• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çka po ndodh me Kosovën, e dinë veç Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,002
Pikët
113
Republika e Grenellit

1. Me Serbinë po arrihen marëveshje pa dialog

Prej se e mori në dorë Richard Grenell, dhe BE doli prej mode, s'ka më 'nevojë' për dialog për t'u arritur marrëveshje të ndryshme me Serbinë.
Kjo është arritje e shekujve, kur merresh vesh me armikun pa pasur nevojë me bisedu me të, e bile as me mendu.
Ka kush mendon për Ne. Mendon Richard Grenell.
Të gjithë flasin për dialogun që patjetër duhet të ndodh, kurse të gjitha këto marrëveshjet me Serbinë po arrihen pa dialog, tinëz.
Grenellit i mjafton prezenca e Hashim Thaçit si 'figurë', për t'i arritur marrëveshjet me Serbinë, e për t'i nënshkruar shqiptarët që as nuk i kanë lexuar ato marrëveshje.
2. Ish Qeveria Haradinaj ende nuk 'ka pushuar' aktivitetin, ende po vepron ilegalisht në Institucione, nëpërmjet sekretarëve dhe kriminelëve të tij në Institucione, po ndërhyn dhe po vepron si pushtet paralel.
Kështu ish ministri Pali (i cili ende vepron si ministër nga 'nëntoka'), e njofton kryeministrin e tij personal Ramushin për marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradën me Serbinë, por nuk e njofton Kryeministrin Kurti.
3. Si duket e dinë çka po ndodh me Kosovën veç Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq.
Dhe normal kryeshoku i tyre Sorosi...kur po thotë Hashimi 'e kam shok Sorosin dhe djalin e tij' 😂.
P.S. Tash për tash Kosova nuk vepron si shtet demokratik, por si shtet vullnetarisht i okupuar nga Richard Grenelli dhe si shtet personal i Hashim Thaçit.
Askush tjetër nuk e di çka po ndodh. Ndoshta po ndodh diçka mirë, por sikur të ishin marrëveshjet e mira nuk do t'i kishin mbajtur fshehtë, do t'i kishim parë të gjithë.
Veç e keqja mbahet sekret.
S'di kush ua paguan arrogancën. Arroganca e Hashim Thaçit dhe Richard Grenell, kushton shtrenjtë.
Veç çka s'e kanë arritur marrëveshjen finale me Serbinë.
Por kryesore, Donald Trump e ka parashikuar të ardhmën e Kosovës si shumë 'të ndritshme', marojë miliarderi 'i shkretë' tuj e shfrytëzu Kosovën varfanjake, për fushatën e tij politike.
Ne nuk jemi 'të vegjël', por jemi lodër.Ai që luan me 'lodër' është i 'vogël', bre, mbetshim pa të .
_______________________________________________
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,221
Pikët
113
E pa edhe Grinedhi, qe erdhi dita plus qetra, meqe dolen incizimet e fjalimit te Alpinit ne Berlin, ua mbylli gojen dhapqinave te stajles: a kini nie qka i kish thane Vuqiqi ?🤣

Mjafton qe iku koha e çobaneve dhe analfabeteve me kravata qe ti perfaqesojne shqiptaret.

Po vadhai, dje ne Inglish Alpini ju tha; yeees, yeeeees o madafaka, duuu juuu knooow ? 😂 akoma s‘keni pare gje juve 🤭
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,037
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
*

Tash u lëndu ma DJ upi i brojit pej Albinit sa që, prej inatit do ta shesë edhe brojin e kundrave.... :D gjgjs, mendtë që i ka (hiç s'ka), ky, për inati pse i ka ardhë fundi, mund t'i ofrojë vëllaut Vuçë diçka edhe më shumë se deri më tani....


*
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,002
Pikët
113
*

Tash u lëndu ma DJ upi i brojit pej Albinit sa që, prej inatit do ta shesë edhe brojin e kundrave.... :D gjgjs, mendtë që i ka (hiç s'ka), ky, për inati pse i ka ardhë fundi, mund t'i ofrojë vëllaut Vuçë diçka edhe më shumë se deri më tani....


*
... prandaj duhet me shkarkue, me i shkue n'shpi e me arrestue e me çue drejt n'hage n'tribunalin e vuçiçit.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,892
Pikët
113
Brodher me sistren e vockel....
1-% 1.5 e BIP=60 MILIARD ne vit.
2 apo 2% me 2024=80MILIARD CDO vit.
3-Arme berthamore ne Gjermani NUK kane ruset por.....ky fytyra e POSHTER.
4 dhe FAZITI.....kur me <motren> sillesh ARROGANT,po me............SKLLAVET??????????????????????????????
Danke ne lexoni ate fierakun ka myzeqeja.
Ju ljubav forever.
NRRK.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,221
Pikët
113
Brodher me sistren e vockel....
1-% 1.5 e BIP=60 MILIARD ne vit.
2 apo 2% me 2024=80MILIARD CDO vit.
3-Arme berthamore ne Gjermani NUK kane ruset por.....ky fytyra e POSHTER.
4 dhe FAZITI.....kur me <motren> sillesh ARROGANT,po me............SKLLAVET??????????????????????????????
Danke ne lexoni ate fierakun ka myzeqeja.
Ju ljubav forever.
NRRK.
Duam edhe purkthimin ne shqipe, ndryshe nuk e pranojme 🤣
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,892
Pikët
113
Duam edhe purkthimin ne shqipe, ndryshe nuk e pranojme 🤣
Kur te arrijne vaporat me gazin fluid ti perktheje UNE.
kta bojsat RREJNE flamurtaret,me ata qe mendojne dhe DINE si puna e IME( per shembull), skane shance ose probabiliteti=0%.
Tungi vllacko.
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,037
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
... prandaj duhet me shkarkue, me i shkue n'shpi e me arrestue e me çue drejt n'hage n'tribunalin e vuçiçit.

Po e dimë që duket me e shkarkue, ama kush dhe si do ta bëjë këtë?

Ai, megjithëse është zgjedhur ilegalisht (me kërcënime) tash është, ashtu të themi, president legal. Dhe, shkarkimi i tij me ligj (legal) është i pamundur!!!


*
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,037
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Brodher me sistren e vockel....
1-% 1.5 e BIP=60 MILIARD ne vit.
2 apo 2% me 2024=80MILIARD CDO vit.
3-Arme berthamore ne Gjermani NUK kane ruset por.....ky fytyra e POSHTER.
4 dhe FAZITI.....kur me <motren> sillesh ARROGANT,po me............SKLLAVET??????????????????????????????
Danke ne lexoni ate fierakun ka myzeqeja.
Ju ljubav forever.
NRRK.

Kjo shumë interesante, Beni...

Mos blini gaz rus nga rusët, por blini gaz rus nga Turkenistani (të cilin shtet të ish-BRSS e kanë nënshtruar këta, ia kanë marrë gazin të cilin e shesin sikur të ishte i tyri) dhe, në këtë mënyrë e shtoni buxhetin ushtarak që të mbroheni nga gazi dhe varësia ruse...

Çështja është se evropianët janë të mençur e jo me tru të pjerdhur shqiptari, sa për të kuptuar se ku iu dhemb amerëve....


*
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,896
Pikët
83
Ne tregun e energjise, SHBA kan paritetin, dhe domosdo kerkojn ta ruajn, ne mos ta forcojne. Nashi ata vete ia dalin edhe pa importuar Benzina e nafta per popllin amerikan eshte ku e ku me e lire se n'Europe, edhe se n'ato vende qe vet nxjerrin e eksportojn nafte. Shihni vendin tene, Shqiperine: nxjerr nafte, dhe çmimet e karburantit (jo aq cilesor) ne vend jane me te lartat ne rajon?

Mir syztja, po ti terra nostra, perse merzitesh se nuk u bleka gazi nga ruset? Turkmenistani ka sovranitetin e vet, dhe e shet ku t'i taket e ku t'i tuket. E gjith Europa do te donte te "çlirohesh" nga varesia ruse e furnizimit me gaz. Degjuat gje per Bjellorusine?
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
34,567
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Shqiptarë që ia shpëlajnë duart e përgjakura, Presidentit serb
Nga Kim Mehmeti - 12:52, 18/02/2020


Ndoshta me vonesë, por sot ka personalitete serbe që Presidentit të vet ia shpalosin krimet e luftës, duke publikuar fakte që dëshmojnë se edhe ai i ka organizuar dhe i ka nxitur serbët që t’i marrin armët e të vrasin pjesëtarë të popujve jo serbë.
Shumë personalitete serbe, publikisht e thonë se Presidenti i tyre i sotëm, me asgjë nuk dallon nga shefat e tij të deridjeshëm të dënuar për krime lufte, sepse nuk vret njerëz vetëm ai që e shkrep armën, por edhe ai që i nxit dhe që i mbështet vrasësit.
Personalitete serbe me emër e mbiemër, ia rikujtojnë popullit të vet dhe botës, se Presidenti i tyre i sotëm është ai i dikurshmi që kanosej se për çdo serb të vrarë do vriteshin me qindra myslimanë, ai që betohej se emri i Mlladiqit, i cili u dënua për gjenocidi në Srebrenicë, kurrë nuk do harrohet, ai që me lot në sy e përcolli për në Gjykatën e Hagës shefin e tij, kriminelin e luftës Sheshelin., pra ai që punonte si gazetarë në radion e vendosur te kodrina Pale, nga ku ‘vullnetarët’ serb e bombardonin Sarajevën e dënuar me vdekje.


Po, ka personalitete serbe që e thonë publikisht se Perëndimi ndërton paqe me Presidentin e tyre të sotëm vetëm pse ai është i përdorshëm, vetëm pse kriminelin e djeshëm në të, frika se do përgjigjet për krimet e bëra, e bënë të dëgjueshëm e paqedashës sot si dhe, vetëm pse një i tillë që do ta pajtojë të shkuarën e vet kriminale me të sotmen e tij demokratike, mund të pajtohet edhe me shqiptarët edhe me kroatët, edhe me boshnjakët e jo serb tjerë, ndaj të cilëve dikur e ka nxitur shpërnguljen dhe vrasjen.
Sot nuk mungojnë serbë që publikisht e thonë se Presidenti i tyre i sotëm nuk i hidhërohet Millosheviqit pse ai i nxiti luftërat e përgjakura, me të cilat ua nxiu jetën shumë popujve të këtyre hapësirave, por pse nuk ia doli ta realizojë projektin e Serbisë së Madhe, pa jo serbët në të.
Sot pra nuk mungojnë serbe që e thonë hapur se është mëkat të ndërtosh paqe e demokraci me Presidentin e tyre të sotëm, gjë që e bëjnë edhe disa burrështetas shqiptarë, të cilët arsyetohen se ai është i zgjedhuri i popullit të vet, por pa shpjeguar pse i mbajmë për tradhtarë ‘morinat’ shqiptarë që dikur bashkëpunonin me Millosheviqin, i cili gjithashtu ishte i zgjedhuri dhe më i votuari i popullit serb?!
Nuk janë të rrallë personalitetet serbe, të cilët me vonesë, por sot bëjnë çmos që përpara popullit të vet dhe përpara botës ta shpalosin të shkuarën kriminale të Presidentit to tyre dhe të dëshmojnë se asgjë përpos asaj të kaluare, atë nuk e bënë të përdorshëm për Perëndimin demokratik e paqedashës.
Kuptohet, këtu jemi edhe ne shqiptarët që prej moti e themi se disa burrështetas tanë ‘hajdutokratë’, janë ata që duke bashkëpunuar me Presidentit serb, atij ia shpërlajnë duar e përgjakura nga e shkuara, e vetvetes ia mbulojnë fytyrën e sotme të hajnit e plaçkitësit të popullit..
Po, ka shumë personalitete serbe, që e shpalosin fytyrën e dikurshme kriminale të Presidentit të sotëm të Serbisë, siç jemi edhe ne shqiptarët që themi se një nga arsyet pse kjo pjesë e Ballkanit nuk mund të jetojë në paqe me vetveten e të tjerët është se vendet e këtushme drejtohen sa nga burrështetas që duan ta shpërlajnë të shkuarën e tyre kriminale, po aq edhe nga drejtues që mundohen ta mbulojnë të sotmen e vet të hajdutit, e me të cilët Brukseli e Uashingtoni mundohen ta ndërtojnë të ardhmen tonë të ndritur.
Po pra, ka serbë që i sulmojnë apo i mbrojnë, kriminelët e vet nga e shkuara e përgjakur e këtyre hapësirave, por ajo është punë e tyre dhe ne nuk duhet të merremi me ta, por me të vërtetën, se është një mëkat i sotëm që, për nga përmasat, thuajse ia tejkalon atij që ka të bëjë me të shkuarën kriminale të Presidentit serb.
E ai mëkat është e sotmja e burrështetasve shqiptarë, si për shembull, ajo e Piktorit të Shqipërisë dhe e Presidentit të Kosovës, të cilët, duke e shpallur "vëlla" që do t'i ndihmojë në ndërtimin e të ardhmes së ndritur të shqiptarisë, Presidentit serb ia shpëlanë duart e përgjakura.
Dhe duke u marrë me këtë mëkat, ne duhet të jemi të drejtë e ta pranojmë se nuk është Kryeministri i ri i Kosovës ai që i zgjedh bashkëbiseduesit serb, por atij i bie në hise që në mos më shumë, t’ia thotë botës se jo pse ka të sotmen e hajdutit, por nga mospasja rrugëdalje tjetër, ulet në tavolinë edhe me bashkëpunëtorët e deridjeshëm të Millosheviqit.



© SYRI.net
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
34,567
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Vuçiç: Shkëmbimi i territoreve i leverdiste Serbisë! Surroi: Do merrnin edhe pjesën lindore


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tani po e thotë publikisht se ndryshe nga sa u paraqitej shqiptarëve, plani për ndarjen e Kosovës i leverdiste Beogradit. Ai deklaroi mbrëmjen e së hënës se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve, ai tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy.

Kreu i shtetit serb shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë.


“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

Menjëherë pas këtij emisioni TV ka reaguar shkrimtari dhe gazetari Veton Surroi.

“Konfirmim i presidentit të Serbisë se ishte krejtësisht afër realizimi i ndarjes së Kosovës. Tash del se pos komunave të veriut ishin në lojë edhe ato të lindjes në Kosovë. Është sikur ta shohësh një triller që përshkruan çmontimin e një bombe”, shkroi ai në Facebookun e tij.

Në trojet shqiptare këtë plan të Vuçiçit e mbrojtën Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Presidenti kosovar u mundua ta shesë atë si një përpjekje për të bashkuar luginën e Preshevës me Kosovën, ndërsa kryeministri shqiptar deklaroi se mundësi të tilla mund të të vijnë njëherë në 100 vjet.

Lapsi
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,651
Pikët
113
Po gjyqi me Rambon dhe kryeministrin për shpifje, si po shkon?
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,896
Pikët
83
Te gjitha çka thuhen per marveshje, shkembim territoresh e te tjera si keto jane hipotetike. Nuk do kete njohje - marveshje me Serbine pa u konsoliduar shteti I Kosoves, veçanerisht ushtarakisht. Ate Bondsteel-in kam qejf ta shof te dy a tre-fishueme. Jo per ndonji gje, veç per "inat" te syztes, apo te ndonji tjetri mbas tij. -qesh-
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,044
Pikët
113
I dashur Hashim! 08:28, 19/03/2020
Nga Daniel Serwer
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi ndaj postimit të Shaun Byrnesit në peacefare.net të shtunën, me këto cicërima:

Zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA-së dhe ju ftoj që të ndihmoni. Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer.

Washingtoni e ka vëmendjen e plotë në dialogun Kosovë-Serbi. Është barrë e gjeneratës tonë që t’i japim fund konfliktit dhe ta hapim rrugën për integrimin euroatlantik dhe prosperitetin ekonomik. Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, e jo pengesa e as kundërshtime. Kjo ka të bëjë me fëmijët tanë.

Ky është reagimi im ndaj Presidentit, të cilin e kam njohur që nga vizita e tij e parë, pas luftës, në SHBA më 1999:
I dashur Hashim,
Jam plotësisht dashamirës i ambicieve euro-atlantike të Kosovës dhe vazhdimisht i kam dhënë përpjekjet e mia për këtë qëllim. Por, nuk është mençuri të besosh se Washingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë një proces plotësisht i errët. Pak persona në Washington madje e dinë se ky proces po ndodh, e numër edhe më i vogël është i atyre që u intereson. Kjo pavëmendje u ka dhënë lobistëve të angazhuar nga Beogradi mundësinë të ndikojnë në një administratë që pak i intereson për Ballkanin e fare për Kosovën, të cilën ajo e sheh si produkt i administratës së përbuzur të Clintonit.
Më keq se pavëmendja amerikane dhe paragjykimi pro-serb është se populli i Kosovës dhe populli i Serbisë nuk dinë asgjë për atë që po diskutohet në takimet tuaja të përsëritura me Presidentin Vuçiq. Qytetarët tuaj kanë kërkuar transparencë. Unë kam kërkuar më shumë se një herë për një azhurnim. Asgjë s’ka në dispozicion. Kjo ju lë të hapur ndaj thashethemeve, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të sakta. Vetëm transparenca që ju premtoni mund ta rregullojë atë problem.
Richard Grenelli është person që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Megjithatë, ai po bën një punë të mrekullueshme në Ballkan, duke i bërë marrëveshjet e vogla të transportit të duken si hapa të mëdhenj përpara. Ai po punon po ashtu shumë për t’i bërë presion kryeministrit Kurti me kërcënime për tërheqje të trupave amerikane dhe të ndihmës. Albini është përkulur por ende nuk është thyer ndaj kërkesës amerikane për t’u dhënë fund tarifave ndaj mallrave serbe. Objektivi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokave/njerëzve që administrata e Trumpit i ka nxitur dhe ju keni dhënë shenja se mund t’i pranoni. Shumica e popullatës suaj, përfshirë serbët në veri të Ibrit, kundërshtojnë këtë ide të poshtër, e cila do ta bënte Kosovën burim të paqëndrueshmërisë përgjatë Ballkanit dhe më gjerë.
Natyrisht se mund të më dëshmoni të kundërtën në të menduarit se jeni i gatshëm të tregtoni pjesë të Kosovës me popullsi serbe me pjesë të Serbisë me popullsi shqiptare: jepini Kuvendit të Kosovës llogari të plotë dhe të sinqertë të bisedimeve me Vuçiqin. Kjo duhet të përfshijë agjendat, çdo draft-marrëveshje apo propozime nga secila palë, dhe një transkript të plotë të dialogut në nivelin më të lartë dhe në secilin grup punues. Më pas, dorëzojeni përgjegjësinë e dialogut te qeveria, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese të cilën tani e ka konfirmuar edhe Kuvendi. Bërja e Albinit kryenegociator do t’jua heqë juve presionin dhe do t’i vërë serbët në një pozitë të vështirë, meqë kryeministrja e tyre – e përkëdhelur e presidentit – nuk mund të pretendojë të ketë llojin e mandatit popullor që e ka Albini.
Pa dyshim se ju jeni të zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve që e sollën Albinin në pushtet, sepse e lanë partinë tuaj në vend të tretë. Por, të punosh me partinë e dytë për ta rrëzuar kryeministrin nuk do t’i sjellë Kosovës asnjë të mirë. Kjo rrezikon të nxisë një stuhi që do t’i japë fund çdo perspektive për suspendim të tarifave apo përparimit të mëtejmë të dialogut me Serbinë.
Për një atdhetar kosovar - dhe shpresoj se kam të drejtë të supozoj se do të dëshironit të konsideroheshit si i tillë - shpejtësia nuk duhet të jetë prioritet. Nuk ka kurrfarë përparësie të synohet arritja e një marrëveshjeje para zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi. Presidenti Vuçiq do të jetë më i lirë të bëjë koncesione për Kosovën pas zgjedhjeve sesa para tyre. Kosova do të tregohej e mençur po të priste edhe më gjatë: deri kur amerikanët të dalin në zgjedhje më 3 nëntor.
Nëse atëherë do të ishte një president Biden – një mik i vërtetë i Kosovës – mund të prisni nga ai fuqizimin e një të dërguari serioz për të bashkëpunuar me Evropën, diçka që Grenelli s’mund ta bëjë kurrë sepse ai dhe presidenti Trump ndiejnë neveri ndaj Bashkimit Evropian, në arritjen e marrëveshjeve serioze mes Kosovës dhe Serbisë. Veprimi i përbashkët SHBA/BE është parakusht për t’i bërë presion të parezistueshëm Beogradit. Grenelli as që po përpiqet. Nëse Trumpi rizgjidhet, kushdo që është në pushtet në Kosovë do të duhet të shtrëngohet sërish për të mbrojtur vendin tuaj nga sulmi i ideve të këqija të ndarjes që tipat si Grenelli do të vazhdojnë të gjenerojnë.
Shumica e qytetarëve tuaj dëshirojnë një marrëveshje me Serbinë që njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur brenda kufijve aktualë dhe ia mundëson asaj të hyjë në OKB. Kjo ende nuk është ofertuar. Kosova duhet të jetë gati të largohet nga një marrëveshje e keqe për të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën edhe të SHBA-së edhe të BE-së. Deri atëherë, përmirësimet shtesë janë krejt çka mund të shpresohet. Arti i qeverisjes së suksesshme kërkon nga ju që të nxitni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjërat e mira vijnë për ata që mund të presin./MARRE NGA KOHA.NET
 
Top