• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Hekurishtja” merr dy çmime në “Festivalin e kombeve”

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Filmi “Hekurishtja” i regjisorit kosovar Burim Haliti është shpërblyer me dy çmime në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër, “Festivali i kombeve”, i cili u përmbyll të shtunën mbrëma në qytetin Ebensee të Austrisë.


Ariu i artë dhe çmimi “Unica” për filmin më të mirë, janë çmimet që juria e festivalit “rezervoi” për filmin që flet për mbijetesën, duke bërë një gërshetim mes dramës dhe situatave komike.

Në adresë të edicionit të 38-të të “Festivalit të kombeve” kanë konkurruar rreth një mijë filma të shkurtër nga regjisorë të vendeve të ndryshme të botës, përderisa 150 prej tyre janë futur në konkurrencë ndërkombëtare.

Regjisori Burim Haliti është shprehur i kënaqur që “Hekurishtja” është kurorëzuar me dy çmime të rëndësishme.
“Filmi është vlerësuar shumë nga juria dhe jam shumë i kënaqur që është shpërblyer me dy prej çmimeve më të mëdha që ndan festivali”, ka thënë Haliti, nëpërmjet telefonit.

Megjithëse ka çmuar rëndësinë e të dy çmimeve, Halili ka dalluar çmimin “Unica”, i cili ndahet nga Unioni i Kinemave të Evropës. “Më vjen mirë sidomos për çmimin ‘Unica’, i cili sipas organizatorit u ndahet vetëm filmave më të mirë që shfaqen në kuadër të festivalit dhe jepet mjaft rrallë, e jo në çdo edicion”, ka thënë Halili.

Përveç “Hekurishtes” në festival ka qenë i ftuar edhe “Gruaja e veshur në të zeza” me regji të Besim Ugzmajlit, por nuk ka hyrë në konkurrencë. Kam qenë i vetmi regjisor shqiptar që kam hyrë në konkurrencë dhe jam shpërblyer. Kjo është diçka shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Halili.

Filmi “Hekurishtja” është realizuar në vitin 2007 në kuadër të festivalit “Nine Eleven”, në të cilin është shpërblyer me çmimin kryesor, atë për kamerën më të mirë dhe aktorin më të mirë. Në “Tirana International Film Festival” ka marrë çmimin “Best Fiction” (Filmi më i mirë artistik). Ndryshe “Festivali i kombeve” ka nisur rrugëtimin me 13 qershor dhe për shtatë ditë rresht ka qenë nikoqir i filmave të regjisorëve nga vende, si Gjermania, Spanja, Australia, Italia, Kroacia, Franca, Belgjika, Rusia.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top