• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë është psikologjia?

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
671
Pikët
0
Vendndodhja
Italy


Psikologjia është shkenca mbi shpirtin.

Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike
të individit.

Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike.

Objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

PSIKOLOGJIA SI SHKENCË

Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, përpiqet t'i përshkruajë, sqarojë, parashohë
dhe kontrollojë dukuritë që i studion. Pra, psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë,
parashohë dhe kontrollojë sjelljen dhe proceset psikike.

Kurdoherë që kjo është e mundur, emërtimet dhe nocionet përshkruese lidhen me
teorinë. Teoritë paraqesin formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive
të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në supozimet mbi sjelljen dhe proceset
psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na
bëjnë të mundshëm paraqitjen e sqarimeve dhe të parashikimeve.

Teoritë psikologjike mund t'i ndërlidhin pohimet mbi sjelljen (siç është të ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siç janë qëndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike.

Për shembull, shumë prej reaksioneve tona ndaj drogës sikurse ndaj alkoolit apo marihuanës, mund të maten kur manifestohen në sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik të drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre.

Psikologët verifikojnë, gjithashtu, teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të metodave hulumtuese, siç janë hulumtimet dhe eksperimentet në terren.

Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme parashikimet. Për shembull, teoria e kënaqshme mbi urinë do të na bëjë të mundshëm parashikimin kur do të hanë njerëzit e kur jo.

Mirëpo, në psikologji për shumë teori është konstatuar se nuk janë të afta të
sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë arsye, ato teori janë braktisur
ose janë ndryshuar.

Nocioni i kontrollimit të sjelljeve dhe të proceseve psikike është kontravers. Disa njerëz gabimisht mendojnë se psikologët kërkojnë mënyra që t'i shtyjnë njerëzit e tjerë ta bëjnë atë që u urdhërohet - sikurse kukullave në pe. Kjo nuk është ashtu.

Psikologët janë të prirur të besojnë në dinjitetin e qenieve njerëzore, kurse dinjiteti i njeriut kërkon që njerëzit të jenë të lirë të marrin vendime të veta dhe të zgjedhin sjelljen e vet. Tërë kohën psikologët mësojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet në sjelljen e njeriut, por atë dijeni ata e aplikojnë vetëm në bazë të kërkesës dhe për t'u ndihmuar njerëzve në realizimin e
nevojave të tyre..
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
671
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: çka është psikologjia?

2..

PSIKOLOGJIA E APLIKUAR

Psikologët kanë interesim të shprehur të përbashkët për sjelljen, por mund të
dallohen shumë mes veti.

Disa psikologë në radhë të parë janë të angazhuar në hulumtime themelore (që ndonjëherë quhen bazike ose teorike apo hulumtime të pastra).

Hulumtimet themelore nuk kanë aplikim të drejtpërdrejtë në problemet personale
ose shoqërore, prandaj për këtë arsye konsiderohen hulumtime që kanë vetveten për
qëllim.

Psikologët e tjerë merren me hulumtime aplikative, që i dedikohen kërkimit të zgjidhjeve për problemet specifike personale ose shoqërore. Megjithëse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dëshira për dije dhe mirëkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherë përmirësojnë mënyrën e nesërme të jetesës.

Për shembull, hulumtimet themelore të të mësuarit dhe të motivimit të kryera ndaj kafshëve në fillim të këtij shekulli kanë gjetur një aplikim të gjerë në sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore të veprimit të sistemit nervor i kanë zgjeruar njohuritë mbi çrregullimet siç janë epilepsia, sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Alzheimerit.

Shumë psikologë nuk janë inkuadruar në kurrfarë hulumtimesh. Në vend të kësaj, ata aplikojnë njohuritë psikologjike që t'ju ndihmojnë njerëzve të ndryshojnë sjelljen e vet në mënyrë që të mund t'i arrijnë në mënyrë më të efektshme qëllimet e veta.

Psikologë të shumtë merren kryesisht me mësim. Ata i zgjerojnë njohuritë psikologjike
në klasë, seminare dhe punishte të ndryshme.

Mirëpo, të shumtë janë psikologët e inkuadruar në të gjitha këto aktivitete: hulumtim, këshillim dhe mësim. Për shembull, profesorët e psikologjisë zakonisht zbatojnë hulumtime të pastra ose të aplikuara, u japin këshilla klientëve individualë ose industrialë dhe i mësojnë.

Psikologët klinikë dhe psikologët këshillëdhënës

Psikologët klinikë u ndihmojnë njerëzve që kanë probleme psikologjike në
përshtatjen ndaj kërkesave jetësore. Problemet e klientëve mund të shkojnë nga ankthi
dhe depresioni, vështirësitë në jetën seksuale e deri te humbja e qëllimeve jetësore.
Psikologët klinikë i vlerësojnë problemet me anë të intervistave strukturore dhe të
testeve psikologjike. U ndihmojnë klientëve të vet në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe
në ndryshimin e sjelljes së papërshtatshme me aplikimin e psikoterapisë dhe të
terapisë biheviorale.

Psikologët shkollorë dhe arsimorë

Psikologët shkollorë janë të punësuar në sistemin shkollor dhe u ndihmojnë
atyre që kanë të bëjnë me problemet që e pengojnë të mësuarit. Problemet e tilla
përfshijnë problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vështërsitë
specifike të të mësuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxënësve me anë të
intervistës me mësuesit, prindërit dhe vetë nxënësit.

Psikologët zhvillimor

Psikologët zhvillimor i studiojnë ndryshimet - trupore, emocionale, kognitive dhe
sociale - që ndodhin gjatë tërë jetës. Ata përpiqen të veçojnë ndikimin relativ të
trashëgimisë (natyrës) nga rrethina (edukimi) në zhvillim. Psikologët zhvillimor zbatojnë
hulumtime mbi ndikimin e përdorimit të drogës nga ana e nënës në embrion,
përfundimet e formave të ndryshme të edukimit të fëmijëve, njohuritë e fëmijëve mbi
hapësirën dhe kohën, konfliktet e adoleshentëve, përshtatjen e njerëzve më të moshuar.

Psikologët që merren me personalitetin dhe psikologët socialë

Psikologët që merren me personalitetin e njeriut përpiqen t'i caktojnë tiparet
njerëzore; të përcaktojnë se çka ndikon në proceset mendore të njeriut, ndjenjat dhe
sjelljet, si dhe t'i sqarojnë çrregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e
njeriut sikur janë ankthi dhe agresioni, si dhe me çështjet e roleve gjinore.

Psikologët socialë në rend të parë orientohen në natyrën dhe në shkaqet e të menduarit dhe të ndjenjave të individëve dhe në sjelljen e tyre në situatat sociale. Psikologët që studiojnë personalitetin përpiqen që brenda personit t'i gjejnë disa interpretime të sjelljes, kurse psikologët socialë orientohen në ndikimet shoqërore ose të jashtme. Në sjellje veprojnë edhe ndikimet e brendshme dhe të jashtme.

Psikologët industrialë

Psikologët industrialë janë të orientuar në raportet midis njeriut dhe punës. Psikologët e organizatave studiojnë sjelljen e njerëzve në organizata siç janë ndërmarrjet e ndryshme. Mirëpo, shumë psikologë janë të arsimuar për të dy fushat.

Psikologët industrialë dhe ata të organizatave janë të punësuar në organizatat afariste me detyrë që t'i përmirësojnë kushtet e punës, të shtojnë produktivitetin dhe - nëse kanë arsimim për këshillime - punojnë me të punësuarit që kanë probleme në punë. Ndihmojnë gjatë punësimit, arsimimit dhe përparimit..
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
671
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: çka është psikologjia?

ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISË

Psikologjia ka një të kaluar të gjatë, por një histori të shkurtër.

Megjithëse duket që rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnë pamjen e psikologjisë gjatë çdo disa viteve, projektin e këtij teksti mësimor ka mundur ta shkruajë filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit).

Një nga veprat e Aristotelit është quajtur Peri Psyches, që do të mund të përkthehej si "Mbi psikën". Peri Psyches, si edhe ky libër, fillon me historinë e psikologjisë së të menduarit dhe pikëpamjet historike mbi natyrën e psikikës dhe të sjelljes.

Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerëzit janë të motivuar në mënyrë bazike që të
kërkojnë kënaqësinë dhe t'i shmangen dhembjes, qëndrim ky që e ka shfrytëzuar teoria
moderne psikodinamike dhe teoritë e të mësuarit.

Ekzistojnë edhe kontribute të tjera të grekëve të vjetër. Demokriti (rreth viteve
460-370 para Krishtit), për shembull, ka theksuar se sjellja jonë është nën ndikimin e
ngacmimeve të jashtme. Ai ka qenë një nga të parët që ka parashtruar çështjen se a ekziston diçka e tillë siç është vullneti i lirë ose zgjedhja.

Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxënës i Sokratit (rreth viteve 470- 399 para Krishtit), ka shënuar këshillën e Sokratit "njihe vetveten". Që nga atëherë kjo është motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund të arrijmë njohjen e plotë të vetvetes me anë të ndjenjave tona sepse ato nuk janë shprehje e saktë e realitetit.

Edhe sot dallojmë ngacmimet që veprojnë në receptorët tonë të ndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherë të shtrembëruara. Pasi që ndijimet e bëjnë të mundshme njohjen e papërkryer, Sokrati ka propozuar që ta studiojmë vetveten me anë të të menduarit racional dhe të introspeksionit.

Mirëpo, le t'i kthehemi zhvillimit të psikologjisë si shkencë laboratorike në
gjysmën e dytë të shekullit 19. Disa historianë vejnë datën e fillimit në vitin 1860.
Atëherë Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin që është gur kufitar në
psikologji: "Elementet e psikofizikës".

Ajo ka treguar se në çfarë raporti janë dukuritë fizike (siç janë drita dhe zëri) me dukuritë psikologjike të ndijimit dhe të percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund të masim shkencërisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianëve e vendos fillimin e psikologjisë moderne si shkencë laboratorike në vitin 1879. Atë vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë.

DREJTIMET MË TË RËNDËSISHME PSIKOLOGJIKE

Strukturalizmi

"Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika është dukuri natyrore, që mund të studiohet shkencërisht si dhe drita, ngrohtësia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytëzuar introspeksionin duke u përpjekur t'i zbulojë elementet themelore të përjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj të ndryshëm, ai dhe kolegët e tij kanë vrojtuar vetveten se si do t'i përshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

Wundi dhe nxënësit e tij e kanë themeluar shkollën psikologjike të njohur si
strukturalizëm. Strukturalizmi përpiqej të caktonte organizimin e përjetimeve të
vetëdijshme.

E ka zbërthyer përjetimin në ndijime objektive siç janë të parit ose të vullnetit dhe të shijimi dhe ndjenjat subjektive ose të vullnetit dhe të parafytyrimeve mentale (për shembull kujtimet ose ëndrrat).

Strukturalistët besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ të elementeve të përjetimit.

Një nga nxënësit amerikan të Wundtit ka qenë edhe G. Stanley Hall (1844-1924).

Interesimi kryesor i Hallit përfshinte zhvillimin psikologjik në fëmijëri, adoleshencë dhe në moshën më të shtyrë. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushës së psikologjisë së fëmijëve. Ai është edhe themelues i Shoqatës psikologjike amerikane(APA).

Funksionalizmi

Kam dëshiruar që, duke vepruar me psikologjinë si me shkencë natyrore, t'i ndihmoj të bëhet e tillë.

WILLIAM JAMES

Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vëllai i shkrimtarit Henry
James, miraton një pikëpamje të gjerë mbi psikologjinë, duke u orientuar në raportet
midis përjetimit dhe sjelljes.

James pohon se ekziston një rrymë e pandërprerë e rrjedhës së vetëdijes. Introspeksioni e ka bindur se përjetimi nuk mund të zbërthehet në njësi, siç mendonin strukturalistët.

James ka themeluar shkollën e funksionalizmit që merret me sjelljen si dhe me vetëdijen. Funksionalizmi shqyrton mënyrat me të cilat përjetimet dhe përvoja na mundësojnë përshtatjen e sjelljes ndaj rrethinës në të cilën gjendemi.

Funksionalizmi shfrytëzon vrojtimet laboratorike si plotësim i introspeksionit. Strukturalistët praktikonin të pyetnin: "Cilat janë pjesët e proceseve psikike?", kurse funksionalistët ishin më të prirur të pyetnin: "Cili është qëllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janë efektet e tyre?".

Funksionalistët mendojnë se ndërthurjet adaptative të sjelljes janë të mësuara dhe të pandryshueshme. Sjellja e papërshtatur anon kah zhdukja ose ndërprerja. Veprimi i përshtatur anon kah përsëritja dhe bëhet shprehi. James ka shkruar se "shprehia është një rrotë jashtëzakonisht balancuese e shoqërisë". Shprehia e mban shoqërinë nga dita në ditë.

Krijimi i shprehive pasqyrohet në veprimet siç janë futja e lugës në gojë ose shtypja e dorëzës së derës.

Së pari, ato veprime kërkojnë kujdes të plotë. Nëse jeni në dilemë, ndaluni me facoletën e letrës në dorë dhe vështroni pak fëmijën gjatë përpjekjes së tij që për herë të parë të ushqehet vetë. Me anë të përsëritjes, veprimi që paraqet të ushqyerit e pavarur bëhet automatik, d.m.th. bëhet shprehi. Veprimtaria e shumëfishtë e përfshirë në të mësuarit e drejtimit të automjetit me anë të përsëritjes bëhet gjithashtu rutinore. Pas kësaj mund ta realizojmë pa ndonjë kujdes të veçantë.

Atëherë lirisht mund të orientohemi në konverzim interesant ose në ndonjë radio emision. Ideja mbi të mësuarit me anë të përsëritjes është ide themelore edhe për traditën bihevioriste..
 

Beaute

👸
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,673
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: çka është psikologjia?

Psikologjia eshte e bazuar ne distribucione statistikore dhe hipoteza...

Mendja e njeriut nuk mund te reduktohet ne disa neurone, prandaj dhe sot kemi nje degjenerim te shoqerise, prostitucioni masiv, pornografia, divorce, shkaterrim familjar, martesa homoseksualesh ext!

Njeriu kuptohet vetem ne siperfaqe dhe prandaj kemi nje shoqeri te ceket qe po i humbin vlerat.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,589
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: çka është psikologjia?

Psikologjia eshte e bazuar ne distribucione statistikore dhe hipoteza...

Mendja e njeriut nuk mund te reduktohet ne disa neurone, prandaj dhe sot kemi nje degjenerim te shoqerise, prostitucioni masiv, pornografia, divorce, shkaterrim familjar, martesa homoseksualesh ext!

Njeriu kuptohet vetem ne siperfaqe dhe prandaj kemi nje shoqeri te ceket qe po i humbin vlerat.
kto kan ma teper te bajn me moralin , edhe pse i takojn psikologjisë...
e morali asht i ndryshushem neper etapa kohore , mvarsisht nga kushtet e jeteses...
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: çka është psikologjia?

kto kan ma teper te bajn me moralin , edhe pse i takojn psikologjisë...
e morali asht i ndryshushem neper etapa kohore , mvarsisht nga kushtet e jeteses...
E drejt busave.Shum e vertet.(kot nuk te kam mik).
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: C'është psikologjia?

“Asgjë (që njeriu punon ose krijon) nuk mund të kuptohet pa psikologji”
Sigmund Freud



Psikologjia si disiplinë shkencore, që për objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.
Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet dhe veprimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë - në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin psikik dhe jetën psikike. Me veçoritë psikike, nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, nevojat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen në reagimet dhe sjelljet e njerëzve.
Psikologjia, siç thonë disa psikolog, duhet të na përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë: “Çka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesë dhe t’i përshkruaj në mënyrë të plotë dukuritë psikike; “Si?”, respektivisht të tregoj si zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilësitë psikike; “Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veç e veç dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerëzve.
Detyra praktike e psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të gjurmimeve teorike, me qëllim të kryerjes sa më me sukses të veprimtarive të ndryshme të njerëzve. Kështu p.sh. rezultatet e gjurmimeve psikologjike zbatohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, apo për punë sa më të suksesshme mësimore dhe edukative, ose për të larguar pengesat psikike të njerëzve, të cilët e vështirësojnë kryerjen e punëve apo kontaktin me njerëz e të tjera.

Pra, ç’ rëndësi ka psikologjia?
Psikologjia na bënë të mundshme t’i njohim njerëzit, vetveten dhe jetën në përgjithësi, duke na treguar rrugën se si të veprojmë në situata të ndryshme, që t’i evitojmë të metat dhe t’i zbatojmë cilësitë pozitive. Pra, na tregon rrugën e formimit të vetive psikike të personalitetit.

Psika dhe Erosi
Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (Psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë. Kjo fjalë lidhet me mitin e vjetër për Psikën dhe Erosin të cilin e shënoi historiani romak, Apulei. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psika, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, nëna e Erosit, zonja e dashurisë, Venera, e xhelozonte këtë dashuri dhe me çdo kusht mundohej ta shkatërronte, duke proklamuar se një djalë nga familja e zotëve nuk mund të marrë një vajzë nga shtresa e ultë. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe spekulimeve, kryezoti Zeusi vendosi që edhe Psika të pranohet në Olimp, në mesin e zotëve dhe kështu e bëri të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, pra triumfoi mbi të gjitha, kurse ky mit mbeti nëpër shekuj si inspirim për artistë, të cilët zakonisht Psikën e paraqesin si një vajzë shumë të bukur me krahë të fluturës (Rafaeli, Rodeni, La Fonteni etj.), ndërsa Frojdi thotë se Psika paraqet fluturën e cila fluturon nga lulja në lule dhe jeton nga nektari dhe dashuria. Më vonë fjala “psikë” (psycho) përdoret për fjalën shpirt, duke përmbajtur atë kuptim deri në ditët tona, duke hyrë kështu me këtë kuptim në shkencën mbi shpirtin, psikologjinë. Ndërsa miti mbi Psikën dhe Erosin mbeten edhe si tregues simbolik në kuptim të dashurisë për shpirtin njerëzor. Ndërsa Erosi, më vonë, nga Frojdi, do të hyjë në psikologji, si një ndër nocionet më karakteristike për jetën, dashurinë, bashkëpunimin, krijimtarinë etj.

Në të vërtet ç’është psikologjia?
Është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion që do t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më tani prej saj. Nëse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalës: “psiko” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri etj., del se psikologjia është shkencë që studion shpirtin! Mirëpo, pasi fjala shpirt është nocion që ka prioritet religjioz - filozofik, emërtimi shkencorë mbi psikologjinë do të mund të na keq orientonte se psikologjia ka të bëjë me probleme të ndryshme e të llojllojshme metafizike, me të cila shkenca e sotme, de fakto, as nuk merret as nuk i pranon.
Psikologjisë moderne, sot nuk i interesojnë çështjet siç janë: “ç’është shpirti?”, “a është shpirti material apo jomaterial?”, “a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, pastaj “në çfarë marrëdhënie është ndaj trupit?” etj. Rreth këtyre pyetjeve janë bërë polemika të ashpra, që nga kohët e lashta e deri më sot, nga ana e idealistëve dhe materialistëve. Derisa idealistët mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët përkundrazi, mendonin se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Definicion të plotë mbi këtë edhe sot e kësaj dite nuk kemi.
Sot psikologjia është shkencë universale, kurse zhvillimi i sajë në jetën e njeriut bashkëkohorë është shumë i madh. Edhe pse enden në zhvillim e sipër, asaj ia hapin dyer të gjitha fushat e jetës. Kohëve të fundit ajo ka depërtuar edhe në industri, tregti, armatë, politikë etj. Njëkohësisht, ajo ka kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të këtyre lëmive, duke u dhënë atyre kuptim më të thellë, e në masë më të madhe ka kontribuar në humanizimin e tyre
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 25, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: çka është psikologjia?

psikologjija esht ni shkenc magjepse qe shtrihe ne gjdo fush te jetes ton
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 25, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: çka është psikologjia?

kto kan ma teper te bajn me moralin , edhe pse i takojn psikologjisë...
e morali asht i ndryshushem neper etapa kohore , mvarsisht nga kushtet e jeteses...
busavat mir e ke spjeguar
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 25, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: çka është psikologjia?

nje pytje per ata qe e njohin psikologjin, a e ka vertetuar psikologjija te komunikuarit verbal,se si kominikojn njerzit duke folur ,apo njerzit leshojn tinguj,sikur (zojt tinguj)?
 

Kavir

Panta Rei!
Anëtar
May 17, 2011
Postime
56
Pikët
0
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: çka është psikologjia?

Psikologjia eshte e bazuar ne distribucione statistikore dhe hipoteza...

Mendja e njeriut nuk mund te reduktohet ne disa neurone, prandaj dhe sot kemi nje degjenerim te shoqerise, prostitucioni masiv, pornografia, divorce, shkaterrim familjar, martesa homoseksualesh ext!

Njeriu kuptohet vetem ne siperfaqe dhe prandaj kemi nje shoqeri te ceket qe po i humbin vlerat.
Dhe për këtë e ka fajin psikologjia?

Po Roma e Lashtë që nuk e njihte psikologjinë pse kishte prostitucion, pornografi, degjenerim?

Dëshirat e shoqërisë janë si dëshirat e individit. Vijni në formë qerthulli. Kur plotësohen nevojat primare kalohet në dëshira për mirëqënie dhe në fazën e fundit (kur plotësohen nevojat bazë dhe standartt e mirëqënies) fillon dhe kalon në kërkesa të panevojshme dhe arrin në degjenerim. Gjersa sistemi shoqëror shthuret tërësisht dhe pastaj fillon gjithçka nga e para.

Në lashtësi ishte legjenda e Sizifit që sa çonte shkëmbin majë malit...shkëmbi zbriste prapë në fund.
 

Sihana

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 3, 2011
Postime
51
Pikët
0
Përgjigje e: çka është psikologjia?


Psikologjia është shkenca mbi shpirtin.
Psikologjia s'mund te quhet 'shkence mbi shpirtin'. Psikologjia mund te themi qe trajton nje sfere te caktuar te brendesise, ate qe brendia e njeriut e merr nga bota e jashtme.
Perndryshe si do te funksiononte nje shkence qe mohon "objektin" e studimit?
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

Psikologjia është një subjekt i popullarizuar, që kohëve të fundit është duke u rritur interesimi për studimin e saj.

Fjala psikologji për të parën herë është paraqitur në Angli më 1693, por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë, deri në vitet 1800. Është kuptim i përbërë nga dy fjalë greke “psycho” dhe “logos”.

Psycho në mënyrë origjinale nën kupton frymëmarrje (respiracion), por më vonë është kuptuar si shpirt, sepse frymëmarrja është ndikuar shpirti, i cili ende nuk e ka lëshuar trupin.

Në mitologjinë greke Psicho ka qenë nje grua, e cila ka qe në në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë, Eros. Ai ishte dashnor i saj, por kishte një kusht ndaj saj: që mos t’i shikonte fytyrën e tij kurrë. Por, nga kureshtja, Psichoja një natë vendosi një qiri për t’ia shikuar fytyrën.

Në momentin kur e kupton Erosi, atëherë e magjeps atë. Për të arritur cakun, është dashur të bënte një luftë të madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe i ishte bashkangjitur Erosit në parajsë.

Psycho simbolizon shpirtin njerëzor. Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, kuptimi i fjalës psicho është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, ka nënkuptuar shkencën, ose arsyen. Sipas rrugëve Greke, psikologjia është një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, apo siç thuhet sot studimi - mbi mendjen.

Psikoanaliza

Psikanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoi atë duke u bazuar së pari në mendimet e tij personale dhe pastaj që ta dijë vetë se si dhe perse ai ishte i frikësuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.

Ai illoj duke e analizuar së pari veten e tij, çka e shpuri më vonë deri të ajo , kur ky illoi edhe t’i analizonte njerëzit e tjerë, pra pacientet e tij.
Psikanaliza është vetëm ajo që të tregojë dhe hulumtojë se përse njerëzit sillen në mënyra të ndryshme tërë jetën dhe se do të ishte mirë që të dihet përse njeriu frikohet nga lashtësia, errësira, nga insektet etj., por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se, përse njerëzit kanë nganjëherë edhe sjellje kriminale dhe çka fshihet prapa tyre.

E tëra u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerëzve për shkak të psikikës së tyre të sëmurë, por edhe të gjendjes së përgjithshme psikike. Psikanaliza i përkushtohet njohurisë dhe shpirtit të njeriut.

Freud ishte vetë mjek dhe gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për t’i studiuar.

Psikanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si një lloj përjetimi të tronditjes. të cilat kanë lënë gjurmë qysh në fëmijëri.

Njeriu nuk duhet që të ketë probleme të mëdha, ose thjeshtë të jetë i sëmurë psikik që të kërkojë ndihmë nga Psikologu për trajtim në ndonjë terapi. Por, shumica e njerëzve e kanë një frikë në veten e tyre që të mos jenë si të shënuar ose regjistruar, mendojnë se kjo është një punë që duhet të mbahet sekrete.

E vërteta është se psikoterapia në të shumtën e rasteve merret me problemet e jetës së përditshme të psikologjisë njerë zore, të cilat probleme, çdo njeri i njeh për veten e vetë, por lufton kundër tyre duke i mbajtur si sekrete në brendësinë e vetë.

Por psikoterapia ka të bëjë më se shumti me mjekimin e lirë mental sesa me atë të psikiatrisë, qe në çdo rast qëllimi i tërë kësaj është që njeriu të jetë mirë dhe i mençur me veten e vetë, ta zbulojë “unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente ose tek ndonjë lloj qendre psikiatrike pa nevojë.

Brenda këtyre viteve, shumica më kanë kontaktuar dhe thuaja se çdo njëri ka thënë se “Unë nuk kam probleme të mëdha psikike që të kërkoj mjekim në psikoterapi.” dhe nga kjo ka re zultuar se ata nuk e kanë marrë si rast serioz nevojën e mjekimit të tyre në ketë drejtim, por në illim janë mbyllur në vete, duke i ikur të vërtetë, dhe më pas, pas një kohe, kur nuk kanë mundur të rezistojnë, janë lajmëruar prapë që të kërkojnë ndihmë.

Psikoterapia nuk është asgjë tjetër vetëm terapi e lirë dhe udhëzim për mirëqenien shpirtërore. Është normale të jetë jonormale.
Shumica e njerëzve kanë një marrëdhënie të mirë, siç edhe e quajnë: marrëdhënie dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetëbesim të plotë, kërkohet që njeriu të lar gohet nga ai mendim duke e bërë në vete këtë që ta vlerësojë veten si të tjerët dhe të illojë t’i bëjë pyetje vetvetes se kush në të vërtetë është ai ose ajo, ose kush jam unë.

Është e pamundur që njeriu të ketë mundësi që të jetë sikur ata të tjerët, sepse këtu njeriu bie
ndesh me origjinalitetin e tij personal. Nëse ti mendon se je si të gjithë të tjerët, nuk duhet harruar se ti je më ndryshe nga të tjerët dhe origjinal në veten tënde.

Edhe nëse je i sëmurë psikikisht, ke të drejtë të llogaritësh se je një pjesë e njerëzimit dhe kërkon respekt nga rrethi, pavarësisht nga bindja jote njerëzore ose nga momentet e ndonjë lloj sëmundjeje në jetën tënde.

Çdo njeri vlen aq sa edhe tjetri. Një Psikoterapeut mundet të të ndihmojë ty që të kuptosh dobësitë e tua dhe të mësohesh të jetosh me një pengesë tënden, të cilën e mban të fshehtë,
ose në anën izike të trupit, me një fjalë, të mësohesh të jetosh edhe si hendikepuar, sepse je qenie njerëzore, si të gjithë.

Nëse ke problem serioz, do të ishte më mirë që ta kuptosh natyrën e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë këtë lloj problemi, e jo të rrish i fshehur në hijen e turpit ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Mendimet jorelektuese

Një pjesë e mendimeve tona formulohen në një kohë të largët, ose të harruar, dhe nga një situatë e vështirë e fëmijërisë;kjo është një shenjë e përshtypjes infantile, dhe këto mendime mund të na bëjnë një errësirë dhe mungesë vullneti që të planiikojmë të ardhmen tonë dhe mundësitë tona në jetën e mëtutjeshme.

Këto mendime, me te cilat as nuk mundemi të mendojmë, na vijnë në kokë pa dëshiruar dhe këto e bëjnë një lloj bllokade, me ç’rast ne nuk mundemi të relektojmë më për së afërmi, nëse ndonjë person tjetër nuk na këshillon që të llogarisim ardhmërinë tonë, sepse këto mendime të lartë zotërojnë mbi ndjenjat tona në mënyrë mekanike dhe në atë automatike; por edhe zvogëlojnë dëshirën tonë për jetë.

Këto janë mendime që nuk bën të mendojmë për to. Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime që në mënyrë të pakontrolluar sillen vetëm në një rreth, nuk shkojnë më përpara, por vetëm aty, ndërsa ne bëhemi të papjekur që të mësohemi nga përvoja e hidhur.
Nganjëherë, këto lloje të mendimeve janë larg nesh dhe nuk gjenden me ne për të mirën e uni-t tonë, por vijnë në kokat tona aq shpejt në cikle të papërshtatshme, kur as ne nuk e dimë se çfarë po ndodh vërtet me ne.

Ne “dimë” se çdo herë jemi pafat, dhe se nuk është ide e mirë që te provojmë të ndryshojmë, sepse ne nuk mund t’i bëjmë disa gjëra, se të tjerët kanë çdo herë të drejtë, se te gjitha femrat janë joreale (falso); burrat janë zullumqarë, dhe të tjerët largohen nga ne; nëse ata na njohin në brendësinë tonë se çka fshehim dhe çfarë mbajmë në vete.

Në këto rrethana nuk lind asgjë më shumë se vetëbesimi i ulët, i cili atëherë patjetër duhet të kërkojë këshillën dhe ndihmën e Psikoterapeutit.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

Psikologjia është shkenca mbi shpirtin.
Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit.
Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike.
Objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

PSIKOLOGJIA SI SHKENCË

Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, përpiqet t'i përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë dukuritë që i studion. Pra, psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë sjelljen dhe proceset psikike.
Kurdoherë që kjo është e mundur, emërtimet dhe nocionet përshkruese lidhen meteorinë. Teoritë paraqesin formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në supozimet mbi sjelljen dhe proceset psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na bëjnë të mundshëm paraqitjen e sqarimeve dhe të parashikimeve.
Teoritë psikologjike mund t'i ndërlidhin pohimet mbi sjelljen (siç është të ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siç janë qëndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike.
Për shembull, shumë prej reaksioneve tona ndaj drogës sikurse ndaj alkoolit apo marihuanës, mund të maten kur manifestohen në sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik të drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre.
Psikologët verifikojnë, gjithashtu, teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të metodave hulumtuese, siç janë hulumtimet dhe eksperimentet në terren.
Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme parashikimet. Për shembull, teoria e kënaqshme mbi urinë do të na bëjë të mundshëm parashikimin kur do të hanë njerëzit e kur jo.
Mirëpo, në psikologji për shumë teori është konstatuar se nuk janë të afta të sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë arsye, ato teori janë braktisur ose janë ndryshuar.
Nocioni i kontrollimit të sjelljeve dhe të proceseve psikike është kontravers. Disa njerëz gabimisht mendojnë se psikologët kërkojnë mënyra që t'i shtyjnë njerëzit e tjerë ta bëjnë atë që u urdhërohet - sikurse kukullave në pe. Kjo nuk është ashtu.
Psikologët janë të prirur të besojnë në dinjitetin e qenieve njerëzore, kurse dinjiteti i njeriut kërkon që njerëzit të jenë të lirë të marrin vendime të veta dhe të zgjedhin sjelljen e vet. Tërë kohën psikologët mësojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet në sjelljen e njeriut, por atë dijeni ata e aplikojnë vetëm në bazë të kërkesës dhe për t'u ndihmuar njerëzve në realizimin e
nevojave të tyre.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

PSIKOLOGJIA E APLIKUAR.

Psikologët kanë interesim të shprehur të përbashkët për sjelljen, por mund të dallohen shumë mes veti.
Disa psikologë në radhë të parë janë të angazhuar në hulumtime themelore (që ndonjëherë quhen bazike ose teorike apo hulumtime të pastra).
Hulumtimet themelore nuk kanë aplikim të drejtpërdrejtë në problemet personale ose shoqërore, prandaj për këtë arsye konsiderohen hulumtime që kanë vetveten për qëllim.
Psikologët e tjerë merren me hulumtime aplikative, që i dedikohen kërkimit të zgjidhjeve për problemet specifike personale ose shoqërore. Megjithëse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dëshira për dije dhe mirëkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherë përmirësojnë mënyrën e nesërme të jetesës.
Për shembull, hulumtimet themelore të të mësuarit dhe të motivimit të kryera ndaj kafshëve në fillim të këtij shekulli kanë gjetur një aplikim të gjerë në sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore të veprimit të sistemit nervor i kanë zgjeruar njohuritë mbi çrregullimet siç janë epilepsia, sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Alzheimerit.

Shumë psikologë nuk janë inkuadruar në kurrfarë hulumtimesh. Në vend të kësaj, ata aplikojnë njohuritë psikologjike që t'ju ndihmojnë njerëzve të ndryshojnë sjelljen e vet në mënyrë që të mund t'i arrijnë në mënyrë më të efektshme qëllimet e veta.
Psikologë të shumtë merren kryesisht me mësim. Ata i zgjerojnë njohuritë psikologjike në klasë, seminare dhe punishte të ndryshme.
Mirëpo, të shumtë janë psikologët e inkuadruar në të gjitha këto aktivitete: hulumtim, këshillim dhe mësim. Për shembull, profesorët e psikologjisë zakonisht zbatojnë hulumtime të pastra ose të aplikuara, u japin këshilla klientëve individualë ose industrialë dhe i mësojnë.

Psikologët klinikë dhe psikologët këshillëdhënës

Psikologët klinikë u ndihmojnë njerëzve që kanë probleme psikologjike në përshtatjen ndaj kërkesave jetësore. Problemet e klientëve mund të shkojnë nga ankthi dhe depresioni, vështirësitë në jetën seksuale e deri te humbja e qëllimeve jetësore.
Psikologët klinikë i vlerësojnë problemet me anë të intervistave strukturore dhe të testeve psikologjike. U ndihmojnë klientëve të vet në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe në ndryshimin e sjelljes së papërshtatshme me aplikimin e psikoterapisë dhe të terapisë biheviorale.

Psikologët shkollorë dhe arsimorë

Psikologët shkollorë janë të punësuar në sistemin shkollor dhe u ndihmojnëatyre që kanë të bëjnë me problemet që e pengojnë të mësuarit. Problemet e tilla përfshijnë problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vështërsitë
specifike të të mësuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxënësve me anë të intervistës me mësuesit, prindërit dhe vetë nxënësit.

Psikologët zhvillimor

Psikologët zhvillimor i studiojnë ndryshimet - trupore, emocionale, kognitive dhe sociale - që ndodhin gjatë tërë jetës. Ata përpiqen të veçojnë ndikimin relativ të trashëgimisë (natyrës) nga rrethina (edukimi) në zhvillim. Psikologët zhvillimor zbatojnë hulumtime mbi ndikimin e përdorimit të drogës nga ana e nënës në embrion, përfundimet e formave të ndryshme të edukimit të fëmijëve, njohuritë e fëmijëve mbi hapësirën dhe kohën, konfliktet e adoleshentëve, përshtatjen e njerëzve më të moshuar.

Psikologët që merren me personalitetin dhe psikologët socialë

Psikologët që merren me personalitetin e njeriut përpiqen t'i caktojnë tiparet njerëzore; të përcaktojnë se çka ndikon në proceset mendore të njeriut, ndjenjat dhe sjelljet, si dhe t'i sqarojnë çrregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e njeriut sikur janë ankthi dhe agresioni, si dhe me çështjet e roleve gjinore.

Psikologët socialë në rend të parë orientohen në natyrën dhe në shkaqet e të menduarit dhe të ndjenjave të individëve dhe në sjelljen e tyre në situatat sociale. Psikologët që studiojnë personalitetin përpiqen që brenda personit t'i gjejnë disa interpretime të sjelljes, kurse psikologët socialë orientohen në ndikimet shoqërore ose të jashtme. Në sjellje veprojnë edhe ndikimet e brendshme dhe të jashtme.

Psikologët industrialë

Psikologët industrialë janë të orientuar në raportet midis njeriut dhe punës. Psikologët e organizatave studiojnë sjelljen e njerëzve në organizata siç janë ndërmarrjet e ndryshme. Mirëpo, shumë psikologë janë të arsimuar për të dy fushat.

Psikologët industrialë dhe ata të organizatave janë të punësuar në organizatat afariste me detyrë që t'i përmirësojnë kushtet e punës, të shtojnë produktivitetin dhe - nëse kanë arsimim për këshillime - punojnë me të punësuarit që kanë probleme në punë. Ndihmojnë gjatë punësimit, arsimimit dhe përparimit.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

HVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISE
Psikologjia ka një të kaluar të gjatë, por një histori të shkurtër.
Megjithëse duket që rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnë pamjen e psikologjisë gjatë çdo disa viteve, projektin e këtij teksti mësimor ka mundur ta shkruajë filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit).
Një nga veprat e Aristotelit është quajtur Peri Psyches, që do të mund të përkthehej si "Mbi psikën". Peri Psyches, si edhe ky libër, fillon me historinë e psikologjisë së të menduarit dhe pikëpamjet historike mbi natyrën e psikikës dhe të sjelljes.
Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerëzit janë të motivuar në mënyrë bazike që të kërkojnë kënaqësinë dhe t'i shmangen dhembjes, qëndrim ky që e ka shfrytëzuar teoria moderne psikodinamike dhe teoritë e të mësuarit.
Ekzistojnë edhe kontribute të tjera të grekëve të vjetër. Demokriti (rreth viteve 460-370 para Krishtit), për shembull, ka theksuar se sjellja jonë është nën ndikimin e ngacmimeve të jashtme. Ai ka qenë një nga të parët që ka parashtruar çështjen se a ekziston diçka e tillë siç është vullneti i lirë ose zgjedhja.
Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxënës i Sokratit (rreth viteve 470- 399 para Krishtit), ka shënuar këshillën e Sokratit "njihe vetveten". Që nga atëherë kjo është motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund të arrijmë njohjen e plotë të vetvetes me anë të ndjenjave tona sepse ato nuk janë shprehje e saktë e realitetit.
Edhe sot dallojmë ngacmimet që veprojnë në receptorët tonë të ndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherë të shtrembëruara. Pasi që ndijimet e bëjnë të mundshme njohjen e papërkryer, Sokrati ka propozuar që ta studiojmë vetveten me anë të të menduarit racional dhe të introspeksionit.
Mirëpo, le t'i kthehemi zhvillimit të psikologjisë si shkencë laboratorike në gjysmën e dytë të shekullit 19. Disa historianë vejnë datën e fillimit në vitin 1860.Atëherë Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin që është gur kufitar në
psikologji: "Elementet e psikofizikës".
Ajo ka treguar se në çfarë raporti janë dukuritë fizike (siç janë drita dhe zëri) me dukuritë psikologjike të ndijimit dhe të percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund të masim shkencërisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianëve e vendos fillimin e psikologjisë moderne si shkencë laboratorike në vitin 1879. Atë vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë.

DREJTIMET MË TË RËNDËSISHME PSIKOLOGJIKE

Strukturalizmi
"Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika është dukuri natyrore, që mund të studiohet shkencërisht si dhe drita, ngrohtësia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytëzuar introspeksionin duke u përpjekur t'i zbulojë elementet themelore të përjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj të ndryshëm, ai dhe kolegët e tij kanë vrojtuar vetveten se si do t'i përshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.
Wundi dhe nxënësit e tij e kanë themeluar shkollën psikologjike të njohur si strukturalizëm. Strukturalizmi përpiqej të caktonte organizimin e përjetimeve të vetëdijshme.
E ka zbërthyer përjetimin në ndijime objektive siç janë të parit ose të vullnetit dhe të shijimi dhe ndjenjat subjektive ose të vullnetit dhe të parafytyrimeve mentale (për shembull kujtimet ose ëndrrat).
Strukturalistët besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ të elementeve të përjetimit.
Një nga nxënësit amerikan të Wundtit ka qenë edhe G. Stanley Hall (1844-1924).
Interesimi kryesor i Hallit përfshinte zhvillimin psikologjik në fëmijëri, adoleshencë dhe në moshën më të shtyrë. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushës së psikologjisë së fëmijëve. Ai është edhe themelues i Shoqatës psikologjike amerikane(APA).

Funksionalizmi

Kam dëshiruar që, duke vepruar me psikologjinë si me shkencë natyrore, t'i ndihmoj të bëhet e tillë.
WILLIAM JAMES

Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vëllai i shkrimtarit Henry James, miraton një pikëpamje të gjerë mbi psikologjinë, duke u orientuar në raportet midis përjetimit dhe sjelljes.
James pohon se ekziston një rrymë e pandërprerë e rrjedhës së vetëdijes. Introspeksioni e ka bindur se përjetimi nuk mund të zbërthehet në njësi, siç mendonin strukturalistët.
James ka themeluar shkollën e funksionalizmit që merret me sjelljen si dhe me vetëdijen. Funksionalizmi shqyrton mënyrat me të cilat përjetimet dhe përvoja na mundësojnë përshtatjen e sjelljes ndaj rrethinës në të cilën gjendemi.
Funksionalizmi shfrytëzon vrojtimet laboratorike si plotësim i introspeksionit. Strukturalistët praktikonin të pyetnin: "Cilat janë pjesët e proceseve psikike?", kurse funksionalistët ishin më të prirur të pyetnin: "Cili është qëllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janë efektet e tyre?".
Funksionalistët mendojnë se ndërthurjet adaptative të sjelljes janë të mësuara dhe të pandryshueshme. Sjellja e papërshtatur anon kah zhdukja ose ndërprerja. Veprimi i përshtatur anon kah përsëritja dhe bëhet shprehi. James ka shkruar se "shprehia është një rrotë jashtëzakonisht balancuese e shoqërisë". Shprehia e mban shoqërinë nga dita në ditë.
Krijimi i shprehive pasqyrohet në veprimet siç janë futja e lugës në gojë ose shtypja e dorëzës së derës.
Së pari, ato veprime kërkojnë kujdes të plotë. Nëse jeni në dilemë, ndaluni me facoletën e letrës në dorë dhe vështroni pak fëmijën gjatë përpjekjes së tij që për herë të parë të ushqehet vetë. Me anë të përsëritjes, veprimi që paraqet të ushqyerit e pavarur bëhet automatik, d.m.th. bëhet shprehi. Veprimtaria e shumëfishtë e përfshirë në të mësuarit e drejtimit të automjetit me anë të përsëritjes bëhet gjithashtu rutinore. Pas kësaj mund ta realizojmë pa ndonjë kujdes të veçantë.
Atëherë lirisht mund të orientohemi në konverzim interesant ose në ndonjë radio emision. Ideja mbi të mësuarit me anë të përsëritjes është ide themelore edhe për traditën bihevioriste.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

TELEPATIA.

Telepatia është manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibel e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rastë është pranuesi.
Këto mendime që emetohen vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, janë të "shpërndara" në hapësirë, ashtu që me shqisat normale të komunikimit nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, telepatia është komunikim i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht nga largësia e tyre.
Fjala "telepati" rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: "tele"- largësi dha "pathe"- ndjeshmëri. Themeluesi i saj është F. Majers, një ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike më 1882.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësin e emetimit të neuro-rrezeve, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht, siç janë binjakët, nëna dhe fëmija, motra e vëllai, burri e gruaja etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin e formimit të mardhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndjejnë këtë. Në popull këto quhen "isharete" (arab, isara- shenjë).
Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, P. Zhanes. Sh. Rishes etj. Eksperimente intensive në fillim të viteve 30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me të shoqën. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i reprodukonte.
Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, sa që A. Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Me eksperimente telepatike u muarën edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, ndërsa për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit. Ndër më të njohuar janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik.
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen.
Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën "Rrënjet e koincidencës" solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur "psitron", e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtshqisore.
G. Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e mardhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshme psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë "normale".
Sipas teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuritë me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti.
Fenomenet sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dhe janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore etj. Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalën nga goja", etj.
Si përfundim mund të thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnë se perceptimet jashtshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na sjell në supozim se telepatia është proces themelor i intraksionit tonë me rrethin, eventualisht me i vjetër se sa komunikimi verbal.
Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit ishin më të përshtatshme për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithatë, perceptimet jashtshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan. Në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larta të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella, traumat e paparashikuara, hipnoza etj., këto funksione dhe mekanizma jashtshqisore, të lëna anash, aktivizohen
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit.
Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve.
Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.
Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike.
Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike.
Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.
Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe për psikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.
Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike.
Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”.
Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin.
Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastë shfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.
Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit.
Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti.
Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e të ngjashme.
Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy.
Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj.
Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

Kenaqesia

Janë shkruar dhe botuar mijra libra rreth konceptit të lumturisë, duke e cilësuar këtë, si një gjëndje gjatë së cilës, qënja humane ndihet në ekuilibër me ambientin dhe veten. Për rrjedhojë biologjikisht kjo gjëndje, pra lumturia, presupozon një moment, një periudhë të shkurtër, kur proceset e natyrshme kontradiktore brenda nesh, ekuilibrohen dhe po ashtu, ekuilibrojnë (apo kështu na duket) edhe proceset e tjera që na rrethojnë. Kështu ato krijojnë mikroambientin ku ne jemi në ekzistencë.
Sipas shumicës së hulumtuesve, lumturia nuk është një proces i jashtëm. Eksteriori luan rol sigurisht, por është pikërisht interiori, bota e brendëshme pra, ajo që prodhon lumturinë. Sipas kësaj teorie, e cila është edhe teoria dominuese sot, manipulimi, përpunimi dhe menaxhimi i botës sonë të brendëshme mund të krijojë çaste lumturie.
Sigurisht, por së pari duhet thenë që lumturia nuk eshte nje concept fiks, matematik. Ajo është shume relative. Për të njëjtin nxitës, ne përgjigjemi me shkallë të ndryshme lumturie (kënaqesie). Në ditë të ndryshme, interieri ynë ka mundesi të ndryshme për t’u përgjigjur ndaj ngacmuesve të jashtëm.
Mbi gjithshka, ne duhet që të mësojme si t’a menaxhojme lumturinë, kënaqësinë, mirëqënjen. Kjo ndjenje kaq solide , e kërkuar dhe njëkohësisht, kaq fraxhile, ka karakter shumë të fisme. Ajo duhet thirrur, kërkuar dhe pastaj duhet shijuar ngadalë dhe me kujdes.
Le të shohim një rast të zakonshëm: Po të dëgjosh një këngë të bukur popullore, le të themi të kënduar nga Vaçe Zela, do të ndjesh(kjo varet shume nga individi) një kënaqësi që klasifikohet, le te themi me notën “10”. Po ashtu pas pak kohe, degjojmë një melodi klasike të Verdit dhe po ashtu i japim edhe kesaj noten “10”. Lumturia, pra kënaqësia në të dy rastet është e arritur. Por…sikur të dëgjojme meloditë sëbashu, në mënyre simultane pra, kjo nuk do të thotë aspak 10+10=20. Rezultati i klasifikimit do të jetë sigurisht më pak së “10”. Kënaqësia nuk sumohet, nuk mblidhet. Ajo duhet shijuar e veçuar. Ajo duhet kërkuar dhe pastaj si të jesh fokusuar në të… të kërkosh që ta ndjesh.
Lumturia është një ndjenjë labile, jo konstante. Ajo ka ngritje dhe ulje të pafundme. Kur ne jemi me dhimbje (fizike apo shpirterore), kjo nuk do të thotë se nuk duhet, nuk kemi mundesi që të ndjejme kënaqësi. Jo, së pari të qënit nen ndjesinë e dhimbjes, na jep “vizën” qe të jemi njerëz. Vetëm të vdekurit dhe disa të sëmurë nuk ndjejnë në përgjithësi dhe janë pa dhimbje veçanërisht. Pra duke pasur dhuratën e madhe që të ndjejmë dhimbje, për rrjedhojë duke qënë njerëz, ne kemi edhe mundësinë për të ndjerë lumturinë, kënaqësinë.
Çdo humbje, çdo dhimbje dhe privim, na mëson që të kuptojmë, që edhe ana tjetër është atje diku. Ne pra duhet ta gjejmë. Eshtë e njohur shprehja e antikitetit:”Dështo, që të mësosh dhe mësohu që të dështosh”.
Po të shohim një njeri të sëmurë nga një sëmundje e rëndë, e cila j’a shkurton jetën, dhe ta analizojmë gjëndjen e tij shpirtërore dhe fizike do të kuptojme shumë. Njeriu i dënuar me vdekje, nga një sëmundje apo nga gjykatesi, i mpreh në mënyre të pavetedijshme shqisat e të ndjerit dhe sidomos, ai njeri mpreh shqisat e të ndjerit të kënaqesisë duke frenuar ato të vuajtjes. I sëmuri me kancer megjithse është nën dhimbje dhe nënefektin e sëmundjes, jeton jetë tepër sensibile. Ai ndjen dhe qan për një zog të vrarë, apo për një melodi të bukur, si kurrë nuk do te kishte bërë më parë. Sikur sëmundja të vihet nën kontrroll dhe mjekët t’i thonë që je i shëruar, ky i sëmurë do të jetojë një tjetër jetë, më të mirë, më kënaqesisjellëse se ajo që do të kishte jetuar më parë.
Gjenerozitet apo altruizem?

Unë jam me të parën. Ne duhet që të jemi gjenerosë, pra të japim kënaqësi, që të kemi edhe mundësinë të marim po atë. Altruizmi, presupozon dhënje pa nevojë për të marrë. Altruizmi është vetësakrifikim.
Mora shkas për këtë shkrim nga një libër i prof. të Harvardit Tal Ben-Shahar titulluar: “Happier”, Learn the Secrets to Daily Joy and Lasting Fulfillment.
Këtë bisedë e konsumova me një mikun tim të mirë. Kënaqësia ishte e dyanshme. Dhe nuk mund të rri pa shtuar që do të doja që t’i bëja prof. Ben-Shahar të njëjtën pyetje që më bëri miku im, pyetje që korespondon me një ide mjaft të përhapur në katedrën e psikologjisë së Harvardit, ide e hedhur pikërisht nga profesori i Ben-Shahar:
A është e mundur që të gjithë njerzit të përfitojnë nga ky libër, pra te rrisin shkallën e kënaqësisë, gjë që i përshtatet edhe titullit të librit.
Për çudi profesori………i profesorit Ben-Shahar ështe kundër kesaj ideje. Jo, pra të gjithë njerzit janë të aftë për të ndjellë këtë ndjenjë hyjnore, lumturinë. Te gjithë njerzit kanë nevojë për lumturine, kenaqësinë, por jo të gjithë kanë aftësinë për ta afuar, tërhequr atë….Cedrus
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë është psikologjia?

Psikologjia e internetit

Ne disa studime qe kam pare psikologet kane vleresuar disa aspekte te qendrimit te gjate ne internet, (ketu perfshihen shume lloj aktivitetesh te internetit)
Nje nga keto ka te beje me perhumbjen, qetesine ne dukje te tyre. Edhe kur jane ne jete reale vazhdojne mendojne per nje aspect te nje bisede te lene pergjysem,
Kjo ka dy ane:
Mpreh trurin
Te largon nga bota reale dhe problemet e saj.

-Modifikim i gjendjes shpirterore.

Ndjenja e nje gjendjeje ”high" kur jane Log on. Ne menyre paradoksale ndihen me deformim te gjedjes shpirterore kur jane ne internet dhe edhe kur nuk jane.

Kane nje aftesi qe vjen duke u rritur per te qendruar ne biseda chati edhe vetem me nje njeri apo me nje faqe interneti duke kerkuar pa nderprerje fakte te natyres pop.
Abstinence ne mungese te internetit qe shkon deri ne dridhje te duarve, mosperqendrim apo edhe prishje te pamotivuar te jetes normale.
Konflikti interpersonal. Ketu futen puna, jeta personale, deshirat e ndryshme si muzika, letersia, ose sporti.
Rikthimi edhe kur nderpritet per nje fare kohe, mund te rikthehesh me forca te reja serisht.
 
Top