• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë duan gratë?

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Respekti dhe ndershmëria janë dy vlerat kryesore që e bëjnë më të fortë një lidhje. Pastaj vijnë gjërat e tjera që klasifikohen në listën para se një femër të krijojë një lidhje me një mashkull. Ja disa nga gjërat prej të cilave nuk mund të hiqni dorë. Çdo grua ka shijet e saj lidhur me partnerin që dëshiron.


Ka nga ato që e duan bukurosh si Brad Pitt, të tjera e preferojnë sportiv, ose anojne me shume ndaj biondeve, që të jetë indiferent ndaj duhanit, të preferojnë më shumë verën se birrën. Por nëse në një lidhje ndershmëria, komunikimi i mirë dhe respekti janë vlerat kryesore, është e sigurt se shumë femra do t’i vinin në listën e tyre para se të zhyteshin në një lidhje dashurie.

Jemi dy të rritur

Duket e kundërta, por në fakt nuk është kështu. Le të supozojmë se një lidhje e shëndoshë fillon me takimin mes dy personave të rritur. Lidhja do të bëhej më e vështirë nëse një femër do të guxonte të lidhej me një adoleshent, sepse ky i fundit do të vuante nga sindroma e Piter Panit. Tanimë janë të largëta ditët kur femra mendonte që ta ndryshonte partnerin e saj. Karakterin e njeriut e njeh me kalimin e viteve, por ta ndryshosh është një mision sa i pamundur aq edhe i dëmshëm. Mashkulli duhet të shërohet nga “plagët” e së kaluarës dhe më pas të jetë në gjendje të përballojë me guxim dhe besim sfidat e të tashmes.

Të qeshësh të bën mirë

Natyrisht që nuk mund të kërkoni dikë, të lindur komik, megjithatë një dozë e mirë humori mund t’ju ndihmojë në ato ditë që e keni moralin e rënë. dhe nëse jeta juaj nuk ka qenë e lehtë, do të jetë ai që do t’ua ndriçojë me diellin e tij, duke ju bërë për të qeshur. Dihet se e qeshura është e dobishme për jetën në çift, përveç faktit që i bën mirë shëndetit.

“Je e parezistueshme”

Nuk ka rëndësi nëse s’je gjithmonë e bukur, e rëndësishme është që partneri të të bëjë gjithmonë të ndihesh e parezistueshme, kur përpiqesh që të jesh gjithnjë me moral të ngritur, kur ndryshon ngjyrën e flokëve ose lukun. Partneri i duhur është ai që e vëren gjithmonë dhe menjëherë ndryshimin, ai që të bën të kuptosh me një kompliment që të dëshiron jashtëzakonisht, gjithmonë dhe kudo.

Në shtrat mëson

S’ka shumë rëndësi nëse partneri juaj nuk ka eksperiencë në shtrat. Ajo që vlen është ngrohtësia dhe pasioni i intimitetit, pastaj në fund të fundit asgjë nuk është e vështirë për t’u mësuar. Në këtë pikë mund ta ndihmoni ju, duke i treguar dëshirat tuaja. Nuk duhet harruar që një lidhje e fortë dashurie fillon nga pasioni seksual. Mos u shqetësoni nëse ai nuk quhet Roki Balboa. Por nëse partneri juaj nuk bën asnjë sforco për të eksperimentuar dhe kuptuar se çfarë ju pëlqen dhe ju eksiton, atëherë gjërat ndryshojnë: më mirë mos u ngatërroni me të.

Dobia e zënkave

Çfarë ndodh kur ritakoheni me të dashurin tuaj pas një periudhe ndarjeje? Nuk ka rëndësi se kjo gjë ka ndodhur një orë apo një javë më parë. Të jeni të bindur se ky është testi më i mirë për të kuptuar temperaturën e lidhjes suaj. Nëse partneri ju jep dhjetëra puthje, njëqind përkëdhelje dhe ju kushton shumë vëmendje, do të thotë se personi që keni përballë bën të gjitha sforcot e mundshme për të mbajtur në lidhje atë përbërës magjik romanticizmi që ëndërrojnë të gjitha femrat.

Shumë liri

Të rrini bashkë nuk do të thotë të kaloni 24 orë të ditës ngjitur me njëri-tjetrin. Në fakt liria është një provë e vërtetë besimi që partneri ka karshi jush. Një liri që ka mijëra mënyra për t’u shprehur: nga fundjavat e kaluara vetëm me mikeshat, tek eksplorimi i horizonteve të reja profesionale, ose thjesht te qëndrimi vetëm për të qartësuar mendimet. Çdonjëri prej nesh ka shijet e veta dhe nëse partneri juaj pranon hapësirat tuaja jetësore, do të thotë që është një person i pjekur, i kujdesshëm ndaj nevojave tuaja dhe rritjes suaj personale.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

shum interesante po te ishin te gjitha lidhjet keshtu e te gjith te na kuptonin bota do ishte ndryshe ;)
E rendesishme mbi te gjitha qe nje partner te te bej ta ndiesh veten femer ..
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,062
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

Nuk lexoj asnje gje qe se kam degjuar me pare ne textin e mesiperm.
Cdo qenie ne kte bot vjen, jeton ne menyra te ndryshme,nje gje esht e qarte qe nuk reshtim se kerkuari me shume e me shume nga vetevetja dhe nga te tjeret.
Gjithmone do te marrim aq sa japim.
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

ChocolatE_DiamonD,
shumica e meshkujve as mundimin te lexojne tekstin s`do e marrin...e jo me ta praktikojne:)
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

ChocolatE_DiamonD,
shumica e meshkujve as mundimin te lexojne tekstin s`do e marrin...e jo me ta praktikojne:)
E vertete :)!
Gjithsesi,eshte edhe vete femra qe duhet te krijoje qe ne fillim identitetin e saj ne marredhenie,dhe perse jo te theksoje kushtet si domosdoshmeri e rezistences se marredhenies ...
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

Nuk mund te jepja nje pergjigje duke lexuar vetem titullin, e ndjeja si detyrim moral te lexoja te gjithe tekstin e shtruar nga Ch.D :) Njeriu nuk duhet sforcuar, po duhet ti beje natyrshem te gjitha. Sforcimi te con drejte lodhjes, dhe lodhja te con drejte humbjes se nervave. Prandaj duhet t'i bejme gjerat natyrshem, me dashuri, me sinqeritet, me besnikeri, pa mendjemadhesi dhe kryelartesi. Dashuria duhet respektuar, per ate ndjesi te bukur qe te fal, nuk duhet abuzuar me ndjenjen, por duhet falur ne menyre te drejtperdrejte... Do me duheshin dite te flisja, po ne pamundesi po e mbyll me kaq. Dicka kryesore, perpara nje lidhje, mashkulli duhet t'i mesoje femres cfare kerkon, dhe cfare ka per t'i dhene. Per mos te lindur krisjet me pas, dhe mungesa e respekti per njeri - tjetrin.
 

The_AnGeL

World is Mine
Anëtar
Jan 27, 2010
Postime
174
Pikët
0
Vendndodhja
Atje Ku Ballakumja Eshte me e Shijshme ;)
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

Sa mire, qe studiusit pas nje kohe shekullore, kan gjet pergjigjen e pyetjes "Se cfare duan grate"

une mendoj, qe grate e sotme , duan nje partner qe ka prespektive te mire financiare :) dhe nje arsim te larte...kjo si per fillim do te mjaftonte :)
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

lol grupi..kesaj teme mund ti shtoj une ose cdokush tjeter 100 postime nder to artikuj dhe komente dhe prape se prape do ngelet dicka qe sdo mundemi ta permbledhim dot....Si gra jemi aq komplekse, asnje si tjetra prandaj cfare duam ndryshon shume....

Nese doni mund ta trajtoni temen ndryshe ..femrat te thone cfare duan me te vertete dhe meshkujt te thone cfare kujtojne ata se duan femrat...Vem bast qe pergjigjet sdo perputhen :p
 

born_to_love

elektron i lire
Anëtar
Mar 6, 2010
Postime
87
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

Femrat klithin kur e shohin miun, ndėrsa qeshin kur shohin ujkun....:)
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

born to love po meshkujt ca bejne kur shikojne arushen apo ja mbathin vrapit se kan frike:p:p:p
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
te shprehesh per ate qe mund te duan grate ose femrat ne pergjithese duhet te jesh femer pik se pari
por mesa di un perversiteti femres flas per ate mental esht palimit pra me frikson vetem ideja qe ndonjiher do mund te di çfar deshirash sillen neper kokat e femrave prandaj me mir spo e mar mundimin
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

Stealth shprehu mos ki turp e di ti ca duan grate se di ti kenaqesh lol po ka qe s'kan experience hidhi ca detaje
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Re: Çfarë duan gratë?

te shprehesh per ate qe mund te duan grate ose femrat ne pergjithese duhet te jesh femer pik se pari
por mesa di un perversiteti femres flas per ate mental esht palimit pra me frikson vetem ideja qe ndonjiher do mund te di çfar deshirash sillen neper kokat e femrave prandaj me mir spo e mar mundimin
Perverse, mendimet e femrave ??!!!!!

Po Veprimet perverse kujt i takojne ?
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
veprimet se di meri kujt mund ti takojne por mentalisht femra esht nena e perversitetit seksual sepse gjate nji dite mendon 6 her me shume per seksin sesa nji mashkull e kur them mendon per seksin nuk behet fjale me partnerin e saj po me ke te shofi ruges prandaj sdo mend shum te kuptosh çfar mund te doje nji femer ose femrat ne pergjithesi
por me pak mundim mendoj qe femra deshiron te jet e poshteruar e keqtrajtuar e perdorur seksualisht e perçmuar dhe e hedhur si limon i shtrydhur qe te kete mundesin te qaj e vajtoj sepse ne fund te fundit kjo esht natyra e femres qaramane e perjetshme
 

Dori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
433
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

Stealth e ke mytttttt loooool
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

wohooo paskan marr kot cunat ke kjo tema...vertetuar me fakte Stealth ju cunat mendoni me shume se femrat per seksin..mgjth spo e them kte si te mete te meshkujve po e them per te te korrigjuar ty...ndersa persa i perket faktit te shtrydhjes vajtimit ja ke fut kot e ke dal nga tema se ktu po themi ca duan grate jo nga cfare mundohen grate tja mbathin nga syte kembeve...

pastaj ti sikur bie ndesh me mendimet e tua se njehere thua qaramane e perjetshme pastaj thua duhet ti besh ter kto poshtesira qe te dorezohet apo te qaje....

nje grua kerkon te kuptohet te jete e lumtur kerkon nje mashkull, nje partner nje jo te shurdhet, nje buzeqeshje, nje perkujdesje, nje u r irreplaceble to me :D the better you treat us the more you'll get back
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Çfarë duan gratë?

stealth prandja rrini e i shikoni femrat si qypa ne turtuaret e qyteteve se sjua japin eee meqe i doni te poshteruara dhe te vajtojne mire jua bejne se ju lejne me doren ne xhep edhe me gisht ne goje se kshu eshte natyra e mashkullit ti shikoje femrat poshte dhe te poshteruara guess what is diffrent upssssssss edhe eksaj rradhe femra eshte e fituar lali mbaje doren ne xhep sikur e mban ske shonce ti shikosh femrat ashtu si i mendon ahhhhhh mendimi mendimi po te ben te vuahs me shume seatlth eeee:p:p
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Re: Çfarë duan gratë?

veprimet se di meri kujt mund ti takojne por mentalisht femra esht nena e perversitetit seksual sepse gjate nji dite mendon 6 her me shume per seksin sesa nji mashkull e kur them mendon per seksin nuk behet fjale me partnerin e saj po me ke te shofi ruges prandaj sdo mend shum te kuptosh çfar mund te doje nji femer ose femrat ne pergjithesi
por me pak mundim mendoj qe femra deshiron te jet e poshteruar e keqtrajtuar e perdorur seksualisht e perçmuar dhe e hedhur si limon i shtrydhur qe te kete mundesin te qaj e vajtoj sepse ne fund te fundit kjo esht natyra e femres qaramane e perjetshme
Po te bej nje pyetje retorike Stealth :A ke qene ndonjehere femer ?!!!!!

Pa replikuar gjate per opinionin tend (eshte i lire) Une, nuk do guxoja te pretendoja se do isha e sakte nese do t'i pergjigjesha pyetjes "C'fare duan meshkujt".....
 
Top