• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ëmbëlsirat

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,518
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Embelsire Angleze te chelsea-t

Per 20 embelsira

25gr maja

90 ml uje i vaket

120gr sheqer

625gr miell

1 lug arremyshk pluhur

1 lug kanell

pak karafil i bluar

500gr gjalp ne copa

250ml qumesht i vaket,,dhe perseri 2 lug qumesht

1 veze e rrahur

125gr sheqer

90 gr rrush i thate

2 lug levore limoni e portokalli e grire imet dhe e pudrosur me sheqer

PERGATITJA

*Shkrijme majan me pak uje te ngrohte dhe 1 lug sheqer

*Ne nje tas bashkojm,,miellin,3 lug sheqer,,arremyshkun,,karafilin,,kanellen,,dhe 350 gr gjalp,,Beni nje frime ne mes te miellit hidhni majane,,vezen qumeshtin,,,perziejni mire dhe mire derisa te behet nje top kompakt,,e leme brumin te vije derisa te dyfishoje vellimin

* Punojeni brumin per 2 min dhe pastaj ndajeni ne dy pjese

*Hapini ne fillim njeren pjese ne forme drejtkendeshe 25 /38 cm

* Hidhne gjysmen e gjalpit,,gjysmen e sheqeritgjysmen e rrushit te thate,,,gjysmen e levoreve te grira,,

*Duke u nisur te brinja e shkurter e drejtkendeshit mbeshtilleni brumin

* Perseriteni kete proces me bjesen tjeter te brumit

* Pritni cdo mbeshtjellje te brumit ne 10 feta te trasha rreth 1 cm

*Vendosini ne tepsi te lyer me gjalp

*Mbulojini me beze dhe lereni te vijne per 30 min

*Ngrohet me pare furra pastaj futet tepsia,,piqen ne 200grade per 20 min

PER TE PREGATITUR LLUSTREN

Perzieni 2 luget e qumshtin te ngrohte me 1 lug sheqer ,,lyeni me te siperfaqen e embelsirave

Sperkatni me sheqer
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,518
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Trigona

Per 1 mase

2 gota uji miell

2 veze

1 filxhan kafeje vaj

1 filxhan caj niseshte

1 filxhan caj gjalp i shkrire

1 filxhan caj arra te shtypura

1 filxhan kafeje sheqer per arrat

Shurupi

2 gota uji sheqer

1 gote e gjysem uje,,pak leng limoni

PERGATITJA

Me miell,veze,vaj, e pak uje zihet brumi si zakonosht.

Lihet te pushoje 10-15 minuta ,,ndahen kulacet pak me te medhenj se nje arre

Hapen petet te holla si per bakllava ,,pasi hapen te gjitha petet i bashkojm 2 e nga 2 duke i sperkatur me gjalpe dhe priten ne rripa 4 gisht te gjere,

Ne fillim te cdo rripi vihen arrat e grira dhe mblidhet peta ne forme trekendeshi ,mbyllen mire anet

Vihen ne tepsi te lyer vaj,,sperkaten me gjalp dhe piqen ne temperature 200 grade,,lihen te ftohen dhe ju hidhet shurupi i nxehte
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,518
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Tiramisu ne gote ( per ata qe nuk ju pelqen era e vezes ne tiramisu )

Per 4 persona

225ml ekspres ose kafe të rregullt

80ml liker amaretto

225ml mascarpone,

biskota savoiardi ose pavesini

110g sheqer

110g çokollatë ,,kakao

PREGATITJA

Perziejme kafene me likerin ,,

Perziejme mascarponen me sheqerin

Coptojme biskotat ne copa te medha

Lagim copzat e biskotave ne kafe i vendosim ne fund te gotave,,hedhim nje shtrese krem mascarpone, sperkasim me cokollat te grimcuar

pastaj prap biskota ,,pastaj prap krem mascarpone pastaj cokollat te grimcuar vendosim nje shtres shllak ( ose krem whipped )siper embelsires ..zbukurohet me cokollat te grimcuar
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,518
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Revani

Per nje tepsi me diameter rreth 35 cm duhet

Per brumin

4 gota miell

2 lug kafeje sode

5 luge supe gjalp

2 filxhana caj qumesht i thjesht

6 veze

2gota e gjysem uji me sheqer

PERGATITJA

Ndajme vezet ,te kuqet vec te bardhat vec

Tundim te kuqet e vezeve me sheqerin ,shtojm qumeshtin ,,gjalpin miellin dhe soden i perziejme

Tundim shume,,shum te bardhat e vezeve ( aq me shum aq me mire )

I perziejme sebashku perberesit ,,lyejm nje tepsi me vaj ,sperkat me miell hedhim brumin

E fusim ne furre te ngrohur me pare dhe piqet ne 170grade

Pregatisim shurupin dhe ja hedhim pastaj revanise

revanin duhet te jete e ftohte dhe shurupi i vaket

PER NJE SHIJE TE VECANTE

Marrim 2-3 limona dhe i shtrydhim lengun ,, hedhim sheqer puder te lengu i limonit

dhe e perziejme derisa te dale nje mase e trashe

Lyejme gjith siperfaqen e revanise me kete mase
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,518
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Embelsire me biskota e recel

1,5 paket biskota(petit beurre)

150 gr gjalp

,6 luge gjelle sheqer puder,

6 luge gjelle kakao ( sipas deshires )

, pak uje ose qumesht (rreth 2 luge)

PERGATITJA

Biskotat shtypen derisa te behen si pluhur (une e kam bere kete recet me biskota petit beurre)

Gjalpi i shkriree i vaket perzihet me te gjitha perbersit e mesiperm.

Krijohet nje mase brumi e cila hapen ne nje leter alumini .

Brimi hapen me trashesi gjysme centimetri, ne njeren ane te brumit hidhet rrecel rrushi ose qershiije ,rrotullohet brumi me kujdes si ne forme roleje

Futet ne frigorifer te akulli . Pas dy tre oreve nxirret nga frogoriferi , pritet per se gjeri ne menyre qe receli te duket ne mes
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,518
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Embelsirat..

Muffin me cokollate

Perberesit

160 gr,Miell

1 kokerr,Veze

60 gr,Gjalp

125 gr, Sheqer

125 gr,Qumesht

6 gr,Sode per embelsira

50 gr,Cokollate fondente

30 gr,Kakao

Mjalt 1 luge e vogel.

Pergatitja:

Rrahim sheqerin dhe gjalpin, shtojme mjaltin dhe I rrahim sa te behet krem, shtojme vezen. I rrahim mire.( perdor rrahesin elektrik nqse e ke ). Cokollaten e shkrijme ne banjomari dhe pasi ftohet ia shtojme mases se pregatitur me lart duke trazuar me luge druri.

Shtojme miellin, soden dhe qumeshtin dhe I rrahim me luge druri.

Shtojme kripe, kakao.

I ndajme ne 12 pjese dhe i fusim ne format per muffins, i pjekim me 180 gr per 25 min.

sperkatini me cokollat te shkrire nqse ju pelqen
 
iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,287
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

REVANI SHQIPTARE( ose Hazude)

PËRBERESIT:

1 kg nishishte
2 kg uje
1 kg sheqer
150 gr gjalp
1 godë kos

PËRGATITJA:

Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin dhe gjalpin e trazojme sa te shkrije sheqeri dhe e lemë sa të fillojë të ziejë (duhet në zjarr të avashëm që ti lemë kohë sheqerit të shkrijë).
Në një enë tjetër do të tresim nishishten me uje, por jo të gjithën një pjesë të nishishtesë e lemë menjanë, (kjo pjesë na duhet për të plotesuar masën që mund të na behet e ujeshme). Në momentin që fillon të zieje uji e hedhim nishishten e tretur avash avash dhe duke e trazuar mire dhe shpejte, nuk duhet që kjo masë të na bëhet kokra-kokra.
Në se masa është e ujeshme do të hedhim nishishten që lamë menjane, (por më pare edhe këtë duhet ta tresim).
Ne duhet ta heqim nga zjarri vetem ne momentin kur masa shkeputet nga luga.
Ne momentin qe ajo shkeputet ne e hedhim ne tave.Marrim kosin dhe e lyejme revanin me kose siper. E fusim ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 200 grade dhe e leme deri sa revania te skuqet siper (te zere kore).
E heqim nga furra dhe e leme te ftohet. Ne momentin qe eshte ftohur eshte gati per tu servirur.

JU BEFTE MIRE
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,904

Po Kadaifin si e gatuajme?
E haj te gjalle me ose pa sherbet!
Me ose pa arra
me ose pa lajthi!
 
iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,287
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

Per 1 kg kadaif:
1 filxhan caji gjalpe i shkrire(200g)
arra te grira 2 duar
3 gota sheqer
5 gota uji, uje 5 gota.
Gjysma e kadaifit te gatshem shtrohet ne tepsi te lyer me gjalpe(po te jete i thare me tepre nga sa duhet sperkatet pak me uje), pastaj hidhen arrat e shtypura te perziera me sheqer dhe siper pjesa tjeter e kadaifit. Sperkaten me gjalpe dhe piqet ne temperaturen 200-220° C. Ne fund i hidhet shurupi.
Pastaj e shpërndarjes se shurupit të ngrohtë mbi gjithë sipërfaqen
Vendos kapak dhe të lëme per 2 ore.

Keshille: Kadaifi po te jete i thate, njomet me pare me pak uje, duke e sperkatur, pastaj piqet.

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
33,051
Pikët
113
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

REVANI SHQIPTARE( ose Hazude)

PËRBERESIT:

1 kg nishishte
2 kg uje
1 kg sheqer
150 gr gjalp
1 godë kos

PËRGATITJA:

Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin dhe gjalpin e trazojme sa te shkrije sheqeri dhe e lemë sa të fillojë të ziejë (duhet në zjarr të avashëm që ti lemë kohë sheqerit të shkrijë).
Në një enë tjetër do të tresim nishishten me uje, por jo të gjithën një pjesë të nishishtesë e lemë menjanë, (kjo pjesë na duhet për të plotesuar masën që mund të na behet e ujeshme). Në momentin që fillon të zieje uji e hedhim nishishten e tretur avash avash dhe duke e trazuar mire dhe shpejte, nuk duhet që kjo masë të na bëhet kokra-kokra.
Në se masa është e ujeshme do të hedhim nishishten që lamë menjane, (por më pare edhe këtë duhet ta tresim).
Ne duhet ta heqim nga zjarri vetem ne momentin kur masa shkeputet nga luga.
Ne momentin qe ajo shkeputet ne e hedhim ne tave.Marrim kosin dhe e lyejme revanin me kose siper. E fusim ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 200 grade dhe e leme deri sa revania te skuqet siper (te zere kore).
E heqim nga furra dhe e leme te ftohet. Ne momentin qe eshte ftohur eshte gati per tu servirur.

JU BEFTE MIRE
S'kisha degjuar ndonjehere hasude me kos. Megjithate, keshtu nga foto duket perfect. Ahhh , t'kisha ndonje cope tani!
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
33,051
Pikët
113
Përgjigje e: Embelsirat..

Revani

Per nje tepsi me diameter rreth 35 cm duhet

Per brumin

4 gota miell

2 lug kafeje sode

5 luge supe gjalp

2 filxhana caj qumesht i thjesht

6 veze

2gota e gjysem uji me sheqer

PERGATITJA

Ndajme vezet ,te kuqet vec te bardhat vec

Tundim te kuqet e vezeve me sheqerin ,shtojm qumeshtin ,,gjalpin miellin dhe soden i perziejme

Tundim shume,,shum te bardhat e vezeve ( aq me shum aq me mire )

I perziejme sebashku perberesit ,,lyejm nje tepsi me vaj ,sperkat me miell hedhim brumin

E fusim ne furre te ngrohur me pare dhe piqet ne 170grade

Pregatisim shurupin dhe ja hedhim pastaj revanise

revanin duhet te jete e ftohte dhe shurupi i vaket

PER NJE SHIJE TE VECANTE

Marrim 2-3 limona dhe i shtrydhim lengun ,, hedhim sheqer puder te lengu i limonit

dhe e perziejme derisa te dale nje mase e trashe

Lyejme gjith siperfaqen e revanise me kete mase
Po m'bi t'fiket nga keto embelsirat sonte. Mua me pelqen me shume revanija se bakllavaja. Bakllava s'ha dot nje tepsi, kurse revani 2. :)
 
KAY

Anëtar i ri
Anëtar
May 25, 2011
Postime
74
Pikët
0
Vendndodhja
:P
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

Flm shum qe ke hap ket tem :p
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,057
Pikët
113
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

Pergjithesisht embelsirat tona me duken shume te renda, e si te tilla nuk eshte se i gatuajme shpesh. Rralle ndonjehere kur na vete mendja. Po ndaj me ju nje recete per kekun me limon qe eshte e lehte, te shpejte dhe te shijshme!

Nevojiten:

1 gote uji miell
1 gote uji sheqer
150g gjalp te shkrire (temperature konstante)
2-3 veze
pak kripe
1/2 pako pluhur pjekes (por po nuk keni, 1/2 luge kafe sode buke)
Leng limoni (1/2 limoni)
lekura e 1 kokerr limoni mesatar (ose 2 te vegjel)
pak limoncello

Pergatitja

Ndizni soben/furren tek 165 grade.
Perzieni miellin me pluhurin pjekes apo soden.
Rrihni sheqerin, kripen, miellin dhe gjalpin e shkrire sa te behet nje mase homogjene.
Rrihni vezet, lengun e limonit dhe lekurat e limonit. Perzijini te dyja masat dhe vereni tave (katrore ose te rrethore varet si deshironi ta sherbeni) te mbeshtjellur me leter pjekese dhe lereni te piqet reth 25 minuta.

Per glasuren lart
1/2 gote sheqer pluhur
1 luge mjalte ose limoncello
1 luge leng limoni
lekurat e limonit (gjysma brenda dhe gjysma per dekor lart)

Perzijini te gjithe perbereist dhe hidhni siper kekut (pasi te jete ftohur).

Mund te shoqerohet me fruta pylli apo akullore. Eshte i thjeshte ama shume aromatik.
 
Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,072
Pikët
113
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

'iune e dija qe revania dhe shendetlia ishin e njejta gje, por s'qenka keshtu. kam filluar t'i pelqej me shume embelsirat kohet e fundit, me pare nuk i kam pasur dhe aq qejf. cudi si ndryshojne dhe gustot tu u rrit.
 
Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,072
Pikët
113
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

sapo hengra nje cannolo siciliano...tani s'dua te shikoj me ushqim me sy per nja 2-3 dite...ufff dukej aq i pafajshem ne fillim
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Ëmbëlsirat

a i bere keto o joke..?

si te duallen?

ne tiran e durres kto vite bejne torta vuuu kto privatet..mirpo sa her kam provuar nuku me pelqejne..

nuku di cbenet ne shtete tjera po ne suedi i qajne tortat..

dmth tortat qe shiten ne supermarkete e qe i prodhojn fabrika..

bravo elushja..

e qaka kekun..

vet e ke bere?
sme besohet..
 
Top