• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,269
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
101 vite më pas Tirana ime duhet t’i kthehet shqiptarëve
Nga: Alba Kepi


101 vite më pas, Tirana sot ka frikë nga jeta! Tirana i duhet kthyer shqiptarëve!
Sot pas një shekull e një vit nga momenti historik që imponoj e bashkoj atdhetarë, luftëtarë, klerikë, të krijojnë qeverinë e lirë shqiptare, Tirana i duhet kthyer shqiptarëve.
U mbushën plot një shekull e një vit nga 11 shkurti 1920, kur kjo qeveri e lirë hyri në Tiranë duke e shpallur atë Kryeqytet.
“Mbledhja kombtare jep fjalën e nderit e besën e shqiptarit duke u betuar në emën të perëndis se deri sa Këshilla e Naltë vepron mbas ligjet të Shtetit tue ruejtun indipendencën e plotë të Shqipnis me mish e me shpirt, do të jetë mbrojtës e përkrahës i gjithhershëm i kësaj Këshille” qe betimi i përfaqësuesve në Kongresin e Lushnjës, betim që u thye në besë nga hordhia komuniste.
E askush nuk e kishte menduar se 101 vite më pas, Tirana që nuk pati frikë nga vdekja e robëria e komunizmit, sot ka frikë nga jeta!
Dhimbja loton, zemërimi ulëret, por frika, eh frika për jetën ka mbërthyer zemrën e banorëve të saj.
Si një hamshor material që përdor qytetin vetëm për nevojat e tij fizike, Er armiku i jetës, shkon në ekstazi nga ideja e shuarjes së qytetit, zhdukjes së tij. Nxjerr kurrizin e pështyn fjalët; “në fund të fundit unë vec ta kërkova dhe ti ma lejove!”
I fshehur nën pushtetin që i ka dhënë qyteti-kryeqytet, Er armiku i jetës, është i paprekshëm. Er armiku i jetës, është komod për oportunistët. Er armiku i jetës, është si ajo xhaketa blu e cdo mashkulli apo si fustani tub i zi në garderobën e grave, që mbaron punë në halle e gëzime. Er armiku i jetës është gjithkund e askund!
Në fabrikën e tij prodhon lajme, i konfeksionon me shtupa leckash e kuti autoricikimesh, e i shpërndan në media si peshq që i sjell deti e që akush nuk pyet nëse vjen nga frigoriferi i ftohtë (0 gradë) apo i akulltë (-18 gradë).
Ç’rëndësi ka po si ushqim deti do të shtrohen mbi tavolinë!Er armiku i jetës, qepet si grepi i njalës. Rrëshet e nuk prononcohet kurrë mbi politikën, mbi parlamentin, mbi përgjimet, mbi dyshimet , mbi bandat, mbi vjedhjet, plehrat e ekonominë, mbi vrasjet e sigurinë.
Er armiku i jetës është i paprekshëm! E trajton Tiranën si place lufte e rrobat e pista i zhulos brenda trarëve të bashkisë.
Er armiku i jetës është memec! Nuk flet me banorë, nuk ulet në asnjë konferencë për shtyp. I mjaftojnë banorët e borderos së catisë së tij, ustallarë të zotë në qëndisjen e kronikave-flamuj mediatikë.
Er armiku i jetës, mbjell pemë, e gjelbërimi i tij pjell vec smog e ndotje!
Er armiku i jetës, me prepotencë zgërdhihet e nuk do t’ja di pse është rritur kaq shumë numri i të sëmurëve me tumor në Tiranë?
I hingërin pyetjeve; Sa përqind rritet cdo vit numri i të sëmurëve me diabet? Pse ka kaq shumë fëmij të sëmurë? Sa persona vuajnë nga tensioni i lartë e sëmundjet e lëkurës? Sa është numri i të sëmurëve mendorë e i vetëvrasjeve?
Er armiku i jetës, filmon takimet me fermerët po nuk do t’ja di sa prej tyre kanë falimentuar? Ku i shesin prodhimet? Sa i kanë taksat? Sa banorë të qytetit jetojnë sot në varfëri ekstreme?
Er armiku i jetës, xhiron ushqimet falas për banorët e qytetit e nuk ka një raport se sa prej tyre jetojnë sot në varfëri ekstreme!
Er armiku i jetës gatuan nëpër mensa por nuk ka interes të di se me cfarë mielli gatuhet buka që furnizon furrat!
Er armiku i jetës, premton por s’pranon të përgjigjet se ku është tramvaji i premtuar? Metroja revolucionare? Tirana qyteti ekologjik? Er armiku i jetës, lëshon leje kullash 20% por nuk jep të dhëna se sa banorëe u ka vjedhur pronat e shtëpitë.
Er armiku i jetës, autofotografohet me fëmijët në krah ndërsa në rrugët e Tianës shtohen fëmijët që lypin e që shfrytëzohen në punë!
Er armiku i jetës, viziton biznese por nuk kontrolllon kurrë sa punonjës kanë një kontratë të rregullt pune e sa punëtorë punojnë të siguruar.Er armiku i jetës trajtohet “like a very popular people”. E quan veten lali, shtiret të flas në tironce, vishet alla Renzi o Blair, e si majdanoz e gjen në cdo festë kulturore, event artistik, manifestim sportiv e në … hetime.”Tirana që ti do “o Er është vazhdimi i telenovelës horror “Tirana që ti doje”, e që sot e arrite.
Tirana që ti doje sot është qyteti ku njerëzit vdesin nga ndotja e ajrit, e ku sipas raportit të UNEP (agjensia globale për ambientin) në çdo ditë të vitit smogu kapërcen shumë herë limitet e OMS (Organizata Botërore e Shëndetit) e disa herë limitet zemërgjera të vendosura nga BE. Në Tiranën që ti doje, ajri është mbytur me qymyr e centralet termoelektrike ushqehen me linjit i cli po helmon tokën. Varfëria i ka çuar njerëzit të përdorin dru e qymyr për t’u ngrohur.
Tirana që ti doje o Er armiku i jetës, është qyteti pa identitet, sepse ti e zhduke duke u nis nga sheshi më i madh i tij. E ke kthyer në një pyll me drunj shterpë e gura pa forcën naturale të rëndesës. E ke mbyllur sheshin tonë si një qark minjsh e rrethuar si një tel kullë gjëmbash të një sipërfaqë që i tundet dheu nën këmbë e dhimbja e tokës i ka krijuar barkun majucë.
Tirana jote o Er armiku i jetës, nuk ka një vend ku ruhet historia. I vetmi muze është ai i orëve në Kullën e Sahatit por që është ngritur mbi 20 vite më parë e ti nuk ke shtuar asgjë veç një dyqani soveniresh buzë tij.
Tirana jote është pa histori o Er armik i jetës, se ti qëllimisht e le kështu pasi narcizismi inatcor i inferioritetit tënd nuk pranon dot që ne nuk do të quajmë kurrë lali. Nuk kemi një stendë ku të nderojmë patriotët që luftuan për lirinë e demokracinë në qytetin tonë, një sallë ku të lexojmë emrat e themeluesve të qytetarisë sonë, një muze ku të mos harrojmë se gjithçka në këtë qytet nisi nga dashuria për tokën, banorët, kulturën e fenë.
Tirana jote o Er armik i jetës është plot me qofte e birra nëpër kioska panairesh pa shpirt e moral.
Tirana jote o Er armik i jetës, bën monument kulture shtëpinë e Kadaresë, në një pallat të shëmtuar të epokës komuniste që rri në këmbë si trekëndëshi i Bermundës nën tundimet paranormale, ndërsa vilat e shtëpitë tona karakteristike pasuria e vërtetë arkitektonike e qytetit po zhduken nga harresa e fatit e grabitja e fallsifikimi i pronave.Tirana jote o Er ka ujin me orar, e drita që pa orar ikin e vijnë, ka pallatet me depozita ne hava e banjot me bidona me ujë.
Tirana jote o Er ka makina që kalojnë nga lagja më lagja e shesin ujin për të pirë se ai i rubinetit sjell vec sëmundje.
Tirana jote o Er ka parkingje poshtë pallatit që nuk të lejnë me hy në shtëpi pasi i forti i ardhur, punonjës i yti i ka fut një hu hekuri në tokë që e hap e mbyll me celës sa herë që ai do.
Tirana jote o Er armiku i jetës, ka artistë të huaj që ti i promovon në shkëmbim të kush dreqi e di se cfarë, e të vetmen godinë arti e shembe me të nëjtën metodë e pabesi si paraardhësit e tu komunistë!
Tirana jote o Er armiku i jetës, ka tregun e Pazarit të ri me frutat, perimet e gjëja e gjallë qe nuk vijne nga fshatrat përreth e me cmime lirë, por tezga mallrash të magazinuar me muaj nëpër depozita portesh që i bëjnë sfond vec istagramit. Er armiku i jetës sa të pëlqen të quhesh lali?!.. por për ne je vec halli!Lali për tironsit është njeriu i shtëpisë, vëllai, miku, baba, nipi, njeriu që nuk ta ka me hile, njeriu që kur hyn e del nga shtëpia të thotë mirë të gjetca o mirë se të gjeta.
Lali ynë ka fe e atdhe e nuk ka nevoj të paguajë ustallarë për make up të fytyrës së tij.
Lali ynë o Er armik i jetës, ka një dashuri hyjnore për Tiranën kurse ti veç e ke shit për thasë me letra thesaresh e landfille plehrash.
Tirana jote o Er armik i jetës nuk është e imja e as ti nuk do jesh kurrë lali im.
101 vite më pas Tirana ime duhet t’i kthehet shqiptarëve e Tiranës tonë dashuria për jetën.
*Alba Kepi është gazetare e Ora News në Itali
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
22,340
Pikët
113
Rrugaçë deri në dhimbje dhe vulgarë deri në dëshpërim

NgaKlodiana
4 minuta me pare

0


Nga Elona Caslli
Rrugaçë deri në dhimbje dhe vulgarë deri në dëshpërim
Evis Kushi, që luan volejboll në një kohë që universitetet janë mbyllur dhe shkollat bëhen me turne.
Edi Rama, që poston për të dhjetën herë një çerdhe që po ndërtohet në Kamëz.
Erion Veliaj, që vesh me zemra Sahatin e kryeqytetit ndërkohë që e ka copëtuar këtë të fundit.
Blerina Gjylameti, që përkëdhel një qen dhe këtë e quan ngjarje të ditës.
Elisa Spiropali që ngre dolli për shëndetin e Vorës.
Ilir Beqja, që thërret se erdhën dritat në veri të vendit.
Vasilika Hysi, që thërret se u vunë poçat nëpër shtylla tek rruga e Liceut Artistik.
Antoneta Dhima, që shkon për vizitë në shtëpitë e njerëzve dhe nën siglën ” Punë, jo gjumë” thërret se mandati i tretë është afër.
Erion Braçe, që na fton ta braktisim Tiranën dhe të shijojmë perëndimin e diellit në Divjakë.
Ervin Bushati, që për një qese me ndihma që i jep elektoratit angazhon 10 fotografë.
Ogerta Manasterliu, që nuk harron të vendosë dorën mbi zemër kur takon njerëzit.
Yuri Kim, që na thotë se Edi Rama i ka dhënë fjalën e nderit se të korruptuarit nuk do të jenë në qeveri.
Fëmijë, të rritur e pleq që trajtohen si dordolecë para kamerave të rilindjes.
Zona të tëra të përmbytura nga reshjet në vend.
Njerëz që gjobiten rrugëve se nuk kanë vënë maskën.
Post Scriptum- Kjo çmenduri e quajtur Shqipëri.
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
1,784
Pikët
113
Mos i shani...bojne detyren.
Perderisa jane te shitur, do hedhin vallen e blersit.
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
1,784
Pikët
113
Sahati dhe Xhamia ne qender te Tirones, jane simboli i qytetit.
Ne asnje vend te botes, e ne asnje qytet te botes nuk preken simbolet e vete qytetit.
Keta bejne shumekateshe mu afer simboleve dhe keshtu erresohet simboli apo del ne hije, si ne kete rast me Sahatin dhe Xhamine.
Kjo ndodh se keta jane Rilindas, qe t.e fshijne historine, qe te thone se historia fillon me ne, prishet dhe teatri.
Kur do i vije rradha teatrit te kukullave (qe ka qene godina ku u mblodh parlamenti i pare shqiptar).
Simboli i Parisit eshte kulla Eifel.
A ka ndonje ndertese afer kulles Eifel?
Pse nuk ka?
Sepse ndertesa do mbyse simbolin.
Valle nuk dine francezet te bejne grataciela?
Po tek Coloseum, a ka ndertesa afer?
Valle nuk dine italianet te ndertojne grataciela?
Te gjithe e ruajne historine e tyre, kurse bashkia jone e kryetaret tane duan ta prishin historine sepse historia fillon me ata.
 

juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,258
Pikët
63
Thjesht kur ishim te vegjel i mani men qurrsat e legjes? Ja ku e keni Erion Veline sot.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
22,340
Pikët
113
Erion Veliaj, morali në politikë dhe Agron Shehaj

Nga27.al
3 orë me pare




Nga Ermal Mulosmani
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryekoordinatori i Tiranës për fushatën elektorale të Partisë Socialiste, ka folur sot në një takim me zgjedhës për epërsinë morale të Partisë së tij:
“Ne jemi një familje ku së pari kemi forcë morale, është shumë e rëndësishme. Ne kemi qenë edhe në opozitë, domethënë me vlerë numerike më pak se ata por kur ke forcë morale i merr edhe numrat. Për kë të kërkoj unë ndjesë? Për Etildën, për Besnikun, për Aldrinin, për një skuadër njerëzish të ndershëm?”
Pasi u thuri elozhe skuadrës socialiste të Tiranës vijoi me opozitën, duke përmendur Agron Shehajn, deputetin demokrat të Vlorës që këtë radhë kandidon në Tiranë:
Shifni PD-në, personazhet që sjellin. Ju kanë sjellë në njësinë 5 Agron Shehajn, rezultati më skandaloz i PD-së në 30 vite në Vlorë, rezultati më i lodhur, më i mbaruar, domethënë nuk doli as vetë anëtarësia të votonte, mirë të tjerët…”
Të fillosh leksionin nga morali dhe forca morale e të kapërcesh në fjalinë tjetër në numrin e votave, që në Shqipëri lidhet më së shumti me të fortët e krimit, pelivanllëqet dhe dredhitë elektorale (krejt e kundërta e moralit) kjo është një nga cilësitë e njohura të demagogëve.
Për ta e vërteta nuk është kurrë destinacioni i fjalës por vetëm nisja e saj.
Po për cilët duhej të kërkonte ndjesë Erion Veliaj nëse jo për ata që përmendi?
Po i jap disa sugjerime.
Erion Veliaj dhe Partia e tij duhet t’i kërkojë sot ndjesë shqiptarëve për Gramoz Ruçin, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Elvis Roshin, Afrim Qendron, Arben Ndokën, Armando Prengën, Klodian Gradecin e shumë të tjerë që nuk po më kujtohen tani. Duhet t’i kërkojë ndjesë për “Nicen” e Ymer Lalën, për hajdutët e votave të Dibrës e Durrësit, për skandalin e Unazës së Tiranës apo tenderat pa konkurencë e me çmim limit dhënë ndërmjetësve si “Niku i Ndragetës”…
Çfarë forca morale ka një Partie që sjell për herë të 8-të si kandidat për deputet Gramoz Ruçin, ish Ministrin e Brendshëm të diktaturës dhe Sekretarin e Parë të Tepelenës? Dhe jo si një figurë dosido por si figurën më të lartë partiake pas Kryeministrit Rama!
Do mjaftonte vetëm figura e Gramozit për ta fshehur fjalën “moral” diku thellë në skutat më të fundit të vetëdijes e mos ta nxjerrë për asnjë arsye prej andej. Apo mendoni se duke përsëritur kandidimin e tij lani të shkuarën siç lan Ndrageta paratë e krimit duke i riinvestuar në një grataçelë, se përsëritja e krimit do të thotë formalizim i tij?
Të kalojmë pak te morali i Veliajt.
Erion Veliaj është shembulli më tipik i mungesës së moralit. Mund të mburrej me plot cilësi të tjera, mund të thoshte se jam punëtor fjala vjen, vizionar, demagog (me thënë të drejtën këtu shkëlqen).
Por të flasë për moral njeriu që kur mori mandatin u mburr se dua të mbahem mend si Kryetari që mbolli më shumë pemë sesa pallate (2015) dhe në vitin 2019 ka dhënë 1.5 milionë metra katrorë ndërtim?
Që thotë rrita taksën e ndërtimit se dua tu bie ndërtuesve? Po si u bie ndërtuesve ti nëse u shton taksën 4% e ndërtuesi e shton çmimin 15% me sebepin e taksës tënde? Pra si mund të pretendojë që po i bie ndërtuesit kur çmimin real e paguan 4 -fish populli? Këtë bëjnë demagogët.
Çfarë morali ka një Kryetar që del në kamera e deklaron se uji i Tiranës është uji më i mirë i pijshëm e disa ditë më vonë thotë në televizor “Bleva një koli me ujë për gruan?” Që Bashkia Tiranë harxhon mijëra e mijëra Euro (16 milion e 780 mijë lekë të vjetra) për punonjësit e saj?
Ky është mashtrues ordiner që duhet të skuqet nga turpi sa herë del në ekran.
Për çfarë morali flet Veliaj kur e mbushi me pallate gjithë vijën e gjelbër të Liqenit Artificial të Tiranës, mijëra metra katrore të gjelbra, të vetmin vend ku banorët shkonin të marrin frymë lirshëm nga betonieret që ua zinin frymën si Covidi?
Për çfarë morali flet Veliaj kur ai është shpikësi i formulës “E keni n’faturë të ujit e të dritave” çdo gjobë që mendja e tij perverse shpik për qytetarët? Që nga gjobat e Covidit e deri te dhjetëra taksat e bashkisë, të gjitha na vijnë në faturë të ujit duke e kthyer qesharake pagesën e ujit në vetvete në raport me taksat e Veliajt. Ky është një sistem represiv, gjakpirës, i pamëshirshëm, jonjerëzor.
Për çfarë morali flet Veliaj kur vartësi i tij flen në Barcelonë dy netë 1816 Euro dhe pagesën e bën klienti kryesor i punëve publike në bashkinë e Tiranës?

Për çfarë morali flet kryedemagogu që nuk bën kurrë një konferencë shtypi apo një kronikë me gazetarë të vërtetë por ua çon Televizioneve të montuara nga gazetarët dhe montazhierët e Bashkisë?
Nëse ka një poltikan në antitezë të plotë morale me Veliajn ai ëshët Agron Shehaj. Më kujton atë fjalën e Nolit “rreth katranit zbardhëllon”.
Ai në fakt është përjashtimi moral i politikës shqiptare. Është i vetmi deputet që nuk u bë i pasur në Shqipëri e as nuk përfitoi tendera publikë këtu. Ai pati fatin të mos bëhej pis nga moçali ynë politik.
Ai mbase nuk mori vota në Vlorë pikërisht për cilësitë e tij morale. Ai nuk vjedh para për të blerë vota, nuk është mashtrues, pehlivan votash, nuk rri me të fortë, nuk është lëpirës shefash dhe kur jep fjalën e çon deri në fund.
Ai është i vetmi deputet që pagën e tij e jep në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë. E bëri këtë edhe pas daljes nga Parlamenti. Ai është shembulli i vetëm që, në kulmin e pandemisë bleu me paratë e veta dy respiratorë dhe një aparat dialize dhe ia dhuroi Sanatoriumit.
Nga ana tjetër, Shehaj është denoncuesi kryesor opozitar i korrupsionit shtetëror deri më sot. Është ai që denoncoi i pari, me dokumente, skandalin më të madh shtetëror me para publike, atë të Unazës së Tiranës. Nëse ka një politikan sot Opozita që më ngjall shpresë ai është Agron Shehaj.
E këto janë arsye të mjaftueshme për ta sulmuar të pamoralshmit.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
22,340
Pikët
113
Ndrangheta”, SPAK troket në Bashkinë e Tiranës. Drejtorët e Veliajt në përgjime

Nga27.al
16 orë me pare

0




Burimet thonë se Prokurorët e Posacëm Anti Korrupsion po administrojnë shkresa në Bashkinë e Tiranës, për të zbuluar më shumë rreth përgjimeve të grupit mafioz Ndrangehta.
Hapi tjetër i Prokuorisë së Posacme pritet të jetë marrja në pyetje e personave, emrat e të cilëve dalin në përgjimet e prokurorise italian.
Jo vetëm kaq. SPAK po heton Bashkinë e Tiranës për shpërdorim detyre në investime.Punëmbaruari i Bashkisë Tiranë dhe institucioni që ai drejton, sipas KLSH-së, ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.
Dosja në SPAK ka shkuar për dijeni edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qo monitoron punën e organeve hetimore.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,269
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Dosja në SPAK ka shkuar për dijeni edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qo monitoron punën e organeve hetimore.
A beson në drejtësinë e amerikës dhe ambasadës që e përfaqëson????
Na emocionove me hetimet e Spak-spartakut!!!!!!!
Ata janë vegla të velinës dhe do mbyllin "gojët e liga" me ata paçavure hetimesh.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
22,340
Pikët
113
A beson në drejtësinë e amerikës dhe ambasadës që e përfaqëson????
Na emocionove me hetimet e Spak-spartakut!!!!!!!
Ata janë vegla të velinës dhe do mbyllin "gojët e liga" me ata paçavure hetimesh.
Lol,

Eshte nje lajm, qe sdihet si shkon, pasi ka edhe limoner te shtrydhur,..

Ka gjithnje yje te rinj ne ngjitje,..

Ky cuni i ahmedin nexhatit, dhe dhonderr nga vllehet e myzeqeses,..ketu e ka forcen, ne bthq-llikun me shumice qe ka..
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,154
Pikët
48
Ky titull me mallkim, nuk i sherben kurrkujt. Shikoni veprat jo llafet. E c`ka ne dore te beje ky me me aq buxhet sa i kane dhene?? Dhe ka bere shume sidomos per "rilindjen urbane", po te shohesh Tiranen pak dallim ka edhe nga qytetet e rajonit, madje i tejkalon keto. Dhe ne 5 vjet gjithe keto, me angazhim ka arritje pra, te rendesishme. Natyrisht ka shume per te bere ende, por kurrkush vec tij nuk ka marre mundimin t`i qaje hallin qytetareve per mungesen e ujit te pijshem 24 ore. (deri ne 2000 pushteti vendor ishte i Pd dhe 2011-2015). Qe kerkohen qindra milione euro per kete. Administratoret e pallateve dhe lagjeve ky i ka vendosur qe te kemi mundesi ku te perplasim koken per hallet tona. Parku u madh i liqenit, e shume te tjera, s`po i permend. Gjithkush qe shan per ndrageta, etj., vec diskrediton vetveten. PD, LSI jane vjet drite prapa. Fshati qe duket s`do kallauz. Gjithcka tjeter eshte militantizem alla pd.
 

LOST

1- Get out before sunrise!
Staff member
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,175
Pikët
113
Ky titull me mallkim, nuk i sherben kurrkujt. Shikoni veprat jo llafet. E c`ka ne dore te beje ky me me aq buxhet sa i kane dhene?? Dhe ka bere shume sidomos per "rilindjen urbane", po te shohesh Tiranen pak dallim ka edhe nga qytetet e rajonit, madje i tejkalon keto. Dhe ne 5 vjet gjithe keto, me angazhim ka arritje pra, te rendesishme. Natyrisht ka shume per te bere ende, por kurrkush vec tij nuk ka marre mundimin t`i qaje hallin qytetareve per mungesen e ujit te pijshem 24 ore. (deri ne 2000 pushteti vendor ishte i Pd dhe 2011-2015). Qe kerkohen qindra milione euro per kete. Administratoret e pallateve dhe lagjeve ky i ka vendosur qe te kemi mundesi ku te perplasim koken per hallet tona. Parku u madh i liqenit, e shume te tjera, s`po i permend. Gjithkush qe shan per ndrageta, etj., vec diskrediton vetveten. PD, LSI jane vjet drite prapa. Fshati qe duket s`do kallauz. Gjithcka tjeter eshte militantizem alla pd.
Po ben militantizem te paster.
Erjon Veliaj eshte hajdut pulash, i kapur nga mafja dhe shefi i tije qe e ben lecke.
Ka nje mungese te theksuar burrerie dhe personaliteti, thone qe eshte transformuar
se ska qene i tille.

Ilia me vjen shume keq qe je i indoktrinuar nga feja socialiste shqipetare.

Po te flas si dikush qe e ka njohur nga afer kete kategori. Ceshtja eshte qe nuk duhet te diskutohet per te ardhmen me koken ne 30 vjetet e shkuara, per te gjetur gabime ne dramat e Lulusherve, Berishes, Metes e Mones...
Keta jane te kalbur, dhe po aq sa keta jane kalbur totalisht edhe monarket socialist.

Vijne ere pertej oqeanit...
Shqiperia po e terheq kemben zvarre sepse po e detyron bota, Evrop-USA.

Por ki parasysh dicka, njerezit qe sot drejtojne Shqiperine, ne rang vendor e qendror, jane hajdute, mitmarres dhe padyshim kane edhe duart e lyera me gjak femijesh e artistesh.

I kam dhene voten PS historikisht, kurre djathtas, por keta jane vampire, bijte e djallit mbi toke.

Mer konkretisht 1 investim te denje ne bashkine e Tiranes, dhe flasim e analizojme bashke....
1 jo 2.

Edhe gjykim siperfaqsor te besh e kupton qe jane hajdut, por ti je i indoktrinuar.

ps.Teatri u harrua, por vazhdoni mbajini ne pushtet se Tirana or mik, ne cdo sondazh paraqitet si qytet jashte normave te jeteses, persa i perket ndotjes. Tani keni mushkri te reja, park te madh plerash e landfilli ne Sharre... e ti me permend betonizimin e parkut te tiranes... hodhi 10 m3 beton stola, shtroi ca pedonale, preu gjysmen e pemeve, ndau padrejtesisht truall ndertimi, kafsho majtas e kafsho djathtas, ku i ndryshojne planet vendore nje here ne muaj, e ti me permend parkun...
 
Last edited:

LOST

1- Get out before sunrise!
Staff member
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,175
Pikët
113
Urdhero rekomandimet live per Tiranen, jeto me dritare mbyllur, mos bej aktivitete ne natyre.
63AE94FB-B3AA-450D-BFF9-0B23C31BA25A.jpeg
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,154
Pikët
48
Nuk e di cila eshte gjendja e ajrit sot per sot. Ka kohe qe nuk jepen te dhena. Ne kohen e PD ishte 3-4 here mbi normat evropiane. Por zhvillimi ka rrisqet e veta, i nderuar Lost, ti kete e di. Nuk e di nivelin aktual te korrupsionit aktualisht, di qe po merren edhe me sanitare, e mjeke e jo me te kete shkalle te tilla te llahtarshme sic permend ti. Nuk jam i indoktrinuar. Por duhet te jemi me kembe ne toke. Nuk ka force tjeter sot per sot, vec PS qe mund ta coje Shqiperine perpara, afer evropes te pakten. E nenvleftesove shume punen per parkun e madh, por ky eshte nje fakt. Kurre nuk e besoj qe ka prere gjysmen e pemeve. Gjithashtu ule edhe vleren e Veliajt, por personalisht me duket tipik evropian, e cila nuk e pranon egersine berishiane. Shume mire qe ja ke dhene voten PS, te sugjeroj te vazhdosh t`ja japesh. Rama, Veliaj, etj., se paku kane sensin qytetar, jo ate fshataresk, e kjo ka shume rendesi. Une s`pretendoj te behemi Itali i nderuar. Nuk mund te pranoj gjithashtu qe te kene lyer duart me gjak. Llogaria behet thjeshte nga cilido. Krahasuar me vitin 2013 jemi me mire apo me keq. Une them jemi me mire. Keshtu shpjegohet vota qe ka marre PS ne 2017, se populli eshte ngritur shume keto kohe dhe emancipuar, nuk genjehet kollaj.
 
Last edited:
Top