• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çifti dhuroi 11.2 milionë dollarë të fituara në loto

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Çifti kanadez Allen dhe Violet Large ua dhuruan 11.2 milionë dollarët e fituar në lotari miqve, organizatave humanitare dhe spitaleve.
Çifti që ka hyrë në dekadën e tetë të jetës deklaroi se fati i tyre u ka hapur vetëm telashe dhe më në fund kanë vendosur që të mos i shpenzojnë vetë ato para.

“Ajo që nuk e kemi pasur s’ka se si të na mungojë”, tha Violet, 78 vjeçe, për gazetën Toronto Star. Ajo dhe bashkëshorti Allen (75 vjeç) vendosën që më mirë t’i dhurojnë sesa t’i kursejnë paratë të cilat i fituan pa djersë.

Ata dy janë të martuar që 36 vjet, ndërsa jetojnë me pension prej vitit 1983 kur nga Ontario u shpërngulën në Truro. Allen me vite ka punuar si saldues, ndërsa Violet ka punuar nëpër konfeksione dhe firma të ndryshme të modës.

“Kemi jetuar rehat. S’kemi qenë milionerë, por kemi pasur një jetë të mirë”, tha Allen për situatën para se ta fitonte lotarinë. Në kohën kur fitoi lotarinë Violeta po shërohej nga kanceri dhe menjëherë i shkoi mendja se dikush mund ta shfrytëzojë atë në situatën e re.

“Paratë që i kemi fituar nuk kanë ndonjë kuptim për ne. E kemi pasur njëri tjetrin”, tha Violet, e cila javën e kaluar ishte në trajtimin e fundit të hemoterapisë.

Spitalet në Trur dhe Halifax përfituan një shumë të parave të dhuruara. Pasi u kujdesën për anëtarët e familjes, çifti paratë tjera ua shpërndau organizatave të ndryshme, ndërmjet tjerëve edhe zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq. /
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Çifti dhuroi 11.2 milionë dollarë të fituara në loto

Jo une thash se ishte çift i ri lol
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,141
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Çifti dhuroi 11.2 milionë dollarë të fituara në loto

Mire paskan ber se sevap...smeren gjith ato lek me vete ne varr..lol
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Çifti dhuroi 11.2 milionë dollarë të fituara në loto

Keshtu mbahet Shteti e jo si te na edhe e vjedhin ..

Njerez te mrekullueshem keto pleqe,zemermire..
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Çifti dhuroi 11.2 milionë dollarë të fituara në loto

hahahahhahahhahahahhahahahah
O Mand te rent pika sa qesha ...
 

Linda

❤❤❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
14,806
Pikët
113
Përgjigje e: Çifti dhuroi 11.2 milionë dollarë të fituara në loto

Un smora gjo-pff-:p

Po ju te tjeret moret ndonji dor me pare;)):p

Respekte per kte ciftin:)
 
Top