• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë është një narcist?

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
14,780
Pikët
113
Çfarë është një narcist?
Shkurt 6, 2020
Share

Sëmundja e rënies në dashuri me veten, jo vetëm nga bukuria fizike

Ata të cilët kanë hasur me një narcis në jetën e tyre në çift, ose ata që janë lënduar nga një parter biznesi, që vuan nga narcizmi, e dinë shumë mirë se narcisët ekzistojnë vërtet. Ju vjen ndërmend një njeri i tillë, i cili ka karakter të vështirë, egoist, i cili pavarësisht se mendon vetëm për vete, pretendon të jetë një person që kujdeset për të tjerët?

Fillimisht le t’u hedhim një sy çrregullimeve të personalitetit në tërësi.

Ndryshe nga sëmundjet fizike, të cilat shumë thjesht mund të përcaktohen me anë të analizave të shumta dhe simptomave që shfaqin, personaliteti i një narcisi është shumë i vështirë të zbulohet, pasi ai nuk mund të evidentohet me sy të lirë apo me një diagnozë të vetme.

Mbi të gjitha të etiketosh dikë si narcis është e rëndë, ndaj duhet siguri.

Truri ka 100 miliardë neurone dhe lidhje të pafundme mes tyre. Këto e bëjnë çdo tru unik. Ashtu sikurse fytyra që ka një strukturë të thjesht me të njëjtat elemente, është gati e pamundur të gjesh dy fytyra identike ndër 7 miliardë fytyra të ndryshme në planet. Çdo tru ka një numër të pafund veçorish që e bëjnë këdo të jetë ai apo ajo që është. Në botën e psikologjisë, disa çrregullime ngjasojnë me njëra-tjetrën. Për shembull, shumë njerëz që vuajnë nga skizofrenia apo paniku kanë shumë të përbashkëta. Testet e neuropsikologjisë kanë zbuluar se disa forma të qëndrueshme mendimi ndikojnë në gjërat që themi, apo në gjërat që na bëjnë nervoz.

Narcizmi bën pjesë në një kategori të psikiatrisë të quajtur çrregullime të personalitetit. Këta njerëz kanë probleme në përshtatjen me stilin e jetesës, me botën e jashtme, e cila mund të jetë shpeshherë edhe e dhimbshme për ta.

Ja një shikim i shkurtër rreth narcizmit:

-Teprimi me vlerësimin e rëndësisë dhe talentit të dikujt.

-Nevojë e tepruar për vëmendje dhe adhurim.

-Dëshira për të pasur gjithnjë të drejtë, mendimi se veprimet egoiste janë normale.

-Prirja për t’i përdorur njerëzit si sende.

– Mungesa e ndjeshmërisë, por shpesh mund të shtiren si tipa të ndjeshëm.

– Lëndohen shpejt dhe i lëndojnë të tjerët pa i vrarë ndërgjegjja.

-Të fiksuar pas vetes.

-Mungesa e aftësisë për të kritikuar veten.

Këto elemente mund të duken si përshkimi i duhur për një adoleshent, por ç’ndodh nëse një i rritur ka këto tipare? Kjo shkakton probleme të mëdha në marrëdhëniet e tyre me partnerin, me kolegët e punës apo edhe me fëmijët e tyre.

Përcaktimi i diagnozave të një personaliteti narcist, është e rëndësishme, pasi na tregon me kë kemi të bëjmë dhe si të përballemi me të. Dhe nëse ti vetë je një narcist, duhet të kuptosh arsyen pse disa nga marrëdhëniet e tua me të tjerët kanë dështuar dhe përse nuk je kurrë i kënaqur me atë që ke.

Problemi me jetën tuaj gjendet brenda jush

Çdo narcist është i ndryshëm. Ata kanë një kombinim të ndryshëm të 100 miliardë neuroneve të tyre. Ata të gjithë kanë edukim të ndryshëm, në nivele të ndryshme. Aftësia për të parë veten me syrin kritik mungon te të gjithë ata, sepse për narcisët është e pamundur të jenë gabim.

Terapia për këtë çrregullim personaliteti është e vështirë dhe ka një kohëzgjatje të madhe, pasi narcisët duhet të përballen me vetveten, të pranojnë se nuk janë ata që ata mendojnë se janë. Ata duhet ta mëson veten me humbjen dhe ta hapin zemrën e tyre drejt botës, e cila mund të jetë shpeshherë e dhimbshme ose e padrejtë, por ama ka shumë gjëra të bukura atje jashtë që shihen vetëm po të shemben muret e egoizmit.
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
37,537
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Ate ( Share ) .. nuk e kuptova ?

Nderkohe artikulli eshte goxha i Varfer dhe i fokusuar NE gjera siperfaqesore.
 
Demo Labi

Hajdut Zemrash!
Anëtar
Feb 28, 2015
Postime
1,381
Pikët
48
Vendndodhja
Ne Kerkim... Kerkohet per vjedhje zemrash.
Narcizi keshte kete... Ai para se te puthte gjithmon lante kembet. Nashti, pse i lante ai e dinte.

Me theshte Haxhireja rahmet paste, nje here kur po kalonem andej te dy dhe e pame duke lare kembet... "Po shkon te puthi Narciz shejtani." E keshte vene re si duket dhe ajo. "Po ti nga e di moj shejtan, kembet po lan nuk po lan gojen." I thashe kur te thom.
- "Pashe Asimen qepare qe lau gojen. Po keshtu e kane keta, ky lan kembet Asimeja lan gojen."
- "Co thuash, qe Asimeja i puth kembet?!!! Ti te kembet e puth Selmanin? Selmani jot eshte pa kembe" i thashe.

- "Jo une puth kembet e Narcizit pasi ze gjuma Asimen."
Mua aty mu drodhen kembet... Narciziste i thashe.

Ia thashe mire?
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
3,037
Pikët
113
Eh ç'me kujton ca kujtime narciziste ky Demua. Qe thoni juvej jesha me gruan ne tavërrnë e vjen kamarieri e me thote:
-Ç'do piç mo?
-Pi çka te duash vet, por sot dua nje berxolle vici te pjekur labce me gjak.
-Po ti xha Kaso nuk ke frike nga lopa e cmendur? - me pyet zuzari me habi...
-Po ti ç'ke at qivja udht. Meleqja le te porosisie çar ti doje qejfi
 
magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,708
Pikët
113
Nje dite Narcizi po shkonte neper pyll dhe Eko(nimfe mali, shqip do e quaja Jehona) e pa ate, ra cmendurisht ne dashuri dhe po e ndiqte. Narcizi e ndjeu qe po ndiqej dhe kelthiti, kush eshte atje? Nimfa Eko perseriti, kush eshte atje? Ju afrua dhe tentoi ta perqafonte. Ai beri dy hapa prapa dhe i tha asaj ta linte te qete. Asaj ju thye zemra, kaloi gjithe jeten ne vetmi dhe nje tingull Ekoje (kush eshte atje?) i mbeti ne shpirt. Nemesis, perendesha e hakmarrjes mesoi per ngjarjen dhe vendosi ta denoje Narcizin. Nje dite te bukur vere, pas gjuetise, Narcizin e kap nje etje e madhe, dhe Nemesis e drejton drejt nje pellgu me uje te kulluar, zgjati koken dhe pa veten e tij te pasqyruar, nje bukuri e tejskajshme. Narcizi nuk e kuptoi se ishte pasqyrimi i vetes se tij, dhe ra ne dashuri cmendurisht me imazhin e pasqyruar, sikur te ishte i dikujt tjeter. Duke mos qene ne gjendje te shkeputej nga ky imazh ai kuptoi se nuk mund te ishte nje dashuri reciproke, dhe u shkri ne zjarrin e pasionit, duke u shnderruar ne ar dhe ne nje lule te bardhe.

Ps, disa versione te tjera mitike e japin se vrau veten, si pasoje e kesaj dashurie te pamundur jo reciproke me imazhin e vetes se tij.

Morali i mitit.

Mos dashuroni cmendurisht veten apo imazhin e vetes tuaj o njerez, se ju con ne shkaterrim, duajeni veten por pa qene egoiste, here here zhvilloni sensin kritik. Jeni njeri i vdekshem plot me gabime dhe imperfeksione.
Ne vend te kesaj dashuroni te tjere, apo cilesite me te cmuara te te tjereve. "Dashuroni nimfen Eko"- Jehonen.

Nemesisi eshte aty per tu hakmarre:D
Do ja u nxije jeten.
 
Last edited:

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,444

_Eco ~ Jeho
 
magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,708
Pikët
113
Madje ne greqishten e sotme shkruhet ηχώ, dhe shqiptohet iho....ne shqip jeho.
 
magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,708
Pikët
113
Merreni postimin tim per Narcizin dhe bejeni status ne fb, do merrni shume likes(ata qe kane shume friends), e garantuar.

Mos thoni ku e keni marre, nuk me vjen keq te mos e thoni. Le te sherbeje si status vetem per te thyer egot e njerzve, ndoshta ndihmon dike apo shume.
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
3,037
Pikët
113
Po princi e princesha ku ishin te kjo perralla? Mire xha Demua i ka me llulle hashashi e na vene ne gjume, po ky Nemesisi fiton me hepiënd duke u rene kot me qafe te tjereve? Kshu sa per informacionet qe di une Narcizistin nuk e ndjek vetem nje e vetme... hyyyyy sa e ka radhen ai, e jo si une qe kam mbet gafil me Melin....
 
Nuk eshte perralle, por dicka e ngjashme, eshte mit, nga i cili ka burimin vete nocioni i narcizizmit.
Vere status ne fb-ne tende kaso, nese ke shume friends do ngjalle shume debat, do postojne dhe ata-ato qe ti e di me siguri qe jane narciziste.

Nuk prish pune, mos e shkruaj rowe ne fund.
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
24,670
Pikët
113

Nje kolege ne pune u ankonte nja dy vite me pare se burrin e kishte narcisist. E ngaqe perdite i njejti muhabet, fillova te lexoj me ore e dite te tera, sa qe di ta spjegoj si zonja ne video. Lol
Keto sjellje tek njerezit mua me trembin me shume se filmat horror me sharra korrenti.
 
That's insane.
Nje detaj aty me trembi:p kur i bie sirenes policia un nuk ndjej panik, oh my gosh e lalala, hap krahun dhe ndaloj i qete fare....kaq psikopat qenkam lol?
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
3,037
Pikët
113
Nuk eshte perralle, por dicka e ngjashme, eshte mit, nga i cili ka burimin vete nocioni i narcizizmit.
Vere status ne fb-ne tende kaso, nese ke shume friends do ngjalle shume debat, do postojne dhe ata-ato qe ti e di me siguri qe jane narciziste.

Nuk prish pune, mos e shkruaj rowe ne fund.
Problemi eshte qe s'kam FB....
 
Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,655
Pikët
113
Vendndodhja
...aty-këtu, tutje-tëhu`...
.......
Morali i mitit.

Mos dashuroni cmendurisht veten apo imazhin e vetes tuaj o njerez, se ju con ne shkaterrim, duajeni veten por pa qene egoiste, here here zhvilloni sensin kritik. Jeni njeri i vdekshem plot me gabime dhe imperfeksione.
Ne vend te kesaj dashuroni te tjere, apo cilesite me te cmuara te te tjereve. "Dashuroni nimfen Eko"- Jehonen.
Nemesisi eshte aty per tu hakmarre:D
Do ja u nxije jeten.
Bukur !
Tani, duke qene se e kam te pamundur, te dashuroj nimfen Eko - Jehonen, me duhet nje mit, morali i te cilit te jete
"Duaj veten, se jo vetem qe e ke lene pas dore, por po e terheq nga pas zvarre...."
Ai sensi i theksuar autokritik, po n'a merr ne qafe... ( dmth neve/mua)

flm paraprakisht @rowe

ps : e theksoj mit, jo moralizime...se me zene keto te fundit.
 
Top