• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë është Blogger?

Hoxy

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 6, 2016
Postime
25
Pikët
3
Çfarë është Blogger?

Platëforma për krijimin e blogeve mbeshtetur nga Google.



Blogger.com është platformë falas në pronësi të Google, platformë e krijuar e gatshme qe ofrohet për përdoruesit "shfrytëzuesit e internetit" për të ndërtuar bloget e tyre , ku mund të ndajnë gjithçka që deshirojnë. Mund të jetë një blog personal ose një blog profesional për një temë të veçantë. Blogger, i cili nënkupton këtë : "Web Logger", është rritur në popullaritet gjatë viteve të fundit.

Pra Blogger është planifikuar për tu përdorur si platformë e gatshme për krijimin e blogeve falas. Është platformë e ndërtuar nga "Pyra Labs "qe me pas u ble nga Google dhe më pas u zhvillua dhe u avancua si platformë , blogger është në pronësi të kompanisë Google.
Ndërsa ju jeni vetëm një përfitues i një ose me shumë blogeve qe dhurohet nga Google Blogger për palën tjetër , në shfrytëzim të blogut. Google është pronari legjitim i çdo blogi Blogger , ndërsa ju jeni vetëm një përfitues i një ose disa blogeve.

BLOGGER dhuron ëmer falas për ndërtimin e adreses tuaj në internet.
Adresë qe përfshin Url , shembull : theinj3ct0r.blogspot.com.
Ëmerat për regjistrim duhet të jenë unik dhe të pa regjistruar më parë.

Gjithashtu Blogger është një adresë e juaj në internet që përmban Artikujt të cilët ju i keni ndarë në blogun tuaj blogger/blogspot , shërben si një ditar i punës tuaj në internet.
Për të marrë udhëzime për ndërtimin e blogeve blogger thjeshtë hyr në : theinj3ct0r.blogspot.com/2019/08/tutorial-si-te-krijoni-nje-uebsajt-falas.html
  • Google Blogger ofron ëmer domain falas me prapashtesën BLOGSPOT.COM ,çdo domein i regjistruar në BLOGGER automatikisht merr një ëmer domain falas dhe prapashtesa është blogspot.com ( shembull : theinj3ct0r.blogspot.com)


HISTORIA E BLOGGER

Si erdhi në jetë platforma blogger ?.
Më 23 gusht 1999, Blogger u nis nga "Pyra Labs" , si platformë falas për zhvillimin e blogeve. Në shkurt 2003, Pyra Labs u ble nga Google "përfshirë domenin blogger", nën kushte endë të pa zbuluara. Kjo bëri që shumë tipare në Blogger.com të jenë të lira. Por nuk është vetëm kjo Google ka quar përpara zhvillimin e blogger/blogspot.
Pasi Google bleu Picasa , kjo bëri qe blogeret të kenë mundësinë të postojnë foto në bloget e tyre të mbeshtetura ne Blogger të Google.



Perfitimet nga Blogger ,

Perfitimet nga Blogger mund të jenë të shumta dhe të ndryshme, por asgjë nuk është e garantuar dhe nuk është fare e lehtë për të marrë fitime të parave $$$ , duhet punuar me intensitetin të lartë për të fituar një audiencë të gjerë vizitorësh në blogun tuaj , qe te filloni hapat e parë për t'u drejtuar tek të ardhurat " monedha".
Nese jeni fillostarë në blogim , dhe me ambicje për të korrur të ardhurat nga blogi i juaj , duhet të bëni durim.
Pse të bëni durim? Ka 3 arsye :
1 Krijimin e besushmërisë për blogun tuaj.
2 Të ndërtoni një blog me shume artikuj unik "tutoriale të shkruajtura mirë", të orejntuara në niche të caktuar.
3 Të sjellni trafik sa më të madh në blogun tuaj, të kembeni link me faqe tjera , të mbani çdo ditë të freskët blogun tuaj duke shtuar postime ditë pas dite.
Blogger , gjithashtu mbështet disa menyra te fitimit të parave online. Ju mundëson të shkëmbeni reklama të ndryshme " Baner , POP UP " çe paguajnë për vizitorë dhe klikime mbi reklamat e vendosura në blog.
Blogger mbeshtet të ardhurat Google Adsense , por politika Adsense është e limituar vetem në disa gjuhë të botës dhe nuk lejohen postime copy paste.
Nese ju jeni bloger me ambicje Google Adsense atëherë , blogi duhet ti ketë artikujt unik dhe në njerën nga gjuhët qe mbeshtetura nga Adsense. Për të kuptuar se cilat gjuhë mbështet adsense atëherë shkoni këtu :https://support.google.com/adsense/answer/9727?hl=en

STATISTIKAT E BLOGGER
.

BLOGGER , qëndron si platformë numër dy në botë për krijimin e blogeve , pas platformës wordpress që është më i integruar dhe ofron më shumë mundësi për të menaxhuar , shtuar shtojca qe është softvar me burim kodi të hapur " open source".
Blogger ofron vizitorë të pa fund dhe 99% është up-time ose qëndron online edhe kur numëri i vizitorëve është i madh ose i mbingarkuar. Për dallim me paketat falas qe ofrohen për krijimin e blogeve , Blogger dominon 100% si me i sigurt dhe më i qendrushem.



NDERTIMI TEMPLATE LAYOUTS.

Në Blogger, ka një numër modelesh të paravendosur në sirtar të blogger, si dhe mijëra të tjerë në dispozicion nga çdo numër faqesh në internet. Thjesht mund ta shkarkoni modelin dhe ta ngarkoni në blogun tuaj Blogger. Ndryshimi i ngjyrave mund të bëhet duke redaktuar kodimin e HTML dhe CSS. Bëni faqen tuaj në internet edhe për sa i përket mënyrës se si duket.
Gjithashtu ju mundëson të integroni templates të koduara nga ju , ju mundëson të editoni dhe përmisoni paraqitjen e pamjes së bloggut t'uaj.



RREZIQET.


Pse është e rrezikshme të ndërtoni blogun tuaj në Blogger/Blogspot?
Si çdo platformë për krijimin e blogeve falas bart me vete rrezikun e ndërprerjes së shërbimit falas qe ofrojnë kompanitë e hostingu-të mbeshtetura ne ndërtimin e blogeve falas.
Çdo paket e ofruar falas është e pa sigurt dhe mund të ndërprehet pa asnjë paralajmërim dhe ju mund ta humbisni blogun tuaj, dhe artikujt qe zotëroni në një blog të ndërtuar falas.
Ndërsa Google Blogger krahasuar me paketat falas host qe ofrohen në internet është më e sigurta dhe me fleksibile. Është e rekomanduar për Bloggert dhe bizneset fillestare.

Siguria në blogger/blogspot

SIGURIA , siguria në Blogger krahasuar me çdo platformë për krijimin e blogeve ne internet është në përgjithësi maksimalisht më e mbrojtur nga sulmet "hack" , dhe mbahet gjithmonë e sigurt nga updatet e Google Blogger.
  • Është 99% me e sigurtë se çdo platformë tjetër qe ofrohen me open source " burim të hapur" CMS script.
Country Specific URL.
Blogger ka integruar për të gjitha bloget e tij me adresat e URL-ve specifike të përdoruesit, shembull. "Theinj3ct0r.blogspot.com" automatikisht do të ridrejtohet tek theinj3ct0r.blogspot.de në Gjermani, theinj3ct0r.blogspot.us në SHBA
, theinj3ctr0r.blogspot.al në Shqipëri.

  • Blogspot riderekti i domenit .com vlen për të gjitha vendet e botës , por pse ju shfaqen url-et të cilat përfindojn me ( blogspot.de , blogspot.al ose tjetër url psh. US) kjo është për vendin qe ju jeni kyqur në internet. Në se ju jeni kyqur në internet nga Shqipëria ateher blogger ( blogspot ju ofron ketë redirekt blogspot.al ) qe tregon domenin al contry shqipëria.

Vërejtje : domein me specifikimet country's nuk vlen për të gjitha shtetet , dhe kjo është shkelje e qellimshme nga GOOGLE, Sepse favorizon disa shtete.
Nese ju jeni nga Kosova atëherë ju do të shihni vetem blogspot.com , dhe jo blogspot.xk , pra Google demton me qëllim disa shtete dhe favorizon disa tjera.


Blogger në Pajisjet Celulare

Blogger ka lançuar gjithashtu aplikacione për celular për përdoruesit me pajisje mobile. Sot pothuajse secili shfrytëzues i internetit është i kyçur në internet me paisjet mobile " telefona të mençur " dhe Google ka integruar BLOGGER-IN ti përgjigjet me lehtësi përdoruesve të telefonave të mençur , Ju mund të redaktoni ose postoni artikuj në blogun tuaj direkt nga celularët tuaj. Jo vetëm pajisjet e përparuara mobile, siç janë telefonat inteligjentë, janë konsideruar, pasi përdoruesit gjithashtu mund të postojnë bloge përmes telefonave celularë tradicionale me SMS dhe MMS.
Pra Google ka quar para projektin e sajë Blogger që t'i përgjigjet çdo pajisje me lehtësi dhe të menaxhohet lehtë.


Integrimi i llogarive të shumëfishta



  • Blogger e lehtëson shikimin e të gjithë blogeve të tua përmes një veçori të tabelave që lidhen drejtpërdrejt me hyrjen tënde të Google Gmail. Kur të identifikoheni, të gjithë bloget tuaja do të shfaqen, me opsione me një klik për të postuar, modifikuar ose ndryshuar postimet. Numri i blogeve dhe llogarive të disponueshme është gati i pafund dhe e bën blogging në tema të shumta, më lehtë se kurrë. Ju mund të regjistroni 100 bloge Blogger nga një llogari e vetme.

Blogger , lejon të postoni permbajtje në secilën gjuhë që flitet në botë.



Humbja e llogarive Blogger.


Blogger ka specifikuar disa politika të cilat duhet zbatuar për të parandaluar abuzimet dhe keqpërdorimin e shërbimit blogger. Nese ju nuk i përmbaheni politikave të blogger ju mund ta humbisni blogun tuaj pa asnjë paralajmërim paraprake.
Gjithashtu blogger ju ofron përdoruesit të tij ti fshijnë bloget e tyre perfundimisht , por nuk është vetëm kjo blogger lejon të ndryshoni url-n e blogut tuaj . Ju fare lehtë mund ta ndryshoni emrin e blogut tuaj.


BLOGGER , Hapësira.

Më në fund, do të thoja Blogger është platforma më e mirë për këdo që po fillon blogun e tij të parë. Shkoni për Blogger nëse jeni serioz në lidhje me Blogging dhe nuk dëshironi të punësoni një ekspert për të hartuar blogun tuaj dhe të bëni rregullime të rregullta. Shtë falas, i lehtë për t’u përdorur, i shpejtë për tu filluar, ofron hosting hapësirë të pakufizuar pritjeje.
Dhe mbi te gjitha është fleksibël , për dallim me platformat tjera qëndron i sigurt dhe i lehtë për tu menaxhuar.




SEO BLOGGER ,

Blogger, është një ndër platformat me unike dhe me e integruar për dallim nga platformat qe janë integruar në blog , ose instaluar. Sa i përket SEO , Search Engine optimization , BLOGGER do të thoja se qëndron më mirë dhe me lart krahasuar me platformat tjera për krijimin e blogeve. Blogger qe kan ndertuar Blogget e tyre në Blogger , radhiten me lehtësi në motorët e kërkimit të Google. Ju nuk duhet të shtoni asnje shtojce ose kod, për indeksuar blogin tuaj blogger në Google, pasi kjo gjë është automatikisht e indeksuar nga Google Blogger. Në çdo postim të bër në blogun tuaj , ju jeni indeksuar automatikisht ne motorët e kërkimit të Google. Platëformat tjera qe janë të integruara për krijimin e blogeve , për ti indeksuar në motorët e kërkimit duhet te shtojmë shtojca "plugins dhe kode " për ti optimizuar në motorët e kërkimit.


Source : smartzonedaily
Autor "hoxy".
 

Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
465
Pikët
43
Blogger ka specifikuar disa politika të cilat duhet zbatuar për të parandaluar abuzimet dhe keqpërdorimin e shërbimit blogger.
Politika që askush nuk i kupton dhe asnjëherë nuk jep shpjegime. Një shokut tim ja fshin blogun para disa vitesh pa shkelur asnjë rregull. Nuk kishte as linke as ndonjë gjë që të ishte në kundërshtim me politikën e blogger. Nejse kushdo është i lirë të bëj testimet e tij.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,373
Pikët
113
Vendndodhja
Une kam nje llogari te adsense me adrese te shqiperis, por nga qe nuk i kam aktivizuar shume mi kane mbyllur. Ka ndonje opsion per ti riaktivizuar ?
 

Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
465
Pikët
43
Une kam nje llogari te adsense me adrese te shqiperis, por nga qe nuk i kam aktivizuar shume mi kane mbyllur. Ka ndonje opsion per ti riaktivizuar ?
Të kanë mbyllur faqet në blogger apo llogarinë e Adsense? Po qe faqet në blogger nuk mendoj. Kurse llogarinë Adsense janë bërë shumë ndryshime dhe pothuajse çdo gjë bëhet manualisht.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,373
Pikët
113
Vendndodhja
Jo blogger e kam, vetem ads mi kane mbyllur per mos aktivizim.
 

Hoxy

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 6, 2016
Postime
25
Pikët
3
Politika që askush nuk i kupton dhe asnjëherë nuk jep shpjegime. Një shokut tim ja fshin blogun para disa vitesh pa shkelur asnjë rregull. Nuk kishte as linke as ndonjë gjë që të ishte në kundërshtim me politikën e blogger. Nejse kushdo është i lirë të bëj testimet e tij.
Unë i kuptoj thjesht do ndalem në dy gjëra bazë
1 Kopjim i artikujve ( raportimi nga Admin që ju është marrë artikulli )
2 Scriptet dashakeqese dhe Spami.
Jan dy gjërat kryesorë për ta mbyll 1 blog blogger. Por ka dhe tjera unë i cek këto dy që jan më kryesore.
 

Hoxy

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 6, 2016
Postime
25
Pikët
3
Une kam nje llogari te adsense me adrese te shqiperis, por nga qe nuk i kam aktivizuar shume mi kane mbyllur. Ka ndonje opsion per ti riaktivizuar ?
Ka mundësi thjeshtë nqf së është për trafikun mund të aktivizohet pa problem. Për këtë mund të ndihmoj nqf se ke copyright ose ilegal click ajo është punë tjetër nuk mund të ndihmoj.
Mund të ndihmoj vetëm në humbjen e llogarisë adsense për trafik.
 

Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
465
Pikët
43
Unë i kuptoj thjesht do ndalem në dy gjëra bazë
1 Kopjim i artikujve ( raportimi nga Admin që ju është marrë artikulli )
2 Scriptet dashakeqese dhe Spami.
Jan dy gjërat kryesorë për ta mbyll 1 blog blogger. Por ka dhe tjera unë i cek këto dy që jan më kryesore.
Asnjë nga këto o shoku. Ta referova edhe më lartë e kishte blog personal. As linke live nuk kishte as copyright e as sckripte si faqja jote. Por ato që ke në bloger asnjëherë nuk janë të tuat. Nëse do këshillën time ti dhe të tjerë, asnjëherë mos përdorë blogger për projekt serioz ose afatgjatë.
 

Hoxy

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 6, 2016
Postime
25
Pikët
3
Asnjë nga këto o shoku. Ta referova edhe më lartë e kishte blog personal. As linke live nuk kishte as copyright e as sckripte si faqja jote. Por ato që ke në bloger asnjëherë nuk janë të tuat. Nëse do këshillën time ti dhe të tjerë, asnjëherë mos përdorë blogger për projekt serioz ose afatgjatë.
Unë e ceka atë më lartë tek rreziqet blogger dhe paketat free. Po Unë i bëj back up për xhdo rast databaza ngelë tek unë. Kështuqë i kushtoj rëndesi back up xhdo 1 javë për content tek faqja.
 
Top