• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Pjepri- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.

Qershia- Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.

Dardha- Ky frutë bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.

Speci -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.

Brokoli - Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.

Karota- Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.

Kastraveci - Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.

Hudhra- Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.

Fiku - Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frutë vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.

Molla - Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.

Banania - Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.

Portokalli - Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.

Rrushi- Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime

Hurma eshte e pasur ne jodio se ben mire per tiroidet dhe te shton hormonet sexuale.

Qitrot (te zjera) bejne mire per pastrimin e melcise.

Qepa sheron laringitin, qarteson shikimin dhe sherben si antibiotike kur ke nje plage.

Banane eshte mire per swing moods (nuk e di si i thone ne shqip) ose kur ke hangover ne mengjez nga pija alkoholike (prandaj monkeys jumping all the time).

Panxhar sheqeri dhe cdo gje e kuqe sherben ne rigjenerimin e gjakut.
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime

Sallata e jeshile, e cila rritet si perime gjethore, është një nga bimët më shumë delikate e sallatave në këtë botë. Konsiderohet si mbretëreshë e bimëve sallata.
Kjo perime zakonisht konsumohet si e ftohtë dhe e pagatuar, në sallata, hamburgerë dhe në një numër të gjellëve tjera. Në parim ka gjashtë lloje të ndryshme të sallatës së gjelbër dhe të gjitha përdoren për të krijuar sallata.

Duke qenë se ka vlera të larta ushqyese, sallata e gjelbër ju ofron përdoruesve shumë përfitime shëndetësore dhe ushqyese.

Është e pasur me kripëra minerale, me elemente alkaline që dominojnë në masë të madhe. Kështu që ndihmon për ta mbajtur gjakun të pastër, mendjen vigjilente dhe trupin në shëndet të mirë.

Sallata e jeshile është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo shujtë. Sallata e gjelbër është po ashtu e pasur me ujë, duke i mundësuar trupit ta hidratojë më mirë veten.

Sallata jeshile është një luftëtare e mirë e kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon tretjen.
Trajton rënien e flokëve: Një përzierje e lëngut të sallatës dhe spinaqit thuhet të jetë e mirë për ata që kanë probleme me rënien e flokëve.

Gjithashtu sallata jeshile thuhet se e parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.


 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime

Patatet e skuqura, rrezik për kancer


Në një studim hulumtuesit kanë vërtetuar se lidhshmëria më e rëndësishme ndërmjet sëmundjeve të zemrës qëndron me ushqimin i cili përmban acide trans-yndyrore, të cilat zvogëlojnë kolesterolin e mirë dhe e shtojnë të keqin, ndërsa janë të pranishme sidomos te patatet e skuqura.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Kalifornisë, kur patatet e para të skuqura arrijnë në stomak, yndyrat bëjnë që të prodhohen endokanabinoide, substanca që “ndezin” sinjalin e urisë.

Kjo gjë vlen për të gjitha ushqimet që përmbajnë yndyrë, por që çuditërisht këtë efekt nuk e kanë sheqernat dhe ushqimet me proteina.
Konsumi i shumtë i ushqimeve me përmbajtje nishesteje siç është patatja e skuqur shton rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat e reja.


 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime

 
Top