• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç'po ndodh me koronavirusin?! (14)

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,329
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Tani kush e mori fajin?
Me siguri ata te verdhet, Kinezet.


Te rrije rehat amerika, mos ta nxehi shume Kinen se sa nje lagje e Pekinit jane. Sa i duhet kines te veje ne karantin nje lagje te saj?
Ja aq i duhet te karantinoj edhe te gjithe ameriken.
 

Nova_Design

V.I.P
Anëtar
Mar 4, 2014
Postime
2,814
Pikët
83
Nga ato 10 mije te vdek di gje sa jane pleq? Se u be nami neper azilet. Eshte flattened ndonje cik ajo curve se mua po me ngjan si enderr kjo pune. Nje enderr e keqe. S’kam pa me lajme se s’ja vlen me.
47% e te vdekurve kane qene mbi 80 vjec.24% 70-80 vjec. nga totali 10900 te vdekur 6000 kane vdekur ne qytetin e Patersonit ku densiteti i shtepive eshte shume e larte.Shume vdekje ka pas ne qytetet e Passaic densitet i larte popullsie,ne Newark,Jersey City dhe Paramus..Numri i vdekjeve eshte i sakte eshte marre nga spitalet dhe azilet(nursing homes).Numri i infeksioneve me virus nuk eshte i sakte.Shume njerez jane te infektuar dhe pa simptoma pa shqetesime dhe nuk kane shkuar te bejne test për koronen ne spital. kategoria qe ngordh nga korona jene
persona me kancer,persona me semundje ne mushkri si emfizema,azma,copd.Persona me diabet,arterioskleroze ,persona me sistem imunitar te dobet, nje fjale persona me semundje kronike ne pretty bad shape.
 

Smokkie

V.I.P
Anëtar
Oct 6, 2015
Postime
1,592
Pikët
83
Ja dhe ne itali


Te dalesh e te besh qejf 🤦‍♀️
Kjo grueja qe berrtet ca halli ka? Kjo e ka masken, e mbrojtur eshte! Absurde si berrtet e cmendura!
Po kthehen robt kunder njeri tjetrit! Duhet te hapim syte e te ngreme koken!
 

H2SO4

punoj ne heshtje
Anëtar
Dec 28, 2014
Postime
715
Pikët
28
E kam dashuruar Koronen
Me gjithe shpirt e kam dashuruar.
U njohem ne nje mbremje vallzimi
Ajo u ul pran meje dhe sic me tha nje shok me vone, kjo e kishte cuar drejt perfundimit qe edhe une isha ulur prane saj.

Qe prej asaj nate
gjithmon kam pyetur veten
Po te kishim qene ne kembe, vall do ta kisha dashuruar?
Do ta kisha drejtuar doren vjedhurazi drejt vitheve te saj te buta ne ate gjysme erresire
Do ti kishte tundur ajo vithet vall ne shenje pranimi, sa ndjehu prekjen e ngroht te dores time
Do ti kishte mbyllur syte dhe hapur buzet e saj si petale luleje ndersa dora ime shetiste embel neper trupin e saj

Dhe pyetjet akoma vazhdonin te me mundonin
A do kisha ndalur une nje bletez shetitese mbi buzet e saj, nese ajo petalet nuk do ti kishte hapur
A do ti kisha ndier une ofshamat e saj te zjarrta rreze kraharorit ndersa dora ime kraharorin e saj perkedhelte
A do kisha ndier une ngjizjen e buzeve te saj te mendafshta, buzeve te mia te dehura prej epshit shtazarak
Ne fund te fundit...
A do kishte ardhur kamarieri te me debonte nga ajo enderr e bukur pasi mbremja te kishte mbaruar...

Ah sikur te kisha qene ne kembe!
 

Bad_Teacher

*Eat Me*
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
17,929
Pikët
113
Nje dizenjator ne France ka krijuar nje cilinder transparent si xhami i dritareve.Ky cilinder varet ne tavan dhe poshte mbulon koken e klientit qe ha ushqim ne tavoline.Qellimi eshte te mbrohet klienti nga ndonje infeksion nga korona. https://www.reuters.com/article/us-health-coronavirus-france-restaurants/your-bubble-is-ready-plastic-pods-offer-solution-for-covid-dining-idUSKBN22X100
Cfare do qe te shpikin not gonna work. I rather stay home than eat n have all these restrictions out. BS
 

pablito

plata o plomo
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
667
Pikët
93
Vetem vecim,percarje turmash,ndarje nga grupi,vecim individi kudo ,ne shpi,restorante,banka,a thu se duan te te imponojn nje menyre jetese!
 

Nova_Design

V.I.P
Anëtar
Mar 4, 2014
Postime
2,814
Pikët
83
Ai abazhuri duhet te pajiset edhe me telekomande,si pulti komandimit te televizorit.Nqs ndonje klient nuk do abazhur rreth kokes,atehere kamarieri shtyp butonin ne telekomande dhe e ngre abazhurin lart.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
11,007
Pikët
113
Kush hyn në Britani nga 8 qershori, karantinohet për 14 ditë
Maj 23, 2020



Britania nga data 8 qershor do të fusë në karantinë të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë, tha Ministria e Brendshëme Priti Patel të premten, një masë për të cilën linjat ajrore kanë paralajmëruar se do të shkatërrojë industrinë e tyre.
Të gjithë ato që do të vijnë nga shtet tjera, përfshirë edhe britanikët që kthehen në vendin e tyre, do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë dhe do duhet të japin një adresë tek autoritetet se ku do të qëndrojnë. “Tani ne jemi duke kaluar kulmin e këtij virusi, ne duhet të ndërmarrim hapa për tu mbrojtur kundër rasteve të importuara që shkaktojnë ringjalljen e kësaj sëmundje vdekjeprurëse,” tha Patel në një konferencë shtypi.
Ajo tha se ata që shkelin karantinën në Angli mund të gjobiten me 1.000 paund (1,218 dollarë), dhe se kontrollet në vend do të kryheshin nga zyrtarë e shëndetit dhe policia kufitare. Masat e karantinës nuk do të zbatohen për ata që vijnë nga Republika Irlandeze, nga kjo masë do të përjashtohen edhe shoferët e kamjonëve të mallrave, profesionistët mjekësorë dhe punëtorët e sezonit bujqësor.
LEXO EDHE Njihuni me Galaxy Samsung S20, të krijuar për ushtrinë e SHBA

Në dallim nga shumë vende të tjera të botës, Britania ka realizuar disa prova dhe kontrolle mbi vizitorët, me karantinë të kufizuar vetëm për mbërritjet nga Kina në fillimet e shpërthimit. Kjo ka çuar në akuza se qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka qenë shumë e ngadaltë për të vepruar, por tani ajo gjithashtu po përballet me kritika për planin për të vendosur njerzit në karantinë.
Pronarët e linjave ajrore kanë thënë që masat do të kishin pasoja të mëdha, Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i Ryanair, ka thënë se ato do të ishin “të pazbatueshme dhe të padenja” dhe do të injorohen. “Futja e një karantine në këtë fazë nuk ka kuptim,” tha Tim Alderslade, Shefi Ekzekutiv i organit të industrisë Airlines UK. “Do jetë një nga gjërat më të këqija që qeveria do të bëjë nëse qëllimi i tyre është të rifillojë ekonominë.” /France 24- bota.al/
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
11,007
Pikët
113
Masat kufizuese të Ramës/ Pedagogu: Një njeri po u ha kokën të gjithëve, boll ndenjët indiferentëMaj 23, 2020


Share
Erion Kristo, pedagog dhe aktivist i njohur, ka reaguar me anë të një postimi në mediat sociale, teksa shprehet i indinjuar për masat e marra këtë fundjavë nga kryeministri Edi Rama.
“Sot doja të dilja një shëtitje nga liqeni. Ishte e pamundur. Nuk lejohej. Mbeta aty te shkallët me zemërim në gji. Zemërimin nuk e kisha as me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur. Zemërimin e kisha me veten. Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni. Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm.
Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t’i kisha prapa në mbështetje. Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve. Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin. Mijëra njerëz të mbetur pa punë”, shkruan Kristo.
Në vijim ai shprehet s”mijëra biznese të falimentuara, mijëra të rinj të pashpresë, dhe pikërisht aty i them vetes: pse i mërzit njerëzit? Boll të mërzitur janë”.
“Mbaji për vete mendimet e tua. Kujt i duhen? Pse fut helm në shpirtin tënd? Kthehu në shtëpi dhe shtrihu në divan. Dhe pikërisht këtë bëra. Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet.
Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti. Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar. Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë. Ç’të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë”, shkruan Kristo.
 
Top