• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çokollata shëron kollën

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupeve të ndryshëm, të cilët janë të dëmshëm në mjekimin e kollës te fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.
The Telegraph njofton se studiuesit nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën kanë theksuar se përbërësi teobromin (i pranishëm në kakao dhe çokollata), ndihmon në heqjen e kollës, ndërsa pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh.

Duke pohuar se teobromina është më efektive se shurupet në heqjen e ‘gërvishtjes’ së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se kodrina (e pranishme në shurupet kundër kollës) është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

Specialistët deklarojnë se vetëm një cope çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës, por ata pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Çokollata shëron kollën

e di valla ska jete pa Chocolate:d:d
 
Top