• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Edhe pse teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka, vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës.


Zoti i gjumit “Hypnos”
Në një anketë që kam bërë në lidhje me hipnozën, në pyetjen: „Çfarë ju bie ndër mend kur përmendet hipnoza?“ mora këto përgjigje: „misteri“, „gjumë“, „çmenduri“, „punë dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, në të vërtetë, në lidhje me hipnozën gjithçka mbetet paqartësi (fshehtësi), prandaj, një definicion i plotë për hipnozën është vështirë të jipet.
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë „gjumë“. Ky nocion është marr nga mitologjia e lashtë greke, me të cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i është edhe babai i Phantasos si dhe zotit të ëndrrave, Morpheus, i cili me ndihmën e një harpe vallëzonte në një lloj gjendje transi.
Vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degë e shkencore dhe definohet si: „...gjendje e afërt me gjumin, në të cilën mund të vihen njerëzit ose kafshët e larta me anë të sugjestionit për t’i mjekuar nga ndonjë sëmundje ose për t‘i bërë që të sillen sipas vullnetit të dikujt“. Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotë: „Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“. Ndërsa, Shoqata e Mjekëve Britanikë e definon hipnozën kështu: „Hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetvetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm“. Edhe pse gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madh gjatë ëndërrimeve gjendet në gjendje inhibicioni, ajo prapëseprapë ndryshon shumë nga gjumi. Kështu kërkuesit kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit të tij, është shumë më e vogël te gjumi hipnotik. Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madh, por vetëm nëpër zonat e caktuara të kores, ashtu që, në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale. Me inhibicion në hipnozë më së shumti janë të qëlluara zonat motorike të kores së trurit të madh.
Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se, në mes të gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj „gjysmë vetëdijeje“. Në atë gjendje, funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive. Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk e humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit dhe atë me një sugjestibilitet shumë të rritur. Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh ndryshohet shpejt, alfa-valët humbin plotësisht, ndërsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalë dhe alfa-valët nuk humbin plotësisht. Në gjumin normal mediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal, aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj.
Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma. Njëra rrymë e konsideron hipnozën si kontinuitet të gjendjes normale të vetëdijes, derisa rryma tjetër si gjendje e ndryshueshme e vetëdijes. Rryma e parë quhet shkalla e imitimit të rolit, ndërsa e dyta shkalla e disocimit.


NDIKIMI I HIPNOZËS


Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: të thatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.
Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.
Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ. Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë. Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër seanca (shfaqje) të ndryshme publike.
Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.
Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës).
Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.
Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia.
Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen. Është i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mënjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.
Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.
Kërkimet e pareshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Hipnoza ndër shekuj

Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t’i vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën e prekjës së trupit me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e „fjalë magjike“.


Hypnoz - Zoti i gjumit në mitologjinë greke
Të gjitha lëmitë të definuara shkencore (empirike), burimin e kanë në paragjykimet, besëtytnitë etj, me një fjalë, në magjitë e ndryshme. Hipnoza në këtë rrafsh, edhe pse e pranuar shkencërisht, edhe sot e kësaj dite nuk është liruar plotësisht nga sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.
Fenomenet e hipnozës, padyshim janë të njohura për njerëzimin që nga kohët më të lashta, pasi për to ekzistojnë të dhëna historike dhe zakonisht janë shfrytëzuar për nevoja fetare e mjekësore.
Shënimet e ruajtura nga popujt e lashtë që jetonin rreth lumenjve Efurat dhe Tigër, tregojnë se populli më i vjetër, i njohur për kulturë në botë - Sumerët, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanë njohur hipnozën dhe janë shërbyer me të.
Gjithashtu është i njohur edhe miti për Eskulapin, i cili te sëmurit i shëronte në atë mënyrë, që së bashku me barërat popullore, u pëshpëriste në vesh fjalë sekrete magjike.

Në Indi, Asiri dhe në vendet e tjera të Lindjes së Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra të popullit. Si klerik pranohej vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën. Gjatë ceremonive fetare, predikuesit e fesë duke folur kryenin veprime të çuditshme me anë të duarve; bërtisnin kur i lexonin „librat e shenjtë“ dhe në këtë mënyrë arrinin t’i sugjestiononin dëgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjërin prej tyre, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej verbërisht urdhrave të klerikut. Të tjerët mund të humbisnin zërin, t’u paralizoheshin këmbët etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht, i magjepsnin të gjithë të pranishmit, e sidomos ata që hipnotizoheshin. Në këtë mënyrë përhapej dhe forcohej bindja në masat e gjëra të popullit, se klerikët ishin të pajisur me forca të mbinatyrshme. Një besim tipik mbizotëron edhe sot në mesin e besimtarëve Sufit.

Në Egjiptin e Vjetër, gjithashtu është përdorur hipnoza si metodë terapeutike. Në papirusin e vjetër, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi „Papirusi i Ebersonit“, janë përshkruar metoda me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s‘janë gjë tjetër, pos metoda të hipnozës. Klerikët egjiptas njëherit ishin edhe si mjekë popullor. Për hiponotizimin e të sëmurëve ata përdornin një pllakë të shndritshme metalike, që ia vinin të sëmurit para syve, për t’ia lodhur sytë (kjo metodë e fiksimit përdoret edhe sot), si dhe metodën e të përshkuarit me duar nëpër trupin e të sëmurit, të përcjellë me fjalë të posaçme „magjike“. Kështu është e njohur thënia, që figuron në një dokument të vjetër egjiptas: „...vendosi në të pëllëmbët e duarve që t’ia qetësosh dhembjet dhe thuaj se do të shërohet“.
Asokohe kanë ekzistuar edhe faltore, ku të sëmurit kanë kaluar natën duke ju lutur Zotit që t’i shërojë. Më e njohura ka qenë faltorja e Serapsit në Kanape dhe faltorja e Izdinit.
Hipnozën e kanë njohur edhe grekët e vjetër si „gjumë i faltores“. Ata, të cilët shkonin për t’u shëruar (për të fjetur) në faltore, duhet të përgatiteshin nëpërmjet dietave dhe ritualeve të ndryshme, për t’u arritur gjumi hipnotik - Atëherë klerikët (deri sa ata flinin) u afroheshin dhe u pëshpëritnin atyre sugjestionet e caktuara, e që ata, nën ndikimin e atmosferës së faltorës dhe besimit në të, të aktivizonin forcën e tyre shëruese. Para se të binin për të fjetur, të sëmurët këshilloheshin, se duhet t’u përmbahen dhe t’i kryejnë të gjitha veprimet që „Zoti do t’ua thotë gjatë gjumit“. Të nesërmen, kur ata zgjoheshin, klerikët ua interpretonin ëndrrat dhe i këshillonin edhe njëherë seriozisht se duhet t’i përmbahen vullnetit të Zotit, në qoftë se dëshironin të shëroheshin.
Pasi në atë kohë, sikurse edhe sot, disa njerëz nuk i nënshtrohen sugjestionit hipnotik, në shumë faltore, arritja e gjendjes hipnotike bëhej nëpërmjet bimëve të caktuara narkotike.
Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t’i vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën e prekjës së trupit me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e „fjalë magjike“.
Metoda e hipnozës në formë të „gjumit të faltorës“ u praktikua deri kah mesi i shekullit të gjashtë. Më pas këtë metodë, gjithnjë e më shumë, filluan ta përdorin murgjit kristianë, duke arritur shërime të çuditshme me anë të lutjeve, ujit të bekuar, prekjes me anë të duarve e metodave tjera.
Me këto rituale u morën edhe mbretërit, si dhe vetë Papa. Në Dhiatën e Re mund të lexojmë: „Do t’i vendos duart në të sëmuritë dhe ata do të ndihen më mirë...“
Hipnoza, posaçërisht u praktikua në Indi. Jogistët indianë, me qëllime të posaçme religjioze, kanë provokuar në vetvete gjendje të njëjtë si të gjumit. Atë gjendje e kanë arritur duke e vështruar një objekt me shikim të fiksuar, deri sa u lotonin sytë. Ata, në fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcën habitëse të vullnetit të tyre, demonstronin fenomene të ndryshme, që edhe sot e kësaj dite janë të pashpjegueshme.

Në mesjetë, shfaqjet e ndryshme të hipnozës filluan të shpjegohen në mënyrë mistike, metafizike e fetare, si futje e djallit në trupin e njeriut, dhe nën këtë pretekst fillon edhe „gjuetia e shtrigave“. Klerikët kudo gjurmonin të „djallëzuarit“ (të pushtuarit nga djalli); mëkatarët që ia kishin shitur shpirtin djallit. Të dyshimtët torturoheshin në mënyra të ndryshme, që të pohonin bashkimin me frymën e keqe. Për ta vërtetuar bashkëpunimin me djallin, të dyshimtët (sidomos gratë), hidheshin në ujë (lumë) me këmbë dhe duar të lidhura.
Në qoftë se ata fundoseshin atëherë ishin të pastër, e në qoftë se rrinin mbi sipërfaqe, vërtetohej një bashkëpunim i tillë dhe pastaj pasonin ndëshkimet duke i djegur për së gjalli, në mënyrë që bashkë me trupin e mekatarit-ës të bëhej hi edhe djalli (demoni).
„Pavarësisht se çfarë është objekti i besimit tuaj, qoftë i vërtetë qoftë i imagjinuar, do të arrini rezultat të njëjtë“. Këta rreshta që i ka shkruar natyralisti dhe mjeku Theophrastus Bombastus nga Honhenheimi (1493-1541), i njohur me emrin humanitar Paracelsus, disa shekuj më parë, na i vërteton sot psikologjia moderne. Paracelsusi ndër të parët u mor me ndikimin e poleve magnetike në organizmin e njeriut. Ai vërtetoi se agjensi vendimtar i shërimeve të përgjithshme është „ mjeku i brendshëm“, pra vetë besimi.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
ç’është hipnoza?

posthipnoza

Sugjestioni posthipnotik, ose siç quhet edhe ndryshe hipnoza e tempuar (kurdisur), përbëhet nga ajo, që sugjestioni i dhënë gjatë gjendjes hipnotike, zbatohet më vonë dhe atë deri sa personi i tempuar është në gjendje të zgjuar, si dhe mund të bindet që asgjë nga sugjestionet e dhëna ose veprimet e bëra të mos i mbaj në mend.

Një ndër paraqitjet më interesante në fushën e hipnozës, është fenomeni i sugjestionit posthipnotik. Kjo paraqitje interesante ka zgjuar interesim të madh jo vetëm ndër magjistarët e skenave publike, por edhe në psikologjinë moderne e sidomos në qarqet e shërbimeve informatimeve duke e keqpërdorur deri në ekstremitet për qëllime të l-llojshme...
Sugjestioni posthipnotik, ose siç quhet edhe ndryshe hipnoza e tempuar (kurdisur), përbëhet nga ajo, që sugjestioni i dhënë gjatë gjendjes hipnotike, zbatohet më vonë dhe atë deri sa personi i tempuar është në gjendje të zgjuar, si dhe mund të bindet që asgjë nga sugjestionet e dhëna ose veprimet e bëra të mos i mbaj në mend. Gjatë kësaj kohe, personi mbi të cilin është zbatuar veprimi i detyruar (posthipnoza), ndjenë nevojë të papërballueshme për ta kryer atë urdhër, pavarësisht se kjo në dukje të parë duket diç e pakuptimtë ose edhe e palogjikshme, dhe gjatë kësaj as ai vet nuk di të sqarojë motivin që e ka shtyrë ta kryej veprimin, por gjenë arsye të ndryshme si p.sh. një studenteje të cilës i ishte sugjeruar (nën urdhrin posthipnotik) që në kohën e caktuar ta hap dritarën, pasi e kryen saktë veprimin, arsyetohet me atë se ambienti është bërë i tendosur dhe duhet të ajroset, ndërsa studentja tjetër, e cila kishte hyrë me ombrellë në amfiteatër (poashtu nën urdhrin posthipnotik), arsyetohet se atë veprim e ka ndërmarrë sepse nuk dëshiron që t’u përulet rregullave dhe traditave dhe të jetë konformiste.
Para zbatimit të sugjestionit posthipnotik bien në sy dy momente: zbatimi me kohë i urdhrit të dhënë posthipnotik, si dhe zbatimi i vetë urdhrit, pavarësisht nga intervali kohor që ka kaluar nga dhënia e tij. Gjithashtu është interesant edhe zbatimi i urdhrit të dhënë në kohën e caktuar, pa pasur kurrfarë mjeti ndihmës për orientim kohor, p.sh. edhe pse nuk ka orë e kryen veprimin në kohë të caktuar sipas sugjerimit. Disa autorë janë të mendimit se zbatimi i urdhrave posthipnotike në kohën e saktë, është i mundur duke ju falënderuar një lloji „ore biologjike“ që posedon truri i gjallesave të llojit më të lartë, e cila te disa është më e zhvilluar e te disa më pak, si dhe ndikon përgjithësisht në mënyrë të pavetëdijshme. Si fakt ata e marrin shembullin e shumë njerëzve të cilët mund të zgjohen në kohën e caktuar pa pasur nevojë për mjete ndihmëse.
Gjithashtu, sugjestioni posthipnotik nga këndvështrimi psikiatrik dhe psikologjik është me rëndësi edhe për faktin se vërteton ekzistimin e ndërdijes te njeriu. Në këto lëmi, posthipnoza zakonisht përdorët për shërimin e sëmundjeve të varësisë si dhe disa shprehive asociale.
Në literaturë të ndryshme hasim raste të shumta që e vërtetojnë ndikimin veprues të kësaj force të pasfidueshme. Një rast interesant na jep prof. Bernheimi: Ai një mediumi - epror ushtarak, i kishte sugjeruar se në javën e parë të tetorit do të shkojë te mjeku Liebeaulti, ku do ta takojë edhe kryetarin e shtetit i cili do ta dekorojë. Këtë sugjestion, eprorit ia kishte dhënë në muajin gusht. Edhe pse në mes të atyre muajve ai atë e kishte takuar edhe disa herë, asgjë nuk i kishte thënë për urdhrin posthipnotik. Me tre tetor, të premten e parë të muajit, 63 ditë pas sugjestionit posthipnotik, prof. Bernheimit i arrin një letër nga mjeku Liebeaulti, i cili shkruan: „S. sot në orën një e dhjetë minuta erdhi tek unë, pa përfillur askë u drejtua tek libreza ime. Atje, me shumë respekt, u përkul dhe e dëgjova duke thënë „Ekselencë“, pastaj e zgjati dorën dhe tha: „faleminderit ekselencë“. Kur e pyeta se me kë po bisedon, ai qetë m‘u përgjigj: „me presidentin e shtetit, natyrisht“. F., dëshmitar i kësaj skene, më pyeti se kush është ky i marrë, sepse ashtu e konsideronte. Ju përgjigja se, S. është plotësisht normal si unë dhe ti...“

Rastet e tilla të ndikimit posthipnotik janë të shumta. Secili hipnotizues është i njohur me efektin e tyre, një rast të tillë po e cek edhe nga përvoja ime: Mediumi ishte një fëmijë 11 vjeçar. Atij i sugjerova se kur të dalë nga gjendja hipnotike, pas 10 minutash, do t’i afrohet personit A. (person 35 vjeçar, për të cilin mediumi kishte respekt të posaçëm) dhe t’ia kapë hundën. Pas daljes nga gjendja hipnotike, saktësisht pas 10 minutash, mediumi i afrohet personit A. dhe ia kap hundën, por edhe pse e bëri një veprim të tillë në praninë e disa vetëve, ai assesi nuk mund të bindej se e ka kryer atë veprim.
Edhe te posthipnoza kemi të bëjmë me dy këndvështrime të ndryshme. Disa mendojnë se mediumi i zbaton urdhërat në gjendje normale, derisa të tjerët mendojnë se mediumi, në kohën kur duhet ta zbatojë urdhrin, bie prapë në gjendje hipnotike, e cila ka baza që të jetë më reale. Por, pavarësisht nga kjo, se a është mediumi në gjendje të zgjuar apo është prapë në gjendje hipnotike, me rëndësi është se mediumi, në te dy rastet, e kryen urdhrin e dhënë.
Rast 1. Një psikolog amerikan shkon tek kolegët e tij, të cilët punonin me hipnozë, dhe kërkon që ta hipnotizojnë për të parë efektin e saj. Kolegët, pasi e hipnotizojnë, i sugjerojnë se kur të dalë nga gjendja hipnotike, në shenjën e dhënë përkatëse ai do të shkojë e të ulet tek karriga e cila qëndronte e veçantë në qoshe të dhomës. Pas daljes nga gjendja hipnotike, biseda vazhdon me tema të ndryshme deri në momentin kur ai e vëren shenjën e dhënë. Atëherë, ai lëviz nga kolltuku ku ishte i ulur, dhe iu thotë kolegëve se i kishte hipur një ide e marrë, se duhet të shkojë e të ulet tek karriga në qoshe të dhomës. „Sigurisht se ju ma keni imponuar si posthipnozë, iu thotë ai kolegëve, se duhet të shkoj atje në ndonjë shenjë tuajën, por unë një veprim të tillë nuk do ta bëj“.
Kolegët nuk treguan interesim për këtë dhe filluan prapë bisedën. Por, kolegu i tyre assesi të qetësohet. Më në fund u ngrit nga kolltuku duke thënë: „Nuk po mundem më të duroj“, dhe drejtohet tek karriga, derisa kolegët e tij filluan të qeshen.
Rast 2. Në zyrën e gjeneralit S., komandant i divizionit amerikan në Pacifik, qëndronin komandanti dhe psikologu për të parë efektin e posthipnozës. Papritur, në dhomë futet një ushtar i thjeshtë, duke e shtyrë adjutantin, kalon nëpër dhomë qetë dhe shkon tek dritarja, dhe, pa fjalë, heq këpucët duke e mbushur hapësirën e dhomës me erë kundërmuese. Pastaj, ai merr këpucët në dorë dhe, ashtu me çorapë kundërmuese del ngadalë jashtë. E shikuan orën ishte saktë 12. Psikologu e kishte urdhëruar: „Nesër në ora 12, do të futesh në zyrën e komandantit pa pyetur askë për leje. Do të shkosh tek dritarja dhe do t’i zbathësh këpucët. Pastaj me këpucë në duar do të dalësh jashtë“. Këtu nuk duhet fantazi e madhe që nga gjithë kjo të dalë përfundimi se për çfarë qëllimesh mund të përdoren këta persona!

Edhe ju, lexues të nderur, që pretendoni të merreni me aplikimin e hipnozës në praktikë padyshim që do të takoheni me rastet e posthipnozës, pasi që çdo sugjestion i dhënë gjatë gjumit hipnotik zakonisht finalizohet me efektet e veprimit në posthipnozë. Sugjestionet e dhëna duhet t’i formuloni në mënyrë shumë precize pasi, siç e kemi cekur disa herë, efekti i tyre është i paparashikueshëm. Gjithnjë duhet ta keni qëllimin e caktuar se për çfarë e aplikoni atë. Përjashtohen rastet kur keni të bëni me ndonjë shoqëri të ngushtë me qëllim argëtimi. Gjithnjë mundohuni që mos të jeni ju faktor i ndryshimit të ndonjë vetie të personalitetit të individit, pasi që më këtë ju ndikoni në sovranitetin e tij.
Edhe gjatë aplikimit të posthipnozës në shoqëri, si atraksion argëtimi, duhet të keni shumë kujdes në zgjedhjen dhe formulimin e sugjestionit, pasi që sugjestioni i gabuar mund t’i kushtojë shumë mediumit. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh edhe karakterin e individit. Këtu po e cekim vetëm një rast ku individi i pafajshëm në duart e një hipnotizuesi sharlatan përfundoi në klinikë. Në një paraqitje publike, hipnotizuesi e merr nga publiku këtë individ për të demonstruar aftësitë e tij hipnotike dhe për të krijuar atraktivitet në sallë. Atij i sugjeron se po e ndjek një qen i tërbuar, kështu që ai fillon të vrapojë i tmerruar nga frika nëpër podium, derisa publiku qeshte i ngazëllyer. Edhe pas daljes nga gjendja hipnotike (pasi që hipnotizuesi nuk ia kishte fshirë atë sugjestion nga ndërdija), ai ballafaqohet me atë dukuri të frikës, se dikush po e ndjek, deri sa më në fund kërkon ndihmë në klinikën psikiatrike ku trajtohet një kohë të gjatë si i sëmurë psikik.
Procesi i posthipnozës zhvillohet kështu: Pasi ta keni futur mediumin në gjendje të rëndë hipnotike, me anë të ndonjë teknike të cilën ju e preferoni, ia sugjeroni atij sugjestionin e dëshiruar p.sh.: „sa herë që do ta ndieni se po ju fillon dhembja e kokës, ju automatikisht do të bini në një gjendje si kjo tani dhe do të numëroni deri në tre. Pastaj, prapë do të jeni në gjendje normale dhe çdo gjë me ju do të jetë në rregull. Do të jeni i qetë, i disponuar dhe i kthjelltë, pa dhembje koke. Këto që po ua them do ta regjistrojë ndërdija juaj, ndërsa vetëdija nuk do të dijë asgjë. Regjistrojeni në ndërdije këto që ua thash. Kur të dilni nga kjo gjendje, vetëdija juaj asgjë nuk do të mbajë mend në lidhje me sugjestionet e dhëna, ato do të veprojnë në mënyrë të pavetëdijshme. Do të veprojë ndërdija juaj...“Ka raste kur mediumit i jepet edhe shifra me të cilën ai vetë mund të hipnotizohet dhe t’i përsërisë sugjestionet e caktuara, por, për to do të bëjmë fjalë në pjesën - Autohipnoza.
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,531
Pikët
113
Përgjigje e: ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Une kam pare nje prestidigjiator ne nji shfaqje, i cili nje zonje te rastesishme (e zgjodhi nga salla), e mbajti ne pozicion horizontal, mbeshtetur vetem ne nje si shkop poshte shpatullave.U "tmerruam" te gjithe.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Praktikohet nga shume psikologe por jo gjithnje,
vetem ne rastet shume te veshtira qe e kane te veshtire te kthehen pas ne kohen kur kane pasur trauma,
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,752
Pikët
113
Vendndodhja
Hipnoza



Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar, në të cilën njeriu i hipnotizuar nga një person që zotëron aftësinë e hipnotizimit, është zakonisht më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme sesa në gjëndjen e tij normale, pra zgjuar.
Me ndikime kuptohet një mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që nxjerr një përgjigje të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të larta kritike.
Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa njerëz përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.
Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është "pre" e ndikimeve të jashtme dhe ndryshon mënyrën e të sjellurit, vepruarit, shijuarit, ndijuarit dhe menduarit.

Teknikat dhe pasojat

Ka shume lloje teknikash te mesuara qe kane vetem nje qellim.Te hipnotizojne njerezit.Nje njeri mund te hipnotizoje pa dashje por disa e bejne me qellim.kur njerezit hipnotizojne ,disa prej tyre nuk i dine pasojat.Pas nje hipnotizimi mund te kete cregullime tek personi i hipnotizuar si mos vetedije per nje kohe,humjen e disa te dhenave dhe mos ditjen e disa gjerave personale etj.

Hipnoterapia

Fjala hipnoze vjen nga greqishtja "hypnos", qe do te thote "gjume" - nje emertim orientues, pasi hipnoza eshte nje gjendje e te qenet i mprehte, teper i perqendruar e zgjuar. 90% e njerezve jane te hipnotizueshem, 20% e tyre vlejne si "teper te hipnotizueshem". Vendimtare eshte se sa shume njeriu i lejon perbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: cdo hipnotizim eshte ne fund te fundit nje "vete hipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).
Hipnoza mund te vihet ne perdorim te shumanshem; Pervec se ne "shfaqjet hipnotizuese" qe kane marre pak si nam te keq hipnoza mund te perdoret per luftimin e dhimbjeve, si per shembull per te shkulur nje dhemballe te pjekurise, ose ne rastin e dhimbjeve kronike te kurrizit. Edhe psikoterapistet punojne me "hipnoterapi", ne menyre qe per shembull te bejne dike te vetedijshem mbi ndonje traumate qe vjen qe nga koha kur ka qene shume i vogel dhe per ta sheruar prej saj. Sepse gjate hipnozes aftesia per te kujtuar eshte kaq e madhe saqe njeriu mund te kujtoje edhe perjetime nga vitet me te para te jetes.
Nderkohe mjeket perdorin gjendjen "trance" ne shume fusha: Para se gjithash dentistet e perdorin hipnozen per nderhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kane zbuluar se si hipnoza menjanon dhimbjen.
Me ndihme shembellimesh rezonance magnetike ata kane gjetur dy rajone te trurit te cilat vendosin se sa te pakendshme e ndjejme dhimbjen: Se pari nje rajon me emrin "korja e perparme rripore" (ACC). Ajo perpunon ndjenjat dhe sjell si pasoje ate qe ne e ndjejme dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dyte, i ashtuquajturi "berthame bajameje" (shkc. amygdala), prodhon friken

Nen hipnoze ndjenjat e keqija dhe frika menjanohen se tepermi, ne ndjejme perseri dicka, por nuk e cajme shume koken per te.
Nje seance hipnoze kalon permes tre hapash:
1. Hapja Hipnotizuesit e shfaqjeve parapelqejne te flasin pikesepari ne menyre urdheruese ("Une do te numeroj tani deri me tre: Syte e tu po rendohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistet parapelqejne te punojne pikesepari embelsisht ne menyre shtendosese ("Ti ndjen frymen tende, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecen permes nje peizazhi te bukur sa s'ka"). Te dyja metodat sherbejne per te menjanuar kritiken, per t'i folur nenvetedijes dhe per ta bere dike te ndikohet lehte nga sugjerimet e metejshme.
2. Gjendja trance Perkunder pikepamjes se perhapur ne nuk fleme gjate hipnozes, por jemi te zgjuar dhe te perqendruar. Nese maten rrymat e trurit (EEG) gjate gjendjes trance atehere do te verehen vale alfa te perforcuara - nje shenje per perqendrim te madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur keto te ishin realiteti. Per te verifikuar qe kemi te bejme me nje gjendje trance futet ne pune testi i ngritjes ne ajer: dora ngrihet ne menyre te pavullnetshme. Pervec kesaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymemarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Ne trance vihet tek dukuria e "shkeputjes": Ndarja e vetedijes nga trupi. Njeriu si te thuash leshon trupin dhe kundron vetveten nga siper. Meqenese njeriu nuk e njejteson me veten me trupin dhe ndjenjat atehere ai nuk ndjen me as dhimbje.
3. Kthimi ne gjendjen fillestare Tani i hipnotizuari do te merret serish mbrapa ne realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me cokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadale dhe me fjale te matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shume gjate gjendjes trance saqe shpesh ka nevoje per minuta te tera per t'u normalizuar serish. KY TEKST U DERGUA NGA DR: MANUELL KRASNIQI
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Hipnoza

Mandi said:
Pervec kesaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymemarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Ne trance vihet tek dukuria e "shkeputjes": Ndarja e vetedijes nga trupi. Njeriu si te thuash leshon trupin dhe kundron vetveten nga siper. Meqenese njeriu nuk e njejteson me veten me trupin dhe ndjenjat atehere ai nuk ndjen me as dhimbje.
Interesante kjo!
Ka ndonje menyre per te mesuar hipnozen? Sidomos gjendjen "trans"(kur hipnotizon vetveten) per vetit terapeutike qe paska kunder stresit.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Nuk pyeta si mund te behem orakull?!

Thone se(tani une me te degjuar e kam) Orakujt e lashtesis pinin hashash e opium dhe shihnin vizione(te ardhmen)... haha.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Per Orakujt e athershem se di, edhe une kam hasur informacione qe po.Por shamanet jam i sigurt qe i lujn' fene, atehere dhe tashti. Ne vartsi te kultures, varet dhe cfare konsumohet, duke filluar nga 'Lego construction' :p , duke vazhduar me nje arsenal te pasur kerpudhash dhe duke arritur ke lepirja e disa llojeve ekzotike bretkocash dhe supa te ndryshme me helme akrepash dhe merimangash te frikshme.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Keta qe perdorin kerpudhat nuk i njoh, por njoh nje komshin tim qe kishte terhequr nje nate dy tre here nga nje perzjerje hashashi dhe kur u ngrite ne mengjes ishte i bindur qe kishte folur ne enderr me zotin. Heee... cfare ti thoshe atij?!!!
Une nuk i thashe asgje, por nja dy vajzave qe ishin aty verdall u thashe te iknin qe aty se nuk i dihej mos zoti(hashashi) i kishte mbushur mendjen qe ishte i martuar me ndonje nga ato qe shikonte rrotull dhe hajde tá ndaje prej atyre pastaj.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Peshkaqeni33, nje miku im, kur po benim muhabet ne klub nje here ne te shkuaren, pas afro nje ore dikur i erdhi momenti qe do te shkonte ne tualet. Pasi atyre minutave te nevojshme, u kthye dhe u nxeh dhe nervozua jashtezakonisht shume sepse tavolinen e gjeti bosh, 4 veta qe kishin ikur dhe e kishin lene vetem. Na merr ne telefon menjehere dhe na thote "Po ju mer, ku iket? Po sa shpejt qe iket, po ku jeni nje here, vari lesht, ju dhe sensi juj i humorit...."
Ne kater te tjeret ishim ne Tirane, ai kishte 3 dite qe ishte ne Amsterdam! Na erdhi shume zili nga ajo telefonate pasdite vone!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,597
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Peshkaqeni33, nje miku im, kur po benim muhabet ne klub nje here ne te shkuaren, pas afro nje ore dikur i erdhi momenti qe do te shkonte ne tualet. Pasi atyre minutave te nevojshme, u kthye dhe u nxeh dhe nervozua jashtezakonisht shume sepse tavolinen e gjeti bosh, 4 veta qe kishin ikur dhe e kishin lene vetem. Na merr ne telefon menjehere dhe na thote "Po ju mer, ku iket? Po sa shpejt qe iket, po ku jeni nje here, vari lesht, ju dhe sensi juj i humorit...."
Ne kater te tjeret ishim ne Tirane, ai kishte 3 dite qe ishte ne Amsterdam! Na erdhi shume zili nga ajo telefonate pasdite vone!
Teme shume interesante, por nuk munda ta lexoj.Po e bej kete bookmark per ta lexuar me vone.

Ne lidhje me kete postimin tend: Me fal por nuk po e kuptoj sensin e kohes ketu. Ma shpjego edhe nje here te lutem!
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Hello, Kitty.
Shkrimi i cituar eshte formuluar ne ate menyre per te treguar se efektet qe i atribuohen hipnozes jane te padallueshme dhe padiferencueshme nga efektet e intoksikimit. Ne fakt jane te padallueshme nga njera tjetra te tera gjendjet jo normale apo te eksituara mendore, qofshin keto si rezultat i (auto)sugjestionimit psikologjik, rezultat i ngacimit te shqisave nga substanca te jashtme, apo demtime dhe fuksionim jo i rregullt i sistemit nervor.

Ne rastin konkret, shoku im kishte tre dite qe kishte ikur ne Amsterdam. Kur na mori ne telefon dhe na tha "Po ju ku iket? Sa shpejt qe iket" ne u cuditem fillimisht. Ne minutat qe pasuan u sqarua se ate dite, ne tre veta dhe ai vete i katert, kishim dale per nje birre ne Amsterdam vertet, por vetem ne mendjen e tij. Ne realitet, ai kishte dale krejt i vetem dhe kishte bere rreth nje ore e ca muhabet me imazhet e shokeve (ai dhe tre te tjere qe ne fakt ishin ne Tirane) ne mendjen e tij. E tere kjo pasi kishte ndaluar nje 10-minutsh ne coffee-shop poshte pallatit ku jetonte.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,010
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’është hipnoza dhe posthipnoza?

Peshkaqeni33, nje miku im, kur po benim muhabet ne klub nje here ne te shkuaren, pas afro nje ore dikur i erdhi momenti qe do te shkonte ne tualet. Pasi atyre minutave te nevojshme, u kthye dhe u nxeh dhe nervozua jashtezakonisht shume sepse tavolinen e gjeti bosh, 4 veta qe kishin ikur dhe e kishin lene vetem. Na merr ne telefon menjehere dhe na thote "Po ju mer, ku iket? Po sa shpejt qe iket, po ku jeni nje here, vari lesht, ju dhe sensi juj i humorit...."
Ne kater te tjeret ishim ne Tirane, ai kishte 3 dite qe ishte ne Amsterdam! Na erdhi shume zili nga ajo telefonate pasdite vone!
Qenka bo dru fare ai :D

Te pakten paska qellu ne nje vend ku ka mirekuptim per raste te tilla. lol

Lexova diku se ne dy shtete te SHBA-ve ne te cilat bari qenka i lejuar edhe per rekreacion, per dallim nga disa vende tjera qe eshte i lejuar vetem ne fushen e mjeksise, nga viti i ardhshem do te filloj shitja e nje lloji te ri te cigareve Marlboro, me permbajtje marijuane, e quajtur "Marlboro M"!
 
Top