• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ëmbëlsirat

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..



Tortë me lajthi
Nevojiten (për 6 veta):

* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g ëokollatë për gatim
* pak kripë

Për mbushje: 100 ml ajkë

Për shtresën e sipërme:

* 150 gr ëokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme

Përgatitja:


Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin.

Ngjizni lajthitë dhe ëokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini ëokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.

Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.

/Telegrafi/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..



ëmbëlsirë me ëokollatë të zezë dhe të bardhë
Nevojiten (për 24 copë):

* 400 a margarinë
* 400 g ëokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g ëokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g ëokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

Margarina dhe ëokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.

Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe ëokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.

Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.

Mbi masën qiten copëzat e ëokollatës së bardhë dhe të ëokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.

Shërbehet e prerë në kube.

/Telegrafi/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..



Bakllava feste
Për një tepsi, nevojiten:

• 1 kg petë të bakllavasë
• 250 g margarinë ose gjalpë

Për shtresën e parë nevojiten:

* 125 g margarinë
* 2 vezë
* gjysmë gote (uji) sheqer
* gjysmë luge bakin.

Të gjitha këto përzihen mirë, pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër. Krejt kjo përzihet mirë, fitohet një masë homogjene dhe lihet anash.

Për shtresën e dytë nevojiten:

* 300 g arra të bluara
* 2 vezë
* gjysmë gote sheqer
* lëngu i një limoni.

Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë.

Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh). Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër).

Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen. Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë - arrat e parapërgatitura.

Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika, pritet bakllavaja në formë trekëndëshash.

Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet për t'u pjekur kujdesshëm, në temperaturë mesatare. Pasi të piqet, bakllavaja lihet për t'u ftohur mirë.

Sherbeti: 1 kg sheqer, 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje. Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë), hiqet nga temperatura, që sheqeri të mos trashet. Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur.

Shërbehet të nesërmen!

/Telegrafi/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..



Akullore në enë akulli
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për ëdo familje”

Përbërësit:

* 8 vezë të freskëta
* 10 lugë sheqer
* 4 qeska krem të rrahur (shllag)

Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, ëokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.

Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.

Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.

Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.

Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli. Reëeta për enë akulli gjendet në librin”1000 receta për ëdo familje”./Telegrafi/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..



ëmbëlsira nga ëokollata dhe bajamet
Nevojiten:

* 2 lugë bajame të bluara
* 100 gr ëokollatë për zierje
* 3 lugë kafe turke të fortë
* 2 lugë miell
* 70 gr sheqer i kafenjtë
* 3 vezë
* gjalpë

Për lyerje: 70 gr ëokollatë për zierje, 1 dl ajkë të ëmbël, 2 lugë kafe turke të fortë, 4 toptha akullore vanilje.

Përgatitja:

Katër këllëf ëmbëlsirash lyhen me gjalpë ndërsa fundin dhe anët lyeni me bajame të bluara. ëokollatën e copëtoni, e përvëloni me kafe dhe e lini të shkrihet ngadalë. Pastaj i shtoni miellin, gjysmën e sheqerit dhe të kuqtë e vezëve. Të bardhtë i tundni mirë bashkë me sasinë tjetër të sheqerit, derisa të formohet një shkumë e fortë.

Shkumën ia shtoni masës me ëokollatë e miell, duke e përzier ngadalë nga fundi deri në sipërfaqe. E tërë masa ndahet në katër këllëfët e përgatitur (me gjalpë e bajame), mbulohen me foli dhe lihen në temperaturë të dhomës të qëndrojnë rreth 1 orë. Futen në furrën e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, derisa masa të mbushë këllëfin dhe të forcohet.

Në ndërkohë përgatitet yëi (masa për lyerje). Ajka nxehet deri në vlim, hiqet nga zjarri, shtohet ëokollata e thërrmuar dhe përzihen derisa të fitohet një masë e lëmuar. Shtohet kafeja dhe përzihet përsëri. Pasi të jenë pjekur dhe nxjerrë nga furra, ëmbëlsirat lihen të ftohen, rrotullohen në pjatat ku do të shërbehen dhe sipër ju qitet yëi (masa për lyerje). Anash shtohet nga një topth akullore nga vanilja dhe ndonjë kokërr bajame.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..



Revani
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për ëdo familje”

Përbërësit:

* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.

* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:

Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ë e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima./Telegrafi/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Embelsirat..


Sufle me çokollatë
Materialet:

* 250 gr. çokollatë (e fortë, pa qumësht)
* 250 gr. gjalpë
* 4 vezë
* 4 të kuq vezësh
* 120 gr. sheqer
* 40 gr. miell

Përgatitja

1. Në fillim shkrijmë çokollatën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë. Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me madhësi të ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën tjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo të fillojë të shkrijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marrë formë të njëtrajtshme.

2. Ndërkaq në një mikse rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin pak nga pak sasinë e miellit.

3. Lyejmë me gjalpë dhe miell fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të ftohen për 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë menjëherë. /Telegrafi/
 

Fatjoni

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
34
Pikët
0
Vendndodhja
Tirone
Përgjigje e: Embelsirat..

Ajajajajaja PuPa Na Zgjove Ndjenjat Kafsherore Te Stomakut Me Kto Embelesira Tani Pupupupu leng Goja :D:D
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Embelsirat..


Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri
Përbërësit për 6 persona:

* 600 g dardha
* 360 g miell misri
* 900 ml qumësht
* gjalpë
* 300 g sheqer
* 1 gotë e vogël konjak ose rum
* 2 kokrra lëkurë limoni
* kripë

Gatimi:

1. Në një tenxhere zieni qumështin, shtojini lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit, dhe pak kripë.

2. Ngadalësojeni zjarrin, shtoni pak nga pak miellin dhe trazojeni vazhdimisht pa ndërprerje me lugë druri derisa të trashet, shtojini edhe pak gjalpë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

3. Përgatitni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.

4. Hidhni brumin kurse gjalpin e mbetur shtojeni lart në kubike të vogla. Vendoseni në furrë për t'u pjekur për 15-20 minuta.

5. Lajini e pastrojini dardhët, pritini përgjysmë dhe ziejini me sheqer si komposto. Lëngun e kompostos aromatizojeni me konjak ose rum dhe ziejeni edhe pak sa të trashet, të bëhet si shurup.

6. Kur të jetë gati vendosini dardhët sipër kekut të pjekur, shtoni shurupin dhe vendosini në furrë përsëri për rreth 10 minuta.

7. Servirini të ngrohta në pjata ëmbëlsi re, të prera në formë rombi me nga një dardhë përsipër.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Embelsirat..





Përbërësit:



• 7 të bardhë të vesë



• 7 lugë sheqer



• 1 filxhan qumësht dhe një lugë sheqer



Peta



• 1 litër qumësht



• 7 të verdhë të vesë



• 1 litër qumësht



• 2 pudingë nga vanilja



• 1 margarinë



• 200 gramë sheqer pluhur



Mënyra e përgatitjes

Tundni 7 të bardhët e vesë deri sa të fitoni masë dhe ia shtoni 7 lugë sheqer, një nga një. Kur kjo të jetë tundur mirë, ia shtoni pluhurin për pjekje dhe e piqni në 200 gradë. Kur te jetë pjekur, e zbutni me një filxhan qumësht në të cilin është shtuar një lugë sheqer. E vloni një litër qumësht me 7 lugë sheqer. Të verdhtë e vesë të tundur me pluhurin e pudingut e derdhni në qumështin e vluar dhe e zieni derisa të fitohet një masë e dendur. Margarinën e tundur me sheqer pluhur i bashkoni me petën e pjekur dhe e qitni mbi koren e pjekur. Mbi të vendosni kremin e vaniljes.

JU BAFTE MIRE :)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Embelsirat..



Tiramisu
Kjo është një ëmbëlsirë me prejardhje italiane dhe është shumë e lehtë për gatim dhe shumë e shijshme.






Përshkrimi

Kjo është një ëmbëlsirë me prejardhje italiane dhe është shumë e lehtë për gatim dhe shumë e shijshme.

Përbërësit

3 të kuqe të vezëve
mascarpone 250gr
1 shllag krem
5 lug gjellë sheqer
1 pako biskota të gjata
300 ml kafe të zier, mundësisht expres
Udhëzime për përgatitje

I rrahim të kuqet e vezëve. Pastaj e hedhim sheqerin, i përziem mirë me tel dore dhe ja hedhim mascarponen dhe prapë përziem. Në fund e hedhim shllagun e përgatitur dhe i përziem të gjitha bashkë deri sa të fitohet një krem i trash dhe i qesim edhe 5 lug kafe të zier dhe kremi është gati. Kafen e zier e hedhim në një enë të thellë ku një nga një i lagim biskotat dhe i renditim në tepsi. Pasi që kemi mbushur tepsinë me biskota, ja hedhim gjysmën e kremit dhe bëjmë edhe një rend me biskota dhe ia hedhim kremin sipër. Në fund marrim kakao dhe me sit të vogël e mbulojmë tortën me kakao. Torta është gati por duhet të qëndroj në frigorifer së paku 6 orë . Ju bëftë mirë.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Irmiku (edhe ne shqip perdoret me te njejtin emer, ndersa ne anglisht i thone semolina) eshte nje lloj mielli gruri , me i madh dhe me i forte se mielli normal.

Per 4-5 persona:

1/2 kg irmik
1 kg qumesht
sheqer sipas deshires
gjalpe sipas deshires
pluhur arre kokosi
kanelle pluhur
arra,lajthi,bajame

Perzijeni irmikun mire ne gjalpe deri sa te marre nje ngjyre kafe te lehte (jo shume te erret se digjet pastaj:) dhe beni kujdes qe te jete kokrra kokrra pra ti ndjeni kokrrat veçe veç teksa e perzjeni.Ne nje tas me vete pergatisni qumeshtin , sheqerin dhe pluhurin e arres se kokosit.Eshte me mire te jene perzjere mire perpara se te hidhen mbi irmikun e skuqur.Ne momentin qe irmiku eshte gati hidhini siper lengun me qumesht,sheqer e pluhurin e arres se kokosit qe sapo pergatitet.Ne te njejten kohe mund ti shtoni dhe arrat apo lajthite .Servireni te ngrohte dhe shtojini dhe kanelle siper per ti shtuar lezetin
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Embelsirat..

TRILECE

Përshkrimi
Embelsire e kendshme me shije te rafinuar (3 lloje qumshti)

Përbërësit
•10 kokra veze
•10 luge gjelle sheqer
•10 luge gjelle miell
•500 ml qumesht panna (psh. hopla)
•1 l qumesht kutie
•350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
•300 ml karamel i parapergatitur
•pak vaj per taven per pjekje
Udhëzime per pregaditje
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.

Shënime
Sherbehet e ftohte dhe me cdolloj vere qe te deshironi
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Embelsirat..

Torte me mollë



Përshkrimi
Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë me mollë

Përbërësit
•1 kg mollë
•80 gr miell
•80 gr sheqer
•2 veze
•1/2 gotë qumsht
•20 gr gjalpë
•1 lugë supe lëng limoni
•1 majë luge sodë buke
Udhëzime per pregaditje
1.Rrihen të verdhat e vezëve në një enë, shtohet mielli i perzier me sodën e bukës dhe qumështi, duke fituar kështu një brumë te hollë.
2.Mollet qerohen dhe priten ne feta te holla, vendosen ne nje ene, sperkaten me lengun e limonit e me sheqerin dhe bashkohen me delikatese me brumin e pergatitur.
3.Rihen shkume te bardhat e vezeve dhe bashkohen me perzierjen. Hidhet ne taven e lyer me gjalpe dhe te sperkatur me miell. Futet ne furren e ngrohur me pare ne 180°.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Embelsirat..

GURABIJA

Përshkrimi
kjo asht recet gurabijave nga turqia

Përbërësit
•1margarin250gr
•1filxhan sheqer puhur
•1filxhan niseshte
•1qokollat per gatim
•1portokall
•1 pluhur per fryrje
•1vanilli sheqer
•miell
Udhëzime per pregaditje
Margarinen e zbut ne temperatur te dhomes e qesim ne nje ene te felle ja shtojm sheqerin e rrahim me mixer pastaj ja shtojm niseshten pak miell pluhrin vanilin qokollaten e grrym ne rende dhe ja shtojm kti brumi po ashtu edhe levoren e portokallit e ngjeshim me dor shtojm miell sipas nevojes dhe brumin e fituar e lem te qendroj gjysem ore, pastaj i ndajm ne toptha dhe vendosim ne leter per pjekje dhe i pjekim ne temeperatur jo te lart shum pas pjekjes i sperkatim me lengun e portokallit ..ju beft mire ..
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Buding diplomatik
Nevojiten:

* 400 gr biskota
* 100 gr rrush i thatë
* 100 gr sheqer
* 80 gr arra
* 12 vezë
* 220 gr sheqer
* 3 mollë
* 50 ml rum
* 200 ml shtalp
* 500 ml qumësht
* edhe 500 ml qumësht

Përgatitja:

I qërojmë mollët, i presim në copë dhe i hedhim në tenxhere. Shtojmë ujë dhe tenxheren e vëmë në zjarr. Pasi zien, copët e mollëve i kullojmë dhe i hedhim në enë të madhe e të thellë. I thërrmojmë arrat dhe i shtojmë në enë. Në enë e hedhim rrushin e thatë dhe rumin.

Në tenxhere në zjarr e hedhim 500 ml qumësht dhe 220 gr sheqer. Pasi zien, qumështin e hedhim në enën për përzierje. Thyejmë 6 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje dhe e rrahim përmbajtjen me mikser. Me mikser i rrahim edhe të bardhat dhe i shtojmë në enë. E përziejmë me tel.

Tavën e lyejmë me gjalpë. Biskotat i thyejmë me duar dhe i hedhim në tavë. Sipër biskotave e hedhim masën me mollë, rrush të thatë dhe arra. Sipër e hedhim masën nga ena për përzierje. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

500 ml qumësht hedhim në enë të madhe e të thellë. I thyejmë 6 vezët e mbetura dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën me qumësht, shtojmë 100 gr sheqer dhe përmbajtjen e rrahim me mikser. Enën e vëmë në një enë mbi avull dhe e ziejmë kremin, derisa ta fiton dendësi në e duhur. Shtalpin e rrahim me mikser, derisa kremi pana ta fitojë dendësi në e duhur.

Brumin e pjekur e presim në copë. Dy copë vëmë në pjatën për ëmbëlsira. Sipër copëve hedhim nga kremi. Kremin pana e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, i zbukurojmë copët e budingun diplomatik.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Tortë shtresore
Nevojiten (për 8 persona):

* 7 vezë
* 220 g sheqer
* 100 g miell
* 320 g çokollatë për zierje
* 250 g gjalpë
* lëvorja e 1 portokalli
* kripë

Përgatitja:

Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë. Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm). Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta. Kësaj mase i shtohen 240 g çokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

Çokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Tortë greke
Nevojiten:

* 1 kuti e madhe biskota
* 150 gr biskota të grira
* 750 ml qumësht
* 150 gr napolitane çokollate të grira
* 200 ml qumësht
* 20 gr xhelatinë
* 6 pako pluhur për krem
* ½ 2 kg sheqer
* ½ l qumësht

Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr hedhim 300 ml qumësht dhe gjysmë kilogram sheqer. Përziejmë me telin e kuzhinës, që sheqeri të shkrihet më shpejt. Në enën me qumështin e mbetur e hedhim xhelatinën dhe përziej më me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxheren me qumështin e valuar e shtojmë xhelatinën e zbutur.

Në enë të thellë hedhim 750 ml qumësht. E shtojmë pluhurin për krem. E rrahim me mikser, derisa kremi ta fitojë dendësi në e duhur. Pastaj, në enë e shtojmë masën e ftohur me xhelatinë. Përziejmë me tel kuzhine.

Nga një të tretën e masës vëmë në dy enë. Në enën e parë me krem i shtojmë napolitanet e çokollatës të grira dhe përziejmë me lugë. Në enën e dytë i shtojmë biskotat e grira dhe përziejmë me lugë.

Në enën e thellë, të cilën do ta përdorim si kallëp, shtrojmë fletë plastmasi dhe e derdhim në të masën me napolitanet e çokollatës. Sipër e vëmë kremin të mbetur në enën e thellë. Sipër e derdhim kremin me biskotat e grira.

Në enë të thellë hedhim 200 ml qumësht. Çdo biskotë e kalojmë në qumësht dhe e vëmë sipër kremit me biskota të grira.

Enën e vëmë në frigorifer. Pasi shtrëngohet ëmbëlsira, e nxjerrim enën nga frigoriferi. I hapim skajet e fletës së plastmasit dhe enën e kthejmë nga prapa mbi pjatën për torta. E largojmë fletën e plastmasit. Me lugë, sipër tortës hedhim çokollatë të shkrirë. Në mes të çokollatës vëmë disa vishnja. Vishnja vëmë edhe në pjatë përreth tortës.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Ëmbëlsirë me kajsi dhe djathë

Nevojiten (për 12 porcione):

* 250 g miell
* 125 g gjalpë
* 170 g sheqer
* 4 vezë
* kripë
* 850 ml. komposto nga kajsitë
* 500 g djathë të njomë të pakripur (me 20% yndyrë)
* 200 ml ajkë të ëmbël
* 1 qese sheqer vanilje
* lëngu dhe lëvorja e renduar e një limoni

Përgatitja:

Për biskotë - përzihen mielli, gjalpi, 90 g sheqer, 1 ve dhe pak kripë, gatuhet brumi. Mbështillet me foli dhe mbahet në frigorifer për 30 minuta.

Kajsitë kullohen. Tundet ajka e ëmbël. Përzihet djathi me 80 g sheqer, me vanilje, me pak kripë, me 3 vezë dhe me lëngun e lëvoren e limonit. Në këtë masë shtohet edhe ajka. Nxehet furra në 200 shkallë C.

Në sipërfaqe gatimi të përmiellur - tëhollohet brumi. Pastaj lyhet me vaj kallëpi për ëmbëlsira (26 cm) dhe mbi të qitet brumi i tëholluar duke përfshirë edhe muret e tij, shpërthehet me pirun. Mbi këtë brumë qitet kremi i djathit, mbi krem renditen kajsitë e përgjysmuara, me pjesën e rrumbullakët së jashtmi.

Futet në shporet të nxehur dhe piqet për 45 minuta. Kur ëmbëlsira të ftohet, hidhet mbi të sheqeri pluhur.
 
Top