• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çifti VIP ndahet ligjërisht

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Firmoset divorci mes çiftit të mirën johur të artistëve, Inva Mula-Pirro Çako. Vendimi u mor dje nga gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar dhe kujdestarinë e djalit të lindur si fryt i martesës së sopranos shqiptare me famë botërore dhe bashkëshortit të saj, kantautorit të mirënjohur, Pirro Çako.




Sipas gjykatës, Anthony, 14 vjeç do të qëndrojë me të ëmën, Inva Mula në Paris, ndërsa ka detyruar të atin Pirro Çako të paguajë një shumë prej 10 mijë lekësh për mirërritjen dhe edukimin e tij.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se kantautori do të mund të takohet me të birin sa herë të ketë mundësi, për shkak se jetojnë në dy shtete të ndryshme, Anthony në Francë, ndërsa vetë ai në Tiranë. Kriza mes çiftit të njohur duket se nisi prej momentit kur Pirro Çako vendosi të linte Parisin dhe të rikthehej në Tiranë, megjithatë gjykata nuk u mor me caktimin e fajësisë.

Si sopranoja, ashtu dhe këngëtari, flitet se kanë nisur histori të reja dashurie, por zyrtarisht nuk e ka pranuar asnjëri prej tyre. Duket se për zyrtarizimin ishte bërë pengesë firma e gjykatës, çka ligjërisht i ka dhënë fund martesës së tyre.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top