, shpalosi zyrtarisht flamurin e luftės.
Forcat e ushtrisė kryengritėse tė pėrbėra, sikurse shkruante njė funksionar i lartė osman nė njė raport dėrguar Portės sė Lartė, nga ushtarė e bylykbashė shqiptarė, tė veshur me kostumet e tyre popullore tė krahinės sė Shkodrės dhe tė atyre fqinje me tė, gjetėn shumė shpejt pėrkrahje nė tė gjithė Kosovėn gjer nė Kystendil. Ato patėn ndihmėn e njė vargu feudalėsh tė Kosovės, tė cilėt autori i kėtij raporti i quante “tradhtarė”. Pastaj kryengritja u shtri edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Ahmet Kurt pasha i Beratit ndoqi shembullin e Bushatllinjve, i shtyrė nga i njėjti shqetėsim pėr fatin e Perandorisė Osmane, dhe u ngrit kundėr Stambollit, duke u pajtuar dhe duke u bashkuar me Mahmud Pashėn. Kėshtu forcat ushtarake kryengritėse tė dy feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė u shtrinė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe nė Maqedoni.
Nga muaji prill i vitit 1786 e gjer nė mars tė vitit 1787, kryengritja thuajse nuk ndeshi nė ndonjė qėndresė serioze si nga forcat kundėrshtare nė Shqipėri, ashtu edhe nga forcat ushtarake tė vezirėve tė Rumelisė dhe tė Bosnjės. Vezirėt e Rumelisė dhe tė Bosnjės, tė urdhėruar nga Porta e Lartė, e cila shpresonte se mund t’i kthente kryengritėsit nė rrugėn e bindjes, mbajtėn qėndrim pasiv. Nė kėto kushte Bushatlliu pėrvetėsoi tė gjitha tė ardhurat shtetėrore, vuri dorė mbi shtatė barrė tė hollash nga thesarėt e Beogradit dhe tė Vidinit dhe, me anė tė njerėzve tė vet, mori nė dorė qeverisjen e viseve tė pushtuara. Hovi i papėrmbajtur luftarak, trimėria dhe guximi i rrallė, si dhe fitoret kundėr pashallarėve rivalė, bėnė qė pashai shkodran tė mbiquhej “Kara Mahmud Pasha” (Mahmud Pasha i zi, i tmerrshėm). Mirėpo, kur Porta e Lartė pa se shpresat pėr t’i bindur kryengritėsit ishin tė kota dhe se ēifligarėt e tjerė shqiptarė mund tė bashkoheshin me ta, mori masa pėr tė pėrēarė forcat shqiptare, si edhe pėr pėrgatitjen e njė ekspedite tė madhe kundėr Shkodrės. Pėr kėtė qėllim ajo i kėnaqi ambiciet pėr pushtet tė katėr personaliteteve politike shqiptare: Ali pashė Tepelenės i dha qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės, Ibrahim bej Vlorės i dha gradėn e pashės dhe sanxhakun e Janinės, Mehmet pashė Ēaushollit qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės dhe Mustafa bej Toptanit komandėn e maliqanesė sė Durrėsit. Mė nė fund, nė mars tė vitit 1787, Porta e Lartė arriti tė mėnjanonte Ahmet Kurt pashėn, duke e helmuar me anė tė mjekut tė tij, dhe futi tė birin dhe dhėndrin nė grindje pėr trashėgimin e pushtetit. Me kėto mėnyra ajo arriti tė bėnte pėr vete krerėt e Toskėrisė dhe t’i shkėpuste ata nga lėvizja kryengritėse e kryesuar nga Kara Mahmud Pashė Bushatlliu.
U bė e qartė se feudalėt e Toskėrisė, tė tėrhequr edhe nga interesat e tyre vetjake, nuk qenė nė gjendje tė arrinin nė njė bashkim politik tė qėndrueshėm me ata tė Gegėrisė. Kėshtu, Porta krijoi kushtet e nevojshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn e saj tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kjo ekspeditė shėrbeu pėr tė pėrēarė edhe radhėt e feudalėve tė Gegėrisė, vartės e aleatė tė Bushatllinjve.
Megjithėkėtė, Kara Mahmudi nuk hoqi dorė nga rruga e nisur. Pėr ta fuqizuar kryengritjen, ai u mundua tė tėrhiqte nė tė sa mė shumė njerėz nga radhėt e shtresave tė gjera popullore. Pėr kėtė qėllim ai premtoi se do tė lehtėsonte gjendjen ekonomike tė shtresave popullore duke shpallur se do t’i falte nga taksat pėr 20 vjet. Ai shfrytėzoi njėkohėsisht edhe urrejtjen e trashėguar tė shqiptarėve kundėr sunduesve tė huaj osmanė, e sidomos emrin e heroit kombėtar tė shek. XV, qė vazhdonte tė rronte nė popull si simbol i luftės pėr liri dhe e shpalli veten pasardhės tė Skėnderbeut. Si pasojė, Mahmud Pasha dhe i vėllai korrėn disa fitore ushtarake kundėr Mehmet pashė Ēaushollit nė afėrsitė e Prishtinės dhe kundėr Mahmud pashė Ajdoslliut pranė Shkupit, si dhe bėnė njė qėndresė kėmbėngulėse e me shumė humbje pėr armikun nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės. Me kėto fitore ata arritėn tė vononin pėr disa muaj pėrparimin e fuqive tė shumta ushtarake tė Portės drejt Shkodrės. Por epėrsia numerike e forcave osmane, lėkundjet e feudalėve, aleatė tė Bushatllinjve dhe veēanėrisht tradhtia e disa funksionarėve tė tij, bėnė qė, nė pjesėn e dytė tė muajit gusht, t’u dorėzoheshin njėri pas tjetrit forcave detare e tokėsore osmane qytetet e Tivarit, Ulqinit dhe mė nė fund edhe qyteti i Shkodrės. Kėshtu forcat kryengritėse u pėrēanė. Mė 26 gusht, pas vrasjes sė Ahmet pashė Bushatlliut nė njė pusi, Kara Mahmudi bashkė me 250-300 veta nga mė besnikėt e tij, u mbyll nė kėshtjellėn e Shkodrės. Ushtria e Portės filloi rrethimin e kėshtjellės sė Rozafės. Kėshtu u krijua njė gjendje shumė e vėshtirė pėr Bushatlliun.
Ndėrkohė edhe nė radhėt e rrethuesve lindėn vėshtirėsi serioze, siē qenė ato lidhur me furnizimin e trupave me municione, ushqime e tė holla, qė filluan tė shfaqeshin menjėherė pas fillimit tė luftės me Rusinė. Kėto vėshtirėsi shkaktuan pėrēarje nė radhėt e komandės osmane. Valiu i Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēausholli morėn masa qė t’i nxirrnin ushqimet e nevojshme me anė grabitjesh dhe dhunimesh tė popullsisė vendase. Valiu i Bosnjės dhe komandanti i flotės, bashkė me forcat e tyre, u larguan nga veprimet luftarake. Kjo pėrēarje e ndryshoi situatėn nė favor tė Bushatlliut. Rol vendimtar pati ndėrhyrja e qytetarėve tė Shkodrės, e fshatarėve rreth saj dhe e malėsorėve tė Hotit, tė Shalės, tė Shoshit, tė Postribės etj. Tė zemėruar nga grabitjet, vrasjet dhe nga pėrdhunimet e kryera prej forcave ushtarake tė valiut tė Rumelisė dhe tė Mehmet pashė Ēaushollit, mė 25 nėntor, 8 000 ushtarė vendas u vėrsulėn njėkohėsisht bashkė me garnizonin e kėshtjellės mbi rrethuesit dhe i shpartalluan aq keq sa, nė Shkodėr e nėpėr rrugėt gjer nė Drin, mbetėn rreth gjashtė mijė tė vrarė pėrveē robėrve. Ndėr tė vrarėt ishte edhe vetė Mehmet pashė Ēausholli.
Njė disfatė tė tillė trupat osmane nuk e kishin pėsuar prej shumė vitesh nė Shqipėri. Me qėllim qė konflikti tė merrte fund dhe tė mos bėheshin mė viktima tė njė ekspedite ndėshkimore tė re, qytetarėt e Shkodrės kėrkuan qysh tė nesėrmen e fitores qė sulltani tė falte Kara Mahmudin dhe ky tė lironte robėrit e tė pajtohej me pushtetin qendror.
Pas shpartallimit tė valiut tė Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēaushollit, raporti i ri i forcave nė lėmin ndėrkombėtar dhe nė pashallėk e vuri Mahmud pashė Bushatlliun para dy rrugėve: ose tė pajtohej me Portėn e Lartė, ose tė ecte nė rrugėn e shkėputjes dhe tė lidhej me fuqitė armike tė saj pėr tė vazhduar luftėn.
Ata feudalė tė sanxhakut, qė e kishin braktisur dhe tradhtuar gjatė kryengritjes, nuk pėrbėnin pėr tė njė mbėshtetje tė sigurt. Pėrkundrazi, ata kėrkonin nėnshtrimin ndaj sulltanit e madje largimin e Bushatlliut nga pushteti i pashallėkut. Edhe pronarėt e vegjėl, qė pėrbėnin shumicėn myslimane tė banorėve tė qyteteve, sidomos tė Shkodrės, ndonėse e kėrkonin pėr qeveritar, e kushtėzonin kėtė me nėnshtrimin e tij ndaj sulltanit. Nė kėtė qėndrim ndikuan edhe dėmi qė shkaktoi bllokimi i rrugėve tokėsore e detare, i cili paralizoi veprimtarinė ekonomike tė qytetit dhe frika e njė ekspedite tė dytė. Ndėrsa banorėt e krishterė dhe nė veēanti malėsorėt tė cilėt pėrbėnin shumicėn e ushtrisė sė Bushatlliut, ishin pėr vazhdimin e kryengritjes, pėr t’u marrė vesh me fuqitė e krishtera armike tė Portės, me Rusinė e sidomos me Austrinė, nėn mbrojtjen e sė cilės ishte futur kisha katolike. Duke mos pasur mė besim te falja nga ana e Portės dhe duke qenė i bindur pėr shkatėrrimin e shpejtė tė Perandorisė Osmane, Mahmud Pasha prirej pėr rrugėn e dytė.
Ngjarjet e Shkodrės tėrhoqėn vėmendjen e diplomacisė ruse e austriake, sidomos pas hyrjes nė luftė tė Perandorisė Austriake kundėr Portės sė Lartė, nė janar tė vitit 1788.
Oborret e Petėrsburgut dhe tė Vjenės ngarkuan diplomatėt e tyre qė t’i premtonin Bushatlliut pėrkrahje ekonomike e ushtarake pėr tė vazhduar kryengritjen kundėr Stambollit dhe pėr tė marrė pjesė nė luftė nė ndihmė tė veprimeve tė tyre ushtarake. Porta e Lartė, nga ana e vet, u kėrkoi shkodranėve kokėn e qeveritarit tė tyre, pėrndryshe Shkodra do tė shkatėrrohej nga njė ekspeditė e dytė dhe banorėt e saj do tė trajtoheshin si robėr pėr pesė vjet rresht. Nė shkurt tė vitit 1788 filluan tė gjallėroheshin pashallarėt e Sarajevės dhe tė Beratit, si dhe komandanti i maliqanesė sė Durrėsit, Mustafa pashė Toptani, qė bashkėpunoi me krerėt kundėrshtarė nė sanxhakun e Shkodrės. Krahinat e Pogradecit, tė Shpuzės, tė Kuēit dhe tė Piprit ngritėn krye me armė, kurse Mustafa pashė Toptani kėrcėnoi me luftė aleatėt e Bushatlliut nė Kavajė e nė Tiranė dhe mbylli rrugėt.
Me gjithė kėtė gjendje tė rėndė, Mahmud Pasha me forcat e tij ushtarake arriti tė nėnshtronte pėrsėri krahinat e Veriut, tė ndėshkonte krerėt e tyre kundėrshtarė dhe ata tė qytetit tė Shkodrės, qė ishin lidhur me ta, dhe tė dėbonte nga qyteti njė varg familjesh tė dyshimta. Por ai nuk mundi t’u shkonte nė ndihmė aleatėve evropianė, sepse kėto ngjarje kishin shkaktuar lėvizje nė popullsinė qytetare dhe ai ruhej nga ndonjė kryengritje nė Shkodėr.
Nė muajin maj tė vitit 1788, Mahmud Pasha u takua nė kėshtjellėn e Rozafės me njė pėrfaqėsues tė ambasadorit rus nė Venedik. Nė kėtė takim Bushatlliu pranoi tė vazhdonte kryengritjen kundėr “armikut tė pėrbashkėt” (Perandorisė Osmane) dhe u zotua tė lehtėsonte hyrjen e trupave ruse nė Stamboll, duke pushtuar Shqipėrinė deri nė Manastir e njė pjesė tė Maqedonisė deri nė Selanik. Kundrejt kėsaj pjesėmarrjeje nė luftė, ai kėrkoi t’i jepej njė shumė tė hollash pėr tė bėrė pėr vete pashallarėt shqiptarė dhe tė dėrgohej nė bregdet njė skuadėr anijesh luftarake pėr tė kėrcėnuar ose, po tė ishte nevoja, pėr tė bombarduar ato qytete qė do tė mbanin anėn e Portės. Gjithashtu ai kėrkoi tė njihej autonomia e tokave tė kontrolluara prej ushtrisė shqiptare, njė autonomi politike e fetare, nėn mbrojtjen e fronit perandorak rus, siē ndodhi me Hanatin e Krimesė. Kjo marrėveshje duhej tė miratohej nga Katerina II e Rusisė.
Ndėrsa pritej ky miratim, sipas njė kėrkese qė kishte bėrė vetė Bushatlliu me anė tė kryepeshkopit tė Tivarit, Gjergj Radovanit, oborri i Vjenės dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet nė Shkodėr. Kjo pėrfaqėsi mbėrriti nė Shkodėr nė mesin e muajit qershor, pavarėsisht se diplomatėt rusė ishin pėrpjekur pėr ta penguar.
Kėrkesat e Bushatlliut ishin pothuajse tė njėllojta me ato qė iu parashtruan pėrfaqėsuesit rus. Por kėrkohej qė vendi tė vihej jo nėn mbrojtjen e Rusisė, por tė shtėpisė sė Habsburgėve. Austriakėt synonin tėrheqjen e forcave tė qeveritarit tė Shkodrės, nė ndihmė tė ushtrive tė tyre nė luftėn pėr pushtimin e Bosnjės. Por, kur dėrgata austriake mori rrugėn e kthimit, forcat kundėrshtare tė Bushatlliut kapėn dhe vranė tė gjithė pjesėmarrėsit e saj. Kėshtu nuk mbeti asnjė shpresė pėr lidhje me Vjenėn. Petėrsburgu nga ana e vet nuk dha pėrgjigje. Bushatlliut nuk i mbeti veēse rruga e pajtimit me Portėn e Lartė.
Ndėrkohė, i detyruar nga rrethanat e luftės, divani i sulltanit kishte ndryshuar mendim dhe i premtoi Kara Mahmudit faljen dhe gradėn e vezirit, nė qoftė se ai merrte pjesė nė luftė me forcat e veta nė frontin e Bosnjės kundėr austriakėve. Bushatlliu e pranoi kėtė premtim, por duke i shkėputur Portės sė Lartė qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe atij tė Elbasanit, si dhe gradėn e pashės pėr tė vėllanė, Ibrahim Beun, dhe pėr tė nipin, Mehmet Beun. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet. Jeta ekonomike filloi tė gjallėrohej.
Pjesėmarrja e Bushatlliut nė kėtė luftė, gjersa u nėnshkrua me Austrinė traktati i paqes sė Sistovės (4 gusht 1791), i shėrbeu pėrgatitjes pėr kryengritjen e dytė. Duke shfrytėzuar gradėn e vezirit dhe tė kryekomandantit tė frontit tė Vidinit, Kara Mahmudi grumbulloi sasi tė rėndėsishme tė hollash dhe armatimesh, tė cilat i dėrgoi nė Shkodėr.
Por lufta nuk vazhdoi mė tej. Duke iu trembur pėrhapjes sė ideve tė revolucionit frėng edhe Rusia, ashtu siē kishte bėrė mė parė Austria, shpejtoi tė nėnshkruante traktatin e paqes me Perandorinė Osmane nė Jassi, mė 2 janar 1792. Kėshtu shteti osman shpėtoi nga shkatėrrimi. Por kriza e brendshme e tij u thellua mė tej, prandaj sulltan Selimi III filloi pėrpjekjet pėr tė pėrqendruar pushtetin e pėr tė modernizuar ushtrinė. Kėto reforma, qė njihen me emrin “Nizam-i-xhedid”, nuk pėrputheshin me interesat e parisė sė provincave. Pėr rrjedhim, kundėr reformave tė sulltan Selimit u organizua me shpejtėsi njė qėndresė e gjerė e kryesuar nga ulematė dhe nga feudalėt e ēifligarėt mė tė fuqishėm tė provincave. Mahmud pashė Bushatlliu e Ali pashė Tepelena ishin nga mė kryesorėt nė Gadishullin Ballkanik.
Pasi u kthye nė Shkodėr, Bushatlliu dha shenjat e para tė njė kryengritjeje tė dytė. Ai e filloi atė me njė fushatė ndėshkimore e nėnshtrimi tė feudalėve pėrkrahės tė Stambollit. Kėtė e bėri jo vetėm brenda katėr sanxhakėve qė pėrbėnin Pashallėkun e Shkodrės gjer nė atė kohė, por edhe nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit, ku, pėr shkak tė lidhjeve tė tyre ekonomike me Shkodrėn dhe tė prirjeve separatiste tė vezirit tė saj, njė pjesė e parisė feudale dhe tregtare tė kėtyre qendrave morėn anėn e tij. Kundėrshtarėt e vezirit shkodran nė qytetet e rrethet e Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit njohėn tani goditjen e rėndė tė tij qė i ēoi deri nė shfarosje. Kėshtu filloi periudha e kryengritjes sė dytė, e cila synonte shkėputjen e plotė nga varėsia e Portės. Veziri i Shkodrės tanimė nuk i nėnshtrohej fare autoritetit tė Portės. Ai nuk nxirrte mė taksa pėr thesarin perandorak, por i dėbonte gjyqtarėt e Stambollit dhe vetėm fjala e tij ishte ligj. Kjo kryengritje e shkėputi faktikisht pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare nga perandoria.
Politika e re e Mahmudit shkaktoi njė reaksion tė fortė, qė filloi nė gjirin e vetė familjes sė Bushatlliut, te vėllai dhe nipi i tij. Kėta u vunė nė krye tė atij grupi feudalėsh, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė shkėputjes sė vendit nga Perandoria Osmane, duke e quajtur atė tė rrezikshme pėr jetėn, pasuritė dhe pėr postet e tyre. Prandaj e braktisėn atė. Kjo i dha dorė sulltanit tė merrte masa tė shpejta. Nė fillim tė vitit 1793 ai nisi kundėr Shkodrės njė ekspeditė ndėshkimore. Ekspedita, e pėrbėrė nga forcat e shtatė pashallarėve shqiptarė me nė krye valiun e Rumelisė, Beqir Pashėn, mundi tė mbėrrinte nė Shkodėr vetėm pas tetė muajsh. Pas njė qėndrese tė fortė, Mahmud Pasha u detyrua mė sė fundi tė mbyllej nė kėshtjellė mė 1787. Edhe kėtė herė shumica e parisė vartėse dhe e aleatėve e braktisėn, duke u besuar premtimeve tė Portės sė Lartė qė kishte shpallur se do t’u njihte privilegjet qė kishin. Por fshatarėt e malėsorėt dhe shtresat e gjera qytetare shkodrane, tė shqetėsuara nga mundėsia e kthimit tė anarkisė, nuk ndoqėn rrugėn e krerėve feudalė. Tė mbushura edhe me urrejtjen e njė populli qė nuk mund t’i duronte aktet e dhunshme tė pushtuesit tė huaj, ato u bashkuan me vezirin kryengritės dhe i shpartalluan pėrsėri forcat qeveritare, duke u shkaktuar dėme shumė tė rėnda.
Pėrēarja e lėkundjet e aleatėve tė vet vendas si dhe frika nga njė ekspeditė tjetėr e Portės e detyruan Mahmud Pashėn, me gjithė fitoren qė korri, tė shpallte pėrsėri faljen e tė gjithė atyre qė e kishin braktisur, tė lironte robėrit e kapur dhe tė padiste vėllanė e nipin si shkaktarė tė vėrtetė tė konfliktit, kurse sulltanin ta paraqiste si viktimė tė mashtrimit tė tyre. Ndėrkaq, me anėn e klerit katolik ai siguroi ndėrmjetėsinė e oborrit tė Spanjės, pėr t’i kėrkuar falje sulltanit. Por tė gjitha kėto veprime, ashtu si edhe mė 1787, nuk shprehnin ndjenjat e mendimet e vėrteta tė tij.
Ndėrmjetėsimi i pėrfaqėsuesit diplomatik tė Spanjės nė Stamboll, vėshtirėsitė e mėdha financiare tė perandorisė e, mbi tė gjitha, pamundėsia e Portės pėr tė organizuar njė ekspeditė te re bėnė qė nė muajin mars tė vitit 1795, sulltan Selimi III t’i jepte Bushatlliut faljen, me kusht qė tė zotohej se nuk do tė ngrinte krye mė, tė derdhte nė thesarin perandorak shumat e mėdha tė taksave tė prapambetura nga e kaluara dhe tė pranonte zbatimin e reformave ushtarake e financiare.
Gjersa erdhi falja, Bushatlliu e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet dhe i nėnshtroi sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit duke ua dhėnė pėr qeverisje tė vėllait dhe tė nipit, tė cilėt ishin kthyer nė Shkodėr e i kishin kėrkuar falje. Veziri i Shkodrės i kėrkoi edhe Ali pashė Tepelenės tė hiqte dorė nga orvatja e tė birit, Myftar Pashės, pėr tė qeverisur sanxhakun e Ohrit dhe pėr tė vėnė dorė mbi sipėrmarrjen e Durrėsit. Nė vjeshtėn e vitit 1795 ai shpartalloi edhe forcat e pashallarėve kosovarė, tė cilėt ishin lidhur kundėr tij dhe kishin marrė pushtetin nė Prizren. Kėtė fat pėsoi edhe Jusuf bej Dibra, i cili kishte guxuar tė dėbonte nga Dibra qeveritarin e vendosur prej Bushatlliut.
Kėto veprime qė ishin nė kundėrshtim me kushtet e faljes, i acaruan pėrsėri marrėdhėniet e Stambollit me vezirin e pabindur tė Shkodrės. Por Porta e Lartė, e mbėrthyer nga reaksioni i brendshėm kundėr reformave, nuk ishte aspak nė gjendje tė merrte masa energjike kundėr tij.
Mahmud Pasha e drejtoi tani vėmendjen kundėr krahinave malore shqiptare tė Kuēit, tė Piprit e tė Palabardhit, tė cilat, qysh nga lufta ruso-turke e viteve 1787-1792, ishin bashkuar me Malin e Zi dhe i kishin dalė duarsh vezirit tė Shkodrės. I zėnė me ngjarjet e lartpėrmendura, Kara Mahmudi nuk kishte pasur kohė tė merrej me to. Kurse tani rrethanat ndėrkombėtare kishin ndryshuar. Franca ishte hedhur nė sulm kundėr monarkive evropiane, dhe oborret e Vjenės e tė Petėrsburgut i kishin lėnė mbas dore synimet e tyre nė Mal tė Zi. Kjo gjendje e re politike i dha mundėsi Bushatlliut tė pėrgatitej pėr nėnshtrimin e tyre. Edhe diplomacia frėnge, pėr tė mos lejuar qė Mali i Zi t’i shėrbente si bazė politikės ruse e austriake dhe, me qėllim qė tė tėrhiqte qeveritarin e Shkodrės nga ana e Francės, krijoi lidhje me Bushatlliun me anė tė ambasadorit tė saj nė Venedik. Gjeneral Bonaparti, i cili pas nėnshtrimit tė Italisė Veriore projektonte tė pushtonte edhe Dalmacinė, dėrgoi nė Shkodėr nė muajin maj 1796 shtatė specialistė ushtarakė pėr organizimin mė tė mirė tė ushtrisė shqiptare si dhe shtatė galera me municione e ushqime pėr fushatėn qė Kara Mahmud Pasha kishte parasysh tė ndėrmerrte kundėr Malit tė Zi. Por kėto tė fundit u konfiskuan nė det prej venedikasve, qė dyshonin se fushata e Bushatlliut drejtohej edhe kundėr tokave tė tyre.
Nė korrik tė vitit 1796 tri reparte tė sundimtarit tė Shkodrės hynė nė Mal tė Zi. Malazezėt dhe malėsorėt e tri krahinave shqiptare tė lidhur me ta i kishin dėrguar fjalė vezirit tė Shkodrės se do tė luftonin gjer nė pikėn e fundit tė gjakut po t’i sulmonte. Dhe me tė vėrtetė forcat e Bushatlliut ndeshėn nė njė mbrojtje shumė tė fortė, qė i detyroi ato tė tėrhiqeshin dhe qė bėri tė dėshtonte sulmi. Nė shtator, Kara Mahmud Pasha e pėrsėriti sulmin mbi Malin e Zi, por edhe kėtė herė ushtria e tij nuk pėrparoi dot, kurse ai vetė bashkė me shtabin e tij, nė tė cilin ishin edhe katėr oficerė francezė, ra nė kurth, me sa duket i tradhtuar, u rrethua dhe u vra nga malazezėt (1796).



Rėndėsia dhe karakteri i Pashallėkut tė Shkodrės
Dėshmitė shkodrane tė kohės, tė shkruara dhe gojore, duke e cilėsuar Kara Mahmudin “asllan i Shkodrės” e “i madhi Kara Mahmud Pasha” dhe duke e krahasuar atė “me tė shkėlqyeshmin Kastriot”, tregojnė konsideratėn qė shkodranėt bashkėkohės kishin pėr tė. Vrasja e tij u prit me keqardhje tė veēantė nė Pashallėkun e Shkodrės e nė Mal tė Zi dhe u konsiderua si fatkeqėsi pėr vendin. Kurse dėshmitė e huaja bashkėkohėse, duke theksuar se Kara Mahmudi “e mbajti vendin tė pavarur gjer nė atė shkallė sa u duk se synonte tė bėhej sundimtar absolut”, ose se “talenti i tij, trimėria e tij, pasuria e tij dhe bindja e popullit qė sundonte, kanė treguar pėrherė pavarėsinė e vėrtetė tė tij”, nxjerrin nė dritė se konsiderata e popullit pėr “Vezirin e Shqipėrisė” lidhej kryesisht me veprimtarinė politike tė ndjekur prej tij e, nė radhė tė parė, me qeverisjen e pavarur tė Pashallėkut tė Shkodrės.
Kara Mahmudi kishte bėrė pėr vete shumicėn e popullsisė tė Pashallėkut tė Shkodrės, e cila e mbėshteti atė fuqimisht dhe i doli zot duke rrėmbyer armėt nė ēastet mė tė vėshtira tė konfliktit tė armatosur me pushtetin qendror e rivalėt e vet brenda vendit. Kjo tregon se veprimtaria politike e tij pasqyronte aspiratat themelore tė kėsaj popullsie, pėr tė jetuar e pavarur nga pushteti i Stambollit dhe se lufta e banorėve tė Pashallėkut tė Shkodrės, tė udhėhequr prej Kara Mahmudit ishte vazhdim i luftės sė popullit shqiptar kundėr zgjedhės sė huaj osmane. Pra, synimi pėrfundimtar i veprimtarisė sė tij politike ishte dobėsimi e ērrėnjosja e pushtetit qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės dhe zėvendėsimi i tij me pushtetin e pėrqendruar tė Kara Mahmudit. Me fjalė tė tjera, Pashallėku i Shkodrės tė shndėrrohej nė njė shtet feudal shqiptar tė pavarur ose dhe vasal tė ndonjėrės nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės, siē treguan projektmarrėveshjet me pėrfaqėsuesit e Rusisė dhe tė Austrisė.
Kara Mahmudi arriti tė dobėsonte nė njė shkallė tė theksuar pushtetin qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės. Brenda kėtij pashallėku veprohej kryesisht sipas urdhrave tė pashait shkodran, tė cilat ishin tė detyrueshme pėr tė gjithė banorėt, madje edhe pėr shtetasit e huaj, ndonėse konsujt e tyre protestonin kur ato urdhra nuk pėrputheshin me marrėveshjet e pėrfunduara midis qeverive tė tyre dhe Portės sė Lartė. Kara Mahmudi hyri nė bisedime pėr marrėveshje ushtarake e politike me fuqitė e krishtera, armike tė Perandorisė Osmane dhe, nė kundėrshtim me ndarjen administrative tė saj e pa pėlqimin e Stambollit, shtriu pushtetin e vet nė sfera administrative-ushtarake tė tjera nga ato qė i takonin si pasha e si vezir. Kėto e tė tjera veprime si kėto, ashtu dhe qėndresat e armatosura kundėr ushtrive qeveritare qė u dėrguan kundėr tij, treguan se Bushatlliu kishte marrė rrugėn drejt pavarėsisė, se ai kishte krijuar njė sundim efektivisht autonom nė zotėrimet qė pėrfshinin Shqipėrinė Veriore e Verilindore ose mbarė Gegėrinė. Vdekja e tij e parakohshme (1796) nuk e lejoi tė realizonte deri nė fund synimin pėr shndėrrimin e pashallėkut tė tij nė njė shtet shqiptar, qoftė edhe tributar apo vasal ndaj Perandorisė Osmane ose ndaj ndonjė shteti evropian.
Megjithėkėtė, rezultatet kryesore tė veprimtarisė politike tė Kara Mahmud Pashės, pėrhapja e forcimi i lidhjeve ekonomike midis krahinave tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore dhe bashkimi i tyre nėn pushtetin e njė familjeje tė fuqishme feudale shqiptare ishin dy hapa tė mėdhenj pėrpara drejt krijimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Prandaj veprimtaria e Bushatlliut shėnoi njė kthesė me rėndėsi nė historinė ekonomike e politike tė Shqipėrisė.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:48   #16
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

3. PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812

Lufta pėr pushtet nė Shqipėrinė Jugore
Ashtu si nė Shqipėrinė Veriore, edhe nė atė Jugore, anarkia nxiti veprimtarinė politike tė familjeve tė vjetra feudale, tė cilat ishin nga mė tė fuqishmet. Nė sanxhakun e Vlorės familjet rivale pėr pushtetin lokal ishin ajo e pashallarėve tė Vlorės dhe dega e tyre, familja e Velabishtajve, qė ishte vendosur nė fshatin Velabisht, afėr Beratit. Qė tė dyja pėrpiqeshin tė shtinin nė dorė jo vetėm pushtetin e sanxhakut tė Vlorės, por edhe atė tė sanxhakut tė Delvinės. Nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII mė shpesh sunduan pashallarėt e Vlorės, por, me lidhjet qė krijoi Mahmud pashė Velabishti me feudalėt e vegjėl tė Tepelenės, tė Pėrmetit, tė Skraparit etj., edhe ky nuk mbeti pa e marrė pushtetin kohė mbas kohe. Qė nga viti 1751 e gjer nga vjeshta e vitit 1759 sanxhakun e Vlorės dhe, shpeshherė, edhe atė tė Delvinės, i qeverisi i biri i Mahmud pashė Velabishtit, Ismail Pasha, i cili pėrkrahej nga njė shtėpi tjetėr feudale, ajo e Ngurzajve, pėrfaqėsuesit e sė cilės ishin nga ajanėt kryesorė nė Myzeqe. Nė vitin 1754 Porta i dha Ismail Pashės gradėn e vezirit bashkė me qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe me komandėn e derbendėve. Ajo synonte qė, duke bashkuar nėn urdhrat e tij sa mė shumė forca feudale vendase, tė nėnshtronte popullsinė e Shqipėrisė Jugore, dhe kėshtu tė mund tė kryhej vjelja e taksave shtetėrore, sepse banorėt e disa zonave malore kishin vite tė tėra pa paguar taksat.
Ismail Pasha, sikurse edhe i ati, pėrveē lidhjeve me feudalėt beratas e myzeqarė, ruajti edhe lidhjet qė vazhdimisht kishte pasur familja e tij me feudalėt e vegjėl tė zonave malore, shumica e tė cilėve komandonte reparte ushtarėsh me rrogė, aq tė nevojshėm pėr tė ruajtur grykat dhe rrugėt.
Mė 1758 sulltani urdhėroi vezirin e Beratit tė nisej vetė nė krye tė njė ekspedite pėr tė vjelė taksat nė sanxhakėt e Vlorės dhe tė Delvinės dhe “pėr tė nėnshtruar rebelėt, duke vendosur kėshtu rendin e qetėsinė”, por nė tė njėjtėn kohė, kinse pėr t’i lėnė vezirit duart e lira, e shkarkoi atė nga komanda e derbendėve, qė e bėnte shumė tė fuqishėm dhe tė rrezikshėm. Meqė ky urdhėr ēonte nė shkatėrrimin e mbėshtetjes sė vezirit tė Beratit nė zonat malore tė dy sanxhakėve dhe u jepte dorė Vlorajve qė tė bėnin pėr vete malėsorėt derbendxhinj, Ismail Pasha nuk iu bind atij. Valiu i Rumelisė, mė 1759, dėrgoi kundėr tij zėvendėsin e vet. Atėherė Ismail Pasha u arratis bashkė me tre besnikė, ndėr tė cilėt ishte i kunati, Ahmet Kurt beu i Ngurzajve.
Meqenėse familja e Vlorajve e pėrfaqėsuesit e Stambollit nuk gjenin mbėshtetje nga ajanėt vendas, Porta e Lartė u detyrua ta falte Ismail Pashėn nė vjeshtėn e vitit 1761 dhe t’i njihte atij privilegjet qė gėzonte dy vjet mė parė. Edhe ky, meqė nuk ishte nė gjendje t’u imponohej feudalėve beratas e myzeqarė, e pranoi faljen. Por Ismail Pasha nuk e la pa shfrytėzuar kėtė dobėsi tė pushtetit qendror pėr tė nėnshtruar krahinėn e Vlorės bashkė me pinjollėt e familjes sė Vlorajve, qė ishin tė mitur dhe nėn tutelėn e nėnės sė tyre, tė vesė sė Kapllan pashė Vlorės, kushėririt tė tij. Nė fillim tė gushtit, Ismail Pasha u nis nga Berati me forcat e veta dhe hyri nė qytetin e Vlorės pa luftė. Pėr t’ia arritur qėllimit, kėrkoi dorėn e vejushės sė tė kushėririt. Kjo e la me shpresėn se pranonte tė martohej me tė, por ndėrkohė pėrgatiti kurthin pėr ta vrarė. Kėshtu Ismail Pasha u rrethua prej forcave tė saj nė shtėpinė ku u vendos dhe, nė luftim e sipėr, u vra.
Vezir Ismail pashė Velabishtin e zėvendėsoi i kunati, Ahmet Kurt pasha, qė qeverisi sanxhakun pėr njėzet vjet rresht. Duke ruajtur pushtetin e vet, ky feudal ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė bindjeje ndaj Stambollit dhe njė politikė paqėsore me oxhakun e Vlorajve. Ahmet Kurt pasha si derbend-pashė mbrojti interesat e feudalėve ēifligarė dhe ndoqi pa mėshirė feudalėt e vegjėl, si dhe lėvizjet e tyre rebele kundėr qyteteve, mukatave dhe pronave tė ēifligarėve tė mėdhenj. Njė nga viktimat e sulmeve grabitqare tė tyre, gjatė luftės ruso-turke tė viteve 1768-1774, u bė qyteti tregtar i Voskopojės.
Edhe nė sanxhakėt e Delvinės e tė Janinės u zhvillua njė luftė e gjatė dhe e ashpėr pėr pushtet midis familjeve tė mėdha vendase, e cila e futi Shqipėrinė Jugore nė njė anarki tė rėndė me rrjedhoja shkatėrrimtare, veēanėrisht pėr zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje u dha mundėsi disa familjeve mė tė vogla feudale tė pėrfitonin pėr t’u fuqizuar dhe, duke marrė pjesė nė grupet rivale, tė krijonin tarafet e veta dhe tė pretendonin pėr marrjen e pushtetit krahinor nė duart e tyre. Njė nga kėto familje u bė ajo e Hysove tė Tepelenės, e cila i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, d.m.th. shtresės sė atyre shtėpive feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh. Ndryshe nga ē’pretendohet nė disa gojėdhėna qė i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenėse i pari i tyre paska qenė njė dervish i arratisur pėr krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga njė shtėpi e vjetėr labe, tė parėt e sė cilės kishin qenė tė krishterė, por qė u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrėnjė tė vjetra nė krahinėn e Tepelenės, Hysot u dalluan si shtėpi bylykbashėsh nė fundin e shek. XVII, pikėrisht kur Perandoria Osmane filloi tė mbushte radhėt e forcave tė armatosura tė saj me ushtarė me pagesė. Pėrfaqėsuesi i saj nė mbarim tė shek. XVII deri nė mesin e dhjetėvjetorit tė dytė tė shek. XVIII ishte Mustafa agė Hysoja ose Muēo Hysoja. Nė dokumentacionin e kohės ai pėrmendet herė si ēaush jeniēerėsh e herė si dizdar i kėshtjellės sė Tepelenės, por kryesisht pėrmendet si njė aga i pasur e i fuqishėm qė ndiqej prej disa qindra trimash luftėtarė. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si njė nga krerėt e kryengritjes sė Labėrisė nė vitet 1704-1714 pėr tė mos paguar xhizjen, ndėrsa djemtė e tij dalin si sipėrmarrės tė kėsaj takse tė rėndėsishme shtetėrore nė krahinėn e Myzeqesė dhe tė Mallakastrės, tė cilėn mund ta vilnin, sidomos nė periudhėn e anarkisė feudale, vetėm feudalėt mė tė fuqishėm. Muēo Hysoja ishte njė nga krerėt labė mė nė zė dhe shtėpia e tij, njėra nga mė tė shquarat e Labėrisė, qė kishte filluar tė ngjiste shkallėt e hierarkisė sė lartė administrative dhe tė rivalizonte me oxhaqet kryesore tė Shqipėrisė Jugore nė luftėn pėr pushtetin politik.
Pjesėmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogė nė luftėn veneto-osmane tė viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij nė rrethimin e kėshtjellės sė Korfuzit nė vitin 1716 e rritėn rolin e tė birit, Veli Beut, si pretendent pėr kreun e sanxhakut tė Delvinės. Ky pinjoll i Hysove, qė kishte hyrė dhėndėr nė oxhakun e Mahmud pashė Konicės, arriti tė ngrihej nė radhėt e mirmiranėve dhe nė mesin e shek. XVIII u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Delvinės me gradėn pashė. Por grindjet pėr pushtet vijuan dhe u acaruan mė tej, prandaj Veli pashė Hysoja nuk qėndroi gjatė nė pushtet. Pas vdekjes sė tij, rivalėt mundėn tė kapnin edhe tė venė e tij qė e burgosėn pėr disa muaj nė qytetin e fortifikuar tė Kardhiqit, pėr ta liruar pastaj kundrejt njė shpėrblimi e garancish tė miqve tė shtėpisė sė Hysove. Sidoqoftė kjo shtėpi tashmė ishte nė radhėt e oxhaqeve shqiptare. Nėn drejtimin e Ali Beut, djalit tė Veli Pashės, ajo do tė bėhej shtėpia mė e fuqishme e Shqipėrisė Jugore dhe e gjithė Shqipėrisė.
Stėrnipi i Muēo Hysos dhe djali i Veli Pashės, Ali Beu, nuk e filloi karrierėn e tij si hajdut rrugėsh, sikurse mėtohet nė gojėdhėnat qė janė pasqyruar nė shumicėn e literaturės sė shkruar pėr jetėn e Ali pashė Tepelenės (1740-1822), e sidomos pėr dyzetė vitet e para tė jetės sė tij. Pėrkundrazi, ai u rrit e u edukua si tė gjithė djemtė e tjerė tė oxhaqeve feudale tė kohės sė vet. Ali Beu u arsimua si njė bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga tė afėrmit dhe sidomos nga miqtė e shtėpisė sė vet, qė e kishin lidhur tė ardhmen e tyre me atė tė kėsaj shtėpie tė dėgjuar, u vu shpejt nė krye tė formacioneve ushtarake me pagesė tė krahinės sė vet aq tė kėrkuara nga qeveritarėt e ndryshėm tė sanxhakėve e sidomos nga valiu i Rumelisė. Si i tillė, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal tė Asllanpashallive tė Gjirokastrės mė 1768 dhe u bė njė nga prijėsit ushtarakė mė tė dėgjuar. Pa arritur moshėn 40 vjeē, ai fitoi mė 1784 gradėn pashė nė rreshtat e ushtrisė perandorake tė Rumelisė. Po atė vit, pėr shkak se Selim pashė Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut tė Delvinės duke vrarė tre vjet mė parė Mustafa Pashėn e Delvinės, Porta e Lartė e emėroi mytesarif tė kėtij sanxhaku. Me kėtė rast ai u urdhėrua nga sulltani qė, pasi tė shtinte nė dorė pushtetin, tė ndėshkonte me vdekje fermanliun Selim pashė Kokėn e pėrkrahėsit e tij kryesorė dhe tė vilte me forcė xhizjen e papaguar nga krahinat malore. Nė krye tė njė fuqie ushtarake tė madhe, me luftė dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi urdhrat e Portės sė Lartė dhe nė fundin e vitit 1784 mori nė dorė pushtetin e sanxhakut tė Delvinės. Pas tė atit ai u bė pashai i dytė i familjes sė Hysove qė qeverisi kėtė sanxhak. Edhe Aliu, qė i pėrkrahu djemtė e Selim Pashės, nuk lejoi t’u konfiskoheshin ēifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siē pretendojnė, pa asnjė bazė, gojėdhėnat, nuk u kufizua vetėm me sundimin nė kėtė sanxhak. Tė ardhurat e atij sanxhaku tė vogėl nuk mjaftonin pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė sė tij mjaft tė madhe, prandaj Aliu synonte tė shtinte nė dorė sanxhakėt mė tė rėndėsishėm. Qysh nė fillim tė vitit 1785 kėrkoi qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės ose atė tė Janinės. Mė 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės dhe detyra e zėvendėskomandantit tė derbendėve, kurse nė mars tė vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashė Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit tė derbendėve. As i biri i vezirit tė helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i kėtij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qė hynė nė grindje midis tyre pėr punėn e trashėgimit tė pushtetit nė sanxhakun e Vlorės, nuk ishin nė gjendje tė kryenin atė detyrė. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti tė merrte pushtetin nė Berat, nuk mungoi ta kėrkonte postin e derbend-pashės dhe tė rivalizonte me Ali Pashėn pėr njė kohė tė gjatė.
Duke pėrfituar nga mungesa e mytesarifit tė sanxhakut tė Janinės, Alizoi Pashės, qė ishte larguar nga Shqipėria dhe ishte dėrguar nė frontin e luftės me Rusinė, pasi u mor vesh me Tahir Pashėn e Asllanpashallive (qė i kishte dhėnė Aliut vajzėn e vet pėr grua tė dytė) dhe, duke pasur pėrkrahjen e shtresave tė pasura tė qytetit e tė rrethit tė Janinės qė shihnin tek ai tė vetmin qeveritar, qė mund tė vendoste e tė ruante qetėsinė, ashtu siē kishte bėrė nė Thesali, Ali Pasha i Tepelenės hyri nė Janinė dhe vendosi sundimin e vet nė fund tė vitit 1787. Ai e vlerėsonte drejt Janinėn kur e quante “kyē tė Shqipėrisė”. Janina prej kohėsh priste njė qeveritar si ai pėr t’u bėrė me tė vėrtetė kyē jo vetėm nga pikėpamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shndėrruar nė qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore.



Janina, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore
Qyteti i Janinės ishte vendosur nė krye tė njė fushe pjellore, e pėrmendur si e tillė qysh nė antikitet dhe anash njė liqeni tė pasur me peshk. E mbrojtur prapa e anash prej malesh tė larta, nė afėrsi tė detit Jon dhe duke qenė nyje e gjashtė rrugėve tregtare qė e lidhnin jo vetėm me qytetet e tjera tė Shqipėrisė, por edhe me Maqedoninė e Greqinė, ajo i kishte tė gjitha kushtet e duhura gjeografike dhe ekonomike pėr t’u bėrė njė qendėr shumė e rėndėsishme administrative dhe ekonomike.
Zejtaria dhe tregtia e Janinės, tė ushqyera gjithnjė e mė mirė me lėndė tė para bujqėsore e blegtorale nga tepricat e fshatarėsisė si dhe nga tė ardhurat e pronarėve ēifligarė, u gjallėruan pa ndėrprerje aq sa nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII udhėtarėt evropianė e quajtėn atė “qytet i pasur e tregtar”. Por nė kushtet e anarkisė feudale qė mbuloi gjithė Shqipėrinė Jugore, sidomos gjatė shek. XVIII, ritmet e zhvillimit tė qytetit tė Janinės u ngadalėsuan. Megjithėse me shumė vėshtirėsi e pengesa, ekonomia e kėtij qyteti i ruajti lidhjet e veta me tregjet e panairet e brendshme dhe tė jashtme, prapėseprapė kapitali tregtar janinot nuk gjente kushte tė merrte frymė lirisht pėr tė luajtur rolin e njė qendre tregtare ndėrkrahinore, sikurse qyteti i Shkodrės nė Shqipėrinė Veriore. Ndryshe nga Shkodra, Janina nuk kishte njė pushtet tė fortė qė t’i vinte fre anarkisė feudale dhe i mungonte bregdeti me qytete-skela pėr tė forcuar e zgjeruar si lidhjet e brendshme, ashtu dhe ato tė jashtme. Dalja nė det me anė tė skelės sė Salahorės nė Gjirin e Artės ishte krejt e pamjaftueshme. Zotėrimet venedikase, ku gjendeshin portet e Vonicės, Prevezės, Pargės etj., dhe politika monopoliste tregtare e lundruese e sundimtarėve tė tyre ishin me tė vėrtetė pengesa serioze qė i zinin frymėn. Mallrat, qė tregtarėt vendas grumbullonin sidomos nė trevat e Janinės e tė Artės si dhe tepricat e atyre qė sillnin nga Thesalia ose krahinat e tjera tė Rumelisė, nuk mund t’i shisnin drejtpėrdrejt nė ishullin e madh tė Korfuzit e nė ishujt e tjerė. Venedikasit nuk lejonin anije tė huaja e, rrjedhimisht, edhe tregtarė tė huaj tė hynin nė skelat e tyre tė bregdetit Jon, me qėllim qė tė zbatonin deri nė fund politikėn e vartėsisė ekonomike tė kėtyre ishujve nga tregtia e lundrimi venedikas. Kėshtu tregtarėt janinotė ose tė qyteteve tė tjera detyroheshin qė mallrat e tyre t’i shpinin e t’i shisnin nė portet venedikase tė bregdetit ku gjenin vetėm tregtarė e lundėrtarė venedikas. Mallrat qė grumbullonin nė pazaret e panairet e sanxhakėve fqinjė, veēanėrisht nė atė tė Magarės, tė Larisės e tė Mavronorosit, ata detyroheshin t’i shpinin nė portin e Selanikut meqenėse aty, edhe pse kishin tė bėnin kryesisht me tregtarėt e lundėrtarėt venedikas qė luanin rolin kryesor nė jetėn ekonomike tė portit, gjenin kushte mė tė favorshme pėr shitblerje e pėr transport, por edhe anije e tregtarė tė tjerė tė huaj. Edhe pėr tė blerė mallra industriale, tregtarėt vendas detyroheshin tė plotėsonin kėrkesat e veta kryesisht nė pjacėn e Venedikut, megjithėse e dinin qė aty kėto mallra u shiteshin me ēmime mė tė larta se nė pjacat e tjera tė Adriatikut. Prandaj janinotėt e sidomos shtresat e pasura tė tyre i kishin sytė nga bregdeti dhe prisnin qė gjendja e tij tė ndryshonte dhe tė merrte fund politika e venedikasve.
Pengesė tjetėr qė rrezikonte jetėn dhe kapitalin ose qė kapėrcehej me shpenzime tė rėnda ishte pasiguria e rrugėve tė karvanėve, qė vinin nga tregjet e sanxhakėve fqinjė dhe sidomos nga ata tė Delvinės e tė Vlorės. Ēetat grabitqare tė himariotėve dhe sidomos ato tė feudalėve labė e ēamė dėmtonin shpesh qarkullimin e mallrave dhe nuk lejonin forcimin e lidhjeve ekonomike tė qytetit tė Janinės me Gjirokastrėn, Delvinėn, Paramithinė, Margėllėēin etj. Por jo mė pak dėm bėnin edhe ēetat grabitqare tė suliotėve nė rrugėt e tjera tregtare qė vinin nga Thesalia, Akarnania etj. Anarkia feudale qė ishte bėrė plagė e rėndė pėr tė gjithė vendin, duhej frenuar si njė nevojė e domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor.
Ardhja e Ali pashė Tepelenės nė krye tė sanxhakut tė Janinės (1787) shqetėsoi jo vetėm feudalėt e vegjėl, tė cilėt ose iu nėnshtruan ose u arratisėn, por edhe qeveritarėt fqinjė dhe kapedanėt e malėsive tė vetėqeverisura. Kėta shihnin tek ai njeriun e fortė dhe tė etur pėr pasuri e pushtet, i cili, duke pasur funksionin e derbend-pashės, do tė orvatej tė shtrinte autoritetin e tij mbi sanxhakėt e tyre dhe do t’u vinte fre veprimeve anarkiste, sė pari nė sanxhakun e Janinės e pastaj edhe nė tė tjerėt. Edhe autoritetet venedikase nuk u shqetėsuan mė pak, duke parė tek ai mbrojtėsin e interesave ekonomikė tė vendit nė dėm tė tregtarėve e tė lundėrtarėve venedikas, sikurse kishin bėrė e po bėnin qeveritarėt e fuqishėm tė Shkodrės. Alarmin e parė tek ata e dhanė zėnia prej tij e sipėrmarrjes sė tė ardhurave tė Artės e tė doganės sė Salagorės, si dhe pėrpjekjet e tij pėr tė ndėrtuar fortifikime nė kėtė skelė qė tė mbroheshin anijet osmane kundėr orvatjeve tė vazhdueshme tė atyre venedikase, tė cilat vepronin lirisht nė Gjirin e Artės. Duke mos dashur tė kishin njė sundimtar tė fuqishėm, i cili pa ardhur mirė nė fuqi i hodhi sytė drejt bregdetit, diplomatėt venedikas u pėrpoqėn ta luftonin si brenda vendit, duke nxitur kapedanėt suliotė e feudalėt ēamė tė vijonin veprimet e tyre grabitqare e kundėrshtimet ndaj tij, si dhe besėlidhjet e qeveritarėve fqinjė kundėr tij. Venedikasit ndėrhynė gjithashtu pranė Portės sė Lartė, duke e paraqitur veprimtarinė e Ali Pashės pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė tepėr tė rrezikshme pėr pushtetin qendror tė sulltanit. Pėrveē kėsaj, me qėllim qė tė mėnjanonin kėrcėnimin qė mund t’u bėnte Aliu nga toka, ata arritėn tė pėrfundonin me Portėn e Lartė njė marrėveshje, e cila ndalonte kalimin e anijeve luftarake nė ngushticėn e Korfuzit pa lejėn e tyre si dhe ndėrtimin e fortifikimeve ushtarake nė afėrsi tė zotėrimeve venedikase.
Vėshtirėsitė qė i krijuan Ali Pashės kundėrshtarėt vendas e tė huaj tė cilėt u lidhėn kundėr tij, u kapėrcyen pas pėrpjekjeve qė vazhduan pėr njė kohė mjaft tė gjatė. Ali Pasha qysh nė vitet e para vendosi autoritetin e vet nė rrugėt qė lidhnin Janinėn me Artėn e Manastirin pėrveē atyre me Thesalinė; por atij iu deshėn dhjetė vjet qė tė vendoste lidhjet me njė pjesė tė qyteteve tė sanxhakut tė Delvinės ose tė shtinte nė dorė bregdetin nga Butrinti nė Prevezė, pėrveē qytetit tė Pargės, qė kaloi nė duart e francezėve e pastaj tė rusėve. Pėr tė siguruar kalimin e qetė tė karvaneve nė zonėn lindore e juglindore tė sanxhakut tė Janinės, ku vepronin ēetat suliote, atij iu deshėn plot gjashtėmbėdhjetė vjet luftė, kurse pėr tė vendosur sundimin e plotė mbi sanxhakun e Delvinės e tė Vlorės iu deshėn rreth njėzet e pesė vjet. Sidoqoftė, me kėmbėnguljen e tij tė jashtėzakonshme dhe duke pėrfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike tė brendshme e tė jashtme, Ali Pasha mundi t’ia arrinte qėllimit tė vet, t’i jepte thuajse fund anarkisė dhe tė vendoste sundimin e tij mbi bregdetin shqiptar, nga gryka e Shkumbinit deri nė Gjirin e Prevezės.
Nė kėtė mėnyrė tregtisė sė jashtme tė Pashallėkut tė Janinės iu krijuan mundėsitė e nevojshme qė tė lidhej me skelat mesdhetare evropiane tė Lindjes. Kėshtu drithėrave, mishit, lėkurėve, leshit, serės e prodhimeve tė tjera vendase dhe atyre tė sjella nga sanxhakėt fqinjė e nga pjesa e brendshme e Rumelisė, iu sigurua qarkullimi mė i qetė nėpėr rrugėt tokėsore, iu krijua mundėsia tė vinin nė skelat bregdetare tė pashallėkut; prej kėtej ato niseshin me anije ulqinake e hidriote, si dhe me ato tė flotės tregtare tė Ali Pashės nė drejtim tė ishujve Jonianė, tė Stambollit e tė Aleksandrisė dhe sidomos nė drejtim tė Maltės, tė Venedikut, tė Ankonės, tė Triestes, tė Raguzės etj. Nga kėto vende sillnin prodhime industriale e koloniale qė mbėrrinin nė depot e tregtarėve janinjotė nė Prevezė, Gumenicė, Salshorė e sidomos nė Artė e Janinė, prej nga shpėrndaheshin nė qytetet e tjera tė pashallėkut ose edhe tė Rumelisė.
Nė tregun e Janinės dhe dy herė nė vit nė panairin e Bonilas, njė milje larg saj, pėrveē shqiptarėve, vinin pėr shitblerje edhe tregtarė tė kombėsive tė ndryshme, madje edhe ata qė mė parė frekuentonin Beratin e Manastirin. Kėshtu, duke u shndėrruar nė njė qytet zejtar e sidomos tregtar tė dorės sė parė si dhe nė njė qendėr administrative tė njė pashallėku tė madh, Janina u bė qendra e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore, si edhe tė krahinave fqinje. U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare, veēanėrisht nė kėtė qytet, si dhe nė qytetet e tjera qė pėrfshiheshin nė radhė tė parė nė rrezet e kapitalit janinjot. Por, pjesa dėrrmuese e kapitalit tregtar gjatė sundimit tė Ali Pashės gjendej nė duart e pronarėve tė mėdhenj tė tokės e tė bagėtive; edhe mjetet kryesore tė qarkullimit i pėrkisnin po shtresės feudale (njė pjesė e sė cilės merrte pjesė nė veprimtarinė ekonomike me anė tė kreditit e tė ortakėrisė). Nė kėto rrethana, borgjezia tregtare ishte nė pėrgjithėsi e varur ekonomikisht prej tyre. Vetėm ata janinjotė qė u vendosėn nė Lajpcig, nė Vjenė, nė Bukuresht, nė Moskė e gjetiu u shkėputėn nga kjo vartėsi.
Rrjedhojat e pasurimit tė dy shtresave tė pasura shoqėrore u dukėn nė qytetin e Janinės si dhe nė qytetet e tjera sidomos nė ndėrtimet publike me karakter urban dhe ekonomik, si dhe nė ndėrtimet private. Rrugėt u mbushėn me ura e hane qė shprehnin gjallėrinė e lidhjeve ekonomike me Janinėn. Hani i Luros i gjerė, i lartė e i madh sa njė pallat nė rrugėn Prevezė-Janinė u ndėrtua nga Ali Pasha, i cili po nė kėtė rrugė ndėrmori edhe gėrmimin e kanalit lundrues tė Strevinės qė afroi tregtinė detare me Janinėn. Nė rrugėn Tepelenė-Janinė ai ndėrtoi edhe urėn e madhe tė Tepelenės mbi lumin Vjosė. Nė qytetin e Gjirokastrės ndėrtoi ujėsjellėsin, kurse nė Janinė sarajet madhėshtore tė tij e tė bijve tė tij, dhe nė njė varg qytetesh ose ēifligjesh vila tė bukura e komode ku pushonte sa herė largohej nga Janina. Por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė shtresave tė pasura, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, arritėn tė plotėsonin nevojat komunale tė qytetit tė tyre, shtruan me kalldrėm copa rrugėsh, ndėrtuan ēezma etj. Megjithėse Janina u bė qyteti, ku pėr herė tė parė u zbatua vaksinimi, u luajtėn aty-kėtu pjesė teatrale dhe u organizuan biseda sallonesh me karakter kulturor, prapėseprapė ajo ruajti pamjen orientale nė arkitekturėn e ndėrtimit dhe tė urbanizimit. Sidoqoftė, Janina u bė njė qytet i gjallė qė gumėzhinte nga veprimtaria ekonomike dhe ajo administrative e aparatit tė sundimtarit energjik tė saj, nėn qeverisjen e tė cilit arriti kulmin e zhvillimit tė vet edhe nga pikėpamja demografike.
Disa nga dėshmitarėt e kohės e ēonin numrin e banorėve tė kryeqytetit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Jugore deri mė 50 000 frymė, por tė tjerė qė pėrbėnin shumicėn, midis tė cilėve edhe ata qė jetuan aty disa vjet me radhė, pohonin se Janina nuk mund tė kishte mė shumė se 35-36 000 banorė, nga tė cilėt vetėm 25-28 000 ishin tė qėndrueshėm. Nga kėta 2/3 ishin tė krishterė kurse 1/3 myslimanė. Tė krishterėt i pėrkisnin kombėsisė shqiptare, vllahe, greke etj., kurse myslimanėt thuajse tė gjithė ishin shqiptarė. Midis banorėve tė qėndrueshėm nja 400 familje ishin hebrenj. Banorėt e pėrkohshėm tė Janinės pėrbėheshin nė radhė tė parė nga ushtarėt shqiptarė nė shėrbim tė Ali Pashės, nga pengjet e ndryshme tė krahinave, nga tregtarėt klientė dhe nga tė huajtė kalimtarė. Fakti qė elementi shqiptar mbante pozitat drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epėrsi si numėr banorėsh, tė qėndrueshėm e tė pėrkohshėm, i jepte Janinės mė shumė pamjen e njė qyteti shqiptar se sa tė pėrzier.



Formimi i Pashallėkut tė Janinės (1787)
Nė mbarim tė vitit 1787, kur Ali pashė Tepelena vuri nė dorė sundimin e Janinės, nė Shkodėr kishte dėshtuar ekspedita e parė ndėshkimore kundėr Kara Mahmud Pashės. Po nė kėtė kohė ose mė saktė nė fillim tė vitit 1788 hyri nė luftė kundėr Perandorisė Osmane edhe Austria. E gjetur nė luftė me Rusinė dhe me Austrinė, Porta e Lartė e miratoi shtrirjen e qeverisjes tė Aliut nė sanxhakun e Janinės, jo vetėm pse kishte nevojė tė madhe pėr forcat e tij luftarake, por edhe pse me kėtė veprim ajo synonte qė tė pengonte mundėsinė e marrėveshjes sė dy pashallarėve tė fuqishėm shqiptarė, tė cilėt dy vjet mė parė kishin qenė aleatė, dhe tė ndalonte kalimin e tyre nė anėn e Fuqive tė Mėdha.
Shtrirja e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės edhe nė sanxhakun e Janinės, ose pėrqendrimi i qeverisjes sė sanxhakėve tė Tėrhallės e tė Janinės nė njė dorė tė vetme, krijoi bėrthamėn e Pashallėkut tė Janinės (1787). Ky pėrqendrim i dha dorė parisė feudale shqiptare tė bėhej klasė sunduese edhe nga pikėpamja ekonomike, duke u shndėrruar pronare e pjesės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme tė kullotave, tė pyjeve dhe tė tokės sė punueshme tė kėtyre dy sanxhakėve. Kėshtu u krijua baza nga e cila kjo pari, nėn drejtimin e Ali Pashės, mundi tė shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjitha trojet e Shqipėrisė Jugore.
Ndėrsa pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhisė, mė 1774, besimi i ēifligarėve shqiptarė te qėndrueshmėria e Perandorisė Osmane vetėm sa kishte filluar tė tronditej, pas 15 vjetėsh, kur ajo kishte hyrė nė luftė kundėr dy perandorive mė tė fuqishme evropiane, qė synonin ta copėtonin, mosbesimi u rrit bashkė me theksimin e rrezikut tė shembjes sė saj tė afėrme.
Ashtu si pjesa kryesore e ajanėve shkodranė, pėrkrahės tė vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanėve tė Shqipėrisė Jugore, mbi tė cilėt mbėshtetej Ali pashė Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisė dhe e Austrisė kundėr Perandorisė Osmane do tė sillte ndryshime tė rėndėsishme politike nė pjesėn evropiane tė kėsaj perandorie tė kalbur nga brenda. Duke menduar pėr tė ardhmen e tyre, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr fatin e vendit ku sundonin, krerėt e parisė shqiptare synonin qė, pas dėbimit tė osmanėve, tė ruanin pushtetin nė atė pashallėk ku kishin pronat e tyre. Nė pėrshtatje me kėto interesa jetike u rrit nė radhė tė parė bashkimi i shtresės sė ēifligarėve rreth Aliut, i cili pėrcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikės sė pashallėkut tė ri.
Nė politikėn e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtėsi tė madhe, pėr tė mos i lejuar familjet e vjetra feudale, tė cilat kishin qenė mbėshtetja kryesore e Portės sė Lartė, tė bashkoheshin kundėr tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtėsi duke shkatėrruar jo vetėm pushtetin e tyre politik, por edhe atė ekonomik. Pėr tė krijuar njė bazė sa mė tė gjerė e mė tė shėndoshė shoqėrore, Ali Pasha siguroi mbėshtetjen e familjeve tė vjetra kundėrshtare qė sundonin nė sanxhakun e Janinės, duke u dhėnė atyre jo vetėm ofiqe nė administratė e nė ushtri, por edhe prona e pasuri tė konfiskuara tė feudalėve tė vrarė, tė kapur apo tė arratisur. Nė kėtė mėnyrė, bashkėluftėtarėt e vjetėr dhe tė rinj tė pashait tepelenas, sikurse edhe vetė ai, e rritėn pasurinė e tyre dhe nuk mbetėn rrogėtarė apo shėrbėtorė tė tij, siē pretendohet nė ndonjė studim pa asnjė mbėshtetje dokumentare. Pėr mė tepėr, kjo shtresė e re sunduese, e pėrbėrė thuajse tėrėsisht nga shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit tė ēifligimit dhe e shtoi numrin e ēifligjeve qė kishte nė zotėrim. Vetė Ali Pasha u bė ēifligari mė i madh. Ndryshe nga ajanėt me origjinė feudale-ushtarake tė shtresave tė larta dhe nga ata qė mė parė u pasuruan, e pastaj vunė nė dorė pushtetin, paria sunduese e sanxhakėve tė Janinės dhe tė Tėrhallės me Ali Pashėn nė krye e shumėfishoi pasurinė pasi mori pushtetin nė duart e veta.
Mirėpo ekonomia ēifligare lidhej ngushtė me ekonominė qytetare. Edhe Ali pashė Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrės, ishte i interesuar pėr njė zhvillim tė shpejtė tė ekonomisė qytetare qė pėrbėnte njė burim tjetėr tė madh pasurimi. Prandaj ai e pėrdori pushtetin politik nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
Pasi zhduku njė numėr familjesh tė mėdha feudale, ai shpartalloi, dėboi jashtė kufijve ose i nėnshtroi duke i futur nė shėrbimin e tij thuajse tė gjitha bandat, qė mbillnin pasigurinė ndėr banorėt ose qė pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirė tė mallrave. Me pėrjashtim tė viseve pėrreth malėsisė sė Sulit, ku kohė mė kohė sulmonin ēetat e suliotėve, thuajse kudo nė pashallėk u vendos qetėsia. Pa cenuar privilegjet e parisė sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj tė kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė shtresės sė pasur zejtare e tregtare, pa bėrė dallim nėse i pėrkiste kombėsisė shqiptare apo greke dhe nėse ishte myslimane, hebraike apo e krishterė. Kėshtu ai siguroi pėrkrahjen e kėsaj shtrese.
Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė tėrhequr pas vetes popullsinė e besimeve tė ndryshme tė pashallėkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirė tė veprimtarisė sė institucioneve fetare tė tė gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atė laik. Nė kėtė mėnyrė sundimtari i ri mundi tė afronte edhe klerin, e sidomos atė ortodoks.
Duke qenė se shtylla kryesore e sundimit tė vet ishte ushtria, Ali Pasha vėmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kėsaj ushtrie e bėnin ushtarėt me rrogė, me prejardhje kryesisht nga malėsitė e varfra tė Shqipėrisė Jugore. Kėta ushtarė tė varfėr plotėsonin nevojėn e jetesės sė familjeve tė tyre me rrogat qė merrnin dhe pėr kėtė arsye interesat e tyre ishin tė lidhura me ato tė parisė feudale sunduese, sė cilės i shėrbenin.
Krahas ushtarėve shqiptarė, nė forcat e armatosura tė Pashallėkut tė Janinės, veēanėrisht pėr ruajtjen e grykave e tė rrugėve, bėnin pjesė gjithashtu me rrogė edhe reparte malėsorėsh vllahė e grekė, martallozėt ose armatolėt, tė cilėt dikur pėrbėnin repartet e vetėmbrojtjes fshatare kundėr arbitraritetit fedual. Tani kėtė detyrė e kryenin forcat e derbendėve tė Aliut. Nė rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga ēifligjet. Nuk munguan tė pajtoheshin e tė shėrbenin nė ushtrinė e Pashallėkut tė Janinės edhe ushtarė me pagesė nga Shqipėria Veriore e Verilindore.
Ushtria ndahej nė reparte kėmbėsore, qė pėrbėnin forcėn kryesore tė saj, por nė tė filluan tė dukeshin edhe bėrthama kalorėsie e artilerie.
Pashallėku u pajis edhe me njė aparat administrativ e gjyqėsor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rėndėsishėm se pranė ēdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua njė kėshill i pėrbėrė nga paria myslimane ose ajanėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave tė krishtere. Veē kėsaj, vendimet gjyqėsore apeloheshin nė Janinė e jo nė Stamboll dhe nė krye tė kėtij aparati, pėrveē myslimanėve me pėrvojė, Ali Pasha tėrhoqi njė varg kėshilltarėsh dhe sekretarėsh nga elementi i krishterė.
Nė krye tė aparatit tė pashallėkut qėndronte vetė Aliu si njė sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga njė kėshill i lartė apo divan, qė pėrbėhej nga djemtė e tij si dhe nga miqtė mė tė ngushtė e mė besnikė, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meēo Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Pėrmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj. Pėrveē pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer nė pronė private tė tij edhe thesarin, i cili nėn kujdesin e tij tė veēantė, ishte gjithmonė nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet.
I ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ky aparat i shėrbente pushtetit tanimė autonom tė shtresės sunduese tė ēifligarėve vendas, e cila ndonėse nuk ishte shkėputur plotėsisht nga varėsia politike e pushtetit qendror, qeveriste nė mėnyrė autonome, kurse me dėbimin e osmanėve, ajo synonte tė krijonte shtetin e vet tė pavarur. Udhėheqėsi i saj mbajti lidhje tė rregullta me pushtetin duke shlyer gjithė detyrimet financiare ndaj arkės perandorake, pėr tė mėnjanuar ēdo konflikt tė parakohshėm dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė pashallėkut e tė shkėputjes sė tij nga kjo vartėsi e Stambollit.
Pėrforcimi i pushtetit brenda pashallėkut dhe shtrirja e tij kryesisht nė troje shqiptare, pėr tė arritur pastaj nė shkėputjen nga varėsia e Portės sė Lartė, ndodhėn nė kushtet kur u shtrua mundėsia e dėbimit tė osmanllinjve nga Evropa, qė pėrbėnte njėherazi qėllimin kryesor tė veprimtarisė sė Ali Pashės nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVIII. Nė pėrputhje me kėtė qėllim ai ndoqi njė politikė tė dyfishtė: synonte tė shfrytėzonte nė dobi tė vet, sa tė qe e mundur mė shumė, konfliktin midis Perandorisė Osmane e fuqive armike tė saj, si dhe konfliktet midis vetė Fuqive tė Mėdha evropiane, qė cenonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi ekzistencėn e shtetit osman dhe qė lidheshin nė njė farė mase edhe me tė ardhmen e Pashallėkut tė Janinės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Pasi forcoi pozitat e veta duke marrė pjesė nė luftė, nė frontin e Danubit gjatė vitit 1788, Ali Pashės iu desh tė ndeshej me njė besėlidhje tė kapedanėve suliotė dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve tė Delvinės e tė Vlorės, tė cilėn e pėrkrahėn autoritetet osmane pėr tė ruajtur anarkinė feudale nė Shqipėrinė Jugore.
Tė shqetėsuar prej ardhjes nė fuqi tė Ali Pashės nė sanxhakun e Janinės, sunduesit osmanė mbajtėn qėndrim armiqėsor ndaj tij. Ata strehuan nė zotėrimet e tyre feudalėt e ndjekur dhe tė shpronėsuar nga sundimtari i Janinės, nxitėn dhe ndihmuan me armė, me municione e me ushqime suliotėt e himariotėt, u premtuan atyre ndihmė kundėr Ali Pashės dhe ndėrhynė qė paria ēame dhe pashallarėt e Delvinės e tė Beratit tė lidheshin kundėr tij.
Tė inkurajuara nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kėto forca filluan tė lėvizin. Sidomos suliotėt dendėsuan sulmet e tyre kundėr trafikut tė rrugės Janinė-Artė. Prania e malėsisė sė panėnshtruar e tė vetėqeverisur tė Sulit dhe veprimtaria e banorėve tė saj pėrbėnin pėr pashallėkun njė rrezik tė brendshėm qė duhej mėnjanuar me ēdo mėnyrė. Kėta malėsorė trima e guximtarė, tė vendosur nė njė vend strategjik, 50 km nė jugperėndim tė Janinės, jo vetėm shqetėsonin rrugėt e pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin vėnė “nėn mbrojtje” kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose t’i afronte qė t’u shėrbenin interesave tė tij, tė pashallėkut, ose t’i nėnshtronte me forcė.
Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik, dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė. Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė ishin kurdisur prapa krahėve tė tij.
Lufta e Ali Pashės kundėr suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin ato nė sanxhakėt e tyre. Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė, Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės, mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij, tė cilėt mundi t’i shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn “mbrojtjen” e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt e tė besėlidhurve armiq tė tij. Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė, sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front.
Ndėrkohė luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt. Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė, Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr Rusisė.
Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe t’i dorėzonte princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik. Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij. Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria qendrore.
Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga sundimi i gjysmėhėnės dhe t’i fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinė Osmane po merrte fund. Nė fillim tė vitit 1792 u nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi. Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to.
Nė muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė. Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e Lartė, e cila ndėrhyri pėr t’i pajtuar, duke vendosur marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė Beratit.
Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė, si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij. Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė arenėn ndėrkombėtare.
Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut. Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797 sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės.
Sukseset e forcave tė armatosura nė Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.
Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės.
Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo. Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake. Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit. Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet.
Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare.
Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre.
Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.
Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm. Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi.
Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut. Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut. Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit.
Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.
Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij.
Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:48   #17
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Shtrirja e mėtejshme e Pashallėkut tė Janinės nė Shqipėrinė Jugore (1804-1812)
Postin e valiut tė Rumelisė Ali Pasha e pranoi dhe u mundua ta shfrytėzonte pėr tė luftuar rusėt nė njė front mė tė gjerė dhe pėr tė rritur autoritetin e vet nė Rumeli e sidomos nė Shqipėri, duke bėrė pėr vete sa mė shumė pėrkrahės. Meqenėse nė kėtė kohė, krahas suliotėve, kundėr tij ishte formuar pėrsėri besėlidhja e qeveritarėve kufitarė tė Delvinės dhe tė Vlorės, tė cilėt kishin siguruar edhe pėrkrahjen e Ibrahim pashė Bushatlliut, Aliu e pranoi detyrėn e re pasi vuri si kusht qė Porta e Lartė tė garantonte zotėrimet e veta nga kėrcėnimi i tyre. Kėsaj pune Porta e Lartė ia doli mbanė dhe besėlidhja kėtė herė nuk arriti tė vepronte kundėr Aliut. Kėshtu ai, pa e pezulluar luftėn kundėr suliotėve, filloi me zell detyrėn e re. Ushtria e madhe qė grumbulloi pėr tė vendosur qetėsinė nė Rumeli, e sidomos nė Bullgari, sukseset e rrufeshme qė pati kundėr Osman Pashės sė Silistrės, kundėr ēetave rebele dhe feudalėve tė pabindur, si dhe pasuritė e armėt qė shtiu nė dorė kudo qė kaloi, shqetėsuan kaq shumė qeveritarėt osmanė, sa kėta pėrhapėn fjalėn se tepelenasi po bėhej rrezik pėr fronin e sulltanit. Nė muajin qershor 1803 Selimi III, i cili pati mė shumė frikė sesa nevojė pėr tė, e liroi nga ai post dhe nė vend tė tij emėroi si vali tė Rumelisė vezir Ibrahim pashė Bushatlliun.
Edhe ky korri njė varg suksesesh kundėr feudalėve rebelė. Madje nė muajin nėntor 1804 pashai Bushatlli pėrqendroi 30 000 ushtarė nė Manastir. Ky pėrqendrim nė afėrsi tė Pashallėkut tė Janinės e shqetėsoi Ali Pashėn, i cili pati frikė se mos i iknin nga duart 14 kaza qė kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit. Prandaj u shpėrngul nė Tepelenė dhe bėri pėrgatitje pėr mbrojtje, duke hyrė nė bashkėpunim me Ibrahim Pashėn e Beratit, tashmė rival i Bushatlliut pėr sanxhakun e Elbasanit. Nė maj tė vitit 1805 Bushatlliu filloi operacione luftarake pėr pushtimin e sanxhakut tė Elbasanit, qė e qeveriste si shtesė Ibrahim Pasha i Beratit. Mirėpo u gjend para qėndresės sė forcave ushtarake tė dy sundimtarėve tė fuqishėm tė Shqipėrisė Jugore, tė cilėt e detyruan tė hiqte dorė nga synimi i vet.
Ndėrkohė po zhvilloheshin ngjarje tė rėndėsishme politike nė arenėn ballkanike dhe nė atė evropiane. Pas fushatės kundėr Republikės Franceze, sulltan Selimi III, duke dashur tė pėrforconte pushtetin qendror nė perandori, filloi zbatimin e reformave. Mirėpo feudalėt e mėdhenj provincialė nė Gadishullin Ballkanik, si Ismail bej Serezi, Tersekli Ogllui dhe Pasvan Ogllui, u ngritėn kundėr reformave tė sulltanit, e veēanėrisht kundėr reformės ushtarake, e cila parashihte organizimin e ushtrisė sipas mėnyrės evropiane. Me kėta u bashkua edhe Ali Pasha, jo vetėm pse dėshironte dobėsimin e pushtetit qendror tė sulltanit pėr t’u bėrė sa mė i pavarur, por edhe sepse me sistemin e rekrutimit sipas mėnyrės evropiane do tė goditej rėndė sistemi i rekrutimit tė ushtarėve me rrogė e bashkė me tė do tė goditeshin edhe interesat e shtresės feudale qė mbėshteste pushtetin e tij. Me nxitjen edhe tė Aliut, nė korrik tė vitit 1806, nė Edrene u rebeluan jeniēerėt. Kėshtu pėr pushtetin qendror u krijua njė situatė shumė e rrezikshme, qė sulltanit reformator ia veniti hovin pėr tė vėnė nė jetė reformat.
Ndėrkohė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Perandoria Osmane po afrohej me Francėn dhe po ftohej me Rusinė e Anglinė. Lufta me kėto dy shtete ishte bėrė e pashmangshme. Si rrjedhim, edhe diplomacia e kėtyre shteteve po merrte tjetėr qėndrim ndaj vezirit tė Janinės. Oborri i Petėrsburgut kėrkoi nga kont Mocenigo tė ndiqte njė politikė paqėsore me tė. Parisi i premtoi Aliut ta njihte si sundimtar tė pavarur, nė rast se trupat frėnge do tė pushtonin Gadishullin Ballkanik, dhe se do ta merrte nėn mbrojtje kundėr ēdo ndėshkimi nga ana e sulltanit. Kur mė 1806 Fransua Pukėvili (Franēois Pouqueville), i emėruar konsull i pėrgjithshėm i Francės, mbėrriti nė Janinė nė krye tė detyrės, i solli Aliut edhe premtimin e Bonapartit se do ta ngarkonte me qeverisjen e Korfuzit, po qe se nuk do tė kursente ndihmėn e tij pėr dėbimin e rusėve qė andej. Duke shpresuar se do tė siguronte pėrkrahjen e Napoleonit pėr t’u bėrė sovran i pavarur, Aliu u mundua tė lidhej sa mė ngushtė me Francėn, aq mė shumė kur rusėt vazhdonin tė nxisnin besėlidhjen e feudalėve kundėrshtarė tė tij. Me anė tė Pukėvilit ai i paraqiti qeverisė franceze njė plan bashkėpunimi ushtarak pėr dėbimin e rusėve nga ishujt jonianė. Sipas kėtij plani, Ali Pasha do t’i luftonte rusėt me forcat e veta gjatė bregdetit deri nė Selanik, pastaj do tė merrte pjesė nė nėnshtrimin e serbėve, lėvizja e tė cilėve u shėrbente rusėve. Qeveria franceze e vonoi pėrgjigjen me prapamendim pėr tė mos i prerė hovin Ali Pashės, por edhe pėr tė mos e prishur me Portėn e Lartė qė arriti ta bėnte atė aleat tė saj kundėr Rusisė dhe Anglisė.
Nė dhjetor tė vitit 1806, Porta e Lartė i shpalli luftė Rusisė. Nė janar 1807 Aliu arrestoi konsujt rusė nė territorin e vet dhe, i armatosur me artileri nga francezėt, u orvat tė sulmonte ishullin e Shėn Maurės, por rusėt ngritėn kundėr tij feudalėt ēamė, kurse martallozėt grekė i hodhėn nė njė revoltė tė fuqishme nė Thesali. Aliu gjeti mėnyrėn se si tė pajtohej me ēamėt, kurse kundėr revoltės sė martallozėve thesaliotė dėrgoi Myftar Pashėn, i cili e mbyti nė gjak dhe e shtypi atė. Kurse Napoleoni, duke u nisur nga synimi qė tė siguronte aleancėn e Portės sė Lartė dhe futjen e saj nė luftė me Rusinė e Anglinė, e kėshilloi Ali Pashėn qė interesat e “vėrteta tė tij” t’i shihte tė lidhura me ato tė Perandorisė Osmane. Me fjalė tė tjera, Franca nuk pranoi shkėputjen e vezirit tė Janinės nga shteti osman. Edhe pse nė kėtė kohė Ali Pasha e trajtoi pėrfaqėsuesin e Francės me pėrzemėrsi, marrėdhėniet me kėtė shtet nuk mbetėn tė pėrzemėrta dhe veziri i Janinės kėrkoi tė gjente njė mbėshtetje tė jashtme qė ta pėrkrahte nė synimet e tij.
Kur nė pranverėn e vitit 1807 filluan nė Tilsit bisedimet e paqes midis perandorėve tė Rusisė dhe tė Francės, Aliu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet pėr t’i kujtuar Napoleonit I premtimin lidhur me qeverisjen e Korfuzit. Mirėpo ky nuk e pėrfilli. Si rrjedhim, marrėdhėniet me forcat frėnge, qė u vendosėn pėrsėri nė ishujt jonianė, u ftohėn shumė. Pashai i Janinės u bė pengesė e pakapėrcyeshme pėr planet e Bonapartit pėr zotėrimin e Butrintit dhe pėr ta kthyer kėtė skelė nė njė bazė qė do t’u shėrbente forcave franceze pėr tė mbrojtur mė mirė kanalin e Korfuzit dhe si pikėnisje pėr tė depėrtuar mė vonė nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane.
Porta e Lartė e dha gojarisht pėlqimin pėr dorėzimin e Butrintit nė duart e komandės franceze tė Korfuzit, si dhe pėr kalimin e trupave franceze nga Dalmacia nė kėtė pikėmbėshtetje nėpėrmjet tokave shqiptare. Mirėpo shqiptarėt si nė veri, ashtu edhe nė jug, e kundėrshtuan njė veprim tė tillė tė Stambollit. Nė kėto rrethana, Ali pashė Tepelena, Ibrahim pashė Bushatlliu dhe pashallarėt e tjerė shqiptarė, nuk i pranuan kėrkesat franceze. Ata lanė mėnjanė mosmarrėveshjet e tyre dhe u pėrgatitėn pėr mbrojtjen e pėrbashkėt. Nė shkurt tė vitit 1808 gjenerali Bertje kėrkoi dorėzimin e Butrintit. Pasi u deklaroi diplomatėve dhe ushtarakėve francezė se “nuk do ta lėshojė Butrintin dhe asnjė pėllėmbė tė tokės shqiptare pa luftė ... e se francezėt nuk do tė kalonin nė vendin e tij veēse mbi valė gjaku”, Ali Pasha e shpalli nė popull ultimatumin francez dhe bėri thirrje pėr mbrojtje. Popullsia e pėrkrahu qėndrimin e vezirit tė Janinės. Po kėshtu bėri edhe Porta e Lartė, e cila anuloi pėlqimin gojor qė u kishte dhėnė francezėve. Pėr tė mos i prishur marrėdhėniet me Stambollin qė e ndryshoi qėndrimin e vet, Bonaparti largoi gjeneralin Bertje nga Korfuzi, ashtu siē largoi edhe ambasadorin Sebastian nga Stambolli. Por plani i tij dėshtoi. I armiqėsuar tani si me Rusinė, ashtu edhe me Francėn, Ali Pasha, pėr tė mbrojtur qytetet bregdetare, u drejtua nga Anglia, me tė cilėn ishin vendosur kontaktet e para qysh mė 1803. Pėrfaqėsuesit anglezė nė Stamboll e Patras i kishin dhėnė pashait tė Janinės informata rreth veprimeve tė rusėve kundėr tij dhe kishin nxitur popullsinė myslimane ta pėrkrahte atė. Mė 22 prill 1806, nė Janinė u vendos konsulli anglez J. P. Morier. Me kėtė rast Ali Pasha u pėrpoq tė pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me agallarėt ēamė tė pėrkrahur nga rusėt. Edhe Morieri ishte i mendimit se rusėt do tė kishin mė shumė pėrfitime, nėse do ta kishin mik vezirin e Janinės sesa armik, prandaj i kėshilloi tė hynin nė bisedime me tė. Por edhe pse filluan, kėto bisedime u ndėrprenė sidomos nga fundi i vitit 1806, kur politika osmane mori drejtim profrėng dhe Stambolli i shpalli luftė Rusisė e pastaj, edhe aleates sė saj, Anglisė.
Nė nėntor tė vitit 1807, kur i kishte prishur marrėdhėniet me Francėn, Aliu i rifilloi bisedimet me anglezėt pėr tė siguruar tė paktėn mbėshtetjen e tyre. Mė 1808 ai nisi pėr nė Londėr njė pėrfaqėsuesin e vet, Said Ahmetin, qė tė shfaqte gatishmėrinė e vezirit tė Janinės pėr tė ndėrmjetėsuar nė Stamboll rreth pėrfundimit tė paqes midis Perandorisė Osmane e Mbretėrisė Angleze dhe pėr tė ndihmuar forcat detare tė saj kundėr francezėve.
Vrasja e sulltan Mustafait IV dhe sidomos vrasja e Mustafa pashė Bajraktarit bėnė qė politika profrėnge tė fashitej dhe tė miratohej pėrfundimi i traktatit tė paqes me Anglinė nė fillim tė muajit janar 1809. Ali Pasha, qė kishte luajtur njė rol me rėndėsi nė kėto ngjarje, vazhdoi pėrpjekjet pėr zgjerimin e pashallėkut nė drejtim tė Shqipėrisė Jugore. Pasi u arrit paqja midis Londrės e Stambollit, nė shkurt tė vitit 1809, qeveria angleze i dėrgoi atij si dhuratė njė pajisje tė plotė artilerie me predha ndezėse, njė nga prodhimet e fundit tė armėve tė kohės. Bashkė me kėtė dhuratė, nė Janinė erdhi dhe u vendos si pėrfaqėsues diplomatik i qeverisė angleze V. M. Lik (William Martin Leake). Nė kėtė atmosferė, mė 1809, e vizitoi Ali Pashėn edhe Xhorxh Bajroni me Hobharzin. V. M. Lik nuk solli me vete pėrgjigjen ndaj propozimit tė Ali Pashės pėr aleancėn me Anglinė dhe pėr ta marrė atė nė mbrojtjen e saj siē i kishte premtuar edhe nė bisedimet e fshehta. Pasi siguruan aleancėn me Portėn e Lartė, anglezėt s’kishin mė nevojė pėr njė aleancė me Aliun kundėr francezėve. Madje Liku e kėshilloi Aliun tė mos ndėrmerrte veprime luftarake kundėr francezėve. Atėherė Aliu u pėrgatit tė asgjėsonte aleatėt vendas tė francezėve. Rasti i pėrshtatshėm iu paraqit atij me vdekjen e Ibrahim pashė Bushatlliut dhe me grindjet nė Shkodėr pėr punėn e trashėgimisė sė pushtetit.
Duke pasur njė farė pėrkrahjeje nga ana e qeverisė angleze, duke bėrė pėr vete grupimin e fortė tė ēifligarėve beratas qė kryesonte Omer bej Vrioni dhe duke shfrytėzuar kohėn kur Porta e Lartė gjendej nė luftė me Rusinė dhe se telashet e saj me kryengritėsit serbė u bėnė me tė vėrtetė serioze, Ali Pasha iu vu pushtimit tė plotė tė sanxhakut tė Vlorės dhe tė Elbasanit. Nėn drejtimin e tė birit, Mustafa Pashės, ai i hyri pushtimit tė sanxhakut tė Vlorės duke filluar nga kryeqendra e tij, Berati. Aliu dėrgoi drejt kėtij qyteti njė ushtri tė fortė. Pas katėr muaj luftimesh, Ibrahim Pasha i Beratit kėrkoi paqe, duke i lėnė Ali Pashės njė pjesė tė sanxhakut tė vet dhe duke hequr dorė nga sanxhaku i Elbasanit. Kėtė sanxhak sulltani ia njohu nipit tė Aliut, Mehmet Pashės.
Pėr tė shmangur zemėrimin e sulltanit, Aliu nuk vonoi tė dėrgonte njė pjesė tė forcave tė tij nė front. Me pjesėn tjetėr tė ushtrisė ai ndėrmori nė vjeshtė njė sulm tė dytė e tė befasishėm kundėr Beratit, tė cilin kėtė herė e pushtoi. Ibrahim Pasha u mbyll nė kėshtjellė. Por pėrpara se t’i vinte ndihma nga aleatėt e vet, nga feudalėt ēamė dhe nga Mustafa pashė Delvina dhe i braktisur nga ushtarėt e vet, Ibrahim Pasha u detyrua nė fillim tė vitit 1810 tė pranonte kushtet e kapitullimit dhe tė tėrhiqej nė Vlorė. Pėrpjekjet e tij pėr tė rifituar tokat e humbura patėn njė sukses kalimtar me ripushtimin e pėrkohshėm tė Beratit. Por gjatė veprimeve luftarake tė mėtejshme Ibrahim Pasha dėshtoi dhe flota e vezirit tė Janinės e ndihmuar prej anglezėve e mbajti atė tė bllokuar.
Bashkė me Beratin mori fund edhe nėnshtrimi i pjesės sė papushtuar tė Himarės, shumica e banorėve tė lirė tė sė cilės ishin lidhur me francezėt duke shėrbyer nė formacionet ushtarake tė tyre. Ali Pasha e bllokoi krahinėn nga deti dhe nga toka, zbarkoi sė pari nė Vuno e pastaj nė Himarė, Piqeras e Dhėrmi ku vendosi garnizone dhe mori pengje. Mė 24 dhjetor 1810 krahina e Himarės u detyrua tė nėnshtrohej.
Pas nėnshtrimit tė Himarės, feudalėt ēamė, tė gjendur pėrballė kundėrshtimit tė popullsisė ēame, e cila e shihte pushtetin e vezirit tė fuqishėm tė Janinės si mbrojtės tė vetėm tė interesave tė saj, pranuan njėri pas tjetrit tė hynin nėn kontrollin e tij. Nė muajin qershor 1811 iu nėshtruan edhe njėzet e dy krerė tė Dukatit (rrethi i Vlorės) qė kishin qenė lidhur deri atėherė me Ibrahim Pashėn. Pėr garanci tė besnikėrisė sė tyre ata i dhanė pengje Ali Pashės. Kėshtu ra nė duart e tij edhe Pashalimani.
Ndėrkohė, krahas krahinave bregdetare vazhdoi edhe nėnshtrimi i brendisė sė vendit. Jashtė kontrollit mbetėn ende Gjirokastra, Kardhiqi, Zhulati e Vlora, si dhe zonat fshatare tė Nivicės, tė Malėshovės e tė Kuēit. Marrja e qytetit tė Vlorės paraqiste vėshtirėsi, sepse binte ndesh me kėmbėnguljen e Portės sė Lartė pėr tė mos e zhveshur nga pushteti Ibrahim Pashėn, tė cilin e pėrkrahte diplomacia franceze. Por nuk vonoi qė edhe kjo nyje tė zgjidhej. Ali Pasha mundi tė shtinte nė dorė faktet qė zbuluan se Ibrahim Pasha ishte orvatur t’ua dorėzonte Vlorėn francezėve. Kėshtu Porta e Lartė mori anėn e Aliut dhe hodhi poshtė tė gjitha akuzat franceze kundėr vezirit tė Janinės. Ajo nuk kundėrshtoi pushtimin mė 1 gusht 1811 tė Vlorės nga Ali Pasha, me tė cilin u bashkuan edhe krerėt feudalė vlonjatė. Pėrkundrazi urdhėroi vrasjen e Ibrahim Pashės qė u arratis nė malet e Labėrisė. Por Ali Pasha mundi ta shtinte nė dorė dhe nuk e vrau, e strehoi nė Konicė e pastaj nė sarajet e veta nė Janinė, duke e lėnė atė dhe djalin e tij Sulejman Pashėn, nėn kujdesin e grave tė Myftarit dhe Veliut, qė ishin bijat e Ibrahimit.
Rėnia e Vlorės dhe premtimi qė emisari francez nga Stambolli u bėri krerėve tė Shqipėrisė sė Jugut, pėr t’u siguruar pėrkrahjen e Portės sė Lartė dhe tė komandės franceze tė Korfuzit, i vuri kėta nė lėvizje. Nė fund tė muajit gusht 1811, Mustafa pashė Delvina, i vėllai i Sali Beut, Demir Dosti i Kardhiqit, bejlerėt e Gjirokastrės dhe agallarėt e Zhulatit, u lidhėn midis tyre nė kuvendin e Palavlisė dhe vendosėn t’i kundėrviheshin me 10 000 ushtarė shtrirjes sė mėtejshme tė pushtetit tė vezirit tė Janinės. Prandaj mė 9 tetor Aliu nisi 2 000 ushtarė kundėr Gjirokastrės. Mustafa Pasha e i vėllai ngritėn krye duke dėbuar njerėzit e vezirit. Atėherė kundėr tyre Ali Pasha dėrgoi njė ushtri tjetėr, e cila i detyroi tė dy vėllezėrit tė braktisnin Delvinėn e tė shkonin nė Kardhiq. I rrethuar prej dy ushtrive tė Aliut, qyteti i Gjirokastrės, pas marrėveshjes qė u arrit me bejlerėt vendas, u dorėzua mė 20 nėntor 1811. Nėn presionin e banorėve dhe me ndėrmjetėsinė e motrės sė vezirit Shanishasė, bejlerėt vendas u detyruan t’i nėnshtroheshin pasi artileria prishi ujėsjellėsin dhe mullinjtė e qytetit.
Pas kėsaj ngjarjeje agallarėt e Zhulatit u tėrhoqėn nga beslidhja kundėr Ali Pashės dhe iu nėnshtruan atij pa luftė. Mbeti vetėm Kardhiqi, krerėt e tė cilit vendosėn tė luftonin.
Luftimet zgjatėn nga muaji nėntor 1811 dhe deri nga fundi i muajit shkurt 1812. Forcave rrethuese tė Aliut iu desh tė bėnin sakrifica tė shumta pėr tė pėrparuar duke shembur njėrėn pas tjetrės shtėpitė fortesa ku qėndronin mbrojtėsit e qytezės. Luftimet do tė zgjasnin edhe mė, po tė mos qe ndėrhyrja e shtresave tė ulta qytetare qė i detyroi krerėt tė ndėrprisnin luftėn, e cila u bė e pashpresė sidomos pas ikjes fshehurazi tė emisarit francez nė Korfuz. Mustafa Pasha, Demir Dosti e tė tjerė u dorėzuan dhe u dėrguan nė Janinė ku u burgosėn. Aty mjaft prej tyre u pushkatuan me pėrjashtim tė Mustafa Pashės, i cili vdiq mė vonė nė burg. Mirėpo Ali Pasha nuk la pa ndėshkuar qytezėn dhe banorėt e saj qė i kundėrshtuan me luftė. Ndryshe nga trajtimi i qyteteve tė tjera, pėrveē djegies fund e majė tė Kardhiqit, ai pushkatoi edhe shtatėqind meshkuj. Ky akt i rėndė hakmarrės pėr gjakun e derdhur gjatė luftimeve duket se u bė edhe si masė frikėsimi politik pėr tė shmangur kundėrshtimet e tjera nė rrugėn e pushtimeve tė mėtejshme drejt veriut tė Shqipėrisė.
Porta e Lartė pranoi kėrkesėn e vezirit tė Janinės qė Myftar Pasha tė emėrohej qeveritar i sanxhakut tė Vlorės. Duke vėnė nėn pushtetin e vet Thesalinė, Morenė dhe Shqipėrinė Jugore nga Preveza deri nė Shkumbin, familja e Ali pashė Tepelenės arriti kulmin e fuqizimit tė vet. Me shtrirjen e pushtetit tė vezirit tė Janinės nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, u bė njė hap i rėndėsishėm pėrpara pėr bashkimin politik tė trojeve shqiptare. Ky ishte njė objektiv, drejt tė cilit bashkoheshin synimet e feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė tė ēerekut tė parė tė shek. XIX.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:51   #18
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Rėndėsia dhe karakteri i Pashallėkut tė Shkodrės


Dėshmitė shkodrane tė kohės, tė shkruara dhe gojore, duke e cilėsuar Kara Mahmudin “asllan i Shkodrės” e “i madhi Kara Mahmud Pasha” dhe duke e krahasuar atė “me tė shkėlqyeshmin Kastriot”, tregojnė konsideratėn qė shkodranėt bashkėkohės kishin pėr tė. Vrasja e tij u prit me keqardhje tė veēantė nė Pashallėkun e Shkodrės e nė Mal tė Zi dhe u konsiderua si fatkeqėsi pėr vendin. Kurse dėshmitė e huaja bashkėkohėse, duke theksuar se Kara Mahmudi “e mbajti vendin tė pavarur gjer nė atė shkallė sa u duk se synonte tė bėhej sundimtar absolut”, ose se “talenti i tij, trimėria e tij, pasuria e tij dhe bindja e popullit qė sundonte, kanė treguar pėrherė pavarėsinė e vėrtetė tė tij”, nxjerrin nė dritė se konsiderata e popullit pėr “Vezirin e Shqipėrisė” lidhej kryesisht me veprimtarinė politike tė ndjekur prej tij e, nė radhė tė parė, me qeverisjen e pavarur tė Pashallėkut tė Shkodrės.
Kara Mahmudi kishte bėrė pėr vete shumicėn e popullsisė tė Pashallėkut tė Shkodrės, e cila e mbėshteti atė fuqimisht dhe i doli zot duke rrėmbyer armėt nė ēastet mė tė vėshtira tė konfliktit tė armatosur me pushtetin qendror e rivalėt e vet brenda vendit. Kjo tregon se veprimtaria politike e tij pasqyronte aspiratat themelore tė kėsaj popullsie, pėr tė jetuar e pavarur nga pushteti i Stambollit dhe se lufta e banorėve tė Pashallėkut tė Shkodrės, tė udhėhequr prej Kara Mahmudit ishte vazhdim i luftės sė popullit shqiptar kundėr zgjedhės sė huaj osmane. Pra, synimi pėrfundimtar i veprimtarisė sė tij politike ishte dobėsimi e ērrėnjosja e pushtetit qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės dhe zėvendėsimi i tij me pushtetin e pėrqendruar tė Kara Mahmudit. Me fjalė tė tjera, Pashallėku i Shkodrės tė shndėrrohej nė njė shtet feudal shqiptar tė pavarur ose dhe vasal tė ndonjėrės nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės, siē treguan projektmarrėveshjet me pėrfaqėsuesit e Rusisė dhe tė Austrisė.
Kara Mahmudi arriti tė dobėsonte nė njė shkallė tė theksuar pushtetin qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės. Brenda kėtij pashallėku veprohej kryesisht sipas urdhrave tė pashait shkodran, tė cilat ishin tė detyrueshme pėr tė gjithė banorėt, madje edhe pėr shtetasit e huaj, ndonėse konsujt e tyre protestonin kur ato urdhra nuk pėrputheshin me marrėveshjet e pėrfunduara midis qeverive tė tyre dhe Portės sė Lartė. Kara Mahmudi hyri nė bisedime pėr marrėveshje ushtarake e politike me fuqitė e krishtera, armike tė Perandorisė Osmane dhe, nė kundėrshtim me ndarjen administrative tė saj e pa pėlqimin e Stambollit, shtriu pushtetin e vet nė sfera administrative-ushtarake tė tjera nga ato qė i takonin si pasha e si vezir. Kėto e tė tjera veprime si kėto, ashtu dhe qėndresat e armatosura kundėr ushtrive qeveritare qė u dėrguan kundėr tij, treguan se Bushatlliu kishte marrė rrugėn drejt pavarėsisė, se ai kishte krijuar njė sundim efektivisht autonom nė zotėrimet qė pėrfshinin Shqipėrinė Veriore e Verilindore ose mbarė Gegėrinė. Vdekja e tij e parakohshme (1796) nuk e lejoi tė realizonte deri nė fund synimin pėr shndėrrimin e pashallėkut tė tij nė njė shtet shqiptar, qoftė edhe tributar apo vasal ndaj Perandorisė Osmane ose ndaj ndonjė shteti evropian.
Megjithėkėtė, rezultatet kryesore tė veprimtarisė politike tė Kara Mahmud Pashės, pėrhapja e forcimi i lidhjeve ekonomike midis krahinave tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore dhe bashkimi i tyre nėn pushtetin e njė familjeje tė fuqishme feudale shqiptare ishin dy hapa tė mėdhenj pėrpara drejt krijimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Prandaj veprimtaria e Bushatlliut shėnoi njė kthesė me rėndėsi nė historinė ekonomike e politike tė Shqipėrisė.

3. PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812

Lufta pėr pushtet nė Shqipėrinė Jugore
Ashtu si nė Shqipėrinė Veriore, edhe nė atė Jugore, anarkia nxiti veprimtarinė politike tė familjeve tė vjetra feudale, tė cilat ishin nga mė tė fuqishmet. Nė sanxhakun e Vlorės familjet rivale pėr pushtetin lokal ishin ajo e pashallarėve tė Vlorės dhe dega e tyre, familja e Velabishtajve, qė ishte vendosur nė fshatin Velabisht, afėr Beratit. Qė tė dyja pėrpiqeshin tė shtinin nė dorė jo vetėm pushtetin e sanxhakut tė Vlorės, por edhe atė tė sanxhakut tė Delvinės. Nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII mė shpesh sunduan pashallarėt e Vlorės, por, me lidhjet qė krijoi Mahmud pashė Velabishti me feudalėt e vegjėl tė Tepelenės, tė Pėrmetit, tė Skraparit etj., edhe ky nuk mbeti pa e marrė pushtetin kohė mbas kohe. Qė nga viti 1751 e gjer nga vjeshta e vitit 1759 sanxhakun e Vlorės dhe, shpeshherė, edhe atė tė Delvinės, i qeverisi i biri i Mahmud pashė Velabishtit, Ismail Pasha, i cili pėrkrahej nga njė shtėpi tjetėr feudale, ajo e Ngurzajve, pėrfaqėsuesit e sė cilės ishin nga ajanėt kryesorė nė Myzeqe. Nė vitin 1754 Porta i dha Ismail Pashės gradėn e vezirit bashkė me qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe me komandėn e derbendėve. Ajo synonte qė, duke bashkuar nėn urdhrat e tij sa mė shumė forca feudale vendase, tė nėnshtronte popullsinė e Shqipėrisė Jugore, dhe kėshtu tė mund tė kryhej vjelja e taksave shtetėrore, sepse banorėt e disa zonave malore kishin vite tė tėra pa paguar taksat.
Ismail Pasha, sikurse edhe i ati, pėrveē lidhjeve me feudalėt beratas e myzeqarė, ruajti edhe lidhjet qė vazhdimisht kishte pasur familja e tij me feudalėt e vegjėl tė zonave malore, shumica e tė cilėve komandonte reparte ushtarėsh me rrogė, aq tė nevojshėm pėr tė ruajtur grykat dhe rrugėt.
Mė 1758 sulltani urdhėroi vezirin e Beratit tė nisej vetė nė krye tė njė ekspedite pėr tė vjelė taksat nė sanxhakėt e Vlorės dhe tė Delvinės dhe “pėr tė nėnshtruar rebelėt, duke vendosur kėshtu rendin e qetėsinė”, por nė tė njėjtėn kohė, kinse pėr t’i lėnė vezirit duart e lira, e shkarkoi atė nga komanda e derbendėve, qė e bėnte shumė tė fuqishėm dhe tė rrezikshėm. Meqė ky urdhėr ēonte nė shkatėrrimin e mbėshtetjes sė vezirit tė Beratit nė zonat malore tė dy sanxhakėve dhe u jepte dorė Vlorajve qė tė bėnin pėr vete malėsorėt derbendxhinj, Ismail Pasha nuk iu bind atij. Valiu i Rumelisė, mė 1759, dėrgoi kundėr tij zėvendėsin e vet. Atėherė Ismail Pasha u arratis bashkė me tre besnikė, ndėr tė cilėt ishte i kunati, Ahmet Kurt beu i Ngurzajve.
Meqenėse familja e Vlorajve e pėrfaqėsuesit e Stambollit nuk gjenin mbėshtetje nga ajanėt vendas, Porta e Lartė u detyrua ta falte Ismail Pashėn nė vjeshtėn e vitit 1761 dhe t’i njihte atij privilegjet qė gėzonte dy vjet mė parė. Edhe ky, meqė nuk ishte nė gjendje t’u imponohej feudalėve beratas e myzeqarė, e pranoi faljen. Por Ismail Pasha nuk e la pa shfrytėzuar kėtė dobėsi tė pushtetit qendror pėr tė nėnshtruar krahinėn e Vlorės bashkė me pinjollėt e familjes sė Vlorajve, qė ishin tė mitur dhe nėn tutelėn e nėnės sė tyre, tė vesė sė Kapllan pashė Vlorės, kushėririt tė tij. Nė fillim tė gushtit, Ismail Pasha u nis nga Berati me forcat e veta dhe hyri nė qytetin e Vlorės pa luftė. Pėr t’ia arritur qėllimit, kėrkoi dorėn e vejushės sė tė kushėririt. Kjo e la me shpresėn se pranonte tė martohej me tė, por ndėrkohė pėrgatiti kurthin pėr ta vrarė. Kėshtu Ismail Pasha u rrethua prej forcave tė saj nė shtėpinė ku u vendos dhe, nė luftim e sipėr, u vra.
Vezir Ismail pashė Velabishtin e zėvendėsoi i kunati, Ahmet Kurt pasha, qė qeverisi sanxhakun pėr njėzet vjet rresht. Duke ruajtur pushtetin e vet, ky feudal ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė bindjeje ndaj Stambollit dhe njė politikė paqėsore me oxhakun e Vlorajve. Ahmet Kurt pasha si derbend-pashė mbrojti interesat e feudalėve ēifligarė dhe ndoqi pa mėshirė feudalėt e vegjėl, si dhe lėvizjet e tyre rebele kundėr qyteteve, mukatave dhe pronave tė ēifligarėve tė mėdhenj. Njė nga viktimat e sulmeve grabitqare tė tyre, gjatė luftės ruso-turke tė viteve 1768-1774, u bė qyteti tregtar i Voskopojės.
Edhe nė sanxhakėt e Delvinės e tė Janinės u zhvillua njė luftė e gjatė dhe e ashpėr pėr pushtet midis familjeve tė mėdha vendase, e cila e futi Shqipėrinė Jugore nė njė anarki tė rėndė me rrjedhoja shkatėrrimtare, veēanėrisht pėr zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje u dha mundėsi disa familjeve mė tė vogla feudale tė pėrfitonin pėr t’u fuqizuar dhe, duke marrė pjesė nė grupet rivale, tė krijonin tarafet e veta dhe tė pretendonin pėr marrjen e pushtetit krahinor nė duart e tyre. Njė nga kėto familje u bė ajo e Hysove tė Tepelenės, e cila i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, d.m.th. shtresės sė atyre shtėpive feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh. Ndryshe nga ē’pretendohet nė disa gojėdhėna qė i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenėse i pari i tyre paska qenė njė dervish i arratisur pėr krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga njė shtėpi e vjetėr labe, tė parėt e sė cilės kishin qenė tė krishterė, por qė u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrėnjė tė vjetra nė krahinėn e Tepelenės, Hysot u dalluan si shtėpi bylykbashėsh nė fundin e shek. XVII, pikėrisht kur Perandoria Osmane filloi tė mbushte radhėt e forcave tė armatosura tė saj me ushtarė me pagesė. Pėrfaqėsuesi i saj nė mbarim tė shek. XVII deri nė mesin e dhjetėvjetorit tė dytė tė shek. XVIII ishte Mustafa agė Hysoja ose Muēo Hysoja. Nė dokumentacionin e kohės ai pėrmendet herė si ēaush jeniēerėsh e herė si dizdar i kėshtjellės sė Tepelenės, por kryesisht pėrmendet si njė aga i pasur e i fuqishėm qė ndiqej prej disa qindra trimash luftėtarė. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si njė nga krerėt e kryengritjes sė Labėrisė nė vitet 1704-1714 pėr tė mos paguar xhizjen, ndėrsa djemtė e tij dalin si sipėrmarrės tė kėsaj takse tė rėndėsishme shtetėrore nė krahinėn e Myzeqesė dhe tė Mallakastrės, tė cilėn mund ta vilnin, sidomos nė periudhėn e anarkisė feudale, vetėm feudalėt mė tė fuqishėm. Muēo Hysoja ishte njė nga krerėt labė mė nė zė dhe shtėpia e tij, njėra nga mė tė shquarat e Labėrisė, qė kishte filluar tė ngjiste shkallėt e hierarkisė sė lartė administrative dhe tė rivalizonte me oxhaqet kryesore tė Shqipėrisė Jugore nė luftėn pėr pushtetin politik.
Pjesėmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogė nė luftėn veneto-osmane tė viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij nė rrethimin e kėshtjellės sė Korfuzit nė vitin 1716 e rritėn rolin e tė birit, Veli Beut, si pretendent pėr kreun e sanxhakut tė Delvinės. Ky pinjoll i Hysove, qė kishte hyrė dhėndėr nė oxhakun e Mahmud pashė Konicės, arriti tė ngrihej nė radhėt e mirmiranėve dhe nė mesin e shek. XVIII u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Delvinės me gradėn pashė. Por grindjet pėr pushtet vijuan dhe u acaruan mė tej, prandaj Veli pashė Hysoja nuk qėndroi gjatė nė pushtet. Pas vdekjes sė tij, rivalėt mundėn tė kapnin edhe tė venė e tij qė e burgosėn pėr disa muaj nė qytetin e fortifikuar tė Kardhiqit, pėr ta liruar pastaj kundrejt njė shpėrblimi e garancish tė miqve tė shtėpisė sė Hysove. Sidoqoftė kjo shtėpi tashmė ishte nė radhėt e oxhaqeve shqiptare. Nėn drejtimin e Ali Beut, djalit tė Veli Pashės, ajo do tė bėhej shtėpia mė e fuqishme e Shqipėrisė Jugore dhe e gjithė Shqipėrisė.
Stėrnipi i Muēo Hysos dhe djali i Veli Pashės, Ali Beu, nuk e filloi karrierėn e tij si hajdut rrugėsh, sikurse mėtohet nė gojėdhėnat qė janė pasqyruar nė shumicėn e literaturės sė shkruar pėr jetėn e Ali pashė Tepelenės (1740-1822), e sidomos pėr dyzetė vitet e para tė jetės sė tij. Pėrkundrazi, ai u rrit e u edukua si tė gjithė djemtė e tjerė tė oxhaqeve feudale tė kohės sė vet. Ali Beu u arsimua si njė bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga tė afėrmit dhe sidomos nga miqtė e shtėpisė sė vet, qė e kishin lidhur tė ardhmen e tyre me atė tė kėsaj shtėpie tė dėgjuar, u vu shpejt nė krye tė formacioneve ushtarake me pagesė tė krahinės sė vet aq tė kėrkuara nga qeveritarėt e ndryshėm tė sanxhakėve e sidomos nga valiu i Rumelisė. Si i tillė, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal tė Asllanpashallive tė Gjirokastrės mė 1768 dhe u bė njė nga prijėsit ushtarakė mė tė dėgjuar. Pa arritur moshėn 40 vjeē, ai fitoi mė 1784 gradėn pashė nė rreshtat e ushtrisė perandorake tė Rumelisė. Po atė vit, pėr shkak se Selim pashė Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut tė Delvinės duke vrarė tre vjet mė parė Mustafa Pashėn e Delvinės, Porta e Lartė e emėroi mytesarif tė kėtij sanxhaku. Me kėtė rast ai u urdhėrua nga sulltani qė, pasi tė shtinte nė dorė pushtetin, tė ndėshkonte me vdekje fermanliun Selim pashė Kokėn e pėrkrahėsit e tij kryesorė dhe tė vilte me forcė xhizjen e papaguar nga krahinat malore. Nė krye tė njė fuqie ushtarake tė madhe, me luftė dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi urdhrat e Portės sė Lartė dhe nė fundin e vitit 1784 mori nė dorė pushtetin e sanxhakut tė Delvinės. Pas tė atit ai u bė pashai i dytė i familjes sė Hysove qė qeverisi kėtė sanxhak. Edhe Aliu, qė i pėrkrahu djemtė e Selim Pashės, nuk lejoi t’u konfiskoheshin ēifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siē pretendojnė, pa asnjė bazė, gojėdhėnat, nuk u kufizua vetėm me sundimin nė kėtė sanxhak. Tė ardhurat e atij sanxhaku tė vogėl nuk mjaftonin pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė sė tij mjaft tė madhe, prandaj Aliu synonte tė shtinte nė dorė sanxhakėt mė tė rėndėsishėm. Qysh nė fillim tė vitit 1785 kėrkoi qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės ose atė tė Janinės. Mė 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės dhe detyra e zėvendėskomandantit tė derbendėve, kurse nė mars tė vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashė Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit tė derbendėve. As i biri i vezirit tė helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i kėtij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qė hynė nė grindje midis tyre pėr punėn e trashėgimit tė pushtetit nė sanxhakun e Vlorės, nuk ishin nė gjendje tė kryenin atė detyrė. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti tė merrte pushtetin nė Berat, nuk mungoi ta kėrkonte postin e derbend-pashės dhe tė rivalizonte me Ali Pashėn pėr njė kohė tė gjatė.
Duke pėrfituar nga mungesa e mytesarifit tė sanxhakut tė Janinės, Alizoi Pashės, qė ishte larguar nga Shqipėria dhe ishte dėrguar nė frontin e luftės me Rusinė, pasi u mor vesh me Tahir Pashėn e Asllanpashallive (qė i kishte dhėnė Aliut vajzėn e vet pėr grua tė dytė) dhe, duke pasur pėrkrahjen e shtresave tė pasura tė qytetit e tė rrethit tė Janinės qė shihnin tek ai tė vetmin qeveritar, qė mund tė vendoste e tė ruante qetėsinė, ashtu siē kishte bėrė nė Thesali, Ali Pasha i Tepelenės hyri nė Janinė dhe vendosi sundimin e vet nė fund tė vitit 1787. Ai e vlerėsonte drejt Janinėn kur e quante “kyē tė Shqipėrisė”. Janina prej kohėsh priste njė qeveritar si ai pėr t’u bėrė me tė vėrtetė kyē jo vetėm nga pikėpamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shndėrruar nė qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore.



Janina, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore
Qyteti i Janinės ishte vendosur nė krye tė njė fushe pjellore, e pėrmendur si e tillė qysh nė antikitet dhe anash njė liqeni tė pasur me peshk. E mbrojtur prapa e anash prej malesh tė larta, nė afėrsi tė detit Jon dhe duke qenė nyje e gjashtė rrugėve tregtare qė e lidhnin jo vetėm me qytetet e tjera tė Shqipėrisė, por edhe me Maqedoninė e Greqinė, ajo i kishte tė gjitha kushtet e duhura gjeografike dhe ekonomike pėr t’u bėrė njė qendėr shumė e rėndėsishme administrative dhe ekonomike.
Zejtaria dhe tregtia e Janinės, tė ushqyera gjithnjė e mė mirė me lėndė tė para bujqėsore e blegtorale nga tepricat e fshatarėsisė si dhe nga tė ardhurat e pronarėve ēifligarė, u gjallėruan pa ndėrprerje aq sa nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII udhėtarėt evropianė e quajtėn atė “qytet i pasur e tregtar”. Por nė kushtet e anarkisė feudale qė mbuloi gjithė Shqipėrinė Jugore, sidomos gjatė shek. XVIII, ritmet e zhvillimit tė qytetit tė Janinės u ngadalėsuan. Megjithėse me shumė vėshtirėsi e pengesa, ekonomia e kėtij qyteti i ruajti lidhjet e veta me tregjet e panairet e brendshme dhe tė jashtme, prapėseprapė kapitali tregtar janinot nuk gjente kushte tė merrte frymė lirisht pėr tė luajtur rolin e njė qendre tregtare ndėrkrahinore, sikurse qyteti i Shkodrės nė Shqipėrinė Veriore. Ndryshe nga Shkodra, Janina nuk kishte njė pushtet tė fortė qė t’i vinte fre anarkisė feudale dhe i mungonte bregdeti me qytete-skela pėr tė forcuar e zgjeruar si lidhjet e brendshme, ashtu dhe ato tė jashtme. Dalja nė det me anė tė skelės sė Salahorės nė Gjirin e Artės ishte krejt e pamjaftueshme. Zotėrimet venedikase, ku gjendeshin portet e Vonicės, Prevezės, Pargės etj., dhe politika monopoliste tregtare e lundruese e sundimtarėve tė tyre ishin me tė vėrtetė pengesa serioze qė i zinin frymėn. Mallrat, qė tregtarėt vendas grumbullonin sidomos nė trevat e Janinės e tė Artės si dhe tepricat e atyre qė sillnin nga Thesalia ose krahinat e tjera tė Rumelisė, nuk mund t’i shisnin drejtpėrdrejt nė ishullin e madh tė Korfuzit e nė ishujt e tjerė. Venedikasit nuk lejonin anije tė huaja e, rrjedhimisht, edhe tregtarė tė huaj tė hynin nė skelat e tyre tė bregdetit Jon, me qėllim qė tė zbatonin deri nė fund politikėn e vartėsisė ekonomike tė kėtyre ishujve nga tregtia e lundrimi venedikas. Kėshtu tregtarėt janinotė ose tė qyteteve tė tjera detyroheshin qė mallrat e tyre t’i shpinin e t’i shisnin nė portet venedikase tė bregdetit ku gjenin vetėm tregtarė e lundėrtarė venedikas. Mallrat qė grumbullonin nė pazaret e panairet e sanxhakėve fqinjė, veēanėrisht nė atė tė Magarės, tė Larisės e tė Mavronorosit, ata detyroheshin t’i shpinin nė portin e Selanikut meqenėse aty, edhe pse kishin tė bėnin kryesisht me tregtarėt e lundėrtarėt venedikas qė luanin rolin kryesor nė jetėn ekonomike tė portit, gjenin kushte mė tė favorshme pėr shitblerje e pėr transport, por edhe anije e tregtarė tė tjerė tė huaj. Edhe pėr tė blerė mallra industriale, tregtarėt vendas detyroheshin tė plotėsonin kėrkesat e veta kryesisht nė pjacėn e Venedikut, megjithėse e dinin qė aty kėto mallra u shiteshin me ēmime mė tė larta se nė pjacat e tjera tė Adriatikut. Prandaj janinotėt e sidomos shtresat e pasura tė tyre i kishin sytė nga bregdeti dhe prisnin qė gjendja e tij tė ndryshonte dhe tė merrte fund politika e venedikasve.
Pengesė tjetėr qė rrezikonte jetėn dhe kapitalin ose qė kapėrcehej me shpenzime tė rėnda ishte pasiguria e rrugėve tė karvanėve, qė vinin nga tregjet e sanxhakėve fqinjė dhe sidomos nga ata tė Delvinės e tė Vlorės. Ēetat grabitqare tė himariotėve dhe sidomos ato tė feudalėve labė e ēamė dėmtonin shpesh qarkullimin e mallrave dhe nuk lejonin forcimin e lidhjeve ekonomike tė qytetit tė Janinės me Gjirokastrėn, Delvinėn, Paramithinė, Margėllėēin etj. Por jo mė pak dėm bėnin edhe ēetat grabitqare tė suliotėve nė rrugėt e tjera tregtare qė vinin nga Thesalia, Akarnania etj. Anarkia feudale qė ishte bėrė plagė e rėndė pėr tė gjithė vendin, duhej frenuar si njė nevojė e domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor.
Ardhja e Ali pashė Tepelenės nė krye tė sanxhakut tė Janinės (1787) shqetėsoi jo vetėm feudalėt e vegjėl, tė cilėt ose iu nėnshtruan ose u arratisėn, por edhe qeveritarėt fqinjė dhe kapedanėt e malėsive tė vetėqeverisura. Kėta shihnin tek ai njeriun e fortė dhe tė etur pėr pasuri e pushtet, i cili, duke pasur funksionin e derbend-pashės, do tė orvatej tė shtrinte autoritetin e tij mbi sanxhakėt e tyre dhe do t’u vinte fre veprimeve anarkiste, sė pari nė sanxhakun e Janinės e pastaj edhe nė tė tjerėt. Edhe autoritetet venedikase nuk u shqetėsuan mė pak, duke parė tek ai mbrojtėsin e interesave ekonomikė tė vendit nė dėm tė tregtarėve e tė lundėrtarėve venedikas, sikurse kishin bėrė e po bėnin qeveritarėt e fuqishėm tė Shkodrės. Alarmin e parė tek ata e dhanė zėnia prej tij e sipėrmarrjes sė tė ardhurave tė Artės e tė doganės sė Salagorės, si dhe pėrpjekjet e tij pėr tė ndėrtuar fortifikime nė kėtė skelė qė tė mbroheshin anijet osmane kundėr orvatjeve tė vazhdueshme tė atyre venedikase, tė cilat vepronin lirisht nė Gjirin e Artės. Duke mos dashur tė kishin njė sundimtar tė fuqishėm, i cili pa ardhur mirė nė fuqi i hodhi sytė drejt bregdetit, diplomatėt venedikas u pėrpoqėn ta luftonin si brenda vendit, duke nxitur kapedanėt suliotė e feudalėt ēamė tė vijonin veprimet e tyre grabitqare e kundėrshtimet ndaj tij, si dhe besėlidhjet e qeveritarėve fqinjė kundėr tij. Venedikasit ndėrhynė gjithashtu pranė Portės sė Lartė, duke e paraqitur veprimtarinė e Ali Pashės pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė tepėr tė rrezikshme pėr pushtetin qendror tė sulltanit. Pėrveē kėsaj, me qėllim qė tė mėnjanonin kėrcėnimin qė mund t’u bėnte Aliu nga toka, ata arritėn tė pėrfundonin me Portėn e Lartė njė marrėveshje, e cila ndalonte kalimin e anijeve luftarake nė ngushticėn e Korfuzit pa lejėn e tyre si dhe ndėrtimin e fortifikimeve ushtarake nė afėrsi tė zotėrimeve venedikase.
Vėshtirėsitė qė i krijuan Ali Pashės kundėrshtarėt vendas e tė huaj tė cilėt u lidhėn kundėr tij, u kapėrcyen pas pėrpjekjeve qė vazhduan pėr njė kohė mjaft tė gjatė. Ali Pasha qysh nė vitet e para vendosi autoritetin e vet nė rrugėt qė lidhnin Janinėn me Artėn e Manastirin pėrveē atyre me Thesalinė; por atij iu deshėn dhjetė vjet qė tė vendoste lidhjet me njė pjesė tė qyteteve tė sanxhakut tė Delvinės ose tė shtinte nė dorė bregdetin nga Butrinti nė Prevezė, pėrveē qytetit tė Pargės, qė kaloi nė duart e francezėve e pastaj tė rusėve. Pėr tė siguruar kalimin e qetė tė karvaneve nė zonėn lindore e juglindore tė sanxhakut tė Janinės, ku vepronin ēetat suliote, atij iu deshėn plot gjashtėmbėdhjetė vjet luftė, kurse pėr tė vendosur sundimin e plotė mbi sanxhakun e Delvinės e tė Vlorės iu deshėn rreth njėzet e pesė vjet. Sidoqoftė, me kėmbėnguljen e tij tė jashtėzakonshme dhe duke pėrfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike tė brendshme e tė jashtme, Ali Pasha mundi t’ia arrinte qėllimit tė vet, t’i jepte thuajse fund anarkisė dhe tė vendoste sundimin e tij mbi bregdetin shqiptar, nga gryka e Shkumbinit deri nė Gjirin e Prevezės.
Nė kėtė mėnyrė tregtisė sė jashtme tė Pashallėkut tė Janinės iu krijuan mundėsitė e nevojshme qė tė lidhej me skelat mesdhetare evropiane tė Lindjes. Kėshtu drithėrave, mishit, lėkurėve, leshit, serės e prodhimeve tė tjera vendase dhe atyre tė sjella nga sanxhakėt fqinjė e nga pjesa e brendshme e Rumelisė, iu sigurua qarkullimi mė i qetė nėpėr rrugėt tokėsore, iu krijua mundėsia tė vinin nė skelat bregdetare tė pashallėkut; prej kėtej ato niseshin me anije ulqinake e hidriote, si dhe me ato tė flotės tregtare tė Ali Pashės nė drejtim tė ishujve Jonianė, tė Stambollit e tė Aleksandrisė dhe sidomos nė drejtim tė Maltės, tė Venedikut, tė Ankonės, tė Triestes, tė Raguzės etj. Nga kėto vende sillnin prodhime industriale e koloniale qė mbėrrinin nė depot e tregtarėve janinjotė nė Prevezė, Gumenicė, Salshorė e sidomos nė Artė e Janinė, prej nga shpėrndaheshin nė qytetet e tjera tė pashallėkut ose edhe tė Rumelisė.
Nė tregun e Janinės dhe dy herė nė vit nė panairin e Bonilas, njė milje larg saj, pėrveē shqiptarėve, vinin pėr shitblerje edhe tregtarė tė kombėsive tė ndryshme, madje edhe ata qė mė parė frekuentonin Beratin e Manastirin. Kėshtu, duke u shndėrruar nė njė qytet zejtar e sidomos tregtar tė dorės sė parė si dhe nė njė qendėr administrative tė njė pashallėku tė madh, Janina u bė qendra e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore, si edhe tė krahinave fqinje. U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare, veēanėrisht nė kėtė qytet, si dhe nė qytetet e tjera qė pėrfshiheshin nė radhė tė parė nė rrezet e kapitalit janinjot. Por, pjesa dėrrmuese e kapitalit tregtar gjatė sundimit tė Ali Pashės gjendej nė duart e pronarėve tė mėdhenj tė tokės e tė bagėtive; edhe mjetet kryesore tė qarkullimit i pėrkisnin po shtresės feudale (njė pjesė e sė cilės merrte pjesė nė veprimtarinė ekonomike me anė tė kreditit e tė ortakėrisė). Nė kėto rrethana, borgjezia tregtare ishte nė pėrgjithėsi e varur ekonomikisht prej tyre. Vetėm ata janinjotė qė u vendosėn nė Lajpcig, nė Vjenė, nė Bukuresht, nė Moskė e gjetiu u shkėputėn nga kjo vartėsi.
Rrjedhojat e pasurimit tė dy shtresave tė pasura shoqėrore u dukėn nė qytetin e Janinės si dhe nė qytetet e tjera sidomos nė ndėrtimet publike me karakter urban dhe ekonomik, si dhe nė ndėrtimet private. Rrugėt u mbushėn me ura e hane qė shprehnin gjallėrinė e lidhjeve ekonomike me Janinėn. Hani i Luros i gjerė, i lartė e i madh sa njė pallat nė rrugėn Prevezė-Janinė u ndėrtua nga Ali Pasha, i cili po nė kėtė rrugė ndėrmori edhe gėrmimin e kanalit lundrues tė Strevinės qė afroi tregtinė detare me Janinėn. Nė rrugėn Tepelenė-Janinė ai ndėrtoi edhe urėn e madhe tė Tepelenės mbi lumin Vjosė. Nė qytetin e Gjirokastrės ndėrtoi ujėsjellėsin, kurse nė Janinė sarajet madhėshtore tė tij e tė bijve tė tij, dhe nė njė varg qytetesh ose ēifligjesh vila tė bukura e komode ku pushonte sa herė largohej nga Janina. Por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė shtresave tė pasura, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, arritėn tė plotėsonin nevojat komunale tė qytetit tė tyre, shtruan me kalldrėm copa rrugėsh, ndėrtuan ēezma etj. Megjithėse Janina u bė qyteti, ku pėr herė tė parė u zbatua vaksinimi, u luajtėn aty-kėtu pjesė teatrale dhe u organizuan biseda sallonesh me karakter kulturor, prapėseprapė ajo ruajti pamjen orientale nė arkitekturėn e ndėrtimit dhe tė urbanizimit. Sidoqoftė, Janina u bė njė qytet i gjallė qė gumėzhinte nga veprimtaria ekonomike dhe ajo administrative e aparatit tė sundimtarit energjik tė saj, nėn qeverisjen e tė cilit arriti kulmin e zhvillimit tė vet edhe nga pikėpamja demografike.
Disa nga dėshmitarėt e kohės e ēonin numrin e banorėve tė kryeqytetit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Jugore deri mė 50 000 frymė, por tė tjerė qė pėrbėnin shumicėn, midis tė cilėve edhe ata qė jetuan aty disa vjet me radhė, pohonin se Janina nuk mund tė kishte mė shumė se 35-36 000 banorė, nga tė cilėt vetėm 25-28 000 ishin tė qėndrueshėm. Nga kėta 2/3 ishin tė krishterė kurse 1/3 myslimanė. Tė krishterėt i pėrkisnin kombėsisė shqiptare, vllahe, greke etj., kurse myslimanėt thuajse tė gjithė ishin shqiptarė. Midis banorėve tė qėndrueshėm nja 400 familje ishin hebrenj. Banorėt e pėrkohshėm tė Janinės pėrbėheshin nė radhė tė parė nga ushtarėt shqiptarė nė shėrbim tė Ali Pashės, nga pengjet e ndryshme tė krahinave, nga tregtarėt klientė dhe nga tė huajtė kalimtarė. Fakti qė elementi shqiptar mbante pozitat drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epėrsi si numėr banorėsh, tė qėndrueshėm e tė pėrkohshėm, i jepte Janinės mė shumė pamjen e njė qyteti shqiptar se sa tė pėrzier.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:52   #19
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

Formimi i Pashallėkut tė Janinės (1787)



Nė mbarim tė vitit 1787, kur Ali pashė Tepelena vuri nė dorė sundimin e Janinės, nė Shkodėr kishte dėshtuar ekspedita e parė ndėshkimore kundėr Kara Mahmud Pashės. Po nė kėtė kohė ose mė saktė nė fillim tė vitit 1788 hyri nė luftė kundėr Perandorisė Osmane edhe Austria. E gjetur nė luftė me Rusinė dhe me Austrinė, Porta e Lartė e miratoi shtrirjen e qeverisjes tė Aliut nė sanxhakun e Janinės, jo vetėm pse kishte nevojė tė madhe pėr forcat e tij luftarake, por edhe pse me kėtė veprim ajo synonte qė tė pengonte mundėsinė e marrėveshjes sė dy pashallarėve tė fuqishėm shqiptarė, tė cilėt dy vjet mė parė kishin qenė aleatė, dhe tė ndalonte kalimin e tyre nė anėn e Fuqive tė Mėdha.
Shtrirja e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės edhe nė sanxhakun e Janinės, ose pėrqendrimi i qeverisjes sė sanxhakėve tė Tėrhallės e tė Janinės nė njė dorė tė vetme, krijoi bėrthamėn e Pashallėkut tė Janinės (1787). Ky pėrqendrim i dha dorė parisė feudale shqiptare tė bėhej klasė sunduese edhe nga pikėpamja ekonomike, duke u shndėrruar pronare e pjesės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme tė kullotave, tė pyjeve dhe tė tokės sė punueshme tė kėtyre dy sanxhakėve. Kėshtu u krijua baza nga e cila kjo pari, nėn drejtimin e Ali Pashės, mundi tė shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjitha trojet e Shqipėrisė Jugore.
Ndėrsa pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhisė, mė 1774, besimi i ēifligarėve shqiptarė te qėndrueshmėria e Perandorisė Osmane vetėm sa kishte filluar tė tronditej, pas 15 vjetėsh, kur ajo kishte hyrė nė luftė kundėr dy perandorive mė tė fuqishme evropiane, qė synonin ta copėtonin, mosbesimi u rrit bashkė me theksimin e rrezikut tė shembjes sė saj tė afėrme.
Ashtu si pjesa kryesore e ajanėve shkodranė, pėrkrahės tė vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanėve tė Shqipėrisė Jugore, mbi tė cilėt mbėshtetej Ali pashė Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisė dhe e Austrisė kundėr Perandorisė Osmane do tė sillte ndryshime tė rėndėsishme politike nė pjesėn evropiane tė kėsaj perandorie tė kalbur nga brenda. Duke menduar pėr tė ardhmen e tyre, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr fatin e vendit ku sundonin, krerėt e parisė shqiptare synonin qė, pas dėbimit tė osmanėve, tė ruanin pushtetin nė atė pashallėk ku kishin pronat e tyre. Nė pėrshtatje me kėto interesa jetike u rrit nė radhė tė parė bashkimi i shtresės sė ēifligarėve rreth Aliut, i cili pėrcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikės sė pashallėkut tė ri.
Nė politikėn e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtėsi tė madhe, pėr tė mos i lejuar familjet e vjetra feudale, tė cilat kishin qenė mbėshtetja kryesore e Portės sė Lartė, tė bashkoheshin kundėr tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtėsi duke shkatėrruar jo vetėm pushtetin e tyre politik, por edhe atė ekonomik. Pėr tė krijuar njė bazė sa mė tė gjerė e mė tė shėndoshė shoqėrore, Ali Pasha siguroi mbėshtetjen e familjeve tė vjetra kundėrshtare qė sundonin nė sanxhakun e Janinės, duke u dhėnė atyre jo vetėm ofiqe nė administratė e nė ushtri, por edhe prona e pasuri tė konfiskuara tė feudalėve tė vrarė, tė kapur apo tė arratisur. Nė kėtė mėnyrė, bashkėluftėtarėt e vjetėr dhe tė rinj tė pashait tepelenas, sikurse edhe vetė ai, e rritėn pasurinė e tyre dhe nuk mbetėn rrogėtarė apo shėrbėtorė tė tij, siē pretendohet nė ndonjė studim pa asnjė mbėshtetje dokumentare. Pėr mė tepėr, kjo shtresė e re sunduese, e pėrbėrė thuajse tėrėsisht nga shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit tė ēifligimit dhe e shtoi numrin e ēifligjeve qė kishte nė zotėrim. Vetė Ali Pasha u bė ēifligari mė i madh. Ndryshe nga ajanėt me origjinė feudale-ushtarake tė shtresave tė larta dhe nga ata qė mė parė u pasuruan, e pastaj vunė nė dorė pushtetin, paria sunduese e sanxhakėve tė Janinės dhe tė Tėrhallės me Ali Pashėn nė krye e shumėfishoi pasurinė pasi mori pushtetin nė duart e veta.
Mirėpo ekonomia ēifligare lidhej ngushtė me ekonominė qytetare. Edhe Ali pashė Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrės, ishte i interesuar pėr njė zhvillim tė shpejtė tė ekonomisė qytetare qė pėrbėnte njė burim tjetėr tė madh pasurimi. Prandaj ai e pėrdori pushtetin politik nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
Pasi zhduku njė numėr familjesh tė mėdha feudale, ai shpartalloi, dėboi jashtė kufijve ose i nėnshtroi duke i futur nė shėrbimin e tij thuajse tė gjitha bandat, qė mbillnin pasigurinė ndėr banorėt ose qė pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirė tė mallrave. Me pėrjashtim tė viseve pėrreth malėsisė sė Sulit, ku kohė mė kohė sulmonin ēetat e suliotėve, thuajse kudo nė pashallėk u vendos qetėsia. Pa cenuar privilegjet e parisė sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj tė kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė shtresės sė pasur zejtare e tregtare, pa bėrė dallim nėse i pėrkiste kombėsisė shqiptare apo greke dhe nėse ishte myslimane, hebraike apo e krishterė. Kėshtu ai siguroi pėrkrahjen e kėsaj shtrese.
Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė tėrhequr pas vetes popullsinė e besimeve tė ndryshme tė pashallėkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirė tė veprimtarisė sė institucioneve fetare tė tė gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atė laik. Nė kėtė mėnyrė sundimtari i ri mundi tė afronte edhe klerin, e sidomos atė ortodoks.
Duke qenė se shtylla kryesore e sundimit tė vet ishte ushtria, Ali Pasha vėmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kėsaj ushtrie e bėnin ushtarėt me rrogė, me prejardhje kryesisht nga malėsitė e varfra tė Shqipėrisė Jugore. Kėta ushtarė tė varfėr plotėsonin nevojėn e jetesės sė familjeve tė tyre me rrogat qė merrnin dhe pėr kėtė arsye interesat e tyre ishin tė lidhura me ato tė parisė feudale sunduese, sė cilės i shėrbenin.
Krahas ushtarėve shqiptarė, nė forcat e armatosura tė Pashallėkut tė Janinės, veēanėrisht pėr ruajtjen e grykave e tė rrugėve, bėnin pjesė gjithashtu me rrogė edhe reparte malėsorėsh vllahė e grekė, martallozėt ose armatolėt, tė cilėt dikur pėrbėnin repartet e vetėmbrojtjes fshatare kundėr arbitraritetit fedual. Tani kėtė detyrė e kryenin forcat e derbendėve tė Aliut. Nė rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga ēifligjet. Nuk munguan tė pajtoheshin e tė shėrbenin nė ushtrinė e Pashallėkut tė Janinės edhe ushtarė me pagesė nga Shqipėria Veriore e Verilindore.
Ushtria ndahej nė reparte kėmbėsore, qė pėrbėnin forcėn kryesore tė saj, por nė tė filluan tė dukeshin edhe bėrthama kalorėsie e artilerie.
Pashallėku u pajis edhe me njė aparat administrativ e gjyqėsor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rėndėsishėm se pranė ēdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua njė kėshill i pėrbėrė nga paria myslimane ose ajanėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave tė krishtere. Veē kėsaj, vendimet gjyqėsore apeloheshin nė Janinė e jo nė Stamboll dhe nė krye tė kėtij aparati, pėrveē myslimanėve me pėrvojė, Ali Pasha tėrhoqi njė varg kėshilltarėsh dhe sekretarėsh nga elementi i krishterė.
Nė krye tė aparatit tė pashallėkut qėndronte vetė Aliu si njė sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga njė kėshill i lartė apo divan, qė pėrbėhej nga djemtė e tij si dhe nga miqtė mė tė ngushtė e mė besnikė, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meēo Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Pėrmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj. Pėrveē pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer nė pronė private tė tij edhe thesarin, i cili nėn kujdesin e tij tė veēantė, ishte gjithmonė nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet.
I ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ky aparat i shėrbente pushtetit tanimė autonom tė shtresės sunduese tė ēifligarėve vendas, e cila ndonėse nuk ishte shkėputur plotėsisht nga varėsia politike e pushtetit qendror, qeveriste nė mėnyrė autonome, kurse me dėbimin e osmanėve, ajo synonte tė krijonte shtetin e vet tė pavarur. Udhėheqėsi i saj mbajti lidhje tė rregullta me pushtetin duke shlyer gjithė detyrimet financiare ndaj arkės perandorake, pėr tė mėnjanuar ēdo konflikt tė parakohshėm dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė pashallėkut e tė shkėputjes sė tij nga kjo vartėsi e Stambollit.
Pėrforcimi i pushtetit brenda pashallėkut dhe shtrirja e tij kryesisht nė troje shqiptare, pėr tė arritur pastaj nė shkėputjen nga varėsia e Portės sė Lartė, ndodhėn nė kushtet kur u shtrua mundėsia e dėbimit tė osmanllinjve nga Evropa, qė pėrbėnte njėherazi qėllimin kryesor tė veprimtarisė sė Ali Pashės nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVIII. Nė pėrputhje me kėtė qėllim ai ndoqi njė politikė tė dyfishtė: synonte tė shfrytėzonte nė dobi tė vet, sa tė qe e mundur mė shumė, konfliktin midis Perandorisė Osmane e fuqive armike tė saj, si dhe konfliktet midis vetė Fuqive tė Mėdha evropiane, qė cenonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi ekzistencėn e shtetit osman dhe qė lidheshin nė njė farė mase edhe me tė ardhmen e Pashallėkut tė Janinės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Pasi forcoi pozitat e veta duke marrė pjesė nė luftė, nė frontin e Danubit gjatė vitit 1788, Ali Pashės iu desh tė ndeshej me njė besėlidhje tė kapedanėve suliotė dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve tė Delvinės e tė Vlorės, tė cilėn e pėrkrahėn autoritetet osmane pėr tė ruajtur anarkinė feudale nė Shqipėrinė Jugore.
Tė shqetėsuar prej ardhjes nė fuqi tė Ali Pashės nė sanxhakun e Janinės, sunduesit osmanė mbajtėn qėndrim armiqėsor ndaj tij. Ata strehuan nė zotėrimet e tyre feudalėt e ndjekur dhe tė shpronėsuar nga sundimtari i Janinės, nxitėn dhe ndihmuan me armė, me municione e me ushqime suliotėt e himariotėt, u premtuan atyre ndihmė kundėr Ali Pashės dhe ndėrhynė qė paria ēame dhe pashallarėt e Delvinės e tė Beratit tė lidheshin kundėr tij.
Tė inkurajuara nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kėto forca filluan tė lėvizin. Sidomos suliotėt dendėsuan sulmet e tyre kundėr trafikut tė rrugės Janinė-Artė. Prania e malėsisė sė panėnshtruar e tė vetėqeverisur tė Sulit dhe veprimtaria e banorėve tė saj pėrbėnin pėr pashallėkun njė rrezik tė brendshėm qė duhej mėnjanuar me ēdo mėnyrė. Kėta malėsorė trima e guximtarė, tė vendosur nė njė vend strategjik, 50 km nė jugperėndim tė Janinės, jo vetėm shqetėsonin rrugėt e pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin vėnė “nėn mbrojtje” kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose t’i afronte qė t’u shėrbenin interesave tė tij, tė pashallėkut, ose t’i nėnshtronte me forcė.
Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik, dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė. Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė ishin kurdisur prapa krahėve tė tij.
Lufta e Ali Pashės kundėr suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin ato nė sanxhakėt e tyre. Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė, Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės, mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij, tė cilėt mundi t’i shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn “mbrojtjen” e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt e tė besėlidhurve armiq tė tij. Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė, sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front.
Ndėrkohė luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt. Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė, Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr Rusisė.
Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe t’i dorėzonte princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik. Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij. Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria qendrore.
Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga sundimi i gjysmėhėnės dhe t’i fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinė Osmane po merrte fund. Nė fillim tė vitit 1792 u nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi. Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to.
Nė muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė. Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e Lartė, e cila ndėrhyri pėr t’i pajtuar, duke vendosur marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė Beratit.
Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė, si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij. Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė arenėn ndėrkombėtare.
Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut. Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797 sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės.
Sukseset e forcave tė armatosura nė Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.
Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės.
Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo. Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake. Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit. Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet.
Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare.
Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre.
Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.
Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm. Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi.
Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut. Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut. Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit.
Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.
Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij.
Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore.



Shtrirja e mėtejshme e Pashallėkut tė Janinės nė Shqipėrinė Jugore (1804-1812)
Postin e valiut tė Rumelisė Ali Pasha e pranoi dhe u mundua ta shfrytėzonte pėr tė luftuar rusėt nė njė front mė tė gjerė dhe pėr tė rritur autoritetin e vet nė Rumeli e sidomos nė Shqipėri, duke bėrė pėr vete sa mė shumė pėrkrahės. Meqenėse nė kėtė kohė, krahas suliotėve, kundėr tij ishte formuar pėrsėri besėlidhja e qeveritarėve kufitarė tė Delvinės dhe tė Vlorės, tė cilėt kishin siguruar edhe pėrkrahjen e Ibrahim pashė Bushatlliut, Aliu e pranoi detyrėn e re pasi vuri si kusht qė Porta e Lartė tė garantonte zotėrimet e veta nga kėrcėnimi i tyre. Kėsaj pune Porta e Lartė ia doli mbanė dhe besėlidhja kėtė herė nuk arriti tė vepronte kundėr Aliut. Kėshtu ai, pa e pezulluar luftėn kundėr suliotėve, filloi me zell detyrėn e re. Ushtria e madhe qė grumbulloi pėr tė vendosur qetėsinė nė Rumeli, e sidomos nė Bullgari, sukseset e rrufeshme qė pati kundėr Osman Pashės sė Silistrės, kundėr ēetave rebele dhe feudalėve tė pabindur, si dhe pasuritė e armėt qė shtiu nė dorė kudo qė kaloi, shqetėsuan kaq shumė qeveritarėt osmanė, sa kėta pėrhapėn fjalėn se tepelenasi po bėhej rrezik pėr fronin e sulltanit. Nė muajin qershor 1803 Selimi III, i cili pati mė shumė frikė sesa nevojė pėr tė, e liroi nga ai post dhe nė vend tė tij emėroi si vali tė Rumelisė vezir Ibrahim pashė Bushatlliun.
Edhe ky korri njė varg suksesesh kundėr feudalėve rebelė. Madje nė muajin nėntor 1804 pashai Bushatlli pėrqendroi 30 000 ushtarė nė Manastir. Ky pėrqendrim nė afėrsi tė Pashallėkut tė Janinės e shqetėsoi Ali Pashėn, i cili pati frikė se mos i iknin nga duart 14 kaza qė kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit. Prandaj u shpėrngul nė Tepelenė dhe bėri pėrgatitje pėr mbrojtje, duke hyrė nė bashkėpunim me Ibrahim Pashėn e Beratit, tashmė rival i Bushatlliut pėr sanxhakun e Elbasanit. Nė maj tė vitit 1805 Bushatlliu filloi operacione luftarake pėr pushtimin e sanxhakut tė Elbasanit, qė e qeveriste si shtesė Ibrahim Pasha i Beratit. Mirėpo u gjend para qėndresės sė forcave ushtarake tė dy sundimtarėve tė fuqishėm tė Shqipėrisė Jugore, tė cilėt e detyruan tė hiqte dorė nga synimi i vet.
Ndėrkohė po zhvilloheshin ngjarje tė rėndėsishme politike nė arenėn ballkanike dhe nė atė evropiane. Pas fushatės kundėr Republikės Franceze, sulltan Selimi III, duke dashur tė pėrforconte pushtetin qendror nė perandori, filloi zbatimin e reformave. Mirėpo feudalėt e mėdhenj provincialė nė Gadishullin Ballkanik, si Ismail bej Serezi, Tersekli Ogllui dhe Pasvan Ogllui, u ngritėn kundėr reformave tė sulltanit, e veēanėrisht kundėr reformės ushtarake, e cila parashihte organizimin e ushtrisė sipas mėnyrės evropiane. Me kėta u bashkua edhe Ali Pasha, jo vetėm pse dėshironte dobėsimin e pushtetit qendror tė sulltanit pėr t’u bėrė sa mė i pavarur, por edhe sepse me sistemin e rekrutimit sipas mėnyrės evropiane do tė goditej rėndė sistemi i rekrutimit tė ushtarėve me rrogė e bashkė me tė do tė goditeshin edhe interesat e shtresės feudale qė mbėshteste pushtetin e tij. Me nxitjen edhe tė Aliut, nė korrik tė vitit 1806, nė Edrene u rebeluan jeniēerėt. Kėshtu pėr pushtetin qendror u krijua njė situatė shumė e rrezikshme, qė sulltanit reformator ia veniti hovin pėr tė vėnė nė jetė reformat.
Ndėrkohė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Perandoria Osmane po afrohej me Francėn dhe po ftohej me Rusinė e Anglinė. Lufta me kėto dy shtete ishte bėrė e pashmangshme. Si rrjedhim, edhe diplomacia e kėtyre shteteve po merrte tjetėr qėndrim ndaj vezirit tė Janinės. Oborri i Petėrsburgut kėrkoi nga kont Mocenigo tė ndiqte njė politikė paqėsore me tė. Parisi i premtoi Aliut ta njihte si sundimtar tė pavarur, nė rast se trupat frėnge do tė pushtonin Gadishullin Ballkanik, dhe se do ta merrte nėn mbrojtje kundėr ēdo ndėshkimi nga ana e sulltanit. Kur mė 1806 Fransua Pukėvili (Franēois Pouqueville), i emėruar konsull i pėrgjithshėm i Francės, mbėrriti nė Janinė nė krye tė detyrės, i solli Aliut edhe premtimin e Bonapartit se do ta ngarkonte me qeverisjen e Korfuzit, po qe se nuk do tė kursente ndihmėn e tij pėr dėbimin e rusėve qė andej. Duke shpresuar se do tė siguronte pėrkrahjen e Napoleonit pėr t’u bėrė sovran i pavarur, Aliu u mundua tė lidhej sa mė ngushtė me Francėn, aq mė shumė kur rusėt vazhdonin tė nxisnin besėlidhjen e feudalėve kundėrshtarė tė tij. Me anė tė Pukėvilit ai i paraqiti qeverisė franceze njė plan bashkėpunimi ushtarak pėr dėbimin e rusėve nga ishujt jonianė. Sipas kėtij plani, Ali Pasha do t’i luftonte rusėt me forcat e veta gjatė bregdetit deri nė Selanik, pastaj do tė merrte pjesė nė nėnshtrimin e serbėve, lėvizja e tė cilėve u shėrbente rusėve. Qeveria franceze e vonoi pėrgjigjen me prapamendim pėr tė mos i prerė hovin Ali Pashės, por edhe pėr tė mos e prishur me Portėn e Lartė qė arriti ta bėnte atė aleat tė saj kundėr Rusisė dhe Anglisė.
Nė dhjetor tė vitit 1806, Porta e Lartė i shpalli luftė Rusisė. Nė janar 1807 Aliu arrestoi konsujt rusė nė territorin e vet dhe, i armatosur me artileri nga francezėt, u orvat tė sulmonte ishullin e Shėn Maurės, por rusėt ngritėn kundėr tij feudalėt ēamė, kurse martallozėt grekė i hodhėn nė njė revoltė tė fuqishme nė Thesali. Aliu gjeti mėnyrėn se si tė pajtohej me ēamėt, kurse kundėr revoltės sė martallozėve thesaliotė dėrgoi Myftar Pashėn, i cili e mbyti nė gjak dhe e shtypi atė. Kurse Napoleoni, duke u nisur nga synimi qė tė siguronte aleancėn e Portės sė Lartė dhe futjen e saj nė luftė me Rusinė e Anglinė, e kėshilloi Ali Pashėn qė interesat e “vėrteta tė tij” t’i shihte tė lidhura me ato tė Perandorisė Osmane. Me fjalė tė tjera, Franca nuk pranoi shkėputjen e vezirit tė Janinės nga shteti osman. Edhe pse nė kėtė kohė Ali Pasha e trajtoi pėrfaqėsuesin e Francės me pėrzemėrsi, marrėdhėniet me kėtė shtet nuk mbetėn tė pėrzemėrta dhe veziri i Janinės kėrkoi tė gjente njė mbėshtetje tė jashtme qė ta pėrkrahte nė synimet e tij.
Kur nė pranverėn e vitit 1807 filluan nė Tilsit bisedimet e paqes midis perandorėve tė Rusisė dhe tė Francės, Aliu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet pėr t’i kujtuar Napoleonit I premtimin lidhur me qeverisjen e Korfuzit. Mirėpo ky nuk e pėrfilli. Si rrjedhim, marrėdhėniet me forcat frėnge, qė u vendosėn pėrsėri nė ishujt jonianė, u ftohėn shumė. Pashai i Janinės u bė pengesė e pakapėrcyeshme pėr planet e Bonapartit pėr zotėrimin e Butrintit dhe pėr ta kthyer kėtė skelė nė njė bazė qė do t’u shėrbente forcave franceze pėr tė mbrojtur mė mirė kanalin e Korfuzit dhe si pikėnisje pėr tė depėrtuar mė vonė nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane.
Porta e Lartė e dha gojarisht pėlqimin pėr dorėzimin e Butrintit nė duart e komandės franceze tė Korfuzit, si dhe pėr kalimin e trupave franceze nga Dalmacia nė kėtė pikėmbėshtetje nėpėrmjet tokave shqiptare. Mirėpo shqiptarėt si nė veri, ashtu edhe nė jug, e kundėrshtuan njė veprim tė tillė tė Stambollit. Nė kėto rrethana, Ali pashė Tepelena, Ibrahim pashė Bushatlliu dhe pashallarėt e tjerė shqiptarė, nuk i pranuan kėrkesat franceze. Ata lanė mėnjanė mosmarrėveshjet e tyre dhe u pėrgatitėn pėr mbrojtjen e pėrbashkėt. Nė shkurt tė vitit 1808 gjenerali Bertje kėrkoi dorėzimin e Butrintit. Pasi u deklaroi diplomatėve dhe ushtarakėve francezė se “nuk do ta lėshojė Butrintin dhe asnjė pėllėmbė tė tokės shqiptare pa luftė ... e se francezėt nuk do tė kalonin nė vendin e tij veēse mbi valė gjaku”, Ali Pasha e shpalli nė popull ultimatumin francez dhe bėri thirrje pėr mbrojtje. Popullsia e pėrkrahu qėndrimin e vezirit tė Janinės. Po kėshtu bėri edhe Porta e Lartė, e cila anuloi pėlqimin gojor qė u kishte dhėnė francezėve. Pėr tė mos i prishur marrėdhėniet me Stambollin qė e ndryshoi qėndrimin e vet, Bonaparti largoi gjeneralin Bertje nga Korfuzi, ashtu siē largoi edhe ambasadorin Sebastian nga Stambolli. Por plani i tij dėshtoi. I armiqėsuar tani si me Rusinė, ashtu edhe me Francėn, Ali Pasha, pėr tė mbrojtur qytetet bregdetare, u drejtua nga Anglia, me tė cilėn ishin vendosur kontaktet e para qysh mė 1803. Pėrfaqėsuesit anglezė nė Stamboll e Patras i kishin dhėnė pashait tė Janinės informata rreth veprimeve tė rusėve kundėr tij dhe kishin nxitur popullsinė myslimane ta pėrkrahte atė. Mė 22 prill 1806, nė Janinė u vendos konsulli anglez J. P. Morier. Me kėtė rast Ali Pasha u pėrpoq tė pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me agallarėt ēamė tė pėrkrahur nga rusėt. Edhe Morieri ishte i mendimit se rusėt do tė kishin mė shumė pėrfitime, nėse do ta kishin mik vezirin e Janinės sesa armik, prandaj i kėshilloi tė hynin nė bisedime me tė. Por edhe pse filluan, kėto bisedime u ndėrprenė sidomos nga fundi i vitit 1806, kur politika osmane mori drejtim profrėng dhe Stambolli i shpalli luftė Rusisė e pastaj, edhe aleates sė saj, Anglisė.
Nė nėntor tė vitit 1807, kur i kishte prishur marrėdhėniet me Francėn, Aliu i rifilloi bisedimet me anglezėt pėr tė siguruar tė paktėn mbėshtetjen e tyre. Mė 1808 ai nisi pėr nė Londėr njė pėrfaqėsuesin e vet, Said Ahmetin, qė tė shfaqte gatishmėrinė e vezirit tė Janinės pėr tė ndėrmjetėsuar nė Stamboll rreth pėrfundimit tė paqes midis Perandorisė Osmane e Mbretėrisė Angleze dhe pėr tė ndihmuar forcat detare tė saj kundėr francezėve.
Vrasja e sulltan Mustafait IV dhe sidomos vrasja e Mustafa pashė Bajraktarit bėnė qė politika profrėnge tė fashitej dhe tė miratohej pėrfundimi i traktatit tė paqes me Anglinė nė fillim tė muajit janar 1809. Ali Pasha, qė kishte luajtur njė rol me rėndėsi nė kėto ngjarje, vazhdoi pėrpjekjet pėr zgjerimin e pashallėkut nė drejtim tė Shqipėrisė Jugore. Pasi u arrit paqja midis Londrės e Stambollit, nė shkurt tė vitit 1809, qeveria angleze i dėrgoi atij si dhuratė njė pajisje tė plotė artilerie me predha ndezėse, njė nga prodhimet e fundit tė armėve tė kohės. Bashkė me kėtė dhuratė, nė Janinė erdhi dhe u vendos si pėrfaqėsues diplomatik i qeverisė angleze V. M. Lik (William Martin Leake). Nė kėtė atmosferė, mė 1809, e vizitoi Ali Pashėn edhe Xhorxh Bajroni me Hobharzin. V. M. Lik nuk solli me vete pėrgjigjen ndaj propozimit tė Ali Pashės pėr aleancėn me Anglinė dhe pėr ta marrė atė nė mbrojtjen e saj siē i kishte premtuar edhe nė bisedimet e fshehta. Pasi siguruan aleancėn me Portėn e Lartė, anglezėt s’kishin mė nevojė pėr njė aleancė me Aliun kundėr francezėve. Madje Liku e kėshilloi Aliun tė mos ndėrmerrte veprime luftarake kundėr francezėve. Atėherė Aliu u pėrgatit tė asgjėsonte aleatėt vendas tė francezėve. Rasti i pėrshtatshėm iu paraqit atij me vdekjen e Ibrahim pashė Bushatlliut dhe me grindjet nė Shkodėr pėr punėn e trashėgimisė sė pushtetit.
Duke pasur njė farė pėrkrahjeje nga ana e qeverisė angleze, duke bėrė pėr vete grupimin e fortė tė ēifligarėve beratas qė kryesonte Omer bej Vrioni dhe duke shfrytėzuar kohėn kur Porta e Lartė gjendej nė luftė me Rusinė dhe se telashet e saj me kryengritėsit serbė u bėnė me tė vėrtetė serioze, Ali Pasha iu vu pushtimit tė plotė tė sanxhakut tė Vlorės dhe tė Elbasanit. Nėn drejtimin e tė birit, Mustafa Pashės, ai i hyri pushtimit tė sanxhakut tė Vlorės duke filluar nga kryeqendra e tij, Berati. Aliu dėrgoi drejt kėtij qyteti njė ushtri tė fortė. Pas katėr muaj luftimesh, Ibrahim Pasha i Beratit kėrkoi paqe, duke i lėnė Ali Pashės njė pjesė tė sanxhakut tė vet dhe duke hequr dorė nga sanxhaku i Elbasanit. Kėtė sanxhak sulltani ia njohu nipit tė Aliut, Mehmet Pashės.
Pėr tė shmangur zemėrimin e sulltanit, Aliu nuk vonoi tė dėrgonte njė pjesė tė forcave tė tij nė front. Me pjesėn tjetėr tė ushtrisė ai ndėrmori nė vjeshtė njė sulm tė dytė e tė befasishėm kundėr Beratit, tė cilin kėtė herė e pushtoi. Ibrahim Pasha u mbyll nė kėshtjellė. Por pėrpara se t’i vinte ndihma nga aleatėt e vet, nga feudalėt ēamė dhe nga Mustafa pashė Delvina dhe i braktisur nga ushtarėt e vet, Ibrahim Pasha u detyrua nė fillim tė vitit 1810 tė pranonte kushtet e kapitullimit dhe tė tėrhiqej nė Vlorė. Pėrpjekjet e tij pėr tė rifituar tokat e humbura patėn njė sukses kalimtar me ripushtimin e pėrkohshėm tė Beratit. Por gjatė veprimeve luftarake tė mėtejshme Ibrahim Pasha dėshtoi dhe flota e vezirit tė Janinės e ndihmuar prej anglezėve e mbajti atė tė bllokuar.
Bashkė me Beratin mori fund edhe nėnshtrimi i pjesės sė papushtuar tė Himarės, shumica e banorėve tė lirė tė sė cilės ishin lidhur me francezėt duke shėrbyer nė formacionet ushtarake tė tyre. Ali Pasha e bllokoi krahinėn nga deti dhe nga toka, zbarkoi sė pari nė Vuno e pastaj nė Himarė, Piqeras e Dhėrmi ku vendosi garnizone dhe mori pengje. Mė 24 dhjetor 1810 krahina e Himarės u detyrua tė nėnshtrohej.
Pas nėnshtrimit tė Himarės, feudalėt ēamė, tė gjendur pėrballė kundėrshtimit tė popullsisė ēame, e cila e shihte pushtetin e vezirit tė fuqishėm tė Janinės si mbrojtės tė vetėm tė interesave tė saj, pranuan njėri pas tjetrit tė hynin nėn kontrollin e tij. Nė muajin qershor 1811 iu nėshtruan edhe njėzet e dy krerė tė Dukatit (rrethi i Vlorės) qė kishin qenė lidhur deri atėherė me Ibrahim Pashėn. Pėr garanci tė besnikėrisė sė tyre ata i dhanė pengje Ali Pashės. Kėshtu ra nė duart e tij edhe Pashalimani.
Ndėrkohė, krahas krahinave bregdetare vazhdoi edhe nėnshtrimi i brendisė sė vendit. Jashtė kontrollit mbetėn ende Gjirokastra, Kardhiqi, Zhulati e Vlora, si dhe zonat fshatare tė Nivicės, tė Malėshovės e tė Kuēit. Marrja e qytetit tė Vlorės paraqiste vėshtirėsi, sepse binte ndesh me kėmbėnguljen e Portės sė Lartė pėr tė mos e zhveshur nga pushteti Ibrahim Pashėn, tė cilin e pėrkrahte diplomacia franceze. Por nuk vonoi qė edhe kjo nyje tė zgjidhej. Ali Pasha mundi tė shtinte nė dorė faktet qė zbuluan se Ibrahim Pasha ishte orvatur t’ua dorėzonte Vlorėn francezėve. Kėshtu Porta e Lartė mori anėn e Aliut dhe hodhi poshtė tė gjitha akuzat franceze kundėr vezirit tė Janinės. Ajo nuk kundėrshtoi pushtimin mė 1 gusht 1811 tė Vlorės nga Ali Pasha, me tė cilin u bashkuan edhe krerėt feudalė vlonjatė. Pėrkundrazi urdhėroi vrasjen e Ibrahim Pashės qė u arratis nė malet e Labėrisė. Por Ali Pasha mundi ta shtinte nė dorė dhe nuk e vrau, e strehoi nė Konicė e pastaj nė sarajet e veta nė Janinė, duke e lėnė atė dhe djalin e tij Sulejman Pashėn, nėn kujdesin e grave tė Myftarit dhe Veliut, qė ishin bijat e Ibrahimit.
Rėnia e Vlorės dhe premtimi qė emisari francez nga Stambolli u bėri krerėve tė Shqipėrisė sė Jugut, pėr t’u siguruar pėrkrahjen e Portės sė Lartė dhe tė komandės franceze tė Korfuzit, i vuri kėta nė lėvizje. Nė fund tė muajit gusht 1811, Mustafa pashė Delvina, i vėllai i Sali Beut, Demir Dosti i Kardhiqit, bejlerėt e Gjirokastrės dhe agallarėt e Zhulatit, u lidhėn midis tyre nė kuvendin e Palavlisė dhe vendosėn t’i kundėrviheshin me 10 000 ushtarė shtrirjes sė mėtejshme tė pushtetit tė vezirit tė Janinės. Prandaj mė 9 tetor Aliu nisi 2 000 ushtarė kundėr Gjirokastrės. Mustafa Pasha e i vėllai ngritėn krye duke dėbuar njerėzit e vezirit. Atėherė kundėr tyre Ali Pasha dėrgoi njė ushtri tjetėr, e cila i detyroi tė dy vėllezėrit tė braktisnin Delvinėn e tė shkonin nė Kardhiq. I rrethuar prej dy ushtrive tė Aliut, qyteti i Gjirokastrės, pas marrėveshjes qė u arrit me bejlerėt vendas, u dorėzua mė 20 nėntor 1811. Nėn presionin e banorėve dhe me ndėrmjetėsinė e motrės sė vezirit Shanishasė, bejlerėt vendas u detyruan t’i nėnshtroheshin pasi artileria prishi ujėsjellėsin dhe mullinjtė e qytetit.
Pas kėsaj ngjarjeje agallarėt e Zhulatit u tėrhoqėn nga beslidhja kundėr Ali Pashės dhe iu nėnshtruan atij pa luftė. Mbeti vetėm Kardhiqi, krerėt e tė cilit vendosėn tė luftonin.
Luftimet zgjatėn nga muaji nėntor 1811 dhe deri nga fundi i muajit shkurt 1812. Forcave rrethuese tė Aliut iu desh tė bėnin sakrifica tė shumta pėr tė pėrparuar duke shembur njėrėn pas tjetrės shtėpitė fortesa ku qėndronin mbrojtėsit e qytezės. Luftimet do tė zgjasnin edhe mė, po tė mos qe ndėrhyrja e shtresave tė ulta qytetare qė i detyroi krerėt tė ndėrprisnin luftėn, e cila u bė e pashpresė sidomos pas ikjes fshehurazi tė emisarit francez nė Korfuz. Mustafa Pasha, Demir Dosti e tė tjerė u dorėzuan dhe u dėrguan nė Janinė ku u burgosėn. Aty mjaft prej tyre u pushkatuan me pėrjashtim tė Mustafa Pashės, i cili vdiq mė vonė nė burg. Mirėpo Ali Pasha nuk la pa ndėshkuar qytezėn dhe banorėt e saj qė i kundėrshtuan me luftė. Ndryshe nga trajtimi i qyteteve tė tjera, pėrveē djegies fund e majė tė Kardhiqit, ai pushkatoi edhe shtatėqind meshkuj. Ky akt i rėndė hakmarrės pėr gjakun e derdhur gjatė luftimeve duket se u bė edhe si masė frikėsimi politik pėr tė shmangur kundėrshtimet e tjera nė rrugėn e pushtimeve tė mėtejshme drejt veriut tė Shqipėrisė.
Porta e Lartė pranoi kėrkesėn e vezirit tė Janinės qė Myftar Pasha tė emėrohej qeveritar i sanxhakut tė Vlorės. Duke vėnė nėn pushtetin e vet Thesalinė, Morenė dhe Shqipėrinė Jugore nga Preveza deri nė Shkumbin, familja e Ali pashė Tepelenės arriti kulmin e fuqizimit tė vet. Me shtrirjen e pushtetit tė vezirit tė Janinės nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, u bė njė hap i rėndėsishėm pėrpara pėr bashkimin politik tė trojeve shqiptare. Ky ishte njė objektiv, drejt tė cilit bashkoheshin synimet e feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė tė ēerekut tė parė tė shek. XIX.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2010, 18:53   #20
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Posts: 1,570
Thanks: 0
Thanked 16 Times in 16 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Alb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentėAlb_LoVeR ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Historia e Shqiperise-Shqiperia nen sundimin osman.

4. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖ VITET 1797-1812

Pashallėku i Shkodrės nėn qeverisjen e Ibrahim pashė Bushatlliut (1797-1809)




Pashallėku i Shkodrės nėn qeverisjen e Ibrahim pashė Bushatlliut (1797-1809)
Ndėrsa po fuqizohej e zgjerohej Pashallėku i Janinės dhe po theksoheshin prirjet e sundimtarit tė tij pėr t’u shkėputur nga varėsia e Portės, Pashallėku i Shkodrės, hyri nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur qeverisej nga Ibrahim pashė Bushatlliu, nė rrugėn e bindjes ndaj Stambollit. Kėtė veprim e bėri me kusht qė interesat e shtresės sė tij dhe sidomos trashėgimia e pushtetit nga familja e tij tė mos cenoheshin. Si pėrfaqėsues i grupit mė tė fuqishėm feudal nė Shkodėr, ai u njoh prej sulltanit nė maj ose nė qershor 1797 si qeveritar i Pashallėkut tė Shkodrės me gradėn bejlerbej, kurse i nipi Mehmet Pasha u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Elbasanit e, pak mė vonė, edhe i atij tė Ohrit. Por kjo njohje u arrit vetėm pasi ata pranuan shlyerjen e shumave tė detyrimeve tė prapambetura nga Kara Mahmudi, i cili i kishte pėrdorur ato pėr tė financuar kryengritjen. Porta e Lartė u besoi atyre pushtetin si pjesėtarė tė sė vetmes familje qė mund tė ngrinte shqiptarėt e Veriut pėr mbrojtjen e kufijve nė njė kohė kur armata franceze, e komanduar prej gjeneral Napoleon Bonapartit, po korrte fitore pas fitoresh, po i jepte fund Republikės sė Venedikut dhe po u afrohej kufijve veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane.
Pėr ta pėrdorur nė mbrojtjen e kufijve tė perandorisė dhe kundėr fuqizimit tė Pashallėkut tė Janinės, Porta e Lartė i dha Ibrahim Pashės gradėn e vezirit mė 1799, kur kėtė gradė ia dha edhe Ali pashė Tepelenės, qė kishte mbajtur qėndrim tė vendosur kundėr rrezikut francez.
Ky rrezik, qė e detyroi sulltanin tė harronte tė kaluarėn e shtėpisė sė Bushtallinjve, e detyroi edhe Ibrahim Pashėn tė ndiqte njė politikė bindjeje ndaj Stambollit pėr tė gjetur pėrkrahjen qė i nevojitej. Veziri Bushatlli, ashtu si paraardhėsit e tij, nuk e ndėrpreu kursin e politikės sė brendshme tė ndjekur prej tyre dhe sidomos politikėn e tolerancės fetare ndaj tė krishterėve. Pėr rrjedhim, ai i ruajti marrėdhėniet e vjetra me Papatin, me oborrin e Spanjės dhe vazhdoi me Austrinė marrėdhėniet e mira ekonomike qė kishte pasur me Venedikun. Ish zėvendėskonsulli venedikas, tani austriak, Jak Mark Suma, vazhdoi funksionin qė kishte pasur deri nė traktatin e Kampo Formios. Po kėshtu u soll Ibrahim Pasha edhe me Republikėn e Raguzės.
Nė sajė tė kėsaj politike tė brendshme e tė jashtme, Pashallėku i Shkodrės njohu pėr disa vjet njė periudhė relativisht tė qetė, qė i dha mundėsi zhvillimit ekonomik tė vendit dhe rritjes sė mėtejshme tė autoritetit tė Ibrahim Pashės nė Shqipėrinė Veriore. Ai u bė sundimtar i pavarur e zot absolut nė vendin e tij. Mė 1802 vdiq Mehmet Pasha dhe sanxhaku i Elbasanit kaloi nė duart e Ali Pashės sė Beratit. Megjithėse midis vezirit tė Shkodrės e atij tė Beratit filluan mosmarrėveshje pėr punė tė kėtij sanxhaku, sulltani duke parė te Bushatlliu njė nga funksionarėt e lartė mė tė bindur, nė tetor 1803 ia besoi atij postin e valiut tė Rumelisė, pasi ia hoqi atė Ali pashė Tepelenės. Detyrėn qė iu ngarkua nė vitin 1804, pėr tė shfarosur njė varg krerėsh separatistė nė Rumeli, Ibrahim Pasha e pėrmbushi me sukses.
I kėnaqur prej valiut shkodran, sulltani jo vetėm ia konfirmoi ofiqet dhe sipėrmarrjet qė kishte pasur, por i dha atij edhe tė drejtėn tė emėronte nė sanxhakun e Elbasanit dhe tė Dukagjinit njerėzit qė dėshironte vetė. Bushatlliu emėroi nė Elbasan dhėndrin e vet Ahmet pashė Tiranėn, kurse nė Pejė ithtarin e vet Mustafa pashė Gjakovėn. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės arriti pėrpjesėtimet tokėsore qė kishte pasur nė kulmin e sukseseve tė vezirėve Bushatllinj paraardhės.
Mirėpo ky pėrforcim i pushtetit tė Ibrahim Pashės sė Shkodrės zgjoi shqetėsimin e Ali pashė Tepelenės, i cili u tremb se mos valiu shkodran do tė shtinte nė dorė edhe 14 kazatė qė ai kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit, tė cilat i pėrkisnin Bushatlliut si vali. Kjo e shtyu Alinė tė pajtohej me vezirin e Beratit dhe tė pėrgatitej pėr luftė kundėr Bushatlliut. Ishte koha kur kishte shpėrthyer kryengritja serbe dhe malazezėt, tė nxitur dhe prej rusėve, filluan trazira nė kufi. Ibrahim pashė Bushatlliu ndėrmori njė ekspeditė kundėr Malit tė Zi, me anė tė sė cilės shkėputi prej tij krahinat e Kuēit, tė Piprit dhe tė Kelmendit, mirėpo nuk i eci puna mbarė ndaj dy vezirėve toskė qė korrėn fitore kundėr trupave tė tij nė Ohėr e nė Elbasan. Kjo grindje mund tė shndėrrohej nė njė luftė tė madhe po tė mos ndėrhynte Porta pėr fashitjen e saj.
Nė dhjetor 1805 Selimi III e konfirmoi pėrsėri Bushtalliun nė postin e valiut tė Rumelisė edhe pėr vitin 1806. Njė nga detyrat mė me rėndėsi qė i ngarkoi Porta Bushatlliut ishte shtypja e kryengritjes serbe. Nė korrik 1806 bashkė me vezirėt e Bosnjės dhe tė Vidinit ai ndėrhyri me forcat e tij kundėr kryengritjes nė Serbi. Serbėt kėrkuan pezullimin e luftimeve. Porta e Lartė, qė nuk deshi tė hynte nė luftė me Rusinė ku e shtynte Franca, pranoi. Ibrahim Pasha, i cili prishi marrėdhėniet e veta me mirditasit duke vrarė prijėsin e tyre, u largua para kohe duke paraqitur pretekste tė ndryshme, si mungesė furnizimi etj. Kronika shkodrane thotė se “kthej pa fare dobijet nė Shkodėr”. Porta e Lartė e shkarkoi nga detyra e valiut tė Rumelisė, edhe nga ajo e kryekomandantit ushtarak tė ekspeditės kundėr Serbisė.
Ndėrkohė francezėt kishin pushtuar Dalmacinė dhe kishin mbėrritur deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Shkodrės. Qeveria franceze dėrgoi nė Shkodėr, ashtu siē kishte dėrguar nė Janinė, pėrfaqėsuesin e vet, konsullin Mark Bryer, me mision tė lidhte e tė forconte marrėdhėniet miqėsore. Bushatlliu u druhej fqinjėve tė rinj tė fuqishėm, prandaj mbajti ndaj tyre qėndrim tė rezervuar e korrekt dhe nuk pranoi tė merrte anėn e tyre as pėrpara dhe as gjatė luftės ruso-turke qė filloi nė mbarim tė vitit 1806. Jo vetėm nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjeneralėt francezė kundėr Malit tė Zi, por as tė rekrutonte ushtarė me rrogė nė pashallėkun e tij. Ai shfaqi dėshirėn tė vendoste marrėdhėnie miqėsore nė interes tė tė dy palėve, gjė qė e miratoi edhe qeveria franceze. Mirėpo kėto marrėdhėnie hasėn nė pengesa tė shumta si nga korsarėt francezė qė kapnin anijet shkodrane, ashtu dhe nga aparati administrativ burokratik francez, drejtuesit e tė cilit kėrkonin tė nxirrnin pėrfitime pėr veten e tyre.
Traktati i Tilsitit (mė 1807) i dha fund konfliktit franko-rus dhe ngjalli shpresa se paqja do tė krijonte kushte pėr zhvillimin mė tė mirė tė marrėdhėnieve tregtare me vendet e tjera. Ibrahim pashė Bushatlliu si ēifligar i madh, si pjesėmarrės nė veprimtarinė tregtare e lundrimore dhe si qeveritar i njė qyteti tė madh tregtar si Shkodra, shumica e banorėve tė sė cilės jetonin me tregti, i pėrmirėsoi marrėdhėniet me konsullin Bryer dhe lejoi disa favore nė dobi tė fqinjėve lidhur me furnizimin me ushqime e me lėndė druri. Por mosbesimi qė kishte ndaj francezėve mbeti. Duke pėrfituar nga pėrvoja e hidhur e miqėsisė sė Ali pashė Tepelenės me ta, ai filloi ta shihte miqėsinė me Perandorinė Franceze si rrezik tė afėrt pėr pushtimin e Shqipėrisė, aq mė shumė kur edhe Porta e Lartė deklaronte se nė Tilsit ishin marrė vendime sekrete kundėr Perandorisė Osmane dhe se ndėrmjetėsimi i Francės pėr rivendosjen e paqes me Rusinė ishte i rremė. Prandaj, edhe sipas udhėzimeve tė Stambollit, ai filloi pėrgatitjen pėr mbrojtje dhe, nė tė njėjtėn kohė, u afrua me vezirėt e Beratit dhe tė Janinės pėr lidhje ushtarake si e vetmja rrugė pėr mbrojtjen e pushtetit tė tyre dhe tė gjithė vendit. Ultimatumi qė guvernatori francez i Korfuzit i dėrgoi Ali pashė Tepelenės pėr t’i dorėzuar Butrintin se ndryshe do ta pushtonte me forcė, si dhe kėrkesa e autoriteteve ushtarake franceze pėr tė kaluar njė divizion ushtarėsh nėpėr tokėn shqiptare shkaktuan shqetėsime nė Shqipėri. Nė kėto rrethana edhe popullsia e Shqipėrisė Veriore, sikurse ajo e pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė, bashkė me krerėt e saj, shfaqi zemėrim ndaj fqinjit tė huaj dhe u rreshtua rreth vezirit tė vet, e gatshme pėr tė mbrojtur vendin. Konsulli Bryer shkruante nė kėtė kohė se “kokat e njerėzve ishin nxehur mė shumė sesa kujtonte veziri i Shkodrės”. Bushatlliu, ndonėse nuk i reshti masat mbrojtėse dhe njoftoi edhe krerėt e malėsive tė ishin gati pėr luftė, nuk e ndėrpreu veprimtarinė e vet diplomatike pėr tė ruajtur marrėdhėniet paqėsore me Francėn. I ndėrgjegjshėm pėr pasojat shumė tė rėnda qė do tė sillte njė luftė me Francėn, ai i deklaroi konsullit Bryer se nė njė rast tė tillė, mė shumė se kushdo tjetėr ishte ai dhe vendi i tij qė do tė pėsonin po tė prisheshin marrėdhėniet paqėsore, por, nė qoftė se lufta do tė bėhej e pashmangshme, ai do tė kryente detyrėn e vet.
Pėrpjekjet e Ibrahim Pashės pėr tė mos provokuar konfliktin e armatosur dhe pėr tė ruajtur gjendjen paqėsore dėshtuan. Vrasja e katėr ushtarakėve francezė nė Tivar mė 13 mars 1808, qė erdhi si pasojė e sjelljes sė tyre arrogante dhe e urrejtjes sė tivarasve ndaj tyre, solli rrjedhime tė rėnda nė marrėdhėniet fqinjėsore.
Megjithėse hetimet nxorėn nė dritė fajėsinė e katėr oficerėve francezė dhe me gjithė kujdesin e veēantė tė vezirit tė Shkodrės e tė vartėsve tė tij, nė Tivar pėr tė mėnjanuar incidentin, kryekomandanti i ushtrisė sė Dalmacisė, gjenerali Marmon e akuzoi Ibrahim Pashėn te perandori Napoleon si shkaktar tė vrasjes sė katėr oficerėve dhe i kėrkoi dėnimin e komandantit tė Tivarit e tė personave tė tjerė pjesėmarrės nė kėtė vrasje. Nė tė njėjtėn kohė, gjenerali Marmon burgosi tė dėrguarin e vezirit tė Shkodrės, qė 11 ditė mė parė i kishte shpėnė dhurata nė shenjė miqėsie.
Napoleon Bonaparti kėrkoi tė ndėshkoheshin shkaktarėt e vrasjes sė oficerėve francezė nė Tivar, urdhėroi qė tė kėrkohej sadisfaksioni i plotė, ndryshe konsulli Bryer do tė largohej nga Pashallėku i Shkodrės me gjithė shtetasit francezė qė gjendeshin aty. Edhe ky urdhėr kishte karakterin e njė ultimatumi. Por, ashtu siē dėshtoi ultimatumi pėr pushtimin me forcė tė Butrintit, dėshtoi edhe ky. Sa pėr sy e faqe Ibrahim Pasha, i pėrkrahur nga vezirėt e Beratit e tė Janinės, si dhe nga Porta e Lartė, e pushoi nga detyra komandantin e Tivarit dhe e goditi kėtė qytet. Kurse francezėt, qė nuk kishin interes t’i prishnin marrėdhėniet diplomatike me Portėn e Lartė dhe qė kishin nevojė pėr furnizime me ushqime, nuk e zgjatėn mė tej ēėshtjen e sadisfaksionit. Si pėrfundim, marrėdhėniet tregtare u normalizuan, por ngjarje tė rėndėsishme nė pashallėk e zhvendosėn vėmendjen e Ibrahim Pashės nga politika e jashtme nė atė tė brendshme.
Ndėrsa filluan tė normalizoheshin marrėdhėniet fqinjėsore me francezėt dhe tė gjallėroheshin shkėmbimet tregtare, qė pėrbėnin njė nga preokupimet kryesore tė shkodranėve, nė Tiranė lindi njė konflikt i rėndėsishėm brenda pashallėkut qė solli rrjedhime serioze me karakter politik dhe ekonomik nė Shqipėrinė e Veriut dhe shėnoi fillimin e procesit tė shpėrbėrjes sė Pashallėkut tė Shkodrės.
Vdekja e Ahmet pashė Tiranės qė ndodhi nė kėtė kohė, shtroi pėr Ibrahim pashė Bushatlliun dy ēėshtje me rėndėsi: sė pari, zėvendėsimin e tij me njė komandant besnik nė krahinėn e Tiranės, dhe sė dyti, sigurimin e administrimit tė pasurisė sė dhėndrit tė vdekur, e cila u pėrkiste vajzave tė mitura qė la pas. Pėr kėtė ai shkoi vetė nė Tiranė i shoqėruar nga njė forcė e rėndėsishme ushtarake. Pėr komandant vendosi Sulejman pashė Peqinin, megjithėse paria e Tiranės nuk e deshi, kurse pėr administrator caktoi tė bijėn, Humajun hanėmin, nėnėn e vajzave trashėgimtare.
Pas largimit tė vezirit shkodran, paria e Tiranės ngriti krye mė 19 nėntor 1808. E lidhur me Kapllan pashė Toptanin, ajo dėboi me forcė Sulejman Pashėn, kurse Kapllan Pasha nisi pėr nė Shkodėr Humajun hanėmin dhe mori vetė nė dorė administrimin e pasurisė sė Ahmet Pashės sė vdekur, duke u bėrė kujdestari i vajzave tė tij. Kėshtu filloi armiqėsia e vjetėr e Bushatllinjve me Toptanėt, tė cilėt jo vetėm prenė rrugėn me Shkodrėn, por rrethuan edhe Durrėsin, tė cilit i mbetėn hapur vetėm rrugėt detare pėr tė komunikuar me Shkodrėn.
Zgjidhja e kėtij konflikti shumė tė rėndėsishėm nuk mund tė arrihej veēse me forcėn e armėve. Nė muajin shkurt 1809, veziri Bushatlli dėrgoi kundėr Tiranės njė pjesė tė rėndėsishme tė ushtrisė, tė pėrbėrė kryesisht prej malėsorėsh, nėn drejtimin e komandantit tė gardės sė vet, Abdyl agė Dervishit. Por zgjidhja qė kėrkoi tė arrinte Ibrahim Pasha nuk u arrit, sepse pas njė sėmundjeje prej pesė ditėsh ai vdiq dhe ushtria u kthye nė Shkodėr pėr tė vendosur rendin. Kėshtu krahinat e Tiranės dhe tė Krujės mbetėn tė shkėputura nga Pashallėku i Shkodrės. Kjo shėnoi fillimin e procesit tė shthurjes sė kėtij pashallėku.
Ibrahim Pasha la pas dy djem tė rritur, Tahir Pashėn dhe Dervish Beun. Porta e Lartė ia la pushtetin Tahir Pashės, por meqenėse ai ishte i mitur (nuk kishte mbushur as pesė vjeē) lindi grindja nė gjirin e oborrit tė Shkodrės pėr ēėshtjen e qeverisjes, qė hapi rrugė pėr njė thellim tė mėtejshėm tė procesit tė thėrmimit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Veriore.
Megjithėse gjatė viteve 1796-1809 vezir Ibrahim pashė Bushatlliu u tregua mė i bindur ndaj Portės sė Lartė sesa paraardhėsi i tij Kara Mahmudi, nė tė vėrtetė ishte po aq i pabindur sa edhe i vėllai. Parimi i pėrparėsisė sė interesave tė pashallėkut tė vet ndaj atyre tė perandorisė mbeti edhe pėr tė princip udhėheqės i marrėdhėnieve me pushtetin qendror. Ky qėndrim i dha atij mundėsinė qė jo vetėm tė mbetej nė radhėn e parė tė feudalėve tė krahinave, qė faktikisht ishin autonomė, por edhe tė shtrinte pushtetin e familjes sė vet nė kufijtė maksimalė qė kishte arritur Pashallėku i Shkodrės nė periudhėn mė tė lulėzuar tė tė atit dhe tė vėllait tė vet.
Kur konflikti i madh evropian mbėrriti nė kufijtė veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane dhe kur i gjithė vendi, e sidomos Shqipėria e Veriut u gjend nė vijėn e parė tė rrezikut tė pushtimit qė sillte me vete ky konflikt, Pashallėku i Shkodrės mundi t’i pėrballonte pa pasoja tė rėnda politike dhe ekonomike synimet grabitqare tė shteteve tė fuqishme ruse e franceze. Pėr rrjedhim, veprimtaria ekonomike e brendshme dhe e jashtme ndoqi njė ritėm thuajse normal. Ky ishte fryt i politikės sė aleancės ushtarake midis vezirėve e pashallarėve vendas, tė cilėt, pėrpara kėrcėnimit qė tė humbisnin gjithēka, u detyruan tė hiqnin dorė nga rivalitetet e tyre dhe ndihmuan njėri-tjetrin me mjete dhe ushtarė derisa u kapėrcye rreziku me tėrheqjen e fqinjėve agresorė francezė. Ky bashkėveprim, i mbėshtetur nė ndjenjat patriotike tė popullsisė shqiptare qė ata qeverisnin, e detyroi edhe Portėn e Lartė tė hiqte dorė nga premtimet qė u kishte dhėnė francezėve pėr tė shkelur dhe pėr tė pėrdorur trojet shqiptare nė dobi tė luftės sė tyre.
Ibrahim Pasha, ashtu sikurse Ali pashė Tepelena, mbajti kundrejt rrezikut tė jashtėm njė qėndrim tė menēur e burrėror. Kurse nė ēėshtjen e bashkimit tė Shqipėrisė nėn njė pushtet tė vetėm e tė pėrqendruar politik dhe tė shkėputjes sė saj nga varėsia politike e Portės sė Lartė ose pėr t’u bėrė njė shtet autonom brenda suazės sė Perandorisė Osmane, ai u tregua konservator. Megjithatė, Ibrahim Pasha, nė kushtet e ndarjes sė Shqipėrisė nė vezirate dhe pashallėqe, arriti tė mbante tė bashkuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Veriut dhe krijoi kėshtu kushtet pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Ky nivel ekonomik, shoqėror e kulturor, qė u sigurua nė Shqipėri, nxiste mė shumė prirjen drejt bashkimit politik tė vendit. Fillimi i procesit tė shthurjes sė Pashallėkut tė Shkodrės me shkėputjen e krahinave tė Tiranės dhe tė Krujės nga varėsia e vezirit tė Shkodrės dhe afrimi e lidhja e tyre me vezirin e Janinės, si dhe kalimi i Shqipėrisė sė Jugut nėn pushtetin e Ali pashė Tepelenės, qė eci me ritme tė shpejta, sidomos pas vdekjes sė Ibrahim pashė Bushatlliut, ishin shprehje tė qarta tė prirjes sė vendit drejt bashkimit politik



Grindjet pėr pushtet nė Pashallėkun e Shkodrės
Menjėherė mbas vdekjes sė Ibrahim Pashės, u formua regjenca nėn kryesinė e qehajait tė vezirit, Sali bej Koplikut, Sulejman Beut tė vogėl dhe tė Mehmet agė Tabakut, qė ishin tre nga bashkėpunėtorėt kryesorė tė vezirit tė vdekur. Regjenca mori pushtetin nė emėr tė Tahir Pashės pesėvjeēar dhe u mundua tė ruante rendin e qetėsinė. Kjo ishte njė masė e nevojshme veēanėrisht kur doli nė dritė rreziku i shpėrbėrjes sė pashallėkut, qė filloi me ngjarjet e Tiranės. Por, me kthimin e ushtrisė nga Tirana, doli si pretendent pėr tė marrė pushtetin Xheladin Beu, kushėri i vezirit, i pėrkrahur nga vėllezėrit Dervishaj, njėri komandant i gardės dhe tjetri hazinedar (pėrgjegjės i thesarit) i vezir Ibrahim Pashės. Kėta pretendonin se detyra e myteselimit tė Tahir Pashės i takonte Xheladin Beut, meqenėse ai ishte mė i moshuari nė farefisin e vezirit tė vdekur dhe se vetė Ibrahim Pasha atė e linte si mėkėmbės sa herė qė largohej nga Shkodra. Nė tė vėrtetė Dervishajt synonin ta drejtonin vetė pashallėkun, meqė Xheladin Beu ishte njeri i pazotė. Por synimet e tyre ndeshnin nė antipatinė e krerėve shkodranė dhe tė popullsisė sė qytetit tė Shkodrės ndaj Xheladin Beut. Krahas kėtij grupi doli njė tjetėr, i cili duke u mbėshtetur nė pjesėn mė tė madhe tė shkodranėve, kėrkonte t’i jepte pushtetin Mustafa Beut, djalit 13-14 vjeēar tė Mehmet pashė Bushatlliut, kujtimi i mirė i tė cilit si burrė i virtytshėm ruhej ende nė Shkodėr. Ky pinjoll Bushatlli pėrkrahej edhe nga veziri i Janinės, qė kishte fejuar mbesėn e vet me tė. Ali Pasha i njoftoi krerėt feudalė shkodranė se kishte ndėrhyrė nė favor tė tij pranė Portės sė Lartė. Ky interesim, qė nė dukje lidhej me krushqinė, nuk ishte i zhveshur nga interesa politike me bazė bashkimin politik, vullnetar e paqėsor tė Shqipėrisė.
Mė 7 mars 1809 nė Shkodėr plasi njė zjarr i shkaktuar nga grindjet midis grupeve rivale. Ky zjarr u fashit pas djegies sė njė lagjeje tė qytetit, dhe pas marrėveshjes sė krerėve kryesorė pėr t’ia lėnė qeverisjen e pėrkohshme Xheladin Beut. Mirėpo, duke pasur frikė se mos humbiste pushtetin dhe meqė Koplikajt, sipas tij, ishin nxitės tė njė komploti qė synonte t’i jepte qeverisjen Mustafa Beut, Xheladin Beu vrau Sulejman Beun e vogėl. Atėherė, pėr t’i dalė pėrpara pėrēarjes sė mėtejshme dhe luftės civile, krerėt e shkarkuan Xheladin Beun nga funksioni qė i kishin besuar dhe ia kaluan atė Mustafa Beut, tė bindur se vetėm autoriteti i derės sė Bushatllinjve do tė shpėtonte pashallėkun dhe do tė mėnjanonte luftėn civile.
Xheladin Beu megjithėse u ngrit me 300 pasuesit e tij kundėr myteselimit tė ri dhe luftoi i mbyllur nė sarajet e veta, u detyrua tė dorėzohej me kusht qė tė largohej nga qyteti pa iu prekur pasuria.
Ky sukses si dhe nėnshtrimi i krahinės sė Vasejoviqit, qė nė atė kohė kaloi nė anėn e Malit tė Zi, e rriti autoritetin e Mustafa Beut dhe u duk sikur u vendos qetėsia. Mirėpo intrigat nė oborrin e Shkodrės nuk pushuan. Pas Xheladin Beut u revoltuan vėllezėrit Dervishaj. I kėshilluar edhe prej Ali pashė Tepelenės, Mustafa Beu i shkarkoi ata nga funksionet e larta qė mbanin. Ata kundėrshtuan dhe, mė 21 dhjetor 1809, filluan qėndresėn e armatosur nė sarajet e tyre ku kishin futur edhe artileri. Mė 18 dhjetor, edhe ata kapitulluan dhe u larguan nga Shkodra pasi siguruan paprekshmėrinė e pasurisė sė tyre.
Fakti se Mustafa Beu ua detyronte pushtetin kėshilltarėve e favoritėve qė e pėrkrahnin, u dha mundėsi disave prej tyre tė fillonin tė pasuroheshin nė kurriz tė popullit duke kryer veprime arbitrare.
Ky regjim arbitrar ndeshi nė kundėrshtimin e fortė tė qytetarėve. Pėrfaqėsuesit e esnafeve me ēaushbashin nė krye shkuan nė kėshtjellė dhe protestuan te Mustafa Beu, duke kėrkuar prej tij tė ndėshkonte veprimin arbitrar tė njė oficeri tė tij ndaj njė tregtari. Mustafa Beu, sipas kėshillave tė favoritėve tė tij, jo vetėm refuzoi ta ndėshkonte oficerin fajtor, por urdhėroi qė ēaushbashi tė dėbohej nga Shkodra. Pėrfaqėsia shkodrane kundėrshtoi dhe kėrkoi prej tij tė dėbonte kėshilltarėt e kėqinj. Shpėrtheu kėshtu konflikti midis qytetarėve dhe qeveritarit. Qytetarėt u bashkuan dhe bllokuan kėshtjellėn. Me lagjet e tjera tė Shkodrės u lidh edhe ajo e tabakėve qė njihej si pėrkrahėse besnike e Bushatllinjve. Shumica e qytetarėve, zejtarė e tregtarė, ngjeshėn armėt, ngritėn barrikada, siguruan mallrat mė tė vyera tė tregut nė vise ku nuk i kapte rrezja e qitjeve tė artilerisė dhe e forcuan bllokadėn e kėshtjellės. Nė kėto pėrgatitje nuk munguan tė merrnin pjesė edhe gra shkodrane tė armatosura.
Java e parė e rebelimit tė popullit kundėr qeveritarit Bushatlli e sidomos kundėr favoritėve tė tij, shkoi pa u zbrazur armė nga tė dy palėt, sepse tė gjithė e dinin se Mustafa Beu ishte ende tepėr i ri pėr ta ngarkuar me pėrgjegjėsi tė plotė. Edhe pas njė muaji gjendja nuk ndryshoi. Kjo gjendje pritjeje filloi tė shkaktonte ērregullime nė qytet dhe tė rrėnonte shtresat e varfra qytetare pėr shkak tė pezullimit tė veprimtarisė sė tregut. Ndėrkohė, pėrfituan nga trazira dhe mbėrritėn nė Shkodėr Xheladin Beu dhe Dervishajt me qėllim qė tė merrnin pushtetin duke shfrytėzuar mosmarrėveshjen midis popullit dhe qeveritarit Bushatlli. Pėr t’ia arritur qėllimit tė tyre, ata pėrgatitėn njė komplot tė rrezikshėm. Ndėrsa u lidhėn me kapedanin e Mirditės, Preng Lleshin, dhe me komandantin e Lezhės, Sulejman Agėn, tė cilėt i bindėn tė ngrinin krye, nė Shkodėr bėnė pėr vete shumicėn e krerėve tė qytetit pėr ta rrėzuar Bushatlliun e ri nga pushteti i myteselimit. Mirėpo lagjja e tabakėve u shkėput nga lidhja qytetare, sepse krerėt e saj nuk donin tė vinte nė fuqi Xheladin Beu dhe as tė ndėrronte karakteri i lėvizjes qė ishte ndėshkimi e dėbimi i favoritėve tė myteselimit tė ri. Nga ana e tij, Mustafa Beu kėrkoi ndihmėn e malėsive tė Shkodrės. Mė 2 mars 1810 u ndez lufta civile midis pėrkrahėsve tė Xheladin Beut dhe atyre tė Mustafa Beut, kurse mė 3 mars Zadrima ra nė duart e mirditorėve dhe Sulejman Aga i Lezhės u bashkua me Xheladin Beun.
I pėrkrahur nga banorėt e lagjes sė tabakėve dhe nga malėsitė, Mustafa Beu filloi mė 9 mars kundėrsulmin, duke pėrdorur tė gjitha forcat dhe armėt e veta, pa pėrjashtuar artilerinė. Dy ditė e dy net vazhduan luftimet dhe, megjithėse u vranė e u plagosėn 300 veta nga tė dyja palėt, fitorja nuk u buzėqeshi as rrethuesve e as tė rrethuarve.
Pėr tė varrosur tė vrarėt dhe pėr tė filluar bisedimet pėr marrėveshje, Mustafa Beu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet nė qytet. Tė lodhur e tė dėshpėruar nga konflikti qė shkaktoi aq gjakderdhje e aq dėme materiale nė qytet, e sidomos nė treg dhe, meqė nuk prisnin asgjė tė mirė nga ardhja nė pushtet e Xheladin Beut, shkodranėt e thjeshtė e pritėn me dėshirė lajmin e dėrgatės sė Mustafa Beut.
Bisedimet pėr marrėveshje filluan mė 11 mars, por nuk nxorėn nė dritė asnjė pėrfundim. Kjo gjendje i mėrziti shkodranėt, prandaj, ata mė nevojtarėt filluan nga punėt e veta. Shembullin e tyre e ndoqėn edhe tė tjerė, kėshtu lėvizja dalėngadalė u shua. Nė kėtė mėnyrė, heshtazi Shkodra nuk pranoi qė pushteti tė kalonte nė duart e Xheladin Beut, synimet e tė cilit dėshtuan. Ndėrkaq, nga Porta e Lartė mbėrriti fermani qė i dha gradėn e pashės me dy tuja Mustafa Beut dhe miratoi qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės nga ana e tij nė emėr tė Tahir Pashės, derisa ky tė arrinte moshėn madhore. Pashės sė ri i mbetej tė zgjidhte problemin e Zadrimės dhe tė Lezhės qė rrezikonin t’i dilnin pėrfundimisht nga duart.
Meqenėse nuk ia arritėn qėllimit me forcat e tyre nė qytetin e Shkodrės, krerėt kundėrshtarė u lidhėn me forca tė jashtme sikurse ato tė Kapllan pashė Toptanit dhe Numan pashė Begollit. Preng Lleshi e Sulejman Aga i dhanė pengje Kapllan Pashės, kurse Numan Pashės i premtuan bashkimin e krahinave tė Lezhės, tė Zadrimės e tė Mirditės me sanxhakun e Dukagjinit. Kjo shkėputje qė ishte dėshirė e vjetėr e Begollajve, tė cilėt i kishin humbur ato krahina qysh mė 1769, i interesonte edhe Kapllan Pashės, sepse kėshtu ai nuk do t’i kishte mė nė kufi Bushatllinjtė dhe do tė siguronte sundimin e vet nė krahinat e Krujės, tė Tiranės, tė Durrėsit dhe tė Ishmit deri nė lumin Drin, qė ishin vėnė nga ajo kohė nė “vartėsi” tė vezirėve shkodranė.
Fakti qė krerėt kundėrshtarė nuk pranuan njohjen zyrtare tė Mustafa Beut si myteselim e si pashė dhe veēanėrisht pėrhapja e lajmit pėr mundėsinė e shkėputjes sė tri krahinave nga sanxhaku i Shkodrės, i afroi shkodranėt dhe i lidhi me qeveritarin e tyre ligjor. Ky lajm i detyroi edhe pashallarėt kosovarė tė Prizrenit, tė Prishtinės, tė Shkupit dhe tė Tetovės tė afroheshin me Bushatlliun dhe t’i premtonin atij pėrkrahje ushtarake kundėr Numan Pashės sė Pejės me tė cilin ishin nė grindje. Shqetėsimi i tyre lidhej nė radhė tė parė me ndryshimet qė po ndodhnin nė Shqipėrinė Jugore nė dobi tė pushtetit tė Ali Pashės dhe me rrezikun e shtrirjes sė mėtejshme tė sundimit tė tij edhe nė Shqipėrinė Veriore, mbasi ndėrkohė administrimi i sanxhakėve tė Elbasanit dhe tė Ohrit kishin kaluar nė duart e tepelenasve.
I ēliruar nga trazirat nė qytetin e Shkodrės dhe i pėrkrahur nga pashallarėt kosovarė, Bushatlliu e drejtoi ushtrinė e vet, tė pėrforcuar me malėsorė besnikė tė Mbishkodrės, nė Zadrimė e nė Lezhė. Preng Lleshi dhe Sulejman Aga, tė mbetur pa ndihmėn e forcave tė Numan Pashės, qė nuk guxoi tė ndėrhynte, sepse u gozhdua nga forcat e pashallarėve kosovarė, pėsuan disfatė. Kapidani i Mirditės, qė u plagos vetė dhe humbi tė vėllanė e njė numėr pasuesish, u tėrhoq nė krahinėn e vet, kurse komandanti i Lezhės u kap i gjallė.
Kjo fitore e rėndėsishme i detyroi krerėt kundėrshtarė shkodranė, duke filluar nga mė tė moderuarit deri te Xheladin Beu e Dervishajt qė kishin qenė koka e komplotit, por qė u fshehėn prapa aleatėve tė tyre, tė kėrkonin pajtim me myteselimin zyrtar e fitimtar. Pėr t’u dhėnė fund grindjeve, Bushatlliu pranoi t’i falte dhe tė pajtohej me ta nė muajin gusht 1810. Por pajtimi nuk zgjati shumė. Xheladin Beu e Dervishajt, tė shqetėsuar se mund tė arrestoheshin, sikurse disa krerė pėrkrahės tė tyre, u rebeluan pėrsėri mė 27 mars 1811 dhe luftuan kundėr forcave tė Bushatlliut deri mė 2 shkurt 1811, derisa pozicionet e tyre u shkatėrruan nga artileria e tij. Pas kėsaj ata u larguan fshehurazi nga Shkodra.
Ky sukses i ri si dhe njė fitore tjetėr mbi malazezėt, qė kishin sulmuar nė kufi, i dhanė fund pėrēarjes feudale nė Shkodėr dhe nė sanxhak. Kjo u shpreh nė bindjen e plotė tė komandantėve tė krahinave, tė cilėt njėri pas tjetrit iu nėnshtruan pashės Bushatlli. Kėshtu u rivendos autoriteti i shtėpisė sė Bushatllinjve dhe u rrit pėrqendrimi i pushtetit nė duart e saj. Por trazirat e deritanishme thuajse e kishin reduktuar Pashallėkun e Shkodrės nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės.
Nga Pashallėku i Shkodrės ishin shkėputur sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, qė kishin kaluar nėn sundimin e vezirit tė Janinės, ndėrsa, nga ana tjetėr, kishte dalė nė shesh armiqėsia e Begollajve ndaj Bushatllinjve duke u asgjėsuar kėshtu edhe lidhja qė e bėnte sanxhakun e Dukagjinit tė konsiderohej si pjesė pėrbėrėse e atij pashallėku. Mė 1 gusht 1811, Ali pashė Tepelena pushtoi qytetin e Vlorės dhe bashkė me tė, pjesėn dėrrmuese tė sanxhakut tė Vlorės. Kjo gjendje i detyroi krerėt kryesorė tė sanxhakut tė Shkodrės si dhe ata tė sanxhakėve tė Kosovės tė shtrėngonin lidhjet e tyre rreth Mustafa Pashės, me qėllim qė tė krijohej njė ekuilibėr i ri forcash nė Shqipėri pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė sundimit tė vezirit tė Janinės drejt veriut. Ky afrim u bė sidomos kur Bushatlliu i ri filloi pėrgatitjet pėr martesėn e vet me mbesėn e Ali Pashės. Nėn ndikimin e tyre, Mustafa Pasha i drejtoi Portės sė Lartė njė kėrkesė, me anėn e sė cilės i lutej t’i besohej detyra e mytesarifit tė sanxhakut tė Shkodrės. Kėtė kėrkesė e motivoi me nevojėn pėr t’i bėrė ballė vezirit tė Janinės, i cili duke strehuar Xheladin Beun, si dhe bejlerėt e agallarėt e tjerė tė dėbuar nga Shkodra, kishte pėr qėllim tė shtinte nė dorė edhe sanxhakun e Shkodrės dhe pastaj tė shpallej sundimtar i pavarur. Nė fund tė lutjes ai shtonte se e konsideronte Ali Pashėn armik dhe, po ta lypte nevoja, ishte gati tė jepte jetėn e vet pėr sulltanin.
Kjo kėrkesė u shoqėrua nga njė varg deklaratash tė kadilerėve tė krahinave tė sanxhakut tė Shkodrės, nė tė cilat thuhej se Mustafa Pasha ishte treguar i aftė tė vendoste rendin e qetėsinė dhe tė mbronte kufijtė, prandaj kėrkohej nga Porta e Lartė qė ai tė emėrohej mytesarif i sanxhakut tė Shkodrės.
Nė tė vėrtetė, Mustafa Pasha dhe ata qė qėndronin pas tij kishin arsye t’i shihnin me dyshim synimet pushtuese tė vezirit tė Janinės, mbasi Numan Pasha i Pejės ishte njė nga tė pėrkrahurit e tij, kurse Kapllan Pasha i Krujės ishte vartės i drejtpėrdrejtė i tij, meqenėse krahinat ku qeveriste ai i pėrkisnin sanxhakut tė Ohrit. Xheladin Beu dhe Dervishajt jo vetėm ishin strehuar nė trojet ku sundonte Kapllan Pasha, por kishin marrė edhe drejtimin e krahinės sė Tiranės, kishin vrarė dy vėllezėr tė familjes sė Jellajve, qė nuk kishin dashur tė shkėputnin lidhjet e tyre me Bushatllinjtė, dhe kishin detyruar Ahmet agė Jellėn tė braktiste sipėrmarrjen e Durrėsit e tė arratisej. Nė kėto rrethana Mustafa Pasha filloi tė kundėrvepronte. Nga njėra anė, dėrgoi forcat ushtarake deri 10 km larg Pejės pėr tė nxitur e inkurajuar pejanėt tė ngriheshin kundėr Numan Pashės, pėr tė dėbuar e pėr tė vendosur nė vendin e tij Ethem Pashėn; nga ana tjetėr, filloi njė fushatė tė gjerė pėr pajtimin e gjaqeve dhe armiqėsive nė tė gjithė sanxhakun e Shkodrės. Fushata tė tilla bėheshin vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, kur i duhej bėrė ballė ndonjė rreziku tė madh.
Tė gjitha kėto ngjarje treguan ndarjen nė dy fronte armiqėsore tė pashallarėve shqiptarė, qė ishin njėri kundėr bashkimit tė vendit nėn njė pushtet tė vetėm, kurse tjetri pro kėtij bashkimi. Kjo pėrēarje u kristalizua pikėrisht kur mendohej se lidhja e krushqive midis dy familjeve mė tė fuqishme tė parisė shqiptare, mund tė shpinte nė marrėveshje midis tyre pėr t’u kryer kthesa e madhe politike e bashkimit tė klasės feudale shqiptare dhe e shtetit tė saj, pa tė cilėn nuk mund t’i jepej fund pushtimit shekullor osman. Mirėpo pėrēarja e krerėve shqiptarė ishte ende njė plagė e thellė, qė ushqehej nė radhė tė parė nga partikularizmi i theksuar i disa oxhaqeve kryesore feodale.
Porta e Lartė nuk la pa e shfrytėzuar kėtė gjendje. Ajo jo vetėm pranoi ta emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės, por shqyrtoi edhe mundėsinė pėr ta ngritur atė nė shkallėn e vezirit dhe pėr t’i krijuar kushtin e domosdoshėm qė tė grumbullonte rreth vetes tė gjithė krerėt, kundėrshtarė tė vijės sė bashkimit tė klasės feudale shqiptare nėn njė udhėheqje tė vetme politike. Njė vendim tė tillė ajo e mori kur Mustafa Pasha dėrgoi 800 krushq tė vinin tė merrnin nusen e tij nė Janinė. Mė 25 maj 1812, kur krushqit shkodranė po ktheheshin nė Shkodėr bashkė me nusen, mbėrriti i dėrguari i Portės sė Lartė me fermanin nė fjalė. Nė atmosferėn e gėzimit tė dasmės, shpallja e fermanit qė e emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės e tė njėsive qė vareshin prej tij dhe qė e ngrinte atė nė shkallėn e vezirit, zhduku ato mundėsi tė pakta pėr afrimin e qeveritarėve tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore me qeveritarin e Shqipėrisė sė Jugut, i hapi rrugėn jo vetėm shembjes sė afėrt tė dy pashallėqeve, por edhe asgjėsimit ekonomik e politik madje dhe fizik tė dy familjeve sunduese qė nuk arritėn tė merreshin vesh e tė bashkoheshin me njėra-tjetrėn.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur