• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çun Lajçi : I thashë Hashimit s’qenke burrë, nuk veproi sikur Ramushi

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,462
Pikët
113
NGA: A.ZH

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi të dorëhiqet nga ky post, pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Lajçi ka thënë se Thaçi do të duhej të vepronte sikurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që kishte dhënë dorëheqje pas ftesës për intervistë nga Specialja, përcjell Bota sot.
Sipas tij, “presidenca nuk duhet të çohet nëpër Gjykata”. “Unë s'po e shaj as njënin as tjetrin, por u thashë mes rreshtave, shkoni e dëshmojeni pafajësinë, si gjithë të tjerët!”, ka shkrua aktori në një postim në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Atdheun e dua ma shumë se individin!
Të gjitha fajet e tyne i mësuem prej shokëve të tyne.
Prej foltores se Parlamentit!

- Jo sivjet, jo vjet, por që 20 vjet.

Njerëzit e tyne, që moren rrogë për t'qenë të tyne, ata deputetët me imunitet, e rriten dyshimin me broçkulla n'foltore, rreth hajnisë, korrupcionit, linçimeve politike, luftes se tyne, dhe e rritën urrejtjen tek populli, pa ua pasë borxh! Tek ne që i shohim n'ekrane, e rritën dyshimin, për bijtë tanë luftetarë, t'luftës se shejt të UÇK-së !

- A ka ma trishtim, se me dyshua n'djalin tand? E ket e arrijten bashkpuntrorët e tyne, parlamentarë tue folë n'televizione njimijë e nji t'zezë!

- Por, kur u themi ne, se atdheu kështu nuk ndertohet, dhe bani mirë t'ikni, dhe i ripërserisim fjalët e tyne, ato që janë ne internete, atëherë te lëshohen si grejzat tue t'sha me lloje fjalesh banale, e tue t'kërcnua, këta qe pak kanë hangër nga sahanat e tyne!

-Këta e kanë mësua vetëm nji fjalë: Ti bir serbi, ti qenke kundër UÇK-së! Ti qenke gëzua për akuzat. Pirdhu!

E unë e thashë ate që e pashë dy herë, ne rastin e njejt:

-Ramushi dha dorëheqje, se nuk deshti ta njollos Kryeministrinë!

Pra prita të njejtën nga Hashimi, e kur se dorëzoi postin, thashë, s'qenke burrë, sepse s'çohet Presidenca gjykatave!

Tani, ju që e fëlliqni gojën me fjalë banale, pse m'thoni ti po e shanë UÇK-në?

Unë s'po e shaj as njenin as tjetrin, por u thashë mes rreshtave, shkoni e dëshmojeni pafajsinë, si gjithë të tjerët!

Çka ka t'keqe këtu? Dhe pse u dashka me folë unë, siç doni ju?

Sot e shiqova nji video t'Jakup Krasniqit, shokut të tyne të luftës, dhe e mësova edhe nji gja, që s'e kisha ditë ditë deri me sot. Por s'po e them, se prap do t'me shani e kërcnoni.

O kurrë ma shumë se unë deshtë s'e keni çlirimtarin!

Por atdheun e dua ma shumë se individin dhe pikë!
______________________________

---------------------

Solla per ju kete opinion te Çun Lajçit ne menyre qe te familjarizoheni me gjuhen amtare e zyrtare te Republikes se Kosoves; ne kete gjuhe jane shkruejt tekstet e para shqip (gege) : Meshari i Buzuket; ne kete gjuhe asht shkrujt edhe Lahuta e Malcise, kryevepra shqiptare qe le ne hije t'gjitha veprthat tjera te dialektit tjeter.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,992
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
C'do shqiptar ia ben vetes kete pyetej.Perse kaq shume zhurme per Thacin? Nuk ishte Haradinaj e Limaj qe shkuan u dorezuan vete ne Hage dhe provuan pafajsine e tyre? Dicka tjeter ka ne kete mes.Koha do ti qartesoje te gjitha hipotezat.
 
Top