• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç'po ndodh me koronavirusin?! (14)

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
15,980
Pikët
113
@pablito - Ka te beje menyra e jeteses dhe ushqimi,plus ndonje semundje e fshehur psh nje viktime rreth37vjec ne Amerike ishte ciklist por kishte vuajtur nga astma ne vegjeli,mbante pompe,kishte kohe qe skishte probleme me frymarrjen deri sa u infektua

Ne gr pati dy vdekje deri tani qe kishin te benin me njerez te rinj e te shendetshem. Njeri ishte professor nga gjermania ne nje ishull te greqise I cili nuk vuante nga ndonje semundje kronike,madje merej me sport,fiskulture e ata qe e njihnin thane se hante shendetshem, I gjate elegant 42 vjec etj.

Rasti tjeter nje djale nga selaniku vetem 35 vjec. Deri kur vdiq nga virusi nuk kishte probleme shendetesore te cilat te vihen ne Dukje,madje kishte biznesin e vet .testi i pare kishte dale negativ dhe familjaret akuzojne mjeket per neglizhence.

Ky rasti me 26 vjecarin mjek po ashtu I cili gjendet ne klinike akoma sepse u perkeqsua brenda 4 diteve e nuk po mund te merrte dot fryme,si dhe me temp per 15 dite rresht. Tani ose virusi po ndryshon mutacion ose dicka tjeter, por gjithsesi edhe neper europe kishte raste me njerez shume te rinj qe humbnin jeten...
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,752
Pikët
113
Vendndodhja

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,115
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
@Bad_Teacher
Ka nisur një hetim disiplinor ( njëri do shkarkohet i janë shprehur prindit të fëmijës autoritetet investiguese )për policët "trima" me një fëmijë 15 vjeçarë.
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
@luleshtrydhe nuk pinte drogera as alkol e as cigare mjeku. Nese te kuptova sakte dmth ...
Ca problemesh shendetsore ka patur?.... ka edhe dicka, ai mund edhe te jete i semure dhe perseri nuk e di. C'dua te them me kete: syphilis psh eshte nje shembull qe te qarteson , eshte nje infeksion bakterial i cili mund te mos jap shenja fare tek individi mbartes, dhe e ha njeriun te gjall pak e nga pak pa e ditur ai qe eshte i semure. Infektohesh lehte dhe qendron ne trup per vite te tera pa u vene re. Pra ky mjeku mund te kete infeksione te tilla bakteriale qe as ia ka idene e ekzistences. Ndaj nuk mund te bejme aludime te kota, megjithate pyete njehere cfare problemesh shendetesore ka patur qe nga vegjelia e deri tani. Si eshte me peshen e trupit?.... pra per te kuptuar se sa te stresuara i ka organet. Sherim te shpejte mjekut.
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,115
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Në 9 janar të 2004 kam qenë në Vlorë, në port, nën shi, kur në mbrëmje sollën trupat e 21 të mbyturve, te stivosur njëri mbi tjetrit, futur në thasë të bardhë, si thasë patatesh. Në krah kisha kujën e familjarëve. Përballë skenës që do të më përndiqte me muaj në andërr dhe zhgjandërr, sinqerisht në ato momente NUK KAM QARË… Jo se isha kafshë, por isha në punë, si gazetare e kronikës, dhe duhet të fiksoja çdo detaj për ta raportuar besnikërisht. Më herët, punën e parë si gazetare në 2001 e kam fituar pasi rastësisht u bëra dëshmitare e një vrasje të trefishtë në Shkodër, dhe i fundit prej tyre u vra pak metra larg meje, ndërsa para syve të mi i binin rropullitë e barkut. Nuk pata kohë të qaja as atë ditë, sepse vrapova të raportoja… Nuk kam qarë as përballë shumë trupave pa jetë apo arkëmorteve të tjera që fati tyre i zi i solli t’i kisha para syve në 8 vitet e ushtrimit të gazetarisë së kronikës së zezë nga unë…
Kam qarë sot… Kam qarë sot dhe kam qarë si fëmijë për një fëmijë… Kam qarë kur kam parë me sytë e mi një patrullë policie të vendosur pasditen e kësaj të premte në afërsi të digës së Liqenit Artificial në Tiranë që morën zvarrë dhe rrahën një fëmijë të cilit ende nuk i kishte djersirë mustaqja… Kam qarë nga pafuqia, se nuk ia hoqa dot nga duart 5 burrave, me dhe pa uniformë, që iu turrën ta zbrisnin nga biçikleta, nga e cila refuzonte të zbriste kur ora donte edhe pak minuta të arrinte 17.30. Kam qarë se dëgjoja si i përplasej koka në pllakat e trotuarit dhe shpullat në fytyrë. Kam qarë si njeri, sepse si gazetare në atë moment, (gabimisht) në vend që të nxirrja telefonin dhe të xhiroja, po i kërkoja ndihmë njërit prej oficerëve që njihja dhe gjendej aty, që të ndalonte dhunën mbi 15-16 vjeçarin, por ai nuk “dëgjonte” se fliste në telefon… Kam qarë, sepse portretit të atij djali i vura imazhin e nipave të mi dhe djemve të disa prej miqve të mi që me gjasë nesër do jetë po aq “kokëshkretë” sa 15-16 vjeçari që u “mih” sot si kafshë para syve të dhjetra qytetarëve dhe shpirti mu dogj. Kam qarë sepse ai mund të ishte dhe djali im, i cili në duar në atë momente nuk pati as drogë, as armë, as thikë e as antraks kundër policisë, por veç gojën, e ndoshta dhe një atak paniku që të shtyn drejt rezistencës… Sot kam qarë me kokërr loti për atë djalë që nuk ia di emrin, për nanën e tij, por edhe për këtë vend që po merr rrokupujën, ku po kundërmon era diktaturë. Të jetë vallë rastësi dhuna mbi një fëmijë pikërisht në ditën kur u “fluturua” nga detyra shefi i komisariatit që mbulon zonën e Liqenit Artificial, sepse “në park parmbrëmë pati lëvizje shqetësuese të qytetarëve”, siç tha këtë pasdite vetë Rama?! Të jetë vallë rastësi kjo dhunë në mes të ditës, në mes të qytetit, kur lëvizja e shefit të komisariatit nr 1 trumpetohet edhe nga kryeministri, ndërsa efektivë të tjerë paralajmërohet që të bëhen “gardh” kundër popullit se ndryshe do të kenë fatin e tij ?!?! Të jetë rastësi kjo dhunë kur mijëra punonjës policie në moshën 55 vjeçare, me dhjetra vite eksperiencë mbi supe, po bëhen gati për t’u hedhur në rrugë dhe nën uniformë pritet të jenë vetëm “Rambot” e Robocopët? Të jenë vallë kaq nën presion policët e oficerët sa nuk dinë se ku shpërthejnë dhe nuk kanë se çfarë t’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit?!
Turp burrat e dheut që merreni edhe me fëmijë! Turp që mbani akoma veshur uniformën e policisë! Turp që terrorizoni qytetarët të cilët boll i ka shkatërruar stresi, papunësia, pandemia e politika! Mos e hëngshi me bukë edhe këtë turp! #Policia që s’dua!!
Po si mund të harroni që Athina u dogj në 2008-2009 me muaj të tërë nga protestat për vrasjen nga policia të një 15 vjeçari?!?!?! Kujtoni ju dhe kushdo qoftë pas jush, se populli jua fal juve të na prekni tani edhe fëmijët, të kujdo qofshin ata!!! Ky popull vërtetë ka treguar se mban shumë, por ruani by…n dhe qeverinë se për fëmijët populli ju merr para dhe ju djegë të gjallë! KAQ!!!
P.S; Mirënjohje të pakufishme ndërkohë për të gjithë ato burra e gra që shërbejnë në mënyrë dinjitoze e profesionale në rradhët e policisë së shtetit. Këto rreshta i shkruajta edhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre.
Ardita Bala
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,191

keta plehra qe na prishin gjakun perdite duke keqtrajtuar femije dhe terhequr zvarre gra trotuareve te ketij vendi e pagofshin te femijet e tyre!!!
 
  • Like
Reactions: par

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,115
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
keta plehra qe na prishin gjakun perdite duke keqtrajtuar femije dhe terhequr zvarre gra trotuareve te ketij vendi e pagofshin te femijet e tyre!!!
Po shkruaj diçka personale.
Personalisht mbahem për qetësi dhe kujdes maksimal të mos cënoj njeri.
Por në raste ekstreme e humb gjykimin, dhe të më ndodhi më fëmijën tim e njëjta situatë nuk e di se si do sillesha.
Nuk ka një ligj që më ndalon hakmarrrjen e dhunimit ndaj të birit.
Më ka ndodhur me motrën e vogël kur ishte në klasë të 2-të me një mësues dhe kam qënë duke e ....... por pranoj fajin dhe u tërhoqa.
Kur fëmijën nuk e dhunoj vetë personalisht, nuk ka të drejtë ta dhunoj askush.
Jam përgjegjës unë nëse fëmija im (deri sa të bëj 18) cënon ndokënd.
E bëj unë burgun për atë.
Jo disa halabakë të veshur me uniformë shteti por të jenë të ardhur nga qielli nuk mund të luajnë me fëmijë për ti shëndërruar ata në kriminel.
E di rastin e Dritan Dajtit se si shteti e shëndërroj në kriminel?????????
Shteti (sigurisht struktura dhe pa aftësia e të punësuarëve të tij) ka për detyrë të më arrestoj mua nëse dhunoj fëmijën, si paska të drejtë një oficer policie të dhunoj një fëmijë!!!!!!?
Militantët e qelbësirave.
 
Last edited:

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
12,291
Pikët
113
Berat, dalin përgjigjet e 90 tamponëve që u morën dje në spital, rezultojnë …

Pas daljes pozitive me koronavirus të një infermiereje në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët ju nënshtruan ditën e djeshme testimit.

Këtij testimi iu nënshtruan edhe personat e kontaktit të familjarëve të tjerë të punonjëses së bashkisë, vëllait dhe motrës së saj, që rezultuan pozitivë me COVID-19. Nga 90 testime të kryera në total një ditë më parë, lajmi i mirë ka mbërritur këtë të shtunë në Berat.

Të gjitha testet e kryera rezultuan negativë. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, rezultatet e sotme janë inkurajuese për mbylljen e qarkut të infektimeve në këtë qytet dhe mospërhapjen e mëtejshme të rasteve të reja. Berati mbetet në kuotat e10 rasteve të prekur me Covid-19, të gjithë të regjistruar vetëm këtë javë.
360grade.al
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,182
Pikët
113
Presidenti Donald Trump: Vaksina do të bëhet gati brenda vitit.

Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.

I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje. Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan.

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
12,291
Pikët
113
U dhunua nga policët, reagon adoleshenti: Më goditën edhe rrugës për në komisariat (foto)
TELEGRAMAVËZHGIM
Nga Ejona 48 minuta më herët0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16.50 tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.
Një video e shpërndarë në mediat sociale, që është filmuar nga qytetarë të rastit, tregon një grup policësh, të cilët mbajnë poshtë vetes një adoleshent, ndërsa njëri prej tyre duket ndërsa e godet disa herë me shpulla. Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet ndërsa thërret dhe mundohet të lirohet.
Abc News mëson se djali është 15-vjeçari me iniciale S.Ç.
Duke folur për Abc News, nëna e tij është shprehur se adoleshenti e ka respektuar karantinën deri më tani, ndërsa shtoi se ditën e sotme i kishte kërkuar që të dilte me shokët nga Liqeni. Zonja thekson se i biri ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës dhe ka ndenjur gjithë kohës me të në shtëpi dhe se sot doli vetëm për të bërë xhiro me shokët.
Nëna e djalit tregon:
“Djali nuk është fare mirë realisht. Kaloi një traumë të pashpjegueshme. Është 15 vjeç. Ta imagjinosh që ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës, ka qenë në shtëpi me mua. Karantinën e kemi ruajtur, e kemi respektuar. Duke parë këtë javë…sot më kërkoi leje që të shkonte nga liqeni, i thashë mirë mami shko, mos u vono. Doli vetëm për të bërë xhiro me biçikletë”.
Më tej zonja tregon se pasi djali u vonua, ajo e mori në telefon dhe e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tregoi që ndodhej në polici pasi “më kapën këta me biçikletë.”
Ndërsa, vetë 15-vjeçari rrëfeu për Abc News se ishte me dy shokë të tjerë dhe po shkonin në shtëpi kur policët u kishin thënë që ktheheshin nga pas.
Por, sipas të riut, pasi ata u thanë që nuk dinin rrugën, policët thirrën patrullën dhe aty filloi gjendja të përshkallëzohej.
Djali tregon:
“Po kaloja me dy shokë të tjerë po shkonim në shtëpi, na bërën që të kthehemi nga pas, unë u thashë që nuk e dimë rrugën. I thashë që nuk e di rrugën, a mund të kaloj këtej u thashë. Pastaj thirrën një patrullë policie, u mblodhën 5 policë dhe po më mbanin nga biçikleta se kishin frikë se mos ikja”.
Më pas ai thotë se i thanë që të zbriste nga biçikleta, por ai refuzoi, sepse kishte frikë, pasi biçikleta nuk ishte e tija dhe aty filluan që t’i gjuanin me shpulla.
“Më thanë zbrit, unë nuk zbrita. Pasi nuk zbrita erdhi një polic më kapi nga krahu, më gjuajti në shpullë… më kërkuan kartën e identitet, po u thashë që nuk kam se nuk e kam mbushur moshën”.
Po ashtu, 15-vjeçari tregon se policët e gjuajtën edhe rrugës për në komisariat, ndërsa ndodhej i prangosur bashkë me shokun e tij në makinë pasi “po fliste shumë sepse ishte i nevrikosur”.
Ai thotë se në polici e mbajnë 45 minuta dhe më pas e liruan pasi i erdhën prindërit.
Ndërkohë, burime për Abc News thonë se për tre nga efektivët në video ka nisur hetimi disiplinor, ndërsa efektivi që shihet duke e gjuajtur të riun me shpulla do të shkarkohet.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,182
Pikët
113
Rusia raporton mbi 9 mijë raste të reja me koronavirus.

PS....komuniste te derrit.
 
Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
15,980
Pikët
113
Ca problemesh shendetsore ka patur?.... ka edhe dicka, ai mund edhe te jete i semure dhe perseri nuk e di. C'dua te them me kete: syphilis psh eshte nje shembull qe te qarteson , eshte nje infeksion bakterial i cili mund te mos jap shenja fare tek individi mbartes, dhe e ha njeriun te gjall pak e nga pak pa e ditur ai qe eshte i semure. Infektohesh lehte dhe qendron ne trup per vite te tera pa u vene re. Pra ky mjeku mund te kete infeksione te tilla bakteriale qe as ia ka idene e ekzistences. Ndaj nuk mund te bejme aludime te kota, megjithate pyete njehere cfare problemesh shendetesore ka patur qe nga vegjelia e deri tani. Si eshte me peshen e trupit?.... pra per te kuptuar se sa te stresuara i ka organet. Sherim te shpejte mjekut.
.

Ka dhen interviste por ne gr,me pak fjale shpjegon si nisen gjerat dhe si eshte deri me sot. Nder te tjera edhe ai thote qe eshte vetem 26 vjec pa asnje problem shendetesor dhe qe eshte dicka e re per te kjo qe po perjeton

Sa shance ka te ndodhi kjo,nje ne nje million.Hajde se per njerin themi qe shkaku ndoshta ka qene kjo por tek te tjeret.Dhe ky eshte mjek, thua mos kete aq njohuri apo mos I vete mendja deri aty,te kerkoj arsyen pse ne kete Moshe kaq te re virusi e sulmoi me kete agresivitet sa ti duhet te shtrohet ne spital madje.

Ajo qe eshte per tu cuditur dhe e kam degjuar ne shume paciente te prekur nga covid 19 por edhe mjeke eshte se nje perqindje e njerezve te infektuar mbas nje jave shfaqin nje permiresim te dukshem, dhe aty ku mjeket mendojne se e kane nen kontroll situaten dhe se ja dolen ta sherojne pacientin ai direkt mbas disa oresh ose te nesermen perkeqsohet aq sa te merr edhe jeten. Keshtu ndodhi me profesorin gjerman por edhe me 35 vjecarin, mjeket I theshin familjes se e kaloi rrezikun e shume shpejt do te dale,por nuk ndodhi....
 
juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,146
Pikët
63
Pas CARES act senati votoi mbrem HEROES act nje hedhje e re 3 trilion per te shpetuar gropen financiare qe hapi korona USA.
God Bless America
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
.

Ka dhen interviste por ne gr,me pak fjale shpjegon si nisen gjerat dhe si eshte deri me sot. Nder te tjera edhe ai thote qe eshte vetem 26 vjec pa asnje problem shendetesor dhe qe eshte dicka e re per te kjo qe po perjeton

Sa shance ka te ndodhi kjo,nje ne nje million.Hajde se per njerin themi qe shkaku ndoshta ka qene kjo por tek te tjeret.Dhe ky eshte mjek, thua mos kete aq njohuri apo mos I vete mendja deri aty,te kerkoj arsyen pse ne kete Moshe kaq te re virusi e sulmoi me kete agresivitet sa ti duhet te shtrohet ne spital madje.

Ajo qe eshte per tu cuditur dhe e kam degjuar ne shume paciente te prekur nga covid 19 por edhe mjeke eshte se nje perqindje e njerezve te infektuar mbas nje jave shfaqin nje permiresim te dukshem, dhe aty ku mjeket mendojne se e kane nen kontroll situaten dhe se ja dolen ta sherojne pacientin ai direkt mbas disa oresh ose te nesermen perkeqsohet aq sa te merr edhe jeten. Keshtu ndodhi me profesorin gjerman por edhe me 35 vjecarin, mjeket I theshin familjes se e kaloi rrezikun e shume shpejt do te dale,por nuk ndodhi....
Tani edhe ndodh, por ne raste shume te rralla. Personalisht nuk e besoj te mos jete i shoqeruar me nje problem shendetsor te meparshem. Mbase ka patur edhe hiv dhe ai nuk e di, ose nuk do te tregoje se fundja nuk e ndihmon tani si te tregoje e si te mos tregoje per problemet shendetsore qe ka patur. Do te ishte mire qe per keto individe te cilet shfaqen ‘te shendetshem’ te mblidhej me teper informacion i cili do ti ndihmonte me tej studiuesit. Te shkuara mjekut.
 
Top