• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë është 'Besimi'

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Çfarë është besimi?

Definicioni:
BESIM m. sh.

Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të. Besimi fetar (i krishterë, mysliman).

Çfarë i shtyjnë njerëzit të besojnë? A e errëson besimi arsyen?

Sa më religjioz të jetë dikush, aq më shumë beson; sa më shumë të besojë, aq më pak mendon; sa më pak të mendojë, aq më budalla është; sa më budalla të jetë, aq më letë është të nënshtrohet.
Kjo është e vlefshme po aq sa për anëtarë të sekteve sa edhe për pjesëtarë të besimeve të mëdhe të botës me pohimet e tyre jotolerante e të dhunshme mbi të 'Vërtetën'. Përkundrejt kësaj ndihmon veç sqarimi.

(Dr. Dr. Adolf Holl, teolog austriak, sociolog religjonesh)
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Çfarë është besimi?

Definicioni:
BESIM m. sh.

Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të. Besimi fetar (i krishterë, mysliman).
Çfarë i shtyjnë njerëzit të besojnë? A e errëson besimi arsyen?
Pershendetje!

Qellimi dhe detyra kryesore e njeriut eshte te gjeje kuptimin e jetes
PAsi kemi lindur te pafuqishem e te paditur duhet te rebelohemi per te mare apo arrire ate qe na nevoitet. Ne rritje e siper detyra jone kryesore eshte te fitojme pastertine e mendimit. Duke fituar kete te fundit njohim natyren njerezore qe na rreton, e kjo ngjall tek ne frika te ndryshme, Te kesh besim tek dikush apo dicka eshte dicka qe askush nuk mund ta shmange. Por te besosh do te thote te ekspozohesh, te ndjehesh i lire, te japesh dicka nga vetja, , por ne fakt eshte frika ajo qe na bej te besojme, Besimi eshte pafuqia per tu perballur me dicka, qe con ne nenshtrim te detyruar ndaj dickaje tjeter apo dikujt, edhe pse ndodh ne pavetedijen tone.

.
Sa më religjioz të jetë dikush, aq më shumë beson; sa më shumë të besojë, aq më pak mendon; sa më pak të mendojë, aq më budalla është; sa më budalla të jetë, aq më letë është të nënshtrohet.
Kjo është e vlefshme po aq sa për anëtarë të sekteve sa edhe për pjesëtarë të besimeve të mëdhe të botës me pohimet e tyre jotolerante e të dhunshme mbi të 'Vërtetën'. Përkundrejt kësaj ndihmon veç sqarimi.
Sic e thashe edhe me siper Frika ben qe ne te besojme e nenshtrohemi ndaj dickaje. Qofte kjo per besimtaret e religjioneve, po ashtu edhe per jobesimtaret e religjioneve. Pamundesi per te shpjeguar dicka na ben te besojme ne dicka supreme ndaj nesh, frika nga e verteta , po ashtu, dhe kjo con drejt nje doreheqjeje te pavetedijshme, ne mbyllje te deshires e kureshtjes ndaj misterit qe na rrethon. Qe do te thote njeriu ngelet ne vend numero ne shume aspekte ( injorant ) duke u munduar ti jape zgjidhje gjithckaje vetem me perkufizime abstrakte e te hamendesuara.

P.S Ajo qe ka bere boten te ece me hapa te pershpejtuara se fundmi ka qene ndergjegjesimi ndaj paranormales( Mosbesimi).
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Gjithsesi nuk duket asnje perkufizim i ''Besimit'' ne ato qe shikoj te poastuara ketu.

Une mendoj se Besimi jnuk vjen per shkak frike , kjo varet pastaj se si disa njerez besojne.

Varet nga lloji i fese qe dikush eshte duke hyre.

Nuk jane te gjitha fete njesoj.
Ne krishterim nuk beson nga frika por nga ajo qe ke kuptuar.

Ne krishterim duhet me se pari te degjosh , te kuptosh dhe pastaj te besosh.

Personalisht nuk ftoj askend te besoje nese me pare nuk ka degjuar per ungjillin dhe nuk ka kuptuar.

Sepse nuk mund te jesh besimtar i vertete i krishtere nese nuk degjon dhe nuk kupton mesazhin e predikimit te ungjillit.

Kur une si Alban kam besuar tek Jezusi une nuk e bera nga frika por sepse degjova per ungjillin , degjova per lajmin e mire dhe per te keqin si dhe e kuptova dhe pastaj askush nuk me detyroi por vendosa vete te besoj.

Ne krishterim keshtu eshte askush nuk te detyron te besosh ose jo , te gjithe jane te lire qe te besojne ose jo.

Ketu nuk behet fjale fare per frike as per budallallepsje por per kuptim per degji per arsyetim dhe ne fund per liri per te vendosur.

Ndersa sa i perket perkufizimit te besimit , sigurisht qe besimi eshte

Hebrenjte 1:1
Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;

Por gjithashtu dua te shikojme edh dicka tjeter...... C'fare sjell besimi?

Romaket 5
Kapitulli 5
1
Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
2
me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.
3
Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,
4
këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.
5
Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

Respekte nga Alkoma.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Alkoma!

Me thuaj arsyen logjike pse ti beson edhe une e vazhdoj kete diskutim.

Ne te kundert Exit...

Faleminderit!

P.s Shpjegimi im eshte shkencor dhe nuk mund ta hidhni poshte.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Alkoma!

Me thuaj arsyen logjike pse ti beson edhe une e vazhdoj kete diskutim.

Ne te kundert Exit...

Faleminderit!

P.s Shpjegimi im eshte shkencor dhe nuk mund ta hidhni poshte.

1 Gjonit 4:18-21
18
Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.
19
Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.

20
Po të thotë dikush: ``Unë e dua Perëndinë`` dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?
21
Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet.

NGA KJO QE SAPO LEXOVE
PER TU THEKSUAR
PSE UNE BESOJ?

1 Gjonit 4: 19
Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.

respekte nga Alkoma
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

1 Gjonit 4:18-21
18
Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.
19
Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.

20
Po të thotë dikush: ``Unë e dua Perëndinë`` dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?
21
Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet.

NGA KJO QE SAPO LEXOVE
PER TU THEKSUAR
PSE UNE BESOJ?

1 Gjonit 4: 19
Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.

respekte nga Alkoma
Alkoma!

Sarij te gjej menyre tjeter me te thjeshte se ajo qe te kerkova te me jepje shpjegimin logjik " Pse ti beson"

Harroje Biblen, mojsiun, Gjonin Zotin e ku ta di une per nje moment edhe me jep mendimin tend logjik.

Pse ti beson?!
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Alkoma!

Sarij te gjej menyre tjeter me te thjeshte se ajo qe te kerkova te me jepje shpjegimin logjik " Pse ti beson"

Harroje Biblen, mojsiun, Gjonin Zotin e ku ta di une per nje moment edhe me jep mendimin tend logjik.

Pse ti beson?!
Nuk ka asnje aresye tjeter pervec kesaj :

Une e dua Jezusin dhe besoj tek Ai sepse Ai me deshi i pari duke dhene jeten e Tij ne kryq per mua.

Eshte shume logjik e thjeshte .

Nuk ka dashuri me te madhe se kjo , qe dikush te jape jeten e Tij per te tjere. Sidomos kur behet djale per mua . Dashuria e Tij per mua me beri ti dorezoj jeten krejtesisht dhe ti besoj per c'do gje.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Nuk ka asnje aresye tjeter pervec kesaj :

Une e dua Jezusin dhe besoj tek Ai sepse Ai me deshi i pari duke dhene jeten e Tij ne kryq per mua.

Eshte shume logjik e thjeshte .

Nuk ka dashuri me te madhe se kjo , qe dikush te jape jeten e Tij per te tjere. Sidomos kur behet djale per mua . Dashuria e Tij per mua me beri ti dorezoj jeten krejtesisht dhe ti besoj per c'do gje.
me keqardheje po ta them se vertetove ate qe kam thene tek postimi #2.

Nje pyetje kam une te fundit per ta kompletuar teorine time...

Kur ke filluar te besosh? ( mosha)
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Edhe dicka...
Te besosh sdo te thote vetem te besosh ne Zot.
une edhe pse sbesoj ne zot besoj shume ne shume te tjera.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

me keqardheje po ta them se vertetove ate qe kam thene tek postimi #2.

Nje pyetje kam une te fundit per ta kompletuar teorine time...

Kur ke filluar te besosh? ( mosha)
Per ty mund te vertetoje shume gjera .

Por nje gje di te them ajo qe me beri te besoj eshte dashuria.

Une kam besuar qe i vogel dhe kam degjuar qe i vogel per krishtin. Sepse vij nga nje familje me origjine ortodokse . Por vetem kur kuptova dashurine e Krishtit per mua , vetem atehere i kam dhene jeten Krishtit per te mos u kthyer me.

Aresyeja pse ti them keto eshte per tu pergjigjur sa me sakte duke mos genjyer aspak ne asnje gje.

Une kam besuar qe ne moshen 9 vjec , por ja kam dhene jeten totalisht Zotit duke e vene besimin tim tek Ai plotesiht ne moshen 20 vjec.

Shpresoj se i jam pergjigjur pyetjes tuaj.

Respekte nga Alkoma.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Per ty mund te vertetoje shume gjera .

Por nje gje di te them ajo qe me beri te besoj eshte dashuria.

Une kam besuar qe i vogel dhe kam degjuar qe i vogel per krishtin. Sepse vij nga nje familje me origjine ortodokse . Por vetem kur kuptova dashurine e Krishtit per mua , vetem atehere i kam dhene jeten Krishtit per te mos u kthyer me.
Ok!

Gjithashtu edhe une jam ortodoks, madje aq shume sa daja im ( qofte ne paqe ) ka qene prift. Jam Ortodoks prej 10 brezash i di une por mund te jene edhe me shume. edhe pse sbesoj ne kshu gjerash...Nejse... puna eshte se ti e kap besimin vetem me zotin. edhe kjo eshte ajo qe dua te te them. mundohu ta mendosh besimin si ndjenje ndaj gjithckaje, mos e veco ate... Kemi familje , shoqeri, fis njerez qe si njohim...ka shume gjera... une them se ti i beson edhe shitesit kur vete ble buke. apo gruas kur te shtron darken, e shume gjera si keto,,,

Une kam besuar qe ne moshen 9 vjec , por ja kam dhene jeten totalisht Zotit duke e vene besimin tim tek Ai plotesiht ne moshen 20 vjec.
Sic te thashe edhe me siper. le ta diskutojme ate si dukuri jo fetare, por jetike, pasi e tille eshte,

Pra me jep nje pergjigje, pse njerezit ose me sakte ti beson, mos e perfshi perendine ketu,\

Pyetja eshte; Pse une duhet ti besoj shitesit e ti jap leket pa em dhene ai buken ose e kunderta sepse kjo vlen edhe per shitesin?!

Respekte
 
PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Çfarë është besimi?
Besimi nuk eshte vetem deklarimi qe ben njeriu me gjuhen e tij se ai eshte besimtar, siç bejne pjesa dermuese e hipokriteve te cilet deklarojnë me goje se jane besimtare por, zemra e tyre eshte shume larg besimit te vertete. Besimi nuk eshte as kryerja siperfaqesore e veprimeve per te cilat janë te obliguar besimtaret, ashtu siç bejne shume prej njerezve te cilet, paraqiten si njerez te mire, qe bejne pune te mira, por ne te vertete zemrat e tyre jane krejt bosh nga miresia e vertete dhe jane shume larg sinqeritetit ndaj Krijuesit te Gjithesise.Pra besimi nuk eshte vetem shprehja e fjaleve, as levizjet fizike, as produkti i mendjes. Besimi ne vetvete eshte veper e brendesise se njeriut, te cilin e bejne te njohur shqisat dhe qe rrethohet nga te gjitha anet me koshience, deshire dhe ekzistence.

Çfarë i shtyjnë njerëzit të besojnë? A e errëson besimi arsyen?
Mua me shtyjen te besoje krijesen time(qenien njerezore)Njeriu nuk u paraqit ne kete bote rastesisht e as si loje e natyres se verber. Nuk erdhi ketu qe, i nxitur nga pasionet, te jetoje nje kohe te caktuar dhe te zhduket pergjithmone. Ai eshte planifikuar pergjithmone ne suaza te konceptit totalitar te Zotit, ne te eshte i caktuar vendi dhe misioni i tij.Nga menyra se si e ka kuptuar dhe si e ka kryer misionin e vet, do te varet dhe lumturia ne kete bote dhe ne boten e ameshuar.Nje njeri pa besim, e humbet sensin e te qenit njeri. Per pasoje do te kemi nje krijese me ndjenja te vdekura, ose pa ndjenja fare i cili eshte shnderruar ne nje qenie te ulet, ne nje qenie pa karakter, nje qenie qe nuk degjon thirrjen e gjakut, qe nuk dallon dot te miren nga e keqja. Kjo ben qe sot te hasim njeriun qe vret njeriun

`thankyou`
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Alkoma!

Tek shitesi ne japm leket ose na jep buken i pari per te evituar debatin i cili sdihet ku na shpie,( Frike e pavetedijshme)

Gruas i kemi besuar se na ka dashur pasi ne vete kemi pasur friken e humbjes ne fillimet e mardhenies,( Kontakti i pare Frike e pavetedijshme)

Familjes i kemi besuar pasi na ka rritur e na ka dhene cka kemi( kur ishim femije kishim besim te pavetedijshem, ne adoleshence kishim bindje qe conin ne besimin efjaleve te tyre, Frike e pavetedijshme)

Te pyeta per keto pasi nese skuptohet thelbi i besimit atehere eshte gjithcka e kote, Edhe te jesh i bindur qe cdo gje eshte ceshtje frike , edhe pse ne pavetedijen tone, Eshte vertetuar skencerisht qe besimi te ndihmon te kaperxesh shume momente te veshtira, Me gjithe respektin, une sinqerisht i respektoj ata qe besojne , por jam kundra besimit te verber.

Ju personalisht keni bere studime mbi biblen se sa e vertete eshte ajo pasi e keni lexuar e keni degjuar aq shume per te?!
 
http://www.radioislame.com/new/artikulli.php?id=581

flm edhe ty ;)

Mendimet vetjake do të çmoheshin më shumë.

@Alkoma? Po pres ende të lexoj nga ty, çfarë është besimi për ty? Nga buron ai?

Jemi në këndin e 'botës shpirtërore'. Sigurisht që flasim për besimin në qënie më të larta se ne, në Zotra
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Alkoma!

Tek shitesi ne japm leket ose na jep buken i pari per te evituar debatin i cili sdihet ku na shpie,( Frike e pavetedijshme)
Po , e drejte por vetem kur te kuptoj se shitesi me do te miren atehere do te kem besim tek ai.

Gruas i kemi besuar se na ka dashur pasi ne vete kemi pasur friken e humbjes ne fillimet e mardhenies,( Kontakti i pare Frike e pavetedijshme)
gruan e kam besuar se me do dhe ka dhene jeten e saj mua pa kushte. Me mua te pakten keshtu ka ndodhur nuk di me te tjeret.

Familjes i kemi besuar pasi na ka rritur e na ka dhene cka kemi( kur ishim femije kishim besim te pavetedijshem, ne adoleshence kishim bindje qe conin ne besimin efjaleve te tyre, Frike e pavetedijshme)
Familjes i kam besuar sepse e di qe me kane dashur dhe e kane treguar kete me vepra. Vetem nqs e kuptoj qe nuk me duan atehere nuk do kem besim. Por deri tani nuk ka ndodhur.

Te pyeta per keto pasi nese skuptohet thelbi i besimit atehere eshte gjithcka e kote, Edhe te jesh i bindur qe cdo gje eshte ceshtje frike , edhe pse ne pavetedijen tone, Eshte vertetuar skencerisht qe besimi te ndihmon te kaperxesh shume momente te veshtira, Me gjithe respektin, une sinqerisht i respektoj ata qe besojne , por jam kundra besimit te verber.
Nqs eshte vertetuar shkencerisht atehere mendoj se ''shkenca'' duhet te beje nje studim tjeter.
Pasi besimi vjen nga dukja ne drite e dashurise pa kushte.

Ju personalisht keni bere studime mbi biblen se sa e vertete eshte ajo pasi e keni lexuar e keni degjuar aq shume per te?!
Po kam bere studime , jo shume te thella por po kam bere. keto studime nuk i kam bere kur isha 9 vjec as kur isha 20 por ngadal ngadal.

Edhe une i respektoj Ateistet sepse jane njerez si une madje i dua si gjithe njerezit e tjere.

Edhe pse nuk besoj shumicen e gjerave qe ata besojne kjo nuk dmth se c'do gje e kane gabim.

Edhe une kam mesuar prej ateisteve, psh nje pedagogu im ne fakultet ka qene ateist por prej tij kam mesuar shume gjera.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

@Alkoma? Po pres ende të lexoj nga ty, çfarë është besimi për ty? Nga buron ai?

Jemi në këndin e 'botës shpirtërore'. Sigurisht që flasim për besimin në qënie më të larta se në, në Zotra

Chanel une e kam thene mendimin tim por ndoshta mund ta riformuloj.

Besimi( ne lidhje me Perendine) per mua eshte te behesh njesh me natyren e perendise. Pra nje njeri ne shpirt te behet njesh me Perendine.

Ose qe te kuptohet me mire se c'fare dua te them eshte :
Shpirti i njeritu te behet njesh me SHpirtin e Perendise.

Nga buron ky besim?

Nga vete Shpirti i Perendise.

Pse them keshut?

Sepse besimi vjen nga degjimi , nese nuk degjon nuk mund te besosh. Une kam degjuar dhe kam kuptuar nga ajo qe kam degjuar.

AJo qe kam degjuar me ka bere pershtypje te thelle.

C'fare me ka bere pershtypje te thelle?

Nje person qe ishte pa asnje mekat eshte torturuar dhe eshte rrahur me mjetet me te keqija ne ate kohe dhe eshte peshtyre eshte perqeshur dhe ka vuajtur , pastaj eshte gozhduar dhe ka vdekur duke thene:- At fali se nuk dijne se c'fare bejne.

E si te mos me prekte dhe te me bente pershtypke te thelle kjo veper ?

kjo veper u be per nje aresye , ai person nuk vajti kot atje ne kryq.

Aresyeja e vetme qe kam gjetur eshte kjo:- vdiq per mekatin tim.

Nuk ka dashuri me te madhe se kjo, Ai vdiq per mekatin tim.
Nuk ka se ku ta vendos besimin ne tjeter vend pervecse tek Ai qe vdiq per mekatin tim.

Dhe kur une e vendosa tek Ai besimin tim sepse pashe dashurine e Tij per mua qe u duk deri ne vdekje te kryqit, atehere Shpirti i Perendise erdhi te banoje ne shpirtin tim,. dhe ky veprim i Shpirtit te Perendise e ndryshoi zemren time dhe beri qe qenia ime te kete besimin e Shpirtit te Perendise.

Sepse Shpirti i Perendise banon ne mua.

dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Shpirti që ai na dha.

Nese ka dicka qe nuk kupton me thuaj .......ndoshta mund te shpjegoj me mire.

respekte nga Alkoma
 
PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

aha Ok!

Un per vete besoj ne Zoti Allahu(xh.sh.) dhe shume i bukur eshte ai shkrimi qe ka shkrujta motra jon muslimane per besimin Nga: Myzejen MYFTARI....nuk kam cka te diskutoje me shume ...!!!

;))

`thankyou` per ty qe e ke hape temen
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Per mua besimi vjen nga dashuria

dhe pasojat e besimit jane :

kembngulja, pervoja, shprsa e cila nuk turperon kurre.

Per sot me duhet ta mbyll do te flasim neser , naten e mire dhe Zoti ju bekofte.

pershendetje per temen, eshte nje teme shume e mire.

`thankyou`

Bless you all -- nga Alkoma
 
Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Chanel une e kam thene mendimin tim por ndoshta mund ta riformuloj.

Besimi( ne lidhje me Perendine) per mua eshte te behesh njesh me natyren e perendise. Pra nje njeri ne shpirt te behet njesh me Perendine.

Ose qe te kuptohet me mire se c'fare dua te them eshte :
Shpirti i njeritu te behet njesh me SHpirtin e Perendise.

Nga buron ky besim?

Nga vete Shpirti i Perendise.
Çfarë është shpirti i Perëndisë?

Sepse besimi vjen nga degjimi , nese nuk degjon nuk mund te besosh. Une kam degjuar dhe kam kuptuar nga ajo qe kam degjuar.
AJo qe kam degjuar me ka bere pershtypje te thelle.
Unë dëgjova sot, se bota do të përmbyset në 2012. Reshershova në internet dhe gjeta shumë matrial që e mbështeste këtë fakt. Aq përshtypje të thellë më la, sa më hyri frika për një moment. A duhet të besoj unë?

Nje person qe ishte pa asnje mekat eshte torturuar dhe eshte rrahur me mjetet me te keqija ne ate kohe dhe eshte peshtyre eshte perqeshur dhe ka vuajtur , pastaj eshte gozhduar dhe ka vdekur duke thene:- At fali se nuk dijne se c'fare bejne.
Ti nuk ke ekzistuar në atë kohë. Si mund të të bëjë përshtypje?

Aresyeja e vetme qe kam gjetur eshte kjo:- vdiq per mekatin tim.
Si mund të besosh, kur dikush paska vdek për ty, e ty të duheshin mijëvjeçare për të parë diellin me sy?-nani-

Sepse Shpirti i Perendise banon ne mua.
Jetoni bashkë?
 
Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Çfarë është 'Besimi'

Më duket se duhet të bëjmë dallimet midis : ''Pse mendojmë se Zoti ekziston‘ dhe arsyeve pse besojmë në Zot. Megjithëse unë nuk e di, si mund të besoj në Zot, nqs nuk besoj në ekzistencën e tij. E në fakt kjo është fillimi i gjithçkaje. Ne themi ‚besojmë‘ ...
Le të marrim një shembull:

Mua më pyet mami:
''Chanel, nuk e gjej çelësin. E di ku është?''
Atëherë unë i përgjigjem:
‚ Besoj, se çelësi është mbi tryezë‘ ose i përgjigjem
‚Çelësi është mbi tryezë‘.

Këto dy fjali janë shumë të ndryshme nga ana kuptimore nga njëra- tjetra. Në fjalinë e parë, unë shpreh pasiguri. ‚Besoj se është mbi tryezë, por nuk e di me të vërtetë, nuk jam e sigurtë. Pra besimi shpreh pasiguri. Në fjalinë e dytë, unë i përgjigjem me siguri sepse e DI që çelësi është aty.

I rikthehemi tani çështjes së besimit. Besimi në Zot përbën në vetvete pasiguri. Përndryshe do të shpreheshim duke përdor ndonjë formë të foljeve ‘ dij’, ‘njoh’ etj. Ne nuk kemi ekzistuar në kohën kur jetoi Jezuesi, as Muhamedi, as kemi qënë aty kur Kurani iu zbrit këtij të fundit në Tokë. Nuk kemi qënë në asnjë moment të pranishëm. Si mund të besojmë pra që këto libra psh, janë fjala e të Gjithëfuqishmit?

Shumë besimtarë(Alkoma përfshirë si e shprehu në një postim) kanë një argument shumë të forte përse besojnë: ai i ashtuqujturi ‘Përjetimi vetjak i Zotit’. Sipas një interviste të Gallup 10% e amerikanëve të pyetur, të cilët ishin edhe frekuentues të kishave, kanë një përjetim vetjak të Zotit. Nqs dikush e ka përjetuar vetë Zotin, ky është një argument i fortë. Por çfarë më sjell mua si jobesimtare ky argument?

Vrasësi serial Peter Sutcliff (13 gra të vrara, 7 të plagosura rëndë) tha se kishte dëgjuar zërin e Zotit, që i thonte të bënte këto vrasje. Duhet unë ti besoj atij?
Besimtarët e shumtë, për të mos thënë të gjithë, nuk do ti besonin. Që SUTCLIFF ishte vrasës, nuk është argument. Edhe Moisiu mori nga Zoti urdhërin për vrasje masive. Dmth mund të themi: SUTCLIFF nuk e ka dëgjuar zërin e Zotit , sepse ndërmori një vrasje. Ai ose ka gënjyer ose është ngatërruar. Atëherë, sipas këtij arsyetimi, mund të themi se edhe Moisu gënjeu ose u ngatërrua. POR nqs i besohet Moisiut, duhet ti besohet edhe PETER SUTCLIFF, gjë që s'kemi si ta bëjmë. Por atëherë, përse besojmë në tregimin e bukur të Moisiut?
 
Top