Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Kur ke pasur një lidhje me një person i cili ka qenë partneri yt për një farë kohe, dhe ai raport nuk është më, për një arsye a tjetër, e këtë në fund e përjeton me lëndim përzier me ca ndjesi zhgënjimi, ky fakt nuk e bën as lidhjen gabim dhe as ish partnerin personin e gabuar. Është një pjesëz nga tabloja e jetës sonë dhe aq. Gabimi, është thjesht një gjykim i ri që, i bëjmë një veprimi tonë në të kaluarën, në kushte të reja që ndodhemi tek e tashmja... Lëndimet, zhgënjimet, përjetimet e bukura përzier me ato të trishta, janë pjesëza që do na shoqërojnë gjatë gjithë jetës sonë... E ç'të bëjmë? Të vazhdojmë të vuajmë ende me idenë se "bëra gabime" në jetë? Ehuuuuu...
.....e rendesishme te dashuroheni....vetem atehere kur dashuroni jetoni...
qe zhgenjimi e vuajtja jane pasoje e nje gabimi, kjo s'diskutohet. qe nuk ia vlen te vuash per gabimet e bera ne te shkuaren edhe kjo nuk diskutohet. por kete mund t'a arrish duke mos perseritur te njejtat gabime. vec ne ju pelqen vuajtja pastaj, por edhe ky gabim i bie te jete. ne vend te termit "gabim" mund te vesh edhe "budallallek". nuk ndryshon gje.
Pse ata me 3 dashnore sjetojne?
Ti do t'u tregosh të tjerëve, se çfarë është e diskutueshme dhe e padiskutueshme, në mënyrën e tyre të jetuarit? Vuajtja, gabimi, lëndimi, lumturia etj etj... janë në thelb të gjitha vetjake, sepse edhe shkaku varet pikërisht nga botëkuptimi dhe bota shpirtërore e vetë personit. Vuajtja është pjesë e pandashme e njeriut, por kjo nuk është një arsye pse njerëzit të kenë frikë të dashurojnë apo të kenë hezitim të ndjejnë me gjithë qënien e tyre, nga frika e lëndimit.
Gabimi dhe budallallëku, për mua s'janë e njëjta gjë.
une dua te mos vuani. por nuk eshte e thene te realizohet ajo qe dua une.![]()
une dua te mos vuani. por nuk eshte e thene te realizohet ajo qe dua une.![]()
...dhe si do më bësh të mos vuaj?
Sa altruist qenke mo H2O + CO2
nuk mund te te bej une. mund te te them c'shkakton vuajtje dhe ti, nese te duket e pranueshme, mund t'a mbash parasysh. shume gjera prej tyre nuk jane dhe nuk mund te jene vetem ne doren tende, por disa te tjera jane:
p.sh. mospranimi i vuajtjes si dicka normale, por si te evitueshme
H2O + CO2 = H2CO3
Domethene uje Gline.
Uji i Glines nuk eshte uje i gazuar mo Zirco, eshte uje mineral.