• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni’! Letra e Nënë Terezës ekspozohet për herë të parë në origjinal

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,990
Pikët
113
buda.jpg

Nga Ardit Bido

Nënë Tereza vendosi gjithë jetën e saj në shërbim të njerëzimit; duke dhënë më shumë se sa fjalën dhe veprën, duke dhënë dashurinë.

Nënë Tereza për shqiptarët ka simbol të shumëfishtë.

Ajo është humanistja universale pa shtetësi dhe kombësi, që jetën ia dedikoi Zotit, përmes shërbimit sakrifikues ndaj shëmbëlltyrës së Tij, njeriut! Sidomos ndaj njeriut të vobektë dhe të pamundur, ndaj të cilit dashuria e fjalës dhe veprës, pa prapaqëllime e pa kursim, përbën pasqyrën më të mirë të qenies pranë Hyjit.

Njëherazi, ajo ishte bijë e këtij kombi, që në universalizmin e dashurisë së vetë, kurrë nuk e mohoi rrënjën e saj etnike e kombëtare, por e shpalosi atë si një element identiteti që nuk ia kufizonte pakufijshmërinë e të qenit njeriu i mbarë botës.

E kjo sjellë në vëmendje, që në hapësirat ku shqiptarët jetojnë ekziston brumi për të përçuar dashurinë e dhembshurinë.

Në këtë vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj prej një feje, por njëherazi festë zyrtare në Shqipëri përtej çdo feje, nuk menduam mënyrë më të mirë, bashkë me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që shenjtërinë e shqiptarinë e Nënë Terezës ta përcillnim veçse përmes fjalëve të saj; në tre letra dorëshkrim të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe një fotografi të rrallë gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Krahas dy letrave të njohura të gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990, gjendet edhe një dorëshkrim i tretë që kishte humbur nga sytë e studiuesve, e rrasur në thasët e shumtë që arkivi mban mbi kurriz të papërpunuara e të paaksesueshme.

Kur vitin e kaluar vendosëm që gjithë dokumentacioni i PPSH-së do të përpunohej brenda një viti, nga 15 vjet që ishte planifikimi, fal mbështetjes në burime njerëzore të qeverisë shqiptare, vështirë se e mendonim se kjo letër do të rivendosen në shërbim për studiuesit.

Ajo nuk është ekspozuar kurrë më herët në origjinal dhe përmes fjalëve të Nënë Terezës, të shkruara në një fletore të thjeshtë, pa luks, pa makinë shkrimi, pa kompjuter, me bojën e stilolapsit të zakonshëm që përdorim të gjithë, përmban shumë mesazhe.

Nënë Tereza në tetor të vitit 1989 shkruante pasazhe shqip, duke hequr çdo pikëpyetje të ngritur nga disa studiues se shkrimet e fundit shqip të saj i takonin një dekade më herët.

Për më tepër, fjalët e saj në gjuhën amtare përmbajnë simbolikën e mbrujtjes së traditës së kombit nga vjen, që i mundësoi të bëhej përtej kombeve shënjtorja e të varfërit e të vobektit, e humanizmit dhe e dhembshurisë, e mbi të gjitha shënjtorja e dashurisë së njeriut ndaj njeriut.

„Unë ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit me prue dashni“! Fjalia e shkruar në shqip gërsheton traditën e besës, që kur Nënë Tereza lindi vijonte të ishte një vyrtyt i përhapur gjerë në trojet tona, dhe fuqisë mbietnike që jep dashuria.

Vendosja e kësaj letre në shërbim për këdo, në prag të ditës së nderimit të saj prej shqiptarëve, duket si një prej atyre mrekullive shënjtorësh, që vijnë atëherë kur ka më shumë nevojë. E sot, më shumë se kurrë, më pëlqen ta shoh si ndërmjetësim të Shën Terezës sonë që në këto momente të vështira për mbarë njerëzimin na inkurajon në gjuhën tonë, se e ardhmja e kombit të saj është shpresëplotë.

*Nenë Tereza në shqip dhe origjinal

Kjo letër e Nënë Terezës ekspozohet për herë të parë në origjinal, krah dy të tjerave të njohura, në COD, në Kryeministri, e prezantuar dje me Kryeministrin, përfaqësues të bashkësive fetare dhe akademikë, si Shaban Sinani, Vasil Tole, Paskal Milo, Pranvera Dibra, Kaliopi Naska e të tjerë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje.

Ajo shkruan në shqip, pas më shumë se dhjetë vitesh nga sa e datojnë shumë studiues herën e fundit që shkruan në gjuhën amtare. E mbi gjithçka na përcjellë me fjalët e vyera: “i kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni”, që në kohë pandemie vlejnë më shumë se kurrë.

Vetëm një ditë, nesër, do të jenë në Kryeministri, krah dy letrave te gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990 dhe një fotoje të papublikuar më herët të vizitës së saj në Shqipëri.

alia.jpg
---------
--------------------
Me kete letren e trete, Kingu dhe Baba i Durresit jane bind definitivisht se autorja e ketyne tri letrave patriotike asht nane tereza e kalkutes.

"Kjo letër e Nënë Terezës ekspozohet për herë të parë në origjinal, krah dy të tjerave të njohura, në COD, në Kryeministri, e prezantuar dje me Kryeministrin, përfaqësues të bashkësive fetare dhe akademikë, si Shaban Sinani, Vasil Tole, Paskal Milo, Pranvera Dibra, Kaliopi Naska e të tjerë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje".

Tash del ky paskal milo e thot qe shen tereza e kalkutes asht indiane e jo shqiptare ashtu siç tha para nja 4-5 ditesh qe Skenderbeu ka qene serb e jo shqiptar.

"Vetëm një ditë, nesër, do të jenë në Kryeministri, krah dy letrave te gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990 dhe një fotoje të papublikuar më herët të vizitës së saj në Shqipëri".

NB : Expozita njeditore e ketyne tri letrave "...të shkruara në një fletore të thjeshtë, pa luks, pa makinë shkrimi, pa kompjuter, me bojën e stilolapsit të zakonshëm që përdorim të gjithë, përmban shumë mesazhe", eshte e pamjaftueshme; krejt shqiptaret nuk mujne me vizitue kryeministrine per 1 dite. Ky fakt me boni me qajt me lote.
S'e kam dit qe nene tereza e kalkutes s'indise asht aq patriote e madhe. Nuk e kam dit...
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,237
Pikët
113
Kujt i paska shkrujt, te pa udhit.

Me i shkrujt diktatorit komunist per dashuri dhe njerezimin eshte njesoj si me moral prostitutes!
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
7,779
Pikët
113
‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni

.......ahhhh sa bukur e ka thene me emocionoi, njeri me shpirt te bukur 💞 ✌
 
73ka

Super Anëtar
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
525
Pikët
28
Kujt i paska shkrujt, te pa udhit.

Me i shkrujt diktatorit komunist per dashuri dhe njerezimin eshte njesoj si me moral prostitutes!

E si mundet komunisti me njoft njerzimin dhe prostituta me ndigju per moralin ne kjoftse kerkush nuk ju flet per to?

Jane ba punet aq keq sot sa njerzit jan tu dishru enverin! Enveri nuk t'ka lan me dal jash vendit, kurse sot nuk jan tu t'lan me fut njirin tand ne dhe!
E kan fute Gzim Krujen ne dhe me 5 njerez.....sepse partia don me na mrojt prej virusit!
Thirri mendjes pak
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,237
Pikët
113
E si mundet komunisti me njoft njerzimin dhe prostituta me ndigju per moralin ne kjoftse kerkush nuk ju flet per to?

Jane ba punet aq keq sot sa njerzit jan tu dishru enverin! Enveri nuk t'ka lan me dal jash vendit, kurse sot nuk jan tu t'lan me fut njirin tand ne dhe!
E kan fute Gzim Krujen ne dhe me 5 njerez.....sepse partia don me na mrojt prej virusit!
Thirri mendjes pak
Nuk e kane nga injoranca por nga interesi!

Kur te fuste enveri ne dhe nuk vinin njerezit as ne mort e as ne varrim se kishin frik nga Virusi komunist i cili la pasoja aq te renda ne ate vend sa sot disa e kerkojne se nuk dine me jetu me dinjitet njerezor!
 
73ka

Super Anëtar
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
525
Pikët
28
Nuk e kane nga injoranca por nga interesi!

Kur te fuste enveri ne dhe nuk vinin njerezit as ne mort e as ne varrim se kishin frik nga Virusi komunist i cili la pasoja aq te renda ne ate vend sa sot disa e kerkojne se nuk dine me jetu me dinjitet njerezor!
Adhe sot perballna me te njajten komunista! Te pakten ato te vjetrit nuk ishin krejt te digjenerume, pak... shume pak burrni e kishin!
Kurse sot jan tu na ba me e thirre qmendunine si die! Kjo ashte arsye pse enverat, hitlerat dishrohen. Kto jane arsyet pse Putinat e erdoganat qendrojne ne fuqi... sepse alternativa(perendimi) asht kthy ne nji bote qmenduniet!
E bardha a e zeze
E zeza a e bardh
Eshtremta a drejtsi
E drejta a qmenduni

Fotoja mundet me u fshi
Me falni qi u neverita!
 
Ketu jem dakord!
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
39,653
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
E kam lexuar k’te artikullin in English rastesisht few days ago ... por k‘Tu nuk qenka letra e plote.

Dhe sa I vertete eshte lajmi /letra? A eshte burim I besueshem dmth ?
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,464
Pikët
113
E kam lexuar k’te artikullin in English rastesisht few days ago ... por k‘Tu nuk qenka letra e plote.

Dhe sa I vertete eshte lajmi /letra? A eshte burim I besueshem dmth ?
Ardit Bido, autori i artikullit është aktualisht Drejtori i Arkivave të Shqipërisë. Kështu që është burim i besueshëm. Veç kësaj është nga të paktët historianë të rinj që kemi dhe gjithmonë ka mbajtur një qëndrim korrekt, nuk është nga këta zogjt e sorrës që e nxijnë Shqipërinë dhe historinë tonë me artikuj pseudoshkencorë. Bido është Çam.
Ardit Bido
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
18,802

e ke dhe neper gazeta dhe portale te huaja!
Qe e Ben akoma me te besueshme
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
39,653
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Ardit Bido, autori i artikullit është aktualisht Drejtori i Arkivave të Shqipërisë. Kështu që është burim i besueshëm. Veç kësaj është nga të paktët historianë të rinj që kemi dhe gjithmonë ka mbajtur një qëndrim korrekt, nuk është nga këta zogjt e sorrës që e nxijnë Shqipërinë dhe historinë tonë me artikuj pseudoshkencorë. Bido është Çam.
Ardit Bido
Thats good ... sepse te njenten gje Po mendoja edhe kur po e lexoja ne ato momente ... so I wasn’t sure pasi nuk kisha shume informacion te qarte .

Thnx
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,237
Pikët
113
Nuk e lane halete te vinte te shikonte nenen e vete kur po jepte shpirt. Mund ta kishin bere fshehtazi ashtu si familja e diktatorit shkonte me pushime ne Amerike kur popullit i kerkohej te hante bar!
 
Top