• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç'është Hajmalia dhe ç'është Talismani ?

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Talismani i vërtetë i ngjanë një baterie e cila mbushët vet si një bateri solare apo diellore. Në Talisman janë të gravuara simbolet magjike të cilat ndikojnë direkt në boten Astrale-Eterike, pra në botën tjetër, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpie apo realizimin e një qëllimi të caktuar.

Hajmalia

Hajmalia (Amuleti) është mjet magjik i cili bëhet apo shkruhet në letër i cili mbahet me veti ose lihet në vendin e caktuar për ta mbrojtur individin apo tërë familjen prej ndikimeve të ndryshme psikike të errëta. Hajmalia është mbrojtës pasiv prej ndikimeve të tilla të errëta. Hajmalia i neutralizon këto sulme të errëta psikike. Hajmalia bëhet edhe për drejtime të tjera ne jetë si për fat martesë, punë etj. Fuqia e saj nuk është aq efikase në mbrojtje. Efikasiteti i Hajmalisë varet prej fuqisë apo dijes të ndonjë personi me ngritje të lartë shpirtërore. Nëse personi nuk e ka këtë fuqi e dije, Hajmalia ndikon shumë pakë te personi ose fare nuk ndikon.
Talismani


Talismani universal
Në popullin tonë fare pakë ose hiq nuk njihen Talismanët. Në trojet shqiptare njihen vetëm Hajmalitë. Talismani duhet të bartet me vete ose të lihet në shtëpi para se të sëmuret njeriu. Talismani bënë të bartet edhe kur të sëmuret njeriu. Talismani bënë mbrojtjen, prej atij momenti e vazhdon deri në ardhmëri. Talismanët bëhen edhe për fat në jetë, fat në punë, fat në martesë etj. Me bartjen e Talismanit me vete për mbrojtje kundra magjive të zeza ose lënies së tij në shtëpi, bëhet mbrojtja totale kundra çdo magjie të zezë, pra personi është i mbrojtur përgjithmonë. Nëse Talismani është i bërë për qëllimet tjera ai njëjtë me fuqi ndikon te personi që të ja realizoi qëllimin e tij të sigurt.
Fjala „Talisman“ është fjalë francezo-spanjole. Në këto gjuhë ka ardhur prej Arabishtes - „Talisman“, ku në gjuhën arabe donë me thanë Tatim. Kurse në gjuhën greke fjala “Talisman“, donë me thënë: me paguar, përfunduar, me mbushur apo mbushje. Fjala e fundit tregon mbushje dhe e tillë është natyra e Talismanit. Talismani bëhet në shumë lloj objektesh duke filluar prej letrës, drurit, pergamentit (lëkurës), gurit dhe metalit. Talismani më i fuqishëm bëhet në metal të Arit dhe në atë të Argjendit. Talismani pa kurrfarë dyshimi bënë ndryshime në rreth ku qëndron ai, dhe atë varësisht prej programimit të Talismanit. Nëse Talismani programohet për mbrojtjen e tërë shtëpisë apo tërë familjes ku jeton ajo me siguri se atë familje ka me e mbrojtur pa ndërprerë kundra sulmeve të errëta magjike që dikush mundohet ti bëjë asaj familje apo shtëpie nëse Talismani është bërë për mbrojtje. Po nëse Talismani është mbushur për një qëllim tjetër, si fat në dashuri apo sukses në financa, apo fat në jetë, ai ndikon me të njëjtën fuqi dhe intensitet pa ndërprerë te personi i dedikuar. Talismanët ndikojnë si në fushën Psikologjike njashtu edhe të asaj Magjike. Talismani përdorët si pikë përqendrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar. Në qoftë se besoni më të vërtetë në Talisman se ai ju ndihmon në mbrojtje ose pa marr parasysh se për çfarë qëllim tjetër besoni për të, kjo ju epë vetëbesim, zgjon optimizëm e mobilizon dhe aktivizon energjinë për arritjen e qëllimit të caktuar që ju e dëshironi. Në këtë mënyrë formohet kushti më i mirë që ta arrini suksesin tuaj në mbrojtje apo për ndonjë arritje tjetër të ndonjë suksesi, si në dashuri, pasuri, fat, etj. Pra sukseset apo mos sukseset varën nga një këto kushte që i përshkruam më parë. Besimi në fuqinë e Talismanit thirr dhe bënë me të vërtetë ndryshime të caktuara te individët, familje apo masë. Mirëpo, është edhe një gjë shumë interesante për Talismanët, siç e shpjegojnë magjistarët më të mëdhenj të te gjitha kohërave, ku thonë se Talismanët ndikojnë edhe nëse individi nuk beson në të fare - këtë edhe praktika e ka treguar. Pra, si te personi i cili nuk beson në Magji të Zezë dhe sëmuret nga Magjia e Zezë, njashtu edhe Talismani ndikon te individi ose familja edhe nëse ata nuk besojnë fare në te. Besimi në Talisman vetëm ma shumë ja shton Talismanit fuqinë . Talismani i vërtetë i ngjanë një baterie e cila mbushët vet si një bateri solare apo diellore. Në Talisman janë të gravuara simbolet magjike të cilat ndikojnë direkt në boten Astrale-Eterike, pra në botën tjetër, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpie apo realizimin e një qëllimi të caktuar. Talismani në vete e tërheq energjinë psikike e kozmike dhe i kthen mbrapa ato të shumëfishuara. Pra Talismani është makinë psikologjike dhe simbolet që gjenden të gravuar në to e transferojnë energjinë në qëllim të caktuar ku me vonë e matrializojnë në botën fizike. Talismani ndikon që dëshira e jote te realizohet. Talismani është makinë e cila ndihmon ta bënë lidhjen prej botës së ideve siç është p.sh. një dëshirë e jote që ajo të bëhet e prekshme në materie. Pasi që të mbushët apo të kryhet rituali i duhur Talismani prej atij momenti pa ndërprerë punon pa ndihmën e askujt dhe vetëm për ju.

Talismani individual

Ku është dallimi i Talismanit te zbrazët dhe të atij të mbushur me rituale?

Një Talismani i zbrazët është kur ti e blen një Talisman dhe e qet direkt në qafë për zbukurim. Këta Talisman nuk janë asgjë tjetër veç një zbukurim për qafën apo trupin tuaj. Këta lloj Talismanësh i përngjanë një baterie elektrike e cila nuk ka rrymë në te, pa rrymë bateria nuk bënë dritë. Njashtu janë e i përngjajnë dhe Talismanët e zbrazët.
Kurse Talismanët e mbushur me ritual special të Magjisë së Bardhë, janë sikur bateria elektrike e mbushur me rrymë e cila jep pa ndërprerë rrymë e të ndihmon që ta hapë rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar. Pra edhe një herë. Talismanët janë si Piramidat, të cilat e mbledhin energjinë prej kozmosit, por janë dhe si gjenerator, edhe pse nuk prodhojnë vetë energji, por energjinë e cila ekziston si energji biokozmike e drejtojnë në drejtim dhe qellim të caktuar. Talismanët kur bëhen vetëm për një individ ata ndikojnë vetëm për atë individ e për tjerët persona nuk ndikojnë fare. Po nëse bëhen Talismanët për më shumë individ dhe mbushen me ritual të duhur ata ndikojnë edhe te ata persona. Në Talisman duhet të cekët emri i individit ose familjes, datëlindja, ndonjë shenjë speciale si p.sh. shpirti i nënshkrimit të diellit apo të hënës, apo të ndonjë planeti tjetër. Në talisman mund të fryhen dov-lutje speciale si për mbrojtje kundra magjive të zeza, njashtu dhe për qëllime të caktuara sipas dëshirës së personit. Njashtu duhet të ceket edhe qëllimi i Talismanit i cili duhet të ndikoi te personi apo familja. Nëse është i bërë si Talisman Universal pa u caktuar personi ose familja atëherë mundet ta bart cilit i bie në dore. Në pjesën e përparme të Talismanit janë të gravuara shenjat magjike të planetëve dhe sinjale të cilat ndikojnë në mënyrë direkete në ndërdijen e personit (shpirt). Kurse mbrapa Talismanit i cili zakonisht është i zbrazët mund të gravohet numri magjik i emrit të personit për të cilën bëhet Talismani ose një shenjë apo numër magjik.
 

PuffetiNa

MbetiTeThemiNaIshteNjeher
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
13,028
Pikët
113
Vendndodhja
N'tok t'bukes
Përgjigje e: ç’është është hajmalia dhe ç’është është talismani ?

Hajmalia

Hajmalia (Amuleti) është mjet magjik i cili bëhet apo shkruhet në letër i cili mbahet me veti ose lihet në vendin e caktuar për ta mbrojtur individin apo tërë familjen prej ndikimeve të ndryshme psikike të errëta. Hajmalia është mbrojtës pasiv prej ndikimeve të tilla të errëta. Hajmalia i neutralizon këto sulme të errëta psikike. Hajmalia bëhet edhe për drejtime të tjera ne jetë si për fat martesë, punë etj. Fuqia e saj nuk është aq efikase në mbrojtje. Efikasiteti i Hajmalisë varet prej fuqisë apo dijes të ndonjë personi me ngritje të lartë shpirtërore. Nëse personi nuk e ka këtë fuqi e dije, Hajmalia ndikon shumë pakë te personi ose fare nuk ndikon.
asnjehere nuk i besoj kesaj kto jan thjesht ''tallje'' dhe kur nuk kam mbajt keshtu gjerash edhe pse me kan then te mbaj ''hoxhallaret'' sa per kurizoitet kam hap e kam lexu eshte shkrim arab po ska lidhje me sherim thjesht nje shkrim qe e kuptojne ''gjindet''
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Burimi ndikues i hajmalive dhe talismanve

Në botë gjithçka lëvizë. Asgjë nuk është e qetë. Lëvizja është relative, qetësi vetëm në dukej relative. Relative është gjithashtu gjithçka që ne perceptojmë nëpërmjet shqisave tona, kurse absolute është vetëm ajo që mund ta kuptojmë me ndodhitë e drejtpërdrejta mistike. Pikërisht për këto arsyeje, pasi shqisat tona na mashtrojnë pandërprerë, bota e jashtme na paraqitet në këtë apo atë trajtë, kështu që dukuritë natyrore nuk mund t’i definojmë dhe sqarojmë në esencën e plotë të tyre.

Pa marrë parasysh se sa njeriu është materialisht i orientuar dhe në jetën e përditshme i drejtuar kah mendimet e logjikshme, gjykimet racionale etj. prapëseprapë në thellësitë e shpirtit të tij fshihet një dozë e misteriozitetit.
Njeriu modern me admirim ndjek zhvillimet gjigante të shkencës dhe nuk pranon, ose nuk do të pranojë, kurrfarë dukurie transcendentale, edhe pse ato ndonjëherë janë mjaft bindëse. Kjo, megjithatë, nuk i pengon atij që edhe sot, si para disa mijëra vjetësh, të lidhet ngushtë me disa dukuri, të cilat, në biseda formale, vlerësohen si marrëzi supersticioze (besime të kota). Dallimi qëndron në atë se këto dukuri më herët ishin të njohura dhe të pranuara, kurse sot njeriu i “intelektualizuar” turpërohet nga vetvetja për to e të mos flasim se si do të dukej në sytë e të tjerëve. Mirëpo, pavarësisht nga kjo, po ky njeri i shekullit XXI ende me xhelozi ruan shaminë, unazën, zinxhirin, fotografinë apo imtësi të tjera, të cilat ia dhuron ndonjë familjarë, ndonjë mik, ndonjë shok, apo edhe dashnori/ja, për t’i sjellë atij, kujtim, fat, disponim, dashuri, lumturi etj.
Të gjitha këto imtësira janë të njohura me emrin: hajmali, amulet, talisman etj. Hajmalitë kanë për qëllim që personin përkatës ta ruajnë nga të këqijat, fatkeqësitë, sëmundjet; t’i sjellin fat, lumturi, dashuri etj. krejtësisht është e parëndësishme se çfarë është ky send - a është ndonjë simbol, pjesë e rrobave, qime floku, stoli ari, thua, gurë i çmuar, lodër fëmijësh ose diçka tjetër. Kryesorja është se me çfarë qëllimi i është dedikuar personit përkatës.
Shpesh na ndodh që ndonjë send të blerë nga personat, të cilët kanë qenë të detyruar nga nevoja e jetës ta shesin, ta zëmë: orë, pallto etj., të na sjellin pengesa të ndryshme në jetën e përditshme, në punë ose të na humbin fare. Për këtë arsye, shumë njerëz edhe nuk blejnë gjëra të tilla, pavarësisht nga çmimi i ulët i tyre; sepse i konsiderojnë si gjëra “ters”.
Populli këtë dukuri e njeh dhe e çmon, sepse në shumë vendime të veta shërbehet më shpesh me instinkte të lindura se sa me kuptimin dhe logjikën.
Me zhvillimin e kulturës materialiste dhe të civilizimit bashkëkohorë, këto instinkte të lindura gjithnjë e më shpesh lihen në prapavijë. Është dukuri shumë e vjetër dhe me arsye psikologjike që gjatë shitblerjes së tokës ose të ndonjë gjëje tjetër, të shtrihet dora dhe të thuhet: “Të qoftë hallall!” Kjo fjali ka forcë të madhe magjike (psikologjike), sepse me fat dhe terse ndeshemi gjithkund, në çdo hap. Në natyrë asgjë nuk ndodh rastësisht, prandaj as kjo për të cilën u fol më lartë. Së këndejmi, duke filluar nga hajmalitë e ndryshme e deri të gjërat më të llojllojshme, që i përdorim gjatë jetës së përditshme, secili e ka fatin e vet, historinë e vet dhe secili send, në rrethana, po e quaj magjike, mund të ndikoj.
Në botë gjithçka lëvizë. Asgjë nuk është e qetë. Lëvizja është relative, qetësi vetëm në dukej relative. Relative është gjithashtu gjithçka që ne perceptojmë nëpërmjet shqisave tona, kurse absolute është vetëm ajo që mund ta kuptojmë me ndodhitë e drejtpërdrejta mistike. Pikërisht për këto arsyeje, pasi shqisat tona na mashtrojnë pandërprerë, bota e jashtme na paraqitet në këtë apo atë trajtë, kështu që dukuritë natyrore nuk mund t’i definojmë dhe sqarojmë në esencën e plotë të tyre. Duhet të pranohet se shkenca, decenieve të fundit, është larguar nga këto dukuri dhe sado që përpiqet të gjejë shkakun e fundit, pas secilës “zgjidhje” të re të problemit lajmërohen me qindra enigma të reja.
Njeriu, gjithnjë e më shumë po largohet nga ajo që është themelore dhe më e rëndësishme, që të humb në labirintin sekondar të pakuptimtë të gjërave. Sot e dimë se secila pjesë e materies nuk përbëhet vetëm nga molekulat dhe atomet, si pjesë përfundimtare e më të imta të saj, por se edhe secili atom për vete duhet të konsiderohet si një botë e veçantë. Fjala “atom” që në greqisht do të thotë “i pandarë” nuk është më qëndrueshme. Atomi përbehet edhe nga protonet, elektronet dhe grimcat tjera. Marrëdhëniet midis tyre, pozicioni dhe lëvizja i përngjajnë Sistemit Diellor në miniaturë. Është llogaritur se protoni pozitivisht i elektrizuar ka diametrin i cili është disa miliona herë më i vogël se milimetri, ndërsa elektronet e ngarkuara negativisht, që në shtigjet e përcaktuara rrotullohen rreth tij, janë edhe 1800 herë më të vogla. Sipas kësaj, atë që shqisat tona e perceptojnë si materie të ngurtë, ajo në realitet krijohet nga një sërë vrimash, në të cilat materia pothuaj as që vjen në konsideratë. Këto mes hapësira paraqesin një fushë të posaçme të energjisë rrezatuese, e cila rrjedh nga lëvizjet e elektroneve. Rezultatet e fundit shkencore lidhur me dekompozimin e atomit, kanë rëndësi të posaçme, veçanërisht për t’u kuptuar më mirë rrezatimet e ndryshme. Këto kërkime të reja na argumentojnë se gjërat të “vdekura”, në kuptim të plotë të kësaj fjale, as që ka dhe se secila pjesë dhe secili lloj i materies ka zhvillim të posaçëm të jetës, i cili i varur nga veprimet dinamike të energjisë së gjithmbarshme të natyrës.
Ngase të gjitha gjërat u janë të nënshtruara lëvizjve të pandërprera të grimcave, ato pranojnë dhe emetojnë energji si dhe ndikojnë reciprokisht në rrezatime të shumëllojshme, kështu që edhe gjërat e vdekura janë në gjendje që të t’i thithin rrezatimet e rrethit, atë energji të absorbuar ato mund ta mbajnë, ta transformojnë dhe në rastet e dhëna, ta emetojnë.
Energjia e gjithmbarshme natyrore përshkon në masë më të madhe ose më të vogël gjithçka që ndodhet në natyrë, pavarësisht në janë qenie të gjalla apo të vdekura. Flora dhe fauna në tërësi si dhe bota minerale në pjesët e veta më të imta, paraqesin ndërtim dhe parim të njëjtë të ndikimit. Vetëm nga numri i radhitjeve, distancës në mes vete dhe shpejtësisë së rrotullimit të elektroneve rreth bërthamës qendrore në atom, varet se a do kemi para vetës bakër, ar, natrium,karbon apo ndonjë element tjetër, kështu që gjatë diferencimit të mëvonshëm, nën ndikimin e faktorëve të shumët, arrihet deri te materia organike. Gjithashtu, në këtë vijë, ligjeve të njejta të natyrës u nënshtrohen edhe materiet organike edhe ato inorganike. Pasi që çdo ndodhi dhe çdo proces natyror është i bashkuar në mënyrë të pashmangshme me pranimin dhe emetimin e energjisë, kështu çdo send, në dukje i vdekur, ku bëjnë pjesë edhe hajmalitë dhe talismanët, detyrohen t’i nënshtrohen, më shumë a më pak, ndikimit të asaj energjie, me të cilin vjen në kontakt. Objekti përkatës (pra edhe hajmalitë dhe talismanët), mbushet, ngarkohet me sasi të mjaftueshme nga ajo energji, ndikim të së cilës i është ekspozuar. Ajo energji (e bartur) mund të mbetet latente, por, në rrethana të caktuara dhe në kushte të volitshme, mund të transformohet dhe të bëhet aktive, siç ndodh në rastet e operacioneve të ndryshme magjike.
Personat sensibilë, gjatë kontaktit me gjëra të tilla, janë në gjendje që atë energji të akumuluar të atij objekti, ta shndërrojnë në paraqitje vizuale dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet “shqisës së gjashtë”, ta lexojnë apo ta shohin gjithë historikun e tij. Sot, në kohën e zbulimeve të ndryshme elektronike, këto dukuri nuk duhet të na duken të çuditshme apo fantastike, në mënyrë të njëjtë sikurse energjia e emetuar përmes radio valëve apo valëve e formave tjera rrezatuese, që bartën nëpër eter, që në radioaparatet pranuese të shndërrohen në zë, fotografi, dritë etj., po kështu edhe truri ynë mundet që në rastet e volitshme të shërbej si psikodetektor, cili në vetëdijen tonë, energjinë e pranuar mund ta shndërrojë në ndjenë, përfytyrim, zë, fotografi etj.
Të gjitha dëshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinë, e cila aq sa është e fortë, po aq nxit ndjeshmëri të pastër dhe të fortë. Por, në qoftë se ato janë në konflikt mes veti, gjithsesi vjen deri te disharmonia dhe atëherë edhe rrezatimet e tyre do të jenë të parregullta dhe të shkëputura, ashtu që edhe në rreth do të ndikojnë në mënyrë antipatike.
Tempoja e jetës sonë është shumë e shpejtë, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste, sa që njeriu sot as që e konsideron të nevojshme që edhe kujdesin më të vogël t’ia kushtoj asaj që nuk përputhet me mënyrën e rëndomtë të të kuptuarit dhe të gjykimit të tij. Megjithatë, në qoftë se dikush gjendet që, i shtyrë nga vullneti i tij i mirë, do të mundohet që në këto dukuri “irracionale” të jap pak dritë e kuptim, atëherë në mënyrë të çuditshme do të hasi në mungesë të madhe tolerance dhe në gjykime abuzuese të masës, sa që gjithsesi do të jetë i detyruar të tejkalojë dëshirën e vullnetin e vet për punë të mëtutjeshme.
 

Arianiti

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 16, 2010
Postime
97
Pikët
0
Përgjigje e: ç’është është hajmalia dhe ç’është është talismani ?

Une e kisha ni talisman,por duke punuar me humbi,
tash si duhet te veproj,
kur e kisha apo e mbajsha isha ma mire,
kurse tash po e shoh qe prej se me ka humb talismani,kam pengesa te shumet ne jet.
 

iana

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 29, 2014
Postime
1
Pikët
0
Përgjigje e: ç’është është hajmalia dhe ç’është është talismani ?

Une e kisha ni talisman,por duke punuar me humbi,
tash si duhet te veproj,
kur e kisha apo e mbajsha isha ma mire,
kurse tash po e shoh qe prej se me ka humb talismani,kam pengesa te shumet ne jet.
ju lutem a mund te me tregoni se ku mund te gjendet nje talisman a ka ndonje vend ne kosov ku mund te gjendet dhe sa kushton ju lutem me tregoni nese kini ndonje informacion
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,931
Pikët
113
Përgjigje e: ç’është është hajmalia dhe ç’është është talismani ?

ju lutem a mund te me tregoni se ku mund te gjendet nje talisman a ka ndonje vend ne kosov ku mund te gjendet dhe sa kushton ju lutem me tregoni nese kini ndonje informacion
Ka vende sa te duash, kuptohet sepse keto jane gjera me te shpifura ne kohen e njerezimit, te gjitha keto hajmalia(talismane) jane rreptesishte te ndaluar me fe, por edhe logjikishte.

Ja pse jane te pakuptimshme dhe jo logjike :

Ai i cili mirret me to, deri dje ka qene ndonje qoban, apo ndonje mekanik dhe nje nate i thote vetes ja une mundem me i ndihmu njerzve dhe ai shkruan ne ato hajmalia shkrime qe as vete nuk i kupton, pra shkarravina kishe shkrime nga Kur'ani, por qe ne realitet ato shkrime jane te pakuptimta dhe nuk jane te asnje gjuhe.

Per ta vertetuar nje gje te tille, nje te njohur qe mirret me keto gjera i pata thene qe t'i shkruan dy te njejta, hahahaha ishte qesharake qe asnjera nuk ishin te njejta, sepse ai nuk e mbajte mend shkarravitjen e tije.

Pse ndikojn keto hajmalia tek njerzit ne menyre "pozitive", zakonishte ndikojne tek njerezit me IQ shume te ulet, sepse ata besojne aq lehte, sa qe edhe po ti thuash te nesermen do e gjeshe nje these me para para deres suaj, ata/ato do ju besojne.

Mos humb kohe me gjera te pavlera.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0

Rimi.

arapçiu
Anëtar
Mar 8, 2011
Postime
5,058
Pikët
48
Vendndodhja
perball komshiut
Përgjigje e: ç’është hajmalia dhe ç’është është talismani ?

ishalla po i gjej nanji numer telefoni ktij boshnjakut lale se lash nom..

meta beqar lale pa u martu...na shkoi jeta vec me dashnore..

bon dermon ky boshnjaku se mduket m ka bo magji..ppp
 

Skerdilaidas

Super Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
1,309
Pikët
38
Vendndodhja
Drenic
Përgjigje e: ç’është hajmalia dhe ç’është është talismani ?

Eh jav sh....... burrnin e hajmalijav!
 

Skerdilaidas

Super Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
1,309
Pikët
38
Vendndodhja
Drenic
Përgjigje e: Ç'është Hajmalia dhe ç'është Talismani ?

Hahha gurax, um murr do seconda me pa se qka usht:D


Ps, nuk jam ngatrru, se skan ku e perdorin ha ha ha
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Ç'është Hajmalia dhe ç'është Talismani ?

Asnjehere nuk pasna degjuar per talismanin!
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Ç'është Hajmalia dhe ç'është Talismani ?

Jo pra cfar ka per tu cuditur,per hajmali po kam degjuar e pare si duken.
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Ç'është Hajmalia dhe ç'është Talismani ?

E pra keshtu nguteni ju,ka njerez edhe qe pyesin per dicka qe nuk kane degjuar me pare,nuk u kam besuar asnjeher ketyre gjerave prandaj edhe nuk ua di as sinonimet :p
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
36,261
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Top