• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çifti mbretëror në krizë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Çifti më i famshëm mbretërorë në botë, Princi Carls i Anglisë dhe Kamila, po përjetojnë një periudhë krize në lidhjen e tyre të dashurisë. Kjo situatë është bërë edhe më serioze, pasi çifti ka filluar të emërohet si, “depresioni anglez”.

Princi, ishte martuar me Kamilën para pesë vitesh dhe sipas të dhënave nga burime të afërta me princin, të cilat janë publikuar edhe në veb-faqen, people.co.uk, çifti është futur në një sherr që ka të bëjë me lidhjen e tyre emocionale. “Martesa është në krizë dhe dukesha kalon më shumë kohë me pesë nipërit e saj”-raporton people. Sipas këtij raporti dukesha ka filluar të mërzitet me jetën e bashkëshortes së princit dhe jeta në fshat është e papërballueshme për të.

Si duket në këtë aspekt nuk ka ndikuar as pushimi i kaluar në ishujt Karibik, i çiftit mbretërorë dhe kriza vazhdon të jetë e pranishme në lidhjen e tyre, gjë që mund të ndikojë edhe në një divorc të mundshëm. “Një makth ka kapluar lidhjen e tyre dhe grindjet janë të pranishme gjatë gjithë kohës. Kjo për shkak të përfshirjes së tepruar të princit, në çështjet e mjedisit dhe vizionin e tij të kaq pesimist për botën”,-thuhet më tej në këtë raport. Këto burime anonime nuk kanë shpalosur më shumë detaje në lidhje me divorcin, por sipas parashikimeve një gjë e tillë është e mundur.
 
Top