• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çamëria-Toka e premtuar

Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,641
Pikët
63
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Sot Online

Europa dhe qeveritë shqiptare e kanë mbyllur në “burg” Çamërinë
Nga Hyqmet ZANE

Ajo çka po ndodh me çështjen çame në spektrin diplomatik dhe atë politik në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, e them se kemi të bëjmë me një precedent antidemokratik dhe antinjerëzor. Kush e di dhe e ka marrë vesh se çfarë i ka ndodhur një popullsie që ndodhej në vendin e quajtur Çamëri brenda kufirit shtetëror të Greqisë perëndimore, e beson se në 75 vjet të atij post genocidi, i ka ndodhur jo vetëm harresa dhe lënia shmangia para të drejtës ndërkombëtare dhe njerëzore, por duket qartazi se kjo çështje është future në një “burg” për të mos dhënë drejtësi.

Duket se edhe ndërkombëtarët, si edhe qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare në diktaturë dhe të këtë tranzicion të tejzgjatur demokratik, janë ndikuar nga “kalendat greke” jo vetëm për ta “burgosur” çështjen çame, pro edhe për të rivrarë edhe një herë trashëgimtarët e atyre që ishin viktimat e një tragjedie që la gjurmë të rënda në kujtesën e popullatës vendase çame, por ishte edhe në relacionet e shkruara të kancelarive europiane dhe asaj amerikane.

Kjo burgosje pati prolog shtëpinë e Sali Hafyz Muhedinit në Paramithi, shtëpi e cila ishte me tre kate dhe mbi 30 dhoma dhe që ishte kthyer në burg, ku ishin mbyllur mbi 500 gra e fëmijë nën moshën 15 vjeçare si dhe 10 burra. Historian që kanë marrë të dhëna nga dëshmitarë okularë, si Rasim Bebo, ka shkruar se “Ushqimi, 100 gram bukë misri dhe një lugë lëng bizeleje ose fasuleje, të pa larë dhe të ngjitur me njëri tjetrin. Morri, sëmundjet dhe uria bënë të vdisnin çdo ditë nga 6-7 veta. Bahçetë e Feti Kapolit të Sami Janos u mbushën me varre. U thërritën disa mjekë anglezë, të veshur me maska, mjekët pasi i vizituan, u thanë: “Ja zboni, ja vritini se brenda pak ditëve do t’ju marrin edhe juve me vete në atë botë”!

Nga kjo frikë ish e burgosura Fatime Jasini nga Paramithia (Dt. 1925) dëshmon: Më në fund na pyetën: “Doni të rrini këtu apo të ikni”? vendosëm të iknim menjëherë. U nisëm rreth 250 gra, nata e parë na zuri në Mininë, e dyta në Filat, e treta në Koskë dhe këndej u ndodhëm në Vërvë, brenda kufirit të Shqipërisë.

Një kollonë e fuqishme ellasite (EAM) duke kaluar Janinë-Mininë, zbriti rrufeshëm në Paramithi më 26. 12. 1944, i përzuri zervistët nga Gumenica. Në tërë Çamërinë u vendos komanda e EAM-it në përbërjen e së cilës bënin pjesë luftëtarët çamë të batalionit IV të regjimentit XV të EAM-it.

Zervistët e lanë vrapin në Korfuz. Nën koloneli Palmer, në raportin e vet shënon: se majori grek Sarandis i kishte thënë se në Korfuz ishin vrarë mbi 60 çamër muslimanë të cilët kishin ardhur në verën e 1944.

Qarkorja Nr. 39, Dt. 28. 01. 1945 e Këshillit të Përgjithshëm të EAM-it për Epirin thuhet: “Duhet të merrni të gjitha masat për pritjen sa më të mirë të çamëve nga të krishterët, për t’u sistemuar ata nëpër shtëpitë e tyre… Me çamët e rikthyer për një jetë normale”.

Të tërhequr nga ftesa dhe zotimi i EAM-it, të nxitur nga dëshira për t’u kthyer në vatrat dhe pasuritë e veta, të shtytur edhe më tepër nga vuajtjet që po heqin, mbi 15.000 veta iu mbush mendja të ktheheshin në vendet e veta.

Askush nga të kthyerit nuk u shtri përtej lumit Kalamait; të gjithë zunë vend në Filat dhe në fshatrat përreth tij.

Profesor Sami Rrepishti që jeton në SHBA citon: “Më 1 qershor 1944, britanikët dhe rusët kanë rënë dakord që në Rumani rusët të lejohen të marrin “inisiativën”, ndërsa në Greqi, britanikët me qëllim që të pengohen divergjencat e veprimit dhe të politikës”.

Nën diktatin e Uiston Çërçillit më 26. 12. 1944 u mblodh konferenca anglo-greke… dhe u vendos në vend të mbretit Demaskinos dhe kryeministër Plastira. Oficerët britanikë deklaronin haptazi se “Greqia është britanike”. Kjo bëri që ushtria angleze zhvilloi luftimet më të rrepta kundra ushtrisë së EAM-it e cila e shkuli pas 4 muajsh luftimesh nga Pireja dhe Athina, dhe u shtri për në veri.

Më 12. 02. 1945, EAM pranoi marrëveshjen e Varkiza. Në të parashikohej çarmatimi i ushtrisë së EAM-it dhe të EDESIT. Armët do t’i dorëzoheshin ushtrisë angleze, e cila do të mbante rendin e qetësinë. Njësitë e ushtrisë së EAM-it në Çamëri u grumbulluan në fshatin Kacika (në jug të Janinës). Kur ato gati kishin mbaruar së dorëzuari armët, u sulmuan nga aeroplanët anglezë. Një pjesë u vra, një pjesë u shpërnda nga mundi. Kurse zervistët e vendosur në Korfuz u lanë të lirë të zbrisnin në Çamëri. Më 05. 03. 1945 me 4 lundra zbarkuan në skelën e Sajadhës; ata kryesoheshin nga major Gallami, Ilia Kaco, Vasil Ballumi etj.

Historiani Albert Kotini, na jep këtë episod: “Vasil Ballumi i dogji djalin në furrë Naile Gjinikës. Kur ja kapin djalin e vetë, Vasil Ballumit dhe ia dhanë Nailes, që të hakmerrej për djalin e saj, ajo, jo vetëm që nuk pranoi, por tha: mua djalin nuk ma ka djegur ky fëmijë… mbasi e mbajti 7 ditë ja dorëzoi Vasil Ballumit, kriminelit të Çamërisë. Që atë ditë Vasili u betua se nuk do të qëllonte më mbi shqiptarët e Çamërisë”.

Zervistët e ardhur nga Korfuzi dhe zervistët e fshehur në Çamëri për kohën që EAM-i ishte në fuqi, u grumbulluan dhe morën fuqinë me plot pushtet pas përpjekjes me EAMI-të të cilët u vranë dhe i arrestuan. Zervistët mblodhën popullsinë muslimane tek puset e mëdha në qendër të Filatit, nën shoqërimin e zervistëve i nisën për në “Shqipëri”. Me të arritur në Kodrez rreth 2 km pa arritur në vendin e quajtur Vanër, kollona e të zbuarve ndeshi me rreth 200 civilë të armatosur; ndër ta Vasil Tasho, Mara Miho etj. Gjatë udhës automobilistike kishin ngritur tre prita njëra pas tjetrës. Burrat i veçonin dhe i merrnin roje të posaçme. Me të krisur pushkët e para, tërë zervistët e mbi udhës iu vërsulën kollonës; kujt i prisnin kryet, kë e çanin me sëpatë, i zhvishnin rrobat, u rrëmbenin gjithçka dhe më pas i vrisnin. Një pamje e tmerrshme. Duke mos parë shteg tjetër për shpëtim, çamët u derdhën në pikë të vrapit tatëpjetë pllajës thikë… me përjashtim të Nustret Balos dhe një nuseje, tërë të tjerët ranë plasur kush këtu e kush atje. Një bari që kulloste dhitë në faqe të malit tregon: se një zervist i ra me sëpatë në zverk e i preu kokën. Disa zervistë iu afruan dy grave të ngarkuara; njëri i mbërtheu për mjekre dhe i ngriti kryet përpjetë, kurse dy të tjerë ua prenë me thika, pastaj u hodhën lakun në këmbë dhe duke i zvarritur i përplasën poshtë murit të xhadesë.

Mbi tragjedinë në Vanër Niko Zhango shkruan: “Me dëshminë e një zervisti” atje “U vranë 65 çamë; e dhjetra të tjerë u hodhën në urën e Naçit”. Hysen Jasini nga Varfanji, thotë: “Vrasësit kryesorë në Vanar përmend : Hristo Beratin, Hristo Shetunin, Ilia Vevesen e Thodhori Kallariqotin (Fletoria “Bashkimi” Nr. 684, 11. 03. 1947).

Poeti i këndon:

O Vanër, Vanër i shretë,
Do na thuash një të vërtetë
Atë që ke parë me si
O ju dijetarë çamë shkruani.

Prof. Dr. Agron Fico, citon: “Me mërgimin tonë në Shqipëri, qeveria demokratike e Shqipërisë i dha masës sonë …një fond 240.000 Fr. në muaj…”. Në mbështetje të kësaj situate, Misioni i UNRRA-s në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Uashingtonit për akordimin në favor të emigrantëve 1.450.000 dollarëve si ndihmë imediate ndaj gjendjes tonë të vështirë. (Illyria, Zëri i fuqishëm i Çamërisë, 05. 09. 2005).

Viktimat dhe humbjet, sipas statistikave, gjatë masakrave të viteve 1944-1945 në kurriz të minoritetit shqiptar në Greqi arrin numrin 2.877, të ndarë si vijon:

Filati me rrethe 1.286, Gumenica me rrethe 292, Paramithia me rrethe 673, Margëllëçi dhe Parga 626, ky qe fati i të gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamëria. Ka dëshmitarë të gjallë të kësaj masakre ngjethëse dhe një ndër këto është libri i Sali Bollatit “Gjurmë Çame”, në faqen 14 shkruan: “…mbeta vetëm unë 7 vjeç dhe motra Qerimani 10 vjeçare, ndërsa 7 pjestarë të tjerë të familjes, si qindra çamë të tjerë u masakruan, u vranë e vdiqën nga dora e zervistëve grekë”. (botimi 2004 Tiranë).

Kjo kasaphanë përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 43.000 çamëve që erdhën e u strehuan në Shqipëri në konditat më të vajtueshme. U dogjën e u shkatërruan 68 katunde mbi 6500 ndërtesa banimi si dhe 85 faltore islamike.

Në llogaritjet e dëmeve rezulton të kenë grabitur në Çamëri dhe nga forcat e zervës: 17.000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21.000 kv. bereqet, 80.000 kv. vaj; gjithashtu produkti i vitit 1944-1945 që arrijnë në 110.000 kv bereqet dhe 30.000 kv vaj. Gjatë emigracionit 110.000 bagëti të holla dhe 24.000 bagëti të trasha ngordhën dhe humbën.

kështu del e qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoi popullata jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm më rrobat e trupit. Kancelari gjerman Shrëder, thotë: “Një njeri mund ta largosh nga shtëpia e tij, por shtëpinë s’ia largon dot nga zemra”. Është e “provuar” se “Shkretëtira dëgjon gjëmimet mbi të edhe kur duket se nuk ka veshë”. Koha që vonon aq sa diçka anësore humbet, diçka tjetër brenda saj e pjek më mirë. Për Çamërinë zëri i saj nuk është lutje lotësh për gjëra të vogla, por është zë i të gjallëve dhe të vdekurve bashkë, klithmë që vazhdon të kullojë gjak.

Sidoqë të jetë, as Europa, as Greqia, as edhe çfarëdo lloj qeverie shqiptare që mund të bëjë lojën greke, nuk do kenë fuqinë të zhbëjnë kujtimet e asaj kohe me genocide mbi shqiptarët e Çamërisë sado vite që të kalojë se nuk ka burg që të burgosë përjetësisht të vërtetën e asaj që është shkruar me gjak në Çamëri.



Të dhënat mbi materialin

Sami Rrepishti,gazeta “Çamëria”, “Genocidi grek ndaj Çamërisë…”, 6 Qershor 2004 Fq. 6.
Zef Mazi,dipllomat. Gazeta “Illyria”, Farsa e politikës greke…. 10 Shkurt 2005.
Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, ‘Tragjedia çame…”, gazeta “Illyria”, 2 mars 2006.
Ibrahim Hoxha, “Viset kombëtare Shqipëtare…”, bot. Tiranë 2000.
James Petifer,“Illyria”, (Kisha greke kundër…), 2 Shkurt 2006.
Prof. Dr. Agron Fico,“Zëri i fuqishëm i Çamërisë trime”, gazeta “Illyria”, 5 shtator 2005.
Albert Kotini,“Tre gurët në Prevezë”, bot. Tiranë 2000 F. 100.
Agim Shehu,“Pronësi në Skelete”, gazeta “Illyria”, 16 Mars 2006.
Sali Bullati,“Gjurmë çame”, bot. Tiranë 2004 F. 14.
Historianët grekë, Niko Zhango dhe Jani G. Sharra, “Viset kombëtare…” botim Tiranë 2000, F. 354-403, I. Hoxha.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
6,690
Pikët
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=7RTuSBaoags[/ame]
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
25,218
Pikët
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

e keni dhjere fare qe beni pakt me vangjel dulen
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
6,690
Pikët
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

rroft Partia, rroft Enveri
se Mehmeti desh na theri….
:p
Mehmeti theri më shumë të tijët...
Mallakastra ka pas familje të mira dhe me emër... i zhduku Mehmeti me farë e më fis
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,298
Pikët
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Greqia nuk njeh minoritete, kërkon të drejta për minoritete jo ekzistuese


Nga: Sal Bollati Më: 11 qershor 2019 Në ora: 19:51

Porsa lexova ne gazetën MAPO të Tiranës deklaratëen e Kryeminsitrit grek z. Cipras: “Shqipëria nuk do pranohet në BE, në rast se nuk njeh t5 drejtat e”minoritetit” grek në Himarë??!
S’ka se si kuptohet kjo deklaratë “zyrtare” nga qeveritari I njëvendi që nuk I ka njohur ligjërisht minoritetet Shqiptare, maqedonase , hebreje e vllahe që jetojnë prej mijëra vjetësh atje?

ZOTI ka krijuar njerëzit të barabartë me njeri tjetrin. Shqiptaret e Çamërisë që nga lashtësia e ruajne gjuhen e tyre. Kështu Peshkopi I Paramithisë para mbi 150 vjetësh përkthen Dhjatën e Re në Shqip sepse të krishterët atje nuk e kuptonin meshën në greqisht. Prandaj Naimi I Madh e quan dialektin Shqip të Camërishtes-GLUHË PERËNDIE. Edhe libri I parë ne shqip Meshari I Gjon Buzukut është shkruajtur me Gluhën e Perëndisë. Po kështu Theofan S. Noli shkruan në do BESË e TRIMËRI, SHKO NË ÇAMËRI .Njëkohësisht krijoi ketu në Amerikë-KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE, duke u dhënë mundësi te krishterëve Shqiptarë të Drejtën për tu varosur në gjuhën Shqipe, jo greke
Pra gjuha e popullit që e fletë atë është simboli I Vërtetë I Kombësisë, së bashku me traditat, veshjet, kulturën dhe edukatën që Trashëgojnë fëmijtë, nipërit e mbesat ne shekuj.

Atëhere z. Cipras përpara se të kërkoni të”drejta ‘ për të tjerët ,duhet të
NJIHNI TË DREJTAT E POPULLËSISË SHQIPTARE TË ÇAMËRISË,
që prej mijëra vjetësh jeton në trojet e lashta Çame. Megjithëse një pjesë të madhe të kësaj popullësie e keni masakruar, vrarë e përzenë me dhunë nga vatrat amtare; pjesën tjetër -Shqiptare me besim të Krishterë që vazhdojnë të jetojnë të nëpërkëmbur atje nuk e njihni, pavaresisht nga gjuha Shqip që flasin.
Shqiptarët e Çamërisë që I keni përzënë me dhunë, edhe këtu në New Yorkun e Amerikës së Bekuar,kërkojnë të Drejtat e Njeriut të Mohuara padrejtësisht nga authoritetet greke.
Intelektualin Atdhetar z. Marko Kepi, si themelues e drejtues I organizatës jo qeveritare “RRËNJËT SHQIPTARE: këtu në NY; duke e shpallur si PARADA ÇAME-në përkujtim të 75 vjetorit të Genocidit grek ndaj Shqiptarëve të Çamërisë e përkrahën. dhe shoqëruan së bashku me organizatat e tjera. mbi 10.000 djem e vasha te veshura me kostume kombtare, kënduan e vallëzuan Shqip që nga “ANA e MALIT’ “DIBRA” KOSOVA, ÇAMËRIA e shumë të tjera, duke valëvitur Flamuj Kuq e Zi, Flamuj me emrin Çamëria dhe Flamuj Amerikan brohorisnin Rroftë Shqipëria, Rroftë Çamëria Shqiptare. Rroftë Amerika e Bekuar u përshëndetën nga mijëra vetë që ndiqnin me kureshtje të madhe këtë manifestim madheshtor Kuq e Zi ne qender te Manhatanit-kryeqytet I Botes.

Manifestim Madhështor ku merte pjesë si Marshalli Parades edhe gazetari I mirënjohur Shqiptar nga Tirana,, Atdhetari I palodhur z.Marin Mema.
Ndryshe nga paria e Tiranes pa Dinjitet Kombtar ,këtu kërkohet të njihen Vrasjet, masakrat ne perputhje me të Drejtat e Njeriut dhe të kërkohet falje për ato padrejtësira që jane ushtruar e vazhdojnë të ushtrohen mbi Shqiptarët Çamë në përgjithësi kudo ndodhen
.Z. Cipras në qoftë se dëshëroni marëdhanie të drejta miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë,duhet të ndiqni shembujt e Gjeneral D Golit dhe Kancelarit Adenaurit që bën para shumë vjetësh midis Francës e Gjermanisë. Një shkrimtar Çam I ndjeri F.Zeqiri ka lënë një amanet: PA LIRINË ÇAME , S’KA QETËSI BALLKANI
FALEMINDERIT Z. M.KEPI, z. M.MEMA E GJITHE TE TJEREVE QE NDERUAN ÇAMERINE SHQIPTARE ,me këtë Manifestim Madheshtor të pa parë

FALEMINDERIT dhe AMERIKES SE BEKUAR që na lejon e krijon mundësi per
KRENARI e KUJTESE TE SHQIPERISE SE VERTETE!!
P.S
Nuk mbeta I cuditur nga qëndrimi I njerit që ka rrëmbyer postin e një shoqate nga më të vjetrat SHQIPTARE ketu ne Amerike, themeluar nga Fan Noli, Faik Konica e tj. Ai megjthëse “edukuar”me Ideologji Islame në Turqi, falet në kishën greke këtu në NY??!; gjate intervistes me gazetaren Atdhetare z. Rafaela Prifti, nuk gjeti mundësi të zëri me gojë emrin Çameri; pavaresisht se mbi 10.000 te rinje e te reja për orë të tëra kendonin e, vallëzonin me veshje Çame duke brohoritur me entuziazem

RROFTË ÇAMËRIA SHQIPTARE
Te njëjtin qëndrim që mban edhe “shefi I tij” në Tiranë-janullatosi
Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan.
________________________________________________
https://www.botasot.info/opinione/1103033/greqia-nuk-njeh-minoritete-kerkon-te-drejta-per-minoritete-jo-ekzistuese/
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

"Britaniket planizuan genocidin grek kunder shqiptareve te Camerise!



Debimi dhe persekutimi i shqiptareve te Cameris nga vatrat e tyre ametare, nuk erdhi vetem si pasoj e urrejties racore – fetare te kriminelit suliot Napoleon Zerva, por erdhi si rezultat i Projektit Britanik per ta pastruar Greqin nga minoritetet. Britaniket kane qene projektuesit dhe zbatuesit e ketij genocidi brrutal qe u zbatua me gjakeftohtesin me te madhe kunder shqiptareve te Camerise, kurse Napoleon Zerva ishte vecse dora kriminale e egzekutimit te ketij plani antishqiptar. Britaniket e zbatuan me perpikmeri kete plan kriminal per cfarosjen e elementit shqiptare nga Cameria dhe kete fakt ata nuk e kane mohuar, por e kane pranuar hapur ne kujtimet dhe raportet e tyre qe kane mbajtur per keto ngjarje te dhimbeshme.

Gjenerali Chris Woodhouse qe ka qene njeri prej drejtuesve kryesor te Misionit Britanik ne Greqi, eshte shprehur qart per misionin e tij ushtarak ne Greqi, duke e pasqyruar ne kujtimet dhe raportin e tij te gjitha porosit qe ju kishin dhene britaniket andarteve grek per te pastruar Epirin nga elementi shqiptar dhe pjesen e Selanikut nga maqedonasit. Ja si eshte shprehur konkretisht ne kujtimet e tij gjenerali britanik qe ka qene edhe njeri prej bashkepuntoreve me te ngusht te kriminelit suliot Napoleon Zerva dhe ka mare pjese direkte ne te gjitha aksjonet ushtarake qe ka bere Zerva ne zonen e Epirit ku ishte vendosur edhe shtabi i tij ushtarak: 

“Ne Epir, Zerva ishte drastik ne zgjidhjen e problemit te Cameve, (shumica e tyre kane bashkepunuar me armiqte), duke i debuar ata nga Greqia per ne Shqiperi. Me Maqedonin (greke), Markua, sebashku me Gotis, eshte sjell njesoj, duke mbledhur te gjitha mbetjet e Mikhalagas dhe Tsaush Andonit.” 

Kurse ne nje pjes tjeter te kujtimeve te tij, gjenerali Woodhouse eshte shprehur me notat me negative per shqiptaret e Camerise, duke mbeshtetur me bindje te plot te gjitha veprimet kriminale qe jane bere nga andartet grek kunder shqiptareve te Camerise.

Ne fjalet e tij nuk ka asnje brerje ndergjegjie per krimet qe ushtruan andartet grek kunder shqiptareve, por aty cfaqet hapur. percmim, urrejtie dhe mashtrim, kunder shqiptareve te Camerise. Ja se cfare mendime te neveriteshme citohen ne kujtimet e tij: 

“Nje pjes e races Came eshte turke, nje pjes shqiptare dhe nje pjes greke. Ne vtin 1941 – 43 ata bashkepunuan me italianet duke e bere rezistencen guerile greke ne ate zone te veshtire. Une asnjeher nuk kam degjuar qe ata te kene rezistuar kunder ndonje armiku. Ne vitin 1944, Zerva i INKURAJUAR nga Misjoni Aleat Britanik nen komanden time i ndoqen ata nga shtepit e tyre per te lehtesuar operacionet kunder armikut. Shumica e tyre u strehuan ne Shqiperi ku edhe atje nuk ishin te mirepritur. Debimi i tyre nga Greqia, ishte gjakesor, per shkak te frymes te gjakmarjes qe egzistonte ne shpirtin e grekeve te ushqyer nga masakrat e cameve qe kishin bere sebashku me italianet. Ne Mars te vitit 1945, Zerva e ka perfunduar komplet misjonin e tij kunder cameve me nje masaker te pafalshme qe kane bere forcat e tij ne Filat te drejtuara nga Zotos. Camet e meritonin ate qe moren, por metodat e tij ishin shume te keqia, ose oficeret e tij vartes i dolen nga komanda. Rezultatet e ketyre veprimeve ne debimin e minoriteteve te pa deshirushme nga toka e tyre, sollen nje ndryshim popullsie ne favor te Greqise. Ndoshta do te ishte mire ti leme gjerat keshtu sic jane.”

Ne njerin prej Raporteve Britanike qe eshte mbajtur prej tre gjeneraleve britanik, J.M. Stivens, C.M.Woodhouse dhe D.J. Wallace qe tregon per kete ngjarje, britaniket i cilesojne banoret autokton te Cametise si (bandit turq) qe per “cudi” para se te largoheshin nga shtepit e tyre nga frika e masakrave greke, “vidhnin” mallin e tyre. Kjo eshte pra llogjika imorale antihumane britanike qe eshte evidentuar qarte ne raportin e tyre qe eshte mbajtur per keto ngjarje kriminale ku humben jeten me qindra shqiptare te pafajshem qe keta te pafytyr i cilesojne si “bandit turq”. Ne kete raport, jepet edhe aktiviteti krimnal i Peshkopit te Paramithis qe kontrollonte shtepit e cameve se mos gjente ndonje njeri te fshehur brenda tyre dhe dilte nga keto shtepi i ngarkuar me plack te vjedhur qe e ngarkonte ne mushken e tij qe ishte mbushur perplot me plack te vjedhur. Ja se cfare eshte shkruar konkretisht ne kete raport: 

“Masakrat ne Cameri jane bere nga Divizioni i 10 (grek). Lt. Kol. Tarrance me disa oficer te tjer britanik, kan qene prezent dhe kan raportuar keto ngjarje te turpeshme. Te gjithe (banditet turq) u larguan me te gjitha armet, kuajt dhe mushkat qe kishin mundur ti mernin. Andartet e regjimentit te 28 dhe Divizionit te 10 – te u ingranuan ne nje origji hakmarje, duke vjedh e shkateruar gjithcka. Nje nga fshatrat me te mire te Paramithisis (Komopolis) u dogj e shkaterua i gjithi. Peshkopi i Paramithis ju bashkua andarteve ne kerkimin e njerezve ne shtepit e boshatisura dhe doli nga njera prej tyre duke shkuar tek mushka e tij qe kishte qene super e ngarkuar me plack, por ishte boshatisur rastesisht nga disa andarte.” 

Pra, eshte fare e qart se genocidi grek kunder shqiptareve te Cameris u planizua nga Britaniket dhe u zbatua me perpikmeri nga krimineli suliot Napoleon Zerva dhe ky fakt eshte dokumentuar qarte ne te gjitha raportet e kujtimet e britanikeve, keshtu qe kjo e vertet absolute duhet denoncuar fort dhe Qeveria Britanike te vihet para pergjegjesise morale dhe penale per kete krim qe ka bere kunder shqiptareve. Qeveria shqiptare dhe perfaqesuesit e partise PDIU qe mbrojne interesat e komunitetit Cam ne Shqiperi, duhet ta ngrejne zerin dhe denoncojne hapur pjesmarjen e britanikeve ne kete masaker dhe ti kerkojne Qeverise Britanike te hapi arshivat e saj dhe prezantoi tek Qeveria Shqiptare te gjitha dokumentat qe disponon ne arshivat e saj qe flasin per kete ngjarje tragjike. 

Ky eshte aktiviteti antihuman i kolonizatoreve Britanik qe shume shqiptare na e shesin si njerin prej shteteve me miqesore te shqiptareve. Eshte per tu cidiutur me mentalitetin vasal te shqiptare qe /armikut i thot mik, kurse mikut i thote armik/?!

Burimi: http://shqiperiaebashkuar.al
 

Attachments

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
6,690
Pikët
113
Kazatë më këmb' u ngrinë

Kazatë më këmb' u ngrinë,
Çamërjotë dhjetë milë,
Në krie kanë Abedinë,
Abedin Dinua bajrak,
Evropit i dha xhevap,
Vendin junanit s'ia jap
Pa bitur vëndi me gjak.
Evrop-o dhelpëra plakë,
S'na vë dot ti ne në lak,
Jemi ka gjaku pellazg,
se lëshojmë këtë prak,
të vdesëm na duket pak.
Gjithë çamërit u ngrinë,
Thone ''s' e duam Gërqinë,
S'ndahemi me Shqipërinë..
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
6,690
Pikët
113
Nga Namik Selmani

Kur prek Çamërinë

Nuk dua buzuqet ku ngrihet dallga e këngës
Kur pjatat thyhen nga hapat e valles palikare.
Dua të shtrihem qoftë një natë në Tokën e Ëndrrës
Në Globoçarin çam të zgjohem mes portokalleve.

Nuk dua të më mbeten sytë ziliqarë pas vetrine.
As të shoh markat e makinave luksoze në semaforë.
Dua aromë borziloku e manxurani në vatra Çamërie
Të mos më vijë droje nga loti i mallit parajsor.

Nuk dua të shoh tragetet e mbushura me reklama.
Nuk kam nevojë për tabelat që tregojë rrugë.
Ja këndej xhixho Rexhua ecte mes mjegullave të bardha.
Me një këngë dashurie si trëndafili në buzë.

Sikur shoh lotë nënash që derdheshin atë ditë qershori
Tek linin pas krahëve tym lufte, furrat dhe pragjet.
Dua të vë në flokë kurorë me lule shege e ftoi.
Të prek duardridhur livadhet, arrat, fiqtë e bajamet.

Mos më shihni si lypsare në sy të trishtuar mëshire!
Kam shushurimën e krojeve në brigjeve të blerta.
Në palcën e palcës kam Jonin me rreze drite.
Kam amanetin që vjen në zemër si lule të freskëta.

Dhiolitë presin, presin për Festën e Kthimit
Në rrënoja gurësh ka ende ce djepe të fshehur.
Gurët e luturvive edhe me gjokset do i lëvizim
Për ëndrrën e shpirtit që si moshkall është mbledhur.

Dhiolitë-orkestra popullore që përdoreshin ë Çamëri
Luturvi-punishte për vaj ulliri
Moshkall-peng. lëmsh, brengë.
 
Top