• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe

Kompania e shumëpërfolur e fluturimeve “Belle Air” duket se po shkon drejt falimentit. Ditën e sotme kompania njoftoi se do ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet e saj ajrore, por pa dhënë asnjë datë se kur mund të rinisin. Sipas kompanisë, shkak për këtë pezullim është bërë situata e rëndë ekonomike që po kalon kompania.

Përmes një njoftimi në faqen e saj, kompania thotë se llogaritë e saj bankare janë të bllokuara që prej 18 ditësh. “Kompania “Belle Air” është e detyruar që të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj”, shkruan njoftimi. “Arsyet që na çuan në këtë pezullim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, recesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë”, thuhet në njoftim.

Me tëj kompania thotë se është në proces ristrukturimi dhe se do të kthehet sërish në treg. Gjithsesi, duket se “Belle Air” është në prag falimenti. Pezullimi i papritur i fluturimeve ka bërë që 200 pasagjerë shqiptarë të bllokoheshin ditën e djeshme në aeroportin e Veronas në Itali.

Kompania kishte njoftuar përmes faqes së saj pezullimin e fluturimeve, por nuk kishte lajmëruar paraprakisht udhëtarët, duke krijuar kaos në aeroport dhe ankth mes tyre. Për sa i përket rimbursimit të biletave, pasagjerët që i kanë blerë këto bileta përmes kartave të kreditit, duhet të kontaktojnë këto banka dhe të kërkojnë për rimbursim. Ndërsa pasagjerët e mbetur nëpër aeroporte, do të duhet që të udhëtojnë me linja të tjera.

/Shekulli Online/E.D./
 
Alti Elezi

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 24, 2013
Postime
83
Pikët
0
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Mos u merzisni se nuk ka falimentuar,se shpejti do te kthehet me te njejtin emer ose me emer te ndryshuar,po pronar nuk do te jete me 2BB(berisha-basha)por......ILIR META.!
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48

Arsyet e kompanis duken si kot,nuk shpegojn asgje.Avionat me duket se i ka pasur gjithmon plot me pasagjer,pothuajse ishte e vetmia qe punonte me Shqiperin o nuk kishte konkurenc.
 
Bell-ja ka qene nje nga kompanite me hajdute ne shqiperi,u be monopol nga 2BB deri ne momentet e fundit.
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,079
Pikët
113
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Mos u merzisni se nuk ka falimentuar,se shpejti do te kthehet me te njejtin emer ose me emer te ndryshuar,po pronar nuk do te jete me 2BB(berisha-basha)por......ILIR META.!
nji hajdut me i mire se tjetri-bla-
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Bell-ja ka qene nje nga kompanite me hajdute ne shqiperi,u be monopol nga 2BB deri ne momentet e fundit.
Po pra,nuk eshte se i mungonin udhetuesit.
Flasim gjithmon,ne qofte se ishte kompani ajrore e trasportimit te pasagjereve,ne qofte se ishte kompani trasportimi droge o armesh eshte diskutim tjeter.

Perveç Sales e Bashes,"o djalit e nipit te Enverit",kush figuronte si pronar ? O kush shoqeri e kishte,e ka ?
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,544
Pikët
113
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

E cuditshme!! fallimentim i nje kompanie qe kishte monopolin dhe me siguri i bente parat me thase. kush e di cfare loje fshihet pas.
 
zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,917
Pikët
48
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

E cuditshme!! fallimentim i nje kompanie qe kishte monopolin dhe me siguri i bente parat me thase. kush e di cfare loje fshihet pas.
Ajo qe me cudit me shume eshte se si mund te bllokohen te gjitha llogarit bankare te kesaj kompanie qe prej 2-3 javesh.
A ka ndonje qe di/shpjegoj pse/si mund te ndodh nje gje e tille?
 
Alti Elezi

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 24, 2013
Postime
83
Pikët
0
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Po pra,nuk eshte se i mungonin udhetuesit.
Flasim gjithmon,ne qofte se ishte kompani ajrore e trasportimit te pasagjereve,ne qofte se ishte kompani trasportimi droge o armesh eshte diskutim tjeter.

Perveç Sales e Bashes,"o djalit e nipit te Enverit",kush figuronte si pronar ? O kush shoqeri e kishte,e ka ?
Bell-ja eshte SH.A alias shoqeri aksionere me 100% kapital nga Albanistani,nuk eshe se ne letra thuhet qe jam une Berisha pronar,por nen ze dhe aksioneret e Belles jane malltezet e B dhe luli i vocer.
Nuk eshte se nuk ka pas pasagjere,por beri monopol thuajse te gjitha oraret nga rinasi ne Eu,dhe biletat ishin nga 29% deri ne 45% me e shtrenjta se nga kosova psh,apo maqedonia etj,nuk ribursonte biletat(dhe keta qe i kane prenotuar s'kane per e marre asgje),nuk ishte korrekte me oraret e di pse??se bente udhetim tjeter dhe pasagjeret prisnin ne terminal,psh ata te Milanos ishin ne terminal<avioni ishte duke bere rrugen prishtin-shkup-tirane-milano,mbase ju duken si te pa besueshme,por keto jane bere me shqiptaret mga Bell-ja.
Pse u shit??u fol per shitje qe ne gusht 2013,por nuk dihej pronari,por pas "Luftes" qe do shpalle Ripjellja ne dhjetor-janar KUNDER MAFIAS si Hajduti tjeter Berisha me Duar te Pastra,nuk mund te lihet nje bisnes me qindra milione euro xhiro ne vit ashtu kot...apo jo?
Ketu do jemi e do shohim...!
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Bell-ja eshte SH.A alias shoqeri aksionere me 100% kapital nga Albanistani,nuk eshe se ne letra thuhet qe jam une Berisha pronar,por nen ze dhe aksioneret e Belles jane malltezet e B dhe luli i vocer.
Nuk eshte se nuk ka pas pasagjere,por beri monopol thuajse te gjitha oraret nga rinasi ne Eu,dhe biletat ishin nga 29% deri ne 45% me e shtrenjta se nga kosova psh,apo maqedonia etj,nuk ribursonte biletat(dhe keta qe i kane prenotuar s'kane per e marre asgje),nuk ishte korrekte me oraret e di pse??se bente udhetim tjeter dhe pasagjeret prisnin ne terminal,psh ata te Milanos ishin ne terminal<avioni ishte duke bere rrugen prishtin-shkup-tirane-milano,mbase ju duken si te pa besueshme,por keto jane bere me shqiptaret mga Bell-ja.
Pse u shit??u fol per shitje qe ne gusht 2013,por nuk dihej pronari,por pas "Luftes" qe do shpalle Ripjellja ne dhjetor-janar KUNDER MAFIAS si Hajduti tjeter Berisha me Duar te Pastra,nuk mund te lihet nje bisnes me qindra milione euro xhiro ne vit ashtu kot...apo jo?
Ketu do jemi e do shohim...!
Keto fakte qenkan te "lezeçme",tamam ngjarje e ndodhi Albanistani.Nuk i kisha degjuar.
Domethen si perfundim eshte luft midis klanesh o mafias,per kontrollim bisnesi e teritori.

(ça nuk te degjojn veshet ne ate vend,kur futesh pak ne brendesi te ngjarjeve !)
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,544
Pikët
113
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

.
Domethen si perfundim eshte luft midis klanesh o mafias,per kontrollim bisnesi e teritori.

(ça nuk te degjojn veshet ne ate vend,kur futesh pak ne brendesi te ngjarjeve !)
qeverri e re monopol i ri :)
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

qeverri e re monopol i ri :)
Sikur te ishte thjesht;"Qeveri e re monopol i ri" mundet te ishte dhe e pranushme.Por aty eshte:Qeveri e re dhe ndarja midis klaneve te vjetra mafioz vazhdon.
Po ta shpegosh thjesht,eshte luft per teritor,kush zoteron Rinasin.
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

uroj qe kjo t'i hapi rrugen futjes ne shqiperi te kompanive te verteta low cost, pasi belle air mbahej si e tille, por ne te vertete nuk ishte.

shpresoj te futen ryanair, easyjet apo wizz air dhe te udhetohet edhe ne shqiperi me cmime si ne tere europen.

sa per belle air, nje info per te vertetuar lidhjen e saj me PD-ne:
para zgjedhjeve ofronin bileta falas per ne shqiperi per personat qe do shkonin per te votuar PD.
me kane kontaktuar edhe mua nga konsullata shqiptare ne milano. me thane qe do me paguanin bileten nese do votoja per PD-ne. une nuk pranova, por njoh plot njerez te cilet shkuan.
 
Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,142
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Mos u merzisni se nuk ka falimentuar,se shpejti do te kthehet me te njejtin emer ose me emer te ndryshuar,po pronar nuk do te jete me 2BB(berisha-basha)por......ILIR META.!
- Po ti kush je! dmth punon per k'te kompani?
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
4,997
Pikët
113
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

sa per belle air, nje info per te vertetuar lidhjen e saj me PD-ne:
para zgjedhjeve ofronin bileta falas per ne shqiperi per personat qe do shkonin per te votuar PD.
me kane kontaktuar edhe mua nga konsullata shqiptare ne milano. me thane qe do me paguanin bileten nese do votoja per PD-ne. une nuk pranova, por njoh plot njerez te cilet shkuan.
Edhe nga Londra u vune ne dispozicion.
 
Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,142
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

- Shkove edhe ti komshie- ? :p

Ps... mua s'ka shume leku te me korruptoje, do korruptohesha vetem kur dikujt i behet hile ne baze te se drejtes, atehere s'do pyeja fare do beja sabotazh ne k'te rast :p

Ps...nejse te familjes time kane prere bileta me Belle air per te ikur tani per festa, por akoma s'kane more konfirmim te tille..... :S
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
4,997
Pikët
113
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Jo, Zana :)) Kam 18 vjet larguar nga Shqiperia. Nuk kam se si te votoj ne nje shtet ku nuk gezoj apo vuaj problemet e perditshme - eshte detyre e secilit qytetar kjo gje. Une, keto detyrime i kam karshi vendit ku banoj.

Lidhur me korrupsionin, secili e ka nje çmim, por mire e ke ti, nuk duhet ta shesim veten kaq lire ;))
 
Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,142
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Jo, Zana :)) Kam 18 vjet larguar nga Shqiperia. Nuk kam se si te votoj ne nje shtet ku nuk gezoj apo vuaj problemet e perditshme - eshte detyre e secilit qytetar kjo gje. Une, keto detyrime i kam karshi vendit ku banoj.

Lidhur me korrupsionin, secili e ka nje çmim, por mire e ke ti, nuk duhet ta shesim veten kaq lire ;))
- E drejta e votimit s'te hiqet ne k'te rast, edhe pse nuk banon atje, eshte sipas deshires sate, si te ndihesh- :)

Ps...meqe ishe ne dijeni te pyeta, se mua personalisht s'me ka ardhur 1 oferte e atille :p
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
4,997
Pikët
113
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

- E drejta e votimit s'te hiqet ne k'te rast, edhe pse nuk banon atje, eshte sipas deshires sate, si te ndihesh- :)

Ps...meqe ishe ne dijeni te pyeta, se mua personalisht s'me ka ardhur 1 oferte e atille :p
Nuk e di si jane rregullat per ne Shqiperi. Ne MB, nese ke me shume se 15 vjet jashte nuk lejohesh te votosh.

p.s. Je larguar shume ti :(( nuk vjen ne mbremje/mbledhje/takime shqiptare :((
 
Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,142
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

Nuk e di si jane rregullat per ne Shqiperi. Ne MB, nese ke me shume se 15 vjet jashte nuk lejohesh te votosh.

p.s. Je larguar shume ti :(( nuk vjen ne mbremje/mbledhje/takime shqiptare :((

- Nuk merrem me te korruptuarit, prandaj rri larg komshije- :p

Ps...e drejta ndaj rrenjeve te tua s'te hiqet asnjehere komshije ( Thats you home) asnje s'ta mohon dot :)
 
Top